VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

PËRSIATJE MBI LUTJEN – Poezi nga NËNË TEREZA

By | October 5, 2020
blank

Komentet

blank

PARA PORTAVA QIELLORE – ENIGMË – Cikël poetik nga MUSTAFA V. SPAHIU

 

                     PËLLUMBI I PAQES

 

Qiellit dakol, n’rreze oreol, i paqes simbol:

I butësisë, i pastërtisë, me syt’e lumturisë

Gugat n’kaltëri, me mjeshtëri, bukuri çdo agshol,

Tërë jetën, s’don tjetër, për t’vërtetën – këngëtar i lirisë…

 

Shtëpi më shtëpi, nga çdo kuvli gjakon lartësi!

Përtrit bulimin, zgjon blerimin, këndell trimin…

Shlodhet n’qetësi, ruan n’fshehtë, një dashuri:

Për pëllumbeshën, urteshën, trimëreshën – ndez gëzimin! –

 

Gëzimin shprush, fushë më fushë, n’çdo gëmushë,

Pëllumbi i shkruar, me sy t’praruar, duke kënduar,

Ndër mote, larg çdo sqote t’kësaj bote – hare mbush! –

Në këto troje, pa droje, nëpër kroje – zogu i

uruar…

 

 

PRANVERA S’KA MBARIM…

 

Paravera zbukuruese, kalikuse, mikluese, sikur nuse;

Ballëlartë – duarartë – sjell dhuratë me kartë:

Mijëra gëzime, vijnë me agime, ç’dëshirime-

Dolën n’ara, lulet lara-lara, te Lugu i Gjatë.

 

Paravera e bukur, belkëputur, pashkëputur

Me afsh mbretëron, brufullon, faqeve galdon.

Thërret dasmorët, dashnorët me këngëtorët,

Kush më trim, pa përtim, shëmbëllim kur vallëzon.

 

Sytë kaltërojnë, vigjëlojnë sa dashurojnë,

Buzëgjuha lëpinë gushë, prapa n’ gëmushë- syçka vogëlushë,

Rrotull-dritë, nga shëtit, plot jetë – rritë…

Zemërmirë, n’hapësirë, xhevahir me gjerdanushë…

 

Blerim – erë, përherë, dhuron derë më derë,

Lehtë trokiti, fëmijë rriti, kështu fjalë porositi:

– N’zemrën time eni, shende gjeni, përqafime keni,

Në lëndina, me okarina dhe violina vallen seliti…

 

ZOGËZA E SHIUT

 

Fugon luginave, shevarinave, rrafshinave,e

Paraverë mbjell, barin këndell, shiun shjell,

Shtigjeve t’reja, zdritë hareja, byçet qemaneja,

Breg më breg, shteg më shteg – rritën ndjell…

 

Në fshehtësi, ngjitesh në kaltërsi, në lartësi;

Zogëzëmirë – xhanin me hir – t’i sqepgjuhëdëlirë,

Si përherë, rève ua merr – shiun që ka vlerë,

E – freskon, s’vonon, brufullon fusha – shevahir…

 

Futesh n’valle, krenare, me zamare e dyjare,

Me furi fluturon, miqësi forcon, t’fala dërgon,

Gjatë-gjatë, përmbi çdo shpat, fshat më fshat,

Çdo mëngjes, pa përtesë, uratë – shpresë këndon.

 

Qosh më qosh, ku të këndosh, qofsg shëndosh,

Nga rafsh, t’i mos u vrafsh – t’uroj me afsh,

Çdo vend mbushe me gazmend, jetë e shend,

Zogëz-o jetofsh, u shtofsh, në fole me mëndafsh!…

 

 

SI NDILLET SHIU

 

Me qemanera, kambanera dhe fanfarera,

Zemërbardhë, radhë-radhë – këndojnë fëmija,

Ndjellin shiun, babashiun, pikëz vlerëfloriun,

Me klarineta, me basklarineta dhe trompeta.

 

Me të aguar, pa pushuar, fusha e eçtuar, e

Lulet përditë, të lashtat t’i rritë, me gaz – dritë;

Ooo!, pakëz ujë, këlthasin me bujë, bëjnë bujë:

Në pranverë – verë, çdoherë të joshin bukuritë.

 

Dhe vijnë rètë, lehtë-lehtë me shiun si det,

Me porosi, në gosti, erdhi përsëri – begaton;

Ktheu gjallërinë, freskinë, hire hijeshinë,

Shiu ligëron, dot s’pushon, ngado gjelbëron…

 

 

SHIU I VERËS

 

Rètë përkunden, tunden, shkunden…

Shiu i verës vesëveson, pikon, rigon;

Bie me nxitim, sixhim, nëpër gjelbërim,

Luadhet i freskon, zbukuron, sakaq galdon.

 

Pa shkëputur, krahëbukur, del një flutur

Shiun lajmëron, dashuron, hidhet e vallëzon,

Te lulja për gosti, me stoli, biçim nazeli,

Ditëlindjen shkon, ia uron dhe e përqafon.

 

Këngës sonë – seç ia thonë – brohori jehonë,

Bëhen gardh, i vogël e i madh, n’valle bardhë,

Uron fshati, buzagaz monopati, lulon fati –

Për të mira, begatira, qeshet fytyra – smarag…

 

Në qerre t’dritës, pika e ditës, n’shè të rritës,

Rrezet në galdim, sa gëzim, qëndisur shqim

Lahet natyra, ngjyra-ngjyra, në duar dëshira:

Në fushë, një vajzyshë, gjethe bari shprush…

 

 

                        GJYSHËRITË E URTË

 

Këmbëkryq, pleqërisht, burrërisht, trimërisht,

Gjyshërisht fjalëmirë, zemërmëshirë, fare mirë

Kuvendonin njerëzisht, logjikisht, krenarisht

Besën – dëshirë, plot hir, e peshonin me xhevahirë.

 

Jetuan t’etshëm, të pavdekshëm, të përhetshëm

Në tel të sharkisë, të rapsodisë, të bujarisë…

Të ndershëm, të vlershëm, e të sjellshëm,

Ruanin nderin e shtëpisë, gjitonisë, të miqësisë.

 

Ashtu të kalitur, të uritur, duarkrahëngritur,

Shtigjeve sulmonin, fitore gëzonin, këndonin,

Të çapitur, maleve ngjitur – duke pritur, dhe

Ngadi shkonin, burime zbulonin, vatra ndërtonin…

 

 

                         U R A T Ë

 

Maleve lashtësinë, lartësinë, krenarinë,

Fushave plleshmërinë, vlagështinë, hardhinë,

Deteve thellësinë, gjerësinë, madhështinë;

Njerëzve mirësinë, bujarinë, sofërtrimërinë.

 

Lumenjve pashtershmërinë, kaltërinë, lavdinë,

Gurrave të bardha amësinë, magjinë, freskinë,

Rrugëve pastërtinë, drejtësinë, pathyeshmërinë,

Nënave lindjeshmërinë, dashurinë, trashëgiminë…

 

Fëmijëve ardhmërinë, çiltërinë, diell-diturinë,

Poetëve poezinë, lirinë, artpërjetësinë…

Vashave bukurinë, stolinë, gëzimlumturinë,

Trollit qëndrueshmërinë, papërkulshmërinë, patundshmërinë…

 

 

MOS MË LENI ME LOT NË

                                     SY…

 

Dua të futem në plantacionet e fëmijëve, të

Njëjësohem me ngjyrën e tyre t’gjelbërimit!

Kanë shikime të ndritura si të purpur florinjve,

Me lojën e begatë i derdhin muret e trishtimit.

 

Dua të futem në plantacione thellë e më thellë,

Jam vjershëtar, në gazin e tyre të marr pjesë!

Dhe njê bilonjë t’brishtë si bujk e kam mbjellë,

Natyrisht fëmijët më hapin zemër e shpresë…

 

Dua të futem në plantacionet e fushës joshëse –

Dhe mos më leni me lot në sy, as buzëplasur,

Kam mallë të bëj një piknik luginës mahnitëse,

Se mbi veten time fëmijët i kam dashur!…

 

 

 

Strugë, korrik-gusht,

Anamoravë, shtator 1993

blank

“IMGUR” – PEIZAZH I NGARKUAR ME SHPIRT – Nga ALI ALIU

Viteve të fundit, sidomos, ato 2018 – 2020, poezia shqipe solli disa nga librat më të artikuluar; – kam parasysh ‘’Kukuta e Sokratit’’, (Sabri Hamiti), ‘’Këngë e Solomonit’’, (Sadik Bejko), “Prill i hidhur”, (Bardhyl Londo), ‘’Rrathët e brendashkruar’’, (Rudolf Marku), “Lirikë me dhimbje”, (Majlinda Rama), “Mështeknaja e babait”, (Lindita Ahmeti), ‘’In Love’’, (Preç Zogaj) dhe “Imgur” i Skënder Bucpapajt.

Libri ‘’Imgur’’ i Skënder Buçpapajt, vjen artikulim i mallit për botëfëmijërinë, për djalërinë; ky bosht tematik shtrihet në hapësirën kryesore të librit voluminoz me rreth 150 faqe, sistemuar brenda 7 cikleve. Ngasja e kësaj ndjenje, mallit për vendlindjen, truallit, sidomos nga distanca kohë-hapësirë, nuk është frymëzim i rrallë në poezi, dhe, edhe në poezinë tonë… Malli është emocion i fuqishëm, sidomos nga largësitë e papërballueshme, si ato të periudhës së Rilindjes në poezinë shqipe.

blank

Te vepra poetike ‘’Imgur’’ e Skënder Buçpapajt, afshi i parë ndjellës i lirikës, lidhet me vetminë e cila vuan një mall që ushqehet, mbahet gjallë që nga fëmijëria, djalëria e memorizuar dhe që artikulohet varg i pakëputur imazhesh, në këtë rast, ngarkuar me emocion dhe refleks bashkë, estetikisht me ngasje të fuqishme sugjestive…; vetmia ngacmon dhe vë në lëvizje tërë këtë univers të palosur, palimpsest, që përcjell varg-pamjet, të cilat vijnë të përtërira udhësh, perspektivash, ngjyrimesh, rrethanash të shumta si përftime riinkarnimi dhe rrezatim kreativ i pandërprerë; imazhet, që iluminojnë hapësirën, gjithë nga pamje të ndryshme, sjellin impulse dekoduese lidhur me kontekste të shumta dhe lëvizëse, identifikime me situata përjetuese. Mes këtij ndërkomunikimi lirik me librin ‘’Imgur’’ të Buçpapajt, universi në të cilin ateron kujtimi i subjektit, rrezaton ndjesi ndjellëse ndaj natyrës, e me këtë rast, ndaj imazheve me bukuri atraktive, ku shquhet bardhësia e ngrohtë-e acartë, dimërore, alpinike; magjia e hapësirës së bardhë pafund që sa sfidon tundime të kundërta, ndjellëse, në vetmi përsiatëse, lëshuar ëndjeve të ekzistencës, pa përjashtuar disponimin melankolik, edhe ashtu ndër më elegantët; herë duke i hapur krahë imazhit ngarkuar përjetime të ndryshme, bosht qendror i poetikës së kësaj poezie, në radhën e përtërimit konstant, vjen ngarkuar edhe me disa sinjale dhe kode të pashfaqura, enigma që përftojnë dritë të pakapshme, një fluid i ndehur së brendshmi dhe perfeksion estetik, me ndjelljen e magjisë për përsiatje; siç ngjan me vargjet e tre cikleve të para të librit ‘’Imgur’’, por që ndjehet gjithandej në këtë libër…

Gjatë procesit të ngjizjes, thurjes dhe rrjedhjes varg të imazheve dhe të substituimit të asociacioneve që nxisin ato, në lirikën ngarkuar mall të këtij poeti, pamjet vijnë plot tensione emocionale, kambana që rrahin larg në kohë, sa nënshtresa mitike, mitizuese; thurje ëndërrore që luhaten krahëve kontenplative… Imazhet e nënqiellit të tillë në lirikën e Buçpapajt, vijnë semantizim i zëshëm me ngjyrim të fuqishëm emocional në radhë të pare dhe, thellësi refleksive, qartësisht të prekshme si përjetim. Duke semantizuar tone, vibrime, duke i ngarkuar me to imazhet, dekor i jashtëm dhe brendshëm, virtytet dhe huqet e tyre, sfidën dhe ndjelljen, joshjen dhe kërcënimin, kureshtjen dhe magjinë ndjellëse ( Nata e shpirtrave…), tërë shumësinë emocionale dhe reflektive, valët e shtimungjeve, iluminimeve të brendshme, poeti mëton, me këtë rast arrin, finalizim estetik të gjendjes shpirtërore dhe kuptimore; dhe rishtazi fillon nga e para, një ecejake, mes udhëkryqeve të pleksura, nisjeve të furishme, buzë caqeve e kurrë të mbërritura, pranë sapo të prekura gjurmët, zërat, pamjet e çdo gjë që digjet të bëhet fjalë, të flasë dhe tretje në hapësirën pafund, të bardhë, të gjelbër; tërë në fluturim përftues, fshikës që zërin e lëshon jehonë të tretur larg në horizont, ndjellës, magjepsës, urtësi ngasëse: – hapësira pafund s’pushtohet dot, sovrani kaq, kështu ka vendosur, kaq përjetësi për mallin; e zëri lirik, poeti nën saçin e mallit, sizif i pashëruar, ia nis udhëtimit që nuk do prajë së ëndërruari…; pa turrje, pa patos romantik, udhëtim spontan, natyrshëm, prandaj plot hijeshi, elegance, gatuar ndjenjë dhe refleks bashkë; ritmi ngakuar tensione i vargut, ka këtë ngjyrim, këtë puls zemre dhe urtie; pa qenë peng personal i zërit, por që ndjek parimin e rreptë estetik, që pas çdo shpërthim emocion malli, ateron në tokën e fortë; sintezë artistike e përbërësve të poetikës me këtë rast, pos e pranishme në vargjet dhe tërësinë e librit, e plotë, e përsosur qëndron edhe në tekstin e poezisë ‘Imgur’, që është edhe titulli i librit…; imazhi që sjell poezia, një sfond me dritë të fuqishme, brenda të cilit kushdo e çdogjë gjakon të shndërrohet në zë, në jehonë, në dekor stampuar, testament në hapësirë me ozon të pastruar qartë, rrjedhë rrëke ritmike, këtu janë përmasa frymëzimi, janë vetëdehje malli e zërit lirik në krahët e këtij bashkëbisedimi…

blank

Poeti Skender Buçpapaj, mesa di, ka 30 vitejeton në Zvicër, dhe në gjirin alpin të lindjes, është vizitor i shpeshtë. Se sa e bën zjarr me flakë në ngjitje këtë ndjenjë dhe sa e kundërta, në zbehje, kjo është për t’u parë. Malli i tij… ndërsa, kthimi i tij është i tjetër cilësie, është strehë mbrojtëse nga tjetërsimi, nga trysnia e përditshmërisë, është mëtim për oksigjen që pastron, ngjashëm me atë të Azem Shkrelit që, sa herë ndjen se i zbehet qëndresa e boshtit kurrizor, ateron majave të Rugovës së tij.

Në rastin e Skënder Buçpapajt, sa më i shpeshtë kthimi fizik, aq më i gjallë e më i etshëm malli që nuk ka kthim; nuk ka kthim të imazheve shtresuar kujtimesh, s’ka kthim të situatave shpirtërore, të sfidave, vatrave pa fund të shtresuara, gëzimeve, lumturimeve, habitjeve, frikërave e magjive; tërë ai univers i pasur, ngarkuar memorie, shndërruar në një hije, boshësi, mbetur shkretë e jetim, mbetur veçse një bosh gërryes, që veç sa ta bën të papërballueshme vetminë; veç sa të ndërmend të braktisurin, të përjashtuarin dhe përjashtuesin që mëton të shuajë etjen nga kroje të shteruara, burime të tharë; zjarr i ndezur-i shuar-i përhershëm i njeriut që poezia, qysh nga fillimet, e ka shndëruar art…

Shpalimin e një bote të shtresuar nga e kaluara e kësaj perspektive, si mozaik kujtimi, poeti Skënder Buçpapajt e sinjalizon që në titullin e librit, ‘’Imgur’’, me gjeturi kreative, që rrezaton shtresime kuptimore, emocionale të pritshme, në vargun e asociacioneve Im’At, Ime Më, Im’ Bir, Vatër, Kullë, Qëndresë,…Përjetësi.

Hapësira, pamja, imazhi është gjuha e parëe kësaj poezie, është shtrati “narrativ” i kësaj lirike; ai lëviz dhe përcjell në ecje asociacione atraktive, bartje emocionesh dhe refleksesh; shtrati-kohë ndërsa qëndron në sfond, gjithë duke e përplotësuar, e përgjallëron vargun zinxhiror të tyre, të imazheve, të ngarkuar mall dhe përsosmëri estetike; është imazh-gjuhë që shtrihet pafund në bardhësinë dimërore të alpeve shqiptare, bujshmëri bari pranveror, gjelbërim pyllor, gjallëri zogjsh e gjë e gjallë, tinguj kumbone që e mbushin hapësirën reflekse të brendshme, zhveshur mallëngjime patetike; mozaik hapësire dhe kohe, ndërlidhur raportesh ekzistenciale, bulëzim refleksesh për kthim të mundshëm, të pamundshëm, njësoj si imazhet e prekshme e të paprekshme, përfundimisht të pakthyeshme…

Kthim-moskthimet e tilla në poezi, në letërsi, janë xehe frymëzimi; ushqejnë ngasje, njësoj si në lashtësi, kohëve kur shtegtim-komunikimi, bëhej këmbë-kaluar ; njësoj hapësira pushtoheshin pa pengesa, përmes imagjinatës, si fluturimet e sotme. Malli për t’u kthyer gjurmëve dhe ëndrrave është i pashuar; është mëtim për të kaluarën, për të pakthyeshmen, mëtim për të qenë prani atje ku s’mundet, prani e asaj që s’është, përjetësia…

Një mëtim për kthim, strehë, vërehet tek një rreth poetësh, të përafërt në brez, si Preç Zogaj te kthimi i mundshëm e i pamundshëm orfeik, Sadik Bejko tek urtia solomoniane, Sabri Hamiti te kupa e Sokratit, Rudolf Marku, te kthim i mundshëm e i pamundshëm në Tiranë, jo shumë larg, kthimi i Azem Shkrelit majave kristalore të Rugovës për strehë mbështetëse e kodeve etike në përpjestim majash alpine, strehë mbrojtëse nga brutaliteti agresiv i përditshmërisë. Poezi që duhet veçuar është poezia ‘Ngujim në Gur’, e cila vjen në përmasat e një poezie antologjike.

NGUJIM NE GUR

Qiejt që lë tek ju ja si ikin me një thikë hëne të ngulur

Në shpinë

Në këtë natë me hënë shpinëkthyer nga unë, po e marr

Veten time dhe po e ngujoj në këtë gur

Veshur dhe mbathur larë dhe krehur me kozmosin tim

Me kozmosin tim që nuk e ndaj me askënd që e ndaj

Veç me veten time

Kjo hapësirë e pafund ishte plot me pritjen time

Kjo hapësirë e pafund është plot me mua

Këtu shoh g jithkënd e g jithçka, këtu më sheh vetëm Zoti

Për trup e për shpirt kjo hapësirë nuk më bie ngushtë as

Unë nuk i bie ngushtë

Qiejt tuaj ikin askush nuk ua heq dot thikën thikën e hënës nga

Shpina

Nuk ia heq dot shpinën e therur të këtyre qiejve këtij

Tehu të zi hëne të zverdhur,

Nuk ia heq dot damarët e prerë të këtyre qiejve këtij

Tehu të verdhë hëne të nxirë

A nuk duket kjo hënë mbi shpinë të këtyre qiejve në ikje

Si një embrion i dështuar hershëm?

A nuk duket kjo hënë mbi shpinë të qiejve në ikje si një

Kërmill mbi shpinë

Guaskash fluturuese?

Kështu pyes unë teksa ngujohem në gurin tim me diell

Dhe hënë të vetën

Që lindi njëherë dhe nuk perëndon kurrë.

Pyes. Kë tjetër?

Pyes veten time.

Melankolia është veshje estetike, me gjetje kreative në tërësinë e universit poetik; peng-ngujuar, i ndërsjelltë, gozhdë malli stampuar në gur. I përjetshëm? Për zërin lirik po, përjetësuar në art; hëna, sa verdhë, sa zi, pleksura e përjashtuar gjithnjë fluturimthi, përftimthi, me gozhdëngulurën në shpinë, – edhe ajo, sado në ikje, s’kalon përtej, në tretje përfundimtare…...

Ta përsërisim edhe njëherë se, imazhi në librin ‘’Imgur’’ shquhet me vezullim të fuqishëm; janë sa të shtresëzuaramemorie, sa të përplotësuara dhe metamorforizuara në ecje, sa në pritje të zërit për takimin e radhës veshur nga e para, ështëfunksion të përhershëm frymëzimi; ambienti që e ka ngjizur dhe prej nga ka hyrë në botë,udhëtim-jete, kurdo e kudo i pandarë; nga shumë perspektiva, situata ekzistenciale, sfida ndaj të cilave përballet poeti udhës, rrahgjetje, rigjetje, veten, unin, kodin identitar; ngasje që shpien tek hapat e parë në jetëbotë; është imazhi i marrë me vete i asaj bote; tek rasti i Buçpapajt ai është zë ndjellës për kthim, për marrje oksigjenipërballim me largësitë, tjetërsimet, brutalitetet, absurditetet; tundime të tilla, të poetëve të shquar, janë të shpeshta në përgjithësi, edhe në poezinë tonë; të ndryshme janë rrugët e thithjes oksigjen, të ndryshme rrethanat ambient dhe kohë; poezia moderne moti e shkarkuar patosit, drejt reflekseve përsiatëse, edhe filozofike; valët e imazheve vijnë ngjyrime dhe ritme në lëvizje, vijnë shtysë vetëdehjeje drejt mëtimeve për prani, për reflektim dy kahjesh, përftim që iluminon dy palët në kryqëzim; sa më ngulmues trazimi drejt ngujimit në gur, drejt përjetësimit, aq më i pakapshëm peizazhi në ikje, aq më e largët jehona, magjia për ta shuar mallin, për ta mëkuar vizionin e zërit që s’pushon së besuari; brenda këtij konteksti trazimi të brendshëm, brenda këtij gjakimi për të mbërritur, për kthim, për zënien e të ikurës dhe, pamundësinë e arritjes në asnjë cak, imazhi në fjalë, ai i mbamendjes, i zgjimit të saj që i bie në gjirin alpin shqiptar, arrin edhe gjuhën universalizuese të artit poetik; sidomos, këtë nuancë poetike e nxit, e mban gjallë prania e nuancës së refleksit, premisat përsiatëse që artikulohen pëshpëritje të brendshme, të pazëshme; është ndjellje e gjithandejshme e lirikës së Skënder Buçpapajt me rastin e këtij libri, që pa ndërhyrje, pa këmbëngulje,e tërheq lexuesin në krahët e një prehje kontenplative; pikërisht, edhe kjo nuancë, ky oksigjen, nga tërësia e përbërësve të poetikës, poezinë e librit e kompleton, e bën plotëni artistike, e rendit ndër veprat përfaqësuese të lirikës bashkëkohore të shqipes.

Skënder Buçpapaj është poet i imazheve të shpirtit; ato kanë ngarkesën e refleksit të jashtëm të botës, të natyrës, të gjithësisë dhe situatat shpirtërore të zërit të vet; ja edhe vargjet medalione edhe të një poezie të shkurtër:

LUGU I GDHEJVE

Këtu përroin mespërmes

Dhe udhët në të dyja anët e përroit

I fsheh bari i ri

Ashtu si bari i vjetër

Këtu qielli i ri ia fsheh tokës

Ashtu si qielli i vjetër

Dhe toka ia fsheh qiellit

Ashtu si toka e vjetër

Lugun e Gdhëjve

Pishat në shpatet anës së Lugut

Re të blugjelbërta

Që turren për në qiell

Dhe nuk i shkëputen kurrë tokës

Vejushet e mia të mbetura shkret

Valltare elegjiake

Ja edhe një nga dritaret e harruara-paharruara ndezur, të “marra” me vete, nga shumë të tilla të Buçpapaj në librin ‘’Imgur’’, përkatësisht të shuara atje ku i ka lënë; Lugun…, kësaj here, mbase edhe në vizitë të vërtetë, përroin mespërmes të tij, mbuluar bari i vjetër nga bari i ri që ia fsheh të shtresuarën qiellit; ky ndërsa, qielli i ri, ia fsheh zjarrin mbuluar në hi. Pompeu… një tjetër imazh i gjetur, përflakës, njësoj si dritarja e ndezur dhe dritarja e shuar, ngarkuar si fijet elektrike ngarkuar sinjale telegrafike ngarkuar tensione; i sillet rrotull Lugut poeti, në kërkim te shtresimeve fshehur, Lugut lënë pa admirimin dikur të djaloshit, lënë shkretë, bonjak, rrethuar mbase rritjesh tjetërsuese, të thata, pa e ndjerë praninë e zërit të dikurshëm, mbetur thjesht në mëshirë të vetvetes; pishat në dy anët e Lugut, me mëtim të përjetshëm drejt qiellit, kurrë të mbërritura, valltare elegjiake…; poezi e shkurtër që sjell imazhe të gjalla, mbresëlënëse që të mbesin gjatë në përfytyrim, si në shumicën e vargjeve të librit, plot elegancë dhe bukuri të papërsëritshme.

Ps. Meqë shkrimin për poezinë e Skënder Buçpapajt po e hedh në kompjuter gjatë ditëve të panairit të librit në Tiranë, 2020, më bëri përshtypje një fenomen gati i shëmtuar: edhe pse të pranishëm me libra, disa nga emrat e përmendura këtu, si edhe disa nga emrat e prozatorëve të shquar të letërsisë kombëtare, juria nuk denjoi asnjërin nga këta! Për bindjen dhe shijen time, ky ishte skandal kulturor; dëshpërim edhe më i madh që mbeti pa reagim adekuat. Nuk, të paktën, nuk u qortua një juri e tillë “kompetente” dhe as shefi i tyre që emëron të tilla juri për të injoruar letërsinë kombëtare, për të cilën, kudo në botë, në radhë të parë atë e kanë si synim të parë, sidomos në panaire librash…

Nëntor 2020

blank

Beso tek e ardhmja, jo tek hija jote, por tek rreze drita jote, vota jote, nëse do jesh i mençur… – Esé nga KRISTAQ TURTULLI 

 

 

Miq te nderuar kudo që ndodheni të shpërndarë nëpër botë, ju përshëndes dhe ju uroj gjithë të mirat. Jemi në fushatën e zgjedhjeve në Shqipëri, temperatura sa vjen e ngrihet, situata tensionohet dhe populli hutohet, çorientohet. Ndaj mendoj që ky fragment poeme përçon një fjalë dhe mendim modest. Respekt për ju.

Përderisa njeriu ka hije, dhe pushteti duhet të ketë hije…

Më turbullon zhurmimi, fjalamania dhe gjumëndjellësi  pushtetarëve, Ngado ka apati, çoroditje, shqetësim, ankth të lemerishëm shkakton në popullin tonë që nuk është gjë tjetër veçse një turmë duke u ngatërruar me këmbët e veta. Sidomos në kohë fushate.

Pushtetarët dhe ata që o bëhen nesër pushtetarë, mbasi një fytyrë kanë, thonë:

Njeriu duhet të mendojë vetëm vetëm për të jetuar, nuk ka ç’i duhet më shumë dhe,

jo të jetojë dhe të vrasë mendjen të mendojë. Mjaftojnë për të vetëm disa momente, të rëndomta dhe instinkte diçka simpatike kafshërore për mbijetesë,

Të gjithë e dinë botërisht qysh në kohët e lashta: Mendimet e shumta shndërrohen qëllime në vetvete, me pak fjalë, pikësynime dhe objekte…

Pandehma e perëndimit të diellit të jetës, përpëlitja, tretja në sfond, gëlltitja dhe mbizotërimi i errësirës  në humbëtirën e shpirtit, të ligështon. Shungullojnë valët e shkretëtirës në shpirt të pushteteve, janë të ngjashme me tajfunet e oqeanit në shtrëngatë.

Dunat e pështjelljes ngjajnë si dallgë oqeani, shkaktuar nga terri i keqdashjes.

Diku në thellësi të honit dëgjohet nj zë si sokëllimë: Hej, guxoni të njihni djallin!?

Ende s’ju regj lëkura, vërtet doni ta dini?! Ah, more të mjerë, djallin e kemi mes nesh. Thoni njihni Zotin, besoni dhe urreni Djallin?

Hajt, mos më çani kokën. Djajtë kodoshë me kostum dopio pet ose pantallona bluxhinsk dhe xhepa plot argëtohen me çiliminjtë naivë e të pa dalë. Prandaj i bënë dalje diasporës edhe pse është edhe njëherë më e madhe se sa shqiptarët brenda territorit Shqiptar. Ja mohuan shkuan të drejtën e votimit kësaj diasporë që e mbajti dhe e mban me bukë, me shpresë dhe ngriti dinjiteti e Shqipërisë kudo që shkuan dhe punuan.

Ndaj ndjej neveri më maskaradën që ndodh në atdheun tonë të dashur.

Ikni, më lini të qetë, paçi Zotin, si nuk u lodhët të talluri me Nënat e lodhura dhe të rrëgjuara nga jeta: Baballarët që numërojnë qindarkat dhe mendohet njëqind herë të blejnë një kafe. Vëllezërit dhe motrat tuaja. Ka tridhjetë vjet që e njëjta histori, e njëjta situatë, të njëjtët njërës, ose bijtë, nipërit, kushërinjtë, soji dhe sorollopi.

Të përndjekurit, të deklasuarit, u lanë mënjanë, ligjet e rikthimit të pronës u flaken tej si lëvere. Si mund të bëhet demokraci e vërtetë kur nuk ka shkuar haka te i zoti.

Ju pushtetarë me dashamirësi të shtirë gjoja me dhembshuri, pak me keqardhje thoni: Nëse nuk na besoni sa të përkushtuar jemi ne, ja mund doni të pyesni Zotin. Na falni dhe nuk është faji ynë, nëse gabimisht pengoheni te djalli.

Ndërsa unë ju them, ju lutem: Shkoni pyesni shpirtrat! Ç’ shkruhet në qiell dhe zemra juaj, shpirtrat i lexojnë?

Ndërsa ju vazhdoni të predikoni: Ju të gjallët e gjorë, më mirë mos mendoni dhe mos lexoni. Zgjidhja më e mirë për ju është, veç llomotisni.  E gjitha kjo është keqardhje përftuar nga dhimbja janë Mendimet e lodhshme. Mendime dhe të vërteta budallaqe:

Gjithë bota e di qysh herët e deri tani: Të jesh i ndershëm, s’është aspak e këndshme, por një marrëzi  çuditshme, që të bën të qeshët me të madhe. E gjitha kjo njihet vetëm nëpërmjet vuajtjes së lajthitur;

Dhe, sa për bukurinë, s’ka gjë më të bukur dhe shëmtuar, kur tigri i detyron madhështinë, shkëlqimin e vet, egërsisë?

Nëse Zoti do të vendoste për botën tënde o njeri, të gjithë do të vdisnin nga mërzia.

Fundja, përderisa njeriu ka hije dhe, pushteti duhet të ketë hije…

Mjaft u gënjeve. Pra beso tek e ardhmja, jo tek  hija jote por tek drita jote, vota jote nëse do jesh i mençur

KRISTAQ TURTULLI

AMBASADOR I KOMBIT

Toronto, Kanada.

blank

TEKSA PO NISESHE QË TË PRESËSH DITËN E PRANVERËS – Poezi nga VEHBI SKËNDERI

Mos harro
Që të më sjellësh një degëz ferre të gjelbër,
Dy manushaqe e dy luleshqerra;
Dhe një flutur ere po mund që ta kapësh.

Mos harro
Që të m’i kthesh prapë këto çaste fluturake,
Që i more me vete kur ike;
Dhe një gushëkuq
Në biskun e një vetëtime – po munde që ta kapësh.

Mos harro!

(Nga libri “Bëjmë sikur” 1995)

 

blank

Më 16 prill 2020 u nda nga jeta shkrimtari i shquar kilian Luis Sepulveda

VOAL – Sepulveda është një shkrimtar i mprehtë dhe joshës, por nëse romanet e tij nuk do të kishin qenë të suksesshëm, dikush do të ishte ende i apasionuar pas jetës së tij, kaq e vrazhdë, plot ngjarje, kaq plot kthesa.

Luis Sepulveda lindi më 4 tetor 1949 në një dhomë hoteli në Ovalle, Kili. Prindërit e tij u gjendën atje sepse ishin arratisur pas një denoncimi (arsye themelore politike) lëshuar nga gjyshi (nga ana e nënës) ndaj dhëndrit. Kështu ai i kaloi vitet e para të jetës së tij në Valparaìso, në shoqërinë e gjyshit të tij nga ana e babait (anarkisti andaluzian – i arratisur sepse ishte dënuar me vdekje – Gerardo Sepulveda Tapia, i njohur më mirë si Ricardo Blanco), të xhaxhait të tij Pepe (gjithashtu anarkist), dhe Salgari, Conrad dhe Melville, të cilët së shpejti i kalojnë atij dashurinë për shkrime dhe aventura.

Mes moshës pesëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë vjeç ai u regjistrua në Rininë Komuniste dhe u bë redaktor i së përditshmes “Clarìn”. Në moshën njëzet vjeç ai fitoi çmimin Casa de las Americas me librin e tij të parë me tregime, “Crònicas de Pedro Nadie”, dhe për të ndjekur, një bursë për kurse dramatike pesë-vjeçare në Universitetin Lomonosov të Moskës. Por ai qëndron në kryeqytetin rus për vetëm 4 muaj: për “qëndrime në kundërshtim me moralin publik” (bëhet e njohur marrëdhënia e tij me profesoren e letërsisë sllave dhe gruan e dekanit të Institutit të Kërkimit Marksist) ai në fakt përjashtohet; dhe kështu fillon me të vërtetë jeta e tij endacake.

Ai kthehet në Kili, por ka mosmarrëveshje me babanë e tij, është larguar nga Rinia Komuniste dhe kështu vendos të bashkohet me radhët e Ushtrisë së Nacionalçlirimtare në Bolivi.

Kthehet në Kili, ku diplomohet si regjisor teatri, vë në skenë shfaqje, shkruan proza, punon në radio, bëhet kryetar i një kooperativë bujqësore, u bashkua me partinë Socialiste dhe është një ndër rojat personale të Salvador Allende. Këto janë vite të lumtura për Sepulvedan: “Një mijë ditët e Qeverisë Popullore ishin të vështira, të forta, të vuajtura dhe të lumtura. Fjetëm pak. Jetuam kudo dhe askund. […] Ne kemi pasur një rini jetësore, rebele, jokonformiste, inkandeshente, sepse u farkëtua në punë vullnetare, në netët e ftohta të veprimit dhe propagandës. […] Ne studiuam, lexuam Marks dhe Sartre, Gramsci dhe Ho Chi Minh, Che dhe Willy Brandt, Marta Harnecker dhe Olof Palme [ …]. Ne kemi dëgjuar Quilapayun dhe Janis Joplin, kemi kënduar me Victor Jara, Inti-Illimani dhe Mamas dhe Papas. Kemi kërcyer me Hector Pavez dhe Margot Lodola, dhe katër djemtë nga Liverpool na bënë që zemrat të psherëtinin. ”

Me puçin e vitit 1973 dhe diktaturën e gjeneralit Pinochet, Sepulveda kapet, merret në pyetje, torturohet. Për shtatë muaj ai qëndron i mbyllur në një qeli në kazermat Tucapel, një dhomë e vogël e gjerë pesëdhjetë centimetra, e gjatë një metër e gjysmë, dhe aq e ulët sa nuk mund të ngrihet kurrë më në këmbë. Amnesty International duhet të ndërhyjë dy herë, duke e lejuar atë të lirohet nga burgu dhe të zbutë dënimin me vdekje në një internim tetë vjeçar.

Në vend që të fluturonte për në Suedi, ku iu premtua karrigia e dramaturgjisë në Universitetin e Uppsala, Sepulveda ikën në Brazil dhe më pas në Paraguai, më pas në Quito (Ekuador), ku rinis teatrin dhe merr pjesë në ekspeditën e UNESCO-s. kushtuar studimit të ndikimit të civilizimit në indianët Shuar. Për shtatë muaj, pra, ai jeton në Amazonë, një përvojë që do të jetë baza e një kryevepre, “Plaku që lexon romane dashurie”.

Pasi mori shtetësinë e Nikaragua-s (këto janë vitet në të cilat ai u bashkua me Brigadën Simon Bolivar) dhe pasi kishte jetuar në Hamburg, nga 1982 deri në 1986 ai punoi me Greenpeace. Që nga viti 1996 ai jeton në Gijon, Spanjë, me gruan e tij Carmen Yanez, fëmijët dhe qenin Zarko.

Nga pikëpamja letrare Sepulveda ka aftësinë të jetë lirike, thelbësore dhe prekëse; por në shkrimet e tij ka edhe forcë, guxim, kuptim kritik: ai beson në fjalën, nuk ka frikë ta përdorë, qoftë tema e mbingarkuar, poetike dhe e dendur, qoftë çështja e denoncimit, e zemërimit, e shpresës dhe nxehtësia.

Në fjalët e tij ekziston dashuria për Natyrën (Plaku që lexon romane dashurie), zemërimi për padrejtësinë (Fuqia e ëndrrave dhe Kronikave nga Koni i Jugut), pasioni për Aventurën (Patagonia Express ), ëmbëlsia Dolcezza (Historia e një pulëbardhe dhe maces që e mësoi atë të fluturojë). Ai mund të jetë intensiv dhe ironik, skandaloz dhe lirik.

“Historia e një pulëbardhe dhe e maces që e mësoi atë të fluturojë” është një libër me sukses të jashtëzakonshëm në të gjithë botën, i cili u zhvendos në një film të animuar në 1998 nga Enzo D’Alò, por emrin e saj e gjejmë edhe në kreditet e “Askund” (luajtur nga Harvey Keitel) dhe “Corazonverde”, një dokumentar i të cilit është vetë regjisori Sepulveda, së bashku me Diego Meza.

Luis Sepúlveda në vitet 2010

Në vazhdën e një prej titujve që e bëri atë të famshëm në botë, ai boton “Historia e një maçakot dhe miut që u bë shoku i tij”, në 2012; “Historia e një kërmilli që zbuloi rëndësinë e ngadalësisë”, më 2013; “Historia e një qeni që i mësoi besnikërinë një fëmije”, 2015; “Historia e një balene të bardhë e treguar nga vetë ajo”, më 2018.

Jeta private

Ai së pari u martua me Carmen Yanez, e cila i dha një djalë. Pasi u divorcua, ai u martua me një grua gjermane, por edhe kjo martesë dështoi. Më vonë ai u martua përsëri me Carmen, e cila ndërkohë u bë nënë e një djali të dytë.

Në vitin 2020 Luis Sepulveda dhe gruaja e tij u prekën me SARS-CoV-2, i ashtuquajturi koronavirus. Ai është ndër personalitetet e para të famshëm që ka marrë këtë virus, i cili brenda pak javësh e vë në urgjencë të gjithë planetin. I shtruar në spital në Oviedo, pas një periudhe koma, Sepulveda vdes në 16 Prill 2020. Ai ishte 70 vjeç./Elida Buçpapaj

blank

Më 16 prill 1844 lindi Anatol France, shkrimtar nobelist francez

VOAL – François-Anatole Thibault lindi në Paris më 16 prill 1844, në një lagje të botuesve, shitësve të librave dhe tregtarëve antikë. Babai François, një vendas i Beouce dhe ish oficer monarkist, e quajti veten France Libraire dhe në numrin 19 të Quais Malaquais kishte dyqanin e tij të librave. Thjesht nga prindi Anatole do të marrë pseudonimin “France” me të cilin është veçanërisht i njohur.

Ai studioi së pari në Institucionin Sainte Marie dhe më pas në Collège Stanislas; ai u largua nga instituti klasik në 1862 pa një karrierë të shkëlqyer skolastike dhe mori diplomën e tij universitare në vitin 1864. Nga një moshë shumë e re ai ndihmoi të atin në tregtinë e tij: në librarinë, të specializuar në vepra dhe dokumente për Revolucionin Francez, ai u bë i apasionuar pas dijes erudite.

Nga 1863 Anatole France (Anatol Frans) filloi bashkëpunimin në revistat bibliografike, të tilla si “Bullettin du bouquiniste”, “Bibliografia Chasseur” dhe “Intemediaire des chercheurs et des curieux”, deri sa më 1867 u punësua nga botuesi parizian Lemerre si lexues: detyra e tij është të propozojë dhe të kujdeset për botimin e veprave të reja.

Eseja e parë e Anatole France, një ese mbi Alfred de Vigny, daton në 1868, kur ai ishte vetëm 24 vjeç.

Me rastin e revolucionit komunar, ai nuk merr një pozicion dhe largohet nga Parisi. U kthye në kryeqytet vetëm në fund të 1871.

Ai më pas filloi të shkruaj poezi, dy prej të cilave u botuan në 1872 në “Parnasse Contemporain”; viti pas vëllimit të poezive, i faturës Parnasiane, “Poèmes dorés” (poema të arta) del. Në 1875 Franca redaktoi antologjinë e tretë poetike të “Parnasse Contemporain”, dhe vitin pasardhës botoi dramën në vargje “Les noces corinthiènnes” (Martesa e Corinth), marrë nga një baladë e Goethe.

Më 1876 ai u punësua në Bibliotekën e Senatit, një post që e lejoi atë të arrijë një stabilitet të caktuar ekonomik. Kështu në vitin 1877 u martua me Marie-Valérie Guérin de Sauville, me të cilën kishte vajzën e tij Susanne (1881).

Pas botimit të dy tregimeve të shkurtra “Jocaste” dhe “Le chat maigre” (Macja e hollë, 1879), në 1881 ai fitoi suksesin e tij të parë të madh me botimin e romanit “Le Crime de Sylvestre Bonnard membre de l’Institut” (Krimi nga akademik Sylvestre Bonnard), dhënë nga Académie Française.

Anatole France është tani një shkrimtar i vendosur dhe i kërkuar në sallonet pariziane; mik i dashur i Ernest Renan, ai botoi në 1882 “Les désirs de Jean Servais” (Dëshirat e Jean Servais) dhe në 1883 “Le livre de mon ami” (libri i mikut tim), duke bashkëpunuar gjithashtu si një kritik letrar në disa gazeta. Rezultati i këtyre bashkëpunimeve do të jenë katër vëllimet e “La Vie littéraire”, botuar midis 1888 dhe 1893: në këtë punë Franca nuk kursen polemika të hapura me krijuesin e natyralizmit Émile Zola, as me poetin Parnassian Leconte de Lisle , nga e cila ai madje është sfiduar në një duel.

Ndërkohë, martesa e tij po përjeton një krizë serioze: në 1888 Franca ndërthyn një marrëdhënie romantike me Arman de Caillavet, një grua që nuk është më e re dhe që duket se ka pasur një ndikim të rëndësishëm në orientimin e ideve politike të shkrimtarit; nga një progresivizëm i ndritur i matricës së shekullit të tetëmbëdhjetë France në fakt është e orientuar drejt pozicioneve socialiste që në atë kohë kishte, në Francë, përfaqësuesin më të njohur në figurën e Jean Jaurès.

Në dy dekadat vijuese, Franca prodhoi veprat e tij më të mira: më 1890 botoi “Thaïs” (Taide), më 1893 “La rôtisserie de la reine Pédauque” (Rotisserie of Queen Piedoca), një lloj romani filozofik që ka një vijim në të njëjtin vit me “Les opinione de M. Gérôme Coignard”.

I famshëm në të gjithë Francën, Anatole Francës iu dha Legjioni i Nderit; dashnor i antikitetit klasik, viziton Italinë dhe vazhdon prodhimin letrar me romanin “Le lys rouge” (Zambak i kuq) i 1894, dhe me tregimet “Pusi i Shën Kiarës” (1895), ndërsa në “Le jardin d’Épikur ”(Kopshti i Epicurus) adreson tema filozofike me ironi, duke u kthyer për të demonstruar se sa irracionalitet ka në shoqërinë e asaj kohe.

U bë një akademik i Francës në vitin 1896 në vend të Ferdinand de Lesseps, ai filloi të shkruante tetralogjinë e “Histori Bashkëkohore” (1897-1901), katër romane – “L’orme du Mail” (elmën e rrugës), “Le mannequin d’oisier “(manekin i thurrur),” L’anneau d’améthyste “(unaza e ametistit) dhe” M. Bergeret à Paris “(Bergeret në Paris) – protagonisti i të cilit është Z. Bergeret, modest dhe profesor i zhgënjyer, por i edukuar dhe i mençur i një shkolle të mesme krahinore, përmes syve të të cilit France përshkruan shoqërinë e kohës së tij, mjerimet dhe hipokrizitë e tij, duke ruajtur megjithatë besimin në mundësinë e shëlbimit dhe ngritjes njerëzore.

Vëllimi i fundit i serialit i kushtohet çështjes Dreyfus, çështja e famshme gjyqësore e një zyrtari francez hebre, i akuzuar padrejtësisht për spiunazh dhe deportuar në Kajen, mbi të cilin Franca është ndarë në fajësues – klerikët dhe nacionalistët – dhe pafajësues, në krye të së cilës ishte Emile Zola, i cili dyshohet se denoncoi komplotin kundër Dreyfus me artikullin e famshëm “j’accuse”. Zola merr mbështetjen e Anatole France, i cili me këtë rast prish marrëdhëniet e tij me intelektualët fajtorë si François Coppée, Paul Bourget dhe Maurice Barrès.

Prej atëherë, angazhimi politik i Anatole France u bë më i rreptë: ai mirëpriti Revolucionin Rus të vitit 1905 dhe dënoi represionin tsarist; me “Jeta e Zhan D’Arkës” të vitit 1908, sulmon një nga mitet katolike dhe nacionaliste, atë të pulzelës së Orléans; në të njëjtin vit ai botoi “L’île des Pinguins”, një satirë mbi historinë dhe fatet e Francës. Në vitin 1909, përveç “Les contes de Jacques Tournebroche” dhe “Les sept femmes de Barbebleu”, ai mblodhi shkrimet e tij polemike në tre vëllimet e “Vers les temps meilleurs”.

Në Janar 1910 vdiq shoku i tij, Madame de Caillevet. France boton shumë më pak vepra, por në vitin 1912 merr një triumf të vërtetë me “Les Dieux ont soif” (Zotat kanë etje), të vendosura në kohën e Revolucionit Francez. Pas eseve të “Le génie latin” (gjeniu Latin) i vitit 1913, me “La révolte des anges” (Revolta e engjëjve), e vitit 1914, përmbyllet angazhimi i tij narrativ.

France tërhiqet në vendbanimin e vendit të saj në Béchellerie, afër Tours, me gruan e tij Emma Laprévotte, më parë shërbëtore e Madame de Caillevet. Ndërsa justifikon luftën e Francës kundër Gjermanisë, ajo aprovon Revolucionin Rus të vitit 1917 dhe shkruan libra kujtimesh, si “Le petit Pierre” (Pierino) në 1918. Në vitin 1920 Kisha Katolike indekson të gjitha veprat e saj.

Një vit më pas, në 1921, Anatole France mer çmimin Nobel për Letërsinë “në njohje të arritjes së tij të shkëlqyer letrare, të karakterizuar nga fisnikëria e stilit, mirëkuptimi i thellë njerëzor, hiri dhe temperamenti i vërtetë galistik”.

Kujtimi i tij i fundit është “La vie en fleur” (Jeta në lulëzim) e vitit 1922.

Ai vdiq më 12 tetor 1924: pas një funerali madhështor të shtetit, trupi i tij u varros në varrezat e Neuilly-sur-Seine, në Paris./Elida Buçpapaj

blank

Po si mos ta duash MUSTAFA GREBLLESHIN?! – Esé nga PËRPARIM HYSI

Parabol

Ndodh që të kapë një obsesion dhe,krejt pa dashur, bie peng i këtij obsesioni dhe nuk e ke fare të lehtë që të çlirohesh prej tij. Kështu ka ndodhur me mua qëkur isha fëmijë dhe,për çudi,”çlirimi nga ky lloj pengu”, më bëri si me krahë,por qe vonë. Tepër vonë.
* * *
Kam qenë nxënës në klasën e gjashtë dhe,ngaqë nuk kishim shkollë unike (kështu quhej 7-vjeçarja në vitet ’50-të dhe bëhet fjalë për vitin 1953), unë e vazhdoja në Fier,4-orë larg nga shtëpia në fshat. Në Fier banonte një grua plakë që në lidhje pak të largëta fisnore kish të bënte me ne. Qenë vite të vështira dhe babai,kur po nisesha në shkollë, më dha një trastë me miell:- Çoja nënë FERIDESË,- më porositi ai. Ia dija shtëpinë (kish një barakë prej purpuliti) mu përballë ish Hotel “Turizmit”. Ia çova asaj dhe ajo,si nga anët tona (me gjak jam nga Skrapari), më puthi në të dy faqet dhe më futi në gojë një pafkë sheqeri. Hodha sytë rreth e rrotull, kurioz si çdo fëmijë dhe sytë më mbetën tek një raft plot me libra. Ne,në shtëpinë tonë, nuk kishim një libër për be,kurse hallë FERIDEJA,vërtet nuk kish miell, por libra kishte sa për gjithë klasën tonë. I zura me dorë dhe sytë më mbetën mbi një libër me të kuqe (nga koha pak e zbardhur) dhe i them:- Hallo FERIDE,a ta marë këtë librin? – A nuk i merr të tëra? E mora librin,e futa në trastën time të librave (unë nuk kam patur çantë) dhe,kur mbrrita në shtëpi, nxora “librin e hallë Ferides dhe frymën e mbajta pas dhënëve. Atje iu futa leximit të librit dhe,O ZOT, u mbusha me çudira. Libri qe “Gremina e dashurisë” dhe e kish shkruar një M.GREBLLESHI. I përpija faqet një nga një dhe,sa inat! U err dhe në shtëpi as më shkonte mendja se mund të lexoja. Ne, në shtëpi, qemë 14-veta dhe drita e llampës nuk më linte të lexoja. Pak nga pak,sikur hyra në “lëkurën e M.GRBELLSHIT” dhe,tek qaja (unë i merrja krejt të vërteta ato që shkruheshin) dhe thosha:- Bobo, ç’të gjeti,mor MEMËL GREBLLESHI (epo,me siguri kështu quhej ky që e kish shkruar) dhe lotët vërgaj:sa për Memlin ,aq dhe për Margaritën.
* * *
Unë qeshë nxënës në klasën e gjashtë dhe lëndën e gjuhës dhe të leximit po e bënim me një mësuese që të rralla i kish si shoqet,ashtu dhe kolegët meshkuj. Kur erdhi në shkollën nr.2 të Fierit, mësuesja VIOLLCA OMARI qe shtatëzënë dhe i shoqi, HIQMET OMARI, na jepte biologji. Mua profesore VIOLLCA më donte si djalin e saj dhe ndodhte që me djalin e saj të prosalindur,LANDIN apo LEANDRIN në krahë, më përcilte deri sa lija qytetin dhe merrja rrugën për në fshat. Profesorja u bë gati një nënë e dytë për mua dhe një ditë më tha:- Thuajj babait, të keqen profesorja ty,që të ikë me gjithë familje nga fshati! E mira dhe e shtrenjta,porfesorja ime, e nuhaste “kolerën” që i afrohej fshatit,po ku dëgjonte babai im me atë vesh? Ne nuk ikëm nga fshati. Unë vazhdova shkollën për mësues dhe qysh në vitin 1959 u bëmë kolegë me profesoren time. Miqësinë e forcuam dhe unë u ndava me të vetëm kur ndërroi jetë,para disa vjetësh. Miqësinë e mbaj dhe me dy djemtë e profesores,LEANDRIN, një mësues shumë i mirë matematike dhe me LULI OMARIN,të vogëlin, që “ç’i sheh syri, ia bën dora”. Pse LULZIM OMARI është i tillë,kur ika në AMERIKË, në vitn 2000, i dhurova bibliotekën time që,sall duarëve të tij të arta,atje në shtëpinë e tij (me të e mbylli jetë dhe profesorja ime),ka marë një hijeshi tjetër.
* * *
E di që kushdo që lexon këto rreshta do të më marrë për të lajthitur. Se duket që nisem për Sham dhe sos në Bagdat. Jo.Jam shumë i kthiellët,por ka ca përkime të çuditshme që, me të vërtetë, nuk kam se si mos ndalem qoftë dhe paksa.
* * *
Të kthehem tek”Gremina…”; tek MEMLI e MARGARITA! Kurrë nuk kam qarë sa atëherë. E merrja të”pandehur”autorin(gjithmonë për mua quhej MEMËL dhe shkoi e vate dhe thosha:-Përse?Përse të hidhte në greminë? Ke parë të qashë pa rrahur. MEMLIN-MUSTAFA e përfytyroja të bukur dhe,siç ekujtoj tani mjegullash, më dukej si ai artisti nga Azerbajxhani që këndonte “Arshi-mallalaja”, RASHIT BEJBUTOVI (po ku kisha parë tjetër unë?).Mandej… ah,sikur ta takoja qoftë dhe një herë! Epo,kur thonë anglezët a ndofta ÇURÇILLI,:- Mos thuaj,kurrë-kurrrë!
Unë atëherë, në klasën e gjashtë në vitin 1953, nuk e dija që ai,MEMLI-MUSTAFA që më kish kapur rob mua, para pak kohe kish qenë mësues në një fshat afër shkollës sime (unë do nisesha mme vrap andej) dhe,tek po prralis për të, veç vonë e mora vesh që profesorja ime e dashur,VIOLLCA OMARI (GREBLLESHI) ishte dora vetë motra e MEMLIT që e kërkoja në qiell dhe e gjeta në tokë. Unë kisha gati 20-vjet mësues (ne nuk i prisnim vizitat reciproke) dhe ja, ndodhi ajo që nuk e prisja: në shtëpinë e profesores (tani u hapën letrat) ,gjeta:- Edhe MEMLIN,edhe MARGARITËN! Tani përsëri qava:por qenë lot gëzimi. Ngjasimi me BEJBUTOVIN qe saktë,kurse MARGARITA,ajo dibrania fisnike RUSHI qe një aritokrate e vërtetë. Doja që ai takim mos mbaronte kurrë.Qe, me të vërtetë,si një përrallë dhe mbeti si e tillë.Kam qarë,kur mora vesh që MUSTAFA GREBLLESHI ndërroi jetë me libër në dorë. E doja dhe vazhdoj ta dua.
* * *
Sa mora vesh që kishin dalë kujtimet për MUSTAFA GREBLLESHIN, u vura në kërkim dhe në një librari afër shkollës”Sabaudin GabranI” lashë nummrin tim të telefonit për të ma gjetur. Sa e gjeta, i lexova me një frymë dhe, më duket se nga të gjithë ata që e kanë njohur MUSTAFA GREBLLESHIN;, sikur kam të drejtën morale që të shkruaj më shumë për të. Së pari,” se më ka mbajtur peng” në vitet.kur çdo gjë që fluturonte, hahej dhe,së dyti, nga MUSTAFA GREBLLESHI mora shpirton dhe ndeza zjarrin e pasionit për të lexuar. Nëse unë jam ky që jam në “fushën e letrave” merita i takon MUSTAFA GREBLLESHIT. Për mua,MUSTAFA GREBLLESHI është i mirë si ujë i pijshëm. Lexon kujtimet e tij nga viti 1939 e deri në vitin 1944 dhe nuk ke se si mos duash atë. Pa vënë brisk në faqe,hedh mbi supe hallet e mëdha të shtëpisë ( i ati,HAMID GRBLLESHI,oficer madhor pëson shok psikologjik qëkur u pushtua Shqipëria nga fashistët dhe mbyllet brenda mureve të shtëpisë.).Sado gjimnazist,17 vjeçar,ai jo vetëm punon në punë të rënda dhe,krahas shokëve,proteston kundër pushtuesëve. Lermotovi,poeti i madh rus,siç më kujtohet,ka dy vargje që,sikur i ka thënë për MUSTAFAN:”… dhe ai, i mjeri,kërkon stuhinë/sikur në stuhi do të gjejë prehje”. Po MUSTFA GREBLLESHI apo MEMLI IM e kërkonte”stuhinë” se qe atdhetar; dhe nga”stuhia” nuk gjeti prehje,por dhe u plagos dhe kjo ndodhi (gjithmonë sipas meje) se MUASTAFAI ka qenë edhe BRUT,por edhe KAS. PLUTARKU thotë:” Bruti urrente tiraninë,kurse KASI urrent tiranin”. MUSTAFAI i kish të dy këto atribute dhe saj QAZIM MULLETIT (më tepër si tiranas nga derë tësojme) u dërgua për studime në ITALI. I la pa mbaruar dhe vjen në Atdhe dhe punon si gazetar. Kudo me shkrimet e tij e bën ferk:LIU i CAKUT me ato idiomat e të folmes me dialekt, godiste atje ku i dhimbte shoqërisë. Alturist si ai nuk gjen.Përkthen dhe nuk merr pare.Kontributi i tij me Kryqin e kuq, është një atribut tjetër që ia zbardh dhe më shumë ballin dhe faqen e bardhë njëherësh. Si gazetar,di të vëjë pikat mbi i, mbi qeveritarë të kohës dhe nuk i kursen, pa bërë “shartime” me ta. Ka qenë rreth 20-vjeç kur ka shkruar romanin” Gremina e dashurisë” dhe,veç këtij romani, monografi për HAKI STËRMILLIN; një për FAN NOLIN dhe për OMAR KHAJAMIN. Dhe ishte duke bërë gati një për GJERGJI DAKON. Kolegët e tij të penës,GJERGJ BUBANI,STEFAN SHUNDI,FIQRI LLAGAMI dhe, O ZOT :-Sa zhgënjim, që MUSTFA GREBLLESHI që në ato vite ka qenë një penë perfide, u shpërblye, një ditë prej ditësh, me pranga në duar. Si bashkëshokët e penës:PETRO MARKO,DHIMITËR PASKO.
Burgu e damkosi,i hoqi lirinë e të shkruarit dhe MUSTAFA GREBLLESHI mbeti në”hije” se nuk dinte të”lëpinte jargët e pushtetit” dhe,sado me pompën e bojaxhiut në kurriz,arriti të na japë atë”Albumin e bojaxhiut”, por edhe përkthimet brilante nga PIRANDELO;”Njëmijë e një net” apo dhe të ndonjë autori tjetër. Në gjykimin tim: e”vranë në gjumë”. Më vjen mirë që një shkolle i kanë vënë emrin e tij.
* * *
E kam dashur MUSTAFA GREBLLESHIN dhe,për të paguar një farë”takse”, në librin tim të parë “Rektimat e dashurisë” një poezi është për të.
MUSTAFA GREBLLESHIT
Edne pa vënë brisk në faqe,seç u shfaqe si kometë
Memli yt me MARGARITËN, një ROMEU,një ZHULIETË!
Libri yt, bibël amori,për rinë seç bën apel
Pse më duket MUSTAFA sikur solle një “Verter…”*

Diktatura lëmoi kosën se tek ti shihte armik
Dhe të morën, të burgosën,tutje në një burg të lig
Dhe mandej,klavari i gjatë (pompë e bojës mbi kurriz)
Nje regjim i zi,si natë, të vrasë shpirtin alturist.

Por në muret lyer me bojë (midis llaçit e zhavorit)
Me pen na le pa gojë ( me TUT HUQËT e humorit)
Pa kur çlodheshe nënë hije, sado kish andralla
Plot” me hurma arabie” na gostisje me përralla.**

Ja, kështu, të”vranë në gjumë (e padrejtë je, moj jetë)
Ike”sikur kishe punë” (ndoshta kthehesh si kometë)

* Verteri i GËTES
** Njëmijë e një net ose”Nën hijen e hurmave” të përktheryera.
Po si mos ta duash,MUSTFANË? Pa dyshim që kujtimet e tij do vazhdojnë.
Poezinë e kam shkruar në 1996.

Tiranë,15 prill 2021

blank

HESHT! MOS FOLË MË – Poezi nga VEHBI SKËNDERI

Hesht! Mos folë më të lutem.

Mund të shkërmoqe, si dy popla shkallët.
Edhe veriu në pemë mund të ngecë.
Mund të këputen pejzat nga çdo fjalë
dhe ngelemi memecë, që të dy.

Hesht! Mos fol më.

Mund të humbasin transparenceën rrezet
dhe blirët shushurimën e aromën.
Mund të nguroset lumi e të shterret,
Mund të ujsohen malet, në sekondë.

Dhe Amazona të përmbytë Romën!

Hesht. Mos folë më.

Mund të gufojnë erërat e ngrohta
të çelin mollët lule prap në vjeshtë.
Mund të na hapë qielli gjithë portat
Dhe ti mos ikësh kurrë nga kjo vjershë!
(Nga libri “Bëjmë sikur” 1995)

 

blank

PËRJETIMET E TMERSHME NË MOSHËN ADOLESHENTE, GJURMË JETE E FILOZOFI E EKZISTENCËS SONË KOMBËTARE – Nga TAHIR BEZHANI

Vështrim  libri: Romani “ARBA” sintezë e kohës.

 


 

Hysen Berisha: “A R B A “,roman,botues “Lenagrafic”,2020 Prishtinë

 

(“ As nuk ka djep për rritje ,as nuk ka shtrat për vdekje”)

Autori

 

blank

Romani  ARBA i autorit Hysen Berisha, është i treti me radhë në opusin prej shtatë veprave të zhanreve të ndryshme letrare  nga autori. Romani në fjalë është botimi më i ri nga penda krijuese e Hysen Berishës, i cili jeton larg vendlindjes, pjesë e diasporës sonë të përmallshme.

Ky krijues i spikatur në të gjitha gjinitë letrare, po lë gjurmë të dukshme në letërsinë tonë më të re, duke plotësuar ato zbrazëtira që i kanë munguar kohës sonë dhe vëlimeve më të reja në hapësirën shqiptare, për një jetë ndryshe,  luftën për liri si gjithë popujt tjerë të botës së civilizuar dhe përplasjet tjera njerëzore.

Në gjithë opusin e tij letrar, është angazhuar që me pendën e tij të mprehtë, të realizojë aspiratat e popullit nga të gjitha këndvështrimet  e mundshme, ku fjala liri, drejtësi e bashkim kombëtar të zënë vendin e vet, si pjesë e  vuajtjeve tona shekullore .

Vepra më e re e autorit Hysen Berisha, ”ARBA”, është një roman që lexohet nga dorë e parë ,sepse  tematika e shtruar në hapësirën brenda dy kornizave prej 227 faqesh, nuk të le mundësi largimi nga faqet plot ngjarje rrëqethëse, një kronologji e përjetimeve prekëse nga katër personazhet adoleshentë, të cilët shpesh të nxjerrin edhe pika lotësh nga përjetimet e tyre të tmerrshme, nga një pushtues barbar, pushteti serb.

Ngjarje e përjetime të tmerrshme, të futura në letërsinë tonë, kemi pasur edhe deri me tani, gjithnjë në rezistencë dhe luftë për të fituar lirinë e pavarësinë e shumëpritur, por që në  lojën e roleve, si revoltë, qëndresë, vuajtje e pashembullt, nuk kemi lexuar (shumë) për moshat adoleshente, si gjen e gjeneratë e papërkulshme ndaj çdo okupatori.

Romani  “ARBA”, në këtë rast është shumëdimensional në karakterin përmbajtësor, sepse  ka përgjithësime  të trajtuar nga aspekti historik, social, kriminalistik, por edhe si një prozë e gjatë kujtimesh të ngjeshura në dhomat e kujtesës së pashlyeshme te një moshë të re; që ka aspirata të ndryshme në embrionin e zhvillimit të tij personal.Sidoqoftë, personazhet e kësaj kronologjie të dhimbshme janë Beni ,Nora, Galani e Urtani, të cilët përjetuan luftën  shpirtërore atëherë kur duhej të shkriheshin  me ëndrrat e tyre në rritje,si shumë moshatarë fatbardhë.

Në vend të një jete të lumtur,ata i hante nga brenda varfëria, skamja e padrejtësia që pësonin në çdo hap të jetës. Ishin të rrahur nga të huajt, por edhe nga të vetët.

Gjithmonë i brente nga brenda shpirtit se  jeta e tyre “as nuk ka djep për rritje, as nuk ka shtrat për vdekje”. Në këso momente vlonin idetë rebele, ku shpirti i tyre dëshironte mbi të gjitha, lirinë dhe një jetë të qetë brenda e jashtë kulmit të shtëpisë.

blank

Autori i romanit “ARBA”, z. Hysen Berisha,duke qenë mësues me profesion ,tregohet i shkathët,  duke njohur në aspektin  psikologjik  një moshe të tillë, kur ajo gjendet mes vëlimeve personale, duke ua “lexuar” shpirtin e  revoltuar, por edhe dëshirat. Tatëpjeta dhe jeta plot katrahura, plot dhimbje e mundime të pakrahasueshme, fillon atëherë kur  Arbeni kishte filluar të dëgjonte bisedat e familjarëve pasdarkave, kur ata mendonin se fëmijët e tyre flinin.

Në fakt, Arbeni shtihej i fjetur, por dëgjonte bisedat e prindërve për veprimet monstruoze që bënte regjimi i Beogradit ndaj popullit shqiptarë, mësoi se si ishte vra pa asnjë arsye vëllai i Norës, student në Beograd, i cili ishte parë në  demonstratat e studentëve  anekënd Kosovës. Mësoi edhe shumë e shumë gjëra tjera të paditura deri me atë kohë.

Në këtë gjendje pakënaqësie dhe revolte, ”grupi” prej tre shokësh, së bashku me Norën, fillojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre në forma të ndryshme të rebelimit,duke bërë edhe vepra hajnie, shkatërrime varrezash, iritim i skajshëm ndaj bëmave të klikës së Beogradit, si okupatorë në Kosovë. Ai regjim përzuri nga puna shumë prindër nga puna, duke lënë pa ekzistencë mijëra fëmijë.

Këtyre veprimeve të grupit adoleshent, për fatin e keq, u vjen fundi mes janarit të viti 1988,në fushën e futbollit, afër “Varreve të Shkieve”. Atje, duke luajtur, iu afrohet një person i panjohur për ta,një rom,i cili i kishte përcjellë ditë të tëra, kudo,edhe rrugëve të fshatit. Ai rom ishte dorë e zgjatur e krimit serb. Quhej Xhemilin. Ky person kidnapon grupin e adoleshentëve, duke i mashtruar se do i regjistrojë në një klub të futbollit prestigjioz…

Nga këtu fillon një etapë e re, një kalavar  i jetës plot mynxyrë të paimagjinueshme, të cilave u bëjnë ballë vetëm këta personazhe të  rrallë si në veprën “ARBA”të autorit Hysen Berisha. Duke i tretur me padijeninë e tyre, skutave të mafies italiane, përjetojnë ferrin në gjitha format e skandaleve mafioze; atë të drogës, prostitucionit, grabitje, plaçkitje e çdo gjë tjetër ,duke mos i lejuar assesi të marrin fare kontakt me familjet e tyre.

 

Kjo mënyre e veprimit të mafies italiane, me në krye romin,Xhemilin, kishte edhe qëllimin e fshirjes së trurit në aspektin e të menduarit në familje dhe vendlindjen e tyre. Nga torturat e ushtruara ndaj grupit të adoleshentëve  nga mafia, e pëson-vritet Urtani, i cili krijon dhimbje shpirtërore në mesin e shokëve të tij.Pas rastit makabër të mafias, ndaj Urtanit, fillon një sprovë e re,ajo e ikjes nga Italia dhe kampet e çmendura mafioze dhe me shumë peripeci kalojnë  në shtetet tjera të Evropës, fillimisht, Austri, Gjermani, Danimarkë e Norvegji.

Gjithandej ,duke jetuar me të zitë e ullirit ,pa ditur gjuhë, pa para, pa punë, pa vendstrehim, duke kaluar kohën nëpër parqe, duke mbledhur e shitur kanaqe e shishe sa për bukën e gojës, duke u sfiduar me kohën….

Tërë ky strumbullar vuajtjesh i futur në shpirtin e një moshe të re, si shkaktar nga  një armik i pamëshirshëm e barbar, siç ishte politika hegjemoniste serbe, te kjo mashë e re, pos plagëve, konsolidon edhe përvojën e qëndresës, po në ato kushte mjerimi, duke drejtuar mendjen se “vetëm me punën e djersën e ballit jetohet”, assesi me punën e krimit të drejtuar nga të tjerët .

Koha dhe vuajtjet kishin dhënë mësimin e të vepruarit ndryshe . Përkundër të gjitha vështirësive të përjetuar nga mafie italiane dhe dhuntitë jetësore të pastajme, nëpër vite, vetëm sa riformuan në kokat e tyre të menduarit për familjen, vendlindjen, ”Lagjen e mbrapshtë” fjalët e prindërve dhe të vjetërve të fshatit, për çdo  aspekt të jetës. Siç thoshte Albert Kamy, “kotësia e jetës është fataliteti i vdekjes”.

Prandaj, koha kishte bërë të vetën, vitet kishin ikur ,ndërsa jeta filloi të merret me rrjedhat e reja në shtetet e Evropës. Përkundër marrjes me veprimtari agresive siç ishte Arben Bala ,duke punuar si roje nëpër kazino e vende të tjera të rrezikshme, nga  ku ishte e pamundur tu ikësh skandaleve, megjithatë nga e kaluara i kishte mbetur në shprehi jete rrahja me njerëz, aty ku luftohej e keqja, futja e drogës si “kënaqësi” e masës rinore. Për këtë arsye te policia kishte krijuar aq autoritet dhe nuk merreshin masat ligjore ndaj tij edhe kur kishte raste teprimi të forcës si sigurimi  i objekteve të tilla.

Arbenit dhe gjithë grupit të kidnapuar nga romi Xhemilin, kurrë nuk u ikte nga kujtesa kjo figurë kriminale,e cila i kishte dëmtuar  skajshmërisht për gjithë jetën. Kur e mendonin pamjen dhe bëmat e tij, dhëmbët u kërcisnin  nga urrejtja dhe dëshira për hakmarrje. Një ditë, papritur, Arbeni e takon rastësisht duke mbledhur kanaqe e shishe,sikur bënte vetë ai në fillim.Posa e identifikon, e ndalon dhe ia propozon një pune me fitim më të lartë, të cilin ai e pranon, duke mos e njohur tani më Arbenin, atë të cilin e kishte dhunuar në gjitha format e jetës. Pastaj Arbeni, në emër të gjithë të kidnapuarve, kryen hakmarrjen ndaj Xhemilit, duke i treguar të gjitha veprimet e veta monstruoze .

Rasti i lartcekur dhe i trajtuar në romanin “ARBA” nga autori Hysen Berisha ,duke përdorur realitetin e kohës, por edhe aspektin e fantazisë prej autori, vë në pah një pjesë të filozofisë së popullit të vet, se e keqja nuk harrohet kurrë dhe se ajo të rikthehet kurdoherë. Këto veprime janë pjesë e gjeneve të popullit që mbesin në mbamendje përgjithmonë.

Njëtrajtshëm është edhe trajtimi i dashurisë familjare dhe e vendlindjes, kur kriminelët kot kanë provuar shlyerjen e kujtesë për  familjen dhe atdheun. Zaten, kjo formë trajtese është e futur që moti në materien e letërsisë sonë, qoftë ajo gojore apo artistike, që në kohën e Skënderbeut. Mjafton të përmendim marrjen e tij si jeniçer nga pushteti osman dhe bëmat e tij pasi bëhet ushtar e oficer trim e i stërvitur, si i kthehet atdheut në mbrojtje nga turqit….

Pra, kjo filozofi, e përdorur edhe te romani “ARBA” nuk është e re, por ekziston historikisht.Në rastin konkret, ky motiv bartet si produkt i kohës, më i freskuar në luftën e fundit të Kosovës me klikën shoviniste serbe.Personazhi Galani, kthehet për ta ndihmuar luftën për liri në Kosovë, por vritet heroikisht.

 

Rinjohjet familjare si në baladat e së kaluarës.

Në gjitha këto persekutime e katrahura të jetës, nga ndjekjet sllave nëpër shekuj, edhe në luftën e fundit në Kosovë,  masakrat ishin qëllimi kryesor i armikut. Autori i librit ,Hysen Berisha, me mjeshtërinë e pendës, duke i përshkruar me shumë nostalgji, i ka balladizuar takimet e familjeve shqiptare gjithandej botës perëndimore, pas shumë e shumë vitesh. Këto ritakime, me përshkrime aq të zjarrta e të përlotshme, me  gëzimin e vuajtjes, përmbajnë pjesën më të ndritshme të këtij libri historik.

 

 

Takimi i Arbenit me prindërit e tij pas gjashtëmbëdhjetë dhe i Norës pas shtatëmbëdhjetë viteve, janë piramida e veprës në romanin “ARBA,” të autorit Hysen Berisha. Bile, Nora, takon vëllanë i cili kishte lindur pas kidnapimit. Vëllain e madh ia kishin vrarë serbët kur ishte student në Beograd, në vitet e fundit të 80-tave.

Ka një element të padiskutueshëm pozitiv ,një rol i shumëfishtë i personazhit, Arbeni,i cili nga një reputacion  negativ i botës së krimit, bëhet personazh dhe personalitet i admiruar në shumë filma në shtetin skandinav, Norvegji, me interpretimin e roleve negative. Shkathtësitë prej artisti ia zbulon një regjisor norvegjez, duke e përcjellë qëndrimin e tij në kafiteri, pamjen dhe sjelljet karakteristike personale. Me aftësinë kreative prej artisti, i pajisur edhe me inteligjencë e përvojë jetësore, por edhe shkollore, personazhi i këtij libri, Arbeni, ka  luajtur në shumë filma e drama në rolet kryesore të shtetit norvegjez.

Nuk mendoj se duhet të “filozofojmë” duke ndarë rolet “pozitive” e “negative” të personazheve në këtë vepër për faktin se të gjithë si grup i moshës së mitur, janë viktimë e njërit personazh negativ,i cili kryen kidnapimin e tyre, duke ua dhënë të mbrapshtën përgjithmonë. Këtë rol e ka luajtur vetëm Xhemilini, dorë e zgjatur e armikut shekullor serb.

Si përfundim, pas gjithë asaj që cekem më lart, konsideroj se ky roman, falë talentit dhe ndjeshmërisë së autorit për temat e tilla,është një pasuri letrare në letërsinë tonë.Për faktin se një krijues si Hysen Berisha, përmes personazheve jomadhorë, që rrallë ngjan, ka portretizuar një kohë, një histori të popullit, përjetuar në mënyra e forma të ndryshme.

Romani në fjalë, mbetët si realitet i përjetuar, i hulumtuar dhe i studiuar, duke ua prezantuar lexuesve mynxyrat e kryera të një pushteti skizofren ndaj një populli heroik e  historikisht të pafajshëm.

Gjithsesi, ky roman shkruar me një ndjeshmëri të skajshme, i bënë nder letërsisë sonë më të re, e cila po rrugëton çdo ditë kah përsosmëria, kah modernizmi evropian.

 

Gjakovë, Prill 2021

blank

Goditja e dashurisë së dytë ( tregim) Nga Albana M. Lifschin

Ishte mesi i Janarit kur mbërritëm në Paris. Një i ftohte i hidhur. Erdhëm me tren nga alpet e Zvicrës dhe im shoq ndihej krejt i emocionuar. Ishte hera e parë që dilte në Evropë. Qe bërë shkas muaji i mjaltit. Ato dy javë kishim parë Frankfurtin, Bonin, Zyrihun dhe në pak orë na priste Parisi. Në Frankfurt na befasoi lajmi që presidenti yne, Bill Clinton, kishte një afer të fshehtë me Monika Luinskin. Njerëzit mbanin këmbët duke parë në ekranin e madh televiziv të stacionit të trenit fotografinë e bukuroshes 20 vjeçare.

-Epo, thashë unë, vajzat e reja gjithnjë rrezikohen të bien në dashuri me burra të famshëm. E le pastaj president i SHBA!

Im shoq kishte një version tjetër: Mbase qe kurth i republikaneve.

-Jo, shikoi sytë e saj, tek vështron Billin. Ai është vështrim dashurie, ngulja këmbë, unë e pastaj thosha me vete:” Po ç’eshtë kjo punë që fusin studente për praktikë në Shtepinë e Bardhë? Doemos që do bjerë në dashuri me presidentin!

Më vinin ndërmend rastet nga koha e fakultetit. Më kujtohej Vjola , një brune shumë simpatike, më shkathta e kursit që ulej gjithnjë në rreshtin e parë të bangave për të parë syçkat e diplomatit që vinte nga Ministria e Jashtme për të na shpjeguar mardhëniet ndërkombëtare. C’fare guximi kishte ashtu?

Në kufirin francez në tren hynë dy policë të cilët na kërkuan pasaportat. Ishin shumë miqsore, apo ndoshta ngaqë pane pasaportat amerikane. Madje njeri zgjati dorën dhe nxorri nga xhepi i jashtëm i xhaketës së tim shoqi një kuti të vogël metalike të gjelbër.

-Ç’është kjo? pyeti.

-Mente, tha im shoq.

Unë vura buzën në gaz : Dëshironi t’i provoni?

I erdhi radha policit të buzëqeshte. E mori kutinë apo kutiçken duke na falenderuar.

Kur treni kaloi në Dizhon, i tregova tim shoqi që në këtë qytet, dikur kishim fituar « gjerdanin e artë », në një festival folklorik. Ai më dëgjonte i habitur.

I kisha thënë që në Paris do ta njihja me një familje me të cilën kishim miqesi të trashëguar që nga gjyshërit .

– Kam 15 vjet vjet pa i parë, ndoshta edhe më, por natyrisht do të shkojmë në Hotel fillimisht. Të qetesohemi nga rruga e pastaj e kam njoftuar mikun tim që do t’i bej një telefon e ndoshta t’i shkojmë për vizitë. Ka nje grua shume të bukur, ka qene ylli i lagjes ku kemi banuar.

Natyrisht nuk e prisja që Kristi të na priste në stacionin e trenit. Ishim pikërisht duke u marrë me një hamall i cili na kërkonte 50 franga për të na mbajtur valixhet derisa të dilnim nga stacioni

-Pak si shumë, tha im shoq.

– Lëreni ketë. E kuptoi që jeni të huaj,- u dëgjua një zë në shqip pas supit tim.

Ishte Kristi. Na shikonte me atë buzëqeshje që s’i kishte ndryshuar aspak. Ashtu, paqsor buzëqeshte edhe kur “e rrihja’ në lojen “kumançe” në pallatin ku banonim

-Ua ! S’të prisja këtu! thashë unë duke e përqafuar. E prezantova me tim shoq dhe Kristi bëri një hap perpara dhe e perqafoi edhe atë.

– Paske marre djalë shumë të mire, Ana, më tha rrugës tek ngiste makinën. Unë pothuaj nuk flisja fare . Trafiku i Parisit m’u duk i frikshëm, me i frikshëm se ai në Manhattan, veçanerisht rreth Harkut te Triumfit. Kristi e ngiste makinën me shpejtesi marramendese duke parakaluar e anashkaluar makinat si në cirk. Na “shkarkoi” tek hotel “Kalifornia” ku patëm bërë rezervimin që nga Nju Jorku. Prane Hotelit tone qe universiteti i Sorbonës dhe jo shumë larg prej aty na thanë se banonte Kadareja. Qe një çift tiranas qe i lamë sa te mbaronin të puthurën në rrugë, të cilet na treguan madje edhe se ku e pinte kafenë shkrimtari i madh, sikur nenkuptuan që ne duhet të kishim lënë takim me të.

– Ju qetesohuni tani, unë do t’u bëj telefon të hamë një darkë bashkë jashtë, na tha Kristi. Vura re qe nuk tha”do t’u marr në shtëpi për darke’ siç kisha menduar unë, por do të hamë një darkë jashte’ e me çuditi disi. Me kishte marre malli për Dallgën dhe isha kaq kureshtare te shikoja nëse kishte ndryshuar. Po ashtu edhe për Borën, të bijën moshatare me tim bir. Me kishte mbetur në kujtese ende e vogel, kur na vinte në shtepi dhe luanin tok. Madje disa here burre e grua e linin vajzen tek ne kur kishin aktivitete. Ishin të dy artistë.

Kristi na mori serish nga hoteli e na shëtiti nëpër Paris. Bëmë foto buzë Senes, na ndali ne muzeun e Luvrit dhe aty na tha që t’i benim telefon pasi të mbaronim viziten. Tre ditë në Paris, ai nuk na la mungut asgjë ne mikpritjen e tij. U larguam nga Parisi me kujtimin e miqesise se tij dhe me një pikpyetje te madhe.

Çifti kishte lënë nam në rinine e tyre. Nje çift i bukur i dashuruar marrezisht, Romeo e Xhuljena e lagjes sone. Njelloj si Romeo edhe Kristi ishte kacavjerrë mureve për të parë Dallgen e tij. Kishte thurrur vargje dashurie pa fund. Ne shoqëria, ishim në dashuri me dashurinë e tyre. Tashmë kishin 20 vjet martuar. Kisha ruajtur në kujtesë nje foto varur në murin e kuzhines se tyre. Dikur kacurrelat e Dallges mbi supin e te dashurit , si Zherar Filip, e syte larushe gjysme të mbyllur lumturisht. Ai imazh më kishte ndjekur ndër vite. I kisha folur tim shoqi për dashurine e tyre përalle si nga librat e verdhë dhe i kisha ngritur mendjen që do të shikonte bukuroshen e Kristit. Nuk ndodhi. Kristi nuk tha asnjë fjalë.Dhe mua mu mbyll goja. Ia dita per nder tim shoqi që nuk më ngacmoi në atë pikë.

Kur u kthyem në Nju Jork, i dergova një mesazh mikut tim, ku e falenderoja për mikpritjen dhe pastaj i leshoja pyetjen mundonjese : Si eshte e mundur që nuk na ftove në shtepi ? Kisha kaq deshire te shihja Dallgen dhe vajzen tënde Boren… Ç’qe kjo enigmë?”

Një javë rresht heshtje. Pas një jave më erdhi një mesazh prej tij.

” Mike e dashur,

Kur ishe këtu, unë doja shumë, me tepër se ty, t’u takoja me Dallgën dhe Borën, por qe e pamundur. Thellë-thellë fshihja një sekret përvëlonjës. Nuk isha i sigurte sa do të më kuptoje. Nuk doja të më urreje, nuk doja të humbisje miqësinë e respektin tend. Të kujtohet Cvajgu? Prandaj është i madh se nxjerr nga skutat tona, ato që s’ja themi dot as vetes. Asnjëhere nuk jemi në gjendje të themi se sa e njohim veten tonë, sa kohe që në gjoks kemi një zemër që rreh.Unë e dua gruan time, shumë. Ti e di këtë. Kjo s’eshte e panjohur as për shumë të tjerë. Për mua ajo eshte jeta ime e së kaluarës dhe e ardhmja e jetes sime. S’e kam vënë në diskutim kurrë këtë por në këtë udhëtim, unë u pengova. U pengova keq dhe rashë. Atë ditë që në zyrën time u shfaq Ajo. Mjerisht , keto « ardhje » mbeten si ilegale, si lindjet e paligjshme, kanë vetëm përemera. Si u shkëput ai yll e ra në portën time? U trondita ! Qe një tronditje e menjëhershme e dy krijesave. Ishte një studente. Ajo me zgjati një formular shkollimi dhe më ktheu në moshen e marrëzise, si atëhere. Lidhja jone u bë e pakontrollushme. Në punë ne çdo moment mendoja vetem për te. E hapja kompjuterin vetëm për te, vetem per t’i dhuruar puthjen time. Nuk na mbaronin fjalet ne chat. E lija komjuterin hapur edhe kur dilja nga zyra aty rrotull, me mendimin se do të gjeja dy rreshta të zjarrte prej saj. Ja kështu ndodhi kur ime shoqe kishte hyrë ne zyre, papritur, pa më telefonuar me parë. Por duket ashtu qe thene. Duhej të paguaja dalldinë time të rinisë së dytë. Dhe aq qe. Dallga u sëmur. Titaniku ynë i dashurise se përjetshme u ça nga ajzbergu ”i tradhetise se paparashikuar’ .

Unë nuk e dija që e kisha tradhetuar. Kur je në dashuri, a ke force të mendosh për tradhetine ? Unë kisha rene në dashuri. Nuk mund të ndahesha nga gruaja,- as qe behej fjale, por nuk rrija dot as pa dashurine e Asaj. Kështu, jetoja në familje si i huaj dhe jashte saj si nje i dashuruar i plagosur. Kjo qe situata në të cilën më gjeti vizita juaj. Tani besoj e kupton se përse nuk u ftova dot në familjen time. Dallga atë kohë nuk kishte dëshirë të shihte askend që kishte lidhje me mua. As miqtë e rinisë sime. Këto dite jam duke mbledhur kujtimet e dashurise së parë dashurisë për gruan. Dua t’i bëj nje surprizë. Kam grumbulluar shumë shënime ndër vite. Më duket vetja hipokrit. Por e vërteta është që i pata ruajtur pikerisht me këtë ide. Do te beja nje liber e t’ia dhuroja në përvjetorin e 20- të martesës sone. Kur i lexoj më mbushen syte me lot. A thua do të me ndihmojne ta fitoj perseri? Nuk e di, por them në zemer nuk e bej dot fajtore as ’dashurine” e dytë. Nuk qe nje aventure. Më beso. Qe ndjenjë. Qe zemër. Përse nuk na e heqin zemrën pas martesës së parë ? Nuk e di se ç’jam tani. Tradhetar? I poshtër? I them keto fjale e me duket sikur nuk më takojnë mua dhe as Asaj…Kam frike se burri ka lindur të dashurojë më shumë se një herë.

(Në një attachment Kristi më dërgonte shënimet e përgjerimet e dashurisë së parë.)

Vite më parë ndoshta do e kisha urryer, ndoshta. Por jo, tani nuk gjeja dot forca ta urreja. Në të kundërtën ndjeva dhimbje. Mua sinqeriteti i tjetrit me mund. Leonora Marx duke iu referuar mardhenieve të shqetesuara me burrin e saj, diku kishte shkruar :” Te kuptosh, do te thotë të falesh”. Keshtu më ndodhi edhe mua. Mbase kur kalon koha, maturohemi dhe arrijmë t’i kuptojmë disa gjëra e arrijmë edhe te falim.

Mu kujtua plaku Mori, fliste për faljen për te rënë në qetesi me shpirtin…

Albana M. Lifschin

NYC, Nentor, 2000

blank

Motivet shtegtuese në eposin arbër, vepra poetike e Manoli Blessit dhe Pjetër Budit – Nga Dr. Dorian Koçi

 

Etnosi arbër, siç vëren me të drejtë mediavelisti i shquar kroat, Milan Shuflai, pati një parhapje të gjerë në mesjetë përgjatë gjithë bregdetit dalmat, adriatik, jonian e egjian. [1]Kjo pozitë gjeografike dhe karakteri sulmues e luftarak i arbwrve qenë një digë e fuqishme për mbrojtjen e Europës nga sulmet e pafundme osmane. Qëndresa e kësaj popullsie ka shënuar episode të rëndësishme në historinë ballkanike dhe europiane, jo vetëm në atë që ne e quajmë sipas arbëreshëve “Moti i Madh”, por në një vazhdimësi lineare që nga shfaqja e parë e osmanëve në Ballkan e deri në në shekullin XVII.

Qendrat e rezistencës së etnosit arbër nuk ishin vetëm në Arbëri. Ato fillonin që në bregdetin dalmat, ku kjo popullsi merrte pjesë në ushtrinë e Venedikut, me emërtimin stradiotë – luftëtarë të kalorësisë së lehtë e që mund të përballonin me dinjitet kalorësit akëxhinj dhe suvarinj osmanë dhe vazhdonin në ishujt jonianë dhe në More, ku që prej shekullit XIII kishte emigruar dhe qe vendosur një popullsi e madhe arbëre. Shkaqe te kësaj rezistence të pashoq arbëre, që nuk bënte kompromis me osmanët për t’u nënshtruar, nuk janë analizuar qartë dhe shpeshherë u janë përcjellë motiveve të paqena, si kryeneçësia e racës shqiptare apo keqpërdorimi i tyre si element force nga venedikasit.

Sigurisht që në këto përfundime mund të ketë diçka të vërtetë pasi përfundimet në histori nuk mund të jenë përfundimisht të sakta, por ajo që ndikonte më tepër në vazhdimine rezistencës është motivi që nënvizon dhe Noli te “Historia e Skënderbeut”(1947). Pushteti osman ishte krejt i huaj për strukturën shoqërore arbëre. Ai ndërhynte me institucionet e tij si vakëfi, hasi, spahillëku në pronën e vogël dhe të mesme, duke shkatëruar bazën ekonomike të popullsisë. Në të kundërt, klasa fisnike arbëre arrinte të mbronte privilegjet e veta nëpërmjet konvertimeve në Islam dhe vënien në gatishmëri të trupave ushtarake (ndaj konvertimet e para i kemi nga klasa fisnike arbëre që nuk humbiste privilegje të mëdha). Mirëpo në fakt, edhe klasës fisnike i duhej të luftonte dhe të ishte në përpjekje të vazhdueshme për të konfirmuar pronën e vet e cila, si rregull rinovohej në krye të një viti nga Sulltani. Kjo lloj pasigurie pushtetesh politike reflektonte edhe pushtetet kulturore, ku ende vazhdonin të mbizotëronin gjuhët latine dhe greke, kurse lëvrimi i gjuhës vernakulare sa kishte filluar të merrte udhë. Pak a shumë kjo ishte situata politike e konfliktit arbëro-osman: Arbëria politike e ngritur me institucionet e veta u shkërmoq nën peshën e dhunës osmane dhe gjallonte vetëm në ishuj të vetëm të popullsisë që nuk ishin nënshtruar tërësisht sistemit feudal ushtarak osman.[2]

Mirëpo duke qenë se fati i popullsive arbëre që banonin në vende të ndryshme ishte i njëjtë, jo domosdoshmërisht edhe kultura e kultivuar e tyre do të ishte e njëjtë. Në kulturën arbëre kishte pasur ndikime të ndryshme që kishin shenjuar edhe trajektoret e zhvillimit të tyre, duke filluar që nga kultura latine, sllave e bizantine. Pavarësisht faktit se ndikimet e këtyre kulturave ishin të mëdha mbi etnosin arbër – aq sa mbivendosja e tyre kishte penguar procese të natyrshme të zhvillimit të vetë kulturës arbëre, në momente të veçanta dhe të influencuar nga rrethanat, ishte zhvilluar një kulturë lokale e arbërve që kishte tentuar të shndërrohej dhe përshtatej sipas modeleve të kulturës europiane. Në të njëjtën kohë, në këtë kulturë ishin zhvilluar motive shtegtuese, tematika dhe mite popullore të ngjashme që dëshmonin për një uniformitet të habitshëm midis popullatave arbëre në rajon. Një shembull i tillë është krijimtaria poetike e Pjetër Budit (1566-1622)dhe krijimtaria poetike e personazhit kulturologjik të quajtur Manoli Blessi, luftëtarit stradiot arbër nga Napoli Di Romania – Navpaktua e sotme në Greqi.

blank

Pjesë e analizës sonë nuk do të jetë e gjithë krijimtaria poetike e Budit dhe Blessit dhe që në krye të herës dëshiroj të theksoj se kjo është një përpjekje e parë për të krahasuar dy poetë mesjetarë arbër që ndonëse shkruajnë në gjuhë të ndryshme – Budi në shqip dhe Blessi në grekeo/gregescho[3], një dialekt i greqishtes i mbushur plot me italianizma dhe tek – tuk, fjalë shqip mes gjuhës greke, kanë të përbashkët motivin e qëndresës antiosmane dhe të revokimit të së kaluarës historike. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për korpusin e plotë poetik të Budit, por për një poezi të tij të shquar, “Madhështi e njerëzve”, si edhe për një pjesë poetike nga poema e gjatë “I paliorkisi tis Qipru”- “Rrethimi i Qipros”, botuar më 1571, menjëherë pas ngjarjeve tragjike që sollën dhe rënien e ishullit në duart e osmanëve, me emrin e Manoli Blessit. Jeta e dy personaliteteve dhe poetëve është e ndarë si nga territoret ku banonin, po ashtu nga kultura që mbizotëronte në formimin e tyre e deri te profesionet që ushtronin.

Pjetër Budi, i njohur prej kohësh në kulturën tonë si shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare, klerik i lartë katolik dhe veprimtar i lëvizjes çlirimtare kundërosmane. Ai lindi në Gur të Bardhë të Matit. Si autodidakt, arriti të pajisej me një kulturë të mirë për kohën e tij. U shugurua meshtar qysh në moshë të re dhe shërbeu për shumë vjet si famullitar në kishat katolike të Kosovës dhe të Maqedonisë. Për aftësinë e tij u emërua famullitar i përgjithshëm i kishës katolike në trevat ku shërbente.Më 1615 shkoi në Romë për t’u interesuar për botimin e veprave të tij, si edhe për çështjen e kryengritjes kundër turqve. Në një kohë të vështirë, në korrik të vitit 1621 u emërua peshkop i Sapës dhe i Sardës (Zadrimë) dhe në fillim të vitit 1622 nisi punën në këtë detyrë të re. Më 1618 u botua në Romë vepra e tij e parë “Doktrina e kërshtenë”. Më 1621 u botuan edhe dy vepra të tjera: “Pasqyra e të rrëfyemit” dhe “Rituali roman”. Këto vepra, prej rreth 1000 faqesh synonin t’u vinin në ndihmë besimtarëve dhe klerit katolik shqiptar. Për hartimin e veprave të tij Budi u mbështet në tekste fetare të botuara në Itali. Por ato, sidomos “Doktrina e kërshtenë” dhe “Pasqyra e rrëfyemit”, nuk janë përkthime të thjeshta, por më fort përshtatje me shtojca të shumta nga vetë Budi. Në “Doktrinën e kërshtenë” ka përfshirë edhe një varg vjershash fetare (mbi 3000), që pjesërisht i kishte të shkruara nga njëfarë frat Pali prej Hasi. Po kështu, në fund të veprës “Pasqyra e të rrëfyemit” Budi ka shkruar një letër-mesazh të gjatë (rreth 70 faqe) drejtuar besimtarëve katolikë shqiptarë me këshilla dhe porosi të shumta. Aty autori ankohet, ndër të tjera, edhe për gjendjen e vështirë të vendit, për mungesën e shkollave, për plogështinë e një pjese të klerit. Nga tri veprat e Budit më shumë jehonë ka pasur “Doktrina e kërshtenë”, e cila është ribotuar edhe tri herë të tjera (më 1636, 1664 dhe 1868). Budi ka përdorur një alfabet të ngjashëm me atë të Buzukut (me pak ndryshime). Ashtu si Buzuku, ai i dallon zanoret e gjata nëpërmjet dyfishimit të shkronjave përkatëse. E kjo dëshmon për një traditë shkrimi relativisht të vjetër ndër shqiptarët. Budi ka përdorur me kujdes gjuhën popullore, duke e pasuruar atë edhe me fjalë të reja.[4]

Rasti i personazhit kulturor Manoli Blessi që është pseudonimi letrar i Antonio Molino ( 1495- 1571) një tregtari venecian i cili iu drejtua shkrimit të teatrit të komedisë dhe muzikës në vitet e tij të mëvonshme, pas kohës që kishte kaluar në Greqi. Atje, ai pati shans për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me disa stratiotë të shquar gjë që e lejoi atë të bashkonte në këngët e tij kujtimet e drejtpërdrejta që duhet të kishte dëgjuar nga disa prej këtyre ushtarëve me pritshmëritë  e masave veneciane që vizitonin teatrin e tij-Academia Musica. [5]Ai ka të ngjarë të ketë qëndruar në vendbanime të ndryshme në Peloponez dhe në Napoli Di Romana, një fortesë e rëndësishme e venedikasve dhe e populuar pothuasje e gjitha nga popullsia arbëre e emigruar që në shekullin e XIII në territoret e Greqisë së sotme. Në këtë përfundim arrijmë pasi në shkrimet e tij, Antonio Molino alias  Blessi citon me krenari origjinën e vet nga Leon Zguro, arkondi i Napoli Di Romana dhe një shteti që shtrihej nga Navpaktua e sotme deri në Beoti, Thiva, dhëndrin e perandorit bizantin, Aleksi III dhe despotin e Perandorisë Bizantine. Antonio Molino , në traditën e personaliteteve në mesjetë, ka krijuar personazhin kulturologjik Manoli Blessi që përveçse stradiot, ishte edhe një poet i arrirë në formën e një poezie të lëvruar epike për betejat e shumta, ku mori pjesë në Evropën Perëndimore. Në veprën e tij “I fatti e prodezze di Manolis Blesis”, Molino në frymën e Comedie de la Art,  i vë në lojë hapur  stratiotët, por gjithashtu ai demonstroi një njohuri të plotë të zakoneve të tyre, gjë që  na bën të deduktojmë se ai duhet të ketë pasur kontakte të drejtë për së drejta me disa prej tyre gjatë udhëtimeve të tij tregtare në Greqi (p.sh. stratiot i shquar Bartolommeo Minio, Venedikut komandant i stratiotëve në Napoli Di Romana), ose të paktën dëgjoi rrëfenjat lokale mbi figurat e famshme stratiote të shekullit të 15-të si Pietro Bua, babai i Merkurio Buas gjerësisht të njohur në Evropë.[6]Në veprën «Ι fatti e prodezze», ku imitohet vepra “Orlando i tërbuar” i  Ludovico Ariostos «Veggendo egli dunque in quanta stima sia J’opera dell’ Ariosto, gli cadde nell’ animo di fareancora egli un poema piacevole nella lingua greca volgare a imitazione di esso Ariosω»si shkruan Dolce në dedikimin e tij , hero kryesor është Manoli Blessi një stratitot arvanitas në shërbim të Venedikut , ku shfaqet të  rrëfehet në vetën e parë aventurat fantastike dhe bëmat e tij. Me të njëjtin emër(mbiemri është tipik shqiptar i dëshmuar dhe në burime të tjera historike në atë kohë, por në të njëjtën kohë dhe me pseudonime të tjera stratiotësh greko-shqiptarë, Molino shkruan dhe si kemi parë dhe më lart por dhe boton pjesët më të shumta teatrore e me vargje në greghesco, ku Manoli Blessi shfaqet herë si hero dhe herë si poet. Është e qartë se vepra e Molinos «Ι fatti e prodezze» pasqyroi gjerësisht personazhin e njohur komik të stratiotit greko-shqiptar, po aq dhe dhe autori e adaptoi për veten e vet si pseudonim filologjik, alter egon e vet , si e pranon dhe vetë Molino në tekste të ndryshme që ka kohë që janë botuar. Në të njëjtën kohë është pranuar se emri Manoli është emër anagramë i mbiemrit të Antonio Molina, gjë e cila nuk mund të përjashtohet edhe pse emri Manoli ishte emër i përveçëm i përdorur nga grekët dhe shqiptarët e asaj kohe. Nga viti 1561 deri në vitin 1572 Molino botoi edhe gjashtë vepra të tjera të gjitha në greghesco. Në të gjitha këto vepra shfaqet emri i Manoli Blessit dhe jo emri tij. [7]Molino ka lënë një biografi të personazhit të tij kulturor Manolis Blessi e cila fillon kronologjisht nga viti 1560, vit në të cilin Antonio Molina shkruan librin në dialektin gregescho. Sipas kësaj biografie Manoli Blessi nga viti 1560 luftoi në Dalmaci në krahun e ushtrive venedikase kundër osmanëve. Në vitin 1570 mori pjesë në luftimet për mbrojtjen e Leukosias të Qipros nga forcat osmane të Selimit II. Pas këtyre luftimeve e gjejmë në vendet danubiane së bashku me katër stradiotë dhe shërbeu në forcat e Austrisë, të Bavarisë dhe të Prusisë.Gjatë këtyre luftimeve e shtegtimeve, poezitë e tij u bënë të njohura dhe shumë prej tyre u kompozuan edhe si këngë nga muzikantë flamandë dhe italianë. Qenë këngë që cilat dëgjoheshin shpesh rrugëve të Italisë ku kishte përqendrim më të madh stradiotësh. Blessi u nderua me tituj të shumtë nga Këshilli i të Dhjetëve të Republikës së Venedikut. Në burimet veneciane ai konsiderohej si një Herkul i ri. Pas kthimit të tij në Venedik, ai shkroi poema të gjata për rrethimin e Qipros dhe elegji për stradiotë të tjerë arbër që dhanë jetën në këto luftime. Fama e tij në Venedik ishte kaq e madhe, sa për të u thurrën edhe legjenda.[8]

blank

Motivet shtegtuese dhe të përbashkëta të këtyre dy autorëve, që shprehin dhe lartësojnë qëndresën arbëre kundër osmanëve, përvijohen te revokimi i së kaluarës heroike të etnosit të tyre. Poezia “Madhështia e Njerëzve” nga Budi, reflekton revokimin e së shkuarës së lavdishme të arbërve, duke përcaktuar qartë jo vetëm të shkuarën e tyre të afërt, konfliktin me otomanët, por edhe një të shkuar të largët – që nga koha e Ilirisë dhe e Bizantit.

Ku janë ata perandorë

gjithë shekulli nalcuom,

në krye me një kunorë

gurëshi cë paçëmuom?[9]

Në këtë kuptim, duket se Budi i paraprin letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare, kur bën pjesë të ligjërimit të tij poetik faktin historik të prejardhjes së perandorëve të Romës e të Bizantit me origjinë ilire që dy shekuj më vonë do përmendej në pothuajse të gjitha shkrimet e veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare. Edhe poeti e luftëtari stradiot, Manoli Blessi bën të njëjtën gjë, kur evokon të shkuarën e largët më shumë se njëshekullore. Por ai nuk ka ndërgjegjen e kultivuar historike të Budit për të përmendur perandorët e Romës dhe Bizantit. Manoli Blessi reflekton një ndërgjegje historike, që është ndërgjegjja e etnosit të tij arbër në Greqi, kur përmend kapedanët stradiotë të rreth 70 vjetëve më parë:

Ku është tanimë Kelmendi madhështor,

Kapedan i ushtrisë

Dhe ai Gërbeshi burrëror,

që i bëri turqit me dridhë,

Bashkë me Janin e Fraskiasë,

Plote me shpirt e fshehtësi…

O të varfër stratiotë[10]

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme nga pikëpamja historike është se të gjithë emrat e individëve dhe të disa fshatrave janë nga zona e Navpaktos. Po kështu, është interesant fakti se në vitin 1561, Blessi kujton Petro Buan, kapedanin e famshëm stradiot, i cili kishte vdekur rreth 70 vjet më parë. Në të njëjtën kohë të dy veprat kanë në themel të tyre evidentimin e një patriotizmi humanist që së pari ishte përcaktuar nga filozofi fiorentin i brezit të dytë osë të tretë të Humanistëve, Niccolò Machiavelli dhe që i referohet perceptimit të simbolit të shtepisë me konceptin e Patria, si vendlindje dhe vend i i origjinës që ia vlen të derdhësh gjakun dhe të vdesësh[11].

Motivi tjetër shtegtues në krijimtarinë e këtyre dy autorëve arbër është ai i keqardhjes për fatin e trishtë që ka ndjekur kapedanët e etnosit arbër. Kështu tek Budi kemi vargjet:

Gjithë mortja i rrëzoi,

sikur i pret me shpatë,

për të ri s’i shikoi,

as të vobegë,as të begatë.[12]

Duket se koha dhe vdekja ka mbizotëruar mbi fatin njerëzor dhe politik të Arbërit, gjë që e shqetëson Budin dhe që vjen në poezi si një refektim i drejtpërdrejtë i Arbërisë së asaj kohe. Pothuajse njëlloj ndihet ky motiv për fatin njerëzor e politik të arbëreve dhe kapedanëve të tyre në vargjet e Blessit:

Dhe hymë në dimër;

Do rikthehemi në verë

Me këtë shoqëri kaq të mirë

Të kalorësve e ushtarëve,

Trima dhe luftëtarë të zotë,

Siç bënin dhe më të vjetrit tanë,

O të varfër stratiotë…[13]

Fushatat e vazhdueshme ushtarake i kishin lodhur dhe dërrmuar forcat arbëre, që shërbenin në pothuajse të gjitha oborret e Europës Perëndimore si mercenarë. Blessi shpërthen me vargun “O të varfër stratiotë”, që përsëritet pas çdo gjashtë rreshtash. Ky refren pasqyron gjendjen shpirtërore të arbërve pa atdhe, ndryshe nga momentet, kur kishin luftuar në Navpakto që tashmë kishte rënë në duart e osmanëve.

Motivi tjetër shtegtues në krijimtarinë e këtyre dy autorëve vjen në aspektin e vargëzimit dhe sigurisht përfaqëson një lëndë të hershme folklorike, që ka ushqyer shpirtërisht gjithandej etnosin arbër. Vargu i përdorur në të dy poezitë është tetërrokësh, i përpunuar me rimë në rastin e Budit dhe ai trokaik pa rimë në rastin e Blessit. Vargu tetërrokësh është më i përdorur, jo vetëm në poezinë tonë gojore, por dhe në atë të shkruar. Ai është vargu më i preferuar pasi është më i manovrueshmi e i përshtatshëm për tema të ndryshme. Për emocione nga më të larmishmet mes të tjerash dhe për epikën, lirikën e dramatikën bashkë. Me tetërrokëshin mund të kërcehet, të këndohet, të tregohet një ngjarje epike dhe muzikaliteti i saj të mos bjerë në monotoni.[14]

Kjo mbetet pasuria e tij e brendshme dhe e larmishme dhe besojmë se kjo është arsyeja që Molina alias Blessi e ka zgjedhur për të ilustruar “Rrethimin e Qipros”. Gjithsesi, varianti i përpunuar i vargjeve të Budit, dëshmon për ekzistencën e një tradite vjeshërimi në qarkun letrar ku ai krijoi, pavarësisht burimeve të pakta dokumentare që na kanë ardhur në ditët tona. Kuptimplotë është fakti që Pjetër Budi në një sasi kaq të madhe vjershash me tema të ndryshme i përmbahet vetëm një mase metrike; kjo tregon se që në kohët e vjetra gjuha jonë gjente shprehje të natyrshme  e të lehtë në tetërrokëshin; leximi dhe recitimi i tij , sic e shohim edhe sot , dilte q;atëherë i rrjedhshëm.[15]

Në rastin e Antonio Molinos alias Blessit  poezia vjen si një traditë e mirëformuar es tilit të tij por mund të jetë dhe një reflektim i drejtpërdrejtë i folklorit dhe i rapsodive popullore të arbërëve të Greqisë. Poezitë tradicionale të kolonive shqiptare të Italisë dhe më të hershmet të kolonive të Greqisë janë gjithashtu pa rimë; madje mungesa e rimës është treguesi kryesor i hershmërisë së tyre dhe i origjinës së tyre të njëmendë popullore. Pa rimë, pa strofa, – thotë De Gracia, – në lidhje me përmbledhjen e tij me këngë popullore tradicionale italo-shqiptare-siç është zakon edhe në ditët e sotme edhe ndër shqiptarët më të thjeshtë, por përherë me vargje tetërrokësh të lirë, të përzier me ndonjë shtatërrokësh dhe gjashtërrokësh – që të gjithë, të marrë së bashku, krijojnë një harmoni të këndshme, por monotone.[16]

Fati i përbashkët historik, që u korrespondoi sërish popullsive arbëre në konfliktin e tyre për jetë a vdekje me osmanët, rinxori në skenë motivet, tematikat dhe mënyrat e perfomancës së folklorit të pasur në jetën shpirtërore të etnosit arbër. Kur tradita e shkrimit dhe e vjershërimit vinte më e konsoliduar, siç ishte rasti i krijimtarisë së Budit, etnosi arbër e gjeti shprehinë në gjuhën shqipe me alfabet latin. Ekzistenca e një treve me një besim të vetëm edhe një vend si Shqipëria mesjetare ku ka munguar gjithmonë bashkimi shtetëror, një besim ky që nuk mund të mos ketë ushtruar një ndikim koncentrues edhe në kulturë dhe gjuhën vernakulare. Një nga këto treva ka qenë dhe Shqipëria katolike, e cila deri tre shekuj më parë shtrihej edhe më në veri (Kuçi), kurse nga Jugu arrinte deri në Shkumbin. Në këtë zonë të hapët, kjo njësi fetare e pandërprerë prej shekujsh të tërë, duhet të ketë qenë ajo që ndihmoi në një shkallë më të gjerë formimin dhe zhvillimin e një kulture të qendrueshme arbëre me alfabet latin.[17] Fakti e tregon se popullsitë arbëre kanë qenë shumë elastike përsa u përket identiteteve të tyre që përfitonin në mesjetë. Kështu, Antonio Molina alias Blessi lëviz lehtë nga një kulturë bizantine, të marrë në Navpakto drejt një kulture perëndimore që e përfton në Venecia, duke krijuar në dialektin graeko/gregescho, por me motive të rëndësishme nga historia dhe identiteti i vet etnik. Evidentimi i teksteve të vjetra të popullisë arbëre të Greqisë mund të na çojë në supriza të këndshme të identitetit kulturor të popullatës arbëre në rajon, të ngjashmërive si dhe të veçantive të tyre me kulturën mesjetare arbëre në tërësi.

[1]Shih përmëtepër Milan Shuflai, SerbëtdheShqiptarët, Toena, 2006.

[2]Shih përmëtepër Fan Noli, George Castrioti Scanderbeg, Boston, Mars 1947.

[3]Grekeo/ gregeschoështënjëgjuhëhibrideqëimitontedialektindemotikigrek, dialektet e foluranëAdriatikunLindordhenëshprehje vulgare lokaleveneciane, e përzierkryesishtngaemigrantëtstratiotënëgadishullinApenin.

[4]Fjalorienciklopedik.ZëriPjetër Budi, Akademia e ShkencavesëShqipërisë, Tiranë, 2008.

[5] Nada Zečević. Restoration, Reconstruction and Union: memories of home in the stratiot poetry of Antonio Molino. Radovi – Zavodzahrvatskupovijest Vol. 51, br. 1, Zagreb 2019, f. 165

[6] Nada Zečević. Restoration, Reconstruction and Union: memories of home in the stratiot poetry of Antonio Molino. Radovi – Zavodzahrvatskupovijest Vol. 51, br. 1, Zagreb 2019, f.165

[7]ΝΙΚΟΛΑΟΣ Μ. ΠΑΝΑΓΙΩΤΑΚΗΣ.Ο ΑΝΤΟΝΙΟ MOLINO ΣΤΗΝ ΚΕΡΚΥΡΑ ‘ ΣΤΗΝ ΚΡΗΤΗ ΚΑΙ ΣΤΗ ΒΕΝΕΤΙΑ.f.269.; C. Ν. Sathas, VII-VIII, f. 400 (ZorziBlessistratioto) (1545); L. Coutelle, vep. ecituar., f. 17-19.  IdentitetiiMolinës me Blessinishtevërtetuarherët. Α. Einstein, Greghesca,.,f. 19-21 dhe  Ρ. Fabbri, , f. 183-185, kushënohetdhebibliografiamë e vjetër.

[8]Pjetër Budi. Madhështia e njerëzve.

[9]Pjetër Budi. Madhështia e njerëzve

[10]AristidhKolia, Prejardhjadheorigjina e arvanitasve, Toena:Tiranë, 2011, fq 217

[11] Nada Zečević. Restoration, Reconstruction and Union: memories of home in the stratiot poetry of Antonio Molino. Radovi – Zavodzahrvatskupovijest Vol. 51, br. 1, Zagreb 2019, f.166;

[12]Pjetër Budi. Madhështia e njerëzve.

[13]AristidhKolia, Prejardhjadheorigjina e arvanitasve, Toena:Tiranë, 2011,fq 217.

[14]GjergjZheji, Bazat e vargëzimitshqiptar, Rilindja, Prishtinë, 1990,fq

[15] Henrik Lacaj. StudimeFilologjike, InstitutiiHistorisëdheGjuhësisë, nr 4, Tiranë, 1966, f.152

[16] Gaetano Petrota, Populli, gjuhadheletërsiashqiptare, Tiranë:2008, Almera, fq 178

[17]EqeremÇabej. At Giuseppe (Zef) Valentini, M Sciambrra-I.Parrino, Papa Kalisti III, SkënderbeudheKryqëzata (1455-1458), Plejad, Tiranë, 2009.

blank

MBRËMJA PAS SHIUT – Poezi nga VEHBI SKËNDERI

Sonte, pas shiut, mbrëmja erdhi më herët,
E freskët dhe e mugët.
Po mua më pëlqen ky tis i errët,
Që fsheh nën hije rrugët.

Dhe më kënaq kjo heshtje diskrete,
Ku erë e shiut përzihet kripë e jod!
E posi pleqtë deti flet me vete
Dhe cicëron, si harabelët, kot.

Më deh ky fllad që dheu përhap në prill,
Që nga çdo pemë e nga çdo shkurre fryn.
Dhe ndoshta një dëshirë apo një trill,
As vetë nuk e di nga po më shtyn.

Dhe teksa hyj me bulkthit në kuvend
E ndiej gjithë pëshpëritjet e valëve dhe kaçubeve,
Është e para herë që u flas me emrin tënd
Gjithë xixave të qiellit e të rrugëve!

(Nga libri “Bëjmë sikur” 1995)

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend