VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përsëri së bashku për të mësuar gjuhën amtare shqipe – Nga NEXHMIJE MEHMETAJ

By | October 9, 2018
blank

Komentet

blank

“Komuniteti shqiptar me banim në vendin tuaj, urë të fuqishme për miqësinë”, Meta uron homologun zviceran për Festën Kombëtare

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar urimeve me rastin e festës Kombëtare të Zvicrës. Përmes një mesazhi drejtuar homologut të tij, Guy Parmelin, kreu i shtetit thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Meta vlerësoi faktin se Zvicra i ka dhënë mbështetje në vijimësi Shqipërisë dhe shqiptarëve, si nëpërmjet donacioneve, asistencës teknike, programeve zhvillimore, ashtu edhe nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta.

MESAZHI I METËS
🇦🇱🤝🇨🇭 I nderuar President, Sh.T.Z Guy Parmelin,

Me rastin e Ditës së Themelimit të Konfederatës Zvicerane, më lejoni, që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të mira e të sinqerta për Ju dhe të gjithë qytetarët e Zvicrës.

Jam shumë i kënaqur të konstatoj nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë, të cilat veçanërisht vitet e fundit, janë zhvilluar qëndrueshëm, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik e kulturor dhe njëkohësisht të shpreh besimin se ecuria e këtyre marrëdhënieve do të jetë edhe më e suksesshme në të ardhmen.

Dëshiroj të shpreh sërish mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e vyer, që Zvicra i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë dhe shqiptarëve, si nëpërmjet donacioneve, asistencës teknike, programeve zhvillimore, ashtu edhe nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta, që kanë ndikuar në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit, në procesin e decentralizimit dhe rritjen e kapaciteteve lokale, por sidomos në zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit profesional.
Vlerësoj, me këtë rast, rolin e komunitetit shqiptar me banim në vendin Tuaj, i cili përbën një urë të fuqishme dhe të qëndrueshme në miqësinë dhe në të gjitha aspektet e bashkëpunimit dypalësh, si dhe shpreh mirënjohjen për mikpritjen dhe mundësitë, që Zvicra i ka krijuar këtij komuniteti për t’u integruar e njëkohësisht për të kontribuar për zhvillimin dhe përparimin e vendit Tuaj.
Me urimet më të mira për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Zvicrës dhe qytetarëve të saj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

blank

Valon Behrami: Kampionati i ardhshëm do të jetë i fundit i karrierës sime

VOAL- Valon Behrami do ta mbyllë karrierën e tij aty ku filloi. 36-vjeçari nga Ticino, një ish lojtar i përfaqësueses zvicerane, njoftoi në një intervistë me Secolo XIX se ky do të jetë sezoni i tij i fundit i futbollit profesionist. Dhe ai do ta bëjë këtë saktësisht me fanellën e Gjenovës, i cili ishte klubi i parë, vitin tashmë të largët 2003, për t’i ofruar atij një kontratë profesionale pas përvojave të Ticinos – me Stabio, Chiasso dhe Lugano. “Kur biseduam për rinovimin, unë bëra sikur nuk ishte një çmim, një gjest i dashurisë – tha Behrami – unë doja që të gjithë të bien dakord duke besuar se unë ende mund të jem i dobishëm për këtë ekip. Vetëm në këtë mënyrë unë pranova të mbyllja karrierën time me një kampionat të fundit këtu në Gjenova, aty ku filloi gjithçka.”

Pas përvojës së parë me Grifone, shqiptaro-zvicerani u transferuan në Verona dhe më pas luajti me Lazio, West Ham, Fiorentina, Napoli (duke fituar një Kupë të Italisë më 2014), Hamburg, Watford, Udinese, Sion dhe, më në fund, u kthye në Gjenova gjithnjë në skuadra rossoblù në vitin 2020. Në ekipin kombëtar Behrami bëri 83 paraqitje midis 2005 dhe 2018, duke marrë pjesë në 4 Kampionate Botërore dhe 2 Evropianë. rsi-eb

blank

Përfaqësues të LAPSH « Naim Frashëri » në Zvicër u pritën nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në Prishtinë

voal.ch – Më 19.07.’21 në Prishtinë u zhvillua një takim pune, në të cilën morën pjesë përfaqësues të LAPSH « NaimFrashëri » nga Zvicra, z. Nexhat Maloku, kryetar, z. Merita Azemi, sekretare z. Gafur Asani, arkëtar dhe mësuesja NexhmijeMehmetaj, të cilët u pritën nga përfaqësuesit e MPJD, z. Maliqe Hashani, z. Ymer Avdiu, z. MuhamtIdrizi, z. Barbana Sekiraça-Dobra dhe z. Anel Bajra.

Në këtë takim pune u diskutuan çështje të ndryshme që kishin të bëjnë me përfundimin e vitit shkollor, përgatitjet për vitin e ardhshëm shkollor si dhe aspekte të institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Përfaqësuesit e LAPSH-së paraqitën punën e bërë gjatë kësaj periudhe të vështirë shkaku i pandemisë si dhe shtruan kërkesat për një organizim institucional të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Përfaqësuesit e MPJD-së shprehën mirënjohjen për punën e vazhdueshme që po bëjnë mësueset e mësuesit e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër dhe shprehën përkushtimin e MPJD-së për të mbështetur këtë çështje shumë të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër.

Takimi u mbyll me zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen për një organizim më të suksesshëm të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Prishtinë, 19.07. 2021 Nexhmije Mehmetaj

blank

Aeroporti mbushet me mërgimtarë, 50 aeroplanë vetëm sot drejt Prishtinës

Ardhjet e diasporës shqiptare në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” tashmë kanë filluar.

Vetëm gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se do të aterojnë rreth 50 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës me mërgimtarë tanë, ndërsa 20 fluturime të tjera planifikohen të zbresin deri të shtunën në ora 09:00

Muajt e verës tashmë po sjellin mërgimtarët në vendlindje. Mijëra udhëtarë kanë ardhur vetëm këto ditë e para të muajit korrik.

Nga ana tjetër, ardhjet e shumta janë edhe me automjete, por këtë vit, shumë prej tyre po e shfrytëzojnë Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, shkruan tutje albinfo.ch.

Kompania e njohur e fluturime, Chair, ka fluturime çdo ditë drejt Prishtinës.

Aeroplanët e kësaj kompanie po zbarkojnë mërgimtarë të shumtë nga shteti i Zvicrës në Kosovë. Vlen të theksohet se shteti zviceran dhe ai gjerman prijnë me ardhjet e mërgimtarëve.

Pothujase të gjitha kompanitë kanë shtuar dukshëm linjat ajrore për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për të udhëtuar drejt Kosovës.

Kujtojmë se në vitin e kaluar pandemik shumë mërgimtarë hezituan të vijnë në Kosovë për shkak të Covid.

blank

BISHZ-FONDI PËR TË NDIHMUAR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI

BISHZ-FONDI PËR TË NDIHMUAR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI

Ka një kërkes për të ndihmuar botimin e Jetëshkrimit  të artistit të mirënjohur BEKIM FEHMIU –ODISEU I KOSOVËS, 700- faqe dhe 300 fotografi nga autori Fahri Musliu. Për të botuar 500 libra kushton 12.700 Euro. Autori ka siguruar 6000 Euro dhe i mungojn  6700 Euro. Bekim fehmiu për atë që i ka shënë artit pamor në rolet e luajtuara sidomos  në Filmin në vazhdime  ODISEU po edhe filma tjerë artistik rradhitet në artistet me famë botërore, andaj dalja në dritë e Jetëshkrimit  për artistin tonë kombëtar e ndërkombëtarë meriton të përkrahet dhe ndihmohet një projekt i kësaj natyre që është vëlerë e trashëgimisë kulturore jo vetem kombëtare por edhe më gjërë.

blank

blank

blank

Pas suksesit në “Eurovision”, Gjon’s Tears rikthehet me një koncert në Shqipëri, zbulohen detajet

Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë.

Vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit eruopian ai udhëtoi drejt Tiranës.

Gjatë intervistës Gjoni tregoi se tashmë karriera e tij do të vazhdojë në Paris dhe se do të përgatisë disa albume të reja

Ai tha se nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij dhe se spektaklet shqiptare janë ato që i kanë dhënë më shumë famë.

“Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë ‘Albanians Got Talent” dhe ‘The Voice Kids” kur këndova këngën time ‘Babi’. Dua tu them të gjithë atyre që kanë plane në muzikë që të punojnë sa më shumë, të kenë besim tek vetja”, u shpreh Muharremaj.

Së fundmi, artisti shqiptar ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”, ku është pyetur nëse do të mbajë koncert në Shqipëri dhe përgjigjja e tij ishte pozitive ku ndau dhe disa detaje. Ai rrëfyeu se data e mbajtjes së eventit do të jetë më 31 korrik.

“Yep, the @zafestival, 31.07 2021”, i është përgjigjur ai.

blank

Shifra gati perfekte të një kapiteni, u zgjodh njeriu i ndeshjes, Granit Xhaka mungesa e madhe ndaj Spanjës

Zvicra pati një mbrëmje magjike ndaj Francës, duke e eliminuar me penallti nga Euro 2020, por në raundin tjetër do t’i mungojë kapiteni dhe lideri i padiskutueshëm, Granit Xhaka, që me kartonin e verdhë humbi mundësinë të luajë ndaj Spanjës në çerekfinale.

Sigurisht, kjo ndeshje nuk do të shihet po njësoj nga shqiptarët, edhe pse në fushë do të kemi me siguri një përfaqësues si Xherdan Shaqiri. Xhaka u zgjodh më i miri i ndeshjes kundër Francës, edhe pse plotësoi numrin e kartonëve të verdhë për t’u pezulluar ndeshjen e radhës.

92% e pasimeve të Xhakës ishin të sakta, 8 topa të gjatë të gjithë në destinacion, 5 rikuperime topi, 3 mundësi goli të krijuara prej tij, 2 spastrime zone dhe qershia mbi tortë asisti për golin e tretë dhe të barazimit. Shifra që flasin se Granit Xhaka e meritoi të ishte ylli i ndeshjes, duke sfumuar Benzema dhe lënë totalisht në hije Mbappe.

Fatkeqësisht, Xhaka nuk do të ketë mundësi të ndihmojë ekipin në çerekfinale ndaj Spanjës, por do t’i karikojë shokët nga tribuna. Dhe nëse ndodh një tjetër mrekulli, kapiteni do ta udhëheqë Zvicrën në gjysmëfinale.

blank

Me performancën fantastike, Xhaka “detyron” kritikët t’i bëjnë flokët si ai

Granit Xhaka dhuroi një nga performancat më të mira në karrierë. Ai udhëhoqi Zvicrën drejt histories, duke e kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian. “Helvetikët” mposhtën favoritin kryesor dhe kampionin aktual të botës, Francën pas ekzekutimit të penalltive, teksa rezultati pas 120 minutave ishte 3:3.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ua mbylli gojën kritikëve me një paraqitje mbresëlënëse dhe me një lidership, duke motivuar bashkëlojtarët gjatë gjithë kohës, shkruan Gazeta Express.

Zëvendëskryeredaktori i gazetës së madhe zvicerane, Blick, Andreas Boni kishte qenë një nga kritikuesit më të mëdhenj të Xhakës. Pas barazimit me Uellsin në xhiron e pare të fazes së grupeve, Boni doli me një artikull në Blick, duke kritikuar ashpër Xhakën me shokë.

“Kjo gjeneratë lojtarësh është larguar nga baza, nga njerëzit e zakonshëm. Ajo tregon një sjellje që nuk mund të kuptohet nga tifozët normalë ose njerëzit në rrugë. Është për të ardhur keq, sepse kjo largësi, thjesht nuk përshtatet me Zvicrën. Dhe lojtarët, ata tani kanë vetëm një shans për të bindur njerëzit në Zvicër. Duke e lënë performancën të flasë vetë në fushë. Dhe së pari duhet të arrijnë qëllimin minimal, të kalojnë grupet në Euro 2020. Sepse atë që lojtarët nuk e kanë kuptuar ende: Nëse ata kanë performuar mirë dhe kanë arritur një gjysmë finale, për shembull, ata mund të vrapojnë të zhveshur rreth Bundesplatz në Bern pa u ndëshkuar dhe njerëzit do të duartrokasin. Por pas një barazimi 1-1 kundër Uellsit, veprimet si sjellja e një floktari janë vetëm një gjë: e turpshme” – kishte shkruar Boni.

Por, pas një performance spektakolare, Xhaka ka bërë për vete edhe gazetarin e njohur zvicrean, Andreas Boni.

Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, tregoi se ka ngjyrosur flokët me ngjyrë të bardhë, njëjtë sikur Granit Xhaka, të cilin e kishte kritikuar për këtë gjë.

blank

blank

Zvicër – Kontributi tridhjetë vjeçar i mësueses Nexhmije Mehmetaj në mësimdhënie të gjuhës amtare

NË PRAG TË PËRFUNDIMIT TË VITIT SHKOLLOR TË MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE

 

Ditën e shtunë, data 12 qershor, ora 15:00, në Delemont, në prag të përfundimit të vitit shkollor të mësimit plotësues të gjuhës shqipe u mbajt mbledhja e prindërve nën drejtimin e z. Naser Ramabaja, kryetar, LAPSH në Jura.

Nën kujdesin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Jura viti shkollor 2020-2021 është i 28 vit i mësimdhënies së gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, nga mësuesja Nexhmije Mehmetaj. Çaste solemne dhe mallëngjyese.

Rreth 80 fëmijë duke ligjëruar në gjuhën e bukur të atdheut tonë të dashur. Fëmijë që kanë lindur në mërgim dhe janë çdo ditë nën ndikimin e kulturës dhe gjuhës së vendit ku prindërit e tyre kanë mërguar.

Deri më tani, forma më e suksesshme e ruajtjes dhe zhvillimit dhe e afirmimit të gjuhës e kulturës së origjinës është shkolla plotësuese në gjuhën amtare.

Këta nxënës çdo të mërkurë, apo ditëve tjera pas mësimit të përditshëm, në vend të pushimit zgjodhën të vijnë në shkollë e të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë gjuhën shqipe, historinë dhe gjeografinë e vendit tonë si një domosdoshmëri për rrënjët e identitetit kombëtar dhe dygjuhësinë.

Pjesa tjetër e nxënëseve nuk kanë vijuar mësimin shqip për arsye të ndryshme, ku më kryesorja është moskujdesi i prindërve.

Në mes emocionesh Nexhmije Mehmetaj midis të tjerave tha: “Afërsisht pas tre dekadash në Mësimin shqip unë ndihem e privilegjuar qe punova në këtë institucion kaq të respektuar. Ky kuadër më dha mundësinë e vetme në Zvicër të ushtroj profesionin tim dhe të ndihmoj fëmijët për të krijuar një identitet dy kulturor e dy gjuhësor. Andaj dua të them se për mua ka qenë një nder, nëse kam ndihmuar sado pak në këtë përpjekje.  Ky është viti i fundit për mua në mësimdhënien shqipe, unë dal në pension për të ndjekur pasione të tjera në jetën time. Nuk e mohoj që me këtë rast gëzimi dhe dhimbja janë bërë njësh në shpirtin tim.”

Naser Ramabaja, në emër të LAPSH-ës e përgëzoi mësuesen e palodhur Nexhmije Mehmetajn për rezultatet duke e vlerësuar me Mirënjohje me këtë përmbajtje: “Për veprimtarinë në Shkollën Shqipe prof. Nexhmije Mehmetaj, kontribuoi më se 30 vite gjeneratave, në cilësinë e profesoreshës dhe themelueses së Shkollës Shqipe në kantonin Jura të Zvicrës. Me angazhimin e saj në lëmin arsimor, pedagogjik të gjuhës amtare shqipe, me sukses arriti në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave të interesit nacional shqiptar, konkretisht në aspektin gjuhësor, kulturor, historik e gjeografik të origjinës së fëmijëve tanë të lindur dhe rritur larg atdheut”.

Duke e marrë Mirënjohjen Nexhmije Mehmetaj vuri në dukje se ” Komuniteti shqiptar u është mirënjohës autoriteteve zvicerane të kantonit Jura për mundësinë që na dhanë që mësimin e gjuhës amtare ta mbajmë në shkollë, duke na afruar klasat falas.” “Unë i falënderoj të gjithë prindërit, nënvizoi Nexhmije Mehmetaj,  “që vlerësuan shkollimin shqip dhe u përpoqën për fëmijët e tyre për të përvetësuar gjuhën amtare, për të shkruar dhe lexuar shqip. Gjatë kësaj periudhe kam përjetuar shumë ngjarje të mira, por, nuk e mohoj shqetësimin që më ka prekur në zemër, kur prindërit shqiptarë pa ndonjë arsye nuk i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe. Jam e kënqur që për vitin e ri shkollor 2021-2022, kemi krijuar mundësinë për të vazhduar mësimi plotësues shqip, duke bartur kompetencat tek mësuesi i ardhshëm z. Naser Ramabaja, të cilit i urojmë punë të mbarë dhe suksese në rrugën e shkollës shqipe. Gjuha shqipe është tipar themelor i kombit shqiptar duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim. Prej vitesh unë dhe arsimtarët tjerë shqiptarë jashtë atdheut u munduam që errësirën për mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e mërgimtarëve nga mosinteresimi i shtetit tonë, ta shpërndajmë vetë. Sot jemi të zhgënjyer nga mos interesimi i shtetit të Kosovës, që puna jonë nuk vlerësohet dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe nuk institucionalizohet.”, përfundoi mësuesja veterane Nexhmije Mehmetaj.

Voal.ch nga ana e vet i uron mësueses të nderuar Nexhmije Mehmetaj jetë të gjatë, që ta gëzojë pensionin me familjen e saj të nderuar, duke qenë të bindur se Nexhmije Mehmetaj nuk heq dorë nga kontributi i saj në fushën e mësimdhënies të gjuhës amtare, duke shpresuar gjithashtu se shteti i Kosovës do t’i kthejë sytë nga diaspora duke mos harruar kurrë diasporën pa të cilën Kosova nuk do të ishte kurrë sikur është sot!/voal.ch

 

blank

blank

Fondation de l’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)  

 

Composée de journalistes professionnels actifs et reconnus dans les médias albanais et occidentaux, totalement indépendants de la politique et des affaires, l’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD) a été fondée le 6 juin 2021 lors d’une visioconférence.

Les participants à cette réunion, qui s’est tenue à distance en raison de la pandémie de Covid-19, ont souligné l’importance historique de la création de cette institution journalistique albanaise à caractère professionnel en Occident.

 

Dans un contexte où les médias en Albanie et dans d’autres régions albanophones sont de plus en plus contrôlés et dirigés par des oligarques médiatiques et des politiques, il est plus que jamais nécessaire, pour la diaspora en Occident, de faire émerger et prospérer ce modèle de journalisme qui fait tant défaut dans le paysage médiatique de notre pays.

L’UJPAD s’attelle ainsi à défendre et à promouvoir la vérité, les vraies informations, la liberté d’expression, la liberté de pensée, la démocratie dans toute l’Albanie et au-delà.

Organigramme de l’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)  

Ont été élus : – Shenida Bilalli : présidente de l’UJPAD – Artan Kutra : vice-président – Alba Kepi : secrétaire générale – Rafaela Prifti : porte-parole.

 

L’UJPAD est ouverte à l’adhésion d’autres journalistes professionnels albanais de notre diaspora en Occident et à la collaboration avec des personnalités et des intellectuels albanais – de tous les domaines – qui exercent leurs activités dans les pays occidentaux.

 

Le groupe initiateur pour la création de l’association était composé de :

– Shenida Bilalli, journaliste, réalisatrice, éditrice en Croatie

– Elida Buçpapaj, éditrice en Suisse

– Skënder Buçpapaj, éditeur en Suisse

– Alba Kepi, journaliste à Rome.

 

Étaient présents lors de la première assemblée :

 

– Rafaela Prifti, rédactrice en anglais à Dielli, aux États-Unis

– Arben Kallamata, écrivain et journaliste au Canada

– Taulant Dedja, éditeur au Canada

– Adriatik Riza Dosti, journaliste aux États-Unis

– Robert Papa, journaliste basé à New York, aux États-Unis

– Artan Kutra, journaliste à Radio France Internationale, à Paris

– Ardian Murraj, journaliste aux États-Unis.

 

L’assemblée fondatrice était organisée et présidée par Mme Shenida Bilalli. Mme Elida Buçpapaj a tenu le procès-verbal ; les deux vérificateurs étaient M. Taulant Dedja et M. Ardian Murraj.

 

Pendant cette première assemblée, ont été approuvés :

– l’ordre du jour

– le but de la création de l’association

– le nom de l’association

– la décision de création de l’association

– la décision d’approbation du statut de l’association

– la décision de création du sceau de l’association

– les propositions et approbations des représentants des instances principales de l’association.

 

Ont été élus, au cours de cette première assemblée, le président, le vice-président, le secrétaire général, les membres du conseil et le porte-parole de l’association :

– Présidente : Shenide Bilalli

– Vice-président : Artan Kutra

– Secrétaire générale : Alba Képi

– Porte-parole : Rafaela Prifti

– Membres du conseil d’administration : Shenida Bilalli, Elida Buçpapaj, Arben Kallamata, Jeta Dedja, Robert Papa.

– Membres du conseil : Tulant Dedja, Ardian Murraj, Adriatik Riza Dosti

– Président d’honneur : Skënder Buçpapaj

– Trésorier : Kujtim Morina

Désignation de la personne habilitée à représenter le président ou, en cas d’impossibilité, le vice-président.

 

Lors de cette réunion, décision a été prise de lancer la procédure d’inscription au registre des associations de Croatie.

Le projet et les statuts ont été présentés par Shenida Bilalli et approuvés par tous les membres présents.

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora est une organisation non gouvernementale à but non lucratif et à échelle mondiale qui, dans son programme, vise à améliorer le statut social des journalistes et leurs droits :

– Protection des intérêts professionnels, de l’éthique et de la liberté d’expression

– Promotion des droits constitutionnels du grand public à être informé sur toute l’actualité et garantie de la liberté d’expression, d’opinion et d’accès à tous les médias

– Préservation de la réputation et la dignité de la profession de journaliste

– protection des journalistes de l’arbitraire des éditeurs et des propriétaires de médias

– Protection matérielle et sociale des journalistes

– Protection et préservation de la culture et des traditions dans l’État où ils vivent.

 

Conformément à ses objectifs, l’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD) œuvre dans le domaine de la culture démocratique et de la politique démocratique.

Nous portons une grande attention sur l’information publique, les médias, la protection des droits de l’homme et le droit d’associations professionnelles.

 

L’UJPAD a également pour objectifs de :

– augmenter le nombre des membres de notre association ; – de collaborer avec d’autres associations de journalistes de la diaspora d’Albanie, du Kosovo et de la Macédoine du Nord ; – de dialoguer avec les gouvernements de ces pays.

 

L’UJPAD promeut aussi la collaboration avec d’autres associations de professionnels et scientifiques non gouvernementaux qui travaillent pour le développement de l’information et pour la protection du public contre les fausses informations à l’intérieur et à l’extérieur de ces pays.

– Conseiller sur la recherche d’une aide juridictionnelle et lutter constamment contre les violations des droits des journalistes, en protégeant les aspects professionnels et matériels, ainsi que la réputation des journalistes.

– Rechercher et mettre à disposition des fonds pour l’assistance sociale.

– Demander et exiger que les journalistes professionnels diplômés aient la possibilité d’être employés par les médias en Albanie ou dans les autres pays où ils vivent.

– Organiser et soutenir la formation professionnelle des jeunes journalistes, ainsi que les rencontres avec des professionnels des médias et des scientifiques.

Pour la réalisation de leurs missions professionnelles, les journalistes doivent être protégés par le statut de journaliste et la convention collective qui les lie à leur employeur.

Après avoir échangé sur les objectifs de l’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD), la réunion a conclu qu’il est justifié et nécessaire de lancer la création d’une association, qui aura le statut d’une personne morale et juridique et qui opérera auprès de toute la diaspora, ainsi qu’en Albanie, au Kosovo et en Macédoine du Nord.

blank

Xhaka është gati për “Euro 2020”

Zvicra i ka nisur në mënyrën më të mirë përgatitjet për Kampionatin Evropian.

Me shqiptarët në formacion, të enjten Zvicra arriti që ta mposhtë 7-0 Lihtenshtajnin, duke treguar se janë gati për “Euro 2020”.

“Përgatitjet shkuan mirë, ka mbetur edhe një javë (për Euro 2020)”, shkroi Xhaka në rrjetet sociale.

Xhaka luajti 45 minuta në këtë miqësore, u inkuadrua në pjesën e dytë. Derisa Shaqiri dhe Mehmeti 45 minuta të pjesës së parë.

Zvicra gjendet në Grupin A me Italinë, Uellsin dhe Turqinë.

Ndeshjen e parë, Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi me shokë do ta luajnë me 12 qershor kundër Uellsit. /Gazeta Express/

blank

Asimilimi i dhunshëm dhe asimilimi “vullnetar” apo modern i Mërgatës Shqiptare? – Nga Gëzim KASUMAJ, Zvicër

Ku është dallimi?

Në historinë e shqiptarëve kemi pasur dhe kemi këto dy lloje asimilimesh, për fatin tonë të keq.

Asimilimi i dhunshëm!

 

Asimilimi i dhunshëm ndodhur gjatë pushtimeve të ndryshme të etnisë shqiptare në kohë dhe regjione të ndryshme të etnikumit tonë; sot me të madhe dhe me presione të ndryshme shtetërore dhe institucionale, ky asimilim ndodhë në: Greqi, me emigrantët shqiptarë të pas viteve të 90-ta, sikurse edhe në vazhdimësi me shqiptarët-avranitasit autokton, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi si dhe në Mal të Zi. Ky asimilim ka ndodhur dhe ndodhë si rezultat i mosafrimit të qëllimshëm të infrastrukturës shkollore për shqiptarët në këto vende.

Greqia nuk do të njohë etninë shqiptare-avranitase edhe pse vet është vend “europian” dhe nga shtetet për rreth e sidomos nga Shqipëria këmbëngul vazhdimisht në njohjen e minoritetit grek, bile edhe në veri të Shqipërisë, për të cilin kërkon edhe shkollë por edhe financon vet për ta.

Të njëjtën gjë ka bërë Maqedonia (e Veriut) deri vonë edhe pse ky fenomen nuk ka përfunduar ende: Kujtojmë këtu deklaratën e kryeministrit Zaev, i cili tha: “Edhe unë jam shqiptar”!!!

Serbia ka mohuar në vazhdimësi ekzistencën shqiptare. Mjafton të kujtojmë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe presionit që i nënshtrohen ata sot, për të ikur nga vendet e veta. Këtu hyjnë edhe shqiptarët e Sanxhakut i cili është i ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të Zi dhe për pasojë terrori e gjencidi brutal, nga këto dy shtete, këta banorë i quajnë “boshnjakë”, Atyre u kanë ndërruar emra dhe identitet, edhe pse po të kthen 100 vjet prapa edhe kur shikon fotografitë e tyre dalin shqiptar me rrënjë e me degë.

Ky asimilim sistematik është provuar të bëhet edhe në Kosovë deri në Vitet e ‘70-ta.

Nuk e kanë pësuar më mirë as pjesa tjetër e shqiptarëve në Mal të Zi edhe pse ka një përparim të vogël, shumë të vogël që kur Mali i Zi u bë shtet dhe u fut në NATO.

Në Turqi është po ashtu një gjendje e mjerë, një pjesë janë turqizuar edhe pse shumë ende e mbajnë gjallë identitetin, por shteti turk sikur nuk iu ka krijuar atyre mundësi shkollimi e përmes kësaj edhe njohje të identitetit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me arbëreshët në Itali.

Kjo është pjesa e dhunshme e asimilimit, miqë, dhe këtu duhet të bëhen përpjekje nga shtetet tona që të arrihet një mundësi që këta shqiptarë në këto troje, të cilat na i kanë rrëmbyer fqinjët tanë pas largimit të Mbretërisë Otomane, apo janë larguar shqiptarë me shumicë për shkak të presionit dhe marrëveshjeve për shpërngulje të shqiptarëve, si në Turqi etj., të mund të flasin dhe të shprehen shqip pa frikë si dhe të mund të shkollohen shqip!!!

 

Asimilimi modern ose “vullnetar”!

 

Asimilimi modern ose “vullnetar” është një asimilim tjetër që i kanoset qënjes sonë kombëtare.

Shqiptarët kanë emigruar nga trojet e tyre në tërë botën, kryesisht në botën Perëndimore.

Edhe pse ka dallime nga shteti në shtet e këtu duhet përjashtuar shtetet si Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria e shtetet tjera të Lindjes që janë pjesë e Bashkimit Europian, por që nuk e stimulojnë mbajtjen e mësimit shqip. Megjithatë në shumicën e shteteve të tjera të Bashkimit Evropian, sikurse në Itali, Francë, Gjermani, Austri, Shtetet e Beneluxit, Shtetet Skandinave, apo në Zvicër, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por edhe në Amerikë, Kanada, Australi, etj, nuk bëjnë presion që shqiptarët të mos shkollohen në gjuhën e tyre, përkundrazi këto shtete stimulojnë edhe me infrastrukturë shkollore që të mësohet sa më mirë gjuha e parë, pra shqipja, në mënyrë që më lehtë të mësohet gjuha e dytë apo e tretë e vendit përkatës ku gjenden shqiptarët e emigruar.

Një qasje e tillë është e bazuar në kërkimet e shumta shkencore, të cilat janë bërë enkas për këtë çështje dhe kanë dalur në përfundimin se përvetësim-mësimi i gjuhës së parë apo gjuhës amtare është bazë për mësimin e gjuhëve të tjera dhe për rrjedhojë fëmijët do të dalin më të suksesshëm.

Po pse vazhdojmë të asimilohemi vullnetarisht në shtetet që stimulojnë prindërit dhe komunitetin shqiptar për t’i dërguar fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare?

Shqiptarët për fat të keq nuk e vlerësojnë se sa e rëndësishme është mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e tyre!

Ata duhet ti dërgojnë fëmijët në shkolla ku mësohet shqip jo për t’u mësuar që të flasin, se për t’a folur ata do ta flasin disi, sikurse për shembull e flasin shqiptarët e Turqisë, ata të Sanxhakut apo Greqisë, apo edhe të Maqedonisë së Veriut nga pjesa ku nuk ka shkolla shqipe atje.

Mërgimtarët duhet t’i dërgojnë fëmijët në shkollimin shqip që të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të kuptojnë shqip. Aty pastaj ata do të mësojnë edhe gjëra, nga kultura, arti, historia, gjeografia dhe vendi prej të cilit vijnë prindërit e tyre.

Mësimi i rregullt në shkollë-pra mësimi i të shkruarit, të lexuarit dhe të kuptuarit shqip-kjo është ideja bartëse e shkollimit të mësimit plotësues për gjuhën shqipe që këtu e 30 vjet, e organizuar, koordinuar dhe e vënë në jetë nga LIDHJA E ARSMITARËVE dhe PRINDËRVE SHQIPTARË “NAIM FRASHËRI”, shkurt LAPSH, si p.sh. në Zvicër. Fëmijët që shkojnë në këtë shkollë njohin edhe fëmijë të tjerë nga trevat e ndryshme shqiptare e që është një përparësi edhe më e madhe për ta!

Po pse nuk ndodhë kjo ashtu sikurse do të duhej të ndodhte? Arsyet janë të shumta, por injoranca është ajo që për fat të keq nuk jep mundësinë për një mendim të kualifikuar në lidhje me rëndësinë e madhe që ka mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në mërgatë. Në rrugë e qytet, shtëpi mallrash, restorant, pishinë etj., dëgjon biseda ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, të cilat biseda zhvillohen t’a zëmë gjysmë shqip dhe gjysëm gjermanisht, në këtë rast në vendet gjermanëfolëse. Formulimi i tillë i fjalive me disa fjalë nga shqipja dhe disa fjalë nga gjermanishtja, si shembull, krijon huti, dhe ç’orientim të fëmijëve parashkollor, sepse ata me këtë rast nuk dijnë të bëjnë dallimin dhe i mësojnë këto fjalë ashtu si u thuhen nga prindërit. Besojmë se e njëjta gjë ndodhë edhe me shqiptarët në vendet të cilat flasin gjuhë të tjera. Kjo shkakton dëme të pariparueshme në të mësuarit e gjuhës amtare ashtu si duhet.

Shkenca thotë se fëmijëve duhet t’u flitet vetëm në një gjuhë, fillimisht, p.sh në gjuhën e parë apo të nënës. Kur kjo gjuhë është zënë, të tjerat përvetësohen shumë më lehtë.

Po si do ta mësojnë këta  fëmijëtë pafajshëm, t’a flasin gjuhën shqipe kur prindërit e tyre për çështje konformiteti, të pavetëdijshëm apo për arsye të tjera, ua pshtjellojnë edhe më shumë duke mos e folur gjuhën si duhet me fëmijët e tyre. Kur u thuhet këtyre prindërve se këtu apo atje ka një shkollë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe se atje mund t’i dërgojnë fëmijët, atëherë pasojnë arsyetimet si: “Këta po lodhen shumë në shkollën e vendit”, “kanë me shkue në ushtrime n’futboll”, “kanë me shkue në boks e sporte tjera”- dhe për pasojë arsimimi shqip është prioriteti i fundit. Kur tematizohet me prindër çështja e të shkuarit në mësimin shqip ka edhe arsyetime si: “Nuk duan të shkojnë në shkollën e të mësuarit shqip” ose “me shku me zor nuk shkohet”, etj. Për përgjegjie në këtë qëndrim indiferent mund të japim shembullin e kombeve të tjera, të cilët të organizuar i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën e gjuhës amtare deri edhe në 100 km larg nga vendbanimi.

Kombet e tjera kujdesen më mirë për këtë çështje dhe këtë për një fakt të vetëm: se prapa qëndrojnë shtetet e tyre, si Italia, Greqia, Bullgaria, Serbia, Rusia, etj nëpërmjet shërbimit të tyre diplomatik, dhe atasheve të tyre të arsimit dhe kulturës të vendosur në këto shërbime në vendet ku kanë emigruar qytetarët e tyre, e të cilët kanë vetëm këtë punë; të identifikojnë qytetarët e tyre dhe t’i orientojnë se ku duhet të shkojnë fëmijët e tyre për të marrur arsimin amtarë.

 

***

Sivjet është përvjetori i 30-të i veprimtarisë së LAPSH-it në Zvicër në përgjithësi e në kantonin e Cyrihut në veçanti.

LAPSH-i gjatë kësaj periudhe 30 vjeçare ka bërë të mundur funksionimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, pikërisht duke pasur për synim evitimin e asimilimit të fëmijëve tanë dhe harresës së gjuhës shqipe, e cila kohëve të fundit, e pas zbulimeve të shumta, po quhet gjuha e parë. Nëpërmjet këtij institucioni arsimor kanë dalur mijëra djemë dhe vajza të pajisur me njohuritë fillestare të shkrim-leximit, kuptimit të asaj që kanë mësuar dhe janë informuar me elementët bazë të kulturës dhe traditës së prindërve dhe të të parëve të tyre. Në Zvicër kemi mjaft të rinjë të cilëve në karrierën e tyre u ka ndihmuar edhe njohja e gjuhës shqipe për t’u sistemuar në vende pune të mira, si në administratë, drejtësi, siguracione, sistemin shëndetësor, etj., dhe neve kjo si LAPSH na bënë të lumtur kur dëgjojmë e kuptojmë për rastet e tilla.

Shumica e nxënësëve shqiptarë në Zvicër vijnë nga Kosova, pastaj Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe së fundmi edhe nga Greqia.

Shteti i Kosovës për arsye të ndryshme nuk ka mundur t’a marr përsipër tërë këtë proces mësimor në tërë botën, gjë që është e kuptueshme, por sigurisht që ka mundur të bëjë më shumë në këtë drejtim qoftë strukturalisht, qoftë financiarisht e qoftë në formën e organizimit.

LAPSH-i në çdo takim me korin tonë diplomatik si dhe ministrat e dikasterveve përkatëse, e ka ngritur këtë qështje, por kjo gjithmonë deri më sot ka mbetur vetëm në nivelin e premtimeve dhe mbështetjes vetëm morale.

Ka ardhur koha dhe bile e fundit që sektorët përkatës të Republikës sonë, nëse jo në tërësi, atëherë parcialisht, e sidomos aty ku koncentrimi i shqiptarëve në Europë është i madh të shikojnë mundësinë se si patjetër të stimulohet, dhe kultivohet dashuria tek prindërit dhe fëmijët për të shkuar në mësimin shqip, ku ai lejohet dhe stimulohet edhe nga vendet e pritjes, sikurse në këtë rast Zvicra, dhe të vë në dispozicion mbështetje së paku të pjesëshme financiare për infrastrukturë koordinim dhe organizim të këtij mësimi.

 

***

Mërgata Shqiptare vërtetë ballafaqohet me sfidat e emigrimit. Këto sfida janë të tipologjive të ndryshme; gjenerata e parë ka sfida që dallohen nga sfidat e gjeneratës së dytë, e ky dallim vazhdon edhe te gjenerata e tretë, që ka dallim nga gjenerata e dytë, e kështu me radhë, sikurse:

Sfida e identitetit si: Kush jemi ne?

Sfida e integrimit në vendin mikpritës: Si të sillemi ne?

Sfida ndaj asimilimit (humbjes së gjuhës dhe kulturës).

Sfida ndaj globalizmit.

Sfida ndaj teknologjisë informative; bota e internetit etj.

Njeriu ynë, për fat të keq është i detyruar të ballafaqohet me sfidat dhe jo për të gjitha sfidat ka një zgjidhje të shpejtë, apo është në dorën e tij se si duhet të veprohet!

Me gjithë vështirësitë, një gjë mërgimtarët tanë në Perëndim e kanë thuajse në dorën e vet. Sfida me identitetin (gjuhën, kulturën) deri diku mund të zbutet nga gjenerata e parë, duke e përcjellë te gjenerata e dytë, e diku-diku edhe te gjenerata e tretë.

Cila është kjo gjë?

Kjo është mundësia për të dërguar fëmijët (gjeneratën e dytë dhe, edhe të tretën) në mësimin plotësues në gjuhën shqipe– aty ku ai është i organizuar. E aty, ku nuk është i organizuar, të bëhen përpjekje për t’u organizuar, sepse kjo është një e drejtë elementare e njeriut (fëmijëve), e cila në vendet perëndimore promovohet në parim. Mjafton të organizohen prindërit në vendin ku jetojnë, të kontaktojnë LAPSH-in kantonal apo atë qendror në Zvicër dhe për një kohë të shkurtë, klasa është gati për nxënësit e rinjë. Vetëm kaq është kjo punë!

E thamë edhe më lart se fëmijët duhet të dërgohen në mësimin shqip dhe atë jo për të mësuar të flasin, se ata disi do të mësojnë të flasin, por DUHET TË DËRGOHEN ATJE TË MËSOJNË TË SHKRUAJNË, TË LEXOJNË DHE TË KUPTOJNË SHQIP. Paralelisht me këtë, ata do të marrin njohuri të çmueshme për të ardhmen e tyre, sepse do të mësojnë çështje nga kultura, historia dhe gjeografia e vendeve prej nga vijnë, e ku flitet shqip, me çka përforcohet vetëbesimi dhe identiteti i tyre. Po kështu ata në klasën ku mësohet shqip do të njihen me njëri-tjetrin, pra do të zgjerojnë rrethin e njohjeve, e kjo është një vlerë e çmuar në jetën e njeriut.

Këtë të drejtë, të dashur prindër, e kemi në dorë vetë dhe duhet ta shfrytëzojmë patjetër aty ku mundësitë ekzistojnë.

E tëra kjo duhet bërë që të mos na përfshijë asimilimi “vullnetar” modern, sepse është vonë kur gjyshi e nipi nuk mund ta kuptojnë më njëri tjetrin në gjuhën shqipe.

 

LAPSH, Zyrih

Gëzim KASUMAJ

Nënkryetar

 

Paraqitja e fëmijëve për të mësuar shqip nga klasa e parë:

 

https://www.lapsh.ch/

https://www.lapsh-zh.ch/index.html

https://www.lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html

https://www.lapsh-zh.ch/paralelet.html

blank


Send this to a friend