VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

PËRPLASJE ME KUPOLËN NEOKOMUNISTE – Nga RASIM BEBO

By | February 27, 2016

Komentet

Një zhvillim me pasoja të rënda për paqen dhe stabilitetin në krejt Ballkanin Perëndimor dhe një pyetje e madhe shqetësuese për Tiranën zyrtare – Nga SHABAN MURATI

Serbia po ecën hap pas hapi drejt aneksimit të një pjese të territorit të shtetit të Bosnje-Hercegovinës me emrin “serpska republika”. Në datën 25 tetor kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç, pas takimit që zhvilloi në qytetin Banja Luka me kreun e separatizmit serboboshnjak, Milorad Dodik, bëri deklaratën e bujshme se “Nuk ka kufij midis Serbisë dhe entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, pavarësisht kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.

Është një deklaratë politike në nivelet më të larta se Beogradi i konsideron të hequr e të shkrirë kufijtë midis Serbisë dhe të ashtuquajturës “serpska republika”. Kjo konfirmon politikën zyrtare serbe, që e konsideron “serpska repunblikën” pjesë të saj. Kryetari i parlamentit serb shpalli realitetin e mungesës së kufijve, pavarësisht kufijve të njohur ndërkombëtarisht të shtetit të Bosnje-Hercegovinës.

Është hera e parë që Beogradi afishon hapur se Serbia po shkallëzon procesin destruktiv të prishjes defacto të shtetit të Bosnje-Hercegovinës, përderisa refuzon publikisht të pranojë ekzistencën e kufijve të njohur ndërkombëtarisht të shtetit unik të Bosnje-Hercegovinës.

Kryetari i parlamentit serb njoftoi në 25 tetor se në muajin nëntor parlamenti i Serbisë dhe parlamenti i të ashtuquajturës “serpska republika” do të zhvillojnë sesion të përbashkët parlamentar. Deri tani qeveritë e ndryshme kanë njohur dhe zhvilluar praktikën e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të vendeve sovrane dhe të pavarua.

Serbia për herë të parë shpiku dhe zbatoi praktikën separatiste të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Serbisë me qeverinë lokale të entitetit serb pra të një pjese të territorit të shtetit sovran të Bosnje-Hercegovinës. Serbia në mënyrë të paligjshme ka bërë mbledhje të përbashëta të panumurta me qeverinë e të ashtuquajturës “serpska republika”, dhe asnjëherë mbledhje të përbashkët me qeverinë qendrore të shtetit të Bosnje-Hercegovinës.

Tani Beogradi shpall mbledhjen e përbashkët të parlamentit të Serbisë me parlamentin separatist të entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, akt që përbën një shkelje ndërkombëtare dhe një shkallë më agresive të bashkimit legjislativ dhe ekzekutiv të enklavës serbe të Bosnjes me Serbinë.
Serbia po i bën sfidë shtetit të Bosnje-Hercegovinës, Ballkanit dhe gjithë bashkësisë demokratike ndërkombëtare, sepse po dhunon statusin e pavarur të një shteti ballkanik.

Ajo po prish kufijtë e një pjese të territorit të një shteti të pavarur dhe sovran si Bosnje- Hercegovina, anëtare e OKB, e OSBE, e KE, etj. Ka kohë që Serbia po zbaton planin e saj të aneksimit defacto të të të ashtuquajturës “serpska republika”. Serbia i ka krijuar entitetit lokal serb atje statusin e një shteti të pavarur dhe të shkëputur nga autoriteti qendror i kryeqytetit Sarajevë. Madje ajo edhe po ndërton një bazë të madhe ushtarako-ajrore në territorin e “serpska republikës” pa pyetur dhe pa i marrë leje qeverisë qendrore të Bosnje-Hercegovinës.

Tani kryetari i parlamentit të Serbisë shpall mosekzistencën e kufijve midis Serbisë dhe “serpska republikës”, që praktikisht është bashkim defacto i tyre.

Është një zhvillim interesant dhe me pasoja të rënda për paqen dhe stabilitetin në Bosnje-Hercegovinë dhe në krejt Ballkanin Perëndimor. Është interesant, sepse çeshtja e ndryshimit defacto apo dejure e kufijve midis shteteve, që dolën nga ish-Jugosllavia, është bërë një nga rrymat më të rrezikëshme ideologjike, politike dhe diplomatike në rajonin tonë qysh pas shembjes së federatës komuniste jugosllave.

Serbia, që humbi sundimin e federatës jugosllave, është përpjekur dhe po përpiqet vazhdimisht që ta rikrijojë atë federatë në forma dhe përmasa të ndryshme, por me territoret e shteteve të tjera ish-Jugosllave. Në këtë kuadër kemi daljen në skenë të platformës së re të qeverisë së Serbisë për krijimin e të ashtuquajturës “botë serbe”, e cila planifikon bashkimin në një shtet unik serb të të gjithë serbeve të rajonit, bashkë me territoret e shteteve të tjera, ku jetojnë serbë. Shkurt, është programi i krijimit të Serbisë së Madhe.

Në realizim të kësaj strategjie Serbia po vepron me hapa të shpejtë në drejtim të “serpska republikës” për ta bërë fakt të kryer aneksimin e saj, duke rritur dhe nxitur agresvitetin separatist të forcave politike dhe të institucioneve të kësaj të ashtuquajture republikë.

Vlen për të tërhequr vëmendjen se Serbia po shkrin dhe po heq kufijtë me një entitet lokal, që nuk ka asnjë tagër dhe asnjë të drejtë të negociojë apo të ndryshojë apo të lëvizë statusin e kufijve të shtetit të pavarur dhe unik të Bosnje-Hercegovinës. Vlen për t’u theksuar se Serbia nuk pyeti dhe nuk po pyet as OKB, as BE dhe as OSBE, për këtë heqje kufijsh midis Serbisë dhe “serpska republikës”.

Serbia nuk pyeti dhe as po pyet as qeverinë qendrore të Sarajevës për heqien e kufijve të një pjese të territorit të atij shteti midis Serbisë dhe “serpska republikës”, në një kohë që statusi i kufijve është tagër dhe mandat i qeverisë qendrore dhe i komunitetit ndërkombëtar, që i ka sanksionuar ato kufij me marrëveshjen ndërkombëtare të Dejtonit në dhjetor 1995.

Serbia nuk pyeti asnjë shtet të ish-federatës jugosllave dhe as të Ballkanit për këtë heqje kufijsh midis saj dhe “serpska republikës”. Serbia nuk denjoi as ta informonte Shqipërinë dhe jo më ta pyeste për këtë heqje apo ndryshim të kufijve midis saj dhe “serpska republikës”.

Ahere lind pyetja e madhe shqetësuese: Përse Tirana zyrtare ka kaq kohë që profeson në mbledhjet e përbashkëta midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës se për heqjen e kufijve midis dy shteteve tona sovrane u dashka marrë leje në Serbi? Përse Tirana zyrtare ka dalë me idiotizmin politik dhe diplomatik se Shqipëria dhe Kosova varen nga Serbia për statusin e kufijve midis dy shteteve shqiptare? Përse Tirana zyrtare ka dalë me idiotizmin tjetër diplomatik dhe politik që Shqipëria dhe Kosova do t’i heqin kufijtë midis tyre vetëm në projektin serb të “Ballkanit të hapur”?

Janë pyetje, që natyrshëm kërkojnë përgjigje nga zyrat qeveritare shqiptare, të cilat ende nuk kanë kuptur se çeshtja e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës është ekskluzivisht çeshtje e sovranitetit dhe e marrëdhënieve dypalëshe midis dy shteteve sovrane dhe e askujt tjetër.

Serbia guxon dhe shkel normat dhe ligjet ndëkombëtare dhe dhunon statusin e një shteti sovran si Bosnje- Hercegovina, duke hequr kufijtë me një entitet lokal atje, duke ndryshuar kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të shtetit të Bosnje-Hercegovinës. Kurse Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavarura dhe kanë tagrin që të vendosin ata vetë të dy statusin e kufijve midis tyre, pa pyetur Serbinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Heqja e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës është e drejtë kushtetuese, juridike, politike dhe kombëtare, në bazë të të gjitha normave dhe traktateve ndërkombëtare. Dy shtete sovrane mund të bashkohen ose mund të ndahen në kufijtë midis tyre pa pyetur asnjë shtet tjetër, sepse është status i kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe nuk lidhet dhe nuk prek asnjë shtet tjetër dhe asnjë kufi tjetër në rajon.

Është rast analog me statusin e kufijve midis Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore, që u bashkuan si dy shtete të pavarura dhe të njohur ndërkombëtarisht, të cilët vendosën heqjen dhe shkrirjen e kufijve midis tyre, pa prekur aspak kufijtë e secilit prej tyre me shtetet e treta fqinjë.

Heqja e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk shkakton asnjë reperkusion në statusin e kufijve të secilit shtet shqiptare veç e veç me fqinjët e tij të tjerë, sepse kufijtë me shtetet fqinjë nuk preken aspak dhe nuk kanë lidhje apo pasoja.

E vetmja, që nuk don afrimin progresiv dhe heqjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës është Serbia, e cila ka pretendime koloniale ndaj Kosovës dhe e quan pjesë të territorit të saj dhe kufijtë e Kosovës i quan kufij serbë. Është e kuptueshme kjo ambicje për Serbinë, që nuk ka hequr ende dorë nga ëndrra për rigllabërimin e Kosovës, siç don të gllabërojë pjesë të territorit të Bosnje-Hercegovinës dhe krejt shtetin e pavarur të Malit të Zi.

Por është e papranushme që Tirana zyrtare sanksionon pretendimin aneksionist serb dhe ka bërë të sajën tezën koloniale serbe se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i marrin leje Serbisë për heqjen e kufijve midis tyre. Është për të vënë kujen që Tirana zyrtare ka bërë të sajën tezën tallëse serbe se Shqipëria dhe Kosova do të lejohen nga Beogradi që të bashkohen vetëm në projektin serb të “Ballkanit të hapur”, pra të bashkohen nën çatinë e një Jugosllavie të re të drejtuar nga Beogradi.

Logjika të çon te mendimi se ata udhëheqës shqiptare, që dalin me tezat serbe se duhet pyetur Serbia për integrimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, i përdorin tezat serbe si alibi e mungesës së plotë të vullnetit të tyre për heqjen e kufijve dhe për bashkimin e dy shteteve shqiptare.

Nuk është zgjedhur rastësisht dhe koha kur Serbia po shpall se ka hequr kufijtë midis saj dhe “serpska republikës”. Është koha kur udhëheqja fashiste e separatistëve serbë në Bosnje-Hercegovinë ka rritur ritmet e vrapit të shkëputjes së saj nga shteti unik dhe për bashkim me Serbinë. “Serpska republika” ka shpallur se do të krijojë ushtrinë saj serbe si dhe Këshillin e Lartë serb Gjyqësor dhe Prokuroral me qëllim që të sanksionojë ndarjen e plotë institucionale nga shteti i Bosnje-Hercegovinës.

Kryetari i parlamentit serb Daçiç deklaroi në Banja Luka në 25 tetor se “serpska republika” ka mbështetjen absolute të Serbisë”. Kjo afishohet në një kohë kur bota perëndimore dhe shtetet demokratike po shprehen çdo ditë të shqetësuar për rreziqet e mëdha që po krijon “serpska republika” në Bosnje-Hercegovinë dhe në rajon.

Në 21 tetor një grup anëtarësh të parlamentit europian i drejtuan një letër të përbashkët përfaqësuesit të lartë të BE për politikën e jashtme, Joseph Borrell, dhe përfaqësuesit të posaçëm ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinën, Kristian Shmidt, në të cilën shprehin shqetësimin e tyre për tensionet e fundit në Bosnje-Hercegovinë lidhur me hapat konkrete të shkëputjes së “serpska republikës”, që po ndjek udhëheqja e saj separatiste: “ajo po rrezikon stabilitetin dhe paqen në gjithë Ballkanin Perëndimor me tensionet që mund të arrijnë në një konflikt të armatosur në rajonet e tjera dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Kryetari i Partisë së “Veprimit Demokratik” në Sarajevë, Bakir Izetbegoviç, paralajmëroi në 26 tetor “që “puna të mos arrijë deri në konflikt”.

Taktika kriminale e Serbisë është që të nxisë dhe të provokojë tensionet deri në pragun e një konflikti të armatosur me qëllim që të trembë faktorin ndërkombëtar dhe ta detyrojë atë të pranojë si të keqen më të vogël shkëputjen e “serpska republikës” dhe bashkimin e saj me Serbinë. Është e njejta taktikë kriminale, që Serbia po ndjek me Veriun e Kosovës, ku po provokon tensione me bandat e saj paramilitare me qëllim që të plasë konflikte të armatosura dhe ta shtyjë faktorin ndërkombëtar që të pranojë ndryshimin e kufijve dhe bashkimin e Veriut me Serbinë si e keqja më e vogël.

Janë zhvillime tepër të rrezikshme që kanë protagoniste Serbinë, e cila po zbaton një politikë çdo ditë e më agresive në Ballkanin Perëndimor me qëllim që të realizojë projektet e saj hegjemoniste të “botës serbe” të bashkimit të serbëve të rajonit në një shtet të madh unik serb ose në Serbinë e Madhe.

Arroganca serbe yshtet nga Rusia, e cila ka interesin strategjik të shkallëzimit të tensioneve në Ballkanin Perëndimor për penetrimi e influencës së saj. Ministria e Jashtme e Rusisë në datën 25 tetor lëshoi një komunikatë të posaçme, ku e merr në mbrojtje kursin separatist të “serpska republikës” dhe të Serbisë, duke sulmuar faktorin perëndimor dhe sovranitetin e shtetit të Bosnje-Hercegovinës si “demonizim i popullit serb”.

Janë zhvillime, që duhet të nxisin reagime nga qeveria e Shqipërisë për të dënuar aktorët e tensioneve në mes të Ballkanit. Janë zhvillime të rrezikshme, që duhet të nxisin ritme më të shpejtat të integrimit ndërshqiptar midis Shqipërisë dhe Kosovës, sepse heqja e kufijve dhe integrimi ndërshqiptar janë e drejtë ekskluzive e dy shteteve sovrane shqiptare.

Kompromisi i vetëm, njohja e Kosovës nga Serbia kolonialiste – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 

 

Thjesht, për faktin se  Serbia ka konsumuar statusin kolonial të saj në Kosovën e Shqipërisë Etnike (1912-1999). Prandaj, nuk mund të ketë kompromis tjetër politik në procesin e Brukeslit (2011-2021) përpos njohjes de fakto dhe de jure të Kosovës së pavarur dhe sovrane nga ana e Serbisë ish-kolonialiste dhe ish-gjenocidale.  Çdo opsion tjetër politik, i arritur në kuadrin e dialogimit në Bruksel, do të ishte në favorin e rikthimit dhe të rivazhdimit të sundimit kolonial të Serbisë në Kosovë, ashtu sikurse në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë (1878-2021).

     Be-ja ta kushtëzojë Serbinë, jo Kosovën që ishte 100 vjet koloni e Serbisë !

Kushti  kryesor për Beogradin, duhet të jetë njohja e Republikës së pavarur të Kosovës nga ana e Serbisë. Ndryshe,  dialogu i Brukselit, që tani mund të llogaritet i dështuar, sepse pala negociuese shqiptare e Prishtinës nuk do të pranojë kurrfarë diktati a ultimatumi të emisarëve ndërmjetësues të BE-së, Josef Borrell dhe Miroslav Lajçak, që të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje për formimin e “Srpska zajednicës” në Veriun e Kosovës, të cilën më 2013 e kanë nënshkruar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Këtë farë marrëveshje nuk duhet riaktivizuar dhe zbatuar në asnjë formë  të saj, sepse synon  rikthimin e sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovë !

Këtë rrezik potencial për Kosovën, e kam paralajmëruar që nga viti (2013-2021)! Prandaj, prapë po e përsëris,  që kjo “temë” të mos hapet dhe të mos debatohet fare në Dialogun e Brukselit nga ana e palës negociuese e Prishtinës, duke qenë se “SZO”-ja (BKS) është forma më e lehtë dhe më e përshtatshme politike paqësore, që Beogradi zyrtar me ndihmën e emisarëve special të BE-së, të rikthejë sovraitetin kolonial të Serbisë në Kosovë. Pra, formimi i “SZO”-së, do të ishte  arma më e fuqishme për “bombardimin” e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).

Gjithashtu, nëse vjen në shprehje themelimi i “SZO”-së , kjo  do të kërkonte të drejtën e vetëvendosjes së minoritet kolon në Kosovë, jo vetëm në veriun e saj. Si rrjedhim,   de fakto dhe de jure në praktikë, do të vinte në shprehje krijimi i  “sovraniteti dual” i dy shteteve të barabarta. Në këtë rast, Serbia do ta njihte shtetin e pavarur të Kosovës, por jo edhe në enklavat me shumicë serbe e as në Veriun e Kosovës, ku do të shtrinte sovranitetin shteti  i Serbisë.

 Mirëpo, këtë lloj njohjeje të Kosovës  nga  Beogradi, nuk duhet pranuar me asnjë kusht, duke qenë se si enklavat, ashtu edhe eksklavat serbe ndodhen në territorin integral etnik, historik, gjeografik dhe gjeopolitik  autokton të Shqipërisë Etnike. Ndaj, nuk ekzisotn asnjë e drejtë historike  dhe as bazë ligjore , që të copëtohet asnjë pëllëmbë e territorit të Republikës së Kosovës, pavarësisht se kush ka propozuar opsionin e “sovranitetit dual” gjoja si “kompromis politik” për normalizimin e marrëdhënieve mes  Beogradit dhe Prishtinës.

Sa më sipër derisa  Serbia si shtet kolonial qindravjeçar nuk tërhiqet nga të gjitha territoret shqiptare, as Kosova e as Shqipëria londineze nuk kanë kurrfarë të drejte qoftë historike, politike a juridike, që ta njohin Republikën e Serbisë as de fakto e as de jure,  SEPSE  kjo do të ishte humbje e përgjithmonshme e së drejtës historike mbi territoret indigjene iliro-shqiptare  të Shqipërisë Etnike. Pra, derëbejtë e Tiranës dhe të Prishtinës qoftë të sotëm, qoftë të nesërm kurrë nuk duhet të bëjmë kompromis politik me Serbinë kolonialiste derisa kjo nuk braktis të gjitha  tokat shqiptare siç janë Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari, Nishi, Kurshumlia, Bllaca, Leskoci…etj.

 Kompromisi me shtetin kolonial serb, është vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës-shkolonizimi i saj dhe i të gjitha territoreve të tjera të sipërtheksuara autoktone të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike , të cilat Serbia përmes gjenocidit kolonial i ka pushtuar dhe aneksuar, që nga viti 1878. Këtë e dëshmon edhe gjendja e sotme e Preshevës, e Bujanocit, e Medvegjës, dhe e Novi Pazarit, të banuara me shqiptarë autktonë. Ndërkaq, territoret e tjera: Nish, Kurshumli, Prokuple, Vranjë, Leskoc, Bllacë…etj., janë tërësisht të spastruara etnikisht nga shqiptarët, të cilët Serbia kolonialiste i ka zhdukur dhe shpërngulur me gjenocid  dhe me masakra nga shtëpitë dhe nga tokat stërgjyshore (1878-2021).

Fundja, kush janë ata liderë politikë të verbër dhe tendenciozë dhe armiq shekullorë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, që po “sugjerojnë” arritjen e një kompromisi politik  mes Beogradit dhe Prishtinës,  se  gjoja “zgjidhja më e kapshme” për palët negociuese në Dialogun e Brukselit, është  formula e “sovranitetit të dyfishtë” !?

Përkundrazi, kjo do të ishte formula më absurde dhe më fatale për palën negociuese shqiptare të Kosovës në Bruksel, kur botërisht dihet se Serbia  nuk ka asnjë pëllëmbë territory të saj në Kosovë, ngaqë kjo dikur ishte vetëm plaçkë koloniale e saj, e pushtuar me agresion dhe me gjenocid kolonial shekullor (1912-1999).

Natyrisht se,  formulën e “sovranitetit të dyfishtë” ( si kompromis politik mes Beogradit dhe Prishtinës), me gjasë do ta pranonin si Moska, ashtu edhe Pekini, Spanja, Grqia, Qiproja  Greke, Sllovakia, Rumania, si dhe ndonjë shtet tjetër i OKB-së, që nuk e ka njohur Kosovën, mirëpo, një opsion të tillë nuk duhet pranuar pala negociatore e Kosovës, sepse me nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, para së gjithash, do t’i hapte rrugën formimit të një shteti të ri serb në Kosovë, të cilin do ta njihnin si BE-ja, ashtu edhe OKB-ja, edhe pse ky kompromis eventual, duke u bazuar në “sovranitetin e dyfishtë” (tanimë është dakorduar edhe  ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Llavrov, duke nëvizuar se  “kjo varet nga  vendimi i miqve tanë serbë”) , do të ishte në kundërshtim flagrant me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke qenë se Serbia si shtet kolonial dhe gjenocidal nuk ka asnjë të drejtë ligjore, që të krijojë kurrfarë institucionesh dhe organesh shtetërore të saj në teritorin e shtetit të pavaru dhe sovran të Republikës së Kosovës.

Prandaj, pala negociatore me Albin Kurtin në krye e Kosovës, nuk duhet pranuar kurrfarë ultimatumi a diktati nga kushdo qoftë, që minoritetit kolon serb në Veriun e Kosovës, t’i njihej e drejta e vetëvendosjes, që nënkupton shkëputjen e territorit historik, gjeopolitik dhe shtetëror të pjesës veriore të Republikës së Kosovës.

Së fundi,  duhet ritheksuar se ligjërisht sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945-2021),  edhe në rastin e Serbisë kolonialiste (1912-1999), nuk mund të ketë kompromis tjetër politik e as juridik veçse DEKOLONIZIMIT të Kosovës nga Serbia kolonialiste, ashtu sikurse në dhjetëra e qindra raste të dekolonizimit të popujve dhe të shteteve të Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine.

Ky është kompromisi me Serbinë. Pikë kolonializmit gjenocidal të Serbisë në Ballkan, jo vetëm në Kosovë, në Novi Pazar, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjën shqiptare. Ndryshe, Serbia kolonialiste, do të vazhdojë me politikën dhe me praktikën e saj të deritashme shekullore  në  copëtimin dhe në aneksimin e territoreve shqiptare , që historikisht u përkasin shqiptarëve autoktonë dhe Shqipërisë Etnike. Si rrjedhim, Ballkani kurrë nuk do të ketë qetësi, as siguri e as paqe derisa  të mos dekolonizohet Serbia e Madhe  militariste, hegjemoniste dhe gjenocidale.

Nën çdo kosh plehrash fshihet ndonjë këlysh shqipfolës – Nga Aurel Dasareti*

 

Shqiptarët duhet të heqin dorë nga urrejtja ndaj vetvetes. Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Vendit dhe Kombit nga armiqtë e përjetshëm, qeveria dhe opozita duhet të luftojnë së bashku, të gjitha mosmarrëveshjet midis tyre mund të zgjidhen me përgjegjësi.

***

Dështakët e dy shteteve tona dhe servilët shqipfolës të FYROM-it, që gjatë 20-30 viteve pothuajse shkatërruan tërësisht shqiptarinë në të gjitha aspektet, janë një turmë e dhunshme mafioze mercenare që meriton të jetë në burg, jo të lavdërohet, jo të rizgjidhen që të mbesin në pushtet edhe pasi vdekja t`i dërgojë në ferr. Përbuzja ime ndaj “politikanëve” të tillë, hajdutë gjysmë analfabetë por me diploma false, është e pakufishme.

Cili është vendi juaj i lindjes? Është butësi për të kaluarën, për të tashmen, shpresë për të ardhmen. Është një dëshirë e zjarrtë që çdo kupë (filxhan) do të vërshojë me bekime të pasura dhe të përjetshme dhe që çdo rrugë të çojë drejt mirëqenies, ribashkimit kombëtar dhe paqes.

Ju duhet t’i merrni njerëzit me fjalën e tyre. Unë kurrë nuk kam qenë një pajtimtar i zjarrtë i teorive të vetëdijes së rreme ose formave të tjera të formimit të mendimit të pavetëdijshëm. Por kur shqiptarët thonë se e duan padronin që 20-30 vjet i shfrytëzon dhe shkatërron, por që ende voton për të, unë mendoj se ata thellë brenda janë blof, ndoshta viktima të një psikoze kolektive.

A është tradhti të dënosh tradhtarin? Pothuajse duket kështu. Ndoshta jo aq tabu sa zhytja e flamurit në një pellg, por mafia sigurisht që nuk është për plogështinë mes nesh.

Prindërit, veçanërisht nënat, duhet të trajnohen se si të rrisin fëmijët e tyre në mënyrë që ata të mos bëhen tiranë imoralë në fushat e jetës. Sjellja e keqe (dhe liria e pakufizuar për të bërë atë që duan) duhet luftuar herët, sepse morali dhe krimi janë të lidhura.

Një formë e re e robërisë-skllavërisë-feudalizmit do të zbresë mbi botën shqiptare. Një elitë e përbërë nga mafia dhe miliarderë tradhtarë, pseudo-media dhe elita politike bëjnë gjithçka që munden për të shtypur klasën e mesme. Vetëm ata që betohen për besnikëri ndaj shtetit të lartësuar vlerësohen. Njerëzit humbën vullnetin e tyre për liri dhe mirëqenie, dhe popullsia u drogua me bukë dhe cirk dasmash të shtrenjta, mijëra xhamish dhe kishave të financuara nga të huajt dashakeq për asimilimin-zhdukjen tonë përfundimtare. Tani, nga mungesa e shpresës, më tepër se gjysma e rinisë, intelektualëve dhe zejtarëve e kanë braktisur atdheun, shkollat pa nxënës, kanë mbetur pothuajse vetëm pleqtë, qytetërimi ynë pellazg-ilir-shqiptar po shpërbëhet, dhe kjo po festohet në rrugë. Qytetërimi ynë antik kryen vetëvrasje dhe gëzimi nuk përfundon kurrë. Sepse ne e meritojmë.

Shqiptarët janë aq naiv, të thjeshtë dhe aq të ngarkuar nga problemet e përditshme saqë një mashtrues profesionist i shtetit amë, gjen gjithmonë dikë që i lejon vetes të mashtrohet.

Ai është një mjeshtër në largimin e vëmendjes. Pasi ai krijon një problem serioz, që të mos merremi gjatë me të, krijon problemin e radhës…

***

Qëllimi djallëzor i strategjisë së Serbisë me «dialogun» nuk është asgjë tjetër veçse një shaka, të shtyjnë sa më shumë kohën (të përfitojnë sa më shumë në kohë) derisa të vije momenti i volitshëm për të sulmuar dhe pushtuar sërish Kosovën. Dhe, ata shpresojnë dhe presin që me kohën, interesi i Amerikës për Kosovën do të zvogëlohet, do të pushojë fare, apo forcat ushtarake do të tërhiqen prej andej (siç ndodhi në Afganistan). Nëse përbindëshit pushtojnë sërish Kosovën, atëherë është radha e hyrjes në thertore e shqiptarëve të FYROM-it, të cilët me një “krenari” tragjikomike e tjetërsojnë veten në çdo gjë tjetër të keqe, vetëm shqiptarë të mos mbeten.

Dhe, e gjithë kjo, jo vetëm me asistimin e BE-së që gjithmonë i ledhaton çetnikët gjakatar, por edhe me ndihmën e nudistit të stërzgjatur, sulltanit shqipfolës që asnjëherë nuk ka besuar në Zot megjithatë disa herë ka “ndryshuar fenë”. Vuan nga çrregullimet mendore, prandaj është dashuruar në “sivëllain” e tij, kryekriminelin e gërditshëm çetnik, i cili kur të kryej punë me shqiptarët jashtë kufirit të imponuar, do t`i vendosë në thertore edhe të gjithë shqiptarët e shtetit amë (përfshirë “sivëllain”), duke filluar me ata që lotojnë nga mallëngjimi kur në mes të Shqipërisë dëgjojnë muzikën e pistë terroriste të Serbisë.

Merrni shumë seriozisht këto që them. Unë nuk jam aq i ditur si “politikanët” e kënetave” dhe “analistët” e shumtë, por as që foli për havaje si ata. Detyra ime nuk është t`u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa më pastërti e sinqeritet që të mundem.

Unë nuk kam asnjë konflikt interesi në trojet arbërore. Zero. Nuk jam përkrahës i rregullt i asnjë partie, përveç që në rastet e veçanta mbështes punën e secilës nëse ajo është për të mirën e përgjithshme të çështjes kombëtare. Nëse nuk ju bashkon dashuria vëllazërore që nuk e keni aspak, atëherë le të ju bashkoje armiku i përbashkët (i përjetshëm), egërsira e etshme për gjak shqiptari, e cila nëse në momentin e caktuar ju gjen të përçarë dhe të dobët, do të ndalet vetëm pas eliminimit fizik të të gjithë juve pa marrë parasysh si quheni, çfarë fe, moshë e gjini keni, kë simpatizoni, ku jetoni…

***

Ne shqiptarët varemi në një fije të hollë, dhe ajo fije rrotullohet nga hija e rastësisë. Asgjë nuk është e rastësishme. Të gjitha situatat në jetë funksionojnë drejt një qëllimi të caktuar.

Shikoni një qiri, ai shkëlqen. Një simbol i shpresës dhe gëzimit. Shikoni një qiri, ai krijon hije. Një simbol i pikëllimit dhe humbjes. Shikoni një qiri, ai fiket. Një simbol i gjithçkaje që ishte por tashmë ka vdekur.

Me sa kam mundur të vërtetoj, armiku më i madh e korruptues për shqiptarin është shtysa e cila i ka rrënjët tek plogështia-apatia dhe nevoja për qetësi ndaj kolektivizmit, ndaj komuniteteve që merren si dogma të palëkundura, qofshin këto fetare apo politike. Ndryshe, mungesa e emocioneve të dukshme ose reagimet emocionale, letargjia, pandjeshmëria dhe indiferenca ndaj përshtypjeve.

Gjithçka varet nga guximi. Edhe më trimi shpesh e humbë atë dhe përfundon duke kërkuar programe, garanci, siguri. Guximi ka nevojë për arsyen, por s`është pjellë e saj, që vjen nga shtresa më të thella.

Kushdo që ngjitet në një pozicion të caktuar dhe merr përsipër detyra të rëndësishme, nuk duhet të ndihet më i lirë, por vetëm më i ngarkuar me përgjegjësi. Të jetë shembull, model për të tjerët.

Unë jam i papërshtatshëm për ta sepse e dua timen, është më mirë që publiku të më dënojë sesa të tradhtoj vendin tim. Si dikush që ka lindur në Shqipëri, unë kurrë nuk do të gjunjëzohesha para dikujt që dëshiron që atdheu ynë të mos ekzistojë! Ushtrisë i dhashë gjithçka që munda, faleminderit për gjithçka”- Gjyshi im.

* Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Vjosa Osmani ngrihet në këmbë vetëm për Bill Clintonin, George W. Bushin dhe Wesley Clarkun! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

Sepse  këta janë  heronjtë dhe shpëtimtarët e Kosovës nga gjenocidi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të Vojisllav Sheshelit, të Aleksandër Vuçiqit dhe të Ivica Daçiqit…etj.  (1989-1999).

Ndërkaq,Vjosa Osmani nuk ngrihet në këmbë për hitlerët çetniko-fashistë  vrastarë serbë të popullit të saj, të cilët kanë masakruar edhe foshnjat, edhe nënat shtatzëna, kanë vrarë fëmijë, djemë, vajza, burra, gra e pleq, vetëm pse ishin shqiptarë dhe, vetëm pse kërkonin të drejtat dhe liritë e tyre, ashtu sikurse të gjithë popujt e tjerë të civilizuar në mbarë botën.

Prandaj, si hedhurina diplomatike Nikola Selakoviq, që si vagabond ofendoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu edhe të gjithë fashistët e tjerë çetnikë-vrastarë dhe ekzekutorë serbë  të mbi “13.000” shqiptarëve  në Kosovë (1989-1999), duhet të vënë gishtin në kokë, duke mos luajtur me zjarrin, se më kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovën e Shqipërisë Etnike, sepse shqiptarët do ta mbrojnë pragun dhe tokën e tyre të shenjtë arbërore; do  t’i presin me plumb sikurse Adem Jashari, e jo kursesi me   lule e me politikë pasive paqësore kapitulluese të dështuar të Ibrahim Rugovës (1989-1999). Ai “film horror” ka vdekur së bashku me “heronjtë” e mullinjve të erës së asaj kohe, kur digjej edhe dheu, edhe shkëmbi, jo vetëm shqiptarët e pafajshëm në shtëpitë dhe në tokat e tyre stërgjyshore (1989-1999).

 

Vuçiqi dhe Vulini dhe “bishtat” e tyre po e kërcënojnë me luftë Kosovën !

 

Mirëpo, nëse ia mësyjnë një aventure të tillë të pakrye për të pushtuar Kosovën e pavarur, atëherë bomabrdimi i Serbisë nga Amerika dhe nga aleatët e saj, nuk do të jetë më selektiv (vetëm i pozicioneve dhe i shënjestrave ushtarake, policore dhe paramilitare), ashtu sikurse bombardimi i NATO-s (24 mars -10 qershor 1999), por do të jetë bombardim dhe shkatërrim total i Serbisë, ashtu sikurse  shkatërrimi i Irakut të Sadam Huseinit (2001).

Prandaj, çetnikët e ndyrë fashistë serbë të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit, të Aleksandër Vuëiqit, të Nikola Selakoviqit, të Aleksandër Vulinit, të Ana Bërnabiqit dhe të Ivica daçiqit, duhet ta kenë të qartë se më shqiptarët dhe Kosova nuk janë nën saçin e kuq dhe çekanin e sundimit kolonial 100-vjeçar serb, por të lirë, të pavarur dhe sovranë në tokën e tyre autoktone iliro-shqiptare, të gatshëm dhe të përgatitur për t’u përballur me çdo armik të tyre, që mësyn për ta sulmuar Kosovën. Së këndjemi, edhe Serbinë nëse tenton për ta invaduar Kosovën shqiptare.

 

         Vuçiqi për shqiptarët dhe për Kosovën shqiptare, është vetëm një kriminel, i cili ishte bashkëpunëtor dhe bashkideator i V. Sheshelit dhe i Slobodan Milosheviqit (1989-1999) !

Kush  ishte ai  “kryediplomat”-lopë e Serbisë,  Nikola Selakoviq, i cili  në seancën për Kosovën të KS të OKB-së,më 15 tetor 2021 e ofendoi Vjosa osmanin (presidente aktuale e Kosovës), duke e urdhëruar që të ngrihej në këmbë, kur ta përmendë Aleksandër Vuçiqin ?!

-Alekandër Vuçiq si për Vjosa osmanin (president e Kosovës), ashtu edhe për të gjithë shqiptarët e Kosovë, është një kriminel çetniko-fashist barbar-ish-sekretar i Përgjithshëm PRS-së së “vojvodës së kuq” Vojislav Sheshel dhe ish-ministër i Informacioneve të Qeverisë së Serbisë së kryekriminelit çetniko-fashist, Slobodan Milosheviq !  

Prandaj, këtij krimineli dhe bashkëkriminelëve të tij çetniko-fashistë serbë, as Vjosa dhe asnjë shqiptar në Kosovë nuk është i obliguar, që t’i bëjë kurrfarë nderi, veç përbuzjes dhe urrejtjes së tij si armik racist, si fashist dhe si kolonizator i Kosovës, i cili, tash po kërcënon me luftë Kosovën, nëse nuk themelohet “ Bashkësia e Komunave Serbe” në Veriun e Kosovës.  

 

             Amerika ta vërë nën sanksione Serbinë !

 

Për të mos ndodur repriza  e pushtimit të Kosovës më 1989 nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, Amerika dhe aleatët e saj evropianoperëndimorë, që tani nevojitet të marrin masa urgjente për të parandaluar Serbinë militariste dhe hegjemoniste të Aleksandër Vuçiqit nga agresioni i armatosur në Kosovë.  Për këtë qëllim, që tani, Serbia kolonialiste, antidemokratike dhe antipaqësore, duhet të vihet nën sanksione ndërkombëtare (politike, ekonomike, diplomatike, tregtare dhe ushtarake). Ndryshe, Serbia me presidentin e saj Aleksandar Vuçqin në krye,  është e vendosur që të vazhdojë me politikën dhe me praktikën e regjimit çetniko-fashist të Slobodan Milosheviqit, që ushtarakisht të ndërhyjë në Kosovë, ashtu siç bëri Slobodan Milosheviqi më 1989, kur  me tanke ushtarake pushtoi Kosovën.

Nëse Serbia urgjentisht  nuk vihet nën regjimin e sanksioneve ndërkombëtare, Aleksandër Vuçiq do të përdorë forcën policore dhe ushtarake për të rikthyer Serbinë koloniale dhe gjenocidale në Kosovë, gjithnjë duke llogaritur në mbështetjen diplomatike, propagandistike, ekonomike dhe ushtarake të Rusisë së Vladimit Putinit dhe të Kinës.

Efektet e pritshme dhe sinjalizimet strategjike që jep për rajonin e Ballkanit ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike të Rusisë me NATO-n – Nga SHABAN MURATI

Veprimi i njëanshëm i Rusisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me NATO-n, të cilin e shpalli ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov më 18 tetor, nuk është vetëm një akt armiqësor ndaj Aleancës Atllantike si organizatë. Ai duhet konsideruar një akt armiqësor ndaj të gjithë shteteve anëtare të NATO-s të marrë veç e veç.

Këtë përmbajtje të veprimit rus e qartësoi kryetari i komisionit të Këshillit të Federatës Ruse për politikën informative, Aleksej Pushkov, i cili më 18 tetor i deklaroi gazetës “Vzgljad” se “mungesa e dialogut me Rusinë është minus i madh për NATO-n dhe anëtarët e saj nga pikëpamja e arkitekturës së sigurisë europiane”.

Kemi një kërcënim të kodifikuar rus për secilin shtet anëtar të NATO-s në fushën e sigurisë. Kjo do të thotë që Rusia e konsideron veprimin e saj të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me NATO-n si një formë e ndërprerjes së komunikimit atlantik me secilin shtet anëtar të NATO-s, por edhe si një fazë e re për të ndërmarrë akte dhe lëvizje kundër sigurisë të çdo shteti europian anëtar të NATO-s.

Në këtë kuadër për qeveritë dhe për diplomacitë e shteteve anëtare të NATO-s, përfshirë dhe ato të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, është e nevojshme që të mos e trajtojnë ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike Rusi-NATO si çështje vetëm midis Rusisë dhe NATO-s si organizatë.

Veprimi rus ka dhe do të ketë efektet e veta në raportet dhe në sjelljen e Moskës me secilin shtet anëtar të NATO-s, që nga Balltiku e deri në Adriatik. Ndaj duhet reflektuar mbi efektet dhe pasojat, që pritet të ketë ky veprim antiatlantik i Rusisë në planin e strategjisë dhe synimeve të Moskës për secilin shtet anëtar të NATO-s dhe ndaj rajonit, ku ndodhen ato.

Në këto rrethana të reja merr rëndësi të hulumtohen efektet, që pritet të kenë, dhe sinjalizimet strategjike, që jep për rajonin e Ballkanit ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike të Rusisë me NATO.

Efekti i parë është se Rusia pritet t’i kushtojë një angazhim dhe forca më të mëdha synimeve dhe ndërhyrjes së saj në rajonin e Ballkanit. Strategjia ruse është që të dobësojë dhe të asfiksojë veç e veç shtetet anëtare të NATO-s me qëllim që të neutralizojë kështu vetë Aleancën Atlantike.

Ndaj duhet pritur një shkallëzim i tensioneve politike dhe ushtarake të provokuara nga Moska në rajonin tonë. Kjo vjen për dy arsye.

Së pari, sepse Ballkani është hallka më dobët e sigurisë së Europës, ku ka dy vatra konflikti të ngrirë, të cilat janë marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën dhe marrëdhëniet e të ashtuquajturës “serpska republika” me shtetin e Bosnje-Hercegovinës.

Nuk ishte e rastit që Rusia, menjëherë pas aneksimit me dhunë të Krimesë dhe ndezjes së konfliktit separatist prorus në Ukrainën Lindore në 2014, e zgjodhi Ballkanin si qendër të përplasjes së saj gjeopolitike me NATO-n dhe me BE.

Së dyti, Ballkani është e vetmja zonë e Europës, ku Rusia ka dy karta të forta në dorën e saj për të bazuar lëvizjet dhe ndërhyrjen e saj në rajon, që janë dy satelitët e saj: Serbia dhe “serpska republika”. Serbia, një shtet zyrtarisht kundër NATO-s, i cili celebron çdo vit edhe një “Ditë AntiNATO”, u shndërrua pas agresionit rus në Ukrainë në gjeneratorin kryesor të ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të shteteve ballkanike.

E tillë ishte organizimi i përbashkët serbo-rus i përpjekjes për grusht shteti në tetor 2016 në Mal të Zi, i përpjekjes serbo-ruse për grusht shteti në Maqedoninë e Veriut në prill 2017. Të dyja komplotet e mësipërme serbo-ruse me objektivin e pengimit të anëtarësimit të këtyre dy shteteve në NATO.

Vjeshta e vitit 2021 shënoi një formë dhe shkallë të re më direkte të agresivitetit dhe ndërhyrjes ruse në Ballkan si parapërgatitje e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike të Rusisë me NATO-s. Në harkun e pak ditëve, nga 20 shtatori në 14 tetor 2021, Serbia dhe presidenti i saj dy herë me radhë mobilizuan forcat e armatosura për luftë në kufirin me Kosovën.

Moska dërgoi ambasadorin e saj në Beograd dhe gjeneralët rusë te forcat e mobilizuara serbe në kufirin me Kosovën për të shprehur përkrahjen dhe nxitjen ruse për konflikt. Implikimi rus e trimëroi presidentin e shtetit të vogël dhe të varfër serb sa që në 26 shtator Vuçiçi i dërgoi ultimatum 24 orësh Aleancës Atlantike.

Megjithë teatralitetin e veprimeve të Serbisë fakti është se pas ngrefosjes ushtarake të Serbise qendron Rusia, ndaj Serbia po turbullon ujërat ballkanike në Kosovë dhe në Bosnje për ta drejtuar zhvillimin e ngjarjeve drejt një konflikti.

Metoda bizantine e Rusisë në rastin ballkanik është se ajo nuk bëhet vetë aktore e konfliktit, siç bëri me agresionet ruse në Ukrainë në 2014 apo në Gjeorgji në 2008. Rusia në Ballkan përdor shtetin e tretë Serbinë për të provokuar tensione dhe konflikte politike dhe ushtarake në oborrin europian dhe atlantik me emrin Ballkan. Pra Serbia është bërë detonatori i një shpërthimi të mundshëm ballkanik, të cilin Rusia po planifikon që ta ndezë.

Në këtë skenar bën pjesë edhe nxitja flagrante, që Rusia po i bën veglës së saj “serpska republikës” në Bosnje-Hercegovinë, ku udhëheqësi fashist i separatistëve serbë M.Dodik shpalli se do të krijojë ushtrinë e pavarur serbe në Bosnjë, akt që është një ftesë për të ndezur një konflikt direkt me forcat e armatosura të shtetit të Bosnje-Hercegovinës.

Mbështetja ruse është kaq direkte sa që edhe një politikan fshati si Dodik, duke imituar presidentin serb Vuçiç, i dha edhe ai një kërcënim ultimativ NATO-s në 14 tetor, duke deklaruar: “Nëse NATO ndërhyn në territorin e “serpska republikës” ne do të thërrasim miqtë tanë të na mbrojnë ne”. Të vetmit miq, që ka fashisti Dodik, janë në Rusi.

Efekti tjetër është projekti rus për të krijuar një ruajtje të përbashkët të hapësirave ajrore serbe me sistemet ruse të mbrojtjes raketore. Në funksion të realizimit të këtij projekti ushtarak rus u zhvilluan brenda javës së dytë të tetorit në Serbi dy palë manovrash ushtarako-ajrore të përbashkëta ruso-serbe, me pjesëmarrjen e komplekseve të sistemeve raketore të mbrojtjes kundër ajrore ruse “Pancir C” dhe “S-400”, bateritë e të cilave erdhën posaçërisht nga Rusia.

Koloneli rus Sergej Hatilev, komandant i njësisë së raketave të Komandës së Posaçme të mbrojtjes antiraketë të Moskës, i cili mori pjesë në manovrat ushtarake ruso-serbe të mbrojtjes antiraketë, u shpreh në një intervistë me “Mk.ru” në 16 tetor se “Një bashkëpunim i tillë i frutshëm dhe dezhurnimi apo ruajtja së bashku me sistemet tona antiraketë nuk u pëlqen shumëve në Europë.

Por kjo mund të bëhet përgjigja jonë adeguate për afrimin e forcave të NATO-s në kufijtë tanë”. Koloneli rus thekson se Rusia dhe Serbia për shkak të distancës gjeografike nuk mund të kenë sistem të unifikuar të mbrojtjes antiraketë, siç ka Rusia me Bjellorusinë, por ai sinjalizon për projektin e “dezhurnit të përbashkët të hapësirave ajrore serbe me komplekset ruse antiraketë”, të cilat natyrisht do të duhet që të vendosen në territorin serb për ta realizuar këtë detyrë.

Del kështu në skenë një projekt i vjetër ushtarak rus, me të cilin Moska kishte kërcënuar Perëndimin për vendosjen e sistemeve ruse antiraketë në Serbi si kundërpërgjigje e vendosjes së sistemeve antiraketë të NATO-s në Bullgari dhe në Rumani. Tani Rusia ndërmerr me manovrat e fundit në Serbi përgatitjet konkrete për zbatimin e këtij plani, për të cilin solli edhe bateritë rus të “S-400” në Serbi. Koloneli rus zbulon se midis Rusisë dhe Serbisë në parim është rënë dakord që ajo të blejë kompleksin e raketave ruse “S-400”.

Mbrojtja e përbashkët ajrore ruso-serbe me sistemin rus antiraketë do të ishte një hap jashtëzakonisht i rrezikshëm nga Rusia dhe Serbia kundër të gjithë shteteve të Ballkanit anëtare të NATO-s. Zbatimi i një plani të tillë do të sanksiononte Serbinë si pjesë e strukturave dhe doktrinave ushtarake të Rusisë, e cila është një kërcënim për të gjithë shtetet anëtare të NATO-s.

Jemi para një plani dhe hapi të madh dhe të rrezikshëm të Rusisë në Ballkan, ku Rusia dhe Serbia planifikojnë të organizojnë mbrojtjen e përbashkët e hapësirave ajrore serbe me komplekset ruse antiraketë. Me një fjalë Rusia dhe Serbia pritet të bëhen një bllok ushtarak i përbashkët. Kjo nuk është për t’u habitur shumë për ata që nuk e kanë harruar se në 22 prill të vitit 1999 parlamenti i Serbisë ka votuar për bashkimin e Serbisë me Rusinë. Disa ditë më vonë e miratoi edhe Duma Ruse rezolutën e bashkimit të dy shteteve.

E bukura është se rezoluta e bashkimit të Serbisë me Rusinë nuk është abroguar ende nga parlamenti i Serbisë, megjithë ardhjen në pushtet të qeverive “demokratike” serbe që nga viti 2000.

Kjo do të thotë që rezoluta e bashkimit të Serbisë me Rusinë është në frigoriferin diplomatik të të dy shteteve, është në fuqi dhe mund të zbatohet kur të dy qeveritë do të bien dakord. Nuk kemi informacion nëse në zyrat diplomatike të BE kanë dijeni për rezolutën e bashkimit të Serbisë me Rusinë, meqë Serbia është shtet kandidat, që ka hapur edhe bisedimet e pranimit në BE.

Në intervistën e tij në “mk.ru” koloneli rus i forcave antiraketë jep edhe një detaj tjetër interesant se “Nëse transferojmë forcat dhe mjetet tona për t’i ndihmuar serbët dhe ndoshta krijojmë një bazë të përbashkët ushtarake atje, ne do të jemi në gjendje të kryejmë misione të përbashkëta luftarake me të. Sigurisht shumëve në Europë nuk do ta pëlqejnë një ndërveprim kaq të ngushtë dhe detyra të përbashkëta të mbrojtjes ajrore”.

Projekti i bazës së përbashkët raketore ruso-serbe dhe i detyrave të përbashkëta ruso-serbe të mbrojtjes ajrore janë sinjale të planeve shumë të rrezikshme ruse dhe serbe në dëm të sigurisë së vendeve të Ballkanit, dhe shprehin armiqësinë e pakorrigjueshme antiatlantike të Rusisë dhe të Serbisë ndaj Aleancës Atlantike dhe ndaj çdo shteti anëtar të NATO-s në Ballkan.

Pikërisht një ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nga Rusia me NATO-n ambasadori rus në Bosnje-Hercegovinë, Igor Kalabukov, bën hapur një kërcënim ndaj shteteve ballkanike në një intervistë të tij me gazetën ruse “Izvestia” në 19 tetor, ku shprehet: ”Në disa shtete ballkanike anëtarësimi në NATO shihet si garanci e përcaktuar e stabilitetit të brendshëm. Nga pikëpamja ruse një stabilitet i tillë as mund të mendohet”.

Është një paralajmërim i qartë se pritet të kemi një ndërhyrje më të madhe ruse në punët e brendshme të shteteve ballkanike për të shkaktuar destabilitet dhe kriza të brendshme politike dhe tensione.

Çdo shtet anëtar i NATO-s nuk mund dhe nuk duhet t’ia lerë vetëm NATO-s si organizatë reagimin dhe kompleksin e kundërmasave ndaj veprimtarisë agresive dhe kërcënuese ruse në Ballkan. Çdo shtet anëtar i NATO-s në Ballkan dhe në rastin konkret Shqipëria, meqë janë në frontin e parë përballë rrezikut rus dhe serb, duhet të ndërmarrin masat dhe hapat konkrete taktike dhe strategjike për të përballuar dhe neutralizuar çdo lloj ndërhyrje ruse dhe serbe në punët e brendshme të vendit tonë.

Për Z.Dashamir Shehi: Përse Lulzim Basha mund të nusërojë tri herë ? Nga Elida Buçpapaj

Dëgjova prononcimin e deputetit të PD Dashamir Shehi tek “Frontline” me Marsela Karapançon.

Duket qartë që Shehi ka marrë anën e Lulzim Bashës.

Është pozicion i tij, individual. Është i lirë të zgjedhë sipas interesit personal apo të jetë fair,  por kur përpiqet të justifikohet me batuta, bën figurë jo korrekte.

Se populli nuk ha bar!

“Nuk mendoj se Berisha mund të drejtojë sërish PD-në.  3 herë nuk të bën populli nuse.” Tha Shehi duke iu referuar Foltores.

Në fakt z.Shehi as vetë nuk i beson asaj që thotë, sepse në një parti, ai e di shumë mirë se fjalën e ka baza. Baza është themeli i partisë. Baza është populli.

Kur Berisha ka bazën me vete, puna e Lulzim Bashës është e mbyllur. Kjo është demokracia.

Le të rrimë shtrembër, por le të flasim drejt.

Ajo që thotë z.Shehi  se”3 herë nuk të bën populli nuse “në fakt i shkon për shtat pikërisht Lulzim Bashës,

sepse Lulzim Basha i ka humbur tre palë zgjedhje!

Pra tre herë populli nuk e ka bërë as nuse dhe as dhëndër!

Dhe këtu mbaron diskutimi!

Pra z.Shehi duhet të adresohet në mënyrë korrekte sepse populli nuk është bagëti dhe meriton të dëgjojë të vërtetën !

E ftoj z.Shehi të analizojë skenarin e Lulzim Bashës, step by step.

Në vend që të mobilizonte partinë PD, bazën dhe aleatët e PD për të denoncuar masakrën e vjedhjeve të 25 prillit,

Lulzim Basha e minoi aksionit politik duke e çuar PD në zgjedhje maskaradë.

Përse Lulzim Basha nuk e përjashtoi Berishën para zgjedhjeve të PD e le ta provonte  pastaj garën për kryetar të PD-së ?

I lutemi deputetëve, që janë produkt i një sistemi zgjedhor hibrid, edhe për fajin e Berishës, por edhe për fajin e tyre, të paktën të mos luajnë kllouniada –

Lulzim Basha ka tetë vjet në opozitë. Ai u fut në zgjedhjet e 25 prillit pa u kryer reforma në sistemin zgjedhor, me listën e klanit dhe klientëve të tij deputetë, që tani i ka në krah si “besnikë” !

Foltoret e Berishës të paktën po e sjellin zërin e Sovranit.

Ne dimë se Lulzim Bashën e bëri “nuse” Berisha. Ne dimë se Berisha i nisi Foltoret, kur Lulzim Basha e përjashtoi dhe e dimë se nëse nuk do të përjashtohej, PD do të vijonte defaktorizmin – zhbërjen, sepse lidërshipi i PD është i bunkerizuar nga Lulzim Basha, pazhi i Edi Ramës.

Është e treta herë dhe e vërteta që Berisha mund ta kthejë PD në parti të vlerave, të garës të ndershme, të idealeve Perëndimore larg lluksit, qejfit, vilave të plazheve, të përfituara duke puthur dorën e dy Njëshave dhe duke kafshuar dorën e Sovranit.

 

Çfarë palli  “kravushka diplomatike” e Serbisë në OKB? – Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

Barometri diplomatik

                              

-Asgjë humane, etike, ligjore, diploamtike dhe paqësore, veç  vjelljes së helmit të urrjetjes dhe të armiqësisë ndaj shqiptarëve dhe shtetit të tyre të pavarur  të Kosovës, të cilin e quajti inekzistent dhe të “rremë”. Ndërkaq, presidenten Vjosa Osmani , e shpifi si “shtetase” të Serbisë, jo si përfaqësuese legale dhe legjitime të Republikës së Kosovës.

 

Vërtet, njeriu duhet të jetë i  çmendur, që në KS të OKB-së, të shërbehet me fjalorin e rrugaçërisë, të rrenave, të racizmit, të urrjetjes dhe të armiqësisë ndaj shqiptarëve dhe ndaj  shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, siç ishte “kravushka diplomatike” e Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili duke marrë pjesë në Sesionin e KS të OKB-së , të bërë më 15 tetor 2021 për gjendjen në Kosovë,  e ofendoi  Vjosa Osmanin (presidente aktuale e Kosovës), duke quajtur “shtetase” të Aleksandër Vuçiqit dhe “mentalisht jo në rregull”, kurse Kosovën e quajti “Llazhna drzhava”-“Shtet të rremë”, si dhe “theu” shumë e shumë gënjeshtra dhe shpifje të tjera në adresën e shqiptarëve dhe të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (2008-2021), se gjoja minoritarëve kolonë serbë po u mohukanë të drejtat dhe liritë elementare në Kosovë!?

–Kjo është gënjeshtër  dhe pretekst për t’i sulmuar shqiptarët dhe Kosovën e lirë dhe të pavarur, e cila dikur ishte plaçkë koloniale e Serbisë pushtuese (1912-1999).  Ky është problemi mes Beogradit dhe Prishtinës, jo  minoriteti serb në Veriun e Kosovës, siç  po gënjejnë, po manipulojnë dhe po shantazhojnë serbomëdhenjtë militaristë dhe hegjemonistë të Serbisë me presidentin e tyre Aleksandër Vuçiq, politika, propaganda dhe diplomacia e të cilit fare nuk dallon nga regjimi policor, militar dhe paramilitar i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, kur është fjala për mosnjohjen dhe për kërcënimin  e Kosovës. Këtë konstantë të koherencës së politikës serbomadhe të Slobodan Milosheviqit, e ilustron edhe kjo deklaratë e Ivica Daçiqit, e pohuar jo më pak se 20 vjet më parë , me rastin e zgjedhjes së Vojisllav Koshtunicës (pas përmbysjes së regjimit të Slobodan Milosheviqit) : “Nuk di, nëse ka qenë e nevojshme që me 5 tetor 2000, të na heqnit nga pushteti, kur edhe ju sot po bëni  të njëjtën politikë tonën…”  Këtë kurs të pareformuar të  politikës  së Milosheviqit kundër Kosovës,  deri më sot  (2000-2021) nuk e ka ndryshuar asnjë  qeveri, asnjë parlament dhe asnjë president  i Serbisë pas përmbysjes së Slobodan Milosheviqit në zgjedhjet parlamentare të Serbisë (2000).

Përkundrazi, lidershipi i sotëm i Serbisë me Aleksandër Vuçiqin në krye, siç janë Ana Bërnabiq (kryeministre), Ivica Daçiq (kryetar i kuvendit), Aleksandër Vulin (ministër i policisë), Nikola Selakoviq ( ministër i Jashtëm ) etj., po deklarojnë haptazi se  “jemi krenarë”  me “frytet” e politikës pushtuese gjenodiale të Slobodan Milosheviqit për mbrojtjen e Kosovës, të cilën  “nuk do ta njohim kurrë, sepse  është zemra dhe djepi i Serbisë” !?

Kursin e diplomacisë serbomadhe të S.Milosheviqit ndaj Kosovës, e reprizoi edhe “puleni” i tij, Nikola Selakoviq (ministër i Jashtëm) në Seancën e KS të Kombeve të Bashkuara, më 15 tetor 2021, duke e sulmuar verbalisht me një fjalor vagabondësh presidenten e Kosovës, Prof.Dr. Vjosa Osmani, se gjoja ajo“kur ta përmendë emrin e Aleksandër Vuçiqit, duhet të ngrihet në këmbë, sepse është shtetase e tij”!?

Ky është skandal i paprecedencë i Serbisë në KS të OKB-së (1945-2021) !  

Si ka qenë e mundur që “kryediplomati” shovinist dhe racist serbomadh Nikola Selakoviq, të keqpërdorë Seancën e KS-së të Kombeve të Bashkuara,  duke e ofenduar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani si “shtetase të Serbisë” dhe, duke e quajtur Kosovën si “SHTET TË RREMË”-LLAZHNA DRZHAVA!?

Në këtë moment të shfaqjes së këtij skandali poshtërues diplomatik të “kryediploamtit” serb Nikola Selakoviq, ku ishte sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili  automatikisht do të duhej  ta largonte atë nga Seanca e KS-së, sepse dhunoi parime, kode, rregulla dhe norma të së drejtës ndërkombëtare, si dhe dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara,  duke qenë se racisti Selakoviq, Kosovën e quajti “Llazhna drzhava”, të cilën deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së. Atëherë, pse nuk reagoi Angtonio Guterres, që t’i thoshte Selakoviqit, -mos gënje dhe mos shpif, se Kosova  nuk është “LLAZHNA DRZHAVA”, por shtet i pavarur dhe sovran, ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së, si dhe fuqitë e mëdha botërore me SHBA-në në krye.

Së dyti, Antonio Guteres, duhej t’i thoshte Nikola Selakoviqit, mos ofendo dhe, mos shpif me atë fjalor amoral, antiligjor, antidemokratik dhe anticivilizues Presidenten e Kosovës,  Vjosa Osmani, sepse kjo nuk është përfaqësuese e as shtetase e Alekandër Vuçiqit, por e shtetit  të pavarur dhe sovran të Kosovës, të cilin më 22 korrik 2010 e ka njohur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, duke dhënë opinion pozitiv juridiko-ligjor, se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është në përputhje të plotë me parimet, me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, Sekretari i Përgjitshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duhej t’i thoshte prerazi,- “Druzhe” Selkoviq, dil jashtë, sepse gënjeshtrat dhe ofendimet tuaja primitive dhe antiligjore në adresën e presidentes Vjosa Osmani dhe të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, janë amorale, joetike, joparimore, joligjore, jodemokratike dhe jopaqësore, ngase bien ndesh me Objektivat dhe Parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar.

Këtë skandal diplomatik të Serbisë, duhet dënuar OKB-ja !

Duke qenë se ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq ka gënjyer, shpifur dhe ofenduar jo vetëm presidenet e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe Këshillin e Sigurimit; Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë , si dhe të gjitha ato shtete (mbi 100 sosh) të OKB-së, që deri tani e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (2008-2021).

Në këtë kontekst, nëse Kosova është “llazhna drzhava” sipas Nikola Selakoviqit, atëherë, pse këtë rrenë të ndyrë nuk e demantojnë ligjërisht  të gjitha ato shtete që e kanë njohur Republikën e Kosovës?

Kjo shpifje dhe gënjeshtër e Nikola Selakoviqit, de fakto dhe de jure është në shpërputhje me Kartën e OKB-së dhe me të drejtën ndërkombëtare. Prandaj, si Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, ashtu edhe KS-ja, si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e kanë për detyrë, që ta detyrojnë Serbinë, të sillet dhe të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Ndryshe, Serbia ( si subjekt i së drejtës ndërkombëtare), të përjashtohet automatikisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sepse OKB-ja nuk është e rezervuar për rrena,  për shpifje dhe për ofendime të ndyra primitive dhe anticivilizuese.  Për më tepër, sikur de fakto dhe de jure, të ishte zbatuar Karta e OKB-së dhe e drejta ndërkombëtare,  OKB-ja, që mooti(para 20 vitesh) do të duhej ta përjashtonte Serbinë nga anëtarësia e saj, sepse ka kryer 3 gjenocide kundër: Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999). –Rikthimi  i Serbisë në OKB, do të mund të bëhej vetëm atëherë, kur në Serbi do të vinin forca të njëmendta demokratike dhe paqësore, të zhveshura totalisht nga “uniforma” policore dhe militare e politikës, e propagandës dhe e diplomacisë së ish-regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit. Ndryshe,  kjo Serbi që nuk ka pësuar asnjë metamorfozë nga politika hegjemoniste dhe militariste e Slobodan Milosheviqit (por është nën hipotekë të 3 agresioneve gjenocidale, 1989-1999), as de fakto e as de jure nuk i plotëson kushtet dhe kërkesat e domosdoshme, që të jetë anëtare e OKB-së, sepse kjo është organizatë ndërkombëtare paqësore, jo kurrfarë  “parlamenti” i Serbisë së Vojislav Sheshelit, i Vuçiqit, i Vulinit, i Daçiqit, i Bërnabiqit dhe i Selakoviqit  për të prodhuar konflikte, kriza, mosmarrëveshje, kërcënime dhe provokime ndaj vendeve fqinje, siç janë Kosova dhe Kroacia. E gjithë kjo po ndodh për shkak se Serbia nuk ka paguar borxhet  e saj për 3 gjenocidet e kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999).

Vjosa Osmani e përfaqësoi Kosovën në OKB, jo Serbinë e as Vuçiqin e Selakoviqit !

Prandaj, “Kravushka diplomatike”  Selakoviq, duhet ta dinte dhe ta dijë, se Aleksandër Vuçiq  nuk është dhe, kurrë nuk do të jetë president  i Vjosa Osmanit, as i shqiptarëve dhe, as i Kosovës, por i Serbisë gjenocidale dhe kolonialiste të  ish-kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq !

Kjo është e vërteta e pamohueshme, të cilën, tanimë e di gjithë bota e civilizuar (1989-1999), por “Jo” edhe imbecilët dhe recidivat  patologjikë-vazhdues të politikës agresive dhe kolonialiste të “babait” të tyre, Slobodan Milosheviq, cili veç Kroacisë dhe Bosnjës pushtoi edhe Kosovën më 1989, duke kryer gjenocid të paparë dhe të pakrahsueshëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945-1999). Këto agresione gjenocidale  “përpin” jo më pak se “ 1 milion njerëz” në hapësirat e Krocisë, të Bosnjës dhe Kosovës ! Si rrejdhim i mosreagimit të diplomacisë preventive të bashkësisë ndërkombëtare.

 

 Serbia të përjashtohet nga OKB-ja, sepse është shtet gjenocidal dhe kolonial (1878-2021) !

Kjo si ngrehinë e tillë anticivilizuese dhe antidemokratike nuk e plotëson asnjë kusht që të jetë anëtare as OKB-së, as e OSBE-së, as e NATO-s e as e BE-së, sepse gjenocidet e saj qindravjeçare ndaj shqiptarërve, kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë, përbëjnë vepër penale ndërkombëtare, që është e dënueshme me normat, me parimet dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me parimet dhe me objektivat e Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945-2021).

Këtë e ka dëshmuar edhe në dekadën e fundme të shekullit XX, duke kryer tri agresione gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Pse hesht diplomacia e Tiranës ?

Pse Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë nuk reagoi me kurrfarë  “pusulle” diplomatike kundër shpifjve, akuzave, gënjeshtrave dhe ofendimeve të  ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,  e ofendoi në KS të OKB-së, kurse diplomacia e Tiranës hesht, edhe pse Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i saj në Sesionin e KS-së për Kosovën më 15 tetor 2021 në Nju-Jork, fare nuk e çeli gojën, që të kërkonte largimin  e përfaqësuesit të Serbisë (ministrit të Jashtëm) Nikola Selakoviq, për shkak se ai në Sesionin e sipërtheksuar i ofendoi brutalisht dhe në mënyrën më të anticivilizuar si shtetin e Kosovës, ashtu edhe presidenten e saj, Prof.Dr.Vjosa Osmani, duke e quajtur “shtetase” të Serbisë dhe Kosovën “shtet të rremë” !?

Në lidhje me këtë skandal diplomatik të paprecedencë të “kravushkës” së Beogradit, Nikola Selakoviq,  të bërë në Seancën e KS-së të OKB-së për Kosovën, çuditërisht Shqipëria si anëtëtare e përkohshme e KS të OKB-së nuk kërkoi PËRJASHTIMIN E LIGJSHËM të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq për shkak të ofendimit brutal anticivilizues dhe diskriminues të presidentes së Republikës së Kosovës, Prof.Dr.Vjosa Osmani, i cili e quajti  “shtetase” të Serbisë dhe se gjoja kravushka  “  i shqetësuar për gjendjen psikike” të saj, si dhe  e ofendoi edhe Republikën e Kosovës , duke e quajtur  si “kancer të Evropës” !?

Së fundi, skandalin diplomatik të “kravushkës” raciste dhe fashiste të ministrit të Jashtëm të Serbisë në OKB, do të duhej patjetër ta denonconin edhe Ministria e Punëve të Jashtme pëmes një note diplomatike, dërguar të të gjitha sheteve, që e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, me pyetjen:  Pse dhe deri kur, do ta lejoni dhe toleroni lidershipin e Beogradit zyrtar, që në organiztat ndërkombëtare, siç është OKB-ja,  BE-ja dhe OSBE-ja, Kosovën ta quajë “llazhna drzhava”, gjë që kjo do të thotë se Kosova  “ende është “ koloni e Serbisë !?

Si dhe, pse të dialogohet me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, kur Serbia , edhe pas kryerjes së gjenocidit kolonial të saj të fundit (1989-1999), Kosovën po e konsideron “pjesë të saj”. Këtë po e dëshmojnë edhe incidentet e fundme në pjesën veriore të Kosovës, ku Serbia përmes minoritarëve kolonë serbë  sheshit po provokon një luftë të re me Kosovën?!

Çmenduri kolektive në zgjedhjet e Kosovës, nuk ka rrugëdalje nga kurthi – Nga Aurel Dasareti*

 

Ne e krijojmë vetë lirinë ose robërinë tonë. Ju vendosni të merrni jetën në duart tuaja, dhe çfarë ndodh? Ju votuat përsëri për hajdutët?! Diçka absolutisht e tmerrshme – nuk keni askënd për të fajësuar.

***

Përshëndetje për ata që shitën votat e tyre: Gëzohu, shpirt i vogël, i shitur, je i farkëtuar nga i njëjti ndryshk!

Është krejtësisht absurde të kalosh tërë jetën duke u përpjekur të mësosh nga gabimet e tua. Thuhet se mençuria vjen me moshën, por kam parë edhe shembuj të moshës që vijnë vetëm.

Të gjithë shqiptarët mendojnë se ndryshimi është i gëzueshëm, por askush nuk dëshiron të ndryshojë. Të paktën jo për të mirën e tyre. “Politikanët” mund të miratojnë sa më shumë ligje që duan, por ndryshimet ndodhin në thellësinë e shpirtrave të njerëzve. Nëse shqiptarët kanë prirje të bëhen seriozë kur përballen me ndarje ose ndryshime të rëndësishme në jetë, ata do të mendonin me trurin e tyre para se të hidhnin kokrrat për të votuar sërish mercenarët e armiqve, të pamoralshmit, dallaveraxhinjtë. Dylberët që ju kanë shpëlarë trurin gjatë njëzet viteve të fundit.

Humbësve të përjetshëm: Urime për humbjen e radhës, ju shpirtrobër! Urime rikthimin e Serbisë në tokën e Dardanisë! 

Humbësi kalon nëpër jetë,

ai tërheq

një ngarkesë të rëndë,

në ngarkesë nuk ka asgjë të vlefshme, përveç mbeturinave.

 

*Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Franca dënoi krimin kolonial, a do i kërkojë “Ballkani i Kapur” Serbisë të njëjtën gjë? – Nga SHABAN MURATI

(të paktën njëherë në jetë të dëshmojë se vërtet e don Francën)

Për herë të parë në 60 vjet presidenti i Francës, Emanuel Makron, në 16 tetor dënoi masakrën e policisë franceze ndaj protestuesve algjerianë në Paris në 17 tetor 1961, duke e cilësuar “një krim të pafalshëm”.

60 vjet më parë, protesta paqësore e rreth 30 mijë algjerianëve në Paris kundër ndalim-qarkullimit të vendosur nga policia vetëm për algjerianët, u shtyp në mënyrë mizore nga policia franceze, duke vrarë 200 algjerianë, duke plagosur 11 mijë algerianë dhe duke arrestuar 12 mijë algjerianë.

Autoritetet franceze gjithmonë e kanë mohuar dhe nuk e kanë pranuar masakrën. Presidenti Makron pati kurajon shtetërore dhe e hapi tani dollapin e skeleteve franceze, duke dënuar “krimin e pafalshëm” të Francës në kohën e kolonisë algjeriane.

Është një akt, që meriton vlerësim, sepse e historia e hidhur e një shteti kolonial duhet dekolonizuar.

Presidenti i Francës në 16 tetor mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, vendosi një kurorë me lule në urën Bezons të Parisit, ku nisi protesta algjeriane 60 vjet më parë, dënoi “krimin e pafalshëm“ të Francës së asaj kohe, dhe u jep një mësim të madh udhëheqësve të shteteve koloniale si Serbia, që të pranojnë të vërtetat e hidhura historike dhe të dënojnë krimet e shtetit kolonial serb.

Serbia zhvilloi katër luftra të përgjakëshme kundër popujve joserbë në fundin e shekullit të kaluar, dhe megjithë masakrat e përbindëshme serbe në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, udhëheqja e saj ende nuk i ka dënuar dhe nuk ka kërkuar falje për to.

Akti i presidentit Macron duhet të shërbejë si mësim i madh edhe për “Ballkanin e kapur”, i cili në mënyrë idiote bën thirrje të harrohen krimet e pafalshme të Serbisë si shtet kolonial.

Franca i mëson “Ballkanit të kapur” se krimet dhe masakrat serbe nuk duhen harruar dhe duhen dënuar nga vetë autorët e tyre. Franca e dënoi më vonë prefektin e Parisit, që urdhëroi masakrën, me akuzën “për krime kundër njerëzimit”. Presidenti serb Vuçiç, babai i “Ballkanit të kapur”, po i nderon dhe po i darovit me poste dhe me glorifikime kriminelët serbë të luftës, që masakruan popullin e Bosnjës dhe të Kosovës.

Presim që “Ballkani i kapur” t’i thotë presidentit serb Vuçiç që të ndjekë shembulin e presidentit francez dhe të dënojë krimet koloniale të Serbisë, e cila në vitin 1999 vrau rreth 20 mijë shqiptarë në Kosovë, përdhunoi 20 mijë vajza dhe gra dhe dëboi me dhunë një milion shqiptarë nga shtëpiat dhe tokat e tyre.

Të paktën njëherë në jetë “Ballkani i kapur” të dëshmojë se vërtet e don Francën.

Përkthimet e gabuara dhe pasojat e tyre – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Si shkak për hedhjen në kompjuter të shënimeve në vijim, u bë përkthimi i një fjalie, të shkëputur nga reagimi i zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Reagimi i saj ishte botuar në disa portale.
Ja cila është fjalia:
“Ne presim një reagim të përshtatshëm nga mentorët perëndimorë të projektit të shtetndërtimit të Kosovës ndaj këtij provokimi të pacipë” (Citohet sipas: Zaharova: “Deklarata e Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë e papranueshme për Rusinë”. Faqja e internetit “Teuta”. 11 tetor 2021).
Ky përkthim haset po në faqen e internetit “gazetaexpress” të po kësaj date. Po i njëjti përkthim përcillet edhe në Platformën mediatike analitike në youtube “Pamflet” të së njëjtës datë.
Më bëri përshtypje shumë të keqe dhe madje më revoltoi togfjalëshi “provokim i pacipë”, prandaj thashë me vete:
“Kryeministri Rama ka plotësisht të drejtë që ministrinë ruse të punëve të jashtme ta paditë në një gjykatë evropiane për fyerje publike, sepse deklarata e tij për bashkimin e dy shteteve shqiptare nuk përbën absolutisht “provokim të pacipë”.
Mbiemri “i pacipë”, sipas Fjalorit të gjuhës shqipe të vitit 2006, do të thotë: “që nuk ka fare turp”.
Megjithatë, më lindi një hije dyshimi për saktësinë e përkthimit të këtij togfjalëshi. Prandaj vendosa “të shtegtoj” nëpër portale të tjera, ku hasa në një tjetër variant përkthimi, si ky në vazhdim:
“Presim reagimin e duhur nga kujdestarët perëndimorë rreth projektit për ndërtimin e kombit të Kosovës, që është një provokim i pastër” (Citohet sipas: “Deklarata e Ramës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, reagon Rusia”. Faqja e internetit “alsat”. 11 tetor 2021).
Gjithsesi, për t’u bindur përfundimisht për dyshimin që më lindi, duhej bërë krahasimi me fjalinë e tekstit origjinal të deklaratës së Maria Zaharovës. Ja fjalia, e nxjerrë nga teksti origjinal.
“Рассчитываем на адекватную реакцию западных опекунов проекта косовской “государственности” на эту откровенную провокацию (Citohet sipas: “Koment i zëdhënëses së MPJ të Rusisë M.V. Zaharova lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë E. Rama”. Faqja e internetit e MPJ të Rusisë “mid.ru”. 10 tetor 2021).
Dyshimi im paskej qenë me vend. Togfjalëshi i gjuhës ruse “откровенная провокация”, në përkthimin fjalë për fjalë, do të thotë “provokim i hapur”. Në portalin “alsat” është përthyer shumë bukur – “provokim i pastër”. Atëherë lind pyetja: po portalet “Teuta”, “gazetaexpress” dhe “Pamflet” nga e shpikën mbiemrin “i pacipë”, nga ç’gjuhë e kanë përkthyer? Cili ka qenë ai përkthyes i papërgjegjshëm, i cili “i ka thënë këmbës dorë”? Sepse me mbiemrin “i pacipë”, për mungesë të theksuar etike, akuzohet rëndë padrejtësisht ministria ruse e punëve të jashtme dhe, po padrejtësisht, fyhet keq Kryeministri Rama.
Në përkthimin e fjalisë së sipërcituar, ka edhe pasaktësi të tjera. Në fjalinë e përkthyer në të katër portalet e mësipërme, është shmangur qëndrimi i njohur antishqiptar i politikës ruse kundër Kosovës, si shtet i pavarur. Në të tre portalet e para, fjala e origjinalit në gjuhën ruse “государственность”, është përkthyer “shtetndërtim”, kurse në portalin “alsat” – “ndërtimi i kombit të Kosovës”.
Së pari, fjalën “государственность”, që do të thotë “organizim shtetëror” (le ta pranojmë si variant përkthimi edhe kompozitën e shqipes “shtetndërtim”), zëdhënësja e ministrisë ruse të punëve të jashtme e ka vënë në thonjëza, çka do të thotë se Moska shprehet ironikisht për organizimin shtetëror të Kosovës, sepse ajo nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, duke e konsideruar si pjesë të Serbisë. Prandaj kompozita shtetndërtim duhej dhënë në thonjëza.
Së dyti, me shprehjen “ndërtimi i kombit të Kosovës”, përkthyesi i ka lejuar vetes tri gafa:
a. shprehjen duhej ta jepte në thonjëza.
b. fjalën “государственность” duhej ta përkthente “organizim shtetëror”, jo “ndërtimi i kombit”.
c. fjalën “komb” e ka shpikur nga xhepi, duke sajuar një “komb kosovar” të paqenë, çka është në përputhje me falsifikimet historike të serbosllavizmit dhe të mercenarëve në shërbim të tij në Prishtinë, si Profesor Nexhmedin Spahiu e disa të tjerë, sipas të cilëve banorët rrënjës të Kosovës “janë komb më vete” që “nuk kanë lidhje” me kombin shqiptar.
Këto tri gafa dëshmojnë për mungesë të theksuar të formimit profesional të përkthyesit dhe për horizontin e tij kulturor gjysmak.
Në këndvështrimin tim, varianti më i goditur i përkthimit të fjalisë, që është nxjerrë nga një tekst i natyrës politike nga fusha e diplomacisë, do të ishte ky në vijim:
“Jemi në pritje të reagimit të duhur nga ana e kujdestarëve perëndimorë, që ndjekin nga afër zbatimin e projektit për “organizimin shtetëror” të Kosovës, ndaj këtij provokimi të pastër”.
Portalet që përkthejnë materiale nga gjuhë të tjera, duhet të punësojnë përkthyes të talentuar, të cilët e zotërojnë gjuhën e huaj në mënyrë të përsosur. Në të kundërt, do t’i lejojnë vetes t’u shpëtojnë gafa të rënda, si ato që përmenda më lart, çka do të thotë se përkthyesi, sipas asaj fjalës së urtë, “është marrë nga dhitë dhe është vënë zabit”.
Në të njëjtën kohë, portalet duhet të kenë edhe redaktorë të talentuar, të cilët duhet të jenë jo vetëm të formuar nga ana profesionale, por edhe të pajisur me një horizont të gjerë kulturor. Por, me sa duket, portalet, fatkeqësisht, nuk kanë fare redaktorë, prandaj edhe u kanë shpëtuar gafat që përmenda më lart.
Herë tjetër, lexuesit e nderuar do t’i njoh me gabime në përkthim në praktikën botërore të komunikimit, gabime që kanë shërbyer edhe si skena humori, edhe si arsye për ndonjë ndëshkim të rëndë, edhe si shkak për pasoja tragjike të përmasave të mëdha.
San Diego, Kaliforni
18 tetor 2021

“MERCENARI” ANTON QUNI DHE KOMANDANTËT MILIONERË -Nga IDRIZ ZEQIRAJ

   
     Pas Plenumit të IV-të të PKJ, në ishullin Brione të Kroacisë, më  1965, u shtua numri i kadetëve ushtarakë si dhe të oficerëve shqiptarë në Akademinë Ushtarake. Sherbimi i tyre do të shtrihej në tërë Jugosllavinë e atëhershme. Shkuarjen në shkollat ushtarake, kuadrot atdhetarë, të inkuadruar në institucionet e kohës. Koha dëshmoi se ata, një ditë, do t`i duheshin Atdheut-Kosovë, në luftën për liri, në mbyllje të shekullit 20-të.
        Falsifikimi i porositur i historisë më të re të Kosovës
     Disa nga krerët politikë, të vetëquajtur “komandantë”, përtej dy dekadave, vazhdojnë ta mbajnë peng Kosovën. Ata, duke qenë pranë arkës shtetërore, financave, kanë porositur, stimuluar dhe sponzorizuar shkrimin dhe botimin e qindra librave, kryesisht, me falsifikime groteske të luftës së fundit në Kosovë. Duke qenë se pas shuarjes fizike të Presidentit Rugova, LDK-ja, përkatësisht, drejtuesit e saj, u kapën nga PDK-ja, PAN-i, të shantazhuar nga banda mafioze e SHIK-ut, nuk pati kundërshti të organizuar, të kësaj ploje katastrofale të historisë më të re të Kosovës.
     Për falsifikimin e historisë të Kosovës, ishte organizuar një armatë e tërë pseudo-intelektualësh, të instruktuar nga SHIK-u kriminal, nën mbikëqyerjen e drejtëpërdrejtë të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit me shokë. Sponzorizimi i madh në kohë e financa, që kanë bërë krerët politikë të së majtës ekstreme staliniste, të prirë nga PAN-i, për falsifikimin e historisë prgjatë tri dekadave të fundit, është bërë bllok i koracuar, në mbrojtje të tezës hashimiste se “historia nuk mund të rishkruhet!”
     Realisht, falsifikimin e historisë nuk e ka shpikur LPK-ja, me bishtrat e saj Hashimin, Kadriun dhe rrospihanë të tjerë, tashmë, “të dalë boje”, për krime dhe hajni. Por, është kopjuar nga banditët komunistë shqiptarë të Enver Hoxhës. Një seminar i përbotshëm, i organizuar në Durrës, me nismën e një historiani të shquar amarikano-kanadez, i mbështetur edhe nga historianë evropianë, ballkanikë e shqiptarë, me temën: “Në Shqipëri a kishte luftë çlirimtare apo qytetare?”
      Rishkrimi i historisë të Kosovës, domosdo e kohës 
     Pas debateve shterruese, rezultoi kjo e dyta, pra, “në Shqipëri ka pasur vetëm luftë civile, qytetare, sepse nuk u dëshmua asnjë betejë, e bërë në mes partizanëve të Enver Hoxhës, me pushtuesit italianë apo gjermanë”. Ndërkohë që studjuesi amerikano-kanadez numëroi dhjetra beteja, të zhvilluara ndërmjet partizanëve komunistë dhe nacionalistëve shqiptarë, të organizuar në “Ballin Kombëtar”, përkatësisht, të djathtës shqiptare. Lufta e përgjakshme qytetare në Shqipëri, u përmbyll me vrasje dhe ekzekutime, fillimisht, pa gjyq, pas luftës me gjyqe fiktive, të rrejshme të kundërhtarëve politikë.
     Pikërisht, atë të parën, pra, ekzekutimet politike i kopjoi banda-LPK-së, për ta marrë me dhunë pushtetin. Dhe, duke e përgjakur Kosovën, me gjakun e luftëtarëve të lirisë, ofikcerëve të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të veprimtarëve të LDK-së, gjithnjë, nën instruktimin fillestar të kuadrove sigurimsa të Enver Hoxhës, themelues të organizatës ilegale kriminale SHIK.
     Pjellë e keqe e kësaj organizate, ishte edhe Hashim Thaçi, i cili dinakërisht e poshtërsisht, depërtoi në strukturat partiake të LPK-së, për t`u infiltruar në pushtetin qendror të paslftës. Me propagandën e sforcuar partiake, Hashimi me shokë, synonte përvehtësimin e luftës së pabërë. Marrëzia dhe krimi eskaloi deri në atë masë, sa u bë ndarja fiktive e partive të luftës dhe të paqes. Pra, partitë që luftuan dhe ato që “bënë sehir”, që nuk luftuan. Dhe, çuditërisht, roli i tyre ishte i kundërt, sepse, pikërisht, krerët kryesorë të PDK-së, nuk kanë asnjë ditë stazh lufte, nuk ishin fare pjesë e luftës!
     Kjo e vërtetë absolute, ishte shqetësuese për Hashim Thaçin, tashmë, në cilësinë e presidentit të Republikës. Për ta kamufluar mosqenien pjesë e luftës, ndonëse, të paktën, në një rast, ka pranuar, madje publikisht, se “kam qenë larg frontit të luftës”, intensifikoi thirrjen se “historia nuk mund të rishkruhet!”
      Megjithatë, sllogani nuk mundi t`i rezistojë kohës, ashtu siç nuk arriti të mbijetojë gënjeshtra e madhe e bandës-komuniste të Enver Hoxhës dhe historia e re dhe ajo e sotmja, u rishkrua, pothuajse, tërësisht, duke lënë në harresë “heroizmin” fiktiv  të Hoxhës me shokë. Urtësia thotë se “e vërteta vonon, por nuk harron”. Dhe, kjo u lëndëzua me rishkrimin e historisë shqiptare, duke shpërfaqur vlerat e mirëfillta të ngjarjeve dhe të heronjëve, dikur të anatemuar dhe të përbaltur.
      Brrylizmi i dështuar i Hashimit, 
         për ta përvehtësuar luftën
     Është ky makro-shqetësimi i Hashim Thaçit, i cili, me pretendimin për të hyrë në histori si “luftëtar”, deri edhe “realizues” i pavarësisë të Kosovës, në një debat parlamentar, u marros i tëri, duke bërë akuza shpifëse, qoftë edhe për Albin Kurtin, duke aluduar në lidhjet me sherbimet informative armike; Vjosë Osmanin, për babain e saj se, kinse, ka sherbyer në organet e Sigurimit jugosllav, ndërkohë që ai ishte i burgosur, si pjesë e strukturës së FARK-ut, në vitin 1991! Dhe, duke kulmuar me akuzën e vrazhdët, për komandantin e shquar, heroin e gjallë të Luftës së Kosharës, Anton Quni, se “ti ke qenë ushtar me pagesë, ke qenë mercenar!”
      Dihet se Anton Quni ishte në katërshën e parë të komandantëve luftëtarë në Kosharën heoike. Dhe, po të mos ishte Beteja ballore e Loxhës dhe Lufta frontale e Kosharës, emërtesa UÇK-e, nuk do të kishte mbulesë reale. Komandant Quni, qysh në rininë e tij ishte përcaktuar për profesionin e ushtarit. Siç ndodhte rëndom, me kuadrin ushtarak, pas përfundimit të Akademisë, emëroheshin larg Kosovës: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe gjetkë. Edhe martesat e djemëve të Kosovës, në të shumtën e rasteve, imponoheshin me vajza vendore, pra, atje ku sherbenin. Megjithatë, me mendje dhe zemër, ishin pjesë e Kosovës.
     Dhe, kjo u dëshmua sapo era e luftës u ndje në Kosovë. Djemtë e Kosovës, së bashku me familjet e tyre, u kthyen në Kosovë, me qëllim të sherbimit për Atdheun. Disa syrësh u burgosën, të tjerët, në grup, u përndoqën dhe, përkohësisht, morën rrugët e botës, në pritje të urdhërit për veprim. Dhe, thirrja e Atdheut i bashkoi në frontet e luftës për çlirim dhe liri. Dhe, krenarisht e vendosmërisht, luftuan. Disa ranë në fushë-beteja me armikun; ca të tjerë u plagosën; por, disa syrësh u ekzekutuan nga shqipfolës, hafije të pushtuesit. Dhe, kjo është më e rënda, që vazhdon të mos ndëshkohet. Përkundrazi, edhe pse janë duar-përgjakur, ata janë të lirë, gëzojnë favore e poste partiake e shtetërore!
       Ushtarakët luftëbërës të FARK-ut, 
       fitimtarë moral e faktik të luftës
     Ushtarakët kishin strehim të përkohshëm në Evropë dhe gjetiu. U rrjeshtuan në luftë dhe vetëm tre muaj u trajtuan familjet e tyre, me nga 1.200 marka, nga Fondi shtetëror i 3 %-it, që mezi arrinin të paguanin qiratë e shtrenjta të banimit. Ndërkohë që “komandantët” e LPK-së, me shokë, bridhnin Evropës dhe Tiranës, të akomoduar në vilat e Bllokut të zi të Byroistëve, zhvatnin jo mijëshet, por milionat nga Fondi i 3 %-it dhe ai “Vendlindja thërret”, gjithnjë në emër të luftës. Por, kurrë nuk u përdorën për luftën!
     Tani, shtrohet pyetja: Kush ishin mërcenarë? Ushtarakët e karrierës, në frontet e luftës apo “komandantët”  “larg frontit të luftës”, bredharakë e intrigantë, deri te hartuesit e komunikatave shpifarake dhe bërës të listave vrastare, në emër të një SHTAB-i fantomë, përkatësisht, “komandantë” pa ushtarë.
     Përgjigja dinjitoze, meritore dhe proverbiale e Komandant Anton Qunit, e dhënë “komandantëve” “jallanë”, të rremë, në sallën e Parlamentit, se “do të qendroj në politikë, deri sa t`ju shoh prapa grilave”, ishte profetike. Dhe, kjo ndodhi, jo pse dëshironte Komandant Antoni, por pse krimet janë serike dhe faktike.
     Qenia e mëparshme e Komandant Anton Qunit, në krye të Ministrisë të Mbrojtjes, ishte sa profesionale, aq edhe simbolike. Është për keqardhje pse ky post duhej dorëzuar me ndërrimin e qeverive, sepse Lufta e Kosharës identifikohet me vet Ushtrinë Çlirimtare  të Kosovës. Megjithatë, fjalët fisnike të Komandant Antonit se “ushtrinë po e dorëzoj në duar të sigurta, mikut tim Armend Mehaj”, ishte garantuese e ngushëlluese, jo vetëm për miqtë numerikë të Komandantit, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë në Shqiptari.
     Komandanti markant i luftës për çlirim, dy dekada më parë, Anton Quni, dje ministër profesional i Mbrojtjes, sot kandidat i LDK-së, për të parë të komunës së Prizrenit, si gjithëherë, me integritet e dinjitoz, i gatshëm për t`i shërbyer komunitetit prizrenas dhe Kosovës.

ÇUPI, EKSPONENT I NËNTOKËS NË STUDIOT E TIRANËS – Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Kam qeshur me të madhe këtu në Zvicër. Me siguri, më keni dëgjuar në Tiranë.

Të mërkurën, më 13 tetor në mbrëmje, TopChanel, më ka kushtuar një edicion të emisionit “Open”. Tema ishte “Gjendja e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH)”.

Ishte i ftuar F. Çupi, i parapëlqyer i veçantë i drejtueses së emisionit, i dërguar nga nëntoka e Shqipërisë; M. Kikia, injorant i përgjithshëm, injorant i veçantë për temën që po trajtohej dhe C. Bolino, të cilit i dukej vetja sikur fliste në ndonjë studio të kamorrës, ku shahet në mungesë dhe nuk jepet e drejta e fjalës, ku shpifet në mungesë dhe nuk jepet e drejt e përgjigjes, ku denigrohet antimafia. Ishte e ftuar edhe një zonjë që shpjegoi akuzën e ngritur nga SPAK ndaj Thoma Gëllçit, ish Drejtor i Përgjithshëm, i larguar nga kjo detyrë pas mbarimit të mandatit 5 vjeçar. Ishte i ftuar edhe një tjetër nëpërmjet Skype.

Dy të ftuarit kryesorë deshën t’ia krijojnë idenë publikut se RTSH-në, që nga viti 1990, e drejton Skënder Buçpapaj. Dhe fajin pse institucioni publik nuk reformohet gjatë këtyre tridhjetë viteve e paska Skënder Buçpapaj. Sipas tyre, RTSH-në e paskam politizuar unë dhe e paskam bërë të pareformueshëm e të padepolitizueshëm.

Skënder Buçpapaj ishte në gjithë nëntekstin e emisionit, në pyetjet e drejtueses së emisionit dhe në komentet e Çupit e Kikisë. Që emisioni më kushtohej mua, doli në mbyllje të tij, kur E. Vasili ia bëri me shenjë se tashi është koha dhe Çupi tha se “Buçpapaj ishte një krejtësisht i panjohur nga Tropoja, ishte një asgjë që nuk dinte se nga bie globi” kur Berisha e solli në krye të Radiotelevizionit Shqiptar.  Krrokat Frroku, kikiris Kikia, e rritën sa e rritën vezën, derisa iu erdhi për të dalë veza dhe, nëpërmjet gojës së Çupit, e përplasën në surratin e Vasilit.

Nga viti 1990, para Buçpapajt ishin dy Drejtorë të Përgjithshëm, pas Buçpapajt ishin edhe gjashtë-shtatë drejtorë të tjerë. Por u përmendën vetëm Buçpapaj dhe Gëllçi.

Në lajmin e “Zërit të Amerikës” për burgosjen e Gëllçit thuhet “Në vitet ’90 ai ka drejtuar gazetën e Partisë Socialiste “Zëri i Popullit” dhe më pas ka shërbyer si zëdhënës për disa kryeministra socialistë. Pas disa vitesh jetesë në Shtetet e Bashkuara, që prej vitit 2015, ai u rikthye në Shqipëri, ku konkurroi për postin e drejtorit të RTSH, detyrë nga e cila u largua në përfundim të mandatit 5-vjeçar, para pak muajsh.”

Skënder Buçpapaj erdhi në krye të RTSH kur kishte njëzet vjet veprimtari të suksesshme letrare e publicistike dhe gjashtë vjet veprimtari të suksesshme botuese në gazetën e vetme letrare-atistike që botohej në Shqipëri, “Drita”. RTSH deri atëherë kishte qenë institucioni strategjik propagandistik, “bomba atomike e PPSH”, siç e quante Ramiz Alia.

Në Radiotelevizionin Shqiptar unë kam shkuar për të drejtuar institucionin. Dhe e kam drejtuar me integritet të plotë profesional dhe intelektual. Nuk kam bërë korrupsion dhe nuk e kam lejuar korrupsionin. Thoma Gëllçin e mori nga SHBA Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës, dhe e solli në krye të Radiotelevizionit Shqiptar për të bërë korrupsion, për ta shpërdorur institucionin.

Me Çupin jemi njohur shumë mirë. Atë e rekomandoi për në Rilindjen Demokratike tropojani Mehmet Elezi. Partia Demokratike u fut menjëherë në zgjedhjet e vitit 1991. Çupi e vuri gazetën e parë opozitare në shërbim të klaneve dhe nëntokës së PPSH-PS, nëpërmjet saj, futi në parti frymën klanore, e cila nuk iu nda më. U fol në atë kohë se Çupi organizoi goditjen e njërit prej të klanit të tij (kandidat për deputet i PD) në errësirë me levë në kokë. Si kryeredaktor i RD-së do të mbahet mend për intervistën e përbashkët, të bujshme, që ia morën presidentit Ramiz Alia me kryeredaktorin e “Zërit të popullit”.

Pasi PD e largoi nga “Rilindja Demokratike”, Çupi u dërgua në krye të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës nga Ramiz Alia. U dërgua jo për të drejtuar, por si emisar i Ramiz Alisë dhe për të bërë korrupsion sa të dojë.

Në mars të vitit 1997 ishte përkrah Zani Çaushit dhe kryebanditëve të tjerë të “Revolucionit Demokratik të Vonuar” anembanë jugut të Shqipërisë. Me triumfin e “Revolucionit” më 1997 ai u caktua Drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare jo për të drejtuar, por për të sjellë frymën e komiteve të shpëtimit dhe për të bërë korrupsion sa të dojë. Edhe kryetar i Qendrës Kombëtare të Kulturës më 2012 u dërgua jo për të drejtuar, por për të bërë korrupsion sa të dojë.

Çupin nuk e ngritën dot më lart as demokratët, as socialistët, sepse ai ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Letrarucët dhe gazetarucët F. Çupi e Th. Gëllçi, pra, i bashkon gjithçka. Dhe i ndan gjithçka me Skënder Buçpapajn. Skënder Buçpapaj është 180 gradë ndryshe nga F. Çupi e Th. Gëllçi.

Skënder Buçpapaj shkoi në RTSH nga gazeta “Drita”, në një periudhë kulmore suksesi të saj, të paparë në historinë e Shqipërisë, ku ai pati rol të rëndësishëm. Mjafton të shfletosh koleksionet e gazetës. Filloi si nëndrejtor i RTSH dhe përballoi fushatën zgjedhore të shkurt-marsit 1992. Shkoi për fitoren e demokracisë dhe jo për t’u bërë Drejtor i Përgjithshëm. Shkoi me kërkesën e Sindikatës së Pavarur të Radiotelevizionit, kryetar i së cilës ishte shkrimtari Alfred Kanini. Shkoi si intelektual i pavarur, që nuk i përkiste asnjë partie. President i Shqipërisë ishte Ramiz Alia, kryeministër ishte djali i këshilltarit të Ramiz Alisë. Pas shtatë muajsh mori drejtimin e institucionit. I rrallë do të ishte ai shqiptar që do të guxonte të merrte në dorë një institucion të tillë që dita-ditës mund të heshtte përgjithmonë, ngaqë teknika e tij ishte e vjetëruar dhe e kalbur. E rinovoi institucionin, e fuqizoi ekonomikisht, e stabilizoi dhe i ndërtoi një perspektivë të sigurt. Televizioni kishte vetëm 4-6 orë programe. Shumë shpejt u katërfishuan. Kreu reforma të thella e të domosodshme që i qëndruan me sukses kohës.

RTSH u bë dritarja ku shqiptarët shikonin për herë të parë në dritë të diellit krimet e komunizmit. Kjo ishte një nga arsyet pse Skënder Buçpapaj sulmohej përditë nga gazetat e shumta të Partisë Socialiste dhe nëntokës së Sigurimit të Shtetit. Në atë periudhë janë shkruar me mijëra shkrime denigruese kundër Skënder Buçpapajt, më vonë janë shkruar edhe libra. Pas Berishës kam qenë më i sulmuari nga shtypi.

Në emisionin për RTSH “Open” u tha me të drejtë se RTSH ishte sa çdo ministri e asaj kohe. Në fakt, nga çdo pikëpamje, ishte më shumë se disa ministri së bashku. Sepse ishte institucioni i vetëm informativ kombëtar dhe njëkohësisht i vetmi institucion kulturor kombëtar, në një kohë kur Kinostudio, Teatrot, e gjithë jeta kulturore kishin heshtur. RTSH, kur Buçpapaj shkoi në krye të institucionit, ishte gati për të pësuar fatin e tyre.

F. Çupi mund të fliste për ATSH-në te E. Vasili, Të tregonte se si ai e shndërroi atë në një institucion të panevojshëm dhe të tepërt, të cilit askush në botë nuk i referohet. Një institucion vetëm për të shpërblyer me vende pëllumbash militantët e partisë. Mund të fliste edhe për fatin e televizionit “Agon” të Bechettit, ku ai punoi derisa Rama e mbylli. Kikia mund të fliste për TopChanelin nga e përzuri Ben Blushi. Por nuk mund të flisnin për RTSH-në. Këtë mund ta bënte çdo njeri i rëndomtë që do të vinte nga rruga, por jo as Çupi, as Gëllçi. Sepse këta nuk mund të tregonin të vërtetën se si Gëllçi e shndërroi RTSH-në në një institucion të panevojshëm, madje të tepërt, që shërben për punësime të njerëzve të PS-së. Sepse këta nuk mund të tregonin të vërtetën pse RTSH është ndër mediat më pak të shikuara, me përqindje njëshifrore të shikueshmërisë, çka nuk mund të përfytyrohet për mediat publike, të vetmet që e kanë për detyrë të mbrojnë dhe kultivojnë shijet dhe interesat e publikut të një vendi dhe kombi. Por Çupi dhe Kikia kishin ardhur vetëm për t’ia plotësuar porosinë Ramës dhe për të kënaqur veshët e mafiozëve të tij, të cilët thonë: Gëllçin na e burgosën, por, gjithsesi, Buçpapajn e shamë publikisht.

E. Vasili ka dalë vetë nga RTSH i Skënder Buçpapajt. Ashtu si shumë të rinj e të reja që u formuan në vitet 1992-1995 dhe, me krijimin e mediave private, kaluan atje dhe ua japin tonin këtyre mediave sot e kësaj dite, përgjithësisht me dinjitet dhe nuk përdoren si rrecka, siç përdoret E. Vasili. RTSH ka të vetmin faj- që nuk i ka bërë mësime diksioni E. Vasilit, e cila, edhe sot e kësaj dite, nuk i respekton fjalët shqipe, të cilat i shqipton në mënyrën më të shëmtuar, e cila, edhe pas 30 vitesh, ka një zë të cilin nuk e meriton mikrofoni.

RTSH është në gjendje të rëndë. E. Vasili mund t’i kushtonte emisione ku të merret seriozisht e sinqerisht me këtë temë. Nëse ajo do të kishte minimumin e dinjitetit, nëse ajo do të kishte minmumin e profesionalitetit, nëse ajo do të kishte minimumin e etikës profesionale, aty mund të ftoheshin ish Drejtorë të Përgjithshëm të RTSH, edhe personalitete të tjera të këtij institucioni dhe njohës të tjerë ekspertë të tij, por jo njerëz që duan ta inkriminojnë historinë e RTSH të këtyre 30 viteve, për faj të viteve të Edi Ramës.

Nuk mund të flasë asgjë të vërtetë apo me vlerë F. Çupi, i cili shkel e shkon mbi veten e tij si pa gjë të keq, me të katër këmbët, vetëm për të marrë bonuset më të cilat e kanë mësuar këto 30 vite pushtetarët e radhës. Nuk mund të flasë asgjë me vlerë në studiot e Tiranës, F. Çupi, protagonist i vitit 1997 i aso veprash të cilat nuk i amnistoi marrëveshja me Fran Vranickin dhe të cilat, përballë drejtësisë, nuk vjetërohen kurrë.

F. Çupi ka folur për lirimin e Zani Çaushit, mund të flasë edhe për lirimin e Th. Gëllçit, por nuk mund të flasë për RTSH-në dhe për asnjë temë serioze të realitetit shqiptar.

Është poshtërsia më e madhe të flasësh për një njeri i cili ka 26 vjet që është larguar nga Shqipëria dhe që e ka nxjerrë RTSH-në nga errësia e diktaturës në dritën e demokracisë. RTSH as Shqipëria nuk mund të bëhen sa të jenë në duart e F. Çupit, Th. Gëllçit, E. Ramës dhe nëntokës të cilën e përfaqësojnë.

Sot mediat në Shqipëri janë përfshirë në një Hocus Pocus, lojë mashtruese, ku shqiptarëve iu thithet gjaku ditë e natë nga Mafia, ndërsa atyre iu ofrohet iluzioni i njerëzve më të lumtur të botës, si në kohën e babait dhe dajëve të Edi Ramës. Vetëm VOAL duket se ua prish hesapet, sepse nuk është bërë as nuk bëhet pjesë e kësaj loje.

F. Çupi dhe Tha. Gëllçi janë mutacione të të njëjtit virus të nëntokës së Shqipërisë.

F. Çupit mediat në Shqipëri ia kanë lejuar pozicionin ex cathedra nga mund të nxjerrë nga goja çfarë t’i teket pa ia prishur askush terezinë. Por ai është veçse një tollumbace e mbushur me gaz helmues, të cilën, për të manipuluar opinionin publik, e fryjnë nga njëra studio në tjetrën dhe që, një ditë, do t’iu pëlcasë në dorë.

As armikut tim më të madh nuk do t’ia doja shpirtin e shitur të eksponentit të nëntokës F. Çupi.

Ja pse unë qesh këtu në Zvicër dhe, patjetër, dëgjohem në Tiranë.


Send this to a friend