VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%
Copyright © 2021
  • Ballina
  • AKTUALE
    • Lajmi i fundit
    • Fokus
    • Lajme të tjera
    • Video
  • ED/OP
    • Editoriale
    • Opinione
    • Blog
    • Op-English
  • ZVICRA
    • Lajme
    • Diaspora shqiptare
    • Ta njohim Zvicrën
    • Schweiz De
    • Suisse Fr
    • Svizzera It
  • POLITIKE
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajon
    • SHBA
    • Europë
  • MULTIMEDIA
    • Aforizma
    • Aforizma e Dites
    • Intervista
    • Press
    • Reportazh
    • Dossier
    • Fotogaleri
    • Video
    • People
  • BOTA
    • Te rejat e fundit
    • Lajme
    • Foto e dites
  • DIASPORA
    • Diaspora në Europë
    • Diaspora në SHBA
    • Diaspora në Botë
  • KULTURË
    • Art
    • Letërsi
    • Shkencë
    • Jeta Artistike
    • Guzhinë
    • Përkujtime
    • Urime
  • LIFESTYLE
    • Hollywood
    • Horoskopi
    • Shëndeti
    • Showbiz
    • Moda
    • Femina
  • KRONIKË
    • Kronika e zezë
    • Kronika rozë
    • Gossipe
  • SPORT

VOAL

  • Ballina
  • AKTUALE
    • Lajmi i fundit
    • Fokus
    • Lajme të tjera
    • Video
  • ED/OP
    • Editoriale
    • Opinione
    • Blog
    • Op-English
  • ZVICRA
    • Lajme
    • Diaspora shqiptare
    • Ta njohim Zvicrën
    • Schweiz De
    • Suisse Fr
    • Svizzera It
  • POLITIKE
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajon
    • SHBA
    • Europë
  • MULTIMEDIA
    • Aforizma
    • Aforizma e Dites
    • Intervista
    • Press
    • Reportazh
    • Dossier
    • Fotogaleri
    • Video
    • People
  • BOTA
    • Te rejat e fundit
    • Lajme
    • Foto e dites
  • DIASPORA
    • Diaspora në Europë
    • Diaspora në SHBA
    • Diaspora në Botë
  • KULTURË
    • Art
    • Letërsi
    • Shkencë
    • Jeta Artistike
    • Guzhinë
    • Përkujtime
    • Urime
  • LIFESTYLE
    • Hollywood
    • Horoskopi
    • Shëndeti
    • Showbiz
    • Moda
    • Femina
  • KRONIKË
    • Kronika e zezë
    • Kronika rozë
    • Gossipe
  • SPORT

Përparim Kabo: Shuhet Rozmari Jorganxhi, një grua personalitet e muzikës dhe dirigjimit, një grua institucion

By voal.ch | September 29, 2020
blank
  • twitter
    Follow
  • facebook
  • linkedin
Shuhet Rozmari Jorganxhi, një grua personalitet e muzikës dhe dirigjimit, një grua institucion. Arti i muzikës ka pasur pak gra personalitete por i ka pasur tejet elitare.
Kjo artiste e shquar studjoi në një nga konservatoret më të shquara të botës. Jeta e saj në skenën e Teatrit të Operas është një investim i gjatë cilësor dhe me arritje gjatë gjithë jetës.
Jeta është e çuditshme… Sot në mëngjes komunikova me të birin Hektorin. Dhe bisedonim për një kompozim të Gjergjit “Lumenjtë e Ballkanit” me tekst të Zhulianës, poetes sonë të shquar, kur befas zemra e Roz-Marisë pushoi… Maria e Trëndafiltë… iku në qiell!
Qofsh e Parajsës!
Pkabo 28 shtator 2020
Fjalë kyçe: artiste e shquar, PERPARIM KABO, Rozmari Jorganxhi

Komentet

Cancel reply

Lajme të ngjashëm

blank

Gëzim Peshkëpia lajmëron largimin nga jeta të heroit të qendresës Ylli Ramazan Tabaku

 

voal.ch – Gëzim Peshkëpia lajmëron në rrjetin social largimin nga kjo jetë të shokut të tij të burgjeve të diktaturës Ylli Ramazan Tabaku si më poshtë:

 

“Po jap nje lajm te cilin kurrësesi nuk me behet ta besoj.

Ndarjen nga jeta ketu ne Gjermani nje nga miqte me te mire te Burgut : Legjenda Ylli RAMAZAN TABAKU.

Ai nuk mundi ta duroje semundjen vrastare te Covid-it dhe mbylli syte ne menyre te trishte duke lene ne pikellim gruan, djemte motren Drita e vellain Hysen.

Per jeten e tij eshte folur e shkruar dhe ralle ndonji ish i burgosur te mos kete degjuar per kete hero te qendreses.

Jemi te gjithe krenar per te, per karakterin e tij te paperkulur.

Ylli do ndriçoje atje lart ne qiell ndermjet yjeve-heronj si shembull i ralle i nje NJERIU te madh.

Ngushellime Familjes , te afermve, shokeve e miqeve.

I qofte dheu i lehte e u prehte ne Paqe!”

blank

In Memoriam të çiftit të nderuar të Tiranës Dr. Fatmir Karapicit & Prof.Dr. Vjollca Karapici që u ndanë para kohe nga jeta

voal.ch – Në Tiranë fillim të muajit mars dhe në distancë të 5 ditëve humbënn jetën nga koronavirusi çifti i nderuar Karapici,

Dr.Fatmir Karapici dhe zonja e tij  pedagogia e Ekonomikut Prof. Dr.Vjollca Karapici.

Për tre fëmijët, për miqtë, kolegët, studentët kjo është një humbje e thellë!

Në respekt të jetës dhe veprës të tyre voal.ch po sjell një jetëshkrim të shkurtër të çiftit të respektuar që do të mbetet i paharruar për emrin e nderuar që lanë në komunitetit, në botën akademike dhe  brezave të studentëve.

 

———–

Dr.Fatmir Karapici një vlerë e paharruar e humanizmit dhe integritetit

 

Doktor Fatmir Karapici u lindur me 26 qeshor te vitit 1946 ne gjirin e nje familje te thjeshte dhe te nderuar intelektuale tiranase.

Që në moshë të re tregoi një pasion të veçantë për inxhinierinë dhe mjekësinë.

Por pasioni i tij u kultivua dhe u vu re veçanërisht nga mjeku i familjes, i cili i habitur nga aftësitë e tij në fushën e mjekësisë, këshilloi babain e tij, Sulejmanin, që djali të ndiqte rrugën e Mjekësisë.

Menjëherë pas gjimnazit nisi studimet ne Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1970 diplomohet, pas 6 viteve të mbushura me studime dhe punë kërkimore.

Më pas fillon praktikën profesionale pranë repartit të Urologjisë në Spitalin nr. 1 në Tiranë.

Pas praktikës profesionale punësohet si Mjek i Përgjithshëm në Poliklinikën Qëndrore në Urgjencë, në të cilën u dallua dhe u vu në pah jo vetëm karakterin tepër human por gjithashtu për aftësi të veçantë në profesion, përkushtimi ndaj pacientëve dhe punës.

Më pas, aftësitë e tij profesionale bën jehonë deri në klinikën e drejtuesve të lartë shtetëror të kohës, në të cilën u punësua, fillimisht si doktor i jashtëm paralel me punën në Poliklinikën Qëndrore në Urgjencë.

Në vitin 1975 deri në 1992 emërohet Mjek i brendshëm në klinikën e drejtuesve të lartë shteteror të kohës.

Ndërkohë u specializua në Paris për reumatologji dhe më pas në Romë për kardiologji. Gjatë punës në klinikën e drejtuesve të lartë shtetëror ushtronte profesionin si mjek i përgjithshëm dhe reumatolog.

Në këtë klinikë në të cilën ushtronte profesionin si mjek i disa personaliteteve të shquara politike të kohës, e konsideronin si një mjek të aftë dhe që nuk gabonte asnjëherë diagnozën.

Në vitin 1992, pas ndryshimeve politike, vendosi të kthehej të punonte si mjek reumatolog në Poliklinikën e lagjes 9 për ti shërbyer çdo qytetari të thjeshtë. Për aftësitë e tij dhe ndershmërinë që e karakterizonte, është propozuar në funksione të ndryshme shtetërore si drejtor dhe ministër i shëndetësisë.

Duke qenë se nuk ka pranuar asnjëherë të jetë i politizuar si dhe me thjeshtësinë e tij të veçantë, Doktor Fatmiri ka refuzuar gjithmonë duke u dedikuar dhe ushtruar rolit e tij si mjek reumatolog dhe patolog në popull.

Kush e ka njohur e kujton jo vetëm si mjek të aftë por para së gjithash si person shumë të dashur, të mirë, bujar, human.

Me pak fjalë, vërtet një personalitet me integritet dhe vlera të larta morale.

 

Më poshtë po i sjellim lexuesit nekrologjinë e dhënë nga Fakulteti Ekonomik për Prof.Dr. Vjollca Karapici:

 

Të dashur kolegë,

Të  dashur studentë,

Të dashur miq të Fakultetit të Ekonomisë,

Me hidhërim të thellë ju njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges sonë Prof. Dr. Vjollca Karapici sot më 13 Mars 2021!

Pabesia e sëmundjes që po gjunjëzon mbarë botën preku edhe familjen Karapici duke marrë njëkohësisht të dy bashkëshortët, me gjithë përpjekjet maksimale të djalit Elton dhe dy vajzave Adela dhe Amanda.

U lind më 5 nëntor 1952 në një familje me tradita të qytetit të Tiranës.

Në periudhën 1971 – 1975 kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë duke u diplomuar shkëlqyeshëm si Ekonomist Kontabël.

Në vitin 1996 fiton gradën “Doktor i Shkencave Ekonomike” pas një numri të lartë të kualifikimeve në Universitete të ndryshme në Rusi, Lituani, SHBA, Greqi, Itali, Gjermani.

Në vitin 1999 fiton titullin profesional “Kontabilist i Miratuar” si dhe titullin “Profesor i Asociuar” dhënë nga Komiteti i Shkencës e Teknologjisë, Shqipëri.

Në vitin 2011 fiton titullin “Prof.Dr.” dhënë nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë, pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, Shqipëri.

Në vitin 2017 dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me medaljen “Naim Frashëri” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të vyer dhe punës së palodhur në fushën e kontabilitetit e të financave, duke u dalluar për profesionalizmin e lartë dhe ndihmesën e saj të çmuar në modernizimin dhe suksesin institucional të auditimit të brendshëm”.

Prej vitit 1977 Pedagoge në Katedrën e Kontabilitetit, Departamentin e Financë – Kontabilitetit. Fakulteti i Ekonomisë, U.T. Aktualisht lektore në lëndët “Analiza e Pasqyrave Financiare”, “Auditim dhe SNA” , “ Kontrolli dhe Auditimi i Brendshëm” në nivelin master dhe shkolla e doktoratures.

Gjatë kësaj periudhe dyzet e pesë vjeçare ka përmbushur me devotshmëri e përkushtim detyrat si Përgjegjëse e Seksionit të Kontabilitetit të Drejtimit dhe Analizës Financiare, Anëtare e Këshillit të Botimeve të  Fakultetit të Ekonomisë, Zv. Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Kryetare e Komitetit të Kontrollit të disa bankave të nivelit të dytë, Anëtare e Komitetit të Auditit të Brendshëm, Ministria e Financës, Anëtare e Kryesisë të Shoqatës së Kontabilistëve të Shqipërisë dhe Anëtare e Bordit të AIIA, Zv. Presidente e Shoqatës së Kontabilistëve të Shqipërisë, Kryetare e Komisionit të Çertifikimit dhe Kualifikimit të Audituesve të Brendshëm, Zëvendës kryetare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit të Shqipërisë, Eksperte e Jashtme në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Anëtare e Bordit të Regjistrit Shqiptar të Titujve.

Autore e teksteve dhe monografi mbi Auditimin, Analizën e Pasqyrave Financiare dhe Kontabilitetit. Autore e bashkëautore në qindra artikuj shkencorë të prezantuar e botuar në Konferenca Kombëtare e ndërkombëtare. Pjesëmarrje e lartë dhe tepër e vyer në studime e grupe pune.

Të panumërta Udhëheqjet shkencore duke kontribuar në edukimin dhe formimin e studentëve në nivel universitar e pasuniversitar.

Të shumtë janë studentët e kolegët që e kanë prekur nga afër punën plotë përkushtim dhe devotshmëri, komunikimin e sinqertë dhe tepër njërëzor që Prof.Vjollca kishte me të gjithë.

Ndarja nga jeta e Prof.Dr. Vjollca Karapici është një humbje e madhe dhe e thellë për familjarët e të afërmit, për kolegët e miqtë, për botën akademike dhe elitën intelektuale por edhe për qytetin e Tiranës pasi e tillë ishte Vjollca, një qytetare e denjë e qytetit të saj që e deshi aq shumë.

Lamtumirë e shtrenjta Vjollca!

Lutemi që trupi dhe shpirti Yt të prehet në paqe!

E paharruar për ne!

Në shenjë nderimi dhe respekti nga Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

 

 

blank

Poeti i madh Lasgush Poradeci dhe shtëpia që po i binte – Nga Marie Lasgush Poradeci

Në foto: Lasgushi, Maria, e bija dhe qenushi
Duhej të ketë qenë viti 1984-1985.
Ishte dimër dhe në Tiranë bënte shumë ftohtë. Shiu, që kishte ditë që s’kishte pushuar e kishte dërrmuar çatinë e vjetër të shtëpisë sonë dhe tavani ishte i gjithi i lagur.
Kishte kulluar aq shumë sa kishte rrjedhur edhe nëpër mure, sidomos në një nga dhomat e shtëpisë që ne e përdornim për të pritur ata që na vizitonin.
Në një nga këto ditë të ftohta, vjen një miku im për vizitë. Kishte marrë me vete edhe nipin e tij nja 10 vjeç.
– Aman, më tha – dua ta takoj Lasgushin sepse kam sjellë edhe nipin që t’i recitojë disa vjersha të tij që i ka mësuar.
– Po është shumë ftohtë,i thashë – kam frikë se më sëmuret,
– Aman të lutem, nuk do rrimë shumë.
E vesha babin mirë, me triko, pallto, me kokore në kokë. Miku im priste me nipin në dhomën e miqve.
Nipi i tij shikonte i çuditur muret e lagura nga shiu që kishte kulluar, mobiljet e një kohe tjetër, dhomën e lartë, etj. Çdo gjë ndryshe nga sa ishte mësuar ai të shihte.
Priste me çudi që të hynte edhe njeriu që i kishte thënë daja i tij, para të cilit do recitonte.
Në fund, hyri babi. Djali i vogël u shtang. Mirë që ishte veshur ashtu, po ai po hynte duke mbajtur prej rrypi edhe një qen. Pamje e pa imagjinueshme e pa ngjashme me ato që shikonte përditë ky fëmijë.
Sidoqoftë, kur miku im i tha nipit të tij të recitojë, ai filloi dhe gjatë gjithë kohës e mbante kokën ulur.
Babi im u kënaq dhe e falenderoi. Pastaj ata ikën.
Të nesërmen miku im më tha:
– Më pyeti nipi me zë të ulur dhe i çuditur: Kush ishte ai o dajë???!!!!
– Ngrije zërin deri në qiell – i tha miku im nipit – ai është poet i maaaadh.
– Po çfarë i madh, mor dajë, atij po i binte shtëpia – tha nipi.
blank

ELEGJI Pushofsh ne paqe Agustin Miraka Nga Pellumb Lamaj

Po ikin nga kjo bote nje nga nje
Ata qe s’jetuan kurre
Ndergjegja e kombit, simbol i lirise
Atdheun deshen me shume
Po ikin nga kjo bote nje nga nje
Ata qe buza nuk u qeshi kurre
Sheshuan male,thane keneta
Te vetmen pasuri lane nje flamur
Po ikin nga kjo bote nje nga nje
Ata qe revansh nuk kerkuan kurre
Jeta dhe vdekja jo s’bashkeqendrojne
Te zhdukesh te keqen ka vetem nje rruge !
blank

Pusho në paqe Profesori legjendar Vojo Dervishi !

Titullin e këtij lajmi të hidhur voal.ch e mori nga ngushëllimet për largimin e parakohëshëm nga jeta të Vojo Dervishit, Profesorit të Edukimit Fizik të gjimnazit të kryeqytetit Petro Nini Luarasi.

Vojo Dervishi ishte sportist dhe trajner i peshengritjes i klubit Studenti e Dinamo, drejtues i kompleksit te pare te pishinave ne Tirane, kryetar i federates se peshengritjes, por kryesorja ishte një Njeri i shkëlqyer që me kontributin e tij ka edukuar dhjetra breza nxënësish.

Me pak fjalë emri iProfesor Vojo Dervishit ishte një emër i nderuar nga të gjithë, nga ata emra që lënë gjurmë dhe nuk harrohen kurrë nga gjeneratat e nxënësave të Gjimnazit Petro Nini Luarasi!

U nda nga jeta Profesor Vojo, sikur e thërrisinin të gjithë nxënësit e gjimnazit Petro Nini Luarasit, gjenerata pas gjeneratash emër i nderuar dhe i respektuar.

Lajmin e dha familja, e shoqja Viviana Goroshiani, ish nxënëse e Petro Nini Luarasit, me të cilën Profesor Vojo ra në dashuri dhe të dy bashkë krijuan një familje të bukur, ku lindën Grejsi dhe Arbri.

Profesor Vojo Dervishi ishte simbol i edukatorit të palodhur të Edukimit Fizik me një komunikim të jashtëzakonshëm me nxënësit, që gëzonte respekt nga nxënësit, kolegët dhe qytetarët e Tiranës.

voal.ch i shpreh ngushëllimet familjes, kolegëve, miqve, sportdashësave, nxënësave të Petro Nini Luarasit!

Më poshtë po sjellim disa ngushëllime nga ish nxënësit e Petro Ninit nëpër gjenerata:

*R.I.P profesori legjendar Vojo Dervishi

*Do i kujtoj gjithmone keshillat e tua pasi ke qenë dhe do mbetesh frymzim i madh 🙏, njeri i madh. Dua te t mbaj mend gjithmonë si ne jeten foto. I buzqeshur dhe i bukur plot dritë.

*U PREHSH NË PAQE PROF. VOJO!
Lutjet e mia shkojnë për ty e familjen tënde!
Supermotivues gjatë kohës që stërvitesha tek Petro Nini!

*PERSE Nxitove te zbresesh kaq shpejte nga “Treni i Jetes” Profesor VOJO DERVISHI !!! Jooo nuk dua ta besoj se nuk do degjojme me zerin Tend VOJO, nuk do qeshim me humorin Tend, nuk do takohemi si dikur…Te donim dhe na doje aq shume…Ne ishim filiza te brishte por ti na dhe forcen…besimin…Na mesove si te behemi Qytetare te denje ne Shoqeri…Per ne nuk ishe vetem Profesori yne por ishe njekohesisht edhe nje Prind, Shok,Vella… Lamtumire Profesori Yne i Dashur VOJO DERVISHI. Zoti Bekofte Parajsen Tende!!!

*Shume nga ata qe njihnin sportin dhe edukimin fizik ne kryeqytet do te kujtojne me respekt njerin nga mesuesit me te mire te edukimit fizik ne shkollat e kryeqytetit , mesuesin e palodhur te gjimnazit Petro Nini qe kushdo e njihte te nderuarin profesorin VojoDervishi.

*Mijera nxenes, kolege dhe sportiste e kujtojne me respekt profesor Vojon ne punen e tij te palodhur si mesues i edukimit fizik ne shkolla apo drejtues ne aktivitetet masive sportive, si trajner i peshengritjes se klubeve Studenti e Dinamo apo si drejtues i kompleksit te pare te pishinave ne Tirane dhe si kryetar i federates se peshengritjes. Respekt per punen e tij ne vite ne sherbim te edukimit fizik e te sportit masiv e cilesor.

 

 

blank

blank

Kisha nderin ta kem profesor gjigandin e muzikës Agim Krajka Nga Çiljeta Bome

Sot mesova se u nda nga jeta gjigandi i muzikes shqiptare Agim Krajka!

Kisha nderin ta kem profesor dhe une ne muzike dhe kur mbaronim çdo sezon muzikor me profesorin tim Todi Dorri ,kontrollin e perparesise e bente i madhi Agim Krajka!

Ishte nje gjigand i muzikes dhe nje fizarmoniçist qe te dyte deri tani Shqipëria nuk ka nxjerë!

Lum kush e ka degjuar nga afer se si luante ne fizarmonike!

Te tjerat ju i dini vetë…sepse flet vete vepra qe ka lënë pas!

Ne bisedat e fundit qe kemi pasur, mbaj mend ketë shprehje: e kane perdhunuar muziken shqiptare!! Nuk lanë gje pa e shëmtu!

Veçonte si kengëtare ne zë ,vokal, talent Vaçe Zelen dhe Parashkevi Simakun.

Flisnin me profesorin the tim Dorri si kishin zbuluar zerin e mrekullueshem te Irma Libohoves ne liceun artistik. Si i dha kenget e para Irmes ,qe u ngrit ne skenë!! Aprovimi i profesor Gimit qe!

Per mua ka bere shume personalisht….kur mua nuk me pranuan ne lice per arsye biografie, ai tha: gjynah, krim…arti po humb nje talent…eshtë femijë i talentuar!

Une i jam mirenjohese fjaleve te profesorit tim , gjigantit te muzikes shqiptare Agim Krajka!

I paharruar qofsh profesor Gimi….do te mbetesh i perjetshem ne memorjen e kombit shqiptar sepse flet vepra juaj qe keni lënë pas!!!

U prehsh ne Paqe o shpirti muzikes dhe i pentagramit 🙏🙏🙏

Kushtuar profesor Agim Krajkes!!!! 🎼🎶🎵🎶

blank

blank

In memoriam Në 2 Mars 1933 ka lindur studiuesja e letërsisë Drita Siliqi – Mikja ime e shtrenjtë Drita Siliqi Nga Eglantina Mandia

Mu desh një copë herë të mendoja si do t’a filloja këtë kuvendimin tonë të lënë përgjysmë pasi me të vërtet e paskam të vështirë të hedh penelatat për portretin tënd, për jetën tënde të bukur, të pasur e plot dritë, siç është edhe emri yt.

Fati na bashkoi qysh nga adoleshenca, kur ti u prezantove në grupin tonë të klasave të ulëta, maturantja Drita Shundi, që do të na udhëhiqje me dashamirësinë e pafundme, inteligjencën e shquar, si nxënëse e medaljes së artë. Nuk the shumë fjalë, veçse mbolle respekt e zgjove dashuri të përjetshme në zemrat tona të njoma .

Kështu filloi rrugëtimi ynë i gjatë nga Klubi i gocave të shquara të shkollës Pedagogjike, tek mësueset e para të Gjimnazit :” Sami Frashëri ” e deri te bashkëpunimi i ngushtë, si publiciste nëpër udhët e Atdheut nga Konispoli në Fierzë!

Fillimi qe koha, kur ti e gjete princin tënd, POETIN dhe u bëre burim frymëzimi për të: është e” RINIA E NJE SHQIPTARE”, pjesë të zgjedhura të Dora d’Istrias, të qëmtuara me kujdes nëpër arkiva e biblioteka, të përkthyera nga ty, që na e sollën të plotë, në ditët tona, këtë figurë të rrallë të Rilindjes Kombëtare, të cilën Naim Frashëri, e quajti:’ Elena Gjika nga Përmeti” ‘ Ish në dituri si deti.”

 

Maskat

 

Edhe në përkthimet e ORIANA FALLACIT,” Seksi i Shpërfillur” dhe” Intervistë me historinë” ashtu si edhe tregimi :” Maskat’e Gianfranco Draghit, gjen vokacionin tënd;’ lajmotivin e gjithë jetës, plot nder e dinjitet njerëzor. zonjë si në skenën e një teatri absurd. Për të qarë e për të qeshur, ish ajo epokë personazhesh tragjikomikë! Pse ishin aq të trembur nga një Zonjë aristokrate ato maska?

Ndoshta ishte forca e argumentit dhe logjikës në çdo gjë që shkruaje. E për të mos ardhur shumë rrotull , po u jap lexuesve vetëm njërin nga pesë portretet e tua botuar tek libri yt i mrekullueshëm: GRUAJA SHQIPTARE, ku vetë Botuesi, Globus R, evidentoi: këtë libër për Ollga Plumbin, Milla Vangjelin, Musine Kokalarin, Afërdita Asllanin dhe veçanërisht Selfixhe Ciun{ Colombia] janë nga më të arrirat, që do ishin një vlerë serioze, po të studioheshin në fakultetet e gazetarisë, si një shembull i publicistikës , të bazuar dhe argumentuar me fakte të vërteta e të pa diskutueshme. Më poshtë vijon një shembull i rrallë kur ndjek thënien filozofike të popullit, më e ngushta udhë e jetës, është udha e së VËRTETËS. Kështu e shohim edhe ne,” Sefixhene tënde, krejtësisht të gjallë ashtu si e përshkruan ti: …”

Ndoshta ishte forca e argumentit dhe logjikës në çdo gjë që shkruaje. E për të mos ardhur shumë rrotull , po u jap lexuesve vetëm njërin nga pesë portretet e tua botuar tek libri yt i mrekullueshëm: GRUAJA SHQIPTARE, ku vetë Botuesi, Globus R, evidentoi: këtë libër për Ollga Plumbin, Milla Vangjelin, Musine Kokalarin, Afërdita Asllanin dhe veçanërisht Selfixhe Ciun{ Colombia] janë nga më të arrirat, që do ishin një vlerë serioze, po të studioheshin në fakultetet e gazetarisë, si një shembull i publicistikës , të bazuar dhe argumentuar me fakte të vërteta e të pa diskutueshme. Më poshtë vijon një shembull i rrallë kur ndjek thënien filozofike të popullit, më e ngushta udhë e jetës, është udha e së VËRTETËS. Kështu e shohim edhe ne,” Sefixhene tënde, krejtësisht të gjallë ashtu si e përshkruan ti: …”

blank

Nga majta në të djathtë mësueset e Gjimnazit Sami Frashëri: Mimika Nishani, Nina Agolli, Afërdita Asllani, Drita Siliqi, Eglantina Mandia

———————

Jetëshkrim i shkurtër i Drita Siliqit

Drita Siliqi (Shundi) lindi në Tiranë, më 2 mars të vitit 1933, në një familje patriote tiranase. Babai i saj ishte Athanas Shundi, i cili ka qenë mësues në shkollën e parë shqipe të Tiranës dhe pas përfundimit të studimeve universitare për kimi dhe farmaci në Napoli, hapi farmacinë e tij në Tiranë. Ai ishte delegat i Tiranës në Kongresin e Kishës Autoqefale që u mbajt në Berat në shtator të vitit 1922 dhe që vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare të ishte gjuha shqipe. Nëna e Dritës, Kaliroi Spiru Shundi ishte nga një familje tregtare nga Durrësi, që pati nxjerrë njerëz të njohur si Nako Spiru, por që u persekutua nga regjimi komunist.

Shumë pjesëtare të familjes se saj vuajtën shtetëzimet, madje edhe burgjet e komunizmit. Ndërsa ishte student në Tiranë, Drita u njoh me poetin e ri Drago Siliqi, me të cilin do të lidhte më pas jetën e saj. Pas përfundimit shkëlqyeshëm të studimeve universitare për letërsi, ajo punoi për shumë vite me radhë si arsimtare, fillimisht në Institutin Bujqësor të Kamzës e në Gjimnazin e Shkodrës, në shkollat e mesme “Petro Nini Luarasi” dhe “Sami Frashëri” të Tiranës dhe me pas si pedagoge në Fakultetin e Histori Filologjisë, Katedra e Letërsisë. Më vonë, ajo do të punonte për disa vjet si kryeredaktore në revistën “Shqiptarja e Re”. Në vitin 1957, Drita u bë bashkëshortja e intelektualit të njohur Drago Siliqi, poet, kritik letrar dhe publicist, i cili vdiq në një aksident ajror më 13 korrik të vitit 1963, duke e lënë pas Dritën me dy vajzat, Darinën dhe Laurën.

Gjithë jetën e saj Drita Siliqi ua dedikoi vajzave të saj, nderimit të emrit të bashkëshortit Drago Siliqi si dhe një pune të palodhur intelektuale. Ajo botoi veprën e plotë të Drago Siliqit, u mor me studimin e jetës dhe veprës së Dora D’Istrias (Elena Gjika), përktheu librin “Rinia e një shqiptareje” (viti 2002), botoi librin me studime “Gruaja shqiptare, probleme të gruas në shtypin e rilindjes dhe pavarësisë” (viti 2003), përktheu nga italishtja librat “Seksi i shpërfillur” dhe “Intervistë me historinë” të gazetares dhe publicistes së njohur italiane Oriana Fallaci.

Në vitin 2000 ajo u vendos në Shtetet e Bashkuara pranë vajzës së saj.

blank

To My Mom – Nënës time ! Nga Elida Buçpapaj

 

Kushtuar Lili Skënderit, bashkëshortes së Poetit Vehbi Skënderi
dhe Nënës sime që na la më 8 shkurt 2016

 

8 Mars 2016

 

u mbush një muaj
që nëpër shtëpi
të kërkoj pa dobi
kur dal
pres t’i biesh celularit
sikur bëje rëndom
edhe pa arsye
për fare kot
veç për të dëgjuar sa më shumë
zërat e njëra tjetrës
të Nënës e bijës
sikur ta dije
se nga Qielli telefonit
nuk do t’i bije dot

është 8 Marsi i parë
që nuk të kam pranë
vdekja kjo shtrigë
na e këputi
kordonin ombelik

unë nuk e besoj
se ti nuk je me ne
as ti nuk beson
që je atje ku je

çdo gjë në shtëpi gjurmët e tua mban
kanatet e dritares prej nga shihje rrugën
nënkresat e zbukurimit
me ngjyra tek cepat e divanit
presin që t’i lëvizësh
gjithçka është rregulluar si deshe ti
me asimetriken simetri
në guzhinë gjej biletkat ku shkruaje
se çfarë duhet të blinim,
nektarë lulesh, elikzir
kanellë, majdanoz, vaj ulliri

kur vjen dita e re
pres të më zgjosh,
ta hamë bashkë mëngjesin
që ma përgatisje ti
duke shoqëruar kafenë apo çajin
me kryetituj gazetash tek News24
e kujtuar shtëpinë tonë
në Tiranë që na priste
Liqenin e Poradecit
ku ti linde

malli shtohet e shtohet
si një vullkan i sapozgjuar
që mezi pret
të eksplodohet

ne të dyja flisnim
për gjëra të thjeshta
të bukura
të zakonshme
dhe të jashtëzakonshme
se çfarë do të na gatuaje
për shembull për drekë
speca të pjekura
me djathë delesh
apo lakror me dy petë
për shqetësimet personale
kombëtare e botërore
të gjitha me njëra-tjetrën
kishin lidhje
që po t’i kishim në duar
unë dhe ti
do të kishin të gjitha
happy end dhe rrugëzgjidhje

deri ditën kur u sëmure
papritmas
nisën 100 ditë
të tmerrshme për ne
nga spitali në spital
me zemër të dridhur
nga frika e telefonatave
horrore
në mesin e natës
kur japin
vetëm lajme pelin te hidhur

ne kishim shpresë
deri në fund
që mrekullia
jonë të zgjaste
se ishte dashuri
e kulluar, hyjnore
kur Eva dhe Adami
nuk e kishin prekur
ende mollën

unë të përkëdhelja
me fjalët më të bukura të botës,
të thërrisja Lule,
Lilka,
vajza ime,
të thosha se
ne do të jetonim bashkë 200 vjet
për t’i parë
e për t’i gëzuar bashkë fëmijët,
nipat e sternipat tanë
dhe ti e pranoje këtë sfidë

s’ka më të bukur
se sfida e jetës
më jepje besën dhe fjalën
me të qeshurën tënde
të bukur dhe zërin tënd
me tinguj
edhe kur na qortoje
ishte gjithë plotfuqishmëri
Mbretëreshë
me kurorë e skeptër
që Elisabetha II e Anglisë
do të të kishte zili

 

Nëna ime prehet nën lulevjollcat

8 Maj 2016

u mbushën 3 muaj
nga 8 shkurti në 8 maj
me lule dhe vaj

nga shirat e errta të shkurtit
në mars, prill e maj
me lule dhe vaj

nga qielli i vrerosur i shkurtit
tek fytyra e pranverës e pafaj
me lule dhe vaj

nga ankthi i pafund i shkurtit
në ankthin e pafund prej reje
si është e mundur Mam
që ti fle nën vjollca
e vjollcat çelin sipër teje

 

gjashtë muaj pa ty Mam

8 Gusht 2016

u mbush gjysmë viti
sekondat, minutat, orët, ditët,
javët, muajt
njëri pas tjetrit shkuan
ditëlindja jote pa ty
në maj
gjithë lot e vaj

unë të kërkoj me sy
me veshët hapur
të dëgjoj kumtin tënd të bukur
që e mbushte shtëpinë me hare
ku je Mam ku je

në shtëpi gjithçka ka mbetur
ashtu sikur e le
dhoma jote e heshtur
mbulesa e shtratit e palëvizur
çanta jote po aty
në sirtarin e komodinës
pasqyrka e vogël
mbi komodinë
të preferuarit librat e tu
dritarja e dhomës tënde
nga shihje hënën

mungojnë vetëm syzat
t’i dhashë me vete
edhe letrat e bixhozit
që luaje duke pyetur fatthënën

në dollapin tënd
mungon vetëm
palltoja e madhe
që ti e përdorje shumë rrallë
mungojnë
një palë pantallona,
një golf dimri
dhe një xhaketë
që i vishje rëndom
kur dilje
rreth e rrotull
në dollapin e këpucëve
janë pantoflat e tua,
sandalet e verës
me pak takë në ngjyrë hiri
mungojnë vetëm
një palë këpucë dimri

e di që në Parajsë
është gjithmonë pranverë
po kur ike ti
ishte shkurt e shi
e shpirti im qante
me rrebeshe
sepse harmonia jonë
prej tingujsh,
ritmesh e ngjyrash
ishte Parajsa e tokës
ne ishim më të gjithëpushtetëshmet
e rruzullit
më të pasurat e botës

….

unë nuk i bindem
arsyes se vdekja ekziston
se kush lind vdes
se gjithçka
që ka një fillim
e ka një fund
se tek fundi nis fillimi
dhe tek fillimi fundi
sepse dashuria jonë
ishte dhe është
një përjashtim
fund e fillim

 

po vjen 8 shkurti zemra ime

vajza ime
e bukura ime
po vjen ora 18:00
kur nga dritarja e spitalit
shpirti yt fluturoi
në një botë krejt të panjohur
do ta heq këtë datë nga kalendari
pas datës 7 shkurt vjen direkt 9 shkurti
pas orës 17:00 vjen direkt ora 19:00

ti po flije sikur e keqja ishte larguar
e ti pas pak do të zgjoheshe
frymëmarrja jote ishte e rregullt,
e ngrohtë
krejt ndryshe nga vdekja
që vërtitej pranë teje
akullnajë e ftohtë

herët e tjera
ti nën tuba luftoje
për jetën
ti me çdo kusht
deshe të riktheheshe
në shtëpinë tonë
e të vazhdoje aty ku e kishe lënë
në spital gjithçka e panjohur për ty
nuk njihje askënd
sytë e Shën Mërisë dukeshin
artificialë
përpara syve të tu që luteshin
të mos vinte ajo
që kishe frikë se po vinte
ti e merrje me të mirë
të panjohurën
që nuk mund të bëhet urë
e që nuk duam ta njohim kurrë

ti luftoje me mish e me shpirt
të ktheheshe në shtëpinë tonë
të ngrohur nga dielli i dashurisë
që e bën të duket
një kokërr portokalli
diellin që ngroh
njerëzinë

ti ma shqiptoje emrin
nën tuba,
nën jerm,
nën morfinë

çfarë deshe të më thoshe Mam
si nuk mundëm të flisnim Mam
si nuk mundëm Mam

ne të rrethonim tek shtrati
ti na shihje dhe qeshje
ashtu e përhumbur
kujtoje se ishe në ëndërr
dhe prisje të zgjoheshe
nga ankthi makth

ti e bukur
si një skulpturë e bardhë e Rodenit
askush nuk mund
të besonte se ishe e sëmurë
me faqet ngjyrë rozë
që unë t’i puthja pa fund
po flije Mam
po flije aq qetshëm
aq rrejshëm

sa unë besova se do të zgjoheshe
të më thoshe
atë që deshe të ma thoshe aq shumë
por që nuk ma the dot
në këtë botë kurrë

po vjen shkurti Mam,
e urrej 8 shkurtin
qiellin bunker
që e kishte veshur
atë mbrëmje të ftohtë
në hekur

e urrej edhe 29 tetorin,
kur më the se ndiheshe pa qejf
ishim aq bukur
ti ishe kryeministrja e shtëpisë
fuqiplotë
ne demokracia më e bukur
e planetit tokë

 

8 shkurt 2017

e dashur Nëna ime,
Zonja Lili Skënderi
e dashur Lilka ime,
e dashur Lulja ime,
zambak uji
e dashur mrekullia ime
e dashur vajza ime që nuk e pata kurrë
e dashur motra ime që nuk e pata kurrë
e dashur shoqja ime që nuk e pata kurrë
me një trup e shpirt me Tim Atë
më linde, më dhe gji, më rrite,
e dashura Nëna ime unike

e dashur Lilka ime,
lule që nuk njeh vyshkje
ti Ëngjëlli im në tokë
dhe Ëngjëlli im në qiell
krijesë e bukur e Zotit
si kryeveprat e piktorëve
të gjithë rrymave e kohëve
me shpirt dhe fytyrë ëngjëllore

ne kemi kaluar bashkë shumë sfida
dorë për dore shtrënguar
sfidat e jetës po aq të zeza si vdekja
ne në krahë të njëra tjetrës
mbi to gjithmonë kemi triumfuar

nuk bëhet fjalë për triumfe fanfaresh
të gërryera nga hipokrizia prej bloze
fjala është për gjërat më të thjeshta
dhe të rëndësishme të jetës
që i japin frymën, kumtin dhe kuptimin kësaj bote

ti jepje dashuri pa cak e pa fund
ti Nëna ime një pyll i gjelbër
që nuk njohe as plakje dhe as tharje
që në çdo rrahjen tënde të zemrës
na bëre të jetonim një jetë të plotë
vetëm me dashuri dhe pa ndarje

nga 8 shkurti 2016
dhe në çdo shkurt që vjen
shpirtin tim e shkundin
pa prehje uraganët e dhimbjes
ti je me mua kudo ndodhem
por kjo nuk nuk e zbeh aspak
mungesën,
dhe peshën e pengjeve
që më rëndojnë si mal
mbi shpirt e shpinë

nuk e zbeh as mallin
që vetëm shtohet e shtohet
si një vullkan i sapozgjuar
që mezi pret
të eksplodohet

që jam vazhdimi yt dhe i tim eti
e kuptoj lehtësisht
se rebelohem për ta injoruar Kasandrën
për ta sfiduar të keqen
për ta hequr nga kalendari datën 8 shkurt
për t’i hequr nga kalendari
të gjitha ditët e vuajtjeve të tua
e për të ta mbushur kalendarin e jetës
me ditët e tua më të lumtura
që ti i kalove me Tim Atë,
poetin Vehbi Skënderi
që të deshi deri në frymën e fundit
kur fryma e lë trupin dhe ngjitet lart, lart, lart…

blank

Largohet nga jeta papritur mjekja e re Anisa Dedja

Mjekja onkologe, Anisa Dedja, është ndarë sot nga jeta në moshë shumë të re. Një lajm ky që trondit familjarët, kolegët, miqtë dhe jo vetëm.

Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shkruajnë se mjekja vuante nga një sëmundje e rëndë.

Fatkeqësisht mjekja nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen.

E reja kishte përfunduar studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Postimi:

Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.

Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!

Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!

Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj.

blank

In Memoriam – U nda nga jeta mjekja Vangjelo Veizi Grillo – Me këtë rast po sjellim një shkrim dedikuar mjekes të përkushtuar shkruar nga Pirro FOTIADHI

Lexuesit të voal.ch në shenjtë nderimi po i sjellim një shkrim kushtuar mjekes të njohur shqiptare Vangjelo Grillo (Veizi)që u nda sot nga jeta.—————-

 

Vangjelo Grillo, mjekja që kalonte pengesat ndonëse pa mjete dhe pajisje

Portret i paautorizuar,kushtuar Intelektuales Himariote dhe Mjekes Pediatre,Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),me rastin e kremtimit të Ditës së shënuar të Emrit të saj.

Në vend të prologut….

Nuk janë të pakta rastet,teksa vështirësohen realisht të gjenden dhe artikulohen fjalët e përshtatshme e të duhura, për të konfiguruar portretin e një Misionareje të heshtur,një heroine fjalëpak e punëshumë.Një Intelektualeje të mirëfilltë, ku cilido Spital apo klinikë, do dëshironte ta kishte si pjesëtare të stafit të vetë.

Mes nesh,jetojnë individë dhe njerëz zemërmëdhenj, si mjekë të përkushtuar dhe model,tepër humanë e krejt të papërsëritshëm, me shpirt të jashtëzakonshëm,me pasione dhe dëshira për të ofruar jetë,për t’i shërbyer me devocion vetë jetës.

Rrallë mund të hasësh në jetë individë dhe qenie kaq të përkushtuar dhe dashuruar me jetën njerëzore e veçanërisht me vogëlushat.Këtë mision e kryejnë më së miri bluzat e bardha,ose ndryshe Mjekët,ruajtësit e shëndetit tonë.

Figura të respektuara, misionarë të përbetuar,individë që humanizmin dhe fisnikërinë e kanë si pjesëz jetike të ekzistencializmit të tyre. Ndër mjeket e para,ndër gratë e spikatura e të shquara të cilat realisht janë simbole dhe monumente të gdhendura,që shndrrisin e vezullojnë,veçojmë Intelektualen brilante,Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),të parën mjeke Himariote. Një ndër simbolet dhe themelueset e Pediatrisë shqiptare,një mjeke e spikatur për autoritetin,për etikën dhe profesionalizmin e rrallë,që gjithë jetën gjatë 32 viteve karrierë të suksesshme, ia kushtoi si një sfidë të këndshme fëmijëve.Duke u shërbyer me pasion e përkushtim, me mirëbërësinë dhe sakrificat e panumërta, në dritën e vlerave dhe të parimeve,misionit dhe shkencës humane, që ajo përzgjodhi të rrugëtonte në jetën e saj.

Rrugëtimi jetësor dhe profesional

Dr. Vangjelo Grillo,erdhi në jetë më 14 Dhjetor të vitit 1933,në Himarë, në një familje të thjeshtë,por me vlera dhe tradita atdhetare.Vitet e brishta të fëmijërisë dhe arsimimit fillestar të 7 vjeçares i kalon në vendlindjen e saj në Himarë. Arsimin e mesëm,e kryen në Politeknikumin Mjekësor në Tiranë, të cilën e përfundon me nota të shkëlqyera.Në vijimësi ajo starton dhe ndjek studimet e larta për mjekësi,në Tiranë,duke i përfunduar dhe u Diplomuar si Mjeke,në vitin 1957.Një vajzë shembullore,tepër e zellshme dhe këmbëngulëse edhe si nxënëse po ashtu edhe si studente, me ambicie për rezultate të larta e cilësore.

Pas diplomimit,Dr.Vangjelo Veizi,në vitin 1958,fillimisht emërohet si mjeke në Himarë,në spitalin e kësaj treve, mandej edhe si Drejtuese e tij,ku shërben dhe kontribuon dinamikisht, deri në 1961. Si një e re ambicioze, me vlera dhe virtyte të spikatura, me një vizion për punë dhe veprimtari, me vullnet dhe guxim për shërbim dhe flijim, në të mirën dhe në dobi të jetës dhe të vetë njeriut,ajo fokusohet si misionare e shëndetit.aI përkushtohet një modeli të punës sistematike,sa të mundishme e po me aq plot sakrifica,duke krijuar kësisoj një prestigj dhe emër dinjitoz në gjithë Trevën e Himarës.Për rrjedhojë,brenda një periudhe të shkurtër kohore,ajo fiton simpatinë e gjithë pacientëve,ndonëse duhet pranuar fakti,se operonte dhe punonte në kushte tepër të vështira. Gjithësesi,për rishtarët në hapat fillestare të karrierës së tyre profesionale,lipsej natyrisht shumë përpjekje, shumë punë,një këmbëngulje sistematike, që të mund të fitonte,përvojën, respektin dhe reputacionin.Në ato hapat e para si mjeke në atë periudhë kohore,Dr. Vangjeloja, ishte e vetmja mjeke në gjithë spitalin dhe trevën e Himarës. Për rrjedhojë për hir të shenjtërisë së betimit të saj,tek Urdhri i Hipokratit,Dr. Vangjelose,jo pak here,iu desh të përballej dhe angazhohej,me të gjitha llojet e sëmundjeve që shfaqeshin.Si një njeri tepër i urtë, shumë e thjeshtë, fjalë-ëmbël në çdo rast eventual ajo dëshmoi formimin e saj, gadishmërinë paraprake, ashtu sikundër edhe u shqua,si një mjeke shumë e përqëndruar dhe e vëmendshme, në çdo vizitë mjekësore apo në vizita familjare,për të ofruar ndihmesën në raste emergjente.Duke kontribuar jashtëzakonisht në përkujdesin dhe ruajtjen e shëndetit të himariotëve të thjeshtë,pa përjashtim të të gjitha grupmoshave.Madje paralelisht duke mbuluar në aspektin gjeografik, një hapësirë shtrirjeje më të madhe,përtej kufijve të Himarës,në vijimësinë e bregdetit të Sarandës, Kuçit dhe gjithë reparteve ushtarake që ndodheshin në atë shtrirje të trevës.

Dr.Vangjelo Veizi, qysh në hapat fillestare të rrugëtimit të saj Misionar në Himarë,u fokusua dhe kontribuoi me një përkushtim dhe seriozitet tepër admirues,duke shëruar dhe parandaluar sëmundjen e Melitencës,si një sëmundje problematike e shqtësuese në atë periudhë kohore për trevën e Bregdetit.Ashtu sikundër zhvilloi një punë intensive tepër impresionuese, duke pasur rezultate të dukshme në luftimin dhe parandalimin e tifos apo hepatitit si edhe kundër helmimeve me lëndë me përmbajtje fosforoorganike.

Dr. Vangjeloja, duke sfiduar barrierat e kohës, si një shembull i vetëmohimit,eci dhe shkeli në çdo cep dhe skaj të trevës së Himarës,duke qënë pranë gjithë atyre që e kishin të domosdoshme ndihmën e shpejtë dhe ndërhyrjen e specializuar të saj.Njëherazi, në një periudhë kohore ai ajo e dekadës së viteve 60-të,kur specialitetet mjekësore ishin pothuajse joekzistente, mjeku duhej të dinte gjithçka, madje shpesh here konsultohej edhe për probleme veterinare. Dr.Vangjeloja me mundin dhe përgjegjësinë që e karakterizonte, me shkathtësinë dhe papërtueshmërinë e saj,fitoi një emër të mirë gjithandej,në aspektin e përcaktimit të diagnozave eventuale,në shërbim të menjëhershëm të pacientëve në nevojë.

Gjithësesi,duhet pasur parasysh, se përpos punës së saj të ndërgjegjshme dhe shembullore,gjithçka ishte në rrethana dhe kushte jashtëzakonisht të vështira e të paperceptueshme.Sepse realisht një mjeke e re dhe krejt e papërvojë,përballej me sfida të jashtëzakonshme, pa pasur kushte dhe mundësi minimale,duke mos ekzistuar asnjë lloj laboratori,asnjë lloj mjeti transporti, asnjë aparaturë ekzaminimi radiologjik.Ashtu sikundër as edhe një mjek koleg tjetër pranë saj, për mundësi eventuale konsultimi,për shkëmbim mendimesh apo opinionesh.Të gjitha këto barriera dhe pengesa, Dr. Vangjeloja,mundi t’i kapërcente me shumë sukses,falë thellimit dhe studimit shkencor, që ajo kryente për çdo rast që përballej dhe kërkonte mendimin e specializuar të saj,madje edhe literaturës së huaj pasur parasysh faktin që ajo zotëronte gjuhët si greqisht,italisht,frëngjisht,rusisht etj.

Në këtë kontekst,duhet përmendur fakti, se një ndihmesë të jashtëzakonshme luajti edhe bashkëpunimi me personelin ndihmës mjekësor të spitalit në Himarë, veçanërisht me infermierin e talentuar Kozma Nesturi,(më vonë u nderua dhe laurua si Hero i Punës Socialiste), duke përfituar nga përvoja e gjatë e tij,ashtu sikundër dhe horizonti që ai posedonte, duke qenë sa më pranë njerëzve që përballeshin me probleme dhe halle njerëzore.

Njëherazi Dr.Vangjeloja,krijoi një bashkëpunim tepër ambicioz dhe perfekt, me figura dhe personalitete të fushës së mjekësisë në qytetin e Vlorës,me mjekë të shquar si Irfan Pustina, Pavli Flloko,Kostandin Kauri,Isuf Hysenbegasi ashtu sikundër njëherazi edhe me Profesorët e shquar të pediatrisë në Tiranë, si Prof.Selaudin Bekteshin dhe Prof. Hamdi Sulçebegun.Me punën e saj këmbëngulëse dhe përkushtuese,me horizontin e gjerë kulturor dhe profesional që e karakterizonte,me fokusimin e saj prioritar,duke përfituar edhe nga përvoja e një sërë mjekëve të spikatur të asaj periudhe,ajo mundi të fitonte respektin e zemrat jo vetëm të pacientëve dhe familjarëve të tyre,por thuajse të gjithë trevës së Himarës.

Të cilët edhe në vijimësinë e ditëve të sotme,duhet theksuar, se e kujtojnë me mirënjohje e nderim krejt të veçantë.

Madje edhe duke e pasur si një shtyllë mbështetëse,si njeriun e tyre të afërt, duke kërkuar ndihmesë apo sugjerimin e saj, në halle dhe problematika që ata përballen.

Falë kontributit fisnik dhe solidaritetit të kësaj mjekeje të jashtëzakonshme, në vitin 1961,Dr. Vangjelo Veizi, e përkrahur dhe mbështetur nga Profesorë dhe titullarë si Prof.Selaudin Bekteshi, Prof. Hamdi Sulçebegu,Ciril Pistoli dhe Drini Ohri, emërohet në Spitalin Pediatrik të Tiranës,si Mjeke Pediatre.

Aty tanimë Dr. Vangjeloja,u përball dhe u ndesh me një mjedis tepër të ngrohtë e mikpritës,me një dashamirësi të jashtëzakonshme, nga ish shoqet e saj të Fakultetit, mjeket si Hrisavgji Reka,Bukurie Maci,dhe mjekët e njohur si Prof.Thoma Kristo,Fina Bitri,Zyhra Hajrullai,Bafturi Mati,Teuta Jovani,Kimete Nikshiqi,Dhurata Nishani.

Për disa vite rradhazi, Dr.Vangjeloja, me rreptësinë dhe seriozitetin e etikës mjekësore,si besnike e betimit të Hipokratit, iu përkushtua detyrave dhe përgjegjësive të saj mjekësore,duke u angazhuar dinamikisht dhe punuar thuajse në të gjitha departamentet respektive të këtij spitali, duke filluar nga vogëlushët 1-vjeçar e deri tek 14-vjeçarët, e duke u angazhuar me kurimin dhe mjekimin e një sërë sëmundjeve të ndryshme e të panumërta jo infektive.

E vlerësuar për sensin e thellë të zbatimit të kompetencave dhe detyrës së saj misionare, të rrënjosur thellë në dashurinë e saj për ato qeniet njerëzore tepër të mitura, pranë dhe në dispozicion të të cilëve Dr.Vangjeloja ishte ditë e natë,në vitin 1966, ajo emërohet në Pavionin e 6-të, në të cilin trajtoheshin dhe shtroheshin mosha e fëmijëve me probleme dhe sëmundje infektive (aerogene), duke përjashtur natyrisht sëmundjet e hepatitit dhe dizanterisë,duke pasur si Përgjegjëse të Departamentit, Dr.Hena Dino.

Ky pavion me afro 60 shtretër,ishte në atë periudhë kohore,me një sëmundshmëri tepër të lartë,me ngarkesa dhe tensione,me fëmijë të sëmurë në shkallë të rënduara e të sforcuara si meningit, sepsis meningokoksike, pertusi me bronkopneumoni, insuficiencë respiratore, encefalopatira, tetanoze, polineurite, difteri,me ndërlikime të theksuara kardiake dhe nervore, me urgjenca tepër të vështira etj.

Natyrisht që këto sfida,përpos të tjerash kërkonin përgatitje dhe një performancë të jashtëzakonshme,trajnime specifike të kualifikuara,terapi intensive,përkushtim e devotshmëri, studim sistematik të vazhdueshëm.

Prej angazhimit të Dr.Vangjelosë,përtej kufijve të orarit zyrtar, duke qëndruar në krye të detyrës,si një humaniste e zjarrtë,por edhe të kontributit të gjithë personelit ndihmës të pavionit,u mundësua arritja e një sërë sukseseve duke thyer tabu e duke ndikur në shërimin e fëmijëve me episode të rënda.

Falë përpjekjeve titanike rezultative, falë ndihmesës dhe mbështetjes njerëzore,në vitin 1967, Dr.Vangjeloja e vlerësuar për rezultatet dhe performancën e saj,emërohet si Përgjegjëse e këtij Pavioni,të cilin e drejtoi me sukses dhe efektivitet deri në vitin 1978.Pikërisht në këtë kohë befasisht,ajo transferohet padrejtësisht dhe krejt pa asnjë shkak, si mjeke në spitalin infektiv të qytetit të Elbasanit.Edhe tanimë në këtë qytet,Dr. Vangjeloja,ndonëse në kushte të reja dhe krejt të panjohura,mundi të realizonte një punë të përkryer diagnostikuese dhe mjekuese.Duke përjetuar çdo ditë ankthin për shëndetin e fëmijëve,ajo qëndronte natë e ditë në spital,pranë pacientëve, duke mos u lënë përgjegjësinë mjekëve roje,duke i ndjekur dhe i pasur vet nën kontroll,derisa të kapërcenin fazën kritike në të cilën ndodheshin.

Dr. Vangjeloja,si një emisare, shqetësimi i së cilës ishte vetëm i sëmuri dhe përkushtimi shkencor për rehabilitimin e tij,duke pasur si destinacion të vetëm të saj,punën e vazhdueshme efektive,në vitin 1970 emërohet si Pedagoge, ku filloi si lektore e njëherazi si e ngarkuar të mbikqyrë dhe drejtojë praktikat mësimore të studentëve.

Duke qenë po aq pasionante edhe në misionin e saj si lektore dhe mësimdhënëse,paralelisht me punën në spital, për disa vite, Dr. Vangjeloja, inicioi dhe drejtoi me sukses edhe kurset pasuniversitare të mjekëve që specializoheshin në pediatri.Ashtu sikundër,ajo ishte e angazhuar dinamikisht, në përgatitjen e pediatrëve infeksionistë,me periudha trajnimi kualifikuese 1 vjeçare si edhe cikle 3 mujore.Përpos tyre, një impenjim madhor dhe angazhim maksimal për të, ishte edhe kontributi sistematik në përgatitjen e aradhës së mjekëve të përgjithshëm,të cilët punonin në qendrat shëndëtsore të rretheve, në trajnime me specializime 10 mujore në fushën e pediatrisë.Angazhimet e Dr. Vangjelosë përfshihen edhe në kontributdhenien e saj në aspektin shkencor,duke u angazhuar me veprimtari të mirëfilltë,duke referuar në një sërë sesionesh shkencore të mbështetura tek pediatria,jo vetëm në Tiranë, por ashtu sikundër edhe në Korçë apo Elbasan.

Në këtë kontekst,falë backgraundit të saj, falë profesionalizmit edhe objektivitetit, duke mishëruar konceptet e qytetarisë akademike dhe active,Dr. Vangjeloja,ofron një ndihmesë të spikatur,duke botuar një sërë punimesh shkencore në revista apo buletine mjekësore me tematika respektive si «Pertusi me ndërlikime në aparatin e frymëmarrjes dhe atë të sistemit nervor» ,studimin «Μbi 208 raste me meningit si edhe sepsis», «Difteria toksike dhe ndërlikimet e saj në aparatin kardiovaskular dhe në sistemin nervor»,«Salmonezat»,«Dy raste me tifo abdominale dhe ndërlikim peritonitis»,«Një rast me leptospirozë ikterohemoragjike»,«Klinika mbi dizanterinë në moshat e fëmijës së gjirit»,«Klinika dhe trajtimi i meningiteve»,«Klinika e poliomielitit tek fëmijët e Elbasanit»,«Meningitet tek latanti në Spitalin e Elbasanit».

Ashtu sikundër,Dr. Vangjeloja,si vizionare,ka udhëhequr me sukses edhe tema diplomash të studentëve e paralelisht ka qenë në rolin e oponentes, në mbrojtjen e titujve dhe disertacioneve nga ana e mjekëve pediatër.Përpos tyre,me dëshirë dhe vullnet të jashtëzakonshëm,ajo ka kryer recensat e disa botimeve shkencore dhe teksteve Universitare të Pediatrisë. Për disa vite rradhazi,DR.Vangjeloja,ka qenë Anëtare Komisionit të lartë të Pediatrisë,Konsulente pranë Ministrisë së Shëndetësisë,për gjithë fëmijët e Shqipërisë me problematikë sëmundjet infektive.Edhe pas rikthimit nga Elbasani,rishtaz u caktua si Konsulente e gjithë reparteve infektive të pediatrisë të spitaleve të vendit,dhe për të qenë sa më pranë konsultave të domosdoshme,ajo ka udhëtuar e shkelur në të gjitha anët e vendit,në përbërje të ekipeve që krijonte Ministria e Shëndetësisë për raste të ndryshme të epidemive në atë periudhë kohore,duke ofruar një ndihmesë të konsiderueshme në të gjitha spitalet e repartet infektive të rretheve të ndryshme.Me të njëjtin pasion e përkushtim, me të njëjtin temporitëm jetësor,me të njëjtin impuls pozitiv,me të njëjtën buzëqeshje të pakrahasueshme, me të njëjtën sinqeritet e dinjitet, me të njëjtën mirësi, urtësi e mençuri, Dr.Vangjeloja vijoi të kontribuonte dhe spikaste, duke i shërbyer filozofisë Hipokratike në mënyrë rigoroze dhe pa kushte,deri në fundvitin 1989,teksa me kërkesën e saj,ajo doli në pension.

Epilog….

Intelektualja brilante,Dr.Vangjeloja,si njëra prej Koloseve të Pediatrisë Shqiptare,që për 32 vite rradhazi ofroi një kontribut të paçmueshëm,me praninë e përkujdesin human dhe shkencor, u rritën breza e breza,kujtohet me respekt e adhurim edhe në ditët e sotme.Nderohet dhe vlerësohet me dashamirësi kjo mjeke e aftë,e devotshme,e sjellshme,e papërtuar,si tepër fisnike dhe krejt e palodhur.

Sepse përmes Misionit të saj Humanitar,si mjeke Pediatre, me një performancë të shkëlqyer,e fokusuar dhe me dashuri për profesionin e saj, në rrugëtimin e saj të sukseshëm profesional apo jetësor,ajo nuk kërkoi pasurim, por shpirti i saj, u pasurua nga dashuria e pakufi e vogëlueshëve pacientë të saj.

Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),si simbol i Madhështisë së heroizmit, të sakrificave , si një emisare Humaniste dhe dritëpërçuese, posedonte një përgatitje të lartë,në aspektin e njohurive teorike dhe praktike e një përvojë të jashtëzakonshme.Falë aftësive të rralla komunikuese,me studentët dhe pacientët,me stilin e saj praktik dhe bashkëkohor në mësimdhënie, ashtu sikundër ishte përherë tepër aktive dhe komunikuese me të gjithë.

Si një ithtare e humanizmit dhe mishëruese e solidaritetit, Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),ishte një përpos se mjeke edhe një zonjë e rrallë,fisnike,tepër dashmirëse,që dinte të bënte për vete,e të injektonte dashuri për profesionin e mjekut. Posedonte një intuitë të rrallë klinike dhe dëshmonte një përkujdesje të jashtëzakonshme për fëmijët.Një pedagoge dhe misionare madhore,e sakrificës, inteligjente,me një humor të veçantë,që nuk kursehej të ndihmonte e ofronte përvojën e sukssesshme tek kolegët më të rinj.

Nuk mund të anashkalohet fakti,duke nënvizuar,se pranë Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),me dinjitet dhe mirësi,qëndronte bashkëshorti i saj,Mjeshtri i Madh, shkrimtari i shquar i letërsisë për Fëmijë, modesti Odise Grillo,duke pasur një familje të shkëlqyeshme,së bashku me të dy bijtë e saj, Kostën dhe Anin.

Me vlerësim të thellë dhe mirënjohje të jashtëzakonshme,për Himarioten brilante,Mjeken pediatre Dr.Vangjelo Grillo (Veizi), e cila meriton respektin e mirënjohje si një mjeke që i kushtoi rininë e gjithë jetën e saj, misionit Hyjnor të Hipokratit,shërimit e rehabilitimit të jetës njerëzore.E cila i përket një plejade të paarritshme me kontributdhënie pa asnjë shpërblim apo interes përfitimi.Kënaqësia saj,ishte kur shëronte e kuronte jetën njerëzore.

Gjithë jeta dhe vepra vigane e Heroinës Himariote, Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),është pa asnjë mëdyshje,një monument i përkryer mirësie dhe humanizmi,një mirëbërjeje shembullore që respektohet,vlerësohet në mendjen dhe zemrën tona si bashkëkohës,dhe si një shembull i mirë dhe i papërsëritshëm i humanizmit pa kufi, si edhe i bujarisë dhe fisnikërisë.

Pirro FOTIADHI

25.03.2020

Burime bibliografike :

Dr.Flamur Tartari,Gjurmë të mjekësisë shqiptare Nr 6

*Marrë nga “Himara Himarjotëve”, titulli i origjanalit “Dr. VANGJELO GRILLO (VEIZI) – SIMBOLI I HUMANIZMIT, PASIONIT,PËRKUSHTIMIT DHE DASHURISË PËR FËMIJËT”.

 

blank

Ndërroi jetë Esat Bajraktari, i biri i Muharrem Bajraktarit – Nga Mithat Gashi

 

Esat Bajraktari, i biri i Muharrem Bajraktarit, ndërroi jetë në Valley Hospital në Ridgewood, New Jersey me 14 janar 2021.  Esati u lindi me 5 korrik 1931 ne Dome të Imishtit të Lumës.  U internue me familje në Ballsh të Fierit nga forcat pushtuese italiane, dhe qysh në moshën 13-14 vjeçare, ai iu bashkangjit çetës së babës së tij në luftë kundra brigadave partizane, të cilat në pabesi, i kishin shpallë luftë Muharrem Bajraktarit në vitin 1944.

 

Muharrem Bajraktari ishte shque për qëndrimin dhe rezistencën e tij kundra forcave fashiste e naziste, dhe kishte refuzue ofertat e shumta që  i kishin ba udhëheqësit komunistë që ai të bante pjesë në frontin “nacionalçlirimtar”.  Komunistët shqiptarë, të cilët ishin të mvarun tek serbët, nuk mund të pranonin dy kushtet e M. Bajraktarit.  Kushti i pare ishte: Të luftojmë derisa të lirohet Shqipnia, dhe mbas, në menyrë demokratike, me vota të lira, të formojmë qeverinë. Kushti i dytë:  Kosova asht pjesë e Shqipnisë. Këto kushte Bajraktari i kishte deklarue si me gojë ashtu edhe me nji letër që ia kishte dërgue Winston Churchill-it.

 

Gjatë periudhës 1944-1946, Esati kaloi shum prita dhe përleshje me forcat partizane të cilat ishin në ndjekje të Muharrem Bajraktarit dhe të shum lumjanëve të tjerë që ishin në arati.  Dy vëllezën, Hamdija dhe Brahimi, iu plagosën nga forcat partizane në vitin 1946, dhe të dy vdiqen. Brahimi vdiq nga plagët, dhe për Hamdiun thonë që e mbytën partizanët pasi e dërguen në Bicaj.  Pjesa e tjetër e familjes iu internue në Berat.  Vellau, Genci,  kaloi gjith jetën e tij në internim dhe burg -deri më 1991. Nana i vdiq në Tepelenë kur Genci ishte në Burg, dhe eshtnat e saj kurrë nuk u gjetën.  Motrat, Dija dhe Liria, e kaluen jetën nëpër kampet e internimit deri me 1991

 

Me daten 26 gusht 1946, Muharrem Bajraktari kishte mbledhë nji grup luftëtarësh nga Luma, Hasi, Kosova si dhe nji nga Labëria, gjithsej 56 vetë, që ndiqeshin nga forcat komuniste si në Kosovë ashtu edhe në Shqipni. Janë nisë për Greqi nga Lera e Sorrave (Bjeshka e Kolesojanit), kanë kalue kufinin e Shqipnisë në tokat shqiptare të Maqedonisë, dhe në kufinin greko-maqedon, kanë ra në nji përlejshje të përgjakshme me forcat ndjekëse jugosllave me datën 7 shtator 1946.  Pas humbjes së 21 luftëtarëve në atë betej tragjike, Esati del në Greqi me 13 shtator 1946, dhe u vendos në kampet e refugjatëve në afër Athinës ku qendroi për disa vjet.

 

Mbas formimit të Komitetit Kombtar “Shqipnia e Lirë” në korrik 1949, ku Muharrem Bajraktari ishte anëtar i grupit drejtues, Esati, pa e pyet babën e vet, u regjistrue dhe u trajnue në Kompaninë 4000 në Gjermani.  Kjo kompani finanancohej nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës si operacion i fshehte për të rrezue regjimin komunist të Shqipnisë, dhe logjistikisht ishte nën drejtimin e Komitetit “Shqipnia e Lirë”.  Esati tregonte që iu bashkangjit kësaj kompanije se e ndjente në ndërgjegjen e tij me ba diçka me lirue popullin shqiptarë nga diktatura komuniste.  Pas dështimit të këtij operacioni, Kompania 4000 u shkri. Esati emigroi fillimisht ne Kanada, dhe mandej në SHBA.

 

Pasi erdhi ne SHBA, Esati u martue me Nurien, vajzen e antikomunistit Hamit Perollit të Hasit. Nuk u angazhue me aktivite në formacione politike shqiptare në SHBA. Qendroi independent, por gjithnji mori pjesë në protestat që shqiptarët antikomunistë organizonin në New York dhe Washington D.C. në mbështetje të Kosovës si dhe kundra regjimit komunist të Tiranës

 

Esati len mbrapa bashkëshortën, Nurien; dy femije, Dritën dhe Klitin; vëllaun, Gencin, si dhe shum nipa e mbesa.

 

 

Familja hapë të pame të dielen me 17 janar nga ora 1:00 – 17:00 në

Michigan Memorial Funeral Home

17 Michigan Ave.

Paterson N.J. 07503

 

Vorrimi bahet të hanën me 18 janar në

LAUREL GROVE CEMETERY

295 Totowa Road Totowa, NJ

Në orën 11:00 dalin nga shtepia e funeralit dhe nisen drejt vorrezave.

 

blank

Muharrem Bajraktari dhe Esati dale në Greqi në vitin 1949

blank

Esat Bajraktari dale në nandor 2015 në New Jersey

blank

Zhaklina Dhimojani Blätter: Përshpirtje nga larg në nderim të regjizores së shquar të filmit shqiptar Xhanfize Keko

Zhaklina Dhimojani Blätter, kujton sot në rrjetin social regjizoren e shquar shqiptare Xhanfize Keko me rastin e 13 vjetorit të largimit nga kjo jetë. Zhaklina dhe Xhanfizeja e kanë dashur fort njëra tjetrën me një dashuri që zgjati deri kur  regjisorja e shquar u largua nga kjo jetë. Publiku shqiptar nuk e harron kurrë personazhin e Mimoza Llasticës në filmin me të njëjtin titull me regjisore Xhanfize Kekon ku rolin kryesor e interpreton Zhaklina, e cila respektin ndaj veprës të regjosores të famshme shqiptare e ka treguar duke mbështetur financiarisht filmin-dokumentar “Koha e pelikulës” të Mjeshtrit të Madh Mevlan Shanaj. Më poshtë po sjellim statusin e plotë të Zhaklina Dhimojani Blätter.

“Përshpirtje nga larg në nderim të regjizores së shquar të filmit shqiptar Xhanfize Keko
Si sot, 13 vite më parë, ndërroi jetë Xhanfize Keko,
regjizorja që i tejkalonte përmasat e koncepteve të ngushta nacionale.
Filmat e saj të vlerësuar nga kritika europiane janë shfaqur në Francë, Danimarkë, Austri e mbarë Europën.
Jemi me fat, që disa prej këtyre filmave, i kemi restauruar sipas parametrave bashkëkohorë.
Sepse puna e Xhanos, siç i thërrisnim, mbetet e pashlyeshme në memorien kolektive për cilësinë profesionale, por mbi të gjitha për aftësinë për të na dhuruar kinematografi përtej ndikimeve ideologjike.
E desha atë shpirt njeriu dhe e takoja kur kthehesha në Shqipëri.
Zbrazëtinë që ma krijoi shtegtimi i saj nga kjo botë, arrita ta mbush disi duke mbështetur financiarisht filmin-dokumentar “Koha e pelikulës”,
të Mjeshtrit të Madh Mevlan Shanaj.
Jam e lumtur që kam ndihmuar, që bota e saj e madhe dhe trashëgimia e pazëvendësueshme që la pas, të nderohen dhe kujtohen gjithmonë.
Xhanfize Keko ka 13 vjet që fizikisht nuk është më,
por Xhanoja jonë nuk do të harrohet kurrë për frymëzimin që i përcolli të gjithë shqiptarëve përmes kinemasë.
Magjia e krijimtarisë kinematografike për fëmijë që ajo themeloi duhet të ruhet me fanatizëm për t’i shërbyer kështu pasqyrimit të botës së mrekullueshme të fëmijëve, si dhe formimit të kineastëve të ardhshëm.
Të ndrittë shpirti në parajsë teta Xhano!
Zhaklina”
blank
Zhaklina e vogël dhe regjisorja e shquar gjatë xhirimeve
blank

 


Lajmet me interesante

  • blank Romancën Agimet Shqiptare të Avni Mulës e ka kënduar e para 12 vjeçarja Alida Hisku
    By voal.ch | April 12, 2021
  • blank ​Era Syla fiton Medalje të Argjendtë në Olimpiadën Matematikë Evropiane për Vajza
    By voal.ch | April 15, 2021
  • blank TË RINJ TË BUKUR NË KRYE… – Esé nga Visar Zhiti
    By voal.ch | April 13, 2021
  • blank Zoti President i Republikës, Gëzim Peshkëpisë duhet t’i ktheni përgjigje! – Nga Elida Buçpapaj –
    By voal.ch | April 15, 2021
  • blank (Video) Shihni Donika Gërvallën në 2000 në TV kombëtar gjerman ARD si e mbron Kosovën – A nuk ishte prej asaj kohe Ministre e Jashtëme e Kosovës ?
    By voal.ch | April 14, 2021
  • blank PËRJETIMET E TMERSHME NË MOSHËN ADOLESHENTE, GJURMË JETE E FILOZOFI E EKZISTENCËS SONË KOMBËTARE – Nga TAHIR BEZHANI
    By voal.ch | April 15, 2021

Lajmet e fundit

  • blank Irani dhe Serbia nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
    By voal.ch | April 19, 2021
  • blank Kosova renditet e para në Kampionatin Evropian të Xhudos
    By voal.ch |
  • blank Rusia dëbon 20 diplomatë çekë. SHBA: Qëndrojmë krah Çekisë
    By voal.ch |
  • blank Kosovë, fillon festivali i filmit rom
    By voal.ch |
  • blank Hapet në Kukës aeroporti i dytë ndërkombëtar i Shqipërisë
    By voal.ch |
  • blank U nda nga jeta shkrimtari Skënder Temali
    By voal.ch |

ARKIVA E LAJMEVE

blank

Kliko këtu për të parë arkivën e lajmeve

RRETH NESH

Botues:

Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Moto:

Mbroje të vërtetën - Defend the Truth

NEWS LETTER

SOCIAL

Copyright © 2021

  • twitter
    Follow
  • facebook
  • linkedin
0 SHARE
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend