VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përmirësimi i së drejtës detare shqiptare, kriter themelor për marrëveshjet ndërshtetërore – Nga Ermal Xhelilaj

By | September 21, 2020

Komentet

ALI IBËR NEZAJ I LIDHJES SË PRIZRENIT KTHEHET NË SHTATORE NË TROPOJË – Nga Halil AHMETI*

 

Inaugurimi me 14 nëntor 2020

Të hënën, më 12 tetor 2020, isha në Tropojë, në qytetin e Bajram Currit, së bashku me një grup miqësh të Shoqatës “Drini”, Gjakovë-Shkodër, se shkuam për Tpame për të ndjerin Hysni Hoxha i Bytyçit, vllau i ing. Skënder Hoxhës, pasi ku për 16 vite ka dhënë kontribute të çmuara për shoqatën tone, për Korridorin Adriatik-Alpe, për lobimin për Rrugën Gjakovë-Shkodër përgjatë Bregut të Drinit. Iu shprehëm ngushëllimet tona për këtë dhimbje të madhe dhe nderimet tona për emrin e punën e mirë të kësaj familje, të këtyre vëllezërve bytyças.

Ajo që na bëri shumë përshtypje të veçantë, që na shtoi krenarinë, ishte nisma për vendosjen, për ngritjen e Shtatores së Ali Ibër Nezajt në këtë qytet të Alpeve, në qytetin me emrin e heroit Bajram Curri. Ali Ibër Nezaj do të vendosej në hyrje të qytetit, në të krah të Bashkisë së  Tropojës, në një vend të mirë, që ia shto bukurinë e lavdinë qytetit e bashkisë së Tropojës, banorëve të saj. Po punohej për ngritjen e bazamentit të shtatores, e cila ishte ideuar e po zbatohej mirë, në të gjithë parametrat, në të gjitha dimensionet. Kishte vendin me shkallore për të bërë homazhe e për të bërë fotografi nga bashkëvendasit e turistët e shumtë që shkojnë në Tropojë. Nuk e ditëm se kush ishte arkitekti i saj, ndoshta ata të sektorit të urbanistikës të bashkisë apo dhe ndonjë tjetër, por kushdo qoftë duhet t’iu themi: Ju lumtë për për mendjen e dorën tuaj!

Unë jam mësues i lëndës së vizatimit në gjimnazin “Hajdar Dushi” të Gjakovës, jam piktor për nga profesioni, autor me dhjetra piktura e pjesmarrës në disa ekspozita të arteve figurative lokale, nacionale e ballkanike, prandaj, si i kësaj fushe, them se është një gjetje e zgjuar, funksionale, ideale, vendosja e kësaj shtatorje të Ali Ibër Nezaj në një trekëndësh të mirë zgjedhur, me Monumentin e Heroit të Popullit, Bajram Curri dhe të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, ku secili prej tyre ka fushëpamjen e vet…, emrat e skulpturat nuk i bëjnë “hije” njëri-tjetrit, përkundrazi iu japin dritë bukurie e historie qytetit të tyre verior.

Ponasheci është fshati im i lindjes, aty e kam edhe truallin e kullën e banimit, për nga ana etno-historike jena të Malësisë së Gjakovës, prandaj dhe Tropoja, në kufijtë e bashkisë së saj të djeshme e të sotme, është pjesë e dashurisë, e krenarisë sime, e jetës sime. Ne na ka pasë munguar prej dekada kohe Tropoja dhe Tropojës i ka pasë munguar në dekada kohe Gjakova, sepse ndarja e padrejtë e kufijve e patë lënë Malësinë (Tropojën) pa Gjakovë dhe Gjakovën e pati lënë pa Malësi (pa Tropojën). Edhe Ali Ibër Nezaj ka lind në vitin 1835 në Buçaj të krahinës së Shipshanit, po ka jetur dhe ka vdekur në Osek të Gjakovës. Edhe sot, aty, në këtë fshat, ka shumë vendas të Vllaznisë Nezaj. Edhe Ali Ibër Nezaj e bashkëvendasit e tij Nezaj të Osekut e kanë ndjerë ndarjen e kufirit Shqipëri-Shqipëri, të Tropojës me Gjakovën e të Gjakovës me Tropojën. Ne, në kohën e Luftës së Kosovës, kur kena ardhë në Tropojë, ndër punët e para ka qënë interesimi për të shkuar tek trualli e kulla e Ali Ibër Nezajt të Lidhjes së Prizrenit. Edhe aty në Buçajt e tij i kena shprehë mirënjohje Ali Ibër Nezajt për kontributet e tij të mëdha për Kombin. Kemi qënë dhe tek kulla e Sali Berishaës, tek Berishajt e Viçidolit të Tropojës.

Patriotit të shquar Ali Ibër Nezaj, edhe Gjakova e Kosova, dhe me kontributin e Nezajve të tij, të Familjes Nezaj, ia ngritën në 100 Vjetorin e Pavarësisë, në vitin 2012, një shtatore në qytetin tonë, në shehrin e Gjakovës, një shesh e një lagje e mban emrin e tij. Edhe Historia e mban emrin e tij të madh.

Sivjet, mbas 8 vitesh, po i ngrihet një tjetër shtatore në Tropojë, në vendlindjen e tij. Të dy shtatoret, në Gjakovë e në Tropojë, janë vepër arti të skulptorit të njohur Isa Baliaj- Mjeshtër i Madh, miku im. Kjo punë e mirë e Bashkisë së Tropojës dhe e kryetarit të saj Rexhë Byberi, meriton respekt e mirënjohje. Rexhen e njohë prej kohësh, kur ishte kryetar i komunës së Margegajve, sepse kemi punuar së bashku për Koridorin Adriatik-Alpe, me Shoqatën “Drini”, për Rrugën Gjakovë-Shkodër.

Në mbyllje dua të falenderoj Bashkinë e Tropojës dhe Familjen e Ali Ibër Nezajt për Ftesën e Tyre në adresën time e të Shoqatës “Drini”, Gjakovë-Shkodër, për të marrë pjesë në ceremonitë e 14 Nëntorit 2020 në qytetin Bajram Curri në inaugurimin e Shtatores së Ali Ibër Nezaj të Lidhjes së Prizrenit, që po kthehet në shtatore në vendlindjen e tij, në Malësinë e Gjakovës-Tropojë, që prej nga shtatorja e tij e ka vështrimin e vet drejt Qafës së Morinës e Kosovës… Shtatoret e Ali Ibër Nezajt në Gjakovë e Tropojë janë pjesë e bashkimit të Kombit, janë pjesë e historisë së Kombit.

-Mirë se të gjejmë Ali Ibër Nezaj edhe në shtatore në vendlindjen tënde, në Tropojën Tonë!

 

Kryetar i Shoqatës “Drini”, Gjakovë-Shkodër

 drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën

Profesori i Universitetit të Oksfordit: Asociacioni mund ta destabilizojë Kosovën

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga Universiteti i Oxfordit, Richard Caplan, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një prej çështjeve kryesore në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mund ta destabilizojë shtetin e Kosovës.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Richard Caplan, mendon se paqartësitë nga ana e Bashkimit Evropian po e minojnë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka kritikuar palët që nuk po i respektojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Gjatë gjithë dialogut Serbi-Kosovë, Bashkimi Evropian nuk ka qenë i qartë se çfarë nënkuptohet me normalizim. Ndonjëherë paqartësia është e dobishme në negociata dhe mendoj se ka qenë e dobishme në këtë rast të mundësohet dialogu. Sidoqoftë, paqartësia ka kufizimet e veta dhe nuk mund të qëndrojë pafundësisht pa minuar dialogun. Kosova patjetër që pengohet nga mungesa e njohjes nga Serbia, e cila po parandalon njohjen më të gjerë nga shtetet e tjera në sistemin ndërkombëtar. Për aq sa procesi i normalizimit përmirëson marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, është diçka e mirë. Sidoqoftë, shumë nga marrëveshjet që janë arritur brenda këtij procesi nuk janë zbatuar”, ka deklaruar Caplan.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Caplan thotë se një asociacion i tillë mund ta destabilizojë Kosovën, por, nënvizon ai, edhe mosrespektimi i marrëveshjes mund ta ndaloj tutje progresin e Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Ka pasur një divergjencë në rritje të opinioneve midis Serbisë dhe Kosovës mbi Asociacionin e propozuar të Komunave Serbe. Natyrisht, ka pasur marrëveshje në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe kjo ishte kundërshtuar në vitin 2015 nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërsa ekziston rreziku që një asociacion apo shoqatë e tillë mund të destabilizojë Kosovën. Ekziston gjithashtu rreziku që mos krijimi i Asociacionit të parandalojë progresin e mëtejshëm drejt normalizimit. E rëndësishme është të dihen kompetencat që do t’i ketë Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, shtoi më tej Caplan.

Ai thotë se Bashkimi Evropian është i vendosur fuqimisht për përfundimin e procesit të normalizimit.

“Pyetja nuk është nëse BE ka kapacitet për të përfunduar procesin, por nëse Serbia dhe Kosova kanë gatishmëri jo vetëm për të arritur marrëveshje, të cilat ata kanë bërë në të kaluarën, por edhe për t’i zbatuar ato marrëveshje”.

Autoritetet negociatore të Kosovës, këmbëngulin që për temën e Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe nuk do të flasin në Bruksel, por Serbia në anën tjetër kërkon që kjo të jetë krye tema e dialogut.

Si e nënshkroi Kosova parimin e Koshtunicës – Nga Veton Surroi

Për 20 vjet, Serbia i ka ikur ballafaqimit me të kaluarën. Dhe Kosova i ka ndihmuar në këtë

1.

U kumtua këtë të hënë se në Bruksel është arritur një draftmarrëveshje për të pagjeturit e luftës së Kosovës, që në shifër ende janë 1.600. Kjo duhet të jetë njëra prej një liste të iniciativave e marrëveshjeve të arritura për të pagjeturit në këta 21 vjet. Mbaj mend të parat, të ndihmuara nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar, menjëherë pas luftës. Dhe, nëse vazhdon me këtë ritëm, do të mbaj mend pas disa vjetësh se qe arritur në Bruksel një marrëveshje, dhe se duhet një marrëveshje tjetër që do ta zbatojë këtë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera paraprake. Pse është kështu? Ndoshta nuk ka mënyrë më të mirë për ta shpjeguar sesa me këtë “draft-marrëveshje” të arritur në Bruksel. Ajo pason “marrëveshjen historike” të Washingtonit, ku “të dyja palët zotohen t’i shpejtojnë përpjekjet për t’i gjetur dhe identifikuar personat e zhdukur”. Pra, pas “marrëveshjes historike” në Shtëpinë e Bardhë u zbrit në draftmarrëveshje në Bruksel, me të cilën përcaktohet se BE-ja do të ketë një të emëruar special që do të mbikëqyrë komisionin e përbashkët Kosovë-Serbi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Ky komision do të punojë me të drejtën e qasjes së “pakufizuar në të gjitha arkivat vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të ushtrisë, policisë dhe të forcave të tjera të Serbisë, të cilat kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve në Kosovë dhe fshehjen e trupave të të vrarëve dhe të masakruarve”. Por e tëra kjo, që pritet të përfundojë brenda afatit kohor prej 18 muajve, do të jetë e mundur vetëm nëse arrihet marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Pra, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një dokument në të cilin pajtohen se të pagjeturit e luftës – të gjithë ata fëmijë, gra e burra të marrë peng, pushkatuar e hedhur në varreza kolektive-janë pjesë e negociatave sikur edhe targat, diplomat, Ujmani dhe çka do që t’ju bjerë në mend negociatorëve. Dhe kështu bëhen pengje të politikës, tashmë për së vdekuri: do të zbulohet fati i tyre vetëm dhe kur Kosova e Serbia mbërrijnë marrëveshje të ndërsjellë që do të quhet “përfundimtare” apo gjithëpërfshirëse.

2.

Të pagjeturit u bënë pengje për së vdekuri që herët pas luftës. Serbia e Milosheviqit refuzoi fare të pranonte se ekzistonte një kategori e këtillë – madje ishte e vështirë të bisedohej edhe për të gjallët, pengjet që mbaheshin nëpër burgjet e Serbisë. Pas 5 tetorit ishte presidenti i ri, Koshtunica, i cili pas pajtimit fillestar që të fillohet me zbardhjen e të pagjeturve vendosi shumë së shpejti një lloj nevoje për simetri, që në tregtinë e mallrave do të quheshin kuotizime. Pra, nën kujdesin e tij u vendos një politikë që prodhonte gjendjen që Serbia do të kthente aq kufoma shqiptarësh sa do të zbuloheshin e dërgoheshin për në Serbi të personave të zhdukur të nacionalitetit serb. Prapa këtij parimi dhe kuotizimi mund të jetë bërë përpjekja apo arritur të krijohej një narracion, me të cilin do të barazoheshin “të dyja palët”, pra do të relativizohej e tërë çështja e të pagjeturve në formulën se që të gjithë kanë faj, se krimet janë kryer në të dyja anët, e kështu me radhë. Dhe me këtë do të hiqej nga vëmendja një e vërtetë që vret sytë: të zhdukurit shqiptarë nga Kosova janë marrë pengje, ekzekutuar dhe trupat e tyre janë fshehur nga zyrtarë shtetërorë serbë. Kjo tashmë nuk është çështje akuzimesh apo hamendësimesh, por ka marrë epilogun e vet ligjor në Tribunalin për krime lufte në ishJugosllavi me seli në Hagë, me dënimin fuqiplotë të rastit Shainoviq et al., të vërtetuar edhe pas gjykimit të apelit më 2014.

3.

Prej vitit 2002 deri më sot çështja e të pagjeturve ka qenë e mbuluar në formë të suksesshme nga qeveritë e njëpasnjëshme të Serbisë. Nga çdonjëra është premtuar se do të merret me to; çdonjëra ka nënshkruar marrëveshje dhe draftmarrëveshje. Por, kjo është hera e parë që Serbia në formë eksplicite pranon se me këtë çështje do të merret pasi të arrihet marrëveshja “përfundimtare” me Kosovën. Pra, për herë të parë pranon se kjo është edhe një prej çështjeve politike, atë që kishte bërë me dije presidenti Koshtunica, që në fillim të mandatit të tij, pra gati njëzet vjetësh. Por, kjo është po ashtu hera e parë që Kosova është pajtuar për të njëjtin parim, se të pagjeturit janë kategori politike. Kështu, Qeveria e Kosovës është bërë bashkëpjesëmarrëse në përligjen e parimit të Koshtunicës, i cili në formën e vet më brutale shpjegohet me: kufomat janë mall pazari politik. Edhe po të supozohej se Serbia e Kosova kanë pasur qëllimet më të mira, që të shpejtohet disi çështja e të pagjeturve, ato kanë arritur qëllimin krejtësisht të kundërt. Që të dyja mund të akuzohen se kanë në dispozicion informata për fatin e të zhdukurve, por duke zbatuar parimin e Koshtunicës-kufomë për kufomë, informatë për informatë, copë ashti për copë ashti – dhe futjen e të pagjeturve në kategori të marrëveshjeve politike, janë duke i fshehur ato. Pra, për shembull, Serbia di se ku janë kufomat, por do t’i shpalosë informatat për to kur të themelohet Bashkësia e komunave serbe. Pra, për shembull, Kosova di se ku janë kufomat, por do t’i shpalosë informatat për to kur ta hapë Ambasadën e Kosovës në Beograd. Vështirë të gjendet vetakuzim më i madh.

4.

Kjo qasje nuk ndihmon as zbardhjen e fateve të të pagjeturve e as ndihmon në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, një që do të jetë e qëndrueshme dhe që do të mundësojë jetë në fqinjësi të mirë e bashkëpunim, është e mundur vetëm nëse të dy shoqëritë ballafaqohen me të kaluarën. Pjesë e rëndësishme e asaj së kaluare, pjesë kryesore e luftës së para njëzet vjetëve – përtej rrëfimeve heroike e mitike të betejave, njësiteve dhe komandantëve – është viktimizimi i civilëve, rrëmbimi i tyre, torturimi i tyre, ekzekutimi i tyre, zhdukja e gjurmëve të kufomave. Gjermania, prijësi i sotëm i demokracisë në botë, ka 75 vjet që ndërton kulturën e kujtesës, shkruan në librin “Pse e bëjnë gjermanët më mirë” gazetari veteran britanik, John Kampfner. “Një frazeologji e tërë është ndërtuar rreth nevojës për mbamendje: Vergangenheitsbewältigung (të pajtuarit me historinë); Vergangen – heitsaufarbeitung (trajtim i historisë); Erinnerungskultur (kulturë e kujtesës); dhe më kritike, Kollektivschuld (fajësia kolektive)”. Nevoja e mbamendjes në Gjermani është akt i përditshëm i përkujtimit pse Gjermania duhet të jetë demokraci liberale dhe pse duhet të jetojë në miqësi me fqinjët e saj e me popujt e tjerë të BE-së. Për 20 vjet, Serbia i ka ikur ballafaqimit me të kaluarën. Dhe Kosova i ka ndihmuar në këtë. Në vend të frazeologjisë gjermane për nevojën e mbamendjes, Serbia dhe Kosova kanë zgjedhur marrëveshjet e harresës.

Regjistri i taksave tregon 3 llogari bankare të Trumpit jashtë shtetit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka llogari bankare në 3 vende të ndryshme të huaja, njëra prej tyre në Kinë, të cilën ai e ka kritikuar shumë gjatë viteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa dy vendet e tjera janë Britania e Madhe dhe Irlanda. Llogaria e presidentit në Kinë kontrollohet nga Trump International Hotels Management LLC, e cila pagoi 188,56 dollarë taksa për Pekinin nga 2013 në 2015, thuhet në një raport të “New York Times”.

Llogaritë e huaja bankare të Trumpit mbahen me emra të korporatave dhe kjo është arsyeja pse ato nuk shfaqen në formularët e tij të zbulimit të financave publike, thuhet në raport.

Alan Garten, avokati i organizatës Trump tha për “Times” se llogaria u hap pasi organizata Trump hapi një zyrë në Kinë në përpjekje për të eksploruar mundësitë e biznesit në industrinë e hotelit.

”Asnjë marrëveshje, transaksion ose veprimtari tjetër biznesi nuk është materializuar kurrë dhe që nga viti 2015, zyra ka mbetur joaktive”, tha Garten për “Times”. “Megjithëse llogaria bankare mbetet e hapur, ajo kurrë nuk është përdorur për ndonjë qëllim tjetër”, tha ai.

Një gjykatë amerikane e apelit në Manhattan më 7 tetor vendosi që Trump duhet t’ia dorëzojë të dhënat e tij tatimore një prokurori në shtetin e New York-ut, megjithëse avokatët e tij kanë mundësi të apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë.

Derisa Trump refuzon prej kohësh që t’i bëjë publike regjistrat e taksave të tij, Gjykata e Lartë vendosi kundër tij në korrik kur presidenti argumentoi se ai nuk mund të hetohet as të akuzohet përderisa drejton Shtëpinë e Bardhë.

Si arsye për mosndarjen regjistrave të tij tatimore, Trump potencon se po hetohet nga Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave në lidhje me një rimbursim të taksës prej 72.9 milionë dollarë që ai mori.

Trump nuk ka paguar asnjë taksë federale mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e fundit, thuhet në një raport të “New York Times” më 28 shtator, i cili thotë se ish-biznesmeni paguante vetëm 750 dollarë taksa federale për të ardhurat vitin që mori detyrën në vitin 2016 dhe 750 dollarë të tjera në vitin 2017.

Ndërsa Trump ka pretenduar prej kohësh se Kina po “shkatërron” SHBA-të në marrëdhëniet tregtare, ai nisi një konflikt tregtar me Pekinin pasi mori detyrën dhe kritikoi Kinën për COVID-19 që shkaktoi recesionin më të rëndë ekonomik në SHBA që nga “Depresioni i Madh”.

Reuters: Ministria ruse e Mbrojtjes hap zyrë në Serbi

Një helikopter rus Mi-35 gjatë një trajnimi në Nish të Serbisë. Janar, 2020.

Rusia ka autorizuar Ministrinë e saj të Mbrojtjes të hapë një zyrë në Serbi, thuhet në një dokument të Qeverisë ruse, që e transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Moska përpiqet t’i zgjerojë lidhjet e saj ushtarake me aleatin tradicional në Ballkan, edhe kur Beogradi dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, shkruan Reuters.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi konfirmimin e këtij informacioni.

Muajin e kaluar, Serbia i ka pezulluar stërvitjet ushtarake me ushtritë e huaja për gjashtë muaj, duke thënë se ka pasur presion nga BE-ja për t’u tërhequr nga stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Urdhri i Qeverisë ruse për hapjen e zyrës në Serbi daton nga 15 tetori dhe është nënshkruar nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin.

Aty thuhet se shefi i zyrës së propozuar do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve ushtarake dhe teknike, në lidhje me bashkëpunimin ruso-serb.

Marrëveshja, pasi të nënshkruhet nga të dyja palët, do t’i japë një zyrtari rus në Serbi të drejtën për të vizituar divizionet serbe që përdorin armë dhe pajisje ushtarake ruse, me kusht që ato të njoftohen paraprakisht dhe të japin pëlqimin e tyre.

Sipas Reutersit, nga Ministria serbe e Mbrojtjes nuk ka ende komente.

Viteve të fundit, Serbia ka blerë aeroplanë luftarakë MiG-29 nga Rusia, si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar.

Çështja e Detit, Greqia dhe Shqipëria i drejtohen Hagës

Shqipëria dhe Greqia ranë dakort sot që zgjidhja e çështjes së kufijve detarë dhe përcaktimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, t’i besohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës. Njoftimi u bë gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, në përfundim të takimit që ai pati me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar Edi Rama.

“Me shumë kënaqësi mund të them që kemi rënë dakort që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Do i drejtohemi drejtësiëë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “I”, në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit”, bëri të ditur kryeministri Rama.

Për shefin e diplomacisë greke “zgjidhja do të jetë e dobishme për të dy vendet. Kam dëgjuar me interes të lartë dakortësinë e zotit Rama që zgjidhja do të ketë si bazë Konventën e OKB-së, të cilën të dy vendet e kanë nënshkruar, dhe jam shumë i lumtur që kemi rënë dakort që së bashku ta kalojmë këtë çështje në Gjykatën e Hagës”, deklaroi nga ana e tij ministri Dendias.

Ideja e një zgjidhjeje përmes një arbitri ndërkombëtar, u hodh publikisht nga kryeministri shqiptar gjatë një vizite në Athinë, në muajin shtator. Për shumë vite, çështja e kufijve detarë mes dy vendeve mbeti pa zgjidhje, që kur marrëveshja e arritur në vitin 2009 mes qeverive të atëhershme të të dy vendeve, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, e cila e cilësoi atë në shkelje të kushtetutës dhe normave ndërkombëtare që rregullojnë çështjet e detit.

Vendimi nuk u gëlltit nga Athina e cila për një kohë të gjatë këmbënguli për t’ju rikthyer asaj marrëveshjeje. Por në vitin 2017 palët ranë dakort të rinisnin bisedimet, në kuadër të një pakete çështjesh që të dy vendet do të duhej të zgjidhnin mes tyre. Bisedimet u ndërprenë, me ndërrimin e qeverive, dhe ardhjen në pushtet të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Tani të dyja qeveritë kanë rishprehur angazhimin për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull. Edhe vendimi i sotëm, sipas ministrit grek “mbështetet në qëndrimin e të dyja vendeve për zgjidhjen e çdo divergjence që mund të kemi”.

“Kjo çështje do të jetë në diskrecionin e drejtësisë ndërkombëtare dhe do fokusohemi te bashëpunimi ekonomik, rajonal, te njerëzit dhe të bëjmë më të mirën për qytetarët”, u shpreh zoti Rama duke bërë të ditur se dhe për një tjetër temë të ndjeshme, atë të ligjit të luftës, që Greqia mban ende formalisht në fuqi, ndaj Shqipërisë “ka një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam shumë besim se do përfundojë në mënyrë pozitive, heqja e ligjit të luftës”. Nga ana e tij ministri grek e cilësoi ligjin e luftës “një anakronizëm dhe jam i sigurt që do ta zgjidhim së bashë dhe kam kënaqësinë ta them këtë nga Tirana”, theksoi zoti Dendias.

Vizita e tij u shoqërua me protesta të organizuara nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe shoqata Çamëria, ku nuk munguan dhe tensioned mes manifestuesve dhe policisë, para Ministrisë së Jashtme. “Kjo që po ndodh është një turp i vërtetë për Ramën. Ne donim të protestonim e t’i tregonim ministrit, atë që Rama s’ka këllqe ta tregojë, të heqë ligjin e luftës, se Shqipëria nuk ka 12 milje për t’i dhënë Greqisë dhe se ata nuk mund ta injorojnë gjenocidin e Çamërisë”.

Disa prej manifestuesve u shoqëruan në komisariate. Policia njoftoi më pas se 18 persona, mes tyre 3 organizatorët e protestës janë proceduar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Ndërsa disa të tjerë kanë marë gjoba për mospërdorimin e maskave. zëri i amerikës

Xhemajl Gashi qëndroi vertikalisht në mbrojtjen e kauzës madhore kombëtare – Nga Skënder MULLIQI

Në vend të përkujtimit –

 Përiudha historike në të cilën vepruan patriotët ishte e mbushur më rrethana tepër të rënda politike në Kosovë . Veprimtaria e tyre e gjatë dhe e përkushtuar, sa vinte dhe i bënte më të vendosur, më të guximshëm, më besim në fitoren e sigurtë të luftës së popullit të tyre për liri dhe pavarësi, për çlirim dhe bashkim kombëtar. Punët prej atdhetarësh ata i bënin me një përkushtim të rrallë, më guxim e vullnet të qeliktë .Populli shqiptarë përmes atdhetarëve e forcojë qëndresën e tij nëpër periudha të ndryshme historike, i përkushtuar t`i ruante vlerat kombëtare, kështu edhe trojet etnike, duke sakrifikuar edhe jetën.Bijtë dhe bijat më të mirë të kombit nuk u thyen kurrë para armiqëve serbosllavë.Ata qëndruan gjithmonë vertikaIisht.I tillë ishte edhe ish i burgosuri politike, dhe njeri nga udhëheqësit kryesor të demontsratave të vitit 1968 në Pejë, patrioti, Xhemajl Gashi nga Ruhoti i Pejës. Edhe pse kisha ndëgjuar për Xhemajlin , pata rastin ta njohë më afër pas përfundimit të luftës në Kosovë.Unë në marrveshje sa isha në Zvicer si refugjatë i luftës ,më pronarin e gazetës Bota Sot,Xhevdet Mazrekaj e hapa zyrën në Pejë.Zyrat e atëhershme të LDK-së ishin në ish ndërmarrjën shoqërore “Erozioni”. Aty edhe më propuzuan ta kam një zyre për gazetën Bota sot. Ne këtë organizatë ende punëtor i saj ishte , edhe Xhemajl Gashi. Kohë pas kohe shoqëroheshim më te në qytet.Kurrë nuk lavdërohej për kontributin e tij kombëtar.Ishte njëri i mirë, që dallohej më thjeshtësi si atribut i njerëzve fisnik, bujar dhe atdhetarë.Xhemajli bashkë më shumë veprimtarë të kohës nga Peja e Dukagjini, kishin organizuar demonstratet e vitit 1968 në Pejë.Për veprimtarin e tij patriotike , Xhemajli ishe burgosur ku ishte rrahur dhe maltretuar nga UDB-ja serbe.Ai ishte përjashtuar nga puna e mësuesit.Për disa kohë kishte punuar në Obiliq, ku për koleg kishte ish presidentin e Kosovës, dr.Ibrahim Rugova.Shumë kohë kishte mbetur pa punë nga strukturat pushtuese serbe në Kosovë.Ka lindur në Marrurras të Kurbinit, Shqipëri, sepse Familja Gashi ishin përballur, para dhe gjatë LDB, me pushtuesit serbë të Kralit dhe të Titos.Vitet e fundit të jetës i kishte kaluar në Ruhot të Pejës.Xhemajli ka lënë 6 fëmijë, tre djemë veprimtarë të devotshem të çështjës kombëtare, Flamurin i cili ishte edhe zëdhenës i Shtabit te FARKU-t ,ishte poashtu në shumë poste te larta shoqërore dhe politike në Kosovë dhe në Shqipëri.Ishte ambasador i Shqipërisë në Bosnje, këshilltarë i presidenteve, Nishani dhe aktualisht Meta.Arbeni është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së,si dhe Asdreni ambasador në Hungari, dhe tri vajza, si dhe nipa e mbesa.Vepra e tij sublime për atdhe dhe komb, do të mbetet gjithmonë fanar ndriques për gjeneratat e reja .Xhemajli është vet lavdia e familjës Gashi ,dhe është krenaria kombëtare…

Kërkesa ‘problematike’ e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë

Shkumbin Ahmetxhekaj

Kosova nuk duhet të lejojë që Kushtetuta të ndryshohet për të akomoduar kompetenca ekzekutive për komunitetin serb, qofshin ato edhe minimale, thotë eksperti i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka. Në Serbi, analisti politik Dushan Janjiq, thotë se Beogradi zyrtar ka një dekadë që po diskuton për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, por pa një proces të qartë dhe konsensual.

Të enjten, më 15 tetor, në konferencën për media në Beograd, përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”. Në këtë kuadër ai ka shtuar se Kosova do të zbatojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Deklarata për ndryshime kushtetuese ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, kryesisht kundër çdo mundësie për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Kur bëhet fjalë tek Asociacioni, brenga kryesore është te kompetencat të këtij organi.

Të hënën, më 19 tetor, Peter Stano, zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, ka thënë​ se deklarata ​ e Lajçakut për ndryshimet e nevojshme kushtetuese është keqinterpretuar. Ai tha se kjo deklaratë kishte të bënte me aranzhimet pas arritjes së marrëveshjes finale.

“Zoti Lajçak ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse je duke e negociuar një marrëveshje ndërkombëtare. Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues”, tha Stano.

“Dhe kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë”, shtoi Stano.

Stano tha se se qëndrimi i BE-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar, duke rikujtuar fjalimin e ish-përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini në Parlamentin e Kosovës më 2016, se “ky Asociacion nuk do të jetë qeveri paralele brenda Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca legjislative”.

Mogherini po ashtu atëbotë pati thënë se Asociacioni “do të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ofron udhëzime që të sigurohemi se statuti i Asociacionit do të reflektojë ligjet e Kosovës kur të përpilohet”.

A ka gatishmëri për ndryshime kushtetuese në Kosovë e Serbi?

Për ekspertin e të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, ndryshimi i nenit të parë i Kushtetutës së Kosovës, nga një shtet unik në shtet të përbërë, apriori do ta bënte Kosovën shtet jofunksional.

“Do të ishte shumë e ngjashme me Bosnjë e Hercegovinën”, tha Smaka për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, proceduralisht një gjë e tillë mund të ndodhë lehtë, por duhet evituar që të vijë deri te propozimi për ndryshime.

“Nëse këta pajtohen, atëherë propozimin e jep presidenti, qeveria, apo një grup deputetësh, dhe nëpërmjet qeverisë shkon në kuvend. Diskutohet nga Komisioni funksional dhe votohet me 2/3 e votave në kuvend, ku kërkohen edhe 2/3 e votave të minoriteve. Procedura nuk është telashe, por nuk do duhet pajtuar politikisht me këtë ndryshim”, thekson Smaka.

Analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha se Lajçak ka harruar t’i referohet kapitullit 35 të negociatave për anëtarësim në BE, ku thuhet qartë se Serbia duhet që brenda dy vjetësh pas arritjes së marrëveshjes për normalizim raportesh me Kosovën, ta zbatojë atë, gjë që kërkon ndryshime kushtetuese.

“Pyetja që po shtrohet nga shumëkush është se çfarë do të ndryshohet, vetëm preambula apo vetëm kapitujt ku flitet për autonominë (e Kosovës)”, tha Janjiq.

Në preambulën e Kushtetutës së Serbisë thuhet se Kosova është pjesë integrale e territorit (të saj), dhe se ka një pozitë të autonomisë thelbësore brenda shtetit të Serbisë.

Janjiq thotë se qasja e Lajçakut është e gabueshme pasi ai në Serbi po e konsulton vetëm presidentin, Aleksandar Vuçiq.

“Tani po e zbaton metodologjinë që të diskutojë në Serbi vetëm me Vuçiqin, që nuk mund të japë rezultate pozitive, pasi në fund të fundit, Vuçiq do të duhet të komunikojë me shoqërinë, që është problem i parë. Problem i dytë mbetet mungesa e plotë e transparencës”, tha Janjiq.

Kushtëzimet për Asociacionin

Tema e Asociacionit ka ndikuar në shtyrjen e dialogut në Bruksel, pasi Serbia po insiston që të diskutohet sërish për këtë organ, e Kosova po e konsideron si çështje të mbyllur, që sipas Prishtinës zyrtare, do të zbatohet pas arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke.

Formimi i Asociacionit është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013.

Dy vjet më vonë, në gusht të vitit 2015, Kosova dhe Serbia arritën edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit të tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Çka është Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanica, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas Marrëveshjes për Asociacionin dhe në përputhje me Marrëveshjen e parë të Brukselit, objektivat kryesore e Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Lajçakofobia e (pa)arsyeshme! – Nga Florim Zeqa

 

Pas arrestimit të dy drejtuesve të OVL të UÇK-së, emri më i përfolur ishte Gjykata Speciale, ndërsa tani pas kërkesës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, emri më i permendur në Kosovë është ai i të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak!

Ata që sollën specialen, e sollën edhe “zajednicën”

Por çuditërisht askush nuk po merret me shkaktarët vendor që sollën Gjykatën Speciale, Asociacionin dhe jo vetëm!
Nënshkrues të marrëveshjeve të dëmshme dhe fatale për vendin nuk janë Lajçaku, Borrelli dhe as Grenelli, por kryeministrat e vendit tonë.
Marrëveshjet e dësmhme për vendin nuk i ka miratuar Parlamenti Evropian dhe as Kongresi Amerikan, por i ka miratuar Parlamenti i Kosovës, përkatësisht deputetët shqiptar të zgjedhur me votën e popullit të Kosovës.
Nuk duhet marrë me frikë dhe as tragjike kërkesat e Borrelit dhe Lajçakut, të këtyre dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, vendet e të cilëve nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë, por duhet trajtuar dhe kuptuar si tragjike gatishmërinë e liderëve tonë shtetëror dhe partiak, politikanëve dhe deputetëve që negociojnë me armiqt e shtetit integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit tonë.
Nuk ishte Lajçaku, Borreli dhe as Grenelli që i falen Maqedonisë dhe Malit të Zi rreth 11000 hektarë tokë të Kosovës, nuk ishin këta që nënshkruan dhe as votuan Gjykatën Speciale, Asociacionin, kalimin e tokave komunale në pronësi të manastireve dhe kishave ortodokse serbe, por ishin liderët politik dhe deputetët e zgjedhur me votën e popullit kosovarë.
Sikurse të ndodhnin në kohën e duhur reagimet e koordinuara të skenës politike dhe shoqërisë civile, sot nuk do të bëhej fjalë për specialen dhe asociacionin e komunave serbe.
Mirëpo për fatin e keq të Kosovës, në kohën kur u nënshkruan këto dy marrëveshje të dëmshme për shtetin, nuk kishte reagime dhe kundërshtime kaq të fuqishme siq po ndodhin këtyre ditëve të fundit!
Reagimi i i vonuar i politikanëve më shumë i ngjet “shiut pas të vjelave” sesa një vendosmërie të sinqertë për të penguar diçka!

Jo ndryshimit të kushtetutës sipas kërkesave të Lajçakut

Nuk ka dyshim se kushtetuta e vendit ka nevojë të ndryshohet për shumçka tjetër, por jo për themelimin e asociacionit të komunave serbe.
Lajçaku paraprakisht kërkesës për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet t’i drejtohet parlamentit serb për ndryshimin e kushtetutes serbe e cila në preambulen e saj e mban Kosovën pjesë integrale të Serbisë.
Është e vërtetë e madhe që Kushtetuta e Republikës së Kosovës është pengesa e vetme për themelimin e AKS-së (Zajednicës), dhe është mirë që është kështu, për arsye se, sa për qendrueshmërinë e liderëve tonë kjo punë do të ishte harruar siq u harrua Çakorri dhe pjesët tjera që ju dhuruan Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Ishte Gjykata Kushtetuese ajo që kishte konstatuar shkeljen e 23 neneve të kushtetutës me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së 25 Gushtit 2015 në Bruksel në mes (dy kryeministrave) Aleksandër Vuçiq dhe Isa Mustafa, duke konfirmuar se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të krijojë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë.
Përderisa marrëveshja e parë e 19 prillit 2013 (Thaçi-Daçiq) i vuri themelet e AKS-së, marrëveshja e 25 gushtit 2015 (Mustafa-Vuçiq) i betonizoi ato themele duke i fuqizuar me kompetenca ekzekutive.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me këto dy marrëveshje të dëmshme, ish dy kryeministrat paraprak, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e kanë futur Kosovën në obligime të mëdha ndërkombëtare, nga të cilat, edhe pse vështirë, nuk është e pamundur të dilet!

Me kushtetutë në mbrojtje të territorit

Pas dështimeve të njëpasnjëshme në dialog, në veçanti në dialogun e Brukselit, edhe pse e pamjaftueshme për marrëveshjet ndërkombëtare, e vetmja mundësi për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit teritorial të vendit është KUSHTETUTA, gjegjësisht respektimi i ligjeve të kushtetutës që garantojnë Kosovën shtet unitar, pa asociacione etnike.
Nuk kemi arsye t’i frikohemi Lajçakut, Borrelit dhe as Grenellit, por duhet t’iu frikohemi atyre shqipfolësve që për dy dekada masakruan ekonominë e Kosovës, atyre që në emër të privatizimit grabiten të gjitha pasuritë publike të shtetit duke blerë (përvetësuar) toka bujqësore në çmim qesharak “1 ari tokë për një 1 euro” dhe duke uzurpuar prona publike pas asnjë cent.
Ata që i bënën “kabull” të gjitha këto mëkate në dëm të shtetit dhe qytetarëve, dhënjen e territorit të vendit nuk e kanë problem, mjafton të mos u preken tokat dhe pronat e tyre.

Prandaj, fati i asociacionit dhe i veriut të vendit në përgjithësi mbetet në dorën e deputetëve, ku pa 2/3 (dy të tretat) e votave të tyre nuk mund të ndryshohet Kushtetuta dhe as të votohet asnjë marrëveshje e dëmshme për vendin.
Deputet shqiptar mos shkelni mbi betimin e dhënë, mos i përserisni gabimet e legjislaturave të kaluara!

Të gjithë të bëhemi roja të atdheut – Nga Skënder MULLIQI

Shqiptarët sikur janë mësuar më vdekje.Përjetuam vdekje nga armiqët serb në tokën tonë që nuk ka gjë më vështirë.Nga armiqët të cilët sërish janë ngritur peshë për ta ricoptuar Kosoven. Sigurisht së na duhet kohë që të mësohemi më jetën.Për këtë gjë na duhet njerëz të guximshem, të cilët dinë dhe dojnë të krijojnë gjëra të vlefshme .Eshtë koha që të na ndriqohen rrugët tona të errësuara për dekada .Eshtë koha që tu japim fund dukurive negative të pas luftës që na mbin si këpurdhat pas shiut. Na mbinë dhe lëshuan rrënjë për dy dekada në liri.Eshtë koha e guximtarëve , është koha e atyre që sakrifikojnë çdo gjë për shtetin e ri të Kosovës.Kush nuk është i gatshem për këtë, mirë është mos të bëhët pengesë e rrugëtimit tonë .Na duhet një shoqëri e prosperuar , një shoqëri pa krim dhe korrupcion , për ti liruar sado pak njerëzit nga vuajtjët .Nuk ka më e zorshme së varfëria , nuk ka gjë më e zorshme për një familje që nuk i ka kushtet që të këtë mirëqenje për fëmijët e vet.Edhe ne po jetojmë në Evropë, e faktikisht shumica po e bëjnë jetën e robit. Ai që nuk është i përgatitur për sfida të reja , mos të na tregon më përralla të gjyshit.Koha e përrallave sa për të rënë në gjumë ka perënduar .Ky vend mjaftë i patë mbi kokë kamxhikun serb , mjaftë ka dhënë llogari pas llogarie.Të montohet një sistem ku ka vend për të gjithë në këtë shoqëri.Na duhet një rreshtim i ri , nga të gjithë përfaqësuesit , nga të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote .Na duhen sakrifica te reja , për shkak të atyre që dhanë jetën që ta kemi shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan. Ky është rasti, që nuk bën që të vonohemi.Nuk na duhen platformat e demoduara politike , platformat të cilat nuk na sollën të mira.Na duhen koncepte të reja dhe kreative politike , për të zënë hapin më kohën.Eshtë rasti që më në fund të bëhën ndryshime përmbajtësore .Ka ardhur koha që të gjithë të bëhemi roja të atdheut. Sot ose kurrë !Të bëjmë luftë të pakompromis për botën tonë të vogël, ose të mbesim aktorë te teatrit të kukullave.Nuk guxojmë të ngjasojmë më ata, që gjendjën politike dhe gjendjen ekonomike e kan pru në shkallë shumë të ulët.Në kohën e paqës njerëzit i kthehen lumturisë .Kur njeriu e humb luftën , apo mësohet më vdekje apo sëmundje , jeta e humb kuptimin…

Nuk mjafton ”RAMA IK”, duhet REVOLUCION… Nga Ajtanga Lubonja

Te humbisnje trenin kur ktheheshim nga burgu ne Ballsh, ku vuante dënimin babai
do te thonte te gdhinim naten une e mamaja ne stacion te trenit
(leke per hotel nuk kishim)!
Na kish qelluar nja dy here te gdhiheshim aty dhe dridheshim si nga te ftohtit aq edhe nga frika!
Dhe une benja çmos ta terhiqnja mamane te nxitonim,
ajo nje here ndihej aq e lodhur sa mu lut ”nxito ti , lerme mua ketu se ti je per pune ne mengjes…
e te venja vone une ne pune Nulla portjerja s’ma hapte deren kurrë!
Keshtu kaluan ato 11 vite mes luftes e tmerreve dhe une ju bashkova levizjes per demokraci, qe ne oret e para!
Dhe ja ku jam…perseri mes luftes e tmerreve!
Nuk mjafton ”RAMA IK”, duhet REVOLUCION…po kush ta beje …KJO POLITIKE E KORRUPTUAR, QE BEJNE LOJRA FJALESH!!!

Marrëdhëniet greko-shqiptare në një ambient fluid ndërkombëtar e rajonal – Nga Konstantinos Filis  

Pandemia e SARS-COV 2 funksionon si një katalizator zhvillimesh. Në fushën ndërkombëtare, dinamika drejt një sistemi ndërkombëtar më anarkik dhe me më shumë pole, ekzistonte që më përpara, por sot kjo dinamikë përshpejtohet. Ndarjet midis faktorëve të fuqishëm, duke marrë si shkas bile edhe përgjegjësinë për përhapjen e Covid-19, por edhe për të qenë flamurtarë në zhvillimin e vaksinës, janë të thella dhe përqendrohen në interesat e tyre të papërputhshme në fusha të ndryshme (gjeopolitike, ekonomi-tregti, teknologji të reja etj.). Pra, në vend të bashkëpunimit dhe të nismave të përbashkëta për përballimin të paktën të pandemisë, po shohim akuza dhe demonizim të ndërsjellët në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe më të ndërvarur. Gjithashtu, sot po konstatohet një kthesë drejt proteksionizmit dhe nacionalizmit, por edhe bunkerizim në kufijtë dhe interesat nacionalë, si një zgjidhje gjoja kundrejt sfidave të globalizmit.

BE-ja, nga ana e saj, pas dy krizave të mëdha të dhjetëvjeçarit të fundit, krizës ekonomike dhe asaj të refugjatëve dhe të emigrantëve, të cilat nuk i menaxhoi në mënyrë veçanërisht efikase, ftohet tani që të përballet me një sërë sfidash si në rrafshin e brendshëm, me tendencën që po shfaqin shtete anëtare drejt autoritarizmit dhe distancimin e tyre nga vlerat europiane, ashtu dhe në rrafshin e jashtëm, me dy fqinjë të fuqishëm, siç janë Rusia dhe Turqia, por edhe me rreziqet që rrjedhin prej kundërvënies midis Kinës dhe SHBA-së. Për sa i përket zgjerimit, është e qartë se ka lodhje dhe shqetësim, por edhe konstatim të faktit se është e nevojshme që integrimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut të përfundojë në një mënyrë sa më të drejtë, duke iu shmangur gabimeve të së kaluarës. Për sa u përket çështjeve thjesht dypalëshe, Athina dhe Tirana ftohen që të korrigjojnë gabime të së kaluarës dhe të konsolidojnë kanalet e komunikimit në drejtim të çlirimit të tyre prej zërave ekstremistë brenda dhe jashtë dy vendeve, të cilat nuk e dëshirojnë zhvillimin e marrëdhënieve strategjike.

Sot, çështja numër një midis Shqipërisë dhe Greqisë është klima e mosbesimit, të cilën e ushqejnë qarqe të caktuara. Për fat të keq, në Shqipëri është konsoliduar një klimë antigreke, e cila sigurisht që nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare në tërësinë e vet, por ndërkohë, me këtë klimë përplasen çdolloj përpjekjesh që bëhen për zgjidhjen e mospajtimeve tona. Ne konstatojmë se kundërshtimi ndaj Greqisë “është një mall që shitet” dhe kthehet në produkt shfrytëzimi prej forcave politike, në varësi të asaj nëse gjenden në pushtet apo në opozitë. Domethënës është fakti se për çështjen e delimitimit të zonës ekskluzive ekonomike, qeveria e sotme e Shqipërisë, duke akuzuar opozitën e tanishme, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe ia arriti të rrëzonte marrëveshjen përkatëse, ndërsa sot rolet kanë ndryshuar: me opozitën që po akuzon qeverinë për tolerancë dhe lëshime kundrejt Greqisë, pasi Kryeministri i Greqisë shpalli paraprakisht qëllimin e Athinës që të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Jon në 12 milje detare. Në këtë pikë do të duhet të nënvizojmë sa më poshtë:

Së pari, zgjerimi i ujërave territoriale përbën një të drejtë të njëanshme shtetërore që bazohet në Konventën mbi të Drejtën e Detit të vitit 1982 (Montego–Bay). Megjithatë, në shenjë respekti kundrejt fqinjëve të saj, pala greke informoi paraprakisht si Shqipërinë, ashtu edhe Italinë, për qëllimin e saj që të ndërmarrë nismën në fjalë.

Së dyti, Greqia po ndjek rrugën e drejtë me qëllim që të arrijë marrëveshje delimitimi me shtete fqinje, rrugë që nuk është tjetër veçse ajo e negocimit, në mirëbesim dhe predispozicion për gjetjen e një formule reciprokisht të pranueshme. Greqia nuk tenton që të imponojë dëshirat e saj dhe as që nënshkruan marrëveshje në kundërshtim me rregullat. Një provë e fortë për këtë është Marrëveshja e Prespës me Maqedoninë e Veriut, e cila zgjidhi mosmarrëveshje që ekzistonin prej vitesh, janë Marrëveshjet e delimitimit të ZEE me Italinë dhe Egjiptin, është gjithashtu respektimi i plotë i procedurave të brendshme të Shqipërisë, të cilat, në fund të fundit, shfuqizuan një marrëveshje që ishte nënshkruar në vitin 2009.

Bile Athina e ka bërë të qartë që nëse konstatohet se negociatat me Tiranën nuk mund të japin fryte, atëherë zgjedhja e arsyeshme do të ishte që të dyja vendet së bashku t’i drejtoheshin Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Këtu duhet nënvizuar fakti se Greqia nuk e shfrytëzoi fare “kartën europiane” për të ushtruar presion mbi Shqipërinë në mënyrë që eventualisht Shqipëria të bënte lëshime të padëshirueshme në lidhje me çështjen e zonave detare. Është e tepërt të përmend këtu faktin se vende fqinje, që dukshëm zbatojnë politika agresive rishikuese, po të ishin në vend të Greqisë, do të kishin ushtruar shantazh mbi palën shqiptare për të siguruar lëshime nga ana e saj.

Sa për integrimin e Shqipërisë në BE, kjo përbën një dëshirë të palës greke që duhet konsideruar e mirëqenë, e cila bile, duke pasur eksperiencë tashmë mbi çështjet institucionale dhe mënyrës së funksionimit të BE-së, ka shfaqur dëshirën që t’i ndihmojë autoritetet shqiptare në mënyrë që përshtatja me standardet europiane të bëhet në mënyrë normale dhe efikase. Meqenëse anëtarësimi në BE ka si parakusht plotësimin e 35 kapitujve, është e sigurt se Shqipëria, ashtu sikundër edhe Maqedonia e Veriut, do të kenë nevojë në çdo hap përpara që do t’i sjellë më afër BEsë, për mbështetjen dhe ndihmën e Greqisë, e cila gjendet në bërthamën e ngushtë të BE-së dhe është anëtare e saj që në vitin 1980.

Veç kësaj, një çështje me rëndësi kritike për Athinën është trajtimi i minoritetit grek që jeton në Shqipëri. Prej qeverive shqiptare janë bërë gabime serioze, të cilat disa herë të bëjnë të mendosh mbi ekzistencën e një plani strategjik manipulimi të tij, gabime të cilat duhet të korrigjohen menjëherë. Kjo çështje është një pengesë e madhe në marrëdhëniet dypalëshe, dhe sigurisht që pala greke nuk do të tolerojë. Pala greke nuk ka asnjë plan apo objektiv të fshehtë, ajo nuk ka nxitur asnjëherë tensione, të vetmen gjë që dëshiron është respektimi i plotë i të drejtave të minoritetit etnik grek. Më lejoni që edhe në këtë pikë të bëj një krahasim me një shtet tjetër të rajonit tonë, me Turqinë, e cila në mënyrë sistematike po tenton, duke shfrytëzuar ndjenjat fetare në rajone të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Greqia, të manipulojë popullsitë lokale.

Veç të tjerash, ka vënë në dispozicion burime të pashtershme financiare për ndërtim xhamish, për krijimin e shkollave dhe qendrave kulturore myslimane, me objektiv të dukshëm krijimin e pikave mbështetëse sociale, me qëllim ringjalljen në një variant modern të Perandorisë Otomane, ose ndryshe, të një “Komunuellthi Otoman”. Për më tepër, nuk duhet të harrojmë referimet gjithnjë e më të shpeshta të Presidentit Erdogan për Perandorinë Otomane, por edhe presionet që janë ushtruar mbi lidershipin e vendeve të Ballkanit për të përmirësuar akoma më shumë, edhe nëpërmjet librave shkollorë, imazhin e sundimtarëve otomanë. Njëkohësisht, duke zhvilluar një luftë propagandistike të cilën e ka filluar vite më parë, Ankaraja po përpiqet që të ushqejë antihelenizmin dhe të lëshojë, përmes mediave sociale dhe disa mediave të tjera, mesazhe gjoja mbështetëse kundrejt një armiku që nuk ekziston. Për fat të keq, fqinji ynë lindor kultivon dhe përjetëson një klimë mosbesimi në disa qarqe në Shqipëri në dëm të Greqisë, me qëllim që Greqia të ketë një front të hapur në kufijtë e saj veriorë. Kësaj logjike i ka ikur koha, sepse jetojmë në një botë ndryshimesh të vazhdueshme dhe sfidash të përbashkëta, të cilat kërkojnë bashkëpunim më të madh, veçanërisht në nivel lokal/rajonal, në vend të antagonizmave, shpesh herë të pafrytshme.

Abrogimi i ligjit të luftës përbën një çështje tjetër në marrëdhëniet dypalëshe. Pala greke ka garantuar në të gjitha format, bile edhe nëpërmjet deklaratave zyrtare të ishPresidentit të Republikës, Karolos Papulias, se dekreti mbretëror që e parashikonte këtë ligj është abroguar. Njëkohësisht, ka edhe një angazhim zyrtar se prej palës sonë nuk ekziston gjendja e luftës. E si mund të ndodhte ndryshe, në një kohë që me Shqipërinë marrim pjesë në të njëjtën aleancë mbrojtëse, NATO-n, dhe jemi të predispozuar që ta ndihmojmë për t’u integruar në familjen europiane? Sa i përket çështjes çame, një temë që e ngre pala shqiptare, por që në thelb ka gjetur zgjidhje me vendime gjyqësore këtu e 70 e më shumë vjet përpara, pra dukshëm, si çështje ajo nuk ekziston, secili që eventualisht beson se duhet që të kompensohet, mund t’u drejtohet gjykatave greke, ashtu siç parashikon ligji.

Një prej arsyeve kryesore që klima për Greqinë, në radhët e një pjese të shoqërisë shqiptare është negative, ka lidhje me stereotipa të së kaluarës, të cilët vetë jeta i ka nxjerrë jashtë loje. Më konkretisht, sindroma e “rrethimit armiqësor”, që kultivohet sistematikisht dhe që kalon nga njëri brez te tjetri, përfshin brenda edhe Greqinë. Besoj se prej referimeve të mësipërme mbi çështjen konkrete, bëhet e qartë, dhe veç kësaj, është vërtetuar në praktikë se kjo është një teori absurde, e cila nuk i përgjigjet, qoftë dhe minimalisht, realitetit. Këtë e vërteton ndërveprimi i dy shoqërive të vendeve tona dhe shprehësit më të mirë të perspektivës pozitive të marrëdhënieve greko-shqiptare janë emigrantët shqiptarë që ndodhen në Greqi që në fillimet e viteve 1990.

Është e vërtetë që ndërsa në fillim shumica e grekëve (sidomos në fshatrat e Epirit) i priti krahëhapur, në vazhdim, për shkak ngjarjesh aksidentale dhe fatkeqe, por ndoshta dhe për mungesë kulture menaxhimi të një numri kaq të madh emigrantësh që erdhën masivisht dhe me kërkesa në Greqi (kjo kishte ndodhur edhe pas katastrofës së Azisë së Vogël me bashkëkombësit tanë), trajtimi i mjaft prej atyre njerëzve ishte ksenofobik dhe i papranueshëm në disa raste. Por këtu dhe shumë vite më parë kjo gjendje ka ndryshuar rrënjësisht. Elementi shqiptar është integruar normalisht dhe plotësisht, një numër i madh i janë futur rrugës së biznesit, fëmijët e brezit të dytë dhe të tretë ndjekin me sukses mësimet nëpër universitetet greke dhe stereotipat e së kaluarës ngjajnë tashmë shumë të largët. Kam pasur fatin të jem vetë dëshmitar i përparimit të studentëve me origjinë shqiptare, të cilët, duke marrë nënshtetësinë greke, ndoqën universitete me emër në vende të BE-së me shpenzime shumë të ulëta shkollore, ndërsa nëse nuk do ta kishin (nënshtetësinë greke), familjet e tyre nuk do të mundeshin të bënin realitet ëndrrat e tyre.

Përmbledhtazi, do të thoshim se marrëdhëniet Greqi-Shqipëri ndodhen para një sprove. Mosbesimi reciprok duhet t’ia lëshojë vendin nismave me vepra për rivendosjen e besimit. Në të kaluarën e afërt iu afruam një marrëveshjeje–paketë, e cila merrte parasysh shqetësimet e të dyja palëve. Sot, në një ambient Covid-19 dhe krize ekonomike, duhet të vihet në plan të parë bashkëpunimi brenda një kuadri rregullator, që do të bazohet në ato që parashikon e drejta ndërkombëtare mbi detin, do të bazohet në respektimin e minoriteteve, dhe në përgjithësi, do të bazohet në parimet e fqinjësisë së mirë. Nuk ka diskutim se ato që i bashkojnë vendet tona janë më të shumta në numër se ato që i ndajnë, rrjedhimisht na intereson që lidhjet tona të kalojnë në filtrin e interesave tona kombëtare, duke iu shmangur kurtheve të forcave të brendshme dhe kryesisht të jashtme, të cilat, për arsyet e tyre, janë të interesuara që të përjetësohen pikëpamje, objektivi i vetëm i të cilave është zgjatja në vazhdimësi e tensioneve mes nesh.

*Konstantinos Filis, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Panteion”


Send this to a friend