VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përmes “pallatit” nëntokësor në Moskë kalojnë miliona njerëz në ditë

By | April 1, 2016

Komentet

SHBA, ish-gruaja e miliarderit Murdoch ishte një spiune e Kinës

Inteligjenca amerikane paralajmëroi Jared Kushner, bashkëshortin e Ivanka Trump, sepse Wendi Deng ishte një mikeshë e madhe e “vajzës së parë”.

Ish-bashkëshortja e miliarderit Rupert Murdoch ishte një spiune e Pekinit.

Dyshimi se Wendi Deng, mikeshë e Ivanka Trump, ishte një agjente, e cila punoi për Kinën në SHBA, i përkiste inteligjencës amerikane.

Kjo e fundit, menjëherë pas betimit të presidentit të ri në Shtëpinë e Bardhë, informoi këshilltarin dhe dhëndrin Jared Kushner mbi marrëdhëniet potencialisht “të rrezikshme” të të dyshuarës.

Martesa dhe dashnorë

Historia tregohet nga “Wall Street Journal”, gazetë në pronësi të familjes Murdoch, i cili e bleu atë në vitin 2007. Lindur në Kinë, 50 vjeç, një biznesmene e suksesshme, Wendi në vite ka folur për veten, sesa për aktivitetet e saj menaxheriale. Pas një martese të parë përmes së cilës mori kartën e gjelbër për të qëndruar në SHBA, vjen dasma me padronin e “Newscorp”, 30 vjet më i vjetër se ajo. Në vitin 2013 divorci, për një marrëdhënie jashtëmartesore të gruas. Edhe pse nuk u konfirmua kurrë, zërat ishin se i dashuri i saj ishte ish-kryeministri britanik, Tony Blair: një çështje që Murdoch kurrë nuk do t’i falte, tregojnë njerëzit besnikë që i qëndronin pranë çiftit, transmeton Gazeta Shqip.

Përveç kësaj, sipas thashethemeve të rimëkëmbura në media në vitin 2016, Wendi sipërmarrëse do të kishte një histori me presidentin rus, Vladimir Putin. Shkurtimisht, një rrjet obligacionesh që e bëjnë karakterin edhe më misterioz. Jo rastësisht 007 në SHBA e mban në vëzhgim atë, të shqetësuar sidomos për lidhjen e ngushtë me vajzën e preferuar të Trump, me të cilën më parë ndau pushimet, duke postuar fotografi në Instagram.

Projekti “dyshues” në Uashington

Njerëzit e kundër-spiunazhit amerikan, i raportuan Kushnerit për një projekt të financuar nga qeveria kineze për të krijuar një zonë të gjelbër në kopshtin botanik të Uashingtonit, National Arboretumin”. Një projekt që Wendi do të duhej ta “shtynte” dhe që përfshinte edhe ndërtimin e një kulle. Frika e 007-ve ishte ajo e një strukture të vërtetë për të spiunuar nga lart Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresi. Pak si kulla që u zbulua në kohën e “Datagate”-t, u instalua nga vetë amerikanët në Berlin për të “spiunuar” kancelaren Angela Merkel.

Wendi Deng, përmes një avokati, e ka mohuar raportin e “Wsj”, duke siguruar që kurrë nuk ka qenë e vetëdijshme për ndonjë projekt për kopshtin botanik. Edhe ambasada kineze në Uashington ka theksuar se historia është tërësisht e pabazë.

Nga ana e tij, avokatët e Kushnerit dhe bashkëshortes së tij, Ivanka kanë shpjeguar se shqetësimet e 007-ve ishin në të vërtetë të ekspozuara në një nga njoftimet rutinë të sigurisë, me dhëndrin e Presidentit Trump që do të kishte përmbushur çdo kërkesë për shpjegime dhe informacione. Për të, ndër të tjera, presidenti i ka besuar detyrën e vështirë për të punuar në marrëdhëniet me Pekinin. Ish-drejtori i “Wall Street Journal”, skeptik në lidhje me këtë çështje, komenton: “Unë mund t’ju garantoj se bën më shumë Trump për Rusinë sesa Wendi për Kinën”.

Apokalipsi? Ku po planifikojnë të shkojnë super-miliarderët

Nuk është risi dhe nuk është (vetëm) vizioni apokaliptik i të çmendnurve që u përkasin sekteve fetare: “The survivalism” (Mbijetueshmëria) është më popullor se kurrë sot dhe, çuditërisht, sidomos në mesin e miliarderëve në Silicon Valley dhe Neë York, dy zona ku përqendrohet pjesa më e madhe e pasurisë në Shtetet e Bashkuara. “Preppers”-at – “të përgatiturit” për emergjencën – e rinj, janë super të pasur që merren me menaxhimkapitalesh, por edhe CEO të kompanive të teknologjisë, që janë duke ndryshuar botën.

Në vend se nga fatkeqësitë natyrore, frika e tyre është e një natyre sociale: në një moment historik kur është bërë më i madhe se kurrë hendeku ekonomik, midis 1 për qindëshit që zotëron një pjesë të madhe të pasurisë së botës, dhe pjesës tjetër të popullsisë, mundësia e një lufte të dhunshme klasash nuk është edhe aq joreale. Paqëndrueshmëria politike mund të çojë në rrëzimin e institucioneve: prej aty, kaosi është një hap larg. “Humbja e vendeve të punës, shkaktuar nga inteligjenca artificiale mund të kanalizojë zemërimin social, drejt atyre individëve që konsiderohen përgjegjës për ndryshimet në tregun e punës”, thotë Evan Osnos, autor i investigimit “Doomsday for the super rich”, që u botua në shkurt në Nju Jorker. Të varfërit kundër të pasurve, miliarderë në krye të kompanive, kundër punëtorëve, të cilëve shpikjet e këtyre kompanive u marrin vendet e punës.

“Survivalism” është një instrument i ankthit social”, shpjegon sociologu Richard Mitchell. “Nuk të habit pra, që sot është më i gjallë se kurrë: nga ndryshimet klimatike, tek ekonomia e terrorizmi, situata aktuale e botës mjafton për të shqetësuar edhe qytetarin më cinik”.

Antonio García një investitor i hershëm në Facebook dhe autor i “Chaos Monkeys”, që flet për përvojën e tij në Silicon Valley, sapo e pa se si po shkonte fushata zgjedhore amerikane, me një vend gjithnjë e më të përçarë e ndërluftues, nxitoi të veprojë: ai bleu dy mijë hektarë në një ishull të Paqësorit dhe e ka pajisur me gjeneratorë, panele diellore dhe municione. Steve Hu, bashkë-themelues dhe CEO i Reddit, njeriu me një pasuri prej 600 milionë dollarë, në nëntor të vitit 2015 iu nënshtrua operacionit për të korrigjuar shikimin: “Kush ka nevojë për syze ose lente kontakti, mallra të vështirë për t’u gjetur në rast emergjence globale, ka shanse më të pakta mbijetese”.

Të tjerë super të pasur kanë investuar në blerje prone në kuadër të “Project Condo Survival”, një kompleks luksoz banimi që ndodhet nën tokë në veri të Uichitas, Kansas. Me pesëmbëdhjetë kate të ndarë në 20 shtëpi, struktura është ndërtuar për të qenë krejtësisht e vetë-mjaftueshme – furnizime me ujë dhe ajër, ushqime, një minispital, një pishinë, një kinema – për një periudhë prej pesë vjetësh, duke siguruar mbijetesën për një maksimum prej 70 personash. Çmimet variojnë nga një milion e gjysmë për apartamente të vogla prej 83 metra katrorë, deri në katër e gjysmë për ata me çati, prej më shumë se 300 metra (pjesa e brendshme mund të ndryshojë sipas dëshirës, mjafton të paguajnë).

Zgjidhja tjetër e mundshme është që të lëvizin jashtë vendit. Në rastin e trazirave sociale dhe rënies së demokracisë amerikane, super të pasurit kanë identifikuar tashmë se ku: Zelanda e Re. Në 48 orë pas zgjedhjes së Trumpit, faqe për emigracionin e Zelandës së Re e ka rritur me 2.500 për qind trafikun. Që atëherë më shumë se 18.000 qytetarë amerikanë janë regjistruar me autoritetet e Zelandës së Re, hapi i parë ky drejt kërkesës për qëndrim (në zgjedhjet e nëntorit 2015 kjo shifër ishte 1272).

Ka nga ata që janë përgatitur prej një kohe të gjatë: miliarderi Peter Thiel, themelues i PayPal dhe tani në grupin e këshilltarëve të Donald Trump, edhe pse nuk ka jetuar asnjëherë, shtetësia i është dhënë në vitin 2011, në sajë të investimeve në dy kompani neozelandeze dhe një donacion një milion dollarë për një organizatë bamirësie atje. Investimi i tij më i fundit është një pronë prej më shumë se 10 milion dollarë në Lake Uanaka, një zonë që për nga karakteristikat, është e mbrojtur nga legjislacion i veçantë. Shumë bukur e ka përshkruar për Nju Jorket, themeluesi i LinkedIn, Reid Hoffman, “Në mesin e miliarderëve të Silicon Valleyt, të thuash se je duke blerë shtëpi në Zelandën e Re është njësoj si të shkelësh syrin: menjëherë, të gjithë e kuptojnë se ku e ke fjalën”.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në shtator 2015, gjatë një konference mbi pabarazinë, Robert Johnson, president i Institutit për Mendimin e Ri Ekonomik, kishte thënë: “Ka menaxherë fondesh investimesh nga e gjithë bota, që po blejnë fabrika dhe vila në Zelandën e Re”. Nuk i dihet kurrë, se kur mund të të nevojitet një rrugë arratie. / Vanity Fair – bota.al

Përmes “pallatit” nëntokësor në Moskë kalojnë miliona njerëz në ditë

Metroja për nga afresket, pikturat, arkitektura dhe shumë gjëra të tjera në mënyrë të konsiderueshme dallon nga metrotë e tjera në botë

MOSKË – Metroja në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, është një nga metrotë më të vjetra dhe më të mëdhatë në botë, ndërsa luksi i saj u jep udhëtarëve ndjenjën se gjenden në pallatin më të bukur në botë.

Moscow's underground palace

Ndërtimin e metrosë e filloi Josif Stalin në vitin 1931. aa

Papa në Ekatepek: të mos joshemi nga paratë, nga fama e nga pushteti

Voal – Në ditën e tretë të vizitës në Meksikë, sot Papa Françesku nga Meksiko në Ecatepec, qytet-satelit me një milion e 650 mijë banorë, afër 30 km nga kryeqyteti, seli ipeshkëvnore, zgjedhur nga Papa Bergoglio sepse është ndër ato dioqeza që nuk është vizituar ndonjëherë nga paraardhësit e tij. Këtu, në ora 11.30 lokale (18.30 evropiane) Papa kremtoi Meshën në zonën e Qendrës së Studimeve të Larta, ku pastaj luti uratën e mesditës të Engjëllit të Tënzot.

Duhet t’ia “çjerrim maskën” tre “formave të mëdha të tundimeve” që i  joshin njerëzit, dinarit, famës e pushtetit, që e “kërcënojnë” “planin e Zotit”, emri i të cilit është “mëshirë” e dëshira e të cilit është “shërimi i zemrave tona nga gjithçka degradon, që është degraduese apo degradon”. Kështu tha Papa në homelinë e meshës kremtuar në fushën e Qendrës së Studimeve të Larta në Ecatepec: “Kemi zgjedhur Jezusin e jo djallin”.

Në Meshën e dielës së parë të Kreshmëve, Papa Françesku nuk mundi të mos ndalej në ndihmën që na jep kjo Kohë liturgjike e shpirtërore, që paraprin Pashkët, për t’i luftuar tundimet e djallit e për t’i thënë po Jezusit. Në homelinë e meshës, kremtuar në Qendrën e Studimeve të Ekatepekut, para mëse 400 mijë vetëve, të mbledhur në “kodrinën e erës”, siç quhet ky vend në gjuhën e banorëve, Ati i Shenjtë Bergoglio mori shkas nga Ungjilli i së dielës, që flet për tundimet e Jezusit, për ta vënë theksin mbi tundimet tona e për të na këshilluar t’i shfrytëzojmë Kreshmët për t’u çliruar nga lodhja, apatia, mosbesimi, për t’u larguar nga ati i gënjeshtrës, nga ai që vjen të ndajë, duke krijuar një shoqëri plot konflikte, një shoqëri të pak vetëve për pak vetë.

Kjo është Koha për ta ndjerë sërish gëzimin dhe shpresën, që na jep të qenit bij të Atit Qiellor, për ta njohur brenda nesh e tek të tjerët dinjitetin, me të cilin na vesh Zoti, që është Atë për të gjithë, tërhoqi vëmendjen Papa Françesku e theksoi:

“Ati ynë është Atë i një familjeje të madhe, është Ati ynë. Di të dojë, por nuk di të lindë e të krijojë ‘bij të vetëm’. Është Zot, me shijen e familjes, të vëllazërimit, të bukës së thyer e të ndarë me të tjerët. Është Zoti i ‘Atynës’, jo i ‘atit tim’ dhe i ‘njerkut tuaj’”.

Pikërisht në kohën e Pashkëve e në çdo hoste të shuguruar të Eukaristisë, nënvizoi Papa, kërkojmë këtë atësi të Zotit, duam ta njohim veten si bij të Hyjit. E për ta realizuar këtë ëndërr, që e kanë kërkuar edhe me gjak martirët e shumtë të djeshëm e të sotëm, theksoi Ati i Shenjtë Bergoglio, duhet të largohemi nga tundimet e djallit. Tre tundimet e Jezusit, tre tundimet e të krishterit, që synojnë ta shkatërrojnë të vërtetën për të cilën jemi thirrur në këtë jetë, që përpiqen të na prishin nga brenda. E Papa i numëroi:

“Pasuria, duke shtënë në dorë të mira, që janë dhënë për të gjithë e duke i përdorur vetëm për mua, ose për miqtë ‘e mi’. Është edhe fitimi i bukës me djersën e tjetërkujt, ose, madje, edhe me jetën e tjetërkujt. Ajo pasuri, që është bukë me shijen e dhimbjes, të hidhërimit, të vuajtjes. Në një familje apo në një shoqëri të korruptuar, kjo është buka, që u jepet fëmijëve të hanë”.

Pa mëdyshje, Papa Françesku kaloi në tundimin tjetër, të njëjtë me atë që përballoi Jezusi, kur djalli e joshte në shkretëtirë:

“Kotësia. Ai kërkim prestigji, bazuar në skualifikimin e vazhdueshëm e të përhershëm të atyre, që ‘nuk janë askush’. Kërkimi i dëshpëruar i atyre pesë minutave famë, që nuk e fal ‘famën’ e të tjerëve. ‘Duke bërë dru nga pema e rënë’, i lë vendin tundimit të tretë:

Kryelartësia, krenia, që do të thotë ta vesh veten në një plan më të lartë të çdo lloji, duke u ndjerë sikur nuk mund ta ndash ‘jetën me njerëzit e zakonshëm’ e duke u lutur çdo ditë: ‘Faleminderit o Zot, që s’më ke bërë si ata’”.

Ta pyesim veten, ngriti zërin Papa, nëse jemi edhe ne kështu, sepse këto tre tundime na mbyllin në rrethin vicioz të shkatërrimit e të mëkatit, duke na e marrë frymën e duke na privuar nga gëzimi e freskia e Ungjillit:

“Kemi zgjedhur Jezusin e jo demonin; duam t’i ndjekim gjurmët e tij, por e dimë se nuk është e lehtë. E dimë ç’do të thotë të joshesh nga paratë, nga fama e nga pushteti. Prandaj Kisha na dhuron këtë kohë, na fton të kthehemi tek Zoti, me një siguri të vetme: Ai na pret e dëshiron ta shërojë zemrën tonë nga çdo gjë që e degradon… Është ai Zot, që ka emrin e mëshirës. Emri i Tij është pasuria jonë, emri i Tij është fama jonë, emri i Tij është pushteti ynë; e në emrin e Tij, edhe një herë, përsërisim me Psalmin: ‘Zoti im, në të cilin shpresoj’ (91/90,2)”./RV

Zëri i Amerikës:Rusia e zemëruar me NATO-n

Voal – Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov takohet sot me kreun e NATO-s pas njoftimit të Aleancës dhe Shteteve të Bashkuara të planit më të madh për shtimin e pranisë ushtarake në Evropë që nga periudha e Luftës së Ftohtë. Rusia i ka quajtur këto lëvizje të NATO-s një kërcënim për stabilitetin në Evropë. Por, NATO thotë se zhvendosja e trupave dhe paisjeve synon të qetësojë vendet aleate të shqetësuara prej lëvizjeve të Rusisë.

Ushtria ruse u vendos në gjendje të lartë gatishmërie dhe bëri stërvitje të befasishme pranë Ukrainës, ndërkohë që ministrat e mbrojtjes të NATO-s mblidheshin në Bruksel.

Demonstrimi i muskujve nga Kremlini vjen ndërkohë që NATO ka njoftuar ndërmarrjen e hapave për zmbrapsjen e një agresioni rus në Balltik dhe Evropën Lindore.

“Ministrat e mbrojtjes të NATO-s ranë dakort për një prani të shtuar në pjesën lindore të territorit të aleancës. Këto forca do të jenë shumëkombëshe, për të treguar se një sulm i mundshëm ndaj njërit prej aleatëve është një sulm ndaj të gjithëve dhe që do marrë përgjigjen e të gjithë aleancës,” njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shtetet e Bashkuara do të katërfishojnë shpenzimet për mbrojtjen e Evropës dhe NATO do të shtojë rotacionin e trupave, rezervat e paisjeve ushtarake, si dhe do të krijojë një forcë të reagimit të shpejtë.

Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti planin e NATO-s një projekt për të frenuar Rusinë dhe një kërcënim për Evropën.

“Nuk e kuptojmë se çfarë i shkaktoi këto veprime. Mendojmë se nuk kërcënojnë vetëm Rusinë, por edhe stabilitetin strategjik dhe sigurinë në Evropë,” tha Maria Zakharova, e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

NATO u vetëpërmbajt në reagimin ndaj Moskës pas aneksimit nga forcat ruse të Gadishullit të Krimesë, dhe mbështetjes për rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Pozicioni mbizotërues ushtarak i Rusisë ndaj vendeve fqinje i shtoi shqetësimet dhe tensionin.

“Mendoj se vetë zgjerimi i NATO-s është një sfidë gjeopolitike për Rusinë, pasi kjo do të thotë realisht një zgjerim i zonës së influencës së një aleance të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Rusët e quajnë një zonë sigurie, ndërsa të tjerët mund ta quajnë zonë mbrojtjeje,” mendon Dmitri Trenin, i Qendrës “Carnegie”, në Moskë.

NATO gjithashtu mendon se sulmet e vazhdueshme ajrore të Rusisë në Siri për të mbështetur qeverinë siriane, janë duke dëmtuar bisedimet e paqes për këtë konflikt.

Rusia i refuzon këto akuza dhe përfaqësuesi i saj në NATO premtoi një përgjigje teknike dhe ushtarake ndaj rritjes së prezencës së Aleancës në Evropë.

Masakër në Ankara – 86 të vrarë dhe 186 të plagosur

Voal – Tetëdhjetegjashtë njerëz janë vrarë dhe 186 janë plagosur nga dy shpërthime që kanë ndodhur jashtë staconit kryesor të trenit në Ankara. Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Brendshme e Turqisë. Qeveria turke e ka cilësuar incidentin si “sulm terrorist”.

Shënjestër duket se ka qenë një marshim që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Ishte një marshim për paqen. Njerëzit u sulmuan ndërsa këndonin e kërcenin.

Në Ankara, pati sot dy shpërthime të mëdha, që ndodhën në fillim të një mitingu për paqen në kryeqytetin turk. 86 vetë u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme turke.

Pas shpërthimeve që ndodhën pranë stacionit të trenit në Ankara, ndërsa njerëzit po vinin të merrnin pjesë në miting, shpërtheu kaosi.

Mintingu ishte planifikuar për të bërë thirrje që t’i jepet fund konfliktit mes forcave turke të sigurisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.

Analistët thonë se sulmet mund të jenë organizuar nga grupi Shteti Islamik, ose nga grupe nacionaliste turke, që janë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është nxjerrë jashtë ligjit në Turqi.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se shpërthimet ishin “një sulm i urryer ndaj unitetit dhe paqes në vendin tonë”.

Ai tha se do t’i anulojë takimet e planifikuara për tre ditët e ardhshme, për t’u fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat përballet Turqia.

Zyrtarët e sigurisë thanë se nuk është e qartë, në se sulmet u kryen nga autorë vetëvrasës.

Zyrtarët turq i kanë cilësuar shpërthimet “sulme terroriste”. Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

/REL, VOA

10-10-2015 17-26-43

10-10-2015 17-09-18

Zgjedhjet në Turqi më 1 nëntor

VOAL – Në Turqi do të mbahen zgjedhje të parakohëshme më 1 nëntor, njoftoi të martën Kryetari i Komsionit të Zgjedhjeve.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan kërkoi zyrtarisht mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Partia Drejtësi dhe Zhvillim e zotit Erdogan, AKP, humbi shumicën në zgjedhjet e qershorit, për herë të parë që nga viti 2002 dhe dy muaj bisedime me opozitën për formimin e një koalicioni qeverisës ishin të pasuksesshme.

Po të martën, zoti Erdogan i kërkoi kryeministrit Ahmet Davutoglu të formojë një kabinet të përkohshëm, në prag të zgjedhjeve të nëntorit.

Kundërshtarët e zotit Erdogan e kanë akuzuar atë për devijim të përpjekjeve për krijimin e një koalicioni, në mënyrë që t’i japë shansin partisë së tij të fitojë në zgjedhje shumicën dhe të sundojë e vetme./VOA

Mesazh i Papës: para sfidave morale, të mbështesim martesën burrë-grua

Voal – Të promovohet martesa ndërmjet një burri e një gruaje, ndërsa vetë institucioni është në shënjestër të forcave të fuqishme kulturore. Kështu i shkruan Papa Françesku Kalorësve të Kolombit, të cilët janë mbledhur që më 4 gusht në Filadelfia të SHBA-ve, në kuvendin e tyre vjetor. Mesazhi i Atit të Shenjtë mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, e ndiqet nga mesazhet e presidentit amerikan Barak Obama dhe atij të presidentit kanadez Stephan Harper. Kalorësit, takimi i të cilëve përfundon nesër, më 6 gusht, kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve në ndihmë të të krishterëve të persekutuar në Lindjen e Mesme

“Ndërsa përgatitet të vizitojë Filadelfian muajin e ardhshëm për Takimin e tetë Botëror të familjeve, – shkruan kardinali Parolin – Ati i Shenjtë shpreh vlerësimin e tij të thellë për dëshminë e vazhdueshme publike që ka dhënë Urdhëri juaj për kuptimin e krishterë të martesës e të familjes. E ngritur nga Shëlbuesi në dinjitetin e sakramentit, martesa është, në planin e Krijuesit, një institucion i natyrshëm, një pakt dashurie dhe besnikërie ndërmjet një burri e një gruaje, që synon përsosjen dhe shenjtërimin e tyre si edhe siguron të ardhmen e familjes sonë njerëzore”.Institucioni i martesës sulmohet nga forca të fuqishme kulturore

Sot, vijon teksti, ndërsa institucioni i martesës sulmohet nga forca të fuqishme kulturore, besimtarët janë të thirrur të dëshmojnë këtë fe të thjeshtë biblike e ligj të natyrës, që është thelbësor për rendin e urtë e të drejtë të shoqërisë. Duke pasur parasysh temën e këtij viti “Të pajisur nga Krijuesi me jetë e liri”, Ati i Shenjtë u kërkon katolikëve amerikanë të kontribuojnë në mbrojtjen e atyre lirive, mbi të cilat është themeluar kombi i tyre. Guri themeltar është pikërisht liria fetare, kuptuar jo thjesht si liri e kultit, që secili zgjedh për vete, por si liri e njerëzve dhe e institucioneve për të folur e vepruar sipas ndërgjegjes.

“Në masën me të cilën kjo liri kërcënohet nga sulme politike publike, ose nga ndikimi në rritje i një kulture, që i vë të ashtuquajturat ‘të drejta personale’ mbi të mirën e përbashkët, duhet të mobilizohen ndërgjegjet e atyre qytetarëve që, pavarësisht nga partia apo feja, shqetësohen për mirëqënien e tërësishme të shoqërisë. Ati i Shenjtë – nënvizon mesazhi – ka shpresë se programi i katekizmit dhe i lutjes, që Kalorësit e Kolombit kanë përuruar në prag të Sinodit për Familjen e të Takimit Botëror të Familjeve, do të kontribuojë për këtë dëshmi profetike”.

Liria e nëpërkëmbur e të krishterëve të persekutuar

Ati i Shenjtë kujton më pas lirinë e nëpërkëmbur të të krishterëve të persekutuar, duke i falenderuar Kalorësit për solidaritetin e tyre ndaj familjeve të refugjatëve të krishterë, për të cilët kanë krijuar edhe një fond të veçantë. Papa Françesku, shkruan kardinali Pietro Parolin, “i bën thirrje urdhërit tuaj për lutje të vazhdueshme, në familje, në famulli e në bashkësitë lokale, për këta vëllezër e motra, të goditura nga dhuna fanatike e nga intoleranca”. Ati i Shenjtë u kërkon Kalorësve të Kolombit të impenjohen edhe për njohjen e gjithmbarshme të të drejtave themelore të njeriut, të cilat nuk garantohen nga shteti, por nga dora e Krijuesit, që të gjithë besimtarët e lusin si “Zoti i paqes”./RV

NË IRAN TEMPERATURAT ARRIJNË REKORD NË 74 GRADË CELSIUS

Voal – Kulmi i nxehtësisë ka arritur në Iranin Lindor, shkruan voal.ch,  ku ditët e fundit temperatura ka shkuar në 74 gradë Celsius.  Në kryeqytetin iranian, merkuri ka tejkaluar 40 ° dielën.

Në Iran, temperaturat e katër ditëve të fundit kanë arritur rekord të nxehtit, deri në 74 gradë Celsius në qytetin e Bandar Mahshahr, që ndodhet pak kilometra nga Gjirin Persik. Kjo shifër e lartë nuk është e përfshirë në aparatet e termometrave të temperaturës që zakonisht shkojnë deri 50 gradë Celsius dhe nga një temperatuzrë kaq e lartë, termometrat thyhen, sipas TDG që i referohet news.com.au.

Sipas meteorologëve, kjo është nga periudhat më të nxehta që po kalon njerëzimi. Ndërkohë  më e lartë është regjistruar ajo  në Dhahran, Arabia Saudite ku më 8 Korrik 2003, arriti 81 gradë Celsius./EB

04-08-2015 08-44-33 04-08-2015 08-53-38

Talebanët – zgjedhja e Mullah Mansurit është e paligjshme

KABUL – Këshilli i Lartë i Talebanëve ka mohuar lajmet se, pas vdekjes së Mullah Omarit, lideri i ri është zgjedhur Mullah Mansur dhe ka njoftuar se lideri i ri do të zgjidhet pas ngushëllimeve.

Në një deklaratë të dërguar për shtypin nga “Këshilli i Lartë i Talebanëve të Afganistanit”  i cili është edhe organi më i lartë për vendim marrjet e organizatës thuhet se “Pas vdekjes së Mullah Omarit një grup ka vepruar vetë dhe në interes të tyre duke zgjedhur si lider të ri Mulla Ahtar Muhammed Mansur dhe në këtë çështje nuk ka marrë mendimin tonë dhe të dijetarëve. Mendojmë se ky vendim është në kundërshtim me principet e Islamit”.

Në deklaratë është njoftuar se pas ngushëllimeve që do ti përcillen Këshillit të lartë dhe familjes së Mullah Omarit “në një takim i cili do të mbahet me pjesëmarrjen e dijetarëve, personaliteteve kombëtarë dhe të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Talebanëve” do të zgjidhet lideri i ri. Në deklaratë gjithashtu është theksuar se “Lideri i ri duhet të ketë të gjitha cilësitë e liderit”.

Këshilli i Lartë i Talebanëve i ka bërë thirrje militantëve që të “jenë të duruseshëm dhe të mos mashtrohen nga askush” deri sa të zgjidhet lideri i ri.

– Mosmarrëveshjet brenda Talebanëve në rritje

Pas fillimit të negociateve zyrtare të paqes mes qeverisë afgane dhe Talebanëve si dhe pas njoftimit të vdekjes së Molla Omer theksohet se Talebanët janë përçarë në grupe të ndryshme. Ku edhe mohimi nga Këshilli i Lartë i Talebanëve përi zgjedhjen si lider të ri të Molla Mansur tregon se brenda organizatës ka shumë mosmarrëveshje.

Talebanët e Afganistanit me 31 korrik patën njoftuar se pas konsultimeve të gjata të Këshillit Drejtues të Talebanëve dhe të dijetarëve lideri i ri ishte zgjedhur Mullah Ahtar Muhammed Mansur. Ku dhe zëdhënësi i Talebanëve Zabiullah Muxhahidi kishte theksuar se Këshilli Drejtues dhe dijetarët ishin betuar për besnikëri si “Emir-ül Müminin” ndaj Mullah Ahtar Mansurit.

Zëdhënësi i Talebanëve Muxhahid në një deklaratë me shkrim duke theksuar se Mansuri ishte një njeri shumë i afërt i ish-liderit Mullah Omari ai kishte shprehur se “Mullah Mansuri ka qenë një person shumë i besuar i Mullah Omarit dhe gjatë periudhës që ai ka qenë në jetë kishte drejtuar detyra të mëdha. Mansur për vite ka qenë me detyrë si përgjegjës i punëve ekzekutive”.

Molla Mansur ka lindur në vitin 1960 në Kandahar në jug të Afganistanit ku Talebanët janë efektivë dhe në periudhën e qeverisjes së Talebanëve ai ka qenë me detyrë ministër i Aviacionit si dhe në 5 vitet e fundit ai ka qenë si ndihmës i Mullah Omarit. Sipas Kombeve të Bashkuara Mansuri ka patur një rol të rëndësishëm në tregtinë e lëndëve narkotike. aa

Nga përmbytjet në Pakistan humbin jetën 140 persona

KARAÇI – Së paku 26 persona kanë humbur jetën nga e diela në pëmbytjet që përshfinë Pakistanin. Kështu numri i të vdekurve në këtë vend në dy javët e fundit ka arritur në 140.

Paralajmërimi për përmbytjet është lëshuar edhe sot pas rreshjeve të cilat shkaktuan përmbytje në katër provinca pakistaneze ku janë dëmtuar tokat bujqësore dhe objekte banimi.

Dëmtimet më të mëdha i kanë prekur banorët në rajonin Khyber Pakhtunwa dhe në luginën Chitral në afërsi të kufirit afgan ku me disa fshatra janë ndërprerë lidhjet për shkak të urave të dhe rrugëve të shkatëruara.

Besohet se 800.000 pakistanezë janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga rreshjet e “papritura” të shirave të dendur. aa

Hong Kong – Shpërthen revolta e ‘gjimbajtëseve’

Tidhjetëvjeçarja arrestohet pse me gjinjtë e saj kishte sulmuar policin

VOAL – HONG KONG, 3 GUSHT – “Gjinjtë nuk janë armë.” Ky është slogani i shqiptuar nga qindra veta, burra e gra të çdo moshe, të zbritur në shesh në Hong Kong për të mbështetur rastin e Ng Lai-Ying, një tridhjetëvjeçare e arrestuar ditë më parë me akuzën se e sulmoi policin me gjinjtë e saj, shkruan voal.ch.

Sipas agjencisë ANSA, e cila i referohet CNN-it, duke shpalosur të njëjtën ‘armë të krimit’ si atë të tridhjetëvjeçares, manifestuesit u rreshtuan para zyrës qendore të policisë duke pasur në gjokset e tyre gjimbajtëse, duke iu kundërvënë dënimit tre muaj burg të saj.