VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përgjimet në “BILD”/ Avdylaj i kërkon kandidatit të PS heqjen e gjobës: Thuj o by* q** ke vënë 5 mln, se nuk është Vangjushi, është me Edin në Zvicër

By | June 5, 2019

Komentet

Dokumentet e 2 Dhjetorit 1945 – Historia e vjedhjes së votave lindi me komunistët

“Jemi informuar se në katundin Loinë të Lurës Këshilli Mbikëqyrës, ka marrë 53 vota nga kutia pa kandidat dhe i ka hedhur në të Frontit Demokratik, tue pasë dijeni vetëm tre persona të këshillit në fjalë…. Bajram   Isufi, Xhafer Muja, Ramdan Halilaj në Kukës dhe  Kleanth Mineu, Sul Ferçanit, Maliq Eleni Balo Veliu në Kavajë, personat që morën “kokrrat” dhe i hodhën në kutinë e Frontit”

Në një vend ku vota cënohet, vidhet, shitet apo blihet nuk ka asnjë shans që një ditë të funksionojë demokracia. Historia e komunizmit na ka rrëfyer se kur nuk ekziston liria e votës, atëherë themelet e shtetit ngrihen përmbi gjak njerëzish të pafajshëm. E tillë është historia e diktaturës komuniste në Shqipëri, ku liria e votës nuk ekzistoi për 45 vjet e për shkak te mungesës së kësaj lirie, u vranë, burgosën e u internuan mijëra shqiptarë, për të mbërritur në vitin 1990, kur komunistët “e reformuar” do të përpiqeshin të na servirnin demokracinë. Kanë kaluar 29 vjet prej dhjetorit 1990, dhe Shqipëria është sërish në tranzicion, sepse vetëm kështu mund të mbahet pushteti nga elita e korruptuar e që e ka origjinën tek duart e etërve të lyera me gjak, me gjak njerëzish të pafajshëm që nuk menduan si ata, por se e deshën lirinë. Padyshim që manipulimi i votës do të ishte mënyra më e mirë për ta mbajtur pushtetin e për të ngjitur në skenën politike, bijtë e etërve komunistë, të cilët u rrëzuan përkohësisht në ato vite të para të demokracisë.

 

Fillimi

Historia e vjedhjes së votave në Shqipëri nis njëherësh me historinë e Partisë Komuniste. Ka ndodhur qysh në zgjedhjet e para të organiozuar nga komunistët, më 2 dhjetor të vitit 1945. Vjedhja e votave sipas modelit komunist, duket si një mallkim që po e përndjek Shqipërinë deri në ditët e sotme.

74 vite më parë, më datë 2 Dhjetor 1945, Shqipëria e dominuar nga komunistët, hyri në zgjedhjet e para për të përcaktuar sistemin politik që do të qeveriste vendin. Është pikërisht kjo ditë, nga ku e ka origjinën edhe manipulimi i zgjedhjeve, një mallkim që e ndjek Shqipërinë edhe sot.  Diktatori Enver Hoxha, u kujdes që menjëherë pas luftës të krijonte mekanizmat e duhur për të ushtruar presion në popull që të mos lejohej vota për asnjë parti apo individ, që mendonte ndryshe nga komunistët.

Nën ndikimin e fuqive aleate, u vendos të bëheshin zgjedhjet, për të cilat Enver Hoxha dhe komunistët e tjerë i premtuan SHBA-së dhe Britanisë se do të ishin “pluraliste, të lira e të kontrolluara dhe nga bota”. Ishin zgjedhjet e para që zhvilloheshin në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore.

Votimi me kokrra

Votimet, u vendos të bëheshin të fshehta. Ndërsa votat, që ishin kokrra me ngjyra të veçanta, hidheshin në dy kuti të ndryshme. Njëra kuti ishte e komunistëve, ndërsa kutia tjetër ishte e opozitarëve ose siç quhej ndryshe, kutia pa kandidat. Sipas dëshmive, dokumenteve të kohës dhe materialeve të botuara në shtypin e huaj të asaj kohe, me kutitë u bë loja e komunistëve me votat dhe me presionin psikologjik ndaj votuesve, të deklaruar e të cilësuar “kundërshtarë të regjimit komunist”. Kutia ku do të hidheshin votat (kokrrat) e opozitës, ishte bërë e tillë nga komunistët, që në fund të saj, kishte një shtresë prej metali, në të cilin pasi të binin “votat” prej kokrrash, të shkaktonin tingull. Ky tingull, sipas “provave” të bëra, dëgjohej nga anëtarët e komisionit dhe kështu, ata kishin mundësinë e plotë, për të zbuluar se cilët votonin kundër komunistëve dhe cilët pro tyre, duke evidentuar me emra kundërshtarët politikë të Partisë Komuniste dhe të pushtetit të Enver Hoxhës. Kjo lojë e bënte pa vlerë deklarimin e komunistëve, për “votime të lira e të fshehta”.

Manipulimi

Megjithëse kishin të gjithë situatën në dorë, përmes presionit për të mos e lejuar popullsinë të votojë për kandidatët jokomunistë të opozitës, e cila ishte jo shumë e organizuar, komunistët patën sërish nevojë të manipulojnë zgjedhjet.

Dokumentet që publikohen më poshtë, është zyrtar dhe i marrë në Arkivën e Shtetit shqiptar, e vërtetojnë manipulimin e zgjedhjeve në dy qëndra votimi, në një fshat në Kukës dhe në një tjetër në Kavajë. Në dokumente identifikohen emrat që ishin ngarkuar të hiqnin kokrra nga kutia pa kandidat, dhe t’i hidhnin tek kutia e Frontit demokratik, pra atë të PKSH-së së Enver Hoxhës.  Shihni më poshte detajet e këtyre dy letrave dhe përpjekjet e komunistëve për të mbajtur të fshehur manipulimin.

Dokumenti 1 – Letra i drejtohet Koçi Xoxes

6 dhjetor 1945

Gjeneral Koçi Xoxe

Jemi informuar se në katundin Loinë të Lurës Këshilli Mbikëqyrës, ka marrë 53 vota nga kutia pa kandidat dhe i ka hedhur në të Frontit Demokratik, tue pasë dijeni vetëm tre persona të këshillit në fjalë. Elementi që ka dhënë këtë informatë është një nga tre anëtarët e këtij këshilli, Bajram  Isufi sekretari i tretë i nënprefektuarës së Bicajt.  Ky i ka deklaruar sekretarit të pushtetit Bicaj se i ka bindë dy shokët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës për ta bërë këtë. Shokëve të tij të Këshillit Mbikëqyrës u ka thënë kështu: se ju nuk keni punue mirë në popull dhe nuk i kini skjarue se cila është kutia e frontit dhe prandaj do të jeni përgjegjës e në sy të keq.

Ata janë përgjegjur:  rregulloje si të mundesh se ne nuk kemi dashur të votohet kundër frontit. Së fundi kanë rënë dakord dhe kanë kalue 53 vota nga kutia pa kandidat në atë të frontit. Me sa deklaron Bajram  Isufi, kjo çështje është e kufizueme në mes të këtyre personave të Këshillit Mbikëqyrës.

Proceset dhe dokumentet e tjera ligjore në lidhje me votimet e atij katundi, kanë ardhur në komisionin e  qarkut në rregull dhe nuk lënë asnjë dyshim ligjor. Tash po u përshkruajmë  shkurtaz biografinë e Barjam  Isufit:  Elemen aventurier, i lëkundshëm, frikacak, don të duket.  Element i palidhur me Frontin por as që e don reaksionin.  Indiferent. Me sa kuptojmë ne këtë punë, e ka bërë gjoja për të fituar kredi kundrejt Frontit. Anëtari tjetër Xhafer Muja Afëzi, 19 vjeç mësues filloreje në katundin Lojë, element i padjallzuar.  Ungji është Din  Muja katundar i mesëm, i squet dhe ka kaluar një jetë politike aventurierësh.  Dyshojmë se djali mund t’i tregojë ungjit të tij. Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës, katundari i thjeshtë nga Loja, Bajram  Isufi, është porositë nga sekretari i Komitetit Ekzekutiv Ramadan Alilaj, që çështja rigorozisht të mbetet konspirative tue ia heq vërjetjen se ka bërë gabim të madh dhe se Fronti nuk ndihmohet në këtë mënyrë. Shoku Ramdan Halilaj është edhe sekretar i komisionit të zgjedhjeve të një rrethi tjetër elektoral e jo për katundin Lojë. Jemi lajmëruar për këtë mbrëmë natën. Lutemi urgjentisht na njoftoni mënyrën e veprimit.  Ne jemi në dilemë e nuk dimë si të veprojmë.

Çështja është konspirative dhe e kufizueme deri më tash. Presim përgjigje shumë urgjente.

Abedini!

Dokumenti 2 

Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Shqiptare

Në lidhje me ç’fjalosëm dje,  puna qëndron ndryshe.  Është bërë ngatërresë në emër  të Kleanth Mineut dhe të Kleanth Vorfit.  Në qëndrën e Kavajës na kanë futur për të vëllain e Klenath Mineut, Piero Mineu. Kiçua që ishte në Kavajë  e tregon në këtë mënyrë çështjen:  Piero Mineu në bashkëpunim dhe në dijeni të Këshillit Mbikëqyrës ku ka qënë edhe një anëtar partie, Balo Veliu, kanë fshehur kokrrat e kutisë pa kandidat. Piero Mineu ai me mburrje i është fjalosur sekretarit të Frontit, Jemlush Thaçi, se ka bërë një punë të tillë dhe kështu i kishte bërë mirë gjoja frontit. Jemlushi i dha përgjigjen e duhur duke i vënë në dukje se kjo ishte një shkelje ligji dhe se për këtë ligji të dënon dhe bile rreptë. Piero Mineu është tronditur për këtë dhe e pret ndonjë dënim se shifet i ç’qetësuar.  Por Pjero ka folur dhe me Maliq Elenin, sekretar i komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës për këtë punë.  Tani çështja është në dijeni të këshillit Mbikëqyrës të Jamlushit, Maliqit,  Sul Ferçanit. Qëndrimi i Piero Mineut  nuk është plotësisht me frontin, por këtë e ka bërë për të fituar kredi në Front.

Ka mundësi  që ky tiu thotë dhe tjetër kujt. Ne shokëve të Kavajës i kemi porositur që të mos e trumbetojnë një gjë të tillë përderisa vetë komisioni i zgjedhjeve për nënprefekturën nuk e ka ngritur këtë si problem.  Si dhe Këshillit Mbikëqyrës, nuk ka se ku bazohet se ka bërë një punë të tillë. Karshi Piero Mineut ne u mjaftuem vetëm me qëndrimin që mbajti që në fillim, Jamlush Thaçi, duke e quajtur të gabuar veprimin e tij, në qoftë se e kishte bërë. Që ta thërrasim përsëri Piero Mineun në formë gjyqi, ose për ta këshilluar që të mos e hapë një gjë të tillë, nuk na u duke  arsyeshme.  Meqënëse s’është anëtar partie dhe se ne dyshojmë të jetë provokator.  Anëtari i partisë, Seit Veliu, që bëntë pjesë në Kshillin Mbikëqyrës është një element mjaft i dobët që me revizionimin në parti mbetet jashtë. Megjithkëtë ky u thirr nga shokët në Kavajë (Jamlushi), dhe iu bë një vërejtje e rëndë për gabimin e madh që ka bërë.  Gjithashtu u porosit që të mos e pëshpëritë asnjë gjysëm fjale mbi këtë çështje dhe me Piero Mineun të mos provokojë  asnjë bisedë rreth këtij problem, asnjëherë. Çështja megjithse nuk është siç neve e biseduam dje me shokët e Kavajës, pa të ngatërruar, Klenath Vorfin me Kleanth Mineun por më e ngatërruar akoma, neve na duket që të jetë e kufizuar.  Dhe nuk besojmë që të përgjithësohet dhe të merret vesh nga populli.

Megjithkëtë shikojeni edhe ju përsëri dhe na këshilloni ndonjë qëndrim më të mirë që neve duhet të mbajmë karshi kësaj çështje.

Durrës 9.12 1945

Të fala shoqërore

P.Komitetin Qarkor

(Adil Çarçani)

P.S Sëbashku me këtë letër po ju përcjellim edhe traktin që është gjetur në një qendër të vetme votimi në Krujë ditën e votimeve. Nuk është origjinal, por i riprodhuar./kujto.al

25 vite burg e internim – Ylber Merdani: Më spinuan shokët për disa poezi, hetuesit më shtrinë në dërrasa me gozhdë

Si e shkatërroi komunizmi familjen e shquar korçare, Merdani, duke i konfiskuar pasurinë, burgosur dhe internuar deri në 1990. Dëshmia e Ylberit për Spaçin: Më vunë dërrasë me gozhdë në kurriz

Ylber Merdani është një nga të mbijetuarit e krimeve komuniste dhe një nga dëshmitarët okularë dhe pjesëmarrës të revoltës në burgun e Spaçit, ku dëshmon se si burgu menjëherë pas revoltës, u vu në gjendje gadishmërie, duke bërë tortura nga më të tmerrshmet, deri në ekzekutim të atyre që ishin organizatorët e revoltës. Origjina e tij është nga një familje e shquar korçare, gati 300-vjeçare, e cila përjetoi një kalvar të gjatë përndjekjesh, duke vuajtur nëpër kampet dhe burgjet e regjimit komunist. Ylberi, i biri i Fuat dhe Fatime Merdanit, ka vuajtur sistemin e përndjekjes, duke u dënuar nga viti 1967 ku u internua sëbashku me të atin, të ëmën, vëllain dhe motrën, në Pulahë të Oparit dhe më pas, u arrestua më 9 qershor 1969 për disa poezi, të cilat i dërguan tek Sigurimi i Shtetit, miqtë e tij të ngushtë Petrika dhe Mihal Bacu, duke u dënuar me 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë (për dorëshkrimet e poezive që cënonin diktaturën). Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit. U lirua më 1977 dhe menjëherë pas daljes nga burgu, u internua në Shtyllë të Vithkuqit, atje ku e priste edhe familja e tij. Kalvari i vuajtjeve përfundon në 1990. Sot ai është 80 vjeç dhe ka marrë titullin Kryetar Nderi i Shoqatës së të Përndjekurve në qytetin e Korçës. Z. Ylber Merdani ka kontribuar me shumë botime të tij për zbardhjen e krimeve komuniste jo vetëm për familjen Merdani, por edhe për bashkëvuajtësit e tij.

Merdani, mund të na tregoni diçka për familjen Merdani para se të niste persekutimi komunist?

Unë kam lindur në Korçë në vitin 1940. Jam i biri i Fuat dhe Fatime Merdani, pinjoll i fisit të shquar të Merdanëve. Merdanët janë vendosur në Korçë këtu e 300 vjet më parë. Gjyshërit e mi janë marrë me tregëti  dhe tregëtia e ndershme të ngre kur i thonë fjalës, në aspektin moral dhe financiar dhe arritën te jepnin mall me shumicë deri në Rajcë, Ersekë dhe në fshatrat e Devollit. Në vitin 1919, formuan firmën tregëtare “Magazia Drejtësia”, ku ishin bashkëpronarë Fuati babi im, Qemali dhe Reshati, dy xhaxhallarët e mi. Tashmë është dokumentuar se fisi Merdani ishin filantropë, ishin bamirës të njohur.  Familja Merdani, ndihmonin njerëzit në nevojë, ndihmonin vajzat për të bërë pajën, dhuronin herë pas here fonde për familjet e varfëra, për ndërtimin e rrugëve, ndihmonin kolegët e tyre për të hapur dyqane, ndërsa iu jepnin mall pa pagesë dhe kur të krijonin pozitën e tyre ekonomike i sillnin. Deri vonë, unë mbaj mend që mjetet e kuzhinës në spitalin e Korçës, mbanin firmën e Merdanëve të dhuruara nga ata. Fituan respektin e korcarëve. Ishin njerëz që nuk u morën me politikë, por politika u mor me ne. Mirëpo erdhën ato vite të pas luftës dhe u zbatuan ato lista që i kishin bërë që në mal ata komunistët dhe dihet tragjedia që ndodhi, të parët që u sulmuan ishte aristokracia e qytetit, bejlerët, tregëtarët, të etiketuar si kulakë, ajka e këtyre njerëzve filluan që të përballeshin me sistemin komunist. Filloi me rradhë t’i merrnin prindërit tanë  në hetuesi që të nxirrnin floririn që gjoja e kishin fshehur. Mbaj mend kur doli babai mbas 18 muajsh nga hetuesia, doli me një dorë gjysëm të paralizuar.

Kur filloi internimi juaj?

Në vitin 1957, në shtëpinë tonë, erdhën disa njerëz të qeverisë dhe na thanë se duhej të dilnim nga shtëpia. Partia na kishte gjetur një vendstrehim tjetër. Na strehuan nëpër hauret e katavaroshit nëpër shtëpitë e pabanuara që ishin jashtë standardit për të jetuar, ndërsa në shtëpinë tonë do të strehoheshin ata drejtorët, oficerët dhe komandanti i burgut. Përfundimisht që nga 1967 filluan ato çmenduritë e paronajakut, ishte koha e kinezërirave. Ishte koha kur diktatori kishte filluar të jepte sinjalet e traumatizimit mendor. Dhe që atëherë, fillova edhe unë personalisht ta ndjeja atë thundrën e hekurt të diktaturës. Në 1967, fare kot pa asnjë problem, na internojnë në një kooperativë malore në Pulahë të Oparit, së bashku me familjen. Ne ishim thjesht punëtorë kooperative dhe merrnim 5 lek të vjetra për ditë pune që mund të blije vetëm një shkrepse, nuk kishim të drejtën e tokës apo të bagëtive, ishim thjesht punëtorë kooperative që shteti komunist ja kishte marrë pasurinë. Më besoni, aty jam ndeshur ballë për ballë me mjerimin që e kujtoja kushedi sa herë, por deri atë kohë kisha qenë mësues dhe e shikoja mjerimin tek nxënësit e mi në  fshatrat e Librazhdit dhe më kujtohej ai Luli i Vocërr. Por megjithatë aty u pashë sesi dridheshin ato flokët e thinjur të prindërve të mi dhe unë nuk kisha mundësi sesi t’i ndihmoja se i kisha duar e këmbë të lidhur. Përfundimisht aty shpërtheu ai frymëzimi duke i kthyer ato emocione në vargje dhe në poezitë e mija. Në Pulahë kishte dhe të internuar të tjerë dhe poezitë që shkruaja ia tregoja Petrika Bacu dhe vëllait të tij Mihal Bacu, të cilët më denoncuan në sigurimin e shtetit, duke i dorëzuar disa nga dorëshkrimet e mia.

Mbani mend emrat e hetuesve tuaj? Të atyre që ju dënuan?

Unë nuk e dija, por një ditë pranë këmbëve të mia, u ndal gazi i degës. Isha arrestuar në emër të popullit. Ishte 9 qershor i vitit 1969. Poezitë që kisha shkruar i mbaja në vendet më të fshehta që të mos i gjente askush, por kur u gjenda përballë hetuesit ai më vuri përpara një tufë letrash njësoj sikur të ishin granata që do të shpërthenin nga çasti në çast. Atje e kuptova që më kishin denoncuar miqtë e mi të cilët kishin dëgjuar poezitë e mia  si Petrika Bacu dhe bashkëshortja e tij Liljana Bacu dhe Mihal Bacu të cilët kishin firmosur denoncimin në organet e sigurimit në dt. 17 mars 1969 afërsisht tre muaj para arrestimit tim. Kur lexohet “ekspertiza hetimore letrare” e poezive të mia në dorëshkrim, ku ekspertët Vangjush Ziko dhe një farë mësuesi Vangjel  Marko, poezitë i etiketuan si zhgaravina dhe pa vlera letraro-artistike të cilat që të gjitha ishin me përmbajtje armiqësore dhe cënonin pushtetin popullor.

Si ishte dhoma e hetuesisë, a kishte tortura?

Hetimi ishte një ferr i vërtetë për këdo që e provoi, atje dëgjoja pyetje me britma, me kërcënime, me grushta fytyrës. Torturat ishin nga më të tmerrshmet, nga më çnjerëzoret, të varnin kokë poshtë dhe të ndiznin kashtë që të të bënte tym dhe të tregoje dhe të pranoje dhe ato që nuk i kishe bërë. Këtu në Korçë këto seksione të sigurimit të shtetit  ishin atje ku ka qënë ish-prefektura në kohën e mbretërisë, në shtëpinë e Rakos, të cilat funksiononin si qendra torturimi për këto kategori njerëzish. Mbaj mend që u arrestuan këta dy vëllezërit Ndrekoja dhe Xhuvi Kajno, ku këtij të fundit ia digjnin këmbët në mangall derisa ju gangrenizuan dhe nuk doli i  gjallë nga hetuesia. Por sigurimi i shtetit hapi parullën që gjeti një copë xham dhe preu damarët, mirpo kur doli babai nga hetuesia ma tregoi të vërtetën. Prandaj them që hetuesia e asaj kohe i jepte jetë idesë dhe mendimit që ajo ishte një strukturë që vepronte me dhunë dhe tortura.

Si i kujtoni vitet në burgun e Spaçit?

Më arrestuan në qershor 1969 nga internimi dhe më dënuan me 8 vjet burg me akuzën për agjitacion e propagandë. Të tetë vjetët i vuajta në burgun-minerë të Spaçit. Aty përjetova dhe jam okular dëshmitar dhe pjesëmarrës i Revoltës  famëmadhe të Spaçit. Dua të theksoj që revolta e Spaçit në qershor të vitit 2000, kur u mbajt edhe Kongresi i Viktimave të Komunizmit në Europën Lindore, u quajt si revolta më e madhe në Vilnus të Lituanisë në këto vendet e demokracive ish-popullore dhe jam krenar për këtë. Ishin shokët e mi dhe miqtë e mi ata të katër që u pushkatuan, të katër ata martirë ishin në moshën 30 vjeçare. Kishte  edhe të tjerë që u ridënuan dhe mbaj mend që ishin gati 90 veta. Dhe derisa tha mjaft ai Feçor Shehu që zbatonte urdhrat për të shtypur revoltën. U lirova në 1977 me plotësim dënimi dhe menjëherë më çojnë në internim në geton e shtyllës-Vithkuq si dënim për pjesëmarrjen time në Revoltën e Spaçit.

Cilat ishin torturat fizike që përdoreshin më shpesh ndaj jush?

Norma qe e detyruar, aty në Spaç ishte minierë dhe puna ishte e vështirë dhe të mbanin dy turne nëqoftëse nuk bëje normën. Ushqimi ishte i keq dhe i pamjaftueshëm, por sidomos uji qe me acid dhe të gjithë ne që kemi qenë në Spaç pa mbushur moshën 50 vjeç, na kanë rënë dhëmbët. Brenda në kamp nuk ndodhnin tortura, por jashtë në rrethimin e madh ishin galeritë ku i torturonin. Torturat më të mëdhaja kanë qenë: që t’i shtrëgonin duart dhe arrinte deri në atë pikë sa mishi i mbulonte hekurat e prangave dhe të binte të fikët dhe ti nuk ndjeje gjë veçse kur t’i hiqnin ato ishte një dhimbje e padurueshme që fillonte qarkullimi i gjakut. Por sidomos gjatë asaj periudhe kur burgu gati tre vjet pas revoltës u vu në gjendje gatishmërie dhe që të ishte në gjendje gatishmërie, dihej që për gjënë më të vogël, dënoheshe me torturat nga më të tmerrshmet. Si punë e asaj që ujku i thoshte qengjit pse ma turbullove ujin, dhe qengji i thoshte ujkut po unë jam më poshtë se ty, edhe kjo punë kështu është. Torturat e tjera si ndalim të korrespodencës, ndalim të takimit me familjarët, futjen në birucë, ishin torturat më normale pasi ne ishim mësuar me to. Por më ka ndodhur që policët e kampit pas revoltës, më shtrinë përdhe duke më vënë në kurriz dërrasa me gozhda dhe më shkelnin me këmbë. Gozhdat më hynin në kurriz. Pra njerëz që nuk kishin ndërgjegje, deri këtu arrinte kafshëria komuniste.

Mbani mend ndonjë detaj të jetës së bashkëvuajtsve tuaj?

Po sigurisht. Në burgun e Spaçit në vitin 1973, me erdhi kushëriri Sherif Merdani,  këngëtari i njohur, i cili bëri epokë në vitet 1969-1970 me muzikën e tij. Mbaj mend që atë e thirrën tre herë në hetuesi për ta bërë spiun, nuk pranoi. I bënë presion duke e ridënuar vetëm për këtë pasi iu tha se “në rast se do më thërrisni më, unë do bërtas aq shumë sa të më dëgjojë tërë bota, se ju doni të më bëni spiun, por unë jam soji i Merdanëve dhe nuk kam të drejtë të turpëroj nderin dhe emrin e mirë të prindërve dhe gjyshërve të mi”. Dhe një tjetër që më ka ngelur në memorie ishte Qazim Vula, i cili është ai kosovari që i bëri atentat Miladin Popovicit dhe e gjeta në burgun e Spaçit, i moshuar plak, Zoti i dhashtë prehje atij plaku të mirë, dhe më tha kështu: “Unë kam bërë burg në kohën e Krajlit të mbretit të Serbisë, kam bërë burg në Golojtov në kohën e Titos, ku më pas u arratis dhe erdhi këtu, po bëj burgun në kohën e Enverit, por ato burgje që kam bërë në Jugosllavi janë hotele përpara burgjeve komuniste shqiptare”.

Si ishte jeta në internim?

Unë e theksova pak më parë që menjëherë pas mbarimit të dënimit në burgun e Spaçit në 1977 më internojnë përsëri dhe këtë radhë në Shtyllë të Vithkuqit. Ku atje gjeta dhe familjen time të internuar për të dytën herë. Fillimisht u takova me nënën dhe babanë, pashë se ata ishin plakur shumë. Ishin krejtësisht të drobitur. Kishim 8 vjet pa u takuar dhe gëzimi i prindërve të mi nuk kishte të thënë. Nënës i ra të fikët kur më pa tek dera. Aty e gjeta edhe Shpresën (Bashkëshortja e Ylber Merdanit) së bashku me familjen e saj, e cila ishte internuar në 1975. Po aty finalizuam dashurinë tonë me Shpresën me martesë dhe na lindën edhe dy fëmijë. Po aty i ndjeu Zoti dhe ndruan jetë të dy prindërit e mi, gjithashtu atje ndruan jetë edhe të dy prindërit e Shpresës dhe gjyshja e saj, eshtrat e të cilëve mbetën aty në Shtyllë. Nuk pata fat t’i shoh qoftë edhe një çast të vetëm pa lot në sy. Ajo që do të veçoja ishte se fisi Merdani kishte gati nëntë familje të internuara në Shtyllë të Vithkuqit nga ku lindën edhe dhjetë fëmijë, të cilët përjetuan atë kalvar internimesh. Ishim tamam në kohën e skllavopronarisë, sepse skllevërit shtoheshin nga luftërat të kapur rob dhe fëmijët e skllevërve ishin skllevër; e njëjta gjë ndodhi edhe këtu, pasi këta fëmijë të burgosur dhe të internuar ishin skllevër të këtij sistemi.

Çfarë ndodhi pasi u kthyet nga internimi?

Kalvari i internimeve dhe burgosjeve përfundon në vitin 1990 kur lirohem nga internimi. Shiko pak deri ku arrin kafshëria komuniste?! Unë kam qenë pjesëtar i një familje 400-vjeçare në qytetin e Korçës dhe sëbashku me internimin më hoqën edhe pashaportizimin dhe gjendjen civile dhe nuk mund të kthehesha në vendlindjen time pa bërë kërkesë me shkrim në vitin 1990 nga vendi ku isha i internuar. U nxorr vendimi se problemin e strehimit duhet ta zgjidhnim vetë, paçka se kur u internuam në vitin 1965, ne kishim shtëpinë tonë, pasurinë tonë, por komunizmi na i shembi. Dhe kur erdha këtu, ata më shikonin sikur vija nga shpellat dhe jo sikur isha qytetar prej vitesh./kujto.al

Mbas 60 vitesh fleta e votimit me 1 kandidat, si në komunizëm – Nga Kastriot Dervishi

Komunistët erdhën në pushtet në vitin 1944 duke vrarë e duke prerë kundërshtarët e tyre.

Vitin e parë në pushtet, u morën edhe në mënyrë zyrtare me goditjen dhe zhdukjen e kundërshtarëve politikë të tyre. Pasi ishin konsoliduar, organizuan “zgjedhjet” e para në 2 dhjetor 1945. Gjatë gjithë kohës së ekzistencës së regjimit të tyre, Partia e Punës nuk konkurroi asnjëherë si subjekt zgjedhor. Ajo fshihej pas Frontit Demokratik.

Zhvilloheshin zgjedhje për Kuvendin Popullor (çdo 4 vjet) dhe zgjedhje për pushtetin vendor (këshillat popullore) dhe gjykatat popullore (çdo 3 vjet). Në listat e zgjedhësve ishte vetëm një kandidat, i caktuar në emër i Frontit Demokratik, i miratuar më parë nga strukturat e Partisë së Punës: Byroja Politike për organin legjislativ dhe komitetet e partisë për këshilltarët popullorë.

Zgjedhësi nuk bënte asgjë, por vetëm çonte fletën në kutin e votimit. Zgjedhjet çeleshin në orën 7.00. Deri në orën 8.00, të gjitha levat e Partisë së Punës në lagje bënin garë për pjesëmarrjen në votime (e vetmja konkurrencë). Kudo buçiste ahengu dhe radio, çka e jepnin një karakter tragjikomik ditës kur gjoja bëhej shëtitja që quhej “zgjedhje”.

Media franceze (1936) – Vizita te Musolini e trashëgimtarit të dinastisë së Matit

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Qershor 2019

 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 1 prillit 1936, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vizitën e mbretit Zog në Romë, me ftesë të Musolinit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Shqipëri

Me ftesë të z. Musolini, mbretit Zog do të shkojë në Romë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Na telegrafojnë nga Tirana :

 

Në qarqet jozyrtare të kryeqytetit, thuhet se me ftesë të z. Musolini, mbreti Zog do të shkojë së shpejti në Romë.

 

Vizita e trashëgimtarit të dinastisë së Matit në kryeqytetin italian do të mundësonte disa shfaqje të mëdha miqësie italo-shqiptare.

 

Ne e dimë se kohët e fundit disa marrëveshje ekonomike dhe financiare janë nënshkruar mes dy vendeve në kufi me Adriatikun.

 

Këto marrëveshje, të përfunduara me kënaqësi nga të dyja palët, do të kenë një rëndësi të madhe për zhvillimin e marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë.

Marin Mema: Gulagu shqiptar. Një histori e frikshme: Burgu i Spaçit

Marin Mema: Gulagu shqiptar. Një histori e frikshme

 

MARK KAKARRIQI DHE SHKODRA E TIJ – Nga Fritz RADOVANI

 

                                       MARK  KAKARRIQI

(1884 – 1942)

24 QERSHOR 1942 vdiq i helmuem shkodrani Mark KAKARRIQI, një nder figurat ma të spikatuna Atdhetare Shqiptare, i formuem me kulturë europjane Perëndimore, që me perkushtim të posaçem e vuni në sherbim t’ Atdheut dhe Shkodres së Tij të shtrenjtë.

Ishte fillimi i Shek. XX kur mendoj per kanalizimin e lumit Buna, evitimin e permbytjeve të saja dhe lundrimin e anijeve deri në Pazarin e Vjeter të Shkodres, tue e lidhë qytetin me detin Adriatik dhe tregtinë europjane, gja që u kundershtue nga tregtarët fanatikë…

Prania e Markut në Vjenë në 1911 ishte një fat i madh per njohjen e pikpamjeve të asaj kohë të inteligjencës shkodrane nga Austro Hungaria, dhe perpjekjeve Shqiptare në të gjithë Veriun per Pamvarsi nga Perandoria Otomane, tue fillue nga ngritja e Flamurit prej Dedë Gjo’ Lulit në Bratilë me 1911 e deri tek Shpallja e Pamvarsisë së 1912, ku vetë Mark Kakarriqi ishte i pranishem dhe ndihmoi per atë çeshtje aq të madhe Atdhetare, ndonse, Emni i nderuem i Tij nuk zehet me gojë nga fanatikët anadollakë të historisë…

Mark Kakarriqi ishte në Durrës në Nandorin e 1912, me Don Nikoll Kaçorrin, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin dhe antarët tjerë të mbledhun per Pamvarsinë, e prej Markut u sigurue anija.., per me shkue në Vlonë, pa u rrezikue nga grekët.

Mark Kakarriqi nuk ishte vetem tregtar, po ishte artist, dhe në oborrin e shtëpisë së Tij, tek shatrivani kujtoj një statujë të Veneres, që e patne çue në Shtëpinë e Kulturës…

Në shtëpinë e Tij, Marku kishte një pikturë të Rembrandit, të bleme në Rusi në 1917, që rusët kur i rane n’ erë se asht në Shqipni, në 1945 erdhen dhe e grabitën me forcë.

Perherë të parë në Shkoder Marku solli një grup artistësh të Operes “Scala” së Milanos…

Nuk besoj se harrohen lulet e bukra t’ oborrit të shtëpisë së (pionjerit) Mark Kakarriqit, apo palmat e vendeve të pushimit, tue mos harrue blijt’ e aromen e tyne në Fushën e Çeles, ku shkodranët ndalonin ecjen me mbushë gjoksin me atë erë të mbrekullueshme. 

Në Rrëmaji Marku ka vorrin e Tij prej mermeri, ku Jakomoni e çoi në të 52 vjet, kur Marku kje Kryetar Bashkije i Shkodres. Ndersa, komunistët e dënuen të vdekun më 1946.

Emni i Mark Kakarriqit, do të daltohet në gurt’ e Rozafës per shekuj të shekujve…

            Melbourne, 22 Qershor 2019.

Rajmond Sejko tregon përndjekjen nën diktaturën komuniste (video)

Rajmond Sejko – i mbijetuari i regjimit komunist

Një ish-i përndjekur politik i komunizmit që sot jeton në Nju Jork mundi të shohë për herë të parë dokumente që dikur ishin pjesë e arkivit të Sigurimit të Shtetit. Ai është Rajmond Sejko, i biri i një ish-zyrtari të lartë të Marinës, që u ekzekutua nga Enver Hoxha në vitin 1961. I ati, Teme Sejko, akuzohej si drejtues i një grupi pro-sovjetik që planifikonte grusht shteti kundër Hoxhës dhe si i lidhur me Flotën e Gjashtë amerikane. Ekzekutimi i tij i dhunshëm solli tragjedi të tjera për familjen. I vëllai i Rajmondit u pushkatua ndërsa e ëma kreu vetvrasje. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ishte në Nju Jork, ku zoti Rajmond Sejko mori në dorëzim dokumentet e dosjes së tij.

“Asnjëherë nuk e kisha menduar se një ditë do t’i kisha këtu në dorë, dhe sidomos fletoret që ka shkruar mamaja”, thotë zoti Sejko.

Rajmond Sejko, i mbijetuari i vetëm i një familjeje që e ndoqi tragjedia, mori në dorëzim nga Autoriteti i Dosjeve qindra faqe dokumente. Mes tyre janë shumë fletore me shënime që ka lënë e ëma, Shpresa Sejko.

“Në këto ditare që ka mbajtur në këto fletore, ajo ka shpjeguar në mënyrë të detajuar tragjedinë që i ka ndodhur kësaj familjeje dhe në një farë mënyre ka paralajmëruar aktin e saj që ka ndërmarrë, duke u vetvrarë,” thotë Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve thotë se ua lehtëson ish-të përndjekurve të komunizmit dhe të afërmve të tyre njohjen me dokumentet që ndodhen në arkivin e ish-Sigurimit. Kohët e fundit anëtarë të tij ishin në SHBA si pjesë e një bashkëpunimi me komunitetin shqiptaro-amerikan për mbledhjen e dëshmive.

Zëri i Amerikës po ndihmon në mbledhjen e këtyre dëshmive.

Rajmond Sejko, i cili ka vuajtur tetë vjet në burgun e Spaçit, ishte njëri ndër dëshmitarët. Në vitin 1974, 13 vjet pas ekzekutimit të të atit, Teme Sejko, i vëllai i tij Sokoli u pushkatua nën akuzën e sajuar se ishte përpjekur të digjte kombinatin e tekstileve në Berat. Ai ishte 24 vjeç.

“Ishte një llahtari e vërtetë në shtëpi ato ditët e para. Ishte tmerr,” tregon Rajmond Sejko. “Ai duhej të sakrifikohej që të trembeshin rinia e Beratit për të treguar se ‘ja ç’bën armiku i popullit. Kemi kërkuar për të gjetur varrin e vëllait dhe nuk e kemi gjetur dot.”

Gati një vit pas humbjes së të birit, nëna e Rajmondit vrau veten në Berat. Ajo kishte lënë shumë fletore me shënime, por i kishte shpërndarë nëpër njerëz që njihte.

Rajmondi kujton një ditë kur e shoqëruan në degën e punëve të brendshme:

“Tek dhoma e pritjes më lanë shumë orë. Aty kam parë që njerëzit sillnin fletore. Nuk e dija që ishin fletoret e sime mëje.”

Në maj të vitit 1975, Rajmondi u dënua për agjitacion e propagandë dhe vuajti tetë vjet në burgun e Spaçit.

“Nuk e kuptoj, akoma nuk e kuptoj. Çfarë i bëmë ne atij regjimi që të na bënte të tëra këto gjëra, këtë nuk e kuptoj. Nuk e kuptoj, çfarë kishin me tim vëlla. Mbaruan punë me tim atë, bënë si deshën me të, çfarë kishin me tim vëlla. Nuk e imagjinoj dot se çfarë kishin me mua,” thotë zoti Sejko.

Për ata që ende kanë nostalgji për regjimin e Hoxhës, Rajmond Sejko ka një përgjigje:

“Ai u ishte imponuar shqiptarëve si perëndi, sepse hoqi kishat dhe xhamitë që shqiptarët të mos kishin ku faleshin por të faleshin vetëm për atë. Janë fëmijët e atyre që nuk kishin asnjë klasë shkollë dhe u bënë gjeneralë. Për veten e tyre ata kishin privilegje pa fund. Privilegjet i humbën, tani janë më të pasur. Tani kanë pasuri shumë më tepër, makina shumë më tepër dhe tani prapë kërkojnë atë.”

Rajmond Sejko mbeti i gjallë nga ferri komunist dhe sot jeton në Shtetet e Bashkuara. Ata që u mbijetuan tragjedive të tilla, zakonisht nuk ka shumë ngushëllime në jetë. Për Rajmondin ka të paktën një: fletoret me shënimet e nënës që ai i mban tani si një kujtim dhe dëshmi e çmuar.

Rrëfen Bedri Çoku: Klithmat e nëndheshme që tronditën Shqipërinë. Si u pushkatuan në kampin e Spaçit; Koprenca, Kokomani dhe Lezha

Klithmat e nëndheshme që tronditën Shqipërinë…

Nga Bedri Çoku                         

 (Fjala e mbajtur me rastin e përvjetorit të tre të pushkatuarve të kampit – burg të Spaçit, Xhelal Koprenca, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezha, organizuar nga Ambasada e Republikës së Austrisë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit, ISKK.)

Të nderuar pjesëmarrës,

Ndodhemi pranë kampit-burg – skëterrë, të diktaturës komuniste shqiptare, ku burra dhe djem të rinj, nga raca më e mirë e kombit tonë, atdhetarë e demokratë, u dergjën me dekada duke punuar me përdhunë, si skllevër, brenda këtij mali të pashpirt, të urryer e të zhgërryer, si vetë fytyra e diktaturës së egër komuniste, u treten eshtrat me dhjetëra prej tyre. Megjithatë, edhe pse nën trysnin e një diktature të pashembullt të historisë njerëzore, në këtë truall kaq të vogël, si një hinkë e përçudnuar e natyrës, kanë ndodhur ngjarje të tilla, për të cilat çdo popull i pushtuar nga një regjim sadistë, sllavo-komunist, do të ndjehej krenar për racën e vet.

Bëhet fjalë për ngjarje madhore, shumë domethënëse për politikën shqiptare, para dhe paskomuniste : E para, Kryengritja e Famshme e të burgosurve politikë të Spaçit, e cila filloi më 21 Maj të vitit 1973, dhe përfundoi në mënyrë tragjike më 23 Maj, me pushkatimin 4 djemve të rinj , Skënder Daja, 23 vjeç, Pal Zefi, 29 vjeç, Hajri Pashaj, 29 vjeç, dhe Dervish Bejko, 27 vjeç, si dhe me arrestimin e 80 të burgosur të tjerë, nga të cilët 61 u ridënuan me burgime të rënda. Të përkthyera në vite+burg i kalojnë njëmijë e treqind vjet. Por jo vetëm kaq… Një ngjarje tjetër, po në Spaç, po kaq tragjike erdhi si rrjedhim e një thepisjeje të madhe të ngjarjeve politike – ekonomike të Shqipërisë më 1978 -79, menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve politike + ekonomike me Republikën Popullore të Kinës. Me këtë rast Shqipëria, përfundimisht u vetëizolua. Të vetëdijshëm, intelektualët që vuanin në këtë kamp-skllevërish, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike, vendosën, bashkërisht, të shkruanin një letër- protestë, drejtuar Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKSh-së, ku bëhej thirrje anëtarëve të saj që të distancoheshin nga rruga ku po i gremiste Enver Hoxha. Këta intelektuale, dhe të tjerë solidarë me ta, u arrestuan të ndarë dy grupe: Një grup me pikëpamje të djathta, përfaqësuar nga i burgosuri historik, Xhela Koprenca dhe grupi i të majtëve, kryesuar nga të burgosurit Vangjel Lezha dhe Fadil Kokomani….të dy ish – gazetarë të shtypit të asaj kohe. Nga këto dy grupe u pushkatuan tre të burgosur politikë, Xhela Koprenca, Vangjel Lezha dhe Fadil Kokomani. Ndërsa të tjerët me ridënime shumë të rënda. Mjaftojnë këto dy ngjarje të rralla në historinë e burgjeve komuniste që historianët tanë, veçmas nga INTERESAT e tyre POLITIKE, nisur thjesht nga interesi kombëtarë, të kishin rrokur këto dy ngjarje sa heroike, aq tragjike për kohën, kur u zhvilluan, me siguri që sot burgu i Spaçit, nuk do të ishte ky qe shohim i rrënuar dhe pa asnjë objekt mbresëlënës, por do të ishte një burg – Muze, i Kujtesës Kombëtare, nga të rrallët në kontinentin tonë. I dhimbshëm është fakti se, nga organet shtetërore apo personalitetet e shtetit, gjatë këtyre tri dekadave, nuk është përmendur asnjëherë, zyrtarisht, apo të jetë organizuar ndonjë konferencë përkujtimore për vlerat dhe rëndësinë e këtyre ngjarjeve, në këtë kamp-burg, i përzgjedhur nga qeveria diktatoriale kinse për t’i shfrytëzuar të dënuarit politikë, jo vetëm për të nxjerr nga nëntoka bakër e pirit, nga një minierë primitive, me rreziqe të panumërta për jetën e tyre, por nëpërmjet dhunës fizike e morale mbi ta, dhe trajtimit çnjerëzor në mënyrën e të ushqyerit, shpresonin që brenda disa vjetësh, këta të burgosur politikë, të mos ishin në gjendje më të komandonin veten e tyre fizikisht e mendërisht. Ndaj, ngaqë ishin të vetëdijshëm për ketë, çdo ditë në rrezik për jetën e tyre, të burgosurit në hyrje të galerisë, përqafoheshin dhe uronin njeri tjetrin : “ Zoti të ndihmoftë të dalësh gjallë!

I vetizoluar dhe i vetëshpallur shtet i diktaturës së proletariatit, klika kriminale, që drejtonte vendin, e molepsur nga megalomania e kreut të shtetit, pretendonte se ideologjikisht përfaqësonte kreun botëror të udhëheqjes marksiste-leniniste, për të përmbysur regjimet antipopullore imperialiste e revizioniste, pikërisht në një kohë kur, shtetet evropiane të të dy kampeve kundërshtare, ai i komunisteve me në krye Bashkimin Sovjetik dhe shtetet kapitaliste evropiane, me në krye SHBA, ishin gati të nënshkruanin në Helsinki paktin e famshëm historikë, të Sigurimit e Bashkëpunimit Evropian, sot institucioni OSBE-së. Marrëzia e kësaj klike shqiptare, e kriminalizuar me bashkëkombësit e vet, për të ruajtur me çdo kusht pushtetin, shpallte me mburrje mospjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë Pakt Ndërshtetëror, duke organizuar e goditur, ndërkohë, grupe armiqësorë të sajuar, brenda radhëve të veta, si grupe, që kërkonin të minonin pushtetin popullor për t’u bashkuar me imperializmin amerikanë e social-imperializmin sovjetik. Kujtoni grupet armiqësore në art e letërsi, në ushtri grupin e gjeneralëve me në krye Ministrin e Mbrojtjes, në ekonomi grupin e Abdyl Këllezit, ministër i ekonomisë, dhe vriste cilindo që klika kriminale e mendonte se i rrezikonte pushtetin. Prandaj, ngritja krye e të burgosurve politikë të Spaçit, nga mënyra si u zhvillua në kohën e regjimit diktatorial, merr vlera të veçanta e të rëndësishme në historinë e popullit tonë. Thashë, e dhimbshme edhe për faktin sepse deri më sot, asnjë historian apo grup historianësh nuk është marrë me studimin e këtyre ngjarjeve, në mënyrë që të përcaktohen shkencërisht vlerat dhe përmasat e vërteta historike. Pa pretenduar se jam i aftë për të vlerësuar ngjarjet që duhet të hyjnë apo jo në aureolën e ngjarjeve të rëndësishme kombëtare, apo ndërkombëtare, gjithsesi, si pjesëmarrës direkt në Revoltën e Famshme të 21 majit të vitit 1973, kam të drejtën të them se, nëse do kishin ndodhur këto që përmenda më lartë, pa asnjë dyshim që , datat e këtyre dy ngjarjeve në burgun famëzi të Spaçit, do të ishin futur në Protokollin e Ngjarjeve Përkujtimore të Kombit Shqiptarë.   

E konsideroj nder dhe vlerësim të madh ardhjen e ambasadorëve të nderuar e të rëndësishëm për vendin tonë, pikërisht këtu, në vendin ku burrat dhe të rinjtë antikomunistë dhe demokratët shqiptarë, atdhedashës, vuajtjen në këtë katakomb dantesk, por, pikërisht pse ishin të tillë ata djem e burra vendosën për të sulmuar shtetin më të egër të diktaturës komuniste në botë. E them me krenari që ishte lulja e djelmërisë shqiptare, ishin bijë apo trashëgimtarë familjesh të mirënjohura të historisë së kombit tonë. Po përmend nipin e shkodranit të famshëm, Hodo Sokolit, që luftoi kundra grabitësve të trojeve shqiptare, me malazezët, Sami Dangëllia, ky Mandela i Botës, që e nisi kalvarin e vuajtjeve në burgun e Burrelit, më 1944 dhe u lirua me arkivol nga burgu i Shën Vlashit, pasi kishte bërë dyzetë e një vjet burg, pa që i lirë asnjë ditë. Shteti kriminal nuk dëshironte të mbijetonte një i burgosur, Kampion Bote, në Shqipëri, ndaj e la tri ditë e tri net, me stomak të plasur, pa e çuar në spitalin e Sarandës, jo më shumë se 12 kilometra larg. Ishte viti 1987. Me të drejtë “Zëri i Amerikës” në atë kohë, e shpalli Sami Dangëllinë Kampionin e botës, me 41 vjet burg. Por kush është kujtuar për këto ngjarje ekstremisht kriminale në Shqipërinë pluraliste? Apo për pesë mijë varret e paditura, ku dergjen eshtrat e njerëzve që donin Shqipërinë të lirë e demokratike, ku familjarët e tyre, nipërit e mbesat, miqtë dhe dashamirët mund të çonin një lule mbi varret e dashurve?

Them se Revolta e famshme e të Burgosurve Politike të Spaçit, ishte një ngritjekrye edhe për faktin e thjeshtë se ata nuk patëm pushkë e topa, por, për tri ditë e tri net, arritën ta mundnin pushtetin komunist. Për këtë është dëshmitarë i gjithë populli i Mirditës. U çliruan gati 2000 metro katrorë të mëmëdheut nga klika komuniste. U shporrëm kriminelët nga banesat e tyre, për tri ditë e tri net. U ngrit Flamuri Kombëtar, pa yllin e kuq, simbolin e internacionalizmit proletar, mbi dy krerët e shqiponjes, i cili u valëvit krenar në majën më të lartë të hapësirës së çliruar nga demokratët antikomunistë. Vërtet që nuk patën pushkë e raketa, por ama përdorën grushte, dru dhe hekura që goditëm pa mëshirë ata që po i përdornin si skllevër. Nuk patën strategë ushtarakë, por patën shpirtin e tyre të pa epur dhe dëshirën e madhe për ta mposhtur diktaturën. Ata bashkuan të gjitha krahinat e Shqipërisë me “Këshillin Krahinor” që e formuan gjatë zhvillimit të kryengritjes. Qenë të parët në Shqipëri që krijuan “Faltoren e Parë të mëkatarëve”, të cilët, për interesa të ngushta personale, kishin dëmtuar dhe dëmtonin bashkëvuajtësit e tyre, u falën nga Këshilli Krahinorë dhe, iu dha mundësia për t’u bashkuar me kryengritësit, duke shfaqur, me këtë rast, në mënyrë demonstrative, urrejtjen e tyre kundra regjimit. Ata çliruam veten, por nxitën edhe popullin të çlirohej si ata. Kryengritja e tyre mori dhenë edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Agjenci të ndryshme nëpër botë e përhapën si rrufe lajmin për aktin e guximshëm të burgosurve politikë në Kampin shfarosës të Spaçit. Ata lëshuam thirrje për të gjitha fuqitë e mëdha të botës, nëpërmjet spikerëve që hipnin mbi tarracën e pallatit dhe lexonin me zë të lartë promemoriet që lëshonte shtabi i kryengritjes: I bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Sovjetik, Kinës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, si dhe të gjitha vendeve të fuqishme të Evropës e të Globit, për t’i ndihmuar të çliroheshim nga diktatura komuniste. Parullat tyre me zë të lartë ishin: Poshtë…komunizmi”…”Poshtë…diktatura komuniste!”..“Rroftë…Amerika!”…“Rroftë Evropa Demokratike”…”Rroftë Bashkimi dhe Sigurimi Evropian”…”Ja vdekje, ja liri”…

Të gjitha këto që po i dëgjoni sot nga unë, mund t’i gjeni në arkivat e Shtetit shqiptar, sepse ngjarja e famshme është e filmuar dhe incizuar besnikërisht nga klika në fuqi. Vetëm vullneti dhe dëshira e mirë duhet për të zbuluar e thënë të vërtetën. Askush nuk e vuri në dyshim, në atë kohë, tronditjen e madhe që i shkaktoi shtetit të diktaturës, Kryengritja e të Burgosurve Politikë të Spaçit…

Faleminderit!

KUR SHOKËT TË “VRISNIN” PAS SHPINE… Nga Bedri ÇOKU

Aqif Selimi, 83- vjeçar, ish – agjutant dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mustafa Gjinishit, në një emision televiziv, ne Elbasan , tregonte se, në operacionin e dimrit, pas shpartallimit të forcave partizane nga gjermanët, Shtabi i Përgjithshëm i Nç. dha urdhër që të gjithë partizanët e çetave të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre, (me leje), për t’u rikthyer në një kohë të pacaktuar, vetem kur do ta shikonte të përshtatshme Shtabi i Përgjithshëm, në ilegalitet. Unë, thotë Aqif Selimi, isha gjithë kohën prapa Mustafa Gjinishit, i cili komunikonte me të gjitha forcat ushtarake kundra pushtuesve. Me ballistët, zogistët, me këshilltarët anglezë dhe kryesisht me Shtabin e Përgjithshëm të Nacional-çlirimtares. Ai nuk ishte komunist, ishte atdhetar dhe luftonte për çlirimin e vendit nga okupatorët. Në konferencën e Labinotit bëri atë që, deri sot nuk ka guxuar njeri nga pjesëmarrësit që ta tregojë. Për shkak të ndërhyrjes së Mustafajt, gjatë kohes qe zhvillohej konferenca, ajo u ndërpre gati një çerek ore. Ndodhi, ndërkohë që Ymer Nishani, po lexonte rezolutën me tre pika, e cila thoshte se:
1) Shqipëria shpallet Republikë.
2) Ndalohet kthimi i Mbretit Zog në Shqipëri.
3) Shqipëria njeh kufijtë e vitit 1939…
Mustafai thërret nga mesi i sallës:
– Stop!… Stop!
Gjithcka ne Salle u mpih…
Ai i drejtohet Enver Hoxhës, me gisht :
– Po ty kush ta ka dhënë të drejtën që ta shesësh Shqipërinë, mor’ tradhtar,… të pranosh kufijtë e saj të përgjysmuar, e?
Ndërkohë, ndërhyn Mehmet Shehu kundra Mustafait, duke e akuzuar per “shovinist”!… Ky nxjerr koburen dhe i përgjigjet menjëherë…
Edhe Mehmeti nxjerr të tijën me shpejtësi. Ishin trima te dy…
– Ti, kriminel, mbylle gojën!- i thotë Mustafai… Sepse je i dënuar me vdekje, për vrasjen e 80 myzeqarëve të pafajshëm… Por çfarë t’u bëj këtyre unë …
Dhe drejtohet nga Mugosha, Meladin Popoviçi dhe Myslim Peza…
Ndërhyjnë të gjithë për të zbutur gjakrat.,,
Ndërkohë, Mustafai priti që ta përkrahnin delegatët e tjere, sidomos Koço Tashko dhe Sejfulla Malëshova. I kishte shumë miq. Por ata nuk u ndjenë…
Mustafa Gjinishi u largua nga konferenca i zemëruar, gati me të gjithë…
Knferenca miratoi vendimet e shpallura, sipas interesit të serbëve që e kishin organizuar atë…
Ai priti sa mbaroi konferenca dhe iu derdh Myslim Pezës, tek i cili kishte mbështetje dhe besim të madh, :
– A u binde tani… se ata të gjithë janë kundra Shqipërisë…. se po realizojnë endrrën serbe për të zhvatur Kosovën?
Nga shënimet në bllokun e Mustafait, kam lexuar me sytë e mi, tregon Aqif Selimi se Myslim Peza ishte në një mendje me Mustafa Gjinishin, por ai asnjëherë nuk e mbështeti patriotin e flaktë për çështjen e shqiptarizmës.
Edhe kur, pas ca ditësh, Mustafanë e lajmëruan se transferohej për në Veri, gjoja me shërbim të posaçëm, ai e paralajmëroi Myslim Pezën, duke e bërë me dije se, transferimi i tij për në Veri po bëhej për qëllime të errëta…
– Po të gjeti gjë ty, i tha Myslimi, unë do ta çoj gjakun deri në gju të kalit… Këtë duhet ta dinë mirë te gjithe, edhe Enveri me serbët në Shtab…
Megjithatë, Mustafai e respektoi vendimin e Shtabit të Luftës, u nis në Veri. Si gjithmonë, unë nuk i ndahesha atij asnjë sekondë, tregon 83 vjecari. E kisha porosinë edhe nga Myslim Peza që ta ruaja Mustafanë. Sepse , thoshte ai:
“ E kemi si ujin e pakët ndër shqiptarët që luftojnë për trojet tona”…
Ndodheshim në Dibër, për organizimin e forcave partizane “ qe do të marshonin për clirimin e Kosovës.”… Papritur Mustafanë e thërrasin për të marrë pjesë në mbledhjen e komitetit, me kuadrot e lartë të çetave dhe brigadave. Ishte 20 Shtatori i vitit 1944. Sapo mbërritëm në Maqellarë. Mes kuadrove të grumbulluar, ndodhej edhe Hysni Kapo, i cili e ftoi, dashamiresisht, Mustafanë të jepte mendimin e tij lidhur me dikutimin që po bëhej rreth personalitetit të Titos dhe fitores së popujve sllavë kundra nazifashistëve…
Mustafai, i cili i kishte dëgjuar një copë herë diskutantët, flakë i kuq në fytyrë tha:
– Po si nuk ju vjen keq për popullin shqiptar, që ka 5 vjet në luftë kundra okupatorëve për çlirimin dhe bashkimin e vendit, ndërsa juve u hapet barku më shumë për fitoren e pansllavizmit në botë… ??!!
Të gjithë ulën kokën, pa guxuar t’i përgjigjej njeri …

Pas pak aty, mu afër nesh, kaluan si në paradë Enver Hoxha me Mehmet Shehun, me gjasë po shkonin për të marrë pjesë në organizimin e brigadës së katërt. Pas tyre u nisën edhe të tjerë…
Me kujtohet si tani që, menjëherë, pas Mustafait u nisën Ndreko Rino me Liri Gegën. Ai para, ata pas. Pa u futur ende mirë në pyll, u degjua një breshëri automatiku dhe, fill pas asaj breshërie, një partizan 17- vjeçar, duke dalë nga pylli zbrazi automatikun në ajër për të dhënë alarmin. Së pari ai iu drejtua Ndreko Rinës dhe Liri Gegës, që gjasme po dilnin dhe ata nga pylli, duke u thënë se Mustafan e vranë. Vrapova edhe une sapo dëgjova krismat, por ishte vonë. Mustafai dergjej i pajetë në tokë. Ne trupin e tij ishte zbrazur një karikatore e tërë me fisheke. E degjova kur Liri Gega, gjithë indiferentizëm e ironike, pyeti djaloshin partizan:
– More djalosh, a e pe mirë, Mustafai vdiq, apo vdiq krejt, ë?
Dhe vazhdoi rrugën qetë – qetë për ku qe nisur, me Ndreko Rinën.

Le Temps (1927) – Marrëveshja e qeverisë shqiptare me Vatikanin për të plotësuar aspiratat e popullsisë katolike të veriut

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Qershor 2019

 

“Le Temps” ka botuar, të martën e 27 dhjetorit 1927, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Vatikanit me qëllim plotësimin e aspiratave të popullsisë katolike të veriut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Vatikani dhe Shqipëria

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 26 dhjetor.

 

  1. Vrioni, ministri i jashtëm shqiptar, kryetar i misionit shqiptar për të përfunduar një marrëveshje me Vatikanin, bëri deklaratën e mëposhtme për gazetarët :

 

Misioni shqiptar ka fuqinë e plotë për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën pikat e saj kryesore janë miratuar tashmë nga qeveria.

 

Në lidhje me emërimin e peshkopëve, duhet të theksojmë se në vendin tonë të gjitha fetë tolerohen. Shqipëria është në thelb laike, por të gjitha fetë mbrohen dhe garantohen me Kushtetutë.

 

Selia e Shenjtë do të jetë në gjendje të zhvillojë aktivitetin e saj brenda kufijve të përcaktuar nga ligjet e shtetit. Aspiratat e popullsisë katolike të veriut do të realizohen.

SHQIPNIA DHE HUMNERA – Nga Fritz RADOVANI

1997 Nana Tereza në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, heren e fundit në Shqipni lutej:

“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!..” E Besoj, edhe sot lutet!

1912 – 1913 “Shqipnia duhej “eliminue” praktikisht si rrezik, pa kenë nevoja për pushtimin e saj ushtarak”. Ky ishte dhe asht piksynimi sllav shekullor…

2019 “Shqipnia” e “Ballkanit Perëndimor” po drejtohet nga Edi Rama, Ilir Meta, Lul Basha, Gramoz Ruçi dhe… A doni ma? – I keni naltë tue u mendue per “Popullin”…

Per marrveshjet “demokratike” dhe klimen politike… Pa vetimë e bumbullima sllave…

Gjithshka si na kanë mësue “vllezrit turq”… Dhe, shteti ligjor i Greqisë… Italia mike e atyne viteve, “mos qofshin harrue… e 1939”.., kur na trumhasi Mretin e, na la pa te !!

Mbas shiut filloi breshni! Jalta e 1945 na siguroi “Shtetin, zgjedhjet e lira, Kushtetuten, demokracinë, barazinë, dialogun me sllav, pushkatimet pa gjyq, dhunen, varfninë, vrasje e varrosje me gropa pa Emna, kampet e shfarosjes, krimin e organizuem nga shteti, plaçkitjen, korrupsionin, mafien shtetnore, spijunimin e mikut, shkatrrimin e Besës dhe Burrnisë, e mandej, per familjen Shqiptare e Ateizmin..,mundet me ua shpjegue ma mirë se unë, “shoku” ose “shokët” që sot drejtojnë shtetin e kalbun… Të cilit, nuk dij sesi me ia vue emnin, mbasi vetem “shqiptar” ai nuk asht. Emni i “shtetit” hajdut që kerkohet perditë nder arkiva të ruejtuna nga “Akademia e antishkencave anadollake” e Toptanëve të Esatit të shkretë, që s’ po e lanë rahat as aty mjedis ushtarve sllav, që i siguruen  jeten.

Madje, aty afer i zhgrehun në vaj… U pat varrosë edhe nipi, fukaraja i thesarit Tiranës…

Eh, moj Nexhmije…Ti mos vdeksh kurr per pa pa me sy tek ai kafazi nalt, çka keni ba … mbi këte Popull rrezikzi e të mjeruem qyshë se pat ra nder duert tua prej tiranësh…

Nuk mjaftuen 47 vjetë që me provue sejcila shtëpi trokitjet e sigurimit tuej, arrestimet e loçkave të zemres dhe, kampet e shfarosjes apo varrosjet tek “qerrshija” e Burrelit…

Po, u deshten 30 vjet të tjera me provue edhe ringjalljen e katilave shpirtzezë e vrasës të Shqiptarëve, tue fillue me Enverin tand, Ramizin, Haxhiun e të tjerë, që “emnat e tyne” mos kjofshin permendë nder Trojet Shqiptare persa të jetë jeta e Kombit Shqiptar, tue fillue nga Ata Bjeshkët e Atyne Katolikve të Lulzim Bashës dhe, deri tek brigjet e Detit Jon, ku kerkon me kullotë bagtitë Edi Rama me dekoruesit e tij grekë…E “vllaznit turq”! 

Rinia Shqiptare po shperndahet nepër Botë… Gjuha Shqipe e Maleve po shkallmohet !

Populli Shqiptar asht ba si Dallndyshat e Filip Shirokës së harruem…E s’ kthehet ma !!

              Melbourne, 19 Qershor 2019.

246 vjetori i fundit të skllavërisë në SHBA

Emancipation Proclamation

Më 19 qershor 1865, burra dhe gra të skllavëruara në Teksas më në fund mësuan se ishin të lirë, më shumë se dy vjet pasi Presidenti Abraham Lincoln nënshkroi Proklamatën e Emancipimit, e cila liroi të gjithë skllevërit në shtetet rebele të Amerikës. Çdo vit më 19 qershor, afrikano-amerikanët në mbarë vendin organizojnë aktivitete për të përkujtuar ditën kur iu dha fund skllavërisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Jesusemen Oni sjell hollësitë.

Përkujtimi i ditës që shënoi fundin e periudhës 246 vjeçare të skllavërisë në Shtetet e Bashkuara është shndërruar në një traditë verore që shoqërohet me muzikë, parada dhe shfaqje të ndryshme.

“Më 19 qershor të vitit 1865, gjenerali i Ushtrisë së Unionit, Gordon Granger, i cili ishte përgjegjës për distriktin e emancipimit, përfshirë Teksasin, zbarkoi në gjirin e Galvestonit në Teksas dhe lexoi njoftimin, duke deklaruar se nga ai moment, afrikanët e skllavëruar ishin të lirë”, thotë Greg Carr nga Universiteti Howard. HoHow

Juneteenth ose Dita e Lirisë, që shënohet më 19 qershor, tani është festë shtetërore në 45 shtete amerikane. Për shumë afrikano-amerikanë, është një ditë e reflektimit mbi sukseset dhe përpjekjet e vazhdueshme në luftën për barazi racore.

“Kjo na ndihmon të kuptojmë dhe shpjegojmë se si Amerika ka arritur aty ku është sot. Unë do të preferoja që Amerika kurrë të mos ishte një shoqëri skllavopronare. Fakti është se ajo ishte e tillë, dhe efektet e skllavërisë janë akoma duke u ndjerë në shoqërinë amerikane. Pra, ne e dimë prej nga kemi ardhur, dhe shpresojmë se po mësojmë se si të mos i përsërisim gabimet e së kaluarës”, thotë Andra Gillespie nga Universiteti Emory.

Ndërkohë që festimet përfshijnë koncerte dhe tubime familjare, ndoshta më e rëndësishmja është ruajtja e trashëgimisë, thotë Floyd Cooper, autor i librit me ilustrime, “Juneteenth for Mazie”.

“Historia po vazhdon të shkruhet edhe në këto ditë. Brezat e vjetër të familjeve po pasojnë historitë e kësaj dite tek brezi i ri. Historitë e familjeve tona, trashëgimia e afrikano-amerikanëve, përvoja afrikano-amerikane po kalon tek brezi i ri përmes tregimit të historive familjare”.

Nevoja për të vazhduar atë trashëgimi nxiti zonjën Kizzie Calhoun të merrte me vete djalin e saj në paradën e Ditës së Lirisë në San Antonio.

“Ne kemi ngecur në atë që po përpiqemi të arrijmë në të ardhmen, por duhet të kthehemi tek e kaluara për të kujtuar se nga kemi ardhur, në mënyrë që të jemi të suksesshëm në përpjekjet tona për ndërtimin e të ardhmes”.

Dita e Lirisë këtë vit përkon me seancën e parë dëgjimore të kongresit në një dekadë mbi reparacionet për skllavërinë. Mbështetësit e kësaj nisme po i bëjnë thrrje ligjvënësve që të ofrojnë kompensim për pasardhësit e skllevërve.

“Kjo qeveri, ky popull, nëse do ta quanim veten amerikanë, duhet të përballet me faktin se kjo shkelje themelore ndaj afrikanëve në këtë vend duhet të trajtohet në një farë mënyre”, thotë aktivisti Greg Carr.

Ndërsa afrikano-amerikanët vazhdojnë të peshojnë ndikimin e skllavërisë mbi ta, Juneteenth ose Dita e Lirisë është një thirrje ndaj të gjithëve për të festuar hapat e vendit drejt lirisë për të gjithë.