VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përfundon aventura e pilotit gjerman me skuadrën italiane, Vettel largohet nga Ferrari

By | May 12, 2020

Komentet

Tronditet futbolli shqiptar, vdes në moshën 18-vjeçare futbollisti Dorian Tahirllari, talenti i Skënderbeut

Një lajm shumë i hidhur, për futbollin shqiptar dhe jo vetëm vjen nga Korca. Ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjecare.

Para më shumë se një viti, futbollisti zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacion.

Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk e fitoi dot betejën me këtë sëmundje.

Më 25 Shkurt 2019 ka qënë hera e parë që News 24 kontaktoi me familjarët e Dorjan Tahirallarit, futbollistit të Skënderbeut U17.

Përballë cdo vështirësie, familja Tahirllari, me ndihmën e shqiptarëve ia doli të stabilizojë gjendjen e Dorianit, në një spital privat ne Maqedoni.

Por kaq nuk mjaftoi që Doriani të shërohej plotësisht, pasi i duhej të përballej edhe njëherë me këtë sëmundje, e cila për fat të keq i mori jetën.

Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij.

Federer është sportisti më i paguar në botë

voal.ch – Roger Federer është sportisti më i paguar në botë, siç zbulohet nga renditja e revistës Forbes.

Aktualisht numri 4 në botë, midis 1 Qershorit 2019 dhe 1 Qershorit 2020, Federer ka fituar diçka rreth 102 milion franga, pothuajse tërësisht nga të ardhurat e sponsorizuara dhe nga reklamat.

38-vjeçari, për herë të parë në krye të këtij renditje, është atleti i dytë në aktivitet pas Tiger Woods që tejkalon pragun prej 100 milion dollarësh dhe është i pari tenist që e kryeson për 30 vjet histori.

Bazilezi i paraprin lojtarëve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ndërsa gruaja më e paguar është Naomi Osaka, në pozicionin e 29-të me 36 milion franga./RSI.ch/EB

38 vjeç dhe plot energji, ja vendimi që ka marrë Ibra për të ardhmen

Zllatan Ibrahimoviç u rikthye në Milano për të respektuar kontratën që ka me kuqezinjtë deri në fund të qershorit, ama suedezi nuk ka në plan të rrijë më sezonin e ardhshëm në Itali.


38 vjeçari ka vendosur të rikthehet në vendlindje për të luajtur me skuadrën Hamarbi, në të cilën zotëron dhe një pjesë të aksioneve, raporton “Corriere della Sera”.

Suedezi u rikthye në Itali vetëm pak ditë më parë dhe rezultoi negativ në të dy testet e koronavirusit, çka do të thotë se është i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën në stërvitje.

Gjithsesi, eksperienca e dytë me kuqezinjtë me shumë mundësi do të zgjasë vetëm 6 muaj, por mbetet të shihet nëse Ivan Gazidhis do të bëjë ndonjë përpjekje për ta mbajtur dhe sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh ndikimin e madh për mirë që i ka sjellë Milanit.

Grabitet shtëpia e yllit të Tottenhamit, Dele Alli

Shtëpia e futbollistit të klubit të Premier Ligës Angleze, Tottenham, Dele Alli në Londër është grabitur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e policisë bëhet e ditur se dy vjedhës me maska dhe thikë kanë hyrë në mesnatë në shtëpinë në rajonin Hadley Wood në veri të Londrës duke vjedhur stoli dhe orë me vlerë prej mijëra sterlina.

24-vjeçari Alli, e dashura e tij Ruby Mae, gjysëmvëllai i tij Harry Hickford dhe dy persona të cilët ndodheshin në shtëpi në karantinë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) janë përballur me grabitësit.

Sipas lajmit të mediave britanike, mes grabitësve dhe Alli ka ndodhur përleshje dhe se futbollisti i kombëtare angleze është lënduar lehtë nga fytyrë.

“Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Ishte një përvojë e tmerrshme por të gjithë jemi mirë”, shkroi në rrjetin e tij social, futbollisti anglez.

Zyrtarët e policisë filuan hetimet për të zbuluar dy grabitësit e moshës 20-vjeçare.

Përfundon aventura e pilotit gjerman me skuadrën italiane, Vettel largohet nga Ferrari

Tashmë është zyrtare, Sebastian Vettel do të largohet nga Ferrari në fund të vitit 2020.

Lajmi u bë i ditur nga shefi i kokëkuqes Mattia Binotto.

“Ne e morëm këtë vendim së bashku me Sebastian dhe besojmë se është zgjidhja më e mirë për të dyja palët. Nuk ishte një vendim i thjeshtë për tu marrë, duke pasur parasysh vlerën e Sebastianit, si pilot dhe si person. Nuk kishte asnjë arsye specifike që çoi në këtë vendim, por vëzhgimi i zakonshëm dhe miqësor se ka ardhur koha për të vazhduar udhëtimin tonë në shtigje të ndryshme për të ndjekur qëllimet tona përkatëse”.

Nga ana tjetër, 4 herë kampioni i botës deklaroi se nga ky sport duhet të marrësh maksimumin por tha se nuk ka një vullnet midis të dyja palëve.

Prej kohësh kishte një krisje në marrëdhëniet midis Ferrarit dhe gjermanit. Ardhja e Leclerc te skuderia e kuqe duket se nuk e favorizoi Vettel për të qenë më pilot i parë, pasi në sezonin 2018-2019 ai u la në hije nga monegasku dhe u rëndit më mirë në klasifikimin e përgjithshëm.

2 lojtarë pozitivë me Covid-19, i gjithë ekipi gjerman në karantinë për 14 ditë

Gjermania u shndërrua në lokomotivën e europës teksa është shteti i parë në kontinentin e vjetër që lejoj rifillimin e aktiviteteve sportive. Sipas datës së miratuar, futbolli gjerman zbret në fushë më 16 maj por sërish ka disa klube që më sa duket nuk janë ende gati. Covid-19 ka prekur klubin e Dynamo Drezden teksa kanë rezultuar pozitiv 2 lojtarë, lajm ky i bërë publik nga vetë klubi gjerman që militon në Bundesliga2:


“Pas testeve të treta që iu nënshtruan lojtarët dhe stafi, 2 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Të dy lojtarët nuk kanë simptoma. E gjithë skuadra do të futet në karantinë për 14 ditë”, lexohen në postimin e klubit gjerman.

Mike Tysonit i ofrohet revansh nga boksieri i fundit që e nokautoi

Kthimi i shumëpërfolur i Mike Tysonit në ringun e boksit mund të jetë kundër boksierit të fundit që kishte nokautuar atë, 14 vjet pas meçit të parë mes tyre. Kjo pasi Danny Williams ka thënë se ata kanë qenë në bisedime për një rimeç.

Ish-kampioni botëror i peshave të rënda në boks, Mike Tyson, i ka emocionuar tifozët e këtij sporti gjatë javës së fundit me deklaratën e tij se dëshiron të kthehet në ring për të luftuar në një meç bamirës, transmeton Gazeta Express.

Ai e publikoi edhe një video nga një stërvitje e tij, që i kishte nxitur tifozët ta lavdërojnë atë për formën e tij, përkundër që ka kohë që është pensionuar nga karriera si boksier.

Tani, britaniku Danny Williams ka pretenduar se ai është në bisedime me Tysonin për një rimeç, pasi e kishte nokautuar legjendën e boksit në meçin e parë mes tyre në vitin 2004.

“Unë mund ta konfirmoj se disa agjentë të mi ma kanë vendosur emrin për të luftuar kundër Mike Tysonit”, ka thënë Williams, në një intervistë të dhënë për World Boxing News.

“Ne jemi ende duke e pritur një përgjigje, por unë e dua këtë meç, e them këtë pa asnjë dyshim”.

“Jam shumë i interesuar në një përballje tjetër me Mike Tysonin”.

Sot 4 vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA

Në këtë ditë katër vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtim dhe lobim të ashpër nga Serbia.

Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtari i 55-të i shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër. Dy vota ishin shpallur të pavlefshme, shkruan Gazeta Express.

Pranimi në UEFA i hapi rrugë aplikimit për anëtarësim dhe përfundimisht edhe pranim po ashtu në FIFA, shtëpinë e futbollit botëror, i cili erdhi vetëm 10 ditë më vonë, më 13 maj.

Pranimi në UEFA ua mundësoi klubeve të ligës elitare kosovare, Superligës, të garojnë për pjesëmarrje në garat evropiane, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Rol kyç dhe kryesor për ta bindur Kongresin e UEFA-s ta pranojë Kosovën si anëtare të venten luajti ish-presidenti i FFK-së dhe legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili vdiq dy vjet më pas.

Kombëtarja e Kosovës është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian për herë të parë në historinë e vet, vetëm katër vjet pas pranimit.

Verdhekaltrit do të mundë ta arrijnë këtë përmes Ligës së Kombeve – turneut të parë të UEFA-s në të cilën morën pjesë pas pranimit.

Kosova la mbresa të mëdha në garën inauguruese të UEFA-s duke e fituar grupin e vet dhe duke e siguruar promovimin që ia siguroi një vend në play-off për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020 (i shtyrë për verën e vitit 2021 për shkak të pandemisë koronavirus), në një ndeshje gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut dhe një finale të mundshme kundër Bjellorusisë apo Gjeorgjisë.

Kombëtarja dardane mori pjesë për herë të parë edhe në kualifikimet tradicionale për evropian, duke luftuar për kualifikim direkt deri në ndeshjen e parafundit.

Rritja e madhe e ekipit kombëtar të Kosovës vetëm katër vjet pas pranimit në dy shtëpitë e futbollit evropian dhe botëror mund të shpërblehet me sigurimin e një vendi në Evropianin e ardhshëm.

Franca i jep fund sezonit 2019-2020 në ligën e parë të futbollit, PSG shpallet kampion

Paris
Franca i jep fund Ligës së Parë të Futbollit për sezonin 2019-2020 dhe shpall si kampion kryesuesin aktual në tabelë, PSG.

Liga Profesioniste Franceze ka zyrtarizuar pak çaste më parë dhe verdiktet sportive për edicionin 2019/2020. Kështu, kryesuesit e kampionatit francez, Paris Sën Zhërmeni, është shpallur kampion. Ky është titulli i nëntë në histori për kryeqytetasit dhe i treti radhazi.

Psg Kampion
Psg Kampion

Po ashtu janë vendosur dhe ekipet që zbresin dhe ngjiten në kategori. Kështu edicionin e ardhshëm do të ngjiten në Ligue 1 ekipet e Lorientit dhe Lensit, ndërsa zbresin për në Ligue 2 Amiensi dhe Toulouse.

LFP e ka stiuluar renditjen përfundimtare duke marrë mesataren e pikëve për ndeshje deri në javën e 28-të të kampionatit. Ja renditja përfundimtare

1.PARIS SAINT-GERMAIN 2,52
2.OLYMPIQUE DE MARSEILLE 2,00
3.STADE RENNAIS F.C. 1,79
4.LOSC LILLE 1,75
5.O.G.C. NICE COTE D’AZUR 1,46
6.STADE DE REIMS 1,46
7.OLYMPIQUE LYONNAIS 1,43
8.MONTPELLIER HERAULT S.C. 1,43
9.A.S. MONACO 1,43
10.R.C. STRASBOURG ALSACE 1,41
11.ANGERS S.C.O. 1,39
12.F.C. GIRONDINS DE BORDEAUX 1,32
13.F.C. NANTES 1,32
14.STADE BRESTOIS 1,21
15.FOOTBALL CLUB DE METZ 1,21
16.DIJON FOOTBALL COTE-D’OR 1,07
17.A.S. SAINT- ETIENNE 1,07
18.NIMES OLYMPIQUE 0,96
19.AMIENS S.C. 0,82
20.TOULOUSE F.C. 0,46

Ndërron jetë nga Koronavirusi në moshën 36-vjeçare futbollisti shqiptar

Futbollisti shqiptar Ermir Zulbeari ka ndërruar jetë nga Koronavirusi në moshën 36-vjeçare. Zulbeari është një emër i njohur i sportit maqedonas. Ai vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në Klinikën e Shkupit, i ishin shfaqur probleme edhe me zemër. Mjekët konstatuan se ish-futbollisti ka qenë i prekur edhe nga Koronavirusi.

Zulbeari qenë lojtar i KF Gradeci, ekip të cilin më vonë e drejtoi për disa sezone. Ai do të mbahet mend si dashamirës i madh i sportit. Ermiri Ishte baba i 3 fëmijëve, para 7 muajve ishte bërë baba për së treti.

E pabesueshme, Majk Tajson vendos: Do rikthehem në ring!

Ju kishte marrë malli për “Iron Mike” në ring? Tashmë të gjithë nostalgjikët do të kenë mundësinë të rishohin “bishën” e viteve ’90 të duelojë sërish, ndonëse qëllimet nuk do të jenë ato për të fituar gjerdanët e artë të federatave kryesore.

Vetë Majk Tajson, tashmë 53 vjç, ka njoftuar se do të rikthehet në ring për qëllime bamirësie. “Dua të shkoj në palestër dhe të rikthehem në formë në mënyrë që të boksoj tre apo katër raunde për bamirësi dhe gjëra të ngjashme. Dua të ndihmoj ata që kanë nevojë,” ka theksuar ai. bw

Gjokoviç nuk pranon të vaksinohet për koronavirus

Novak Gjokoviç nuk do të vaksinohet për koronavirus edhe nëse kjo i kërkohet për të vazhduar garat e tenisit.

“Personalisht, unë jam kundër vaksinimit dhe aq më tepër nëse më detyrojnë ta bëj atë. Unë nuk dua të më thuhet se duhet ta bëj atë për të udhëtuar përsëri. Nëse vjen dita kur është e detyrueshme, do të duhet të marr një vendim në lidhje me të. Nëse sezoni i komplikuar i tenisit rifillon në korrik, gusht ose shtator, do t’ju kërkohet të vaksinohemi pasi të kalojmë tashmë karantinat përkatëse. Sot nuk ka vaksinë”, ka thënë mes tjerash Gjokoviç. alsat