VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përfundon aksioni i IKMT-së, shemben 33 objekte në “Astir”, shoqërohen 20 banorë

By | November 12, 2019

Komentet

Shqipëri: Spitalet Covid mbingarkesë pacientësh nga të gjitha moshat

Në Shqipëri, pandemia Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjitha moshat dhe krahinat. Tirana është qyteti më i prekur nga virusi për shkak të numrit të madh banorëve.

Në kryeqytet janë vendosur edhe dy spitalet Covid, Infektivi dhe Sanatoriumi, të cilët mjekojnë një numër pacientësh përherë në rritje.

Një pacient me Covid vetëm 29 vjeç i dha fund jetës sot në orët e para të ditës, duke u hedhur nga katet e sipërme të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku po mjekohej prej 4 ditësh.

Pas Spitalit Infektiv në Qendrën Universitare Nënë Tereza, është spitali i dytë Covid “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Sanatoriumi, ai që po mban gjithashtu mbingarkesë të pazakontë pacientësh të infektuar nga koronavirusi.

Vdekjeve nga sëmundja sot iu shtua në spital edhe një vetëvrasje. Një pacient 29 vjeç nga Durrësi i dha fund jetës sot në orët e para të ditës duke u hedhur nga katet e sipërme të ndërtesës.

Përfaqësuesit e spitalit universitar deklaruan se i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

Por mjekët thanë se janë organet e specializuara ato që po hetojnë mbi arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, dhe se ata kujdesen me përkushtim për shërbimin shëndetësor.

Sipas njoftimeve zyrtare, mosha mesatare e pacientëve me Covid është 47 vjeç.

Afro 20 për qind e të prekurve u përkasin moshave 55-64 vjeç, por po aq, rreth 20 për qind të tjerë janë pacientë të moshave të reja 25-34 vjeç.

Edhe sot përreth Sanatoriumit kishte një numër të konsiderueshëm forcash të rendit dhe familjarësh, të parët për të vendosur rregull dhe rritur sigurinë, të dytët për të ndihmuar sadopak nga jashtë e në distancë njerëzit e shtëpisë të shtruar aty.

Në Sanatorium janë të shtruar afro 120 pacientë, disa janë të intubuar dhe disa në tereapi intensive, por shifrat lëvizin përditë midis atyre që shërohen dhe lënë spitalin dhe atyre që shtrohen rishtas.

Kur dolën rastet e para me COVID në pranverë dhe nga vdekja e parë më 11 mars, sot pas afro 5 muajsh, numrat në Shqipëri janë mbi 208 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar. zëri i amerikës

“Ishte pranë shërimit”- Detajet nga vetëvrasja e 29-vjeçarit tek “Shefqet Ndroqi”

Gazetari Erjon Skëndaj jep detaje për lajmin tragjik të mëngjesit të sotëm, ku një pacient në kushte të rënda psikologjike u hodh nga kati i tretë i spitalit COVID 2 ku ndodhej të paktën prej një jave.



Skëndaj raportoi duke iu referuar burimeve nga spitali “Shefqet Ndroqi” se pacienti ishte në prag të shërimit dhe se kishte dhe pak ditë të mbetura për të kaluar në spital.

“Ai trajtohej me shumë pak oksigjen, 3-4 litra, pra në minimunimin e mundshëm të oksigjenimit të pacientëve. Ishte një pacient që po dilte nga spitali dhe ende nuk dimë arsyet e vërteta se pse ky 29-vjeçar i cili nuk kishte komplikacione të tjera është shtyrë drejt vetëvrasjes. Pacienti ka qenë duke marrë mjekimin në momentin kur ka ndodhur ngjarje. I është bërë një injeksion dhe do të merrte sasinë e serumit”, raportoi Skëndaj.

Policia pranon në komunikatë se 29-vjeçari me inicialet Xh.K. është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit. Ai ishte shtruar rreth 7 ditë më parë në spital.

MJERIMI DHE INJORIMI I SKENDËR HYSENIT!! – Nga Binak MAXHARRAJ

 

/Skender Hyseni mollë sherri ne qeverin e Strucave?

 

Skender Hyseni me një disharmoni trupore  vjenë nga kopshti i çudirave akademike të LDK qe udheheqet nga Isa Mustafa-Struci.Ky njeri i pa definuar mire,pa ndonjë profesion te caktuar,merret me çdo gjë për te përfunduar ne asgjë.Doli nga pluhuri ne raftet e akademis së LDK qe me qeeleim te bëhet mollë sheri ne qeverin e Strucave qe e udheheq Struci Avdullah Hoti.Është njeri kallauzë të cilit nuk i pretë goja kur fletë.Është njeri që pretendon se dine çdo gjë,por ne te vertetë nuk dine asgjë,pos pshtjellimeve dhe lepirjeve të duarve te atyre qe ua mbanë qantat.

Skender Hyseni është një vegel përdoruese i përshtatshëm për të gjithë,sidmos i atyre te cileve me plotë servilizëm dhe përulësi u sherben.

Skender Hyseni nuk ka ndonjë autoritet ne Partin e tij,por as ne popull hiq së hiq,ata te LDK e përdorin si mjet për kusuritje me partit tjera.

Skender Hyseni as vetë nuk e dine mire së cilës parti i përketë,ai është në shërbim atje kudo që bosat e tij/Thaçi-Mustafa/ e kanë interesin e përbashkëtë.Kur është puna te interesi ai nuk e dallon shefin e tij Isa Mustafën-Strucin nga Hashim Thaçi,sepse këta te dytë e grahin njësoi.

Në partinë e tij në LDK Skender Hyseni është një njeri i deshtuar,nuk ka autoritet te anëtarësia dhe elektorati I LDK.Ështe njeriu më i pa votuar ne LDK.Në zgjedhjet e viti 2017 pesoi katastrofë elektorale,nuk arrijti te bëhet as deputet I fitoi vetem 2069 vota,kurse ne zgjedhjet e 6 tetorit 2019 nga friga e deshtimit total nuk mori fare pjesë ne zgjedhje,sepse siç po vrehet është njeri i injoruar nga populli dhe nga zoti,por jo edhe nga mafia e krimit te organizuar mbrenda LDK.dhe Klanit Pronto

Pra, Skender Hyseni ka diçka te vacant,din me dredhë e çdredhë,është servile i mrekullueshëm i atyre qe e kanë fuqinë e vendosjes gjithëmonë është në shërbim te interesave te tyre.Ky njeri në cilësin e ministrit te mbrendshëm se bashku me Hshim Thaçin me 2015 në Vjenë e nenshkruan humbjen e teritorit te Kosovës Çakorrin dhe Kulllën duke ia kaluar(ku me dijtë se më çfarë çmimiMalit të Zi hiq më pak se 8200 hektar.

Por ajo së çka e damkos këtë biqim njeri është roli i tij në punët e liga në rreximin e qeveris Kurti me te mirën qe kishte Kosova deri me tani.Qeveria Kurti fillaoi punën mbarë sipas premtimeve qe i kishte dhënë gjatë zgjrdhjeve të:çkapë shtetin nga mafia e krimit te organizuar,të luftoi korrupcioni dhe te vejë drejtesi ne vend.I kapi paniku të gjitha klanet e krimit te organizuar dhe u betuan se do ta rrexojnë qeverin Kurti.Albin Kurtin e shpallen antiamerikan,po na prishë me Amerikën dhe u betuan se këtë njeri duhet rrexhu.Dhe Skender Hyseni doli nga hieja.

Ky njeri me urdherin e kupoles së krimit te organizuar dhe korrupcionit Skender Hysenin e derguan privatisht ne Uashington te miku i dallaverev te Hshim Thaçit Richard Grenell për të kërkuar ndihmë për rreximin e qeverisë.Richard Grenell nuk hetizoi u doli ne ndihmë pasiqe Albin Kurti e kishte akuzuar se po i jepë zjarr se bashku me Thaçin dhe Vuçiq për ndarjën e Kosovës.Qeveria  Kurti u rrexu.Për here te pare me ndihmën e një amerikani antiamerikan siç ishte Richard Grenell u përdhosën vrerat demokratike amerikane ne Kosovë duke e rrexuar qeverin e popullit dhe duke e këlthyer ne pushtet mafinë e korruptuar.Për këtë ambasadori Grinell nuk u pa me sy të mire në qarqet e pushteti ne Amerikë dhe si I këtill përjetoi fijasko.

Duke e dijtur besnikrin e Skender Hysenit kupola e krimit te organizuar dhe e korrupcionit më te ardhur në pushte perms qeverië kukull të Strucave te Avdullah Hotit Skender Hysenin e emeroi për koordinator ne dialogun Kosovë-Serbi,anipse lidhje nuk ka për këtë punë dhe së ështe i paaftë te ballafaqohet me Vupiqin tëpër agresiv.

Avdullah Hoti kishte vendosur qe me insistimin e Thaçit dhe te Mustafës për mbrojtjën e interesave te tyre bisnisore,korruptive ta emrojnë njeriun e tyre Skender Hysenin,njeriun me te pa autotitetshem ne LDK dhe pa kurrfarë peshe politike.Këtë emrein kryeministri Hoti e beri pa i pyet afre ,pa kurrfare koordinimi me Aleancen dhe Nismen.Për këtë arsye filloj pelcitja dhe përqarje midis subjekteve te ketij koalicioni te brishet,te papërfillet dhe pa peshë politike për te vendos për çeshtje te medha për vendin.I ashtuquajturi koordinator i Kosovës ne procesin e dialogut me Serbin nuk e pëfaqeson Kosovën,sipse ky fare kordinatori nuk ka mandate kushtetues dhe politike dhe se ne këtë dialog është ilegjitim.Thjesht është kordinator vetem për interest e Hashimit dhe të Isa Mustafës.

Derisa e tërë bota,po edhe SHBA si dhe Kosova janë në vorbullën e luftes kundër pandemisë,dhe se lideret e SHBA nuk levizin nga vendi I tyre sepse janë te angazhuar në luftimin kundër pandemisë.Por,ky biqim njeriu Skender Hyseni pa pritmas deklaroi se do te udhetoi për ne Uashtington, ku do te zhvilloi takime me zyrtatët e lartë te Departamentit te shtetit dhe ne Shtepinë e bardhë,për ti koordinuar punët rreth dialogut në procesin e negociatave.

Nuk dihet se për këtë udhetim misterioz a ja dha vizën Isa Mustafa,Hashim Thaçi apo Avdullah Hoti,apo ndoshta me pelqimin e te treve qe ai te shkojë ne Uashington ne këtë kohë krize pendemike.

Befasia është edhe me e madhe kur dihet se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington është ndërprer qysh më 27 qershor,pas lajmit skandal për Hashim Thaçin te cilit iu be publike aktakuza për krime lufte dhe kerime kundër njerzimit,

Pra si është e mundur qe dikush re shkoj në Uashington gjoja për bisedime ne një dialog i cili është ndërprer dhe si i till është zhvendosh ne BE. Por,ky dialog është ndërprerë edhe për shakun se nuk kishte pajtueshmeri të plotë midis Shtepisë së Bardhë dhe Departmentit te shtetit Amerikan.

 

Por,sekreti qendron diku tjetër,kjo shkuarje ka te bejë më lojrat e Thaçit dhe Mustafës, më prekje pulsit se si do reagonë Uashtingtoni për këtë vizitë pas ngritje se akuzës nadj Hashim Thaçi.

Vizita e Skender Hysenit sipas skenarit te Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës kaloi sikur nepër ferr.Njeriu i pare i  politikës së jashtme  Mike Pompeu kategorikishte e refuzon takimin me këtë njeri te panjohur në skenën politike të Kosovës,për te cilin nuk kishte asnjë paralajmerim me parë për ndnjë takim te mundshëm

Habia është edhe më e madhe se me çfarë te drejte ky koordinator i djallit ka te drejtë ta takojë këtë figure te lartë politike pa paralajmerimi cili edhe me pare kishte telashe dhe ngatrresa me Hashim Thaçin rreth Gjykatës Speciale.

Vallë a mos ka menduar se Skender Hyseni po shkon ne LLap dhe mund ta takojë kendo dhe në çdo kohë qe derishiron,si ka guxim dhe fytyrë te sillet kaq ulët ky fakir i Hashim THaqit dhe Isa Mustafës.Më çfarë te drejtë ky hut dhe Struc i Isa MUszafes tenton qe te ia qetë hijën e zezë Kosovës me miqet tanë duke u sjellë ne këtë menyrë primitive duke derguar atje njerez primitive te kalibrit te Skender Hysenit.

Eu,bre me plasë njeriu nga inati kur i shikon këto sjellje makabre te këtij fakiri,sikur Amerika e madhe paska mbetë me e mesuar dhe këshilluar Skender Hyseni se si duhet të koordinohet procesi i negociatave ne dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I deshpruar nga deshtimi dhe injorimi qe ia beri Mike Pompeu,Skender Hyseni tentoj bile ta takoj ambasadorin e deshtuar ne dialog Richard Grenell.Telefonoj gjithandej Amerikës.Por kot edhe ky nuk i doli nuk e takoi,sigurisht  i irituar për “tradhetin” qe i bari Hashim Thaçi me Isa Mustafën për ta bindë qe te ndikojë ne rreximin e qeverisë Kurti,per çka pati edhe kritika nga Deparmenti i shtetit për rreximin e qeveris legjitime duke ia lenë një hije te keqe demokracis amerikane.

Pra,takimi I Skender Hysenit ishte i pamundur me Grenell,sepse pot e takohej do te shkretonte perseri,do te shpifte diçka perseri për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.Por deshtoi takimi me Grenell,sepse thjeshtël Skender Hyseni ishte i padeshiruar për për vizitë në Amerikë.

Sa për satisfakcion Skender Hyseni i deshpruar dhe i injoruar totalisht nga zyrtaret Amerikan e takoi disi si përshqitas Matthew  Palmer(dhendrrin eSerbisë) te parendesishëm.Me  këtë njeri takime ishte i deshtuar sepse ishte pa ndonje peshë politie.Më këtë njri Skender Hyseni do e mund te bisedonte me telefon edhe pa shkuar ne Amerikë,e as me tepër kur dihet se Palmer ende nuk i është bashkuar zyrtarisht deialogut mes Kosovës dhe Serbisë në BE.

Pra,vizita e Skenderë Hyseni në Uashington ishte injoruar totalisht nga zyrtaret me te larrtë Amerikan,nuk rezultoi me kurrfar me kurrfarë aktiviteti.Kjo vizitë deshtoi qe ne fillim,sepse atje u dergua njeriun i padeshiruar dhe i deshtuar ne skenën politike në Kosovë.Vizita nuk ishte parapregadit dhe koordinuar me pare,shkojë Hyseni si Hasani siç thotë populli,pa dijtë se ku pa shkonë,për çka po shkonë,me kend do te takohet.

Kjo vizitë me këtë deshtak dhe injorant i la hiej te keqe Kosovës,I la një sjellje jo miqesore me mikun tone te Madh Amerikën,por kështu ndodhë kur ne Kosovë hala sundojn bandat e krimit te organizuar të ciltë ne skenën politike qendrojnë vetem për interest e tyre personale,duke e mbrojtur krimin e tyre te njeri tjetri tdhe duke  injoruar interest e shtetndertimit.

 

Shqipëri, tjetër rekord rastesh të reja dhe 3 viktima nga Koronavirusi

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit u rregjistrua një tjetër rekord i rasteve të reja të konfirmuara pozitivë ndaj Koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 141 të prekur dhe 3 viktima, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare, për të cilët nuk u bë e ditur të kishin patur sëmundje shoqëruese. Në total janë 208 personat që kanë humbur jetën.

Numri më i lartë i të infektuarve i vërejtur së fundmi ka ardhur paralelisht dhe me një rritje graduale të testimeve që po kryhen në Institutin e Shëndetit Publik. Që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, deri më tani, rastet pozitive ndaj koronavirusit janë në kuotën e 6817 të prekur, nga të cilët mbi 5500 të infektuar vetëm në 9 javët e fundit. Sipas të dhënave të bëra publike pasditen e së mërkurës, rastet e fundit janë zbuluar në 19 qytete të ndryshme të vendit: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, dhe Selenicë.

Në të gjithë vendin janë 3057 persona aktivë. Një shifër që vjen duke u rritur nga ditë në ditë, ndërsa numri i atyre që shërohen mbetet ndjeshëm më i ulët se i rasteve të reja. Më shumë se gjysma e personave aktivë janë në Tiranë, 1678 raste. Durrësi dhe Shkodra vijojnë të jenë qytetet e tjera me shifrat më të larta, respektivisht 367 dhe 263 raste.

E njejta tendencë në rritje vërehet me pacientët e shtruar në spitalet ku trajtohen personat që shfaqin shenja klinike të sëmundjes. Deri pasditen e të mërkurës ishin 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, nga të cilët 16 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 të tjerë të intubuar. Por ndërkohë, krahas tyre, në spital është rritur dhe numri i atyre që janë të dyshuar si të prekur nga virusi i rrezikshëm. zëri i amerikës

Kush prek shqiponjën përballet me luanët: Të gjithë shqiptarët janë UÇK dhe UÇPMB – Nga Azgan Haklaj

 

Vuçiç, shqiptarët e duan paqen, nëse ju doni luftë do të përballemi në fushë të mejdanit e do të mundim prapë, ashtu si stërgjysherit tuaj Brankoviçin dhe Sulltan Muratin e dytë, e Babain tuaj shpirtëror Millosheviçin.

Kur Gjergj Kastrioti dermonte ushtritë barbare otomane, Mbreti Brankoviç i dhuronte për harem bijën e tij Sarën Sulltan Muratit të dytë

Brenda dy- tre ditëve Serbia u kthye në identitetin e vet të vertetë si shtet i mbarsur në çdo qelizë të tij më ideologji fashiste, ultranacionaliste, paranojake e ksenofobi ndaj fqinjëve të saj.
Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, brenda kufijëve të Republikës së Kosovës, një shtet tashmë i lirë dhe sovran, aspirant për anëtar të OKB-së, Natos dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë dhe nga ana tjetër heqja brenda dy – tre ditësh e Flamurit Kuqezi, simbolit kombëtar të shqiptarëve, në Luginën e Preshevës, në dasëm janë shenja që tregojnë se shteti e qeveria e sotme serbe nuk janë distancuar aspak nga e kaluara e tyre e errët historike, nga e cila edhe vetë e kanë pësuar jo pak herë për gjatë historisë.
Diplomacia serbe si krahu i zgjatur i Akademisë së Shkencave Serbe, kishës ortodokse, qarqeve shoviniste është munduar të fsheh të vertetën historike për Kosovën duke e konsideruar atë si tokë të vehten, e madje djep të qytetërimit e identitetit të saj kulturor e fetarë.
Tashmë që kohët kanë ndryshuar, e përrallave të tyre s’ua vën veshin asnjë kancelari e fuqive të mëdha botërore sejmenët e Vuçiçit, nostalgjikë të Hitlerit të mesjetës Car Dushanit e të kasapit të Ballkanit Millosheviçit, të bindur se Kosovën e kanë humbur përgjithmonë për shkak të vertetës së hidhur, se nuk e kanë patur asnjëherë të tyren, kanë kurdisur lojën e dyfishtë:
Nga njëra anë bëjnë sikur janë për bisedime me Qeverinë e Kosovës, bisedime të cilat në fund të fundit nuk kanë asnjë kuptim pa njohjen reciproke të dy shteteve, e në anën tjetër, më qëllimin djallëzor për t’i prishur këto bisedime fabrikojnë dosje krimesh e ngrejnë male akuzash krejtësisht fallco, për të delegjetimuar luftën e UÇK- së e prijëseve të saj, por që do të shkërmoqen si rëra si gjithnjë kjo nuk ka asnjë dyshim.
Historia e krimeve serbe në Kosovë është e “denjë” për muzeun e ardhshëm të kombeve dhe e meriton të vendoset në një pavion të emërtuar “Pavioni i Trupit”, ashtu si Hitleri në shekullin e XX – të, i cili mendoj ta “zgjidhte” Çështjen Hebreje duke i shfarosur si komb.
Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Car Dushani I Serbisë në shekullin e XIV-të ndaj shqiptarëve.
Doktrina e tij kanibaleske e shfarosjes së shqiptarëve u bë fanari ndriçues i shtetit të pavarur serb të Grashaninit, frymëzim për Çubriolloviçin, Qosiçin, Rankoviçin, për Akademinë e Shkencave Serbe dhe makinës ushtarake shtypëse serbe, nga e cila për gjatë një shekulli e kanë pësuar qindramijëra shqiptarë, kroatë, boshnjakë e nacionalitete të tjera të Jugosllavisë së parë dhe të dytë siç shprehen historianët.
Ksenofobia deri në kufijtë e çmendurisë që ushqejnë serbët ndaj shqiptarëve e Flamurit të tyre Kombëtar është së pari një ndjenjë e thellë inferioriteti që ata kanë ndaj genit të racës tonë, e cila ka nxjerrë në të gjitha epokat historike figura të ndritura, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Europës e atë të mbarë njerëzimit.
Arsyeja e dytë e urrejtjes patologjike të serbëve ndaj shqiptarëve është lakmia e tyre e shfrenuar ndaj tokës e nëntokës së tyre të begatshme, të cilën Zoti ua ka blatuar dhe e ka vendosur në pozicion gjeografik nga më të përsosurit në botë dhe po aq të rendësishëm në aspektin gjeostrategjik.
Serbët në pamundësi për tu përballur tashmë në fushëbetejë, apo në mejdan si i thonë në anët tona me 10-të milionë shqiptarë, të cilët shekujt e luftërave i kanë pagëzuar si luanë guxojnë të dhunojnë Flamurin e tyre në dasëm, siç patën bërë para do kohësh në Stadiumin e Beogradit duke ju sulur shkabës dy krenare si dema të tërbuar, por u mundën e u turpëruan në shtëpinë e tyre nga matadorët Kuqezi.
Natyrshëm lind pyetja?!
A e dinë akinxhinjtë dhe jeniçerët e sotëm të Vuçiçit së po prekën shqiponjën do përballesh me luanët?!!
Ai Flamur me zhgabën dy krenare që zbukuronte mburojën e Pirros e të Teutës e të kolosëve iliro- dardanë, Flamuri Kuqezi i shqiptarëve është Flamuri më i vjetër i Europë.
Ai është Flamuri i Luanit Shqiptar Gjergj Kastriotit, i cili në kohën kur Mbreti Brankoviç e princat serbë ja puthnin këmbën sulltanëve të Azisë e ju dergonin vajzat në harem, siç bëri me të bijën e vet Sara Brankoviçin që ia dergoj Sulltan Muratit të Dytë, Gjergji ynë legjendar i thyente e i dërmonte ushtritë barbare otomane.
Nuk është rastësi që heqja e simbolit kombëtar të shqiptarëve u bë për tu hakmarrë ndaj kryetarit të veteranëve të luftës së UÇPMB-së z Nazmi Haradinaj, për të ngjallur panik dhe për të prishur dasmën, e pikërisht në Luginën e Preshevës, në një trevë, e cila ka qenë prej shekujsh një nga epiqendrat e qëndresës për liri e pavarësi të Kombit Shqiptar.
Vuçiç e Sejmenët e tij duhet të jenë të bindur se Presheva, Bujanoci e Medvegja tashmë nuk janë e nuk do të jenë kurrë vetëm.
Nëse ish ministri i Millosheviçit, fashisti Aleksandër, Rankoviçi i dytë do ta shkelë edhe njëherë folenë e shqipes me çizmet e xhandarëve të tij siç bëri në Karaçevë e të prekë simbolin e shenjtë të 10-të miloon shqiptarëve i duhet të përballet me luanët e kësaj toke të lashtë, të cilët kanë treguar përballë ushtrive shumë më të fuqishme se ajo serbe se dinë të mbrojnë shqiponjën, simbolin e qiellit e lirisë së tyre.
Kryeministri serb duhet medeomos të kujtojë profecinë e gjeniut Ibrahim Rugova të para tre dekadave së:
“Nëse deshton diplomacia, Çështja e Kosovës do të zgjidhet me luftë”.
Në vitin e bekuar 1999-të mrekullia ndodhi.
Ishin në koalicion kundër kuçedrës militare serbe, në qiell avionët e Natos dhe në tokë bijtë e shqipes, luanët e UÇK-së së lavdishme, të cilët e shpartalluan ushtrinë e Millosheviçit dhe Vuçiçit.
Harrojeni Kosovën zotërinj të Beogradit e kthejuni Realpolitikës, pas kaq shekujsh eksperience të hidhur.
Prej dy dekadash në mijëvjeçarin e tretë Amerika dhe Presidenti Trump po përpunojnë Dokrinën e Paqes, lirisë e Rendit të Ri Botërorë, ku atyre që zgjatin kthetrat ndaj fqinjëve të tyre do tu pritëm njëherë e mirë krahët.
Vuçiç, shqiptarët duan paqe.
Nëse ju doni luftë do të përballeni me luanët në fushën e mejdanit.
Të gjithë shqiptarët janë UÇK dhe UÇPMB.

Haradinaj i tërheq vërejtje Hotit dhe LDK-së: Bëni disa hapa mbrapa, keni ulur nivelin e dialogut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të shprehë pakënaqësi ndaj kryeministrit Avdullah Hoti në raport me dialogun që po zhvillohet në Bruksel.

Haradinaj ka thënë se Hoti ka ulur nivelin e bisedimeve duke dërguar koordinator për të përfaqësuar Kosovën.

“Po i tregoj këtij kryeministri dhe kolegëve të mi në LDK që me apo pa vetëdije jeni futur në një klishe ku dialogun e keni ulur më poshtë se në kohën e Thaçit e Mogherinit. Dialogu ka qenë në nivelin e vendimmarrësve të Presidentit Trump, Presidentit Macron e Kancelares Merkel”, ka thënë Haradinaj në RTV21.

I pari i AAK-së ka këshilluar Hotin të bëjë disa hapa mbrapa në raport me dialogun.

“Bëni disa hapa mbrapa. Mos lejoni që t’iu thojnë ky është dialogu. Ky nuk është dialogu. Dialogu është kur ulen në tryezë Kryeministri Hoti Presidenti Macron, Kancelarja Merkel por edhe Presidenti Trump apo i dërguari i tij për këtë temë. Nuk kemi nevojë për një dialog ku njerëzit tonë enden poshtë e lartë”.

Haradinaj thotë se AAK nuk e ka synim ta drejtojë dialogun por nuk do të bëhet pjesë në këto rrethana.

“Ne e pranojmë se dialogu i takon Kryeministrit, por Aleanca nuk pranon të bëhet bashkëpjesëmarrëse në devijimin e dialogut nga vendimmarrësit politike te Lajçaku e Skënder Hyseni. LDK po e aprovon këtë. Unë e kam problem këtë dhe nuk qëndrojë prapa saj. Pasojat politike rreth kësaj teme nuk i pranojë. Pasojat e këtij dialogu teknik le t’i bartin ata”, ka deklaruar ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Shqipëri: Pandemia dhe konfuzioni social e ekonomik që shkaktoi

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, pandemia Covid-19 ka shkaktuar një konfuzion të përgjithshëm social dhe ekonomik nga fillimi i vitit e në vazhdim.

Janë mbi 200 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar nga koronavirusi. Por sociologët pohojnë se shoqëria shqiptare po reagon në mënyrë kaotike dhe shpesh indiferente ndaj këtij rreziku.

Studiuesit theksojnë se me shfaqjen e këtij virusi deri në gjetjen e një mjekimi për të, shqiptarët duhet të heqin dorë nga traditat e jetës kolektive dhe zakonet ceremoniale në komunitet.

Koronavirusi dhe pandemia sollën edhe në Shqipëri një konfuzion reagimesh kontradiktore, ku njerëzit nga një anë përpiqen të mbrojnë jetën e familjarëve dhe nga ana tjetër duhet të punojnë për të siguruar të ardhurat e mbijetesës së familjes.

Studiuesi i njohur i sociologjisë, prof.dr. Zyhdi Dervishi, thotë që, ashtu si për mjekët, kjo është një periudhë e pazakontë edhe për sociologët, që vëzhgojnë reagimet e shoqërisë përballë një sëmundje me hije kaq të rëndë, që ka mbërthyer gjithë sektorët e jetës shqiptare e botërore.

“Kjo sëmundje ka krijuar një pështjellim të madh, ka krijuar një anarki shpirtërore dhe problematikat e tyre shpesh janë të frikshme. Shpesh njerëzit e prekur nga Covid, ose kanë patur të afërm të tyre të prekur nga Covid, janë të çoroditur. Masat që rekomandohen për mbrojtjen duhen zbatuar, por është e rëndësishme që njerëzit të kenë një pmje më të qartë për natyrën e kësaj sëmundje” – thotë zoti Dervishi.

Studiuesit vlerësojnë se reagimi më i papritur i shqiptarëve ndaj koronavirusit ishte mohimi fare i ekzistencës së sëmundjes dhe refuzimi i vetëmbrojtjes ndaj saj.

Por kjo i rriti shifrat e viktimave dhe spitalet janë plot, thotë profesor Dervishi, prandaj besojnë apo nuk e besojnë shqiptarët, sëmundja është aty, po merr përditë jetë njerëzish dhe ata duhet të mbrojnë jetën e tyre dhe të tjerëve që i rrethojnë.

“Në shoqërinë shqiptare konfuzioni është i shumëfishtë. Ka njerëz që mendojnë se Covid nuk ekziston dhe shkojnë të shkujdesur e të pambrojtur përballë një rreziku real. Të tjerë mendojnë se ky nuk është si viruset e tjera, por është armë biologjike. Shfaqja e Covidit edhe në shoqërinë lipset të riperceptohet edhe në aspektin e rikonfigurimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve” – tha prof. Dervishi.

Një mori me gjoba dhe ndëshkime po marrin aktualisht lokalet dhe restorantet, ndërsa mjekët konstatuan se shumica e infektimeve të reja me COVID po shkaktohen nga ceremonitë martesore dhe ato mortore, festat dhe ditëlindjet në mjedise të tejmbushura pa masa mbrojtëse.

Tashmë që autoritetet ndaluan edhe muzikën në restorante si stimuluse e festave dhe tubimeve të pakontrolluara, të rrezikshme për shëndetin, është koha, thotë zoti Dervishi që shqiptarët duan apo nuk duan, duhet të heqin dorë hap pas hapi nga traditat e jetës kolektive dhe zakonet ceremoniale në komunitet.

“Përgjithësisht shqiptarët bëjnë jetë shumë aktive kolektiviste. Ata e kalojnë një pjesë të madhe të kohës nëpër kafene, duke biseduar dhe duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit. Kjo sëmundje, hija e saj e rëndë sidomos, kërkon që shqiptarët duhet të rrinë më larg njëri tjetrit, duhet të rrinë të distancuar edhe fizikisht. Kjo është masë e detyrueshme parandaluese për këtë sëmundje dhe për sëmundje të tjera” – thotë prof. Dervishi.

Deri tani në Shqipëri janë mbi 200 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar nga koronavirusi. Në dy spitalet Covid janë të shtruar mbi 120 pacientë, një pjesë në gjendje të rëndë, ndërsa një pjesë tjetër e konsiderueshme më lehtë po marrin mjekime të izoluar në shtëpi.

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 140 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 140 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 5 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.676 dhe numri i të vdekurve në 205.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në gjithsej 3.480 dhe rastet aktive janë 2.991.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 47.051 testime dhe ISHP vazhdon punën në terren për testimet ndaj personave të dyshuar me koronavirus.

VIDEO – 32 vjet nga varja në Kukës e poetit Havzi Nela, bashkëshortja: SPAK të zbardhë vrasjen e tij

“Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Këto janë vargjet e poezisë “o liri, o vdekje” që poeti Havzi Nela hodhi në letër në vitin 1987, një vit përpara se të dënohej me vdekje dhe të varej në qendër të qytetit të Kukësit, me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut. Sot në 32 vjetorin e varjes së tij, bashkëshortja Lavdije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të vdekjes së Havzi Nelës. Ajo thotë se përgjatë gjithë kësaj periudhe askush nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar përpara drejtësisë urdhëruesit e vrasjes së poetit.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u mbyll në burgjet politike të Burrelit dhe Spacit e më pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit. më pas ai u shpall martir i demokracise dhe vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit vendosi bustin e tij në qytet, rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban edhe gjimnazi i qytetit.

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha kane përkujtuar 32 vjetorin e varjes së poetit, dhe kane publikuar vargje nga poezitë e tij. Sipas presidentit Meta, vargjet e Havzi Neles gjëmojnë edhe sot me një forcë të jashtëzakonshme. “Litari i xhelatëve që i shteri frymën e fundit poetit disident dhe martirit të fjalës së lirë Havzi Nela, nuk do mundë kurrë të vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa” shkruan Meta. Ndersa Lulzim Basha e cilëson Havzi Nelën si poetin e pavdekësisë.

(BalkanWeb)

Shqipëri, një i vdekur dhe 125 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 125 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik(ISHP) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.536 dhe numri i të vdekurve në 200.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku Tirana vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të personave të infektuar.

Në vend janë shëruar edhe 37 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 3.379, që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë raste aktive janë 2.957.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 46.448 testime dhe ISHP vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Aleks Nikolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Aleks Nikollin.

Gjyqtari pati probleme të shumta me pasurinë. Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Aleks Nikolli përbëhej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar.

Mësohet se KPK konstatoi mungesë burimesh të ligjshme dhe veprime fiktive të gjyqtarit Aleks Nikolli.

Aleks Nikolli është një nga gjyqtarët që votoi pro zbritjes së dënimit të përjetshëm të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut. Nga viti 2004 deri në vitin 2016, Nikolli ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Shkodër dhe nga viti 2016 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Shkodër.

Iu vuri zjarrin shkurreve, asfiskohet e ndërron jetë 79-vjeçari në Mat

MAT

Një i moshuar 79 vjec në fshatin Bujkë të Bashkisë së Matit, i ka vendosur flakën shkurreve, pa menduar pasojat që do të kishte ky veprim.

79 vjecari për pasojë është asfiksuar nga tymi, ndërsa pak më vonë ka ndërruar jetë.

Viktimë mësohet se është shtetasi H.K, banues në qytetin e Burrelit.

I moshuari ka ndezur një zjarr për të pastruar tokën e tij. Si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur një banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin, i moshuar u asfiksua e ndërroi jetë.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Haziz Kuka. Policia e Qarkut Dibër informon qytetarët që të tregojnë përgjegjësi e të mos djegin shkurret e pyjet.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Haziz Kuka. Policia e Qarkut Dibër informon qytetarët që të tregojnë përgjegjësi e të mos djegin shkurret e pyjet. Policia Dibër shprehet se qyterarët duhet tëg mos kryejnë pastrime të tokave me zjarr. bw