VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Perëndimi i kërkon Kinës të mbyllë qendrat e ndalimit të ujgurëve

By | November 6, 2018

Komentet

Shpërthen dhuna midis Izraelit dhe Rripit të Gazës

Kufiri Izrael – Rripi i Gazës

 

Dhuna shpërtheu midis Izraelit dhe Rripit të Gazës, një ditë pas vrasjes së shtatë militantëve dhe një ushtari izraelit në një operacion të fshehtë të forcave izraelite në Gaza.

Disa raketa u hodhën në drejtim të Izraelit, duke shënjestruar një autobus të zbrazët dhe duke plagosur rëndë një 19-vjeçar, thanë zyrtarët izraelitë.

Në përgjigje, Izraeli kreu disa sulme ajrore, nga të cilat raportohet të jetë vrarë një palestinez.

Një komandant militant dhe një ushtar izraelit qenë në mesin e të vdekurve të dielën.

Palestinezët thanë se një njësi izraelite, që udhëtonte në një automjet civil, ka vrarë komandantin e Hamasit.

Sipas burimeve palestineze, njësia izraelite ishte rreth 3 km brenda Rripit të Gazës, që kufizohet me Izraelin, kur militantët nga Hamasi, që kontrollojnë Rripin e Gazës, e ndaluan makinën.

Krahu ushtarak i grupit, Brigada Izzedine al-Qassam, tha se izraelitët hapën zjarr, duke vrarë komandantin lokal, Nur Barakeh.

Gjashtë nga palestinezët e vrarë i përkisnin Hamasit dhe i shtati ishte anëtar i grupit militant Komitetet e Rezistencës Popullore.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se një anëtar i njësisë speciale, të përfshirë në operacion, është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Për shkak të përleshjeve, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndërprerë vizitën e tij në Paris, për ngjarjet rreth 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, dhe është kthyer në Izrael, tha zyra e tij.

Forumi i Paqes në Paris – thirrje për ruajtjen e paqes në botë

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, bënë thirrje për një qasje të përbashkët për të nxitur paqen në botë. Këto komente u bënë në hapje Forumit të Paqes në Paris, ku morën pjesë shumë udhëheqë shtetesh e qeverish por mungoi presidenti amerikan Donald Trump.

Forumi i Paqes, një nismë e presidentit Macron, pasoi ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, që u mbajt në sheshin e Harkut të Triumfit në Paris. Në ceremoni morën pjesë dhjetëra udhëheqës shtetesh, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë rus, Vladimir Putin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në hapje të forumit, se ardhmëria e paqes është në duart e kombeve të botës.

“Historia pa dyshim do të kujtojë një tablo, atë të 84 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive, të bashkuar – edhe pse dje, ata përfaqësonin kombe në luftë, – që u mblodhën nën Harkun e Triumfit në paqe. Por ajo që mbetet e pasigurt në të ardhmen, është mënyra se si do të interpretohet ky imazh. A do të jetë simboli ndriçues i një paqeje të qëndrueshme midis kombeve, apo, përkundrazi, fotografia e një çasti përfundimtar të unitetit, para se bota të zbehet në një çrregullim të ri?”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se paqja e sotme nuk mund të merret si e natyrshme dhe duhet punuar për të. Ajo tha se është brengosëse që disa synojnë të mbrojnë vetëm interesat e tyre dhe injorojnë lidhjet që kanë mbajtur paqen që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Shumë nga sfidat e sotme nuk mund të zgjidhen vetëm nga një komb, por së bashku. Prandaj na duhet një qasje e përbashkët. Nëse izolimi nuk ishte zgjidhje 100 vjet më parë, si mund të jetë sot në një botë kaq të ndërlidhur”, tha ajo.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “shumë gjëra sot duket se marrin diçka nga fillimi i shekullit të 20-të (para Luftës së Parë Botërore) dhe viteve të ’30 -ta, duke nxitur frikën se mund të ketë zhvillime të paparashikueshme”.

Thaçi: Koha për marrëveshje historike më Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte në forum, tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore me Serbinë, vetëm sa do ta promovojë paqen dhe sigurinë në rajon.

“Cila është alternativa e dialogut dhe marrëveshjes? Dhe kush nga ne, që jemi këtu, dëshiron të mendoj për pasojat afatgjate në rast se nuk arrijmë marrëveshje. Ndoshta luftëra, tragjedi dhe rritje të populizmit e të nacionalizmit. Prandaj, unë konsideroj që nuk duhet të presim që të kalojë edhe një gjeneratë tjetër, pa arritur një marrëveshje historike, paqësore Kosovë – Serbi. Ky është ‘momentumi’, tani duhet të veprojmë. Ky është kuptimi i thirrje sime”, tha presidenti Thaçi.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve dhe gjatë verës presidenti i Kosovës dhe ai Serbisë, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje që do të mund të përfshinte edhe prekjen e kufijve.

Por këto ide, që janë shmangur në ligjërimin politik të ditëve të fundit nga të dy presidentët, nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të nxisë lëvizje të ngjashme edhe në pjesët tjera të Ballkanit, që ende nuk është rimëkëmbur nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

Macron: Ideologjitë e reja manipulojnë me religjionet

PARIS – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore deklaroi se ideologjitë e reja këmbëngulin të manipulojnë me religjionet.

Kremtimi i 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore u ndoq nga më shumë se 70 zyrtarë të lartë, duke përfshirë presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe të tjerë. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Nikoqir është Franca dhe presidenti i vendit, Emmanuel Macron.

Liderët pas pritjes në Pallatin Elysee kaluan në hapësirën ku mbahej programi zyrtar. Macron me këtë rast rikujtoi se gjatë luftës në Evropë janë vrarë rreth 10 milionë njerëz, ndërsa gjashtë milionë janë plagosur.

Ai shtoi se Franca mbështet të drejtat dhe liritë. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin se “djajtë e vjetër” përsëri mund të shfaqen. “Ideologjitë e reja manipulojnë me religjionet. Historia kërcënon të vazhdojë rrjedhën tragjike”, paralajmëroi Macron.

Pas fjalimit të tij, u interpretua vepra e artistit francez Joseph Maurice Ravel i cili ndërroi jetë në vitin 1937.

Pjesëtarët e grupit aktivistëve “Femen” penguan rrugën e autokolonës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili erdhi ndaras nga zyrtarët tjerë.

Masat e sigurisë janë ngritur në Paris për të shënuar 100 vjetorin dhe Forumin e Paqes që filloi pasdite. Trafiku në kryeqytetin francez u ndalua në disa rrugë dhe kishte ndryshime në drejtimin e metrosë. aa

Macron bën thirrje që bota të bashkohet për “të luftuar për paqe”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mirëpritur rreth 70 liderë botërorë sot në Paris, të cilët morën pjesë ceremoninë për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Armëpushimi hyri në fuqi më 11 nëntor, 1918, duke i dhënë fund kështu luftës katërvjeçare, që la të vdekur të paktën 10 milionë ushtarë dhe miliona civilë.

Macron mbajti një fjalim te Harkun e Triumfit, ku është varrosur një ushtar i panjohur që është vrarë gjatë luftës.

Liderët botërorë në ceremoninë e mbajtur në Paris

Liderët botërorë në ceremoninë e mbajtur në Paris

​Në këtë ceremoni, ku morën pjesë rreth 70 liderë botërorë ishin edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ai rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në fjalimin e tij, Macron u bëri thirrje liderëve botërorë që të bashkojnë forcat për të “luftuar për paqe”, duke thënë “le të ndërtojmë shpresat tona, në vend se të luajmë me frikë kundër njëri tjetrit”.

“Shkatërrimi i kësaj shprese me një magjepsje për tërheqje, dhunë apo dominim, do të ishte një gabnim për të cilin gjeneratat e ardhshme do të na bëjnë ne përgjegjës”, shtoi presidenti francez.

Macron e përshkroi nacionalizmin si një “tradhti të patriotizmit”.

Trump dhe Putin kanë shtrënguar duart kur lideri rus erdhi në ceremoni.

Presidenti Trump përshëndetet me homologun e tij rus, Vladimir Putin

Presidenti Trump përshëndetet me homologun e tij rus, Vladimir Putin

Më herët, teksa konvoji i Trumpit po udhëtonte nga Pallati Elize për në Harkun e Triumfit, një protestuese ka vrapuar drejt makinës me të cilën po udhëtonte Trump, përpara se të ndalohej nga policia.

Sipas fotografive, që kanë kapur momentin e këtij incidenti, protestuesja ka shkruar në trupin e saj “paqebërës i rremë”.​

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti rus, Vladimir Putin, ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, janë në mesin e udhëheqësve botërorë që pritet të marrin pjesë në drekën e shtruar nga presidenti francez në Pallatin Elize.

Në ceremonitë për shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ftesë të Macronit, po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, Thaçi në një konferencë për media nga Parisi një ditë më parë, ka thënë se nuk ka të planifikuar një takim me Vuçiqin në Paris.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në Pallatin Elize nga presidenti Macron.

Më 10 nëntor, gjatë një darke morën pjesë shumë liderë. Presidenti Macron paralajmëroi se paqja po merret si e mirëqenë.

“Disa nga ne kanë qenë në fronte të kundërta në atë kohë (gjatë Luftës së Parë Botërore) dhe ne jemi bashkuar sonte. Ky është homazhi më i madh që ne mund të bëjmë” për ushtarët e vrarë, tha ai.

Lufta e Parë Botërore: Skena të jetës dhe vdekjes

Fotogaleri

Lufta e Parë Botërore: Skena të jetës dhe vdekjes

Sot në Paris do të mbahet Forumi i Paqes, ku Macron ka thënë se dëshiron të promovojë një qasje multilaterale për sigurinë dhe qeverisjen.

Merkel tha se Forumi tregon se “sot ka vullnet, dhe këtë gjë unë e them në emër të Gjermanisë me bindje të plotë, se do të bëjmë gjithçka që të kemi një rend më paqësor në botë, megjithëse e dimë se ende kemi shumë punë për të bërë”.

Presidenti Macron dhe kancelarja Merkel

Presidenti Macron dhe kancelarja Merkel

Presidenti Trump nuk pritet që të marrë pjesë në ceremoninë e forumit, ndonëse homologu i tij rus, Putin do të jetë i pranishëm.

Trump ka thënë se nuk do të mbajë një samit dypalësh me Putinin në Paris, teksa Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk kanë dashur që një takim kokë më kokë Trump-Putin, të lë në hije ceremonitë për Luftën e Parë Botërore.

Dy liderët me gjasë do të takohen sërish në samitin e G-20, që do të mbahet në Buenos Aires të Argjentinës më vonë gjatë këtij muaji.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Shënohet 100-vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pret rreth 70 liderë botërorë sot në Paris, në ceremoninë për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Armëpushimi hyri në fuqi më 11 nëntor, 1918, duke i dhënë fund kështu luftës katërvjeçare, që la të vdekur të paktën 10 milionë ushtarë dhe miliona civilë.

Macron do të nderojë ushtarët e vrarë gjatë një fjalimi në “Harkun e Triumfit” ku është varrosur një ushtar i panjohur që është vrarë gjatë luftës.

Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron. Paris, 10 nëntor, 2018.

Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron. Paris, 10 nëntor, 2018.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti rus, Vladimir Putin, ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, janë në mesin e udhëheqësve botërorë që pritet të marrin pjesë në drekën e shtruar nga presidenti francez në Pallatin Elize.

Në ceremonitë për shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ftesë të Macronit, po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, Thaçi në një konferencë për media nga Parisi një ditë më parë, ka thënë se nuk ka të planifikuar një takim me Vuçiqin në Paris.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në Pallatin Elize nga presidenti Macron.

Më 10 nëntor, gjatë një darke morën pjesë shumë liderë. Presidenti Macron paralajmëroi se paqja po merret si e mirëqenë.

“Disa nga ne kanë qenë në fronte të kundërta në atë kohë (gjatë Luftës së Parë Botërore) dhe ne jemi bashkuar sonte. Ky është homazhi më i madh që ne mund të bëjmë” për ushtarët e vrarë, tha ai.

Lufta e Parë Botërore: Skena të jetës dhe vdekjes

Fotogaleri

Lufta e Parë Botërore: Skena të jetës dhe vdekjes

Sot në Paris do të mbahet Forumi i Paqes, ku Macron ka thënë se dëshiron të promovojë një qasje multilaterale për sigurinë dhe qeverisjen.

Merkel tha se Forumi tregon se “sot ka vullnet, dhe këtë gjë unë e them në emër të Gjermanisë me bindje të plotë, se do të bëjmë gjithçka që të kemi një rend më paqësor në botë, megjithëse e dimë se ende kemi shumë punë për të bërë”.

Presidenti Macron dhe kancelarja Merkel

Presidenti Macron dhe kancelarja Merkel

Presidenti Trump nuk pritet që të marrë pjesë në ceremoninë e forumit, ndonëse homologu i tij rus, Putin do të jetë i pranishëm.

Trump ka thënë se nuk do të mbajë një samit dypalësh me Putinin në Paris, teksa Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk kanë dashur që një takim kokë më kokë Trump-Putin, të lë në hije ceremonitë për Luftën e Parë Botërore.

Dy liderët me gjasë do të takohen sërish në samitin e G-20, që do të mbahet në Buenos Aires të Argjentinës më vonë gjatë këtij muaji.

Nisin ngjarjet për shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Në Paris të Francës kanë nisur ngjarjet për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Më shumë se 60 krerë shtetërorë do të qëndrojnë në Paris më 10 dhe 11 nëntor për të marrë pjesë në ngjarjet, që pritet të kulmojnë me një ngjarje te Varri i Ushtarit të Panjohur.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Paris për këtë ngjarje. Ai ka shkruar në rrjetet sociale se “a ka më mirë që të festosh fundin e një lufte, posaçërisht të kësaj lufte, që ka qenë njëra prej më të përgjakshmeve dhe më e keqja e të gjitha kohërave?”.

Trump dhe Zonja e Parë, Melanie Trump do të vizitojnë sot një varr të ushtrisë amerikane në Belleau të Francës.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka vizituar varrin e ushtarëve kanadezë të vrarë në Luftën e Parë Botërore. Ky varr gjendet në veri të Francës.

Në Francë, në ngjarjet që shënojnë 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Rreth 9 milionë ushtarë dhe rreth 6 milionë civilë kanë vdekur gjatë luftës që u zhvillua nga viti 1914 deri më 1918, ku ishin përfshirë rreth 40 shtete. Lufta çoi në ridizajnimin e hartës së Evropës, duke bërë që të bien perandoria astro-hungareze, ajo otomane dhe ruse.

Liderët botërorë mblidhen të dielën në Paris

PARIS – Në mikpritje të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, mbi 70 krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në fundjavë në një ceremoni përkujtimore në Paris me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, si dhe në Forumin e Paqes që do të organizohet për herë të parë.

Ceremonia do të organizohet të dielën në Portën Triumfale dhe Përmendoren e “Ushtarit të Panjohur” në Bulevardin Champs-Elysees me rastin e 100-vjetorit të “Ditës së Armëpushimit”, përfundimit zyrtar të Luftës së Parë Botërore me armëpushimin e nënshkruar midis Shteteve Aleate dhe Gjermanisë më 11 nëntor të vitit 1918.

Turqia në ceremoni do të përfaqësohet nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa në mesin e liderëve të tjerë që do të marrin pjesë do të jenë edhe presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministrja britanike Theresa May dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Liderët pjesëmarrës pritet të jenë pjesë edhe e Forumit të Paqes që do të organizohet për herë të parë. Macron, Merkel dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pritet të mbajnë fjalim për hapjen zyrtare të forumit, i cili do të fillojë në orët e pasdites të dielën.

Po ashtu, shumë liderë pritet të mbajnë fjalime në seancën “Deklaratë mbi Informacionin dhe Demokracionë, që do të fillojë pas fjalimeve hapëse.

Samiti i Paqes në Paris do të vazhdojë deri më 13 nëntor, ditë e martë.

Presidenti turk Erdoğan është paraparë të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e disa vendeve gjatë vizitës së tij. aa

Filipine: urdhër arresti ndaj Imelda Marcosit

VOAL – MANILA, 9 NËNTOR – Një gjykatë filipine urdhëroi të arrestohet Imelda Marcosi, pasi e gjeti atë fajtore për 7 akuza për korrupsion: ish-zonja e parë 89 vjeçare u dënua me një minimum prej 6 vjet burgim deri në maksimum 11 vjet për çdo aktakuzë dhe rrezikon deri në 77 vjet burg. Faktet datojnë në vitet 1970, kur Marcos transferoi ilegalisht rreth 200 milionë dollarë në arkën e fondacioneve zvicerane. Ish bashkëshortja e Ferdinand Marcosit ndoshta do të apelojë.

Samsung promovon smartphone-n e ri të palosshëm

Samsung ka promovuar smartphone-n e ri të shumëpritur të palosshëm.

Sipas lajmit të BBC, celulari i ri i Samsung-it me karakteristikën që mund të paloset, u promovua në qytetin San Francisco të shtetit federal California në SHBA, nga Justin Denison, një nga zëvendëskryetarët e kompanisë të seksionit për telefonat celularë.

Pajisja derisa është e palosur është e madhe sa një celular ndërsa kur hapet fiton madhësinë e një tableti. Madhësia diagonale e telefonit është 18,5 centimetra.

Në promovim iu lejua gazetarëve dhe programuesve të mund të prekin dhe të vëzhgojnë nga afër pajisjen.

Glen Murphy, kryetari i Android UX i Google-it, i cili mori pjesë në promovimin e celularit të ri të Samsung-it, tha se do të punojnë më shumë me programuesit që t’i sjellin më shumë karakteristika telefonit të ri.

Ndërsa Dave Burke, zëvendëkryetari i sistemit operativ të Google-it, Android, në konferenecën për media tha se Samsung planifikon që në fillim të vitit të ri të sjell një pajisje të re Android në treg.

Prodhimi serik në muajt e ardhshëm

Samsung planifikon që celularin e palosshëm ta prodhojë në mënyrë serike në muajt e ardhshëm.

Në çerekun e dytën të këtij viti kompania kineze Huwaei duke e tejkaluar Apple-n, ishte bërë prodhuesi i dytë i celularëve që ka shitur më së shumti smartphone pas Samsung-ut. aa

Indonezi, në një shpellë gjenden vizatimet më të lashta të kafshëve

XHAKARTË – Në një shpellë në ishullin indonezian Borneo është gjetur vizatimi më i vjetër i një kafshe, ndërsa bëhet fjalë për të paktën 40.000 vite.

Arkeologët në muret brenda shpellës gjetën shumë vizatime në të cilat janë vizatuar fenomene dhe qenie reale.

Supozohet se bëhet fjalë për kafshë të egër, buall.

Në shpellë u gjetën vizatime të ngjashme me portretet e njeriut, si dhe vizatimet e dorës së njeriut. Portretet janë të paktën 13.600 vjeç të vjetra ndërsa shablonet e kryqëzuara janë mbi 51.000 vjeç.

Rajoni në të cilin u gjet shpella e ngjashme si një galeri e lashtë e artit, është relativisht i panjohur dhe i pa eksploruar, kështu që arkeologët shpresojnë të gjejnë ende artefakte të ngjashme që do të zbulojnë detaje të panjohura nga e kaluara e largët për njerëzimin. aa

Trudeau kërkon falje në emër të Kanadasë për largimin e anijes me hebrej

TORONTO – Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në emër të vendit të tij kërkoi falje për arsye se kanë refuzuar anijen me hebrej të cilët kanë ikur nga Gjermania naziste në vitin 1939.

Trudeau, në fjalimin e tij në parlament, shprehu shqetësimin për shkak të mos pranimit të anijes MS St. Louis në Kanada në të cilën ndodheshin 907 hebrej që kishin ikur nga persekutimi nazist në vitin 1939.

Ai kërkoi falje në emër të vendit të tij lidhur me vendimin për të mos pranuar anijen. Trudeau theksoi se deputetët e asaj kohe për të fshehur anti-semitizmin e tyre kanë përdorur ligjet e Kanadasë.

“Kemi lejuar që anti-semitizmi të mbahet në shoqërinë tonë dhe të bëhet politika jonë zyrtare”, tha ai.

Përveç Kanadasë, anijes MS St. Louis, leje nuk i ka dhënë as Kuba dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Kështu 250 udhëtarët e anijes janë detyruar të kthehen në Evropë ku kanë humbur jetën në holokaust. aa

Trumpi e Putini do të takohen “shkurtimisht” në Paris

Takimi Trump-Putin në Helsinki. Korrik, 2018.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohen në një drekë të shkurtër pune në Pallatin Elysee në Paris, më 11 nëntor, tha të mërkurën Yuri Ushakov, ndihmës i Kremlinit.

Të dy liderët do të qëndrojnë në Francë për të marrë pjesë në ngjarjet për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Të martën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk ka gjasa për një takim substancial, porse Putin dhe Trump “mund të mbajnë bisedime në këmbë për të përcaktuar se kur do të takohen në një format të plotë”.

Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në muajin korrik, në Helsinki.

Agjencia Reuters raporton se ata mund të takohen për bisedime më të gjata dhe më gjithëpërfshirëse në një samit të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet në fund të këtij muaji në Argjentinë.