VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përdorimet interesante të hirit në shtëpi dhe kopsht

By | February 8, 2019

Komentet

Domatet Zemërkau – Autentiket shqiptare, plot vlera për shëndetin

Domatet zemërkau janë padyshim nga produktet më të veçanta ndër fruta-perimet e kultivuara në Shqipëri.

Nga bahçet e kopshtet e shtëpive private e deri tek tek fermat e vogla, domatet zemërkau si qëmoti edhe sot të mrekullojnë me shijen e tyre të freskët.

Një prodhim tërësisht me farë autentike shqiptare, domatet zemërkau janë padyshim nga produktet më të veçanta ndër fruta-perimet e kultivuara në Shqipëri.

Me shije dhe aromë unike, me tul të plotë e natyrale domatet zemërkau të prodhuara kryesisht në kopshtet private apo edhe në parcela të vogla nësera e ferma mbeten më të preferuarat e shqiptarëve.

Specialistët thonë për AgroWeb.org se shija dhe vlerat e domates së vendit, përfshirë dhe atë të varietetit zemërkau janë të një niveli shumë të lartë, falë edhe kushteve klimaterike relativisht të ngrohta në Shqipëri.

Domatet zemërkau kanë një shije të lehtë. Ato shijojnë shumë, sidomos nëse konsumohen sapo këputen nga pema e tyre, kjo pasi ato janë delikate dhe zbuten brenda dy apo tre ditëve.

Kjo është edhe arsyeja përse këto lloj domatesh krahasuar me domatet e tjera tradicionale prodhohen në sasi të limituara dhe nuk gjenden masivisht në tregje.

Aktualisht, domatet zemërkau gjenden në  tregjet e fshatarëve  por edhe në tregjet e fruta perimeve pavarësisht se sasia e tyre është e limituar.

Domatet shqiptare më të kërkuarat në tregjet evropiane dhe jo vetëm

Domatet shqiptare janë shumë të kërkuara në eksport. Ato shkojnë kudo, deri ne Rusi. Nëse do t’i referohemi sasisë së produkteve të eksportuara, perimet dhe frutat janë mbretëreshat e tokave tona. Shqipëria eksporton në vit mbi 52 mijë ton perime, nga të cilat 34 mijë ton domate.

Interes në rritje për perimet e freskëta Made in Albania po tregojnë tregjet lindore, si Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kroacia dhe Hungaria.

Por sipas të dhënave të AgroWeb.org, edhe Gjermania, Italia, Hollanda e Franca janë tepër të interesuara për të blerë prodhimet tona të freskëta. Kryesisht domaten, por edhe perime të tjera, duke i ofruar sektorit të bujqësisë një domethënie më të madhe për rolin që ka në ekonominë tonë.

Tregu i Bashkimit Evropian paguan shumë më mirë sesa tregjet rajonale për njësi prodhimi.

Vlerat e domates

Domatet përfshirë edhe ato zemërkau janë të njohura për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve.

Vetë pigmenti karotenoid është sipas shkencëtarëve tepër i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Domatet janë një burim i jashtëzakonshëm i Vitaminës C dhe Vitaminës K.

Ajo është bujare në përmbajtjen e potasit, magnezit, fibrave, vitaminës A, B6, folatit, Vitaminës E, fosforit, kromit, proteinave, zinkut dhe hekurit.

Domatet të bëjnë mirë për zemrën, ulin kolesterolin dhe trigliceridet.

Studime të shumta, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë treguar që domatja është e shkëlqyer në mbrojtjen e zemrës. Jo vetëm prej vlerave antioksidante por edhe për faktin që rregullon yndyrnat në qarkullimin e gjakut.

Dëmtimi i nervave – Tetë shenjat që nuk duhen neglizhuar

Diabeti është shkaktari kryesor i dëmtimit të këtyre nervave.

Trupi i njeriut përshkohet nga miliarda nerva.

Shumica prej tyre janë periferikë dhe kanë një funksion primar: shpërndarjen dhe transmetimin e mesazheve e sinjaleve në tru dhe në shtyllën kurrizore.

Kur gjithçka shkon siç duhet, truri merr të gjithë informacionin për të cilin ka nevojë që mundësojnë lëvizjen e muskujve, njohjen e dhimbjes dhe funksionin e organeve.

Kur këto nerva dëmtohen atëherë ecja është e vështirë, dhimbja e fortë dhe rreziku është i lartë.

Diabeti është shkaktari kryesor i dëmtimit të këtyre nervave.

Megjithatë  nuk përjashtohet as trauma (e shkaktuar nga një aksident) plakja, mungesa e vitaminave, ekspozimi ndaj toksinave, hepatitis C, dhe sëmundje imunitare.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo sëmundje zhvillohet ngadalë, që do të thotë se njeriu mund ta kurojë atë përpara se të përkeqësohet.

Ndonëse diagnostikimi nuk është gjithmonë i thjeshtë, simptomat e kësaj sëmundjeje janë një këmbanë alarmi që nuk duhen injoruar.

Mpirje, Therje, Djegie

Nëse vëreni mpirje, therje ose djegie të këmbëve dhe duarve duhet të dini që kjo ndodh nga kompresimi i nervave ndijorë gjatë gjumit.

Këto simptoma janë të përkohshme, por nëse zgjasin shumë gjatë, AgroWeb.org ju sugjeron të shkoni tek mjeku.

Vështirësi Në Lëvizje

Dëmtimi i nervave motorikë shkakton dobësi, vështirësi në lëvizje ose paralizë, thonë ekspertët.

Vështirësia në lëvizje mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një infarkti ndaj sigurohuni që të shkoni tek mjeku sa më parë.

Dhimbje Në Këmbë

Dhimbjet e forta, ndjesia e therjes në fundshpinë që shpërndahet vetëm në njërën këmbë, nënkupton dëmtimin e nervit shiatik.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nervi shiatik mund të dëmtohet nga hernia diskale ose nga diabeti.

Ngathtësi Dhe Plogështi  

Nëse krejt papritur vëreni se rrëzoheni shpesh, jeni të ngathët dhe nuk qëndroni në këmbë, atëherë duhet të dini se kjo ndodh nga dëmtimi i nervave.

Ngathtësia është gjithashtu simptomë e sëmundjeve nervore siç është Parkinsoni.

Urinim i Shpeshtë

Dëmtimi i nervave nënkupton se fshikëza e urinës merr informacionin e gabuar.

Kjo shoqërohet me dëshirën në rritje për të shkuar në banjë.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë më të prekur nga ky problem.

Dhimbje Të Papritura Koke

Nëse prekeni nga dhimbje koke të papritura por shumë të forta, atëherë duhet të dini që kjo vjen si pasojë e dëmtimit të nervave të qafës.

Ky problem zgjidhet nëpërmjet një injeksioni që bllokon përkohësisht nervin përgjegjës që transmeton sinjalin e dhimbjes.

Djersitja e Tepërt

Djersitja e tepërt mund të jetë tregues i dëmtimit të nervave që dërgojnë informacion nga gjëndrat e djersës tek truri.

Ndjesi Minimale Të Dhimbjes

Nervat ndijorë i tregojnë trurit nëse diçka është e rrezikshme dhe nuk duhet prekur.

Nëse këto nerva janë dëmtuar, ju mund të shihni sobën ndezur por truri nuk e percepton rrezikun e nxehtësisë.

Kështu jeni më të rrezikuar nga djegia ose diçka tjetër.

Nëse vëreni se keni pësuar një lëndim të tillë nga përdorimi i sobës, enëve të kuzhinës e të tjerë, atëherë vizitohuni tek një mjek./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Dhimbjet e muskujve të kraharorit – Çfarë i shkakton dhe si trajtohen

Dhimbja e Muskujve.

Dhimbjet e kraharorit janë gjithnjë shumë të frikshme dhe shqetësuese pasi mund të lidhen me probleme të zemrës.

Nga ana tjetër kur ndjeni shtrëngime në anën e kundërt të zemrës, shkaqet mund të mos jenë gjithnjë aq shqetësuese, por gjithsesi duhen kuruar.

AgroWeb.org në këtë artikull ju shpjegon disa nga shkaqet më të zakonshme që j’ua shkaktojnë këtë parehati.

Këto dhimbje mund të variojnë që nga dëmtimet e kraharorit, infeksionet apo probleme me organet e brendëshme.

Më poshtë gjeni të listuara disa nga shkaqet kryesore që e provokojnë këtë gjendje.

Dëmtimet e kraharorit

Dëmtimet e brinjëve apo të zonës së gjoksit mund të jenë nga më të dhimbshmet, në varësi të shkallës së dëmtimit.

Nëse keni përjetuar trauma të forta fizike si rënie apo përplasje të forta kjo me siguri do t’ju shkaktojë probleme.

Edhe kollitjet e fuqishme në shumë raste krijojnë dhimbje ose djegie brenda në kraharor.

Gjithashtu personat që kanë kryer operacione në ate zonë herë pas here mund të ndjejnë dhimbje të plagës.

Trajtimet

Trajtimet për këto dëmtime variojnë sigurisht nga masa e dhimbjes dhe dëmit të shkaktuar në trup.

Kur bëhet fjalë për dëmtime apo djegie të vogla të kraharorit, ato mund të trajtohen fare lehtë në shtëpi.

Mjafton të merrni pak akull dhe ta aplikoni në zonën nga ku vjen dhimbja për 20 minuta.

Kjo metodë do të ndihmojë në qetësimin e kësaj pjese të trupit dhe do të largojë ndjesinë e dhimbjes.

Në rastet kur dhimbja është akoma e fortë dhe shkakton vështirësi në frymëmarrje, atëherë është e rendësishme të shkoni tek mjeku.

Tërheqja muskulare

Është e mundur që muskujt e kraharorit të tërhiqen dhe të shkaktojnë dhimbje të mëdha.

Kjo varet edhe nga muskuli që dëmtohet për këtë shkak dhimbja mund të shfaqet vetëm në një anë.

Këto dhimbje mund të shkaktohen nga ngritja e peshave të mëdha gjatë punës apo ngritja e peshave në palestër.

Trajtimet

Tërheqjet muskulare zakonisht qetësohen kur pushoni.

Një ndihmesë mund të jetë aplikimi i akullit në zonën ku ndjeni dhimbje dhe qëndrimi shtrirë.

Gjithashtu qetësuesit natyralë si çaji i kamomilit mund të ndihmojë në zvogëlimin simptomave.

Cikli menstrual

Tek femrat një nga arsyet e provokimit të dhimbjeve të zonës së kraharorit dhe barkut është cilki  i përmuajshëm menstrual.

Fluksi i madh i hormoneve që shfaqen gjatë ciklit mund të shkaktojnë fryrje të kraharorit dhe ngurtësim të tij.

Trajtimet

Një nga këshillat që AgroWeb.org ju jep për këtë simptomë është të konsumoni shumë ujë në mënyrë që të relaksoni kraharorin.

Kjo dhimbje mund të zgjasë një apo dy javë dhe zakonisht qetësohet me kohën.

Në çdo rast nëse dhimbjet që përjetoni janë të forta AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni gjithnjë me mjekun tuaj.

Si të kujdeseni për të patur kocka të forta në çdo moshë

Kujdesi për Shëndetin e Kockave.

Kocka të forta dhe trup në formë janë dy elementë kryesorë të një jetese të shëndetshme.

Me kalimin e moshës, njeriu humbet gjithnjë e më shumë nga dendësia kockore.

Një gjë e tillë mund të nxisë ose përshpejtojë sëmundjen e osteoporozës e cila manifestohet me fraktura që më pas shkaktojnë paaftësi fizike tek njeriu.

Lajmi i mirë sipas ekspertëve të AgroWeb.org është se osteoporoza apo reumatizma nuk është një pjesë e pandashme e plakjes dhe nëpërmjet disa hapave të caktuar, njeriu mund të mbajë kockat të shëndetshme e të forta.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni gjithçka ju nevojitet që të përkujdeseni për kockat pavarësisht moshës.

Kalçiumi dhe Vitamina D

Kalçiumi është shumë i rëndësishëm për kockat ndërsa vitamina D ndihmon në përthithjen maksimale të tij.

Këto ushqyes përbëjnë shtyllat kryesore të një skeleti të shëndetshëm e të fortë.

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të marrin 1 000 mg kalçium në ditë ndërsa gratë pas menopauzës duhet të marrin 1 200 mg kalçium në ditë.

Sa i përket vitaminës D, të rriturit kanë nevojë për 600 njësi ndërsa të moshuarit mbi 70 vjeç kanë nevojë për 800 njësi.

Ushqyerja e Duhur

Kalçiumi dhe vitamina D nuk janë të mjaftueshme për ruajtjen e shëndetit të kockave.

Roli i tyre plotësohet falë ushqyerjes së duhur me fruta, perime, arrorë, fara, yndyrna të shëndetshme e drithëra të plota.

Përpos tyre, ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe përzgjedhjen e sa më shumë drithërave të plota.

Këto të fundit janë shumë të pasur me ushqyes të dobishëm për kockat.

Sa i përket perimeve, rekomandohet që të zgjidhni nga të gjith ngjyrat, që nga barishtet e gjelbra deri tek specat e kuq.

Një regjim shumëngjyrësh garanton ushqyes të larmishëm për kockat.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Ushtrimet më efikase janë ato që përfshijnë peshat por jo tepër të rënda.

Njerëzit që kanë pësuar fraktura duhet të shmangin kërcimin, ngjitjen e shkallëve, kërcimin e të tjerë.

Zakonet e përditshme që shkatërrojnë shëndetin e dhëmbëve

Kafe Ekspres.

Dhëmbët janë kockat më të forta të trupit njerëzor.

Përveçse luajnë një rol kryesor në përtypjen e ushqimit, janë shumë të rëndësishme edhe në proçesin e të folurit.

Këto kocka të forta janë pjesë e trupit tuaj për gjithë jetën prandaj kujdesi ndaj tyre duhet të jetë maksimal.

Gjithsesi ndonëse janë të fortë, egziston edhe rreziku që të konsumohen shpejt.

AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon disa nga zakonet tuaja të përditëshme që po ju konsumojnë dhe prishin dhëmbët.

Kërcitja e dhëmbëve

Kërcitja e dhëmbëve apo fërkimi i tyre me njëra tjetrën mund t’i dëmtojë ato.

Kjo simptomë më së shumti shkaktohet nga stresi dhe kryesisht gjatë gjumit.

Është e vështirë të kontrollohet pasi trupi nuk e kupton se çfarë po bën kur fle.

Ndaj mundohuni të kujdeseni për dhëmbët tuaj gjatë ditës duke evituar konsumimin e ushqimeve të forta.

Një tjetër mënyrë është të përdorni një protezë mbrojtëse për dhëmbët të cilën mund t’a merni tek dentist juaj apo në farmaci.

Përtypja e akullit

Ndjesia e përtypjes se akullit mund të jetë shumë e pëlqyeshme në ditët e nxehta të verës për ju, po jo për dhëmbët tuaj.

Megjithëse është vetëm ujë në një gjendje të ngurtë dhe i padëmshëm për trupin, tek dhëmbët mund të ketë një efekt tjetër.

Duke qënë të dyja substanca të forta ato përplasen me njëra tjetrën dhe shkaktojnë konsumimin edhe plasaritjen e dhëmbëve.

Ndaj herën tjetër që doni të përtypni akull kujtohuni për dëmin e madh që i shkakton dhëmbëve tuaj.

Karamelet e vogla

Karamelet, si ato të buta ashtu edhe të fortat megjithëse janë të vogla në sasi janë njësoj të dëmshme për dhëmbët.

Shumica e karameleve që shiten në supermarket janë të mbushura me sheqer ndaj përtypja e tyre mund të jetë fatale për dhëmbët.

Sheqeri mbetet për një kohë të gjatë në gojën tuaj duke dëmtuar sipërfaqen e dhëmbëve.

Pijet me gaz

Sheqeri tek karamelet nuk është i vetmi armik i dhëmbëve edhe pijet me gaz përmbajnë një sasi të madhe ëmbëlsuesish.

Pijet me gaz janë të mbushura edhe me acide të tjera si ai fosforik dhe citric të cilët dobësojnë pjesën e jashtëme të dhëmbëve tuaj.

Edhe pijet e kësaj familje që janë dietike megjithëse nuk përmbajnë sheqer kanë sasi të mëdha acidesh të dëmshme.

Hapja e sendeve të forta me dhëmbë

Për shpejtësi apo komoditet shpeshherë hapja e sendeve si ushqimet e paketuara, ilaçet apo tapat e shisheve bëhet me dhëmbë.

Kjo është mënyra më e keqe se si mund t’i trajtoni dhëmbët tuaj, pasi forca e ushtruar mund të shkaktojë shumë dëmtime.

Dhëmbët mund të thyhen, plasariten dhe rrënja mund të dobësohet.

Konsumi i kafes

Ngjyra e errët e kafës dhe aciditeti mund të shkaktojë zverdhje të dhëmbëve nëse e konsumoni për një kohë të gjatë.

Fatmirësisht është një ndër njollat më të lehta për t’u hequr mjafton të shkoni rregullisht tek dentist.

Pirja e duhanit

Cigaret gjithashtu njësoj si kafja kanë tendencën të zverdhin dhëmbët dhe të shkaktojnë sëmundje të tjera të tyre.

Përveçse shkatërron dhëmbët, nikotina mund të shkaktojnë edhe probleme në të gjithë gojën dhe buzët.

Një arsye më shumë për të vendosur që duhet të hiqni cigaren./AgroWeb.org

Si të ngjyrosni vezët në mënyrë natyrale – Metoda e lehtë pa kimikate

Vezë të Ngjyrosura me Ngjyra Natyrale.

Ndër traditat më të dashura për fëmijë e të rritur është edhe ngjyrosja e vezëve shumëngjyrëshe.

Kjo traditë ka një origjinë shumë antike dhe zakonisht përdoret në raste festash, por jo vetëm.

Në Romën e lashtë vezët ngjyroseshin të kuqe si një ogur fatsjellës dhe si shenjë e fertilitetit.

Gjatë viteve  mënyrat e ngjyrosjes së tyre kanë ndryshuar dhe sofistikuar.

Tashmë mund t’i gjeni shumëngjyrëshe në çdo kohë, por gjithashtu mund t’i përgatisni edhe vetë.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa mënyra të lehta e natyrale se si të ngjyrosni në shtëpi vezët tuaja.

Kjo metodë natyrale ju lejon të përgatisni vezë të bukura dhe shumë të sigurta për t’u ngrënë pa pasur nevojën e përdorimit të ngjyruesve me kimikate.

Si të përgatisni vezët e ngjyrosura

Përgatitja dhe ngjyrosja e vezëve është një proçes që do të kryhet njëkohësisht si më poshtë.

Ngjyrosja e vezëve në mënyrë natyrale bëhët pikërisht në proçesin e zierjes së tyre.

Për t’i përgatitur ato, zgjidhni sasinë e vezëve që doni të ngjyrosni dhe vendosini në një tenxhere të madhe.

Mbusheni tenxheren me rreth 1 litër ujë dhe vëreni në zjarr për t’u zier.

Vezët duhet t’i zieni për 12 minuta ose derisa të shikoni që kanë marrë ngjyrën e dëshiruar.

Gjithsesi kujdesuni të mos i zieni shumë në mënyrë që të mos prishen.

Pasi të zgjidhni sasinë e vezëve filloni të zgjidhni mes perimeve çajrave apo erëzave me ngjyra që keni në shtëpi.

Më saktësisht do të gjeni më poshtë përbërësit përkatës për çdo ngjyrë.

Të verdha

Për vezë të verdha hidhni në tenxhere teksa ato ziejnë 2-3 lugë gjelle turmerik dhe përziejini mirë.

Jeshile

Ngjyrosja e vezëve jeshile përfitohet nga spinaqi apo majdanozi, mund të zgjidhni një tufë sa dora për t’a hedhur në tenxhere.

Të kuqe

Vezë të kuqe ose rozë mund t’i përfitoni nga lakra e kuqe të cilën mjafton t’a lini të zihet bashkë me vezët.

Hidhni në tenxhere 2-3 gjethe të mëdha lakër.

Portokalli

Për vezë portokalli përdorni disa fletë lëkurë qepe, pak a shumë lëkurën e një ose dy qepësh.

Një tjetër mënyrë është edhe ajo me specin e kuq të bluar duke hedhur 2-3 lugë gjelle në texhere.

Kafe

Për të përfituar vezë kafe mund të përdorni  kakao apo kafe të bluar.

Mjafton të hidhni 2-3 lugë dhe ta përzieni me kujdes në ujë.

Këshilla gjatë zierjes

Një këshillë e mirë është t’i lyeni pak me uthull para se t’i zeni  ndërsa menjëherë pas zierjes lyejini me vaj ulliri.

Ky proçes do t’i bëjë ato të shkëlqejnë gjatë gjithë kohës.

Për ta bërë ngjyrën të zgjasë më shumë shtojini vezëve pasi përbërësit të kenë lëshuar ngjyrë edhe një lugë çaji uthull.

Kjo do të fiksojë ngjyrën e vezëve tuaja.

Sodë buke me vaj ulliri – Kura ideale për shëndetin e lëkurës

Kjo kurë ndihmon në largimin e papastërtive nga lëkura duke i ofruar asaj shkëlqim ashtu si edhe hap poret dhe e bën lëkurën më elastike.

Përdorimet e sodës së bukës janë të jashtëzakonshme në shumë drejtime, një prej tyre është edhe shëndeti i lëkurës.

Falë përbërësve të saj, soda e bukës e përdorur në një kurë të posaçme të kombinuar me vaj ulliri është një mrekulli për shëndetin e lëkurës.

Kura që AgroWeb.org sjell më poshtë mund të përdoret 2 apo 3 herë në javë dhe efektet e saj janë me të vërtetë mahnitëse.

Kjo kurë ndihmon në largimin e papastërtive nga lëkura duke i ofruar asaj shkëlqim ashtu si edhe hap poret dhe e bën lëkurën më elastike.

Përdorimi i rregullt i këtij trajtimi lufton edhe dendësinë e rrudhuave duke i ofruar lëkurës së fytyrës freski dhe rini gjithashtu.

Si Ta Përgatisni dhe Përdorni

Mjafton të hidhni në një tas të vogël një lugë çaji me sodë buke dhe dy lugë çaji me vaj ulliri.

Përziejini mirë të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë kremoze dhe më pas aplikojeni në fytyrë.

Lëreni 10 deri në 15 minuta dhe më pas masazhoni fytyrën për dy minuta me mollëzat e gishtave.

Më pas fytyrën shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët.

Këtë kurë mund ta përdorni dy ose tre herë në javë dhe rezultatet që pas javës së parë ndihen direkt në pamjen e fytyrës.

Lëkurë Të Butë

Një tjetër metodë e përdorimit të sodës për butësinë e lëkurës së trupit është që të hidhni pak sodë buke dhe shampoo trupi në ujë dhe masazhoni duart dhe këmbët.

Më pas lajini me ujë të bollshëm dhe do të zbuloni sa e butë është bërë lëkura.

Soda Edhe Për Flokë Të Shëndetshëm

Shampot tradicionale janë të pasur me kimikatë të ndryshëm që prishin balancën e skalpit dhe dobësojnë flokun.

Një herë në muaj përdorni sodë buke për të ruajtur shëndetin e flokëve.

Kurat natyrale në shtëpi kundër lodhjes mendore

Lëng Karrote me Mollë.

Lodhja mendore është drobitëse. Ajo nuk na lejon të përqendrohemi apo të mendojmë qartë.

Njeriu lodhet mendërisht kur ka punuar shumë, ka studiuar fort pa pushim dhe kur ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale.

Simptomat e Lodhjes Mendore

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se lodhja mendore manifestohet me një sërë simptomash siç janë:

Pagjumësia,

Problemet me kujtesën,

Mjegullimi i trurit,

Konfuzioni,

Mungesa e motivimit,

Ndjeshmëria emocionale,

Mungesë oreksi ose neps i madh që nxitet zakonisht nga stresi.

Lodhja mendore mund të largohet jo vetëm me pushim por edhe me kura krejt natyrale, të cilat i gjeni të listuara në këtë artikull të AgroWeb.org

Tërshërë dhe Banane

Ekspertët e AgroWeb.org ju rekomandojnë përgatijen e një lëngu të trashë me tërshërë, banane dhe mjaltë.

Ky lëng i jep energji trupit dhe trurit.

Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:

1 banane,

Gjysëm filxhani me tërshërë,

2 lugë gjelle me qumësht,

2 lugë gjelle me kos shtëpie,

2 lugë çaji me mjaltë

Kanellë

Në fillim duhet të mbani tërshërën në ujë që të zbutet dhe më pas futeni në mikser bashkë me copat e bananes.

Shtoni qumështin dhe kosin dhe përziejini mirë.

Lëngun hidheni në një gotë qelqi dhe shtoni mjaltin dhe kanellën.

Mollë dhe Karrotë

Lëngu i karrotës dhe mollës ofron shumë vitamina dhe minerale që eliminojnë lodhjen mendore.

Për këtë lëng mund fusni në mikser një mollë jeshile të ndarë në copa dhe një karrotë bashkë me një filxhan me ujë.

Përziejini mirë në mikser dhe më pas sipas dëshirës mund të shtoni mjaltë.

Lëngun e tyre mund ta tresni me pak ujë.

Aktiviteti fizik është një kurë e shkëlqyer kundër lodhjes mendore.

Sipas ekspertëve, aktiviteti fizik mund të ulë nivelin e lodhjes deri në 65 përqind.

Gjumi dhe qetësimi janë gjithashtu të rëndësishëm.

Përpiquni të flini të paktën 8 orë gjumë çdo natë dhe eliminoni stresin.

Nëse hani djathë në mëngjes – Çfarë i ndodh organizmit

Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina.

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme.

Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka.

Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij?

Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjërë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh.

Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org, mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë.

Më poshtë gjeni të listuar gjashtë arsyet përse djathi i bardhë duhet të konsumohet në mëngjes.

Është shumë i thjesht për t’u tretur

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, djathi i bardhë është produkti i bulmetit që organizmi ynë e tret më lehtë.

Falë strukturës së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpej  dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthihtja e mineraleve që ai përmban.

Një vlerë tjetër është se duke qenë se ka veti anti inflamatore, ai ndihmon shumë tretjen e të gjithë personave që janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit.

Ka përqindjen më të ulët të yndyrës

Djathi i bardhë ka 21 gramë yndyrë për çdo 100 gramë, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse.

Nëse ky djathë konsumohet në mëngjes nga personat që kanë probleme me kolesterolin, ai ndihmon ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të përthithjes së yndyrës edhe gjatë ditës.

Një burim i mirë i proteinës

Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina.

Të gjithë ekspertët dhe mjekët këshillojnë këdo, që mëngjesin ta pasurojnë me sa më shumë proteina. Nga njëra anë ato i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe nga an tjetër janë jetësore për shëndetin e muskujve.

Plot me vitamina

Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori.

Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja.

Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira.

Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë.

Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit.  Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit.

Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.

Një probiotik fantastik

Djathi i bardhë është produkti ideal për shëndetin e aparatit tretës. Ai përmban një numër të lartë probiotikësh, të cilët ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të stomakut por jo vetëm.

Ndihmon në shëndetin e kockave

Duke qenë se djathi i bardhë prodhohet nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, është burimi më i mirë i kalciumit dhe kaliumit.

Nëse ai konsumohet në mëngjes, trupi përfiton nivelet e duhura të këtyre mineraleve.

Parandalimi i diabetit – Si ndikon ngrënia e mëngjesit çdo ditë

Heqja dorë nga mëngjesi rrit nivelin e sheqerit në gjak që vazhdon edhe në vaktet e mëtejshme.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, këtë AgroWeb.org e ka theksuar vazhdimisht.

Të mirat e ushqyerjes së shëndetshme që në orët e para të ditës janë të larmishme.

Një prej tyre konfirmohet nga ekspertët gjermanë sipas të cilëve, heqja dorë nga mëngjesi edhe në raste të rralla, rrit rrezikun e diabetit të tipit 2.

Për arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët analizuan të dhënat e mbi 96 000 personave.

Këto të dhëna treguan se heqja dorë nga mëngjesi një herë në javë rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 me 6 përqind.

Kjo shifër rritet deri në 55 përqind nëse njeriu heq dorë nga mëngjesi 4-5 herë në javë.

Diabeti, Një Sëmundje Që Rrezikon Edhe Fëmijët

Mjekët në vendin tonë kanë vënë re një numër në rritje të rasteve të diabetit.

Vetëm në mesin e fëmijëve vërehen 25-30 raste të reja të diabetit të tipit 1 në vit.

Ndonëse statistikat nuk janë të plota, specialistët thonë se shkaku kryesor në shtimin e rasteve të diabetit është ushqyerja e keqe.

Sipas shoqatës Fëmijët dhe të Rinjtë me Diabet, të cilës i referohet AgroWeb.org, në vendin tonë është alarmant fakti se diabeti po prek edhe fëmijët e vegjël nën 7 vjeç.

Roli i Mëngjesit në Parandalimin e Diabetit

Po të marrësh në konsideratë lidhjen mes diabetit të tipit 2, sheqernave në gjak dhe insulinës, nuk është habi që ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e sëmundjes.

Në fakt, besohet se heqja dorë nga mëngjesi nxit rezistencën ndaj insulinës.

Kur rezistenca ndaj insulinës bëhet kronike, kthehet në fakt rreziku për diabetin e tipit 2.

Nga ana tjetër heqja dorë nga mëngjesi rrit nivelin e sheqerit në gjak që vazhdon edhe në vaktet e mëtejshme.

Kësisoj, trupi është në kthetrat e stresit të vazhdueshëm që bëhet faktor në përzgjedhjen e ushqimeve të pashëndetshme.

Dy justifikimet më të përsëritura nga njerëzit që nuk hanë mëngjes janë: mungesa e urisë dhe e kohës.

Por pavarësisht tyre, askush nuk duhet t’i thojë ‘jo’ një mëngjesi që përmban vezë, kos dhe fruta.

Një mëngjes i tillë ofron proteinë, fibër e karbohidrate, të mjaftueshme për një ditë plot me energji.

Vitaminat më të mira kundër plakjes së lëkurës – Ushqimet ku gjenden

Vitamina C luan rolin e antioksidantit që lufton radikalet e lira dhe zhbën dëmin e shkaktuar nga stresi oksidues.

Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës nuk kërkon vetëm aplikimin e kremërave dhe solucioneve të shtrenjta.

Sekreti i vërtetë i shëndetit të lëkurës shkon përtej sipërfaqes së saj.

Bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat mund të merren jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve.

Roli i Vitaminave për Shëndetin e Lëkurës

Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin por edhe për paraqitjen e lëkurës.

Vitaminat janë një grupim përbërësish organikë të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit.

Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë.

Suplementët më të Mirë për Lëkurën

Kolagjeni

Me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit në organizëm nis të bjerë duke shkaktuar rrudha dhe varje të lëkurës.

Kolagjeni është një nga suplementët më të mira kundër plakjes së lëkurës.

Ai ndihmon elasticitetin e lëkurës dhe hidratimin e saj.

Ushqimet e pasura me kolagjen janë frutat dhe perimet e kuqe, arrat, farat e linit, limonët dhe portokallet ashtu si edhe lakra e bardhë dhe avokado.

Vitamina D

Vitamina D është e nevojshme kundër psoriazës.

Ajo i jep lëkurës shkëlqimin e munguar, forcon imunitetin, kockat e të tjerë.

Ushqimet e pasura me vitaminë D janë qumështi, veza, gjiza pa kripë, salmoni, peshku ton, si dhe kërpudhat.

Vaji i Peshkut

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të shëndetshme jo vetëm për zemrën por edhe kundër inflamacionit që shkakton dëme të forta në lëkurë.

Ky vaj shërben më së miri për pastrimin e lëkurës nga aknet dhe puçrat.

Lëngu i Kockave

Ky lëng që përftohet nga zierja disa ditore e kockave dhe palcës së shtazëve është i pasur me minerale dhe kolagjen.

Kjo proteinë përmirëson elasticitetin e lëkurës por edhe zbut rrudhat.

Kolagjeni pakëson aknet dhe psoriazën.

Biotina

Biotina është pjesë e kompleksit të vitaminave B që treten në ujë.

Ajo është një ndër vitaminat më të mira për flokët, lëkurën dhe thonjtë.

Nëse nuk e merrni nga ushqimet, sigurohuni që ta merrni nëpërmjet multivitaminave apo suplementëve.

Ushqimet e pasura me biotinë janë arrorët, mishi i kuq, peshku, farat e lulediellit, kafja, kastravecat, sallata e gjelbër, spinaqi etj.

Vitamina A

Kjo vitaminë është në linjën e parë të mbrojtjes kundër plakjes.

Ekspertët rekomandojnë aplikimin e kremërave me vitaminë A në vend të konsumit të sasive të mëdha të kësaj vitamine.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë toksicitet dhe të rrisë rrezikun e defekteve në lindje dhe dobësimit të kockave.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.

Multivitaminat

Shumica e multivitaminave përmbajnë një përzierje të larmishme vitaminash dhe mineralesh.

Multivitaminat merren në rastet kur ushqyerja është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat për vitamina dhe minerale.

Secili prej përbërësve të multivitaminave janë të nevojshme për lëkurën, elasticitetin e saj dhe hidratimit.

Vitamina C

Vitamina C luan rolin e antioksidantit që lufton radikalet e lira dhe zhbën dëmin e shkaktuar nga stresi oksidues.

Ajo stimulon sintetizimin e kolagjenit kundër rrudhave dhe për një lëkurë të lëmuar.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.

Vitamina E

Vitamina E lufton radikalet e lira dhe mbron shëndetin e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit.

Vitamina E në formë vajore është shumë e mirë edhe për shëndetin e flokëve dhe ndihmon në rritjen e tyre.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë./AgroWeb.org

Çaji i dafinës me kanellë për rënien e shëndetshme nga pesha

Çaj Dafine.

Ka raste që pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme apo aktivitetit fizik, njeriu e ka në dukje të pamundur të humbasë kilogramët e tepërt.

Në raste të tilla vijnë në ndihmë kurat tërësisht bimore që nuk e dëmtojnë organizmin.

Një shembull i këtyre kurave gjendet tek çaji i dafinës me kanellë, që sipas ekspertëve të AgroWeb.org ofron një rënie të shëndetshme nga pesha.

Për më tepër, ky çaj përmirëson ndjeshëm tretjen.

Si Të Përdorni Çajin e Dafinës dhe Kanellës Kundër Mbipeshës

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org shprehen se çaji i dafinës dhe kanellës është një pije e shkëlqyer dhe e shëndetshme.

Si dafina, ashtu edhe kanella kanë vlera të jashtëzakonshme për përmirësimin e tretjes dhe pastrimin e organizmit.

Nëse ky çaj konsumohet rregullisht ai ndihmon në tretjen e depozitave dhjamore në trup.

Të jemi të qartë, kjo kurë nuk premton mrekullira por nëse konsumohet rregullisht ofron rezultate shumë të mira.

Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha.

Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat.

Dafina nga ana tjetër nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.

Akumulimi i lëngjeve në inde e bën më të vështirë rënien nga pesha, por dafina e lehtëson atë.

Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:

1 litër ujë,

1 lugë çaji me kanellë pluhur,

6 gjethe dafine

1 lugë gjelle mjaltë

Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës.

Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta.

Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë derisa lëngu të ketë një nxehtësi normale.

Kullojeni atë dhe servireni në filxhan duke e ëmbëlsuar me mjaltë.

Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës.

Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht dhe nëse doni edhe më shumë për rezultate më të plota. 

Për personat që vuajnë nga probleme shëndetësore rekomandohet më parë konsulta me mjekun./AgroWeb.org