VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Per prishjen e Teatrit po dua te flas me fjalet e Kasem Trebeshines! Nga Iris Halili

By | May 28, 2020

Komentet

A i lexon qeveria konkluzionet e samitit të BE? – Nga SHABAN MURATI

 BE nuk i njeh pretendimet e Greqisë për shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike në hapësirat detare midis Greqisë dhe Turqisë. Ky qendrim zyrtar diplomatik i nivelit më të lartë është shprehur në mënyrën më të qartë në komunikatën përfundimtare të samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE, i zhvilluar në datën 1-2 tetor 2020 në Bruksel. Në konkluzionet e samitit për marrëdhëniet e jashtëme, në kapitullin për Mesdheun Lindor, për konfliktin midis Greqisë dhe Turqisë në këtë rajon të Mesdhut, në pikën 16 deklarohet tekstualisht: “BE përshëndet njoftimin që Greqia dhe Turqia do të fillojnë bisedimet e tyre direkte eksploruese, që synojnë delimitimin e shelfit kontinental dhe të zonës ekonomike ekskluzive midis dy vendeve”.

Pra BE nuk i njeh pretendimet e shpallura të Greqisë për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive në Mesdheun Lindor dhe i cilëson ato si të papërcaktuara midis dy vendeve, delimitimi i të cilave sipas samitit të BE është objekti, që synojnë bisedimet direkte eksploruese midis dy vendeve. Kjo don të thotë që për të kuptuar tensionet në Mesdheun Lindor duhet lexuar se çfarë thotë samiti i BE dhe diplomacia e nivelit më të lartë të BE edhe jo se çfarë thotë kryeministri Micotaqis apo ministri i jashtëm Dendias. Konkluzionet e samitit të BE, jo nuk e përshëndesin, por as e zënë me gojë të drejtën të Greqisë për të zgjeruar ujrat territoriale greke në 12 milje në detin Jon dhe në detin Mesdhe, akt për të cilin në vend që të alarmohesh, qeveria shqiptare u mallëngjye dhe i lexonte publikut Konventën e Detit si zbulim dhe si letër dashurie nga Akropoli. Injorimi i samitit të BE për të futur në konkluzionet e veta të drejtën e Greqisë për të ndryshuar hapësirën e ujrave territoriale në 12 miljë është shenjë e qartë diplomatike e nivelit më të lartë e mosaprovimit nga BE të ambicjeve greke për të kthyer Mesdheun në një det grek. Shpresa ime është që qeveria e Shqipërisë të gjejë kohë në pushimet midis dy çfaqjeve televizive dhe të lexojë komunikatën e samitit të BE për mosnjohjen e pretendimeve greke për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive në Mesdheun Lindor. Kjo do ta ndihmojë të nxjerrë mësimet e duhura për të ruajtur interesat e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Shqipërisë përballë opiumit të ri detar, që dyshja Micotaqis-Dendias po i servir me nxitim qeverisë shqiptare.

Shqiptarët qeverisen nga insektet e kalbura – Nga Aurel Dasareti*

 

Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur se skllevër të kujt duan të jenë. Dhe, pasi kanë vendosur të jenë  spektatorë të jetës, nuk duhet të habiten që ajo që shohin është teatër.

***

Prandaj, në vend që të ngrihen, protestojnë, vazhdojnë të zvarriten, përulen, shiten për një thes miell. E kuptoj varfërinë, por ai thes mielli është vetëm një gëzim jetëshkurtër, fals. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se gëzimi i rremë.

Kushdo që ka qenë i dehur nga pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe për një vit, nuk do të heqë dorë kurrë nga ai vullnetarisht.

***

Kanë ardhur rrethanat dhe çasti që shqiptari të zgjedh midis vështrimit e veprimit. Kjo do të thotë të bëhesh burrë.

Të qenët në një gjendje të papërcaktuar, me dy mendje, është e tmerrshme. Meraklitë që shqetësohen më shumë për rënien e mirëqenies së serbëve sesa për veten, janë shqiptarët. Por, për një zemër atdhetare të pamposhtur dhe krenare nuk ka rrugë të mesme.

Shqiptar, mos vajto partinë “tënde” dhe insektet e kalbura që kanë shpallur vetveten politikë-bërës. Por fillo të mendosh, të gërryhesh e të brengosesh për mirëqenien dhe të ardhmen e pasardhësve tuaj. Mos lejo që insektet t`ia dhurojnë pushtuesve edhe atë pak tokë arbërore që të ka mbetur. Në shpirtin e tyre nuk gjendet atdhedashuria, siç ua thonë iluzionet e juaja, por krimbi. Prandaj aty duhet ta kërkosh.

Të  jetosh nën atë sistem të kapur nuk  është  lehtë. Shqiptarët, për shumë arsye, vazhdojnë të bëjnë veprime joracionale që ua imponon ekzistenca, në vazhdimësi i zgjedhin dështakët e këtyre 20-30 viteve. Kjo ndarje e pakuptimtë nga logjika, përbën ndjenjën e absurditetit, marrëzinë që është tërësisht në kundërshtim me arsyen e mendjes së shëndosh.

Të  gjitha  veprat  dhe mendimet  e  mëdha  kanë  një bazë burimore apo fillim të thjeshtë. Veprat e mëdha shpesh mund të lindin në një çajtore, njëlloj ndodhë edhe me absurditetin.

***

Insektet e kalbura nënshkruajnë gjithçka që pushtuesi kërkon, edhe atë jo vetëm për shkakun se janë tradhtarë, të korruptuar, hajna, servil, por edhe të pagdhendur si duhet, u mungon trimëria , burrëria, dituria elementare që të maten me ato të pushtuesve. Prandaj okupatorët nuk ndalen së kërkuari lëshime, derisa t`ju asgjësojnë plotësisht si vend dhe komb. Gjatë “marrëveshjeve” të pafund me kolonizatorët, të dy palët ulen në anë të kundërta të tavolinës, në karrige druri, ndërkaq ndërmjetësuesit (historikisht dashakeq të njëanshëm) vazhdimisht anojnë nga pala e më të fortit (e të përkëdhelurve të tyre) përveç tjerash edhe për faktin se këta “përfaqësuesit” tanë i konsiderojnë: “Është ulur druri në dru!”

Por, nuk është faji i “ndërmjetësuesve” të tipit Mr. Bean që shqiptarët sundohen nga servilët, që vetëm u bëjnë lajka më të fuqishmëve për të pasur përfitime vetjake.

***

Klounët në politikën shqiptare. Ju nuk jeni as fisnik e as kalorës të vërtetë siç u vlerëson ndonjë pseudo-intelektual, por kuaj, thënë më mirë, pela, prandaj edhe çështjen kombëtare e çoni “përpara” me hap pele, njashtu siç u ka urdhëruar pushtuesi. Dhe, është faji i popullit që ka zgjedhur të udhëheqin vendin insektet e kalbura që përveç ligësisë së bashkëlindur, janë të dobët dhe paaftë.

Kur një djalë i pa muskuj, zgjedh të bëhet peshëngritës, familjarët e tij, dhe as vendi nuk mund të presin që ai të fitojë dhe të sjellë ndonjë medalje në Lojërat Olimpike të financuara nga Rusia. Përkundrazi, duhet të jenë të kënaqur nëse gjatë “garave” djalit të tyre (gjoja se përfaqësuesit të vendit) nuk i janë thyer  unazat e boshtit kurrizor apo qafa. Harrojeni medaljen.

***

Janë të paaftë dhe të papërshtatshëm.

Një tragjedi dhe skandal i plotë, kombëtar. I gjithë aparati shtetëror shqiptar, në shtetin amë Shqipëri, Kosovë, FYROM (…) si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë kombëtar, ka rezultuar i paaftë, nën “udhëheqjen” e insekteve të kalbura.

Shqipëria, Kosova dhe territoret e tjera shqiptare nën okupim, për momentin, kanë nevojë për një udhëheqje të fortë patriotike, si në disa ish blloqe lindore (Vishegrad). Jo domosdoshmërish e njëjta politikë, por që në çdo rast funksionon ekskluzivisht për shqiptarët. Trojet arbërore duhet të qeverisen nga njerëz të pafajshëm që duan më të mirën për Shqipërinë dhe jo nga njerëz që duan prosperitet për veten e tyre.

Detyrat e presidentit apo kryeministrit përfshijnë ruajtjen e Kushtetutës dhe mbrojtjen e çdo qytetari të vetëm. Asnjë shqiptar nuk mund ta rregullojë vendin i vetëm, madje as një president e kryeministër. Ai gjithashtu kërkon qytetarë të informuar dhe ndriçuar nga mendja.

***

Insektet e paafta, të pamoralshëm e të pakarakter, me mungesë të rregullave ligjore, me prejardhje të diskutueshme etnike, pa ndjenja kombëtare, servil të pushtuesve dhe dashakeqëve të huaj, të korruptuar e pa integritet, nuk mund ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit të cilin e “qeverisin” (sundojnë): Paprekshmërinë, tërësinë tokësore (të pandarë) që për asnjë çmim – asnjë milimetër i saj nuk guxon t`i dhurohet armikut të përjetshëm.

***

Assesi jo minishengeni në Shqipëri dhe asociacioni (republika serbe) në Dardani, edhe sikur ta kërkojnë 100 BE-ja. Ruani sovranitetin dhe integritetin e vendit si sytë e ballit. Lëshimet që i bëhen okupatorëve, nuk e çon Kosovën (dhe Shqipërinë) përpara, vetëm e mban pezull, i hap rrugë synimeve të reja.

Gjithçka është e përkohshme, edhe BE-ja pra, që sidomos për shkak të globalizimit është në rrugën më të mirë të shpërndahet, mos sot atëherë nesër, ndërkaq pas kësaj në Shqipëri, Kosovë  dhe trojet tjera arbërore, përgjithmonë mbetet Serbia, Greqia, Rusia, pse jo edhe Bullgaria. Për këtë duhet të mbushemi me mend nga historia.

Përsëritja e përjetshme e një gabimi është si çdo ushtar që vritet; kështu edhe e vërteta duhet të jetë e përjetshme dhe gjithnjë e përsëritur në mijëra forma. Dhe, jo histori alternative, jo bajga të sajuara.

***

Përveç shtetit amë, edhe Kosova nuk është shtet ligjorë, sepse prej ditës së parë të pavarësisë, është e kapur nga klanet kriminale, ashtu që çdo marrëveshje e fshehtë me fqinjët pushtues, që është dëmshme për vendin, në një shtet ligjorë do të shpalleshe e pavlefshme, ndërsa fajtorët do t`u arrestoheshin menjëherë, të akuzuar për krime të rënda: Tradhti ndaj Vendit.

Për këtë çështje madhore aktuale, ku rrezikohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, duhet të angazhohen avokatët e mirëfilltë të vendit dhe të huaj, patjetër. Ndërkaq, mediat kombëtare (ato të pakta që i kemi) duhet të bashkëpunojnë midis tyre që të mos u japin asnjë terren propagandues kalemxhinjve gjysmë-analfabet dhe antikombëtar, edhe sikur të postonin 100 foto të vetat nën çdo shkarravinë që e qëndisin, sepse e çorientojnë dhe hutojnë opinionin i cili nuk di pastaj kujt t`i besoj. Media duhet të kthjellohet, zgjohet, informoj, paralajmëroj, alarmoj, drejtoj, sulmoj sa s`është bërë tepër vonë.

Mungesa e një shteti të mirëqenies intensifikon tensionet shoqërore dhe konfliktet. Për më tepër, jo-kultura e mediave dhe politika e individualizuar e bëjnë fokusin personal intensiv. Krijon një qëndrim: të “vrasësh” ose të “vritesh”, ku çdo grua dhe çdo burrë është për vete.

Media është bërë shumë e fragmentuar dhe njerëzit lexojnë ato gazeta-portale dhe ndjekin ato kanale televizive që u tregojnë atyre çfarë duan të dëgjojnë. Kjo çon në përforcimin e mendimeve dhe qëndrimeve, në të njëjtën kohë kur ato nuk diskutohen dhe nuancohen.

***

“Marrëveshjet” kanë qenë të paligjshme, prandaj zyrtarisht duhet të zhvlerësohen. 

Zhvlerësojini si të pavlefshme (vdekjeprurëse për kombin dhe vendin) marrëveshjet e paligjshme, të nënshkruara qysh përpara shumë vitesh nga mburraveci modern i shtetit të ri, dhe sllavi i jugut kërma, pa njoftuar popullin se çka nënshkruhet: Paqetat e rënda të Ahtisaarit dhe Gjashtë pikë-çuditëset e Ban Kimunit, që duhet t`u rikthehen shpikësve, le t`i zbatojnë në vendet e veta. Dhe, asnjë kloun i huaj, qoftë ai edhe i autorizuar nga BE-ja jo korrekte, nuk mund të ndryshoj Kushtetutën e Kosovës shqiptare, në dobi të sivëllezërve të tij serb.

Në shtetet demokratike, edhe Gjykatësi përjashtohet nga gjykimi i ndonjë çështjeje për shkaqe afërsie me njërën nga palët.

Skualifikimi (pavlefshmëria), do të thotë që një person nuk mund të marrë një vendim në një çështje, ose të marrë pjesë në hetimin ose vlerësimin e tij, për shkak të lidhjes së tij me çështjen ose personat që mund të preken nga vendimi që do të merret. Shkelja e rregullave për paaftësinë, si rregull i përgjithshëm, do të çojë në rezultatin që vendimi përkatës, aktgjykimi ose vendimi bëhet i pavlefshëm.

***

PS: Shpjegimet e letrave të mia i bëjë nga këndi shoqëror, e jo ai ideologjik sepse nuk i takoj asnjë partie, vetëm sipas rastit, simpatizoj me ato që në momentet e caktuara përpiqen për Kombin dhe Vendin.

 

*Aurel Dasareti, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

FOTO E DITËS – Foshnja e sapolindur ia heq maskën mjekut: fotografia e “shpresës”

VOAL – Në këtë fotografi një foshnjë e sapolindur ia heq maskën Dr. Samer Cheaib i cili e ndihmoi atë të lindte. Shkrepja vjen nga Dubai ku Cheaib mban të voglin në duar: «Të gjithë shpresojmë se kjo mund të jetë një shenjë dhe së shpejti të gjithë do të heqim maskat».

E ndarë mijëra herë dhe e shijuar nga përdoruesit në të gjithë botën, fotografia u bë virale për disa minuta. Ashtu si për një kohë të shkurtër ndjekësit e Dr. Samer Cheaib janë rritur, duke përdorur profilin e tij në Instagram për të treguar punën e tij nga një klinikë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë këtyre muajve të gjatë të pandemisë, vepra e tij shndërrohet në një mesazh pozitiv dhe, si në këtë rast, të shpresës së vërtetë. eb

VLERAT E UÇK I MBRON POPULLI DHE JO LIGJET HORRAKE! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Ngulmuese vazhdojnë të jenë partitë e PAN-it, për miratimin e një ligji absurd, siç është ai i “Mbrojtjes të vlerave të luftës të UÇK-së!” Qëllimet janë të errëta:
     1) Përvehtësimi i dhunshëm i luftës, pa qenë pjesë e saj;
     2) Të  imponohet heshtja e popullit, për batakçillëqet, deri në krime, të disa “komandantëve”, që fshihen prapa UÇK-së;
     3) Privilegje e zhvatje të tjera të buxhetit shtetëror, nga profiterët hileqarë në emër të luftës të pabërë;
     Kjo ngjason me nismat ligjore “kundër shpifjes”, për t`ua mbyllur gojën shqiptarëve të poshtëruar dhe të varfëruar, të inicuar nga autokratët despotë, tregtarë të tokave shqiptare, nga bastardët Edvin Rama dhe Hashim Thaçi.
     Edhe 20 vjetë pas çlirimit, Kosova nuk është liruar nga kriminelët, bandat e banditër, të cilët, në emër të luftës të UÇK-së, kanë ekzekutuar bijtë më të mirë, më të devotshëm dhe atdhetarë të dëshmuar në paqe dhe në luftë. Janë, pikërisht, njerëzit e lakuar për krime, haraç, uzurpime të pronave shtetërore e shoqërore, të cilët janë më të zëshmit, për bërjen dhe aprovimin e ligjit absurd, kinse, për “mbrojtjen e e vlerave të luftës të UÇK-së!” Por, “harrojnë” se këto vlera i mbronë populli dhe jo ligjet imponuese horrake!
     Në Kosovë është bërë një luftë disa mujore, me një pjesëmarrje simbolike të luftëtarëve, afër 1 %  e popullatës të Kosovës. Ndërkohë që në vendet me vetëdije të lartë të lirisë, thirrjes së parë për luftë, i përgjigjën nga 8 deri 12 % luftëtarë vullnetarë. Arsyeja e angazhimit të përqindjes të ulët në luftë, ishte se e majta ekstreme e Kosovës e sabotoi luftën e organizuar, e cila tutore, këshilluese e kishte Tiranën zyrtare social-komuniste, e lidhur fort me disa shtete armike të Kosovës!
     Populli i Kosovës, më shumë se asnjë popull tjetër në rajon dhe botë, respekton vlerat e luftës për çlirim e liri. Për aq sa është luftuar, për 800 dëshmorët e rënë dhe tej 1.000 viktimave të luftës, ka ngritur qindra pllaka përkujtimore, lapidare, e shtatore, sheshe dhe momoriale, me hapësira të bollshme betonuese, duke i hyrë në hak edhe natyrës, ekologjisë, hapësirave gjelbëruese.
     Shteti i Kosovës, përtej mundësive reale të tij, ka zgjidhur, mrekullisht mirë, trajtimin e Familjeve të Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës. Madje, edhe për gërvishtjet trupore nga ciflat e granatës, paguan invaliditët, pavarësisht se “invalidi” punon edhe 12 orë në ditë, pa u pengua nga plagosja e lehtë! Këtu është fjala vetëm për profiterët, që shtirën, kinse, për “pa aftësi totale për punë!”
     Përjashtim bëjnë Familjet e luftëtarëve FARK-istë dhe të veprimtarëve të LDK-së, të ekzekutuar nga “bandat e kuqe”, të cilët janë denigruar, anatemuar dhe përjashtuar nga çfarëdo trajtimi material dhe moral. Gratë nëna, të mbetura të veja, heroina të një kohe zezonë, me mundime rritën, shumë qindra fëmijë jetimër. Edhe sot e gjithë ditën, disa krerë kriminelë të LPK-së, hafije të hershme të Serbisë, trillojnë e shpërndajnë shpifje e mjegullnajë se, gjoja “vrasjet politike, janë viktima të lidërshipit të LDK-së!” Maksima: “Shpif, shpif, se diçka mbetët”, gjithnjë e përdorshme
     Bilëz, edhe vrasjen dhe karbonizimin, në veturën e tij, të një dëshmitarit potencial të Gjykatës Speciale, në prag të kësaj pranëvere, duan t`ia faturojnë LDK-së. E vërteta është se ajo ishte vrasje brenda llojit. Dëshmitë e bollshme flasin për lidhjet e tij me të gjitha grupet, fort të përfolura dhe zotëronte informacion të dorës së parë. Ndërkohë që LDK-ja kurrë nuk ka pasur struktura të krimit dhe aq më pak mund të besohet eliminimi i kuadrove të saj, si Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdaraj me shokë, bashkëpunëtorë besnikë të Presidentit Rugova.
       Për PAN-istët, edhe “veteranët” e rremë, janë vlerë e UÇK-së!?
     Partitë e ekstremit të majtë enveristo-staliniste, deri sa pretendojnë se në luftën e Kosovës morën pjesë, të paktën,  60 mijë ushtarë, tani, edhe “veteranët” e rrejshëm të UÇK-së, i konsiderojnë vlerë! Nën presionin enorme, shantazhin dhe kërcënimin kriminal të Shoqatës të OVL të UÇK-së, e ndërsyer nga partitë e PAN-it, me qëllim të rrëzimit  të qeverisë të suksesshme të kryeministrit Isa Mustafa, pa asnjë arsye objektive, kërkuan pagesën e menjëhershme të veteranëve të luftës.
     Zoti Mustafa, i cili karrierën politike e vuri mbi interesin shtetëror e kombëtar, në  vend që të dorëhiqej, filloi lëvrimin, dhënien e parave për 12.700 veteranë të mirëfilltë dhe 33.600 “veteranë” të rrejshëm. Tashmë, këto shifra kanë ndryshuar me rritje! Nga këto pagesa abuzuese, rezulton se, deri disa muaj më parë, janë abuzuar, grabitur 89 milionë euro nga buxheti shtetëror!!!
     Nga 3.000 “veteranë” të listuar nga Shqipëria, kryetari i OVL të UÇK-së, gjeneral Spiro Butka, thotë se  vetëm 186 veteranë, janë pjesë e luftës.  Ai citon me emër njërin nga ish-kryetarët e OVL të UÇK-së, i cili ka shitur dëshmitë e veteranëve dhe, i njëjti ka hapur biznese në Shqipëri!
     Duke i paguar, qoftë edhe veteranët e vërtetë, shteti i bëri mërcënarë, luftëtarë me pagesë, ushtarët e lirisë! Ndërkohë, pjesë e krimit u bë edhe “gjymërtliu”, me paratë e taksa-paguesëve të Kosovës, Isa Mustafa, i cili, edhe pse kishte një armatë zyrtarësh përrreth, nuk  bëri asnjë verifikim të Listave të Veteranëve. “Nëse do ta bënte këtë dhe t`i kthente prapa dosjet, ne do ta bënim korrigjimin e nevojshëm”, – deklaron Çeku. Këtë akuzë kundër Isa Mustafës e bëri i akuzuari i parë, kryetari i Komisionit-bandë të regjistrimit dhe të verifikimit të listave të veteranëve, gjeneral Agim Çeku.
     Zakonisht, për kushtet dhe mundësitë e shtetit të brishtë dhe të fiktë të Kosovës, një shpërblim meritor shteti mund t`ju premtonte, me garanci  zbatimi, si shtesë të pensionit të pleqërisë, ashtu siç është praktikuar për veteranët e Luftës së Dytë Botërore.
     Çuditërisht dhe cinikisht, është ky Komision falsifikatorë të Listave të Veteranëve, në koordinim me Shoqatën e OVL të UÇK-së dhe partitë e PAN-it, të cilët kërkojnë  miratimin në Parlament të një farë palo “ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës të UÇK-së”. Ndërkohë që janë, pikërisht, ata që i kanë përbaltur, më se shumti, këto vlera. Krimet serike, hajnia zyrtare, haraçi i përgjakshëm, privatizimet korruptive, tenderimet abuzive dhe format tjera përfituese e shpërdoruese, të pasurive të brezave shqiptarë, ka qenë dhe mbetët goditja më e madhe e vlerave të mirëfillta të luftës të UÇK-së.
     Jo me kot thonë se “Turpi nuk ka mbytur askënd!”

THEMELOHET FONDI XHIM XHEMA PRANË UNIVERSITETIT KANSAS NË NDER TË ISH-SENATORIT ROBERT DOLE – Nga Frank Shkreli

 

Në një njoftim të përhapur të ënjtën nga (Kansas University Endowment”), për mediat amerikane dhe shqiptare, thuhet se biznesmeni dhe mbrojtsi i çeshtjeve kombëtare, Z. Jim (Xhim) Xhema me origjinë shqiptare nga Greenwich i shtetit Konetikët në Shtetet e Bashkuara i dhuroi $500,000 (gjysëm million) dollarë Institutit Dole pranë Universitetit të shtetit Kansas.  Në njoftim thuhet se ky gjest i Z. Xhema është një vlerësim i punës së Senatorit Robert Dole due jepet në shenjë falënderimi për diplomacinë dhe mbështetjen ndaj çeshtjes së Kosovës gjatë dekadave dhe për miqësinë e tij të gjatë me Senatorin republikan Bob Dole.

 

Një lidhje politike që bashkoi akktivistin shqiptaro-amerikanin Jim Xhema dhe Senatorin e shtetit Kansas, Z. Bob Dole është kthyer në një miqësi midis këtyre dy burrave që ka zgjatur për më shumë se 30 vjet, theksohet në njoftimin e shpërndar për median.   Kjo miqësi, e lindur nga një fëmijëri me shumë gjëra të përbashkëta dhe bazuar në respektin e ndërsjelltë midis këtyre dy burrave, frymëzoi dhënjen e kësaj dhurate prej 500,000 dollarësh Institutit Dole, pranë Universitetit Kansas, thuhet në njoftimin e Universitetit Kansas.  Njoftohet se dhënja e kësaj dhurate ishte planifikuar të jepej njëkohësisht me ceremoninë e zbulimit të statujës së Senatorit Dole në Prishtinë, gushtin që kaloi, në kryeqytetin e Kosovës, në kujtim dhe në nderim të 30-vjetorit të vizitës së parë të Senatorit Dole, me gjashtë kolegët e tij senatorë të njohur amerikanë,  në Prishtinë.

 

Ishte kjo vizita e parë e Senatorit Robert Dole në Kosovë, vizitë e cila konsiderohet edhe sot si pikëkëthesa për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë që gëzon sot Kosova. Senatori Dole dhe kolegët e tij, dëshmuan para botës dhe komunitetit ndërkombëtar abuzimet serbe të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, por edhe për qendresën e tyre të fortë përball këtyre abuzimeve.  Sipas shumë vërejtësve, me vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovë në vitin 1990 filloi edhe “ndërkombtarizimi i çeshtjes së Kosovës”, për të cilën fliste aq shpesh ish-Presidenti historik i Kosovës, i  ndjeri Dr. Ibrahim Rugova,  njëkohësisht edhe mik i ngusht i Z. Xhema dhe i Senatorit Robert Dole, si dhe krye-protagonisti i miqësisë së përhershme midis Shteteve të Bashkuara dhe shqiptarëve — në një kohë — kur pak kush dinte gjë për Kosovën dhe për shqiptarët.

 

Në njoftimin për themelimin e Fondit Xhema thuhet se Jim Xhema është takuar për herë të parë me Senatorin Dole në vitin 1987, kur Z. Dole ishte udhëheqësi i shumicës republikane në Senatin amerikan.  Z. Dole ishte ndër liderët e parë politikë Amerikanë që solli vëmendjen ndaj gjëndjes në Kosovë dhe popullsinë e saj, kryesisht, etnike shqiptare si dhe përpjekjeve të saj për liri nga sundimi serb gjatë viteve 1980 dhe ’90 – kur qeveria serbe kishte vendosur ligjin e shtet-rrethimit dhe sundimin diktatorial mbi popullsinë shqiptare.

 

Gjatë ceremonisë që u mbajt në Prishtinë gushtin që kaloi, për të nderuar Senatorin Dole, Z. Xhema tregoi se megjithse ata u rritën në dy botë të ndryshme, të dy u rritën në ferma bujqësore.  “Të dy e kuptuam se, në fëmini, ishim rritur në një mënyrë shumë të ngjashme me njëri tjetrin dhe se kemi shumë parime të njëjta,” është shprehur Z. Xhema, siç raporton gazeta shqiptaro-amerikane, Illyria në Nju Jork.

 

Ndërkaq, në njoftim thuhet se Senatori Dole falënderoi Z. Xhim Xhema, mikun e tij prej një kohe të gjatë, për dhuratën dhe për vizionin e tij për paqe dhe liri.  “Xhim Xhema ka qenë miku im i ngushtë për shumë dekada.  Ai është një njeri i shquar dhe i veçantë”, tha Robert Dole, njëri prej politikanëve më të njohur të Amerikës të shekullit të kaluar dhe më vonë.  “Besnikëria dhe miqësia e Xhimi-t gjatë viteve, kanë qenë gjithmonë shumë domethënëse për mua, në nivelin personal, ndërsa dhurata e tij e fundit për Institutin Politik Dole, është një dëshmi e vërtetë e bujarisë së tij të pakufishme dhe e angazhimit të tij të vendosur për ta bërë këtë botë më të mirë për brezat e ardhëshëm”, është shprehur ish-Senatori Dole.

 

Fondi i Mundësisë Jim Xhema (“Jim Xhema Opportunity Fund”) do të sigurojë mbështetje për Institutin e Politikës Robert J. Dole për programet dhe ekspozitat publike të Universitetit Kansas.  Për të respektuar dëshirën e Z. Xhema, ky fond do të përdoret për të sponsorizuar programe dhe ekspozita me tema dhe subjekte mbi Shqipërinë, Kosovën, Shqiptaro-Amerikanët ose rajonin e Ballkanit, në Evropën Juglindore. Ky fond mund të sigurojë gjithashtu mbështetje për studiues që do të merren me kërkime shkencore në kuadër Koleksioneve të posaçme dhe Arkivit Robert dhe Elizabeth Dole, thuhet në njoftimin për media.

 

Ndërsa Z. Bill Lacy, Drejtori i Institutit Politik Dole pranë Universitetit Kansas, i shprehu mirënjohjen e tij të thellë Z. Xhim Xhema për dhuratën duke thenë se Instituti Dole do të përfitojë shumë nga kjo dhuratë bujare.  “Ne të Institutit Dole jemi vërtetë të nderuar dhe mirënjohës ndaj Z. Xhema për këtë dhuratë bujare”, tha Lacy.  “Kontributi i tij do të ndihmojë që të sigurojmë — që ne të vazhdojmë të nderojmë trashëgiminë e Senatorëve Bob dhe Elizabeth Dole dhe të hapim mundësi të reja për të zgjëruar programimin dhe kërkimet shkencore në fusha të reja dhe për audienca të reja”, përfundon njoftimi për themelimin e Fondit Xhim Xhema pranë Universitetit Kansas, në nder të ish-Senatorit të Shteteve të Bashkuara, Z. Robert Dole.

 

Vizita e Senatorit Robert Dole në Prishtinë në vitin 1990, ishte si të thuash katalizatori që vuri në lëvizje ndërkombtarizimin e “Çeshtjes së Kosovës”.  Ishte paralajmërimi i parë për Washingtonin zyrtar dhe botën se në Kosovë punët ishin shumë keq për shqiptarët, madje pat parashikuar edhe fundin e ish-Jugosllavisë si shtet federativ.

 

Pas “shtypjeve shokuese” që kishte parë në Kosovë ndaj shqiptarëve të asaj krahine nga ana e forcave policore serbe, ish-Senatori Dole ia nisi punës për të sensibilizuar Kongresin, por edhe popullin amerikan dhe botën për krimet dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që po ndodhnin në Kosovë kundër shqiptarëve autoktonë, nga forcat kriminale të Millosheviqit, duke e cilësuar atëherë situatën në Kosovë si të rrezikshme dhe të pa parashikueshme.  Kjo ishte, pikërisht, edhe periudha që njëherazi vuri në lëvizje edhe lobimin në Kongres dhe pranë qeverisë federale të komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili megjithëse i vogël në numër, arrijti të siguronte një mbështetje të pa parë deri atëherë — në qarqet e politikës amerikane – në favor të të drejtave dhe kauzave të shqiptarëve në trojet e tyre autoktone në ish-Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, në përgjithësi.

 

Aftësia që e dalloi Z. Xhim Xhema dhe veprimtarinë e tij gjatë dekadave në Amerikë ishte se ai dijti të zgjidhte dhe të bënte miqë për shqiptarët në Washington, nga të dy partitë politike kryesore të këtij vendi – republikanë dhe demokratë — dhe ndër politikanët më të dalluar due më me influencë të këtij vendi demokratik, njerëz me vlera morale dhe politike, por edhe human si Robert Dole, që besonin në lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut për të gjithë popujt, pa dallim.  Ishte fati ynë që komuniteti shqiptaro-amerikan kishte njerëz si Xhim Xhema i cili me veprimtarinë dhe me miqësinë e tij me politikanët më të njohur të këtij vendi – bëri që “çeshtja e Kosovës” dhe të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në përgjithësi, — gjatë një periudhe shumë kritike të historisë së shqiptarëve – interesat e tyre të ishin në krye të listës së politikës së jashtme amerikane, gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe fillimim shekullin XXI.  Njëri prej këtyre ishte edhe ish-Senatori Robert Dole, “Një mbështetës i pazevëndsueshëm i Kosovës, duke qëndruar pranë dhe në mbështetje të popullit të këtij vendi, në përpjekjet e tija për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të lirë”, siç e ka cilësuar Senatorin Dole, ambasadori aktual amerikan në Prishtinë, Z. Filip Kosnett.  Ndërsa Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) në vitin 2003 e kishte vlerësuar kontributin e Z. Xhema, gjatë viteve, me  medaljen “Për Arritje të Mëdha në Jetë”, me motivacionin: “Për devotshmërinë e tij legjendare ndaj çështjes shqiptare dhe për punën e palodhur drejtë përmirsimit të jetës së shumë shqiptarëve, në të dy anët e Atlantikut.”

 

Ndihma prej dekadash e Senatorit Bob Dole dhe e politikanëve të tjerë amerikanë, është vlerësuar dhe nuk besoj se do të harrohen kurrë nga Kosova dhe as nga Kombi shqiptar.  Dhurata bujare — e veprimtarit të njohur prej dekadash në komunitetin shqiptaro-amerikan, Z. Xhim Xhema — për Institutin Dole të Universitetit Kansas – është një vlerësim tjetër i lartë që do të përjetësojë kujtimin e punës së palodhëshme të këtij burri të madh amerikan në mbështetje të drejtave bazë të njeriut, lirisë së shqiptarëve, në përgjithësi dhe pavarësisë së Kosovës dhe të lidhjeve të përhershme midis dy popujve tanë, në veçanti.

Frank Shkreli

Ish-Senatori Bob Dole me veprimtarin shqiptaro-amerikan të çeshtjes kombëtare, Z. Xhim Xhema


Ish senatori Dole (majtas) me Prof. Sami Repishtin (në mes) dhe Xhemail (Jim) Xhemën.

Xhemail (Jim) Xhema (majtas) me ish senatorin Bob Dole dhe ish presidentin Bill Clinton, në mbrëmjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, në qershor 2003.

 

 

Respekt për ish-Presidentin Ibrahim Rugova

 

Gjithmonë midis veprimtarëve shqiptaro-amerikanë

 

 

 

Dhjetor 2016 në pritjen vjetore me rastin e festave të fund vitit, organizuar nga Xhim Xhema, për miqtë shqiptarë dhe amerikanë, në një prej lokaleve të njohura të New Yorkut.

Kryeministri Edi Rama do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë, nëse harron Serbinë – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

Kjo është e drejtë historike, e ligjshme, kushtetuese dhe ndërkombëtare e Kosovës dhe e Shqipërisë që të bashkohen në një shtet të përbashkët qoftë si federatë apo konfederatë, kjo varet vetëm prej vullnetit dhe dëshirës së Tiranës dhe të Prishtinës, jo prej askujt tjetër. Këtë të drejtë ua garanton e drejta ndërkombëtare.
Prandaj, edhe nëse çmenden serbomëdhenjtë Aleksandar Vulini, Alkesandar Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi, kryeministri Edi Rama  do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë, POR me kusht, nëse nuk fundoset në “bahçen e lakërave” të “Minishengenit” të Jugosllavisë-Serbisë së Madhe.
Mirëpo, edhe pas reagimit negativ e armiqësor të Aleksandar Vulinit kundër kryeministrit Edi Rama, se gjoja ai “është kokëtharë dhe i pafytyrë” , gjoja pse Rama qenke fotografuar para flamurit kombëtar shqiptar, kryeministri shqiptar, duhet ta ketë të qartë, që tani, të tërheqet nga “Minishengeni Ballkanik” (Vuçiq-Rama-Zaev), për shkak se Beogradi, edhe pas  30 viteve nuk ka ndryshuar politikën e Serbisë së Madhe të Slobodan Milosheviqit  ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike.

Prandaj, ky është shkaku kryesor, pse      Tirana dhe Prishtina, që tash, duhet ta harrojnë “Minishengenin” serbo-sllav ballkanik-JUGOSLLAVINË E RE !
Këtë e dëshmojnë edhe deklarat e Aleksandar Vulinit (ministër i Mbrojtjes së Serbisë), se gjoja presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duhet të krijojë “botën serbe, që do të thotë të gjithë serbët e bashkuar në një shtet serb”. Kështu, thoshte edhe parulla propagandistike shfarosëse-lebensraum e Slobodan Milosheviqit: “Aty ku është ngulitur një shtëpi serbe, aty është Serbi”.
Mirëpo, në praktikë i doli krejtësisht ndryshe, si thotë Nenad Çanak : “ Aty ku S.Miloshiviqi i ka mbrojtur shtëpitë serbe, ato janë djegur dhe rrafshuar deri në themel.”
Si duket, edhe sot, pas tri dekadash një “taksirat” të tillë shkatërrimtar dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit po e kërkojnë edhe Aleksandar Vulini, Ivica Daçiqi, Aleksandar Vuçiqi dhe patriarku i KOS-it, Irinej, të cilët me çdo kusht po luftojnë, që Kosovën ta zhbëjnë si shtet të pavarur dhe sovran. Këtë e dëshmon edhe lufta e tyre politiko-diplomatike dhe propagandistike në Dialogun e Brukselit (2011-2020), duke ngulmuar që pjesën e territorit verior të Kosovës, ta “pacifikojnë” së pari, në mënyrë paqësore, duke formuar “srpska zajednicën” si hap të parë-me bazament juridiko-ligjor, kushtetues dhe politik për formimin e “Republika srpska”, si hap të dytë. Ky është  objektivi, pse Beogradi po negocion në procesin e Brukselit, JO për ta njohur Republikën e pavarur të Kosovës, ashtu siç po gënjejnë hotët dhe hutët internacionalsitë shqiptarë. Mirëpo, kjo është gënjeshtër dhe mashtrim sui generis i popullit shqiptar në Kosovë.

Si të hyhet në “një thes” me Vulinin, kur kryeministrit shqiptar i thotë “kokëtharë” dhe i ”pafytyrë”!
-E, shihni, ore  internacionalistë të mjerë, se  politika zyrtare serbomadhe e Beogradit nuk ka evoluuar asnjë millimeter nga strategjia politike, diplomatike dhe propagandistike e Slobodan Milosheviqit as ndaj shqiptarëve të viktimizuar-mbi 13.0000 të vrarë e të masakruar, si dhe me mbi 1.400 të tjerë ende të pagjetur nëpër varreza masive në Serbi, ku tani flitet se, dikush nga vetë serbët i ka zbuluar edhe “16  lokalitete me varreza të viktimave të shqiptarëve në Sjenicë”, të vrarë dhe të maskaruar në Kosovë, por të importuar  me autofrigoriferë dhe me kamionë të ndryshëm në Serbi, me qëllim të fshehjes së krimeve të gjenocidit.
Me kë të bëhet paqe, me Vulinin-prototip  i S. Milosheviqit, që kryeministrit E. Rama ia mohon flamurin kombëtar dhe Shqipërinë Etnike?!
Jo, jo, o internacionalistë  të “dalldisur”, mos u mashtroni aq leht e aq naivisht, sepse nuk keni shans për të vjelur ndonjë Çmim Nobel ( e shihni se, Çmimin Nobel po e prêt qe 3 dekada, edhe internacionalisti dhe shkrimtari më i famshëm në botë, Ismail Kadare. Mirëpo, vetëm pse është shqiptar, askushi nuk e vë në “pullë”, edhe pse është shkrimtari më me vlerë në boë në fushën e artit të letërisë (prozë dhe poezi), edhe pse është paqësor, edhe pse është internacionalist, dhe pse është globalist), duke i bërë koncesione absurde Serbisë, në dëm të interesit të përgjitshëm  kombëtar , shtetëror dhe territorial të Shqipërisë Etnike.
-A, nuk i bindi internacionalistët  paqësorë shqiptarë, gjenocidi i fundit i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të bërë në Kosovë (1989-1999), të cilin internacionalisti Ibrahim Rugova plot një dekadi e luti me “lulen paqësore”, por kryekrimineli Slobodan Milosheviq me bashkëkriminelët e tij nuk pranoi dorën e pajtimit paqësor të Ibrahim Rugovës, por e bëri të kundërtën-përdori forcën, terrorin, terrorizmin, maskarat, deportimet dhe gjenocidin, me ç ‘rast e dogji shkrum e hi Kosovën, dhe i vrau mbi “13000 mijë shqiptarë”.
-E, tash, me vazhimin e Dialogut të Brukselit (liderët internacionalistë politikë shqiptarë si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë po ushqejnë iluzione të kota, se gjoja Serbia do ta njohë Kosovën)!?
Mirëpo, kjo është një shpresë e shkretë dhe shumë naive, sepse  nuk bëhet paqe e as nuk mund të zhvillohet asnjë bashkëpunim me kriminelë fashistë serbomëdhenj sikurse  Aleksandar Vulin(ministër i Mbrojtjes së Serbisë), që Shqipërinë Etnike  e quan “Velika Albanija” dhe UÇK-në e quan “terroriste dhe vrastare”.  Ndërkaq, kryeministrin Edi  Rama e kritikon , duke e ironizuar se “ sikur të kishte pasur tru, ai nuk do të fotografohej para  flamurit të Shqipërisë së Madhe”!?

 

Këto shpifje, intriga, gënjeshtra, urrjetje, akuza, dhe, këtë luftë speciale subversive  serbomadhe kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, i provon kjo deklaratë e çetniko-fashistit milosheviqian, Aleksandar Vulin (ministër i Mbrojtjes së Serbisë). Lexo në origjinal:) „Da Edi Rama ima mozga, ne bi pokušavao da napravi ‘veliku Albaniju’, da ima pameti, ne bi se slikao ispod zastave ‘velike Albanije’, a da brine o miru u regionu, ne bi hvalio ubice iz takozvane OVK i pokušavao da odredi ko će vladati Crnom Gorom“.(https://www.danas.rs/politika/vulin-da-rama-ima-pameti-ne-bi-se-slikao-ispod-zastave-velike-albanije/ )

-Shih, shih,  ky farë çetniku racist dhe nacionalist primitiv milosheviqian, me gisht kërcënues prej Beogradit mundohet t’ia tregojë vendin, se ku duhet të ulet dhe të fotografohet në shtëpinë e vet Edi Rama!? -Jo vetëm se e quan të  “pa tru, por edhe të pafytyrë, gjoja se ai po bën përpjekje që manastiret serbe në Kosovë, t’i pasqyrojë si trashigimi të popullit shqiptar, në librat shkollorë, të cilat po i shtyp qeveria e tij”.

Meqë sipas Vulinit (vërtet, kokëtharë, racist dhe injorant), kryeministri shqiptar Edi Rama “qenka pa tru dhe i pafytyrë”  vetëm pse  e do dhe e respkton flamurin kombëtar shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, prandaj edhe është fotograuar pranë tij, sepse simbolizon Shqipërinë e ribashkuar etnike, jo kurrfarë Shqipërie të madhe e as të vogël), atëherë, pse presidenti serb, Aleksanda Vuçiq ka pranuar të “paktojë” me Edi Ramën, duke hyrë në të njëjtin thes të “Minishengenit”, i cili nuk është gjë tjetër vetëm se vampirizim dhe mishërim i Jugosllavisë  titoiste, përkatësisht i Serbisë së Madhe të Pashiqit, të Sheshelit dhe të Milosheviqit.

Prandaj, Edi Rama ka bërë gabim të madh politik, kombëtar e shtetëror, që ka hyrë në “Minishengenin ballkanik”, ku fjalën kryesore, do ta ketë Serbia e Madhe në Ballakn, edhe si forcë politike, edhe si forcë ekonomike, edhe tregtare, edhe e biznesit etj., duke depërtuar në çdo pëllëmbë të territorit të Shqipërisë Etnike, duke pushtuar paqësisht edhe portet, limanet dhe detet e saj, pa asnjë pengesë (qoftë përmes shfytëzimit të vijës tokësore, ajrore dhe detare).  De fakto, ky është realizimi i ëndrrës shekullore të Serbisë së Madhe.  Për këtë arritje historike, Beogradi zyrtar, duhet t’i falënderojë BE-në, Tiranën  dhe Prishtinën, të cilat me projektet e tyre të përbashkëta integruese ia mundësuan Serbisë së Madhe, që të kthehet në vendet  e krimeve të gjenocidit serb në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike.  Kjo është fitorja më e madhe e Serbisë  kolonialiste dhe hegjemoniste ( 1912-2020).

    Sa  kokëtharë dhe regresiv është Vulini!

-Do rizgjerimin e Serbisë së Madhe në një “botë serbe”,  (të krijuar dhe të drejtuar nga kryeatri i saj, Aleksandar Vuçiq) që  të gjithë serbët të bashkohen nën “çatinë” e saj, kurse në anën tjetër, së bashku me Ivica Daçiqin (dora e djathtëe Slobodan Milosheviqit, të cilin serbët e quajnë “mali Sloba-Sloba i vogël), e atakojnë, e kërcënojnë, e ofendojnë dhe e padisin kryeministrin Edi Rama për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Për këtë qëllim Beogradi zyrtar dhe Tirana zyrtare këmbyen edhe nota diplomatike protestuese, duke e kundërshtuar njëra-tjetrën përmes amabasadorëve të tyre.

 Vulini e akuzon Edi Ramën, edhe  për shkak  të “lëvdatave të bëra vrastarëve të ashtuquajtur UÇK “!

Mirëpo, ai nuk  e di se UÇK-ja ishte  legale( d.m.th. e legjitime dhe e ligjshme) në mbrojtjen e popullit dhe të Kosovës kundër ushtrisë, njësiteve paraushtarake dhe policore pushtuese, terroriste, agresore dhe gjenocidale.

-UÇK-ja  ka zhvilluar luftë të drejtë çlirimtare dhe antikoloniale kundër forcave pushtuese të Serbisë në Kosovë (1991-1999) në përputhje me parimin “jus ad bellum, që do të thotë të drejtën e zhvillimit të luftës së armatosur të UÇK-së për realizimin e së drejtës së vetëmbrojtjes kundër agresorit serb.

Gjithashtu,  analfabeti Vulin, dhe të gjithë ata serbomëdhenj dhe hyzmeqarë të tyre nuk e dinë se UÇK-ja kishte bazë të qëndrueshme ligjore edhe nga Karta e Kombeve të Bashkuara sipas së cilës kryengritësit dhe forcat e rezistencës popullore  të Kosovës gëzonin të drejtën e plotë që me armë në dorë të luftonin kundër armikut pushtuese kolonial dhe gjenocidal serb, me qëllim që të jetësonin të drejtat e tyre për liri, për pavarësi dhe për vetëvendosje nga pushtuesi kolonial serb (1912-1999).

Po ashtu, lufta çlirimtare dhe antikoloniale e UÇK-së ishte në për puthje edhe me Deklaratën Universale  të Drejtave  të Njeriut të OKB-së (1948), ku në pjesën hyrëse, pasusi 3 thuhet : “Duke patur parasysh se është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t’i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes” .

Sa më simper e drejt e UÇK-së për ngritur në kryengritje kundër pushtimit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë (1989- 1999) nuk ishte vetëm e drejtë morale, politike dhe kombëtare, por edhe e drejtë e ligjshme, e njohur me të drejtën ndërkombëtare. Ky është  “letërnjoftimi” juridik ndërkombëtar i UÇK-së, kjo edhe bëri që UÇK-na ta mbështetin edhe Amerika, edhe NATO-ja në luftën e drejtë çlirimtare dhe antikoloniale kundër Serbisë pushtuese dhe gjenocidale (1989-1999).

Për viktimat e diktaturës, Dritero Agolli bëri aq sa mundi, si mundi, kur mundi në një kohë të pamundur Nga Elida Buçpapaj

 

(Kjo esse e Elida Buçpapajt është e përfshirë në librin me kujtime nga autorë të ndryshëm “Ky është Driteroi im” kushtuar Dritero Agollit  )

 

Nga babai im poeti Vehbi Skënderi, përveç vokacionit për të shkruar, kam trashëguar edhe mirënjohjen. Atij në jetë i kishin bërë mirë shumë pak vetë. Dhe nuk ua harronte kurrë. M’i ritregonte historitë se si e kishin ndihmuar, që të më nguleshin në mendje, duke u shtuar nga një hollësi. M’i përsëriste. Që t’i memorizoja në kujtesën time. E niste me Lasgush Poradecin, se si e kishte propozuar direkt anëtar të Lidhjes të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, pa kaluar në fazën e ndërmjetëme si kandidat.

Shqipëria e diktaturës ishte një zoopark me ujqër dhe ulkoja të gatshëm për të shqyer prenë e rradhës. Ishte krejt e pamundur të gjeje një mik kur partia të kishte shpallur të padëshiruar, armik të saj. Automatikisht miqtë e tu ktheheshin në armiq të armikut që papritmas bëheshe. Lufta e klasave thellohej deri tek të afërmit e ngushtë. Edhe ata të dënonin! Me mënyrën më të pashpirt. Të bënin hasha dhe të bojkotonin. Atëhere gjendeshe rrethuar nga faunë egërsirash.

Kështu ndihesha unë në të gjitha periudhat e çerekshekullit të parë të jetës time. Pa fëmijëri, me rini të vrarë, e izoluar, përjashtuar, për fajin se isha trashëgimtarja e vetme e një poeti dhe gruas së tij! Na kishin vrarë për së gjalli. Na kishin futur në krematoriumet e luftës të klasave duke na bërë të ndjenim deri në palcë urrejtjen që shoqëria ushqente kundër nesh. Mëshira ishte e ndaluar! Prandaj i kishin shembur paraprakisht kishat e xhamitë! Kur nuk i duheshim partisë, nuk i duheshim askujt. Sikur në këtë botë të na kishte sjelle kriminelja, partia komuniste me vone partia e punës e Shqipërisë. Për të na depersonalizuar na kishin injektuar në çdo qelizë frikën dhe na kishin rrethuar me përçmim si të padenjë për shoqërinë që kishin ndërtuar mbi themele eshtrash të pafajshmish.

Kjo dramë njerëzore me tre personazhe kishte nisur që kur im atë poet dhe publicist ishte 37 vjeç, nëna ime 29 dhe unë 5 vjeçare, për dy pamflete të tim eti, që nuk u botuan kurrë. Njërin prej pamfleteve im atë e kishte mbështetur tek një grup pune me figura të ndritura shkencëtarësh, ku kritikohej Akademia e Shkencave që mbulohej nga Manush Myftiu. Im atë ia paraqiti shkrimin kryeredaktorit të Zërit të Popullit Todi Lubonjës prej nga varej edhe Revista Ylli ku ai punonte. Ai shkrim ishte si deklarim lufte kundër Partisë, që menjëherë shpalli armiq dhe i konsideroi “grup antiparti” të gjithë emrat që i kishin kontribuar, përfshi edhe familjet, me gra e fëmijë. Im atë kishte bashkëpunuar me Prof. Selman Rizën, Prof. Zija Shkodrën, Prof. Dhimitër Pilikën, kolonel Dilaver Radëshin e major Bektash Bendon, i cili nuk e përballoi dot presionin psikologjik në mbledhjet linçuese në KQPPSH dhe vrau veten. Tim atë e dërguan për riedukim në Vaun e Dejës, ndërsa më 1974, në prag të spastrimit të madh që partia bëri në ushtri, ekonomi etj, do ta varrosnin përfundimisht për së gjalli.

Familja jonë prej tre vetësh ishte e rrethuar mes ujqish. Ujq shkrimtarë, ujq poetë, ujq kryeredaktorë, ujq mësues, ujq nxënës, ujq komshinj, ujq shitësa, ujq ish shokët e miqtë e afërm. Ishim me damkën e armikut të klasës. Unë u rrita duke e vuajtur qarkun mbytës, që më shtrëngohej si litar pas qafës. I vuaja vuajtjet e poetit, tim eti, e torturonin nëpër mbledhje partie, pastaj e pushonin nga puna, ia hiqnin të drejtën e botimit, ia digjnin librat, pastaj e dëbonin nga Tirana, pastaj nuk e pranonin të shtrohej në spital kur ishte i sëmurë, pastaj e çonin të punonte sondist, pastaj të punonte hamall. Unë vuaja, më dridhej zemra prej fëmije kur e shihja tim atë të kthyer në kufomë, të transformuar në një plak kur ishte vetëm 40 vjeç e pak. Unë vuaja për vuajtjet e gruas së poetit, nënës time të bukur, që punonte me turne nëpër lavanteritë e komunales për të na mbajtur.

Por dikur kuptova se vuajtja e tyre kryesore lidhej me mua, sepse të dy nuk më mbronin dot nga ajo botë e përbindshme që na rrethonte. Që nuk na lejonte ta jetonim jetën në mënyrën tonë, të bukur dhe të pastër. Përpara se im atë t’i shkruante ato dy pamflete fatale, jeta e tim eti fokusohej e gjitha tek poezia, familja e profesioni i gazetarit. Jeta e nënës time, një nga gratë më të bukura të Tiranës, tek kujdesi për ne të dy, që im atë të shkruante dhe unë të rritesha e rrethuar nga dashuria. Ëndërrat e tim eti dhe nënës time për mua lidheshin me edukimin, të isha e shkolluar, e kulturuar dhe sa më korrekte në jetë. Edhe kur im atë deshi të vriste veten, pasi u kthye nga gjyqi që i kishin bërë në lagjen nr.8 ku e kishin thirrur për t’i dhënë urdhërin e internimit në një fshat të humbur pas Malit të Dajtit, ai sa hyri në shtëpi vrapoi drejt ballkonit në katin e tretë të apartamentit ku jetonim duke thirrur, “Po me Litkën”, se keshtu më përkëdhelnin të dy, “po me Litkën çfarë do të bëhet.” Për fat në shtëpinë tonë atë paradite qershori u ndodh xhaxhai im që e shpëtoi, sepse unë 14 vjeçarja nuk kisha forcë burri që ta ndalja. Në asnjë rrethanë, edhe të dëshpërimit të thellë, kur më fyenin, nuk e kam fajësuar kurrë tim atë. Edhe kur nuk më jepej e drejta e studimit apo kur isha e detyruar të punoja në Fabrikën e Pllakave në Kombinatin Josif Pashko bashkë me gra e fëmijë të burgosurish a në varrezat e Sharrës 19-20 vjeçare, nuk e kam fajësuar sepse e dija se im atë ishte i pafajshëm. I desha çmendurisht dhe i adhuroja prindërit e mi, e adhuroja poezinë e tim eti si lexuesja e parë prej kur nisa të lexoj. E dija që im atë ishte i pafajshëm prej kur isha 5 vjeç që kur i filloi linçimi që vazhdon edhe sot, paçka se ai më 13 qershor mbush 8 vjet që iku nga kjo botë. Si një poet i fyer dhe një burrë i zhgënjyer që e jetoi jetën sikur ia imponoi diktatura dhe lukunia e ujqërve që ka pushtuar jetën kulturore edhe në tranzicionin postdiktatorial.

Ne të tre ishim si një zonë e minuar ose e kontaminuar, një soj Çernobili. Kjo bënte që njerëzit të na mbanin sa më larg. I shihje në sy, e kthenin vështrimin në humbëtirë për të mos e takuar me atë të armikut të klasës. Dera jonë nuk trokiste. Dyert na ishin mbyllur. Të shokëve, miqve e kolegëve të tim eti. Nuk i flisnin kur e shihnin. Bënin sikur nuk e njihnin ose thjeshtë i kthenin shpinën, kishte nga ata që e fyenin. Shoqet e mia po ashtu. Kisha filluar gjimnazin Sami Frashëri. Shoqet me të cilat isha rritur nuk pranonin të shoqëroheshin me mua, nuk më ftonin në ditëlindjet e tyre, gjatë pushimit të madh preferoja të rrija vetëm në klasë se t’i shihja duke u hargalisur të lumtura duke m’u larguar, kapur njëra tjetrën për krahu. Ime më dhe unë e pranonim këtë verdikt. I largoheshim botës dhe mbylleshim në botën tonë, se ishim të pafuqishme të përballeshim. Ndërsa poeti Vehbi Skënderi jo. Trokiste nëpër dyer të mbyllura, të kthyer në mure të çelikta. Kërkonte punë, çfarë do lloj pune. Kur e punësuan në repartin e plehrave në Shtypshkronjën e re në Poligrafik, në familjen tonë u bë festë. Edhe kur e dërguan më 1967 për riedukim në Vaun e Dejës, sepse i frikësoheshin burgut. Them “i frikësoheshin” se unë isha tepër e vogēl asaj kohe të kuptoja burgosjen, por frikën e ndjeja. Pas 1974 kur e lanë pa punë me vite të tëra, ne të tre prisnim orë e çast të na vinte kamioni, sikur asaj kohe vinte aq shpesh në lagjen tonë, ku jetonin gjeneralët e ushtrisë dhe i internonin me familje njëri pas tjetrit. Edhe kur filloi punën në repartin e plehrave në Poligrafik, nuk pranonin të na regjistronin në lagjen 1 ku e ndërruam shtëpinë, se im atë e ime më mendonin që ishte më mirë të largoheshim nga syri dhe rrezja e Bllokut të udhëheqjes të partisë. Jetonim në vakuum. Në adresën e re gjetëm komshinj të rinj në moshë që nuk vinin nga zgafellat e lagjes 8 që na u bënë si të shtëpisë, por lufta vazhdonte. Kur im atë trokiste në dyert e Lidhjes të Shkrimtarëve kolegët i largoheshin dhe e poshtronin. Kishin frikë për veten e tyre natyrisht. Dhe frika i bënte përbindësha. Edhe sot u ka mbetur ajo fytyrë përbindeshore se nuk e tradhëtuan besimin e partisë në luftën e klasave ndaj poetēve edhe pas vdekjes së vetë partisë.

Dikush mund të jetë lodhur duke i lexuar këto rradhë e mund të më thotë se kam dalë nga tema. Por unë i them që jo. Se kjo ishte Shqipëria ku jetonim. Vetëm duke treguar një skutëz të asaj skëterre mund të kuptohet roli i dikujt që shtrinte dorën, për të shpëtuar dikënd nga mbytja, që i shtrinte dorën një armiku të partisë si Vehbi Skënderi dhe guxonte t’i hapte derën e zyrës të kryetarit të Lidhjes të Shkrimtarëve e ta priste. Ky ishte Dritero Agolli. Jo vetëm që nuk ia përplasi kurrë derën në fytyrë sikur të tjerët në të njëjtën ndërtesë, por përkundrazi, e afronte, e dëgjonte, duke i premtuar ndihmë, qoftë edhe duke e patur të qartë se edhe pse donte nuk mundte! Të tjerët në të njëjtën ndërtesë të Lidhjes të Shkrimtarëve e poshtronin Vehbi Skënderin, duke i dhënë urdhër Fadilit, portierit që të mos e lejonte të hynte ose ta nxirrnin përjashta kur vinte, ndërsa Dritero Agolli e fuste në zyrë, i jepte ndonjëherë të pinte ndonjë gotë, bisedonin shtruar, Driteroi tregonte durim dhe im atë e ndjente se atij i vinte shumë keq, se po të varej prej Driteroit gjithçka do të ishte ndryshe, por nuk kishte gjë në dorë. Im atë kthehej me krahë në shtëpi kur takohej me Dritero Agollin. Dhe unë lumturohesha kur e shihja tim atë të kishte pak besim tek e nesërmja. Në jetët tona hynte pak dielli. Dhe i ishim të tre mirënjohës. Im atë e kishte Dritero Agollin si dritë në fund të tunelit, errësirës. Prandaj e thërriste “Didero”. Si iluministin Denis Diderot, përballë obskurantizmit të elitës komuniste. Sepse Dritero Agolli dilte nga kostumi i hekurt konformist i zyrtarit të shtetit të egër dhe sillej si njeri duke sjellë shpresë në jetën e nxirë të poetit dhe të familjes së tij. Të mikprisje në zyrën e kryetarit të Lidhjes, sikur vepronte Dritero Agolli, poetin heretik Vehbi Skënderi ishte baraz të kryeje një herezi. Dhe kaq mund të kishte mjaftuar, ajo çikje e gotës të konjakut me atë të Vehbi Skënderit në zyrën e kryetarit të Lidhjes të Shkrimtarëve, që Dritero Agolli ta kish pësuar. Dhe jam e bindur se sa herë që Dritero Agolli e ka pritur tim atë në zyrën e kryetarit të Lidhjes të Shkrimtarëve dhe Artistëve aq herë është spiunuar nga syri vigjilent i partisë brënda asaj ndërtese. Sepse me tim atë ishte marrë vetë diktatori e Manush Myftiu dhe kaq mjaftonte që t’i rrinin larg sikur të kishte leprozë! E Dritero Agolli kur i jepte dorën Vehbi Skënderit pa dorashka e me gjithë zemër, rrezikohej t’i ngjitej edhe atij leproza.

Një figurë e respektuar, Llazar Siliqi, pas vdekjes së diktatorit, kur u zbut disi lufta e klasave do t’i thosh tim eti me humorin e tij shkodran: “Pasha Zotin, ma lehtë me dalë me kallashnikov në Sheshin Skënderbe se me pas në krahë poetin Vehbi Skënderi.”

Im atë nuk ia harronte kurrë Dideroit – Dritero Agollit edhe kur i shkoi në zyrë për mua pasi mbarova gjimnazin. Tashmë ishte e qartë që e kisha vokacion letërsinë, shkruaja hartime e poezi të bukura, e kisha dërguar edhe librin e parë në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, libër që natyrisht nuk u botua. Ishte lufta ime për ekzistencë. Por kur im atë shkoi tek Driteroi dhe i kërkoi vërtetim për talentin tim, të një tetëmbëdhjetë vjeçareje, Kryetari i Lidhjes të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ia dha menjëherë. Edhe me rastin tim nuk ishte e lehtë sepse rrezikohej, por Dritero Agolli, Dideroja e firmosi atë dokument. Edhe sot e kësaj dite po dëgjoj trokitjen e tim eti në derën e shtëpisë nga ku kuptohej që sillte lajm të mirë, duke e ditur se ime më dhe unë po e prisnim me pa durim. Trokiste fort duke mbajtur në dorë pa e futur në xhep vertetimin e shkruar nga poeti e kryetari i Lidhjes të Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë Dritero Agolli për vajzën e poetit Vehbi Skënderi, që kishte luftuar 14 vjeç kundër pushtuesit për liri, barazi e vëllazëri dhe i kishte humbur të gjitha betejat, duke u bërë shkaku i pashkak edhe për jetën me plot halle të së bijës e familjes. Atë vit vërtetimi i Driteroit nuk u mor parasysh, por do të më ndihmonte shumë pas disa vitesh, pas vdekjes së diktatorit, kur lufta e klasave do të ishte fashitur pak dhe tre miq të tjerë të tim eti, do të më ndihmonin të vijoja studimet për letërsi me korrespondencë. Ata ishin Rozeta e Prof. Alfred Uçi dhe Xhemal Dini.

Të gjithë ata shqiptarë që në mënyra të ndryshme i kanë ndihmuar viktimat e diktaturës të mbijetojnë, që ua kanë zbutur disi vuajtjet e lehtësuar traumat meritojnë mirënjohje. Dritero Agolli patjetër është njëri nga ata, që në vitet e inkuizicionit të diktaturës komuniste, ndihmoi sa mundi, kur mundi e si mundi në kohë të pamundur.

Më ka mbetur peng që nuk e kam falenderuar sa qe gjallë! Por po e falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen time tani që është në Parajsë bashkë me poetin Vehbi Skënderi dhe me plot poetë të mallkuar të tjerë nga diktatura. E falenderoj se duke rrezikuar veten i ka ndihmuar, ua ka kuruar plagët, i ka trajturar në mënyrë njerëzore shpirtrat e lënduar e torturuar nga mizoritë e regjimit, ku edhe një fjalë e ngrohtë merrte fuqi të mbinatyrëshme, u ka dhënë shpresë dhe u ka shtrirë dorën për t’i shpëtuar viktimat e pafajshme të regjimit diktatorial. Dhe unë jam dëshmitare e gjallë që e dëshmoj këtë !

 

Shqiptarët nuk janë nacionalistë primitivë ballkanikë! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI     

  -Ndryshe, jo më pak se dy shekuj, nuk do të kishin pranuar, që të jetonin si “plaçkë tregu” dhe si “monedhë kusuri” nën vargonjtë e hekurt të kolonializmit  sllavo-bizantin në Ballkan (1844-2020).

Pikërisht, pse shqiptarët nuk janë nacionalistë, por ndër popujt më internacionistë në botë, edhe sot, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, nuk vrasin mendjen fare se si të dalin nga kënetat dhe moçalet kolonizuese sllavo-bizantine të metropoleve ballkanike-Beograd-Podogoricë-Athinë-Shkup, por , si internacionalistë  bëjnë të kundërtën, se si të “përqafohen” nëpër pazare dhe nëpër “minishengene” të Serbisë, të Greqisë, të Maqedonisë Veriore dhe të Malit të Zi. Sot, ky është preokupimi kryesor i politikave të liderëve shqiptarë në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup.

Pra, si de fakto, ashtu edhe de jure, askush nuk ka të drejtë që shqiptarët  t’i akuzojnë, t’i shpifin dhe t’i anatemojnë  si “nacionalistë primitivë”, sepse kjo do të ishte idiotizëm, verbëri, gënjeshtër sui generis, më shumë se turp, dhe më shumë se padrejtësi, duke ditur se shqiptarët në historinë e tyre të derisotme nuk kanë therur foshnja në djep, nuk kanë therur gra shtatzëna, nuk kanë maskaruar fëmijë, dejm, vazja, gra, burra dhe pleq qofshin grekë, malazezë, serbë, bullgarë etj., ashtu siç kanë bërë krime të këtilla kundër shqiptarëve: serbët, grekët, malazezët dhe bullgarët! Eh, këta ishin NACIONALISTË PRIMITIVË, sepse që nga shekulli XIX e deri më sot kanë shfarosur shqiptarët në Ballkan, vetëm për t’i aneksuar dhe kolonizuar tokat e tyre, me qëllim të serbizimit dhe të greqizimit të tyre.

Këtë PRIMITIVIZËM NACIONALIST SLLAVO-BIZANTIN ndaj kombit shqiptar në Ballkan, edhe sot, e dëshmojnë dhe e dokumentojnë : Presheva , Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari nën Serbi; Ilirida nën “Maqedoni”, Çamëria nën Greqi dhe Malësia e Madhe nën Mal të Zi.

      

Nacionalistë primitivë ishin serbomëdhenjtë: Pashiqi, karagjorgjeviqët…, Ivo Andriqi, Vasa Qubrilloviqi, Dobrica Qosiqi…dhe Sloboan Milosheviqi , Akademia e Shkencave dhe Kisha Serbe, të cilët me programet dhe me platformat e tyre akademiko-kishtare-kuazishkencore, publicistike  dhe propagandistike ndërtuan strategjinë unike për shfarosjen, për kolonizimin, për shpërnguljen dhe për pushtimin e tyre  territorial.

Nacionalizmi shqiptar nuk është produkt e as model i nacionalizmit primitiv serb, as grek, as malazez e as sllavomaqen, por vetëm NACIONALIZËM PROGRESIV-POZITIV I RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE, që ka formuar KOMBIN SHQIPTAR, KULTURËN, ARTIN, SHKENCËN dhe SHETETIN SHQIPTAR.

     Nacionalizëm primitiv nuk ka ndër shqiptarë!

 

 Ky lloj nacionalzmi as si ide e as si koncept ideologjiko-politik dhe psikologjik fashist dhe antihuman nuk “jeton” në mendjen e as në praktikën strategjike të luftërave, të kryengritjeve çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të shqiptarëve, sepse është pjellë e huaj serbo-sllave ballkanike, që nga shtrirja e tyre në Gadishullin Ilirik, përkatësisht në territoret indigjene të Shqipërisë Etnike në Ballkan në shekullin XII.

 

-Jo shqiptarët, nuk janë nacionalistë primitivë, që  me të drejtë apostrofojnë OKB-në, BE-në, NATO-n dhe Amerikën, se Beogradi-Podgorica-Athina historikisht  kanë qenë dhe, ende janë metropole kolonialiste dhe neokolonialiste, mbase 50% të territorit indigijen të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, edhe sot në shekullin XXI e mbajnë “peng” si pasuri të tyre “historiko-legale” (1878-2020).

Ky ishte, dhe, edhe sot, është problemi serioz për stabilitetin, për sigurinë, për bashkëpunimin dhe për paqen në Ballkan, në Evropën e integruar demokratike, si dhe për OKB-në, sepse kolonializmi përbën vepër penale sipas së drejtës ndërkombëtare, si dhe sipas objektivave dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ky lloj kolonialzimi dh neokolonializmi gjenocidal i kësaj aleance sllavo-ballkanike ndaj shqiptarëve, nuk mund të heshtet, as të shlyhet e as të “arkivohet”, duke i  shpifur dhe, duke i ofenduar nacionalistët e mirëfilltë patriotë  shqiptarë gjoja si “primitivë”, për shkak se botërisht me plotë arsye dhe me të drejtë e denoncojnë kolonializmin serbo-malazez dhe grek shekullor në trojet etnike shqiptare, duke qenë se kolonializmi përbën krim ndërkombëtar sipas së drejtës ndërkombëtare.

 Shqiptarët nuk janë nacionalistë primitivë, pse kërkojnë të drejtat e tyre historike, natyrale dhe të vetëvendosjes, që të kthehen dhe të jenë zotë në shtëpitë, në pronat dhe në tokat  e tyre autoktone, të cilat edhe sot (fundi i dekadës së dytë të shekullit XXI) janë plaçkë koloniale e aleancës serbo-sllave të Ballkanit (1878-2020).

 

Nacionalistë primitivë janë ata që urrejnë, diskriminojnë, shfrytëzojnë , deportojnë dhe vrasin të tjerët, me qëllim të grabitjes së pasurisë, të shtëpive dhe të pushtimit të territoreve të tyre.

Në tokat e Shqipërisë Etnike kurrënjëherë nuk ka pasur nacionalizëm dhe nacinalistë primitivë shqiptarë. Këtë “lopët e shehrit” kozmopolitë tregtarë (politiko-pseudoshkencor dhe propagandistik shqipfolës), duhet ta mbajnë parasysh, me rastin e deklarimeve, të paçavureve paneliste dhe të skribomanisë së tyre injorante pronacionaliste primitive serbo-sllave, sepse vetëm kjo soj amalgame, me shekuj ka pasur dhe, edhe sot ka nacionalistë primitivë, që urrejnë deri në armiqësi dhe deri në shfrasoje nacionalizmin pozitiv (patriotik dhe atdhetar) shqiptar, si dhe nacionalistët progressivë kombëtarë shqiptarë, të cilët asnjëherë, që nga formimi i kombit shqiptar (XIX) nuk kanë luftuar asnjë nga pjesëtarët e nacionaliteteve dhe të grupeve të ndryshme minoritare në përbashkësinë e tyre në hapësirat e Shqipërisë Etnike.

Ky është argumenti kryesor, që përtrollisë çdo tezë dhe çdo akuzë tendencioze serbo-sllave, se gjoja  ndër shqiptarë ka nacionalistë primitivë dhe nacionalizëm primitiv shqiptar, mbase asnjë nacinalist shqiptar, gjatë gjithë historisë së sotme të kombit shqiptar (në asnjë periudhë të ekzistencës së tij) nuk ka manifestuar e as nuk ka praktikuar asnjë dozë racizimi, urrejtjeje armiqësie dhe jotolerance ndaj popujve të tjerë qoftë brenda shoqërisë shqiptare apo jashtë saj ndaj popujve fqinjë. Përkundrazi, nacionalistët primitivë serbë, malazezë, grekë, bullgarë ishin ata që me shekuj (1844-2020) kanë manifestuar dhe praktikuar racizimin, terrorizmin, shfarosjen dhe gjenocidin kolonial ndaj shqiptarëve  dhe ndaj territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike, duke vrarë, masakruar, ekzekutuar dhe therur me qindra e mijëra shqiptarë të të gjitha moshave (foshjnja, gra shtatzëna, fëmijë, vajza, djemë, burra e pleqë).

Këtë e provoi, edhe gjenocidi kolonial serb në Kosovë (1989-1999): “ “Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; Zyra të vendit: 71; Shtëpi kulture: 30; Biblioteka publike dhe shkollore: 93; Objekte shëndetësore: 123; Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; Kisha katolike: 5; Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101; Të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova; – 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; – 296 fëmijë deri në 5 vjeç; – 1.739 femra; – 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; – 1.450 banorë ende janë të pagjetur; – Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.” (Shih në: https://telegrafi.com/bilanci-i-krimeve-serbe-ne-kosov  ).

Opingari që kritikon bashkërenditjen e mendimeve të arsyeshme – Nga Aurel Dasareti*

 

Mjerë shqiptarët, nëse ka fare të tillë, që presin nga opingari i djeshëm të bashkërendite mendimet e arsyeshme të njerëzve normal, dhe përkrahjen e një klouni që i ka kaluar afati i përdorimit.

***

 Duke “gjurmuar” pas diturive në internet, nuk mund të ndalesha së qeshuri kur shfletova “opinionin” e sëmurë qëllimkeq (në kundërshtim me nevojat e kohës dhe vlerat kombëtare shqiptare) të një opingagrisuri të dehur nga lëngu helmues e gjumëdhënës i opiumit të nxjerr nga hashashi, që ia ka turbulluar mendjen dhe penguar që t’i shohë gjërat ashtu siç janë. Normalisht se lexuesit nuk mund të mësojnë nga “opinionet” me pluhur që bëhen dhe shiten si mallra të pavlera nga dyqani i një opingari, i cili e ka varur foton e tij në mur por fsheh prejardhjen e vërtetë të identitetit personal, kujt i shërben, pse interesohet aq shumë për fotot e të tjerëve. Dhe më keq, ajo fotoja e atij personi të gjithëdijshëm, në krahasim me tjerët, duket si një “vepër arti” që askush nuk po e shikon.

Para se me shkarravitur për çështje që fare nuk i kupton, por shpifën e kritikon, pasi është nga Kosova dhe mbahet “patriot”, le të tregon (argumenton) për meritat e tij (nëse i ka) gjatë luftës në Kosovë (1998-99). Për shembull: Sa para ka dhënë në fondin “Vendlindja thërret”, (që mjerisht është keqpërdorur) dhe në cilën kaçubë u fsheh gjatë luftës.

PS: Gjuha zbulon se kush jeni, prejardhja juaj, gjinia, mosha dhe profesioni. Ne e përshtatim gjuhën sipas asaj se me cilin flasim. Dhe, unë nuk jam politikisht korrekt kur është në pyetje interesi kombëtar.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Me shkas – Rreth ish Spiunëve të Sigurimit të Shtetit Nga Elida Buçpapaj

Këto ditë në shtypin shqiptar janë botuar disa dokumenta të bëra publike nga Agron Tufa që dëshmojnë se Profesor Nasho Jorgaqi në moshën 23 vjeçare është rekrutuar nga ish-Sigurimin e Shtetit me pseudonimin Dragoi dhe kish spiunuar miqtë e tij.

Ka reaguar përkthyesja Rezarta Reso që e ka marrë në mbrojtje Profesor Nashon duke sulmuar Agron Tufën.

Kjo është historia tridhjetëvjeçare. Ndjeshmëria e madhe posa flitej se do të hapeshin dosjet e ish spiunëve. Nga ajo pjesë e elitës që, sikur thotë populli, e kishte mizën nën kësulë. Mjerisht ish spiunët, prej tri dekadash të integruar në të gjitha qelizat e shtetit shqiptar, ia vunë flakën sistemit.

Është e drejta e Rezarta Resos të mbrojë Profesor Nashon, të dëshmojë se si e njeh ajo dhe familja e saj, pa sulmuar Agron Tufën që i ka bërë dokumentat publike.

Por publike duhet të bëhen të gjithë emrat e ish të rekrutuarve të ish Sigurimit, veçanërisht të atyre që gjatë këtyre 30 viteve janë pjesë e kastës me poste të zyrtarit të lartë publik apo e elitës politike që ka pushtuar gjithë televizionet, mediat dhe jetën kulturore e publike të shoqërisë, që bën moral, ndërsa Shqipëria dergjet dhe shqiptarët janë kthyer në një shoqëri e gjitha vulnerabël.

Preç Zogaj dihet se ka qenë ish spiun i Sigurimit. Po kështu në vitet ’90 kanë qarkulluar dokumenta që dëshmojnë se ka marrë njerëz në qafë edhe Rudolf Marku. A janë të vërteta ato që qarkullojnë në publik si thashethemnaja? Agron Tufa mund t’i sqarojë.

Shqipëria nuk e pati një Vasili Mitrokhin që t’i zbulonte të gjitha dosjet e ish Sigurimit të Shtetit shqiptar. Një pjesë e të cilave janë zhdukur. Janë zhdukur dosjet e ish spiunëve dhe po ashtu edhe dosjet e viktimave për të marrë në mbrojtje ish spiunët.

Kam kërkuar Dosjen e poetit Vehbi Skënderi si viktimë e diktaturës dhe më kanë thanë që im atë nuk paska Dosje. Diçka e pamundur, sepse im atë është dënuar dy herë me gjyqe politike që i bëheshin në KQPPSH dhe gjyqe publike. Herën e parë më 1967 si “grup antiparti” dhe të dytën më 1974 si i përfshirë në një “grup korrupsioni”, herën e parë midis emrash të shquar akademikësh, si Prof.Selman Riza, Prof.Zija Shkodra, prof.Dhimitër Pilika etj dhe  herën e dytë midis emra gjeneralësh.

Që Profesor Nasho Jorgaqi, autori i librit “Mërgata e qyqeve” kushtuar emigracionit, politik gjatë periudhës të diktaturës kishte qenë në ish Sigurim, kjo pak a shumë dihej.

Por jo të gjithë ata që kanë qenë në ish Sigurim kanë kryer krime.

Në rrethet letrare dihej se Profesor Nasho bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit, aq më tepër kur arma e partisë e kishte rrjetin e vet mjaft të gjërë, pasi mbulonte dhe përgjonte çdo qelizë të shoqërisë.

Ishte kthyer në anekdotë, që në Shqipëri 1 milionë shqiptarë kishin qenë ish të rekrutuar të ish Sigurimit, dmth në çdo tre shqiptarë të popullsisë së asaj kohe, njëri ishte spiun.

Kështu shpjegohej edhe lufta e klasave deri në familje. Natyrisht që ishte një luftë klase e ushqyer nga regjimi diktatorial.

Moszbardhja e së shkuarës ka një qëllim shumë të zi. Sepse kësisoj fshihen krimet e diktaturës.

Sot elita europiane po kërkon një Nuremberg për krimet e komunizmit. Prandaj kasta në Shqipëri, që ka uzurpuar shtetin në çdo qelizë, nuk lejon as katharsis, as pajtim, as shërim të plagëve duke mbajtur peng të djeshmen, të sotshmen dhe të ardhmen e vendit. Janë mizorë, pa ndërgjegje, të kalbur.

Vijon të mbetet në fuqi stili që baba Çeni i mësoi Enver Hoshës se si t’i mposhtte shqiptarët. Kalit të ushqyer nuk i hypet dot, i kishte thënë baba Çeni Enverit. Lere pa bukë, pa ujë, që të ngordhë urije dhe pastaj hypi. Këtë histori e ka treguar Dritero Agolli.

Kjo kastë me integritet të cënuar, që nuk e di se çfarë do të thotë vlerë dhe meritokraci, pasi njeh vetëm katapultim nga ish PPSH, PS, PD etj, është shkaku që Shqipëria ka mbetur pa shtet të së drejtës dhe pa hierarki, ose thjesht ku këmbët i bien kokës.

Hapja e Dosjeve dhe zbardhja e krimeve të diktaturës është obligim kushtetues.

Përse shqiptarëve u vjen keq për ish Spiunët dhe nuk u vjen keq për viktimat?

Përse Ardian Vehbiu me ca komita hapi si temë debati publik rilinçimin e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit nën akuzën si gjoja spiunë të Perëndimit, ndërsa bëhen kaq zemërgjërë me ish të rekrutuarit e ish sigurimit shqiptar që kanë çuar viktima nëpër burgje, pushkatim e varje ?!

E vërteta duhet të zbardhet, sidomos për ata që kanë marrë njerëz në qafë.

Zbardhja e të vërtetës është themeli për të ndërtuar shtetin e së drejtës.

Që kërkon paanësi, integritet dhe kurrsesi që të spostohet vëmendja tek klasa e të persekutuarve, për t’i zbuluar ish spunët tek kjo klasë, të cilët mund të kenë bashkëpunuar me ish Sigurimin nën frikë, terror, nën tortura, internime apo burgje.

Ndaj viktimave të diktaturës kasta politike prej 30 vitesh vijon persekutimin, duke patur në krah ata shkrimtarë dhe poetë të partisë, që këta janë pjesë e integruar e pushtetit politik dhe jetës publike.

Ka plot shkrimtarë dhe artistë që prej 30 vjetësh ndihen të pafuqishëm, sepse politika i ka ekskomunikuar. Politikës shqiptare gjithmonë i kanë interesuar figurat me integritet të ndotur, sepse kështu njëra palë ka mbuluar pislliqet e palës tjetër.

Është e qartë që ish Sigurimi për të ushtruar presion ndaj shtresës së intelektualëve ka përdorur vetë intelektualët. Por gjithçka është varur nga ndërgjegja personale e secilit. Një pjesë nuk ka pranuar të bashkëpunojë dhe ka patur pasoja drastike në jetën profesionale, sociale e familjare. Një pjesë ka pranuar prej presionit t’i spiunojë kolegët, por nuk i ka dëmtuar. Ndërsa një pjesë i ka marrë në qafë. Me dëshmitë dhe firmat e tyre janë pushkatuar apo burgosur njerëz të pafajshëm.

Këtyre ditëve është përmendur se Profesor Nasho ka spiunuar Skënder Luarasin. Nga tregimet e tim eti që e kishte mik, kam dëgjuar se Skënder Luarasi ishte një natyrë rebele, që goja i shkiste lehtë. Babait tim Skënder Luarasi i thosh se e kish shpëtuar nga burgu Mehmet Shehu, pasi kishin qenë bashkë në Spanjë, por Mehmet Shehu nuk e kishte shpëtuar nga burgu të birin e Petro Markos, Jamarbër Markon me të cilin po ashtu kishte qenë në Spanjë.

Faji nuk është kolektiv. Faji është individual. Shoqëria shqiptare nuk do të shërohet kurrë pa katharsis apo nëse ky katharsis do të jetë selektiv, si triag, si qërrim hesapesh, stil tërësisht mafioz, sipas formës që ka shteti shqiptar sot.

Duke iu kthyer dokumentave që Agron Tufa ka bërë publike për Profesor Nasho Jorgaqin. Këto nuk janë të vetmet. Agron Tufa me shumë kurajo civile ka bërë publike edhe ekspertizën ku Diana Çuli ka firmosur de facto ekzekutimin e poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Nuk e di se çfarë do të thosh Rezarta Reso për Diana Çulin.

Përse nuk flasin shkrimtarët asnjëri për Diana Çulin? Përse heshin?

Tmerri është se elita e Tiranës zyrtare dhe nëntoka e saj, ajo që vjen direkt nga superstruktura e djeshme, në vend që t’i dilte në mbrojtje Agron Tufës, mori në mbrojtje Diana Çulin duke i dhënë hapësira nëpër mediat vizive dhe të shkruara, duke e zgjedhur kryetare jurish për ndarje çmimesh letrare për të nderuar me çmime të tjerë shkrimtarë të ish Sigurimit të shtetit me ndergjegje të ndragura.

Kanë kaluar 30 vjet nga përralla e rrëzimit të diktaturës dhe nuk ka dalë asnjë shkrimtar që ishte pjesë e superstrukturës të regjimit të bëjë një mea culpa.

Vetëm Bashkim Shehu ka dënuar dhe denoncuar krimet e diktaturës dhe të jatit Mehmet Shehu!

Shqipëria po rrezikon shpërbërjen dhe shoqëria shqiptare po dergjet për fajin e elitës shqiptare që është pjesë e integruar e kastës të politikës që konformohet dhe shitet për lluks, vila, poste, çmime dhe dekorata.

Natyrisht në Tiranë jeton edhe elita e pastër, ajo që ka jetuar gjithmonë me aftësitë e saj dhe me dinjitet, por kjo elitë nuk ka fuqi, sepse kasta e ka përjashtuar nga jeta publike dhe e ka lënë të jetojë në varfëri. Dje u mbushën dy vjet nga vdekja e poetit Fatos Arapi, i harruar në gjallje dhe në vdekje. Dhe kështu shuhen njerëz të nderuar çdo ditë. Para disa ditësh u largua nga kjo jetë Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare, mbretëreshë e muzikës lirike që vetëm përpara tre vjetësh, në moshën 80 vjeçare mezi i dhanë dekoratën Mjeshtri i Madh!

Po të shohim Profesorët, Doktorët e Shkencave, Akademikët apo ata që kanë marrë dekorata Nder i Kombit, Ambasador i Kombit, Skënderbe i Kombit që janë me mijra e mijra, Shqipëria duhej të ishte Zvicra e Ballkanit, në fakt vazhdon të mbetet Afganistani i Ballkanit.

“Zvicër apo Afganistan”*, ka pyetur Ismet Toto që në vitin 1936 për fatin që do të ketë Shqipëria, gjithmonë në udhëkryqe! Ismet Toton e vrau Zogu më 1937.

Mjerisht, 84 vjet më pas, Shqipëria vazhdon të jetë në udhëkryq. Nuk janë armiqtë e jashtëm, por armike e Shqipërisë është kjo kastë politike pa integritet, e korruptuar që nuk pranon të bëjë katharsis, që ka uzurpuar pushtetin duke shkelur meritokracinë, hierarkinë dhe dinjitetin e çdo shqiptari të ndershëm..
———————

“Zvicër apo Afganistan”, këtë fakt, se çfarë ka thënë Ismet Toto në një shkrim të tij të1936 e ka përmendur në kumtesën e saj në konferencën “50 vjet marrëdhënie diplomatike Zvicër-Shqipëri” Prof. Nevila Nika

(Nesër: Profesor Nasho Jorgaqi ishte në Zvicër dhe dëshiroi të na bënte vizitë në shtëpi.)

ZILIA DHE URREJTJA – TIPARE TË SHQIPTARËVE TË POLITIZUAR, DUHEN SHËRUAR SA MË SHPEJT – Esé nga Thanas L. Gjika

Ne shqiptarët midis popujve europianë jemi dalluar për disa veti të mira të ngjizuara gjatë shekujve si trimëria, guximi, mikpritja, mbajtja e fjalës së dhënë, mëshirimi i të dobëtit, dhënia e ndihmës ndaj atij që ka nevojë, dashuria për dije dhe liri, etj. Mishërimi i të tilla vetive bëri që gjatë shekujve të delnin prej popullit tonë burra trima si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Mic Sokoli, Çerçiz Topulli, dijetarë si Pjetër Bogdani, Sami Frashëri, Hoxhe Tahsini, shenjtorë si Shën Jeronimi, Papa Albani (Papa Clement i XI), Shën Nënë Tereza, etj.

Ndërkohë nuk duhet të lemë pa përmendur se këtyre vetive të mira gjatë shekujve XVIII-XX pushtuesit e huaj turq, qarqet shoviniste fqinjë dhe sundimi komunist u përpoqën dhe ia dolën të ngulitnin në ndërgjegjen e shumë shqiptarëve dhe disa karakteristika të këqia si zilia ndaj më të aftit e më të pasurit dhe urrejtja ndaj atij që nuk mendon si ne.

Pushtuesit turq, për ta sunduar më kollaj popullin tonë, pasi e konvertuan gati 60-70 % në mysliman, u përpoqën të mbillnin urrejtjen midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Propagandës për ngjallje të urrejtjes midis shqiptarëve me besime të ndryshme i shërbyen edhe propagandat shoviniste greke, serbe e malazaze pasi u krijuan këto shtete të pavarur para nesh. Rilindasit tanë iu kundërvunë këtyre propagandave antishqiptare dhe arritën të krijonin një farë mirëkuptimi midis shqiptarëve të të dy besimeve. Si pasojë u arrit në një shkallë të nevojshme uniteti i popullit, u kryen kryengritjet e mëdha të përbashkëta kundër pushtuesit aziatik derisa u shpall pavarësia e shtetit shqiptar.

Në Shqipërinë e cunguar, Shqipërinë Londineze, gjatë viteve të Mbretërisë martesa e Mbretit Zogu i I me princeshën e krishtere Geraldina Ponti ndikoi për fillimin e martesave midis shqiptarëve të rinj nga besime të ndryshme fetare dhe emërimin e fëmijëve të familjeve me origjinë myslimane me emra të ndryshëm me kuptim shqip dhe jo me emra tipikë myslimanë. Kjo prirje u forcua gjatë viteve pasardhës 1939-1990 dhe vijon edhe sot.

Mirëpo, ndërsa urrejtja fetare midis shqiptarëve të Shqipërisë Londineze gjatë sundimit të Partisë Komuniste / Partisë së Punës, u zbut dhe po kalonte drejt shuarjes, një tjetër urrejtje u ushqye prej partisë shtet, urrejtja klasore. Gjatë 47 viteve të sundimit të diktaturës komuniste partia shtet ushtroi në popullin shqiptar një dhunë e terror të ashpër për ta kthyer atë në popull plotësisht të nënshtruar dhe pa frymë kritike. Të tillë u bënë pjesa dërmuese e anëtarëve të Partisë Komuniste, që më vonë u quajt Partia e Punës dhe punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, bashkë me ata informatorë të Sigurimit, që hynin me dëshirën e tyre në atë shërbim.

Këta njerëz zakonisht ishin nga shtresat e varfra të popullit dhe e morën me qejf indoktrinimin që u serviri partia shtet përmes programeve mësimore në shkolla dhe propagandës me anën e shtypit, radio-televizionit, letërsisë, artit, etj. Këta shqiptarë të edukuar me mësimet e partisë mendonin se njerëzit e pasur e kishin vënë pasurinë jo me punë po thjesht duke shfrytëzuar populli, dhe se për interesat e tyre ekonomike e pasanikët e shisnin dhe atdheun. Kështu ngulitën në ndërgjegjen e tyre urrejtjen ndaj borgjezisë e mikroborgjezisë shqiptare. Ata harruan se këto shtresa kishin luajtur rolin kryesor për zgjimin dhe çlirimin kombëtar, për ngritjen kulturore dhe ekonomike të vendit, etj.

Përmes luftës së klasave, urrejtjes ndaj të pasurve iu shtua dhe urrejtja ndaj atyre që mendonin ndryshe, të cilët partia shtet i shpallte “armiq të atdheut e të partisë” dhe i burgoste, ose i izolonte në fshatra internimi dhe e detyronte popullin të mos mbate lidhje me ta. Kështu te pjesa besnike e partisë shtet u mboll urrejtja ndaj atyre që partia i konsideronte kundërshtarë. Kjo urrejtje u bë pjesë e karakterit të këtyre njerëzve që nuk mendonin me kokën e vet, por ishin kthyer në robotë.

Shoqëria shqiptare u transformua në një shoqëri të sëmurë. Shqiptarët e atdheut mëmë vuanin si gjithë shqiptarët e tjerë dhe gjithë popujt e botës nga ndjenja e zilisë, e cila është një dobësi njerëzore që ka njeriu ndaj më të aftit e më të pasurit, por besnikëve dhe shërbëtorëve të partisë shtet iu shtua edhe ndjenja e urrejtjes klasore ndaj të pasurve dhe ndaj atyre që i shpallte partia shtet “armiq e tradhëtarë”. Ariti puna sa këta njerëz pa kërkuar sqarime e dokumente e urrenin një person ose familje menjëherë pasi e shpallte pushteti (diktatori, ose organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme) “armik e tradhëtar” edhe pse deri dje e kishin respektuar si qytetar e pushtetar të nderuar si e kishte respektuar vetë partia e pushteti. Nga frika pas kësaj psikologjie ecte dhe shumica e popullit.

Fatkeqësisht bindja e verbër ndaj vendimeve të pushtetarëve, kjo mendësi e sëmurë nuk po luftohet as sot, sepse partitë kryesore politike PS-ja, PD-ja, LSI-ja PR-ja janë pjella të drejtpërdrejta të PPSh-së, që e kultivoi këtë sëmundje për ta përçarë e sunduar popullin më lehtë. Kjo mendësi e sëmurë që ka karakterizuar e karakterizon popullin tonë këto 76 vjet, ka dhe aspektin tjetër të saj, pasionin e tepruar të politikanëve për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit. Këto dy aspekte përbëjnë atë që mund ta quajmë enverizëm, sëmundje prej së cilës duhet të shërohemi sepse ndyshe nuk mund të ecim drejt Europës..

Po të lexosh me vëmendje shtypin e Shqipërisë Londineze të bie në sy, sidomos te komentet e shkrimeve, një tifozllëk i sëmurë midis shkruesve ku manifestohen me partishmëri të zjarrtë urrejtja ndaj artikullshkruesve ose komentatorëve që mbështesin ide dhe mendime kundërshtare. Kjo partishmëri e zjarrtë është e zhvilluar te shumica e atyre shqiptarëve që kanë qenë aktivizuar me dëshirën e tyre si informatorë të Sigurimit, ose kanë qenë anëtarë besnikë të Partisë Komuniste / PPSh-së, e tani janë anëtarë ose simpatizantë të PS-së, PD-së, LSI-së, PR-së, etj. Këtë tipar negativ e manifestojnë edhe shumë bij të këtyre shqiptarëve, të cilët e kanë marrë drogën e enverizmit prej prindërve të tyre, ose ua ushqejnë interesat e sotme politike dhe ekonomike.

Zgjedhjet e prillit 2021 po afrojnë. Populli shqiptar duhet të zgjohet nga droga komuniste. Ai e pa konkretisht gjatë viteve 1992-2020 se duke pasur në krye një klasë politike ku shumica kanë qenë komunistë e ish-sigurimsa si Skënder Gjinushi, Sali Berisha, Kastriot Islami, Gramoz Ruçi, etj, ose bij besnikë të baballarëve të tyre si Edi Rama me shokë, nuk e ndertoi dot demokracinë si estonezët, lituanezët, polakët, cekët, hungarezët, rumunët etj. Populli shqiptar i Shqipërisë nuk duhet të votojë më të tillë kandidatë për deputetë e pushtetarë. Edhe brenda partive politike duhet të kryhet një luftë për mënjanimin nga kryesitë e partive PS, LSI, PD, PR të elementëve të lidhur me PPSh-në dhe Sigurimin e vjetër të kohës së diktaturës.

Fatmirësisht shqiptarët e përtej kufirit shtetëror që jetojnë në Ballkanin Perëndimor nuk manifestojnë njësoj si ne zilinë ndaj më të diturit e më të pasurit dhe nuk urrejnë aq shumë ata që mendojnë ndryshe. Lufta për çlirimin nga këto vese të shqiptarëve të sëmurë nga droga komuniste, të cilët përbëjnë mbi 50 % të popullit shqiptar brenda Shqipërisë, duhet marrë seriozisht, sepse vetëm largimi nga ndërgjegja jonë e zilisë dhe urrejtjes për njëri tjetrin do të na forcojë si komb, do të na ndihmojë të shkojmë drejt Europës së Bashkuar dhe krijimit të shtetit kombëtar.

Ne shqiptarët midis popujve europianë biem në sy për disa veti të mira të ngjizuara gjatë shekujve si trimëria, guximi, mikpritja, mbajtja e fjalës së dhënë, mëshirimi i të dobëtit, dhënia e ndihmës ndaj atij që ka nevojë, dashuria për dije dhe liri, etj. Mishërimi i të tilla vetive bëri që gjatë shekujve të delnin prej popullit tonë burra trima si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Mic Sokoli, Çerçiz Topulli, dijetarë si Pjetër Bogdani, Sami Frashëri, shenjtorë si Shën Jeronimi, Papa Albani (Papa Clement i XI), Shën Nënë Tereza, etj.

Ndërkohë nuk duhet të lemë pa përmendur se këtyre vetive të mira gjatë shekujve  XVIII-XX pushtuesit e huaj turq, qarqet shoviniste fqinjë dhe sundimi komunist u përpoqën dhe ia dolën të ngulitnin në ndërgjegjen e shumë shqiptarëve dhe disa karakteristika të këqia si zilia ndaj më të aftit e më të pasurit dhe urrejtja ndaj atij që nuk mendon si ne.

Pushtuesit turq, për ta sunduar më kollaj popullin tonë, pasi e konvertuan gati 60-70 % në mysliman, u përpoqën të mbillnin urrejtjen midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Propagandës për ngjallje të urrejtjes midis shqiptarëve me besime të ndryshme i shërbyen edhe propagandat shoviniste greke, serbe e malazaze pasi u krijuan këto shtete të pavarur para nesh. Rilindasit tanë iu kundërvunë këtyre propagandave antishqiptare dhe arritën të krijonin një farë mirëkuptimi midis shqiptarëve të të dy besimeve. Si pasojë u arrit në një shkallë të nevojshme uniteti i popullit, u kryen kryengritjet e mëdha të përbashkëta kundër pushtuesit aziatik derisa u shpall pavarësia e shtetit shqiptar.

Në Shqipërinë e cunguar, Shqipërinë Londineze gjatë viteve të Mbretërisë martesa e Mbretit Zogu i I me princeshën e krishtere Geraldina Ponti ndikoi për fillimin e martesave midis shqiptarëve të rinj nga besime të ndryshme fetare dhe emërimin e fëmijëve të familjeve me origjinë myslimane me emra të ndryshëm me kuptim shqip dhe jo me emra tipikë myslimanë. Kjo prirje u forcua gjatë viteve pasardhës 1939-1990 dhe vijon edhe sot.

Mirëpo, ndërsa urrejtja fetare midis shqiptarëve të Shqipërisë Londineze gjatë sundimit të Partisë Komuniste / Partisë së Punës, u zbut dhe po kalonte drejt shuarjes, një tjetër urrejtje u ushqye prej partisë shtet, urrejtja klasore. Gjatë 47 viteve të sundimit të diktaturës komuniste partia shtet ushtroi në popullin shqiptar një dhunë e terror të ashpër për ta kthyer atë në popull plotësisht të nënshtruar dhe pa frymë kritike. Të tillë u bënë pjesa dërmuese e anëtarëve të Partisë Komuniste, që më vonë u quajt Partia e Punës dhe punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, bashkë me informatorët e Sigurimit, që hynin me dëshirë në atë shërbim.

Këta njerëz zakonisht ishin nga shtresat e varfra të popullit dhe e morën me qejf indoktrinimin që u serviri partia shtet përmes programeve mësimore në shkolla dhe propagandës me anën e shtypit, radio-televizionit, letërsisë, artit, etj. Këta shqiptarë të edukuar me mësimet e partisë, sipas të cilëve njerëzit e pasur ishin shfrytëzues të popullit, që për interesat e tyre ekonomike e shisnin dhe atdheun, e ngulitën në ndërgjegje urrejtjen ndaj borgjezisë e mikroborgjezisë shqiptare. Ata harruan se këto shtresa kishin luajtur rolin kryesor për zgjimin dhe çlirimin kombëtar, për ngritjen kulturore dhe ekonomike të vendit, etj.

Përmes luftës së klasave, urrejtja ndaj të pasurve u pasurua dhe me urrejtjen ndaj atyre që mendonin ndryshe dhe që partia shtet i shpallte “armiq të atdheut e të partisë”, i burgoste, ose i izolonte në fshatra internimi dhe e detyronte popullit të mos mbate lidhje me ta. Kështu te pjesa besnike e partise shtet mbolli urrejtjen ndaj atyre që ajo i konsideronte kundërshtarë. Kjo urrejtje u bë pjesë e karakterit të këtyre njerëzve që nuk mendonin me kokën e vet, por ishin kthyer në robotë. Zilisë, kësaj dobësie njerëzore që ka njeriu ndaj më të aftit e më të pasurit, iu shtua edhe urrejtja klasore ndaj të pasurve dhe ndaj atyre që i shpallte partia shtet “armiq e tradhëtarë” edhe po të kishin qenë deri dje shërbëtorë besnikë të diktatorit e diktaturës. Besnikët e partisë shtet pa kërkuar sqarime e dokumente mund ta urrenin një person ose familje menjëherë pasi e shpallte pushteti (diktatori, ose organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme) “armik e tradhëtar” edhe pse deri dje e kishin respektuar si qytetar e pushtetar të nderuar si e kishte respektuar vetë partia e pushteti.

Fatkeqësisht këto tipare të dëmshme të mendësisë së shumë shqiptarëve nuk po luftohen as sot, sepse dy partitë në pushtet, PS-ja dhe LSI-ja janë pjella të drejtpërdrejta të PPSh-së, që i kultivoi këto vese për ta përçarë e sunduar popullin më lehtë.

Po të lexosh me vëmendje shtypin e Shqipërisë Londineze të bie në sy, sidomos te komentet e shkrimeve, një tifozllëk i sëmurë midis shkruesve ku manifestohen me partishmëri të zjarrtë urrejtja ndaj artikullshkruesve ose komentatorëve që mbështesin ide dhe mendime kundërshtare. Kjo partishmëri e zjarrtë është e zhvilluar te shumica e atyre shqiptarëve që kanë qenë aktivizuar me dëshirën e tyre si informatorë të Sigurimit, ose kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste, të PPSh-së, e tani janë anvtarë ose simpatizantë të PS-së dhe LSI-së. Këtë tipar negativ e manifestojnë edhe shumë bij të këtyre shqiptarëve, të cilët e kanë marrë drogën e enverizmit prej prindërve të tyre, ose ua ushqejnë interesat e sotme politike dhe ekonomike.

Zgjedhjet e prillit 2021 po afrojnë. Populli shqiptar duhet të zgjohet nga droga komuniste. Ai e pa konkretisht gjatë viteve 1992-2020 se duke pasur në krye një klasë politike ku shumica kanë qenë komunistë e ish-sigurimsa si Skënder Gjinushi, Sali Berisha, Kastriot Islami, Gramoz Ruçi, etj, ose bij besnikë të baballarëve të tyre si Edi Rama me shokë, populli shqiptar i Shqipërisë nuk duhet të votojë më të tillë kandidatë për deputetë e pushtetarë. Edhe brenda partive politike duhet të kryhet një luftë për mënjanimin nga kryesitë e partive PS, LSI, PD, PR, etj të elementëve të lidhur me PPSh-në dhe Sigurimin e vjetër të kohës së diktaturës. 

Gjithçka për së prapthi… – Nga PËRPARIM KABO

Edhe disa muaj shkohet ne zgjedhjet e pergjitheshme parlamentare, nje pune e etheshme ne perzgjedhjen e kandidateve te mundshem duke u konsultuar me bazen si thuhet …pra vija e masave, konsultimi me popullin…lexova on line disa emra, dhe dua te shtroj nje pyetje. Eshte programi i nje force politike qe percakton kandidatet e mundshem apo jane kandidatet e besuar qe pasi te zgjidhen do bejne programin? Pra ne zgjedhje shkohet duke krijuar besim te zgjedhesit nga programi apo besimi krijohet nga ekipi i propozuar? E them kete se pash disa emra qe nuk me thone asgje si mundesi per te ndertuar programe…Nese vjen ne pushtet e para gje qe do shohesh eshte ekonomia…e cila nuk ndryshon me njehere nga qasja jote e re si ndryshime ne baren e taks tatimeve apo rishperndarjen e te ardhurave, sepse ti do te gjesh borxh te bartur te jashtem dhe te brendshem qe te merr frymen dhe te thote qe ne diten e pare STOP me ate imgjinaten qe ke premtuar ne fushaten e elektorale, dhe keshtu vjene zhgenjimi i pare per ty ne qeverisje dhe per ata qe te votuan. Zhvillimi ekonomik do stradegji qe perfshin jo vetem treguesit dhe mjetet ekonomike dhe monetare financiare dhe bankare; por edhe faktore te tjere si jane ata shkencore, akademike, ambientale, energjitike, te energjise se rinovueshme, per pasurite nen dhe mbitoksore, per biznesin, ujerat, per tregetine e brendeshme dhe te jashteme, si dhe per faktore te aspektit sociale, te barazize gjinore, per ata qe lidhen me rritjen e popullesise dhe plakjen e saj, me politikat sociale, me artin kulturen, inxhinerine, teknologjine, kulturen digjitale…Pra ekonomia nuk eshte tabela e shumezimit me nje shifer dhe nuk eshte premtimi se une rrogen do ta bej kaq, pesionin aq dhe taksa do ulet aq, dhe me demek rimbursimet kaq…Une pyes ku i keni ekipet, me police dhe ishpolice, me injorate klasik qe skane lexuar nje liber, me kokebosha qe nuk dine se cilet jane objektivat e mijevjecarit dhe me persona qe nuk dine se cfare shte teknika legjislative, apo thelbi juridik i shtetit dhe institucioneve cfare parlamenti do beni? Te kuptohemi drejte kete e kam per te gjitha palet politike. Parlamenti pa ekonomiste, pa bankiere, filozofe, juriste te kultures se thelle te jurispudences jo keta part-time ose me kurse, pa historiane, inxhiniere, agronome, gjeodeze, antropologe, ambientaliste, specialistet e botes digjitale, njerez te shquar te kultures, futurologe, dijetare te shkencave ekzakte, te atyre mjekesore, apo dijeve me prerje fushash, pa specialiste te ujerave, digave, pyjeve, te fondit te tokes, te tregetise se jashteme, e po nuk qene keta… eshte thjesht nje salle ku behet muhabet, ku thuhen brockulla dhe ku vendi ben ne vend numuro…Mjaft me kete demokracine gjoja direkte, me keto premtimet bombastike…Si edhe thoshte nje personalitet historik, Otto von Bismarck-u( aman mos i pyesni keta qe keni perzgjedhur se cili eshte ky se ceshte beteja e Sedanit e 2 shtatorit se do thone se eshte babai e Beckenbauerit)-“Kurre me shume se para zgjedhjeve nuk genjehet”…Ndersa nje personalitet tjeter mik i kryetareve te partive te medha PS dhe PD shkruan:..Politikanet u thone para zgjedhjeve qytetareve jo ato qe ata kane mundesi te realizojne ne te vertete , por ato gjera qe qytetaret duan te degjojne…
Pa hartuar programin afatshkurter, pra 100 ditet e para dhe afatmesem 2 vitet e para dhe afatgjate nje mandat, mos cakto njerezit, se i bije qe te cosh ne magazine per te mare veshjet e ndeshjes ata qe kepucen e majte e veshin te kembe e djathte dhe anasjelltas dhe do i bertasin magazinierit …a ke ndonje numur me te madh se keto kepucet nuk me bejne… !!!
Ndaj njerez kerkoni programet, atje nis mareveshja e besimit, jashte programeve zgjedhesit mbeten numurat e radhes dhe nuk kalojne shume jave dhe nis avazi…une keshtu ti ashtu…ata pasurohen e trashen dhe populli varferohet dhe njerezit nga syte kembet…ikin pa e kthyer me koken…
pkabo 11 tetor 2020

Send this to a friend