VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pengesa për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar janë armiqtë shovinist dhe faqezinjtë e brendshëm shqipfolës. Pa rikthim në identitet kombëtar, nuk ka bashkim kombëtar! Nga Kastriot Berishaj*

By | March 24, 2019

Komentet

“Pse Trump nuk e honeps Evropën?”, filozofi i huaj jep alarmin: Ja kur mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

Jacopo Zanchini – Sllavoj Zhizhek, është gjithmonë befasues. Mund të mos biem dakord shpesh me filozofin marksist slloven, që konsiderohet nga shumë njerëz një mendimtar heterodoks radikal. Por duke lexuar librin e tij të fundit, “Si një hajdut në mes të ditës”, dhe intervistuar në Festivalin e Librit në Romën, del nga mendimi i tij një element shumë interesant që ka kaluar pa u vënë re më parë, veçanërisht në funksion të zgjedhjeve europiane më 26 maj: europeizmi i tij i fortë.

 

“Në një botë ku vendimet merren në mbledhjet konfidenciale të ‘liderëve të fortë’, s’ka vend për Evropën siç e njohim. Natyrisht, Trumpi ndihet më i qetë në shoqërinë e udhëheqësve autoritarë, me të cilët ai mund ‘të bëjë biznes’, veçanërisht nëse ata veprojnë vetëm në emër të shtetit të tyre”.

”Amerika e Para”,  mund të bëjë biznes me “Kina e Para” ose “Rusia e Para”, apo pas Brexit “Britania e Para”, por jo me një Evropë të bashkuar. Qëllimi i Trump, është të bëjë biznes me partnerë individualë, që mund t’i shantazhojë deri në nënshtrim, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që Evropa të veprojë si një forcë e vetme ekonomike dhe politike”- thuhet në libër.

“Por pse Evropa nuk i pëlqen kaq shumë njerëzve në botë? Trump nuk e honeps dot, dhe as Steve Bannon, i dërguari i tij në Evropë, që vjen rregullisht në kontinentin e vjetër me qëllimin e deklaruar për ta shkatërruar atë.

Dhe Vladimir Putin, që në teori e kundërshton Trumpin, por që praktikisht po bën sistematikisht të njëjtën gjë: nuk i intereson nëse është e majtë apo e djathtë, mbështet pavarësinë e Katalonjës, Mateo Salvinin në Itali, Lë Penin në Francë, dhe kështu me radhë. Vetëm për të shkatërruar Evropën”- shtoi Zhizhek me pasion, para audiencës së mbledhur në Romë.

“Dhe nuk mundeni as të imagjinoni sa serioze është kjo urrejtie për Evropën, brenda të ashtuquajturës të djathtës alternative amerikane. Në uebsajtet e saj (e djathta nacionaliste dhe supremaciste), filozofi thotë se ,”antikrishti është një Evropë e bashkuar, dhe Brukseli është Babilonia e re”.

Mbi këtë pikëpamje të botës, në libër thuhet ndër të tjera se: ”Armiqtë e vërtetë të Shteteve të Bashkuara, nuk janë terroristët islamikë, por kukullat e manipuluara në fshehtësi të madhe nga shekularistët evropianë, domethënë nga forcat e vërteta të antikrishtit që duan të dobësojnë Shtetet e Bashkuara, për të krijuar një Rend të Ri Botëror të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara. Në njëfarë kuptimi, këto konsiderata janë të sakta: Evropa nuk është thjesht blloku gjeopolitik i rradhës i pushtetit, por një vizion global, që përfundimisht është i papajtueshëm me shtetet-kombe. Pra, çfarë e pengon Evropën të mbledhë forcat e saj dhe të reagojë?”

Në dallim nga shumë vëzhgues, Zhizhek nuk e konsideron kohën që jetojmë të krahasueshme me vitet 30 të shekullit XX-të, por më tepër me vitet e para të atij shekulli. Dekadenca e Perandorisë Britanike, provokoi tensione dhe përplasje shumë të forta ndërkombëtare, për të mbushur boshllëkun e fuqisë që u krijua.

Po shkohej pandalshëm drejt Luftës së Parë Botërore, me asnjë që ishte në gjendje ta ndalte atë garë të çmendur. Sipas tij, edhe sot jemi duke dëshmuar rënien e një fuqie, Shtetet e Bashkuara, që gjeneron një boshllëk pushteti që duan ta mbushin fuqitë në zhvillim.

Për Zhizhek, edhe tani po shkojmë drejt një lufte, e cila do të shpërthejë pas 10 apo maksimumi 20 vjetësh, dhe që duhet të parandalohet me çdo kusht. “Situata e re, është kaq e mbushur me rreziqe, sa që ajo krijon një mundësi unike për Evropën: Të angazhohet në formimin e një sistemi të ri ekonomik botëror, që nuk do të dominohet më nga dollari amerikan, si një monedhë globale”- shkruan ai.

“Në ekonominë globale ka plasur luftra, prandaj është koha të merren masa ekstreme. Evropa duhet të jetë e vetëdijshme, që ne s’mund të kthehemi në kushtet që ekzistonin përpara Trumpit. Për t’i dhënë ndëshkimin e merituar Trumpit, nevojitet një rend vërtetë i ri botëror. As Rusia  dhe as Kina nuk mund ta krijojnë atë. Ata po luajnë të njëjtën lojë si Trumpi, flasin të njëjtën gjuhë të ”Amerika (Rusia, Kina) e Para”.

Këtë mund ta bëjë vetëm Evropa, edhe pse shpesh për fat të keq ajo ka humbur rastin për të luajtur këtë rol themelor. ”Ajo që i ndërlikon më shumë problemin, është se Evropa duhet të përballet me revoltën e saj populiste, të shkaktuar nga mosbesimi gjithnjë në rritje i njerëzve, ndaj teknokracisë së Brukselit, që shihet si një qendër pushteti pa legjitimitet demokratik. Rezultati i zgjedhjeve të fundit në Itali, ishte i tillë që për herë të parë në një vend të zhvilluar perëndimor, populistët euroskeptikë u ngjitën në pushtet”- shkruan filozofi në librin e tij të fundit.

Dhe ende një pjesë e së majtës në Evropë “e hyjnizon” shumë këtë vizion të Brukselit, i parë nga Zhizhek si një “burokraci e korruptuar dhe ekspertë financiarë që janë jashtë realitetit”. “Natyrisht që unë jam shumë kritik ndaj establishmentit evropian. Por jam më i bindur se kurrë më parë, se Evropa është ende një ide tepër e fortë: liria, solidariteti, të drejtat e njeriut, dhe madje edhe një siguri e caktuar sociale që vjen nga mirëqenia publike, dhe kështu me radhë”. “Emigrantët besojnë me shumë tek Evropa se sa vetë ne”- thotë i hidhëruar filozofi slloven, i cili na fton të konsiderojmë me dashamirësi të gjitha arritjet, të etiketuara prej tij si “të pabesueshme” të demokracive sociale skandinave, dhe ato të Evropës Perëndimore.

“Dua të jem brutal, dhe të them diçka që mund të duket e çuditshme, për dikë që pretendon të jetë komunist: në historinë e njerëzimit, nuk ka pasur asnjëherë një numër kaq të madh njerëzish që jetonin kaq të lirë, të sigurtë dhe të mbrojtur nga sistemi i mirëqenies si në Evropën Perëndimore, të 70 viteve të fundit”.

Disa nga vendet tona, janë sjellë sigurisht në të kaluarën si fuqi të dhunshme koloniale, dhe tema e përgjegjësive të tyre historike, është shumë e artikuluar dhe e ndërlikuar, “por ajo që më pëlqen”, shpjegon Zhizhek, “është ajo që unë e quaj mazokizmi i të majtës evropian” .

“Shumë të majtë, ndihen kaq shumë në faj, sa që çdo gjë e keqe që ndodh në vendet në zhvillim, duhet të jetë domosdoshmërisht faji i kolonializmit evropian”.

“Prandaj duhet të këmbëngulim në forcimin e Evropës, natyrisht në një bazë më të majtë. Ju mund të thoni që kjo është utopike. Dhe ndoshta është e tillë. Por le të reflektojmë më mirë mbi pasojat: nëse partitë si ato të Salvini dhe Lë Pen, ngjiten në pushtet në shumicën e vendeve, ky do të jetë fundi i Evropës”- thotë Zizek.

Kërcënimi i vërtetë për kontinentin e vjetër, vjen pikërisht nga ata që e shpallin veten mbrojtës të kufijve dhe qytetërimit të saj. “Populistët e sotëm anti-emigrantë, janë sot kërcënimi real për zemrën emancipuese të Iluminizmit Europian. Një Evropë që do të kishte në pushtet njerëz si Marin Lë Pen apo Gert Vilders, nuk do të jetë me e tillë”- shkruan Zhizhek në libër.

Filozofi slloven, që në librin e tij sulmon ashpër presidentin francez Emanuel Makron, e cilëson “një zgjedhje të mjerueshme” propozimin ndaj votuesve francezë midis Makron dhe Lë Pen, teksa vlerëson liderët më të majtë të partive progresiste evropiane.

Ai kritikoi edhe Partinë Laburiste Britanike, duke u përqendruar pikërisht në “ftohtësinë e saj” në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Prandaj, është absolutisht e rëndësishme që e majta evropiane, të mbetet pan-evropiane. Edhe Xheremi Korbin ende nuk e ka kuptuar, se kapitali ndërkombëtar nuk mund të luftohet jashtë Evropës. Dhe ky është konflikti i madh, që ka sot e majta”.

“Internazionale” – Bota.al

Shanahan: Jemi partnerë të fortë me Shqipërinë, Rusia rrezik

Menada Zaimi

Vizita në Uashington e ministres së Mbrotjes së Shqipërisë Olta Xhaçka dhe takimi me sekretarin e Mbrojtjes në detyrë Patrick Shanahan, nxori në pah shqetësimin rreth ndikimit rus në rajon. Si përgjigje ndaj pyetjes së Zërit të Amerikës, sekretari Shanahan tha se rreziku që paraqet Rusia në Ballkan është një nga arsyet kryesore të zhvillimit të këtij takimi.

Kjo është një nga arsyet kryesore pse po takohemi sot. Është rrezik dhe ndaj jemi partnerë të fortë”, tha zoti Shanahan për Zërin e Amerikës.

Në komentet e tij në fillim të takimit, zoti Shanahan vlerësoi bashkëpunimin e fortë mes dy vendeve duke përmenduar ndër të tjera agazhimin e Shqipërisë me trupa në Afganistan apo objektivin e shpallur nga pala shqiptare në kuadër të NATO-s për të paguar 2 për qind të Produktit të saj të Brendshëm Bruto, për mbrotjen.

Marrëdhënia mes dy vendeve është e fortë. Dua t’ju falenderoj për kontributin dhe faktin që keni qenë një aleat model”, shtoi zoti Shanahan.

Kjo është vizita e dytë brenda një viti e ministres shqiptare të Mbrotjes Olta Xhaçka. Gjatë kësaj vizite u njoftua marrëveshja e arritur me Departamentin amerikan të Mbrotjes në funksion të modernizimit të forcave ajrore shqiptare, e cila parashikon marrjen e disa helikopterëve Black Hawk. Fillimisht Shqipëria do të marrë 3 helikopterë. Një tjetër projekt lidhet me rritjen e aftësive kibernetike të Shqipërisë.

Zonja Xhaçka tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë një mik i madh dhe aleat i popullit shqiptar dhe se pa mbështetjen dhe angazhimin bujar të tyre, siç tha ajo, fati i rajonit do të kishte qenë shumë ndryshe.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen e qeverisë shqiptare për administratën e amerikane për të qëndruar në mënyrë të vendosur me ne, në reformat kryesore që po ndërmarrim për të ndërtuar institucione më të forta demokratike dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Veçanërisht për reformën në sistemin tonë të drejtësisë, i cili është vendimtar për procesin e pranimit në BE.

“Së fundi, por sigurisht jo për nga rëndësia, shpresojmë që brenda këtij viti të nisim punimet në bazën e parë ajrore të Aleancës në rajonin tonë, në Kuçovë, një zhvillim që besoj se e njeh rolin e Shqipërisë si një spirancë e stabilitetit në rajon dhe rrit rëndësinë tonë strategjike për Aleancën në tërësi”, tha zonja Xhaçka.

Duke iu referuar bazës në Kuçovë Ministrja Xhaçka tha se ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm për një rajon që në vitet e fundit është bërë një pikë e nxehtë e rivaliteteve gjeopolitike dhe dëshmitar i një përpjekjeje shumë të bashkërenduar për të minuar sigurinë dhe stabilitetin.

Reporterët pa Kufij: Kosova në vendin e 75 për lirinë e shtypit

Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.

Sipas kësaj organizate, situata politike në Kosovë është bërë gjithnjë më e tensionuar dhe e paqëndrueshme, si pasojë përafrimit të Serbisë fqinje me Bashkimin Evropian, gjë që e la Qeverinë e Kosovës në izolim diplomatik.

Mungesa e transparencës së qeverisë për çështjet e raporteve me Evropën ka ngjallur reagime të fuqishme nga opinioni dhe gazetarët, thuhet në raport.

Më tutje aty theksohet se media të caktuara kanë kritikuar politikat nacionaliste të presidentit Hashim Thaçi dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Qeveria në anën tjetër, thekson raporti, ka akuzuar gazetarët se janë “tradhëtarë” ose “simpatizantë të serbëve”.

Sa i përket gazetarëve të komuniteteve tjera, raporti thekson se ndarjet etnike në Kosovë janë burim shumë shqetësues për gazetarët e komunitetit serb. Mediat ne gjuhën serbe, sipas raportit, janë shpesh objektiva të sulmeve verbale, ngacmimeve kibernetike dhe fushatave nga mediat pro-qeveritare.

Sidoqoftë, raporti konkludon se peisazhi mediatik në Kosovë të paktën në shikim të parë është relativisht pluralist dhe shumë media kanë pronarë pa lidhje të drejtpërdrejta politike, gjë që rezulton në politika dhe mendime më të ndryshme editoriale.

Prej vendeve të rajonit Mali i Zi ka renditjen më të ulët për Lirinë e Shtypit, pasi organizata e ka renditur në vendin e 104. Vendet tjera të rajonit kanë këtë renditje: Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 63, Kroacia 64, Serbia 90 dhe Shqipëria në vendin e 82.

Listës së 180 vendeve i prinë Norvegjia ndërkaq i fundit në listë është Turkmenistani.

Indeksi botëror i Lirisë së Shtypit 2019 i përpiluar nga Reporterët pa Kufij (RSF) tregon se si në nivel botëror urrejtja ndaj gazetarëve ka degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Sipas raportit numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media.

Në prag të takimit të Berlinit – debate në Kosovë e Serbi

Me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, më 29 prill në Berlin do të mbahet një takim i vendeve të Ballkanit, që do të shënojë edhe rastin e parë të takimit të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Organizatorët nuk kanë dhënë ndonjë hollësi rreth synimeve të takimit, ndërsa tashmë janë shtuar debatet se çfarë në fakt synon Berlini dhe çfarë peshe do të ketë ai takim për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E përditshmja austriake, Der Standard, shkroi të mërkurën se sipas diplomatëve “qëllimi i takimit është që të varroset ideja për shkëmbim territoresh” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Idetë e tilla u hodhën që në verën e vitit të kaluar duke nxitur ndarje jo vetëm në Kosovë dhe Serbi, por edhe skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta mbështesnin ndryshimin e kufijve nëse palët pajtohen dhe atyre që kundërshtojnë një gjë të tillë për shkak të pasojave që mund të ketë në rajonin e Ballkanit.

Më e zëshmja kundër ideve të tilla ishte Gjermania e cila i ka parë për të madhe dhe shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, faktin që lejoi të diskutohen ide të tilla në bisedimet e ndërmjetësuara prej saj.

Sipas Der Standard, Berlini do të propozojë një “status të posaçëm” për veriun e Kosovës, mbështetur në marrëveshjen e pazbatuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në Prishtinë, Gazeta Express shkroi duke ju referuar nje burimi të saj se “po flitet për sovranitet të dyfishtë. Kosova ta ruaj integritetin territorial, por që Serbia të gëzojë njëfarë sovraniteti mbi serbët në Kosovë dhe mbi kishat serbe”.

Në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pret që në Berlin të ndodhet nën trysni për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe që “Serbia të mos fitojë asgjë”. Ai tha se pret bisedime të vështira me përfaqësuesit shqiptarë dhe aspak të lehta me presidentin Macron dhe kancelarin Merkel, por “nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë zgjidhje për Kosovën. Aty do të flutet për tarufat dhe vazhdimin e bisedimeve, Asnjë zgjidhje nuk është në horizont. Kjo është një gënjeshtër së cilës nuk do t’i kushtoja vëmendje”, tha presidenti serb, i cili para se të udhëtojë për në Berlin, pret “të këshillohet” me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë një takimi në Kinë.

Ministri i jahstëm serb, Ivica Daçiç, i cili u takua të mërkurën me shefin e diploamcisë ruse, Sergey Lavrov, tha se një gjë e tillë “është vetëm supozim” dhe nuk e di “nëse ekziston në botë ndonjë zgjidhje e tillë”. Ai tha se Serbia nuk do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e saj pa ndihmën e Rusisë.

Ministri i jashtëm rus, tha ndërkaq se Moska do të mbështesë cfarëdo zgjidhjeje që është e pranueshme për Serbinë.

Në Prishtinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se “takimi i Berlinit do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin”.

Por, ai theksoi se “bazuar në konsultat që kam zhvilluar, nuk do të ketë asnjë plan që do të propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi. Presim që, në fund, ky takim të rezultojë me një deklaratë retorike të përgjithshme, paraprakisht të dakorduar mes pjesëmarrësve, e cila ndër të tjera do të rikonfirmojë së paku perspektiven evropiane të rajonit tonë, thellimin e reformave sidomos në sundimin e ligjit, si dhe do të theksojë domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të mërkurën se nuk ka informata për një propozim që mund të shfaqet në takimin e Berlinit, të cilin e vlerësoi të rëndësishëm, ndërsa nënvizoi se nuk është “i mandatuar me negociue marrëveshje me Serbinë sepse Parlamenti ka mandatu delegacionin shtetëror, platformën. Pra nuk e shoh rolin tim si negociues në tavolinë” tha ai.

Të dyja palët shkojnë në Berlin nën hijen e tensioneve të larta mes tyre që çuan në pezullimin e bisedimeve që nga nëntori i vitit të kaluar.

Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi pesë muaj më parë për t’ju kundërvënë fushatës së Serbisë kundër pavarësisë së saj.

Hungaria, bazë e kundërzbulimit rus në Evropë?

Sheshi Adam Clark i Budapestit dhe ura më e vjetër e kryeqytetit hungarez


“A punon shefi juaj për Moskën?”

Kjo është një pyetje që nuk dëshiron ta dëgjojë asnjë oficer perëndimor i kundërzbulimit nga homologët e tij në vendet e tjera të NATO-s, por për oficerin Ferenc Katrein kjo nuk ishte një pyetje aq e rrallë gjatë shërbimit të tij rreth 15 vjeçar në Zyrën për Mbrojtjen e Kushtetutës së Hungarisë.

Më i rëndë është fakti që ai vetë mendonte se kishte arsye për dyshime rreth shërbimit hungarez të inteligjencës.

Pesë vjet e gjysmë më parë, zoti Katrein u largua nga agjencia hungareze e kundërzbulimit, ku ai u ngrit deri në postin e kreut ekzekutiv të operacioneve dhe më pas në atë të këshilltarit kryesor të drejtorit të agjencisë. “Ekziston një pikë kur duhet të thuash ‘mjaft’,” tha ai për Zërin e Amerikës, ndërkohë që pinte kafe pranë një stacioni hekurudhor.

“Kjo kishte të bënte me disa gjëra që më kërkoheshin të bëja, që për mendimin tim nuk ishin të drejta, dhe njëkohësisht bllokonin punën për gjërat që unë mendoja se duhej t’i bënim”, shton ai.

Kupa u mbush për oficerin Ferenc, kur ai u pengua në operacionet kundër aktivitetit të inteligjencës ruse në Hungari, mes tyre edhe një operacion që kishte si objektiv përpjekjet për të rekrutuar zyrtarë rusë si agjentë të dyfishtë.

Katrein, i cili tani jeton jashtë Hungarisë, pranoi të intervistohej nga Zëri i Amerikës në klimën e një stuhie politike në Budapest, lidhur me një vendim të debatueshëm të qeverisë së Kryeministrit Viktor Orban për të pranuar zhvendosjen në kryeqytetin hungarez të një banke zhvillimi të kontrolluar nga Rusia, e cila ka një histori ndërhyrjesh në Hungari gjatë Luftës së Ftohtë.

Komekon, që tani njihet si Banka Ndërkombëtare e Investimeve, drejtohet nga Nikolai Kosov, prindërit e të cilit kishin poste të larta në agjencinë sovjetike të spiunazhit, KGB.

Politikanët e opozitës në Hungari, si dhe zyrtarët perëndimorë të sigurisë, kanë shprehur shqetësim se banka do të përdoret si mbulesë për aktivitetet ruse të spiunazhit në Evropë.

Katrein ndan këtë shqetësim, prandaj pranoi të intervistohej nga Zëri i Amerikës dhe të disktuonte mbi politizimin e shërbimeve sekrete hungareze si dhe për kërcënimin rus ndaj Evropës.

“Rusët do ta shfrytëzojnë bankën, ashtu siç po i shfrytëzojnë kompanitë dhe organizatat e tjera shtetërore që hapin zyra jashtë vendit, për qëllime zbulimi”, thotë ai. “Është shqetësuese për mua, si ish oficer kundërzbulimi, që kjo bankë lejohet të rivendoset në Budapest,” shton ai.

Banka i ka mohuar akuzat se drejtori i saj është i lidhur me shërbimet ruse të kundërzbulimit.

Por Katrein thotë se agjencia, në të cilën ai ka punuar, nuk do të ketë burime dhe personel të mjaftueshëm për të monitoruar aktivitetet e bankës dhe punonjësve të saj. Qeveria e Kryeministrit Orban i ka dhënë imunitet diplomatik bankës, duke e mbrojtur edhe më tej atë. Ai beson se zoti Orban dëshiron të hedhë në konflikt Rusinë dhe Perëndimin.

“Të gjitha shërbimet ruse (të inteligjencës) – GRU, FSB dhe SVR – janë shumë aktive në Hungari dhe atyre u është dhënë liri në veprimet e tyre, për mua kjo është problematike. Nuk ka patur asnjë përpjekje për t’i kufizuar ose kontrolluar ato. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kemi përgjegjësi ndaj aleatëve tanë. Disa prej nesh filluan të pyesnin: ‘Kush është partneri ynë, NATO-ja apo rusët? Pyetja shtrohej brenda ndërtesës. Nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte”, thotë ai.

Gabimi i parë që bëri Hungaria pas rënies së komunizmit ishte mos pastrimi rrënjësor i agjencive inteligjente të vendit. “Ne nuk bëmë atë që bënë çekët apo atë që ndodhi me shërbimet e inteligjencës në vendet baltike. Ata i rindërtuan të gjitha agjencitë e tyre të zbulimit nga e para, me ndihmën e britanikëve”, thotë Katrein.

Politizimi dhe demoralizimi i agjencisë së kundërzbulimit filloi në vitin 2007, një dekadë pas anëtarësimit të Hungarisë në NATO. Gjatë administratës socialiste të Ferenc Gyurcsany-it, shefi i kundërzbulimit kërkoi ndihmën e operativëve rusë për të zbuluar rrjedhjen e informacioneve nga partia e tij tek Viktor Orbani. Kjo ngriti dyshime tek agjentët e kundërzbulimit hungarez.

Sipas oficerit Katrein, politizimi i agjencisë hungareze të kundërzbulimit vazhdoi edhe gjatë administratës së Orbanit, i cili në vitin 2010 fitoi zgjedhjet, duke zëvendësuar Kryeministrin Gyurcsany. Rreth 100 specialistë me përvojë të zbulimit u larguan nga agjencia e kundërzbulimit në tetë vitet e fundit, të irrituar nga pengesat e krijuara në lidhje me luftimin e aktivitetit rus të spiunazhit.

“Hungaria po përdoret si bazë logjistike për të nisur operacione në vendet e tjera të Bashkimit Evropian,” shpjegon Katrein. “Ata mund të organizojnë operacione dhe misione në Hungari pa shumë shqetësime,” shton ai.

I pyetur se si ai do ta karakterizonte kërcënimin nga spiunazhi rus dhe masat e tij aktive ndaj Evropës, ai nuk hezitoi të thoshte: “Është i rëndë”. Ai thotë: “nuk kam probleme me rusët. Më pëlqen kultura e tyre. Por qeveria ruse është shumë agresive kundër Bashkimit Evropian. Nuk duhet t’i nënvlerësoni këta njerëz”./Jamie Dettmer

 

O NOTRE DAME, JO LOT! RRENUESIT E KISHAVE NE SOT I KEMI “HEROJ”! – Nga Fritz RADOVANI

DY KISHA MOSHATARE N’ EUROPË QË, NUK DO TË JENË KURRMA !

NË PLOT 50 VJETË, DY FLAKË TË MNERSHME KA PROVUE EUROPA PLAKË:

15 PRILL 2019, Flaka zharitëse në Notre Dame të Parisit, shemi perfundimisht Katedralen monumentale 850 vjeçare, që ishte një “ciceron” mu në zemren e Europës…

E bashkë me zanin e saj u shue pergjithmonë një nder Kryeveprat e artit Botnor.

30 MAJI 1969, Flaka shperthyese e dinamitit sllavo – aziatik të “Revolucionit 1967” e vume me doren e anadollakut Fadil Ymeri, sekretar i PPSh në hidrocentralin e Vaut të Dejës, holli n’ erë Kishen e Shek. XIII-të, ku asht kunorzue Heroi Kombtar i Shqiptarve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Shqipnia “ateiste” u kthye në një “vorrezë” besimesh fetare.

Pak muej mbas shkatrrimit të Kishës, kandidati i KQ të PPSh, Fadil Ymeri, një ditë po ua shpjegonte një grupit të teknikëve të Fabrikës së Pelhurave, i ulun në një tavolinë të mencës së saj, sesi para pak ditësh, me urdhën të mikut tij “shokut” Ramiz Alia, kishte hjedhë në erë me dinamit një nga kryeveprat e artit. Fadili po krenohej per këte “besim” që i kishte vue detyrë PPSh…Një tmerr me e ndigjue se me sa madhështi e mburrje,  po ua shoqnonte me lëvizje duersh “hudhjen në erë… si një dishka e mbrekullueshme… kur pa u shpernda gurtë, Kisha kishte shkue një cope në hava, e mandej ra e u shkatrrue!..”

Shumë çudi! Fallsifikatorët e Historisë sonë vazhdojnë rrugen e vet të 1944…Anmiku i Gjergj Kastriotit sulltan Enveri, as “nuk e kishte dijtë se Ajo Kishë, po hidhet në erë…”

Pse, knaqej djali i bylykbashit me shkatrrimin e “një Kishe”?! – Ja një tjeter fakt:

Kur po ndertohej hidrocentrali i Fierzës, Ramiz Alia thrret Ingj. Besnik Bekteshin dhe i shpjegon se, “shoku Enver, ka menduar me Ju derguar në hidrocentral. Sot ai do të tregojnë arsyet e ndertimit të hidrocentralit aty tek ai vend…Degjoje me kujdes Besnik!”

Ing. Bekteshi hyni në dhomen e Tij dhe Enveri, filloi me i tregue per hidrocentralin dhe, arsyet e ndertimit në Fierzë, të cilat vështirë se i beson kush sot. Nder tjera ai i shpjegoi: “Do të ndertojmë këte hidrocentral i cili, nën liqenin e tij ka për të permbytur 38 Kisha të vjetra, dhe vetem kështu, ajo zonë do të spastrohet nga ato Kisha Katolike…”

Ja pra, kjo ishte “Drita e Partisë”… Per të cilen, po punohet me e “rindezur” dit’ e natë!

  • Ah flakë, o flakë, e deri kur do të vazhdoni me zharitë Europen e bukur Plakë?!..

            Melbourne, 17 Prill 2019.

Mondoloni: Skandaloze shkrimet në disa medie serbe për zjarrin në Notre Dame

Ambasadori francez në Beograd, Frédéric Mondoloni, i cilësoi skandaloze shkrimet në disa medie serbe sipas të cilave zjarri në Notre Dame ishte “dënim nga Zoti” për shkak të valëvitjes së flamurit të Kosovës brenda katedrales gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në nëntor të vitit të kaluar.

Dy gazeta në internet, “Informer” dhe “Alo”, të cilat janë të afërta me qeverinë serbe, shkruan se Francën e “arriti dënimi i Zotit. Para gjashtë muajsh valuan flamurin e shtetit të rrejshëm të Kosovës në Notre Dame. Tani po e shkatërron furia e zjarrit”.

Të dyja më pas i tërhoqën shkrimet e tyre që lanë pas vetes shumë reagime.

Ambasadori Mondoloni i cilësoi shkrimet skandaloze. “Komentet negative më kanë prekur thellë dhe kam vetëm neveri për njerëzit që thonë gjëra të tilla”, u tha gazetarëve në Beograd ambasadori francez, duke nënvizuar se ata që e bëjnë këtë duke pretenduar të mbrojnë vendin e tyre, në të vërtetë bëjnë dëm të madh”.

Zyrtarët serbë dhe një pjesë e medies nuk e kanë tejkaluar ende zemërimin me Francën për shkak të trajtimit të Kosovës në manifestimet me rastin e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botëror, që u mbajtën në Paris më 11 nëntor të vitit të kaluar. Atëbotë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i ulur pranë udhëheqësve më të rëndësishëm botëror, madje afër edhe presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ishte ulur në anën e kundërt.

Histori të retushuar të Komunizmit

Botimi i vitit 2018 i ISKK me autor Kastriot Dervishin – Histori të retushuar të Komunizmit.

Ky Album Narrativ sjell për publikun propagandën e pushtetit komunist nëpërmjet fotove të ndryshuara gjatë sistemit,

duke hequr nga fotot historike edhe figurat e mëdha të kombit në një përpjekje për të manipuluar historinë.

Vasfije Krasniqi para Kongresit Amerikan do të rrëfejë dhunimin nga forcat serbe

Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi – Goodman, ka themeluar organizatën “Drejtësi për të gjithë”. Përmes kësaj organizate, Krasniqi, thotë se do të mbështesë gratë që u dhunuan gjatë luftës.

Në emisionin Frontal, Vasfije Krasniqi ka treguar se pas gjashtë ditësh do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rrëfyer në Kongresin Amerikan përjetimin e saj gjatë luftës.

Ajo thotë se gratë e dhunuara në luftë, janë “ndëshkuar” edhe nga familjet e tyre, ani pse kanë qenë viktima.

Krasniqi – Goodman jeton në SHBA me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, ndërsa për momentin ajo gjendet në Prishtinë me aktivitetet rreth organizatës. /Express/

The Independent: Presidenti Thaçi po hetohet nga Tribunali Special

The Independent shkruan se Hashim Thaçi ka edhe probleme personale, pasi Gjykata Speciale po heton disa nga udhëheqësit e UCK’së, përfshirë edhe presidentin Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për The Independent ka folur, ndër të tjera, edhe për Gjykatën Speciale.

“Thaçi ka problemet e tij. Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, që u vendosën në Hagë në 2017’ën, janë duke i hetuar dyshimet për krime lufte ndaj disa prej figurave kryesore të UCK’së, përfshirë edhe presidentin kosovar”, shkruan prestigjiozja britanike.

Thaçi insiston se nuk ka asgjë për tu frikësuar, ndërsa thotë se është i gatshëm të pres cka do të sjellë e ardhmja

“Si gjithmonë, ne nuk do të ikim, nuk do të turpërohemi, do të përballemi me to dhe jam i sigurt se do ta përfundojmë me dinjitet dhe integritet”, ka thënë Thaci.

Ai thotë se ka zëra që dëshirojnë që ta njollosin Kosovën dhe atë personalisht. Megjithatë, ai thotë se nuk do të hezitojë t’i përgjigjet cdo gjëje që vjen.

“Jam personalisht shumë krenar që kam qenë një nga liderët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Gjithmonë do të ketë zëra që do të provojnë ta denigrojnë Kosovën ose ta akuzojnë Kosovën, të përbuzin Kosovën dhe mua personalisht. Por kjo nuk do të thotë që unë kam ndonjë hezitim para asaj që mund të vijë. Unë besoj në drejtësi.  Çka nuk duhet të lejojmë ne është përsëritja e historisë”, ka thënë tutje Thaçi. /Express/

Profecia shokuese e Nostradamus për djegien e “Notre Dame”

Një ngjarje aksidentale, por që “preku” një nga objektet më të shenjta për Europën, katedralen e “Notre Dame”, ka shokuar europianët. Katedralja u dogj të hënën, ndërsa muret e saj kanë shpëtuar.


Por ajo që shton akoma më tepër habinë për ngjarjen, është se atë e ka parashikuar edhe Nostradamus, një nga parashikuesit më të famshëm të historisë.

“…Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë… Me ardhjen e pranverës një Kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët…”, thuhet të ketë parashikuar Nostradamus.

Me këto fjalë, Notradamus ka arritur të parashikojë djegien e kishës. Sipas tij, djegia ndodh për shkak të mëkateve të mëdha të njerëzve. Notredamus, astrolog dhe mjek i shekullit të 16-të, përpiloi një libër me parashikimet më të famshme me titullin “Profecitë”.

Ai parashikoi zjarrin e madh të Londrës më 1666, vdekjen e Henrit të Dytë, si dhe ngritjen në pushtet të Hitlerit në Gjermani.

“Notre Dame” vizitohej nga 14 milionë turistë çdo vit. Katerdralja u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ajo u ndërtua në vitin 1267 si tempulli i parë i krishterë në Paris. Emri i saj do të thotë ‘Zonja jonë’ dhe i dedikohet Virgjëreshës Mari./Balkanweb

Kur shqiptarët mbajtën meshën në Notre Dame të Parisit

Ndonëse në esencë një objekt fetar, bukuria e madhështia arkitekturale, lidhja me ngjarje të mëdha historike, vendi në vepra letrare, filma e vepra të mëdha artistike, lidhjet me Parisin, kujtime personale e shumë arsye të tjera kanë ndikuar që ta bëjnë atë një ikonë të civilizimit perëndimor, apo një simbol mbarëbotëror.


Shumë shqiptarë e amerikanë ashtu si njerëz në mbarë botën komentuan ngjarjen e shumë prej tyre botuan e ribotuan kujtime kolektive e personale, historike e intime, të lidhura me Katedralen e famshme.

Në këtë kuadër, ia vlen të kujtojmë një moment të caktuar në histori, kur shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në Notre Dame për një meshë historike.

Ngjarja ndodhi, 39-vjet më parë, në 6 maj 1980, kur qyteti i Parisit nderoi Heroin Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun duke emërtuar një shesh me emrin e tij.

At Sofron Prence, murgu i shquar arbëresh udhëhoqi meshën e madhe. Kori i famshëm i vajzave arbëreshe nga Siçilia, që kishin mahnitur Parisin me kostumet e tyre, kënduan nën drejtimin e At Sotirit.

Sipas “Buletinit Katolik Shqiptar”, në meshë merrte pjesë edhe Kardinali i Parisit si dhe figura të njohura zyrtare e fetare franceze.

Meritën më të madhe që një shesh në Paris mori emrin e heroit tonë kombëtar e kishte Lec Shllaku, gazetar dhe redaktor i gazetës “Koha Jonë”.

Kryetari i Bashkisë së Parisit në atë kohë, ishte njeriu që do të bëhej një ditë President i Francës, Zhak Shirak (Jacques Chirac).

Në fakt, një numër i gazetës “Koha Jone” e vitit 1982, i fotografuar këtu, tregon se vendimi për emërtimin kishte qenë një kurorëzim i një pune gati 10-vjeçare, e nisur me sa duket që në 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Vendimi zyrtar u mor nga Këshilli Bashkiak i Parisit, në 10 korrik 1978. Datat e ceremonive për nderimin e ikonës historike shqiptare u caktua 6-7 maji i vitit 1980.

Në këto data, qindra shqiptarë udhëtuan nga vende të ndryshme të Evropës si dhe nga SHBA për të marrë pjesë në ngjarjen e madhe.
“Koha e Jonë” shkruan se ditët e festës filluan me mbërritjen e arbëreshëve nga Piana degli Albanesi në Itali, e mbaruan me një gosti zyrtare në mbrëmjen e 7 marsit.

Është një kujtim i bukur shqiptar, në paradën e kujtimeve nga e gjithë bota, kushtuar Katedrales që pavarësisht prej zjarrit të tmerrshëm, duket se ka mbijetuar, do të riparohet në kohë, e do të vazhdojë të frymëzojë e zbukurojë Parisin./ gazeta Illyria