VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pelegrini nga Zvicra i bie nga Torovica por pendohet: Do lutem në Jerusalem që të ndërtohet rruga (Video)

By | June 4, 2018

Komentet

Pas Tiçinos edhe St.Gallen i thotë jo burkës!

Në referendumin e djeshëm 66 % e votuesëve i thanë “jo” mbajtjes të burkës, duke votuar të djelën pro  iniciativës që i ndalon myslimanet të mbajnë burka në kantonin St.Gallen.

Një votim i tillë është bërë së pari në kantonin e Tiçinos.

Dhe qytetarët e St Gallen janë të dytët që votuan për të mos lejuar me kushtetutë mbajtjen e burkave në këtë kanton.

 

 

Nigeri: Piratët rrëmbejnë 12 pjesëtarë të një anijeje mallrash zvicerane

Fotografi ilustruese

Piratët kanë rrëmbyer 12 pjesëtarë të një ekuipazhit të një anije mallrash zvicerane që po lundronte në ujërat nigeriane.

Massoel Shipping tha se anija e tyre MV Glarus, që po transportonte grurë nga kryeqyteti i Nigerisë, është sulmuar të shtunën.

“Piratët u ngjitën në Glarus përmes shkallëve të gjata dhe më pas prenë telat me gjemba në kuvertë”, tha firma për agjencinë AFP.

Piratët janë larguar ishulli Boni drejt Niger Delta, duke marrë me vete 12 pengje nga 19 pjesëtarët e ekuipazhit.

Nacionalitetet e anëtarëve të ekuipazhit të kësaj anijeje ende mbeten të panjohura, por firma tha se familjet e pengjeve janë informuar për situatën.

Firma Massoel tha se piratët kanë “shkatërruar të gjitha pajisjet e komunikimit të anijes”.

Specialistët janë nisur drejt anijes për t’u siguruar se pengjet do të lirohen sa më shpejt, tha kompania që ka në pronësi anijen e rrëmbyer.

Në Nigeri, rrëmbimi i anijeve dhe ekipeve të ekuipazhit është gjë e rëndomtë. Piratët në të shumtën e rasteve sulmojnë anijet që kanë në ekuipazh persona me kombësi të huaj.

Vjeshta vjen në Zvicër me ulje të ndjeshme të temperaturave

VOAL – Vjeshta astronomike në Zvicër filloi zyrtarisht të dielën dhe sjell me vete vërshime të forta të erës dhe një ulje të temperaturave për shkak të një zone të ulët presioni që lëviz shpejt nga Atlantiku në Gjermani. MeteoSwiss paralajmëron se nga e shtuna në mbrëmje, në veri të Alpeve, priten erërat e stuhishme nga veriu, me një alarm të klasës 3 për të gjithë pllajën. Në Alpe (me përjashtim të Graubyndenit qendror që nuk pritet të preket nga ky fenomen) dhe në jug, rreziku do të jetë i moderuar.

Erërat, me shpejtësi 80 deri 110 kilometra në orë në zonat me lartësi mesatare mbi nivelin e detit, do të zgjasin deri të hënën në mëngjes. Në disa zona malore, erërat do të fryjnë deri në 140 kilometra në orë. Në jug ato nuk pritet të tejkalojnë 110 kilometra që priten në disa zona në lartësi mbi 2.000 metra.

Sa i përket temperaturave, merkuri mund të arrijë akoma 25-27 ° C në Zvicër, por në vetëm 24 orë do të ketë një rënie prej më shumë se 10 gradë, tregon shërbimi meteorologjik. Për fillim të javës temperaturat në ultësira mezi i tejkalojnë 15 gradë.

Referendumi në Zvicër, qytetarët votojnë për cilësinë e ushqimit

Qytetarët në Zvicër i janë drejtuar sot kutive të votimit, mbi referendumin e thirrur për të mbrojtur cilësinë e ushqimit.

Ky referendum vjen si pasojë e disa skandaleve të ndodhura në vitet e fundit mbi cilësinë e mishit apo produkteve të tjera, duke reflektuar interesin në rritje të konsumatorëve sesi prodhohet ushqimi.

Sistemi i demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës do të thotë që aktivistët thjesht duhet të mbledhin 100,000 firma, për të siguruar një votim mbarëkombëtar për një çështje politike.

Propozimi i parë, i quajtur “fair food” kërkon më shumë mbështetje nga qeveria për produkte të qëndrueshme dhe miqësore ndaj kafshëve, si edhe etiketa më të detajuara në mënyrë që konsumatorët të dinë se çfarë po konsumojnë.

Propozimi i dytë, i quajtur “sovraniteti ushqimor” shkon edhe më tej duke bërë thirrje për mbështetje shumë më të madhe shtetërore për fermat familjare lokale, për tarifat më të larta për importin e ushqimit dhe ndalimin e prodhimeve të huaja që nuk plotësojnë standardet zvicerane.

Zvicra është më së shumti shoqëri urbane, por bujqësia është një pjesë e rëndësishme e identitetit të saj kulturor, e cila sipas iniciatorëve është e kërcënuar nga importet e ushqimit të lirë që dëmton standardet e larta zvicerane.

Kundërshtarët, përfshirë qeverinë zvicerane, besojnë se miratimi i këtyre kërkesave do të çojë në rritjen e burokracisë dhe kostove, dhe do të sjellë vendin në konflikt me marrëveshjet ekzistuese të tregtisë ndërkombëtare.

Zvicra i kërkon Rusisë “të ndalojë aktivitetet joligjore” në tokën e saj

Vendi ku janë helmiar Skripalët në Sallsbëri

Një luftë diplomatike fjalësh në mes të Zvicrës dhe Rusisë është përkeqësuar, pas kërkesës së Zvicrës që Moska të ndalojë aktivitetet e spiunimit në territorin e saj, pas dyshimeve për dy raste të tilla, të identifikuara ditëve të fundit.

“Departamenti për Çështje të Huaja në Zvicër i ka bërë thirrje Rusisë që menjëherë t’iu japë fund aktiviteteve ilegale në tokën zvicerane apo atyre që shënjestrojnë zviceranët”, është thënë në një deklaratë më 16 shtator.

Ministria Zvicerane ka thënë të ketë thirrur në pyetje, ambasadorin e Moskës në Bern, Sergei Garmonin, në shenjë proteste ndaj aktivitetetit të Rusisë në Zvicër.

Në deklaratë nuk janë cituar shumë detaje, mirëpo e njëjta është publikuar vetëm një ditë pas raporteve në media, sipas së cilave spiunët rusë kanë shënjestruar një laborator në Spiez, që ka qenë duke testuar substancën, e cila është përdorur kundër ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në muajin mars në qytetin britanik, Sallsbëri.

Në atë laborator janë testuar edhe armë që dyshohet se janë përdorur nga aleatja e Rusisë, Qeveria Siriane në luftën civile të shtetit të saj.

Kjo është hera e tretë që ministria ka kërkuar të marrë në pyetje ambasadorin rus, për të treguar kundërshtitë e tyre ndaj sulmeve të dyshuara në organizatat që veprojnë në Zvicër.

Në rastin e fundit, Qeveria Zvicerane ka konfirmuar më 15 shtator raportimet se autoritetet holandeze kanë arrestuar dhe dëbuar dy persona që dyshohet se janë spiunë rusë dhe të cilët mendohet se kanë kanë tentuar të ndërhyjnë në laboratorin zviceran.

Zvicra ka marr në pyetje ambasadorin rus, si shenjë proteste ndaj “tentim-sulmit”, derisa Moska ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet, në atë që është cilësuar si akuza e fundit e Perëndimit për ndërhyrje të spiunazhit dhe formave tjera nga ana e Rusisë.

Caku i dyshuar në rastin e fundit është ka qenë Laboratori Spiez, i cili ka analizuar mostrat nga helmimi i Skripalëve në Angli.

Individët, për të cilët ka pasur shqetësime paraprake, kanë qenë pala e njëjtë, e identifikuar edhe nga Shërbimi zviceran i inteligjencës një ditë më herët, kanë njoftuar prokurorët.

Ambasada Ruse i ka përshkruar supozimet e gazetës si “jopërmbajtësore” dhe “të pabaza”.

“Ky është një tentim absurd për t’iu dhënë lexuesve një pikëpamje paragjykuese për punëtorët rusë që punojnë në Zvicër”, ka deklaruar kjo ambasadë.

Britania ka thënë se Moska për përdorur Noviçok për të vrarë Skripalët dhe ka akuzuar dy rusë në mungesë për tentim-vrasje.

Skripal dhe vajza e tij, Yulia janë shëruar pas sulmit, mirëpo një shtetase e Britanisë, Daën Sturgess, ka vdekur në muajin qershor derisa i dashuri i saj, Charlie Roëley, është sëmurë pasi kanë kaluar nëpër gjurmë të helmit në një zonë afër Sallsbërit.

Gjatë kësaj kohë, prokurorët zviceranë kanë njoftuar se ata janë duke hetuar një sulm kibernetik të marsit të vitit 2017, kundër zyrave të Agjencisë Botërore Kundër-Dopingut në Zvicër.

Kjo agjenci, me bazë në Montreal, ka pezulluar antëtarësinë e agjencisë së Rusisë kundër dopingut në këtë trup, pas dyshimeve për raste të dopingut të sponsoruar nga shteti më 2015.

Moska në anën tjetër ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në program të dopingut.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Sergio Romano nuk është i befasuar nga prania e spiunëve rusë në Zvicër

VOAL – “Prej disa vitesh jemi dëshmitarë të një dueli, në veçanti, midis shërbimeve ruse dhe shërbimeve angleze”. Ky është mendimi i Sergio Romanos shprehur në mikrofonin e RSI, duke komentuar lajmet e fundit në lidhje me një prani të fortë të spiunëve rusë në stafin diplomatik të Rusisë në Zvicër.

SIC ka shqyrtuar stafin diplomatik të pranishëm në territorin zviceran. Ata janë 83 persona, sipas listës zyrtare të dorëzuar në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme, të cilët ndodhen në ambasadën në Bernë dhe konsullatat në Zyrih, Lozanë dhe Gjenevë; në të cilën shtohet stafi i pa akredituar në shërbimet e DFAE.

Ky është një numër i madh njerëzish, pasi vetëm tre prej tyre kryejnë detyra të lidhura qartë me shërbimet e informacionit. “Lajmet janë shumë shpesh të pilotuar dhe do të ishte interesante të dish se si.” Prandaj, nuk do të isha shumë i befasuar,” komentoi Romano.

Ndërkohë, parlamentari federal Werner Salzmann (SVP/BE), president i komisionit të politikave të sigurisë kombëtare, shpreh pakënaqësinë e tyre në mikrofonat e SRF. “Unë jam i habitur për shkallën e spiunimit rus,” tha ai, duke shprehur synimin e tij për të kërkuar informata më të detajuara në mbledhjen e ardhshme të komisionit. Ndërkohë, kontrollet e kryera në kuadrin e akreditimit të diplomatëve janë shtrënguar.

Një në katër diplomatë rusë në Zvicër është agjent sekret

VOAL – Një në katër diplomatë rusë në Zvicër është agjent sekret. Kjo del nga vlerësimi konfidencial i Këshillit Federal të Konfederatës, të cilin e kanë Le Matin Dimanche dhe SonntagsZeitung.

Në raportin e saj të fundit, vetë qeveria tashmë paralajmëroi kundër kësaj situate, pa përmendur emrin e ndonjë vendi të veçantë. Hetimi i dy gazetave, megjithatë, e bëri të qartë se ishte Rusia. Shërbimi Informativ i Konfederatës (SIC) ka numëruar agjentët e inteligjencës ruse me pasaporta diplomatike.

Stafi ndodhet në ambasadat e Bernës dhe konsullatat e Zyrihut, Lozanës dhe Gjenevës, por aktivitetet thelbësore të informacionit mbahen tradicionalisht në Gjenevë. Ka disa operacione spiunimi që kanë ndodhur në Zvicër gjatë disa muajve të fundit, disa prej të cilave kanë synuar në veçanti laboratorin në Spiez dhe agjencinë botërore anti-doping.

Qeveria cakton 14 miliardë franga për rrugët kombëtare

VOAL – Këshilli Federal i bëri thirrje të premten parlamentit të ndajë mbi 14 miliardë franga për rrugët kombëtare dhe për rrugët kryesore brenda qyteteve. Shuma ndahet në tri kredi: 8.156 miliardë franga janë të nevojshme për përdorimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nacionale për periudhën 2020-2023. Një tjetër 4,651 miliardësh do të përdoret për të dyfishuar San Gottardin dhe për ndërtimin e tre projekteve të rëndësishme ende të pa miratuara, duke përfshirë blerjen e tokës.

Kushtetuta e Zvicrës mbushi 170 vjet, kjo datë shënon lindjen e Zvicrës moderne

VOAL – Kantoni dhe qyteti i Bernës kanë pritur dje, të mërkurën, trupin diplomatik dhe parlamentarët federalë me rastin e 170 vjetorit të Kushtetutës. Firma e dokumentit u hodh në fakt më 12 shtator 1848 në sallën e ndërtesës “Zum Äusseren Stand”, e cila sot është restorant me të njëjtin emër.

Kjo datë shënon lindjen e Zvicrës moderne, me krijimin e një shteti federal në kuadrin e fitores së kantoneve radikale e liberale në luftën e Sonderbund të nëntorit 1847.

Nga qeveria zvicerane kërkohet të favorizojë investimet për hidrocentralet

VOAL – Instalimet zvicerane që prodhojnë energji elektrike, veç atyre bërthamore, duhet të mbahen për një periudhe afatgjatë. E tha Këshilli Kombëtar që miratoi – me 102 vota për, 92 kundër dhe një abstenim – një propozim nga Këshillit i Shtetit.

Propozimi i kërkon Qeverisë të paraqesë masat, si pjesë e rishikimit të ardhshëm të Aktit të Furnizimit me Energji Elektrike, të cilat stimulojnë investimet në mjediset prodhuese siç janë hidrocentralet, për të përmbushur nevojat e së ardhmes dhe gjithashtu për të shmangur rreziqet e zezë sidomos gjatë muajve të dimrit.

Këshilltarja federale Doris Leuthard, nga ana tjetër, beson se kërkesa është e tepërt, sepse strategjia e energjisë 2050 tashmë e mbështet mjaftueshëm sektorin e ripërtëritshmërisë.
ATS

Zvicra i mbulon autostradat me çati diellore

Berna shikon me interes projektin e një kompanie zvicerane për të zëvendësuar centralet bërthamore. Është planifikuar mbulimi i një pjese të A9

VOAL – Të mbulohen autostradat me panelet diellore, kështu që mund të hiqet dorë nga centralet bërthamore. Është ideja ambicioze e kompanisë Zug Servipier. Konfederata e shikon projektin me interes të madh i cili mund të materializohej që në fillim të vjeshtës së ardhshme.

Seksioni i zgjedhur për instalimin e paneleve të para diellore si pjesë e konceptit Swiss Energy Pier është vendosur në territorin e Fully, në Valais. Do të vendosen 36,000 elementë që do të formonin një lloj çatie mbi 1,6 kilometra të A9. Ata do të bënin të mundur prodhimin e energjisë së konsumuar në një vit nga rreth 20,000 njerëz.

Autostrada diellore

Është vlerësuar se duke mbuluar 750 km autostrada me teknologjinë e sotme mund të bëhet në më pak se 20 vjet një fabrikë atomike dhe pritet që, në sajë të evolucionit, e njëjta sipërfaqe fotovoltaike mund të lejojë të hiqet dorë nga të gjitha centralet zvicerane.

Projekti pilot përfshin një investim prej 50 milionë franga, të financuara tërësisht nga individë privatë. Berna – megjithëse shumë e interesuar – nuk do të kontribuojë në asnjë mënyrë, për keqardhje të madhe t$e promotorit Laurent Jospin, sepse, zbulon, përveç prodhimit të energjisë së pastër, panelet do të mbrojë asfaltin dhe ju do të shpenzojnë më pak të holla për borëçarëse ose kripë.

Zvicra mund 6-0 Islandën, kapiten Granit Xhaka

VOAL – Zvicra ka filluar në mënyrën më të mirë rrugën e saj në Ligën e Kombeve, duke iu përgjigjur kështu në fushë polemikave të kohëve të fundit. Në ndeshjen e debutimin në Grupi 2 të Ligës A, kombëtarja zvicerane mundi me një 6-0 të bujshme Islandën në St. Gallen. Ekipi i Petkovicit ka dhënë një provë bindëse, duke fituar merituar tri pikë në fund të ndeshjes së kontrolluar me autoritetet nga fillimi në fund.

Ekipi kombëtar zviceran është bërë menjëherë i rrezikshëm me Seferovicin, ndalur në minutën e dytë  në 2 ‘vetëm nga pritje e shkëlqyer e Halldorson. Për golin duhej pritur deri në minutën e 13 kur Zuber shënon një eurogol me të majtën. Goli i dytë erdhi dhjetë minuta më vonë me Zakaria, i cili nga afër dërgon në portë një top të dërguar nga Shaqiri.

Në gjysmën e dytë, zviceranët nuk u vetëkënaqën. Numri 23, Shaqiri, bën një gjuajtje tjetër që shmanget nga Bjarnason dhe përfundon në rrjetë dhe 3-0, ndërsa pokeri u nënshkrua nga Seferovic (edhe autor i dy rrjetave të anuluara për offside). Ajeti dhe Mehmedi gjithashtu shënuan, duke vënë vulën e tyre në finalen 6-0.

Granit Xhaka shkëlqeu në rolin e tij të kapitenit të kombëtares zvicerane.