VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pelegrinët myslimanë shënojnë Kurbanin e Madh në përfundim të haxhillëkut

By | August 11, 2019

Komentet

Papa kritikon vendimin për shndërrimin e Shën Sofisë në xhami

Papa Françesku tha të dielën se ndihej i lënduar nga vendimi i Turqisë për ta shndërruar muzeun e Stambollit të Shën Sofisë në një xhami. Ky është komenti më i fundit që vjen nga një udhëheqësës i lartë fetar duke e ka dënuar vendimin e Ankarasë.

Mendimet e mia shkojnë në Stamboll. Mendoj për shën Sofinë e ndjej dhimbje“, tha ai gjatë bekimit të përjavshëm në sheshin e Shën Pjetrit.

Presidenti turk Tayip Erdogan ka thënë se lutjet e para në Shën Sofi do të mbahen më 24 korrik, ndërsa e deklaroi muzeun antik edhe një herë një xhami, pas një vendimi të një gjykate që i hoqi objektit statusin e muzeut.

Këshilli Botëror i Kishave i ka bërë thirrje zotit Erdogan ta ndryshojë vendimin dhe Patriarku i Bartolomeut, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në botë me qendër në Stamboll, e quajti vendimin zhgënjyes.

Zoti Erdogan ka thënë se Shën Sophia, e cila dikur ishte një katedrale e krishterë, do të qëndrojë e hapur për myslimanët, të krishterët e të huajt. Ai shtoi se Turqia kishte ushtruar të drejtën sovrane për ta shndërruar atë në një xhami dhe se i sheh kritikat mbi këtë vendim, si një sulm ndaj pavarësisë së vendit.

Greqia e dënoi këtë veprim. UNESCO bëri të ditur se Komiteti i saj i Trashëgimisë Botërore do të rishikojë statusin e Shën Sofisë pasi vendimi i Turqisë ka ngritur pikëpyetje në lidhje me ndikimin që kanë vlerat universale të objektit me një rëndësi që tejkalon kufijtë dhe brezat. zëri i amerikës

Guterres: OKB dhe bashkësia ndërkombëtare tradhtuan Srebrenicën para 25 vitesh

Srebrenicë

Gjenocidi i Srebrenicës ka qenë krimi më i keq në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një video-adresim në shënimin e 25-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“25 vite me vonë ne nderojmë viktimat që u vranë brutalisht dhe zotohemi të mos i harrojmë kurrë. Jemi në pikëllim me familjet e tyre si dhe me familjet e atyre të cilët ende llogariten si të zhdukur. Ne riafirmojmë solidaritetin tonë me të mbijetuarit. Një çerek shekulli më parë, Kombet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare tradhtuan banorët e Srebrenicës. Siç ka thënë edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, kjo do të ndjekë historinë tonë përgjithmonë. Ballafaqimi me të kaluarën është një hap i rëndësishëm drejt rindërtimit të besimit”, tha Guterres.

Ai theksoi se pajtimi duhet të shoqërohet me ndjeshmëri dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Guterres theksoi se “Pajtimi nënkupton refuzimin e mohimit të gjenocidit dhe krimeve të luftës si dhe çdo përpjekje për glorifikimin e kriminelëve të luftës. Do të thotë gjithashtu njohja e të gjithë viktimave dhe mos pranimi i fajit kolektiv. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje të gjithëve në rajon të kundërshtojnë fjalimin e urrejtjes dhe ndarjen e retorikës dhe narrativave të mosbesimit dhe frikës. Të gjitha komunitetet, të gjithë udhëheqësit dhe organizatat përfshirë mediat, duhet të angazhohen për këtë”.

“Të gjithë qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës meritojnë përkushtimin e palëkundur të liderëve të tyre për krijimin e një mjedisi respekti të ndërsjellë, pa diskriminim, urrejtje ose nxitje të dhunës. Në këtë përvjetor të pikëlluar kujtojmë se paqja në Bosnjë e Hercegovinë është ende e brishtë. Ne nuk duhet të heqim dorë nga puna që do të çojë në pajtim. Ne u kemi borxh aq shumë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, të mbijetuarve, qytetarëve të Bosnjës e Hercegovinës dhe të gjithë racës njerëzore”, tha Guterres.

Popullsia e botës mund të shkojë në mbi 11 miliardë në fund të shekullit (tabela)

Popullsia e botës, e cila aktualisht numëron 7,79 miliardë banorë, mund të tejkalojë shifrën 11 miliardë në fund të shekullit, tregojnë parashikimet bazuar në të dhënat e përditësuara dhe trendet rajonale të rritjes dhe zvogëlimit të popullsive.

Çdo vit, 11 korriku shënohet si “Dita Botërore e Popullsisë” me qëllim për të tërhequr vëmendjen mbi problemet që kanë të bëjnë me popullsinë. Kjo ditë shënohet që nga viti 1989, kur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u miratua propozimi i paraqitur nga Programi Zhvillimor i OKB-së (UNDP).

Sipas të përpilimit të kryer nga Anadolu Agency (AA), bazuar në të dhënat e OKB-së në lidhje me gjendjen aktuale të popullsisë botërore dhe trendet rajonale të rritjes dhe zvogëlimit, popullsia e botës, e cila para dy mijë viteve ishte 300 milionë dhe sot numëron 7,79 miliardë, mund të shkojë në mbi 11 miliardë në fund të këtij shekulli.

Gjersa popullsia botërore ishte 600 milion në vitin 1600, ajo arriti në 1 miliard më 1804, në 2 miliardë më 1927, 3 miliardë më 1961 dhe në 4 miliardë në vitin 1971. Rritja e shpejtë e popullsisë vazhdoi kur në vitin 1987 arriti në 5 miliardë, në vitin 1999 në 6 miliardë dhe në vitin 2011 në 7 miliardë.

Veçanërisht me efektin e rritjes së shpejtë të regjistruar pas vitit 1950, popullsia botërore së fundmi është rritur me 1 miliard çdo 12 vjet.

Aktualisht, në botë jetojnë 7 miliardë e 795 milionë njerëz. 25,4 për qind e popullsisë është nën 15 vjeç, 23,7 përqind 10-24 vjeç dhe 9,3 përqind janë mbi 65 vjeç.

Sipas një raporti të OKB-së të vitit 2019, i cili përfshinte trendet për popullsinë botërore deri në fund të shekullit, popullsia botërore, e cila ishte 5,3 miliardë në vitin 1990 dhe 7,3 miliardë në vitin 2015, parashihet të arrijë në 8,5 miliardë në vitin 2030, 9,7 miliardë në vitin 2050 dhe në 11,2 miliardë në vitin 2100.

Pjesa më e madhe e popullsisë botërore, në Azi

Rreth 60 për qind (4,7 miliardë) e popullsisë së botës sot jetojnë në Azi, 17 për qind (1,3 miliard) në Afrikë, 10 për qind në Evropë (750 milionë), 8 për qind (650 milionë) në Amerikën Latine dhe Karaibe dhe pjesa tjetër prej 5 për qind (370 milionë) jetojnë në Amerikën e Veriut dhe Oqeani (43 milionë).

Kina, me rreth 1,4 miliardë njerëz, dhe India, me një popullsi prej 1,3 miliardë banorë, janë dy vendet më të populluara në botë, ndërsa si kontinent, Azia është më i populluari.

Parashikimet tregojnë se India do të tejkalojë popullsinë e Kinës dhe do të bëhet vendi më i populluar në botë në vitin 2027.

Vendi me dendësinë më të ulët të popullsisë në gjithë botën është Mongolia, ku 3 milionë njerëz jetojnë në një sipërfaqe prej 1.564.116 kilometrash katrorë.

Pritet tkurrje e popullsisë evropiane, rritje në Afrikë

Popullsia e disa vendeve supozohet se do të ulet me më shumë se 15 për qind deri në vitin 2050, duke përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Hungarinë, Japoninë, Letoninë, Lituaninë, Moldavinë, Rumaninë, Serbinë dhe Ukrainën.

Më shumë se gjysma e rritjes globale të popullsisë që do të regjistrohet deri në vitin 2050 në gjithë botën pritet të ndodhë në Afrikë, ndërsa në Afrikën Sub-Sahariane popullsia pritet të dyfishohet deri në vitin 2050.

 

Ishte shpallur i zhdukur prej ditësh, gjendet i pajetë kryebashkiaku i Seulit

Kryebashkiaku i Seulit në Korenë e Jugut, Park Won-soon është gjetur i pajetë ditën e sotme, ndërkohë që ai rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Mediat e huaja raportojnë se ai është gjetur në Bugak, në pjesën veriore të Seulit, në afërsi të vendi ku sinjali i telefonit të tij ishte detektuar nga policia gjatë kërkimit. Ka qenë vajza e tij ajo që dha alarmin në polici, pasi nuk po kontaktonte dot me të atin.

Shkaqet e vdekjes së Park Won-soon janë ende të paqarta ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për ngjarjen.

64-vjeçari Park drejtonte bashkinë e Seulit që prej vitit 2011 dhe shihej si një kandidat i mundshëm në radhët liberalëve për zgjedhjet presidenciale të 2022.

Mbi 12 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Ankara

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 12 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 12.002.132 raste me virusin janë regjistruar deri tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 3.099.095 raste deri tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (1.674.655), India (753.354), Rusia (700.792), Peruja (309.278), Kili (301.019), Spanja (299.210), Britania (286.979), Meksika (268.008), Italia (241.611), Irani (248.379), Pakistani (237.489), Arabia Saudite (220.144) dhe Afrika e Jugut (215.855)

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 207.897.

Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Gjermania (198.561), Bangladeshi (172.134), Franca (168.810), Kolumbia (124.494), Kanadaja (106.167), Katari (101.553), Kina (83.572), Argjentina (83.426), Egjipti (77.279), Suedia (73.344), Indonezia (68.079), Iraku (67.442), Bjellorusia (64.224), Ekuadori (63.245), Belgjika (62.123), Emiratet e Bashkuara Arabe (53.045), Kuvajti (52.007), Kazakistani (51.059), Holanda (50.746), Ukraina (50.414) dhe Omani (50.207).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri  tani jetën kanë humbur 547.834 persona. Ndërkaq, rreth 6,9 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

Arrestohet zyrtari i Agjencisë ruse Roscosmos me akuzën për “tradhti”

Moskë

Ivan Safronov, këshilltari i kreut të Agjencisë Federale të Hapësirës së Rusisë, (Roscosmos) Dmitry Rogozin, është arrestuar me akuzën për “tradhti ndaj atdheut”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shërbimi i Sigurisë Federale (FSB) të Rusisë thuhet se ish-gazetari Safronov është arrestuar me akuzën se u ka përcjellë njësive të shërbimit të inteligjencës së NATO-s, sekrete shtetërore në fushën ushtarake-teknike.

Rogozin në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve TASS tha se Safronov nuk ka pasur qasje në informacionet e fshehta lidhur me institucionin gjatë periudhës së detyrës të tij në Roscosmos.

Gjatë viteve 2010-2019, Safronov ka punuar në gazetën Kommersant ku ai ka përgatitur lajme për gazetën lidhur me çështje ushtarake-teknike dhe industrinë e mbrojtjes.

Autoritetet ruse, vitin e kaluar ngritën padi ndaj Safronov-it me arsyetimin se “ka zbuluar sekret shtetëror” për shkak të lajmit të tij për dorëzimin e avionëve rus Su-35 për Egjiptin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë lidhur me çështjen mbrojti idenë e tij se Safronov nuk është arrestuar për shkak të aktiviteteve të tij të gazetarisë.

Rusi, arrin në rreth 700 mijë numri i rasteve me COVID-19

Me 198 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 10.494 numri i viktimave

Moskë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është rritur në 694.230, ndërsa ai i të vdekurve në 10.494, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi, në 24 orët e fundit janë shënuar 6.368 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 694.230 numrin e rasteve.

Gjithashtu me 198 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 10.494 numri i viktimave ndërsa me 9.551 të shëruar ka arritur në 463.880 numri i të shëruarve në vend.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar se nga 1 për qind ka rënë në 0.9 për qind ndërkohë që tek 29.9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 629 raste të reja është rritur në 226.174 numri i rasteve, ndërsa me 24 vdekje u rrit në 3.999 numri i viktimave.

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi thuhet se numri i testeve të kryera deri më sot ka tejkaluar shifrën 21.5 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në numrin e rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Kushëriri i Putinit do të udhëheqë partinë e re kundër korrupsionit

Roman Putin

Një i afërm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, do të kryesojë një parti të re politike, platforma e së cilës do të përqendrohet në luftimin e korrupsionit.

Roman Putin u zgjodh kryetar i partisë politike “Njerëzit kundër korrupsionit”.

Ai ka qenë oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë, të cilin Putin e ka drejtuar në vitet 1990.

Roman Putin tha se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet rajonale këtë vit dhe në zgjedhjet parlamentare kombëtare vitin e ardhshëm.

Opozita në Rusi e ka akuzuar Putinin për lejimin e korrupsionit të gjerë, gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet, herë si president, herë si kryeministër.

Disa miq të Putinit nga vitet 1990 janë bërë miliarderë që nga ardhja e tij në pushtet më 1999.

Këta miq, që përfshijnë vëllezërit Rothenberg, e kanë fituar pasurinë pjesërisht me kontrata shtetërore.

Roman Putin, 42 vjeç, ka zhvilluar një biznes në fillim të viteve 2010, përpara se të bëhej këshilltar për ekonominë dhe investimet për guvernatorët e rajoneve Novosibirsk dhe Jamalo-Nenets. rel

Banka e Anglisë nuk ia kthen arin Venezuelës

Londër

Gjykata e Lartë në Britani të Madhe vendosi sot se qeveria “e njeh pa mëdyshje” liderin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido si president të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi u nxit nga një mosmarrëveshje ligjore mbi 800 milionë paund (1 miliard dollarë) e arit e cila mbahet në Bankën e Anglisë.

Banka Qendrore e Venezuelës (Banco Central de Venezuela – BCV) ndërmori veprime ligjore në mënyrë që ari, të cilin Banka e Anglisë e mban në emër të saj, të lëshohet në mënyrë që të mund të shpenzohet gjatë krizës së koronavirusit që ka përfshirë këtë vend të Amerikës Latine.

BCV ka një bord të caktuar nga Nicolas Maduro, i cili është president i Venezuelës që nga viti 2013 ndërsa Guaido emëroi një bord paralel.

Banka e Anglisë tha se kishte “ngecur në mes të pretendimeve rivale”. Gjithashtu edhe qëndrimi i qeverisë së Britanisë ka qenë i paqartë.

Avokatët e palës së Maduros argumentuan se derisa qeveria britanike “nuk e njeh qeverinë e Maduros” ajo “vazhdon të njohë qeverinë e Maduros”.

Ata shtuan se njohja e Guaidos do të ishte “një ndërhyrje e palejueshme në punët e Venezuelës” si dhe “e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar”.

Avokatët e palës së Guaidos argumentuan në qershor se qeveria britanike “ka vendosur të njohë Guaidon si presidentin e përkohshëm kushtetues të Venezuelës dhe ka denoncuar” regjimin e paligjshëm, kleptokratik të Maduros”.

Maduro pasoi Hugo Chavezin si president i Venezuelës në vitin 2013, i cili u rikandidua për të fituar një mandat të dytë në vitin 2018, ku në mes kritikave për manipulim të votave, opozita bojkotoi zgjedhjet.

Në janar të vitit 2019, Guaido u vetëshpall ushtrues detyre i presidentit. Ish-sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt tha se qeveria e Britanisë e njeh Guaidon si “president të përkohshëm kushtetues të Venezuelës deri sa të mbahen zgjedhjet e besueshme presidenciale”

Gjykatësi Nigel Teare sot vendosi: “Qeveria e madhërisë së saj e njeh Guaidon në cilësinë e presidentit të përkohshëm kushtetues të Venezuelës ndërsa nuk e njeh Maduron si president të përkohshëm kushtetues të Venezuelës”

“Pavarësisht bazës për njohjen, Qeveria e Madhërisë së saj njeh pa mëdyshje Guaidon si president të Venezuelës. Do të thotë se Qeveria e Madhërisë së saj nuk e njeh më Maduron si president të Venezuelës. Nuk ka vend për njohjen e Guaidos si president ‘de jure’ dhe Maduron si president ‘de-fakto'”, tha Teare.

Putini nënshkruan dekretin për ndryshimet kushtetuese që e mbajnë në pushtet deri më 2036

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin për ndryshimet kushtetuese, të cilat, mes tjerash, i hapin rrugë atij të mbetet në pushtet deri në vitin 2036, nëse vendos të marrë pjesë edhe në dy palë zgjedhje presidenciale.

Sipas dekretit të nënshkruar të premten, ndryshimet do të hyjnë në fuqi të shtunën, më 4 korrik.

“Qytetarët e Rusisë kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe, në përputhje me këtë vendim, unë kam nënshkruar një dekret për publikimin zyrtar të kushtetutës me ndryshime”, tha Putin.

Ai e nënshkroi dekretin disa orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi shpalli rezultatet përfundimtare të referendumit për ndryshimet kushtetuese, të mbajtur nga data 25 qershor deri më 1 korrik.

Sipas rezultateve, gati 78 për qind e pjesëmarrësve në votime e kanë miratuar paketën e mbi 200 ndryshimeve kushtetuese.

Kremlini e cilësoi atë si “referendum triumfues ndaj besimit te presidenti Vladmir Putin”.

Por, raportet për parregullsi në disa vendvotime dhe frikësim të aktivistëve dhe gazetarëve, kanë nxitur thirrjet e Perëndimit për hetime të menjëhershme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë shqetësimet e Perëndimit për votimin, duke thënë se Rusia “ka qenë dhe do të mbetet e angazhuar, para së gjithash, për sovranitetin kombëtar”.

Putin ka qenë në krye të Rusisë, herë si president, herë si kryeministër, qysh në vitin 2000. rel

Kina lëshon satelit të ri me rezolucion të lartë në hapësirë

Kina ka lëshuar me sukses një satelit të ri për hulumtime të largëta me rezolucion të lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë së Lajmeve Xinhua, vendi dërgoi një satelit për fotografim me rezolucion të lartë shumë dimensional në orbitën e planifikuar nga Qendra e Lansimit Satelitor Taiyuan në provincën Shanxi në veri të Kinës.

Lansimi i ri ishte i 337 në seri, e lansuar nga një raketë transportuese Long March-4B, shtoi agjencia duke cituar Administratën Kombëtare të Hapësirës Kineze.

Ky hap është pjesë e programit të Pekinit për të ulur mbështejen në teknologjitë e huaja të hartografisë topografike.

Muajin e kaluar Pekini lansoi tre satelitë me rezolucion të lartë për vëzhgimin e Tokës në hapësirë, njëri prej tyre Gaofen-9-02, për të ndihmuar në projektet e ndërtimit të lidhura me Nismën për Rripa dhe Rrugë (BRI), zhvillimi i infrastrukturës dhe aktiviteti i investimeve të Kinës u përhap në afro 70 vende. Ajo përfshin Korridorin Ekonomik Kinë-Pakistan me vlerë 50 miliardë dollarë.

Gaofen-9-02 është i aftë të bëjë fotografi të sipërfaqes së Tokës me një rezolucion më të vogël se një metër dhe do të përdoret për matje gjeodezike të tokës, planifikimin urban, krijimin e rrjetit rrugor, bujqësinë dhe lehtësimin e katastrofave. Sateliti do të mbështesë edhe ndërtimet e projekteve të BRI-së, tha “Global Times” i drejtuar nga shteti.

Mbi 11 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Ankara

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 11 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 11.001.023 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 2.837.189 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (1.501.353), Rusia (667.883), India (627.168), Spanja (297.183), Peruja (292.004), Kili (284.541), Britania (283.757), Italia (240.961), Meksika (238.511), Irani (232.863) dhe Pakistani (221.896).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 202.284.

Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Arabia Saudite (197.608), Gjermania (196.717), Afrika e Jugut (168.061), Franca (166.378), Bangladeshi (153.277), Kolumbia (106.110), Kanadaja (104.772) Katari (97.897), Kina (83.542), Egjipti (71.299), Suedia (70.639), Argjentina (69.941), Bjellorusia (62.698), Belgjika (61.727), Ekuadori (59.468), Indonezia (59.394), Iraku (53.708) dhe Holanda (50.335).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri tani jetën kanë humbur 524.406 persona. Ndërkaq, rreth 6,2 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.