VOAL

Please Wait ...
0%

Pedagogu dërgoi 20 shqiptarë për të luftuar në Siri. Në pranga edhe 2 shqiptarë në Malajzi

By | October 9, 2017

Komentet

Nxënësit e asfiksuar në gjimnaz, ja si paraqitet sot gjendja e tyre (FOTOT +VIDEO)

Përmiresohet gjendja e nxenesve te helmuar dje nga rrjedhja e dioksidit te karbonit ne shkolle.

Helmimi i 60 nxënësve të shkollës së mesme të bashkuar “Rifat Manjani” në Shupenzë, por edhe të një mësuesi krijuan një situatë të pazakontë në disa prej klasave të shkollës.

Asfiksia nga dioksidi i karbonit ndodhi si pasojë e shpërthimit të tymit nga kaldaja e ndezur për herë të parë ditën e djeshme në këtë shkollë.

 

Sot, një ditë pas helmimit, mjekët bejne me dije se gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. Keshtu mesohet se dy te shtruarit ne QSUT, nxenësja dhe mësuesi pritet të dalin.

 

Nderkohe në spitalin e Peshkopisë ndodhen 8 nxënës, 5 prej të cilëve jane mire dhe eshte thene se mund te dalin nga spitali. Nga spitali i BUlqizes mesohet se po mjekohet vetem nje nxenes.

NGJARJA 

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, teksa nxënësit kërkuan të dilnin nga shkolla. Ata kishin dhimbje koke, të vjella, të dridhura dhe luhatje të përgjithshme. Megjithëse era e keqe ka vijuar për afro dy orë, mësuesit dhe drejtuesit e shkollës kanë vendosur nxjerrjen e tyre nga ambienti mbytës vetëm pas dy orësh.

Sapo nxënësit e parë kanë dalë jashtë, punonjësit e Postës së Policisë kanë kërkuar ndihmën e spitaleve Bulqizë e Peshkopi. Ata kanë parë fëmijët që dridheshin dhe kërkonin ndihmë mjekësore. Shumë shpejt janë dërguar drejt Shupenzës autoambulancat e spitalit rajonal Dibër dhe ato të spitalit Bulqizë.

“Si pasojë e tymit të shkaktuar nga kaldajat, 34 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, 25 nxënës po marrin ndihmë në spitalin e Peshkopisë dhe një nxënëse me inicialet A.M., 16 vjeçe, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar”, bëri të ditur Policia.

Veç nxënësve, i asfiksuar ka mbetur edhe mësuesi me inicialet P.A., i cili u transportua gjithashtu me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë. Policia e Bulqizës bëri me dije se sapo është mësuar ngjarja, menjëherë kanë shkuar në ambientet e qendrës spitalore, ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se në shkollën e mesme në qendër Shupenzë, janë ndezur kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambientit. Por në momentin e ndezjes, oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkarkuar dioksid.

Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore dhjetëra nxënës. Një zyrtar i Policisë Bulqizë tha se do të kryhen hetime për firmën që ka kryer punime në këtë shkollë dhe gjatë suvatimeve ka bllokuar oxhaqet e shkollës.

Rezulton se firma këtë problem nuk e ka bërë prezent për autoritetet e shkollës. “Peleti me të cilin funksionon kaldaja është lëndë drusore e presuar. Ajo jo vetëm shkakton ngrohje, por kur tubacionet janë të bllokuara, shkakton shqetësime për shëndetin”, bëri të ditur Policia.

Pas kësaj situate të rëndë, ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat e vendit. Po ashtu, edhe në shkollën “Rifat Manjani” bëhet me dije se mësimi nuk do të fillojë pa bërë ritestimin e kaldajës.

***

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas asfiksimit nga gazi te gjimnazisteve ne gjimnazin e Shupenzes.

Sic behet me dije ne njoftim per shtyp, ministri “po ndjek nga afër situatën në Bulqizë, ku rreth 30 nxënës të shkollës së mesme të Shupenzës kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës në shkollën e mesme të Shupenzës”.

ministria e shendetesise tirane

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë. Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja.

Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.

nxenesit3 nxenesit

Ministrja e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu po ndjek nga afër situatën në komunikim të vazhdueshëm me strukturat shëndetësore në terren dhe ka ngritur Task-Forcën e Emergjencës me mjek të specializuar për këtë ngjarje.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion Njësinë e Helikopterëve në rast se do të jetë e nevojshme transporti për mjekim më të specializuar në Tiranë”, thuhet ne njoftim.

Dash Shehi sus Ramën: Halabak! Unë pi ndonjë gotë, por drogë s’kam provuar (video)

Pas deklaratave të kryeministrit Rama në parlament duke thumbuar deputetët e opozitës reagoi edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Shehi tha se është e turpshme që kryeministri t’i përmendë atij rakinë.

Ai e quajti Ramën halabak dhe përdorues droge

“Meqë këtu nuk paskam qenë qeparë dhe zoti kryeministër më paska përmendur, një gjë e turpshme, jo qepa, jo rakia…Unë u bëra 60 vjeç, kam 6 herë në këtë sallë nuk kam përmend ndonjë kolegu, këtë e bën vetëm një halabak.

Unë vërtet mund ta kem pirë ndonjë gotë, lashë një gotë verë shumë të mirë atje, por drogë nuk kam marrë ndonjëherë. Ky është një turp shumë i madh dhe turpi qoftë i juaji që nuk reagoni”, tha Shehi.

‘Rrethohet’ Koreja e Veriut. Shihni formacionin e luftës, ç’po ndodh në det? (video)

Për herë të parë pas shume viteve, tri aeroplanmbajtëse amerikane janë duke lundruar në formacionin luftarak në Paqësor.

Mediat e huaja raportojne se formacioni luftarak perbere nga tri aeroplanmbajtëset “USS Ronald Reagan”, “Theodore Roosvelt” dhe “USS Nimitz”, së bashku me dhjetëra luftanije, janë duke marrë pjesë në ushtrimin e marinës amerikane që do të zgjasë katër ditë.

Mesohet se ne këto ushtrime merr pjese edhe Ushtria japoneze me dy helikopterëmbajtës dhe dy anije luftarake.

“Tri aeroplanmbajtëse që aktualisht janë duke lundruar në detin japonez, janë duke transportuar mbi 200 aeroplanë luftarakë. Shumë vende nuk kane kaq shumë aeroplanë”, theksojne mediat e huaja.

Shume po e cilesojne kete si nje tregim muskujsh per Korene e Veriut, pas tensioneve te fundit me SHBA.

Atentat mafioz për drogë, plagoset një shqiptar i Kosovës në Ekuador (video)

Mediat ekuadoriane kanë publikuar emrin e shqiptarit të cilit dyshohet se iu bë një atentat mafioz për pazaret e kokainës.

Bëhet fjalë për Remzi Azemin nga Kosova, i cili ka marrë tre plumba, ndërsa lëvizte me makinë të blinduar.

Ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar, shkruan ‘El Universo‘.

Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor.

Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri, që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

Hoyt Yee: Perëndimi të tregohet më i prerë me udhëheqësit e korruptuar

Rryma të rrezikshme janë shfaqur në Ballkan që kërkojnë një angazhim më aktiv dhe më të dukshëm të Shteteve të Bashkuara për të mos lejuar zhbërjen e sukseseve të shënuara që nga ndalja e konflikteve të përgjakshme të viteve 1990. Me paralajmërime për rrezikun që paraqet ngecja e reformave, ambicjet gjeostrategjike ruse dhe penetrimi i islamizmit radikal, njohës të zhvillimeve ballkanike, ndër ta edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee ofrojnë alternativa për angazhimin amerikan në të ardhmen në një diskutim të organizuar nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.

Është koha që Ballkani të trajtohet si një përparësi për politikën e jashtme amerikane, shprehet analisti Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins. Një Evropë e preokupuar me presione të brendshme në Bashkimin Evropian, e rënduar nga një krizë e gjatë ekonomike dhe nën presionin e rrymave të ekstremit të djathtë, nuk ka arritur të bëjë sa duhet për të ndihmuar Ballkanin në rrugën e reformave, shprehet zoti Serwer.

Ai propozon një angazhim të profilit të lartë në administratën amerikane.

“Propozoj që të ngarkohet zyrtarisht nënpresidenti amerikan me detyrën e portofolit ballkanik,” thotë Daniel Serwer.

Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee, i angazhuar nga afër së fundmi me Ballkanin Perëndimor, thotë se perëndimi duhet të tregohet më i prerë ndaj udhëheqësve të akuzuar për shkelje apo korrupsion në vendet e tyre:

“Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe. Kur qytetet e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime. Nëse këta udhëheqës nuk lejohen në takime dhe qarqe të caktuara dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në zhvillimet e këtyre vendeve”.

Lidhur me reformat në drejtësi që po ndërmerr Shqipëria, diplomati i lartë thotë se ka rëndësi rezultati:

“Ne nuk do të kënaqemi si partner i Shqipërisë me një zbatim të pjesshëm ose me mungesë zbatimi, prandaj do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria, partitë politike, anëtarët e parlamentit, që të mbajnë zotimet për të zbatuar amendamentet. Synimi nuk është që të kënaqen Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian, por vendosja e sundimit të ligjit, arritja e statusit të pavarësisë për gjyqësorin”.

Pas vizitës së fundit në Ballkan, komentet e zyrtarit të lartë që Serbia nuk mund të ulet në “dy karrige”, duke nënkuptuar perëndimin dhe Rusinë, ngjallën reagime të shumta. Zoti Yee i sqaron edhe një herë komentet e tij.

“Me rëndësi për Serbinë është që, nëse vërtetë synimi i saj strategjik është futja në Bashkimin Evropian, atëherë duhet ta ndjekë këtë synim në një formë që nuk le asnjë dyshim mb aspiratat e saj të vërteta. Ajo nuk duhet të lërë përshtypjen se tërhiqet nga dy forca njëkohësisht: njëra në Lindje, tjetra në Perëdim. Ka rëndësi të pranojmë se Rusia ka një vizion krejt tjetër për Ballkanin, përfshirë Serbinë, se sa Perëndimi. Këto vizione nuk përputhen”.

Zyrtari i lartë amerikan shprehet se Kosova dhe Serbia mund të dërgojnë një mesazh të qartë se kanë vullnetin politik për të marrë vendimet e vështira politike që nevojiten për të dyja vendet, në takimet e ardhshme mes palëve në kuadër të dialogut dypalësh. Zoti Yee thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë procesin e dialogut, por shton se përgjegjësia e parë është mes dy qeverive në Beograd dhe Prishtinë.

Në Kosovë, ashtu si kudo tjetër në Ballkan, e ardhmja është në duart e shoqërive ballkanike, shprehet Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Yee. Ai shprehet se politikat amerikane në të ardhmen duhet t’i shërbejnë rritjes së kërkesës së llogarisë ndaj udhëheqësve në Ballkan për të përmbushur rolin që kanë marrë përsipër para qytetarëve të tyre.

Analisti Daniel Serwer paralajmëron se Amerika nuk mund të vazhdojë të ndjekë kursin aktual, pasi Rusia e ka bërë të qartë se ka ambicje për influencë në Ballkan dhe po mbështet rryma dhe individë që kërcënojnë paqen në rajon.

“Duhet të pengojmë tendencat keqbërëse të Rusisë duke ulur vartësinë e Ballkanit tek gazi rus dhe duke ndëshkuar ata që financojnë udhëheqës ballkanikë të cilët kërcënojnë paqen,” thotë zoti Serwer.

Analisti flet me shqetësim edhe për mundësinë e ndërhyrjeve ruse në proceset zgjedhore në Ballkan. Zoti Serwer thotë se Amerika duhet të ofrojë konsulencë për këto vende që të mbrojnë integritetin e zgjedhjeve. Një tjetër sfidë që kërkon vëmendje të menjëhershme: propaganda ruse:

“Prej vitesh është folur për të mbyllur shërbimet e gjuhëve ballkanike të Zërit të Amerikës, por është koha të kuptojmë se kemi një problem serioz në sferën mediatike, si rezultat i aktivitetit rus dhe duhet të kemi aftësinë të përgjigjemi”.

Zoti Serwer diskuton një numër nismash diplomatike, me kosto relativisht të ulët, por që kanë dëshmuar sukses deri tani, ndër to lidhje direkte me institucione e struktura amerikane, si forcimimin e lidhjeve mes gardës kombëtare të Ajovas dhe Kosovës. Ai flet gjithashtu për rëndësinë që të kishte një traktat tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe rajonit, për t’u dëshmuar popullsive të Ballkanit se ky rajon mbetet me rëndësi për Amerikën.

VIDEO – Brenda bunkerit bërthamor të Titos, ja ambientet ku do strehohej ai dhe gruaja

Bunkeri bërthamor i Luftës së Ftohtë i Presidentit Tito të ish Jugosllavisë është hapur si një galeri arti duke i dhënë tashmë mundësinë të gjithë të interesuarve për ta vizituar atë.

Ky bunker ka qenë si një qytet nëntokësor për presidentin e Jugosllavisë, bashkëshorten e tij dhe për disa zyrtarë të rëndësishëm.

VIDEO – Njihuni me 5 vjeçarin nga Kosova me fuqi mbinjerëzore, befasoi edhe amerikanët

“Njihuni me 5-vjeçarin magnet,” kështu shkruanin mediat amerikane për djalin nga Kosova që mendohet të ketë veti magnetike.

 

“Erman Delic nga Kosova zbuloi vetitë e tij magnetike, teksa po shihte televizor dhe vendosi një lugë në kraharor. Tani Erman mund të fiksojë monedha, pirunj madje dhe telefona në trupin e tij. Një doktor shpjegoi se Erman është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk ka një shpjegim për aftësinë e tij. Mbase ka atë personalitetin magnetik!” ka shpjeguar NY Post aftësitë e djalit nga Kosova.

Komentuesit kanë pasur reagime të shumta, një pjesë e mirë e të cilëve mendonin se bëhej fjalë për ‘djersë të ngjitshme’, që fikson trupat metalikë pas trupit.

Videokolazh – Rama në vite: Grushte në foltore, sëpatë në dorë dhe fjalori i shfrenuar

Emisioni Opinion ka publikuar sot një videokolazh nga paraqitjet e Edi Ramës qëkur ishte Ministër i Kulturës, më pas Kryetar i Bashkisë e deri në periudha të mëvonshme.

Rama paraqitet duke goditur me grushta foltoren, me sëpatë në dorë në publik dhe me një fjalor të shfrenuar fyes e banal.

Anila Erindi, inxhinjerja që kërkon votë për bashkinë e Montrealit (video)

Anila Erindi ka emigruar në Montreal në vitin 1997 dhe është banore e zonës Lasalle prej gati 15 vitesh. Anila ka diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën “inxhinieri-hidro”. Në vitin 2005, u diplomua në nivelin master shkencash në degën e “inxhinierisë ujore” të universitetit McGill në Montreal. Prej 9 vitesh ajo punon në bashkinë e Montrealit në Departamentin e Inxhinierisë, por tashmë kërkon votën për pozicionin e këshilltares.

Dhoma e zbuluar nga ushtarët britanikë, vendi ku shqiptaret përdhunoheshin nga paramilitarët serbë (Video)

Në një video të realizuar nga mediat e huaja shpërfaqen tmerret që shqiptarët përjetuan nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

 

 

Pa dyshim se lufta la pas vetes një numër të madh krimesh duke filluar nga vrasjet, torturat e deri te përdhunimet e femrave shqiptare, shumica prej të cilave nuk u zbardhën asnjëherë.

Trupat britanike në vitin 1999 zbuluan në një stacion të policisë serbe një dhomë ku shqiptarët torturoheshin fizikisht.

Ushtarët britanikë gjejnë aty një numër të madh mjetesh të cilat shërbenin për këto tortura, shkruan Medvegja redaksi.

Ndër të tjera aty gjenden edhe rroba të brendshme të femrave që lë të nënkuptohet se aty janë torturuar dh përdhunuar edhe femra. Mes tyre gjinden madje edhe rroba të fëmijëve.

Në shekullin e 21 është e pamundur të imagjinohet se ndaj një popullate është ushtruar një torturë e tillë, thuhet ndër të tjera në video.

VIDEO-KOLAZH – Adelajda: Lutem çdo ditë, për jetën… Lutem shumë

“Gjërat që kam arritur deri më sot, unë i kam kërkuar, unë jam lutur. Jam lutur për familjen time, për profesionin tim, jam lutur edhe për gjërat më minimale. Unë lutem çdo ditë, për çdo gjë të mundshme. Lutem shumë. Dhe pjesa më e madhe e lutjeve që kam bërë, Zoti m’i ka realizuar, edhe jam shumë mirënjohëse për këtë”, tha në një intervistë kohë më parë Adelajda. Adelajda Xhamani ishte një besimtare e devotshme, e cila mirënjohjen dhe dashurinë për Zotin e shprehte hapur, ashtu siç kishte bërë edhe kohë më parë në një intervistë të dhënë për mediat.

Adelajda fillimisht u njoh për publikun shqiptarë për pjesëmarrjen e saj në edicionin e Big Brother 2. Pas thyerjes së shumë mentaliteteve nga vendi i saj i lindjes Kavaja, ajo fitoi simpatinë e të gjithëve

Më pas Adelajda nuk u kthye në Kavajë, ajo vazhdoi jetën e saj në Tiranë, duke ju përkushtuar anës profesionale. Pas disa dy vitesh, lidhja mes saj dhe Bjordi Mezinit përfundoi.

Nga ana tjetër Adela ishte duke ecur shumë mirë me punën e saj si gazetare. Në televizionin vizion plus, neës 24, e shumë mediat të tjera në shtypin e shkruar apo portale.

Së fundmi ajo nisi projektin e ri në tv fax news, për të cilin punoi edhe pak orë para se të ndahej nga jeta.

31 – vjeçarja, e cila u nda papritur nga jeta mëngjesin e kësaj të diele, rrëfente se agjëronte çdo vit sepse muaji i Ramazanit i dhuronte qetësi e pozitivitet.

Ishte një besimtare fanatike,pavarësisht angazhimeve të shumta që ajo kishte, Adelajda nuk hiqte dorë nga agjërimi: “Ramazani është muaji që më dhuron qetësi e pozitivitet…E kam nisur agjërimin në moshë të re. Duke qenë se unë vij nga një vend mysliman dhe pjesa më e madhe janë agjërues, kjo frymë u injektua edhe tek unë. Sigurisht kur u rrita unë i lexova librat fetarë, e studiova fenë time. E zgjodha që ta praktikoj sepse më bën të ndihem mirë dhe e dua fenë islame.”

Gazetarja u nda nga jeta për shkak të një ataku në zemër, orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Në një reagim të shkurtër, policia tha se 31 – vjeçarja vuante nga epilepsia, megjithatë pritet raporti i ekspertizës mjeko – ligjore. G.Z/Opinion.al

Video – Alibeaj: Kushdo e kupton pse Rama ka lënë çdo punë e merret me Zaganin

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar nga selia e Partisë Demokratike, për sa i përket dokumenteve të publikuara nga deputeti socialist Taulant Balla për një masë sigurie ndaj Dritan Zaganit.

“Asnjë kriminel nuk është gjykuar aq sa Zagani, kaq mjafton për të kuptuar në anën e kujt është Rama dhe Tahiri”, është shprehur Alibeaj, i cili ka shtuar se kryeministri dhe ish- ministri i Brendshëm, janë mbështetës dhe përfitues aktivitetit të Habilajve.

“Sot kushdo e kupton se një masë sigurimi nuk është dënim dhe aq më tepër kur kjo masë është dhënë nga urdhrat e Tahirit”, ka thënë Alibeaj, i cili ka shtuar se çështja e Zaganit edhe pas tre vitesh vazhdon të jetë në gjykatën e Fierit nën presionin që është duke ju ushtruar gjykatës.

Kushdo e kupton pse Rama ka lënë çdo punë e merret me Zaganin. Është duke u përpjekur për të fshehur gjurmët, i kapur nga paniku nuk është në mbrojtje vetëm të Tahirit, po është hedhur në sulm për të fshehur drejtësinë”, përfundoi Alibeaj.

Deklaratë e Enkelejd Alibeaj
Në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar dhe arrestuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin, njeriun që hetoi dhe kapi në flagrancë bandën Tahiri-Habilaj. Asnjë polic dhe madje asnjë kriminel nuk është sulmuar dhe akuzuar prej Edi Ramës sa Dritan Zagani. Kaq mjafton për të kuptuar se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

E vërteta është se Rama – Tahiri kanë qenë në dijeni të plotë të veprimtarisë kriminale të Habilajve dhe jo vetëm. Kanë qenë frymëzues, mbështetës dhe përfitues të saj, siҁ del nga përgjimet e antimafias italiane. Kanë qenë në dijeni, e kanë ndihmuar dhe e kanë bekuar trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Kanë përfituar prej saj dhe kanë blerë edhe zgjedhjet me milionat e drogës.

Prandaj Oficerin Dritan Zagani e sulmuan, e kërcënuan e arrestuan dhe e persektuan të gjithë këto tre vjet: e kërcënuan Habilajt, e kërcënoi Saimir Tahiri, e kërcënoi Edi Rama. Së bashku deshën ta dergjnin në burg për shumë vite, por nuk ja dolën dot.

Para dy ditësh Edi Rama gçnjeu publikisht se Zagani është i dënuar nga Krimet e Rënda. Pasi gënjeshtra e tij doli zbuluar, sot serviri përmes Taulant Ballës një masë e sigurimi të Krimeve të Rënda.

Në fakt kushdo përveç avokatit të krimit dhe mafias e kupton se një masë sigurimi nuk është vendim dënimi. Aq më tepër kur masa e sigurimit i është dhënë për shkak të konspiracionit të strukturave të SHKB në varësi direkte të Tahirit.

E vërteta është se deri më sot nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit. Se masa e sigurimit “arrest në burg” e kërkuar në vitin 2014 pranë Krimeve të Rënda është një tullumbace e shfryrë, nga vetë kjo gjykatë për mungesë provash. Se sot nuk ka asnjë procedim penal tek Krimet e Rënda ndaj Zaganit. Se procedimi penal është përcjellë në Gjykatën e Fierit dhe pas më shumë se 3 vjetësh, ende nuk ka përfunduar, megjithë presionin politik të pashembullt!

Çdokush e kupton pse Rama ka lënë ҁdo punë dhe merret me Zaganin, duke nxjerrë nga arkiva e vitit 2014 gjysmë kopjesh të vendimeve gjyqësore. Përpiqet me ҁdo kusht të mbulojë gjurmët!

Rama bëri ҁ’është e mundur të pengojë drejtësinë dhe për këtë shkak ai nuk e dorëzoi Tahirin! Por i kapur nga paniku, sot nuk i mjafton vetëm mbrojtja e Tahirit! Ai është hedhur në sulm që me ҁdo mjet të asgjësojë provat dhe të intimidojë dëshmitarët.

Por faktet janë kokëfortë. Hetimi i Antimafias Italiane e ka zhveshur të vërteten  lakuriq. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Dhe rrjeta po fillon të shtrëngohet rreth peshqeve të mëdhenj. Nuk do të kenë shpëtim!​