Kavaja mesoi sot emrin e kryetarit te ri te Bashkise pas shkarkimit te Elvis Roshit. Ai eshte Isa Sakja i PD qe fitoi me 28 vota me shume.
Ne kete menyre demokratet rikthehen ne pushtet ne Kavaje pas dy humbjeve radhazi ne 2011 dhe 2015.
Rezultati
Dorjan Murati i PS ka 11.127 vota ndersa kanditati i djathte Isa Sakja ka 11.155 vota. Kandidati i LSI-se Maksim Kona ka marre 1969 vota, ndersa te pavlefshme kane dale plot 698 vota.
Komisioneret kane gjetur edhe 80 vota te hedhura ne kutine e gabuar, te cilat do te numerohen sot. Megjjthate sipas tyre rezultati nuk ndryshon.
***
Ministri Demiraj mbërriti me urgjencë në Kavajë fill pas problemit te ndodhur aty, ku numeruesit e PS bllokuan procesin dhe ne vend u vu re prani e shtuar e forcave policore.
Ministri eshte pare te takohet me kreun e policise dhe efektive te pranishem.
“Qëllimi i ardhjes sime është mbarëvajtja e punës së këtij procesi, sigurimi i mbarëvajtjes së punës, është e fundit, jemi për të siguruar një rezultat që të mos jetë i ndikuar. I bëj thirrje mbështetësve të partive të qëndrojnë larg KZAZ dhe të zbatojë ligjin, të lënë numëruesit të zbatojnë detyrën”- tha ministri.
***
Pas përfundimit të numërimit të votave për deputetët, në Kavajë do të numërohen sot 84 kutitë për kryetarin e Bashkisë.
Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja shprehu paradite shqetësimin se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë që vihet re prezencë e madhe policore.
“Duhet të kishte numërimi në 8 dhe ora 11 ende nuk ka nisur. Partia Socialiste nuk ka sjellë ende numëruesit, ndërkohë që ka një prani të madhe të policisë në vendin ku do të bëhet numërimi”, tha Isa Sakja për News 24.
Ndërkohë që gazetari i Panorama, Leonidha Musaj, ka sjellë foto nga prezenca e Policisë pranë KZAZ-së.
Komentet