“Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është aryseja pse Agron Xhafaj i ka shpëtuar dënimit, pse Ligji Antimafia nuk vepron mbi Agron Xhafajn dhe atë vetë”.
Keshtu tha sot Gazmend Bardhi, teksa ka publikuar provat që sipas PD tregojnë se ministri i Brendshëm “nuk flet dot, sepse nëse flet i duhet të pranojë se e ka ndihmuar të vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë”.
“1- Së pari, Fatmir Xhafaj nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm ka shkelur ligjin për të ndihmuar vëllain e tij ti shpëtojë vuajtjes së dënimit duke penguar cdo veprim për ekstradimin e tij:
(i) për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt;
(ii) për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri;
(iii) për arrestimin dhe burgosjen e tij.
Fatmir Xhafaj këtë e ka për detyrë ta bëjë për çdo qytetar shqiptar që ka një dënim të pa ekzekutuar.
Por për Agron Xhafajn, vëllain e tij, nuk është zbatuar.
Përkundrazi.
Policia e Shtetit nuk vepron. Policia e Shtetit është nën urdhrat dhe shërbimin e Familjes Xhafaj. Ajo është shndërruar nga Policia “Habilaj” në Policia “Xhafaj”.
2- Së dyti, Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, falsifikoi dokumentet zyrtare, dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:
(i) Për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit,
dhe
(ii) Për të pamundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.
Fatmir Xhafa e bëri këtë në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve, fakt të cilin e pohoi edhe Ministri Italian i Drejtësisë, jo më larg se 6 muaj më parë.
3- Së treti, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia. Nga pozicioni i tij si Ministër I Brendshëm Fatmir Xhafaj pengon Ligjin Antimafia të veprojë ndaj Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt.
Policia e Shtetit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të zbatuar masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, sic e kërkon Ligji Antimafia.
Kjo sepse aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.
Të tre këto prova tregojnë qartë sesi Fatmir Xhafaj është drejtpërdrejt i përfshirë nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm dhe më parë i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge”, tha Bardhi.
Ndërsa deputeti Ervin Salianji ngriti disa pyetje:
A E VAZHDON TRAFIKUN E DROGËS AGRON XHAFAJ, VËLLAI I MINISTRIT TË BRENDSHËM?
Duke i qëndruar deklaratës së 7 Tetorit 2010, Fatmir Xhafaj rikonfirmoi 3 ditë më parë, se “e ka ndihmuar vëllanë t’i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negative përballë ligjit”. Por a mund të arrihet kjo, kur ai nuk ka bërë ansjë ditë nga dënimi dhe kur ka vazhduar të jetojë më paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës, pasuri e cila nuk është cënuar nga pengimi I ligjit Antimafia?
Është aksiomë se kur pasuritë e vëna përmes aktivitetit kriminal të trafikut të drogës nuk sekuestrohen, ato shërbejnë si burim financimi për vazhdimin e aktivitetit kriminal.
Prandaj Fatmir Xhafaj duhet t’i përgjigjet sot disa pyetjeve që bëjnë të gjithë:
· A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të drejtimit të organizatave kriminale të trafikut të paligjshëm të drogës?
· A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale Fatmir Xhafaj nëse Agron Xhafaj, pasi u bë “vëllai i Ministrit të Brendshëm”, koordinon veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri?
· A është Agron Xhafaj një nga bosët e drogës në Shqipëri?
· A e ka Agron Xhafaj nën urdhra Policinë e Shtetit, si strukturë ndihmëse që i lehtëson veprimtarinë kriminale?
Komentet