VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Patjetër maska dhe stop që Migros, Coop, Denner, Aldi etj. të ngjajnë si bomba me sahat! Nga Elida Buçpapaj

By | March 15, 2020

Komentet

Zvicra: Karantinë edhe atyre që kthehen nga Spanja dhe Rumania

Në Zvicër 181 infeksione të tjera brenda 24 orësh

VOAL – Rritja tendenciale e numrit të rasteve të reja të pozitivitetit ndaj koronavirusit konfirmohet në Zvicër: të martën, Zyra Federale e Shëndetit Publik raportoi një tjetër 181 infeksion që sjellin totalin nga fillimi i epidemisë në 35.927.

Pas zeros së dyfishtë të djeshme, tre raste të reja të koronavirusit janë raportuar në Ticino, për gjithsej 3,445. Dy shifra të tjera pozitive në Graubynden janë konfirmuar gjithashtu. Të martën, mjekët e Ticinos i dërguan një letër qeverisë duke kërkuar që përdorimi i maskës të bëhet i detyrueshëm edhe në merkate, bare dhe mjedise të tjera të mbyllura. rsi/ev

Të Gjelbrit: Për një Zvicër “klimatikisht pozitive”

VOAL – Të Gjelbrit kanë bërë disa propozime për ta bërë Zvicrën “klimatikisht pozitive” që nga viti 2040. Qëllimi është ta bëjmë atë të kapë më shumë CO2 nga atmosfera sesa emeton. “Bëhet fjalë për përshpejtimin e asaj që Këshilli Federal dhe Parlamenti kanë planifikuar deri tani,” thanë ekologjistët të Mërkurën në një konferencë për shtyp në internet.

Në veçanti, është theksuar që ambiciet e ligjit të CO2 dhe Strategjisë 2050 të rriten, për të zvogëluar konsumin e energjisë dhe emetimet e dioksidit të karbonit, gjithashtu përmes një përdorimi më të madh të burimeve të rinovueshme.

“Para se të bëhet pozitive për klimën në 2040, Zvicra duhet të arrijë neutralitetin deri në vitin 2030, domethënë duhet të ulë emetimet e saj të brendshme dhe të importit me 50%,” thanë Të Gjelbrit.

Ekzistojnë dy mënyra për të nxjerrë CO2 nga atmosfera: një natyrore dhe një teknike. E para përfshin ripyllëzimin, ruajtjen e pyjeve ekzistuese dhe ligatinat. E dyta është rikuperimi dhe ruajtja e CO2. Në Zvicër, disa projekte janë duke u zhvilluar për këtë qëllim, kujton Këshilltari Kombëtar Bastien Girod.
ATS/eb

Zvicër – Avioni i parë me energji elektrike i certifikuar në botë fluturon në kantonin e Fribourg

Voal.ch – Quhet Velis Electro, i prodhuar nga firma sllovene Pipistrel, një prani shumë i heshtur dhe aspak ndotës i qiellit, kur krahasohet me avionët tradicionalë.

Është i pari avion në botë i certifikuar me motor elektrik që ka bërë fluturimin e parë inaugurial në Ecuvillens, kantonin e Fribourg.

Avioni, i cili kushton 175,000 €, paraqet një hap të rëndësishëm drejt aviacionit ekologjik, sipas Zyrës Federale të Aviacionit Civil, dhe do të përdoret kryesisht për trainimin e pilotëve.

Ai tani ka një gamë të kufizuar veprimesh: dy bateritë e tij prej 60 kilogramësh secila i lejojnë atij të qëndrojë në ajër për 50 minuta dhe të ulet në rast të prishjes së njërit prej tyre. Rezerva është 10 minuta.

Velis Electro është një avion dy vëndesh me gjatësi 6.47 m, me gjatësi të krahëve 10.71 m dhe me një peshë  172 kg, që arrin të fluturojë deri në 200 km/orë/ATS.ch/EB

 

 

Presidentja e Zvicrës zonja Simonetta Sommaruga:”Përgjegjësia që ndjeva në këto muaj ka qenë e madhe”

VOAL.ch – Presidentja e Zvicrës zonja Simonetta Sommaruga bëri bilancin për gjashtë muajt e parë të presidencës.

Në çdo vit një nga shtatë anëtarët e Këshillit Federal marrin presidencën e Konfederatës, në vitin pararendës është nënpresident.

Epidemia e koronavirusit karakterizoi gjashtë muajt e parë të Presidentes të Konfederatës zonjës Simonetta Sommaruga.

Kombinimi i presionit të të marrë vendime për masat e duhura ka qenë një barrë të rëndë për të gjithë këshilltarët federalë.

Sipas zonjës Sommaruga rreziku për të gjetur veten në të njëjtën situatë është megjithatë i ulët.

“Përgjegjësia që unë kam ndjerë muajve tëe fundit ka qenë shumë e madhe,” tha Sommaruga mbrëmjen e djeshme në një intervistë me televizionin zvicerano-gjerman SRF me rastin e Ditës Kombëtare. “Por në kohë krize unë jam një person i qetë,” tha ajo, duke pranuar megjithatë që nuk kishte fjetur gjithmonë mirë.

Presioni ka qenë i madh për të gjithë anëtarët e qeverisë dhe ata jo gjithmonë kanë ndarë të njëjtit mendim, por asnjëherë nuk ka qenë e nevojshme të votohet, theksoi ajo. Si presidente e Konfederatës, është detyra e saj të pajtojë këndvështrime të ndryshme dhe përvojat për të gjetur një rrugë të mesme, në mënyrë që në fund të gjithë të gjejnë veten pak a shumë në vendimin e marrë.

Popullsisë së Zvicrës Sommaruga i jep vlerësimin “shkëlqyeshëm” për sjelljen dhe reagimin ndaj këshillave që u ka dhënë Këshilli Federal. Ekziston besimi ndaj Këshillit Federal, por fakti që Zvicra ka zgjedhur një terren të mesëm ka qenë gjithashtu i rëndësishëm. Masat nuk u morën shumë herët, por hap pas hapi, për këtë arsye popullsia i kuptoi vendimet dhe i respektoi ato.

Zonja Sommaruga nuk pret që nëse numri i rasteve të infektimit të rritet më tej dhe situata të kthehet  si në fillim të epidemisë. “Tani ne jemi në një pikë tjetër,” tha ajo. Me përvojat e mbledhura dhe masat e zbatuara në muajt e kaluar, rreziku i një rikthimi të plotë është i vogël, nënvizoi Sommaruga.

Presidentja e Konfederatës është e lumtur që tani merret përsëri me dosje të tjera: “çështjet e klimës i kam për zemër”, thotë ajo. Epidemia nuk duhet të pengojë punën në tema të tjera të rëndësishme për Zvicrën dhe botën. Sidoqoftë, kriza e koronavirusit është ende në plan të parë: “Ne nuk duhet të heqim dorë e të dorëzohemi por edhe më 1 gusht duhet të jemi një vend që mbetemi të bashkuar”./ATS/EB

Bisedë me Xhemile Fetajin,e nderuar nga Presidentja e Zvicrës me mirënjohjen si “Heroinë e Përditshmërisë” Nga Elida Buçpapaj

Në ceremoninë zyrtare me rastin e 729 vjetorit të Ditës Kombëtare të Zvicrës kishin një ftesë të veçantë 54 zviceranë, që përfaqësuan nga dy persona të dy gjinive 26 kantonet përfshi Zvicrën e Pestë, sikurse quhet diaspora zvicerane. Ata ishin të ftuar në kremtimet festuese me Presidenten e Konfederatës Simonetta Sommaruga-n në Rüetli, “djepin e Zvicres” kur më 1291 u lidh besa, u firmos pakti i përhershëm dhe lindi Konfederata Helvetike. (CH)

Ky vit është shumë i veçantë për shkak të koronës që kërkon respektimin e rregullave. E megjithatë, zonja Sommaruga e shfrytezoi Festën Kombëtare për të falenderuar e shprehur mirënjohjen një grupi qytetaresh që simbolikisht përfaqësonin atë komunitet që, në kushtet e lockdown-it, i shërbyen vendit duke bërë që jeta të përvijonte normalisht.

Midis atyre të cilët Presidentja e Zvicrës i quajti “Heronjtë e përditshmërisë” në kohë krize, ata të cilët nuk “e respektonin” sloganin “stay home stay safe” ishte edhe Xhemile Fetaji, një shqiptaro-zvicerane me origjinë nga Gostivari, e cila në mënyrë shembullore i shërbeu qytetarëve si shitëse në Migrosin e Steckborn, qytezë me rreth katër mijë banorë në kantonin e Thurgaut në verilindje të Zvicrës buzë Liqenit të bukur të Konstancës.

Dje kur bisedova me të, Xhemilja ishte me plot emocione.

“Kur znj.Sommaruga na tha gjatë ceremonisë nëse i kishim bërë pyetjen vetes “përse unë jam ftuar në Rütli” unë në fakt ia kisha bërë vetes këtë pyetje”, më tregoi ajo.

Xhemilja është një “heroinë” e lockdown-it, periudhës kur ne ishim të këshilluar të rrinim të mbyllur dhe të dilnim nga shtëpia vetëm pēr domosdoshmeritë tona, sikur jane blerjet e ushqimeve, shkuarja ne postë, farmaci, mjek etj.etj.

“Gjatë gjendjes lockdown” më thotë Xhemilja, “u ndryshuan krejt planet e punës. U desh që ne të punonim pa plan, sepse, sapo i vendosnim mallrat dhe ushqimet në raftet e Migrosit, ato zbrazeshin menjëherë, aq shumë bliheshin nga qytetarët.”.

E kush nuk i kujton ato ditë plot zymtësi kur njerëzit mbushnin karrocat me majë për të krijuar rezerva sa më të mëdha për familjet e tyre që nga mielli, majaja e bukës deri tek letrat higjenike që zhdukeshin nga raftet e supermerkatove sa hap e mbyll sytë, pa marrë parasysh se gjithë ditën mediat në Zvicër qetësonin popullatën duke u thënë se nuk ka asnjë arsye për alarmizëm se dyqanet do të jenë gjithmonë plot e përplot, e, megjithatë në javët e para, të qetësohej popullata dukej se ishte e pamundur.

“Kur i shihja raftet e zbrazura dhe njerëzit që mbushnin karrocat, të merrte frika, kaq e tmerrëshme dukej situata”, vazhdon të më tregojë Xhemilja. “Shefi më thirri me ndihmu 2 orë plus, por nuk dilnin as dhjetë orë për të mbushur raftet nga ku mallrat bliheshin menjëherë. Dukej qartë që njerëzit kishin frikë. Frikë kisha edhe unë. Por kujtoja njerëzit nëpër botë që vdesin për një kore buke, ndërsa ne jetojmë në Zvicër me gjithë të mirat.” “E megjithatë”, ngulmon Xhemilja për një situatë që unë e njihja shumë mirë, “dukej sikur do të niste lufta. Çuditesha, por bënim gjithçka që të plotësoheshin kërkesat e blerësve, edhe kur disa kishin dëshira speciale, kur kërkonin papaya apo letër higjenike të aromatizuar. Atë periudhë, prej ngarkesës së punës unë në shtëpi isha shumë pak e pranishme dhe bashkë me bashkëshortin jemi shumë krenarë se fëmijët tanë (kanë dy fëmijë, djale e vajzë, Emirin dhe Emirën përkatësisht 12, 15 vjeç) nē atë periudhë aq të vështirë u organizuan shumë mirë, studionin vetë dhe u treguan shumë të përgjegjshëm edhe pa ndihmën time. Sepse unë nuk kam punuar 100% por 200% se më duhej që t’iu ndihmoja kolegëve, rrija pa orar në punë, në shërbim të blerësve. Dhe fëmijëve u them gjithmonë të ndihmojnë, të japin ndihmën e tyre sa herë të kenë mundësi. ”

“Përveç kësaj”, vijon Xhemilja, “në mbrëmje kur kthehesha, kisha kontakte përmes WhatsApp-it me shumë gra shqiptare në kantonin e Thurgaut, ku u sqaroja situatën, masat mbrojtëse kundër koronës, u jepja informacion, i pyesja si i kishin hallet, si shkonin me bashkëshortët, u jepja këshilla atyre me fëmijë të vegjël. Ishte ky një angazhim ndryshe nga ai i Migrosit, por edhe këtë e bëja me shumë përkushtim.”

Xhemilja kësaj pranvere në zgjedhjet lokale ishte kandidate e PS për parlamentin në Kantonin e Thurgaut. “Ylfeten e kam shembull, por më duhet ende pune”, më thotë ajo. E ka fjalën për Ylfete Fanajn, anëtare e parlamentit të Lucernës. Ylfetja ka lindur në Prizren. Bijë emigranti. I jati ishte punëtor ndërtimi, ndërsa Ylfetja gjatë 2020/21 drejton parlamentin e kantonit të Lucernës. Arritje të paimagjinueshme për dy dekada më parë!

Më tutje, Xhemilja më tregon: “Nē mëngjes fillonte ngarkesa e punës nga e para. Kishte njerëz që dëshironin t’jua çonim mallin në shtëpi. Kishte të moshuar që më vinte shumë keq kur i shihja të mundoheshin dhe i ndihmoja e ua çoja vetë blerjet nëpër shtëpi”.

“Kētu në Steckborn më njohin të gjithë!”, më thotë Xhemilja dhe pa dashur ajo i kishte dhënë përgjigje pyetjes: “Përse kishte marrë ftesë për në Rütli”.

Të gjithë ne banorët e Zvicrës në ditët kritike të rrezikut eksponencial të përhapjes të koronës, në mungesë të plotë të maskave, sepse me Kinën ku importoheshin ishin pezulluar fluturimet, ndërsa Franca e Gjermania kishin maska vetëm për vete, nuk harron frikën, si një paranojë kolektive kur të duhej të dilje nga shtëpia për blerje, ndërsa shitësit nëpër supermerkato të dukeshin kushërinj me ET, Samaritanë të Mirë apo superheronj.

Xhemilja është njëra prej tyre. Pjesë atij komuniteti që sakrifikuan pēr interesin e përgjithshëm kombëtar. Së bashku me ushtrinë e mjekëve, infermierëve dhe ekipet ndihmëse nëpër spitale.

Presidentja e Zvicrës në fjalën e saj gjatë ceremonisë midis të tjerave tha se “2020 ka qenë viti i koronavirusit, shpresoj se 2020 të jetë edhe viti i solidaritetit”, duke e nënvizuar këtë tipar të Konfederatës. Jo më kot motoja kombëtare e Konfederatës Helvetike është: “Unus pro omnibus, omnes pro uno” –
«Einer für alle, alle für einen» – “Një për të gjithë, të gjithë për një”.

Biseda jonë u përmbyll duke më treguar për ceremonë e kremtimeve në Rütli. Nuk kanë kaluar as 24 orë nga takimi me Presidenten e Konfederatës, por Xhemilja është plot emocion: “Dje”, më thotë ajo, “ishte një ditë shumë speciale për mua. Nuk fjeta fare natën e 31 korrikut kur u zbardh 1 Gushti. Ceremonia ishte organizuar në mënyrë të përsosur. Nuk quhet kot Zvicër. Moderatorja ma shqiptoi emrin shumë bukur. E falenderova. Zonja Sommaruga na takoi. I dhurova disa produkte të kantonit tonë. Bëmë edhe foto. Isha me fat sepse në Thurgau, kantonin ku jetoj, ka patur shumë njerëz që janë angazhuar kështu sikur unë. Zonja Sommaruga na falenderoi ne. Unë do të falenderoja Zonjën Sommaruga dhe Zvicrën, për shtetin demokratik që kemi.”

 

 

 

Dyzetvjetori i masakrës së Bolonjës kujtohet edhe në Tiçino

VOAL – Qeveria italiane dhe njerëzit e saj, në ditën e dyzetëvjetorit të masakrës në Bolonjë, dëshirojnë të mbajnë gjallë kujtimin e fakteve, por mbi të gjitha të dhmbshurisë, për të mos harruar 200 të plagosurit dhe 85 personat që, më 2 gusht 1980, panë jetët e tyre të rrënuara.

Në Itali ka shumë dëshmi dhe nisma kushtuar sulmit. “Lost & found 1980-2020. Memorie private dhe kolektive 40 vjet më vonë” është një traditë e artit publik për sulmin e 2 gushtit që përshkon rrugët dhe sheshet me veprat e artistëve të rinj, të gjithë të lindur pas vitit 1980, dhe i cili synon të realizojë një murale në çdo krahinë të Emilia-Romagnas për të “folur me gjeneratat e reja”. Në fakt, tri murale janë inauguruar në Bolonjë, Parma dhe Reggio Emilia përkatësisht nga artistët Collettivo FX, Alessandro Canu dhe PsikoPlanet.

Edhe bota e muzikës në Emiliano do të performojë të Shtunën në një maratonë live për të mos harruar. Në mesin e artistëve të ndryshëm, shquhen muzikanti Luciano Ligabue dhe këngëtarja Cristina d’Avena.

Por çfarë ndodhi atë të shtunë dyzet vjet më parë? Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një valixhe plot TNT shpërtheu në dhomën e pritjes në klasin e dytë në stacionin e Bolonjës. Fuqia e bombës rrëzoi krahun perëndimor të ndërtesës dhe goditi trenin e parë në Adria Express 13534 Ancona-Basel. Sulmi më i madh terrorist në Itali pas Luftës së Dytë Botërore ndodhi atë të Shtunë në Gusht.

Kërkimi i së vërtetës është ende në vazhdim. Tre ekzekutuesit materialë: Valerio Fioravanti, Francesca Mambro dhe Luigi Ciavardini, ish militantët e Forcave të Armatosura Revolucionare (Nar), u dënuan përfundimisht.

Pas dyzet vjetësh nga masakra, prokurori i përgjithshëm i Bolonjës zbuloi se nxitësit ishin katër masonë: Liçio Gelli dhe krahu i tij i djathtë Umberto Ortolani, ekzekutivi i lartë i Ministrisë së Brendshme Federico Umberto D’Amato dhe gazetari dhe ish-senatori i MSI Mario Tedeschi . Të gjithë të vdekur. Të katër ishin pjesë e shtëpizës Masonike P2, e cila më pas u shpall nga Komisioni Parlamentar një organizatë e vërtetë kriminale.

Një katastrofë që pas dyzet vitesh mbahet mend edhe në Ticino. Këngëtari Martin Avena, me emrin Martix, ishte vetëm një fëmijë kur i pa ato imazhe në televizion në 2 gusht 1980. Nga pamjet që ai kujton edhe sot: “Ishte zbulimi im në fëmijëri i një bote të papërkryer dhe të dhunshme”, na thotë ai. Singli i tij i ri autobiografik “Le Rose” kujton pikërisht atë moment, pasi sugjerojnë tekstet e këngës: “Dielli që shkëlqente edhe në Bolonjë, më 2 gusht, në ajrin e dëshiruar për vaknca, ora në mur shënonte 10:25 e paraditës. Atëherë një zhurmë e shoi atë diell, duke lënë një të ftohtë që vazhdon, nëse mendoj për ata njerëz pyes veten, “po ku ke qenë?”/rsi/eb

Martin Ackermann paralajmëron: “Tendenca e infeksioneve të reja në Zvicër është pothuajse eksponenciale”


VOAL – Numri i pjesëmarrësve në ngjarje publike duhet të jetë i kufizuar, në Zvicër, në maksimum 100 persona: thotë kreu i ri i grupit të punës Covid-19 të Konfederatës, Martin Ackermann, i cili në një intervistë të botuar sot, të Dielën, në SonntagsZeitung theksoi se infeksionet e reja të konfirmuara SARS-CoV-2 ndjekin një kurbë që i afrohet rritjes eksponenciale. Dje (e shtunë) ishin 180, pas dy ditësh rresht në të cilin 200 ishin tejkaluar.

Rritja eksponenciale duhet të shmanget absolutisht, nënvizoi Ackermann, përndryshe kufizimet drastike dhe të shtrenjta të reja mbi liritë individuale dhe ekonomia po afrohen. Një zbutje e mëtejshme, siç është ecja përpara për ngjarje madhore, janë të paimagjinueshme për Ackermann.

Ajo që e bën situatën të komplikuar, shpjegoi të dielën eksperti i mikrobiologjisë në Universitetin Politeknik të Zyrihut, është fakti që pavarësisht se virusi është në gojën e të gjithëve, shumë njerëz nuk njohin drejtpërdrejt dikë që është infektuar. Sa më “relativisht i ulët” të mbahet numri i rasteve, aq më shumë njerëz tundohen të zvogëlojnë masat e tyre parandaluese: sipas Ackermann, autoritetet duhet të komunikojnë më intensivisht dhe të sqarojnë se virusi është ende në qarkullim.

Disa rajone së shpejti mund të arrijnë kufirin e tyre në aftësinë e kërkimit të kontaktit. Nëse kjo ndodh, do të duheshin kufizime të mëtejshme të përgjithshme. Megjithatë, deri tani, strategjia e kontrollit me përcjelljen e kontakteve ende funksionon, thotë specialisti. ATS/eb

Për të kremtuar 1 Gushtin, Alpet Zvicerane u ndriçuan mbrëmë pa përdorur fishkezjarret

VOAL – Fishekzjarret tradicionale të 1 gushtit nuk mund të përdoreshin për shkak të pandemisë.

Për këtë arsye, Zhak Morard, një organizator i ngjarjeve nga Montreux, mendoi të ndriçonte malet Valais për të ofruar një shfaqje alternative, por jo më pak emocionuese: mbi 100 kilogramë magnez krijuan një dritë qelibari që ishte e dukshme deri në 20 kilometra largësi.


Reuters/eb

(Video) Presidentja e Zvicrës Simonetta Sommaruga me rastin e Ditës Kombëtare nderon shqiptaro-zviceranen Xhemile Fetaji me mirënjohjen “Heroinë e përditshmërisë”

Voal.ch – Këtë vit 1 Gushti Festa Kombëtare e Zvicrës u kremtua në mënyrë të veçantë.

E megjithatë, nën rregullat që dikton situata pandemike e koronavirusit, u festua nëpër familje, rrethe shoqërore e komunat në të 26 kantonet.

Po ashtu Presence Swisse hapi një faqe online për diasporën zvicerane nëpër botë.

Fishkzjarret shkëlqyen qiellin helvetik prej natës të 31 korrikut deri pas mesnatën e 2 gushtit.

Presidentja e Zvicrës Simonetta Sommaruga për ta kremtuar këtë ditë me kaq rëndësi kombëtare zgjodhi një mënyrë shumë të veçantë.

Në Rütli, në vendin që quhet “djepi i Zvicrës” buzë Liqenit të Lucernës, atje ku çdo vit kremtohet festa zyrtarisht, për të patur të pranishme gjithë Konfederatën, zonja Sommaruga kishte ftuar për çdo kanton nga një grua dhe burrë që ishin dalluar për kontributin e tyre gjatë pandemisë. Po ashtu ishin të ftuar edhe 2 përfaqësues të “Zvicrës të Pestë”, sikur quhet diaspora zvicerane. Gjithësej 54 përfaqësues, të cilëve  zonja Sommaruga u ndau mirënjohjet për kontributin e tyre të çmuar në përballimin e krizës, duke i quajtur ata “Heronjtë e Përditshmërisë”.

Në fjalën e saj zonja Presidente nënvizoi faktin se “forca e Konfederatës është solidariteti”. Ajo përmendi me nderim ndihmën e qytetarëve të Zvicrës në mbështetje të më të dobtëve dhe të moshuarve  me qëllim përballimin e situatës të jashtëzakonshme, që jeta e vendit në kushte aspak normale të vijonte normalisht, duke filluar nga supermerkatot, farmacitë, mjetet e transportit publik, por jo vetëm. Në ato momente të vështira u dëshmua solidariteti zviceran i qytetarëve për të ndihmuar të moshuarit, duke u bërë blerje dhe u ardhur në ndihmë atyre që kishin vështirësi ekonomike.

“Sot dua të them faleminderit. Faleminderit atyre që bënë blerje për të moshuarit në lagjet e tyre, atyre që i shërbyen vendit tonë pavarësisht virusit, stafit në spitale, stafit të shitjeve, punonjësve të hekurudhave, drejtuesve të kamionëve, fshatarëve, punëtorëve në vendet e ndërtimit dhe stafit në shtëpitë e të moshuarve “: këto ishin fjalët e Simonetta Sommaruga në kremtimet zyrtare për 1 gusht. “2020 ishte viti i koronavirusit, tha ajo, “por shpresoj që të quhet edhe viti i solidaritetit”.

Ceremonia po për shkak të situatës korona zgjati vetëm 90 minuta dhe prania ishte shumë e kufizuar, gjithësej ishin 150 të pranishëm.

Midis të nderuarve ishte edhe shqiptaro-zvicerania Xhemile Fetaji, me origjinë nga Gostivari, e cila mori direkt nga Presidentja e Zvicrës mirënjohjen bashkë me nga një fidan molle, që do të mbjellen në kantonet ku jetojnë.

Xhemile Fetaji është dalluar për kontributin e saj shembullor gjatë pandemisë si shitëse në Migros. Xhemilja ka punuar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë periudhës të lockdown.  Xhemilja është shumë aktive në jetën sociale. Këtë vit kandidoi për parlamentare në zgjedhjet lokale të kantonit të saj.

Për voal.ch Xhemile Fetaji tha: “Dje ishte një ditë shumë speciale për mua. Nuk fjeta hiç natën e 31 korrikut kur u zbardh 1 Gushti. Aktiviteti kishte një organizim të përsosur. Nuk quhet kot Zvicër. Kur filloi ceremonia më prekën shumë fjalët e Presidentes, zonjës Sommaruga, kur na u drejtua dhe tha :” Ju me siguri e keni pyetur veten pse pikërisht unë jam e ftuar këtu!” Edhe unë kur më erdhi ftesa për Rütli i kisha bërë vetes të njëjtën pyetje: Përse unë. Sepse në Thurgau, kantonin ku jetoj unë, ka patur shumë njerëz që janë angazhuar kështu sikur unë. Zonja Sommaruga na falenderoi ne, 54 përfaqësuesave nga e gjithë Zvicra. Unë do të falenderoja Zonjën Sommaruga dhe Zvicrën, për shtetin demokratik që kemi.”

Voal.ch e uron për këtë nderim duke i uruar suksese të tjera./Elida Buçpapaj

 

 

Xhemile Fetaji, kandidate e SP për këshilltare kantonale në Thurgau në partin SP shpreson të fitojë Nga Hava Kurti Krasniqi

Presidentja Sommaruga përshëndet ata që, përballë krizës së pandemisë, e mbajtën Zvicrën në rrugën e progresit

VOAL – Në përshëndetjen me rastin e festën kombëtare, Presidentja e Konfederatës Zvicerane Simonetta Sommaruga u drejtohet atyre që, gjatë krizës, e mbajtën Zvicrën në rrugën e progresit:

“Sot dua të them faleminderit. Faleminderit atyre që bënë pazar për të moshuarit në lagje, faleminderit atyre që e mbajtën vendin tonë në rrugën e progresit pavarësisht virusit, stafit në spitale, stafit të shitjeve, punonjësve të hekurudhave, drejtuesve të kamionëve, fshatarëve, punëtorëve në vendet e ndërtimit dhe stafit në shtëpitë për të moshuarit “: këto janë fjalët e Simonetta Sommaruga në përshëndetjen zyrtare për 1 gusht. Presidentja e Konfederatës kujtoi letrat e mbështetjes por edhe kritikat, falënderimet dhe kërkesat për ndihmë të marra nga Qeveria javët e fundit. Ajo përmendi një fermer malor që dhuroi një pjesë të pensionit për më nevojtarët: “më tregoi se Zvicra punon, është e fortë dhe e bashkuar”, tha shefja e Departamentit të Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe komunikimit.

Solidariteti i treguar nga popullata e ka inkurajuar atë gjatë këtyre muajve, tha Presidenjta në një intervistë të transmetuar të premten në mbrëmje. Numri i infeksioneve po bëhet përsëri shqetësues, pranoi ajo, por është e vërtetë që sot ne dimë më mirë si të sillemi dhe të reagojmë, dhe kjo vlen si për autoritetet federale ashtu edhe për ato kantonale dhe për qytetarët.

Përveç fjalimit radioteleviziv, Sommaruga ka edhe dy veprimtari të tjera në rendin e ditës për ditën e shtunë: ceremonia 90-minutëshe me një audiencë të kufizuar në 150 persona, por që transmetohej live në internet nga livadhi i Grütli, për të nderuar 54 burra dhe gra të të gjitha moshave nga 26 kantone dhe nga “Zvicra e pestë” që u përkushtuan ndaj të tjerëve gjatë krizës, dhe më pas ajo në mbrëmje në Lozanë.


Pesë nga shtatë anëtarët e Ekzekutivit kishin njoftuar angazhime zyrtare me rastin e Ditës Kombëtare. Ignazio Cassis ishte në Ticino tashmë të Premten, në Tenero, ndërsa Alain Berset të Shtunën në manastirin antik të Augustinians të Monte Carasso. Guy Parmelin pritet në ora 7.00 në Cavaione, një fshat i Brusio në Valposchiavo, fshati i fundit që u bashkua me Konfederatën në 1874. Karin Keller-Sutter më në fund ndërhyri në Schaffhausen. Në fjalën e saj ajo vlerësoi pajtueshmërinë dhe aftësinë e Zvicrës në menaxhimin e krizës së koronavirus. Popullsia e kantoneve të tjera, kujtoi ajo, tregoi solidaritet edhe kur Ticino dhe Romandie ishin më të prekurit nga COVID-19. rsi/eb

Ministri i Jashtëm zviceran: Nëse nuk i respektojmë rregullat, vendet e tjera mund të na futin në listat e zeza

VOAL – “Ne bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që kjo të mos ndodhë, por situata është e pasigurt dhe zhvillimi i një epidemie është i paparashikueshëm, në Zvicër si në Evropë dhe në të gjithë botën.” Kështu që Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis në mikrofonat RSI në lidhje me mundësinë e Zvicrës që të renditet në listat e zeza në vendet e tjera.

“Është e rëndësishme që çdo qytetar të kuptojë që kriza e COVID nuk ka mbaruar dhe se të gjithë duhet të bëjnë atë që është e nevojshme me distancimin shoqëror, higjenën dhe përdorimin e maska,” tha Këshilltari Federal. “Vetëm kjo do të na lejojë të mbajmë të ulët valën e epidemisë.”

Sa i përket hipotezës së një centralizimi federal të kompetencave në luftën kundër pandemisë, sipas Cassis, struktura institucionale zvicerane kërkon që kantonet të ushtrojnë përgjegjësinë kryesore. Konfederata e merr pushtetin vetëm kur kantonet nuk mund të përballojnë më. “Kjo ndodhi në mars, shpresoj se nuk do të ndodhë prapë.” rsi/eb

Zvicra 220 raste të reja 24 orët e fundit

VOAL – Pragu i 200 infeksioneve të përditshme në Zvicër u kalua për të dytën ditë radhazi sot, e Premte. Janë shpallur 220 raste të reja, pas 210 të enjten dhe 193 të mërkurën). Numra që kanë çuar ekspertët federalë të shpresojnë që, ndërsa afrohet fundi i pushimeve të verës, detyrimi për të përdorur maskën në dyqane dhe në hapësira të mbyllura publike, do të dekretohet nga të gjitha kantonet, duke ndjekur shembullin e Jurës, Vaudit dhe Gjenevës. Dhe Gjeneva, kantoni më i prekur kohët e fundit, me mbi 200 infeksione nga fillimi i javës, ka urdhëruar mbylljen e klubeve të natës dhe fillimin e masave të reja për bare dhe restorante, ku mund të konsumohen pjatat dhe pijet vetëm ulur, do të duhet maskë në çdo lëvizje dhe do të duhet të jepen të dhënat personale.

Qëllimi i Konfederatës e cila po shqyrton gjithashtu shtrirjen e ndalimit të tubimeve përtej 1.000 njerëzve (kantonet janë pajtuar) është që situata të mos kthehet jashtë kontrollit, si në shumë vende të tjera, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Brazili. Në të gjithë botën, infeksionet e konfirmuara kanë tejkaluar shumën 17 milionë dhe po rriten vazhdimisht. rsi/eb