VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pastrimi me themel i shtëpisë në pranverë – Efektet në organizëm

By | May 24, 2019

Komentet

6 shenjat fillestare të sklerozës – Si dallohen

Një simptomë e demencës është vështirësia për të komunikuar.

Skleroza ose demenca, ka të  bëjë me një grup sëmundjesh që prekin trurin dhe ndikojnë në shumë prej funksioneve të tij.

Njerëzit e prekur nga skleroza kanë kujtesë të dobët, aftësi të pakëta në komunikim gjykim, në vendimmarrje dhe orientim.

Ky grupim sëmundjesh është shumë tinzar sepse nis krejt papritur dhe më pas situata përkeqësohet shpejt.

Në këtë grupim sëmundjesh bëjnë pjesë Alzheimeri, Parkinsoni apo skleroza e shumëfishtë të cilat nuk shërohen.

Simptomat e Demencës Ndaj Të Cilave Duhet Të Jeni Të Vëmendshëm

Nëse ju ose ndonjë anëtar i rrethit familjar ka probleme me kujtesën nuk është e udhës që të arrini në konkluzionin se ai ose ajo vuan nga demenca.

Diagnostikimi i sëmundjes kërkon të paktën 2 nga simptomat e përmendura më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Personat e prekur nga skleroza kanë probleme më të mëdha që shkojnë përtej vështirësisë në kujtesë.

Ata hasin pengesa në të folur, në përqendrim dhe në arsyetim.

Ndryshim i Papritur Në Kujtesën Afatshkurtër

Problemet me kujtesën mund të jenë një simptomë e hershme e sklerozës.

Për shembull, dikush mund të mbajë mend shumë mirë diçka që ka ndodhur vite më parë, por e ka të pamundur të kujtojë se çfarë ka ngrënë në mëngjes.

Probleme të tjera janë vështirësia për të kujtuar ku keni vendosur diçka, arsyen përse jeni futur në një dhomë ose punët që duhet të bënit gjatë ditës.

Vështirësia Për Gjetjen e Fjalës Së Duhur

Një simptomë tjetër e demencës është vështirësia për të komunikuar.

Njerëzit e prekur nga skleroza e kanë të vështirë të shpjegojnë diçka ose të bashkëbisedojnë.

Ndryshimet e Humorit

Ndryshimet e humorit janë shumë të përhapura në mesin e pacientëve të prekur nga skleroza.

Depresioni për shembull është një shenjë tipike e sklerozës që shfaqet shumë herët.

Apatia

Njerëzit e prekur nga skleroza humbasin interesin ndaj aktiviteteve të preferuara.

Ata nuk kanë më dëshirë të kalojnë kohë me miqtë dhe familjen dhe ndiejnë një boshllëk të thellë emocional.

Konfuzioni

Në fazat e para të sklerozës, njeriu bëhet shumë konfuz, sidomos kur i duhet të kujtojë fytyrën e dikujt, të gjejë fjalët e duhura e të bashkëbisedojë me dikë.

Ata harrojnë çfarë dite është dhe nuk mbajnë mend dikë që e kanë takuar së fundmi.

Mungesa e Orientimit

Në fazat e para të demencës, njerëzit nuk orientohen dot, humbasin rrugën dhe nuk mbajnë mend për ku ishin nisur.

Më pas ato nuk njohin më lagjen, shtëpinë, derën apo rrugët.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3, fruta, perime, drithëra të plota dhe vitaminë D.

Produkti që jep energji në mëngjes më shumë se kafja

Trupit i duhet energji në mëngjes për të nisur ditën.

Kafeina që gjendet tek kafeja ofron një alternativë më të mirë zgjimi se fruktoza që gjendet tek molla.

Megjithatë, ekspertët thonë se secila prej këtyre alternativave ofron përfitime disi të komplikuara.

Për shembull, nëse ju kryeni aktivitet fizik që në mëngjes, molla do të ishte alterantiva e duhur sepse i jep organizmit energjinë e nevojshme.

Nëse hani mollë çdo ditë, ekspertët thonë se frymëmarrja juaj do të përmirësohet.

Nga ana tjetër, pirja e kafesë përpara aktivitetit fizik do të nxisë djegien e yndyrnave.

Kafeina

Kur trupi është në gjumë, temperatura e tij bie bashkë me tensionin e gjakut dhe kjo është arsyeja përse njeriu është i plogësht kur zgjohet.

Kafeina ndihmon në eliminimin e plogështisë së mëngjesit, rrit rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut dhe përshpejton frymëmarrjen.

Ajo të bën më të vëmendshëm dhe zmadhon ndjesinë e mirëqenies.

Karbohidratet

Molla nga ana tjetër nuk përmban kafeinë por është e pasur me karbohidrate, të cilat japin energji për një zgjim dhe gjallërim të nevojshëm.

Një mollë ofron 116 kalori dhe gjysma e 10 gramëve sheqerna përbëhet nga glukoza dhe sukroza.

Fruktoza nga ana tjetër kërkon më shumë kohë për tu tretur dhe ky aspekt e bën mollën një burim energjie për një periudhë më të gjatë se kafeinaa.

Fibra e tretshme te molla ju mban të ngopur për më gjatë.

Ndikimet Afatgjatë

Si kafeja ashtu edhe molla përmbajnë antioksidantë të cilët kur konsumohen në mënyrë afatgjatë ofrojnë shumë përfitime.

Nëse pini deri në 6 filxhanë kafe në ditë, rreziku i diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare ulet ndërsa ai i kancerit të mëlçisë përgjysmohet.

Molla përmban gjithashtu shumë antioksidantë.

Nëse hani më shumë se dy mollë në javë, rreziku i azmës do të ulet.

Konsumi i mollës përmirëson funksionin e mushkërive duke ju mbrojtur nga kanceri dhe sëmundje të tjera.

Nëse hani pesë ose më shumë mollë çdo javë, kapaciteti i mbajtjes së ajrit të mushkërive do të rritet ndjeshëm./AgroWeb.org

Çfarë ndodh me tensionin e gjakut gjatë verës – Ndikimi i temperaturave të larta

Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, kanë më shumë mundësi për ta normalizuar atë gjatë stinës së verës sesa në dimër.

Qarkullimi jo i mirë i gjakut është një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve të zemrës dhe jo vetëm.

Problemi më i përhapur shëndetësor i lidhur me të, sipas të dhënave të AgroWeb.org, është tensioni i lartë i gjakut.

Ky fenomen ndodh kur enët e gjakut nuk përballojnë dot presionin e lartë të qarkullimit të gjakut në organizmin tonë.

Të shumtë janë ata persona që kurohen me medikamente apo me metoda natyrale, për të ekuilibruar tensionin e gjakut.

Por jo shumë e dinë se tensioni i gjakut ka dy lloj luhatjesh.

Ndryshim i presionit të gjakut përgjatë ditës

Gjatë natës, kur trupi është në qetësi, tensioni është i ulët.

Presioni i gjakut fillon të rritet disa orë para se të zgjoheni në mëngjes, dhe vazhdon të rritet me vazhdimësinë e ditës.

Pika kulmore e presionit të gjakut është pikërisht mesdita, dhe mjekët gjithmonë sugjerojnë që në këto orare të tregohet më shumë kujdes.

Sipas ekspertëve tensioni i gjakut fillon dhe ulet përsëri në darkë.

Kjo luhatje ndodh për shkak të aktivitetit të brendshëm të trupit

Kur flemë organizmi është në qetësi, dhe nuk harxhohet energji e tepërt.

Ndërsa kur jemi aktivë, trupit i duhet një qarkullim më i shpejtë i gjakut pasi i nevojitet më shumë energji.

Kështu shpjegohet dhe fakti pse tensioni i gjakut rritet.

Por nëse kjo luhatje është jo normale, siç është një tension i lartë gjatë natës dhe një ulje drastike gjatë ditës, do të thotë që keni një problem shëndetësor.

Shkaqet me ndikimin më të madh përveç sëmundjeve të zemrës janë stresi, ankthi, sistemi nervor dhe duhanpirja.

Çekuilibrim sezonal i tensionit të gjakut

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, kanë më shumë mundësi për ta normalizuar atë gjatë stinës së verës sesa në dimër.

Në dimër temperaturat fillojnë e ulen në mënyrë dhe drastike. Diçka e tillë reflektohet në organizëm me një tkurrje të enëve të gjakut.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, tkurrja e enëve të gjakut arrin deri në 3% të volumit të saj, gjë që e vështirëson qarkullimin e gjakut në organizëm.

Si pasojë presioni i gjakut rritet, dhe zemra punon me vështirësi.

Ndërsa në verë enët e gjakut bymehen, duke ja lehtësuar kalimin nëpër kapilarë gjakut, dhe duke e ndihmuar zemrën të mos punojë më me kapacitet të dyfishuar.

Pesha dhe tensioni i lartë i gjakut

Sipas mjekëve pesha trupore është një nga arsyet kryesore për luhatjet sezonale të tensionit.

Në dimër trupi kërkon më shumë masë yndyrore, të cilën e përdor për normalizim të temperaturës.

Ndërsa në verë humbasim këtë peshë të tepërt në saj të aktivitetit më të shpeshtë.

Tensioni i gjakut rritet me shtimin në peshë dhe ulet me rënien nga pesha.

AgroWeb.org  sugjeron që personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, të kryejnë matje të tij dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Në këtë mënyrë kuptojnë dhe më qartë luhatjet e tensionit të gjakut.

Në rastet kur kjo luhatje është e madhe ju duhet konsulta me  specialistin dhe mjekun  tuaj./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Bimët në vazo që thahen gjatë verës – Si t’i risillni në jetë

Përpiquni të vendosni vazot në një vend të ndriçuar mirë dhe mos ndërroni vendndodhjen.

Nëse një bime të caktuar i mungon uji, drita dhe përkujdesja, ajo shuhet.

Pamja e bimës së  vyshkur apo të tharë në një vazo, shpesh duket e pashpresë.

Megjithatë, jo çdo gjë është ashtu siç duket.

Edhe një bimë e shuar, mund të vijë sërish në jetë me disa këshilla bazë nga AgroWeb.org që mund t’i ndjekë secili prej jush.

A Ka Shenja Jete?

Nëse bima juaj ka humbur shumë gjethe dhe ka marrë ngjyrën kafe, mos hiqni dorë prej saj.

Mjafton që bimës t’i kenë mbetur të paktën disa sytha, gjethe jeshile dhe kërcenj elastikë.

Falë tyre, ju mund ta sillni sërish në jetë bimën e preferuar.

Rigjallërimi i bimës kërkon shumë durim, e ndonjëherë disa muaj me rradhë.

Ujitja

Bimët që ujiten më shumë seç duhet ndonjëherë ngjajnë të kalbura, me gjethe të zverdhura që duken sikur u ka shteruar jeta.

Ndërsa nëse keni harruar të ujitni bimët tuaja, gjethet do të jenë ngjyrë kafe dhe të përthyera.

Nëse e keni tepruar me ujin, transferojeni bimën në dhe të thatë.

Nëse bima është e etur, ujiteni me kujdes.

Ndriçimi

Nëse e keni lëvizur saksinë dhe bima juaj nuk merr mjaftueshëm nga drita e diellit, ajo do të ligështohet.

Përpiquni të vendosni vazot në një vend të ndriçuar mirë dhe mos ndërroni vendndodhjen.

Lagështia

Bimët përthithin ujin nëpërmjet gjetheve dhe rrënjëve, ndaj saksia duhet mbajtur në një vend ku ka lagështi, jo shumë ndriçim të fortë dhe jo thatësi të tepërt.

Fertilizimi

Një bimë e pafertilizuar siç duhet nuk rritet siç duhet dhe gjethet i humbasin ngjyrën.

Bima në vazo i përthith vlerat nga dheu ndaj AgroWeb.org ju këshillon ta pasuroni vazhdimisht.

Bima duhet ushqyer vazhdimisht me pleh organik.

Fertilizimi do e rigjallërojë bimën brenda disa ditësh.

Gjatë verës kujdesuni të mos i lini pa ujitur.

Gjithashtu është mirë që ta pasuroni vazot me dhe’ të ri.

Si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka

Veshkat luajnë një rol thelbësor në detoksifikimin e trupit.

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Ky është rezultati i një studimi të ri të ekspertëve të Kalifornisë të publikuar në revistën Endourology, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Sipas këtij studimi, temperaturat kanë një ndikim jo të vogël tek formimi i gurëve në veshka.

Njerëzit Më Të Rrezikuar Nga Gurët Në Veshka

Faktorët e rrezikut të formimit të gurëve në veshka janë të ndryshëm.

Për shembull, meshkujt dhe diabetikët janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka.

Sipas gjetjeve të studimit të lartpërmendur edhe moti është faktor i rëndësishëm në formimin e gurëve në veshka.

Njerëzit që jetojnë në klimë të ngrohtë kanë tendencën të djersijnë më tepër dhe për pasojë janë më të dehidratuar.

Dehidratimi kronik sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org është një faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve në veshka.

Lagështia nga ana tjetër pengon avullimin e djersës, që nënkupton se linja e parë e mbrojtjes së trupit ndaj nxehtësisë është jashtë funksioni.

Ngrohja Globale Dhe Gurët Në Veshka

Ekspertët janë të shqetësuar se ngrohja globale që rrezikon të prishë shumë ekuilibra në planet do të nxisë rritjen e prevalencës së gurëve në veshka në popullatën globale.

Studime të tjera kanë konfirmuar njerëzit janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka nëse temperaturat rriten mbi 10 gradë.

Sipas tyre, prevalenca e gurëve në veshka do të vazhdojë të rritet teksa ngrohja global nxit rritjen ekstreme të temperaturave.

Trajtimet kundër gurëve në veshka janë të larmishme dhe shumë prej tyre natyrale.

Një prej tyre e gjeni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Receta Mirëbërëse e Uthullës së Mollës

Uthulla e mollës është një ilaç efektiv për një listë të gjatë të sëmundjeve, duke përfshirë gurët në veshka falë studimeve të gjata dhe të hollësishme.

AgroWeb.org raporton se jo vetëm që kjo uthull do të ndihmojë thërrmimin dhe eliminimin e gurëve. Por konsumi i rregullt i rreth 1-2 lugëve gjelle në ditë do të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së gurëve në të ardhmen.

Duhet të pini një përzierje me uthull molle esëll në mëngjes. Përsëri rreth mesditës dhe një të tretën herë në mbrëmje.

Kështu do të merrni, përfitimet shëndetësore të këtij ilaçi të pabesueshëm natyror dhe do të hiqni qafe gurët e veshkave në të njëjtën kohë.

Thjesht përzieni 2 lugë gjelle me uthull molle me një ëmbëlsues të natyror si mjalti në një gotë me rreth 150 ml ujë. Duhet ta konsumoni tri herë në ditë sidomos përgjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

Si ndikon moti i nxehtë tek diabeti – Kujdesi që të tregoni patjetër

Ata që janë në lëvizje duhet të tregojnë kujdes për insulinën sepse ajo dëmtohet nga dielli.

Temperaturat e nxehta janë ulur këmbëkryq tashmë në vendin tonë dhe ekspertët rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të tregojnë kujdes.

Në rastin e diabetikëve, ekspertët thonë se temperaturat e nxehta dhe mungesa afatgjatë e aktivitetit fizik mund të rrisë tepër nivelet e glukozës në gjak.

Kujdes Me Nivelet e Sheqerit Në Gjak

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org  thonë se diabetikët duhet të monitorojnë rregullisht nivelet e glukozës në gjak dhe të jenë në gatishmëri për përmirësimin e regjimit ushqimor dhe dozave të insulinës.

Ata që janë në lëvizje duhet të tregojnë kujdes për insulinën sepse ajo dëmtohet nga dielli.

Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomnandojnë që injeksionet e insulinës të ruhen në frigorifer dhe në temperatura të përshtatshme.

Një injeksion i dëmtuar nga temperatura mjegullohet dhe ngjitet në fund të enës.

Në shumë raste, ajo merr ngjyrë të kafenjtë.

Matësit e diabetit gjithashtu duhen ruajtur në temperaturë ambienti dhe larg ndriçimit direkt të diellit.

Gjithësesi ato nuk duhen futur në frigorifer sepse temperaturat e ftohta mund të prishin saktësinë e të dhënave.

Këshillat Kryesore Si Të Mbroni Shëndetin Në Ditët e Nxehta

Ekspertët sugjerojnë që të vishni bluza të rehatshme pambuku me mëngë të gjata, pantallona të lirshme, kapele dhe syze dielli.

Kremi mbrojtës kundër diellit duhet aplikuar në lëkurë 15-30 minuta përpara se të dilni në diell.

Mos harroni që dielli të drobit dhe  kjo drobitje shoqërohet me disa simptoma siç janë:

Dhimbjet e kokës,

Marramendja,

Të përzierat,

Të vjellat,

Kontraktime muskulare,

Dhimbje stomaku,

Zbehje të lëkurës.

Nëse plogështia vazhdon, ajo mund të shkaktojë probleme më serioze për jetën siç është goditja në tru.

Sipas ekspertëve, diabetikët që tregohen të vëmendshëm ndaj shëndetit të tyre dhe temperaturave mund t’i gëzohen diellit si të tjerët.

Ajo që duhet të mbani mend është se diabetikët dehidratohen më shpejt se të tjerët.

Mungesa e lëngjeve mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak dhe të nxisë urinimin duke shkaktuar dehidratim të mëtejshëm.

HOROSKOPI E MËRKURË 12 QERSHOR 2019

Ju keni kaluar me sukses shumë sfida kohët e fundit, edhe pse mund të keni menduar se askush nuk e ka vënë re. Meritoni lavdërime për arritjet tuaja. Për të vlerësuar këto arritje dhurojini vetes një trajtim relaksues.

Argëtimi dhe romanca zakonisht shkojnë së bashku, por ka edhe raste që nuk ndodhin. Pra, nëse jeni vetëm, ndjehuni mirënjohës që nuk keni pse të shqetësoheni për dikë tjetër. Kjo është një kohë për të shijuar lirinë tuaj, duke bërë diçka impulsive.

Do të ketë disa keqkuptime që do të ndodhin mes jush anëtarëve të familjes suaj. Kjo mund të çojë në vështirësi komunikimi me ta për një kohë të caktuar. Asnjë dëm afatgjatë nuk do të bëhet, por mund të marrë kohë për t’u kthyer në nivelin e afërsisë që keni pasur.

Bëhuni gati për disa biseda argëtuese sot. Ju mund të bëni lidhje të vërteta ndërpersonale në qoftë se largoheni nga diskutimet e zakonshme. Shmangni komentet rreth motit dhe flisni për gjëra reale.

Fati po ndriçon sot dhe nëse e shqyrton buxhetin tuaj me kujdes dhe tërësisht, do të gjeni pak më shumë para sesa menduat. Por, para se të shkoni për të bërë blerje, mendoni për disa gjëra që ju nevojiten më shumë.

Një dhuratë bujare po vjen drejt jush dhe do ta bëjë të sotmen një ditë të mrekullueshme. Kjo dhuratë mund të jetë po aq e vogël sa një shënim i sinqertë falënderimi ose e madhe sa një tufë trëndafilash. Mesazhi që do të merrni do t’ju japë një shkëlqim të ngrohtë.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju të përpiqeni të jeni sa më të përpiktë sot. Çdo romancë që në jetën tuaj do të pasurohet shumë nëse mund të mbani mend gjërat e vogla që ju gëzojnë më së shumti.

Sot duhet të jeni pak skeptikë për çdo gjë që dëgjoni, edhe nëse merrni lajme se dikush është duke përjetuar probleme në çështjet e zemrës. Bëni mirë të qëndroni indiferentë të mos përfshiheni në çështje dhe konflikte që ju nuk përkasin.

Ju po filloni të ndiheni shumë më të sigurt për pozicionin tuaj në jetë, prandaj tani është një kohë e mrekullueshme për të ndërtuar besimin. Lajm i mirë është se kjo nuk do të jetë shumë e vështirë, pasi të gjithë njerëzit janë duke ju mbështetur.

Nëse planifikoni një ngjarje të madhe, një pushim të gjatë, ose një udhëtim të këndshëm, sot është një ditë e shkëlqyer për ta bërë këtë. Financat do të vijnë duke u përmirësuar falë zgjuarsisë suaj.

Nëse ndjeheni pak i trishtuar sot, atëherë fokusohuni te gjërat e mira që kanë ndodhur në jetën tuaj. Në aspektin profesional, gjasat janë që gjithçka të përmirësohet falë bashkëpunimit tuaj me njerëzit e duhur.

Do ta kaloni ditën me njerëz bujarë, të cilët do të sjellin pozitivitet në jetën tuaj. Përpiquni të jeni i angazhuar dhe të mos humbisni asnjë rast për t’u angazhuar në biseda intelektuale.

Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe – Çfarë duhet të keni kujdes

Njerëzit me probleme shëndetësore hasin sfida më të mëdha në një mot të nxehtë.

Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese.

Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera.

Por vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Si Ndikon Vapa Tek Organizmi

Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë.

Sipas të dhënave t ë AgroWeb.org, nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari.

Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë në dy mënyra të cilat e stresojnë zemrën.

Rrezatimi

Nxehtësia në trup kalon nga zonat e ngrohta tek ato më të ftohta.

Për sa kohë ajri përreth është më i ftohtë se trupi, organizmi rrezaton nxehtësi në ajër.

Ky rrezatim ndalon që në momentin kur temperatura e ajrit i përafrohet asaj të trupit.

Rrezatimi është një proces që kërkon një qarkullim më të centralizuar të gjakut sidomos në zonën e lëkurës.

Kjo e bën zemrën të rrahë më shpejtë dhe të pompojë më shumë gjak.

Në një ditë të xnehtë, zemra qarkullon dy ose katër herë më shumë gjak në minutë se në një ditë të freskët.

Avullimi

Çdo molekulë djerse që avullon nga lëkura merr me vete nxehtësinë e tepërt.

Në një ditë pa lagështi, avullimi i djersës (një sasi e barazvlefshme me një lugë çaji) e freskon ndjeshëm të gjithë gjakun.

Por kur lagështia rritet në mbi 75%, avullimi i djersës bëhet tepër i vështirë.

Avullimi i djersës rrit presionin në sistemin kardiovaskular.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org djersa merr më shumë nxehtësi nga trupi, bashkë me shumë minerale të dobishme për nervat, muskujt dhe ekuilibrat e lëngjeve.

Kjo e detyron trupin të çlirojë më shumë hormone të cilat e ndihmojnë organizmin të mbajë më shumë ujë dhe të minimizojë humbjen e mineraleve.

Shëndeti i Zemrës dhe Përballja Me Vapën

Njerëzit e shëndetshëm arrijnë të kenë një tolerancë më të lartë ndaj ndryshimeve të temperaturave.

Njerëzit që kanë probleme me zemrën kanë një organizëm më të stresuar dhe rrjedhimisht goditen më fort nga vapa.

Zemra tek njerëzit që kanë pësuar një atak e ka më të vështirë të pompojë mjaftueshëm gjak për tu përballur me vapën.

Enët e bllokuara të gjakut si pasojë e kolesterolit kanë një qarkullim të dobët të gjakut në lëkurë.

Ishemia, Parkinsoni, Alzheimeri, Diabeti e të tjerë ndikojnë negativisht në reagimin e trurit ndaj dehidratimit.

Kësisoj, truri nuk arrin të dërgojë sinjalet e etjes dhe trupi vuan pasojat.

Si Të Luftoni Vapën

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që kryejnë aktivitet fizik, ta bëjnë atë në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë.

Në pikun e vapës, sigurohuni që të qëndroni në një ambient me ajër të kondicionuar, të bëni banjë ose të vendosni kompresa të ftohta nën sqetulla.

AgroWeb.org ju këshillon që në ditët e nxehta të siguroheni që të pini ujë çdo një orë.

Mos pini lëngje të gazuara, me sheqer, alkol ose kafeinë të cilat përkeqësojnë dehidratimin.

Faktet si ndryshon plakja mes femrave dhe meshkujve

Si ndryshon plakja tek femrat dhe meshkujt.

Nuk ka më vend për të diskutuar se meshkujt dhe femrat kanë procese të ndryshme plakjeje.

Gjenetika, mënyra e jetesës, ushqyerja dhe ambienti ndikojnë tek plakja në përgjegjësi. Por ajo që ndryshon lidhet me ritmin me të cilin plakja ndodh.

Jo vetëm që plakja e meshkujve ndryshon nga ajo e femrave, por efektet që ajo ka tek fiziku dhe psikologjia e tyre ndryshon.

Jetëgjatësia

Është një fakt që tanimë dihet, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt.

Gjithçka lidhet me faktin që femrat kryejnë vizita më të rregullta dhe kanë më shumë mundësi që të diagnostikohen nga mjeku i tyre.

Hormonet

Hormone të ndryshme ndikohen nga plakja tek meshkujt, po ashtu edhe tek femrat.

Për femrat, estrogjeni dhe plakja janë shqetësime thelbësore, sidomos menopauzës dhe pas saj. Për meshkujt, testosteroni luan rolin dominant në procesin e plakjes.

Plakja e trurit

Meshkujt që janë mbi peshë, të diagnostikuar me diabet apo kanë kaluar një ishemi, janë më shumë të rrezikuar që të vuajnë nga dëmi nervor dhe ai i trurit.

Femrat, nga ana tjetër rrezikohen nga dëmi nervor dhe plakja e trurit nëse ato varen nga dikush për të kryer dhe veprimet më të vogla të përditshmërisë.

Analizat shëndetësore

Me kalimin e viteve shumë persona harrojnë që të bëjnë analizat rutinore, diçka që nuk duhet të ndodhë.

Por ajo që shumë nga ata që vazhdojnë të bëjnë analiza është se ka lista të veçanta për meshkujt dhe të veçanta për femrat, prandaj këshillohet që të flisni me mjekët tuaj./AgroWeb.org

Sezoni i qumështit të bletës – Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve

Kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje, ndaj dhe bletarët janë duke i kushtuar vëmendje të lartë nxjerrjes së këtij qumështi të artë.

Përdorimi i qumështit të Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.

Çdo pikë qumështi i bletës është jetë. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin.

Pikërisht qershori  është muaji në të cilin ky produkt prodhohet dhe fillon të shitet nga bletarët, prandaj dhe këshillohet që të konsumohet në këtë periudhë.

I njohur ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore” qumështi i bletës është ndër më të kërkuarit në botë. Sot ai është shndërruar në një biznes fitimprurës për bletarët shqiptarë krahas prodhimit të mjaltit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vitet e fundit, qumështi i Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.

Ashtu si në çdo vend të botës ai shitet në sasi shumë të kufizuar ndaj dhe vlera e tij përherë e më shumë bëhet më e shtrenjtë. Ai ambalazhohet në minishishe qelqi dhe shitet në gramatura shumë të vogla.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org çmimi mesatar për vetëm një gram qumështi të bletës shkon deri në 1 mijë lekë (të reja).

Nisur për nga vlera e lartë dhe fitimprurëse, bletarët shqiptarë kanë fokusuar biznesin e tyre prej disa vitesh edhe në shitjen e qumështit të bletës ndërsa e vlerësojnë këtë mënyrë biznesi edhe më fitimprurës se sa shitja e mjaltit.

Kërkesa për qumështin e bletës në rritje

Bletarët shprehen për AgroWeb.org se kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje ndaj dhe ata janë duke i kushtuar vëmendje përherë e më të lartë nxjerrjes së këtij qumështi të artë.

Vjelja e qumështit të bletës kërkon një mjeshtëri të posaçme pasi i gjithë procesi është shumë delikat.

Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, një fakt interesant ky, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Vlerat kurative për shëndetin

Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart. Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: Hipertiroidisem, Diabeti, Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit, sëmundje të veshkave, artrite reumatoide, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës etj

Ai rekomandohet që të përdoret herët në mëngjes duke e marrë nën gjuhë. Kjo pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ai është një pastrues fantastik për organizmin nga toksinat.

Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Qumështi i bletës, nxit gjëndrat riprodhuese, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzanisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.

Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë.

Rekomandohet që kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, ndërkohë që dozat kurative duhet të ndërmerren sipas specifikimeve përkatëse.

Vlerësohet se asnjë ilaç nuk mund të zëvendësojë vlerat kurative të Qumështit të Bletëve.

Çfarë duhet të bëjnë 60-vjeçarët që të jetojnë më gjatë

Nëse vuani nga diabeti apo tensioni i lartë i gjakut, atëherë duhet të jeni të rregullt në kryerjen e analizave tek mjeku.

Kur kapni të 60-tat mund të keni më shumë kohë që të merreni me veten tuaj.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja është fakti që ju duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj në këtë moshë në një aspekt tjetër.

Lexoni mëposhtë për disa këshilla që duhet t’i zbatoni për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.

Nuk është kurrë vonë për të nisur një jetë të shëndetshme.

Mos mendoni që vetëm se jeni 60 vjeç, trupi juaj nuk ka më shpresë. Përkundrazi, me kujdesin e duhur ju mund të eliminoni dëmin që mund t’i jetë shkaktuar organizmit tuaj.

Një nga gabimet më të mëdha që pengojnë jetëgjatësinë është mendimi se jeni vonë, prandaj mos e bëni.

Filloni të ecni apo të merreni me aktivitet fizik minimalisht 2 orë në javë.

Jepini kohën e duhur mendjes suaj

Stresi siç e kemi thënë është një nga vrasësit e heshtur, dëmet e të cilit nuk i vëmë re derisa është tepër vonë.

Kur kapni të 60-tat jeta qetësohet, dhe ritmi nuk është më aq i ngarkuar.

Këto janë kushtet perfekte për t’u marrë me shëndetin e mendjes. Nuk thonë kot një mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë.

Gjeni kohë të kujdeseni për trupin tuaj

Mos e lini edhe trupin tuaj që të dalë në pension vetëm sepse ju nuk punoni më.

Ushqehuni me prodkute të shëndetshme dhe merruni me aktivitet fizik. Organizmi juaj do t’jua di për nder.

Mos e lejoni që të plogështohet, pasi kështu muskujt dhe kockat do të fillojnë të degradojnë.

Mendoni pozitivisht për procesin e plakjes

Studimet më të fundit sugjerojnë që nëse keni një qasje positive ndaj plakjes ju arrini të zgjasni jetën tuaj me 7.5 vite.

Prandaj mos u shqetësoni nëse vitet shtohen, mendoni vetëm për gjërat që ju keni arritur mes tyre.

Mos neglizhoni takimet me mjekun

Ajo çka është e rëndësishme në çdo moshë, por tani edhe pak më shumë, janë kontrollet e shpeshta tek mjeku.

Duke qenë se trupi nuk funksionon si më parë, dhe shqetësime shëndetësore fillojnë e shfaqen, këshillohet që të kryeni vizita të shpeshta me mjekët përkatës në mënyrë që të keni gjithçka në kontroll.

Gjithmonë është më mirë të parandaloni se të kuroni një sëmundje.

…Mos harroni analizat

Edhe nëse ju duket sikur mjeku e ka ekzagjeruar me analizat që jukërkon të bëni, dëgjojeni këshillën e tij.

Nëse ju jeni korrekt me analizat tuaja të përgjithshme mjeku juaj do ta ketë më të lehtë për t’ju dhënë diagnozën dhe kurën e saktë.

Dilni sa më shumë me miqtë tuaj

Shoqëria është e rëndësishme kurdoherë. Kur vitet kalojnë, shumë persona fillojnë e mbyllen në vetmi, diçka e tillë nuk është e këshillueshme.

Prandaj sa më shumë të keni mundësi dilni shëtitje, takohuni për kafe me miqtë tuaj, nxirrni nipat apo mbesat në park, shkurt shijojeni shoqërinë me personat e tjerë./AgroWeb.org

6 tërmete në 2 orë shkundin Jugun e Shqipërisë – Persona të lënduar dhe banesa të dëmtuara

Tërmetet janë një nga forcat më shkatërrimtare të natyrës.

Jugu i Shqipërisë është zgjuar sot nga lëkundje të forta tërmeti. Në vetëm dy orë, rreth 6 tërmete me magnitudë deri në 5.3 rihter më i madhi me epiqendër në Korcë janë në të gjitha qarqet e Jugut.

Mediat raportojnë për disa persona të plagosur ashtu si edhe banesa të dëmtuara rëndë ndërkohë vijon të ketë lëkundje të lehta.

Sipas BalkanWeb.org tre persona janë lënduar në fshatin Flloq të Korçës nga rënia e materialeve, gjatë kohës që ishin brenda banesës së tyre.

Tërmetet kanë pasur epiqendrën në Korcë por janë ndjerë edhe në Gjirokastër, Vlorë, Sarandë.

“Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitorimi i situatës” bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Lekundjet sizmike me intensitet me te ulet vazhdojne te ndihen ne vazhdim ne jug te vendit, si Gjirokaster e Korce.

“Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata te jashtezakonshme. Situata po ndiqet ne vazhdimesi me prefekturat dhe gjithe institucionet” njofton ministria.

Intensiteti i Lëkundjeve të Tërmetit

Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:26:17 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.