VOAL

Please Wait ...
0%

Pashaj: Rinegociimi për detin – i vështirë. Grekët nuk lëshojnë pè

By | November 13, 2017

Komentet

Zgjedhjet lokale rikonfiguruan skenën politike në Kosovë

Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë dëshmuan përcaktimin e qytetarëve, që me votën e tyre të ndikojnë në disa ndryshime të nevojshme në skenën politike, thonë analistët. Sipas tyre, skena politike pas këtyre zgjedhjeve, po i nënshtrohet një lloj rikonfigurimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të dhënave të postuara në faqen zyrtare, ka procesuar 100 për qind të vendvotimeve. Në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, atyre më postë dhepersonave me nevoja të veçanta.

Në disa nga 19 komunat ku është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave në Kosovë, përfshirë këtu qendrat e mëdha si Prishtinën dhe Prizreni, përqindja e kandidatëve është e ngushtë.

Në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti ka fituar 50,19, ndërkaq kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka fituar 49,82. Kandidati i Vetëvendosjes në Prizren, Mytaher Haskuka ka fituar 50,32 për qind ndërkaq kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj ka fituar 49,68 të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka njoftuar për numrin e përgjithshëm të votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Por, KQZ përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar puna sipas detyrimeve ligjore.

Sipas KQZ-së, pas përfundimit të të gjitha procedurave, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të paraqesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një raport të detajuar lidhur me numrin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta; dhe votave përmes postës.

“Në QNR është duke u punuar me kapacitete të plota dhe KQZ-ja është e përkushtuar që brenda pak ditësh të fillojë me numërimin e këtyre votave për të proceduar më tej drejt shpalljes së Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe nga rivotimi për Kryetar të Komunës së Parteshit”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim të transparencës do të njoftojë me kohë mediat dhe vëzhguesit për fillimin e numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës – në mënyrë që të mund ta përcjellin nga afër këtë proces”, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së.

Ndërkohë analistë të çështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se në këto zgjedhje qytetarët dëshmuan se kërkojnë ndryshime dhe qeverisje më të mirë.

Analisti i çështjeve politike Artan Muhaxheri thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë proces zgjedhor u dëshmua që elektorati në Kosovë është më i avancuar sesa partitë politike.

“Tani të kemi disa faktorë që janë të rëndësishëm në nivelin lokal për dallim nga herët e kaluar ku kryesisht kanë qenë dy parti të e mëdha që kanë qenë dominante”.

“Në mënyrë të qartë elektorati ndëshkojë kandidatët dhe iu dha një mesazh partive politike që në të ardhmen duhet të kenë kujdes sa iu përket kandidatëve, fushatave zgjedhore si dhe premtimeve të cilat duhet të jenë më të përafruar me nevojat e qytetarëve dhe jo me vendimmarrje e grupeve të ngushta brenda strukturave partiake”, thotë Muhaxhiri.

Analisti i çështjeve politike Imer Mushkolaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë vlerëson se zgjedhjet lokale të këtij viti sjellën rikonfigurim të skenën politike të Kosovës dhe po ashtu një qasje të re të votuesve ndaj përgjegjësisë që kanë për votën që e hedhin në kutin e votimit.

“Tani nuk mund të flasim për fuqi politike të partive të caktuar, ashtu siç pretendonin se i kishin, kam parasysh këtu Partinë Demokratike të Kosovës e cila ka humbur më së shumti në këto zgjedhje, por njëkohësisht nuk mund të flasim as për një situatë që qytetarët doemos duhet të votojnë për një parti të caktuar politike pa e vlerësuar mbase në mënyrë të duhur votën e tyre”, vlerëson.

Rezultati shumë i ngushtë në disa komuna, në veçanti në komunat e mëdha të vendit, shton Mushkolaj tregon për vetëdijen e qytetarëve karshi votës dhe përgjegjësisë që kanë për të ardhmen e tyre në komunat ku ata jetojnë.

Zgjedhjet lokale të këtij vitim sipas Mushkolajt, u treguan të ashpra me partitë politike në kuptimin se nuk iu lanë komoditetin që ato pretendonin se e kishin.

“Në këto zgjedhje më së shumti ka fituar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka arritur të rikthej disa nga komuna e rëndësishme që i ka humbur në vitin 2013. Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti të ruajë një konsolidim të ruaj një siguri të pasjes së qeverisjes në komunat në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje pavarësisht se mori numër të vogël të komunave, fitorja në Prizren është e madhe për të dhe humbje e madh për PDK-në”, thotë Mushkolaj.

Ndërkohë, të drejtën për të votuar e shfrytëzuar 517,360 nga 1 milion e 353 mijë e 613 qytetarë me të drejtë vote.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare ‘Demokracia në Veprim’, është vlerësuar i qetë dhe pa ndonjë parregullsi, që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve.

Prokurori i Shtetit përmes një komunikatë për media ka bërë të dituar se në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë raportuar 23 raste lidhur me procesin zgjedhor që është zhvilluar sot.

“Pas marrjes së informatave dhe pas verifikimit të tyre nga prokurorët në tërë territorin e Republikës së Kosovës, rezulton se nga 23 raste të raportuara, janë intervistuar 7 persona, 6 prej tyre janë liruar pasi që nuk ka pasur elemente të ndonjë vepre penale që lidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorit të Shtetit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, e ka cilësuar raundin e dytë të zgjedhjeve lokale si demokratike.

“Zgjedhje të zakonshme me parregullsi të vogla janë shenjë e mirë për demokracinë në rritje të Kosovës. Mirëpresim bashkëpunimin me zyrtarët e zgjedhur, me qëllim që të bëjmë progres në Kosovë”, ka shkruar në Tëitter ambasadori Delawie.

Po ashtu, krerët e institucioneve të Kosovës kanë përgëzuar qytetarët për një proces të qetë dhe demokratik.

Zgjedhjet në Kosovë janë vëzhguar nga më shumë se 12 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë.

Engel: Çështja e kufirit të Kosovës më Malin e Zi të zgjidhet sa më parë

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, tha të hënën në Prishtinë se Kosova nuk duhet të mbetet peng e procesit të shënimit të kufirit me Malin e Zi dhe kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë.

Zoti Engel po qëndron për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës mori pjesë edhe në hapjen zyrtare të programit prej 49.6 milionë dollarësh për Kosovën nga korporata “Sfidat e Mijëvjeçarit”, që synon të ndihmojë në dy fusha thelbësore për rritjen ekonomike: mungesën e energjisë së qëndrueshme dhe sundimin e ligjit.

Ligjvënësi Engel i cili ndoqi procesin e zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë, të hënën mori pjesë edhe në një mbledhje solemne për nder të tij në qeverinë e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri thirrje me këtë rast që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në përmbylljen e çështjeve të hapura të Kosovës, në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Në temat e mbetura të hapura në e kërkojmë ndihëm e juaj, ndihmën e Amerikës e po ashtu ju premtojmë që do ta nderojmë këtë ndihmë me kujdesin më të madh për avancimin e demokracisë, të rendit dhe të ligjit, për luftimin e krimit e të korrupsionit, për një Kosovë që është e lirë për të gjithë qytetarët e vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

Ligjvënësi Engel tha se sapo të kthehet në Amerikë do të shoh mundësitë për të siguruar përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Kryeministri më ka thënë shumë herë se gjithmonë ndjehet më mirë kur SHBA-ja është e përfshirë dhe të them të vërtetën njësoj ndjehem edhe unë. Ne kemi një qeveri të re në SHBA që ende nuk ka bërë vitin, dhe ende janë duke i zgjidhur disa çështje të tjera të tyre. Por një gjë që do ta bëj kur të kthehem nga ky udhëtim është që të përpiqem të sigurohem që Amerika ta ketë një përfshirje të fuqishme në Ballkan dhe në Kosovë”, tha ai.

Zoti Engel tha po ashtu se çështja e kufirit me Malin e Zi, është me rëndësi dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt. ” Është padyshim një problem, edhe pse jo i vetmi sepse ka shumë probleme tjera. Por jam kundër asaj që çështjet të mbahen peng për shkak të një problemi”, tha ligjvënësi Engel.

Zoti Engel, njihet si mbështetës i fuqishëm i çështjes shqiptare në Ballkan e posaçërisht i çështjes së Kosovës. Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave joqeveritare thonë se zoti Engel, është një mik i vërtet e shqiptarëve në kongresin Amerikan për më shumë se një çerek shekulli dhe gjatë kësaj kohe luajti një rol me rëndësi në të gjitha proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Sander Lalo, mos harro të punosh me korin e engjëjve atje ku u nise mbrëmë – Nga ELTON DEDA

Zakonisht e takoja me humor te mire. Shpesh me merrte ne telefon dhe me thonte “ mos e ler krijimtarine pas dore”. Nje nate u ulem dhe morem nga nje fernet. Folem gjate me miq per hallet e panumerta qe kane artistet ketu. Sot, ti nuk je me. Une kam ndermend ti buzeqesh jetes dhe jo ti mbaj meri se u dorehoq prej teje. Ashtu eshte ajo, ka qejf te beje kaprico ndonjehere e kur i do qejfi, si ato femrat xanxare. Ti ishe miku i babait tim, ishe miku im ishe miku i gjithe muzikanteve te ndershem. Ti ishe miku i muzikes, ti ishe unikali me shpirt te brishte dhe i perkedheluri i Perendise. Mos harro te punosh me korin e engjejve atje ku u nise mbreme. Dhe je i lutur qe mos ti marresh as Zotit leje nese do te shkosh e te besh dreken. Lamtumire o i madhi Sander Lalo.

Zyrtare – Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, Shpend Ahmeti fiton me 307 vota diferencë

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Prishtinë nga ana e KQZ, pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale të raundit të dytë.

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes do të qeverisë edhe për katër vite me Prishtinën.

Ahmeti ka marrë gjithsej 50.15% vota duke lënë mbrapa Arban Abrashin e LDK-së më 49.85% vota. Kandidati i VV-së, Shpend Ahmeti 138 vota më shumë përballë kundërkandidatit të tij, Arban Abrashit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ahmeti ka 40 mijë e 336 vota, Abrashi ka marrë 40 mijë e 198 vota.

Aleksandër Lalo ishte në ‘transmetim’ kur ndërroi jetë, Tv Klan ndërpret spektaklin

TIRANE– Arti sot është në zi pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo në moshën 68-vjecare si pasojë e një arresti kardiak.

Në kohën kur është është raportuar për vdekjen e kompozitorit mijëra shikues po e ndiqnin atë “live” në programin e së dielës në TV Klan.

Por duket se programi ka qenë i regjistruar dhe pas marrjes së lajmit, Tv Klan e ka ndërprerë spektaklin “Ces la vie”.

“Po e ndërpresim spektaklin pas ndarjes se papritur nga jeta te Aleksander Lalos. Ne shenje respekti Tv Klan nuk do ta transmetojë spektaklin sot. Kjo puntatë ishte e regjistruar dy ditë me parë dhe kompozitori Lalo ishte pjesë e jurisë që nga java e parë” tha në një ndërhyrje direkte Reis Çiço.

Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Lalo kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973.

Aleksandër Lalo është një nga kompozitorët më të dashur dhe ka dhënë një kontribut të madh në kinematografi.

Lista me filmat e kompozuar nga Aleksandër Lalo:

Tingujt e harresës (1996) (TV)
Historiani dhe kameleoni (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
Odiseja e tifozëve (1972)
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)

Simbolet kombëtare në Mal të Zi, shqiptarët nuk do të burgosen më

Ministria e Pakicave në Mal të Zi ka hartuar një variant të ri të projektligjit për përdorimin e simboleve kombëtare.

Për ministrin Mehmed Zeka, ky projektligj është një variant më i avancuar dhe që mënjanon disa mangësi të ligjit të mëparshëm.

“Ky është një ligj me rëndësi të veçantë krahas ligjit themeltar, sepse garanton përdorimin lirshëm të simboleve të pakicave. Nuk do kemi keqpërdorime nga ata persona që e bëjnë këtë në momente të caktuara. Të drejtat e pakicave kanë qenë të sanksionuara me Kushtetutë, por jo me ligje”, ka deklaruar Zeka.

Projektligji i ri për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është në nivelin 5%.

“Për manifestime politike, kulturore, private qytetari i pakicave është i lirë t’i përdorë simbolet. Në komunat ku ka 5 për qind pakica përdorimi i flamurit është i detyrueshëm që të ngrihet në zyrat e komunave”, ka thënë Zeka.

Ky projektligj është një nga kushtet kryesore të vendosura nga partitë shqiptare në Mal të Zi për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës./tch

Ja 46 deputetët shqiptarë me vila, pishina e dupleks në Tiranë që deklarohen si të pastrehë – LISTA

Nga të dhënat e Kuvendit dhe të platformës monitoruese të siguruara rezulton se një numër i madh deputetësh kanë deklaruar si gjendjen e tyre civile zonat elektorale.

Kjo është e drejtë e tyre. Lista e deputetëve që deklarojnë se nuk kanë banesë në Tiranë është më poshtë dhe votuesit e media mund ta gjykojë për secilin rast besueshmërinë e tyre.

Problemi është se duke deklaruar zona të largëta elektorale, një pjesë e tyre përfitojnë dieta të larta akomodimi në Tiranë duke e konsideruar veten “zyrtarisht“ të pastrehë në Tiranë, kur një pjesë e tyre de facto kanë apartamente dhe vila private në Tiranë. Ekspertët kanë komunikuar me instituicionet përgjegjëse në Bashki, Hipotekë, etj dhe ka rezultuar se të paktën në tri raste janë evidentuar deputetë që kanë banesa luksoze në Tiranë (njëri ka edhe pishinë private, tjetri apartament dubleks), ndërkohë që në Kuvend deklarohen të pastrehë dhe trajtohen financiarisht për udhëtimin, qëndrimin dhe fjejtjen në Tiranë sa herë ka komisione ose seanca plenare.

Në listën me deklarime fiktive bëjnë pjesë edhe biznesmenë të njohur, ish ministra dhe zyrtarë të lartë, kryetarë partie apo figura të tjera që kanë përvojë të gjatë politike.
Lista e mëposhtme e siguruar nga newsbomb.al paraqet deputetët që kanë deklaruar se banojnë në zonat elektorale jashtë Tiranës. Sipas vendimit të Kuvendit, zonat e afërta me Tiranë, sic janë Durrësi, deri në Lushnje e Lezhë, nuk përfitojnë trajtim për akomodim në Tiranë. Po ashtu nga lista ka emra që dihet publikisht se jetojnë në zonat e tyre elektorale, sepse kanë banesa dhe biznese private atje. Kjo pjesë e deputetëve është korrekte me ligjin, problem mbetet pjesa abuzuese me ligjin. Deri më tani, nuk është bërë asnjë veprim nga kryesia e Kuvendit për të zbatuar ligjin që duhet të vlejë në mënyrë të barabartë si për qytetarët ashtu edhe për deputetët.

Fenomeni i abuzimeve financiare me dietat milionëshe nga Kuvendi ka qenë popullor edhe në dy legjislaturat e kaluara. Në legjislaturën e kaluar të paktën pesë deputetë përfituan miliona kompensime, ndërkohë që kishin në pronësi edhe palate private, vila apo apartamente në Tiranë. Me legjislaturën e re pritej që kjo formë abuzimi të merrte fund dhe që parlamenti të bëhej model për transparencën dhe shtetin e së drejtës, përpara se ata tu kërkojnë qytetarëve një gjë të tillë/newsbomb

Temat:

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kush-jane-46-deputetet-shqiptare-me-vila-pishina-e-dus-ne-tirane-qe-deklarohen-te-pastrehe-lista-me-emra-463562/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Presidentja e Kroacisë: Shumë ujë do rrjedhë në Danub para se të jemi miq me Serbinë

Vukovari shënon 26-vjetorin që kur kishte rënë në duart e agresorit serb pas betejës së përgjakshme të Luftës Atdhetare dhe rrethimit tre mujor.

 

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, duke folur për ndërtimin e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kroacisë dhe Serbisë, tha se “Shumë ujë do të rrjedhë në Danub përpara se Kroacia dhe Serbia të mund të thonë se janë shtete miqësore”.

 

Këto deklarata të Grabar-Kitaroviç kanë irrituar Beogradin, duke i cilësur si provokim nga Kroacia.

Beteja e Vukovarit është një nga betejat më të përgjakshme në historinë e Kroacisë. Për 87 ditë Vukovari, në Kroacinë lindore u rrethua nga Ushtria Popullore Jugosllave, mbështetur nga forca të ndryshme paramilitare nga Serbia. Para Luftës qyteti ishte një komuniteti i begatë, e kroatëve, serbëve dhe grupeve të tjera etnike. Në vitin 1990, politikat nacionaliste, të ndjekura nga Presidenti Sllobodan Millosheviç çuan në shpërthimin e një kryengritje të armatosur nga serbët e Kroacisë, të mbështetur nga qeveria serbe dhe grupet paramilitare.

Kur Vukovari ra në 18 nëntor 1991, qindra ushtarë dhe civilë u masakruan nga forcat serbe, dhe së paku 31.000 civilë u dëbuan nga qyteti dhe rrethinat e saj.

Papa Françesku meshën ua përkushton të varfërve

Papa Françesku ditën e sotme e kaloi me mijëra njerëz të varfër nga mbarë Evropa, së pari me meshën e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe më pas edhe në drekën e përbashkët

VATICAN CITY – Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, në meshën e sotme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Varfërve, indiferencën e quajti si mëkat të madh.

Papa Françesku ditën e sotme e kaloi me mijëra njerëz të varfër nga mbarë Evropa, së pari me meshën e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe më pas edhe në drekën e përbashkët.

Ai dënoi ata që pretendojnë se varfëria nuk është “çështje e tyre, por faji i shoqërisë”.

Ai besimtarëve u tha se jeta e kaluar duke “mos bërë asgjë të keqe nuk është e mjaftueshme” dhe kërkoi ndihmë për njerëzit e varfër në të gjithë botën. Ai u tha atyre se njerëzit do të “shkojnë në parajsë, jo për atë që kanë, por për atë që u japin të varfërve”.

Papa Françesku pas meshës thirri 1.200 njerëz të pastrehë që t’i bashkohen në drekë në një sallë të Vatikanit. Pjesa tjetër do t’u shpërndahet mensave të tjera në institucione të ndryshme katolike ku do të hanë specialitete të kuzhinës italiane.

“Yjet janë fare pranë” nga Betim Muço, vepra më e mirë letrare në Panairin e Tiranës

Panairi i 20 i Librit Shqip në Tiranë kulmoi sot veprimtarinë pesëditore me disa çmime nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë për krijuesit, studiuesit dhe përkthyesit më të mirë, që morën pjesë në të.

Vepra letrare më e mirë për këtë vit u shpall libri “Yjet janë fare pranë” nga Betim Muço, poeti dhe shkrimtari i njohur, që ndërroi jetë gati 3 vjet më parë në Maryland të SHBA, ku jetonte që në vitin 2001.

“Yjet janë fare pranë” ishte i fundit që shkruajti Betim Muço, madje kishte disa faqe pa përfunduar kur ai vdiq në moshën 68-vjeçare.

Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës, ndërsa ai njihej edhe si përkthyes në shqip i shumë autorëve që nga Alice Munro, James Joyce dhe Vladimir Nabokov.

Betim Muço botoi shumë shumë vëllime me poezi e prozë, për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e të cilave fitoi disa çmime kombëtare në Shqipëri.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë shpalli veprën “Faik Konica” nga Agron Alibali fituese në fushën e studimeve.

Autores Persida Asllani iu nda çmimi i letërisë origjinale e artistike për fëmijë me librin “Unë quhem Musine Kokalari”.

“Lumturia e pritjes” e Carmina V., u vlerësua si përkthimi më i mirë i vitit 2017 Diana Çuli.

Në Panairin e 20 të Librit erdhën 90 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe botues të tjerë shqiptarë në rajon, të cilët sollën një mori botimesh në shqip dhe gjuhë të huaja.

Dokumenti: PS votoi në kuvend që Tahiri të mos dalë nga Shqipëria

Një ditë pas largimit të Saimir Tahirit nga Shqipëria është zbuluar një dokument, në të cilin kuvendi ka miratuar që prokuroria të mos lejoj daljen e deputetit nga vendi. Në këtë dokument  të miratuar në  25 tetor,  shpjegohet se  Kuvendi ka dhënë autorizimi Prokurorisë për kontrollin e banesës por edhe për mos lejimin e daljes jashtë shtetit.

auto_kuvendi.-21509170884

Pjesë nga dokumenti

Dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri.

Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për të qëndruar në një vend të caktuar, si masë shtrënguese të heqjes së lirisë në kuptim të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të nenit 232, të Kodit të Procedurës Penale.

vendim tahiri