VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pas vendimit të Presidentit, Opozita e Bashkuar propozon krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo Bashki

By | June 10, 2019

Komentet

“Mos harro t’i bësh të fala kushos që u dënua me 15 vjet”- Dritan Zagani shkruan për Saimir Tahirin: Kam pritur 5 vjet për ‘dhuratën’

Ish-polici i anti-drogës, Dritan Zagani, që denoncoi trafikun e drogës së Habilajve në Vlorë, i “kërkon” ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që t’i bëjë të falas kushëririt të tij, Moisi Habilaj, i dënuar sot nga drejtësia italiane me 15 vite burg.

 

Ai i shkruan Tahiri se ka pritur pesë vite pasi u arrestua teksa denoncoi atë që po ndodhte. Aktualisht, Zagani ka fituar azil në Zvicër.

Reagimi i plotë:

Sot lexova se Saja ishte mërzitur duke pritur drejtësinë dhe kërkonte sa më parë të mbyllej çështja në ngarkim të tije.

Një miku im gazetar nga Italia me dërgoi kete artikull ku mesova se kusho Moisi është dënuar 15 vjet e kusur në Itali.

Keshtu kuptova hallin e Sajes te jete sa me shpejt i gjykuar, s’paska faj se ia paska ndjere pak lagështirën hallit që e ka zënë.

Saje durim se ka kohe plot dhe per ty, durim e mos u merzit se une kam prit 5 vjet e akoma do pres për “dhuraten” qe ti me bëre  me zhdrejtësinë e vetuar se pari nga ti dhe ata si ti…durim që të kuptosh se herët a vonë do marrësh atë që meriton dhe ti.

Ahhh se desh harrova… mos me harro ti besh te fala kushos se do keni kohe plot të rrini bashkë.

Mustafaj: Ministri Cakaj i ka hequr pasaportën diplomatike Lulzim Bashës, një hakmarrje e ulët bizantine!

Ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka deklaruar se para disa ditësh Ministria e Jashtme e drejtuar nga Gent Cakaj i ka hequr pasaportat diplomatike një sërë politikanëve, përfshi këtu edhe liderit të opozitës Lulzim Basha.

Mustafaj u shpreh se një akt i tillë është mjaft i ulët dhenjë sjellje bizantine. Sipas Mustafajt në asnjë vend të botës nuk mund t’i hiqet pasaporta diplomatike liderit të opozitës.

“Para 3 ditësh iu hoq pasaporta diplomatike Bashës. Heqja e pasaportës diplomatike të Bashës është hakmarrje e ulët bizantine”-theksoi ai.

Në lidhje me përplasjet mes policisë dhe militantëve të opozitës dy ditët e fundit, ish- Ministri i Jashtëm deklaroi se ka frikë se situata mund të përshkallëzohet.

“Kjo nuk ka filluar sot, por kjo ka disa ditë që vjen në ngjitje. Ka pasur problematika sot në disa qytete. Unë kam frikë se këto janë paralajmërime se mund të këtë përplasje para dhe pas datës së 30 qershorit. OSBE nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë e dekretit të presidenti të republikës”-tha ai.

Analisti foli edhe për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi se kush përfshihet në krim elektoral nuk lejohet të dalë nga vendi. Sipas Mustafajt, kjo deklaratë e shefit të qeverisë është tërësisht e paligjshme.

“Kjo deklaratë është e paligjshme . Dalja jashtë shtetit lidhet me rrezikshmërinë qe mund të kesh ti. Gjykata është ajo që merr vendimin. Lëvizja e lirë është e drejtë universale. Është një shantazh. Nuk ka asnjë mundësi që të realizohet kjo. E çon në Gjykatën e Strasburgut dhe ajo e shpartallon një vendim të tillë. Unë po të isha, e kisha lënë të fitonte në 61 bashki, por çfarë do të thoshte me 1 korrik. Kjo do të këtë kosto për të dyja palët”- tha ai.

“Situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë”- Agron Duka letër kryeministrit Rama

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i shkruan një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku thekson midis të tjerash se situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë, duke shtuar se përplasja duket e pashmangshme.

 

“Nuk është turp të tërhiqesh dhe nuk ka asnjë lavdi në mbajtjen e pushtetit me çdo mjet”, shkruan gjithashtu ai.

Letra e plotë e Agron Dukës:

I dashur Edi,

Ndryshe nga ty, nuk kam qenë kurrë i aftë të ndaj politikën nga miqësia, por, ashtu si ty, nuk kam bërë ndonjëherë politikë me dimensionin privat të miqve apo kundërshtarëve. Sot po e thyej këtë rregull dhe po të shkruaj si mik, si një person me të cilin më ka lidhur jo vetëm puna por edhe momente jete.

Nuk di nëse po të keq këshillojnë apo nëse pushteti të ka hequr aftësinë për të parë qartë atë që po ndodh; por më lejo të të them se je bërë i mirë i botës, të paktën i atyre që të rrethojnë sepse nga ty varen privilegjet dhe suksesi që gëzojnë, dhe i keqi i vetes.

Situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë, dhe tashmë përplasja duket e pashmangshme. Paraardhësit e tu, pa asnjë përjashtim, janë ndodhur përballë mundësisë së humbjes së pushtetit. Megjithatë, Nano, Meta, Berisha, në mënyrat e tyre, kanë ditur të bëjnë një hap pas. Për këtë arsye, qytetarët janë treguar bujar me ta, edhe kur kanë gabuar, madje u kanë dhënë besimin për t’i qeverisur sërishmi.

Nuk është turp të tërhiqesh dhe nuk ka asnjë lavdi në mbajtjen e pushtetit me çdo mjet. Sepse e vetmja gjë që të përket është familja jote dhe nderi yt, gjithë të tjerat janë të përkohshme dhe mbi të gjitha janë të shqiptarëve. Herët apo vonë do të duhet t’i dorëzosh, veçse mënyra se si e bën këtë dorëzim do të jetë domethënëse për interesin e vendit.

Nëse vazhdon kështu, kam frik se do të jesh ti vetë kurbani që lips fundi i tranzicionit. Bëj që kurban të bëhet pushteti yt, jo ti, jo vendi ynë.

Reflekto robo, je ende në kohë për të bërë gjënë e duhur.

Goni

Kokëdhima: Rama është çmendur, ka dalë mendsh! E njoh mirë, ai kishte për idhull Eskobarin (video)

Koço Kokëdhima ka bërë këtë të martë një deklaratë mjaft të fortë në lidhje me kryeministrin Edi Rama.

I konsideruar si “mentori” i Ramës, Kokëdhima ka deklaruar se Rama është një i çmendur dhe i dalë mendsh. Më tutje, Kokëdhima deklaroi se Rama ka patur për idhull Eskobarin, por ia kaloi atij.

“Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë polic nuk bie dëshmor për të”.

“Ai e kishte për idhull Eskobarin dhe ia kaloi Eskobarit. As Eskobari nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij”.

Ish-deputeti Shehaj publikon skemën ndërlidhëse të blerjes së votave në Dibër: Planifikuar dhe ekzekutuar nga Rama

Nëse nuk i keni kuptuar qartë lidhjet midis personave të përfshirë në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj i ka vendosur ata në një skemë ku në mes qëndron Arben Keshi, si ndërlidhësi kryesor midis kryeministrit Edi Rama, ministrit të Infrastrukturës në atë kohë Damian Gjiknuri, deputetit Artan Gaçi, si dhe personave në qarkun e Dibrës.

Shehaj thotë se vjedhja e votave ka qenë një operacion i planifikuar dhe eksekutuar nën drejtimin e kryeministrit.

“Vjedhje e votave ka qenë një operacion i planifikuar dhe ekzekutuar në mënyrë të koordinuar nën drejtimin e Edi Ramës”, shkruan ai.

Reuters: BE do të shtyjë për në tetor vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në një kohë kur shqiptarët dhe maqedonasit presin që të hapen negociatat për anëtarësim në BE, agjencia e lajmeve Reuters raporton se drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, për negociatat do të shtyjë çdo vendim mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor, pas shqyrtimit të çështjes nga Parlamenti gjerman.

Në artikullin e shkruar nga Reuters thuhet se një shqetësim i madh është edhe rreziku mbi besueshmërinë e BE-së dhe ndikimi në rritje i Rusisë.

Pjesë nga artikulli i Reuters:

Ministrat e BE nga 28 shtetet e bllokut u takuan në Luksemburg të martën për të diskutuar fillimin e negociatave formale të anëtarësimit me të dy vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut një vit pasi Franca dhe Holanda e bllokuan atë, duke kërkuar më shumë reforma nga frika e shqetësimit të parlamenteve dhe votuesve të tyre në shtëpi.

Maqedonia e Veriut që prej asaj kohe ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Greqinë e BE-në, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dhjetëvjeçare të emrit dhe duke bërë që një duzinë shtetesh të BE të bëjnë publike thirrjen për shpërblimin e Shkupit.

Në rrezik është edhe besueshmëria e BE-së dhe vullneti i bllokut për të vepruar kundër asaj që e sheh si një ndikim në rritje të Rusisë dhe fuqive të tjera të huaja në rajon, ende të goditura nga luftërat etnike në vitet 1990.

Por diplomatët kombëtarë që përgatitën takimin e së martës nuk arritën të arrijnë një marrëveshje mbi një deklaratë të përbashkët ligjore, e cila ka nevojë për mbështetjen unanime të të gjitha shteteve të BE-së që të miratohen.

“Ka pasur një mosmarrëveshje masive dhe nuk është aspak e sigurt se ministrat do të jenë në gjendje të gjejnë një marrëveshje”, tha një diplomat i BE.

Drafti thotë se zgjerimi do të varet gjithashtu nga aftësia e BE-së për të reformuar veten dhe për të integruar në mënyrë efektive çdo anëtar të ri.

Drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, i cili u pa nga Reuters, thotë se do të shtyhet për në tetor çdo vendim për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe pasi parlamenti gjerman të shqyrtojë çështjen.

“Rama po e çon vendin në konflikt civil”, çfarë u diskutua në takimin e Metës me ambasadorët

Java e punës për Presidentin Meta nisi dje me një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. 

 

Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Meta mblodhi në Pallatin e Brigadave krerët e misioneve diplomatike të vendeve të BE-së në Tiranë, në një mëngjes pune ku fokusi i takimit ishte kriza politike dhe dekreti i tij për anulimin e 30 qershorit si ditë zgjedhore.

 

Ndonëse takimi u zhvillua pa media dhe në mënyrë konfidenciale, mësohet se kreu i shtetit, për rreth 2 orë, ka diskutuar me ambasadorët mbi qëndrimet e tij mbi krizën politike, që ka kapur vendin. Burimet bëjnë me dije se një pjesë të diskutimit kishte zënë dhe çështja e anulimit të 30 qershorit si ditë zgjedhore.

Burimet bëjnë me dije se Presidenti ka theksuar para diplomatëve, se vendimi i tij është në mbështetje të kompetencave, që Kushtetuta e Shqipërisë i jep atij. Ky dekret, sipas Metës, është plotësisht konform Kushtetutës dhe tanimë ai ka hyrë në fuqi me publikimin në Fletoren Zyrtare, duke shtuar se zbatimi i tij është i detyrueshëm.

Për sa i përket krizës politike, kreu i shtetit ka theksuar se ky vendim i tij duhet të shfrytëzohet nga aktorët e krizës politike për gjetjen e gjuhës së bashkëpunimit ,në mënyrë që të kapërcehet kjo situatë, e cila, sipas tij, do t’i shërbente edhe aspiratës së Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Meta ka theksuar se tensionimi i situatës dhe qëndrimet e Kryeministrit Rama rrezikojnë ta çojnë Shqipërinë drejt një konflikti civil. Këto qëndrime që Presidenti Meta u bëri ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian, ia ka parashtruar përpara disa ditëve edhe zëvendësambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

PANORAMA

Përgjimet e publikuara nga “Bild” – Gazetari: Tashmë kanë hyrë në lojë faktorë ndërkombëtarë

Gazetari Enton Palushi ka komentuar  përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, ku shfaqeshin zyrtarë të PS-së, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama gjatë zgjedhjeve të 2016 në Dibër.

I ftuar në studion e e emisionit “A show” në News 24, ai tha se nuk mund ta gjykosh vërtetësinë e “Bild”  nisur nga stili që ajo ka, por shtoi se nuk përjashtohet mundësia që në Shqipëri mund të jenë futur aktorë ndërkombëtarë dhe politikanët tanë punojnë “thjesht si aktorë”.

 

Unë kam kaq kohë që e ndjek. Të gjithë gazetat në Gjermani kanë një raport të tyre me të vërtetën. Stili i saj nuk ndikon tek përmbajtja.  Kemi një kryeministër që shkonte në Gjermani për ekspozita, tani do të shkojë për gjyqe. Vështirë të bësh një parashikim dhe djalli fshihet në detaje. Dhe ne duhet të analizojmë të gjithë informacionet që vijnë nga jashtë. Kam frikë  se sot kanë hyrë në lojë aktorë të tjerë ndërkombëtarë. Tani loja është e hapur. Ata do të jenë pjesë e lojës”-tha ai.

Përgjimet e ‘Bild’ – Gazetarja: Dosja fle për të paktën tre vite. Arta Marku në këtë çështje është me zero bilanc

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar  përgjimet e publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”, ku shfaqeshin biseda  mes zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Sipas Lalës, përgjimet treguan se ky fenomen  në Shqipëri është i rëndë.

Për emisionin “A show”,gazetarja,  ndërsa pohoi se e ka takuar personalisht gazetarin gjerman, nuk dha përgjigje se si kanë rënë në dorë të gazetarit përgjimet e “dosjes 184”.

 

“Ajo që duam të them në lidhje me përgjimet në fakt duhet thënë  se kjo dosje fle të paktën prej tre vitesh.  Përgjimet na treguan se ka edhe zyrtarë të përfshirë. Realisht fenomeni është i rëndë.

Si kanë shkuar tek Pieter Tiede këto materiale, kush e ka bërë këtë?

Situata në gjykatat shqiptare është një amulli. Ka interferenca të ndryshme. Unë e kam takuar gazetarin dhe nuk e kam pyetur për burimet. Pavarësisht burimit, tregon se sa e rëndë është fenomenin i blerjes së votave dhe deri ku shkon kjo masakaradë. Zonja Marku në këtë çështje është me zero bilanc.

Video/ Përgjimet e “Bild”, ç’po ndodh në Partinë Demokratike

TIRANË

Prokuroria e Tiranës ka vendosur shoqërimin e detyrueshëm të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi ky i fundit nuk ka shkuar në prokurori siç ishte thirrur pak ditë më parë.

Pas këtij vendimi, qindra qytetarë kanë vërshuar drejt selisë blu. Gazetari i “BalkanWeb” Klajdi Bodlli  raporton se për shkak te situatës së rënduar politike po mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme nga Kryesia e FRPD-së .

Burimet i thanë “BalkanWeb” se po diskutohet për protestën e radhës kombëtare të datës 21 qershor si dhe për përgjimet e publikuara nga gazeta më e madhe europiane” BILD.

Një pikë tjetër, e cila është në tryezë të mbledhjes së kryesisë së FRPD-së është edhe për thirrjen që Prokuroria i ka bërë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përgjimet e BILD/ Drejtori i Arsimit presion mësuesit: Votën e dua haptas, aq vota sa ke ti dua, mos kemi llafe. Murati: Të kanë sinjalizu gabim

Drejtori i Arsimit në Dibër, Drini Gjeci është përgjuar nga prokuroria, teksa i bën presion mësuesve për të votuar dhe deklaruar votën në zgjedhjet vendore të kësaj bashkie.

Drini Gjeçi flet me Lavdrim Muratin që sipas publikimit të BILD është mësues.

Ai i kërkon që të votohet haptas, dhe të mos ketë fjalë, ndërkohë që mësuesi e garanton për votën, ndërkohë që i thotë se e kanë sinjalizuar gabim.

Përgjimi 13:

Drini Gjeçi: Alo? Lavdrim Murati?

Lavdrim Murati: Po

Drini Gjeçi: Drejtori i Arsimit në telefon.

Lavdrim Murati: Urdhëro, si ja kalon?

Drini Gjeçi: A ke votu?

Lavdrim Murati: Jo, akoma.

Drini Gjeçi: Po pse mo Lavdrim nuk ke votu akoma?

Lavdrim Murati: Po s’kam votuar, të lirohet njëherë radha.

Drini Gjeçi: Ça radhe?

Lavdrim Murati: Radha…

Drini Gjeçi: Lavdrim mos të kemi llafe, votat i dua haptas. Mos të kemi llafe mo.

Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor, s’bëhet llaf ajo punë.

Drini Gjeçi: Mos më bëj të pres. Aq vota sa ke, ti dua.

Lavdrim Murati: Më vjen keq!

Drini Gjeçi: Mos ma prish llafin.

Lavdrim Murati: Më vjen keq, ju kanë sinjalizu gabimisht

Drini Gjeçi: Nejse, unë këtë llaf po të them. Ti e di vetë.

Lavdrim Murati: Në rregull, në rregull.

PANORAMA

“Do të fejohet”- Mësuesi i tregon drejtorit Keshi për shumën e parave që kërkon ish-nxënësi i tij për katër vota në Dibër

Në përgjimet e publikuara nga Bild është edhe një bisedë midis drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi dhe një mësuesi në zonën e Dibrës.

 

Keshi e pyet mësuesin për një person me emrin Altin, për të cilën mësuesi thotë se ka qenë ish-nxënës i tij dhe se kërkon para për katër vota për shkak se do të fejohet.

Përgjimi 4:

Arben Keshi: Hë mo!

Mësuesi: Dëgjo, kam një djalë këtu tek shtabi.

Arben Keshi: Nuk di gjë për këtë, ky Altini, i kujt është?

Mësuesi: Çfarë?

Arben Keshi: I kujt është Altini.

Mësuesi: I Isuf Qokut, një ish-nxënës i imi…

Arben Keshi: Ok, çfarë do ai?

Mësuesi: …. Ai ka një problem. Problemi i tij është kështu, ai do nja 20 000 lekë, ai thotë se kam katër vota. Do të fejohet këtej nga Tërnova. Nuk e di ça thotë, kam folur me Shemsiun, ai tha se Shemsiu ka një problem. Kam komunikuar me të pardje.

Arben Keshi: Po.

Mësuesi: Atij zotnisë, Kollashitit kam komunikuar me të rrugës sa u ndamë, i thashë Anës, i thashë në emrin tënd.

Arben Keshi: Në rregull, jo në emrin tim

Mësuesi: Në emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtorit të Arsimit ia thashë, ia thashë, ia komunikova.

Arben Keshi: Mirë

Mësuesi: Mbarova punë me të. Edhe Gëzim Hoxha që kishte probleme pak se ka qenë në Itali, në Amerikë dhe erdhi sot, sepse ai është kushëri me vjehrrën time Gëzim Hoxha. E ke parasysh, vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.

Arben Keshi: Po e kam parasysh.

Mësuesi: Nëna e Merlanit dhe nëna e Gëzimit janë kushërira të dyja pra.

Arben Keshi: Mirë, ok.

Mësuesi: Është e mbaruar ajo punë. Bujar Kurtazën e kam komuniku prapë sot dhe Vebi Muhametin. Kunata e Vebiut është mbesa e Rem Ramës.

Arben Keshi: Ata vëllezërit e Vebiut na çanë dërrasat duke u zënë, ky thotë akoma…

Mësuesi: Jo, jo ai nuk ka lidhje me ata fare, nuk është përzi. Në qoftë se ke informacionin më të vogël ma thuaj mu.

Arben Keshi: Jo, jo s’e kam pa.

Mësuesi: Në qoftë se ke gjënë më të vogël më thuaj. Ai ma ka thënë troç mu në zyrë. Ok?

Arben Keshi: Mirë, ok. Është në rregull.

Mësuesi: Unë t’i kam mbaruar të gjitha punët, pa përjashtim. I kam bërë të gjitha. Dhe atij zotnisë unë ia kam bërë të qartë pardje në sy të Bujar Spahiut. Troç ia kam thënë mu përpara lokalit të Begut.

Arben Keshi: Në rregull, ok. Mirë.

Mësuesi: Po qe se ashtu, pyete Neki Ukën, pyete dhe Din Jasharin.