VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Partitë opozitare protestojnë në Tiranë

By | April 13, 2019

Komentet

Shkresat ndaj KQZ për numrin e deputetëve, Presidenti Meta flet për shpërndarjen e Parlamentit

Kreu i Shtetit ka folur sot për vendimin e përfolur se do të shpërndajë parlamentin për shkak se nga zëvendësimi i deputetëve, institucioni i Legjislativit ka mbetur pa 140 mandate.

Por Meta ka thënë se ai do të ndërmarrë çdo veprim me qetësi dhe me shumë përgjegjshmëri.

 

“Presidenti i Republikës do bëj çdo veprim me shumë qetësi, me shumë përgjegjshmëri edhe do t’i shërbej mbrojtës së republikës dhe interesave të saj. Shpresoj ta bëjnë këtë të gjitha institucionet dhe qytetarët se bashku”, tha Meta.

Më tej kreu i shtetit e ka quajtur KQZ-në si organizatë socialiste, e cila nuk ka tagër që të vendos për datën e zgjedhjeve.

“Jo rastësisht përdora termin organizatë socialiste, Presidenti nuk mund të hyjë në debat me një organizatë socialiste apo demokrate. Vetëm Presidenti vendos për datën e zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Meta.

Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit, imagjinare

Gresa Kraja

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përsëriti vendimin e tij për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve që të reflektojnë.

“Kjo vendimmarrje, përveç të tjerave, synon t’iu krijojë palëve një mundësi reflektimi dhe hapësirë për të dialoguar për zgjidhje në funksion të interesit kombëtar dhe agjendës së përbashkët evropiane të Shqipërisë”, tha Meta në një konferencë për media.

Ai tha se data 30 qershor nuk ekziston më ligjërisht për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se ato janë imagjinare.

Konferenca e presidentit Meta vjen pasi një ditë më parë Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë e njohu datën 30 qershor si ditë të zgjedhjeve, pasi të pesë anëtarët e tij e rrëzuan kërkesën e një partie të vogël për t’u çregjistruar nga listat zgjedhore.

Meta tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i lidhur me Partinë Socialiste në pushtet dhe se ka vendosur të zhvillojë një proces të paligjshëm.

“Vendimi i marrë dje nga Kolegji Zgjedhor ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese, aleate e Partisë Socialiste, dhe Organizatës Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ka vendosur të zhvillojë një proces të paligjshëm më 30 qershor”, tha Meta.

Presidenti tha se ky organ nuk ka kompetenca të vlerësojë vlefshmërinë kushtetuese të vendimit të tij.

“Në këtë proces, Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë e dekretit të presidentit të Republikës, pasi një gjë të tillë nuk ia njeh Kushtetuta. Institucioni i Presidentit nuk është thirrur nga kjo gjykatë zgjedhore si palë në proces”, tha Meta.

Shqipëria, tash e sa kohë, është përfshirë nga një krizë politike.

Opozita, me muaj, proteston kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama dhe është zotuar se do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Edhe pse zgjedhjet janë anuluar nga presidenti Meta, një vendim i tillë nuk po përfillet nga Partia Socialiste, lider i së cilës është Rama.

Kryeministri pritet me thirrjet “Rama ik” edhe në Durrës. FNSH-ja “gardh” para protestuesve

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Durrësit.

Mbështetës të partive opozitare kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën kryeministrit, ndërsa të pranishme ishin edhe forca të shumta policie.

 

Edhe në këtë protestë u dëgjuan thirrjet “Rama ik”.

Partitë opozitare do të zhvillojnë protesta deri më 30 qershor ngado ku shkon kryeministri.

Aktori sfidon Ramën: Do pengoj zgjedhjet, hajde më arresto

Aktori i njohur Neritan Liçaj i bashkohet nismës ‘Edhe unë’ për të penguar votimet me 30 Qershor.

Ai i është bashkuar qëndrimit të artistit Bujar Kapexhiu, i cili ka deklaruar se do të jetë në qendrën e tij të votimit për të mos lejuar një votim te paligjshëm.

‘#EdheUnë…s’do lejojmë që jetët tona dhe të fëmijëve tanë të nëpërkëmben dhe të bien në letargjinë e dhimbshme të vdekjes së ngadalte të padinjitetit nga sundimi e një bande gangsterësh që s’njohin kushtetutë, të drejta, demokraci, mendim të lirë, art, kulturë, përparim, dije, qytetërim, komb dhe krenari …

Por vetëm rrugaçëri dhe vjedhje!

Po te doni shpërndajeni’, shkruan Neritan Liçaj në Facebook.

Lubonja: Më 30 qershor Rama na çon drejt diktaturës! Metën po e “ha ujku”, të dalë nga Presidenca e të luftojë

Analisti Fatos Lubonja, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të News24, ku ka komentuar situatën politike dhe vendimin e kryeministrit Edi Rama, për të marshuar i vetëm, drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit. Lubonja tha se data 30 Qershor, është pragu që na çon drejt diktaturës dhe kryeministri Edi Rama do ta kalojë këtë prag.

“Kjo është një diktaturë sui generis, në mes të Europës dhe jo e klasave, siç ishte fashizmi, por kjo është diktaturë e krimit. Banditët, me në krye një bandit të cmendur, janë në krye të shtetit. Parlamentarët që mbështesin këtë regjim, nesër do përgjigjen, herët ose vonë. Kjo nuk shkon kështu, pa një ndëshkim. Po u lejua, do shkojë ku do shkojë dhe do përgjigjen të gjithë. Do të vijë dita, mos e harroni.
30 Qershori është për Edi Rama, kalimi i pragut të vendosjes së diktaturës. Se sa do ta mbajë… Një muaj, një vit, apo dhjetë vjet, këtë nuk e di. Që fundin e ka të sigurt, si një diktator i neveritshëm, kjo nuk ka asnjë dyshim“.

Lubonja tha se Presidenti i Republikës, është nën të njëjtin sulm, si opozita dhe qytetarët, ndaj duhet të dorëhiqet dhe të jetë sërish në krye të Lëvisjes Socialiste për Integrim.

“Presidentin është duke e ngrënë ujku, si të gjithë ne. Presidenti të lëre Presidencën, të marrë LSI-në dhe të dalë të luftojë. Duhet ballafaqim për ti treguar këtyre, që edhe këtej ka forcë.
Në vend që Shqipëria të qeverisët nga njerëz të arsyeshëm, qeveriset me njerëz si puna e Tërmet Pecit, që bën mitingje elektorale edhe në kishë. Këta dhunojnë edhe kishën. Të qeverisësh nga trafikantët e drogës, është kulmi i kulmeve. Një kryeministër që është i lidhur kokë e këmbë me trafikantët e drogës, siç dëshmoi rasti i Avdylajve, por edhe Dibra, është kulmi i kulmeve, vetëm shqiptarët mund ta durojnë këtë gjë“.

I pyetur për rolin e ndërkombëtarëve në kërtë krizë, por edhe më gjerë, Lubonja tha se shqiptarët duhet ta shembin diktaturën vetë dhe jo të presin ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij, jetojnë në një realitet tjetër.

“Ndërkombëtarët kanë qenë me Berishën në 97’, derisa u dogj Shqipëria. Ata nuk jetojnë këtu, jetojnë në një realitet tjetër. Kanë harxhuar miliona për reformën në drejtësi. Kanë 30 vjet që thonë se kemi ecur përpara dhe do kishim arritur jo në Evropë por edhe në Amerikë, por ne kemi ecur mbrapa për fat të keq. Ata janë pjesë e problemit, nuk duhen llogaritur aq shume. E vetmja gjë që jep shpresë, është që kanë filluar të ndërgjegjësohen, andej këndej. Shqiptarët duhet ta mposhtin diktaturën pa ndërkombëtarët. Nëse e rrëzojnë me ndërkombëtarët, kthehet prapë diktatura“, u shpreh Lubonja.

Idrizi: Akademia e Shkencave të hyjë në debat me historianë grekë

Akademia e Shkencave dhe Shoqata Çamëria kanë promovuar ribotimin e librit “Këngë Popullore nga Çamëria”, të autorit Fatos Mero Rrapaj. Libri është risjell për publikun në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, pikërisht në Javën Çame.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe Akademike Floresha Dado, Bashkim Kuçuku, Hajredin Isufi, Irakli Koçollari, Shaban Sinani etj.

Në fjalën e tij kreu i PDIU-së, vuri theksin tek një debat që Akademia e Shkencave duhet të bëjë me historianët grek, për falsifikimin e historisë se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët në luftën e dytë botërore. Për këtë z.Idrizi kërkoi që të bëhet publike një foto apo një dokument që grekët mund të kenë.

“Akademia e Shkencave të përfshihet në debat me historianë grekë për falsifikimin e historisë për bashkëpunimin e shqiptarëve të Çamërisë me nazistët, në luftën e dytë botërore.

Kemi 3 vjet që kemi hyrë në një debat absurd me politikën greke, duke filluar nga Presidenti grek. Kërkojmë që të na gjejnë një foto apo një dokument që çamët kanë bashkëpunuat me naziztët.

Gjithashtu Akademia e Shkencave të përfshihet në një debat historik e faktmbledhës me historianët grek, për spastrimin dhe Genocidin etnik ndaj shqiptarëve të Çamërisë në fundin e luftës ëë dytë botërore. Ky është një detyrim nga Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë për çështjen Çame.

Libri “Këngë Popullore nga Çamëria”, është një përmbledhje e folklorit dhe këngëve e valleve çame, një vepër e jashtëzakonshme e studiuesit Fatos Mero Rrapaj. Falenderoj Akademinë e Shkencave, Shoqatën Patriotike Çamëria dhe Alket Veliun, që mundësuan ribotimin e këtij libri”, – u shpreh kryetari i PDIU-së

Akademikja Floresha Dado u shpreh se libri i Fatos Mero Rrapajt përshkruan historinë e Çamërisë dhe tregon këngët e vallet që Çamëria i ka patur traditë. Të njëjtën gjë thanë edhe Bashkim Kuçuku, Hajredin Isufi, Irakli Koçollari dhe Shaban Sinani.

Alket Veliu vuri theksin tek rëndësia që do të ketë ky libër, për të rinjtë por edhe për çdo shqiptarë që të njohë historinë dhe traditën e Çamërisë.

Kryediplomati italian telefonon Ramën e Bashën: Të shmanget dhuna

Ministri i Jashtëm Italian, Enzo Moavero Milanesi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, si edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ministri italian konfirmoi për dy aktorët kryesorë politikë, rëndësinë e dosmodoshme, për të siguruar respektimin e rregullave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Në kuadër të kontestimeve të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, Ministri i jashtëm italian përsëritit se pavarësisht divergjencave mes forcave politike shqiptare, është shumë e rëndësishme të evitohet cdo formë e dhunës dhe mendimet e qëndrimet e gjithësecilit të shprehen në mënyrë demokratike.

Me këtë “frymë realiteti të rëndë në reciprokitet me dialektikën politike kundërshtare”, ka theksuar ministri “duhet të sigurohet, siguria dhe korrektësia e procesit elektoral në Shqipëri” i cili do të monitorohet edhe nga një mision ndërkombëtar, i udhëhequr nga OSBE-ODHIR, në të cilin bëjnë pjesëvëzhgues nga shumë vende përfshirë edhe Italinë.

Shehi: Nuk e njohim vendimin e Kolegjit. Më 30 qershor çdo formë rezistence për të penguar zgjedhjet

Për opozitën, vendimi i Kolegjit Zgjedhor është nul. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, pas mbledhjes në selinë blu me liderin demokrat Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatët, tha se opozita do të vijojë me aksionin për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha në një prononcim për mediat, se opozita do të përdorë cdo formë rezistence për të mos lejuar që më 30 qershor të ketë votime.

“Vendimet janë marrë me kohë. Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore, në raport krejt ndryshe me mediat për të përcjellë idenë e 4 muajve. Nuk janë zgjedhje, nuk i njohim, janë votime të zotit Rama, ne do të njohim dekretin e Presidentit. Kjo që u morën sot me një parti fantazmë, kolegji në vetvete është një fantazmë tani. Janë disa fatkeq që i ka rënë të marrin disa vendime të vështira për veten e vet, për ta se ne nuk i njohim këto vendime. Ne do të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me juntën politike. Më datë 30 nuk do të ketë votime, kemi shumicën e shqiptarëve me vete. Po kalohet një fazë e paprecedentë, rrezikshmëria e këtij grupi është aq e madhe saqë justifikon çdo formë rezistencë. Demonstratë, dhe çdo formë brenda ligjeve. Kjo është rezistenca jonë”, tha Shehi pas mbledhjes në selinë blu.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Presidenca njofton konferencë për mediat

Pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, qe rrezoi kerkesen e Partise se Unitetit Kombetar, duke lene ne fuqi 30 qershorin, Presidenca njofton se mengjesin e neserm do te kete nje konference per mediat.

 

Sipas burimeve, mesohet se konferenca do te mbahet neser ne mengjes ne oren  08:00 ne ambientet e Presidences.

Mesohet se teme e kesaj konference do te jete vendimi i sotëm të Kolegjit dhe kriza e rëndë politike në vend.

Kujtojme se fill pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, zedhenesi i Presidentit reagoi duke e quajtur gjithe kete nje skec te radhes te orkestruar kohe me pare.

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 qershorin, nuk e njeh vendimin e Presidentit

Kolegji Zgjedhor ka refuzuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri, për çregjistrimin nga zgjedhjet, duke lënë në fuqi  30 qershorin.

Trupa gjykuese vendosi të rrëzojë kërkesën e PUK për çregjistrimin nga listat e zgjedhësve të pushtetit vendor, që do të thotë se më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

 

Gajtë diskutimeve në Kolegj, Beqiri tha se nuk e pranon 30 qershorin në kushtet e krizës politike, ndërsa kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet.

Nëse pesë gjyqtarët e Kolegjit do të pranonin kërkesën e Beqirit, atëherë pranohej ligjshmëria e dekretit të Presidentit dhe 30 qershori rrëzohej.

Pa dhënies së vendimit, vetë Beqiri u shpreh se vendimi është i formës së prerë, dhe se duhet respektuar.

Është një vendim i formës së prerë ne të drejtë ankimimi nuk kemi më. Jemi të detyruar ta zbatojmë këtë ligj. DO të thotë që më 30 qershor ka zgjedhje. Duke respektuar këtë vendim të Kolegjit, do t’i nënshtrohemi të gjithë rregullave për të vijuar garimin për kaq ditë sa na kanë mbetur.

Thelbi i padisë tonë ishte dekreti i Presidentit. Në iu drejtuam Kolegjit për të mësuar nëse ky dekret i Presidentit është i vlefshëm apo i vlefshëm.
Unë mund të kem mendime individuale, personale të miat por problemi ishte që vendimmarrja jonë ishte politike dhe juridike”, u shpreh ai.

Meta letër Kuvendit: Veprimet kundër Presidentit proces i rremë, i orientuar verbërisht politikisht

Presidenti Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje shkresës së kryetarit të Komisionit Ulsi Manja,  lidhur me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Në përgjigjen e tij, Presidenti thotë se dekreti për shfuqizimin e zgjedhjeve është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat Kushtetuese dhe se dekreti është në fuqi, i botuar në Fletoren Zyrtare, e për pasojë është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë edhe Kuvendin.

 

Ai e quan “proces të rremë”, procedurat e nisura nga ky komision për të rrëzuar dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve, duke theksuar se një proces i tillë është i “orientuar verbërisht politikisht” dhe se nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës.

 

 

Bardh Spahia pas xhamit në gjykatë: Arrestimi im, prapaskenë politike

Me thirrje e duartrokitje është pritur para gjykatës ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia i cili do të njihet sot me masën e sigurisë nga Gjykata e Shkodrës pasi akuzohet për ngjarjet e ndodhur në KZAZ, ku iu vu flaka materialeve zgjedhore.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se qindra mbështetës janë mbledhur para gjykatës, ku gjithashtu ka një numër të madh efektivësh të policisë.

Me nisjen e seancës, ish-deputetit Bardh Spahia i është komunikuar akuza, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Prokuroria ka deklaruar se disponon prova e pamje filmike që tregojnë se Spahia ka qenë aktiv gjatë përplasjeve në KZAZ dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë.

Më pas Spahia ka marrë fjalën dhe ka deklaruar se arrestimi i tij është një prapaskenë politike.
“Ngjarjet për të cilat po diskutojmë sot. Po bëj një parantezë sot jemi përballë një përplasje të fortë politike e sociale. Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik pronë e bashkisë Shkodër.

Për këtë kemi marrë informacion nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar dhe jemi drejtuar nga pallati i Sportit tek shkolla. Morëm informacion se kishte tension dhe u drejtuam atje për të qetësuar situatën.
Duke kërkuar qe situata të qetësohej sepse ishte e tensionuar. Materialet zgjedhore ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe aty ka pasur njerëz të paautorizuar. Ne kishim detyrë për të qetësuar njerëzit. Veprimet e arrestimit tim kanë prapaskenë politike. Mendoj që gjykata duhet ta shohë dhe vlerësojë siç duhet dhe bazuar në ligj”, ka thënë Spahia.

Seanca në ngarkim të ish-deputetit zhvillohet me dyer të mbyllura. Spahia ka qëndruar më shumë se 48 orë në izolim, ndërkohë që u ndalua ‘live’ nga policia.

Në mbledhjen e natës së kaluar, pas protestës së nëntë kombëtare të opozitës, u vendos që të gjithë ish-deputetët do të jenë sot në Gjykatën e Shkodrës për të protestuar kundër ndalimit të tij. Partia Demokratike e quajti ish-deputetin Bardh Spahia të burgosur politik dhe i kërkoi prokurorisë urdhërimin e menjëhershëm të lirimit të tij.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar qytetarë nga Shkodra kanë protestuar para Policisë së Tiranës aty ku mbahet ish-deputeti Spahia, i arrestuar pas ngjarjeve në KZAZ në Shkodër. Protestuesit kërkuan lirimin e Spahisë dhe personave të tjerë të arrestuar dhe paralajmëruan protesta të përditshme.