VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Paralajmërohen fakte dhe prova të reja për skandalin e deputetëve të PD – Salianji pranon se video është e vërtetë

By | February 14, 2018
2 Comments
  • author avatar
    Anonymous 3 years ago Reply

    Ne shoqerine tone Shqipetare rrezik eshte te jesh e bukur dhe e mençur si femer,menjeher etiketohesh,GD me çka e vertetoni qe eshte pikerisht Grida Dume,spo e luaj avokatin e askuj ,por ama nuk keni fakte per etiketime

  • author avatar
    Anonymous 3 years ago Reply

    Po nuk u vjen turp more njerez te ndyte qe beni kto palacolleqe , doni te ndyeni figura njerezish dhe te prishni familje ? Kush jeni ju qe fusin hundet ne jeten personale te njerezve . Nje gje nuk kuptoj ku eshte qellimi qe jepni kto pamje , apo spiunet e ndyre pa pagese si ne kohen e Enverit , ashtu edhe tash pasardhesit e tyre …

Komentet

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI: KUSH  I  KUJTON  HEROJT ? – Nga Fritz RADOVANI

 

Ishte nandori i 1944 kur kapiten Mikel Pjeter Prennushi, shkoi e pyeti Mikun e vet në Prefekturen e Shkodres: “Si mendon o Mark, a t’ ikim apo do të zbarkojnë Aleatët këtu?”

Kapiten Mark Gjo’Markagjoni i tha: “Jo bre, po per dy tre muej do të zbarkojnë Aleatët!”

Në gjysë të Janarit 1945 filluene arrestimet e pushkatimet deri thellë në Kelmend…

Kapiten Marku me vllaun Lleshin e shumë mirditas ishin ngujue në shpella, jo vetem tue u vra e sakatue, po edhe tue ju interrnue edhe familjet fatzeza nder kampe perqendrimi…

Një ditë aty nga nandori 1945, kur u ba një vit që komunistët kishin marrë qeverisjen dhe do të zhvilloheshin zgjedhjet, kapiten Marku i veshun oficer i sigurimit shtetit komunist, me një mik të vetin, shkon në Tiranë dhe hyn në hotel “Dajti” per me takue aty misionin anglez. Takohet rreth një orë me ata dhe bisedon per premtimin që i kishin thanë se mbas dy tre muejsh do të kthehemi prap këtu… Del nga hoteli dhe ikë në Mirditë. Porsa ka dalë forcat e sigurimit kujtohen se “Marku ishte veshë me uniformen e tyne, po kot…”

Mbas pak ditësh në Shkoder arrestohet rrobaqepsi Gasper (Lap) Tirana, e torturohet si pak kush per kostumin që kishte veshë kapiten Marku… Po, Lapi qendron e shpeton per mrekulli tue mos pranue asgja. Në fakt Lapi ia kishte qepë kostumin ushtarak Markut…

Me 13 Qershor 1946 mbyllet historia me vrasjen e kapiten Mark Gjo’Markagjonit në pyjet e Mirditës, mbas një rrethimi nga forcat komuniste. Kapiten Marku ishte djali i madh i Gjonit Markagjonit… Po, kujtimi i Tij mbeti i perjetshem se Ai, i kishte të gjitha shtigjet e hapuna per me u largue nga Shqipnia, po i “premë në besë” si qinda të tjerë, nuk u pat largue me qellim që mos me lanë pushtimin e Shqipnisë nga forcat komuniste jugosllave të Titos që, drejtonin komunistat shqiptarë PKSh… Ndersa familjet e nderueme të Tyne kaluene gjithë jeten në vuejtje, burgje e interrnime… Pak Heronjë ka pasë Shqipnia Trima si Kapiten Mark Gjo’ Markagjoni… Që dha jeten per Shqipninë e Lirë Europjane!

            Melbourne, 28 Shtator 2020.                               

Artan Fuga: Ja kur listat quhen 100% të hapura, lidershipët e sotëm kanë tmerr prej tyre

Akademiku Artan Fuga komenton përplasjet e fundit politike lidhur me hapjen ose jo 100% të listave. Fuga shkruan në ‘Facebook’ se lista është e hapur vërtet kur partia merr aq vota sa marrin kandidatët e saj në listë, ndërsa shton se ata që nuk i duan listat e hapura, kanë tmerr prej tyre.

Sipas akademikut, lidershipët e sotëm politikë nuk i duan listat 100% të hapura, pasi kanë monopolizuar qeverisjen!

“Një furtunë e kotë: lista të hapura dhe lista të mbyllura! Sepse askush nuk i do listat e hapura! Kollaj zgjidhja përndryshe! Cila parti dëshiron shkon në zgjedhje me listë të hapur, kush nuk do shkon me të mbyllur. Kaq e thjeshtë është ndërkohë vijnë kot vërdallë! Kanë tmerr nga listat vertetë të hapura! Lista është e hapur vërtetë kur partia merr aq vota sa marrin kandididatët e saj në listë.

Kush e pranon këtë nga lidershipet e sotme politike? Askush! Sepse lidershipet politike kanë monopolizuar qeverisjen! Ndryshe nuk shpjegohet! Monopolet janë kudo, në ekonomi, tregti, emërime, administratë, por edhe në politikë, në kolltuqet e deputetëve, madje disa kanë monopolizuar edhe segmente të opozitës!”, thekson Fuga.

Kujt t’i kërkoj ndihmë ?! Nga Ajtanga Lubonja

Mamaja ishte shume rende, as merrte as jepte!

Tensioni po e rendonte çdo dite e me shume!

Ne shtepi kishim mbetur …mamaja, motra, une dhe djali!

Vellain, e kishin marre ushtar dhe e kishin degdisur ne brigadat e punes (keshtu i çonin atehere djemte me biografi te keqe)!

Gjendja jone ishte e mjerueshme.

Atë ditë mamaja ndjehej teper e lodhur dhe kur ne kihism rënë të flinim ajo ra e zalisur ne dysheme!

Unë rrëmbeva nje triko dhe vrapova ne rrug.

…ishte ora 2 pas mesnate!

Vrapoja e mezi po merrja fryme (isha teper e dobet 38kg),

kur ndjej nje biçiklete qe me ecte ne krah dhe nje ze”çfare ju ka ndodhur shoqe”!

Une duke dihatur pergjigjem ”po shkoj ne urgjence, kam nenen shume keq” dhe vazhdoja te vraponja !

”Hyp mbrapa ne biçiklete” me foli burri qe ngiste biçikleten!

Une nuk e zgjata, fytyra e nenes pa ndjenja, me bente te ulerinja!

Shpejt mbërritem ne urgjence. E falenderova te pa njohurin dhe ngjita shkallet me rrembim!

Sa me panë, menjehere mjeke e infermjere m’u gjendem prane…

Ja u shpjegova dhe ata rrembyen çantat e u gjendem ne makinen e urgjences…e shpejt ne shtepi!

Nderhyrja e tyre ma shpetoi nenen!

Dhe une sot e kujtova kete ngjarje, tek qendroja e shtrire e vetme ne korridor…

Kam dite qe nuk kam ekuiliber, tensionin e kam shume lart, diabeti nuk e di sa ka shkuar se nuk kam asnje fishe që ta mas (nuk i blej dot, kushton 500leke te vjetra)!

Gjunjet me dhimbnin, nuk i shihja dot a i kisha gjakosur!

Kujt t’i kerkoj ndihmë ?

 

NYT: Trump “pagoi 750 dollarë taksa më 2016 dhe 2017”

Gazeta New York Times shkruan se presidenti amerikan, Donald Trump, ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në vitin 2016 – kur ka garuar për president – dhe në vitin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Gazeta, e cila thotë se ka mbledhur të dhënat tatimore për Trumpin dhe kompanitë e tij për dy dekada, po ashtu pretendon se ai nuk ka paguar asnjë taksë mbi të ardhurat në dhjetë nga 15 vjetët paraprakë.

Të dhënat zbulojnë “humbje kronike dhe vite të shmangies së tatimeve”, shkruan gazeta.

Trump “ka paguar vetëm 750 dollarë taksa mbi të ardhurat në vitin 2016 dhe 2017, ndërsa nuk ka paguar fare taksa në 10 nga 15 vjetët e mëparshëm, kryesisht për shkak se ai ka raportuar më shumë humbje sesa fitim”, shkruan New York Times.

Sipas gazetës, raportet e Trumpit te Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave “e portretizojnë atë si një biznesmen që merr qindra-miliona dollarë në vit”, por që i rrit humbjet kronike për të shmangur pagimin e taksave.

Trump e cilësoi raportin si “lajm të rremë”.

“Në fakt, unë kam paguar taksa. Do ta shihni këtë sapo të kthehen deklarimet tatimore – janë nën auditim, kanë qenë nën auditim për një kohë të gjatë”, u tha Trump gazetarëve, pas publikimit të artikullit në New York Times, të dielën.

“Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave nuk më trajton mirë. Më trajton shumë keq”, tha Trump.

Një avokat i Organizatës Trump, Alan Garten, i tha gazetës New York Times se “shumica e fakteve, nëse jo të gjitha, duket të jenë të pasakta”.

Ai tha se presidenti “ka paguar dhjetëra miliona dollarë në taksa personale për qeverinë federale”.

Trump është përballur me sfida ligjore për refuzimin e ndarjes së dokumenteve në lidhje me pasurinë dhe biznesin e tij. Ai është presidenti i parë që nga vitet 1970 që nuk i bën publike deklarimet tatimore, edhe pse një gjë e tillë nuk kërkohet me ligj.

Gazeta New York Times thotë se informacioni në raportin e saj “është siguruar nga burime me qasje ligjore në të”.

Raporti vjen vetëm pak ditë përpara debatit të parë presidencial midis Trumpit dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden, dhe disa javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Përpara se të zgjidhej president në vitin 2016, Trump është njohur si biznesmen dhe manjat i pronave.

Kundërshtarët politikë e kritikuan atë për deklarimet tatimore.

Nancy Pelosi

Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, demokratja më e fuqishme në Uashington, tha se raporti i gazetës New York Times tregon se Trump ka marrë “masa të jashtëzakonshme për të luajtur me kodin e taksave dhe për të shmangur pagimin e pjesës së tij të taksave”.

Në një postim në Twitter, udhëheqësi i pakicës së Senatit, Chuck Schumer, u kërkoi amerikanëve të ngrinin duart nëse kishin paguar më shumë taksa federale mbi të ardhurat, sesa presidenti Trump.

Nëse raporti i gazetës New York Times është i vërtetë, është e paqartë nëse praktikat tatimore të Trumpit janë apo jo të paligjshme.

Përgatiti: Valona Tela

Pavarësia e Kosovës, realitet apo iluzion!? – Nga Florim Zeqa

Përderisa shpallja e pavarësisë më 17 Shkurt 2008 ishte konsideruar si e arritura më e madhe e shekullit për shqiptarët, fillimi i dialogut të pabarabartë dhe pa njohje reciproke me Serbinë është goditja më e rëndë dhe shkatërrimtare për shtetin e Kosovës.

Tkurrja e pavarësisë, e shton varësinë e shtetit

Pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes nga afro 100 shtete, në fund të vitit 2011 ish i pari i qeverisë (tani president i shtetit), kokë në vete e fillojë dialogun me Serbinë, e pranoj fusnotën dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, duke i vënë kështu në lajthitje vendet që na kanë njohur si shtet i pavarur e jo subjektivitet sipas Rezolutës 1244.
Pavarësia gjysmake e 17 Shkurtit 2008 u cungua dhe u dëmtua akoma më shumë gjatë viteve të fundit përmes procesit të dialogut me Serbinë. Kualiteti i ulët i pavarësisë dhe largimi i lidershipit aktual nga vlerat kombëtare ka bërë që identiteti i shtetit të tjetërsohet nga një shtet etnik (mbi 90% shqiptar) në një shtet “multietnik”.
Dialogu na e solli Gjykatën Speciale, Asociacionin e Komunave Serbe, Demarkacionin me Malin e zi, tkurrjen e pavarësisë dhe integritetit territorial.
Politikanët e mjerë shqiptarë të Kosovës, në këmbim të gjitha këtyre të këqijave për vendin nuk arritën ta nxjerrin as liberalizimin e premtuar (nga (BE) për qytetarët kosovar.
Nga fillimi i bisedimeve politike (“teknike”) me Serbinë në Bruksel e deri në ditët e sotme, nga dialogu në dialog negociatorët kosovar e kanë humbur nga një pjesë të shtetësisë dhe sovranitetit të shtetit të tyre.
Rihapja e statusit të Kosovës në dialogun e Brukselit, Kosovës i kushtoj me tërheqjën e 18 njohjeve ndërkombëtare.
Pas gjitha këtyre dështimeve e rrëshqitjeve nga shtetësia, pavarësia e 17 Shkurtit 2008 gjithnjë e më pak po i ngjet një pavarësie, e cila më shumë po i ngjet një shteti në inkubator që po mbahet peng nga Serbia!

Zgjimi i vonuar i “çlirimtarëve”

Heqja e një kolonializimi (nga serbia), dhe futja nën një tjetër (nën tutelën e BE-së), jo vetëm që nuk është pavarësi, është varësi akoma më e madhe nga e cila vështirë do të dilet!
Pas aksionit të fundit të EULEX-it, shtrohet pyetja logjike; a është Pavarësia e Kosovës, iluzion apo realitet!?
Aksioni i fundit i EULEX-it në zyrat e OVL të UÇK-së dhe arrestimi i dy drejtuesve të kësaj organizate, është tregues se EULEX-i nuk paska vetëm rol vëzhgues dhe këshilldhënës (siq na thonin liderët shtetëror), por fuqi të plotë ekzekutive dhe na qenka mbi shtetin dhe institucionet shtetërore të drejtësisë!
Siq duket vonë iu doli gjumi atyre që votuan dhe mbështetën Gjykatën Speciale nën presionin e paparë të liderëve shtetëor; “Kush nuk e voton Gjykatën Speciale është armik i pavarësisë së Kosovës dhe i UÇK-së”,…tani përballja me këtë gjykatë të njëanshme do të jetë e mundimshme për pjestarët e ushtrisë çlirimtare dhe me pasoja të rënda për vendin.
Iluzionistët më të mëdhenj pa dyshim janë ata që mendojnë se Gjykata Speciale do të përfundoj shpejt punën e saj dhe se do ta pastrojë skenën politike kosovare me gjykimin e “peshqve të mëdhenj”, ngase ata e kanë fuqinë mbrojtëse-milionat si mburojë para akuzave.
Kështuqë, milionat e disa prej politikanëve, të përfolur si të akuzuar të mundshëm nga Gjykata Speciale nuk do të përfundojnë në arkën e shtetit të Kosovës, por në llogaritë e avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve perëndimorë.
Nuk duhet harruar se “Specialja” e njëanshme e sponsorizuar nga Serbia nuk e ka për qëllim zbardhjen e vrasjeve politike të luftës dhe pas luftës në Kosovë, por ajo për qëllim e ka nivelimin e krimeve të supozuara individuale të ndonjë pjesëtari të UÇK-së me gjenocidin shtetëror serb në njërën anë, ndërsa në tjetrën ta dëmtojë imazhin e luftës çlirimtare dhe ta pengojë ecjen e Kosovës drejt integrimeve evropiane!

Përderisa vendi ynë të qeveriset nga servilët dhe matrapazët politik, Kosova do të mbetët e kontrolluar nga Serbia dhe e sunduar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni (vendor dhe ndërkombëtar), nocionet Liri dhe Pavarësi për qytetarët e Kosovës do të mbetën përveçse nocione ngushëlluese edhe mashtruese njëkohësisht.

 

Dosja FinCen hedh dritë mbi rrjedhjen e parave të fshehura në Rusinë e Putinit

“Në bazë të vlerësimeve, rreth 800 miliardë dollarë nga Rusia janë në banka të huaja, shumë kjo që tejkalon shumën e parave që gjenden në llogaritë bankare në Rusi”, thotë gazetarja britanike, Catherine Belton.
Robert Coalson

Në verën e vitit 2015, dega e britanike e Barclays në Nju Jork lajmëroi si të dyshimtë një transferim prej 1 milion dollarësh te ish-nënkryetari i Bashkisë së Moskës, Iosif Ordzhonikidze për “shërbime këshillimi”.

Transferimi u bë nga një kompani e quajtur BEM Global Corp., e cila kontrollohet nga biznesmeni që merret me pasuri të patundshme, Roman Fuks. Një nga projektet kryesore të realizuar nga Fuks dhe vëllai i tij, Pavel Fuks, ishte një kompleks i ndërtesave të larta i njohur si Moscow-City. Ordzhonikidze kishte mbikëqyrur këtë projekt për zyrën e kryebashkiakut të Moskës para se të largohej nga posti në 2007.

Në vitin 2019, një urdhërarrest ndërkombëtar u lëshua për vëllezërit Fuks, të cilët kërkohen në Rusi dhe Kazakistan me akuzën e përvetësimit të miliona dollarëve nga projekti Moscow-City.

Raporti për veprimtaritë e dyshimta nga Barclays (SAR) u dërgua në FinCEN, një agjenci e Departamentit të Thesarit në SHBA që lufton pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Ishte një nga më shumë se 2,000 raporte të tilla që datojnë nga 2011-2017 që u publikuan në vitin 2017.

Të menaxhuar nga BuzzFeed dhe Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë me bazë në Uashington (ICIJ), më shumë se 400 gazetarë nga mbi 80 vende kanë kontrolluar këto dokumente dhe filluan botimin e tyre më 21 shtator. Megjithëse 2,000 raportet e publikuara përbëjnë vetëm 0,02 për qind nga të gjitha ankesat e SAR të paraqitura gjatë kësaj periudhe, ata kanë dokumentuar transferimin e dyshimtë të më shumë se 2 trilionë dollarëve amerikanë.

Këto dokumente të FinCEN nuk janë sasi më e vogël se sa rrjedhja e Panama Papers më 2016, e cila zbuloi shumë në lidhje me përdorimin e kompanive në vende të ndryshme nga biznese të mëdha dhe politikanë të njohur nga e gjithë bota.

“Në këtë rast, sasia e informacionit është më e vogël, por është një sasi e konsiderueshme që meriton punë të mëtejshme”, tha gazetari rus Roman Shleinov, i cili mori pjesë në projekt dhe ishte një nga autorët e raportit fillestar mbi lidhjet ruse.

Dokumentet hedhin dritë të mëtejshme mbi lidhjet e fshehura të Qeverisë së Rusisë dhe të organizatave tjera joqeveritare me ndikim të madh gjatë kohës së qeverisjes së Vladimir Putinit, ku sundimin e të cilit, disa analistë e përshkruajnë si një kleptokraci autoritare.

Elita qeverisëse nën Putinin “ka arritur të integrohet shumë mirë në botën perëndimore,” i tha Radios Evropa e Lirë gazetarja britanike Catherine Belton. Ajo është autore e librit: “Njerëzit e Putinit: Si KGB-ja e ktheu Rusinë dhe më pas u kthye kah Perëndimi”.

“Vlerësohet se rreth 800 miliardë dollarë nga Rusia janë në llogari bankare në vende tjera, dhe kjo është më shumë se shuma e parave në llogaritë ruse. Dhe, përkundër të gjitha deklaratave dhe përpjekjeve të Putinit, kjo shifër vetëm po rritet”.

Një raport i SAR-it nuk do të thotë akuzë për veprimtari të paligjshme, theksojnë Shleinov dhe gazetarë të tjerë që punojnë në kontrollimin e dokumenteve të FinCEN. Në rastin e transferimit të parave te Ordzhonikidze, Shleinov theksoi se SAR nuk ka vërtetuar se kishte një ryshfet.

“Ne po flasim vetëm për atë që mund të vërtetojmë”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

“Ne e shohim që janë bërë pagesa të çuditshme. Banka korresponduese amerikane i raportoi ato. Kjo do të thotë që këto transaksione duhet të shpjegohen disi, pasi ato ngrenë pyetje të mëdha. Pse Roman Fuks, një njeri që tani është nën akuzë penale, një ndërtues, transferoi papritmas një milion dollarë te ish-nënkryetari i bashkisë për punën e bërë si ‘konsultim’?”

Sergei Rodulgin duket se favorizohet nga Putini më shumë se sa violonçelist.

Sergei Rodulgin duket se favorizohet nga Putini më shumë se sa violonçelist.

Violonçelisti i Putinit

Një nga personat kryesorë në Panama Papers ishte violonçelisti dhe miku i vjetër Putinit, Sergei Rodulgin. Edhe pse Rodulgin ka hedhur poshtë se ka qenë i përfshirë, publikimi i Panama Papers e lidhi atë me disa kompani të ndryshme globale që nuk paguanin taksa askund ku kishte flukse parash në vlera miliarda dollarë. Analistët në atë kohë spekuluan se Rodulgin, i cili është kumbari i vajzës së madhe të Putinit, mund të ketë qenë duke kontrolluar paratë e destinuara për vetë Putinin, akuza që muzikanti dhe Kremlini i kanë mohuar.

Dokumentet e rrjedhura nga FinCEN përfshin një raport nga SAR të një transferi prej 830,000 dollarësh në tetor të vitit 2010 në Sandalwood Continental, një kompani që Panama Papers zbuloi se kontrollohej nga Roldugin. Pagesa erdhi nga një firmë me qendër në Qipro, e quajtur Dulston Ventures, firmë kjo e lidhur me konsorciumin e miliarderit rus Aleksei Mordashov, Severgroup. Konsorciumi ka refuzuar të komentojë mbi raportin e SAR.

Sipas Panama Papers, Rodulgin ishte i lidhur me biznese të tjera të kontrolluara nga Mordashov. Firmat e lidhura me Rodulgin morën 30 milionë dollarë për “shërbime këshillimi” nga firmat e Mordashov, si dhe një kredi prej 6 milionë dollarë që më vonë u shlye e gjitha.

“Shuma që u përmend në raportin e bankës amerikane nuk është aq e madhe – më pak se 1 milion dollarë”, tha Shleinov. “Por, aty ka disa nuanca interesante. Për shembull, raporti përmend një lloj marrëveshjeje për kredi. Pse një biznesmen kaq i madh rus papritmas do të kërkonte një hua nga një zyrë aspak e njohur e lidhur me një violonçelist, i cili gjithë jetën e tij ka thënë se ai nuk është i përfshirë në biznes? Sinqerisht e kam të vështirë ta shpjegoj këtë”.

Valentin Yumashev (djathtas) dhe gruaja e tij Tatyana Dyachenko, vajza e Boris Yeltsin, thuhet se kanë qasje në nivelet më të larta të pushtetit në Rusi.

Valentin Yumashev (djathtas) dhe gruaja e tij Tatyana Dyachenko, vajza e Boris Yeltsin, thuhet se kanë qasje në nivelet më të larta të pushtetit në Rusi.

Lidhja Yeltsin

Sipas dokumenteve të FinCEN, Valentin Yumashev – për të cilin thuhet se punon si këshilltar i papaguar i Putinit dhe i cili është i martuar me Tatyana Dyachenko, vajza e ish-presidentit të ndjerë Boris Yeltsin – mori 6 milionë dollarë nga një firmë e quajtur Epion Holdings Limited, e regjistruar në ishujt Virgjinë të Britanisë. Epion është në pronësi të miliarderit Alisher Usmanov. Transferimet u bënë në bazë të një marrëveshjeje për kryerje të “shërbimeve” mes viteve 2006 dhe 2008.

Yumashev ishte shefi i stafi të Yeltsin dhe sipas shumë raporteve, luajti një rol kryesor në emërimin e Putinit si pasardhës të Yeltsin por në këmbim Putin do të mbronte Yeltsinin dhe rrethin e tij të ngushtë. Në rolin e tij si “këshilltar i papaguar i Kremlinit”, Yumashev besohet të jetë një lobist i fuqishëm me qasje në nivelet më të larta të Qeverisë ruse. Në një intervistë të vitit 2011 për median Moskovsky Komsomolets, Yumashev tha se ai nuk ishte i pasur.

“Nëse do të kisha bërë miliona, do të duhej të kishte disa prova për këtë”, tha ai. “Por, as Tanya dhe as unë nuk kemi ndonjë aeroplan ose vilë në Francë ose Angli”.

Yumashev, Usmanov dhe Kremlini refuzuan kërkesat e medias Important Stories (Tregime të Rëndësishme) për të komentuar mbi dokumentet.

Yumashev “ka këmbëngulur në intervista se ai dhe familja e tij nuk kanë të hyra të mëdha financiare”, Shleinov i tha Radios Evropa e Lirë. “Po, ai është një këshilltar i shumë njerëzve të biznesit, por ai këmbëngul në intervista se ai nuk është i pasur. Por, tani ne shohim një pagesë mjaft të konsiderueshme prej 6 milionë dollarë për Yumashev nga Usmanov. Do të ishte interesante të kuptonim pse u paguan këto para. Por, deri më tani askush nuk thotë ndonjë gjë – as Yumashev dhe as firmat e Usmanov”.

‘Një det i madh me informacione’

Shleinov tha se ndoshta mësimi kryesor i rrjedhjes se informatave nga FinCEN ka të bëjë me vetë FinCEN, i cili duket se është joefektiv për shkak të vëllimit të madh të informacionit që merr.

“Ndjenja ime personale, pasi kam punuar me dosjet e Departamentit të Thesarit, është se ky institucion merr një sasi të madhe raportesh, një sasi kolosale”, tha Shleinov. “Kam përshtypjen se burokratët e Departamentit të Thesarit në këtë agjenci thjesht po fundosen në një det të madh me informacione dhe, për fat të keq, nuk mund t’i hetojnë në çdo rast çështjet e dyshimta”.

“Makineria po punon, por nuk do të thosha me shumë efikasitet”, shtoi ai. “Ndoshta një ditë ata do të miratojnë disa rregullore më të rrepta ose të marrin disa masa për të qenë më të rreptë në lidhje me këto transfere bankare. Por unë nuk mendoj se edhe kjo me të vërtetë do të kufizojë mekanizmat për lëvizjen e parave që përdoren, ndër të tjera, nga zyrtarët dhe biznesmenët tanë”.

Dështimet e klasës politike dhe ndërhyrja brutale e organeve të EULEX-it!! Nga Skënder MULLIQI

 Njerëzit e pushtetit në Kosovë, po kërkojnë shpëtimin e tyre nën ethe…Jo për shpëtim të shtetit , por për shpëtim të vetës dhe të pushtetit shumëvjeqar .Nuk i dëshirojë fjalët e mëdha në politikë , e në gazetari jo së jo. Historike ishin për ne liria dhe pavarësia nga Serbia. Për këto 21 vite të shtegtimit në liri, na ndodhën shumë gjera jo të mira…U harrua fitorja historike kundër Serbisë grabitqare e gjenocidiale.Nuk na erdhën ndryshimet e pritura shoqërore, pos ndryshimeve të pushteteve.Ndryshimin e sisitemit socialist të një regjimi të huaj e pushtues e bëmë më luftë së bashku më miqët tanë evropianë dhe Amerikën mike.Për të parën herë në histori na u dha rasti që të drejtojmë shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan.Kosova ka mundësi të jetë shumë më ndryshe në sistemin shumë partiakë pluralist, më zgjedhje nga vota e lirë e qytetarëve . Nuk është e drejtë e as morale të kritikojmë pushtetet nese nuk kemi argumente , por që këto argumente po flasin për gjendje të rëndë ekonomike -sociale, argumentet po flasin së vendi ka mbetur i izoluar nga bota demokratiike, ka mbetur vendi më i varfër në Evropë. Për gjithëqka në këtë botë ekziston pëshorja. Po mos të ishte pëshorja edhe shteti nuk do të kishte kuptim.Neve do të na nevoiten edhe 21 vite të tjera për ti riparuar gabimet e bëra .Liria duhet të preket, e jo të mbetet iluzion në kokat dhe mendjet tona.Fitues është ai popull që ndërton shtet demokratik dhe shtet ligjor të barabartë për të gjithë.Shkolla politike e tipit komunist shumë ka zgjatur për shqiptarët.Kjo shkollë nuk i nevoitet askujt .Ende nuk është arritur fitorja mbi diktaturën, edhe pse jemi në demokraci.Madje këto forca të cilat synim e kan mbrojtjën e vetvetës nga qdo rrezik i paraqitur, seriozisht janë duke e rrezikuar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Koha po kalon e ne kemi mbetur duke pritur zgjedhjet të na zgjedhin problemet.Kështu duke pritur kaluan shumë vite pa bërë gjë . Shteti ndërtohet dhe mbahet kur punohet ndërshëmerisht, kur nuk kemi hajni, kur korrupcioni dhe krimi janë në suaza të normalitetit.Vendit i duhet një kthese radikale që situata politike dhe rrjedhat ekonomike të kthehen për së mbari.Mos puna e klasës politike sidomos në ndërtimin jo aq sa duhet të shtetit të së drejtës është duke na kushtuar shumë .Nuk funksionojë mirë shteti ligjor, dhe na erdhë puna që të na formojnë shumë padrejtësisht edhe Gjykatën Speciale, vetëm për Kosovën nga shtetet e dala nga ish-Jugosllavia!Kosova i kishte mundësitë që vetë ta formon gjykatën për krimet e supozuara të luftës.Po të kishte funksionuar më mirë shteti , shumë jam i bindur së tash nuk do të ishim ndëshur kaq ashpër më Gjykatën Speciale.Sikur kjo gjykatë po delë jashtë kornizave ligjore për qka është formuar.Gjykata është formuar në bazë të raportit tendencioz të zviceranit, Dick Martit.Në bazë të këtij raporti UÇK-ja akuzohet shumë pa të drejtë për transplantim të organëve njerëzore, për të cilën punë antihumane nevoiten kushtet dhe rrethanat e posaqme, e dihet së UÇKa-ja nuk i ka pasur kushtet, dhe as që shqiptarët kan pasur këso pretendime.Transplantime të organëve njerëzore kan bërë serbët, të cilët më mijëra kufoma , por edhe shqiptarë të zënë pengë i kan dërguar në Serbi.Për qudi as TPI-ja e Hagës dhe as ndërkombëtaret asnjë herë , nuk ngritën akuza kundër Serbisë per gjenocid , dhe as për transplantim organësh! Mos të flasim për strukturat më të larta të shtetit të Kosovës , të cilët si mos të kishin ekzistuar fare, nuk i zunë në gojë dhe nuk deponuan materjal pranë TPI-së në Hagë.Nuk e ngritën zërin së janë bërë transplantime mbi bashkëvendasit e tyre shqiptarë.Bota demokratike po tregohet shumë e padrejtë kur po e barazon viktimën më xhelatin.Shqiptarët mbrojtën pragun e shtëpisë, mbrojtën dinjitetin e nëpërkëmbur më decenie nga armiku shekullor serb.A mos vallë shqiptarët paskëshan qenë dashur të bëhën “Tabelë për qitje” të forcave ushtarake dhe paramilitare serbe, të cilët vranë masakruan, dhunuan, zhvendosen më mijëra njerëz të pafajshem? Tablloja e pushtimit të zyrava të veteranave të UÇK-së në Prishtinë , nga policia e EULEX-it, shumë kishte ngjashmeri , më kohën kur Millosheviqi kishte pushtuar zyrat e RTK në vitin 1998.EULEX-it nuk i duhen spektaklët e tilla .Kësaj nuk i thonë qasje konstruktive karshi detyrës .Nese dikush akuzohet për krime , ka mënyra ligjore të arrestimeve , e jo të na servohen shfaqje të tilla shumë irituese për publikun .Shoqata e Veteranëve te Luftës është institucion shtetëror i Kosovës , dhe një ndërhyrje e tillë është përligjjeje e shtetësisë të Kosovës.Unë kështu e kuptojë pa marr parasysh qëllimin e EULEX-it më këtë rast. Ky popull nuk e ka merituar të jetojë keq, dhe më frikën e humbjës të sovranitetit të Kosovës…?!Por nuk e ka merituar, as të bëhët vend i eksprimenteve, nga faktori ndërkombëtar…!

Si do të financohen projektet infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Serbinë?

Nadie Ahmeti

Afër 400 milionë euro do t’i duhen Kosovës për të realizuar dy nga projektet infrastrukturore që bëjnë lidhjen mes Prishtinës dhe Beogradit.

Autostrada e Paqes ‘Prishtinë – Merdare’, si dhe linja hekurudhore e relacionit po të njëjtë, janë dy projektet për të cilat në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova është zotuar se do t’i përmbushë.

Financimi i këtyre dy projekteve është thënë se do të bëhet nga Korporata Financiare për Zhvillim e SHBA-së (DFC) dhe EXIM (Export-Import) Banka, por që zyrtarë të institucioneve të Kosovës nuk kanë dhënë detaje për mënyrën e financimit të tyre përmes granteve, kredive apo mënyrave të tjera.

Këtë javë, Kosovën dhe Serbinë e vizitoi një delegacion amerikan, në krye me Adam Boehler, kryeshefin e DFC-së. Temë e bisedimeve me zyrtarë në Kosovë dhe Serbi ishte zbatimi i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Kredi apo grante?

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të ndihmojë Qeverinë e Kosovës për të zbatuar projektet e marrëveshjes si dhe do të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha për Radion Evropa e Lirë se në takimet që kanë pasur në Serbi me delegacionin nga Uashingtoni, modalitetet e financimit të projekteve që dalin nga marrëveshja e Uashingtonit janë diskutuar, por nuk është se janë sqaruar.

Ai thotë se është duke u folur për disa mundësi të cilat, siç thotë ai, janë shumë të favorshme për financimin e këtyre projekteve.

“Sigurisht që do të jenë në formë të kombinuar, prej kredive afatgjate me norma të favorshme të interesit dhe në disa raste ka mundësi edhe për grante për shpenzime të ndryshme operative që mund të jenë në projekte të caktuara. Ka disa modalitete që i ka Korporata Financiare Amerikane dhe EXIM Banka, që është bankë amerikane, e që e financon eksportin e kompanive amerikane dhe e cila i ka përmendur edhe disa opsione të granteve për shpenzime operative të kompanive që mund të përfitojnë nga këto”, thotë ai.

Infografikë

Lidhjet infrastrukturore Kosovë-Serbi

Kush janë financuesit e projekteve infrastrukturore?

Korporata Ndërkombëtare për Zhvillim Financiar e SHBA-së (DFC), është bankë e zhvillimit të Amerikës e cila bashkëpunon me sektorin privat duke financuar zgjidhjet e sfidave më kritike me të cilat përballet bota në zhvillim.

DFC investon në sektorë duke përfshirë energjinë, kujdesin shëndetësor, infrastrukturën kritike dhe teknologjinë. DFC po ashtu siguron financim për bizneset e vogla dhe gratë sipërmarrëse, me qëllim krijimin e vendeve të punës në tregjet në zhvillim.

Ndërkaq, Banka EXIM u ofron bizneseve amerikane zgjidhje për t’u mbrojtur nga mospagimi i blerësve të huaj dhe i mbështet ato në eksportin e mallrave dhe shërbimeve amerikane.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ende nuk dihet se kush do t’i financojë projektet që dalin nga marrëveshja, por ka shtuar se DFC-ja është duke parë mundësitë për ta pasur një prezencë të madhe në rajon, duke përfshirë edhe Kosovën, si dhe do të jetë e përfshirë “Banka jonë EXIM, Banka Eksport-Import”.

“Ne shpresojmë po ashtu se do të ketë investime dhe nga sektori privat. Dhe sigurisht investimet evropiane…Unë mendoj se kjo do të jetë një çështje për bisedime intensive në muajt e ardhshëm, por asgjë nuk është vendosur ende”, ka deklaruar ambasadori Kosnett.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se duke parë se kush do t’i financojë këto projekte infrastrukturore, nënkuptohet që këto financime do të jenë kredi.

“Çdo marrëveshje që lidhet me financim të infrastrukturës është e mirëseardhur. Financimi do të jetë me kredi, për të cilat nuk e dimë se çfarë kredi janë në çfarë kushte po jepen, sa është afati i kthimit dhe norma e interesit. Sidoqoftë, janë kredi që jepen për investime në infrastrukturë, që është jetësore për ekonomi dhe integrim”, thotë ai.

Krijimi i vendeve pune

Investimi në këto projekte infrastrukturore, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, do të krijojë një infrastrukturë strategjike, e cila më pas do të tërheqë një numër të madh të kompanive ndërkombëtare, ku edhe mundësia për krijimin e vendeve të reja të punës rritet.

“Ka një orientim që kompanitë amerikane që janë në Azi të vendosen në këtë pjesë dhe infrastruktura e modernizuar e ndihmon këtë. Kosova mund të shndërrohet në një epiqendër të logjistikës dhe transportit ndërkombëtar. Ndoshta ky efekt nuk shihet menjëherë, por në një periudhë afatmesme do të kthehet në shumë efekte pozitive”, thotë ai.

27 kilometra autostradë, 240 milionë euro

Autostrada Durrës – Morinë – Prishtinë – Merdare – Nish

Autostrada Durrës – Morinë – Prishtinë – Merdare – Nish është pjesë e rrjetit Bazik të Transportit në kuadër të Rrjetit Trans – Evropian të Transportit.

Kjo rrugë kalon përmes Kosovës, nga Vërmica në kufirin me Shqipërinë dhe në Merdare në kufirin me Serbinë, me një gjatësi totale prej 128 km dhe siguron qasjen e vendit në Detin Adriatik dhe në Detin e Zi, duke përmirësuar lidhjet me vendet e tjera të Ballkanit dhe Korridoret Evropiane të Transportit IV dhe X.

Projekti i Autostradës në pjesën e Kosovës, nga Morina në Prishtinë, ka përfunduar dhe është lëshuar në qarkullim.

E ashtuquajtur në marrëveshje Autostrada e Paqes, kjo autostradë, në territorin e Kosovës, është vazhdimësi në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, që ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet rreth magjistrales Prishtinë – Podujevë. Mbesin edhe rreth 24 kilometra tjera deri në Merdare.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se këto kilometra të mbetura kanë një kosto prej përafërsisht 240 milionë euro.

BE: Autostrada e Paqes është një lidhje me prioritet

Bashkimi Evropian ndërkohë ka thënë për Radion Evropa e Lirë se shumë prej projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, janë duke u zhvilluar në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Projekti për autostradën që lidh Kosovën me Serbinë është një projekt i nisur me herët dhe si i tillë ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt është i përfshirë edhe në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian. Në këtë kornizë ky projekt figuron se është në përgatitje.

“Rreth 223 milionë euro përfshijnë 5 milionë donacione nga Bashkimi Evropian në asistencë teknike për pjesën Prishtinë-Merdare dhe 230 milionë për pjesën në mes të Nishit dhe Ploçnikut, duke përfshirë 50 milionë euro donacionet për asistencë teknike dhe punime. Derisa Autostrada e Paqes është një lidhje me prioritet, ne presim edhe investime të tjera nga BE-ja”, thotë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së për Partneritete Ndërkombëtare, Fqinjësi dhe Zgjerim.

Ndërkaq në rastin e hekurudhave, BE-ja ka aprovuar 1.4 milion euro donacione për studimit e para-fizibilitetit për sektorë të ndryshëm.

“Disa nga projektet e nënvizuara në Uashington janë të reja dhe duhet të vlerësohen në pjesën e fizibilitetit dhe përputhshmërisë, ashtu sikurse BE-ja planifikon për rajonin. Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë nga SHBA-ja dhe po shikojmë nga e ardhmja për detaje të tjera rreth kontributit të tyre financiar”, thuhet në përgjigje.

Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë qysh nga vitin 2011.

45 kilometra hekurudhë, 150 milionë euro

Përveç autostradës, në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë, është edhe ndërtimi i linjës hekurudhore, Prishtinë – Merdarë. Vlera e këtij segmenti hekurudhor me gjatësi prej 45 kilometra arrin në 150 milionë euro, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 9 shtator, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

“Këtu e kemi lënë të hapur mundësinë, nëse traseja ekzistuese do të jetë apo do të bëhet trase tjetër, pasi që dihet që në pjesën që kalon nëpër Prishtinë, ky rrjet apo kjo rrugë ka pasur ndërhyrje të mëdha. Po ashtu edhe tuneli që është i dëmtuar, merr një kosto të madhe të rehabilitimit. Pra, varësisht nëse është kjo trase apo tjetër, ndryshon edhe kostoja”, ka thënë ministri Abrashi.

Kompania “Infrakos” merret me infrastrukturën hekurudhore në Kosovë. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në këtë kompani, Xhevat Ramosaj, nuk ka pranuar të prononcohet për Radion Evropa e Lirë lidhur investimet në këtë hekurudhë.

Por, në një raport të publikuar nga “Infrakos” lidhur me projektet zhvillimore dhe Linjën e 10-të hekurudhore për periudhën korrik – gusht 2020, thuhet se “ka filluar hartimi i projekt-dizajnit preliminar për rehabilitimin gjeneral dhe modernizimin e linjën së 7-të hekurudhore (kufiri me Serbinë – Podujevë – Prishtinë – Fushë Kosovë). Ky projekt-dizajn është në përfundim e sipër, ndërsa afati i përfundimit varet nga situata në terren për shkak të pandemisë me COVID 19”.

Ndryshe, transporti hekurudhor në Kosovë është një nga sistemet më të dobëta në rajon, edhe pse viteve të fundit ka filluar modernizimi i tyre, të financuara me kredi dhe subvencione nga Bashkimi Evropian.

Në fillim të vitit 2019, ka filluar rehabilitimi i segmentit të parë hekurudhor në relacionin, Prishtinë – Hani i Elezit në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit tjetër. Në ndërkohë është paralajmëruar që së shpejti do të fillojë edhe linja e dytë, që përfshin rrjetin hekurudhor Prishtinë –Leshak, në kufirin me Serbinë.

Kjo linjë, që ndryshe njihet si “Korridori i 10-të”, përkatësisht hekurudha që shkon nga kufiri më Maqedoninë e Veriut, përshkon Kosovën dhe kalon në Serbi dhe lidh Kosovën me vendet e Evropës Perëndimore. Kjo linjë është e gjatë 148 kilometra.

Në kohën kur ka filluar ky projekt, kryeshef ekzekutiv në “Infrakos” ka qenë Agron Thaçi. Ai në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se i gjithë projekti do të kushtojë rreth 208 milionë euro dhe pritet të përfundojë në vitin 2024.

Linja hekurudhore e Kosovës

Trenat e Kosovës sot nuk lidhen me asnjë linjë ndërkombëtare, ndërkohë që gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, qytetarët e Kosovës e kanë pasur mundësinë që të udhëtojnë duke shfrytëzuar hekurudhat e Kosovës për në shumë vende perëndimore, pasi trenat e Kosovës kanë qenë të lidhur me linjat ndërkombëtare.

“Nga këto mjete, gjysma e tyre janë grante, janë mjete pa kthim falas, kurse gjysma tjetër janë kredi nga dy banka, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) si dhe Banka Evropiane për Investime, me interesa jashtëzakonisht të ulëta”, është shprehur Thaçi.

Aktualisht, në qarkullim janë vetëm dy linja, nëpër të cilat kalojnë trenat e Kosovës. Linja Prishtinë – Hani i Elezit, si dhe linja që qarkullon dy herë në ditë në relacionin Prishtinë – Pejë.

A mund Kosova të futet në borxh publik

Ndryshe, nëse Kosova futet në kredi për realizmin e projekteve infrastrukturore, atëherë do të rritej borxhi publik.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit. Borxhi publik, sipas këtyre të dhënave, në vitin 2019 ka arritur në 1.2 miliard euro.

Në Ligjin për borxhet publike në Kosovë thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Haki Shatri, ekspert i ekonomisë, thotë se Kosova ka hapësirë për të hyrë në borxh publik.

“Nëse marrim kredi për këto projekte do të rritet borxhi publik i Kosovës, por nuk e dimë se sa janë. Sipas ligjeve tona në fuqi, Kosova ka hapësirë për të hyrë në borxhe publike deri në 40 për qind të BPV-së. Ne tani jemi 17 për qind të ngarkuar me borxhe, kështu që kemi një hapësirë të madhe”, thotë ai.

Kosova shpenzoi 1.4 miliard euro nga buxheti për autostrada

Viteve të fundit infrastruktura ka mbizotëruar investimet në Kosovë. Përveç ndërtimit të rrugëve lokale e magjistrale, janë ndërtuar edhe autostrada që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe të Evropës. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’, e cila ishte lëshuar në qarkullim në fund të vitit 2013, ka kushtuar mbi 820 milionë në euro. Mjetet për këtë autostradë ishin të buxhetit të Kosovës.

Vetëm një vit më vonë, më 2014, patën nisur punimet e autostradës e cila shtrihet nga Prishtina në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Inaugurimi i kësaj autostrada ishte bërë në maj të vitit 2019 dhe buxhetit të Kosovës i ka kushtuar mbi 600 milionë euro.

Konsorciumi turko-amerikan Bechtel-Enka‘ i kanë ndërtuar të dy autostradat në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Arrestimet e sotme dhe reagimet në Kosovë

Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, tha të premten mbrëma se Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua nga kjo prokurori “në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Operacioni u krye nga njësitë e policisë së Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

 

Në orët e pasdites, njësitë e policisë së EULEX-it, të Kosovës dhe pjesëtarë të Prokurorisë së Posaçme për krime lufte me seli në Hagë, arrestuan edhe nënkryetarin e kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Dhomat e Specializuara thanë në orët e mbrëmjes se zoti Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të në Hagë.

“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”, thuhet në një njoftim.

Organizata e Vetëranëve të Luftës në tri raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

Prokuroria e Posaçme nuk e përmendi fare zotin Haradinaj dhe nuk dha asnjë hollësi për shkaqet e arrestimit të zotit Gucati, organizata e të cilit ënë tri raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

Të martën kjo Organizatë tha se një person i panjohur ka lënë dokumente, që pretendohet se përmbajnë aktakuza të përgatitura ndaj udhëheqësve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, që trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, tha të martën se është e angazhuar që të hetojë dhe të ndjekë ata që publikojnë identitetin e individëve që mund të thirren para Gjykatës së Posaçme.

Arrestimi i zotit Gucati u krye një ditë pasi që Prokuroria e Posaçme arrestoi ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Mustafa, në bazë të akuzës për veprat: “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë ndaj 6 personave dhe një vrasje të paligjshme” në muajin prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në Zllash, një zonë në lindje të Prishtinës.

Zoti Mustafa ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ndërsa pas luftës kishte shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky është arrestimi i parë i kryer nga Gjykata e Posaçme e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Gjykata e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar.

Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019 ndërsa më 24 qershor prokuroria publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Hetimet, sikurse edhe ngritja e gjykatës dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Organizata e Veteranëve u ka bërë thirrje deputetëve të parlamentit të Kosovës që të ndryshojnë ligjin për themelimin e Gjykatës dhe për t’i siguruar asaj një karakter gjithëpërfshirës duke ndjekur edhe krimet e kryera nga forcat serbe.

Reagime pas arrestimeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të premten mbrëmë se “nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare” dhe se “integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet”.

Në një reagim ndaj arrestimeve ai tha se “qytetarët e Kosovës dhe tërë bota presin që Dhomat e Specializuara t’i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze, siç janë insinuatat për “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja” apo për “Shtëpinë e verdhë”, në emër të të cilave ne ishim të detyruar që t’i themelojmë Dhomat e Specializuara”.

Në komunikatë thuhet mes tjerash se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare.

 

“E theksoj se rrjedhja e dokumenteve ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë. Publikimi i këtyre dokumenteve ka qenë i papranueshëm”, thuhet në komunikatë në të cilën nënvizohet se “veteranët e UÇK-së janë vlera më sublime e rezistencës dhe lëvizjes sonë për liri e pavarësi. Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë”.

Presidenti Thaçi tha se Gjykata e Posaçme “është e obliguar që t’i përmbahet dhe të veprojë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe t’i respektojë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet”.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ritheksoi qëndrimin se “publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit. Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë”.

Ai u bëri thirrje organeve vendase e ndërkombëtare të drejtësisë, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. “Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë. Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë”, shkroi ai mes tjerash në llogarinë e tij në Facebook.

Të përndjekurit politikë janë zeri i Atdheut dhe demokracisë- Ata nuk janë minoritet as pakicë, janë gardianë të lirisë – Nga Azgan Haklaj

 

Janë kolona vertebrale e nacionalizmit shqiptar

S’mund të ketë liri, demokraci, shtet të së drejtës, as integrim europian pa protagonizmin e të përndjekurve politikë

Unioni Kombëtar i të përndjekurve politikë të Shqipërisë, organizata me e madhe shqiptare e njëherësh zedhënëse e qindramijëra shqiptarëve dhe familjeve patriote e nacionaliste, të cilët për gjysëm shekulli i’u nënshtruan dhunës dhe terrorit barbar komunist ka vite që vazhdon betejën demokratike e morale për të drejtat legjitime të kësaj shtrese, e cila ka një kontribut fondamental në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, pavarësi shtetformim, e njëherësh për orientimin e Shqipërisë në krah të perëndimit dhe SHBA-së.
Gjyshërit e baballarët e qindra përfaqësuesve të tyre që protestuan dje nëpër rrugët dhe bulevardet e kryeqytetit tonë janë pinjollë të familjeve më të shquara të Kombit Shqiptar, etërit e pavarësisë kombëtare dhe arkitektët e shtetit modern shqiptar, i cili identifikohet me periudhen e Monarkisë Shqiptare në vitet 1928-1939.
Të përndjekurit politikë janë me të vertetë Legjioni i Nderit i demokracisë, patriotizmit dhe civilizimit shqiptar.
Nacionalistët shqiptarë, të cilët përfaqësohen me këtë shtresë të shoqërisë dhe liderët e tyre janë të parët që e pritën me pushkë okupatorin Italian dhe u hodhën në zjarrin e betejave për liri.
Ata janë garibaldët tanë e lavdia jonë e përjetshme sepse krahas luftës për çlirim me kuvendet e mëdha historike të Pezës, Mukjes e atij të Bujanit në Malësinë e Gjakovës hodhën themelet e bashkimit kombëtar, si një aspiratë themelore e shekullore e shqiptarëve në trojet e veta etnike në Ballkan.
Etërve të këtyre që qeverisin sot, siç thonë nga Kosova nuk ua ndjeu hiç për të drejtat legjitime, njerëzore dhe juridike të kësaj shtrese.
Ata janë përgjegjës para historisë, jo vetëm për instalimin në Shqipëri të diktaturës më të egër në Europë dhe izolimin e vendit, por përtej këtij fakti historik këta kmerë të kuq janë autor të krimeve të tmerrshme ndaj popullit të tyre, të cilët në konventat e të Drejtën Ndërkombëtare Juridike klasifikohen si krime kundër njerëzimit.
Në burgjet e gulakët e diktaturës dhe në ekspeditat ndëshkimore të drejtuar nga oficerë të zbulimit sllavë serbo- rusë janë pushkatuar pa gjygj e janë zhdukur mijëra shqiptarë.
Janë trajtuar në mënyrë çnjerezore, pa kursyer as personalitete të shquara të klerit të lartë, të formatit rilindas që vdiq në torturua, si Imzot Vinçens Prenushi, primati i Kishës Katolike Shqiptare, apo trajtimi kanibalesk i Imzot Visarion Xhuvanit, themeluesi e drejtuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në vitet e para të instalimit me dhunë e terror të diktaturës, në vitin 1947 komunistët ekzekutuan në mënyrë të pamëshirëshme grupin e deputetëve opozitarë të dalur në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, mes të cilëve Sheh Ibrahim Karbunaren, të cilit para se ta ekzekutonin ia pushkatuan para syve të birinn Hysenin.
Plumbat e shumtë ia banë gjoksin shoshë dhe kufoma e tij ra mbi atë të birit.
Skena të tilla makabre janë të denja për filmat e Hiçkokut.
Eshtrat e tyre nuk dihen as sot ku janë, nuk u gjetën kurrë.
Ky është epilogu i llahtarshëm i veprimtarit të madh të çeshtjes kombëtare, përkrahësit të fuqishëm të Ismail Qemalit për shpalljen e pavarësisë, njëri prej organizatorëve kryesorë të Kongresit të Lushnjes dhe kryetar nderi i tij, simbol i parlamentarizmit, kontribues i madh për çlirimin e Shqipërisë Sheh Ibrahim Karbunara, vetëm për faktin se e donte Shqipërinë të lirë pa komunizëm.
Me një skenar tragjikë në të njëjtin vit ekzekutuan Baba Faja Martaneshin dhe Baba Fejzon duke ia lënë autorësinë e këtij krimi të shëmtuar Dede Abazit, i cili me pas vrau vehten sipas komunisteve barbarë.
Një alibi të tillë qesharake nuk e pranon askush.
Të tre i ka vrarë dora gjakatare komuniste.
Internimi i mijëra familjeve nga veriu i Shqipërisë drejt kampeve të vdekjes së Tepelenës e zonave të tjera të jugut.
Konfiskimi i pasurisë së tyre.
Shfrytëzimi shtazarak në punë skllavëruese e të papaguar.
Vdekja e tyre në burgjet e kampet e internimit.
Mohimi i të drejtës për të patur një varr të vetin.
Të gjitha këto janë krime të shëmtuara kundër njerëzimit dhe të kujtojnë epokën e gjygjit të shtrigave të perandorive barbare të mesjetës.
Të përndjekurit politikë, këta njerëz fisnik dhe atdhetar kishin 1000 arsye të hakmerreshin kundër barbarëve që i përsekutuan, e ndaj familjeve të tyre.
Por ata nuk e bënë këtë, në emër të Atdheut dhe të ardhmes sonë të përbashkët.
Monstrat e diktaturës meritonin plotësisht të viheshin para drejtësisë në një gjygj alla – Nuremberg e të përgjigjeshin për krimet kundër njerëzimit, të cilat nuk parashkruhen asnjëherë sipas konventave ndërkombëtare.
Por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi, e xhelatët e morën faljen nga viktimat e tyre si një akt dobësie e frike.
Nëse në kohën e diktaturës është zbatuar një politikë dhune e apartejdi ndaj kundërshtareve politikë që përfaqësohen nga kjo shtresë në periudhën 30- të vjeçare postkomuniste ka pasur një indiferencë të pafalshme nga politika, shteti dhe institucionet e tij.
Problemet e mëdha të të përndjekurve politikë, e në radhë të parë denimi shembullor i xhelatëve, dekomunistizimi e despihunizimi i politikës dhe organeve kushtetuese, të drejtësisë dhe organeve ligjzbatuese, arsimimi, dëmshperblimi, kthimi i pronave dhe integrimi i tyre i plotë në jetën sociale, ekonomike e politike të vendit akoma kanë mbetur në kalendat greke.
Të përsekutuarit e regjimit komunist janë kolona vertebrale e demokracisë e nacionalizmit shqiptar.
Ata janë ikona e vertetë e Shqipërisë Europiane, udhërrefyesit e rrugëtimit tonë drejt kombeve të lira të hapsirës euroatlantike.
Nuk janë racë e ulët që kërkojnë lëmoshë e privilegje nga shoqëria dhe shteti, të cilëve u kanë dhanë kaq shumë.
Nuk ka asnjë vepër të madhe të ndërtuar në kohën e diktaturës komuniste që nuk ka në themel të saj mundin djersën e gjakun e tyre.
Ata janë detyruar të punojnë në kushte të rënda e çnjerëzore, njësoj si afro- amerikanët në shekullin e XVIII- të.
Ju është mohuar brutalisht e drejta e shkollimit, e përfaqësimit, e drejta e shenjtë për të patur një varr.
Qindra- mijëra familje kërkojnë edhe sot të afërmit e tyre të zhdukur nga diktatura e kasapët e saj, ndërkohë parlamenti, qeveria, institucionet e shtetit janë mbushur plot e përplot me bijtë e bijat, nipat dhe mbesat e etërve mizorë.
Në çdo vend serioz të botës shteti dhe institucionet e tij konceptohen si vazhdimësi në kohë dhe hapsirë.
Asnjë president apo kryeminister shqiptar përgjatë 30- viteve nuk u ka kërkuar falje të përndjekurve politikë në emër të institucioneve që përfaqësojë për vuajtjet dhe përsekutimin e tyre.
E pra Ati i Shenjtë Gjon Pali i Dytë pati kurajon t’u kërkonte falje amerikanëve pas 600- vitesh për sjelljen e padenjë të Kristofor Kolumbit kur zbarkoj në këtë kontinent.
Sllogani “Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” i adaptuar nga Sali Berisha, i përdorur sistematikisht gjatë këtyre tre dekadave ku u barazuan viktimat me xhelatët, ua dha mundësinë shumë prej këtyre të fundit ta kapin si oktapod demokracinë, kurse të përndjekurit politikë të mbesin përsëri të diskriminuar e të paintegruar.
Ky fenomen tragjiko- komik i demokracisë shqiptare trajtohet në mënyrë të përsosur tek filmi “Vdekja e Kalit”.
Edhe ndonjë i përndjekur që është bërë pjesë e trupës politike gjatë këtyre tre dekadave nuk ka bërë asgjë për këtë shtresë fisnike të Kombit Shqiptar.
Të përndjekurit politikë në fakt janë identiteti, fytyra, shpirti, palca e Partisë Demokratike, misionares së Kombit që rrezoj diktaturën dhe institucionalizoj demokracinë, prandaj është momenti historik sot që Kryetari i saj z Lulzim Basha, i zgjedhur me një anëtar një votë të spastrojë Shtëpinë e Lirisë nga simbolet, sherbëtorët e diktaturës, mendesitë bolsheviko- sllavo- komuniste, arrivistët e Sulltan Ramës sepse ka mbështetje absolute nga të përndjekurit politikë, forcën e tyre e demonstruan dje duke sfiduar covidin 19- të nëpër bulevardet e kryeqytetit për të kërkuar një parcelë varresh simbolike për të zhdukurit në shenjë mirënjohje për sakrificën sublime të tyre për demokracinë dhe Kombin.
Edi Rama si kryetar trashëgimtar i një partie me të kaluar kriminale duhet ta bëjë urgjentisht Aktin e Faljes ndaj të përndjekurve politikë e jo të përkëdhelë e shperblejë një grusht spihunësh e t’i ndërsejë kundër tyre.
Të përsekutuarit janë e djathta reale e Shqipërisë, nisur nga prejardhja, historia e vizioni i tyre për demokracinë e shtetin e së drejtës.
Të përsekutuarit kanë në radhët e tyre figura të spikatura e me kontribute të mëdha.
Ata duhet të përfaqësohen në parlament dhe në të gjitha nivelet qeverisëse me kandidatët e propozuar vetë tek Partia Demokratike e Shqipërisë.
Diskriminimi politik është taktikë e strategji që ndjekin regjimet autoritare, neodiktatoriale në shtetet multietnike ndaj pakicave.
Të përndjekurit nuk janë minoritetet as pakicë.
Ata janë zeri i Atdheut dhe gardianë të lirisë.
Janë aleatët tuaj me të fuqishëm Zoti Basha për fitoren tuaj me dt 25 prill të vitit 2021, për rikthimin e institucionalizimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Regjimi neodiktatorial i Sulltan Ramës duhet të rrëzohet me çdo çmim.
Të përndjekurit politikë janë kryefjala dhe kallzuesi i këtij aksioni të madh kombëtar.
Me plot të drejtë duhet t’i pagëzojmë “Misionarë të Kombit”.
Koha po i thërret përsëri në skene si avangardë për përmbysjen e neodiktaturës.

Grenell jep lajmin: Kosova dhe Serbia janë pajtuar që Ujmani të quhet “Liqeni Trump”

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet “Liqeni Trump”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter.”Ajo se si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një pikë serioze pavarësisht kompromisit për studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin… kështu që të dyja palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”, ka thënë Grenell.

Pak ditë pas takimi të Washingtonit, Grenell ka treguar se si e propozoi me shaka që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump.

Grenell, gjatë një interviste për një radio amerikane ka shpalosur detaje të negociatave që kulmuan me marrëveshjen e Uashingtonit, duke pretenduar se mospajtimet Kosovë-Serbi rreth Ujmanit kishin të bënin me emrin e Liqenit.

“Shkaku është se kosovarët thoshin se duhet të quhet ashtu si e quanin ata, e serbët sipas emrit të tyre. E unë propozova të quhet sipas emërimit të Kosovës/ Serbisë. Kështu i zemërova dyja palët”, ka thënë ai.

Ndryshe, i shtrirë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, Liqeni i Ujmanit, që njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

Ujmani ka sipërfaqe prej 11.9 kilometrash katrorë dhe kur është plotësisht i mbushur me ujë, ka rreth 370 milionë kub ujë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 9.2 kilometra katrorë janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 në atë të Serbisë.

Penda e Ujmanit është e lartë 107 metra.

Pa ujin e Liqenit të Ujmanit, Kosova do të mbetej pa rrymë brenda pak orësh. Uji i tij përdoret për ftohje dhe destinacione tjera në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”. Planet për rindërtimin e termocentralit tjetër të ri, të njohur si “Kosova e Re”, varen nga furnizimi me ujë nga ky liqen.

Me ujë nga ky liqen furnizohet edhe kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas.

I ndërtuar mes viteve 1979-1984, Liqeni i Ujmanit është rezervuari më i madh akumulues në Kosovë. Tre liqenet e tjerë janë: Liqeni i Batllavës në Komunën e Podujevës, i Badovcit afër Prishtinës dhe Liqeni i Radoniqit në Komunën e Gjakovës.

Rreth 35 për qind e banorëve të Prishtinës furnizohen nga ky rezervuar përmes fabrikës së re të ndërtuar për përpunimin e ujit në Shkabaj, pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit.

Komunat tjera që furnizohen me ujë janë: Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Gllogoci, Obiliqi dhe Fushë Kosova. bw

Mark Ellis: Rrjedhja e dokumenteve sekrete nga Haga mund ta rrezikojë punën e gjykatës

Amra Zejneli-Loxha

“Mendoj se është një krizë e vërtetë” – me këto fjalë e komenton rrjedhjen e pretenduar të dokumenteve nga Prokuroria e Specializuar në Hagë Dr. Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, dhe ekspert i së drejtës penale ndërkombëtare.

“Ky është frikësim i pastër dhe sulm mbi gjyqin, mbi procesin, mbi gjyqin e drejtë. Nëse jeni në një mjedis, ku grupe ose individë ofrojnë informacione për emrat dhe adresat e dëshmitarëve, atëherë i gjithë procesi, në thelb, kolapson. Nuk mund të funksionojë”, thotë Ellis për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, prokuroria është përgjegjëse për t’iu përmbajtur fuqishëm mbrojtjes së identitetit të dëshmitarëve.

“Kjo duhet të ndalojë. Në të kundërtën, rrezikohet i tërë procesi gjyqësor”, thotë ai.

Prokuroria e Specializuar në Hagë – një institucion i Kosovës, i formuar me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare – heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. Mbrojtja e dëshmitarëve është pikërisht një nga arsyet përse selia e Prokurorisë është në Hagë dhe jo në Kosovë.

Dorëzimi anonim i dokumenteve në Prishtinë

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tri herë në javët e fundit, ka njoftuar se një person anonim ka dorëzuar tek ajo “mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve”.

Këto dokumente, sipas saj, janë nga Haga.

Pas çdo dorëzimi, udhëheqësit e Shoqatës kanë mbajtur konferencë për media, ku gazetarëve u është lejuar t’i marrin ato dokumente.

Pas çdo konference, dokumentet janë konfiskuar nga hetuesit në Hagë.

Përmbajtja e tyre është e panjohur dhe ende nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike. Deri më tani, asnjë emër i dëshmitarëve nuk është bërë publik.

Të martën, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë se disa aktivitete në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur“.

Kjo zyrë po ashtu ka thënë se “është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht, me forcë, individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre“.

Besueshmëria e prokurorisë rrezikohet nëse nuk reagon

Ellis thotë se besueshmëria e Prokurorisë së Specializuar do të rrezikohet nëse ajo nuk reagon menjëherë dhe nuk merr masa të fuqishme kundër atyre që janë përfshirë në rrjedhjen e pretenduar të dokumentacionit të ndjeshëm.

“Sipas mendimit tim, kjo është një shkelje kaq serioze e procedurës gjyqësore, saqë të gjithë, përfshirë Prokurorinë, duhet të shqetësohen jashtëzakonisht dhe të bëjnë gjithçka të mundur, jo vetëm që kjo të mos përsëritet, por edhe për ta bërë të qartë se do të reagojnë kundër kujtdo që nxjerr informacione të tilla në publik”, thotë Ellis.

Problem me mbrojtjen e informacionit

Ellis po ashtu thekson se vetë fakti që dokumentet publikohen, tregon se “ka një problem në proces, në mbrojtjen e informacionit” dhe se ai “duhet të zgjidhet përmes një hetimi të brendshëm”.

“Kur subjektet ose individët i shkelin rregullat dhe parimet, përgjigjja duhet të jetë urgjente, e fuqishme, dhe unë besoj se duhet të ketë pasoja, përfshirë aktakuzën penale kundër çdo subjekti ose individi, që ofron ose lejon që informacionet për dëshmitarë, të bëhen publike”, thotë Ellis.

Bashkëpunimi i dëshmitarëve me gjykatën – sfidë

Sipas tij, bashkëpunimi i dëshmitarëve me gjykatën mund të jetë tani një sfidë absolute, “gjë që ka qenë edhe qëllim i atyre subjekteve që i kanë ofruar informacione publikut”.

Ai shton se përgjegjësia i takon edhe bashkësisë ndërkombëtare, e cila “duhet të jetë e zëshme sa i përket kësaj çështjeje, për shkak të rëndësisë së mbrojtjes së dëshmitarëve në çdo proces gjyqësor”.

Më 18 shtator, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë e kanë vlerësuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për “respektimin e autoritetit të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të hetuar zbulimin e mundshëm joligjor të dokumenteve dhe informacioneve sekrete”.

Gjykata Speciale, apo, siç quhet zyrtarisht, Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, është formuar në vitin 2015 me ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Kosovës. Ajo financohet nga Bashkimi Evropian.

Aktakuzat e para janë paraqitur në shkurt të këtij viti.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar në fund të qershorit se, në muajin prill, ka paraqitur për shqyrtim një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Në muajin korrik, Thaçi, për katër ditë me radhë, është marrë në pyetje nga prokurorët në Hagë.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë për të konfirmuar ose refuzuar aktakuzat.

Deri më tani, nuk është njoftuar se ndonjë nga aktakuzat është konfirmuar.

Përmbajtja e aktakuzave të prokurorit amerikan, Jack Smith, është sekrete derisa gjykatësi t’i konfirmojë ato.

Në Kosovë, shumë e kanë kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale, pasi ajo merret vetëm me pretendimet nga raporti i Dick Martyt, i cili nuk përmend krimet serbe në Kosovë.

Veteranët e UÇK-së kanë protestuar disa herë dhe, në vitin 2017, ka pasur edhe një përpjekje të dështuar në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e gjykatës. Bashkësia ndërkombëtare ka reaguar ashpër ndaj kësaj përpjekjeje.

Përgatiti: Valona Tela

Send this to a friend