Dokumenti zyrtar përmban një sërë rekomandimesh të forta të partnerëve perëndimorë për gjendjen në Shqipëri dhe shpreh mbështetje të pakushtëzuar për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.
Unioni Ndërkombëtar Demokrat (IDU) miratoi një rezolutë të posaçme në mbledhjen e tij ekzekutive të zhvilluar një ditë më parë në Uashington, ku trajtoi situatën e rëndë politike në Shqipëri. Dokumenti zyrtar përmban një sërë rekomandimesh të forta të partnerëve perëndimorë për gjendjen në Shqipëri dhe shpreh mbështetje të pakushtëzuar për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.
Sipas rezolutës, IDU u kërkon Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës të aplikojnë një regjim më të rreptë kushtëzimi për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, duke u bazuar në standarde të qarta dhe meritë.
Organizata thekson nevojën për ngritjen e një mekanizmi ndërkombëtar të pavarur që do të monitorojë proceset zgjedhore, funksionimin e drejtësisë dhe gjendjen e medias në vend, për shkak të shqetësimeve të thella mbi kapjen e institucioneve.
Një tjetër element kyç i rezolutës është kërkesa për vendosjen e sanksioneve të targetuara kundër zyrtarëve dhe strukturave të lidhura me korrupsionin, krimin e organizuar dhe persekutimin politik. IDU nënvizon domosdoshmërinë e reformave për çmontimin e rrjeteve kriminale, rikthimin e pavarësisë së gjyqësorit, forcimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe garantimin e lirisë së medias.
“IDU i bën thirrje BE-së, SHBA-së dhe Këshillit të Evropës të zbatojnë kushtëzim strikt mbi bazën e meritës në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe kërkon krijimin e një mekanizmi të pavarur ndërkombëtar për monitorimin e zgjedhjeve, drejtësisë dhe medias;
IDU kërkon sanksione të targetuara ndaj zyrtarëve dhe entiteteve të lidhura me korrupsion, krim të organizuar dhe persekutimin politik dhe mbështet reformat për çmontimin e rrjeteve kriminale, garantimin e pavarësisë së gjyqësorit, rikthimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe mbrojtjen e lirisë së medias;
IDU Rikonfirmon se bashkimi i pushtetit politik, drejtësisë dhe krimit të organizuar paraqet një kërcënim serioz për demokracinë dhe sigurinë në Europë;
Paralajmëron se Shqipëria rrezikon të zhytet në një regjim të përhershëm narko-autoritar;
I bën thirrje anëtarëve të IDU-së të mbeten vigjilentë dhe të mbështesin forcat demokratike shqiptare në mbrojtje të lirisë, pluralizmit dhe vlerave evropiane,” thuhet në rezolutë./Syri.net




Ne nje vend te komanduar nga banditet, nuk ka si te dale ndryshe.
Ky eshte nje nga njerezit me te pasur ne Ballkan dhe pasuria enorme e tij vjen vetem nga politika.
Problemi nuk eshte se eshte vetem ky, jane edhe paraardhesit e tij, Meksi, fam.Berisha, Fatos Nano, Rama me shoke etj etj.
Ai vend eshte per te qare me kuje.
Eshte zhvatur e rrjepur pa meshire.
Zgjidhja…?
Une per vehte shoh dy:
1.-Mbreti ( vjedh vetem nje person)
2.-Te drejtohet nga qeverie e huaj e ndershme.
Qofte versioni i pare ashtu dhe i dyti duhet ti sekuestroje pasurite e vjedhura te gjitheve pa perjashtim dhe ti vere ne sherbim te atij populli qe fatkeqesisht vazhdon ti brohorase e ti votoje.