VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Para se të kërkohet korrigjim – së pari të njihet Referendumi i vitit 1992 i Krahinës së Preshevës* – Nga Mr.Sc. Refik HASANI

By | August 12, 2018

Komentet

ESAT PASHЁ TOPTANI – Nga MUSTAFA KRUJA

Nji nga personalitetet shqiptare qi gjatë nji perjode tetë vjetsh (1913-1921), ka luejtun rolin mâ fatkeqin t’asaj kohe për kombin e vet. E qi, sikur mos t’i kishte pasë armatosun fat’i Shqipnisë dorën nji djaloshi të rrëmbyem prej patrijotizmit për me ia shkurtuem jetën, ndoshta do të kishte qênë thjesht fatal.

Por un due me e vûmë kënduesin qyshë tash në beft për sa i përket vlerës historike të gjykimit t’em mbi këtë njeri. Pikë së pari, un s’jam tue shkruem këtu nji biografí. Janë tepër të shumta elementet qi më mungojnë për me ia hŷmë nji vepre t’atillë. E historija e kohës së tij lyp afat ende qi të shkruhet. Gjyq’i historisë do të pështetet mbi dëshmí të drejta e dokumente autentike. Un, kso dokumentesh s’kam në dorë asnji, e si dëshmitar do t’i besoj vetëm kujtesës s’eme, të cilën s’kam asnji mjet për t’a kontrolluem. Për mâ tepër, me Esat Pashën kam pasun lidhní të ngushta familjare e kam qênë edhe vetë nji farë aktori në skenën politike shqiptare ku ai ka luejtun rolin e protagonistit. Me gjithë këtê, për historinë kam nji koncept tepër të naltë për me qênë, në dëshmit’e mija, i rrëmbyem prej çdo farë ndjenje e çdo farë interese personale jashta së vërtetës.

Im ungj Xhiu ( a Xhija) i Fajës (Haxhi Mustafa Gega) e im atë u kanë shërbyem dy vllaznëvet Esat e Gani, të bijve t’Ali Be Toptanit, me mish e me shpirt, me kokë e me gisht, dhe me gjithë kuptimin qi ka fjala n d e r në shqipet: si djelm përmbrapa kur ishin ende shumë të rij të dý palët ; në luftën greko-otomane (1897) krahpërkrah me ta ; im atë vetëm si djalë e qehajë konaku i Esatit ase qehajë çifliqesh ; deri qi, në 1915, për shkak t’em, hŷni ndërmjet anmiqsija për gjithmonë, sikur qi do t’a shohim mâ vonë.

Un vetë e njoha Esatin për herë të parë në 1902 në Janinë. Ai ishte atje komandar i gjindarmërisë së vilajetit qi kishte për kryeqêndër administrative atë qytet dhe përfshinte bregun e detit nga Preveza deri te gryka e Shkumbînit, gjithë Çamërinë, distriktet e Meçovës, Konicës, Leskovikut, Gjirokastrës, Delvinës, Pogonit, Përmetit, Tepelenës, Kurveleshit, Himarës, Vlorës, Beratit, Skraparit, Mallakastrës, Fierit e Lushnjes. Gradën e kishte feriik (gjeneral divisjonar ase gjeneral major), pa pasë bâmë asnji ditë shërbim ushtarak e pa pasë qênë asnji ditë në shkollë, ndonse me kënduem e shkruem turqisht disi e kishte pasë mësuem i ati me mësues privat në shtëpí. Nji zakon i politikës së mbretnëvet otomanë me Shqiptarët ka qênë edhe ky : kur ndokush nga krenët e vêndit bâhej i mërzitshëm për pushtetet lokale a politikisht i dyshimtë për Stambollin, mâ të shumtën e mërgojshin në ndonji trevë tjetër të mbretnisë me nji zyrë a gradë ushtarake e rrogë të kënaqëshme, e rrallë ndonji edhe e internojshin pa tjetër. Të pashkollët e kishin vêndin në gjindarmërí, si Esat’i ynë, Mehmet Pashë Deralla, Riza Beg Kryeziu, Bajram Curri, e tjerë; ndose i bânte sulltani ajutanta të vet, si Gani Benë, të vëllanë mâ të vogël t’Esatit. Nuk hŷjnë në këtë kategorí familjet e mëdhá feudale të shpërnguluna në të XIX qv. e nuk âsht këtu rasa me folë për to. Desha vetëm të dëftej se si u gjindte Esat Pashë Toptani në Janinë me nji gradë ushtarake aqë të naltë pa qênë i pajosun me ato merita personale qi lypte rasa.

Isha 15 vjetsh atëherë, kur im atë gjindej vetë në shërbim të pashës e më kishte thërritun edhe mue për me më shtimë në gjymnaz të Janinës. Ai banonte në konak të zotnisë së vet e atje m’a kishte përgatitun vêndin edhe mue për deri ditën qi t’u mbarojshin formalitetet për me hŷmë në konvikt. Kisha mbërrîmë në mbrâme e pasha kishte pasë hypun n’apartamentin e vet. Im atë më shtiu te shokët e vet, personeli qi flênte në konak. Këta më pritën e më përshëndetën përzêmërsisht. Por mue më bâhej sikur s’kishte për të më zânë gjumi pa pamë pashën. Më thonte kureshta ashtu, por s’qe e vërtetë : dý dit rrugë, Sarandë-Kalibaq e Kalibaq-Janinë me karrocë, më kishte dërmuem e më muer gjumi porsa vûna kret me flêjtun. Nesret mëngjes, kur pasha ishte tue dalë, im atë më qiti para tij për t’i puthun dorën. Kishte kohë qi un rrijsha tue e pikturuem në fantazinë t’eme sa herë qi më vente mêndja tek ai, e tash po e shihsha me të dy sŷt’e ballit se, siç gjanë gati gjithmonë, figura e vërtetë e tij më duel krejt ndryshe nga ajo qi un kisha vizatuem me mênd. M’u duk burrë i pashëm e i dashun, dhe kontaktet e shumta të mâvonshme me tê më patën siguruem se s’më kishin pasë rrêjtun sŷtë. Më pyeti për shëndet e si e kisha bâmë rrugën, më kshilloi me studjuem mir’e me zell edhe i dha urdhën sekretarit privat të tij me më rregulluem regjistrimin në shkollë e në konvikt.

Pasksha pasë votun në Janinë me kâmbë të mbarë për pashën. Ky s’kishte pasë lânë gur pa luejtun për t’a bindun sulltanin qi t’a shpërngulte nga Janina në vilajet të Shkodrës. Por ai e kishte bâmë pashë e dërguem në Janinë mû për me e larguem prej qarkut të Durrësit qi e përfshinte Shkodra. Me gjithë këtê, aso kohe në mbretninë othomane s’kishte gjâ qi s’u bânte me mitë e me miq. Prandej edhe pasha i ynë kishte arsye me tënduem e shpresuem, mbasi as paret as miqt s’i mungojshin. Por ksaj here fatin ia prûni ke dera nji incident krejt banal e i papritun : nji grindje qi i gjau me valinë, Tatar Osman Pashën. Ky ishte nji oficer shtatmadhorije i shquem, me gradë feriik-u të Parë. Kishte mbi vete edhe komandën e gjithë forcavet ushtarake me shërbim n’atë vilajet e gjatë kufinit me Greqinë. Ishte pra, në Janinë, mâ i nalti pushtet civil e ushtarak i mbretnisë, ndërsa Esat’i ynë s’ishte veçse komandar i gjindarmërisë nën urdhnat e atij e me nji gradë ushtarake mâ t’ulët se ai. Grindja ndërmjet tyne leu prej nji ceremonije ushtarake ditën e kryevjetorit të thronzimit të sulltanit. Gjithça âsht gati n’orën e caktueme për zhvillimin e ceremonisë. Valiu mbërrînë në minutën e përpikët kur do të fillonte ceremonija n’uniformë ushtarake me parzëm mbuluem me dekorata. Me habí të madhe vên re se Esat Pasha nuk ishte atje. E me pritun nuk i përmetojshin as rasa, as karakter’i tij, karakter’i nji ushtari të përsosun siç ishte. Ep urdhën me filluem. Banda muzikore nis me i ramë hymnit mbretnuer. Esat Pasha mbërrînë pesë minuta mâ vonë dhe hŷnë në radhë ku kishte vêndin i përvnerun prej krenijet të prekun pse s’qe pritun, në vênt qi t’i kërkonte ndjesë të parit të vet. Si bâhet me u nisun ceremonija pa qênë ai aty! Nuk e bân të madhe veçse përbehet me u shpaguem mirë nji ditë me Tatarin.

Tatar Osmani kishte nji mikeshë greke, të cilën e vizitonte herë mbas here kur i tekej e i gjente rasën. Ndër ato vizita, shumë delikate për nji pushtetar të naltë si ai e në nji qytet të vogël si Janina, sa të mundej përpiqej me shkuem i panjohun dhe merrte me vete nji djalë borshjot qi i shërbente në shtëpí, nji nga ata typa Shqiptarësh qi ku t’a kenë dhânë fjalën, sŷ veshë e gojë ̶ mana kur âsht nevoja edhe jetën ̶ s’i kanë mâ për vete! E quejshin Maliq.

Qe, mû në këtë shtek të ngushtë dau dhelpna e Tiranës me ia vûmë pritën vali pashës. S’kishte ndër mênd me i bâmë tjetër dhunë veçse me e turpnuem. Spiunët ia kishte lëshuem ndër gjurmat atij dhe Maliqit, pa harruem as shtëpín’e Grekes. E nuk iu desh me pritun gjatë : nji ditë u lajmue ia mbërrîni lajmi se Osman Pasha kishte votun e ishte atje, te bukuroshja e vet. S’humb minutën : merr katër djelm e turret atje. Por Maliqi ishte tue pritun përjashta ke dera. “Kapni-e!” u urdhnon djelmve të vet pa ngurruem. Mirpo Maliqi kishte në brezt alltijen e tij e po mos t’a shkrepte në këtë rasë as jeta s’i duhej gjâ mâ. E nxuer e qe tue e shkrepun, pra, njimênd, dhe drejt e mbë pashën anmik ; porse djelmt e këtij qenë mâ të shkathtë e i këcyen të katër përnjiherë mbë shpinë si rrufeja. Aty e mbrapa, për Esatin qe mâ e lehtë puna. Maliqi i çarmatosun, Grekja kapet e internohet në Prevezë si spiune e Athinës dhe dashunori i madh i saj mbet atje me Maliqin si nji kushdo, pa pikë gjaku në fytyrë e me nji “ Jazëkllar ollsun sana!” (paç faqen e zezë) prej gojës së kundrështarit ngadhnjyes.

Esat Pashë Toptani e kishte shfrŷmë krenin’e vet kundra nji pashe tjetër mâ të naltë se ai. Por ç’do të bânte tash Sulltan Hamidi? Cilit nga të dy do t’i epte arsye e ç’ndëshkim tjetrit? Osman Pasha ishte i çmuem fort prej atij vetë sidhe ndër qarqet e nalta ushtarake; por mb’anë tjetër, nëse Esati s’kishte kurrgjâ për t’u çmuem, ishte i fortë për miqt qi e përkrahshin e i drashun prej Oborrit mbretnuer qyshë se qe marrë gjaku i Gani Beut n’urë të Gallatës tue u vramë mun i biri i sadrazemit vetë. E Abdyl Hamiti kishte famë si nji mbret dinak e i zoti me pajtuem deri gjânat mâ të papajtueshmet. Valiu i Janinës ishte ndrŷmë në shtëpí e s’u shihte me askênd veçë zyrtarëvet mâ t’afërm qi shkojshin e merrshin urdhnat e tij atje. Pallatin e kishte lajmuem premas qi ndërmjet tij e Toptanit çdo mënyrë e mundsí bashkpunimi kishte mbaruem. Dy muej ngjati kjo situátë. Tekembramja mbreti e dha vendimin e vet : Esat Pasha kishte kërkuem mâ se nji herë qi të shpërngulej në vilajetin e vet, në Shkodër, e pra le të shpërngulej atje dhe le të merrte fund kjo ngatërresë e shëmtuetë!

E pat! Esat Be Toptani ishte bâmë pashë e larguem prej vêndit të vet për me e lânë këtê të qetë e me u harruem, tue hŷmë në rendin e shumë pashallarëve tjerë, edhe asish qi s’e bâjshin nji ovull të kuqe, të mbretnisë otomane. Tashti po kthehej atje me nji gradë të naltë ushtarake e nji pushtet zyrtar të rândsishëm qi përpara s’i kishte pasun. Vështirë âsht me u thânë se deri ku kanë mundun këto rrethana me i influéncuem aventurat e mâvonshme të jetës së tij qi kanë pasun për skenë shi vilajetin e Shkodrës, kryesisht sanxhakun e Durrësit e atê të Dibrës.

23 korrik 1908. Turqit e Rij shpallin në Manastir regjimin kushtetuer. Nesret shtrëngohet Sulltan Hamidi me e pranuem e me urdhnuem qi t’u shpallte zyrtarisht, me dekret mbretnuer, në kryeqytet e në gjithë mbretninë anembanë. Kërsitën kështu gjithkund topa gzimi përcjellë me manifestime brohorimtare e ceremoní të posaçme civile, ushtarake e fetare. Vetëm tre muej mbasi kishte hypun në thront (1876), i kshilluem kâmbëngultas prej disa personaliteteve me mênde të ndritun e të frymzueme prej regjimevet parlamentare të Francës e t’Anglisë, Abdyl-Hamidi II e kishte pasë pranuem e shpallë edhe nji herë tjetër nji regjim të këtillë, për herë të parë në jetën gjashtshekullore të mbretnisë otomane; por lufta ruso-turke qi pat plasun mbas dý vjetsh i pat dhânë rasë me e pezulluem. Ishte pra e dyta herë qi po e bâjshin Turqit këtë provë nën të njimêndin mbret e me të njimêndën kushtetutë, pa i ndërruem asnji fjalë.

Në të vërtetë, qe nji provë e guximshme për nji komb qi 600 vjet ishte mësuem me njohun vetëm pushtetin e nji mbreti absolut, me ndëgjuem për gjithë ditë të prende prej goje të hoxhëvet tue u falë në xhamí se mbreti ishte mbëkâmbës i profetit të mâ se treqind miljon myslimanëve në botë dhe “Hija e Perëndisë mbi Dhe”! Se ky vetëm kishte të drejtë me sunduem simbas urdhnimeve të sherjatit për nji komb qi nuk ishte nji popull homogjen, por i përbâmë prej nja dhetë popujsh me origjinë të ndryshme, me historí, me tradita, me gjuhë e me zakone të ndryshme. Por atypraty, të tânë këta popuj u dejën prej asaj gjâje të re qi as emnin s’ia kishin ndiem kurrë, u magjepsën nga fjalët e bukura propagandistike. Dhe kështu, nja gjashtë muej mbetën si të habitun, tue pritun mrekullitë qi do të bânte regjimi i ri.
Ndërkaqë, mâ i forti grup i Turqve të Rij, ai qi i kishte dhânë organizatës së vet emnin “Bashkim e Përparim” e qi kishte marrë pushtetin e regjimit të ri në dorë, pat mundsí me u organizuem mâ mirë e me u forcuem. Themeloi nji partí politike me të njâjtin emën, por nji partí politike qi s’ishte tjetër veçse maska e organizatës së vjetër revolucjonare e terroriste, e cila drejtohej prej nji komiteti qêndruer të fshehët, qi dihej vetëm se e kishte selinë në Selanik. Ishte ky komitet tashti qi vrânte e kthiellte në të katër anët e mbretnisë n’emën të lirisë, barazisë e vllaznisë si mâ parë sulltani n’emën të Perëndisë. Kush mbërrînte, e gati gjithkush mund të mbërrînte po t’a kishte ndopak xhepin të ngrohët, me marrë bekimin e nji komiteti, qoftë edhe krahinuer, të Bashkim-e-Përparimit, ai ishte i lamë prej çdo mëkati qi mund të kishte bâmë nën regjimin e vjetër.

Shi nën kët’ajrí politike e morale qe, qi pashës s’onë po i çilej tash shteku drejt horizontesh mâ të gjâna për ambicjet e tija sesa kishte qênë der atëherë komanda e disa bataljonave gjindarmësh të shpërdamë nëpër gjithë tokën e nji vilajeti. Po u afrojshin zgjedhjet parlamentare. Ai paraqet dorhjeken prej zyrës qi kishte ̶ grada ushtarake e titulli natyrisht i rrijshin ̶ dhe vên kandidaturën për deputet në sanxhakun e Durrësit, qi përfshinte edhe distriktet Kavajë, Shijak, Tiranë e Krujë. Ishte qind për qind i sigurtë se do të fitonte, e ndoshta me të gjitha votat, pa asnji kundrështim. Un isha atëherë student në të dytën klasë të Mylkijes në Stamboll. E atje, në kontakt e miqsí mjaft të ngushtë me mue, gjindej edhe Murat Be Toptani, i liruem nga internimi në Konjë t’Anadollit nën regjimin e përparshëm për arsye politike shqiptare. Murati ishte vllai i parë i Refikut e i biri i Said Beut, i cili kishte pasë qênë 30 vjet parandej piknisht deputet i prefekturës së Durrësit në Parlamentin e parë otoman. Murat Beu kishte bâmë edhe studime në Galata-Saraj të Stambollit dhe e flitte shumë mirë frëngjishten. Ishte poét dhe kishte shkruem do vjersha patriotike mjaft të bukura. Ishte shum’i ndershëm e populluer. I kishte, pra, të gjitha cillsitë për me u zgjedhun ai, deputet i Durrësit, jo Esati. E nji ditë po më lutet me shkruem letra në Krujë qi të votojshin për tê. Hap sŷtë e e shikoj me habí. Isha djalosh gjithsej 21 vjetsh e t’im atë e kisha me shërbim në derë t’Esat Pashës. Ndër këto kushte, cili Krutan kishte për t’a ndëgjuem fjalën t’eme me votuem për Murat Benë kundra pashës? “Njeriu, tha Murati, ka borxh me bâmë atê qi i thotë ndërgjegja e qi i vjen për dore; a bân a s’bân dobí âsht tjetër gjâ, ndoshta edhe bân”. Sa për ndërgjegje, un po e ndîesha mirë fort se Murati meritonte çdo përkrahje e, mbasi nguli kâmbë, edhe tue e dijtun se ishte punë e kotë, i shkrova nji letër Jahe Gjelit qi t’ia këndonte parsisë së Vêndit. Por efekt’i saj duel krejt ashtu sikur e kisha parapamë : të gjitha votat i shkuen pashës.

Qi Esat Pashë Toptani t’ishte nji deputet kâmb’e krye i Bashkim-e-Përparimit gjithsa kohë qi ky të qëndronte në fuqí e i fortë dhe ai t’a ndiente veten shum’a pak të komprometuem me regjimin despotik të Sulltan Hamidit, mund të quhej nji gjâ normale ndër ato rrethana e për tipin moral të tij. Por un nuk do t’a kisha besuem se nji burrë kryenaltë si ai, të cillin e kemi pamë të kapërthyem për vdekë me syprorin e vet Tatar Osmanin për nji pikë sedri pavênd, nuk do t’a kisha besuem, po them, qi ky njeri aqë kryenaltë t’a lênte veten me shkuem deri në paresën e spiunit t’asaj fuqije, të cilën me zêmër e përbuzte dhe e urrente. Mbase ky gjykim i im âsht tepër i rândë për nji fakt të vetëm qi kam për provë. Por mâ mirë po dëftej faktin qi dij e le t’a pleqnojë kënduesi vetë.

Nji ditë të prende pata votun me i bâmë nji vizitë, natyrisht vizitë nderimi e, eventuálisht, shërbimi po të më vinte për dore. Shkojsha shpesh me e pamë, gati për javë, qyshse kishte ardhun në Stamboll ku un bâjsha atëherë mësimet e nalta. Atë ditë m’u bâ sikur e gjeta të zhytun ndër mendime e porsa më pa u gzue e më tha: “Sa mirë u bâ qi erdhe, se kam nji punë me tý”. Banonte në Péra Palace, nji hotel luksuer, mâ luksori në lagjen evropjane, se nuk i kishte ardhun ende familja. E gjeta tue ndêjtun në hall-t. Nuk m’uli atje fare, por më prîni e më çoi në salonin privat të tij pranë odës ku flênte. Më tha se do t’i shkruente nji letër Rahmi Beut, qi ishte nji nga leader-t mâ të shquemit të Bashkim-e-Përparimit në Selanik. Do t’i thonte se disa Shqiptarë, ndër të cilët përmêndi të kushrînin, gjeneral Fadil Pashë Toptanin, e Haxhi Vildan Efendinë nga Dibra, ishin marrë vesht me bâmë së bashku nji vallim nëpër qytetet e Shqipnisë, hajsmi për të ndritun atë popull mbi regjimin e ri me takime private e konferenca ; kurse në të vërtetë ata po shkojshin, simbas kallzimit të pashës s’onë, me shtimë keq për regjimin e me nxitun Shqiptarët qi të kërkojshin nji administratë autonome. “Këto janë fjalët qi due me shkruem në letrët: ti tashti merre në kalem si duhet dhe eja e m’a këndo”, konkludoi pasha e u tërhoq n’odë. M’u duk nji gjâ e mëndershme ky kallzim, por nuk pata guxim me ia mohuem shërbimin. Jo se letra do t’itte pa shkruem, edhe sikur mos t’a shkruejsha un; jo se ajo bâni ndonji dâm, sepse ata qi po u përgatitshin me shkuem në Shqipní shkuen se shkuen pa u hŷmë gjêmb në kâmbë : sado-kudo, regjim’i ri nuk ishte ai i Sulltan Hamidit. Me gjithë këtê, vepra në vetvete qe e keqe.
Me 12 prill 1909 plasi në garnizonin e Stambollit nji lëvizje reakcjonare me armë e me gjak kundra regjimit të ri, e frymzueme thjesht prej fanatizmet fetare. Por u fashit shpejt prej armatës së tretë të Rumelisë nën komandën e Mahmud-Shefqet Pashës, dhe Turqit e Rij të Bashkim-e-Përparimit përfituen prej ksaj rase për me shthronzuem Abdyl-Hamitin II, ndonse personalisht qe krejt i pafajshëm n’atë lëvizje, e me vûmë në vênd të tij të vllanë, Reshatin, qi ishte trashigimtar’i thronit. Ky akt revolucjonar formalisht u vendos prej parlamentit, të mbledhun n’Ajastefanos, sod Jeshilqoej, n’afërsinat e kryeqytetit ; por frymzuesi ishte Bashkim-e-Përparimi e imponuesja ushtrija e Mahmud Shefqetit. Me kët’akt, gjêndja bâhej shumë mâ delikate seç ishte në vetvete. Stambolli ishte ende praktikisht i paokupuem e garnizoni rebel i paçarmatosun. Hamidi e kishte prestigjin të madh, si në kryeqytet ashtu edhe përjashta. Garda mbretnore, nën komandën e Tahir Pashë Krajës nga Kraja e Shkodrës, s’ishte tue lypun nderë mâ të madhe se me dekun për mbretin e vet. Kjo gjêndje i kshillonte Turqit e Rij qi të veprojshin me urtí të madhe në zbatimin e vendimit për shthronzimin e Abdyl-Hamidit. E kështu bânë. Parlamenti zgjodh nji komisjon në gjí të vet të përbâmë prej burrash mâ përfaqsimtarë qi besonte se ka dhe e dërgoi këtê në Yilldiz për t’i kumtuem atij mbreti se… popujt e mbretnisë nuk e dojshin mâ e se prandej duhej t’abdikonte. Gjithë arsyeja qi më shtŷni me e përshkruem e diskutuem këtë ndodhí këtu, tue shkruem mbi jetën e Esat Pashë Toptanit, âsht piknisht për me vûmë në dukje rolin qi pat ramë këtij vetë për pjesë me luejtun n’atë rasë. Jo vetëm qi Esat’i ynë u zgjodh si mis i komisjonit për të cillin fola, por u ngarkue veçanë ky qi t’ia thonte sulltanit n’emën të komisjonit fjalët qi ishin caktuem me i thânë. E nga i vinte gjithë kjo rândsí e posaçme nji Esat Pashe qi dihej se ishte gati nji analfabet? E pse me dalë shi prej gojës së tij fjalët qi ishin për t’iu thânë mbretit, kurse turqishtja e tij ishte ajo qi ishte, dmth. e nji Shqiptari të pashkollë ? Un, qi kam qênë vetë në Stamboll ndër ato çase kritike e qi i ndiej si të vulosuna në shpirt të gjitha rrethanat e asaj kohe, kështu mundem me i tfilluem arsyet e rândsisë qi iu dha Esatit në shthronzimin e Abdyl-Hamidit II :

A) Se Shqiptarët e Pallatit, tue filluem prej Tahirit, kishin për tê, si Toptan, si i vllai Gani Beut e si mik personal, nji konsideratë të veçanët ; njiu ndër ta, Halil Be Krajës qi për rândsí e influencë në Pallat shkonte rrafsh me Tahir Pashën, i kishte dhânë nji vajzë për të birin, Veli Benë qi ishte ajutant i mbretit; me vênd pra ishte për t’u menduem se këta kurtizanë të fortë së paku nuk do t’a trimnojshin sulltanin për qëndresë tue pamë Esat Toptanin kundra tij.

B) Shqipnija, sidomos ajo e Veriut, njihej me të drejtë si nji fortesë për t’iu ruejtun e Sulltan Hamidit, dhe Esat Pasha besohej quhej si përfaqsuesi mâ ndëkues i atij vêndi.

Këto, besoj un, kanë qênë arsyet për të cillat iu ngarkue ajo barrë delikate pashës s’onë e jo tjetër. Edhe misjon’i tij përnjimênd pat sukces të plotë : Abdyl-Hamidi II iu shtrue vullnetit “të popullit” pa qëndresë, ashtu siç iu kërkue, edhe u internue në nji vilë, Vila Alatini, të Selanikut për nja tri vjet e gjymsë, deri në luftën ndërmjet Turqisë e pushtetevet ballkanike në 1912.

Esat Pashë Toptani u ndêjt besnik Turqve të Rij qi ishin në fuqí aqë kohë sa ata qenë të fortë, siç e kam thânë edhe mâ nalt. Por mbrapa, kur e pau se ata muerën teposhten, se gati gjithë përfaqsuesit e popujvet allogjenë të mbretnisë në parlamentin njâni mbas tjetrit duelën e po dilshin n’opozitë dhe kritikojshin qeverinë sa mundshin për paudhësitë qi gjajshin nëpër vêndet e tyne, kur edhe Shqipnija përditë mâ keq po kredhej n’anarqí e zâni i nacjonalistave shqiptarë po bâhej përditë mâ i fortë për të drejtat kombëtare, atëherë edhe Esat Pasha, qi, ndonse i pashkollë, ishte fort i hollë për mênd, u trimnue e haptazi filloi me ndjekun gjurmat e deputetve patriotën e guximtarë si Ismail-Kemal Vlora, Mufid Libohova e Hasan Prishtina. Në luftën ndërmjet partizanëve të dý abecevet arabe e latine për gjuhën shqipe, e para e lypun kryesisht prej hoxhëvet fanatikë dhe e dëshirueme e e përkrahun prej Turqve të rij dhe e dyta e përdorun qysh shumë vjet parandej prej patrijotëvet shqiptarë, pasha i ynë nuk u përzie kurrë ; nuk foli asnji herë ndër mbledhjet parlamentare e nuk muer pjesë ndër komisjone të kshillit: ai s’ishte i zoti për kso punësh. Karrjera e tij nën mbretninë otomane mbaron me komandën e divizjonit të reservistavet shqiptarë në Shkodër gjatë luftës turko-ballkanike; por ky rol i tij përzihet i pandashëm me atê mâ të madhin qi ka luejtun si Shqiptar mbasi qe shpallë pamvarsija e jonë kombëtare.

KARAKTERET NATYRORE E HISTORIKE TË SHQIPËRISË SË MADHE – Nga MUSTAFA KRUJA

Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj,

Duhet të filloj me një falënderim të thellë e të përzemërt Shkëlqesisë Federzoni për nderimin që më bëri, duke më ftuar të mbaj këtë Konferencë të shkurtër nën patronazhin e Akademisë Mbretërore t’Italisë, që ai denjësisht kryeson.

Do t’u flas për karakteret natyrore e historike të Shqipërisë së Madhe, temë kjo që një shqiptar nuk mund t’a trajtojë pa një emocion të thellë e të justifikuar. Por kur flitet në një vend si ky, që përfaqëson artin dhe shkencën, të bukurën e të vërtetën, duhet bërë gjithshka për të përmbajtur të gjitha pasionet, edhe më të ligjëshmet, për të qënë të paanshëm në shkallën më të lartë njerëzisht të mundëshme.

Pra, më së fundi është e lejueshme të flitet publikisht e solemnisht për Shqipërinë e madhe. E….për Shqipërinë e madhe të gjallë, të gjallë në realitetin e saj më të shkëlqyer. Sepse për një Shqipëri të madhe t’ëndërruar thjesht nga poetët tanë, të dëshiruar nga atdhetarët e dëshmorët, të kënduar nga rinia jonë e zjarrtë është folur prej kohësh.

Cili ishte synimi i Lidhjes Kombëtare të Prizrenit veçse Shqipëria e madhe? I qartë e pa mëdyshje ishte programi i saj: të shpëtohej mbi të gjitha Atdheu nga gjymtimet e vendosura në Kongresin e Berlinit në dobi të fqinjëve të saj. Së dyti të detyronte qeverinë otomane të njihte autonominë e Shqipërisë brënda kufijve administrativë të katër vilajeteve ose guvernatorateve të Janinës, Monastirit, Shkupit dhe Shkodrës me Ohrin kryeqytet. Së fundi të pregatiste Kombin për luftën supreme për pavarësinë e plotë.

Nga shumë anë u kërkua të shihej në Lidhjen e Prizrenit një manevër turke për dështimin e vendimeve që Fuqitë e Mëdha kishin marrë në dëm të trevave të Perandorisë. Ndërsa ne pohojmë, me dokumenta në dorë, se lëvizja shqiptare e shpërthyer në Lidhjen e Prizrenit ka qenë krejtësisht spontane e me karakter kombëtar. Që Turqit fillimisht t’a kenë parë me sy të mirë dhe të kenë dashur të përfitojnë për qëllimet e tyre, s’ka asgjë për t’u mrekulluar; por nuk ka as dyshimin më të vogël se ideja, për të organizuar Kombin për qëndresën me armë ndaj çdo përpjekjeje ndarjeje apo cungimi të tokës shqiptare, lindi vetvetiu tek të gjithë krerët e Jugut e të Veriut të Shqipërisë, fill mbas nënshkrimit të traktatit ruso-turk të Shën Stefanit dhe gjeti një terren tepër të favorshëm në ndjenjën e gjithë popullit, pa dallim krahine e besimi fetar.
Në një raport, të dërguar n’atë kohë Foreing Office-it nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Stamboll, lexojmë, mes të tjerash, pjesët e mëposhtëme:
“ Gjëndja është ndërlikuar nga një lëshim i parë i tokave shqiptare Malit të Zi dhe, nga ana tjetër, nga dëshpërimi që ka shkaktuar ndërmjet shqiptarëve propozimi që t’i jepet Greqisë një pjesë e guvernatoratit të Janinës dhe të tjera vise të Shqipërisë”. “ Megjithëse thuhet se kjo lëvizje është nxitur nga Autoritetet Turke, është e sigurtë se zjarri , sido që të jetë ndezur, është i një lloji që djeg, pa dëshirën e tyre, vetë turqit.”. “ Nuk mund të mohohet se kjo lëvizje është krejtësisht e natyrshme. Racë e lashtë e më e shquar se ato që e rrethojnë, Shqiptarët kanë parë kombet fqinje të mbrojtura nga fuqitë evropjane dhe aspiratat e tyre për një gjëndje më të mirë kombëtare drejt pavarësisë, të mbështetura po prej tyre. Shqiptarët kanë parë Bullgarët krejtësisht të çliruar në Bullgari e zotër të Rumelisë Lindore. Shqiptarët kanë parë dëshirën e zjarrtë t’Evropës të çlirojë nga zgjedha turke tokat e banuara nga Grekët, kanë parë sllavët e Malit të Zi të mbrojtur me entuziazëm nga perandoria e madhe sllave e Veriut. Tani shohin se çështja e Lindjes vihet në rrugën e zgjidhjes simbas parimit të kombësive e gjysishulli ballkanik i sistemuar gradualisht, gjithmonë mbi atë bazë, simbas racave të ndryshme që banojnë aty. Nga ana tjetër shohin se çdo herë ata përjashtohen nga ky parim. Kombësia e tyre nuk njihet dhe tokat e banuara krejtësisht prej Shqiptarësh i janë dhënë Malit të Zi për t’i bërë qejfin mbrojtësit rus dhe Greqisë, nga ana e saj, e mbrojtur nga Anglia dhe Franca.”. “Pra qëndresa e Shqiptarëve kundra vullnetit t’Evropës nuk më duket as e krijuar, as e qortueshme.”

Deri këtu diplomati anglez. Më tutje ai mbështet haptas formimin e një Shqipërie të madhe autonome n’emër të së drejtës, të drejtësisë dhe t’interesit të përgjithshëm evropian.

Lidhja e Prizrenit, edhe se në fillim nuk i u duk keq Qeverisë Turke për qëllimet e saj karshi Evropës, është e njohur në mënyrë të pakundërshtueshme, se më vonë u luftua prej saj e të gjithë krerët e saj u përndoqën. Nëse qeveria Turke ishte e kënaqur që Shqiptarët të vriteshin për të shpëtuar tërësinë tokësore të Perandorisë Osmane, së paku aty ku ishin drejtpërdrejt t’interesuar, sigurisht u zhgënjye, kur kuptoi se populli shqiptar shqetësohej vetëm për fatin e lirinë e tij.

Thashë se pjesa e parë e programit të Lidhjes dhe qëllimi i saj i menjëhershëm qëndronte n’organizimin e Kombit për një kundërshtim t’armatosur ndaj cungimeve të trevave shqiptare. Për këtë mjaftoi një kushtrim i thjeshtë, pra alarm i hedhur gjithë burrave t’aftë për luftë, që nga të gjitha anët e Vendit të vraponin mijra vullnetarë e të viheshin në gatishmëri të vetë Lidhjes. Betejat e ashpra, të zhvilluara ndërmjet vullnetarëve të Lidhjes dhe ushtrisë malazeze për Plavën e Gucinë, krahinën katolike të Hotit, Grudën e Triepshin në malësit e Mbishkodrës, janë përjetësuar nga poezia m’e bukur epike fishtjane dhe nga rapsodia popullore.

Një nga shumë këngë popullore të frymëzuara nga ato bëma tingëllon kështu: ”Evropa dhe Sulltani kanë vendosur t’i japin Malit të Zi malet tona. Por nuk ka ndërmjet nesh njerëz të poshtër që të lenë të përdhosen varret e të parëvet nga i huaji.. Hoti e Gruda kanë dhënë besën të mos braktisin malet pa derdhur gjithë gjakun e tyre. Do t’i tregojmë botës vendosmërinë tonë të patundur. Ajo do të kuptojë se ne jemi të gjithë të bashkuar si një njeri i vetëm.”

Në fakt Kombi shqiptar asnjëherë nuk i u paraqit botës më i njëzëshëm në qëllimet e tij e më i bashkuar në veprimet e tij. Mjafton të kujtojmë emrat e qyteteve dhe krahinave, të përfaqësuara zyrtarisht në Lidhjen e Prizrenit. Ato janë: e gjithë krahina e Shkodrës, Plava, Gucija, Gjakova, Peja, Senica, Novipazari, Mitrovica, Vuçiterni, Prishtina, Gjilani, Shkupi, Prizreni, Dibra, Tetova, Gostivari, Ohri, Monastiri, Veles, Korça, Kolonja, Frashëri, Leskoviku dhe të tjera vënde të Jugut.

Lidhja e Prizrenit kishte hartuar aktin e saj formues në tre pika të shkurtëra themelore. Po i citoj ato nga libri i Vico Mantegazza-s me titull “Albania”:
Lidhja Shqiptare është formuar për mbrojtjen dhe rivendikimin e territorit kombëtar.
Çdo Shqiptar mund të bëjë pjesë në Lidhje duke u betuar, në çastin e pranimit, se do të mbrojë, me të gjitha mjetet, autonominë e plotë t’Atdheut.
Cilido antar i Lidhjes që, duke mos kryer detyrën, do të bëhet fajtor për tradhëti ndaj Atdheut, do të vritet pa mëshirë.
Tani mund të përfytyrohet se si një organizatë e tillë mund t’ishte rrezatim i vullnetit turk.
Jo! Lidhja e Prizrenit ka qenë shfaqja më e qartë e ndërgjegjes së pjekur kombëtare shqiptare. Ajo vërteton se Shqiptarët, megjithëse në dukje të përçarë nga ndryshime fetare e krahinore, përballë armikut e rrezikut ndjehen vetëm shqiptarë, të gjithë të bashkuar nga zëri i gjakut dhe gjuhës së përbashkët.
Por mendimin dhe aspiratën e Shqiptarëve për Shqipërinë e madhe e të lirë ne nuk e gjejmë të shprehur vetëm nga Lidhja e Prizrenit. Atëherë çfarë, në mos Shqipërinë e Madhe, të lirë e të pavarur, kishin ndërmend 500 krerët e parisë shqiptare, të thirrur e të masakruar tradhëtisht në qytetin e Monastirit nga Veziri i Madh Reshit Pasha më 3 korrik 1830?
Cila mund t’ishte arsyeja e vërtetë e 54 kryengritjeve të krahinave të ndryshme të Shqipërisë së Madhe, gjatë katër shekujve e gjysëm kundër kolosit turk, veçse mos durimi i zinxhirëve dhe vullneti për t’i thyer?
Historia nuk mund të mos i njohë Ali Pashë Tepelenës, guvernator pothuaj i pavarur i Janinës, dhe dinastisë së Bushatlinjve të Shkodrës, qëllimin e fshehtë të formonin Shqipërinë e madhe, të lirë nën sovranitetin e saj.

Poeti dhe shtetari Vaso Pasha prej Shkodre ka shkruar kështu:
“Qyshë prej Tivarit deri në Prevezë
Gjithkund lshon dielli vapë e rrezë
Ấsht toka e jonë; t’Parët na kanë lanë;
Kush mos t’përkasë se desim t’tânë.”
Po! Populli shqiptar ka derdhur përrenj gjaku gjatë shekujve, herë për t’a mbrojtur lirinë e herë për t’a rifituar atë. Betejat e tij fillojnë në histori që nga kohët e lashta, kur quhej ilir. Ai humbi ndeshjet me Romakët, si me Pirron, si me mbretërit e Veriut, ishte diçka e pashmangëshme. U bë pjesë e pandashme e Perandorisë së cilës, nëpër shekujt e gjatë, i dha legjione të pathyeshme, gjeneralë me shumë vlera e, madje, një sërë perandorësh të mëdhenj.

Mbas rënies së Perandorisë së Romës, të parët tanë ilirë qenë të detyruar të përballonin hordhitë barbare, të ardhura nga veriu e Veri Lindja. Disa orteqe kalojnë e largohen mbas dhjetëvjeçarësh, herë herë nbas ndonjë shekulli masakrash e shkatërrimi, duke lënë mbrapa zbrazësirën, gërmadhat, terrorin. Ata janë pasuar nga dallga sllave që gjeti një terren të përgatitur për një hyrje të lehtë. Populli ilir, shumë i pakësuar në numur, ishte i mbaruar, i raskapitur. Damari i tij luftarak, aftësia e tij e qëndresës ishin mpakur.. Mundet dhe nënshtrohet. Sllavët vendosen përfundimisht në viset tona të bukura.

Ishte pushtimi më i zymtë, më i rëndi për nga pasojat për racën tonë. Një pjesë e madhe popullsish ilire u thith nga fuqia asimiluese e jashtzakonshme sllave. Ende sot, të shqyrtuara në dritën e shkencës antropologjike dhe etnologjike, shumë sllavë duken qartë se janë nga racë ilire. Asimilimi sllav i elementëve shqiptarë mund të thuhet se ka vazhduar deri në ditët tona. Do t’u jap pak shembuj: fisi i Kuçit në Mal të Zi, që deri para pak qindvjetësh fliste vetëm shqip dhe ushtronte besimin katolik roman, sot nuk flet veçse sllavisht dhe i përket Kishës së ndarë. Krahinat e Plavës dhe Gucisë, në Veri Lindje të Malit të Zi, që gjysëm shekulli më parë nuk njihnin asnjë fjalë sllave, sot janë dygjuhëshe dhe do të mjaftonte një tjetër pesëdhjetëvjeçar, që të sllavizoheshin krejtësisht nëse do të mbeteshin nën një zotërim jo shqiptar. Së fundi një tjetër shëmbull që i takon një familjeje të shkëlqyer : simbas rrëfimit të vetë Mbretit të vdekur Aleksandër dhe Princit të gjallë e të shëndetshëm, Pavel, dinastia e Karagjorgjeviçëve i përket fisit të njohur shqiptar të Kelmendit.

Shkurt, mund të themi pa frikë se gabojmë, se nëse mbas kaqë peripecish mijravjeçare, ka ende sot një popull shqiptar, që rrjedh nga fiset ilire, kjo i detyrohet kryesisht forcës së brëndëshme të racës sonë e, më pas, një faktori historik e gjeografik, duke qënë bregdet Adriatik, sot i banuar nga shqiptarët, relativisht më pak i arritshëm nga mvatjet barbare e, në të njëjtën kohë, në kontakt të vazhdueshëm, nëpërmjet detit me botën italike.

Thotë Pouqueville: “ Ky popull herojsh që shpesh herë, gjatë shekujve, u desh të mbrohej në malet e tij të paarritëshme për të ruajtur lirinë e tij, shikonte nga lart perandoritë që lindnin dhe vdisnin, për të rizbritur e rifituar tokat e braktisura.” Mund edhe të shtohet se pushtimi dhe zotërimi pasues turk i rrëmbyen popullit shqiptar lirinë po, nga ana tjetër, e ndihmuan të ruante individualitetin e tij kombëtar nga rreziku i asimilimit sllav.

Në Mesjetë Kombi Shqiptar, mbasi kishte pësuar për një kohë të gjatë zotërimin bullgar e sërb, me vdekjen e Dushanit dhe shpërbërjen e perandorisë së tij, mundi të organizohet në principata të ndryshme të pavarura dhe nën dinastinë Balsha të Shkodrës shohim Shtetin më të fuqishëm shqiptar që kujton historia : kufijt e tij arrinin deri në zemrën e Bosnjës nga njëra anë dhe përtej Gjirokastrës dhe Kosturit, nga ana tjetër. Historianët sërbë të pretendojnë sa të duan se Balshajt ishin me origjinë sllave. Ata kishin në dej gjakun më të pastër shqiptar. Aq sa Balsha I, për të theksuar më mirë shkëputjen dhe pavarësinë e tij nga bota sllave e lindore, madje do të thosha zvjerdhjen dhe kundërshtinë ndaj tyre, u kthye shpejt në katoliçizëm, pra në besimin që ushtronte atëherë Populli Shqiptar, në shumicën dërmuese të tij, në besimin që e çonte drejt Romës e drejt Perëndimit. Të tjerë princa shqiptarë si Shpatajt e Loshajt zgjeruan zotërimin e tyre në jugë mbi gjithë Epirin, Akarnaninë dhe Etolinë.

Por një tjetër stuhi do të vinte nga Lindja për të shkallmuar gjithshka që gjente në këmbë në Ballkanet. Një popull aziatik plot fuqi dhe entuziazëm fetar kërcënonte gjithë qytetërimin e krishterë. Perandoria e Lindjes, tashmë pa gjak dhe e ligështuar nga luftërat e gjata nga të gjitha anët gjatë një mijëvjeçari, merr goditjen vdekjeprurëse nga turku. Gjysëmhëna përparon fuqishëm drejt perëndimit. Bullgaria është tashmë për tokë mbas pak vitesh që turqit kanë vënë këmbë n’Evropë. Bizanti i drejtohet Papës. Evropa mallëngjehet por nuk lëviz! Thirrjes së Urbanit V i përgjigjet bujarisht Amedeo VI i Savojës dhe Venediku që trasporton me det ushtrinë e Princit Sabaud. Luigji i Madh i Hungarisë, ziliqar për Venedikun, ndihmon, por pak e pa bindje. “Duka i Savojës pushton Galipolin, dhe nëse nuk arrin gjë tjetër për mungesë forcash, kaq larg bazave të tij e i pa përkrahur prej popullit mosmirënjohës grek, – janë fjalët e një autori italian – bën sa mjafton për të treguar rezultatin e madh që mund të kishte korrur nëse me të do të bashkoheshin populli sërb o, së paku, Luigji i Hungarisë.”

Por Sërbët kanë tjetër gjë në dorë, kanë grindjet e brëndëshme, dhe nuk kuptojnë se vërshimi aziatik po hapet në mënyrë të pandalëshme e shpejt do të arrijë në shtëpinë e tyre. Në fakt më 1389 vjen ndeshja fatale në fushën e Kosovës ndërmjet gjysëmhënës dhe një besëlidhjeje të krishterë nën komandën eprore të një mbreti sërb. Gjatë kësaj beteje të famshme bie në luftim mbreti Lazër të cilit, mbas përfundimit të betejës, i merret haku nga një bujar sërb që me tradhëti vret sulltanin Murat I.

Shumë kanë folur Sërbët për këtë betejë të humbur, duke përvehtësuar gjithë sakrificat, mbasi për merita nuk është rasti të flitet. Është e nevojshme të sqarohet se ndeshja në Kosovë nuk është përballuar vetëm nga sërbët, por nga e gjithë besëlidhja e krishterë, e përbërë nga Sërbët, Boshnjakët, Dalmatët, Hungarezët dhe Shqiptarët, këta të fundit të komanduar nga princi Gjergj Kastrioti, gjyshi i heroit tonë, Skënderbeut. Nëse komanda eprore i u besua nga aleatët mbretit sërb, kjo ndodhi për arsyen e thjeshtë se asnjë tjetër ushtri beslidhëse nuk kishte në krye një mbret dhe se ushtria sërbe ishte më e shumtë se ato të aleatëve.
Për ne gjëja më e rëndësishme është fakti se nëse mbretëria sërbe u shëmb përballë kolosit turk në një të vetme betejë sado madhështore, Populli shqiptar u a mbylli turqve rrugët e Perëndimit edhe për 76 vite të tjera. Nëse populli sërb mund të mëtojë një të drejtë historike përballë Evropës thjesht për vdekjen e një mbreti të tij në një betejë kundra turqve, aqë më tepër duhet t’i jepet popullit Shqiptar e drejta për mirënjohje nga qytetërimi i krishterë perëndimor, që për tre të katërta qindvjeti, ka patur në të një gardh të pakapërcyeshëm kundra barbarisë aziatike.

Por këtë borxh mirënjohjeje Evropa e harroi për një kohë të gjatë. Populli shqiptar, i nënështruar peshës së stërmadhe të forcës turke, mbas një qëndrese të gjatë e heroike, në shumicën e madhe të tij, ka kryer përballë Krishterimit krimin e mohimit të fesë të cilën më parë e kishte mbrojtur me aq zell e heroizëm. Nuk do të flasim këtu për këtë dukuri shumë të rëndësishme shoqërore e për faktorët e saj përcaktues, as për të gjitha pasojat e saj. Themi vetëm se dënimi i dhënë Popullit shqiptar nga Evropa e krishterë për këtë faj të tij ka qënë me të vërtetë i ashpër, i papërshtatëshëm, i padrejtë. Ai u braktis në fatin e tij të dhimshëm, pothuajse i mallkuar, i përjashtuar nga bashkësia evropiane. Gjithë përpjekjet e tij për t’u çliruar nga zgjedha otomane kanë mbetur pa jehonë n’Evropë, janë quajtur një çështje e brëndëshme, shkurt një grindje në familje.

Ç’rëndësi ka, mendohej, nëse të pafetë mbysin njëri tjetrin? E kur Shqiptarët ortodoksë të Sulit japin ndihmesën e tyre vendimtare për lirinë greke, vetë Greqia e me të, një pjesë e madhe e Perëndimit, gjejnë rast nga kjo vepër bujare të pohojnë se ortodoksët shqiptarë ndjehen Grekë, madje janë Grekë. Kur malsorët heroikë katolikë të Mirditës, të Hotit e të Grudës rrëmbejnë armët për të luftuar bri vëllezërvet myslimanë të Plavës e Gucisë, për të përzënë së bashku trupat malazeze që donin të merrnin në zotërim tokat shqiptare të caktuara nga Kongresi i Berlinit Shtetit fqinjë, Evropa do të çonte një flotë të fuqishme ndërkombëtare, për të frikësuar mbrojtësit e Ulqinit e për të shtrënguar Sulltanin të çonte një ekspeditë ndëshkuese kundra kryengritësve shqiptarë që duan të vdesin dhe vdesin më parë se të lëshojnë edhe një pëllëmbë të Atdheut të tyre.

Ja sepse, ndërsa popujt e tjerë ballkanikë të përkrahur, të ndihmuar, të mbështetur me të gjitha mjetet nga fuqitë e krishtera, kanë fituar lirinë e tyre një shekull para shqiptarëve, këta të fundit kanë duruar zotërimin e huaj deri më 1912, kur Roma e Vjena u kujtuan se në bregun lindor t’Adriatikut kishte interesa jetësore për t’u mbrojtur kundër rrezikut sllav e grek dhe që mënyra m’e mirë për të pajtuar këta me drejtësinë ishte mbështetja e aspiratave të shenjta të popullit shqiptar për pavarësinë e tij. Kështu, në sajë të mbështetjes së fuqishme të dhënë nga dy fuqitë mike, Italia dhe Austro-Hungaria, ne mundëm që më 28 nëndor 1912, mbas katër shekujsh e gjysëm skllavërie, të ngremë në Vlorë flamurin tonë kombëtar, flamurin e Skënderbeut, mbrojtësit të qytetërimit perëndimor.

Lejomëni të shmangem pak nga biseda, mbasi nuk dua të largohem nga periudha e zotërimit turk mbi Shqipërinë pa thënë asnjë fjalë mbi rolin pozitiv të shqiptarëve në këtë Shtet. Kemi jetuar më shumë se katër qindvjetorë nën Turqinë. Jemi mundur e kemi kaluar nën zotërimin e saj. Kemi humbur lirinë tonë kombëtare.

Jemi trajtuar, në kohët e para, si popull i mundur e si të pafé, si gjithë popujt e tjerë të krishterë të Perandorisë otomane, pa asnjë të drejtë politike, shkurt si rajá, siç na quanin pushtuesit në gjuhën e tyre, si njerëz pa asnjë pjesëmarrje në strukturat civile e ushtarake të Shtetit. Turqit, deri në shekullin XIX e ndanin gjithë Kombin në dy kategori: quanin popull sovran pjesën myslimane dhe popull të nënështruar masën e të pafeve që nuk gëzonin asnjë të drejtë politike, madje nuk kryenin as shërbimin ushtarak. Për gjithshka tjetër Turqit kanë treguar tolerancën më të gjërë karshi nënshtetasve të krishterë, simbas mësimeve të Kuranit.

Me sa duket, këtë gjëndje përulësie dhe tolerance të thjeshtë, pjesa m’e madhe e shqiptarëve nuk ka mundur t’a durojë gjatë. Prandaj janë shndërruar në myslimanë. Që nga ai çast kanë hyrë menjëherë në kategorinë e popullit sovran, politikisht të barabartë në gjithshka me Turqit vetë, si popujt e tjerë myslimanë të Perandorisë : Arabët, Kurdët, etj. Duke përshkuar historinë politike, administrative e ushtarake të Turqisë së vjetër, shihet se ndërmjet burrave të mëdhenj të Shtetit e gjeneralëve të saj me vlerë, numuri i Shqiptarëve, në përpjestim me popullsinë, i kalon të gjithë popujt e tjerë, përfshirë edhe atë Turk.
Është kjo një dukuri që, ndoshta, mund të studiohet edhe nga pikëpamja racore, duke vërejtur që, ndërmjet popujve otomanë pjesëmarrës në pushtetet shtetërore, vetëm Shqiptarët i përkisnin racës ariane, nëse përjashtojmë Kurdët, të pakët në numur e më pak të arsimuar se të tjerët. Sidoqoftë perandoria otomane, ashtu si në lashtësi ajo romake, i ka shërbyer shqiptarëve si fushë sprove për të treguar dhuntitë e mëndjes në të gjitha fushat, megjithë numurin relativisht të pakët. Nga ana tjetër njerëz të mëdhenj, që i përkasin racës sonë, gjejmë gjithkund nëpër botë ku ka vendosje shqiptarësh.: mjaft të kujtojmë Tuajin e tonin Krispin e madh, emri i familjes së të cilit është një fjalë shqiptare që do të thotë kryetar shtëpie.

Tani të kthehemi tek shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Nëse Italia dhe Austro-Hungaria, të mbështetura nga Gjermania, arritën të merrnin edhe nga armiqt e Shqipërisë njohjen e një Shteti shqiptar të pavarur, kufijtë e njohura këtij Shteti nuk i përgjigjeshin asnjë kriteri të drejtë, as etnik, as historik, as gjeografik. Nga dy milion shqiptarë të pastër, që banonin së bashku në siujdhesën ballkanike, që dikur mbante emrin e gjyshërve të tyre e quhej siujdhesa ilirike, gjysma u lanë jashtë nën sundimin sërb e grek. Një milion njerëz, që flasin të njëjtën gjuhë, që kanë të njëjtat doke e mënyra jetese, të njëjtat zakone në të gjitha shfaqjet e jetës, të njëjtat ndjenja, nga Çamët tek Kosovarët, nga Suliotët heroj të pavarësisë greke, tek fatosat e Hotit e të Grudës, janë detyruar të njohin tridhjetë vite skllavëri që i bënë të kujtojnë me mall katërqind vitet e zotërimit të Sulltanëve. E tokat më të mira, më pjelloret e më të shëndoshat e Kombit shqiptar, i u dhuruan Sërbvet me një arbitraritet të padëgjuar.

Ishte epoka kur sundonte diplomacia e Parisit dhe Londrës, e frymëzuar jo nga kritere drejtësie, por nga interesa të ngushta egoiste që arritën kulmin në traktatin e mallkuar të Versajës, mishërim i përbindshëm i të gjitha poshtërsive. (………………..)

Në rendin e ri që do të dalë nga lufta Populli shqiptar, më së fundi, do të ketë bashkimin kombëtar në kufijtë e Shqipërisë më të madhe të pavarur. Ky është fruti më madhështor që Kombi shqiptar korr sot nga bashkimi me Italinë.

TURRAVRAPI PËR TË MARRË EVROPËN – Nga FEDERICO FUBINI – E përktheu Eugjen Merlika

Turravrapi për të marrë Afrikën është ajo periudhë ndërmjet viteve 80 të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe luftës së parë botërore në të cilën fuqitë evropiane bënin bërryla me njëra tjetrën për të ndarë kontinentin më të dobët. Turri drejt Evropës është stina për të cilën mund të shohim sot paralajmërimet: lufta e brrylave ndërmjet fuqive të mëdha të shekullit 21, të vjetra e të reja, për të ndarë një kontinent, një kohë i madh dhe sot vetëm i pasur. Një tokë pushtuesish po kthehet në një tokë pushtimi për fajin e vetë miopisë së saj, të vetë paaftësisë së saj për të bashkërenduar fuqitë e mëdha që ende zotëron. Mbasi ka humbur një dhjetëvjeçar e përthyer mbi krizën e saj, pastaj mbi përgjigjet e gabuara apo të vonuara asaj, Bashkimi Evropian po zgjohet nën kërcënimin për mat në një kuadër ndërkombëtar tashmë të panjohshëm. Le t’a shohim për një çast, tani që katërqind milionë votues do të thirren para kutive të votimit për të thënë (edhe) se çfarë vëndi duan të zënë të gjithë së bashku në botë. Tani Donald Trump-i e ka shtyrë për më tutje çdo vendim mbi automobilët evropianë, por në këtë pikë mund të vendosë taksa të reja doganore brënda fundit të vitit. Edhe vetëm rreziku, jo i pakët që kjo të ndodhë, i kujton zonës euro cënueshmërinë e saj të dyfishtë: e varur në mënyrë kronike nga eksportimet për rënie të numurit të popullsisë dhe zgjedhje të lirë të kombeve të mëdha si Gjermania dhe Italia, që tani gjëndet e ekspozuar më shumë se çdo tjetër zonë e botës kundrejt luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Nuk është e rastit që në dy ekonomitë industriale më të mëdha të zonës, të Gjermanisë dhe Italisë, rritja është më e ulët, shumë afër zeros.
Ndërkaq vetë ata Vënde dhe e gjithë Evropa kuptojnë papritmas se janë shkurtabiqë teknologjikë. Tregu më i madh, me nivel jetese tërësor më të lartin në botë, rendit një grup të vetin ndërmjet njëzet kolosëve të parë digjitalë madje dhe atë mbrapa në renditje (gjermania Sap). Evropa është me vonesë në standartin e ri të telekomunikacioneve G5, e paracaktuar të kthejë pothuajse gjithshka në trafikun urban e në zinxhirët e furnizimeve globale, aq sa Evropa është gjithënjë e më e hapur pikërisht ndaj mësymjeve të kinezes Huawei, që Shtëoia e Bardhë dhe vetë Google e kanë vënë në listën e zezë. Vëndet evropiane, Gjermania dhe Italia mbi të gjithë, nuk kanë kuptuar në kohë revolucionin teknologjik dhe sot udhëtojnë me vonesë përballë kinezëve, amerikanëve e koreanëve në zonat ku është grumbulluar vlera më e madhe e këtyre teknologjive: zgjuarsia artificiale dhe bateritë me litium. Mbi të gjitha, makinat elektrike, motorri i të cilave përbëhet nga një pjesë e vetme, të cilën ende askush n’Evropë nuk mund t’a prodhojë vetë, kërcënojnë të lënë në rrugë miliona prodhues të pjesëve (përsëri veçanërisht gjermanë e italianë).

Ndërkaq është lënë të merret kontrolli i të gjithë ndërmarrjeve strategjike të Greqisë e Portugalisë me një grusht miliardësh nga pak grupe kinezë, gjithmonë pranë pushtetit politik. Është lejuar që Pekini të formalizonte një marrëveshje strategjike me gjashtëmbëdhjetë Vende të Evropës qëndrore e lindore, deri në kufijtë e Italisë, të Austrisë e të Gjermanisë. Kushedi nëse kanë të drejtë francezët kur shqetësohen për ndërlikimet që mund të sjellë hyrja e kinezëve në limanet e Triestes e të Gjenovës: ato marrëveshje sjellin investime shumë pozitive, por si do t’i përgjigjemi nesër Pekinit nëse do të dëshirojë të sigurojë rrugët e tij mesdhetare duke shoqëruar anijet tregtare me anijet e tij të luftës?

Lista e shtigjeve të hapura që po e bëjnë Evropën tokë pushtimesh nga të mëdhenjtë e botës mund të vazhdojë. Rusisë Berlini i ka lejuar ndërtimin e një gazsjellësi drejt Gjermanisë, që le mënjanë Poloninë dhe Ukrainën, duke i bërë ato më të cenueshme. Kjo e fundit prej vitesh është coptuar në kuptimin e vërtetë të fjalës nga Vladimir Putin, që ndërkohë garon me Trump-in e ( me më shumë urtësi me kinezët) për të siguruar marrëdhënie të mira me kampionin e demokracisë iliberale hungareze, Viktor Orban. Në Libi shemëria e përjetëshme e tashmë e shterpët italo – franceze i ka hapur portat e Vendit ndikimit luftarak të fuqive, krejt tjetër nga trasparente e demokratike, si Arabia Saudite, Katari, Emiratet arabe, Egjypti e vetë Rusia. Me të vërtetë duam që në dyert e shtëpisë sonë të jenë ata që të bëjnë motin e mirë apo të keq, në vend që të gjindet një marrëveshje me Parisin?

Në mbrojtjen nuk shkon më mirë. Administrata Trump sapo i ka shkruar një letër ndalese Brukselit, duke e lajmëruar se evropianët nuk duhet as të provojnë t’a çojnë përpara projektin e mbrojtjes së përbashkët (edhe sepse do të pakësonte porositë ndaj grupeve t’armatimeve të Shteteve të Bashkuara). Disa ditë më parë Mike Pompeo, Sekretari i Shtetiit amerikan, ka fshirë në çastet e fundit një takim me Angela Merkel, sikur të mos bëhej fjalë për drejtuesen e aleatit më të madh të Washingtonit n’Evropë. Marrëveshja mbi bërthamoren iraniane, suksesi më i madh diplomatik i Brukselit në këta vite, është copëtuar nga Washingtoni e nga vetë Teherani. Dhe evropianët rrinë vite larg nga synimi i përdorimit të euros si një instrument të trysnisë gjeopolitike, siç bëjnë amerikanët me dollarin p.sh. nëpërmjet sanksioneve jashtëterritoriale mbi cilindo që tregëton me Iranin. Jo vetëm që jemi nën kërcënim mati, por po bëhemi një tokë për t’u ndarë mes fuqive të këtij shekulli, të gjithë ne evropianët, ndërsa zihemi me njëri tjetrin. Kur votohet, duke filluar që sot, është kryesisht, për të thënë nëse është me të vërtetë kjo e ardhmja që duam. Apo ndoshta ka ardhur çasti që të zgjohemi e të bashkëpunojmë më shumë e më mirë ndërmjet nesh.

“Corriere della Sera”, 23 maj 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Edhe njëherë mbi ‘kopshtin e mendjes’ dhe ‘kopshtin e shpirtit’ ….! – Nga AGRON SHABANI

 

….!

Një ditë prej ditësh jeni zgjuar herët në mengjes nga gjumi me plot stres, depresion, fobi, paranoja, urrejtje dhe xhelozi të ndryshme iracionale dhe tepër ne negative ndaj dikujt tjetër në diversitete të ndryshme ose polaritet! Me ç’rast, ai, ajo, ata, ato ose një dikush tjetër si armiq imagjinarë ose fiktivë, ua kanë zënë ose pushtuar “botën” ose “kosmosin” tuaj shpirtërorë, emocional, mentale ose psikologjikë dhe nuk u lënë të qetë në “mbretërinë” tuaj iracionale dhe negative.

Ndërkohë që në çëpallat ose bebëzat e syve tuaj mund të hetohën ose verehën plot simptome ose elementë të ndryshme narkoleptike, skizofrenike, oligofrenike, psikopatike dhe të tjera që nuk mund t’i shihni ose hetoni vet, sepse jeni të mbërthyer ose katandisur brenda një “rrethi vicioz”; gjegjësisht, halucinativ ose biocenoz i cili paraqet “çelësin” e portës kryesore- drejtë “via regia” ose “rrugës mbretërore” të çmendisë së përgjithshme prej nga ku nuk ka më kthim prapa. Psikologët e quajnë “çelës” të “ikjes iracionale dhe subjektive të njeriut nga vetëvetja e tij racionale dhe objektive”.

Në anën tjetër ndërkaq, aty janë edhe komplekset ose sindromet e njohura të Edipit të përkthyera në komplekse të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm së bashku me situatat e njohura erotike, erotomanike, inçestuale, traumatike, post-traumatike dhe të tjera që e bëjnë akoma më të vështirë rikthimin, reintegrimin ose risocializimin tuaj aty ose atje ku keni qenë dikur. Në normalitet dhe racionalitet. Gjithçka ose çdo gjë për rreth jushë, sikur është e përmbysur ose rrotulluar prapthi. Nuk ka më vlerë as kuptim. As jeta juaj së bashku me vlerat e saj hyjnore, globale ose universale. Gjithëçka iu duket e pajetë dhe e pashpresë. Edhe qenia, materia, krijesa dhe ekzistenca juaj. Nuk i besoni më askujt. Madje, as unit, egos ose vetëvetës suaj. Kot se koti janë bindjet dhe këshillat dashamirëse dhe profesionale të miqve, aleatëve të ndryshëm, familjarëve etj. Bosh fare. Jeni futur në lëmshin, karremin ose mërimëngën e madhe të asaj që në psikologjinë klinike i thonë : “ngjitja e shkallëve ose majave më të larta të çmendisë ku asnjëherë nuk është zhurmë ose tollovi!” Mbase, aty ose atje ku mbretërojnë “figurat e larta” të zhbërjes ose shkatërrimit të përgjithshëm objektivë dhe subjektivë të personit ose individit. Aty ose atje pra ku edhe ku ka sundim ose mbretëri absolute të ndjenjave (ndijimëve), epshëve ose instiktëve të bishave ose kafshëve. Ku njeriu për njeriun është kafshë ose bishë e egër. Xhind ose krijesë animale i destinuar dhe detyruar të jetojë, bashkëjetojë dhe koperojë më të tjerët si kafshët në tufë ose në kope. Shih për këtë, sipas socifilozofisë dhe sociopsikologjisë politike: Njerëzit ose speciet njerëzore ose politike, për shkak të ndjenjave (ndijimëve), epshëve dhe instiktëve të njohura shtazarake ose animaliste, janë të obliguar me ligjë për t’u futur ose inkuadruar në marëdhënie ose raportë të ndryshme manuale, mekanike, sindikaliste, shkencore, kulturore, edukative, arsimore, industriale, teknologjike, shtetrore, institucionale, funksionale, politike, ushtarake, ekonomike, diplomatike dhe të tjera me njeri tjetrin. Nejse!

Siç e kam (e kemi) thënë ose cekur shpeshherë se: çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja(truri) dhe trupi i njeriut. Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Ndonëse, psikologjisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose aspektët e ndryshme siç janë: “ç’është shpirti i njeriut?”, “a është shpirti i njeriut material apo jomaterial?”, “dual apo jodual?”, “a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?”, “në çfarë marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët me trurin (mendjen) dhe trupin, shpirti i njeriut?” dhe kështu me radhë.

Rreth këtyre pyetjeve ose dilemave të mesipërme, janë zhvilluar debate dhe janë bërë replikime dhe polemika të ashpra në mes idealistëve dhe materialistëve që nga antika e lashtë dhe deri më sot. Kështu, përderisa idealistët në antikë mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi (Platoni), materialistët ishin të bindur se shpirti nuk është i ndarë nga trupi (Demokrati). Ndërkaq, Aristoteli dhe itharët e retorikës ose skolastikës së tij, asokohe ishin të bindur në ‘trininë’ ose ‘trinitetin’ e lartëcekur shpirti- truri (mendja)- trupi i njeriut. Respektivisht, në prezencën ose ekzistencën e tre (3) botërave të ndryshme brenda qenies ose krijesës së njohur njerëzore: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Ndërkohë që edhe sot e kësaj dite sikur mungojnë pasqyrimet, përceptimet, anticipimet dhe definicionet e plota ose të kompletuara lidhur me çështjet ose aspektët e mesipërme.

Psikologjia moderne ose bashkohore, sot.. si të thuash më tepër është shkencë globale ose universale ku ndikimet, interferimet ose reflektimet e sajë determinante dhe paradigmatike në jetën e njeriut modern ose bashkëkohorë, janë të mëdha, të fuqishme, të shumëta ose të shumëfishta.

Kohëve të fundit psikologjia është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Sidomos psikologjia sociale dhe psikologjia politike. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu në shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.

Se këndejmi, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), koshiencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike. Në këtë prizëm edhe “logosi” është operativë dhe funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike. Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, fetare ose religjioze, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj. Me fjalë tjera, “logosi” është ‘organ’ ose ‘ enërgji e gjallë’ që levizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut. “Logosi” pra në radhë të parë është ‘ligjë’ ose një ‘princip i lartë universal’ i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike , botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore ose metafizike.

Pa i harruar në këtë sfond edhe reflektimet ose interferimet eksterne ose ekplikative të ‘kimisë’ ose ‘ biokiminsë së brendshme’ të trurit dhe shpirtit të njeriut.

Ndaj, mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët në ju . Respektivisht, në mendimin, besimin, intuitën dhe nënvetëdijen tuaj. Vetëm duhet bërë bashkimin shpirtëror dhe emocional më atë koshient (logjikë) dhe fizik ose organik brenda vetvetës tuaj, duke i materializuar ose konvencionalizuar ato me lutjet dhe dëshirat e kahmotshme për shërim ose kurim të plotë! Dhe, do i shihni edhe vet efektët e forcës (fuqisë) dhe enërgjisë së madhe brenda vetvetës ose nënvetëdijes suaj, të cilat aty për aty, do futën në veprim ose aksion. Duke i floruar (florifikuar), eksploruar dhe pasuruar kështu edhe ‘ kopshtin’ e mendjes dhe shpirtit tuaj.

Ndryshe nga kjo, shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situaë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme në gjak. Gjegjësisht, çrregullime të brendshme dhe të jashmte me pasoja, ndikime ose reflektime të pashmangshme edhe në fizikën dhe kiminë e brendshme të trupit, trurit dhe shpirtit të njeriut. Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshprimet e ndryshme në familje, shoqëri, karierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik) dhe psiçik ose psikologjik.

Në këtë kontekst, sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, iracionale, negative ose pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjepruese. Duke menduar në suicidët, apo në psikopatët dhe maniakët ndryshëm infantilë ose patologjikë të fshehur ose maskuar madje edhe me kostume të ndryshme institucionale, funksionale, politike, diplomatike, pedagogjike, akademike etj.

Thonë se njerëzit e marrë, paranoid, mizantrop, skizofren, infantil ose psikopatologjikë, në fillim shpeshherë bartin maska ose “fytyra të bukura” në atë menyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive. Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme si fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, mosdurimi, mosbesimi, fodullëku, cinizmi, injoranca, prepotenca, kretenzmi etj. Se këndejmi, sociopsikologët ose antropologët e ndryshëm në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikpat ose maniak të rrezikshëm infantil dhe patologjikë. Kjo zatèn paraqet edhe çelèsin e studimève, analizave, anamnezave, ekzaminimève dhe preokupimeve kryesore tè psikologjisè moderne ose bashkohore.

Çështja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kërkesat për bashkim me Kosovën, në raport me bisedimet Kosovë-Serbi – Nga Xhemaledin SALIHU, profesor

Hyrje

Lugina e Preshevës, Kosova Lindore, banohet me shumicë shqiptare dhe aktualisht shtrihet në jug të Serbisë dhe qysh në Antikë ka bërë pjesë në territorin e Dardanisë, e cila  kryesisht shtrihet përgjatë lumit Moravë dhe Vardar.

Luginën e Preshevës e përbëjnë komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (këto tri komuna paraqesin tërësi politike, por jo edhe territoriale dhe gjeografike). Rajoni i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kap një hapësirë prej 1.249 km katrorë me rreth 100.000 banorë. Prej tyre shumica absolute e popullatës është shqiptare: 58% (në Preshevë rreth 95%, në Bujanoc rreth 65% dhe në Medvegjë mbi 35%), ndërsa popullata tjetër është serbe dhe rome.

Një pjesë e mirë e popullatës serbe është e ardhur në këto zona përmes kolonizimit pas shpërnguljeve me dhunë të Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, për në Turqi (1912-13),

Reformat agrare më 1924 e tutje, periudha e Rankoviqit (1953-1966).

Pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës, Lugina u zbraz, sidomos u shpërngul popullata shqiptare nga Medvegja, pastaj u shpërngul popullata e Malësisë së Bujanocit dhe Preshevës, duke mos i përballuar trysnive dhe diskriminimit të pushtetit serb. Në Medvegjë kishte 5.000 banorë shqiptarë, më vitin 1981, ndërsa tashti kanë mbetur më pak se 500 banorë shqiptarë.

Lugina e Preshevës, së bashku me Luginën e Shkupit, paraqesin rëndësi të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan. Studiuesit serbë dhe qeveritë serbe e kanë bërë pjesë të programit nacional, për krijimin e shtetit serb. Lugina e Preshevës lidh Detin e Zi me Detin Egje. Autostrada dhe Hekurudha Ndërkombëtare përgjatë lumit Moravë dhe Vardar, pra Korridori 10, të cilat kalojnë nëpër Preshevë, lidhin jo vetëm shumë shtete, por edhe kontinente, Evropën me Azinë.

Lugina e Preshevës para Luftës së Dytë Botërore

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, me kohë e lidhën fatin e tyre me Kosovën dhe morën pjesë aktive në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në të gjitha Lëvizjet patriotike dhe politike të Shqiptarëvë të ish-Jugosllavisë për të drejta dhe çlirim e bashkim kombëtar.

Patrioti preshevar, Ibrahim Kelmendi thotë: “Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë”, ndërsa historiani nga Nasalca, Dr. Shukri Rahimi thotë:”Historia e popullit shqiptar është e pa ndarë, prandaj edhe, këto treva i konsiderojë si të tilla, të ndara artificialisht.

Shqiptarët e Preshevës dhe të viseve përreth, siç është treva e Bujanocit dhe e Kumanovës, apo të Krahinës Verilindore të Karadakut, sikundër viset tjera shqiptare , jo vetëm i bënë ballë asimilimit, gjatë robërisë së huaj shekullore, por me pjesëmarrje aktive në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë të përvuajtur, por krenare dhanë  kontributin e tyre të çmueshëm për liri dhe mëvetësi kombëtare. Kontributi i tyre është i çmueshëm sidomos gjatë periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që nga vitet e 30-ta të shek XIX, përfundimisht me organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme Antiosmane, që u kurrorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, kësaj ngjarjeje më të rëndësishme në historinë tone.”

Lugina e Preshevës qysh në Antikë i takonte Dardanisë, fisit Ilir që kryesisht shtrihej përgjatë lumit Moravë dhe Vardar. Shqiptarët e Luginës së Preshevës me Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë paraqesin etnikum më të vjetër në rajon. Shqiptarët e Luginës morën pjesë në të gjitha luftërat që i bëri Mbretëria e Dardanisë kundër pushtuesve të ndryshëm.

Edhe pse pas viteve 1454 e 1455, Lugina e Preshevës ra nën sundimin e Perandorisë osmane, ajo asnjëherë nuk u pajtua me gjendjen e vështirë nën sundimin turk otoman, andaj Shqiptarët e Luginës së Preshevës  gjatë viteve 1841-1845 u hodhën në kryengritje kundër Tanzimatit. Sheh Hyseni dhe Sheh Salihu, patrioti Sylejman Toli i Mëhallës së Tolëve nga Tërnoci, e shumë patriotë të Luginës ngritën zërin kundër zbatimit të Tanzimatit në Luginë, sepse popullata e këtij rajoni nuk deshti t’i paguajë tatime të mëdha pushtetit otoman turk.

Kjo kryengritje e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nën udhëheqjen e Dervish Carës, më vitin 1844,  ishte kryengritje për Shqipëri Etnike, e cila kryengritje çoi në këmbë për liri gjithë popullatën shqiptare të këtij rajoni dhe përfshiu tërë territorinë e Dardanisë.

Më 10 qershor 1878, në Prizren, në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit morën pjesë edhe delegatët e Kazasë së Preshevës: Sheh Maksut Efendiu, Osman Çaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga dhe Haxhi Abazi.Sheh Maksut Efendiu u zgjodh kryetar I Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit pë Kazanë e Preshevës.

Pas Kongresit të Berlinit, më vitin 1878, Kazaja e Preshevës i takonte Sanxhakut të Prishtinës, Vilajetit të Kosovës. Kazaja përfshinte nahinë e Bujanocit dhe Tërgovishtes deri më vitin 1912. Më vitin 1918, me themelimin e Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllovene, rrethi i Preshevës mbeti në Banovinën e Vardarit me qendër në Shkup, Qarku i Kumanovës. Kështu vazhdoi deri më vitin 1945.

Kryengritja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës kundër Perandorisë Otomane me në krye të Madhin Idriz Seferi.Të përmendim Hasan Kadriun-Plakun e Preshevës, Kurtë Tërrnavën, Mulla Sinan Maxheren e të tjerë.

Durmish Presheva i Rahovicës ishte pjesëmarrës në Kryengritjet e viteve 1910-1912, për çlirimin e Shqiprisë, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit kombëtar  dhe më 2012, në 100-vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë u nderua me statusin “ Dëshmorit të Atdheut” nga Ministri shqiptar i Mbrojtjes së Shqipërisë, Z. Arben Imami.

Në prill të vitit 1941, në Shkup u themelua Lëvizja Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, me shumë patriotë: Shaban Efendinë nga Kumanova, i lindur në Preshevë, Abdulla Saqipin, kryetarin e Shoqatës “Besa” në Beograd, me Shaip Mustafën, i cili konsiderohet më kontribuesi i vuarjes së Flamurit shqiptar në Urën e Gurit në Shkup, më 1941, me Abdulla Haxhi Veliun e Preshevës, i cili ishte tregtar dhe përfaqësonte për atë kohë borgjezinë e re. Ai me kontributin e tij të madh dha shembull humanisti dhe si duhet të ndihmohet edhe çështja shqiptare, por edhe popullata shqiptare, sidomos ajo e Malësisë së Preshevës. Për te Ibrahim Meçaj nga Gjakova më 1977 më tha: Edhe tregtar edhe i ndershëm,vetëm ai ishte, me Hfz Lutfi Ahmetin nga Presheva, Shaban Bugarinën,Nijazi Kurbalinë e të tjerë.

Lëvizja Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar kërkoi që Shkupi, Kumanova, Gjilani dhe Presheva, të bashkohen me Shqipërinë Etnike.Një delegacion i Lëvizjes shkoi në Shqipëri, për ta njoftuar qeverinë shqiptare mbi kërkesat e saja.

Lufta e Dytë Botërore ndodhi edhe në Luginë të Preshevës, në këtë luftë antifashiste morën pjesë Abdullah Krashnica, Selim Selimi, Xheladin Kurbalia, Selami e Shenasi Hallaçi, Qemal Shehu, Muharrem Kadriu, Mustafë Selimi, Qani Ramadani, e të tjerë.

Selami Hallaçi, sëbashku me nëntë shokët u varr në Prizren, më 29 gusht 1944 nga Gestapoja gjermane.

Abdullah Krashnica-Presheva u dekorua me “Urdhërin e Lirisë”, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Z.Atifete Jahjaga.

Në Luginë të Preshevës ndodhi Rezistenca e armatosur e Shqiptarëve të Kosovës Lindore përgjatë Hekurudhës Bujanoc-Preshevë-Kumanovë, nën udhëheqjen e Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit, me komandant Mulla Idris Gjilanin. Në Preshevë ndodhi “Kohë e Shipnisë”, kur në Preshevë për herë të parë, kryetar u zgjodh Adem Kamberi, i quajtur nga populli edhe Kamber Aga, të cilin më vonë e zëvëndësoi Skënder Kadriu, patrioti Ibrahim Kelmendi, Limon Staneci, Sylejman Ashkiu, pionerë të gazetarisë shqiptare në Luginë, Ali Syla Staneci , Ajet Rainca, Lam Breznica e të tjerë.

Ibrahim Kelmendi u dekorua me “Urdhrin e Lirisë”, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Lugina e Preshevës pas Luftës së Dytë Botërore

Pas Luftës së Dytë Botërore, pas viteve 1948  të përmendim mësuesin dhe patriotin e NDSH-së Mark Gashin, pastaj patriotët: Ali Aliu, Shenasi Hallaçi, e të tjerë.

Shinasi Hallaçi, mësues në Preshevë, një desident i kohës, sidomos gjatë Inforbyrosë kritikonte ashpër PK Jugosllave, dënonte ashpër Turqinë dhe shpërnguljen e Shqiptarëve për Turqi, ndërsa lavdëronte Shqipërinë.Shenasi Hallaçi ishte ndër të vetmit shqiptar, i cili në çfarëdo situate politike i ndejti besnik idealeve dhe atdhedashurisë.

Më 1948, pas shpalljes së Rezolutës së Burosë Informative u shtua represioni. Disa personalitete u rradhitën me Informbyronë, duke shpresuar në floskulën e Stalinit dhe Rusisë se Krahina e Preshevës, me Kosovën do t’i bashkangjitet Shqipërisë.

Kështu, në këtë kohë, në Preshevë u shtrua kërkesa gjithëpopullore dhe me nënshkrime, qytetarët shqiptarë shprehën kërkesën e tyre për bashkim me Kosovën dhe Shqipërinë, në kuadër të Lëvizjes për Bashkim të Trojeve Shqiptare.

Edhe në Preshevë ndodhi Aksioni famëkeqe i mbledhjes së armëve, kur u keqtrajtuan Shqiptarët e kësaj krahine, gjatë viteve 1955-56.

Poashtu gjatë këtyre viteve ndodhi edhe Aksioni i Heqjes së Ferexhesë, kur Demirali Ramadani-Hoxha, i pari për shembull i hoqi ferexhenë vajzës së vet, Kadrije Ramadanit-Qerimi.

Pas vitit 1966, pas Plenumit të IV, të përmendim  themelimin e Klubit të Studentëve “Haki Limani” në Preshevë, të cilin e udhëhoqën Rexhep Ismajli, Riza Halimi, Sabedin Hetemi, Xhemaledin Salihu.

Klubi i Studentëve në Preshevë u themelua pas vitit 1968, atëherë kur Evropën Perëndimore, po edhe Preshevën e kaploi një Lëvizje e re, e fuqishme studentore, Lëvizja e Studentëve të Preshevës që do të shpërndante ndikim të madh shoqëror në të gjitha shtresat shoqërore në atë kohë.Klubi i Studenteve u themelua në sallën e Komitetit komunal të Preshevës, në prani të studentëve preshevarë, të cilët zgjodhën udhëheqësinë e Klubit dhe ia vuan emrin e patriotit Haki Limani, të mbytur në Prishtinë, siç thuhet nga UDB-a. Klubi i Studentëve menjëherë filloi të propagandoj barazi nacionale, kërkesa për të drejta të arsimimit të të rinjve shqiptarë, sidomos të Preshevës e Bujanocit, përdorimin e lirë të Flamurit Kombëtar, barazinë e gjuhës shqipe, kërkesa për punësimin e të Rinjve shqiptarë sipas strukturës nacionale të popullatës, të cilën edhe e praktikoi kryetari i atëhershëm, patrioti Mehmet Jusufi.

Në demonstratat e vitit 1968, të përmendim Shenasi Veliun,student i juridikut,që udhëtoi në ditën e 28 nëntorit 1968, me autobusin e “Jug-Turistit”, duke bartur në dritare Flamurin Kombëtar nëpër vendbanimet e Kosovës, nëpër Bujanoc e deri në Preshevë. Disa herë provuan policia t’ia marrin Flamurin, Shinasit, mirëpo ai nuk lejoi dhe e mbrojti deri në Preshevë, kur edhe e burgosin. Tentimi i marrjes së Flamurit u bë në Ferizaj dhe Bujanoc.

Demonstratat e vitit 1981 dhe kontributin e madh në to të Hamdi Ajdinit nga Rahovica.

Aspiratat kombëtare të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës u shuan në janar të vitit 1945, atëherë kur në sallën e kinemasë së Preshevës i mblodhën qindra qytetarë në te, me përfaqsuesit e të gjitha vendbanimeve të saja dhe aty këta, me insistimin e udhëheqësve partiakë serbë dhe disa shqiptarë u deklaruan që Presheva t’i bashkangjitet Serbisë.

Fatin e Luginës së Preshevës e vendosi Bllagoje Neshkoviqi

Pra, ky ishte ai “plebishiti gjithëpopullor” i Preshevës, ndërsa nuk u organizua referendum i vërtetë për deklarim të lirë dhe vullnet politik të Shqiptarëve të Luginës. Në qarqet më të larta partiake të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë u vendos fati i Preshevës,që të mbetet nën Serbi, për ta vënë në lidhje kontrolli nga lartë, nga rrethi i Vranjës apo herë herë edhe nga ai i Leskocit.

Pra, Bllagoje Neshkoviqi, kryetar i KQ të LK të Serbisë dhe Llazar Kolishevski, kryetar i KQ të LK të Maqedonisë vendosën për fatin e Preshevës dhe Bujanocit të mbeten në Serbi”.

Kështu Presheva, në mënyrë arbitrare dhe pa vullnetin e popullit shqiptar si dhe me qëllim të ngushtimit të trollit shqiptar u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë.

Edhepse popullata serbe e disa fshatrave të Kumanoves dhe Kriva Pallankës në Maqedoni kërkuan që t’i bashkangjiten Republikës së Serbisë, por nuk iu plotësua dëshira dhe vullneti i tyre, dhe mbeten banorë të Maqedonisë, deri më sot, duke i ndërruar mbiemrat nga viq në ski.

Në qershor të vitit 1957, në fshatin Rogoçicë u formua organizata ilegale “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”, ku pati edhe preshevarë.

Më vonë, më 1968 e 1981, shqiptarët e Luginës me demonstrata të përbashkëta në Kosovë i përsëritën kërkesat e tyre kombëtare: bashkim me Kosovën, bashkësi territoriale-politike, e cila më së miri do t’i siguronte të drejtat politike e kombëtare, zhvillimin ekonomik, të drejtat kulturore, arsimore, gjuhësore.

Në dekadën e fundit të shekullit 20 filloi përhapja e pluralizmit demokratik në shtetet europiane, në Ballkan, në ish-Jugosllavi, kështu që edhe Shqiptarët e Luginës i kapi kjo valë e pluralizmit demokratik, u organizuan politikisht, formuan partitë e tyre politike, për ta organizuar popullin politikisht dhe nëpërmjet të programeve dhe qëllimeve partiake e politike të kërkojnë të drejta individuale dhe kolektive kombëtare.

Refrendumet e Shqiptarëve në hapsirën e ish-Jugosllavisë

Europën dhe ish-Jugosllavinë e kapi vala e pluralizmit politik, andaj edhe Shqiptarët në Kosovë, në  Maqedoni, por edhe në Luginë të Kosovës formuan partitë e tyre politike shqiptare. Partitë politike shqiptare në ish-Jugosllavi, në vitin 1991 kishin themeluar Këshillin Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish_Jugosllavi, me në krye me dr.Ibahim Rugovën.  Këshilli Koordinues vendosi që Shqiptarët, për të vendosur për fatin e tyre, duhet të organizojnë referendumet  e tyre . Kështu, Kosova e organizoi referendumin e saj në pjesën e dytë të shtatorit të vitit 1991 dhe populli i Kosovës në referendum, me shumicë absolute u deklaua për Republikën e Kosovës. Shqiptarët në Maqedoni, në shkurt të vitit 1992  u deklaruan për Republikën e Iliridës.

Në shkurt të vitit 1992, dy partitë shqiptare, Partia për Veprim Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare nënshkruan dhe aprovuan një Deklaratë Politike mbi themelimin e Kuvendit për Shpalljen e referendumit.

Ndërsapoashtu në shkurt të vitit 1992 u themelua Kuvendi për shpalljen e Referendumit dhe u zgjodh Kryesia e Kuvendit

Kuvendi i Referendumit përbëhej nga Këshilltarët e Kuvendeve lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe nga Shoqatat joqeveritare: Forumi i Intelektualëve Shqiptarë /FISH/, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë/ LASH dhe Shoqata Nënë Tereza. Kuvendi  kishte 96 delegatë,  me kryetar Ibrahim Kadriun.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk ndejtën këmbëkryq, të prirë nga partitë politike në Luginë dhe Kuvendi I Referendumit,  më 1 dhe 2 mars 1992 organizuan Referendumin Gjithëpopullor në Luginën e Preshevës, me të vetmin qëllim politik e kombëtar, përmirsimi i statusit të tij politik dhe shprehja e lirë e vullnetit politik për të ardhmenë e tyre. Shqiptarët e Luginës dolën në mënyrë masive në votim dhe me 99, 94% popullata shqiptare u deklarua :

PËR AUTONOMI TERRITORIALE POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË, ME TË DREJTË BASHKIMI ME KOSOVËN.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke përkrahur dokumentet e Konferencës së Hagës, Brukselit dhe dokumenteve të tjera aktuale, në formë më demokratike e shprehën kërkesën dhe disponimin e tyre politik lidhur me çështjen e Autonomisë, duke e kuptuar atë si formën kaluese më të përshtatshme demokratike në drejtim të bashkimit me Kosovën. Duke i pasur parasysh rrethanat e atëhershme aktuale politike në Europë, në botë si dhe në Ballkan e Serbi ishte e kuptueshme që të kërkohet edhe forma e Autonomisë.

Autonomia politike-territoriale, për Luginën e Preshevës do t’ishte Autonomi brenda Serbisë, e cila do të mundësonte dhe lehtësonte pavarsimin dhe kërkesën me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Më vitin 1992, në Konferencën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Gjenevë, Grupi I Shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkoi edhe status special, si sinonim I Autonomis politike-territoriale. Po strukturat politike të Luginës së Preshevës nuk u pajtuan me këtë ecje, kështu edhe dështoi realizimi i Autonomisë politike-tërritoriale, si dhe statusi special në Luginën e Preshevës.Edhe pse, në Tribunën politike, në Preshevë, në shkurt të vitit 1993, ku morën pjesë përfaqsues të viseve shqiptare u tha se Referendumet ishin mjet I fuqishëm politik I Lëvizjes politike shqiptare.

Tashti rrethanat politike ndryshuan, ndodhi Lufta e UÇPMB-së në Luginë, u shpall Pavarësia e Kosovës. Pra, Shqiptarëve të kësaj krahine i mbeti forma e vetme demokratike, të kërkohet ribashkimi me Kosovën, çfarë ishin gjithmonë edhe aspiratat dhe kërkesat e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Marrëveshja e Konçulit, me nënshkrimin e palës shqiptare dhe qeverisë jugosllave e serbe shtroi kërkesa konkrete për të dy palët. Derisa pala shqiptare i përmbushi detyrimet, u bë demobilizimi i ushtarëve të UÇPMB-së e tjera, pala tjetër, pos policisë multietnike asgjë tjetër nuk përmbushi nga Marrëveshja.Ajo që nuk u realizua nga pala serbe ishte edhe mos integrimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet dhe organet shtetërore, sepse organet dhe institucionet shtetërore punësojnë serbë nga Bujanoci, Vranja e më gjërë, e nuk punësojnë shqiptarë. Kështu psh: në Shërbimin e Pagesave të Autoudhës në Preshevës nga 60 të punësuar, vetëm 5-6 janë shqiptarë.

Shqiptarët e Preshevës me vite e qeverisin pushtetin lokal, në Bujanoc për herë të parë shqiptarët më 2002 e morën pushtetin lokal.

Për themelimin Këshillin Nacional Shqiptar me seli në Bujanoc pati debate të ashpra për e kundër.Themelimi i Këshillit ishte kërkesë e qeverisë serbe dhe u sanksionuar me ligje të Serbisë. Çështja e pazgjidhur e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk qëndron dhe nuk duhet të mbështetet në dëshirën dhe vullnetin e politikanëve dhe qeverive serbe, por në Kushtetutë dhe ligje të vecanta, në një status të qëndrueshëm politik, të pranuar nga palët, nga Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Qeveria serbe dhe me garantimin e faktorit ndërkombëtar. Pra, edhe njëherë dështuam në unifikimin e kërkesave kombëtare dhe atyre politike, edhepse me Këshillin po tentohet të zgjidhen disa probleme jetësore të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, sidomos në gjuhë, simbolet, kulturë, arsim dhe informim, por jo edhe statusi i Shqiptarëve.

Rrethanat politike në Luginë të Preshevës e detyruan klasën politike që më 2006, të themelojë Kuvendin e Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës që luajti një rol pozitiv në rrethanat e përmendura aktuale politike në Luginë, u bë njëfarë unifikimi i kërkesavë dhe i shpresave politike të Shqiptarëve të Luginës.

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, mbajtur më 14 korrik 2018 në Bujanoc, aprovuan një Deklaratë politike, në të cilën thuhet:

“Për realizimin e plotë të të drejtave kolektive të Shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës si dhe praktikave përkatëse (Ishujt Olland, Tiroli Jugor dhe në Kosovë), kërkojmë: Nga të gjitha palët pjesëmarrëse, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dialogun e Brukselit, të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimin e parimit të RECIPROCITETIT, me të drejtat e Serbëve në veri të Republikës së Kosovës.”

Mirëpo, më vonë ndryshuan rrethanat  e situatës politike dhe idea e Presidentit të Kosovës për Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosvën e motivoi gjithë klasën politke të Luginës së Preshevës dhe Shqiptarët e këtij rajoni, që me shumicë të përcaktohen për këtë ide që në fillim.

Proceset dhe ngjarjet politike në Serbi, në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës zhvillohen shumë shpejtë, andaj edhe Shqiptarët  në  Luginë të Preshevës, të ngazllyar nga idea dhe dëshira e vullneti I kahmotshëm shekullor I tyre, e përkrahën idenë  e Bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, në mbështetje të Refrendumit të 1 e 2 marsit 1992.

Mirëpo, më vonë, mospajtimet e klasës politike në Kosovë, politikanëve kosovarë, reagimet e opozitës në Kosovë, reagimet e arsyeshme të Akademikëve preshevarë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të shumë analistëve të jashtëm e të brendshëm, njohës të mire të çështjes së Kosovës, negativisht ndaj idesë së Presidentit Thaçi, deklaratat jo konsukuente të Presidentit në Konferencat për shtyp dhe se Kosova po copëtohet me “korigjimin e kufijve”, e hamendën popullatën shqiptare për këtë ide. Pastaj, duke I pasur parasysh bisedimet në Bruksel, marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Serbi të parealizuara, mospërfshirja e çështjes së Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në këto bisedime, megjithë kërkesat e klasës politike dhe popullatës shqiptare të kësaj krahine që edhe përfaqsues të saj, të marrin pjesë apo ajo të përfaqsohet në këto bisedime, nuk u përfillën, deri në publikimin e idesë së Presidentit të Kosovës, sikur e shtuan dyshimin në sinqeritetin e kësaj ideje.

Shqiptarët e Luginës sëPreshevës  mbeten në idenë e Referendumit të 1 e 2 marsit 1992 dhe nuk do të heqin kurrë dorë nga ideali i bashkimit të saj me Kosovën. Në anën tjetër, të themi se hedhja e idesë së Presidentit të Kosovës, për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, shumë e aktualizoi dhe ndërkombëtarizoi  Çështjen e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Edhepse, çështja e Luginës së Preshevës aq shumë u ndërkombëtarizua dhe hyri në të gjitha institucionet dhe organet relevante të Europës dhe të Kombeve të Bashkuara, aktualisht pakica shqiptare në Serbi mbeti më e diskriminuara në Europë.Andaj çështja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës do zgjidhje të ngutshme dhe të qëndrueshme, duke I nderuar kërkesat e Shqiptarëve për barazi dhe të drejta individuale dhe kolektive. Idenë e përmendur duhet ta mbajmë pezull, ta aktualizojmë në qarqet ndërkombëtare dhe te dy qeveritë shqiptare, deri në realizimin e saj.

Për këtë ide, besoj duhet të mendojë dhe planifikoj zgjidhje fatlume edhe Serbia, e cila ka marrë obligime për demokratizimin e shoqërisë së saj, para anëtarsimit të saj në BE, në realitet ajo në të ardhmenë e saj duhet të ballafaqohet me Shqiptarët e kësaj krahine dhe duke pasur parasysh se disa qarqe serbe I shikojnë Shqiptarët element i huaj për Serbinë, atëherë ata mund të rebelohen dhe të kerkojnë të drejtën e saj: Bashkim me Kosovën.

Tekefundit, bashkimi i Shqiptarëve të Luginës së Prshevës me Kosovën do t’ishte  e drejte e pamohueshme e sanksionuar me të drejtën ndërkombëtare, por edhe  lirimi i Republikës së Serbisë nga Shqiptarët do t’ishte Çlirimi I plotë  i saj

Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, nuk është treni i fundit sipas mendimit tim, sepse ky tren ka filluar ka herë të ecë në favor të realizimit të aspiratave shqiptare të kësaj krahine.

Me bashkimin e Luginës së Preshevës, çfarë mund të humb Kosova nga integriteti e sovraniteti territorial i saj është brengosje dhe shqetësim edhe i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ndërsa, çfarë mund të përfitoj me Bashkimin e kësaj krahine me Kosovën, në këtë krahinë mbretëron ideja se Kosova me bashkimin e Luginës përfiton:

-tokë shumë pjellore përgjatë Moravës Jugore,

-popullatë shumë vitale shqiptare, me vullnet të fortë pune, intelektuale e shkencore,

-korridorin 10, në realitet Autodhën dhe Hekurudhën Ndërkombëtare që sjellë shumë përfitime të mëdha.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë një porosi për klasën politike të Kosovës që në bisedimet Prishtinë-Beograd, në Bruksel dhe në çfarëdo marrëveshjeje të arritur ta kenë parasysh Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992 dhe të nderojnë tërësinë territoriale të Luginës së Preshevës.  Përndryshe, copëtimi i saj sjell dhe nxit edhe më tej shpërnguljen e popullatës shqiptare nga vendbanimet e kësaj krahine që eventualisht do të mbeten jashtë këtij bashkimi me Kosovën, po kjo shpërngulje do të ndodh edhe nga vendbanimet e Luginës që bashkohen me Kosovë, sepse edhe atyre vendbanimeve nuk i mbeten kushte për jetesë dhe ekzistencë normale.

Mesazhi im do t’ishte: së pari, ta arrijmë bashkimin kombëtar shpirtëror, që idetë, njerëzit, mallrat e trojeve shqiptare, sidomos të Luginës të Preshevës të lëvizin pa pengesa, ndërsa lufta për bashkim kombëtar,bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën,  me mjete demokratike, të vazhdojë edhe më tutje, ashtu sikur na porosit Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me moton: LIDHJA NA BASHKON.

LITERATURA

Abdyli , Ramiz, Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1941-1945, Preshevë, mars 1977

Administrativno-teritorijalne promene u NR Srbiji od 1834-1954.godine, Beograd, Zavod za statistiku, maj 1955. godine

Banovina Vardarska, opsti pregled, Skoplje, 1931

Cvijic, Jovan, Geografski polozaj i veze, Govori i clanci, Sabrana dela, tom 3, Geografske osnove makedonskog pitanja, str. 148

Fletorja zyrtare RPS, nr. 17/1947

Fletorja zyrtare RP të Serbisë, nr.56, e datës 20.VII 1955

Fletorja zyrtare e RPS, nr.14/1963

Fletorja zyrtare RSS, nr. 33/ 1975

Glisic, Venceslav, Dosije o Blagoju Neskovicu, Prilozi za biografiju, Beograd, Sluzbeni glasnik, 2011

Hadzi-Vasiljevic, Jovan, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, knj. II, Beograd, 1913

Hadzi-Vasiljevic, Jovan, Arbanska liga, Arnautska Kongra i Srpski narod u Turskom Carstvu/1878-1882/Beograd, 1909

Islami, Akademik Hivzi, Diskutimet për Kosovën dhe Kosovën Lindore, Prishtinë, Koha ditore, më 21.12.2011/

Jiricek, K., Istorija Srba, I, Beograd, 1922

Kelmendi, Fehmi, Kush janë Shqiptarët, Tetor 1990

Kelmendi, Ibrahim, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, Preshevë, 2006

Kncov, Vasil,  Izbrani proizvedenia, tom 2, Sofia, Nauka i iskustvo, 1970

Latifi, Skënder, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës, Preshevë, 2006

Murati-Staneci, Dr. Jahi, Si iu shkëput Karadaku Kosovës?, Bujku, 22 prill 1996

Papazoglu, Fanula, Srednjobalkanska plemena u predrimsko doba : Tribal, Autarijati, Dardanci,Skordisci i Mezi, Beograd, Equilibrium, 2007

Papazoglu, Fanula, Iz istorije antickog Balkana, Beograd, Equilibrium, 2007

Petrov, Gj., Materiali za izucavaneto na Makedonia /Materiale për studim në Maqedoni/ , Sofia, 1896,

Petrovic, Tomislav, Svetislav, Presevo, Istorija i sudbina, Jagodina, 2009

Pirraku, Muhamet, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1945, Prishtinë, 1995

Rahimi, Shukri Vilajeti i Kosoves me 1878-1912, Prishtine, 1969

Rexha Dr.Iljaz, Lidhja e Prizrenit në dokumente osmane/1878-1881/Prishtinë, Arkivi i Kosovës,1978

Rizaj dr.Skender, Kaza Presova 1896/97. godine, Vranjski glasnik, IV, Vranje, 1968

Salihu, Xhemaledin, Presheva në Lëvizjen Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim/LKpÇK/ dhe kërkesat për Bashkim me Shqipërinë Etnike, në librin: Lugina e Preshevës në Lëvizjen Shqiptare gjatë historisë, Preshevë, 2013

Shaipi, Feti, Funksionimi i Bashkësisë Ndërkomunale Regjionale e Moravës Jugore, Panorama, nr. 2, Preshevë, 1980,

Stojanovski, Aleksandar, Vranjski Kadiluk u XVI veku, Vranje, 1985

Trifunoski, Jovan F. , Presevo, Beograd, 1951

Vukanovic, Tatomir, Presevo, Vranje, 1966

 

NUK MERR FUND BOTA SE BIE NJË QEVERI… – Nga Frank Shkreli

…madje edhe kur është fjala për një qeveri shqiptare, nuk bëhet nami. Raste të tilla ka pothuaj çdo vit anë e mbanë botës dhe gjatë gjithës historisë së pas Luftës së Dytë Botërore janë shënuar shumë raste të tilla. E sidomos kur meriton të bie, për arsye korrupsioni e keq-qeverisjes.

Rasti i fundit, si të thuash në mahallë të trojeve shqiptare, ndodhi në Austri, kur fund javën që kaloi, Kancelari Sebastian Kurz shpërbëri koalicionin qeverisës ndërsa bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së zëvendësit të tij, Heinz-Christian Strache, udhëheqës i Partisë së Lirisë, një forcë politike që përfaqëson ekstremin e djathtë në atë vend. Kjo ndodhi, pasi Zëvendës Kancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën, ndërkohë që dy gazeta të njohura gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku zyrtari i lartë austriak shfaqej duke i ofruar kontrata shtetërore një investoreje të dyshuar ruse, gjatë një takimi në Spanjë. Sipas lajmeve, Zëvëndës Kancelari Strache shfaqej në videon e publikuar duke diskutuar mundësitë e dhënies së kontratave shtetërore në këmbim të favoreve.

Si përfundim, Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz shpërbëri koalicionin qeverisës dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pasi zëvendësi i tij, Heinz-Christian Strache, udhëheqës i Partisë së Lirisë, një forcë politike që përfaqëson ekstremin e djathtë, dha dorëheqjen nga detyra e tij. Pas shpërbërjes së qeverisë, Kancelari Sebastian Kurz, bëri thirrje për zgjedhje të reja të parakohëshme, duke i dhënë kështu fund qeverisë së koalicionit. Ndërkohë, Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen tha të dielën që kaloi se propozon një fillim të ri për vendin e tij, duke sugjeruar që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen “sa më shpejt”, në fillim të shtatorit, me qëllim që sipas fjalëve të tija të, “rivendoset besimi i popullit tek qeveria”, ka thënë Presidenti austriak.

Një rast tjetër në mahallë të Shqipërisë është edhe rasti i Italisë ku për arsye të ndryshme, përfshir korrupsionin dhe skandalet ekonomike dhe politike gjatë viteve, qeveritë italiane kanë renë, bien dhe janë shpërndarë shpesh para skadimit të afatit qeverisës. Në të vërtetë, Italia është e njohur për ndryshim qeverishë si pasojë e krizave të ndryshme politike. Gjatë pothuaj 70-viteve të fundit, pas rënjes së fashizmit, Italia ka pasur, mesatarisht, një qeveri të re në vit, duke zgjatur në pushtet pak më shumë se një vit.

Megjithëkëtë, ndonëse nuk ësht e rekomandueshme një ndryshim i tillë i shpesht i qeverive, Italia vazhdon si shtet pa trazira të mëdha politike, ashtu siç po vazhdon edhe Austria në këtë ndërkohë. Nuk bëhet nami pra nëse bie një qeveri e sidomos kur ka arsye, që për shkaqe korruptive dhe keq-qeverisje, të ketë ndryshime në drejtimin e vendit, madje edhe të bier qeveria duke përfunduar në zgjedhje të reja, për cilindo vend qoftë fjala. Edhe në Shqipëri, si pasojë e trazirave dhe krizës politike që ka pllakosur atë vend, po bëhen thirrje për shpërbërjen e qeverisë dhe të për mbajtjen e zgjedhjeve të lira – si një mënyrë demokratike për të dalur nga ky ngërç politik që po e çon vendin në prak të katastrofës. Nuk bëhet nami në Shqipëri as nuk merr fund bota nëqoftse- në mungesë të një dialogu të mirëfilltë midis palëve për zgjidhjen e çështjeve me të cilat përballet vendi – të shpërbëhet qeveria, të formohet një qeveri teknike dhe të shpallen zgjedhje të reja. Mos kini frikë nga sovrani! Bëni më të mirën për vendin dhe Kombin!

Nuk është gjë e re të thuhet se në Shqipëri mbizotëron korrupsioni në të gjitha nivelet e pushtetit dhe të qeverisë. Këtë e kanë thënë vendasit dhe e thonë edhe ndërkombëtarët. Nuk besoj se ka nevojë për publikimin e ndonjë videoje, ashtu siç ndodhi në Austri kohët e fundit, për të provuar përhapjen e korrupsionit në Shqipëri.

Në lidhje me skandalin e fundit në Austri, organizata Transparency International (TI) që merret me luftën kundër korrupsionit anë e mbanë botës, u shpreh se një rast i tillë si siç është dorëheqja e Zevëndës Kancelarit austriak Heinz Christian Strahe, pasqyron faktin se sa e lehtë është që të ndodhë abuzimi i pushtetit dhe manipulimi i arenës politike, madje edhe në vende si Asutria, që konsiderohen si shtete që kanë një nivel të ultë korrpusioni. Transparency International rekomandon, ndër të tjera, një transparencë të vërtetë, sidomos kur është fjala për kontratat e Partneritetit Publik Privat (PPP). (Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka nivelin më të lartë të PPPS-s, në Ballkan). TI bën gjithashtu thirrje për ligje më të forta për financimin e partive politike si dhe për marrjen e masave të bashkrenduara më mirë dhe kundër pastrimit të parave, në nivel ndërkombëtar.

“Videoja Strache është një shembull se politikanët e korruptuar i konsiderojnë kontratat publike si një mjet për të siguruar favore politike” për miqtë e tyre dhe për veten, është shprehur Drejtoresha e Transparency International, Patricia Moreira. Ajo ka shtuar se, “Anë e mbanë botës, kontratat publike dhe projektet e infrastrukturës janë ndër më të dalluarat që bien pre e korrupsionit.” Në deklaratën e saj, ajo thekësoi gjithashtu edhe rëndësinë që ka shtypi i lirë në luftën kundër korrupsionit. “Në një vend ku gazetarët nuk mbajnë përgjegjës politikanët për punët dhe veprimet tyre, në atë vend lulëzon korrupsioni”, ka thenë zyrtarja e Transparency International, në një deklaratë me rastin e publikimit të videos që çoi në dorëheqjen e qeverisë austriake të kaolicionit.

Më në fund, orgnaizata që lufton korrupsionin anë e mbanë botës, Transparancy International thekson se videoja Strache nuk duhet të shikohet si një incident i izoluar që përfshin vetëm politikanët, parti ose disa vende, por të shikohet si një problem sistemik korrupsioni që prekë shumë vende, anë e mbanë botës.

Por në shumë raste të botës, e sidomos në vendet që e konsiderojnë veten demokratike, kur përballen me raste të tilla korruptive të përmasave të mëdha në nivelet qeveritare – në interesin kombëtar — ato marrin masat e nevojshme për tu përballur me situata të tilla në mënyrë demokratike – përfshir edhe dorëheqjen e qeverisë, ashtu siç bëri qeveria e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

Asgjë në këtë botë nuk është e përhershme, asgjë dhe askush në këtë botë, përfshir edhe një kancelar, një kryeministër ose një qeveri, nuk janë të pazevëndësueshëm dhe as të përgjithëmonshëm. Por, interesat kombëtare duhet të jenë gjithmonë të pazevëndsueshme dhe të përgjithëmonshëme dhe mbi interesat politike, partiake dhe financiare, qoftë për një zevëndës Kancelar ose një një kryeministër, i cilitdo vend qoftë. Dorëheqja e një qeverie, në interes të Kombit – përball krizave të pazgjidhëshme politike — është masa më e ndershme, më demokratike dhe më patriotike që mund të marrë një udhëheqës që e do popullin dhe vendin e vet. Nuk merr fund bota se bie një qeveri…Pyetja me rëndësi është se çfarë vjen pas një dorëheqje të tillë të mundëshme, ashtuqë qeveria e re të mos jetë një riciklim i të vjetrës.

Jam i vetdijshëm se Shqipëria nuk është as Austria e as Italia, por nga ana tjetër, kur marrim parasysh zhvillimet aktuale dhe gjendjen e krijuar atje, e cila me të vërtetë kur e vëren mdje edhe nga larg, një valë e pamëshirshme ndjenjash të kapllon shpirtin dhe mendjen. Kur njeriu sheh se në mbarë botën gjërat ndryshojnë sidomos përball krizash, veç në Shqipërinë tonë, jo. Edhe kur ndryshon atje ngjyra e qeverive, fatkeqsisht, duket se mjerimet mbeten të njëjta për atë vend dhe për atë popull.

Shqipëri, dielli i jetës sonë, ne nuk përkulemi! – Nga Aurel Dasareti*

 

Mos besoni se dini, atëherë vetëdija ngurtësohet. E vetmja gjë që ne e dimë, është se rruga e jetës është e pafundme. Një rrugë përfundon, një rrugë tjetër sapo ka filluar. Një derë është e mbyllur, një tjetër është hapur. Ju arrini majën, por prapa ka një kulm më të lartë. Jeta është një udhëtim. Çfarë ju pret pas kthesës së ardhshme, e di vetëm ai që udhëton më tej.

***

Unë jam më shumë i përkushtuar për të kritikuar ekzistuesen, në vend që të përshkruaj se si duhet të ndërtohet shoqëria. Pra, nuk them se cili duhet të zgjidhet, por që nuk duhet të zgjidhet.

Indiferenca jonë ndaj së keqes është çmenduri. Ne duhet t’i ndalojmë 3 derdimenët kryesorë (Ramën, Hashimin, Baton Stanishiqin) që përpiqen t`ia dhurojnë Kosovën Serbisë; sikur të ishte pronë private e tyre. Këta janë tumor malinj të shoqërisë që njeriu ose vdes ose i heq.

***

“Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh.”- shkruan gazeta më e madhe gjermane-evropiane, Bild.

Krye-gangsteri është vendosur në krye të tepsisë, nga disa prej jush. Dhe, e trajtoni në një mënyrë që e ka shndërruar atë kloun në një “Zot” që të gjithë e adhurojnë dhe i binden.

Nuk kam asnjë konflikt interesi në trojet shqiptare, dhe i respektoj të gjithë, nëse meritojnë respektin tim, por ai që nuk respekton popullin e tij nuk e meriton respektin e njerëzve. Unë urrej çdo gjë që lidhet me mashtrimin, shfrytëzimin, korrupsionin, krimin, imoralitetin, fundamentalizmin islamik dhe atë ortodoks, pedofilinë, kidnapimin e grave dhe të miturve, dhunimin seksual, neo-komunizmin e egër, Tradhtinë ndaj Vendit. Kryesisht, partitë dhe të vetëshpallurit “politikanë” që kanë shkatërruar jetën në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore. Ata kriminelë dëshirojnë të mbijetojnë mbi kufomat e juaja. Unë nuk dua të shoh më plehra në rrugë apo kudo tjetër në Shqipërinë natyrale.

Krye-gangsteri është një tiran, diktator me pushtet të pakufizuar. Prandaj nuk pyet dhe nuk përfillë askënd që dëshiron të mbroj veten, kombin dhe vendin. Vepron egërsisht me shkopinj dhe gaz helmues kundër secilit shqiptar varfanjak që ia prish rehatinë, por puthet me çetnikët. Ky pervers, që edhe në pleqëri, sillet vërdallë cullak në plazhe, sinjalizon se është me çrregullime mendore. Si mund të jetë udhëheqës i shtetit një i paturpshëm që i mungon edukimi, por edhe ndjeshmëria për nevojtarët. Ai është person publik, dhe si i tillë, në sytë e botës, në një mënyrë përfaqëson (keq) të gjithë shqiptarët, por nuk sillet si i ka hije shqiptarit.

***

Unë kam parë pothuajse gjithë botën, dhe kam pasur mundësi të krahasoj Shqipërinë. Shqipëria është vendi më i bukur që unë njoh, dhe dëshiroj të isha banor i saj. Ne (mendoj të gjitha trojet tona) jemi një vend i pasur dhe pse nuk mund ta përdorim më mirë atë, sepse pasuria e saj mbitokësore dhe nëntokësore, uji, ajri, dielli, qielli vidhet pikërisht nga ata gangsterë (banditë) qeveritarë politik-bërës që e kanë obligim për ta mbrojtur.

***

Përdorimi i një thirrjeje të përbashkët beteje është një nga idetë më të rëndësishme për veprim. Ne domosdoshmërish të luftojmë për Shqipërinë të gjithë së bashku, dhe ne duhet të veprojmë së bashku dhe në unitet. Prandaj, duhet të qëndrojmë së bashku në klithmat e betejës që të heqim qafe të gjithë politik-bërësit e deritanishëm (me përjashtime nderi) të Shqipërisë, Kosovës dhe ata shqipfolësit servil të Maqedonisë Veriore, Kosovës Lindore, Malit të Zi. Shpërbërjen e të gjitha partive politike brenda dhe jashtë kufirit të imponuar dhe themelimin e maksimalisht 2 partive të reja (partitë motra) në të “gjitha vendet” shqiptare, në të cilat do të anëtarësohen vetëm politik-bërës të ri dhe kualifikuar, veprimet e të cilëve do të kontrollohen vazhdimisht nga organet kompetente, dhe dënohen rëndë nëse abuzojnë me detyrën. Politik-bërës, të cilët pas shërbimit maksimalisht katërvjeçar, të ikin përjetësisht nga politika. Vetëm kështu mund të përqendrohemi në varfërinë dhe papunësinë, sovranitetin-integritetin e vendit, mirëqenien e popullit. Këto janë pyetje që prekin të gjithë shqiptarët.

E dashur liri, ku je ti? Kriminelët e korruptuar na mbajnë larg prej teje. Ne nuk kemi frikë, ne nuk përkulemi. Ne e kemi bërë këtë për një kohë të gjatë. Nëse është e nevojshme, do të sakrifikojmë gjakun dhe jetën tonë për Ty, e dashur Shqipëri. Le të ngrihet lart zëri. Ne nuk do të durojmë më padrejtësinë. Shkundni kombin dhe zgjoni popullin. Ne nuk japim prej nesh vendin tonë të origjinës, do të mbrojmë çdo milimetër të tokës së shenjtë pellazge/ilire. Ne mund të bëjmë ndryshime. Shqiptarë, le të zgjohet fryma atdhetare. Portat e lirisë janë të hapura. Luftoni frikën dhe bashkohuni me betejën për ndryshime pozitive. T`i largojmë nga karriget gangsterët. Ne jemi Komb me një histori të lashtë, legjendare. Tani do të kërkojmë vendin tonë në botën që na ka copëtuar. Ne nuk heqim dorë para ditës së gjyqit.

Një ditë, unë, ti, ai, ajo, do të ngrihemi dhe do të bëjmë diçka për të gjithë këtë ndenjje ulur.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Si duhet lexuar stërvitja atlantike e ushtrisë së re të Kosovës – Nga SHABAN MURATI

Herë pas here diplomacia e qetë perëndimore e ndjen nevojën të japë edhe sinjale ushtarake, sidomos në Ballkan, ku ka një shtet si Serbia, që jeton ende me megalomaninë e 20 viteve më parë. Ndaj paraqet interes kombëtar dhe rajonal fakti që një kontigjent i forcave të armatosura të Kosovës iu bashkangjit në datën 20 maj manovrave ushtarake të vendeve të NATO-s në Kroaci, të organizuara dhe të drejtuara nga komanda e ushtrisë amerikane në Europë, USEUCOM. Manovrat ushtarake të koduara “Immediate Response” zhvillohen në Kroaci, Slloveni dhe Hungari. Në datën 4 qershor deri 10 qershor do të zhvillohen manovrat e NATO-s të koduara “Astral Knight” në Kroaci, Slloveni dhe Itali. Në datën 26 maj deri në 28 qershor NATO do të zhvillojë manovra ushtarake në Bullgari dhe në Rumani.

Pjesëmarrja e forcave të armatosura të Kosovës në manovrat ushtarake të NATO-s në Kroaci e në Slloveni dhe ku marrin pjesë 10 shtete, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, fiton një theks dhe rëndësi të veçantë për situatën, ku po kalon Ballkani dhe sidomos për konfuzionin rreth çështjes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Pjesëmarrja e Kosovës në manovrat ushtarake të NATO-s përbën një vlerësim dhe konsideratë të veçantë për shtetin e pavarur të Kosovës dhe për bashkëpunimin e tij të tanishëm dhe të ardhshëm atlantik.

Së pari, duhet theksuar se është hera e parë që forcat e armatosura të Kosovës marrin pjesë në një stërvitje shumëkombëshe të NATO-s pas vendimit të parlamentit të Kosovës dhjetorin e vitit të kaluar për transformimin e forcave të armatosura në ushtri dhe krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Pjesëmarrja e tanishme në manovrat ushtarake atlantike lexohet qartazi si një miratim dhe mbështetje për të drejtën e shtetit të pavarur të Kosovës që të ketë ushtrinë e vet si çdo shtet tjetër i pavarur. Në këtë mënyrë NATO e konsideron Kosovën si shtet dhe ushtrinë e Kosovës si bashkëpunëtore të besuar të saj dhe e angazhon në manovra të rëndësishme ushtarake, që aleanca zhvillon në shtetet e Ballkanit. Kjo zhvleftëson zhurmat artificiale të Serbisë dhe të Rusisë kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës. Në këtë kuptim pjesëmarrja e Kosovës në manovrat ushtarake të NATO-s duhet parë si rikonfirmim nga NATO i sovranitetit dhe i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Pra NATO rikonfirmon njohjen dhe fton Kosovën si shtet në momentet, kur Serbia po rrit habitshëm intransigjencën për të mos e njohur Kosovën. Pavarësisht se katër shtete të NATO-s nuk e njohin Kosovën, fakti që forcat e armatosura të Kosovës ftohen të marrin pjesë në manovrat e përbashkëta me ushtritë e vendeve të NATO-s tregon një avancim të marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n.

Së dyti, manovrat e reja ushtarake të NATO-s në Kroaci, në Slloveni dhe në Hungari, në të cilat merr pjesë edhe Kosova, janë një mesazh i qartë drejtuar Serbisë dhe udhëheqjes së saj të çoroditur filoruse. Në klimën e tensionuar dhe konfuze, që po shoqëron prej një viti mjediset diplomatike të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve, presidenti i Serbisë dhe ministri i tij fashist i mbrojtjes kanë dalë disa herë me kartën e kërcënimit të përdorimit të forcës në raportet e tyre me Kosovën. Pavarësisht se ata bëjnë blofin dhe kërkojnë të fitojnë kuota elektorale në qarqet ultranacionaliste dhe fetare serbe, NATO vlerëson se është e nevojshme t’i dërgohet një mesazh paralajmërimi Serbisë, duke ftuar Kosovën në manovrat ushtarake atlantike. Mesazh, që do të thotë se Kosova është shtet i pavarur, i cili gëzon mbrojtjen e pathyeshme të NATO-s. Ose siç nënvizonte para pak ditësh ish-zëdhënësi i mirënjohur i NATO-s në kohën e inkursioneve ajrore atlantike në Serbi 20 vjet me parë, Jamie Shea, ”Kosova është një shtet i mbrojtur ndërkombëtarisht”.

Së treti, mesazhi i pjesëmarrjes së forcave të armatosura të Kosovës në manovrat atlantike në Kroaci dhe në Slloveni është një kundërpërgjigje dhe paralajmërim ndaj garës së çmendur të armatimeve, ku e ka futur veten Serbia me nxitjen dhe me paratë e Rusisë. Parada ushtarake me stil operete, që organizoi presidenti Vuçiç në 10 maj në Nish dhe ku ushtria serbe parakaloi me avionët ushtarakë rusë “MIG 29”, me helikopterët ushtarakë rusë “MI 35” dhe me tanket ruse “T 72”, dhe ku në paradë morën pjesë forcat ajrore të Rusisë, ishte një demonstrim i lidhjes së ngushtë ushtarake të Beogradit me Moskën. Kërcënimi i forcës, që presidenti serb mendoi se tundi në Nish, vetëm dëshmoi orientimin rus të udhëheqjes serbe dhe dobësinë e pozitave ballkanike të saj. Manovrat e tanishme ushtarake shumëkombëshe të NATO-s në Ballkan e sfumuan në çast mburravecërinë tipike rurale të presidentit serb. Lidhur me këtë ballafaqim ngjarjesh, ish-shefi i shërbimit të fshehtë ushtarak të Serbisë, gjenerali Momir Stojanoviç, deklaroi në 18 maj lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në manovrat atlantike në Kroaci: ”Unë mendoj që kjo është përgjigja e NATO-s, veçanërisht e SHBA, për paradën ushtarake të Nishit dhe për t’i treguar shqiptarëve të Kosovës se NATO është garante e sigurisë së tyre. Është demonstrim force ndaj Serbisë”.

Së katërti, organizimi i këtij seriali manovrash ushtarake nga NATO në Ballkan dhe rreth tij, nën drejtimin e komandës së ushtrisë amerikane në Europë, përbën një provë të qartë dhe të rëndësishme të vazhdimit të angazimit të SHBA në Ballkan. Serbia dhe Rusia janë përpjekur të krijojnë konfuzion në arenën ndërkombëtare se gjoja ka tërheqje të SHBA dhe të NATO-s nga Ballkani. Është ëndrra e Serbisë dhe e Rusisë për të patur në Ballkan një vakum ndikimi, që duhet ta mbushë Moska, dhe ku Serbia të jetë kamzhiku ushtarak rus mbi shtetet ballkanike. Por seriali prej gjashtë manovrash ushtarake, që komanda e forcave të armatosura amerikane në Europë do të organizojë në periudhën maj-shtator 2019 në Ballkan dhe në disa zona rreth tij, tregon se SHBA janë të angazhuar fort në rajon dhe i japin një paralajmërim të qartë Rusisë për çdo ambicie apo plan për ndikim në Ballkan. Gjenerali amerikan John Healey, komandant i departamentit të stërvitjeve në komandën e forcave amerikane në Europë, deklaroi se manovrat e tanishme të NATO-s “po zhvillohen për të siguruar interesat kombëtare amerikane, për të frenuar agresionin rus dhe për të mbështetur një Europë të sigurt dhe stabël”.

Në vizionin global të interesave amerikane Ballkani vazhdon të jetë në fokus. Që në vështrimin e parë bie në sy që qendra e këtyre manovrave ushtarake të vendeve të NATO-s, të drejtuara nga komanda amerikane në Europë, është Ballkani dhe zonat e detet rreth tij. Komandanti i ushtrisë amerikane në Europë, gjenerali Christopher Cavoli, duke folur për manovrat në Kroaci deklaroi: ”Manovrat ‘Immediate Response’ janë kritike për të forcuar aleancën dhe për të shtuar sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe Detit të Zi”. Në hartën e manovrave të tanishme lexohet lehtësisht se ato po zhvillohen në Kroaci, në Slloveni, në Bullgari, në Rumani, në Hungari. Pra janë që të gjitha shtete në kufi me Serbinë. Në manovrat ushtarake atlantike marrin pjesë forcat e armatosura të të gjitha shteteve, që kufizohen me Serbinë. Madje dhe Bosnjë-Hercegovina ishte ftuar, por për shkak të mosfunksionimit të presidencës trepalëshe dhe antiatlantizmit të njohur të të ashtuquajturës “Serpska Republika”, kjo nuk u realizua. Edhe pa qenë ushtarak e kupton se kjo hartë manovrash ushtarake është një sinjal i fortë diplomatiko-ushtarak për të ftohur kokat e nxehta në Beograd që të mos cënojnë procesin e pakthyeshëm të integrimit euroatlantik të të gjithë Ballkanit. Me Kosovën pjesëmarrëse në manovrat e tanishme i bëhet e ditur Serbisë që nuk duhet të pengojë as procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Domethënia ushtarako-diplomatike e mesazhit të manovrave të NATO-s në Ballkan dhe pjesëmarrjes së Kosovës në to, shkaktoi një alarm të paparë në Serbi dhe në Rusi. Një fushatë e egër mediatike shpërtheu në të dy shtetet e mësipërme kundër pjesëmarrjes së Kosovës në manovrat atlantike. Portali rus “fort-russ.com” shkruante në 18 maj se “pjesëmarrja e Kosovës në stërvitjet e NATO-s është pjesë e politikës armiqësore kundër Serbisë”.

Strategjia e SHBA dhe e NATO-s në Kosovë dhe në Ballkan është afatgjatë dhe largpamëse. Me të drejtë ajo e planifikon Kosovën herët a vonë si një shtet anëtar të NATO-s, si hallkë e fortë në zinxhirin e arkitekturës atlantike të sigurisë në Ballkan. Është kjo përmbajtje, që duhet ta bëjë Kosovën edhe më të fortë në raportet me Serbinë dhe në konfirmimin e shtetit të saj të pavarur, i cili po kontribuon bashkë me NATO-n në sigurinë dhe në stabilitetin e Ballkanit dhe të Europës.

Kështu duhet t’i lexojnë zhvillimet Prishtina dhe Tirana dhe të mos ngatërrojnë këmbët me tezat e errta diplomatike, që Serbia ua servir nëpërmjet këshilltarëve jugosllavë në të dy kryeqytetet shqiptare.

Si të shërohemi nga mediokriteti, nebuloza, skizofrenia, urrejtja, xhelozia dhe komplekset e njohura të inferioritetit e maliciozitetit….?! – Nga AGRON SHABANI

1. Siç dihet, njerëzit e kompleksuar, inferiorë, maliciozë, cinikë, injorantë, prepotentë, flegmatikë, hipokritë, dogmatikë, depresivë, mizantropë, paranoidë, skizofrenikë, infantilë ose psikopatologjikë, janë gjithmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose ‘botës’ së tyre të ç’rregulluar mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh. Mbase, ato ose ata qè i urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje të tjerët që i konsiderojnë si rivalë, armiq ose kundërshtarë të ndryshëm imagjinarë ose fiktivë. Dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe… gjithmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren dhe të paekzistueshmen. Janë të padurueshëm, paranod, infantilë dhe patologjikë ndaj të gjithë atyre që nuk i takojnë “botës” ose “kosmosit” të tyre halucinativë etj. Nuk munden t´i shohin ose durojnë ata ose ato që flasin, shkruajnë ose mendojnë jashta “orbitës”, gjegjësisht, jashta “alfabetit”, “gramatikës”, “logjikës” ose “filozofisë” së tyre bardh e zi. I vëjnë barrikadat ose gërshërët e censurës ose mediokracisë së tyre editoriale, redaksionale, institucionale, politike, diplomatike ose profesionale ndaj të gjithë atyre që guxojnë të flasin, shkruajnë, apo të dijnë më shumë se ‘shefi’ ose padroni. Janë të ngujuar ose burgosur përgjithmonë brenda kthetrave, klisheve ose fiksionëve të sëmura autoritare dhe totalitariste. Ndërkohë që janë pengje ose viktima të tyre. Mbase, pengje ose viktima të mediokritetit, debilitetit, nebulozës, shizofrenisë, patologjisë dhe ‘tabula rasës’ së tyre që e kanë fshehur, zbuluar ose krijuar vet. I akuzojnë shtetin dhe pushtetin për censurën ose mediokracinë e njohur editoriale ose redaksionale, ndërkaq vet janë censuruesit, linçuesit ose persekutorët e përhershëm dhe kryesorë. Nuk i besojnë askujt. Madje, as vetvetës së tyre. Jo. Sepse, kanë frikë nga e kaluara dhe vetëvetja e tyre malicioze, misterioze, kompleksive dhe tepër e mjegullt ose evazive.

2. Kjo tregon ose dëshmon qartë se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë “bërë shoshë” prej fobive, paranojave, paragjykimeve, shpifjeve, trilleve, totemëve, fetishëve, dogmave, bestytnive, urrejtjeve dhe xhelozive të ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht, violente, infantile dhe patologjike tè grupit, personit ose individit. Ndërkohë që anomalitë dhe psikopatologjitë e mesipërme reaksionare dhe anakronike të kulturës, informimit, politikës ose diplomacisë kosovare, paraqesin problemet kyçe ose kardinale të shtetit dhe shoqërisë kosovare.

3. E thënë ose formuluar ndryshe, kjo donë të thotë se idetë shkencore ose humaniste mbi shtetin, pushtetin, popullin (kombin), besimin, religjionin, politikën, diplomacinë, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo drejtësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnè logjikës dhe as arsyes njerëzore. Jo, sepse, njerëzit ose personat e ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj., vazhdimisht ndjehen të lumtur dhe tepër krenarë nëse udhëhiqen ose udhërrefehën nga instinktet, emocionet ose pasionet e ndryshme iracionale dhe negative. Përkatësisht, nga instiktet e kafshève ose bishave tè egra. Duke u hedhur kështu në gabime dhe vendime të ndryshme kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë për asgjë. Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, reaksionare, paradoksale dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Por….!!!

4. Ndjenjat ose emocionet e mësipërme iracionale dhe tepër negative, kuptohen ose përceptohen si sëmundje ose situata psikotraumatike me pasoja të rënda për individin dhe kolektivitetin. Thonë se personat ose individët e ndryshëme të prekur nga komplekset ose sindromet e njohura të Edipit, gjegjësisht, nga komplekset e pashëruara të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental (psikologjikë), intelektual, profesional dhe të tjerë, janë arketip dhe prototip të vasalëve, poltronëve ose kameleonëve të njohur konformist ose oportunist që i zhvaten, nènshtrohen dhe imponohen vazhdimisht tutelës së njohur politike, sociale dhe materialiste të ” aristokracisë” ose “borgjezisë së lartë” pushtetmbajtëse ose politike nè Kosovè dhe gjithandej. Ndërkohë që sërvilizimi, vasalizmi, kameleonizmi, opottunizmi, konformizmi dhe makiavelizimi i tyre inflator dhe inflamator, bëjnë që të shpërthejnë dhe shpërfaqen si të atilla edhe skemat ose “ekuacionet” e njohura të diletantizmit, mediokritetit, mercenarizmit, kolaboracionizmit, shantazhit, komplotit ose tradhëtive të larta individuale dhe kolektive. Sidomos kundër njerëzve krijues ose inovatorë si ‘cityoen’ ose ‘burgeros të lartë kulturorë dhe politik’ në veçanti si dhe ndaj popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.

5. Në ketë rast, natyra dhe karakteri i komplikuar i njerëzve të kompleksuar, stupidë, maliciozë, nebulozë, paranoid, mizantrop, maniak, depresivë, infantilë ose patologjikë, ndonëse, të deskriptuara, detektuara (deshifruara), identifikuara dhe interpretuara përmes “artit” të dialogut, komunikimit ose korrespondencës së tyre me të tjerët, gjegjësisht me anë të një subjekti dhe objekti të determinuar, iracional, negativë dhe tepër kompleksivë, sikur substituohën, barten ose transformohën vazhdimisht edhe në natyrën dhe karakterin e njohur (global ose kolektivë) të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme kosovare. Ndërkaq, arti, talenti, edukata, kultua, emancipimi, morali, disiplina, përvoja, tradita dhe aftësia e njohur e intelektuale dhe profesionale, pos tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit i zgjedhur (preferuar), enfant terible ose ‘demiurg i lartë’ që arrin të bashkojë emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë individuale dhe kolektive. Duke e bërë kështu lirimin (çlirimin) e subjektivitetit nga objektiviteti dhe të ngjajshme. Kjo është vlera globale ose universale e njerëzve të ditur dhe intelektual. Individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre global ose universal, respektivisht, ekskluziviteti, integriteti, globaliteti ose universaliteti i tyre individual.

6. Roli dhe misioni i kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘pleshmërisë së lartë’ kriujese ose profesionale që kanè për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kuptimin e jetës si art, artit si jetë dhe jetës si filozofi.

7. Për me tepër ndëkaq, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur ose njeriu i thellë, sipas Siegmund Freudit, ajo patjetër do duhej të ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, perveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose jondërgjegjies, përreth së cilës gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë i tij etj. Domethënë, “komplekset evolutive” të Edipit (lèxo: komplekset e botuesve, editorève, gazetarève, redaktorève, moderatorève, politikanève ose diplomatève kosovar)- mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshem ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.

8. Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar, valorizuar ose glorifikuar maksimalisht, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri-tjetrin. Ndërkaq, nëse e humbasin besimin tek “lideri i idealizuar” ose “lideri suprem”, turmat, shtresat, kastat, masat ose kategoritë e ndryshme shoqërore ose qytetare, pushojnë së ekzistuari si turmë dhe shpërbëhen. Shtypja dhe robëria, nuk i tejkalojnë kurrë komplekset e mesipërme evolutive të Edipit, gjegjësisht, komplekset e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Jo kurrë. Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, në instancë të fundit të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose transcendente (transhendte), mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura informative, kulturore, institucionale, profesionale, politike, diplomatike etj.

9. Sidoqoftë, duke qenë si revolucion, evolucion ose manifest suprem i një lufte të gjatë infermale dhe shumëshekullore për çlirimin e familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë nga rendi, diktati ose tutelja e egër e etërve ose baballarëve të ndryshëm autoritar, diktatorial ose despotikë, gjegjësisht, nga rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare, tek Alfred Adleri (187O-1937) gjejmë një parashtrim ose formulim të njohur shkencor ose metodologjikë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit. Mbase, një sintezë ose instancë njohjeje komunitare ose globale (universale) që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë së personit ose individit i cili në fund të fundit, nuk është asgjë ose askush tjetër, përveçse një qenieje sociale dhe politike i destinuar të jetojë në bashkësi ose komunitet me të tjerët si kafshèt nè kope.

1O. Ndaj, edhe problemi i integrimit, socializimit ose resocializimit si mjete dhe pëlqimi pa rezerva i frustrimeve, egoizmave, anomalive dhe psikopatologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të grupit ose kolektivitetit ku jeton ose punon, për individin është problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës dhe mbijetesës së tij.
Ndërkaq, çdo inferioritet ose maliciozitet, edhe i vogël apo, vetëm i supozuar ose paragjykuar qoftë ai, e bën të vështirë ose të pamundur integrimin dhe socializimin e tij me të tjerët. Kjo sidomos atëherè kur personi ose individi hasin në psikozë, depresion ose në një neurozë të lidhur ngushtë me komplekset e inferiotitetit dhe maliciozitetit. Për kompensimin e këtyre komplekseve të inferioritetit dhe maliciozitetit, në personat ose individët e prekur nga këto sindrome, mepastaj zhvillohet një vullnet i tepruar force (fuqie) dhe enërgjie, për t´i mohuar, injoruar ose shpërfillur ose anashkaluar të tjerët. Dhe kjo, për të tërhequr vemendjen ose simpatinë e etërve ose baballarëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik. Por, kjo normalisht se i largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së masës ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.

11. Alfred Adler e shpjegon një gjë të këtillë në veprën e tij “Rregulla dhe teori të posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni i mesipërm, sigurisht se ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur ngushtë me komplekset e lartëpërmendura të inferioritetit dhe maliciozitetit.

12. Përderisa, Erich Fromm (1900-1980), në veprën e tij me titull “Ikje nga liria” (1941), e prezanton njeriun si qenie të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. Sidomos aty dhe atëherë kur vëllau-vëllaut, kushëriri-kushërit ose miku -mikut, ia zënë pritat e vrasjes edhe për një qen, për një mushkë, për një kali ose gomar. Apo, atëherë kur për “çështjet e larta” shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, kulturore, informative dhe të tjera, kanë të drejtè tè flasin, shkruajnë, mendojnë dhe konkurojnë vetëm Behgjet Pacolli, Xhavit Haliti, Beqë Cufaj, Muharrem Nitaj, Blerim Shala, Halil Matoshi, Mentor Shala…ose “kujdestarët e përjetshëm” të “kombit” dhe “atdheut”! Gjegjësisht, të “pafjeturit” ose të “pagjumët e përhershëm” të “kulturës, informimit, politikës, diplomacisë, zhurnalistikës ose publicistikës kosovare” të prekur dikund thellë nga sindromet ose komplekset e pashërueshme të Edipit etj. E tërë kjo sipas Erich Fromit, deri me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë kulturorë dhe politikë, por- jo paranormal, abnormal, paramodern, antimodern ose pseudobashkohorë si deri me sot.

Shpresa e avancimit të Kombit Shqiptar është investimi në Lidership dhe Inteligjencen Emocionale – Nga Prof. Dr. Fadil Çitaku

Kaosi politik në shtetet Shqiptare është produkt i Inteligjencë Emocionale shumë të ulët. Gjuha shumë e vrazhdë dhe akuzimet ndaj njeri-tjetrit nëpër dëbatet televizive, në parlamente, në ministri dhe grupe punuese dëshmojnë se shumica e politikanve shqiptarë kanë shumë nevojë të investojnë në ngritjen e kompetencave të lidershipit dhe të intelligences emocionale.

Çfarë është Lidershipi dhe pse ka rëndësi vitale për popullin?

Teoria më bashkëkohore e shkencës së lidershipit e definon lidershipin si një proces, i cili ndihmon individin dhe shoqërinë të zhvillohen dhe të arrijnë maksimumin e potencialeve kognitive, intelektuale, emocionale dhe sociale. (Çitaku 2012). Shkencëtarët e lidershipit (Chevane A., Çitaku, Violato, Khan Çitaku-Preteni, Waldrop (2017) theksojnë se, udhëheqësit mund të adaptojnë stile të ndryshme të lidershipit në rolin e tyre në varësi të aftësive të atyre qe ata drejtojnë, kompleksitetit dhe strukturës së rolit, situatës mjedisore, marrëdhënieve shoqërore dhe, aftësive të tyre personale si lidere apo lider.
Bazuar në teorinë e shkencës së lidersipit sipas Çitakut (Çitaku 2012), rreziku më i madh që i kanoset botës sot janë liderët politikë që udhëheqin dhe nuk posedojnë kompetenca të lidershipit. Çitaku në vitin 2012 në studimin e tij shkencor, për të zbuluar kompetencat e lidershipit investigoi gjashtë shtete përndimore, tri gjermano-folëse (Austria, Gjermani dhe Zvicera) dhe tri anglo-folëse (Kanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe Britania e Madhe). Në studimin e tij ishin të përfshirë njerëz në pozitat kresore në fushat ku ata vepronin. Të gjeturat e këtij studimi u publikuan në revistën prestigjioze shkencore British Medical Journal (BMJ) dhe zbulimi i këtij modeli i dha shkencës së lidershipit një ngritje të madhe duke dëshmuar se, kompetencat e lidershipit mund të studiohen empirikisht. Modeli i kompetencave të lidershipit sipas Çitakut (Çitaku 2012), përmban pesë komponente siç janë: përgjegjësia sociale, inovacioni, menagjimi i vetvetes, menagjimi i punes dhe orientimi i drejtë (fer). Në këto
pesë komponete janë të përfshiera 63 kompetenca të lidershipit, të cilat janë të operacionalizuara dhe mund të mësohen.
Shkencëtarët e lidershipit (Çitaku 2012, Mano, Çitaku, Waldrop et al. 2018 ) theksojnë se, roli i lidershipit në organizatë, institut apo politikë është vital për të avansuar në drejtim të duhur. Të njëjtit autorë theksojnë se mungesa e kompetencave të lidershipit definitvisht sjell falimentimin e organizates, institutit apo shtetit.

Çfarë është Inteligjenca Emocionale?

Inteligjenca emocionale nënkupton aftësinë e individit për të monitoruar emocionet e veta dhe të të tjerëve, për t’i diferencuar ato, si dhe aftësinë për ta përdorur këtë njohuri si udhërrëfyes të të menduarit dhe të vepruarit të tij.
Sipas Goleman, 1998, (në Boriçi Begani, 2017) inteligjenca emocionale përbëhet nga 5 komponentë të cilët janë: 1) vetëdija vetjake, 2) vetë-rregullimi, 3) vetë-motivimi, 4) empatia (ndjeshmëria) dhe 5) aftësitë shoqërore. Kushdo që gëzon një nivel të lartë të secilit prej komponentëve të sipërpërmendur mund të thuhet që zotëron inteligjencë të lartë emocionale.
Vetëdija vetjake: nënkupton që individi njeh shumë mirë emocionet e veta, pikat e forta e të dobëta të tijat, si dhe nevojat, stimujt që e shtyjnë përpara. Njerëz që zotërojnë një nivel të lartë të vetëdijes vetjake janë të zotët të kuptojnë se si ndjenjat e tyre ndikojnë tek ata vetë, tek të tjerët dhe tek performanca në punë (Goleman, 1998, në Boriçi Begani , 2017).
Vetë-rregullimi: përfaqëson komponentin e dytë të inteligjencës emocionale, që nënkupton aftësinë e individit për të menaxhuar gjendjet e impulset e tij brenda vetes, si dhe atë për të menaxhuar burimet e veta. Ai i përngjet një bisede të vazhdueshme të individëve me vetveten, ku këta të fundit humorin dhe impulset emocionale negative i ndjejnë njëlloj si të gjithë të tjerët, por në ndryshim prej tyre janë më të zotët për t’i kontrolluar e madje për t’i përdorur ato në mënyrë të dobishme (Goleman, 1998 në Boriçi Begani , 2017).
Vetë-motivimi: përbën kompetencën e tretë që duhet të zotërojë një individ për t’u konsideruar emocionalisht inteligjent. Ai përfaqëson kontrollin e tendencave emocionale të cilat çojnë ose lehtësojnë arritjen e qëllimeve (Goleman, 1995). Individët që zotërojnë këtë kompetencë nuk motivohen nga një pagë apo një status më i lartë si shumica e njerëzve, përkundrazi ata i motivon pasioni për punën dhe tendenca për të arritur rezultate sa më të larta, përtej pritshmërive të tyre dhe të të tjerëve. (Goleman, 1998, në, Boriçi Begani , 2017 ).
Empatia: nënkupton të qenurit i vetëdijshëm për ndjenjat, nevojat dhe shqetësimet e të tjerëve (Goleman, 1998) dhe aftësinë për t’i trajtuar njerëzit bazuar në reagimet e tyre emocionale (Goleman, 1998). E parë nga këndvështrimi i një lideri kjo do të thotë të marrësh në konsideratë ndjenjat e njerëzve krahas faktorëve të tjerë teksa merr vendime inteligjente (Goleman, 1998, në, Boriçi Begani , 2017 ).
Aftësitë shoqërore: Njerëzit që e zotërojnë këtë kompetencë kanë shumë njohje, përpiqen të gjejnë pika e interesa të përbashkëta me të tjerët dhe besojnë në bindjen se gjërat nuk mund të bëhen vetëm. Për këtë ata ndërtojnë marrëdhënie të mira me të tjerët, gjë që më pas i ndihmon të udheheqin të tjerët në drejtimin e dëshiruar (Goleman, 1998). Duhet theksuar gjithashtu që, katër komponentët e përmendur më lart të inteligjenës emocionale, ndikojnë pozitivisht në zgjerimin e aftësive sociale të një individi. Secili prej nesh, që arrin të kuptojë dhe kontrollojë emocionet e veta e të të tjerëve, që është i ndjeshëm ndaj tyre dhe njëkohësisht është i vetëmotivuar, ka shanse më të mëdha për të krijuar dhe mbajtur marrëdhenie të mira me të tjerët (Goleman, 1998, në, Boriçi Begani , 2017 ).
A ka nevojë elita politike shqiptare të investojë në kompetencat e lidershipit dhe inteligjences emocionale?
Bazuar në sjelljet dhe komunikimin që dëshmojnë individë me pozita kyçe në politikë në shtetet shqipfolëse të Ballkanit, ne si ekspertë të lidershipit dhe të inteligjencës emocionale mendojmë që keta njerez sa më parë duhet të fillojnë të mësojnë dhe të vetdijësohen, se cilat kompetenca të lidershipit dhe inteligjences emocionale duhet poseduar për t’u bërë lider. Duhet të mesojnë principet primare të empatisë, të vetrregullimit të emocioneve, sepse kështu si ata veprojnë bëjnë armiqë edhe ata që i
konsiderojnë të jenë miqtë e tyre. Ajnshtajni pat thënë:„Ne nuk mund të zgjidhim problemin më të njëjtën kokë që ka shkaktuar atë“.
Shumica e liderëve kyç të vendeve të sipërpermendura nuk e kanë ende të qartë se çfarë përgjegjësie kanë ndaj popullit qe ua ka besuar udhëhqjen.

Çfarë duhet berë tani që në të ardhmen të kemi lidere dhe liderë kompetentë?

Ministritë e arsimit dhe Akademitë e shkencave të shteteve shqipfolëse të Ballkanit duhet menjëherë të fusin në kurrikulat e tyre parashkollore, shkollore e universitare si lëndë obligative “Lidershipin dhe Inteligjencen Emocionale”. Prindërit duhet bërë shumë punë në edukimin e fëmijëve bazuar në vlera humane e pozitive. Ata duhet të jenë model për të ngulitur në trurin e fëmijëve sjellje të mira dhe empatike.
Nëse ne nuk e bëjmë këtë sot, do krijojmë edhe në të ardhmen liderë të pa aftë, të cilët sikurse këta të sotmit, nuk do kenë aftësi të na drejtojnë në drejtim të duhur. Këtë pergjegjësi e kemi ne të gjithë si individë e si shoqeri, përndryshe gjeneratet e tanishme dhe ato të ardhme nuk do na e falin neglizhencën dhe dembelinë tonë. Ne nuk duhet ti frikësohemi dijes edhe pse e dijmë që, të mësosh është vështirë. Ajo shoqëri dhe ai popull qe ka frikë nga dituria dhe nuk don të mësojë herët a vonë do të falimentojë!

Literatura:
1. Boriçi Begani A. (2017). INTELIGJENCA EMOCIONALE SI FAKTOR NDIKUES NË SUKSESIN E MENAXHERËVE NGA VENDI AMË – RISHIKIM LITERATURE. SShEkonomike Buletin shkencor 2017.

2. Çitaku F, Violato C, Beran T,et al. Leadership competencies for medical education and healthcare professions: population-based study. BMJOpen2012;2:e000812.doi:10.1136/bmjopen-2012-000812.

3. Chevane A., Çitaku F. , Violato C., Khan Y.H., Çitaku Preteni L., Waldrop M.(2017). Effective Leadership Style in Extractive Industry: A Case Study of Emerging Companies in Mozambique.Open Science Journal 2(4).

4. Goleman, D. (1998). Working with Emotional Intelligence. Bantam Books.

5. Mano, S. Çitaku,F. Zillioux, D. Waldrop, M. Journal of Global Oncology , no. 4 (December 2018) 1-4. PMID: 30321095.

Autori:

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Kontakti: info@alss-edu.ch

A KA MBARUAR LUFTA ME EVROPËN? – Nga PAOLO MIELI – E përktheu Eugjen Merlika

Po sikur Evropa të ishte në kushte më pak të dështuara se sa përceptohet e përshkruhet, mbi të gjithë tek ne? Nëse ajo që ka ndodhur si pasojë e krizës së fundit rrënuese ekonomike, t’a ketë fuqizuar në vënd që t’a ketë katandisur në pikë të hallit? Janë pyetje më se të arsyeshme për atë si paraqitet pragu i votimeve të 26 majit, mbas një fushate zgjedhore në të cilën rrahja e mendimeve ka qënë relativisht e rregulltë dhe rreziqet më të mëdha kanë rrjedhur nga Vendi ynë. Përshtypja tërësore është se, mbas një furtune të madhe, mbasi u ndreqën dëmet dhe shtrembërimet, janë të gjitha gjasat për të rimarrë udhën me hapa të mëtejshme në drejtim të ndërtimit të godinës kontinentale. Madje me pjesëmarrjen edhe t’atyre forcave që deri dje paraqiteshin si kundërshtarë të papajtueshëm të sistemit.

Prej katërqind vitesh, në shkallë evropiane, çdo shekull është pështjelluar nga një kundërshti e dhunshme, të cilin e ka pasuar një periudhë e gjatë shestimi (gjithmonë e turbulluar në secilin rast nga tronditje vendore). Qe kështu në Gjashtëqindën me “Luftën e tridhjetë viteve” (1618 – 1648) e përfunduar me paqen e Westfalisë, ku u përcaktua Evropa e kufijve të sigurtë, jashtë rrezikut të luftërave fetare. Në Shtatëqindën me “Luftën e shtatë viteve” (1756 – 1763), të zhvilluar përveç kontinentit tonë, në dy Amerikat, në Hindi e n’Afrikë, aq sa Winston Churchill e quajti atë si “të parën luftë botërore të vërtetë”.
Ndodhi një gjë e ngjajshme në Tetëqindën, me luftërat napoleoniane dhe rindërtimin e mëpastajmë t’Evropës, të themeluar në Kongresin e Vienës (1815). Dhe në Nëntëqindën me dy luftërat e tmerrshme botërore, të cilave u pasoi një stinë tejet e gjatë paqeje: më shumë se shtatëdhjetë vite. Gjithmonë Evropa ka dalë e përcaktuar më mirë dhe e fuqizuar nga këta lloj tërmetesh.

Në njëzetepesë vitet e fundit Evropa e bashkuar kishte vënë si detyrë të forconte e t’a bënte përfundimtare paqen e mbas 1945. Së paku deri tani e ka plotësuar misionin e saj. Por kohët e fundit të çonte në krizë themelin e Be, nuk ishte një luftë por një krizë ekonomike befasuese dhe ndoshta e paparashikueshme, me një kohëzgjatje dhe përmasa vërtetë të jashtzakonshme: dhjetë vjet (2008 – 2018). Një krizë kulmore që ka përmbysur planet zgjeruese të secilit prej njëzeteshtatë Vendeve të Be, ka tmerruar gjithandej opinionet publike dhe ka lëkundur institucionet e gjithë kontinentit. Një testim që ka vënë në një provë të fortë gjithë sistemin evropian e që nuk është e thënë se mund të quhet krejtësisht mbas krahëve tanë. Pasojë e kësaj goditjeje qe, pa asnjë dyshim, vendimi anglez për të dalë nga Evropa (2016). Por fakti që, edhe mbas tre vitesh nga referendumi, proçedurat e kësaj daljeje nuk janë përcaktuar ende e, për një fat të çuditshëm, anglezët janë të detyruar të hedhin në kutitë e votimit një skedë të paracaktuar të zgjedhë Parlamentin evropian ka shtyrë sovranistët nga çdo anë e Evropës të përmbahen nga ideja për të ripropozuar ndonjë formë të tyre “daljeje”. Në mënyrë paradoksale mund të mbështetet ideja se Evropa ka dalë e rifuqizuar madje edhe nga ngjarja më tronditëse që u zhvillua tre vite më parë në Britaninë e Madhe.

Ku është parë gjithshtu qëndrueshmëria e Evropës? Para së gjithash me krizën greke të 2015. Në atë rast Athina ka patur në timon një udhëheqës, i cili ka sfiduar një referendum të paracaktuar në synimet e propozuesve të krijonte gjasat e daljes së Vendit nga bashkësia (ose, së paku, kështu shëmbëllente). Pastaj vetë Cipras mori përsipër një “kurë” ekonomike të paparë ndonjëherë. Që të qëndronte n’Evropë, më pas u ndesh me ministrin e Financave, Janis Varufaqis që ende sot (në librin “Të rritur në dhomë”) mbron tezën se Vendi i tij është thyer para ”pushteteve institucionale dhe klikave”. Me këto masa të guximshme Alexis Cipras e mbajti Greqinë në Be dhe po e drejton, me çmimin e sakrificave të pamasa, jashtë krizës.

Zgjedhje të ngjajshme kanë bërë edhe qeveritarët e Irlandës, të Spanjës e të Portugalisë. Me këmbëngulje, edhe me çmimin e armiqësimit të elitave intelektuale të Vendeve të tyre: pak ditë më parë kryeministri socialist portugez, Antonio Costa, u tregua i gatshëm të hapte krizën e qeverisë nëse Parlamenti do t’a kishte detyruar të vendoste një shtesë rroge mbrapavepruese për mësuesit që – janë fjalë të tij – do të kishte marrë në qafë “besueshmërinë ndërkombëtare të Vendit”.

Tani ndoshta – siç thonë hulumtimet – Greqia mund të shohë rritjen (35%) e partisë të së djathtës, Demokracia e Re e do të jetë e pranishme në rënien (25%) të asaj të Cipras, Syriza. Është e mundëshme që aty këtu partitë sovraniste të kenë edhe rezultate të mira, në ndonjë rast edhe shumë të mira. Por një vështrim i së tërës na shtyn të quajmë një sukses të Evropës faktin që synimet ndarëse të partive të këtilla janë tkurrur mjaft e që një pjesë e mirë e këtyre formacioneve sot janë të gatshëm për ujdi politike me partitë e forta të traditës evropeiste, të ngujuara mirë në fiksimin e institucioneve kontinentale.
Ka vetëm një Vend, i yni, në të cilin drejtuesit e qeverisë janë lëshuar në fushatën zgjedhore në deklarata të panevojshme lufte që – siç ata vetë kanë patur rast të venë re më parë – mund të kenë si të vetmin efekt atë të rritjes së spredit. Fjalë që – po flasim për lajmërimet e tejkalimeve financiare të Matteo Salvimit – prodhojnë dëm vetëm për faktin që janë thënë. Italia është i vetmi Vend evropian, qeveritarët e të cilit bashkohen me atë shkollë të çuditëshme të vetëquajtur keineziane që premton një zhvillim të pamundur që arrihet nëpërmjet shkapërderdhjes së parasë publike, grumbullimit të një tjetër borxhi e ndeshjeve të përherëshme me institucionet e Brukselit. Insitucione të një Evrope që po e merr veten, edhe se me mund, aq sa nuk është e thënë se do t’i a arrijë e se nuk janë në pritë befasi të reja. Na vjen keq që të tilla të panjohura duhet të vijnë, në pjesën më të madhe, nga Italia.

Corriere della Sera, 17 maj 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Dosjet 184 dhe 339 ndodhen në Prokurorinë e Shtetit, të bëhet zbardhja e tyre me urgjencë – Nga ROMEO GURAKUQI

Dosjet 184 dhe 339 nuk ndodhen të bllokuara në një studio private, pronari i së cilës ka vendosur të mos i bëjë ato publike. Edhe për një rast të tillë, legjislacioni shqiptar parashikon dy vepra penale: “moskallzim krimi” dhe “pengim i drejtësisë”.

Dosjet 184 dhe 339 ndodhen në Prokurorinë e Shtetit dhe zbardhja e tyre me urgjencë, me saktësi, me përgjegjësi, nën një kontroll të monitoruar dhe me procedurë të saktësuar nga Prokurori i Përgjithshëm, është kërkesë e opinionit publik, që duhet të përmbushet sa më parë.

Çdo perdredhje e matejshme procedurale, duke e hedhur topin nder prokurore te veçante, çdo zvarritje e ngritjes se nje strukture te posacme per zbardhjen e plote te fakteve, eshte jo vetem justifikim qesharak i mosveprimeve, por edhe nje shperdorim i rende i detyres, thyerje e betimit ndaj Shtetit dhe bashkepunim me politiken e korruptueme qe blen pushtet.

Jo vetem Kriza Politike dhe Kushtetuese qendron e varun mbi permbajtjen e ketyre dy dosjeve, por edhe besueshmeria e Shtetit qe kerkon te hape negociatat me BE.

Kjo sepse ato dy dosje jane, me sa kuptohet, shembulli dhe prova, qe shpjegon menyren se si PSSH ka krijuar numrat e pangjashem te shumices se vet parlamentare; jane dy dosje qe tregojne “legjitimitetin” e qeverise aktuale, nivelin e operimit te shtetit te se drejtes dhe menyren se si zbatohet ne kete vend barazia e te gjithe qytetareve para ligjit.

Tanime eshte e qarte se ai qe e pengon transparencen publike te organeve ligjzbatuese dhe punen e Prokurorise se Shtetit eshte Kryeministri i vendit.

Doreheqja e Edi Rama asht kushti paraprak per lirimin e hapesires publike nga pengmarrja e korrupsionit dhe e gangstereve, por gjetja e Kryeministrit te tranzicionit rithemelues te kushtetutes dhe e anetareve shoqerues te kabinetit te tij, eshte nje sfide edhe ma e madhe per vendin tone te mjeruar dhe te deshperuar.

Jo më me improvizime! Vendi nuk ka kohë më per kompromise kalimtare dhe te perkohshme. Shqiperise i nevojiten zgjidhje strukturore te sakta, afatgjata, te percaktuara nga Shkolla e Eterve Themelvenes.