VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Papa, thirrje për ngushtimin e hendekut mes të pasurve të të varfërve

By | May 5, 2019

Komentet

Ndryshimi i kufijve – Presidenti i Malit të Zi flet hapur: Ja pse jam kundër

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukakoviq, ka përsëritur rezervat e tij që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve. Në një intervistë dhënë gazetës podgoricase “Dnevne Novine”, ai ka dhënë dy arsye për këtë qëndrim.

 

“Janë dy arsye për rezervën time. Marrë parasysh që demarkimi pashmangshëm do të perceptohej dhe interpretohej me arsyet etnike (serbët në Serbi, e shqiptarët në Kosovë), kjo gjithsesi se nuk do t’i kontribuonte idesë emanciupese të demokracisë multietnike, të cilën duam ta zhvillojmë në Ballkan”, ka thënë Gjukanoviq, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Dhe arsyeja e dytë: në çka e bazojmë besimin se një zgjidhje e tillë nuk do të shkaktonte iniciativa zinxhirore për zgjidhje të çështjeve të tjera të hapura, jo vetëm në Ballkan? Cilat janë garancitë për këtë?”

Në intervistë, Gjukanoviq ka thënë se është shumë mirë që është vendosur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se nuk është mirë që ndërkohë ai dialog është futur në rrugë qorre.

“E di sa i vjetër dhe kompleks është problemi i marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe mosmarrëveshjeve në relacionin Beograd-Prishtinë”, ka thënë ai, duke theksuar se dialogu duhet të vazhdohet dhe të përmbyllet suksesshëm “me një qasje të arsyeshme”.

Daçiq: Synimi im është që askush të mos e njohë më Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha se puna e tij është që të sigurojë, që asnjë vend tjetër të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

“Do të shkoj kudo sepse kjo është puna ime”, tha Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Sipas tij, Serbia po tregohet e sukesesshme në të bindurit e vendeve të tjera, që të tërheqin njohjen e Kosovës, por shtoi Daçiq, një gjë e tillë i shqetëson disa vende perëndimore.

Daçiq po ashtu tha se vizita e tij e fundit në Afrikë ishte e sukesesshme, pasi ka njoftuar shtatë vende afrikane në lidhje me situatën në Kosovë.

“Afrika për ne është shumë e rëndësishme sepse në Kombet e Bashkuara ka 53 anëtarë”, thënë Daçiq.

Ai tha se e mbështet anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por tha se ruajtja e integritetit territorial është po ashtu një interes strategjik i Beogradit.

Sipas të dhënave zyrtare, pavarësia e Kosovës është njohur nga 116 vende të botës.

Në mesin e tyre janë edhe 13 shtete, për të cilat autoritetet e Serbisë pretendojnë se e kanë tërhequr njohjen.

Kroacia bisedon me Suedinë dhe SHBA-në për blerjen e aeroplanëve luftarakë

Aeroplanët luftarak F-16

Kroacia është në bisedime me Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara për blerjen e avionëve luftarakë të cilët i nevojiten për modernizimin e forcave ajrore të saj, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Damir Krstiçeviq.

Zagrebi ishte afër një marrëveshjeje për blerjen e një skuadre të avionëve luftarakë F-16 të përdorur dhe të ripunuar nga Izraeli, por përfundimisht Izraeli njoftoi Kroacinë se nuk mund të shiste aeroplanët pasi nuk mund të siguronte një miratim nga Shtetet e Bashkuara.

Agjencia Reuters raporton se Izraeli ishte në garë me disa vende që bën oferta për autoritetet kroate dhe konkurrenti më serioz u raportua të ishte Shërbimi i Navigacionit Ajror të Suedisë (SAAB) duke ofruar aeroplanë të rinj Gripen.

“Qeveria është ende e vendosur të zgjidhë këtë çështje strategjike. Ne jemi në bisedime me Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe ne do ta informojmë publikun në kohën kur do të kemi disa informata konkrete”, u tha Krstiçeviq gazetarëve.

Kroacia u bashkua me aleancën e NATO-s në vitin 2009 dhe Bashkimin Evropian në vitin 2013.

Forca e saj ajrore ka një skuadër të fluturimeve MiG-21 të Rusisë që datojnë nga e kaluara e saj brenda ish-Jugosllavisë, por ato janë të vjetruara dhe vetëm pak janë funksionalë për momentin.

Shkoi në Somali të lobojë kundër Kosovës, Daçiq për pak vdiq në sulm terrorist

Të paktën nëntë vetë kanë vdekur dje, përfshirë ish ministrin e Jashtëm somalez, kur ekstremistët islamikë aktivizuan një bombë makinash pranë pallatit presidencial në Mogadishu, tha policia. Mes të vrarëve, ish ministri i jashtëm Hussein Elaba Fahia, i cili ishte gjithashtu këshilltar i presidentit aktual të Somalisë.

Ndërkohë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ishte në një takim me presidentin somalez në pallatin presidencial në Mogadishu dje, kur makina plot eksploziv shpërtheu përpara rezidencës. Të paktën gjashtë vetë u vranë gjatë sulmit, ndërsa 13 u plagosën.

Siç i tha Daçiq Tanjugut, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm dhe në ndërkohë u tha se ishte një sulm në të cilin kishte shumë të vdekur dhe të plagosur.

Sipas Blic, Daçiq shkoi me delegacionin në një pjesë të qytetit ku ndodhi sulm terrorist, për fat të mirë 10-15 minuta më parë.

Daçiq shtoi se, objektivi i sulmit ishte ish ministri i jashtëm somalez.

Kreu i diplomacisë serbe shtoi se nuk kishte evakuim të punonjësve dhe të ftuarve në pallatin presidencial.

Kujtojmë se Daçiq, prej dy vjetësh është vënë në krye të fushatës së Serbisë për t’ia zbehur njohjen ndërkombëtare Kosovës. Një gjë të tillë sigurisht e ka bërë edhe gjatë kësaj vizite.

Gjithashtu muaj më parë, Daçiq kishte prezantuar në kuvendin e Serbisë punën e tij në pengimin e Kosovës dhe në lobimin anti-pavarësi.

Madje, kjo fushatë e Serbisë është e hapur dhe nuk po hasë në pengesë e as në qortime as nga ana e Bashkimit Evropian.

Vuçiq e quan “të marrë” deklaratën e Quint-it për zgjedhjet në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se nuk ka lexuar asnjëherë diçka “më të marrë” se komunikata e vendeve të Quinti-t për zgjedhjet në veri të Kosovës, në të cilën përmendeshin frikësimet në shumë zona të populluara me serbë që kishin ndodhur në vitin 2017-të.

Vuçiç tha se të gjitha vendet e Quintit dërguan vëzhguesit e tyre për të gjetur ndonjë parregullsi për të cilën më pas do të akuzonin serbët.

“Por, ata nuk munden të gjenin asgjë, kështu që ata duhet të thoshin në një deklaratë se kishte presione në vitin 2017. Imagjinoni të më pyesni diçka, por unë të ju them, dor t’ju kujtoj vitin 2017. Çfarë ka kuptimi ka kjo?”, pyeti Vuçiq.

Të hënën, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, të njohura si vendet e Quint-it, thanë se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, kanë kaluar në një atmosferë të qetë.

Megjithatë, ato i kujtuan gjetjet e Misionit të Bashkimit Evropian të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, më 2017, të cilat shprehnin “shqetësime serioze” për frikësim në shumë zona të populluara me serbë, e sidomos kundër partive politike që konkurronin kundër Listës Serbe.

Zgjedhjet u mbajtën pasi kryetarët e katër komunave veriore, më 26 nëntor të vitit të kaluar, kanë dhënë dorëheqje në shenjë pakënaqësie ndaj taksës doganore 100% që Kosova u ka vënë mallrave të importuara nga Serbia.

Turqia, vendi me bletarinë e dytë më të madhe në botë

Turqia është vendi i dytë me bletarinë më të zhvilluar në botë pas Kinës, tha kreu i një asociacioni bletarësh në Turqi.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Bletëve, Selcuk Solmaz, kryetar i Asociacionit të Bletarëve të Ankarasë, tha se Turqia “është një nga disa vendet e rralla të vetëmjaftueshme në bletari”.

I themeluar në vitin 2003, asociacioni synon të trajnojë bletarët, të diskutojë vështirësitë e profesionit dhe të gjejë zgjidhje për të prodhuar produkte të ndryshme nga bletët në mënyrë më pjellore dhe me cilësi të lartë, shpjegoi Solmaz.

Ai tha se Turqia është gjithashtu një nga vendet e pakta me bimë të ndryshme të mjaltit dhe prodhim me cilësi të lartë të mjaltit.

“Mjalti turk po bëhet i kërkuar në kuzhinën botërore”, tha Solmaz.

“Llojet përfshijnë gështenjën, trumzën, agrumet, pishën, livandën, akacien, bimët malore dhe mjaltin e lules së egër”, njoftoi Solmaz.

“Kohët e fundit, bletarët në Turqi kanë filluar të prodhojnë pelte mbretërore, polen, propolis dhe helm të bletëve”, shtoi ai.

Solmaz tha se ekzistojnë rreth 118.000 koshere bletësh në kryeqytetin turk Ankara, krahasuar me rreth 50.000 në vitin 2003.

“Kjo tregon se sektori i bletarisë po zhvillohet dita ditës”, tha ai.

– Kontributi në ekonomi

Sipas Entit Statistikor të Turqisë (TurkStat), vendi ka prodhuar afër 108.000 ton mjaltë në vitin 2018 dhe ka eksportuar 5.912 ton në të njëjtën periudhë.

“Kjo është gjithashtu e dobishme për bujqësinë organike dhe të pastër”, tha Solmaz.

Sipas tij, bletët lidhen drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore, bujqësinë e qëndrueshme dhe biodiversitetin.

“Sipas një studimi të kryer nga ‘Shkenca dhe Politika për Njerëzit dhe Natyrën’ (IPBES) në vitin 2016, prodhimi i ushqimit me anë të pjalmimit dhe pllenimit kushton rreth 235 deri në 577 miliardë dollarë në vit”, vuri në dukje ai.

“Nëse bletët zhduken, shumë krijesa të gjalla do të zhduken. Nëse duam të jetojmë, nëse duam që fëmijët dhe nipërit tanë të jetojnë, ne duhet të japim përpjekjet më të mëdha për t’i mbajtur bletët gjallë”, shtoi Solmaz.

Ai tha se bletaria duhet të zhvillohet jo vetëm për të ruajtur ekosistemin, por edhe për një përdorim më të mirë të bimëve me jetëgjatësi të shkurtër.

Kombet e Bashkuara kanë caktuar 20 majin si Ditën Botërore të Bletëve për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e pjalmuesve, siç janë bletët, fluturat dhe kolibrat, kërcënimet me të cilat përballen dhe kontributin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm. aa

Integrimi i Shqipërisë: Tsipras tregon hapur ultimatumin që ia ka dhënë Ramës

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras teksa sqaron ne nje interviste te gjate per Financial Times se përse ai meriton një mandat tjetër për të vazhduar përparimin që ka bërë në vendi i tij nga kriza, permend mes te tjerash edhe marredheniet e Greqise me Shqiperine.

 

Kryeministri grek, tregon se i ka shpjeguar kryeministrit Edi Rama, se Tirana zyrtare duhet të mbrojë më mirë të drejtat e minoritetit grek, ose ndryshe rruga e vendit drejt anëtarësimit në BE do të mbyllet.

“Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut, Greqia  dhe unë personalisht do të mbështes një vendim të mundshëm në qershor për Shqipërinë për të filluar proceset e pranimit në BE, së bashku edhe Maqedoninë e Veriut. Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë”- thekson Tsipras.

Turqia kërkon arrestimin e qindra zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme

Autoritetet e Turqisë kanë urdhëruar arrestimin e 249 zyrtarëve të ministrisë së Jashtme, pas dyshimeve për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, i cili është akuzuar për organizim të tentimeve të dështuara për puç në 2016, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Autoritetet kanë kryer një varg operacionesh kundër mbështetësve të dyshuar të Gulenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara nga viti 1999.

Gulen në anën tjetër mohon akuzat.

Kryeprokurori i Shtetit ka thënë se ka urdhëruar arrestimin e 249 personave, pasi hetimet kanë identifikuar disa parregullsi.

Në deklaratë po ashtu është thënë se 78 të dyshuar janë ndaluar në operacionet në 43 provinca dhe se policia është në kërkim të pjesës tjetër.

Pas tentimeve të dështuara për grushtshtet, në Turqi janë burgosur rreth 77,000 persona, që janë në pritje të gjykimit, derisa 150 000 shërbyes civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë janë përjashtuar apo suspenduar nga vendet e tyre të punës.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këto masa, duke thënë se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shfrytëzuar puçin e dështuar si arsyetim për të shuar zërat e kundërshtarëve.

Autoritetet turke kanë thënë në anën tjetër se masat e sigurisë janë të domosdoshme për shkak të kërcënimeve me të cilat përballet Turqia.

Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën më 27 maj

Kuvendi i Serbisë

Kuvendi i Serbisë, më 27 maj, do të mbajë një seancë të posaçme për Kosovën, bëri të ditur kryetarja e këtij institucioni, Maja Gojkoviq.

Në një konferencë për media, Gojkoviq tha se në seancë do të ftohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të sjellë një raport për Kosovën dhe do të marrë pjesë në debat.

Ftesë do t’i dërgohet edhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Gojkoviq tha se shpreson se në seancë do të marrin pjesë të gjithë deputetët.

Qysh në muajin shkurt, disa deputetë të opozitës në Serbi e bojkotojnë punën e Kuvendit, duke thënë se deputetët e pushtetit i shkelin procedurat dhe e pamundësojnë debatin demokratik.

Vuçiq, në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë, tha se është i gatshëm që të flasë për çështjen e Kosovës përpara deputetëve. rel

TAKIMI i PLAVË-GUCISË

Më 1 gusht 2019, ora 10.00 deri 11.00, te Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj, do të organizohet “Takimi i Plavë-
Gucisë”, që po vjen pas “Takimit të Tiranës” dhe “Takimit të Gjakovës”.
Në këtë event do të ketë: Fjalë Rasti. Përshendetje. Ndarje e Mirënjohjeve… Këngë e recitime. Etj. Përurimi i librit poetik “Për Ty, Plavë-Guci” (ribotim), etj. Do të dërgohen dhuratë libra shqiptarë për bibliotekat komunare të Gucisë e të Plavës.
Në Komisionin Organizator do të jenë: dr. Naim Dedushaj– antar i Bordit Botues të Gazetës së Alpeve; Hále Gjonbalaj– pronare e Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj; Alex Selimaj–fotoreporter i Gazetës së Alpeve në Malin e Zi e Amerikë; Azgan Haklaj–president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Shaban Prelvukaj– në Martinaj e Belgjikë; Naser Vuçetaj–në Plavë e Zvicër; Ibër Hoti– në Hotin e Vendit në Plavë; Ramiz Lushaj– një nga drejtuesit e Gazetës së Alpeve “Tropoja”, në Tiranë.
Të ftuar nga treva shqiptare në Malin e Zi, nga shtetet shqiptare të Shqipërisë e Kosovës, nga Diaspora Shqiptare në Europë e Amerikë, etj.

Njoftim nga: Gazeta e Alpeve “Tropoja”

Irinej mbron Vuçiçin: Po lufton heroikisht për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili mori pjesë në seancën e Asamblesë së Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe me ftesë të Patriarkut Irinej, tha se pas bisedës me peshkopët lidhur me çështjen e Kosovën, atij i mbetet të vazhdojë luftën për të nxjerrë maksimumin nga çdo gjë që mund të fitojë për popullin serb, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, por pa pranuar të shantazhohet dhe dhënien e asaj që nuk kanë të drejtë ta japin.

Vuçiç ka thënë se gjatë takimit, i cili zgjati dy orë e gjysmë, ka shprehur shqetësim të madh për popullin serb në Kosovë dhe ka folur hapur dhe me sinqeritet për çdo gjë që e preokupon popullin e tij. “Më duket se jemi kuptuar mirë, se është e rëndësishme të kuptojmë dallimet tona, por të respektojmë njëri-tjetrin dhe të besojmë se po punojmë në interesin më të mirë të vendit tonë…”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Vuçiç tha se do të vazhdojë të punojë në interesin më të mirë të njerëzve në Kosovë dhe të shtetit. Patriarku Irinej tha e presidenti Vuçiç po lufton heroikisht për Serbinë, Kosovën dhe çdo gjë lidhet me emrin e Serbisë. Ai tha se ky nuk ishte vetëm qëndrimi i tij personal, por edhe i Asamblesë së Kishës Serbe.

Patriarku tha e gjatë takimit është konstatuar se situata rreth Kosovës është shumë e vështirë dhe se është e paqartë se si do të gjendet zgjidhje për çështjen e Kosovës. Në mbledhjen e Asamblesë së Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe mori pjesë edhe kryetari i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Agjensia Amerikane AP: Konflikt direkt me NATO-n nëse Serbia sulmon Kosovën!

“Shfaqja e forcës dhe aleancës me Rusinë për shkak të Kosovës”

Agjencia amerikane AP raportoi të premten se Serbia po mbante një paradë ushtarake që shënonte Ditën e Fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

AP shkruan se 4,000 forca të Ushtrisë serbe morën pjesë, së bashku me 300 automjete dhe 40 avionë, duke përfshirë dy helikopterë rusë të sulmeve me ekipet ruse, të cilat, sipas AP, tregojnë aleancën gjithnjë në rritje politike dhe ushtarake të Serbisë me Moskën.

Raporti më tej thekson se tensionet janë rritur në rajon, pasi “Serbia dhe Kosova” akuzojnë njëra-tjetrën për minimin e “përpjekjeve të pajtimit” pas luftës së viteve 1998-99 që përfundoi me “ndërhyrjen” e NATO-s.

Agjencia më tej kujton se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Raporti vlerëson se çdo “ndërhyrje ushtarake e Serbisë në Kosovë” do të shkaktonte “konflikt të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO të vendosur atje”.