VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Papa kërkon veprime të shpejta për të shmangur vdekjen e emigrantëve në det

By | July 28, 2019

Komentet

Çudia në Vietnam- shërohen të gjithë të prekurit nga koronavirusi

Edhe pse koronavirusi po ngjall panik nëpër botë e deri tani ka marrë mbi 2600 jetë njerëzish, duke u përhapur frikshëm sidomos mes vendeve më pranë Kinës, në Vietnam jo vetëm nuk ka asnjë viktimë prej tij, por të gjithë personat e prekur janë shëruar!

Covid 19 nuk kishte infektuar veçse 16 vetë në Vietnam, e të gjithë ata e kanë marrë veten më së miri nga sëmundja.

Pacienti i fundit që doli nga spitali, një burrë 50 vjeç, ishte infektuar nga e bija, e cila ishte kthyer pikërisht nga qyteti i Kinës që është shndërruar në epiqendrën e sëmundjes, nga Wuhani, aty ku është dhe numri më i madh i viktimave.

Ministria vietnameze e shëndetësisë deklaroi se 50 vjeçari tashmë është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

Mes të prekurve në Vietnam është dhe një foshnje tre muajshe, por edhe ajo po e merr veten shpejt.

Rastin e parë të virusit, ky vend e raportoi në 23 janar, megjithatë atje përhapja nuk ka qenë shumë e madhe.

Shefi i inteligjencës në Australi paralajmëron për kërcënimin neo-nazist

Shefi i inteligjencës në Australi tha se siguria e këtij vendi “kërcënohet vërtet” nga neo-nazistët.

Drejtori i përgjithshëm i agjencisë ASIO, Mike Burges, tha se “qeliza të vogla” të ekstremistëve të djathtë takohen rregullisht për të nderuar flamujt nazistë dhe për të shkëmbyer ideologjitë e tyre.

Ai tha se kërcënimi nga spiunazhi i huaj është gjithashtu më i madh sesa gjatë Luftës së Ftohtë.

“Niveli i kërcënimit nga spiunazhi i huaj dhe nga aktivitetet e ndërhyrjes aktualisht është i paparë”, tha ai.

Burges po ashtu zbuloi se një “agjent i huaj” është aktivizuar në Australi dhe se ka kryer spiunazh për disa vite.

“Pas një periudhe të gjatë të fjetjes, agjenti ka filluar të spiunojë dhe të shkaktojë probleme për disidentët, përpara se të kapej”, tha Burgess.

Ai nuk e specifikoi se nga cili vend vjen ky agjent.

Komentet e tij të rralla publike vijnë pavarësisht një pakete të gjerë ligjesh, që është miratuar në vitin 2018 në Australi, për të parandaluar ndërhyrjet e huaja. rel

Michael Douglas mbështet Mike Bloomberg për President të SHBA


Voal.ch – Aktori Michael Douglas shprehu mbështetjen e tij për kandidatin presidencial demokrat, Mike Bloomberg, duke i thënë mbështetësve të ish-kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut në Wisconsin se disa nga fjalët e fundit të babait të tij të ndjerë Kirk ishin: “Mike mund ta bëjë atë që duhet të bëhet,”.
Një ditë pasi varrosi babanë e tij 103-vjeçar, Douglas, 75 vjeç, ishte në Madison për hapjen e zyrës së dytë të fushatës Bloomberg në këtë shtet.Kur Bloomberg njoftoi se po kandidonte për president në 24 nëntor, tha Douglas, babai i tij Kirk ishte i ngazëllyer.

Fituesi i Oskarit, tha se Bloomberg ka dhënë kontributin e tij edhe si qytetar privat, edhe si ish-kryetar i bashkisë më tepër se çdo konkresmen apo senator.

Është një njeri i madh, një njeri i madh, tha Michael Douglas për Mike Bloomberg.

“Është një moment i rrallë, që nuk e kam përjetuar që në kohën e John Kennedy,” shtoi Douglas./EB

U nda nga jeta Katherine Johnson, matematikania që çoi njeriun në Hënë

voal.ch – U nda nga jeta Katherine Johnson, matematikania që frymëzoi filmin “Hidden Figures”

 


Katherine Johnson, një matematikane, informatikane dhe fizikante, Afrikano Amerikane me origjinë nga Virxhinia, vdiq në moshën 101 vjeç.

Ajo kontribuoi në NASA me llogaritjet e saj për fluturimin e njeriut në Hënë.

Historia e saj u tregua në filmin e prodhuar në vitin 2016, “Hidden Figures”.

 Në vitin 2015, Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i dha asaj Medaljen e Lirisë, nderin më të lartë civil në Shtetet e Bashkuara./EB

Trump: SHBA arrijnë një marrëveshje ushtarake me Indinë

Gjatë vizitës së tij në Indi të hënën, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një marrëveshje për t’i shitur ushtrisë së Indisë helikopterë amerikanë dhe pajisje të tjera ushtarake.

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump mbërritën në qytetin Ahmedabad, ku u pritën nga kryeministri indian Narendra Modi.

Më vonë, të dy udhëheqësit shkuan në stadiumin më të madh në botë të kriketit, ku ishin mbledhur më shumë se 100 mijë njerëz për të përshëndetur Presidentin Trump.

Presidenti Trump filloi fjalimin me përshëndetjen indiane “Namaste”, që do të thotë përkulem para jush, dhe tha se India “gjithmonë do të ketë një hapësirë të veçantë në zemrat tona”.

Ai vlerësoi Modin, marrëdhënien mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë dhe tha se kishte plane për një marrëveshje tregtare mes dy vendeve.

“Jam i kënaqur t’ju njoftoj se nesër përfaqësuesit tanë do të nënshkruajnë një marrëveshje për tui shitur forcave të armatosura indiane helikopterë ushtarakë më të sofistikuar dhe pajisje të tjera me vlerë mbi tre miliardë dollarë.”

Presidenti Trump dhe zonja e parë më vonë shkuan në Agra, ku vizituan pallatin e njohur të Taj Mahal-it, si pjesë e qëndrimit së tyre 36-orësh në Indi.

Megjithëse foli me optimizëm për një marrëveshje tregtare, Presidenti Trump kishte thënë përpara vizitës se një marrëveshje e re e madhe për tregtinë midis dy vendeve nuk do të jetë pjesë e kësaj vizite. Në fjalimin e tij, Kryeministri Modi përdori nota optimiste në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare, duke thënë se lidhjet po zgjerohen në sfera të ndryshme, duke filluar nga mbrojtja, sektori i energjisë dhe teknologjia e informacionit, dhe se një Indi në ringjallje do të paraqiste mundësi të reja për Shtetet e Bashkuara.

Zoti Modi përshëndeti vizitën e Presidentit Trump duke thënë se ajo shënon një kapitull të ri midis dy vendeve. “Marrëdhëniet Indi-SHBA nuk janë më thjesht një partneritet i zakonshëm. Ato janë shumë më të mëdha dhe më të ngushta”, tha ai. zëri i amerikës

PRESIDENTI TRUMP ARRIN NË INDI PËR NJË VIZITË 36-ORËSHE

VOAL – Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Indi për një vizitë 36-orëshe, i mirëpritur të hënën nga Kryeministri Indian Narendra Modi dhe 100 000 njerëz të tjerë në stadiumin më të madh në botë të kriketeve, Stadiumi Sardar Patel Gujarat, në Ahmedabad. Trumpi hapi fjalimin e tij, i mbrojtur nga një kub xhami i papërshkueshëm nga plumbi, duke pretenduar se ka udhëtuar 8 000 milje për të përcjellë mesazhin se “Amerika e do Indinë, Amerika respekton Indinë dhe Amerika do të jetë gjithnjë mik besnik dhe besnik i popullit indian “.

Vizita ka midis objektivave të saj pikërisht atë të riafirmimit të lidhjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Indisë. “India i jep shpresë të gjithë njerëzimit”, tha Trump. “Kombi juaj po bën kaq mirë, ne jemi shumë, shumë krenarë për Indinë,” theksoi ai. “Historia e kombit indian është një histori e përparimit të mahnitshëm.”

Trumpit i rezervohet një pritje “e ngrohtë” e organizuar nga Kryeministri Indian, i lidhur ideologjikisht me manjatin e SHBA. Një mirëseardhje që i ka munguar në shumë udhëtime të tjera të tij jashtë vendit, disa prej të cilave janë karakterizuar nga protesta masive dhe shtrëngime të ftohta duarsh nga liderët botërorë.

Kryeministri Indian Modi është thirrur nga Trump “miku im i madh”. Nesër dita do jetë më politike. Trumpi shoqërohet nga figura të ndryshme kyçe, duke përfshirë sekretarin e shtetit për thesarin, atë për tregtinë, atë për energjinë dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare. Çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve janë të shumta, duke filluar me çekuilibrin tregtar. Më se delikate, kjo është urgjente, por këto pak orë nuk ka të ngjarë të çojnë në vendime të rëndësishme bilaterale. Vizita druhet se do të zbresë në histori si një mundësi spektakolare e humbur. AP

Shkon në 79 mijë numri i të prekurve nga Covid-19 në të gjithë botën

Është rritur në rreth 79 mijë, numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19) i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e epidemisë së koronavirusit deri tani kanë vdekur 2.444 persona, prej të cilëve 2.442 në Kinë dhe dy në rajonin special administrativ të Hong Kongut.

Covid-19 ka shkaktuar humbje të jetëve edhe në shtete të tjera ku ai është përhapur. Si pasojë kanë humbur jetën 6 persona në Iran, 3 në Japoni, 4 në Korenë e Jugut, 2 në Itali dhe nga një person në Tajvan, Filipine dhe Francë.

Përderisa po shkon në rreth 79 mijë, numri i personave të prekur nga virusi në të gjithë botën, 76.936 raste janë regjistruar në territorin e Kinës, 69 në rajonin special administrativ Hong Kong dhe 10 në rajonin special administrativ Makau.

Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore dhe nga shtypi lokal i vendeve që njoftojnë shfaqjen e koronavirusit numri i rasteve është si më poshtë:

“Japoni 769, Kore e Jugut 556, Singapor 89, Itali 79, nga 35 raste në SHBA dhe Tajlandë, Iran 28, Australi 23, Malajzi 22, nga 16 raste në Vietnam dhe Gjermani, Francë 12, Emiratet e Bashkuara Arabe 11, nga 9 raste në Britani të Madhe dhe Kanada, nga 3 raste në Indi dhe Filipine, nga 2 raste në Rusi dhe Spanjë dhe nga 1 rast në Nepal, Sri Lanka, Kamboxhia, Belgjikë, Suedi, Finlandë, Egjipt, Liban dhe Izrael”.

OBSH kërkon 675 milionë dollarë ndihmë për të luftuar Covid-19

Gjenevë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për 675 milionë dollarë ndihmë për një luftë më efektive kundër epidemisë Covid-19 e cila u shfaq në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e OBSH-së në Twitter, Ghebreyesus rikujtoi se pak kohë më parë kanë postuar “planin strategjik dhe të ndërhyrjes” lidhur me virusin.

Ai u bëri thirrje vendeve donatore për 675 milionë dollarë ndihmë për t’u përdorur në vendet ku është përhapur virusi kryesisht në “vendet që kanë sistemin më të dobët shëndetësor”.

“Në Afrikë kemi përcaktuar 13 vende më përparësi, vende këto të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejt me Kinën ose që personat që ndodhen në këto vende kanë bërë udhëtime më të shpeshta në Kinë”, tha Ghebreyesus.

Pasi ka ndarë informacionin se ndaj 6 vendeve të përcaktura me përparësi në Afrikë kanë dërguar më shumë se 30 mijë njësi mbrojtëse personale, Ghebreyesus tha se javën e ardhshme në kuadër të luftës me virusin do të dërgojnë edhe 60 mijë pajisje shëndetësore për 19 vende të tjera.

“Me Qendrën e Unionit Afrikan për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC) kemi bërë një përgatitje strikte kundër mundësisë së ardhjes së virusit në vendet e rajonit. Shqetësimi ynë më i madh është se vazhdon potenciali i Covid-19 për t‘u përhapur në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore”, tha Ghebreyesus.

Pasi ka përmendur përcaktimin e koronavisurit tek 10 persona në Iran dhe rritjen e numrit të të vdekurve në 5, Ghebreyesus tha se “Jemi të shqetësuar kryesisht për rritjen e rasteve në Republikën Islamike të Iranit”.

Kujtojmë se nga Covid-19 në botë kanë vdekur mbi 2.360 persona ndërsa mbi 77 mijë të tjerë janë infektuar nga virusi.

Shërimet e para nga Coronavirus në Itali

“Burri kinez, i shtruar në spital me gruan e tij në spitalin Spallanzani, është bërë negativ dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Këshilltari për Shëndetin e Qarkut Lazio, Alessio D’Amato, në një konferencë për shtyp në Spallanzani.

Kinezi është pacienti i parë në Itali për të cilin deklarohet shërim i plotë.

Mjekët e Spallanzani më pas shtuan se “Gruaja e tij është ende në kujdes intensiv, por nuk është e intubuar: ka ende ndonjë problem për të zgjidhur. Pas disa ditësh ajo do të dalë dhe do të shkojë në repart”.

Studiuesi italian i shtruar në Spallanzani për Coronavirus do të “dalë nga spitali gjatë ditës”.  Një i ri, rast i konfirmuar i COVID-19, në ditët e shkuara kishte rezultuar negativ.

“Ne shprehim respektin tonë maksimal për mjekët dhe infermierët e Spallanzani që kanë bërë përpjekje për të shpëtuar dy qytetarët kinezë,” tha një përfaqësues i ambasadës kineze në konferencën për shtyp Spallanzani. “Përmirësimi i këtyre dy zotërinjve është një lajm i mirë për të gjithë,” shtoi ai.

 

Julian Assangit iu ofrua falje nga administrata Trump, thotë avokati i tij

Portret i Julian Assange.

Avokati i Julian Assange, tha se themeluesi i Wikileaks, do të tregojë para gjykatës se atij iu ofrua falje nga administrata e presidentit, Donald Trump, në këmbim të deklarimit publik se Rusia nuk ishte e përfshirë në hakimin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Assange, po e kundërshton ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Ai u arrestua vitin e kaluar në Londër me kërkesë të SHBA-së, nën akuzën e spiunimit që datonte nga viti 2010.

Seanca gjyqësore ndaj tij do të zhvillohet javën e ardhshme.

Gjatë një seance dëgjimore paraprake, më 19 shkurt, avokati i Assange, Edward Fitzgerald, tha se në vitin 2017-të, ish-ligjvënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Dana Rohrabacher, e vizitoi Assange, në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Fitzgerald i tha gjyqtarit se një avokat tjetër i Assange, Jennifer Robinson, i ka kujtuar se Rohrabacher kishte thënë se vizitën po e bënte me udhëzime nga presidenti Trump dhe se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme ta falnin Assange, ose të ofronin një mjet tjetër për ta liruar, nëse do të thoshte se Rusia nuk ishte të përfshirë në publikimin e email-ave të demokratëve.

Në vitin 2016, ndërsa Trump dhe demokratja, Hillary Clinton po garonin për presidencën e SHBA-së, WikiLeaks publikoi mijëra email-a nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve.

Duke iu përgjigjur pretendimeve të avokatit, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham tha: “Kjo është absolutisht dhe plotësisht gënjeshtër”.

“Presidenti Donald Trump e njeh Dana Rohrabacher vetëm si një ish-kongresist. Ai kurrë nuk ka folur me të në lidhje me këtë temë ose pothuajse asnjë çështje”, tha Grisham, duke shtuar se ky është një trillim i plotë dhe një gënjeshtër totale.

“Ky është ndoshta një tjetër mashtrim i DNC (Komitetit Kombëtar të Demokratëve)”, tha ajo.

Rohrabacher, në një deklaratë të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, tha se ai kurrë nuk ka folur me Trumpin për Assange. rel

Afera Yukos: Gjykata e urdhëron Rusinë të paguajë miliarda dollarë kompensim

Yukos, 2003.

Një gjykatë në Holandë e mbështeti apelin e disa aksionarëve që kërkojnë dëmshpërblim nga shteti rus për prishjen e kompanisë dikur të fuqishme të naftës, Yukos.

Gjykata e Apelit në Hagë tha se vendimi i mëparshëm i drejtësisë holandeze në favor të shtetit rus, ka qenë jokorrekt.

Vendimi i së martës e rikthen në fuqi vendimin e ndërmarrë nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit për 50 miliardë dollarë kompensim.

Beteja ligjore, megjithatë, pritet të vazhdojë, pasi Rusia tha se planifikon ta apelojë vendimin e ri.

Afera Yukos është bërë simbol i vendosmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin, për të frenuar pushtetin e oligarkëve që janë pasuruar nga ankandet e privatizimit në vitet 1990.

Ish-shefi i Yukos, Mikhail Khodorkovsky, kritik i zëshëm i Putinit, është arrestuar në vitin 2003 dhe firma ka falimentuar më 2006.

Khodorkovsky ka kaluar 10 vjet në burg, përpara se të falej nga Putini, dhe tani jeton në Londër.

Pjesën më të madhe të biznesit të Yukos e ka marrë përsipër kompania shtetërore Rosneft, e cila tani është një nga firmat më të fuqishme të energjisë në Rusi. rel

Vogëlushja siriane Selva, prej 6 muajsh luan “lojën e luftës” (fotot)

Një baba sirian në Idlib, Abdullah Muhammed, luan me vajzën e tij Selva prej 6 muajsh “lojën e luftës” se zërat e bombardimeve janë një pjesë e lojës të cilën ia ka mësuar vogëlushes 4 vjeçare që të mos frikësohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarët e AA-së kanë kontaktuar me babain dhe vogëlushen siriane, historia e të cilëve të rikujton filmin “jeta është e bukur” (Life is beautiful).

Muhammed, është larguar nga rajoni Seraqib nga sulmet e regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij duke u strehuar në rajonin Sarmada në afërsi të kufirit të Turqisë. Ai tha se shumë fëmijë viktima të luftës në Siri janë të frikësuar dhe se ato përjetojnë probleme psikologjike.

Babai sirian Muhammed, tha se vajzës së tij Selva i ka mësuar se zërat e bombardimeve janë pjesë e një loje, dhe më tej ka shpjeguar:

“Kur Selva ishte e vogël po mendoja një mënyrë që ajo të mos frikësohej nga zëri i bombardimeve. Në festën e Kurban Bajramit që kaloi fëmijët po shpërthenin fishekzjarre. Vajza ime u frikësua dhe filloi të qajë. E nxora në ballkon dhe i tregova fëmijët që luanin. Unë i thashë të mos ketë frikë dhe i kërkova që të qeshë kur të dëgjojë zërin e shpërthimit”.

Disa ditë pasi avionët luftarakë bombarduan rajonin Seraqib dhe zonat përreth tij kërkova nga vajza të qeshë tha Muhammed, duke shtuar se “Pas asaj sa herë që dëgjon zëra të bombardimeve ajo fillon të qeshë”.

“Ka mbetur shumë larg ëndrrave të mia që vajza ime të bëhej shkencëtare”

Muhammed, lidhur me pamjet e publikuara në median sociale tha se “Ndodheshim në një vend të ashtuquajtur i sigurtë pranë kufirit. Dëgjuam zërin e një shpërthimi artilerie. Dhe duke menduar që do të dëgjohet edhe zëri i një të shtëne tjetër mora telefonin dhe fillova të regjistroj. Pas dëgjimit të shpërthimit ajo filloi të qeshë duke kujtuar se ishte lojë dhe në këtë mënyrë është shpërndarë edhe videoja”.

“Unë asaj i uroj një jetë më të mirë se sa ajo që kemi jetuar ne. Dëshira ime ishte që ajo të merrte një arsim të mirë. Për shkak të frikës nga avionët në Seraqib nuk e kemi dërguar në çerdhe. Sigurisht që ëndrra ime më e madhe nuk është që ajo të bëhet një shkencëtare e madhe, sepse kjo ka mbetur shumë larg ëndrrave tona. Mjafton të ketë për të ngrënë dhe për të pirë. Të ketë një jetë bukur si çdo njeri normal dhe të ketë një arsim të mirë”, tha Muhammed duke bërë të ditur se nuk e di se çfarë jete do të jetojë vajza e tij në të ardhmen.

Ndërsa edhe vogëlushja Selva është shprehur “Unë nuk kam frikë nga zërat e shpërthimeve. Ato janë një lojë. Kur i dëgjoj qesh”.

Kamera e AA-së dëshmoi në lojën mes babait dhe vogëlushes

Babai Muhammed dhe vajza e tij përpara kamerave paraqitën lojën e tyre edhe gjatë filmimit të pamjeve nga AA pasi në një kodër përballë u krye një sulm ajror.

Duke ngushëlluar, babai i tregoi vajzës avionët luftarakë duke e pyetur se “çfarë po bëjnë avionët?” ku dhe më pas vogëlushja Selva fillon të qeshë.

Ky përjetim i vogëlushes Selva dhe babait të saj të rikujton filmin “jeta është e bukur” (Life is beautiful) në të cilin reflektohet tema se lufta është një lojë, nga një baba hebre bashkë me djalin e tij që po dërgoheshin në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në film babai i thotë djalit të tij se do të fitojë një tank të vërtetë nëse përfundon lojën me sukses.