VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Panik në gjykatën greke, kush është shqiptari që mori peng 13 persona dhe tentoi të vriste “hasmin”

By | May 18, 2018

Komentet

Kokaina në Gjermani – Skema e veprimit të 13 shqiptarëve, cilët e kishin rolin kryesor

Disa ditë më parë, Policia gjermane finalizoi një operacion të gjerë antidrogë, pas një hetimi të cilë- suar si më të suksesshmin në historinë e zyrës bavareze të krimeve.

Të paktën kështu u shpreh shefi i kësaj zyre, Robert Heimberger, gjatë një konference që u mbajt të mërkurën, pasi u zbulua një magazinë bananesh, brenda të cilave ishte fshehur një sasi kokainë me vlerë tregu prej rreth 400 milionë lekësh. Gjatë kohës së hetimit, rreth 500 policë dhe zyrtarë doganorë ishin përfshirë në mbarë Gjermaninë, derisa u zbulua i gjithë rrjeti.

Në qendër të hetimit ishte grupi i 8 hetuesve në Mynih. Drejtori policor për krimet, Jorg Beyser, përshkruan se si hetuesit ranë në gjurmët e trafikantëve të drogës. Sipas tij, hetimi nisi vjeshtën e vitit të kaluar, me dy ngjarje që në pamje të parë dukeshin sikur nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Në një sallë jofunksionale u zbuluan qindra- mijëra banane. Më vonë, nga data 22- 23 shtator 2017, punonjësit e 10 marketeve të qytetit Rewe, në juglindje të Bavarisë, u shtangën teksa hapnin kutitë e bananeve. Mes frutave u gjetën edhe kokainë, në pako një kilogramëshe, e menjëherë u njoftua Policia.

Pakot e kokainës ishin fshehur në kutitë e bananeve në Ekuador dhe kishin mbërritur me anije në portin e Hamburgut. Prej andej, kutitë e bananeve ishin transportuar kudo në Gjermani me kamionë. Në Hamburg dhe Hanover, në fund të prillit forcat speciale arrestuan 9 të dyshuar, e pak më vonë edhe 3 të tjerë, shumica shqiptarë. Atyre iu sekuestruan 180 kg kokainë, 30 mijë euro dhe dy armë. Në përfundim të operacionit u arrestuan 21 persona, 13 prej të cilëve shtetas shqiptarë, që kishin rolin kryesor në rrjetin e trafikut të kokainës.

SHQIPTARET

Në dosjen e hetuesve gjermanë, ndër shumë prova të siguruara për implikimin e 13 shqiptarëve dhe 3 bashkëpunëtorëve të tyre, shtetas të huaj, Policia bavareze thotë se dispononin edhe gjurmë AND-je, në provat e sekuestruara gjatë operacionit. Sipas hetuesve, disa nga 13 shqiptarët e arrestuar udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë që ndodhet në Hamburg e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga Policia.

Dy prej të arrestuarve mësohet se kanë marrë nga magazinat rreth 180 kg kokainë, duke e ngarkuar në një automjet “Opel Vivaro”. Kjo makinë drejtohej nga Mevlan Beca dhe Granit Bajrami.

Gjatë hetimeve është dokumentuar përfshirja e shtetasve Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti, Dario Lame, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami dhe persona të tjerë deri tani të paidentifikuar, në trafikimin e një ngarkese nga Ekuadori.

Një nga të dyshuarit, Dario Lame, mendohet se kishte rolin e magazinierit. Ai vinte në dispozicion banesën e tij në Bargteheider të Hamburgut për takime konspirative të anëtarëve të bandës.

Ndërsa shtetasi Dashamir Ndoj banonte në këtë banesë edhe me të akuzuarit Dauti dhe Emiljan Hysenaj, të cilët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për nxjerrjen e kokainës nga magazinat e gomave. I arrestuari Agim Zeka kishte një rol parësor, pasi ishte i punësuar në kompaninë që ndodhet në Hamburg e për këtë arsye ai kishte akses në sistemin e hyrjes dhe daljes së mallrave.

1.Orneo Margjeka

2. Emiljan Hysenaj

3. Dashamir Ndoj

4. Dario Lame

5. Ervin Llusha

6. Izmir Lami

7. Dolan Kocani

8. Agim Zeka

9. Marjan Tola

10. Mevlan Beca

11. Granit Bajrami

12. Artan Mehmeti

13. Blerim Cakraj

PANORAMA

Reagim i shoqatës së intelektualëve shqiptarë „Trojet e Arbrit“: Kurrë nuk do të lejojmë që të groposet çështja e Çamërisë

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit “me rastin e incidentit të ndodhur në panairin e librit në Tiranë në Stendën e Çamërisë ku u hoq emri i Çamerisë e dënon këtë akt qyqar dhe të paprecedent të ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.Përsonat e dërguar për të dhunuar stendën e Çamërisë në Panairin e Tiranës kishin marrë urdhër politikë dhe tentuan ta zbatonin nëpërmjet organizatorit të këtij panairi por dështuan me turp përballë rezistencës së të pranishmëve dhe atyre që ju gjetën menjëherë në mbështetje.Shoqata “Trojet e Arbrit “falënderon shqiptarët atdhetarë që e kthyen në stendën e Çamërisë mbishkrimin me emrin e Çamërisë. Gjithashtu i bëjmë me dije qarqëve greke si dhe mbështetësve të tyre që Shoqata “Trojet e Arbrit “dhe të gjithë shqiptarët atdhetarë pavarsisht se ku jetojnë e veprojnë do të jenë në mbrojtje të çështjes së Çamërisë.Ky akt tinzarë u ba si rezultat i kompromisit që po bëjnë pushtetarët në Shqipëri ku po dëshirojn që ta groposin shtatë pashë thellë çështjen e Çamërisë dhe ta mbyllin njëherë e përgjithmonë.Këtyre qarqeve ju bëjmë me dije se çështja e Çamërisë nuk do të mbyllët asnjëherë dhe kjo plagë që ende po kullon gjakë shumë shpejtë do të fillon të marrë drejtimin e duhur me mbështetje të aleatëve shekullorë të shqiptarve të Amerikës dhe Gjermanisë por edhe me përkrahjen e bijëve dhe bijave atdhetare të Shqipërisë Etnike.

Shoqata e Intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit “

Nue Oroshi Kryetar

Ja emrat: U shisnin drogë minorenëve, arrestohet e gjithë familja shqiptare në Itali

Një bandë droge ku në përbërje ishte dhe një familje shqiptare, është shkatërruar nga policia italiane.

Mediat fqinje raportojnë se nënë e bir janë kapur duke u shitur drogë disa minorenëve.

Adelina Lisi 40 vjeç dhe djali i saj 23-vjeçar Hasan Lisi, shisnin doza kokaine, marijuane dhe hashashi. Pjesë e biznesit të tyre ishte edhe dhëndri rumun, Daniel Valentin Ungureanu 28 vjeç.

Brenda 2 viteve, kjo familje kishte blerë dy shtëpi, një sipërfaqe toke dhe një makinë. Pronat e tyre u sekuestruan nga policia italiane, vlera e të cilave shkon në 200 mijë Euro

Gjatë operacionit të autoriteteve italiane, u sekuestruan 2 kg marijuanë, 1 kg hashash dhe 15 gram kokainë. Hetimi ndaj familjes shqiptare kishte nisur më 27 Korrik të vitit të kaluar, dhe që prej asaj periudhe ata ishin mbajtur nën përgjim.

Policia kishte nisur hetimet pasi kishte përgjuar bisedat kur flitetj për shitjen e drogës.

“Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë“, ka thënë Adelina, duke shpjeguar se djali i saj kishte kërkuar punë por pa sukses.

Panik në gjykatën greke, kush është shqiptari që mori peng 13 persona dhe tentoi të vriste “hasmin”

Nga: Ira Londo
Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në një sallë gjyqësore në zonën Gjithio të Greqisë. Në seancë gjykohej padia e familjes se greke, shefe kuzhinë e mirënjohur nga televizionet greke, Maria Panagaku, për intrige, keqpërdorim të emrit dhe mashtrim. Dëshmitari shqiptar Dritan Mullahu, ka nxjerrë papritur një pistoletë me 3 fishekë dhe e ka vendosur në kokën e djalit të Panagaku duke e kërcënuar me vdekje. Një police grua e re, nëne e një fëmijë 5-vjeçar, nxori armën për ta ndaluar, të cilën shqiptari tentoi të vriste.

 

Të shokuar dëshmitarët pohojnë se vrasja u shmang pasi edhe pse shkrepi, arma nuk shtiu. Policja ka hedhur poshtë armen e saj për të qetësuar gjakrat, por kjo nuk mjaftoi pasi shqiptari mori peng të 13 të pranishmit. Episodi mori fund me ndërhyrjen e policisë. Dritan Mullahu, i liruar pak kohë më parë nga burgu ku kryente dënimin për rrëmbim të miturish dhe trafik emigrantesh të paligjshëm, kishte shprehur hapur urrejtjen ndaj familjes greke Panagaku, të cilët i akuzonte për divorcin me gruan.

 

Bashkëshortja shqiptare e 41-vjeçarit ka gjetur punë e strehë në shtëpinë e Panagakut, pasi dhunohej vazhdimisht nga Mullahu. 41-vjeçari u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes me paramendim, vjedhje, shkeljen e ligjit të armeve dhe të ndërprerjes së procesit gjyqësor në seancë.

GJERMANI – Konferencë me temën: Kosova – vend i panjohur – Nga Xhafer Leci

 

 

Pamje nga Konferenca

 

Në Stuttgart u  mbajtë një Konferencë me temën:

Kosova – vend i panjohur (Kosovo – terra incognita)
10 vjet Pavarësi – vështrime dhe pikëpamje
(10 Jahre Unabhängigkeit – Einblicke und Ausblicke)

Nga folësit kryesor të ftuar ishin:
Nënkryetari i Parlamentit Evropian Z. Rainer Wieland dhe
Zëvendës Shefi i Misionit EULEX Kosova, Z.Bernd Thran

Rainer Wielan

Në këtë Konferecë muarën pjesë një numër i madh, gra e burra të të gjitha moshave, përafërsisht, sa shqiptarë, po aq edhe gjermanë/e, diplomatë, politikanë dhe veprimtarë shqiptarë e gjermanë të përzgjedhur. Konferenca u orgnizua me iniciativën e Shoqatës gjermane”Education Unlimited” (Edukim pa kufinj), e mbështetur nga Shoqata “Jungen Europäer JEF Baden-Württemberg” (Europianët e rinj JEF Baden-Württemberg) dhe Shoqata shqiptaro-gjermane”Pavarësia”, me seli në Stuttgart. Qëllimi i organizimit të kësaj Konference ishte njohja e opinionit me Kosovën dhe temat aktuale rreth sajë si dhe ngritja e imazhit të Kosovës.

Autori i këtyre rreshtave mendon se: edhepse Kosova është një vend i vogël, është mjaft e njohur, për opinionin, që nga ngjarjet e vitit 1968, 1981, 1990-ta, kur janë organizuar protesta të shumëta të bashkatdhetarëve, në të gjitha qendrat kryesore europiane, pastaj nga lufta e viteve 1998/1999, por edhe nga prania diplomatike, ushtarake e policore ndërkombëtare në Kosovë që 19 vite.

Mirëpo sa është e njohur Kosova pas 10 viteve pavarësi dhe shtjellimi i temave aktuale rreth sajë, është i mirëseradhur, sidomos kur informatat vijnë nga dora e parë e Bashkimit Europian, siç janë nënkryetari i Parlamentit të Bashkimit Europian, z. Rainer Wieland dhe zëvendës shefi i EULEX-it, z. Bernd Thran, të cilët duhet falënderuar për kohën që kanë ndarë me pjesëmarrësit e kësaj Konference.

Udhëheqësja e Konferencës, zonja Kerstin Zielosko-Labonte, kryetare e Shoqatës “Edukim pa kufij”, përshëndeti të pranishmit, mysafirët e ftuar dhe, prezantoi projektin e bashkëpunimit, në fushën e arsimit me Kosovën,(nga ana gjermane), të cilin e kishte filluar pak pas njohjes të pavarësisë së Kosovës, në kohën kur z. Imer Lladrovci ishte zëvedëskonsull në Konsullatën e Kosovës në Stuttgart, tani konsull në Vjenë.

Ajo elaboroi idenë për nismën e organizimit të saj, duke i falënderuar partnerët organizativ z. Marku Shildkneht, ish kryetar i ” Europianëve të rinj” dhe z. Xhevdet Syla kryetar i Shoqatës “Pavarësia”, për përkrahjen dhe ndihmesën e këtij organizimi .

Ajo ftoj në foltore Kryekonsullin e Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Blerim Canaj, i cili, pasi i përshëndeti të pranishmit, në fillim të fjalimit të tij, shprehu pakënaqësinë me mosliberalizimin e vizave, për qytetarët e Kosovës, nga ana e Bashkimit Europian.

Konsulli Imer Lladrovci, kishte ardhur nga Vjena, në cilësinë e udhëheqësit të projektit të arsimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, (nga ana kosovare). Z. Ladrovci falënderoi shtetet mike, e posaçërisht Gjermaninë, për përkrahjen dhënë Kosovës, në fushën e shtet-ndërtimit. Më pas diskutuan z. Wieland dhe z. Thran. Ata të dy, si njohës shumë të mirë të situatës së kaluar dhe aktuale, në veçanti, shprehën pikëpamjet e tyre për Kosovën, pas 10 vitesh pavarësi.

Drejtuesit e Konferencës

 

Nënkryetari i Parlamentit Europian z. Rainer Wieland theksoi se Kosova ka arritje të theksuara në këto 10 vite, por përmendi kushtet që nuk jan përmbushur nga institucionet e Kosovës për liberalizimin e vizave, kushti i fundit luftimi i korrupcionit dhe i krimit të organizuar. Por edhe vështirësitë objektive siç janë 5 Pesë) vendet e Bashkimit Europian, që nuk e kanë njohur Kosovën. Dhe këtë për shkak të problemeve të tyre të brendshme, që janë pengesë për vet Bashkimin Europian, problem ky që nuk mund të hidhet aq lehtë, sikur të mos ishte fare. Ai tha se Kosova e ka përspektivën Europiane, por puna për të arritur deri aty u mbetet vetë Kosovarëve.

Zëvendësshefi i Eulexit z. Bernd Thran shpjegoi vështrimet e tij për Kosovën, në dy vitet e fundit, prej se ai ka ardhur në këtë detyrë, duke treguar për lirinë e lëvizjes me një shembull konkret, kur i thoshte bashkëshortës së tij në telefon se “sa u çova në mëngjes dhe po dal të pi kafe në qytet”, për çka ajo ishte skeptike. Me një fjalë unë ndihem më i sigurtë në Prishtinë, sesa në Bruksel. Ai ka fjalë të mira për qytetarët e Kosovës, duke i njohur si popull shumë i shoqërueshëm dhe mikëpritës. Rolin e Eulexit në Kosovë ai e sheh pozitiv, në aspektin e rendit,ligjit…

Si suksese kryesore të këtij misioni ai përmend ndërmjetësimin me palën serbe, rreth ndërtimit të vendkalimeve kufitare dhe menaxhimit të pikave kufitare, në mes Kosovës dhe Serbië nën një kulmë, lirinë e lëvizjes për të gjithë qyteatarët e Kosovës në veri dhe integrimin e strukturave paralele në policinë dhe gjygjësinë e Kosovës. Ndër të tjera, Ai tha: „Policia kufitare e Serbisë me atë të Kosovës, flasin vetëm në prezencën e EULEX-it. Misioni i EULEX-it tash ka më tepër rol monitorues dhe të gjitha kompetencat exekutive do tu jipen kosovarëve, deri në fund të qershorit të këtij viti.

Më pas ishte parapa një raund i moderuar diskutimi, ku pyetjeve të përfaqësuesve të tri Shoqatave që organizuan këtë Konferencë, ju përgjigjen dy folësit e ftuar.Këtu po shkëputi një pjesë të diskutimit:

Xhevdet Syla, kryetar i Shoqatës “Pavarësia”, pasi shprehu qëndrimin e tij se “qytetarët e Kosovës janë të brengosur se Bashkimi Europian nuk po e përkrahë seriozisht, përkatësisht me dinamikë jo të duhur, afrimin e Kosovës drejt Bashkimit Europian. Kjo shihet me ngecje në liberalizimin e vizave dhe kosovarët janë të vetmit qytetarë të Europës Juglindore, që nuk kanë liri të lëvizjes, në vendet e BE-së, por edhe proceset tjera po lëvizin shumë ngadalë”,- e pyeti z. Wieland se çka mund të bëjë Parlamenti Europian dhe institucionet tjera relevante të BE-së, në përshpejtimin e afrimit të Kosovës drejt BE-së dhe çka mund të bëjnë kosovrët në këtë drejtim?

  1. Wieland u përgjegj: Çelësi gjendet në vendin tuaj, duke aluduar në Kosovën. Ai theksoi se për BE-në është shumë i rëndësishëm ndërtimi i një shoqërie, që rrespekton rendin dhe ligjin dhe e lufton pakompromis korrupcionin. Ai tregoi se ishte kundër pranimit të Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë në BE. Ai mendon se kishte të drejtë për këtë, sepse zhvillimi i tyre pas pranimit në BE ka ngecur. Bashkimi Europian është bashkësi e shumë shteteve dhe është shumë e vështirë të krijohen kompromiset, brenda vet këtyre shteteve, për shumë tema dhe ky është gjithashtu një problem.

Xhevdei Syla : “Kosova është njohur nga 116 shtete të botës, si shtet i pavarur, por atë nuk e kanë njohur, edhe pas dhjetë vjetësh pavarësi pesë vende të BE-së: Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia she Qiproja. Kosova shënohet me fusnotën e njohur. Në ndërkohë, po zhvillohen bisedimet e sponzoruara nga Bashkimi Europian, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Një epilog me njohje të ndërsjelltë nuk është arritur ende. Në anën tjetër kërkohet nga Kosova të plotësojë kushtet, për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian. “A është i mundur anëtarësimi i Kosovës në BE, në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh këtë konstelacion të komplikuar të gjendjes? Sa është Kosova larg anëtarësimit në Bashkimin Europian?”

Wieland:Theksoi se nga bisedimet Kosovë-Serbi nuk pritet njohje reciproke, por do të këtë një marrëveshje kontraktuale, që u ndihmon të dyja vendeve të lëvizin më shpejt drejt BE-së. Gjithashtu Bashkimi Europian nuk është i interesuar që të ketë në gjirin e vet, shtete që kanë probleme në mes vete dhe për këtë i ndihmon bisedimet, për normalizim të marrëdhënjeve mes Kosovës e Serbisë, por edhe nuk do të lejojë që njëri vend ta pengojë tjetrin, që t`i bashkohet BE-së. Unë e di se në vitin 2019 nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE, por një datë të saktë për anëtarësimin e Kosovës në BE nuk e di.

Pasuan edhe pyetje tjera nga moderatorët dhe publiku në të cilat u përgjegjën z. Wieland dhe z. Thran.

Pyetjet e veprimtarit Xhefer Leci :Z. Rainer Wieland, Nënkryetar i Parlamentit Evropian

  • A ishte urgjente që Gjykata Speciale të krijohej për Kosovën? Kjo ishte padyshim iniciativa e shtetit serb, e cila u realizua nëpërmjet veprimeve të Dick Marty.
    • A është kjo gjykatë e veçantë vetëm për shqiptarët apo edhe për serbët?

Nëse kjo është vetëm për shqiptarët, a mund të flitet për drejtësi selektive!

Wieland: Është e vërtetë se Gjykata Speciale u themelue me iniciativen e Dick Marty-it, kundër disa individëve në Kosovë, të cilët konsiderohen si vrasës, kriminelë. Këta kriminelë drejtësia në Kosovë nuk arriti ti burgosë-denojë, sepse pushetarët në Kosovë kanë ndikim të madh në drejtësi! Edhe Parlamenti i Kosovës e ka votuar Specialen. Gjykatës e prokurorë të Speciales janë shqiptarë. Nuk ka të bëjë asgjë me drejtësi selektive. Z.Wieland foli pak edhe për njohjen e pavarësisë së Sllovenisë, që neve ta kuptojmë se Gjermania ka edhe problemet e veta. Austria dhe Italia donin ta njihnin Slloveninë, ndërsa Gjermania jo! Unë, tha ai, me disa politikanë të tjerë shkuam në Bonn tek Kancelari Dr. Helumt Kohl, që ta bindim se Ai duhet ta njoh Slloveninë. Kohl u përgjigj: “Unë jam historian, e dini ju që në vitin 1939, Austria dhe Italia ishin aleate të Gjermanisë. Unë do bisedoj me Francën dhe Anglinë, që bashkarisht me vendet tjera evropiane ta njohim Slloveninë”. Dhe ashtu kishte ndodhur.

Xhafer Leci: z. Bernd Thran, Zëvendës Shef i Misionit EULEX-it në Kosovë

  • Pse UNMIK-u dhe Misioni EULEXit nuk kanë mundur të sjellin drejtuesit e krimit të organizuar para drejtësisë?
    • Pse nuk mund të zbulohen-shpjegohen vrasjet politike të pasluftës të njerëzve të pafajshëm? Për shembull, u vranë disa dëshmitarë të mbrojtur. Pse nuk u mbrojtën këta dëshmitarë të mbrojtur?
  1. Thran: Kosova është një vend i vogël, të gjithë e njohin njëri-tjetrin, prandaj as dëshmitarët e mbrojtur nuk janë të panjohur. E dimë se ka pasur dëshmitarë të mbrojtur të vrarë, por jo më në 8 (tetë) vite, nga kur ne, EULEX-i, kemi filluar emisionin tonë në Kosovë. Ne e dimë se ka vrasës dhe kriminelë, por frika është e madhe, dëshmitarët janë të kërcënuar, i ndryshojnë fjalët ose nuk paraqitën fare para drejtësisë. Kjo është arsyeja që ne, në mungesë të dëshmive, nuk mund i dënojmë kriminilët.

Veprimtari Lon Karrica: “Edhe EULEX-i si UNMIK-u është korruptuar”.

  1. Thran: “Jo nuk ka dëshmi, i vetmi person i akuzuar ka qenë italiani Marucio Salustro, por as për këtë rast nuk është dëshmuar”.

Nuk më kujtohet kush e bëri pyetjen për burgosjen e Marko Gjuriqit, në Mitrovicë, nga Njësia Speciale e Kosovës, por më kujtohet përgjigja e z.Thran:

“Gjuriqi është një person agresiv, por burgosja e tij, ishte një marrëveshje-lojë, në mes Beogradit dhe Prishtinës. Gjuriq duhej përzanë menjëherë përtej kufirit. Nuk kishte nevojë sjellja dhe mbajtja e tij e shkurtër në hetuesinë e Prishtinës! Ne, Eulexi-si, nuk kemi qenë të informuar, megjithatë, po sa kemi marrë vesh, menjëherë kemi shkuar në Mitrovicë. Sikur mos të kishte qenë një marrëveshje lojë, serbët e Mitrovicës së Veriut, shumë shpejt do i bllokonin rrugët dhe policia e Kosovës, nuk besoj se do mund largohej nga Mitrovica e Veriut”.

Vallëzuesit

Në këtë Konferencë muarën pjesë edhe dy konsujtë e Kosovës me seli në Stuttgart, Arjan Kashtanjeva dhe Besnik Miftaraj. Veprimtarët,Jahja Gashi, Nue Lekaj, Dr.med.Bekim Balidemaj, Musa Leci, Don Albert Krista, Beqir Sopa, Arton Basha pronar i Bootshaus Restau-rant, këtu ku u mbajtë Konferenca, e të tjerë.

Konsulli Imer Lladrovci në emër të Ambasadës së Kosovës në Vjenë, ndau një mirënjohje për nënkryetarin e Parlamentit Europian z. Rainer Wieland, për ndihmën dhe përkrahjen dhënë Kosovës, në rrugën drejt BE-së, si dhe një mirënjohje për zonjën Kerstin Zielosko-Labonte, për angazhimin e saj në projektet për Kosovën.

Vallëtarët e Ansamblit “Pavarësia” e përmbyllën programin e kësaj Konference me prezentimin e “Vallës së Pavarësisë” dhe “Vallës së Drenicës”, duke demonstruar kështu para të pranishmëve vallet popullore shqiptare, si vlera të pandashme kulturore të shqiptarëve, vlera këto që ruhen edhe nga komuniteti shqiptar në Stuttgart.

Diasporës shqiptare po i rrallohen veprimtarët intelektualë dhe atdhetarë në mesin e të cilëve hyn edhe Pjetër Nrejaj – Nga Nue Oroshi

Intelektualët shqiptarë të mërguar në të shumtën e rasteve po e ndërprejnë jetën para kohe. Malli për atdheun zhgjënjimi me ecuritë politike në trojet shqiptare, kalimi i fillimit të pleqërisë së thellë larg atdheut, puna e rendë fizike e kryer vite me radhë në mërgim, po lenë gjurmë të pashlyer në shendetin e intelektualëve shqiptarë të mërguar. Këto ditë pikërisht më, 9 Maj 2018 në moshën 58 vjeçare u nda nga jeta mësuesi atdhetar dhe publicisti i vyer  e i drejtërdrejtë Pjeter Nrejaj.

Pjetri rrjedh nga familja atdhetare Nrejaj familje e cila u sakrifikue për atdhe, djalë mbas djali e brez pas brezi. Mjafton të përmendim vetëm emrin e kryeheroit të Kosovës dhe luftëtarit të dy luftërave të nacionalizmës shqiptare Mark Avdyli Nrejaj dhe bijëve të tij dhe shumë e shumë atdhetarve të tjerë. Pjetri edhe pse mërgoj në Gjermani ai nuk u ndalë se rreshturi për të punuar për çështjen kombtare shqiptare.

Për vite të tëra ishte Kryetar i Shoqatës Nënë Tereza ,Bühl Baden ku mblodhi ndima materiale dhe ndihma tjera si para luftës,gjatë saj si dhe pas përfundimit të luftës për të ndihmuar luftën dhe popullatën shqiptare. Ai nuk u mjaftua me kaq por për disa vite punoj edhe mësues në mësimin plotësues në Bühl-Baden të Gjermanisë për t’iu mësuar nxënësve shqiptarë alfabetin e bukur të gjuhës shqipe. Si çdo intelektualë shqiptarë po ashtu edhe Pjeter Nrejaj e mundonte orjentimi i mbrapshtë i disa faqezive në Kosovë që punojnë për një orjentim jashtë evropian në këtë mënyrë Pjetri ishte i drejtpërdrejtë dhe i luftonte përmes penës së tij të hollë dukuritë e tilla negative në shoqërinë shqiptare.Kohëve të fundit gjendja e tij shëndetsore ju ishte keqsuar, ku nuk bëri punë as mjeksia moderne gjermane.

Siç e kujton një mik i tij dhe i imi intelektuali Agron Shabani thotë se në një rastë gjatë bisedave private Pjeter Nrejaj duke folur për intelektualët i kishte thënë këto fjalë“ për njerzit e ditur të lirë,të pavarur ,sovran integral dhe kompetent jeta është melodi orkester ose një simfoni e bukur me njeriun e ditur si kompozitor dhe dirigjent kryesor i saj.“ Të lindësh është hyjni e të jetosh është luftë të luftosh është sakrificë të dashurosh është art ndërsa të vdesësh për jetën,artin ,kombin ,atdheun dhe dashurinë është poezi thotë miku i tij intelektualë Agron Shabani në mendimin e tij për veprimtarin, intelektualin,mësuesin dhe publicistin Pjetër Nrejaj.

Dhe në përfundim të këtij shkrimi do të thosha se intelektualët atdhetarë në Diasporë janë duke u rralluar ata po rëndojnë shendetin e tyre duke parë padrejtsitë politike.Pjetër Nrejaj është njëri ndër intelektualët e diasporës i cili këto padrejtësi i tha publikisht dhe me një guxim të pashoq qytetarë. Pjetrin e kishte renduar shumë kohëve të fundit gjendja shëndetësore dhe në bisedën e fundit kur i urova që të përmirësohet ai u përgjigj kështu:”Ishalla o burr se ju kam ra në qafë edhe fëmijeve të mij.Veq këtë vit tri herë në spital me ditë të tëra.Unë e kam një ide armikut i drejtoj gjoksin e me mikun e bëj dertin. Ju faleminderit për biseden se vërtetë më paska pas marrë malli me u degju me ju zoteri. U degjofshim për gëzime. E unë në pamundesi të dëgjimit për gëzime dhe në pamundësi për të vendosur një qiri pranë varrit të mesuesit dhe publicistit atdhetar Pjeter Nrejaj po i shkruaj këto pak rreshta në shenjë nderimi dhe përkujtimi për mikun tim veprimtar Pjeter Nrejaj.

Jeta e krijuesve të mëdhenj është me plot therra e me pak lule – Nga Nue Oroshi

Piktori ynë i madh Gjelosh Gjokaj në moshën dhjetë veçare e la vendlindjen e tij të dashur,Mileshin dhe Malsinë dhe bëri një rrugëtim të gjatë në mes të Prishtinës ku e themeloi Fakultetin e Arteve, Romës ku për pesëmbëdhjetë vjet bëri dhe krijoj një emër në artin Evropian dhe Augsburgut ku edhe ishte në majat e karrierës së tij artistike. Ai i la kulturës shqiptare dhe asaj Evropiane mbi 3000 piktura dhe punë të ndryshme grafike, duke u bërë njëri ndër piktorët më të mëdhenj të botës shqiptare. Gjelosh Gjokaj i takon treshës apo trinisë së shenjët të kulturës shqiptare: Ernest Koliqi,Martin Camaj dhe Gjelosh Gjoka, të cilët lanë gjurmë të thella të kulturës shqiptare në Evropë. Nuk është rastësi që ekspozitën e parë në Romë në vitin 1971 piktorit Gjelosh Gjokaj ia hapi i madhi prof.Ernest Koliqi ndërsa në vitin 1983 ekspozitën në Mynih të Gjermanisë ia hapi shkrimtari ynë i madh Martin Camaj. Gjelosh Gjokaj bashkëpunonte ngushtë me të dytë ku i përgatiste kopertinat e librave të Martin Camaj, si dhe kopertinat e revistës shkencore të Ernest Koliqi “Shejzat”. Arti dhe kultura shqiptare sot është më e varfër se asnjëherë më parë sepse humbi maestron e fundit të treshës së madhe që i dhanë emër në botë kulturës shqiptare.

Familja Gjokaj duhetë të jeni krenarë që në gjirin e saj u lind dhe u rrit një piktor i madh, i cili duke marrë shembull nga xhubletat shqiptare, krijoj një art të veçantë gjithnjë duke u inspiruar edhe në traditën dhe folklorin e madh shqiptar. Madje ai me thjeshtësi pikturonte edhe figurat e mëdha kombtare siç ishin :Dedë Gjon Luli, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Mehmet Shpendi, Kapidan Mark Gjon Marku, dhe këto piktura të këtyre atdhetarëve i ekspozoj edhe në Akademin e parë të “Trojeve te Arbrit “që e kemi mbajtur ne Hamburg me 12 e 13 Qershor 2004 ku me plotë dëshirë mori pjesë në këtë sesion shkencor.Gjelosh Gjokaj ishte nje kohë të gjatë edhe krytear i Shoqatës “Lahuta “e cila mblidhte Malsorët e mërguar për t’i ndihmuar vendlindjes në forma të ndryshme.Ai rrjedhte nga një familje e nderuar e baca Kurtit një atdhetari të mirfilltë kombtar.Pas shtetgtimit të gjatë shtatë dekada në mesë Prishtinës, Romës dhe Augsburgut ai vitet e fundit të jetës i kaloj më shumë në fshatin e tij të lindjes ku e ktheu edhe Atelien në Milesh. Gjelosh Gjokaj në Panteonin e Kulturës Shqiptare është i fundit maestro nga treshja e trinisë së shenjët kombtare Koliqi-Camaj-Gjoka.Kjo treshe rrezatojë shkelqyeshem duke e prezentuar kulturën shqiptare si pjesë e pandarë e trungut Evropian.

TRIMAVE TE PREKAZIT – Poezi nga Mehmet Musa, Gjermani

 

 -Ditë e merkure,13 maj 1981-
           
      Sot me 13 maj 2018 u mbushen plot 37 vite qe kure forcat e policise,ushtrise e Partise se kasnecit Tito,Mehmet Hoxhes,Gjillasit,Ali Shukrise,Rankovicit,Fadil Hoxhes,Stefanoviqit,Sinan Hasanit,Milan Gjuriqit,Kole Shirokes,Lubiqiqit,Veli Deves,Herleviqit Mehmet Maliqit,Dushan Ristiqit,Azem Vllasit,Miniqit,Isa Mustafes,Vidiqit e Rrahman Morines ja mesyen mu celules kryesore te nderit,trimerise,burrerise e beses se shqiptarise, Prekazit legjendare e Drenices heroike  te Azem e Shote Galices,Ahmet Delise e Shaban Polluzhes,per te vrare pre e gri zogjet e shqiptarise Tahir Meha e Nebi Meha!Me kete rast po botojme poezine kushtuar ketyre kryengritesve shkruar nga Mehmet Musa ne Prishtine me 28 nentor 1981.
            TRIMAVE të  Prekazit
Ne mes t’Prekazit mbi do shkrepa
djem sokola u rriten n’djepa
kure eshte fjala pere liri
skursejne veten as rob as femi
E keshtu ishe Tahiri i vogel
bash si lisi qe rritet n’Shkoder
ky sternip i Ahmet Delise
i kalli flake cetniket Serbise
Dite e mait hajmedet
nau rrethue Prekazi krejt
eshte rrethue me tanke e topa
pere kete rast degjoj tere bota
me tanke e topa e kan rrethue
rob e femi me i tmerue
Lum Prekazi e lum Drenica
qe u ringjall Azem Galica
u ringjall Ahmet Delia
qe shum friken u pat serbia
Nje shqiptar nje faqezi
veshe polic me shum kreni
u betu ne bese te ti
nuk e le brenda pa hy
Nuk e la pa hy perbrenda
babe e djale me i lidhe ne pranga
babe e djale ketu me i pru
vetem gradat tem rriten mu
Cka  Prekazi qe po dridhet
Tahir Meha i gjalle nuk lidhet
ne kulle t’Prekazit kushe eshte brenda
babe e djale me nga 7 zemra
Pushka e trimave rrept kersiti
keti  tradhtarit ne balle ja ngjiti
ra ne toke ai pa pike shpirti
pak pa bae shpirti me i dale
i ka fole nja dy tri fjale
pa ndegjoni ju brezi i ri
mos punoni kurre per Serbi
mos u bani vegel e huje
se si dhimbesi me kerkuje
Lufte e rrept paska fillu
20 ore per pa pushu
20 ore lufta pau ndale
shkojshin plumbat si fara n’are
Luftuan trimat bene gajret
i kan vra njezetetete
luftoj baba me te birin
bash si Muja me Halilin
Lavdi trimave te Drenices
i kallen flake cetnikt Serbise
marshoj populli me kunore
ua ka vue emerin deshmore!!!
      -Prishtinë me 28 nentor 1981-

Doli nga shtypi libri ”Po të pres” i autorit Idriz Gashi

Nga redaktori i librit Z. Hysen Ibrahimi

 

Doli nga shtypi libri i titulluar ”Po të pres” (Përmbledhje me poezi) i autorit Idriz Gashi, botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani”, Suedi.

 

Libri është i ndarë në pesë kapituj, ku përfshihen poezi të natyrave të ndryshme, por që janë të artikuluara në nivel të lartë artistik.

 

Janë kryesisht poezi moderne, të cilat japin porosi të drejtpërdrejta. Po përjashtojmë poezitë kushtuar dashurisë, ku poeti Gashi, herë pas here, lë enigmë për lexuesin disa vargje të poezive.

 

Libri ka gjithsej 94 poezi, 135 faqe, të ndara në pesë kapituj, botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani”, Suedi.

Për më hollësisht për këtë përmbledhje me poezi do të flitet gjatë përurimit, i cili do të përurohet më 9 qershor 2018, në Landskrona të Suedisë, lokali Folket Hus (Shtëpia popullore), adresa: Söbygatan 16, me fillim në ora 12:00, ku përveç përurimit

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani”, Suedi, do të mbanë edhe një “ORË LETRARE”, me karakter garues, për nderë të këtij përurimi.

NË LUDWIGSHAFEN PËRUROHET SHOQATA “ÇAMËRIA” – Fotoreportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ

 


Kryesia e Shoqatës “Çamëria” më mysafirët pjesëmarrës

 

     Shoqata “Çamëria Kosovë”, me kryetar Nexhmi Muçiqi, vazhdon të degëzohet edhe në Mërgatë. Tashmë, ajo hapi Degën e saj në Gjermani, me seli në Ludwigshafen, me kryetar Ismet Bajrami – Xhaka. Në përurimin e Shoqatës, merrnin pjesë: anëtari i Kryesisë të Shoqatës “Çamëria”, Haxhi Braho; këshilltari i kryetarit Nexhmi Muçiqi, Ismail Selmani, alias Komandant “Mala”, luftëtar i tri luftrave të fundit, përkatësisht, Kosovë, Iliridë, Kosovë Lindore; sekretari dhe nënkryetari i LDK-së në Rheinland Pfalz, përkatësisht, Lush Cana e Riza Zeqiraj; kryetari i aktivit të LDK-së në Ludwigshafen, Shaban Nikçi; kryetari i klubit kulturor “Hasan Prishtina”, Alush Zeqiraj; kryetari i klubit sportiv “Skënderbeu”, Rasim Lajçi; Shoqata “Sali Çekaj” në Pfaffenhofen të Bavarisë, e kryesuar nga Anëtari i Nderit, Idriz Zeqiraj si dhe qytetarë të Ludwigshafenit me rrethinë.

     Salla e madhe në Frankenthall, ishte stolisur me shije dhe sens politik, e përgaditur nga Këshilli Organizativ i Shoqatës “Çamëria”. Në ballorën e skenës shquhej harta e copëzuar, aktualisht, pranë harta e Etnikumit Shqiptar. Çamëria pjesë e hartës së copëzuar. Histori e hidhur e trojeve shqiptare. Humbjet e Perandorisë turke në fushë-beteja me Rusinë, diktoi vullnetin ruso-sllav edhe në Ballkan. Pjesë të trungut shqiptar, iu falën fqinjëve lakmiqarë.

     Çamëria mbeti brenda kufinjëve shtetëror të Greqisë. Kur i dhanë kumtin, lajmin Ismail Qemailit:

– “Kosovën e mori Serbia”. Plaku i Vlorës u mërzitë shumë. 

– “Edhe Çamërinë e humbëm”, – i thanë atij. Plaku i urtë i Vlorës trime, nuk i mbajti lotët. Të habitur, të pranishmit e pyetën: 

– “Ismail Bej, Ju u përmbajtët për humbjen e Kosovës së madhe dhe po lotoni për Çamërinë më të vogël?” Mjekërrbardhi Ismail Qemali u gjegj:

– “Në Kosovë shqiptarët janë aty, ndërsa Çamëria vazhdon të boshatiset dhunshëm”.

     Dhe, vërtet, me Marrëveshjet e heshtura e konspirative greko-turke, bënin shkëmbimin e shqiptarëve të Çamërisë me grekët e Thrakës. Për sulmin italian në Greqi, si pretekst u përdor vrasja e shtetasit shqiptar Daut Hoxha, në kufirin greko-shqiptar. Pala greke akuzoi krerët nacionalistë të Çamërisë, si Aziz Çamin me shokë. Si hakmarrje karshi çamërve, Greqia filloi provokimet mbi popullatën e pambrojtur të shqiptarëve të Çamërisë. 

     Stuhia masive e përgjakshme ishte ajo e vitit 1945. Bandat e organizuara greke, nga gjenerali i zi, Napolon Zerva, therën e masakruan qindra burra, gra dhe fëmijë. Një fotografi e publikuar, kohëve të fundit, nga arkivi qendror anglez, shokoi botën, me grumbullin e fëmijëe shqiptarë-çamër të masakruar. Miëjra të tjerë morën arratinë, për në Shqipëri dhe Turqi. Shqipëria e rraskapitur, e dalë nga lufta civile, me një armiqësi masive të brendshme, duke i harruar fqinjët armiq, i strehoi çamërit nëpër baraka e magazina.

     Në vitin 1951, me një dekret të veçantë, pa i pyetur fare çamërit, Qeveria Shqiptare e Enver Hoxhës, ua dha, dhunshëm, shtetësinë shqiptare. Disa syrësh patën guximin dhe kundërshtuan këtë akt të qeverisë shqiptare. Por, për ta shuar çfarëdo kundërshtie, gjykata komuniste i dënoi politikisht, madje, me vite të gjata burgimi.

      Me dhënien e dhunshme të shtetësisë shqiptare, shteti grek deklarohet, duke iu referuar Kushtetutës vendore, se ata që marrin shtetësi të dytë, e humbasin shtetësinë greke. Kështu, Greqia ua hoqi shtetësinë çamërve, duke përdorur si dëshmi para botës, listën emërore të botuar në “Gazeta zyrtare shqiptare!

     Dyshohet se idenë për t`u dhënë shtetësinë, në grup, çamërve, është intrigë kishtare greko-serbo-ruse. Përndryshe, është një djallëzi përfide, ku, me anë të një vendimi, siç është dhënia e shtetësisë çamërve, përfundimisht, i lënë ata pa trojet e tyre stërgjyshore, pa vendlindjen e tyre të shumëdashur – Çamërinë. Masakra e Tivarit dhe shtetësia e dhënë çamërve, konsiderohen dy nga kryetradhtitë më të mëdha kombëtare, të aventurierit filosllav Enver Hoxha, me byroistët e tij.

    Sikur të mos mjaftonte gjëma e madhe e tragjedisë çame, pushteti komunist nismoi përgjimin, përndjekjen, arrestimet, dënimet drakonike të krerëve më të shquar çamër. Në vitet `60-a qeveria shqiptare organizoi, bujshëm, gjyqin politik momtazh, kundë admiralit të Flotës Shqiptare, Teme Sejko dhe kuadrit politik Tahir Demi, të cilët i çoi në plumb, pa asnjë bazë ligjore të fajësisë. Prej këtej filloi persekutimi dhe dënimi me burg i çamërve në grupe, për të vazhduar në vitet `70-a e `80-a. Të fundit të çamërve u liruan me demokracinë e viteve `90-a!


Nga e majta: Idriz Zeqiraj, Haxhi Braho, Sadedin Gubetini, Ismet Xhaka,

                       Ismail Selmani, Fahridin Tafallari, Kolë Mërturi, Alush Zeqiraj

 

     Nën tingujt e intonimit të Flamurit kombëtar, u nderuan viktimat e terrorit genocidial, ndaj popullatës të martirizuar të Çamërisë, përgjatë shekullit 20-të. 

     Moderatori Sadedin Gubetini, njëherësh nënkryetar i Shoqatës “Çamëria”, në emër të organizatorit përshëndeti mysafirët, anëtarët e Kryesisë të Qendrës: Haxhi Braho e Ismail Selmani si dhe të gjithë të pranishmit. Fjalën ia dha kryetarit të Degës të Shoqatës “Çamëria” me seli në Ludigshafen, Gjermani, Ismet Bajrami – Xhaka: 

   


Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Ismet Bajrami – Xhaka

    “Ju përshëndes  dhe ju uroj mirëseardhje në përurimin e Shoqatës “Çamëria”, me seli në Ludwigshafen. Një përshëndetje të veçantë kam për mysafirët e largët, zotërinjtë Haxhi Braho dhe Ismail Selmani, alias Komandant “Mala”. Jemi mbledhur sot për ta zyrtarizuar Degën e Shoqatës atdhetare “Çamëria, si pjesë përbërëse e Shoqatës Qendër, në Kosovë, me kryetar Nexhmi Muçiqi, të cilin e përshëndesim përzemërsisht. 

      Është dashur afër një shekull pritje, për ta parë Kosovën të lirë dhe shtet të pavarur. Por, kohërat kanë ndryshuar për të mirë, proceset po përshpëjtohen dhe demokracia po zgjerohet. Dhe, duhet të shpresojmë e besojmë, se edhe “Çështja Çame”, tashmë, e nxjerrë nga sirtarët, do të marrë rrugën drejtë zgjidhjes. Shoqata jonë, së bashku me Shoqatat simotra, me të njëjtin emër, do të punojmë me përkushtim, sipas udhëzimeve të Shoqatës “Çamëria”, në Kosovë.

     Shqiptarët e Kosovës, madje, të kudondodhur, janë shumë të ndjeshëm, për fatin tragjik të Çamërisë dhe të popullatës çame, të sakatosur e syrgjynosur, përndjekur dhunshëm, nga trojet e tyre lindake. Prandaj, edhe janë të gatshëm, për çdo sakrificë, që popullata çame të kthehet në trojet stërgjyshore.

     Ju ftoj t`i bashkangjitëni Shoqatës zëmirë “Çamëria” dhe të punojmë së bashku për “Çështjen Çame”, deri në realizimin e qëllimeve tona atdhetare e fisnike”,- tha, në mes tjerash, kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Dega në Ludwigshafen, zotëri Ismet Xhaka.

 

      Moderatori Gubetini fton në skenë veprimtarin e përkushtuar të Shoqatës “Çamëria Kosovë”, vëllain tonë, Haxhi Braho, me origjinë nga Filati i Çamërisë, tani i mërguar në cepin jugor të Italisë, pikërisht, në qytetin më të afërt me Shqipërinë, buzë detit Adriatik, Brindizin piktoresk. Me shënjen e veshjes kombëtare në kokë, i emocionuar, deri në përlotje, përshëndeti të pranishmit, tek të cilët përçoi emocione dashurie e dhimbjeje – njëherësh për Çamërinë e martirizuar, plagën dhe krenarinë tonë të përhershme.

 

 Veprimtari i Shoqatës “Çamëria” Qendër, Haxhi Braho
           Fjalë e lot zemre të çamit Haxhi Braho 

 

 

     “Të nderuar vëllezër, motra e miq pjesëmarrës, në këtë tubim të organizuar nga Shoqata “Çamëria Kosovë”, me Degën në Ludwigshafen, unë Haxhi Braho, ju sjell përgëzimet e komunitetit çamë, për inisjativën, që ju keni marrë për përkrahjen e Çështjes Çame dhe bashkimit kombëtar. Pranova me kënaqësi të madhe, anëtarsimin “Anëtar Nderi” i kësaj Shoqate, anëtarësim të cilin e mora me vullnetin e mirë  të Shoqatës “Çamëria”, Dega në Ludwigshafen, në prani të kryetarit dhe nënkryetarit, përkatësisht, Ismet Xhaka e Sadedin Gubetinit. 

      Të dashur vëllezër dhe motra, miq të nderuar, tani, më lejoni të ju prezantoj “Çështjen Çame”:

 

Çamëria, që unë ndryshe dua ta quaj Shqipëria Jugore, është e banuar nga fisi ILIR i -Dhesprotëve-. Është vendi ku lindi i madhi Pirro i Epirit. Mbas tij, në Prevezë lindi udhëheqësi i madh i Jugut, Gjin Bue Shpata. Në kohën e Rilindjes Kombëtare, lindi Marko Boçari nga fisi i Suljotëve. Dhe,  mbyllet me dy figura të ndritura çame, Abedin Pashë Dino, organizator i Lidhjes së Prizrenit, më 10 qershor 1978, dhe dijetarin, teologun, matematikanin Hasan Tahsini.

 

     Në kohën moderne, në Luftën Nacional Çlirimtare, nga ne, komuniteti Çamë, ra në Kaninë të Vlorës, i pari hero i LNÇ Ali Demi, më 20 dhjetor 1943, para 75 vitesh.

 

Rreth viteve 1940-45 Jugu i Shqipërisë ose Çamëria, kishte një popullatë rreth 70 mijë banorë, e cila përbëhej nga 50% myslimanë, 45% ortodoksë shqiptarë dhe 5% minoritet grek, i cili banonte në rrethinat e qytetit të Artës.

 

     E gjithë kjo krahinë fillon në veri me liqenin e “Butrintit” dhe vazhdon të shtrihet deri në “Tre gurët e zi” në Prevezë. Qendrat kryesore të banuara janë: Preveza, Parga, Arta, Margëlliçi, Paramëthia, Gumenica, me kryeqendër Filatin. Në “Koferencën e Ambasadorëve” në Londër, 2/3 mbetën jashtë trungut amë, Shqipërisë. Veriu ju dha pjesërisht Malit të Zi: Ulqini, Tivari, Tuzi, Plavë e Guci me fshatra. 

 

Serbisë ju dha pjesa më e madhe: Kosova, Kosova Lindore, Ilirida. 

 

        Tokat e Shqipërisë në Jug, ku bënte pjesë Vilajeti i Janinës, me 15 mijë km katror, ju dhurua Greqisë. Në këtë Vilajet bënë pjesë edhe Shqipëria e Jugut, pra, Çamëria.

 

 Duke pasur 50% myslimanë në Jug të Shqipërisë, Greqia na kosideroi si popullatë turke, në një kohë ku ne jemi shqiptarë autoktonë, vendorë. Duke na trajtuar si të tillë, turq, në vitin 1923, dy shtetet, Turqi – Greqi, bënë ndërrimin e popullatës me të ashtuquajturin “Traktati i Lozanës”, firmosur nga kryeministri Qemal Ata Turk dhe Venizellos. Më 1924-25 filloi shpërngulja e çamërve myslimanë, në drejtim të Izmirit të Turqisë. Në këtë kohë ndërhynë shteti shqiptar, gjegjësisht, Mbreti Zog dhe e bën problem në OKB dhe kjo shpërngulje ndërpritet. 

     Në Luftën e Dytë Botërore, Greqia shfyrytëzoi rastin dhe rrethanat e krijuara, për të bërë spastrimin etnik, duke ushtruar një genocid të vërtetë. Si pasojë e këtij genocidi, mbetën të vrarë dhe të masakruar, rreth 5 (pesë) mijë çamër, nga këta shumë ishin pleq, gra dhe fëmijë. Këtë spastrim etnik, e mori përsipër gjenerali famëkeq Napolon Zerva, me një ushtri prej 12 mijë pjestarë, në bashkëpunim me forcat naziste gjermane.

 

    Ju falenderoj në emër të popullatës Çame, të kudondodhur, për mbështetjen tuaj vëllazërore dhe të pakompromis, që, ne, çamët të kthehemi në vatrat tona dhe t`i bashkohemi trungut amë, Shqipërisë. 

 

     Rroftë Shoqata “Çamëria” në Kosovë dhe Diasporë! Rroft Shqipëria Etnike”,- përmbylli fjalën e tij përmbajtësore, veprimtari i shquar i Shoqatës “Çamëria – Kosovë”, Haxh Braho. 
 Këshilltari politik i kryetarit të Shoqatës “Çamëri – Kosovë”, Ismail Selmani

        Moderatori Sadedin Gubetini: “Tani prezantoj para jush një njeri, paksa, të veçantë. Ky është Ismail Selmani, i lindur në Jazhincë të Tetovës, Iliridë. Përndryshe, njihet edhe me cilësorin Komandant “Mala”, pjesëmarrës në tri luftërat e fundit. I përndjekur në Iliridën e tij, ka gjetur strehë në Kosovë, pikërisht, në Ferizaj, ku edhe jeton familjarisht. Komandant “Mala” është këshilltar politik i kryetarit të Shoqatës “Çamëria” në Kosovë, zotëri Nexhmi Muçiqit dhe është i dërguari special nga Kosova. Tani, fjalën e ka luftëtari i djeshëm dhe veprimtari i sotshëm i Shoqatës “Çamëria – Kosovë”, zotëri Ismail Selmani:

     “Të nderuar vëllezër dhe motra mërgimtarë, jemi këtu për ta përuruar edhe zyrtarisht hapjen e Degës të “Shoqatës Çamëria”, si degëzim i Shoqatës “Çamëria” Qendër në Kosovë, së pari, ju sjell përshëndetjet e sinqerta dhe shumë të përzemërta nga kryetari i Shoqatës “Çamëria” në Kosovë, zotëri Nexhmi Muçiqi. Përgëzoj kryetarin e Shoqatës “Çamëria” në Ludwigshafen, zotëri Ismet Xhaka dhe nëkryetarin Sadedin Gubetinin, me stafin e tyre, për formimin e Degës në Ludwigshafen dhe organizimin në mënyrë solemne e festive, të kësaj ngjarje shumë domëthënëse.

     Shoqata “Çamëria Kosovë”  u themelua më 27 shtator 2016, fillimisht, me pak njerëz, por pati jehonë të madhe. Shoqata vazhdon të punojë me seriozitet dhe përkushtim. Në saje të aktiviteteve kombëtare, tani kjo Shoqatë numëron, afërsisht, 60 mijë antarë, vetëm brenda Kosovës. Shoqata “Çamëria Kosovë” vepron në të gjitha trevat e Kosovës dhe jashtë saj. Ka memorandum me disa Shoqarta Qendrore, si: Shoqatën Patriotike “Çamëria” në Tiranë, që ka hapur degëzimet në Mërgatë, si  Turqi, Austri dhe, së fundi, në Gjermani. 

      Shoqata “Çamëria” nuk është Shoqatë profitabile, fetare, politike-perverse. Por, është Shoqatë Patriotike e Çështjes Kombëtare, për ta realizuar amanetin e Dëshmorëve të Kombit, pavarësisht vështirësive e pengesave numerike. Shoqata jonë ka mision e vizion, për realizimin e bashkimit kombëtar, nga Guri i Vjetër në Greqi e deri ke Guri i Shpuem në skajin e Kosovës Lindore, Toplicë, – potencoi, veç tjerash, kuadri i Shoqatës “Çamëria”, zotëri Ismail Selmani.
     Këshilltar Selmani referoi për temën “Çamëria dje dhe çështja çame sot”, shkrim që do të botohet i veçantë.

     Një fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i LDK-së për Bavari, Idriz Zeqiraj. Ai përshëndeti në emër të subjktit të tij politik si dhe në cilësinë e Anëtarit të Nderit, të Shoqatës “Sali Çekaj”, të pranishmit i përshëndeti në emrin e kryetarit  Osman Ferizi: “Tashmë, është Çamëria gjaku ynë që nuk falet. Emri i Çamërisë ka hyrë në shtëpitë tona, është bërë pjesë e dhimbjes tonë të madhe, por, edhe agjendë ditore, që popullata çame, dikur autoktone, të rikthehet në vatrat e tyre shekullore. 

     Emri i Çamërisë, veç të moshuarëve, që janë rritur e plakur me dramën e përgjakur çame, tani po i përlotë edhe brezat e rinj shqiptarë. Por, vajin e djeshëm dhe të sotëm, duhet ta kthejmë në kushtrim, për lirinë e nesërme të Çamërisë sonë. Lë të urojmë, shpresojmë e besojmë, që ëndrra jonë e bukur, për Çamërinë e lirë, të lëndëzohet, realizohet, ashtu siç uronte e besonte Profeti i Shqiptarizmës, Dr. Ibrahim Rugova, dikur për Kosovën.

      Mysafirët, vëllezërit tanë të mirë, Haxhi Braho e Ismail Selmani, janë sot këtu, në mesin tonë, për ta zyrtarizuar Shoqatën “Çamëria”, si dhe për të kërkuar mbështetjen tonë, për këtë Shoqatë, thellësisht, atdhetare. Dhe, unë, të shumëdashura motra dhe vëllezër, nga kjo tribunë fjale e nderi, i garantoj kuadrot e ardhur nga Shqipëria dhe Kosova, se do të jemi pjesë e Shoqatës “Çamëria”. Vërtet, ne, pothuajse, të gjithë jemi pjesë e ndonjë Shoqate apo subjekti politik. Por, Shoqata “Çamëria” është Shoqatë mbi Shoqatat dhe partitë politike, sepse, misioni dhe vizioni i saj është “Çamëria e çamërve shqiptarë”, pavarësisht përkatësisë fetare. Dhe, për realizimin e këtij misioni të shenjtë e kombëtar, kërkohet angazhimi i përkushtuar, i të gjithë shqiptarëve atdhedashës të botës”,- apeloi, emocionalshëm, Idriz Zeqiraj.

     Moderatori Sadedin Gubetini ftoi në skenë veprimtarin veteranë, ushtarin  e devotshëm të Jusuf Gërvallës, Fahridin Tafallarit, i cili, së bashku me veprimtarin Kolë Mërturi, kishin ardhur nga Shtutgardi, për pjesëmarrje në këtë ngjarje të shënuar dhe tejet aktuale. Ai foli për veprimtaritë e klubeve, të shoqatave dhe të subjekteve politike, në kohëzgjatjen dyzetë vjeçare: “Frymëzuesi dhe heroi ynë Jusuf Gërvalla, e nismoi aktivitetin atdhetar me pak veta. Por, me kohë do të bëheshin dhjetra, qindra, mijëra dhe, krejt në prag lufte – 100 mijë mërgimtarë në protestën në Bonn-in gjerman dhe  gjetkë, në Evropë dhe botë. Këto fakte lë të jenë shpresë e besim, edhe për Çamërinë tonë. Ju ftoj, të bëhemi pjesë e Shoqatës “Çamëria”, duke tejkaluar bindjet partiake personale e grupore”,- përmbylli fjalën e tij veterani, gjithnjë aktiv, Fahridin Tafallari.

     Kryetari i Shoqatës “Çamëria Kosovë”, Nexhmi Muçiqi, në lidhjen dixhitale me Haxhi Brahon, i përshëndeti të pranishmit dhe uroi zyrtarizimin e Degës “Çamëria” në Ludigshafen.
Vallja çame

   Shtabi organizativ kishte menduar ta hijeshojë edhe më shumë këtë eveniment, të një rëndësie të veçantë. Dhe, pët këtë, kishte ftuar një staf muzikor, të kryesuar nga këngëtari i mirënjohur Besim Sylejmani, daullexhiu Kristian Daka me shokë. Gjithëçka ishte projektuar dhe përgaditur paraprakisht. Muzika, vallet, këngët, kërcimet flisnin, lëviznin, jehonin  në melosin, trashëgiminë dhe traditën çame. Vallën dhe këngën e kërcyer çame, e nisi 70 vjeçari çam e durrsak, Haxhi Braho, i cili garonte me rinorin gjakovar, Kristian Daka. Dhe, nga nisma duet, kënga, kërcimi dhe vallëzimi u bënë masiv. Atmosferën festive e ndezën vajzat dhe nuset, të shoqëruar nga djemtë dhe burrat. Jo me kot thonë se gjakovari i bënë të gjitha. Dhe, vërtet, Kristiani me të dashurën e tij bukuroshe Njomzën, printe me larminë e vallëzimeve. Të pandalshm ishin kryetari Ismet Xhaka me nuse Lulen e simotrat e saj dhe djemtë e shkathtë Lush Cana, Shaban e Rasim Lajçi me shokë.

Meta takon arbëreshët: Përkujdesja juaj për të ruajtur gjuhën frymëzon çdo shqiptar

TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me tri gjenerata arbëreshe, ndërsa ka vlerësuar përkujdesjeje e tyre për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi, gjuhën shqipe frymëzon çdo shqiptar. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ilir Meta uron një të diele të mbarë.

“Mbreslënës takimi i ngrohtë e vëllazëror me tre gjenerata arbëreshe. Përkujdesja e tyre për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi, gjuhën e mrekullueshme shqipe, ritet, kulturën e traditat tona të spikatura dhe në veçanti për të lartësuar figurën e Skënderbeut, frymëzon çdo shqiptar. Mirënjohje për punën e palodhur të shoqatës “Vorea” me qendër në Frascineto, që promovon vlerat tonat kombëtare e punon prej vitesh për ripërtëritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të arbëreshëve të Italisë me Shqipërinë. 🇦🇱 Ju uroj një të dielë të mbarë miq!”- shkruan Meta.
31530927_1749513288428270_4312300538466140160_n
31949296_1749513165094949_780700607735398400_n

Formohet Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë me qendër në Dortmund

Fjala e shkrimtarit, Atdhe Gecit, kryetar i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë.

 

I nderuar Këshill Akademik, dhe Anëtarë të Akademisë!

 

Për krijuesit, studiuesit, e intelektualët shqiptarë brenda e jashtë vendit dita e sotme është një ditë e shënuar, një ditë për fillim-kërkim të saktë historik e për shfaqje fitoresh. Nuk mjafton të jemi vetëm numërues varresh e të rënësh. Historia na do të jemi kërkues dhe fitues betejash. Gjaku pellazg po ribëhet. Tek Homeri më të shenjtën çmoj gjuhën shqipe dhe figurat shqiptare të fiseve pellazge.

 

Në konsultim me krijues, atdhetarë, intelekualë, e njerëz të thjeshtë brenda e jashtë vendit, si dhe me shokët e mi të penës e të idealit, idenë e prezentuar për formimin e Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë, këtë iniciativë e përkrahën unanimisht të gjithë bashkëmendimtarët e kësaj bërthame kulturore e morale. Roma shpëtoi në saje të fuqisë së Institucioneve, ndërsa Pellazgjia e Iliria u shkërmoqën në sajë të institucioneve të dobëta shtetërore.

 

Të nderuar shkrimtarë, studiues, e artistë, nevoja për formimit e Akademisësë Kulturore e Morale të Shqiptarëve të Evropës, me qendër në Dortmund të Gjermanisë, ishte e domosdoshme për komunitetin shqiptar të kudondodhur në Evropë. Ky organizëm i ri kulturor e moral i shqiptarëve në Evropë do të jetë krahë i fortë në të gjitha proceset e ndërlikuara në të cilën po kalon populli dhe atdheu ynë.

Formimi i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë, po realizon një nga ëndërrat më të bukura të krijuesve e intelektualëve në Mërgatën mbi 2 milionshe shqiptare. Qëllimi i formimit të Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë është ruajtja e identitetit kombëtar e intelektualë si pasuri e çmuar e atdheut tonë.

 

Qytetarët tanë në mërgim janë bij të padiskutueshëm të atdheut tonë. Ata në çdo rrethanë do të japin kontributin e tyre në procesin e ndërlikuar të bashkimit e të pajtimit kombëtar për një bashkështet shqiptar. Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë do të jetë Zëri i Atdheut të shqiptarëve të kudondodhur. Shqiptarët janë populli më i lashtë në Evropë. Popull me rrënjë, me trung, me degë, popull me gjuhë të veten, me alfabet të vetin dhe me territor kompakt gjuhësor e gjeografik.

 

Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë kundërshton të gjithë zërat joshkenco brenda e jashtë atdheut se shqiptarët nuk kanë stërgjysh të tyre. Programi i Akademisë Kuturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë është tërësisht Kombëtar e Kulturor. Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë njeh prejardhjen Pellazge të shqiptarëve, njeh shkrimet e stërgjyshërve pellazgo shqiptar nëpër pllaka esmeraldi dhe pllaka baltërash të pjekura dhe në shkrime gurësh të lashtë. Qytetërimi pellazgo-shqiptar është periudha më e ndritshme e popullit tonë 17 mijë
vjeçar.

 

Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë njeh pjesë të atdheut tonë, Çamërinë me 23 mijë kilometra katrorë sipërfaqe tokë e ujëra. Njeh pjesë të Atdheut, Epirin e Ilirisë të Aleksandrit dhe Pirros, ( Maqedoninë e sotme ). Njeh pjesë të Atdheut, Krahinën e Mollës së Kuqe dhe të Kelmendit. Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë njeh pjesë të Atdheut, Ulqinin, Tivarin dhe Kryeqytetin e Mbretëreshës Teutë, Kotorrin.

 

Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë e ka të shkruar në programin e saj të punës, se do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare për çështje të kombit dhe të atdheut. Unë kujtoj se formimi sot i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë do të jetë bërthamë e fortë dhe pjesë e pandashme e Çështjes kombëtare. Atdheun tonë e duam të bashkuar, të ditur, të fortë ushtarakisht, dhe me përgjegjësi në lëvrimet e ndryshimeve të mëdha.

 

Akademia e jonë do të maturon që në fillim me njohjen e prejardhjes sonë pellazgo-iliro-shqiptare. Akademia Kulturore e Morale e Shqiptarëve në Evropë do të jetë aktive në të gjitha
proceset e Bashkimit Kombëtar për një Bashkështet Shqiptar.

I nderuar Këshill Akademik: Zgjedhja ime sot Kryetar i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë i tejkalon meritat e mia personale. Por, koha në të cilën jetojmë nuk na do të heshtur, por, në punë dhe në betejë. Problemet e Atdheut tonë janë shumë të thella dhe të mëdha. Jo rrallë pyes veten, si mund të jemi popull pa prejardhje, popull pa rrënjë, popull vetëm me trung e degë. Akademitë po edhe Zëri i Universiteteve tona së shpejti do të jenë në unison për të dhënë përgjigjen e saktë për të kaluarën dhe të ardhmen.

 

Në mohim të prejardhjes pellazgo-shqiptare, dhe në ndërrim të emërvendeve të vendeve e të Krahinave të Atdheut tonë, -Shqipërisë. Fqinjët tanë ende mbajnë gati gjysmën e atdheut tonë të pushtuar. Mbajnë të pushtuar, tërë Epirin e Pellazgjisë, pjesë të Dardaninë së lashtë, Poeninë Antike dhe shtetin e Ilirisë së pakufishme. Në këto pushtime, grekët mbi tokën tonë vendosën një shtet të tyre, me një gjuhë bizantine, duke vrarë e gjenociduar Shqipërinë deri në More. Grekët në Greqi janë ata që na e vodhën popullin shqiptar çamë dhe arvanitë.

 

I nderuar Këshill Akademik, ne e dimë se tokat tona na u morën me manualin e pamëshirshëm të hekurit e të gjakut. Mbase, edhe në kohën tonë, sikurse në lashtësi, hekuri dhe gjaku i vendosë kufijtë ndërmjet kombeve e shteteve. Prandaj, nga ne sot kërkohet të jemi të bashkuar dhe në përgjegjësi me kohën dhe çastin historik.

 

Pra, nuk mjafton të jemi vetëm numërues varresh e të rënësh. Historia na do të jemi kërkues dhe fitues  betejash.

 

Rroftë Republika e Kosovës!

Rroftë Rebublika e Shqipërisë!

Rroftë Republika e Çamërisë!

 

Zoti i bekoftë shqiptarët!

 

 

Për Këshillin e Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë

 

Kryetari i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë,

 

Shkrimtari, Atdhe Geci

 

Dortmund, 05. 05. 2018

 

 

Ndërsa, Sejdi Sopi, anëtar i Këshillit Akademik të Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë

 

konfirmon emrat e anëtarëve të Këshillit Akademik, të Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë.

 

këta janë;

 

1 . Rexhep Kasumaj

2 . Florim Kuçi

3 . Elena Kocaqi

4 . Musa Sabedini

5 . Belgizare H. Kryeziu

6.  Sejdi Sopi

 

Anëtar të Akademisë janë;

 

1 . Çlirim Hoxha,

2 . Arif Ejupi,

3 . Xhevdet Hajdari,

4 . Bekim Morina,

5 . Bashkim Aliu,

6 . Lulkuqe Sopi,

7 . Taulant Geci dhe

8 . Fadil Aliu.

 

Sekretar i Akademisë

 

zgjidhet, Fadil Aliu

 

Dortmund, 05. o5. 2018