VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Paketë për shpifjen, po për mashtrimin me shifra te rreme? – Nga SULEJMAN MATO

By | July 5, 2019

Komentet

ANKTH E MOSBESIM NË TRE BIG-ët e BE – Nga DANILO TAINO – E përktheu Eugjen Merlika

 

Ajo që i mban së bashku opinionet e italianëve, farncezëve e gjermanëve është një bindje e dyfishtë: mendojnë se gjërat kanë dalë nga shinat përsa i përket zhvillimit të shoqërive të tyre; por nuk kanë besim se po vijnë ndryshime qenësore. Një studim hulumtues i drejtuar nga shoqëria e sigurimeve Allianz ka pyetur një mijë njerëz në secilin nga tre Vendet më të mëdha të zonës euro dhe ka zbuluar një dëshirë të madhe reformash: treguesi i nevojshmërisë për ndryshim i shpalosur nga Allianz-a është sot më i lartë nga 60, në një shkallëzim ku 50 është dëshira e qëndrimit në vend e gjithshka që është më tepër do të thotë nevojë reformimi. 59% e francezëve, 58% e italianëve dhe 46% e gjermanëve mendojnë se shoqëritë në të cilat jetojnë shkojnë drejt keqësimit. Por treguesi i besueshmërisë në t’ardhmen është nën nivelin 50 në të tre Vendet. Qytetarët ndajnë së bashku ankthin për të tanishmen dhe mosbesimin në aftësitë reformuese të sistemeve politike përkatëse. Pastaj pikëpamjet ndryshojnë.

79% e italianëve mendojnë se dobësia më e madhe e Vëndit përfaqësohet nga mangësia e qëndrueshmërisë politike; pabarazitë janë në vëndin e tretë, të përmendura nga 75%, ndërsa për francezët e gjermanët janë problemi i parë (në të dy rastet në 71%). N’Itali masat politike më të kërkuara janë pakësimi i papunësisë (71%) dhe shtimi i rritjes ekonomike (64%), ndërsa për 71% të gjermanëve dhe 66% të francezëve nevojë e parë është siguria e pensioneve. Kundrejt BE dhe euros, francezët e italianët janë më negativë se pozitivë (por nuk duan t’i braktisin): në Francë, vetëm 19% e gjykon pozitive pjesëmarrjen në BE, kundër 40% që e sheh keq, 26% pëlqejnë monedhën e përbashkët ndërsa 42% nuk e dëshirojnë; n’Itali, 24% është për BE dhe 27% për euron, ndërsa kundërshtarët janë përkatësisht 36 dhe 46%. Në Gjermani ka një shumicë pozitive të pastër në të dy pyetjet. Çfarë do të duhej të bënte Komisioni i ardhëshëm i BE? 56% e gjermanëve dhe 52% e francezëve shënojnë si parësore mbrojtjen e mjedisit e të klimës; italianët shtyjnë në rradhë rritjen ekonomike (61%) dhe kontrollin e imigracionit (51%). Është kurreshtare se në Francë e Gjermani opinionet negative mbi globalizimin i kalojnë ato pozitivet, përkatësisht 17 dhe 28%, ndërsa në Itali ndryshimi i mirëfilltë është pozitiv për pothuaj 10%.

“Corriere della Sera”, 16 tetor 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Pse (përse) jemi kaq të vonuar, urryer dhe izoluar në kontinentin plak….?! – Nga AGRON SHABANI

Politika e jashtme ose diplomacia shqiptare (sidomos ajo kosovare), asesi të gjejnë vetën në ‘parketin’ ose ‘masivin e madh’ të marëdhënieve ose raportëve të njohura kontinetale dhe interkontinetale (botërore ose ndërkombetare). Duke mos u liruar (çliruar) si të thuash kurrë nga çështjet dhe aspektët e ndryshme pllakative, ataviste, reaksionare, anakronike, inkoherente, inkompetente, hedoniste dhe makiaveliste të klanizimit, uzurpimit, fosilizimit, privatizimit, partikalurizimit, familjarizimit, komercionalizimit, absolutizimit , relativizimit dhe instrumentalizimit të politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare në klane, tarafe ose grupe të ndryshme familjare, farefisnore, tribale, rajonale, krahinore, provincialiste, partiake, klienteliste, karieriste, profiteriste dhe të tjera të interesit. Duke prodhuar ose fabrikuar në këtë vorbullë politikë të jashtme ose diplomaci kuantitative, inkoherente, joprofesionale ose inkompetente në vend të një politike të jashtme ose diplomacie kualitative, profesionale dhe kompetente e cila duhet t´i ngjajë një ansambli ose orkerstre profesionale dhe harmonike e cila puçët dhe gërshetohet vazhdimisht në sfond me ‘korin e lartë’ të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera të popullit ( kombit) dhe atdheut. Kjo për faktin se politika e jashtme ose diplomacia, shpeshherë i ngjajnë një metastaze ose maratone të madhe politike ose diplomatike në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cakë. Duke menduar këtu në edukatën, kulturën, moralin, karakterin, profesionalizmi si dhe në rezonin ose mendimin e thellë politikë ose diplomatikë, i cili jo vetëm marëdhëniët ose raportët e ndryshme bilaterale, politike ose diplomatike në mes popujve (kombëve) ose shtetëve të ndryshme, por mund t´i vëjë në levizje ose funksione të njohura pozitive dhe afirmative edhe marëdhëniët ose raportët e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare.
Se këndejmi, për ata që sadopak i njohin dhe kuptojnë termët, nocionet, konceptet dhe formulimet e njohura shkencore ose politologjike mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë: Duhet cekur ose potencuar në vazhdim se politika dhe diplomacia në instancë të fundit, janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose ‘frontin e luftës’ politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi. Në këtë kontekst, rubikoni ose grafikoni i pleshmërisë ose prodhimtarisë së gjithëmbarëshme politike ose diplomatike i politikës së jashtme ose diplomacisë shqiptare ose kosovare, në vend të suksesit dhe progresit, ka njohur regres ose mosuskese (josuksese) të vazhdueshme ose sistematike në raport me politikën e jashtme ose diplomacinë serbe, malaziase, evropiane etj. Shkaktarët, faktorët ose indikatorët e ndryshëm determinant dhe paradigmatik në këtë kontekst janë të shumtë dhe të shumëfishtë.
Se këndeji, rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimëve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe konceptëve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtroi edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime dhe rirrjeshtime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose konceptëve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit. Ndaj, ato sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresivë” në kumtimin e një “bote globale” ose sfiduese dhe turbulluese për të gjithë.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin ekstrem së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga diskursi dhe ekskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrizike, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem kontinental dhe interkontinental në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të “mbinjerëzve” ose “supermenëve” të ndryshem politik, ushtarak, finansiar, tregtar, ekonomik, industrial ose teknologjik të cilët nuk i njohin dhe s’i pranojnë të vegjlit. Duhësh të keshë urtësi dhe frymëzim platonik për t´i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë edhe në demokracitë më të përparuara të Perëndimit. Të kërkosh definicion ideal të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar. Ndonëse, idetë ose idealet e njohura të demokracisë evroperëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionizmin e tij optimal ose maksimal. Jo, sepse idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe afatgjata.
Koncepti mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik.
Ndryshe nga kjo, a është e mundur dhe si është e mundur që një qenie individuale ose specie politike, të mund të gjejë një pajtim me grupin shoqëror, qytetare ose politik si dhe me rregullat e tyre? A është i dënuar individi pushtetmbajtës ose politiko-diplomatik i cili për të jetësuar ose përjetësuar vetveten dhe kultin e personalitetit të tij, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, dinjitetin dhe integritetin e të tjerëve? Gjegjësisht, të kolektivitetit. A është e mundshme ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti shoqëror? Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose qytetare. Kjo donë të thotë se filozofia, socilogjia, psikologjia, antropologjia, epistemologjia, politologjia, etika, estetika, pedagogjia dhe kështu me radhë, mund të kenë kuptimin, funksionin dhe ndikimin e tyre optimal ose maksimal, varësisht nga përgjigjja që mund të ipet lidhur me pyetjet ose tematikën e mespërme. Ky do duhej të ishte edhe kuptimi ose përceptimi esencial ose substancial i përkufizimit dhe koncepcionit të njohur shkencor ose humanist mbi lirinë, drejtësinë dher barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetae),shtetrore, nacionale, politile, diploaatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe lirinë, të drejtën dhe barazinë e njohur (garantuar) ligjore, profesionale, institucionale, funksionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë së bashku me lirinë, drejtësinë dhe barazinë për të zgjedhur dhe për t´u zgjedhur, emruar, nominuar ose konkuruar. Kuptohet mbi bazën ose kriteriumin e njohur të vlerave të caktuara shkencore, intelektuale, profesionale, kadrovike, morale, personale, familjare etj. e jo mbi “bazën” e “vlerave” (antivlerave) ose “kriteriumëve” partiake, familjare, nepotiste, klanore, rajonale, krahinore, fetare, forumiane, kabietike dhe të tjera që kanë për qëllim balacat (baraspeshat) ose paritetët e ndryshme politike, partiake, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike, tribaliste dhe provicialiste në mes individëve, grupëve, klanëve ose tarafëve të ndryshme politike ose parapolitike.
Në këtë prizëm, nuk mund të pajtohen kurrë egoja dhe dimensioni i veçantë i personit ose individit me dimensionin, globalitetin ose universalitetin e përgjithshëm shoqëror ose qytetar. Jo, sepse personi ose individi, vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke i njohur dhe pranuar vlerat, nevojat, kërkesat, ëndërrat, deshirat, idealet dhe vizionet së bashku me frymën e qytetërimit (emancipimit), identitetit, spontanitetit, ekskluzivitetit, integritetit dhe subjektivitetin të tyre qytetar ose politik.
Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, arsimuar, kultuar dhe emancipuar vazhdimisht, ne mund të arrijmë të ngritëmi (ngjhemi) dhe larohemi nga ‘foshnjëria’ ose “tabula rasa” e përgjithshme që i fshehim dhe krijojmë vet me mediokritetin, injorancën, arrogancën, inkompetencën dhe paditurinë tonë. Vetëm përmes edukatës, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të përgjithshëm, personi ose individi, mund të ngritën ose ikin (largohen) nga kthetërat e ndryshme arbitrare, autoritare ose totalitariste të shqisave, instiktëve ose ndijimëve (ndjenjave) të ndryshme iracionale dhe negative si dhe nga bota ose “kosmosi” i çrregulluar shpirtëror, emocional, mental ose psikologjikë. ” (Psikologjia Politike)
T’i pranosh tjetrit vlerat, vetitë dhe cilësitë e preferuara të subjektit ose subjektivitetit të tij racional dhe pozitivistë, do të thotë të pranosh të drejtën e tij dhe tè drejtèn tènde (personale) për edukatë, kulturë, liri, drejtësi dhe barazi. Sepse, njëra nga të drejtat themelore ose bazike të secilit njeri, përveç lirisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale, profesionale dhe politike për ta fituar atë liri dhe barazi.
Nga kjo rezulton se identiteti i një populli (kombi) dhe shteti, janë liria, pavarësia, sovraniteti, integriteti dhe identiteti tyre debatues ose polemik të cilët konsistojnë ose insistojnë në debatin, dialogun, konsenzusin ose kompromisin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen, ravijezohen, konturohen, performohen dhe unifikohen (konvencionalizohen) preferencat ose referencat e ndryshme politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitie, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat bashkërisht i japin një populli(kombi) dhe shteti formën, identitetin dhe fizionominë e tyre. Janë debati, dialogu ose diskutimi ata që përbëjnë unitetin dhe jetën e shtetit. Sidomos stili, takti , mënyra, gjuha dhe forma e debatit ose diskutimit politik ose diplomatik.
U mor vesh se diplomacia (ose diplomatia), siç dihet, ka shumë kuptime, definicione, formulime, nocione dhe funksione të ndryshme të cilat jo rrallë e sfdidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme. Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) -origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë :Diplomë ose Dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar.
Ndonëse, përfaqësitë diplomatike (ambasadat ose konzulatat) e Kosovës dhe Shqipërisë nèn Bejgjet Pacollin, Genti Cakajn etj., ka kohë që janë shndërruar në koperativa, bordele ose sërvise të ndryshme partiake, fshatareske, provincialiste, klienteliste, klanore, familjare, farefisnore dhe të tjera të tera të cilat vlojnë dhe shpërthejnë nga mediokriteti, nebulozia, padituria, analfabetizmi, nga hallat, tezët, dashnoret e ndryshmem klandestine, konkubine ose kurtizane, dajët, tezakët, nunat ose kumbarët e ndryshëm çoban, analfabet, gjysëmanalfabet, paranormal ose parapolitik me profesion “patriot” ose katundari (bashkfshatari) “daja” dhe “tezaku” i Muharrem Nitajt, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Isa Mustafës, Behgjet Pacollit ose Lutfi Hazirit dhe kështu me radhë. Nejse!
Dikur me vonë, termi ose nocioni “diplomaci”, në gjirin ose suspektin e tij do i përfshinte edhe një sërë vlerash dhe parimësh të ndryshme ndërshtetërore, ndërnacionale, politike dhe diplomatike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu dokumentët e ndryshme zyrtare, protokolare dhe diplomatike në mes shtetëve dhe qeverive të ndryshme përkatëse ose respektive, raportët, marëdhëniët dhe marrëveshjet e ndryshme ndërshtëterore, ndërqeveritare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake etj. Sidomos pas shekujve 18 dhe 19 (lëxo:Revolucionin e Madh në Francë)- kur termi (nocioni) dhe kuptimi i përgjithshëm protokolar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjëruar jashta kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik, gjuhësor ose linguistik të Francës së asokohshme revolucionare ose postrevolucionare. Duke njohur kështu zgjërime dhe perhapje të mevonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe nterkontinentale.
Shih për këtë; edhe vet nocioni (termi), kuptimi dhe funksioni substancial dhe esencial i një ministri të jashtëm ose perfaqësuesi diplomatik (diplomati) të akredituar të një shteti apo të një vendi përkatës ose respektivë, me kalmin e kohës do bëhen si të thuash me të komplikuar dhe konjuktivë në domenin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe diplomacisë. Ku një përfaqësues diplomatik (qoftë ai i ngarkuar me punë, ambasador, konzull, atashe diplomatik ose diçka tjetër..) – në radhë të parë duhet të jetë ekspert ose profesionist i vërtetë në punën ose funksionin e tij konzular dhe diplomatik, duhet të këtë aftësi, përvojë dhe kualitete të larta morale, shkencore, intelektuale, profesionale, politike dhe diplomatike në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme protokolare ose diplomatike. Sidomos në stilin, metodat, prezantimet dhe komunikimet e tij ndërshtëtrore, ndërqeveritare ose diplomatike në vendin ku ndodhet i nominuar, atashuar ose akredituar nga shteti ose qeveria e tij përkatëse ose respektive. Duhet të posedoj vlera dhe kualitete të domosdoshme morale, shtetërore, nacionale, intelektuale, profesionale, shkencore ose akademike në funksionin, raportet dhe angazhimet e tij politike dhe diplomatike me shtetin, qeverinë dhe institucionet tjera shtetërore, parlamentare ose politike të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar dhe të ngjashme. Duke i ruajtur, mbrojtur dhe avansuar vazhdimisht aspiratat ose interesat e përgjithshme të popullit (kombit), shtetit dhe qeverisë së tij përkatëse ose respektive. Duke i mbrojtur ,avansuar, afirmuar dhe eksploruar vazhdimisht marëdhëniet e gjithëmbarshme ndërshtetërore,ndërqeveritare, politike dhe diplomatike të vendit dhe popullit të përkatës ose respektivë me vendin mikëpritës ose nikoqirë. Si dhe duke i përhapur (zgjëruar), afirmuar dhe avansuar vazhdimisht marëdhëniët ose raportët e gjithëmbrashme bilaterale dhe multilaterale të qeverisë dhe vendit të tij përkatës ose respektivë me anë të kontaktëve dhe takimëve të ndryshme ndërshtetërore ose ndërqeveritare me autoritetët ose udhëheqësit me të lartë shtetëror ose qeveritar të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar. Kjo gjithnjë në funksion të ngritjes, zgjërimit, eksplorimit dhe avansimit të vazhdueshëm ose permanent të marëdhëniëve të sipërpërmendura ndërshtetërore, ndërqeveritare ose ndërnacionale të vendit të tij përkatës ose respektivë me vendin ku ndodhët i akredituar si diplomat ose ambasador etj.Duke i zgjëruar, avansuar, ravijezuar, konturuar, eksploruar, harmonizuar dhe konvencionalizuar raportët ose marëdhëniët e lartëpërmendura ndërshtetërore ose bilaterale edhe në fusha dhe lëmi të tjera sociale , ekonomike, shkencore, industriale, teknologjike, kulturore, akademike, pedagogjike etj. Kjo në radhë të parë për faktin se marëdhëniet ose raportët e përgjithshme ne mes popujve dhe shtetëve të ndryshme, nganjëherë mund të jenë si ato raportët ose marëdhëniët e njohura në mes “dashurisë dhe urrejtjes”, ku mjafton vetëm një keqkuptim i vogël në mes strukturave ose qarqëve të ndryshme “elitare” ,”egalitare” , qeveritare ose politike dhe, i tërë “kompozicioni” i marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme ndërshetërore ose ndërqeveritare të shpërbëhet ose të shkatërrohet në themel ose në embrion si kulla prej letrës.
Për me tepër ndëkaq, në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të raportëve ose marëdhënIëve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose nderkombetare, janë të njohura dhe preferuara një mori raportësh ose marëdhënIësh të ndryshme bilaterale, multilaterale dhe të tjera sipas kesaj sheme (formule ) ose gramatike të gjithëmbarshme të marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare: Marëdhëniët e shkëlqyera dhe vëllazërore, marëdheniët miqësore dhe gjeostrategjike, marëdhëniët miqësore ose reciproke, marëdhëniët e mira, marëdhëniët ad hock, marëdhëniët de jure dhe de facto, marëdhëniët neutrale ose indiferente, marëdhëniët e ftohura, marëdhëniët e acaruara dhe kështu me radhë.Varëshisht prej konstelacioneve, relacionëve ose situatave të caktuara politike, ushtarake, historike, diplomatike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera. Dhe, kjo mu për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e sotme përkatëse ose respektive në të cilat jetojmë dhe punojmë, në radhë të parë janë të natyrshme, diskursive,, koherente dhe analogjike me njëra tjetrën në atë menyrë që ambienti, karakteri, substanca, esenca ose struktura e tyre jetësore, shoqërore (qytetare) dhe politike, janë të natyrës dhe një karakteri të përgjithshëm standard, ,diskursivë, koherent ose analogjikë. Respektivisht, furioz, hektikë, eklektikë, evolutivë, dinamikë, empirikë etj.
Duke e vërë theksin në kompromisin, konsenzusin, dialogun dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika se bashku me qarqet, strukturat , elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si ideologji apo mbase si një kauzalitet i ri shtetëror, nacional ose politikë tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.
Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike e ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur profesionale dhe diplomatike në anën tjetër. Duke e vërë theksin në parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskursive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( globale ose universale) të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit ttij. Në politikèn dhe diplomacinè shqiptare ose kosovare, ndodhë e kundèrta.
Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar ose politik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.
Kontineti plak si duket i do shqiptarèt vetèm si rrogtar, murator, sharaxhi, hamallxhi, gipser, moler, fasader, fshesagji etj. Apo, ne “rangun”ose “nivelin”intelektual, profesional, parapolitik ose paradiplomatik tè Bejgjet Pacollit & Company!

Po ç’keni me Macron! Urreni, mallkoni, shani dhe shporrni despotin Edi Rama! Nga Elida Buçpapaj

Shqiptarët e Shqipërisë londineze i ka kapur histeria kundër Presidentit të Francës Emmanuel Makron,

ndryshe nga Kosova, që votoi për shtetin e së drejtës,

shqiptarët e Shqipërisë londineze e kërkojnë “kokën e Turkut” në Europë,

kur e kanë despotin në shtëpinë e tyre që po i çrrënjos shqiptarët,

nuk e ka fajin Makron se shqiptarët mbetën me plaçka në krahë

si sirianët nëpër Europë dhe botë!

Fajin e ka despoti Edi Rama!

Sot nëpër mediat që i kontrollon 100 % kryeministri i Shqipërisë

dëgjoheshin anatemime për kryeministrin e Francës,

si në kohën e Enver Hoxhës

kur shqiptarët si lejfenë me barkun të thatë, të shpronësuar e burgosur

e shanin kapitalizmin borgjez me nënë e babë

tani Enver Hoxhën e ka inkarnuar

i gjithëfuqishmi

kryeministri i Shqipërisë!

alias despoti Edi Rama!

Sikur të jetë Luigji i XIV!

Despoti Edi Rama thotë:

“Ligji jam unë!” “Shteti jam unë”

“Drejtësia jam unë!”, “Parlamenti jam unë”,

“Shqipëria është imja!”, “Pasuritë e shqiptarëve janë pronat e mia!”

Despoti Edi Rama e rrjep Shqipërinë e bukur,

ia rrjep Shqipërisë thesaret, dhe i bën

shqiptarët të jetojnë si në kohë baladash,

të ikin e ikin nga sytë këmbët!

Në vend se të rrinë shqiptarët në vendin e tyre

dhe ta largojnë nga vendi despotin Edi Rama

ata braktisin vendin për të gjetur një Atdhe të dytë

Atdheu përbëhet nga dy fjalë

“Ati” që është vetëm një, cili prej nesh lindi nga dy etër

dhe “dheu” – i përveçmi, i ëmbli –

Atdheu i Shqiptarëve nuk është Franca,

ku ata shkojnë të kërkojnë azil politik!

Të kërkosh azil politik dmth të jesh kundër despotit Edi Rama!

sepse despoti ua ka vrarë shpresën shqiptarëve

dhe  shtetin e së drejtës e ka zëvendësuar me narkoshtetin!

Nëse në Shqipëri papunësia ka arritur shifra drastike,

për këtë nuk e ka fajin Presidenti Makron, por Edi Rama!

Nëse në Shqipëri punë ka vetëm për enturazhin e kryeministrit të Shqipërisë

e të eskortave të tij,

fajin nuk e ka Makron!

fajin e ka despoti Edi Rama!

Nëse në Shqipëri nuk ka punë, nëse në Shqipëri nuk ka jetë me dinjitet, nëse në Shqipëri nuk ka shtet të së drejtës, nëse në Shqipëri nuk ka shtet social!

Nëse në Shqipëri mbretëron diktatura e varfërisë, nëse në Shqipëri nuk ka shpresë, nëse në Shqipëri nuk ka liri,

nëse në Shqipëri rrënohen Teatrot, nëse në Shqipëri lihen në rrugë të madhe Artistët, shkrimtarët,

nëse në Shqipëri shqiptarët i kanë xhepat bosh

nëse në Shqipëri shqiptarëve u ka mbetur në xhep vetëm pasaporta me Shengen për të marrë ikën,

fajin nuk ka ka Makron!

fajin ua ka despoti Edi Rama!

Ne jemi dëshmitarë se si e dha dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaevi!

Despoti Edi Rama nuk e jep kurrë dorëheqjen,

sepse ai e di se nuk e fiton kurrë me votën e lirë,

pasi pushtetin e ka uzurpuar me votën e blerë nga mafia!

Sot një pensioniste nga një televizion që e kontrollon 100% despoti Edi Rama,

pasi “anatemoi” Makron, duke pohuar se ishte votuese e PS,

iu kthye despotit Edi Rama dhe i kërkoi që të mos ndërtonte më rrugë, në fakt despoti nuk ka ndërtuar asnjë rrugë,

por t’jua ngrejë pensionin pensionistëve, ku minimumi i pensionit të bëhet të paktën 300 Euro!

“Me këtë pension që kemi”, tha zonja e moshuar, “që shkon nga 120 deri në 170 Euro, ne nuk jetojmë dot”!

“Po të kishim një pension nga 300 Euro ne do t’i ndihmonim edhe fëmijët që i kemi pa punë!”

Më bënë të qaj fjalët e zonjës të moshuar!

Po ky nuk do të ishte ilaçi për të mjekuar plagët e tua zonja ime e dashur!

Punën rinisë, pensionin e kujdesin për moshën e tretë dhe shtresat vulnerabël i garanton shteti i së drejtës.

Shtet të së drejtës ka Franca. Shtet të së drejtës ka Gjermania!Shtet të së drejtës ka Hollanda! Shtet të së drejtës ka Zvicra!

Shqipëria ka shtet despotik të despotit Edi Rama!

Pra nuk ta ka fajin Makron që ti zonja ime e mirë e shave në telefon,  fajin e ka despoti!

Despotin anatemoje, despotin mallkoje, despotin shaje me gjithçka,

fëmijët mos i lejo të ikin nga vendi por jepu bekimin e nënës të rrëzojnë despotin!

Nuk ta ka fajin Makron e dashur Zonja ime!

Nuk i nxorri në rrugë nëpër Europë fëmijët e tu Makron Zonja ime e dashur,

as ty nuk të la Makron me pensionin 120 Euro

por despoti Edi Rama!

Despotin Edi Rama mallkoje, despotin Edi Rama anatemoje, despotin Edi Rama çrrënjose!

Se fëmijët tuaj despoti Edi Rama i largoi nga shtëpitë, jo Makron!

Se fëmijët tuaj i la pa shpresë despoti Edi Rama, jo Makron!

Kombet frikacakë preferojnë despotët, trimat preferojnë lirinë!

Burracakët preferojnë despotët, trimat preferojnë lirinë!

Profiterët preferojnë despotët, ata që duan vendin e tyre preferojnë lirinë!

Liria po ashtu i preferon trimat !

Fëmijët e Shqipërisë në vend se të ndërtojnë jetën në vendin e tyre,

u janë sulur dyerve të Europës si azilantë politikë.

Gjithë populli shqiptar është i gatshëm të kthehet në një azilant politik e të emigrojë nëpër botë,

për faj të despotit Edi Rama!

Ju Nëna Shqiptare mallkojeni despotin Edi Rama, shajeni despotin Edi Rama dhe bekojini fëmijët tuaj që ta rrëzojnë shkaktarin e halleve tuaja,

që fëmijët t’i keni pranë kur t’i ikni kësaj bote,

që të mos i takoni fëmijët tuaj çdo natë vetëm nëpër ëndërrat tuaja të shqetësuara,

se cila nënë e bën gjumin e qetë, kur fëmijën e ka nëpër rrugët e botës,

sepse nënat e dinë se

Atdhe çdo shqiptari i bëhet vetëm vendi ku e lindi!

Koalicion dështakësh – Nga Arben Kallamata

Njëri: Bëri zgjedhje me vetveten, pa opozitën për të vendosur një sistem pa pikë legjitimiteti. Shpërbëu dhe nuk arrin të ngrejë sistemin e drejtësisë. Kishte në dorë dhe nuk mundi ta fuste vendin në negociata për të hyrë në Europë. E ka vendin më të përçarë dhe më të çoroditur se kurrë; njerëzit të zhgënjyer plotësisht, të etur për të ikur nga sytë këmbët larg çifligut të tij – dështim i plotë. Megjithatë nuk jep dorëheqjen.

Tjetri: Bërtet me të madhe dhe nuk ia var asnjeri. Anullon zgjedhjet dhe ato vazhdojnë të zhvillohen pavarësisht vulave dhe firmave të tij. Dekreton të tjera zgjedhje por nuk ia var kush. Asgjë nuk ndodh. Asnjeri nuk merr mundimin ta dëgjojë apo ta ndjekë, megjithëse është kreu i shtetit – dështim i plotë. Nuk e jep dorëheqjen.

I Treti: Ka kaq vjet që përpiqet t’i hipë kalit por s’i hipën dot. Ulëret mitingjeve, shpall greva, ngujohet çadrave, por nuk arrin asgjë, as në zgjedhje vendore dhe as në ato qëndrore. Nxjerr grupe armiqësorë brenda partisë, tërhiqet nga parlamenti, djeg mandatet, i bindur se do të arrijë diçka. Nuk arrin asgjë – dështim i plotë. As ky nuk e jep dorëheqjen.

Dështakë të pandreqshëm që nuk e pranojnë dështimin. Ndërkaq, një shoqëri e tërë përçahet e përplaset mes vetes në një përpjekje të çmendur ku njerëzit i bëjnë tifozllëk dështakut të tyre të adhuruar; vorbull idiote që nuk bën gjë tjetër veçse ruan të paprekur karriget e tre dështakëve.

CILËSORJA E ZHBËN MEDIOKREN – Ese nga Thanas L. Gjika

Në shoqërinë njerëzore dukuria / dukuritë që shquhen për vlera cilësore kanë ndikuar dhe ndikojnë mbi dukurinë / dukuritë me nivel mesatar (mediokër). Që në kohët e lashta, para krijimit të shteteve dhe administratve qeveritare, fiset e krahinat e ndryshme drejtoheshin prej individësh që shquheshin për zgjuarësi të veçantë. Pikërisht individët e shquar për nga zgjuarësia kanë ndikuar mbi pjesëtarët e tjerë të fisit, shoqërisë dhe të kombit për mbarëvajtjen e punëve dhe zgjidhjen e problemeve.

Përcaktimi i një personi si “plak i mençur / kryeplaki fisit, i fshatit ose i krahinës nuk bëhej sipas dëshirës së një njeriu të pasur a me pushtet, por prej shumicës së banorëve burra pasi ai të kishte dhënë prova zgjuarësie mbi të tjerët për zgjidhje problemesh në biseda e tubime të fisit, fshatit e krahinës. Disa pleq të tillë, sipas kanunit zgjidheshin si “gjyqtarë. Ata thirreshin në tubime për të zgjidhur problemet e ndryshme që lindnin në krahinë prej vrasjeve, vjedhjeve të pronave, mosmarëveshjeve të ndryshme, etj. Banorët e fisit, fshatit dhe krahinës pranonin zgjidhjen që jepte / jepnin “plaku / kryeplaku”, osegjyqtarët, përndryshe ata ndëshkoheshin sipas kanunit. Me vlerësimin e cilësores njerëzore u qeverisën popujt për qindra e mijëra vjet deri te krijimi i shteteve, kur u krijuan administratat shtetërore. Rolin e plakut / kryeplakut dhe gjyqtarëve tashmë filluan ta luanin mbreti, parlamentarët, gjykatat e gjyqtarët profesionistë. Edhe në këtë kohë cilësorja shoqërore, pra vlerësimi i njerëzve me zgjuarësi e formim mbi mesatar nuk u hodh poshtë. Mbretërit, deputetët, gjyqtarët më të zgjuar jepnin zgjidhje më të mira për problemet që shtroheshin për zgjidhje se kolegët e tyre mesatarë e mediokër, prandaj synohej që në këto funksione të zgjidheshin individët më cilësorë, ata më të zgjuarit, më të aftët.

Qëndrimi i cilësores shoqërore në krye të administratave qeveritare përbënte një nga ligjet e pashkruar të qeverisjes së popujve.

Mirëpo, vlerësimi sipas zgjuarësisë dhe përgatitjes profesionale i personit që emërohej në një detyrë, u hodh poshtë prej partive komuniste, ku stafi drejtues i tyre zgjidhej sipas besnikërisë së atij që e krijonte këtë ose atë parti komuniste. Pas ardhjes në pushtet të partive komuniste, emërimi i kuadrit në administratën qeveritare, përcaktohej jo nga zgjuarësia e përgatitja profesionale, por nga besnikëria ndaj udhëheqjes / udhëheqësit të partisë.

Në historinë tonë të shek. XX-të zbatimi i kësaj politike kuadri solli si pasojë që në krye të Partisë Komuniste Shqiptare të vihej Enver Hoxha. Ky person edhe pse ishte njeri pa shkollë të lartë, që nuk bënte pjesë në asnjë prej grupeve komuniste të kohës, dhe që nuk e njihte teorinë marksiste si komunistët e shkolluar Zai Fundo, Sejfulla Malëshova, Zef Mala, Aristidh Qendro, Anastas Lulo, Qemal Stafa, etj, u zgjodh sekretar i përkohshëm e më vonë kryetar i PKSH-së. Ai u zgjodh kryetar i PKSH-së sepse i kishte premtuar Dushan Mugoshës se do të ishte i bindur ndaj urdhërave të udhëheqjes së Partisë Komuniste Jugosllave, pra të J. B. Titos që do t’i jepeshin prej emisarëve të tij. Parimi i besnikërisë ndaj kryetarit të partisë u zbatua edhe në “zgjedhjen” e kryetarëve të organizatave bazë të kësaj partie dhe të komandantëve të njësive ushtarake partizane që u krijuan më vonë. Po kështu u vijua pas marrjes së pushtetit për krijimin e administratës qeveritare.

Partia Komuniste Shqiptare, si gjithë partitë komuniste, ndoqi një politikë të tillë kuadri, sepse misioni i saj kryesor ishte marrja dhe mbajtja e pushtetit me çdo çmim. Vënia e parimit të besnikërisë ndaj udhëheqjes së partisë mbi parimin e cilësores shoqërore, pra të vlerësimit të kuadrit sipas zgjuarësisë dhe aftësive, solli si pasojë mënjanimin dhe eleminimin e të aftëve si shtresë. Shkrimtari dhe analisti Sami Repishti te vëllimi me tregime “Pika loti”, këtë dukuri e ka shprehur me këto fjalë: “Komunizmi vret elitën, keqtrajton mesatarët dhe ngre lart inferiorët”. Pikërisht ndjekja e një politike të tillë me kuadrin përbënte një dukuri që binte ndesh me njërin prej ligjeve themelore të qeverisjes së shoqërisë njerëzore. Dhe pikërisht këtu duhet të shohim një nga shkaqet që shpunë te kapitullimi i sistemit socialist dhe jo, si thonë disa, se sistemi socialist nuk u la të piqej, se po të kalonte fazën e pjekjes së vet, do të kishim rezultate të tjera. Sistemi socialist, si sistem diktatorial që shkeli parimin e vlerësimit të cilësores shoqërore dhe e zëvendësoi me parimin e besnikërisë / servilizmit ndaj udhëheqjes së partisë shtet, nuk mund të piqej, sepse ai e kishte në thelbin e vet krimbin e së keqes, i cili do ta shpinte, si e shpuri te kalbja dhe jo te pjekuria.

Për fatin tonë të keq pas ndërrimit të regjimit diktatorial dhe zëvendvsimit të tij me sistemin pluralist të ekonomisë së tregut të lirë, forcat besnike të klanit Hoxha, që përbënin shumicën e forcave në lojën politike, arritën ta mernin drejtimin e shtetit dhe të ekonomisë dhe të mos lejonin ardhjen në pushtet të individëve të aftë, pra të atyre që shquheshin për cilësi e profesionalizëm. Kështu vijoi qeverisja e Shqipërisë edhe gjatë këtyre 28 vjetëve përmes parimit të besnikërisë ndaj udhëheqjes së partisë politike që merrte pushtetin. Cilado parti që erdhi në pushtet krijoi administratën e re me besnikët e saj dhe jo me kuadrot më të aftë. Kjo është arsyeja kryesore pse në Shqipëri tranzicioni nuk solli krijimin e sistemit të vërtetë demokratik dhe zhvillimin e duhur ekononomik dhe politik.

Në këtë situatë, lind pyetja: A ka mundësi Shqipëria që të krijojë sistemin e vërtetë demokratik dhe të sigurojë zhvillimin e duhur ekonomik? Pra a ka mundësi që Shqipëria të kthehet nga një vend papunësie që po braktiset nga rinia, në një vend që të hapë vende pune për rininë e vet dhe të thithë krahë pune nga bota?

Këtyre pyetjeve u përgjigjem me një PO të madhe, jo se jam optimist i sëmurë, por se jam i bindur që Shqipëria shumë shpejt me ndihmën që po i japin SHBA-të dhe BE-ja përmes Vetingut e Reformës në Drejtësi do të pastrojë administratën shtetërore prej kuadrove të paaftë e të korruptuar dhe do të sjellë në pushtet njerës të aftë, njerëz cilësorë që dallohen për karakter të lartë qytetar, zgjuarësi dhe përgatitje profesionale. Brenda vendit të tillë njrëz ka pak, por këtyre u duhen shtuar dhe bijtë e të përndjekurve politikë që kryen shkolla në Europën Perëndimore dhe SHBA, të cilët, si ka thënë avokat Spartak Ngjela, përbëjnë ekselencën shqiptare dhe janë në gjendje ta qeverisin si duhet Shqipërinë. Pikërisht këta bij të shquar të diasporës duhet të afrohen me njëri tjetrin dhe të organizojnë atë grup shoqëror politik dhe ekonomik prej të cilit populi duhet të zgjedhë përfaqësuesit e vet në zgjedhjet e ardhëshme për të krijuar administratën e re shtetërore. Partitë e sotme politike janë të panevojshme dhe duhen zhbërë, sepse ato duke zbatuar planin Katovica, luajtën rolin e shërbëtorit të klanit Hoxha, pra një rol antikombëtar…

HIPOKRIZIA EVROPIANE MBI KRIZËN KURDE – Nga PAOLO MIELI – E përktheu Eugjen Merlika

 

Nuk do të protestojmë kurrë sa duhet për paudhësitë që edhe njëherë populli kurd është i detyruar të pësojë. Është një e mirë që Evropa të shkojë përpara me manifestimet, thirrjet e ambasadorëve, me ndonjë formë të ndrojtur shpagimi kundrejt mujshisë turke. Është një gjë e mirë që të paditet me zë të lartë përgjegjësia e presidentit të Shteteve të Bashkuara sa i përket asaj që po ndodh nga ana e Rojavës: nëse Donald Trump-i nuk do të kishte tërhequr ushtarakët e tij ajo gjë e tmerrshme që mund të ndodhë nuk do të kishte qënë e mundur.
Por bën përshtypje që kjo pjesëmarrje bujare, pothuajse e njëzëshme shqetësimi për fatin e kurdëve, ndalon pa pritmas kundrejt kujdeseve më të rëndomta rreth leverdisë për t’i dhënë ende para regjimit të Ankarasë që të vazhdojë të “strehojë” të ikurit sirianë (për çastin më shumë se tre milion e gjysmë qëniesh njerëzore). Ndoshta është e tepruar të quhet “përfrikësim” lajmërimi i Rexhep Taip Erdoganit se, në rast të prishjes me Evropën, e ndjen veten të lirë të lejojë të ikin apo t’i përzërë ata refugjatë e të tjerë që do të arrijnë.
Çfarë “përfrikësimi”? E vërteta është një tjetër: ajo kontratë e 2016 që i ka lejuar autokratit turk të arkëtojë tre miliardë euro, qe e diskutueshme nën profilin moral. E diskutueshme sepse që atëherë dihej se po e paguanim Erdoganin me qëllim që t’i mbyllte ata refugjatë në rrethime të ngjajshme me kampet e përqëndrimit. I kërkuam si shpërblim zotime të rëndësishme në shpëtimin e profilit etik të atij veprimi. U kufizuam në porositjen, siç bën pabesueshmërisht ende sot sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, për “maturi”. Atë “maturi” që tani Aleanca atlantike i kërkon tankseve të Erdoganit, të hyrë në Sirinë veriore e që kanë shkaktuar mjaft të vdekur. Ishim së fundmi të vetëdijshëm, ne evropianët, për faktin që regjimi turk do t’i kishte mbajtur për vete një pjesë të mirë të miliardëve të eurove, teorikisht të paracaktuar për emigrantët. Por për çfarë emigrantësh: ata miliardë ishin çmimi i paguar për një operacion të ndyrë.
Arsye për të cilën se, nëse Evropa do të arrinte në një prishje (të lëvdueshme) me despotin e Ankarasë, do të duhet t’a quajmë daljen e refugjatëve nga Turqia në drejtim të Evropës si përfundimin e një veprimi të kryer nga ne me vetëdijen e pasojave që mund të kishte lindur. Po atëherë përse dikush do të duhej të kërkonte prishjen (ose dhe vetëm kërcënimin e një prishjeje) ndërmjet BE dhe Turqisë në rastin kur nuk do të tërhiqeshin ushtarakët e gjysmëhënës nga veriu i Sirisë? Për faktin që u a kemi borxh kurdëve, të cilët meritojnë të kenë një tokë ku të mund të jetojnë në paqe. Veçanërisht tani, që me guxim për vite kanë përballuar Isis-in, i cili kish filluar të gjakoste Evropën, e kanë luftuar në vëndin tonë. Çështja kurde duhet mbështetur me të njëjtën vendosmëri me të cilën Mario Draghi ka mbajtur ekonomitë evropiane: “Whaever it takes”.
E këtu vijmë tek biseda mbi Trump-in. Është qesharake t’a qortojmë se ka braktisur Veriun e Sirisë, kur dijmë se ne evropianët nuk kemi asnjë synim për të shkuar e zëvendësuar ushtarët amerikanë, as të gjithë së bashku as veç e veç. Evropianëve u rrëshqet nga vëmëndja se fjalët e mëdha të zëmërimit e të mbështetjes morale kundër mujshive duhet të përcillen nga përdorimi i forcës. Ndërsa ne jemi gjithmonë kampionë të njohur të një ndërhyrjeje luftarake me llafe, të cilat i pason një shqyrtim i imët i virtutit të ndërmjetësimit politik, e në profilin ushtarak dobitë e “mos ndërhyrjes”. Qe kështu më 1936, në fillim të luftës civile spanjole, atëherë kur Franca e Britania e Madhe nuk gjetën vendosmërinë për të lëvizur në ndihmë të Republikës së sulmuar (ndërsa Italia fashiste dhe Gjermania naziste jepnin ndihmën, me gjasë përcaktuese, çështjes së Francisco Francos). Me atë mungesë Evropa demokratike i dha një ndihmesë të pavetëdijshme shpërthimit të luftës së Dytë botërore.
Qe më vonë, në pjesën e dytë të mbasluftës, një rast i vetëm, në të cilin një pjesë e kontinentit tonë u zotua – nën simbolet e NATO-s – në një “luftë humanitare” (kështu po e quajmë për të lehtësuar peshën); lufta që kishte qëllimin e deklaruar të kundërshtonte mujshinë e sërbëve në dëm të myslimanëve të Kosovës. Vendosëm atëherë të mbronim një popull më të dobët nga dhuna e një tjetri më të fortë. Diçka sikur tani të gjenim guximin për të bërë ndonjë gjë po aq konkrete në dobi të kurdëve, duke i vënë një ledh mujshive turke. Në kohët e Kosovës sendërtuam atë që kishim propozuar, përfshirë edhe rrëzimin e diktatorit Millosheviç, pastaj të paditur nga Gjykata e Hagës. Pati n’atë kohë – siç është normale të jetë – intelektualë që u rrjeshtuan me ashpërsi kundër ndërhyrjes “humanitare”, në dobi të despotit sërb. Tani, pikërisht në orët kur tankset e Erdoganit hyjnë në Sirinë veriore dhe i jepen trilleve të para, i jepet çmimi Nobel Peter Handke-s. Atij Handke që n’ato kohë mohoi spastrimin etnik të sërbëve, nuk njohu ligjëshmëriinë e Gjykatës ndërkombëtare për të gjykuar ata krime, për të mbajtur pastaj një fjalim prekës mbi varrin e Millosheviçit. Sigurisht vlerësimi i jepet prodhimit letrar e jo qëndrimeve politike të atëherëshme. Por njëkohësia mbulon ndonjë kuptim të fshehtë mbi të cilin do t’ishte e dobishme të ndaleshim për të përsiatur. Do të kuptonim, në fundin e kësaj përsiatjeje, se përse – mbasi ka kaluar çasti i lotëve të derdhura publikisht – është mjaft e pamundur që nga Evropa të niset ndonjë nismë konkrete, e vërtetë në dobi të kurdëve.

“Corriere della Sera”, 11 tetor 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Të anulohet Çmimi Nobel i Peter Handke! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

*** Kush e hesht, e fsheh, e mbështet  dhe e justifikfon terrorizmin dhe gjenocidin qoftë në mënyrë verbale, financiare, propagandistike,  me shkrime të ndryshme letrare, me  vendime të ndryshme politike, diplomatike etj.,  nuk meriton kurrfarë Çmimi Nobel, por verdiktin e drejtësisë ndërkombëtare.

 

Si rrjedhim i qindra e mijëra reagimeve të opinionit ndërkombëtar kundër ndarjes së Çmimit Nobël për letërsi, shkrimtarit kontravers austriak, Peter Handke, edhe unë si viktimë e mbijetuar  e gjenocidit serb në Kosovë (tani, refugjat në Amerikë, jo më pak se 20 vjet) solidarizohem dhe, pa asnjë rezervë  u bashkohem të të gjitha atyre kundërshtimeve etike dhe plotësisht të pranueshme  kundër ndarjes së Çmimit Nobël, Peter Handke. Ky akt shpërblyes nuk përbën vetëm turp, por edhe provokim, edhe papërgjegjësi dhe iracionalizëm, sepse është  mohim dhe baltim i vlerave të njëmendta humane dhe shkencore universale  të përbotshme.

Pra, meqë  ra fjala për ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobël për Letërsi, Peter  Handke, e kam këtë pyetje për Komitetin e Nobelit të Akademisë Mbretërore të Shkencave të  Suedisë :

 

-Pse  qe  3 dekada, Çmimi Nobël nuk iu nda Ismail Kaderes, shkrimtarit  shqiptar më të shquar, më të frytshëm dhe më të lexueshëm në botë, edhe për nga cilësia, edhe për nga sasia e  krijimtarisë së veprave të tij letrare artistike,  por, ja së fundi, për habi dhe për befasi të gjithë Evropës dhe të gjithë botës, në tetorin e këtij viti (2019), Çmimi Nobel iu nda Peter Handke, një fashisti proserb që justifikoi gjenocidin e S.Milosheviqit ?!

-Nëse një “kriter vlerësues” i shpërblimit të Peter Handke, vlen edhe për konkurruesit e tjerë për Çmimin Nobël, atëherë, shkrimtari dhe akademiku shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, kurrë nuk po e fitoka Nobelin për Letërsi, sepse nuk i plotëson kushtet si Peter Handke, duke qenë se Kadareja ka kritikuar dhe, dot nuk është pajtuar me politikën gjenocidale fashistoide të Slobodan Milosheviqit  kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.  Pra, Ismail Kadare është vlerë siprane e artit të letërsisë, është antitezë e antivlerave nazifashiste dhe raciste, që vrasin,  helmatisin, përçajnë dhe, që i fusin në grindje e në luftëra të ndyra fashiste  dhe hegjemoniste popujt e gjithë botës.

 

Tërheqja e Nobelit, shpëton autoritetin dhe  vlerat e Akademisë

 

Prandaj, Akademia prestigjioze botërore e Mbretërisë së Suedisë, pavarësisht  se çfarë thotë Rregullorja apo Statuti i Komitetit Vlerësues  për Ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi (se vendimi i anëtarëve të tij, është i pakthyeshëm), me procedurë të shkurtër, do të duhej që ta anulonte Çmimin Nobel për Peter Handke, sepse reagimet  ndërkombëtare, që pasuan pas ndarjes së këtij çmimi justifikojnë të kundërtën nga vlerësimi pozitiv në favorin e laurimit të Peter Handke, i cili,  botërisht ka mbrojtur dhe, ende po e mbron ideologjinë dhe politikën gjenocidale të Hitlerit serb të Ballkanit, Slobodan Milosheviqit (1990-1999).

Mirëpo, nuk mund të ketë Çmim Nobel   për fashistët dhe për racistët si Hitleri, si Gebelsi, si Milosheviqi, e, as për  adhuruesit dhe për mbështetësit e tyre, siç është Peter  Handke në rastin e mbrojtjes së kryekriminelit serb, Slobodan Milosheviq, që për “hesape” të tyre antihumane janë gjenjde, ta djegin  Evropën dhe Botën, me qëllim për të shpërfytyruar të vërtetën dhe drejtësinë.

Mirpëpo, Peter Handke (me gjithë opusin e tij letrar, politik dhe propagandistik) nuk ka asnjë gjasë, që  t’i murkullojë  3 gjenocidet serbe të Slobodan Milosheviqit, sepse këto kanë ndodhur  jo fort moti, por gjatë dekadës së fundme të shekullit (1990-1999).

Për këto krime monstruoze të gjenocidit serb, tanimë, është në dijeni e tërë Evropa dhe e tërë bota. Me dënimin e këtyre krimeve të gjenocidit serb, ende është duke u marrë, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, e formuar nga OKB-ja (1993-2019) , e cila  e pati procesuar edhe kryekriminelin Slobodan Milosheviq, por nuk arriti edhe për t’ia shqiptuar verdiktin e fundit me burg, sepse ai, pas 5 vitesh qëndrimi në burgun hetues të Shevingenit (2001-2006) pati bërë vetëvrasje.

 Sa më sipër, shtrohet pyetja racionale, si ndodhi, që Akademia Mbretërore Suedeze me renome ndërkombëtare botërore, ta lauronte  me Çmimin Nobël shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili në sy të Evropës dhe të botës, jo vetëm se e ka simpatizuar, por edhe e ka mbështetur verbalisht (me deklarata, me intervista të ndryshme, si dhe me vizita e takime tete a tete  idolin e tij, Slobodan Milosheviqi) dhe me shkrimet e me veprat e tij politikën fashiste dhe gjenocidale të kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviqi, i cili ishte pëgjegjësi dhe fajtori kryesor për kryerjen e tri agresionave luftarake dhe 3 gjenocideve të Serbisë kundër Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës (1990-1999).

Shpërfytyrimi dhe subjektivizimi për qëllime politizimi të së vërtetës nuk    i sjell asnjë dobi dhe, asnjë vlerë universale as shkencës e as qytetërimit të njerëzimit, por vetëm mjegulla të dendura dhe të padavaritshme, ku stërkeqet dhe humb çdo shenjë dhe çdo gjurmë e humanizmit, e drejtësisë, e solidarësisë, e barazisë, e  tolerancës, e mirëbesimit dhe e alturizmit në dimensione botërore.

Simpatia, mbështetja dhe justifikimi i 3 gjenocideve serbe nuk duhet mbështetur nga asnjë institucion në Evropë e as në botë.

Ndaj, as nga Akademia Mbretërore e Suedisë, Komiteti i së cilës në tetor 2019, Çmimin e Nobelit për Letërsi ia akordoi edhe fashistit proserb Peter Handke , nuk ka asnjë arsye, që të mos anulojë  e anulojë këtë çmim ndërkombëtar, sepse brendia dhe mesazhi i krijimtarisë letrare të tij flet ndryshe, d.m.th. justifikon dhe hymnizon politikën gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, i cili për t’i rizgjeruar lufijtë territorialë të Serbisë së Madhe, ai ka kryer 3 gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999). Këtë të vërtetë, tanimë e di e gjithë Evropa dhe e gjithë bota e sotme e qytetaëruar.

 

Nuk mund t’i jepet Çmimi Nobel Peter Handke-s,  sepse me bindje, me pikëpamje ideologjike, me qëndrime, me adhurimin, me mbështetjen dhe me jusitifikimin e krimeve të gjenocidit  serb të Slobodan Milosheviqit, të kryer në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999) ka dëshmuar para Evropës dhe para gjithë botës se është nazifashist dhe nacist sikurse Adolf Hitleri dhe Benito Musolini (1939-1945).

Madje, si ka qenë e mundur që Peter Handkes t’i jepej Çmimi Nobel për Letërsi nga Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë, kur ai,  jo vetëm që hymnizonte dhe ngriste në piedestal  si kryepersonazh dhe kryehero të  shkrimeve dhe të veprave të tij, Slobodan Milosheviqin-Hitlerin çetniko-fashist serb të Ballkanit, të cilin qeveria e Serbisë , më 1 prill 2001 ia pati ekstraduar Tribunalit të Hagës në Holandë për shkak të kryerjes së krimeve të gjenocidit kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve në Kosovës(1990-1999). Mirëpo,  kjo nuk pati kurrfarë efekti pozitiv human njerëzor për lauretin e sotëm të  Çmimit Nobel, Peter Handke, sepse ky, edhe në burgun hetues të Shevingenit në Hagë (siç bëjnë të ditur me dhjetra dhe me qindra agjenci informative dhe masmedia ballkanike, evropiane dhe botërore) disa herë e ka vizituar Slobodan Milosheviqin, si dhe më pas, më 18 mars 2006, me rastin e varrimit të tij në Pozharevac të Serbisë, fashisti proserb dhe racist Peter Handke, jo vetëm që mori pjesë në këtë ceremoni varrimi, por edhe i kishte dhënë lamtumirën e fundit, duke i lexuar “testamentin” për “meritat” dhe për “kontributin” e tij, që kishte dhënë për 3 gjenocidet e Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999).

Gjithashtu, si ka qenë e mundur, që racistit Peter Handke t’i ndahet Çmimi Nobel për letërsi, kur ky pa asnjë argument ka kritikuar Amerikën dhe NATO-n , që me plot të drejtë e patën bobardduar RFJ-në (Serbia+Mali i Zi) e kryekriminelit Slobodan Milosheviq (24 mars-10 qershor 1999)në mënyrë që të shpëtonin mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga terrori dhe gjenocidi i forcave çetniko-fashiste serbe (militare, paramilitare dhe policore), të cilat ia paten vënë zjarrin dhe flakën Kosovës, duke  i dëbuar mbi 1 milion shqiptarë dhe, duke i vrarë dhe masakruar  mbi 12 mijë sish të të gjitha moshave pa dallim.

-Po, Peter Handke kishte dëgjuar fare për gjenocidin serb, të kryer nga forcat militare çetniko-fashiste të gjeneralit Ratko Mladiq (i cili është dënuar me burg të përjetshëm nga  Tribunali i Hagës, më 22 nëntor 2017),  në bashkërendim dhe me urdhrin e Slobodan MIlosheviqit dhe të Radovan Karaxhiqit  ekzekutuan  mbi “8.000 myslimanë boshnjakë”, edhe pse gjoja “ishin të mbrojtur “ nga forcat paqësore të Kombeve të Bashkuara (  11 korrik 1995) ?

-Po, Peter Handke kishte dëgjuar për masakrën gjenocidale të Vukovarit në Kroaci, më 1991, ku forcat çetniko-fashiste serbe të astuquajtura “JNA” të Slobodan Milosheviqit kishin  okupuar dhe vrarë mbi  “ 2500 kroatë, prej tyre 1600 civilë dhe 900 luftëtarë”. Gjatë okupimit  (87 ditësh, gusht – nëntor 1991) forcat pushtuese serbe  kanë masakruar masovikisht lluftëtarët  kroatë të zënë robë së bashku me persoant e tjerë civilë. Thuhet se, nga Spitali i Vukovarit, forcat pushtuese serbe kanë kidnapuar mbi “200  pacientë të plagosur, dhe i kanë shpënë në lokalitetin e afërt të quajtur  Ovçara, ku të të gjithë i kanë ekzekutuar”. Kjo ishte tragjedia e Vukovarit kroat, i cili brenda 87 ditësh përjetoi masakra dhe krime të papara të gjenocidit serb.

Së fundi, po si mund t’i jepet Çmimi Nobel, Peter Handke, kur ai vetë  e ka mohuar vlerën  dhe rëndësinë e  Çmimit Nobel për Letërsi,   se  gjoja nuk është asgjë tjetër veçse “një kanonizim  i rremë prej të cilit lexuesi nuk përfiton asgjë ” (!)

Nëse nuk jeton për diçka, vdes për asgjë – Nga Aurel Dasareti*

Ka njerëz që hyjnë në jetën tonë dhe e lënë përsëri. Ka edhe njerëz që qëndrojnë për një kohë, duke lënë gjurmët në zemër. Dhe pas kësaj nuk jemi kurrë më të njëjtë. Sytë mund të buzëqeshin, goja mund të qeshë, por pikëllimi i zemrës nuk mund të shihet nga askush.
***
O shqiptarë! Mos braktisni vendlindjen, prindërit, motrat, vëllezërit, gjyshërit, gjyshet dhe të ikni në hiç, atje ku nuk u dëshiron askush. Shijoni gjërat e vogla, sepse një ditë do të dëshironi të shikoni prapa dhe të zbuloni se ato ishin të mëdhatë.
Çfarëdo konfliktesh apo sa pak kohë të këmbimit keni ju me pleqtë e familjes së juaj, duhet të parafytyroni se si do të ndjeheshit ju nëse në momentet e fundit të jetës nuk keni asnjë familjar afër jush që të komunikoni.
***
Për çfarë jetojnë shqiptarët nëse nuk është për të bërë jetën më pak të vështirë për njëri-tjetrin?
Kur e pranojmë se ne vet krijojmë vuajtjet tona, atëherë mund ta çlirojmë veten nga dhimbjet, frika dhe neurozat – njëherë e përgjithmonë! Kur e kuptojmë se është mendja jonë ajo që është përgjegjëse për të gjitha dhimbjet, me rrjedhën e pandërprerë të mendimeve duke u përballur me të kaluarën – njëkohësisht merakosemi për të ardhmen, atëherë do të gjejmë veten tonë të vërtetë.
Ne jemi të gjithë qenie të ngritura dhe duhet të rivendosim kontaktin me natyrën tonë më të thellë si dhe të shprehim veten përmes realitetit tonë shumë të veçantë hyjnor në botën fizike – gjatë gjithë kohës. Atëherë ne për herë të parë do të përjetojmë paqe dhe harmoni në veten tonë, në atdheun tonë dhe me botën e jashtme. Dëshmia se ekziston një realitet më i lartë nuk gjendet në diskutimet intelektuale, por në një mënyrë ose në tjetrën, ju vini në kontakt me të shenjtën.
Ne nuk kemi asnjë përgjigje në pyetjen se cili është misioni ynë, çfarë duhet të bëjmë këtu në Tokë. Ne jetojmë në errësirën e jashtme se kush jemi dhe pse jemi këtu, e megjithatë e dimë se duhet të ketë një kuptim
***
Gjyshja ime, ka thurur rroba për nipërit e mbesat e saj të ardhshme.
Në fëmijërinë e hershme, shpeshherë, kur dielli po perëndonte (në Sydney, Australi), qëndroja vetëm me gjyshen në kopshtin përpara shtëpisë, disa dhjetëra metra prej bregdetit. Dëgjonim dhe shikonim valët e ujit, hënën dhe yjet që shkëlqenin në qiellin e mahnitshëm. Gjyshja ime (nëna e nënës) m`i tregonte përrallat e njëjta përsëri dhe përsëri. Njëra prej tyre: “Një grua e vetmuar ishte aq e zgjuar saqë pa asnjë problem sajonte lloj-lloj rroba të reja nga asgjëja, prej hiçit. Mrekulli e jashtëzakonshme që ndodhte për shkak të aftësive të saj të mbinatyrshme…”.
Edhe në kohërat e dhimbshme përqafuam humorin. Për gjashtë vjet ajo jetoi me kancerin e trupit, para se të binte në gjumin e thellë me familjen përreth saj.
“Laura! Tani ndodh kjo, ti duhet të vish”, – i telefonoi gjyshja nënës time para disa ditësh.
Fryma e gjyshes është më e dobët tani dhe sytë e saj janë mbyllur. Babi dhe nëna ime ulen në buzë të shtratit duke e mbajtur për dore. Gjyshja merr frymën e saj të fundit, e rrethuar nga “tufa” e saj, siç na quante ajo me shaka. Gjyshi i tha lamtumirë bashkëshortes së tij të jetës; nëna ime, dy tezet dhe tre dajallarët e mi u përshëndetën për herën e fundit me nënën e tyre.

Pikëllimi nuk kalon. Thjesht merr një formë tjetër. Një pikëllim i ngjan detit. Kur fillojnë, valët janë shumë të shtrënguara. Pastaj vijnë dallgët, por kurrë nuk do të ketë më një pamje të detit.

Kjo është ngushëllimi im i vetëm sot. Se pikëllimi nuk ka asnjë efekt prapaveprues. Se pikëllimi i sotshëm nuk mund të mjegullojë ngjyrat djeshme.
E vetmja gjë që mbetet është mungesa, ulur pranë një njeriu shumë të dashur, e cila ka disa ditë që ka shkuar, pak e mbështetur në krahët e nipit të vogël, rrethuar nga nata…
Gjyshja ime, ti ishe një ujë i qetë me një fund të thellë.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

ZGJEDHJET NË KOSOVË: A ËSHTË KY NDRYSHIMI I MADH NË POLITIKËN SHQIPTARE? – Nga Frank Shkreli

Me 6 Tetor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare në të cilat, sipas rezultateve paraprake, dolën fituese Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Në pritje të certifikimit të rezultatit përfundimtar, pasi të jenë numëruar të gjitha votat, Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, bashkë me kandidaten e kësaj partie për postin e kryeministrit, Vjosa Osmani, janë pajtuar për formimin e koalicionit qeverisës dhe për vazhdimin e bisedimeve të mëtejshme, midis këtyre dy partive, për formimin eventual të qeverisë së re të Republikës së Kosovës, të dalur nga zgjedhjet e 6 Tetorit.

Në një konferencë të përbashkët para disa ditësh për shtypin në Prishtinë, të dy këta janë shprehur se hollësitë e ndarjes së pushtetit të ardhëshëm qeveritar do të njoftohen pasi të ketë përfunduar procesi i numërimit të votave. Media e Kosovës ka cituar Vjosa Osmanin të ketë thënë me atë rast se, “Në radhë të parë ne si Lidhje Demokratike e kemi deklaruar edhe më parë që po presim rezultatin final dhe natyrisht në qoftë se rezultati konfirmohet kushdo që del se ka marr më së shumti vota në atë moment, ne në asnjë mënyrë nuk do të hesitojmë që në bashkëqeverisje të pranojmë kushdo që ka fituar, ta merr pozitën e kryeministrit” ka thekësuar kandidatja e LDK-ës, Vjosa Osmani. Në lidhje me këtë, sipas të dhpnave në media, Kryetari dhe kandidati për Kryeministër i Vetvendosjes, Albin Kurti theksoi të njëjtin qëndrim për të pritur numërimin përfundimtar të votave, duke thënë se, “Për dakordim e për korrektësi, natyrisht, që e kuptoj që fjala e fundit është certifikimi në fund i zgjedhjeve nga KQZ-ja. Por besoj që PDK-ja është në opozitë dhe kjo nuk do të ndryshojë. Vetëvendosja dhe LDK-ja do të qeverisin së bashku, as kjo nuk do të ndryshojë dhe mund t’i ruajmë fjalët e fundit për fund, por mendoj se shumëçka, për të mos thënë gjithçka është e qartë”, tha ai.


A është ky modeli i ri i qeverisjes ndër shqiptarë?

Në të vërtetë janë deklaratat e mësipërme dhe të tjera si këto – gjatë ditëve të fundit — nga të dy protagonistët kryesorë të politikës së Kosovës sot për sot, që më bëjnë optimist se ndoshta, më në fund, diçka mund të ndryshojë për më mirë në skenën politike, anë e mbanë trojeve shqiptare. E them këtë sepse, fotoja e mësipërme e Kurtit dhe Osmanit, dalur së bashku para medias, duke mbajtur pothuaj të njëjtin qëndrim në lidhje me numërimin e plotë të votave, pa pretendime, është shpresëdhënse dhe me shton besimin se vërtetë, diçka e re po ndodhë në politikën shqiptare.

“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë. Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”, ka shkruar Vjosa Osmani të martën në portalin e saj të fejsbuk-ut.

Foto: Zoran Zaev / FB

“Insistoj që politikanët shqiptarë, në të dy anët e kufirit që na ndanë padrejtësisht, duhet të kenë mendjen tek historia, kur kanë punë me Serbinë”. Albin Kurti në një intervistë me Ora News, gjatë të cilës u shpreh gjithashtu se gjëja e parë për të cilën do të flasë në takimin e parë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë i ashtuquajturi, “shëngen ballkanik”.

Thuhet se çdo gjeneratë i qet udhëheqsit e saj – nga njëherë për mirë, nga njëherë për keq. Këto 30-vitet e fundit, shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor, politika shqiptare dhe klasa politike që ka udhëhequr shqiptarët, nuk u ka shërbyer mirë. Shqiptarët në përgjithësi po përballen me vështirësi të përditshme—kryesisht të shkaktuara nga klasa politike që po i udhëheqë ata – vështirsi e probleme këto të cilat kanë shkaktuar një lëkundje të madhe dhe tronditëse në besimin e shqiptarëve për të ardhmen e jetës në trojet e veta. Ngjarjet politike të këtyre dekadave të fundit që, pothuaj, kanë përmbysur jetën e shumicës së shqiptarëve, janë themeli i shqetësimeve të mëdha ndër shqiptarët e ditëve të sotëme. Fatkesisht, janë ngjarje që mund të thuhet se nuk mund të parashikoheshsisn as nga arsyeja dhe logjika njerëzore. Duket sikur shumë shqiptarë kanë humbur shpresën, perspektivën dhe besimin në të ardhmen, duke pritur dhe menduar se punët po shkojnë keq e më keq dhe po përpiqen t’i gjejnë vetes dhe familjes një “qoshe të qetë” e të sigurt dhe të largohen masivisht nga trojet stërgjyshore. Është fatkeqsi kombëtare, që të shtërnguar nga halli, nga nevoja ose nga deshpërimi, shumë shqiptarë po zgjedhin këtë rrugë – më keqë se pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skenderbe dhe më keq se pas pushtimit komunist ndërkombëtar.
Unë nuk e kam ndër mend të qortojë as të kritikoj askënd që merr një vendim të tillë, përballë vështirsive të jetës, pasi më në fund, shumë prej nesh kemi bërë një gjë të tillë, gjysëm shekulli më parë, përballë diktarurës së egër komuniste. Edhe ne mendonin që atë kohë se komunizmi do të ishte i përjetëshëm se asgjë nuk do të ndryshonte në jetën tone, për derisa të sundonte ai regjim. Por, më në fund, edhe ajo e keqe, ndryshoi!
Mesazhi im modest me këtë rast është që të mos humbasin besimin, pikëspari në veteveten. Fara e ndryshimit duhet të mbillet që sot. Jo nesër, jo pasnesër, por tani. Fatkeqsisht, Kombi shqiptar, për pothuaj një gjysëm shekulli u sundua nga një prej regjimeve më të egra komuniste në botë, bazuar në një ideologji sllavo-aziatike, krejtësisht e huaj për karakterin shqiptar dhe të okupimeve sllave të trojeve shqiptare. Si rrjedhim, mendohej se dielli shqiptar po mbulohej përgjithmonë nga re të zeza dhe se fati i keq nuk do ti ndahej atij kurrë. Është e vërtetë se gjithnjë, forcat barbare, autoritare dhe më reaksionare të ditës së sotëme — Rusia, Serbia dhe Turqia — po kërcënojnë gjithnjë, jo vetëm identitetin kombëtar dhe gjeografinë tokësore të trojeve stërgjyshore të shqiptarëve, por edhe kulturën, gjuhën dhe jetën e pasardhësve të Arbërit. Sot, si gjithmonë më parë, valë të egërsuara armiqësh shekullorë po përplasën në tokat shqiptare. Prandaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë – jo për pushtetarë që bashkpunojnë me këto forca të errëta, historikisht, anti-shqiptare, por për udhëheqës të ri të këtij brezi të shqiptarëve, të cilët do t’i dalin përpara kësaj stuhie të tmershme dhe t’i thonë ndal, se këtu ende ka shqiptarë!
Unë jam i bindur se ky brez i ri politikanësh shqiptarë do të dijë t’i dalë përpara kësaj stuhie të egër dhe do të përballojë rreziqet që sot i kanosen Kombit. Unë besoj se nëqoftse punët shkojnë mirë, tani e tutje, ka mundësi që zgjedhjet e fundit në Kosovë, të sinjalizojnë fillimin e një ndryshimi madhor të proceseve politike ndër shqiptarët. Kjo është shpresa ime, i bindur se në shpirtin e shqiptarit ekziston gjithnjë ajo cilësia që e ka karakterizuar gjithmonë popullin shqiptar:heroizmi përball fateve të zeza, të shkaktuara nga të huajt e nganjëherë edhe nga të vetët, siç ishte përvoja e shekullit të kaluar. Jam i vetdijshëm se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk do ta kenë të lehtë detyrën e tyre, por udhëheqsve të rinjë politikë – të këtij brezi të ri politikanësh shqiptarë të Kosovës — iu urojmë sukses, në javët, muajt dhe vitet e ardhëshme – ashtuqë fitorja e tyre politike sot, të shënojë gjithashtu edhe fillimin e një fitoreje të madhe për të ardhmen e mbarë Kombit shqiptar dhe njëkohësisht edhe fillimin e një ndryshimi të madh të cilin e presim për më shumë se një shekull.

Kush po ua imponon sërish shqiptarëve zonën evrolindore sllave? – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

Me gjithe arritjet e ndryshimeve te deritashme integruese demokratike te Evropes Lindore dhe te asaj Juglindore, ceshtja koloniale shqiptare ne Ballkan jo vetem se ka ngelur “pezull”, por as qe ka filluar te trajtohet si e tille qofte nga qarqet politike shqiptare, qofte nga ato politike nderkombetare. Ky anashkalim me dashje ose pa dashje i ceshtjes se pazgjidhur koloniale shqiptare ne Ballkan, sheshit riaktualizon vazhdimesine historike te sundimit te eger imperialist sllav (serbo-malazez dhe greko-maqedon) mbi shqiptaret dhe territorin  e tyre , të njohur si SHQIPËRI ETNIKE.

Mirepo, eshte tejet hipotetik dhe brengoses qendrimi aversiv dhe indiferent i politikes  dhe i propagandes strategjike zyrtare te Shqiperise se si (eshte duke jetuar ne vetkenaqesi, madje edhe duke koketuar “diplomatikisht” dhe praktikisht me politiken  pushtuese koloniale zyrtare te Beogradit, te Shkupit, te Podgorices dhe te Athines ne disfavor te zgjidhjes se ceshtjes koloniale shqiptare ne  hapesirat e Ballkanit. Ne kete veshtrim, shembull  drastik dhe  antidiplomatik eshte normalizimi i marredhenieve dhe bashkepunimi ne shkallen me te larte dhe me te  gjithanshme  ndershteterore i Shqiperise me  aksin e “Antantes se Vogel” sllave ballkanike kunder interesave vetjake kombetare. Këtë, së fundi, më 10 tetor 2019 e dëshmoi edhe Edi Rama, kryeministër i qeverisë së Shqipërisë londineze, i cili Novi-Sad të Vojvodinës, nënshkroi  një marrëveshje të turpshme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin sllavomaqedon, Zoran Zaev, të ashtuqujatur “Mali Shengen” të Ballkanit, që mallrat dhe kapitali , të qarkullojnë lirshëm, ashtu sikurse edhe lëvizja e njerëzëve të Serbisë, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, pa përfshirjen e Republikës së Kosovës, të cilën nuk e njeh Serbia (17 shkurt 2008 – 2019). Në fakt, në prapavijë, kjo “antantë”  e quajtur “Mali balkanski Sengen” synon ringjalljen dhe vampirizimin e ish-Jugosllavisë serbomadhe (1918-1990).

Ky “kurs” absurd i politikes se jashtme te shtetit shqiptar,  fatkeqesisht mund te jete i “kapshem” vetem per armiqte e ribashkimit te etnikumit shqiptar, te cilet mjerisht “shpetimin” e shqiptareve e “shohin” jo vetem  ne hartat e projektuara te autoreve te hegjemonizmit dhe kolonializmit sllav ballkanik, por edhe në “skicat gjeometrike” të premtuara të globokratizmit dhe te evrointegralizmit, të cilat, siç kanë dëshmuar në 30-vjeçarin e fundit, nuk çojnë më larg sesa në ruajtjen me fanatizëm të mosndryshimit të kufijve artificialë ndërshtetër të vendeve fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia) brenda të cilëve mbi 3 milionë shqiptarë, edhe sot jetojnë ne “rezervatet” e tyre shekullore  kolonialiste (1878-2019)! Si rrjedhim, ne menyre te pashmangshme shtrohen keto pyetje: a mund te kete argument me absurd dhe me  shperfilles ndaj ceshtjes se pazgjidhur  koloniale shqiptare ne Ballkan sesa ky, kur qarqet e politikes zyrtare shqiptare, pohojne boterisht se ne Ballkan nuk ekziston ceshtja e pazgjidhur shqiptare?! A mund te kete argument me bindes se ky dhe, ne dobi te politikes gllaberuese koloniale sllave, se kjo edhe sot, ne fillim te shekullit XXI, nuk perballet me kurrfare hipoteke a problemi kolonial shqiptar?!

Valle, kjo quhet diplomaci “e holle”, “elastike”, “moderne”, te heqesh dore ne menyre te vullnetshme nga  “tapia” historike  e gjysmes se territorit dhe e popullsise autoktone shqiptare?! Kjo quhet diplomaci e “mirefillte”, te akuzohesh dhe te ofendohesh perdite  si popull “ekstremist”, “terrorist” e “grabitcar”, per me teper te etiketohesh para botes si “faktor kryesor destabnilizues  ne rajon”, cilesim permanent i  politikës, i propagandës dhe i diplomacise zyrtare të Aleksandar  Vuçiqit (president) dhe të Ivica Daçiqit (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) të Republikës së Serbisë.

Të githa akuzat ndaj shqiptarëve (1981-2019) nuk janë asgjë tjetër vetëm se recidiv i perseritur  dhe “akrobacion” trivial i nderrimit te tezave serbo-malazeze dhe sllavomaqedone ne dem te se vertetes historike shqiptare, që kanë një emërues të përbashkët-shfarosjen e shqiptarëve-fshirjen e identitetit të tyre kombëtar, territorial dhe shtetëror nga harta e Ballkanit.

Mirëpo, perderisa te mos zgjidhet statusi kolonial i shqiptareve si komb i lire dhe sovran ne truallin e tij te pushtuar nga barbaret sllave, perfaqesuesit e diplomacise tregtare “multietnike” shqiptare si moralisht, ashtu edhe kombetarisht, nuk gezojne kurrfare te drejte, qe te ngrejne  “dolli” ne shenje kapitullimi neper “metropolet” ballkanike me armiqte e perbetuar te  shqiptareve te kolonizuar dhe, ne kete menyre  te dakordohen fshehurazi dhe haptazi, qe edhe në shekullin XXI gjysma e  popullit dhe e territorit te Shqiperise etnike, te mbetet  serish ne “meshiren” e zoterimit kolonial sllav .

Ne saje te antidiplomacie te ketille, pasojat  e se ciles jane me se te qarta ne ngulfatjen e luftes antikoloniale dhe te perpjekjeve te pareshtuara te politikes se mirefillte kombetare drejt ribashkimit te trojeve etnike te Shqiperise, edhe spektri i gjere i politikes shqiptare eshte duke perjetuar “vdekje klinike”, po hesht dhe po kapitullon para nje “vizioni” te  ketille diplomatik antishqiptar “vetjak” dhe  te bashkesise nderkombetare, e cila  pas ardhjes ne pushtet te Vojislav Koshtunices, te Boris Tadiqit, te Tomislav NIkoliqit, të Aleksandar Vuciqit dhe të Ivica Daçiqit…etj. (të gjithë demokratë rremë në sy të Evropës Perëndimore dhe te Amerikes) me kamarilen e tyre ultrancionalisre proshesheliste dhe sllobiste, disa faktorë  botërorë (Rusia, Kina etj.) kanë marre anen e Serbise, ku preokupim kryesor kanë  rehabilitimin politik dhe  rimekembjen  e saj ekonomike, gje qe kjo eshte ne funksion te drejtperdrejte te mohimit te se drejtes se vetevendosjes se shqiptareve te kolonizuar. Mohimi i se drejtes se ligjshme te shqiptareve per te dale nga kthetrat koloniale sllave  dhe, per t’u ribashkuar me Shqiperine, eshte imponim i drejtperdrerjte i fuqive te medha boterore, qe etnikumi shqiptar serish te integrohet ne mnyre “te gozhduar” ne ZONËN LINDORE te sferes se interesit sllav. Nje diktat i ketille absurd dhe i papranueshem si ne pikepamje te se drejtes natyrore historike, ashtu edhe ne rrafshin e se drejtes se sotme  ndekombetare, nuk mund cilesohet ndryshe vecse si terrorizem shteteror me permasa nderkombetare. Zhvillimi i nje politike (ne emer te jetesimit te drejtave dhe lirive te minoriteteve kombetare dhe te “demokracise”) ndaj ceshtjes se pazgjidhur koloniale shqiptare ne Ballkan, ve ne dukje preludin e  hipokrizise  moralo-politike te “abetarese” se drejtesise, te demokracise dhe te paqes.

UÇK-ja nuk ishte terroriste, por çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale !

Ne vend se bashkesia nderkombetare, te favorizonte luften clirimtare antikoloniale kombetare te UCK-se, perkatesisht t’ua njihte të drejten e vetevendosjes shqiptareve te koloniazuar, kjo, ne kundershtim me te gjitha rregullat dhe me normat e se drejtes  humanitare nderkombetare, legalizoi dhe “amnistoi” gjenocidin, hegjemonizmin dhe nacionalizmin serbomadh ndaj shqiptareve, duke e “demokratizuar” dhe rikthyer “RFJ-ne” e S.Milosheviqit ne te  gjithe organizmat perkates te bashkesise nderkombetare. Nje potez i ketillei gabuar dhe fatal I bashkësisë ndërkombëtare ne mosndeshkimin e ligjshem te Serbise agresore, si dhe te nje numri te madh te  kryeprotagonisteve kriminele te saj, te cilet sot jane ne krye te udheheqjes se Serbise “se demokratizuar” dhe, shetisin lirshem (vrasesit e myslimaneve, te kroateve dhe te shqiptareve, duke kerkuar te drejta te barabarta dhe, duke i ngarkuar me  faj te paqene viktimat e tyre, e mbi te gjitha, duke kerkuar te rikthehen e te jetojne se bashku  me to ne vendet ku kane kryer krime antinjerezore si ne Kosove, ne Kroaci dhe ne Bosnje, eshte vetem ne interes te ringjalljes dhe te fuqizimit te metjeme te politikes kolonizuese, hegjemoniste dhe pushtuese serbo-malazeze, sllavomaqedone dhe greke mbi gjysmën e kombit të kolonizuar shqiptar dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike.

-Pse, edhe pas 3 gjenocideve të Serbisë ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), bashkësia ndërkombëtare  e shpëtoi RFJ-në Serbia+Mali i Zi) nga  ndeshkimi nderkombetar penal i “Procesit te Nyrnbergut (1945), kurse vetem shqiptareve ua mohojne te drejten e vetevendosjes dhe te ribashkimit, duke i akuzuar pa kurrfare argumentesh valide qofte historike, politike a juridike nderkombetare, kinese jetesimi i ketyre te drejtave legjitime dhe legale shpie ne krijimin e nje “Shiperie te Madhe”(?!)

Në Ballkan nuk ka “Shqipëri të Madhe”, por Serbi të Madhe, PO !

 

Pikerisht në këtë pikëvështrim  qendron keqkuptimi i njohjes se drejtes se vetevendosjes se shqiptareve nga ana bashkesise nderkombetare. -Shpikja dhe trillimi i tezes se shqiptaret po luftojne per te krijuar nje “Shqiperi te Madhe”, historikisht eshte e pa argumentuar mbi asnje baze qofte formale, qofte faktike, sepse kjo nuk figuron ne asnje projekt, a program te ndonje levizjeje ose partie shqiptare qe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri ne ditet tona. Por, ne realitet kjo teze eshte “specialitet vitaminoz” i shume  projekteve-programeve te vjetra dhe te reja  imperialiste serbe, te sajuara nga autoret e tyre serbomedhenj, sic jane: Ilia Garashanini(“Nacertaniie”,1844), Vuk Karaxhiqi, Nikola Stojanoviqi, Jovan Cvijiqi, Dositej Obradoviqi, Vaso Qubrilloviqi, Stevan Moleviqi, Ivo Andriqi, Dobrica Qosiqi, si dhe pasardhesit-bashkautoret e tjere te tyre, te cilet, duke  u mbeshtetur ne konceptin ideor pushtues te ketyre projekt-programeve antishqiptare, me 1986, sajuan Memorandumin e  Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Serbise, i cili “ne menyre shkencore” perpunon mjetet dhe metodat e tekonologjise se shfarosjes se shqiptareve dhe te debimit sistematik te tyre me dhune nga Kosova, nga Anamorava, nga Ilirida, nga Ulqini, nga Plava, nga Hoti e nga Gucia, si dhe te pastrimit etnik te myslimaneve ne Bosnje, ne Novi Pazar dhe, te kroateve nga territori i tyre etnik  te Hercegovines, te Kninit, te Sremit, te Backes e te Banatiti, qe sot quhet Vojvodine.

E vlen te theksojme se, te gjitha keto elaborate “politiko-shkencore”-arme kryesore te politikes pushtuese te Serbise (dikur dhe sot) ndaj trojeve etnike shiptare, kroate e myslimane perbejne thelbin e “bagazhit” te historiografise se falsifikuar serbomadhe, perkatesisht te tezes se Serbise se Madhe, e jo, kursesi te te “Shqiperise se Madhe”. Ky eshte nderrim i tezes, qe politikanet dhe kuazishekncetaret, (natyrisht te prire nga kisha e tyre politike-retrograde ortodokse serbe, e cila ne vazhdimesine historike  ka luajtur rolin kryesor ne ndertimin dhe ne zhvillimin e politikes antishqiptare, antikroate dhe antimyslimane, ne saje te misionit te saj politik, e kursesi religjioz) shoviniste serbe e perdorin si arme me te “efektshme” per te manipuluar me qarqet politike e shkencore nderkombetare ne favor te mbeshtetjes se tezes se Serbise se Madhe,  teze kjo, e cila para botes mistifikohet drejtperdrejt dhe terthorazi me tezen “Shqiperia e Madhe”.

Per me teper, nderrimi i kesaj teze “me sukses” dhe  ne menyren me perfide nga ana e serbomedhenjeve, eshte ne favor te mbrojtjes se interesave te pergjithshme te politikes kolonialiste, imperialiste dhe hegjemoniste te Serbise ne Ballkan, e ne vecanti ne trojet e etnikumit shqiptar.

Pavaresisht nga atribuimi i kesaj teze stereotipe te konglomeratit sllav, shqiptaret asnjehere ne historine e tyre nuk kane zhvilluar luftera, as politike me karakter pushtues, por ne te kunderten, kane luftuar per t’i cliruar dhe mbrojtur territoret e tyre etnike, te pushtuara nga vendet fqinje sllave qe nga vitet 1878; 1912; 1918; 1945; 1989. Ne kete veshtrim, edhe sot, populli shqiptar e zhvillon luften dhe politiken e vet te drejte, qe t’i riktheje ne zoterimin e vet tokat e aneksuara nga kolonialistet sllave, e jo assesi te pushtoje ndonje pjese te territorit te tyre.

Prandaj,  pavaresisht nga “oreksi” i politikes kolonizuese sllave dhe nga rreshtimi i aleancave te saj antishqiptare me parashenje  integruese rajonale dhe ne permasa nderkombetare, si dhe nga  ekuilibri i forcave nderkombetare  nga politika e pozites se forces, ne, (me gjithe ushtrimin e trysnise absurde te bashkesise nderkombetare ndaj mbajtjes “peng” te se drejtese se vetevendosjes , ne asnje menyre nuk parapelqehet qe te  heqim dore dot  nga perpjekjet dhe nga  lufta e vazhdueshme dhe e drejte clrimtare kombetare e antikoloniale per te dale pergjithmone nga sundimi kolonial imperialist sllav.

Vetem po qe se zgjidhet  ne menyre te drejte ceshtja koloniale shqiptare ne Ballkan, mund te ze fill procesi i njemnedte i demokratizimit dhe i bashkepunimit te ndersjelle ne marredheniet nderfqinjsore te shteteve ballkanike. Ndryshe, do te ballfaqohemi me shperthimin e ri te  krizave dhe te  konflikteve dhe me te pergjakshme, te cilat do te cojne pa dyshim ne nje lufte te pergjithshme boterore.

Shqipëria në kurthin serb të “Ballkanit për Ballkanasit” – Nga SHABAN MURATI

Minisamiti trepalësh i Serbisë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në Novi Sad në 10 tetor mund të cilësohet si hapi i parë i realizimit të projektit të vjetër serb të “Ballkanit për ballkanasit”, ide që ka qenë në themel të ambicies shekullore hegjemoniste serbe për të sunduar Ballkanin. Kjo ide është riaktivizuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe për arsye të pakuptueshme ose të errta është përqafuar pa mëdyshje edhe nga kryeministri i Shqipërisë. Në Novi Sad kjo ide mori formë diplomatike blloku. Për herë të pare kemi sfidën diplomatike të izolacionizmit ballkanik ndaj Bashkimit Europian.

Për të kuptuar thelbin e projektit serb të izolacionizmit ballkanik, të miratuar në Novi Sad, mjaftojnë deklaratat e presidentit serb, i cili në konferencën e përbashkët trepalëshe të shtypit theksoi: “Unë jam i lumtur që ne filluam të kemi kujdes për veten tone dhe që ne nuk kemi nevojë për një tutor”.

Atij i bëri jehonë në këtë linjë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i clli deklaroi po aty se “ky takim është ndër rastet e rralla që liderët e Ballkanit mblidhen pa mentorët e Bashkimit Europian”.

Çfarë përmban ky “çlirim” i liderëve të tre shteteve ballkanike, që krijuan një kor fshati kundër tutorëve dhe mentorëve të BE? Kjo prirje e re diplomatike dhe shtetërore për t’u shkëputur nga tutorët dhe mentorët e BE zbulon dhe thelbin e projektit gjeopolitik serb të të ashtuquajturës “zonë ekonomike ballkanikoperëndimore” dhe të të ashtuquajturit “mini Shengen”.

Ministri i qeverisë serbe Marko Gjuriç, duke iu drejtuar shteteve ballkanike për të mbështetur inisiatëven e presidenti Vuçiç paraqitur liderëve të Ballkanit për krijimin e “zonës së përbashkët ekonomike”, bën thirrje në emer të qeverisë serbe: “Le ta bëjmë tonën parrullën “Ballkani për ballkanasit”.

Për këdo është e qartë se nuk ka aleanca dhe blloqe dy, tre apo shumëpalëshe, që nuk kanë mentorët dhe tutorët e tyre. Në Novi Sad dhe për projektin e miratuar atje mentori i ri i grupit është Serbia. Këtë e pohoi kryeministri maqedonoverior Zaev në konferencën e përbashkët të shtypit, kur deklaroi se inisiativa e grupit është e presidentit serb. Projekti gjeopolitik i Serbisë për të ashtuquajturën “zonë e përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore” është në kah të kundërt të qëllimeve dhe strategjisë së BE.

Ai nuk ka lidhje as me Procesin e Berlinit dhe as me samitin BE-Ballkani Perëndimor të Triestes, sepse u organizua jashtë tyre. Nuk është rastësi që në këtë minisamit të Serbisë nuk denjoi të shkonte asnjë zyrtar i lartë i BE apo i shteteve të rëndësishme të BE, në një kohë kur në gjithë forumet e organizuara që prej 20 vitesh në kuadër të Ballkanit Perëndimor gjithmonë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të BE dhe të organizmave të rëndësishme ndërkombëtare.

Nuk është rastësi që as Brukseli, as Berlini, as Parisi dhe as Uashingtoni nuk shprehën asnjë germë përkrahje për minisamitin trepalësh të Serbisë.

Mendoj se për shkak të konfuzionit të përhapur nga mungesa e transparencës, ku nuk është publikuar në Tiranë as deklarata e përbashkët e tre udhëheqësve, duhen sqaruar disa gjëra.

Së pari, duhet sqaruar se minisamiti i Novi Sadit nuk merret as me Shengen dhe as me mini Shengen, sepse nuk quhet Shengen qarkullimi i shtetasve me karta identiteti. Shengen është regjimi i qarkullimit të shtetasve të BE, të cilët qarkullojnë tek shtetet anëtare pa asnjë dokument dhe pa asnjë kontroll të njerzve, të makinave dhe të mallrave në kufijt e shteteve anëtare. Nga anan tjetër, nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor shtetasit e Shqipërisë hyjnë në të gjitha me karta identiteti dhe vetëm Serbia e ndalohet këtë regjim.

Nëse kalimi me karta identiteti ka disa vite që është arritur me Malin e Zi, me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën dhe me Bosnjë- Hercegovinën, përse u dashka quajtur sukses i madh ballkanik apo mini Shengen se presidenti i Serbisë paska premtuar që në fund të vitit 2021 edhe Serbia do të ndjekë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia tallet dhe gjithmonë i ka shitur ajër qeverive të Shqipërisë.

Së dyti, duhet sqaruar se Serbia dhe dy shtetet, që iu ngjitën asaj në projektin e Novi Sadit, po shpërdorojnë në inflacion fjalën integrim “ballkanik”, kur në fakt sipas fjalorit diplomatik serb duhet quajtur “jugosllav”. Është një insinuatë e diplomacisë serbe, sepse projekti serb i “integrimit ballkanik” apo i “zonës së përbashkët ekonomike”, të drejtuar prej saj, përfshin vetëm shtetet ish-jugosllave plus ish republikën e shtatë jugosllave, të piketuar nga Tito, Shqipërinë.

Presidenti serb Vuçiç i ka vënë pikat mbi “i”, kur i deklaroi mediave amerikane sapo u zgjodh president, se projekti i tij i bashkimit ekonomik ballkanikoperëndimor “është ringjallja e Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”. Nuk kuptohet përse qeveritarët e Tiranës nuk lexojnë shpjegimin e vetë presidentit serb.

Së treti, ka një ngutje nga ana e Serbisë për të krijuar “bllokun ekonomik dhe politik ballkanikoperëndimor”. Fakti që Beogradi nxitoi të mbledhë minisamitin shpejt brenda një muaji pas takimeve të para të Vuçiçit me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në shtator në Nujork, tregon se presidenti serb ka një arsye në ngutjen e tij. Ngutja shpjegohet me faktin se në datën 25 tetor Serbia do të nëshkruajë anëtarësimin e saj në organizatën ekonomiko-politike të “Unionit Ekonomik Euroaziatik”, të krijuar nga Rusia.

Kjo do të thotë që efektet e marrëveshjes së anëtarësimit të Serbisë në  organizatën ruse do të shtrihen edhe në dy shtetet, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, që vrapuan të bëhen anëtarë të bllokut të ri trepalësh ekonomik të Serbisë. Kjo ndihmon Rusinë që të penetrojë më thellë dhe më gjërë në Ballkanin Perëndimor dhe t’i shmanget sanksioneve të BE ndaj Rusisë. Pas anëtarësimit të Serbisë në “Unionin Ekonomik Euroaziatik” të Rusisë bashkimi i Shqipërisë me sanksionet e BE ndaj Rusisë mund të quhet i pavlefshëm.

Së katërti, është për t’u habitur që Shqipëria nuk i bën vetes pyetjen pse duhet futur në një bllok trepalësh të krijuar nga Serbia, në një kohë kur Ballkani Perëndimor ka kaq organizata e mekanizma të krijuara posaçërisht për të, si “Ballkan 6”, formati i Brionit, formati i procesit të Berlinit, formati i SEECP, etj.  Por projekti i Serbisë është ndryshe nga ato të formateve të mësipërme. Serbia don tani të jetë vetë tutori e mentori i projektit të rikrijimit të Jugollavisë së vjetër.

Është i kuptueshëm dhe pritej qendrim i Maqedonisë së Veriut, e cila që në referendumin e 8 shtatorit 1991 për pavarësinë, nën diktatin e Beogradit futi në pyetjen e referendumit pjesën e habitëshme mbi të drejtën për t’u bashkuar në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë. Tani që Serbia po krijon këtë aleancë të shteteve jugosllave Shkupi e ka pretekstin ligjor të bashkimit. Që Serbia pas prishjes së Jugosllavisë e ka patur obsesion rikrijimin e Federatës në forma të reja, e tregon vigjilenca për t’u admiruar e Kroacisë, që ka vendosur barrikadën ligjore dhe kushtetuese ndaj projekteve serbe.

Në Kushtetutën e Kroacisë, neni 142  thotë: “Çdo procedurë për përfshirjen e Republikës së Kroacisë në aleancë me shtete të tjera, nëse kjo aleancë çon ose mund të çojë në ringjalljen e Unionit të Shteteve të Sllavëve të Jugut, është e ndaluar”.

Absurditeti i qeverisë së Shqipërisë, që shkon me dajre dhe me lodër të rimarrë vendin e piketuar para 70 e ca vitesh të ish-republikës së shtatë të Jugosllavisë, nga vjen??? Mëqe është fjala për hyrjen e Shqipërisë në një aleancë të re me Serbinë, pyetja dhe kërkesa serioze është: a e shtroi për diskutim dhe për miratim në parlament qeveria e Shqipërisë këtë hap strategjik? A zhvilloi ajo ndonjë referendum për të pyetur popullin shqiptar, nëse don të bashkohet me Serbinë në  një aleancë? A e konsultoi qeveria e Shqipërisë Kosovën për këtë akt të saj të aleancës me Serbinë, akt që neglizhon dhe mohon shtetësinë e Kosovës?

Inisiativa diplomatike serbe për t’iu kundërvënë integrimit europian të Ballkanit me izolacionizëm ballkanik është një prirje e Serbisë për të rekrutuar shtetet e Ballkanit Perëndimor në një linjë të dytë, jo europiane. Kjo është linja filoruse. Ndaj dhe një bosht themelor i projektit gjeopolitik serb të rikrijimit të Jugosllavisë me emrin “zona e përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore” është largimi i mentorëve dhe i tutorëve të BE.

Dalja e presidentit serb dhe e kryeministrit të Shqipërisë me një qendrim të përbashkët diplomatik kundër mentorëve dhe tutorëve të BE nuk është vetëm një delir sovranizmi artificial, aq i zakonshëm tek liderët ballkanikë. Kur propozoi zyrtarisht për herë të parë në Paris në 16 shtator të vitit 2016 projektin e tij të krijimit të “zonës së përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore”, Aleksandër Vuçiç e lidhi atë me kushtin e shkëputjes së shteteve ballkanike nga BE.

Ja çfarë deklaroi tekstualisht presidenti serb: ”

BE nuk është më i vetmi faktor koheziv, që mund të bashkojë Ballkanin. Ne duhet ta bëjmë atë vetë tani. Ne kemi nevojë të kujdesemi ne vetë për vetëveten. Ja pse unë i kam bërë thirrje udhëheqësve të vendeve të rajonit tonë që të fokusohemi tek vetvetja”. Që në atë kohë kam tërhequr vëmendjen për idete e rrezikshme rajonale të presidentit serb:”Nuk ka dhe nuk mund të ketë faktor tjetër koheziv në Ballkan që të zëvëndësojë faktorin koheziv europian në bashkëpunimin e këtyre vendeve. Përderisa vendet e Ballkanit Perëndimor po shkojnë drejt anëtarësimit në BE, nuk kanë nevojë për blloqe të reja rajonale, që mishërojnë izolacionizmin ballkanik. Ftesat dinake për “fokusimin e ballkanasave tek vetëvetja” janë reminishenca të papranueshme të devizës së vjetër serbe “Ballkani ballkanasve”, për të mbajtur rajonin larg BE dhe pranë Serbisë”.(Libri ”Ballkani Faustian”, 2016, fq.511).

Kjo partiturë dipomatike serbe ishte thelbi i fjalimeve të presidentit serb dhe të kryeministrit shqptar në Novi Sad.

Është një naivitet apo inkompetencë e papranueshme diplomatike dhe politike, që qeveria e Shqipërisë del dhe bëhet pjesë e ideve dhe e projekteve serbe. Nuk ka burrë nëne, që ta shpjegojë se si Shqipëria mund të hyjë në një bllok specifik me Serbinë, kur Serbia nuk njeh Kosovën dhe po kërkon ta zhbëjë si shtet e ta rimarrë si koloni të saj. Është uluritëse situata që në një bashkësi prej gjashtë shtetesh ballkanikoperëndimore, ku kemi dy shtete shqiptare, në vend që ta japë tonin faktori shtetëror shqiptar, ridel Serbia me pretendimin të rikrijojë Jugosllavinë e re me dy shtete shqiptare.

Kemi një kthim mbrapsht të tendencës historike të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në rajon, në të cilin Shqipëria me dorën e vet po shkakton errozionin e peshës së faktorit shqiptar dhe të kombit shqiptar në rajon. A vjen kjo nga sëmundja e pashërueshme e politikanëve tanë për të sakrifikuar shtetin dhe kombin në altarin e internacionalizmit ballkanik apo nga arsye të tjera të koduara, për këtë do të duhet të pritet shumë kohë ta lexojmë në arkiva.

Por leximi i kujdesshëm i marrëdhënieve midis Serbisë dhe dy shteteve shqiptare ta jep një përgjigje qysh tani.

Pushteti duhet t’i shërbejë edhe popullit, edhe shtetit – Nga AGRON SHABANI

Kosova gjatë këtyre ditëve i mbajti (organizoi) edhe një palë zgjedhjesh të liria parlamentare dhe qeveritare në nivel të përgjithshëm shtetror dhe nacional të cilat nga faktori vendorë dhe ndërkombtar, u cilësuan ose vlerësuan të suksesshme, të qeta dhe demokratike. Ky është lajmi.
Siç dihet, me 17 shkurtit 2008, deputetët e Kuvendit (Parlamentit) të Republikës së Kosovës e miratuan Deklaratën e njohur kushtetuese ose juridike të Pavarësisë së Kosovës që e kanë njohur dhe pranuar shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare të globit të globit të cilat Kosovës dhe shqiptarëve iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Kjo është për t´u uruar dhe kujtuar vazhdimisht si formulë udherrërrefyese.
Ndonëse, pa e harruar këtu në anën”de jure” të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës e cila për dallim të anës “de facto”, ende (akoma) vazhdon të njoh sfida, udhëkryqe, pëngesa dhe turbulenca të shumëta paradoksale, reaksionare dhe anakronike.
°\•
Po, mirë atëherë kush janë fitues të vërtetë të pavarësisë së Kosovës? Kosova si shtet dhe pushtet i pavarur, sovran, integral, parlamentar dhe demokratik?, apo shqiptarët si “popull” ose “kombi i ri kosovar” si thuhet të “lindur nga lufta”? Çka (çfarë) fituan dhe çka (çfarë) humben shumica absolute e shqiptarëve të Kosovës në këtë histori? Shtoja këtu edhe zërat e atyre që deri dje (ose, deri sot) nuk i kanë njohur dhe respektuar disa nga simbolet ose elementët kryesore të shtetit (shtetësisë) së Kosovës si himnin, flamurin etj. Dhe, ata ose ato sipas të të gjasave, do udhëjeqin me ekzekutivin ose legjislativin kosovarë në periudhën e ardhshme katërvjeçare, sepse i kanë fituar zgjedhjet e lartëpërmedura shtetrore dhe nacionale në Kosovë.
A do pranojnë tashti (tani) populistët ose “radikalistët” e deridjeshëm panshqiptarë ose indenpedentistë (kryesisht dhe ekskluzivisht të Vetvendosjës) të xhveshën ose të heçin dorë nga ‘pema’ e njohur nacionale, gjenealogjike ose strukturalgjenetike? Përkatësisht, nga identiteti, individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i njohur nacional ose etnobiogjenetikë. Nga shqiptarë, të “konvertohen” në kosovarë! Gjegjësisht, në një “popull të ri” artificial ose johistorik, sipas “pakos ligjore ose juridike” të Mahti Ahtisarit etj. A do i pranojnë Vetvendosja në pushtet dhe lideri i saj, Albin Kurti në krye të pushtetit kosovarë, doktrinat, formulat, idetë, ekuacionet ose teoritë e ndryshme përverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike mbi “revidimin” ose “korigjimin e kufinjve” aktual në mes Kosovës dhe Serbisë së bashku me “Asocicionin e Komunave të Pavarura Serbe” (“Republikèn Serbe”) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, “demarkacionet” e ndryshme kufitare me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, si dhe një sërë anomalishë tjera infantile dhe kontraproduktive në këtë kontekst dubioz dhe kontestues?! Këto janë çështjet, pyetjet ose dilemat kryesore të qeverise ose ekzekutivit (pushtetit) të ri kosovarë nën Albin Kurtin dhe Vetvendosjen.
Kjo për faktin se në “Europe an the People Without History” ( “Evropa dhe popujt pa histori ose johistorik”) ose n’ “Europe and dhe New Colonial Ecquality” (“Evropa dhe baraspesha e re colonialiste”) dikur gjithëçka ishte e mundur.
Mos të harrojmë se Kosova dikund para Komnferencës së Ambadadorëve të Londrës ( 1913) i kishte dikund me tepër se 25.9OO kilometra katrore. Pra, me tepër se sa Shqipëria e sotme Londineze. Apo!?
Gjithënjë duke besuar dhe shpresuar se Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij (për dallim të paraardhësve të tyre)- janë kundër asaj qè populli (elektorati) dhe pushteti kosovarè, tè jenè vèc ‘vegla pune’, gjegjësisht, ‘mekanizma’ ose ‘instrumente’ mekanike, elektorale, politike, akustike ose kakofonike si në rëndet ose sistemet e pandryshuara natyrore, ordinare ose mesjetare, pa fuqi, inovacion, kreativitet dhe motivacion për t´i çuar ose levizur gjërat përpara.
Në të kundërten, koncepti i arsyes instrumentale ose arsyes subjektive, i cili ka për qëllim përshtatjen dialektike të njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive): Nëse nuk kuptohet, përceptohet dhe anticipohet si një proces çmitizues, prodhon të kundërtën e tij.
Se këndejmi, u mor vesh se politologjia dhe filozofia politike na mèsojnë ose udhèrrefejnë vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.
Kjo për faktin se për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! “Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të bartur, reduktuar ose koncentuar në duart e fuqishme të “mbinjerëzve” ose’supërmenëve’ të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit. Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron, reflekton dhe interferon tek të gjitha speciet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara individuale dhe kolektive. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale” që nuk pushon kurrè”, ku qeniet njerëzore (qyzetare) ose politike- janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Mbase, të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyeja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, historike, gjeografike, ligjore, konstitucionale, institucionale, juridike, sociale, ekonomike etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’, ‘antiehove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Duke i veçuar ose potencuar këtu edhe interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë etj. Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.
Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashëruar për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë për çastin ose mometin.
Ndonëse, në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda “filozofisë së jetës ose botès materiale dhe asaj ekzistencialiste”, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës”, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. Tek e fundit, është fati ose ligji global ose inuversal i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit. Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

P.S. Personalisht e kam tè vèshtirè ose tè pamudur pèr t’i kuptuar, akceptuar dhe justifiuar tè tè ashtuquaturit ‘shqiptarèt e Sanxhakut”sè bashku me afro (si thuhet) 2O milion shqiptarèt nèTurqi tè cilèt brenda me pak se 1OO vitèsh e kanè harruar tèrèsisht “gjuhèn amtare” shqipe! Ndèrkaq, arbèreshèt e Italisè sè bashku me arbèreshèt ose arbanasit e Zarès nè Kroaci, edhe pas me tepèr se 5OO vitèsh i ruajnè dhe kultivojnè gjuhèn, kulturèn dhe traditat e njohura shqiptare. Edhe nè Alep (Halepo) dhe Damask tè Sirisè, thuhet se kanè ekzistuar lagje ose distrikte tè posaçme tè “arnautève” (shqiptarève) ku èshtè folur shqip dhe ku janè ruajtur dhe kultivuar traditat dhe kultura shqiptare. Mos tè flasim kètu mbi “shqiptarèt e Luginès sè Preshevès” tè cilèt me tepèr i njohin dhe pranojnè Stambollin ose Ankaranè si kryeqytete ose metropola tè vetat, se sa Tiranèn ose Prishtinèn. Ndèrkohè qè tè dyja palèt ( edhe Sanxhaku, edhe Lugina e Preshevès) qè i ruajnè dhe kultivojnè me fanatizem dhe xhelozi tè pafshehur “esnafitetin”, mentalitetin, kurthat, intrigat, komplotèt dhe dredhitè e njohura turko-bizantine, kèrkojnè t’i bashkangjitèn Kosovès ose Shqipèrisè Natyrale dhe Etnike!
Kjo tè ngjanè nè komunitetèt e dikurshme tè urukève, sumerève dhe semitève nè Babilininè e Lashtè-Antike, tè cilèt e quanin njeri tjetrin “vèllezèr ose bashkombas”, ndèrkaq flisnin (komunikonin) me njeri tjetrin me gjuhè tè pèrziera, tè pakuptimta ose aglutinative, si dhe lutèshin, falèshin dhe predikonin nè tempuj ose faltore tè ndryshme rivale ose anagoniste me njèra tjetrèn.
Albin Kurti, para se tè flas ose mendojè pèr bashkim kombtar dhe aspekte tjera, nè radhè tè parè duhet t’i bindi viset ose trevat e ndryshme shqiptare, tè flasin dhe mendojnè shqip dhe shqiptarisht e jo t’iu bashkangjiten Kosovès ose Shqipèrisè si konglomerate ose “apendikse multikulturore” ose kosmopilitike pa asnjè lidhje gjuhèsore, gjenealogjike, etnologjike ose strukturalgjenetike me to! Pa te keq!

ASh