VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Osmani kërkon ndihmën e Gjermanisë për njohje të reja dhe liberalizim të vizave

By | September 14, 2021

Komentet

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh, ‘Vetëvendosja’ përballet me dy parti të mëdha më 14 nëntor

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta të zgjedhjeve lokale të zhvilluara me 17 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 17 komuna janë shënuar fitore të kandidatëve me mbi 50% të votave, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në balotazh.

Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar katër komuna pa balotazh, Aleanca për AAK dhe LDK nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore pa balotazh.

PDK ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj.

LDK ka fituar në Pejë dhe Lipjan.

AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Mirëpo përballja te shumica e komunave do të jetë në raundin e dytë, përfshirë edhe kryeqytetin.

LVV dhe LDK në balotazh do të përballen në pesë komuna: Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Viti dhe Fushë Kosovë.

LVV dhe PDK në balotazh do të përballen në tri komuna: Prizren, Shtime dhe Kaçanik.

PDK dhe LDK në balotazh përballen në dy komuna: Vushtrri, Dragash.

LVV dhe AAK në Balotazh përballen në dy komuna: Gjakovë dhe Rahovec.

LDK dhe AAK përballen në balotazh në dy komuna: Istog dhe Junik.

PDK dhe AAK përballen në balotazh në Klinë.

Po ashtu në raundin e dytë do të ketë edhe disa përballje tjera:

Kamenica (Partia Socialdemokrate -LVV), Malisheva (Nisma-PDK), Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV).

Presidenti Meta pret në takim Zëvendëskryeministren e Kosovës Donika Gërvalla

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në takim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Presidenti Meta e uroi Ministren Gërvalla për detyrën e rëndësishme, që ushtron në Qeverinë e Kosovës, në këto momente mjaft të rëndësishme për vendin e saj.

Presidenti Meta i përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për zhvillimin me korrektësi dhe në mënyrë demokratike të zgjedhjeve lokale, që u mbajtjen dje.

“Zhvillimi i zgjedhjeve lokale, nxjerrja si dhe pranimi i rezultateve paraprake nga të gjitha palët në proces është një shembull për të gjithë rajonin se si duhet të zhvillohen dhe administrohen zgjedhjet”, – theksoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit theksoi së Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se të dyja vendet tona, së bashku duhet të punojnë edhe më ngushtësisht, për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për përshpejtimin e proceseve të integrimeve europiane.

Shpërthejnë protestat- Fermerët: Do bllokojmë rrugët kombëtare

Vendi duket se është mbërthyer nga një valë protestash në këtë fillim jave.

Fillimisht ishin studentët që paralajmëruan se do të hidhen në protesta për shkak se nuk po lejohen në auditore nëse nuk janë të vaksinuar.

Më pas ishte shërbimi urban që përgjysmoi numrin e autobusëve që lëvizin në Tiranë në shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave.

Ndërkohë tani janë edhe fermerët që bëjnë një paralajmërim të fortë.

Fermerët kanë njoftuar një protestë që do të organizohet ditën e nesërme në vendet e tyre të punës lidhur me situatën aktuale ku ndodhen. Ata thonë se janë totalisht të papërkrahur nga qeveria dhe se çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë të papërballueshme.

Sipas deklaratës së përfaqësuesit të tyre, ditën e nesërme 400 fermerë do protestojnë për mos-përkrahjen nga ana e qeverisë e cila shënohet ndër më të ulëtat krahasuar me vendet e tjera në rajonin e Ballkanit.

Më tej ata thonë se nëse situata nuk përmirësohet, do të ketë përshkallëzim të protestave, deri në bllokim të rrugëve nacionale. syri.net

Tensione në universitete, studentët paralajmërojnë protesta

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, mëngjesi i kësaj të hëne është shoqëruar me përplasje në dyert e universiteteve, ku në Tiranë, në shumicën e fakulteteve nuk janë lejuar që të hyjnë studentët e pavaksinuar.

Rreth orës 10 ata pritet që të nisin grumbullimin përpara kryeministrisë ku do të kundërshtojnë vendimin për t’u lënë jashtë auditoreve. Ata shprehen se e drejta e arsimit është një e drejtë kushtetuese, dhe nuk mund të tjetërsohet nga asnjë vendim qeverie.

Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin, universitetet janë duke mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon futjes së studentëve të pavaksinuar në auditore. Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar. Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen që të hyjnë në auditore.

Studentët që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 kanë nisur nënshkrimin e një peticioni për sigurimin e testeve PCR falas për ta.

Kosova voton

RFE/RL

  • Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.
  • Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.
  • Në këto zgjedhje, qytetarët mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.
  • Qendrat e votimit hapen në ora 07:00 dhe pritet të mbyllen më 19:00.
  • Këtë vit do të hapen 883 qendra votime me gjithsej 2,477 vendvotime.
  • Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
  • Ky institucion ka pranuar 5,649 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.
  • Kësaj here, të drejtën e votës për herë të parë mund ta shfrytëzojnë 41,012 persona.
  • Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, më së shumti komuna pati fituar Lidhja Demokratike e Kosovës, në total tetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shtatë, Partia Demokratike e Kosovës, pesë, Lëvizja Vetëvendosje tri, ndërsa Nisma Socialdemokratike dhe Aleanca Kosova e Re nga një komunë.
  • Nga komunitet joshumicë, më së shumti komuna pati fituar Lista Serbe, 10 të tilla, derisa Partia Demokratike Turke, një komunë.
  • Dy komuna janë udhëhequr nga kandidatë të pavarur.

Voton presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se zgjedhjet lokale përbëjnë një proces të rëndësishëm për jetën e qytetarëve.

“Sot, qytetarët tanë, pa asnjë dallim, në çdo cep të vendit tonë, votojnë për kualitetin e jetës së tyre, votojnë për komunat e tyre, për udhëheqësinë, e cila do ta determinojë sesi në katër vjetët e ardhshëm do të jetë jeta në komunat ku ata jetojnë”, ka thënë Osmani pas votimit.

Rama: I lumtur që jetoj në një shtet demokratik

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë pas votimit se është i lumtur që jeton në një shtet demokratik dhe secili ka të drejtë të votojë dhe të marrë përgjegjësi për të ardhmen e qytetit.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama.

Mandl: Kontributi më i mirë në demokraci, përmes votës

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, ka thënë të dielën se është shumë i lumtur që blloku evropian mund të kontribojë me 100 vëzhgues në zgjedhjet lokale të Kosovës.

“Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të kontribuar në demokraci, mirëpo mënyra më e mirë është përmes votës. Prandaj mesazhi im i parë sot është që të inkurajoj secilin që të votojë”, ka thënë Mandl.

Sipas tij, procesi zgjedhor është duke u realizuar në mënyrë të qetë.

Ambasada amerikane: Vendimet e kryetarëve janë të rëndësishme

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se vendimet e kryetarëve të komunave janë të rëndësishme, andaj edhe u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Vendimet (e kryetarëve) qofshin ato duke u dhënë prioritet shkollave, transportit publik, mbledhjes së mbeturinave apo projekteve tjera, ndikojnë në kualitetin e jetës së përditshme”, ka thënë kjo Ambasadë përmes një postimi në Twitter.

Kurti takim me përfaqësues të PE: Hyjmë në dialog me Serbinë vetëm nëse njeh Kosovën, nuk ka alternative tjetër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga përfaqësuesja për Kosovën në parlament, Viola von Cramon.

Liberalizimi i vizave për Kosovën,  zgjedhjet lokale që mbahen të dielën, operacioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe dialogu Kosovë-Serbi ishin disa nga temat kryesore të bisedës.

Kurti falënderoi europarlamentarët për angazhimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe tek pesë vendet mos njohëse, për përkrahjen dhe votimin për liberalizimin e vizave dhe për mbështetjen me vaksina përmes COVAX.

“Zgjedhjet parlamentare kanë sjellë stabilitet institucional dhe legjitimitet demokratik që ka rezultuar me rritje të besimit në institucione e për rrjedhojë edhe zhvillime tjera pozitive sikurse rritja ekonomike, rritja e të hyrave dhe e investimeve, tregues të qartë të efekteve pozitive të ndryshimeve demokratike që erdhën nga zgjedhjet e 14 shkurtit, tha Kurti.

Ai shprehu besimin që edhe zgjedhjet lokale nesër do të zhvillohen paqësisht dhe me pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.

Lidhur me operacionin e policisë së Kosovës në veri, Kurti shpjegoi se ishte operacion kundër kontrabandës dhe kriminalitetit dhe përfshinte 26 lokacione të ndryshme në gjithë territorin, 5 nga to në Mitrovicën Veriore.

“Ky ishte një operacion normal  dhe i nevojshëm i policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, tha ai.

Lidhur me interesimin e eurodeputetëve për bisedimet me Serbinë tha se nuk kanë alternativë, por duhet kuptuar se as njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë.

“Kam besim se deri atë ditë ka kohë”- Me Covid në spital, por me mendje te emisioni, zbulohet sms e fundit e gazetarit Tepelena për kolegun: Dhe po të mos jem do të bëj gati diçka me ty

Një emision që nuk u bë kurrë dhe shumë plane të lëna përgjysmë. E tillë është historia e gazetarit të njohur Artjan Tepelena, i cili ndërroi jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

“BalkanWeb” ka zbardhur mesazhin e fundit që gazetari i ka dërguar kolegut të tij Dashnor Kaloçit, me të cilin kishte në plan të bënte një emision, por që COVID-19 i prishi të gjitha planet. Ndonëse ishte i shtruar në spitalin Infektiv, Tepelena i shkruante kolegut të tij me optimizëm se do i bënte ballë kësaj sëmundje, madje do të arrinin në kohë edhe për emisionin e parë.

“Dasho cdo dite avancon per mire. Po dhe pavioni qenka ketu brenda por me vehte.. Per ceshtje te shendeti lidhu me miren. Per emisionin e pare dhe po te mos jem do te bej gati dicka me ty. Kam besim se deri ate dite ka kohe. Te perqafoj dhe lodhem kur shkruaj.”, thuhet në tekstin e mesazhit që Artjan Tepelena i ka dërguar Kaloçit.

Kujtojmë se Tepelena ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, pas disa ditë qëndrimi në Infektiv.

Ndërron jetë nga COVID-19 në moshën 58-vjeçare gazetari i njohur Artjan Tepelena, mesazhi prekës i vëllait: Idhulli im, krenaria më e madhe

Humb jetën nga koronavirusi gazetari i njohur Artjan Tepelena. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i tij, Ilir Tepelena përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’. Mësohet se gazetari ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 58-vjeçare.

Përmes një postimi, vëllai i të ndjerit prek me mesazhin kushtuar gazetarit.

“Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…
Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe!”, -shkruan vëllai i gazetarit.

Përplasja në OKB- Ministri serb: Të ngriheni në këmbë kur flisni për Vuçiç, është dhe presidenti juaj. Ia kthen Osmani: Gjunjëzohuni para viktimave të luftës, Serbia ende fle në varreza masive

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u raportua për Kosovën është shoqëruar me debate të ashpra mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviç.
Osmani gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, që të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia. Ajo ia ka përmendur vazhdimisht masakrën e Poklekut dhe 54 viktimat e saj, duke i kërkuar të gjunjëzohet para pllakës përkujtimore.

“Ju ftoj të gjunjëzoheni aty, se këtë e bënë qenia njerëzore, kur nuk bëhet drejtësi”, tha Osmani. Ministri serb e provokoi rëndë Osmanin, duke i thënë ndër të tjera, se kur flet për presidentin serb duhet të ngritët në këmbë dhe duke shtuar se, Vuçiç është edhe president i Osmanit. Selakoviç vazhdimisht i drejtohej Presidentes së Kosovës si “qytetare e Kosovës”. “Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiç, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt presidentit tuaj”, -është shprehur Selakoviç.

Ai i është drejtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si “Kasap i Ballkanit”, për të cilën mori edhe përgjigje nga Osmani. “Ndërsa sa i përket kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të cilët kanë kidnapuar qytetarë të pafajshëm dhe kanë tregtuar me organe njerëzore, janë në burg dhe po përballen me gjyqësorin”, -u shpreh ministri serb. Ai akuzoi Kosovën edhe për numrin e viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. “Duhet të ndaloni të gënjeni për 20 mijë raste të dhunës gjatë luftës, sepse bazuar në raportin e dhënë këtu tek Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nga sekretari i përgjithshëm në misionin e UNMIK i prezantuar më 5 prill 2021, statusi i grave të dhunuar është konfirmuar jo tek 20 mijë gra por 920 raste”, ka thënë ai. “Protestoj për faktin se kanceri në zemër të Evropës, duke i vendosur hartat me simbolet e deklarata të rreme”, -tha Selakoviç.
Osmani iu përgjigj ministrit serb duke i thënë se me shumë krenari përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Z.Selakoviç, unë jam qytetarë krenare e Republikës së pavarur e sovrane të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet dhe do të jetë edhe mirë për qytetarët e Serbisë”, tha Osmani.
“Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju, jo vetëm ne por edhe ata. Pajtohem se është një tragjedi pas secilit të zhvendosur sepse kam qenë vet e tillë, jo vetëm unë por mbi 80 për qind e popullit tim janë detyruar të ikin nga regjimi i Millosheviçit”, -tha Osmani. Osmani theksoi se serbët e Kosovës kanë frikë nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dhe bandat e përkrahura nga Vuçiç.

“Në bazë të raporteve ndërkombëtare, nga 2017 deri në 2020 përqindja e krimeve të motivuara etnikisht nuk është 3 për qind, por ëshë 0.03 për qind. Serbët në Kosovë frikësohen nga strukturat paralele që përkrahen dhe shndërrohen në banda nga presidenti Vuçiç. Ata po shkelin të gjitha të drejtat themelore të serbëve dhe po i kërcënojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë serbët nga këto struktura kriminale”, -tha presidentja.

Osmani iu përgjigj Selakoviçit edhe për deklaratën ku ai i quan “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin. “Kosova ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse s’kemi çka të fshehim. E vërteta është se NATO ka intervenuar për të ndaluar gjenocidin serb dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, -ka thënë ajo.

Ata gjatë fjalimeve të tyre diskutuan për marrëveshjet e arritura në Bruksel, për të cilat Osmani theksoi se nuk janë implementuar nga ana e Serbisë, ndërkaq më vonë u fol është për masakrat që regjimi serb i ka bërë në Kosovë. Osmani gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit iu drejtua ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviç në lidhje me implementimin e marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë të nënshkruara në Bruksel.

Osmani theksoi se Kosova ka implementuar mbi 90 për qind të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. “Kosova ka implemetuar rreth 90 për qind të marrëveshjeve sipas Brukselit, dhe derisa ju flisni për një Asociacion të nënshkruar në marrëveshje në Bruksel, e cila marrëveshje është shkelje e qartë e Kushtetutës së vendit tonë. Në anën tjetër, Serbia nuk ka implementuar 2/3 e marrëveshjeve të nënshkruara”, -theksoi Osmani. Ajo u shpreh se Selakoviç nuk mund të mësojë Kosovën për implementim të marrëveshjeve. “Ju lutem z.Selakoviç mos na ligjëro neve se si duhet të bëhet implementimi, se kjo nuk do të ishte hera e parë që Serbia injoron marrëveshjet që i nënshkruan dhe nuk i implementon pastaj”, -iu drejtua Osmani gjatë fjalimit të saj ministrit të Jashtëm të Serbisë.

Berisha: Edi Rama largohet vetëm me protesta të fuqishme, një thirrje e brendshme më tha të kthehem

Për kryeministrin Edi Rama e vetmja mënyrë pqër largimin e kryeministrit Edi Rama janë protestat e fuqishme. Nga Korça ku po mban “Foltoren” e radhës, Sali Berisha i ka konsideruar çmendurira etiketimet si anti-amerikane të takimeve të tij.

“Themeli i themeleve janë vlerat demokratike brenda demokracisë. Nëse ne nuk rikthejmë votën, nëse ne mendojmë se vendosim pa u pyetur ju absolutisht krijohet një strukturë moniste që shkon nga disfata në disfatë dhe fitore nuk shikon ndonjëherë. Duhet dhënë fund kësaj situate. Mjafton të heqim unin dhe të vendosim prioritet shërbimin ndaj vendit. Vendimet do të jenë kolegjale. Këtu nuk ekziston kryesia. Kryesia ka përgjegjësi dhe merr vendime dhe kontrollon kryetarin. Partia do të përgatitet për fraksione, ajo do të jetë shtëpia e lirisë. Nuk kemi frikë nga liria ne. Edi Rama nuk ikën nga pushteti me votat që kontrollon ai vetë, as me opozitë pupël, ai ikën me protesta të fuqishme për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Prandaj ne duhet të ringrihemi. Ne përsëri po bëjmë një figurë jo të mirë sepse ne po tregojmë se nuk kemi tolerancë për fjalën. Ish-kryetari përjashton deputetin, shpall takime të tilla si anti-aemrikane. Çmendurira t’i quash është pak. Ish-kryetari nuk vjen dot tek ju sepse ka humbur lidhjen me ju. Çfarë duhet të bëjmë ne? Ne do të kemi një parti sovrane. Në pushtet ne nuk vijmë nëse nuk jemi forcë sovrane. Nëse vendimet për ne i merr dikush tjetër ne ta harrojmë se vijmë në pushtet. Vijmë tek problemi konkret. Unë u deklarova non-grata kur kisha  8 vite që isha larguar nga çdo qeverisje, kur ndaj meje nuk ka asnjë fakt dhe 3 javë pas humbjes së zgjedhjeve. Edhe kryetarit i thashë mos u përzini në këtë çështje”-tha Berisha.

Ai u ka bërë thirrje demokratëve të Korçës të firmosin për thirrjen e Kuvendit duke u shprehur se pozicionin e tij në PD do ta përcaaktojë anëtarsia.

“Ne jemi të vendosur të ruajmë si drejtim më themelor drejtimin tonë perëndimor, miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të. Këtë çështje do të marrin zgjidhje shumë shpejt. Ndaj ftoj çdo delegat të firmosë formularin për Kuvendin.  Mbledhja e tij është jetike për të shpëtuar Partinë Demokratike.  Përpjekja ime nuk është personale. Qëllimi madhor është kthimi i votës së lirë tek qytetarët. Ju do të pyesni ku e sheh veten? Unë pyeta veten pse ma bënë këtë? Çfarë kam bërë unë? Unë kisha denoncuar krimin, korrupsionin dhe isha kundër ndryshimit të kufijëve. Një thirrje e brendshme ishte që ti do të rikthehesh. Unë nuk kisha rol drejtues. Tano do të rikthehem i hapur për çdo funksion. Në mënyrë absolute do të mirëpres çdo rival dhe rivalët ne nuk i largojmë. Anëtarsia e PD-së do të përcaktojë pozicionin tim”- tha ai.

Pjesë e “Foltores” ishte edhe deputetja Sorina Koti e cila i ka kërkuar ish-kryeministrit Berisha një rrugëzgjidhje për të ringritur PD-në.

Deputetja Sorina Koti: Jam këtu si deputete e Korçës. Jemi përballur me regjimin e Ramës në protesta, me dhunën, terrorin. Ne kemi qenë të gjithë bashkë. Sot jemi në opozitë, në një debat të brendshëm. Po ju kërkoj ju si një nga njerëzit që e keni udhëhequr PD-në të gjejmë një rrugëzgjidhje, një forcë pozitive për të ringritur PD-në në forcën e saj.

Berisha: Nëse kaluam nga humbja në humbje dhe kryetari nuk pati integritetin për të dhënë dorëheqjen që është gjëja më normale, por pas kësaj ndërmori vendime që në mënyrë absolute nuk duhet t’i ndërmerrte sepse statusi shkruan ndryshe.

Pra mund të mblidhej Këshilli Kombëtar, por meqenëse u krijua kjo klimë e paprecedent,  thamë të mbledhin Kuvendin, sepse Kuvendin kemi forumin më të lartë dhe të përcaktonim disa rregulla të domosdoshme.  Së pari të mos mundet kush të mendoje se mund të vendosë për forumin që nuk i takon. Unë e them haptas, i thoja shiko ki kujdes, çdo njeri që largohet na pakëson, sepse kryetari duhet të jetë shumë tolerant. A u bë gara me Agron Shehun, unë po e them që ai e meritonte të ishte në kryesi sepse e votuan.  Çdonjeri që kundërshtoi humbi vendin e tij, por përse duhet të ishte kështu, sepse në këtë mënyrë vetëm krasit veten. Statuti nuk e lejon këtë. Kështu nuk mund të ecim, ne do të bashkohemi dhe kurrë nuk mund të thotë se lejoj Kuvendin. Gjithashtu gjatë këtij takimi Berisha deklaroi se nuk ishte ai njeriu që e ka vendosur Lulzim Bashën në krye të PD-së, duke shtuar se ai vetëm e ka mbështetur atë në momentin e paraqitjes së kandidaturës. Dua të saktësoj, se unë e kam mbështetur me të gjitha Lulzim Bashën këto 8 vite, por dua të garantoj se nuk e kam sjellë unë atë. Unë dhashë dorëheqjen , kisha konceptin që njeriu për shumë gjatë nuk duhet të rrijë. Dhe asnjë tjetër përveç dy personave nuk paraqit për të kandiduar. E mbështeta ,po , plotësisht.

Në vitin 2017 i kam thënë të japë dorëheqjen sepse humbja ishte në mënyrë poshtëruese dhe mënyra se si u mashtrua nga Rama, të djathtit u larguan nga ne. Unë nuk kisha projekt , isha i betuar që nuk do të kthehesha. Por nëse unë dilja e të thoja publikisht të jepte dorëheqjen, atëherë unë duhet ta ndiqja këtë çështje. Por momenti që ne kaluam nga humbja në humbje dhe jemi pa perspektivë . Por problemi është se lideri është lider dhe e vërteta është që ai nuk u bë”, tha Berisha.

Foltorja e Korçës – Berisha: Pozicionin tim do e përcaktojë anëtarësia e PD, Rama ikën me protesta

Edmond Spaho dhe Sorina Koti, dy deputetët e PD-së në Korçë i bashkohen Foltores

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u prit me entuziazëm për “Foltoren” e radhës me demokratët e Korçës.

Në këtë takim janë të pranishëm drejtues të PD ndër vite, lokal dhe qëndrorë, ish-deputetë dhe deputetë aktuale.

Krah Berishës janë dy deputetët e Korçës Edmond Spaho dhe Sorina Koti si dhe të tjera figura të njohura si Gjergji Papa, Agron Azisllari, Devis Osmani, Sekretar i PD Korçë, Eleina Qirici, Ardi Shkëlqimi, Viktor Duro, kryetar i PD në Kolonjë.

Sorina Koti aktualisht është Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, si përfaqësuese e PD. Kurse Spaho është deklaruar vazhdimisht pro Foltores.

Berisha: Reforma në drejtësi është kapur, kam kërkuar që Soros të shpallet ‘non grata’

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Korça se drejtësia në vend është kapur nga Edi Rama.

“U dizenjova non-grata në një kohë kur nuk kisha pasur asnjë akuzë dhe fakt ndaj meje, në një kohë kur kisha 8 vite që isha larguar nga pushteti, tre javë pasi humbëm zgjedhjet. Prandaj këtë çështje e çova në Paris për të mbrojtur dinjitetin tim. Asnjë njeriu në botë nuk i kam kërkuar asnjëlloj ndihme. Pse? Sepse gjykatat nuk kanë fare as negociata, as stër-negociata, asgjë. Edhe kryetarit i thashë mos u përfshi se ne jemi forcë pro-amerikane dhe nuk kemi pse ndezim debat.

Kjo akuzë erdhi pasi në vitin 2017 kam kërkuar që Soros të shpallet ‘non grata’. Sepse veprimtaria e tij është antidemokratike. Sepse çfarë bëri ai? I mori të gjitha OJQ-të dhe i futi nën umbrellën e PS. Sot PS falë Soros dhe opozitës, ka më shumë pushtet se ç’kishte në vitin 1991. Do ia çmontojmë këtë pushtet,” tha Berisha.

Sipas tij, Soros ndihmoi që Rama të kapte të ashtuquajturën reformë në drejtësi.

“Vetingun e përdori si gjah shtrigash, për të larguar çdo gjykatës apo prokuror që kishte bindje apo prejardhje të djathtë. Kush e bën këtë veting? Edi Rama me Engjëll Agaçin. Të dhënat e SHISH i merrte Agaçi dhe i çonte te një person aty. Kjo është drejtësia më e kapur. Ky SPAK ka dërguar në gjykatë 63 persona, kurse task forca e antikorrupsionit në vitin 2009 ka dërguar në gjykatë mbi 300 persona. Tani duan të heqin gjykatat e apelit dhe t’i mbledhin në Tiranë. Çfarë shpenzimesh të tmerrshme duan të krijojnë. E kanë bërë në vitin 1998, por kjo është reformë që gjobit qytetarët,” tha Berisha.

Berisha: PD mori më pak vota se në ’97-ën, ne do ringrihemi edhe më të fuqishëm

Në Foltoren e Korçës, lideri historik demokrat Sali Berisha tha se PD do ringrihet edhe më e fortë se në vitin 1997.

“PD gjatë këtyre viteve kontraktoi një borxh të madh ndaj shqiptarëve. Më 25 prill 2021, diferenca në vota mes PD dhe mes PS është qartësisht më e madhe se në vitin 1997. Votat që ka marrë PD janë 74 mijë më pak se në vitin 2013.

Atëherë pse kjo? Ju keni shpenzuar edhe djersë. Por kryetarit aktual nuk i besojnë më shumë se 19 përqind e atyre që votojnë për ne. Kjo pasi ai nuk arriti të ndërtojë një figurë lideri të vendosur. Por për fat të keq as edhe një marrëdhënie të përshtatshme me ju. Sot takoj drejtues dhe anëtarë dhe ai me një raport gjysëm të akullt me njerëzit.

A ka përgjegjësi Berisha për këtë? Më shumë se gjithë të tjerët këtu. Sepse së pari e njoh më shumë se ju, thelbin e opozitarizmit dhe fushatën elektorale. Pse unë kam toleruar dhe ju kërkoj ndjesë për këtë? Kam pasur vetëm një shkak: betimin tim që të mos kthehem kurrë. Më 26 qershor 2013, jam zotuar para jush se largohem pa kthim.

Pas zgjedhjeve nuk fola pasi besova se detyra më imediate ishte mbrojtja e votës. Nëse do të flisja, ndihmoja kundërshtarin. Mbrojtja e votës bëhet në institucione ndërkombëtare. I përdori ai të dhënat personale? Ato vetëm zgjedhje nuk janë. Kryetari nuk bëri asnjë përpjekje në institucionet ndërkombëtare për të mbrojtur votën tuaj. Unë prapë them se nuk fituam. Sepse vetëm 19 përqind e zgjedhësve thanë se votuan për kryetarin.

A mund të ringrihemi ne? Ne jemi ringritur edhe në vitin 1997 kur u bëmë copë nga rebelimi komunist. Tani do ringrihemi edhe më shpejt, edhe më të fuqishëm. Tani i kemi gjërat më të qarta se çfarë duhet të bëjmë. Kemi edhe eksperiencën. Pse fituam në vitin 2005? Fituam sepse u bashkuam. Ai bashkim u shndërrua për ne në levën e Arkimedit. A mjafton bashkimi? Jo, duhet hapje e madhe. Duhet të përthithim forcat, personalitetet, ekspertët më të mirë. Themeli i themeleve janë vlerat demokratike,” tha Berisha.

Thimo: Ja numri i burgut i Edi Ramës! Berisha: Nuk i është përgjigjur kurrë kësaj akuze

Foltorja e Korçës u ndez nga fjala që mbajti koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo, i cili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka vjedhur ikonat dhe se është i dënuar me burg në Francë.

“Ka qenë i dënuar në Paris për vjedhje dhe trafikim ikonash. Ka bërë burg 1 vit e gjysmë. Është liruar nga burgu me kartelë mjekësore për skizofreni të theksuar. Numrin e burgut e kam denoncuar publikisht. E kam thënë në dy intervista denoncuese. Numri është AL1961138/A nga marsi 1993-1994.

Ne nuk mund të lejojmë në drejtimin e shtetit një të sëmurë mendorë, një njeri pervers, një hajdut dhe trafikant ikonash. Një nudist. Nuk na përfaqëson ai. Ne jemi popull me vlera dhe qytetari ndër më të vjetrat në Europë.

Merrini gjurmët e gishtërinjve të Ramës dhe dërgojeni të ministria e Drejtësisë franceze dhe nuk del vetëm në Francë. Ai ka qenë i dënuar edhe në Gjermani. Ashtu siç e denoncoi edhe këshilltari i CDU, Martin Henze. Hapini kartat Edvin Kristaq Ramës!

Shpesh herë ky njeri i sëmurë psikik, drogaxhi dhe i dënuar, del përpara popullit e thotë se sistemi ynë i drejtësisë është i kalbur. Po zoti hajdut-kryeministër, sistemi ynë i drejtësisë është i kalbur, por kryekalbësira jeni ju që keni zaptuar një popull të tërë,” tha Thimo.

Kurse Berisha tha se e ka denoncuar publikisht rastin e tij.

“Unë e kam denoncuar qëndrimin shtazor ndaj teje dhe torturat ndaj teje. Një trajtim që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend të lirë. Pas kësaj qëndron vetëm përpjekja për të marrë ikonat. Fatos Nano i ka thënë atij se ‘shisje ikona të vjedhura në Paris’. Rama nuk i është përgjigjur kurrë kësaj akuze. Më vjen mirë që e ke dërguar çështjen në Strasburg,” tha Berisha.

Deputetja i kërkon Berishës të gjejë një zgjidhje për ringritjen e PD-së, ja si përgjigjet lideri historik

E para që e mori fjalën në Foltoren e Korçës ishte deputetja demokrate, Sorina Koti. Ajo i kërkoi liderit historik demokrat, Sali Berisha të gjejë një zgjidhje për ringritjen e PD-së.

“Bashkë kemi qenë protesta dhe jemi përballur me regjimin e radhës, jemi përballur me gazin lotsjellës, dhunën dhe terrorin ndaj nesh. Ne kemi qenë të gjithë bashkë dhe ku ndodhemi sot? Jemi në opozitë, në pikën më kritike, më delikate. Jemi në një debat të brendshëm. Nuk do doja që sot, demokratët të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë të ndodheshin në këtë pikë të vështirë. Ju kërkoj si themelues i PD që të gjeni një rrugëzgjidhje dhe një rrugëdalje për të ringritur PD-në. Të gjithë ne sot, besojmë në atë logo. Në PD-në. Forca jonë është bashkimi,” tha ajo.

Berisha iu përgjigj duke thënë se e vetmja rrugëzgjidhje është vota.

“Shqetësimi që shpreh është shumë i drejtë. Nëse më pyet se nga duhet t’ia nisim për të kapërcyer këtë situatë? Nga eksperienca ime ju them se mund t’ia nisim vetëm nga vota. Në ç’kuptim? Nëse kaluam nga humbja në humbje dhe kryetari nuk dha dorëheqjen. Ai mori vendime që nuk duhej t’i merrte. Nuk mund t’i merrte sepse statuti cakton ndryshe. Prandaj thamë të mbledhim Kuvendin. Sepse Kuvendin e kemi forumin më të lartë dhe më të fuqishëm. Në Kuvend të përcaktojmë disa rregulla,” tha Berisha.

“Pakënaqësitë janë të pashmangshme, por unë haptaz i thoja ‘kujdes shumë’ sepse çdo njeri që largohet na pakëson. Kryetari duhet të jetë shumë tolerant, çdo njeri që nuk i shkon përshtat, do të gjendet mënyra të largohet. Ja unë e them këtu që Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesi sepse e votuan 20% të demokratëve që ta shikonin aty. Po ta shikosh historikun, ai që ka konkurruar për kryetar nuk ka dalë jashtë kryesie, ka mbetur anëtar Kryesie. Sali Berisha ka fituar me 75% si kryetar edhe në vitin 1991, por ata që rivalizonin mbeteshin në Kryesi”.

Cdo njeri që kundërshtoi humbi vendin e tij, përse sepse të kundërshtoi ty? Kështu ne shkojmë duke krastit veten, kjo duhet të marrë fund. Statuti nuk e lejon këtë dhe është shumë i drejtë në këtë pikë, pra cdo masë disiplinore merret me 2/3 të Këshillit Kombëtar, kurse ky merr vetëm vendimet, ne do të bashkohemi”, tha Berisha.

“Ne i kemi potencialet e bashkimit. Vota ime peshon sa vota e çdokujt prej jush. Unë i besoj këtij mekanizmi. Ky mekanizëm na ka shpëtuar ne. Ne ishim njerëz me mendësi totalitare. Sherret që kishim i kapërcenim me vota. Ndaj e kuptoj shqetësimin tuaj, por të jesh e sigurt se ne synojmë vetëm bashkimin”.

Berisha: Pozicionin tim do e përcaktojë anëtarësia e PD, Rama ikën me protesta

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Korça se pozicionin e tij në parti do e përcaktojnë demokratët me votë. Ai tha se Edi Rama largohet me protesta, por fillimisht PD duhet të vendosë votën e lirë si standard.

“Ftoj çdo delegat të Korçës që të firmosë formularin për të thirrur Kuvendin. Mbledhja e Kuvendit është imperative. Ne duhet të bashkohemi, të votojmë, të pranojmë votën. Përpjekja ime së pari nuk është personale. Qëllimi më madhor është që të rikthejmë vlerat te PD. Votën e lirë.

Do rikthehem i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të vendit. Duke thënë këtë, në mënyrë absolute do respektoj çdo garë dhe verdikt. Do mirëpres çdo rival me vlerësimin më maksimal. Se cili do jetë pozicioni i Sali Berishës, do e përcaktojë anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po nuk ndërtuam një parti si kjo Foltore, madje më të lirë, ne nuk arrijmë objektivat tona. Rama nuk ikën nga pushteti me votat që kontrollon vetë, as më opozitë kukull. Ai ikën me protesta për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Për t’i bërë këto, ne duhet të ringrihemi mbi bazën e këtyre parimeve.

Ne po bëjmë një figurë shumë të keqe, sepse po tregojmë se nuk kemi tolerancë për fjalën. E përjashtoi deputetin sepse i tha se je shprehur në këtë mënyrë. Viktimë e tmerrshme e këtyre qëndrimeve, të bashkërenduara me Edi Ramën, është ajo që themeluam në vitin 1990. Nuk ka pluralizëm kur një parti nuk respekton statutin, kushtetutën e vet, nuk respekton forumet dhe për më tepër shpall se takimet e hapura janë anti-amerikane, se kuvendi është anti-amerikan.

Pikërisht për këtë, ish-kryetari nuk vjen te ju. Hajde këtu, thuaj të gjitha mendimet. Ju garantoj se pjekuria juaj politike është shumë herë më e madhe nga ajo që mendon kryetari. Në pushtet nuk vijmë kurrë nëse nuk jemi forcë politike sovrane. Nëse vendimet për ne i merr dikush tjetër, ne nuk jemi më forcë sovrane. Ne jemi opozitë fasadë.

Duhet të heqim dorë nga ideja se ky ka humbur, por nuk kemi më të mirë. Ky rri, por derën e fitores nuk e çel më. Armin Laschet ishte kryetar i CDU në Gjermani për 8 muaj. Dha dorëheqjen pasi humbi në zgjedhje. Unë jam për të dhënë dorëheqjen,” tha Berisha.

 

Former Congressman Joe DioGuardi letter to President Biden: Greece to recognize Kosova & to end the “war law with Albania from 1940”

Dear Friends and Supporters,

Today, U.S. Secretary of State Anthony Blinken is meeting with Greek foreign minister Nikos Dendias to discuss a range of issues of importance to both nations, including the state of affairs in the Western Balkans.

Just three days ahead of this meeting, on October 11, 2021, former Congressman Joe DioGuardi, President of the Albanian American Civic League, sent a letter to President Biden regarding two key issues that the US must pressure Greece to act on immediately: one, to recognize Kosova as an independent state, and two, to end the “war law with Albania from 1940.”

“I have serious misgiving about Greece’s role in the region, and I am hoping that any major US-Greece diplomatic initiative will not shift the balance of power in Southeast Europe, thus turning Greece into some sort of the “boss of the Balkans.” To this day, Greece has not recognized Kosova and denies the existence of national minorities in its territory,” wrote DioGuardi. He also added: “Moreover, to this day, the Greece still has in force a Decree from 1940 on the Status of War with Albania, despite the fact that World War II has ended more than 75 years ago.”

In the letter, DioGuardi urged President Biden to direct the “State Department to relate to the Greek government that it must abolish as soon as possible and without any preconditions the Greek decree no.2636/1940 on the Status of War with Albania,” while reminding him that “as a champion of international law, freedom, and liberties in the world, the United States has the capacity to press and impose on Greece to rectify this situation.”

DioGuardi and Biden served together in the US Congress in the 1980s. “You will remember that we go back for decades in our efforts to promote US foreign policy values and bring peace and stability in the Balkans. As a result of your wisdom and leadership in the US Senate then, and as our President today, the US enjoys the highest respect and popularity in the countries of Albania, Kosova…,” wrote DioGuardi.

The White House has confirmed receipt of the letter.

The Albanian American Civic League remains committed to continuing the fight for the Albanian national cause in Washington, DC, and appreciates your support.

All the best,


Shirley Cloyes DioGuardi
Balkan Affairs Adviser


Send this to a friend