Përpara se ti të vije në Tiranë, Edi Rama kishte fyer publikisht Sovranin. Në mes të Parlamentit dhe përpara kamerave iu drejtua gjithë Kuksit duke i thënë se “këtij populli nuk i ngrihet”. Që mua për asosacion më kujton atë të famshmen frazë të mbretëreshës Mari Antuanetë, që e përdor Jean-Jacques Rousseau tek libri i tij Confessions, botuar më 1782, se nëse populli nuk ka bukë të hajë, le të hajë atëherë brioche, biskota.
I kërkoj ndjesë publikut që m’u desh të përmend një vulgaritet rrugaçësh shqiptuar nga goja e kryeministrit të Shqipërisë, çka në fakt shpreh gjithë kuintesencën e strategjisë së Edi Ramës se një popull poshtrohet dhe depersonalizohet duke e varfëruar skajshmërisht. Kur një popull nuk ka se çfarë të hajë, ai rri kokëulur, është skllav dhe mund të durojë një sadist të kësaj kategorie që tallet dhe vë në lojë ata të cilëve u ka shpërdorur votën dhe shkaktuar një dhimbje të madhe.
Në fakt strategjia e Edi Rama po bën fiasko. Kuksi u ngrit dhe e sfidoi, pra Kuksit i ngrihet edhe me barkun thatë!
Sot tek ReportTv dëgjova një kuksian që foli në telefon me gazetarin e emisionit të mëngjesit. Sapo kishte marrë vesh që SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kishin bombarduar në Siri një diktator si Asadi, që i vret fëmijët me gaz helmues. Kuksiani ju lut Amerikës që të dërgonte bomba edhe në Shqipëri sepse jeta e tyre ishte e mjerueshme. Marr vetëm 120 mijë lekë në muaj, tha Kuksiani, dmth 90 Euro dhe Edi Rama na vuri tarifat e rrugës. Me çfarë do t’i paguanim ne, pyeti.
Ti, Ornela, nuk je ndofta e azhurnuar me ndodhitë e Shqipërisë nën Edi Ramën. Rreth tri javë më parë ai tarifoi 5 Euro Rrugën e Kombit dhe Kuksit, Tropojës e Hasit që janë në skajin Veri-Lindor u duhej, sa herë që të dilnin nga Kuksi dhe të ktheheshin në shtëpinë e tyre, të paguanin 10 Euro, kur aty gëllon papunësia, mjerimi dhe varfëria sikur e atij qytetarit që foli sot në telefon me ReportTV. Pastaj qytetari iu drejtua përsëri Amerikës që t’i shpëtonte prej këtyre politikanëve! Kjo është situata që ka krijuar Edi Rama si një monark absolut pa kurorë dhe skeptër.
Ti erdhe në Shqipëri dhe në të gjitha televizionet e ktheve Ramën në një idol. E sfidove popullin në një farë mënyre. Do të desha të ishe sot një 18 vjeçare nga Kuksi dhe jam e sigurt se, duke parë prindërit e tu që të vuanin dhe ti pa asnjë perspektivë, me këtë shpirt të lirë, do të dilje e para aty ku Kuksi protestoi dhe si një Zhan d’Arkë, do të ngrije gjithë popullin për të rrëzuar këtë diktaturë të re, të krijuar nga trashëgimtarët dhe të privilegjuarit e sistemit totalitarist. Të kthehemi në vitet kur Edi Rama ishte 22 vjeç. Nëse do të ishte talent dhe nuk do ta përfitonte atë vend si djali i një Artisti me privilegje politike, talenti i tij sot do të kishte çuditur botën, sepse ka gjithë jetën që vegjeton qyl.
Ti erdhe në Tiranë si Fata Morgana për të krijuar mirazhe fallco apo si Sirenat që me këngën e tyre magjike deshën të mashtronin Odiseun, që në rastin tonë është populli. As marinarët në det, as populli shqiptar nuk mashtrohet dot nga zëri yt magjik. Esenca e Edi Ramës është vulgariteti, cinizmi, pashpëritësia. Pa mendo pak sikur Nëna jote të jetonte këtu në Shqipëri dhe për 40 vite punë dhe vuajtje ajo do të paguhej sa ai kuksiani me 90 Euro. Ti si do të reagoje? E kam kthyer në refren këtë pyetje për të gjithë ata që bëjnë moral dhe nuk pyesin për vuajtjet e një populli i cili u mashtrua keqas më 1991-92! Por ai mashtrim tani i është kthyer në vetëdije, prandaj të them mos i helmo njerëzit me broçkulla, po përdor një term banal që e konsumon rëndom idoli yt i viteve të gjelbëra.
Nuk të kam lexuar asnjë libër, po deshe ma dërgo njërin të ta përkthej, librin tënd të parë. Duke lexuar Wikipedian u ndala në atë që shkruhej për ty në gjermanisht dhe më tërhoqi edhe mua vemendjen ajo çka ti thua për këtë libër titulluar “Jeta e përjetëshme e shqiptarëve”, një roman autobiografik, ku ti ke si heroinë kryesore veteveten një vajzë me emrin Ormira – Ornela, i ke ruajtur emrit asosacionin e tingujve, e cila bashkë me nënën e saj ikin nga Atdheu me hapjen e kufijve. Si ti janë larguar 3 milionë shqiptarë dhe kanë dëshirë të largohen edhe ata që kanë mbetur, sepse aty gjithçka është sikur e ke lënë.
Për librin tënd ti je shprehur: “Dëshiroja vetëm të tregoja jetën e përditshme të shqiptarëve që jetonin në shtetin totalitar të Enver Hoxhës. Deri kohët e fundit, në Shqipëri u bë letërsi vetëm nga njerëz që ishin të mbrojtur nga partia. Njerëzit që u dënuan nuk kishin zë në këtë vend dhe unë i përkas atij lloj njerëzish. ”
Ky është zëri yt i vërtetë Ornela! Me zërin tënd bashkohem edhe unë. Edhe unë isha njëra nga ato që partia, meqë kishte dënuar tim atë, për këtë antiarsye më kishte dënuar edhe mua si bija e tij. Fatin tim të mbrapshtë partia dhe trashëgimtarët e saj e kishin parashkruar. Dhe ata ashtu më gjykojnë edhe sot sepse kanë mbetur të pa konvertuar! Këta 27 vjet që kur je larguar aty asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm se është rritur çmendurimi totalitarist. Edi Rama, që ka të paktën 21 vjet që jeton qyl me të ardhurat e taksapaguesave, e ka çuar popullin në zgrip me qëllimin që atij të mos i ngrihet më! Dhe ai pastaj të jetë sulltani idiot që ta kthejë Shqipërinë e shekullit XXI në oborrin e tij, me harem, eunukë dhe skllevër. E pastaj të ftojë Sirena si puna jote që t’i thurin dithirambe dhe njerëzit duke u habitur pas teje të harrojnë sadizmin e tij. Ftesa që të bëri Edi Rama ngjan e një tutori! Por s’ka më efekte magjia dhe magjistarët kur populli po vdes për bukë. Magjia dhe magjistarët bëjnë efekt të kundërt, e zgjojnë dhe e ngrejnë në rebelim.
Në mbyllje të librit tënd të parë “Jeta e përjetëshme e shqiptarëve”, ti tregon se vetëm kur emigrove me nënën tënde në Itali, e njohe realitetin dhe brulatitetin që kishe jetuar. Vetëm në Perëndim, shkruan ti, shqiptarë bëhen të vetëdijshëm për varfërinë e tyre. Dhe romani yt përfunduan me fjalitë: “Ata, shqiptarët nuk duan të dinë më shumë për Tokën e Premtuar. Ata e kuptojnë se janë të vdekshëm, por nuk duan të vdesin.”
Shumë e bukur kjo mbyllje. Ti e ke zbuluar se dëshira për jetën është hyjnore tek shqiptarët. Ty, nëse të ka ardhur keq për veten tënde dhe u rebelove, duhet të të vijë keq edhe për këta njerëz që i ke gjetur ashtu sikur i ke lënë. Mos u shplaj trutë duke përdorur suksesin tënd, por vuaj si ata. Prej 1991-1992 deri sot, po e përsëris rishtas, nga vendi ynë janë larguar 3 milionë shqiptarë dhe nëse Perëndimi u hapte dyert tani, Shqipëria zbrazej e gjitha, sepse trashëgimtarët e sistemit totalitarist diktaturën komuniste e kanë zëvendësuar me diktaturën e varfërisë dhe padrejtësisë. Edi Rama i burgos shqiptarët duke i izoluar përmes papunësisë, mjerimit ekonomik dhe klientelizmit e nepotizmit. Rinia ka mbetur pa asnjë perspektivë. Rinisë i mbetet ose të ikë nga sytë këmbët, ose të prostituojë dhe trafikojë drogë ose të vuajë tmerrësisht, ose të bëhet militant partie i Edi Ramës, ose të rebelohet për ta ndyshuar këtë realitet! Rebelimi është alternativa më e pastër që i shkon për shtat energjive të saj pozitive!
Sot Toka e Premtuar nuk është Perëndimi për shqiptarët, por Atdheu ynë që na takon të gjithëve. Na takon edhe ne që kemi sakrifikuar edhe duke ikur, sepse ikja është sakrifica më e madhe! Perëndimi për shqiptarët është Shqipëria por pa diktatorë, dmth pa Edi Ramën dhe këtë klasë politike!
Jeta juaj do te jete e bukur dhe e sigurt kur gjallërimi i jetes te jete prioritet dhe jo siguria, dashuria me shumë se sa parate, dhe liria me shumë se sa fjalet e partise sate dhe te urrejtjes, kure gjendja e shpirtit tend eshte si nje simfoni lirie, kurë mendimi jot eshtë ne harmoni me gjendjen tende per te kuptuar prioritetet e jetes, kur te besh mendimin tënd vizionar dhe jo dashakeqës tinzar te nje luftetari te madh ” politik” e gjitha jeta behet me e mire kure ndryshon mënyrën e te menduarit menyren per te pare jeten dhe vlerësuar prioritetet e saje në kohen e duhur, mund te shprehesha shumë , por me kete mënyre të menduari , nuk je ne gjendje te kuptosh asgje per te miren e te gjitheve sepse ti je shumë besnike dhe punëtore si bleta dhe mirimanga ndaj parase , partise, dhe urdherdhenesve tuaj .
Vetem nje gje ka rendesi ne jete ta kalosh me shendet te mire dhe te jesh i lumtur . Ndiq zërin e brendeshem tendin te zemrës sate qe te bejnë te ndryshojnë kuptimin e jetes dhe normat e sajë per lumturinë dhe mos lumturine e shoqerise.
Ilir Gurabardhi edhe këtu më dole.
Po unë jam në paqe me jetën time, por nuk jam në paqe me vuajtjet e shqiptarëve!
Të përshëndes
Elida Buçpapaj
Jam totalisht dakort me te gjitha gjerat qe shpreh ne kete shkrim. Te lumte.
Njeriu perpara se te mendoje don te haje, te pije e te vishet. Fukaralleku ne Shqiperi eshte ne situate lemerie. Pushtetaret tallen me ne, bejne sikur zihen dhe nga mbrapa mbrojne njeri tjetrin.
Ju flm shumë DaLi !
Ju përshëndes,
Elida Buçpapaj
Apsurde në citimin dhe krahasimin artikullshkruesja me Znj Ornela,shikoni sa i ka faqet dhe shëndetin e harlisur gazetarja pd që i vjen keq për shëndet ligët e Kukësit që nuk kanë mjetë transporti dhe kanë frikë se do paguajnë,,,përçmim mbi dhe…
Uliks i Detit, nuk kam asnjë lidhje me PD, e akuzoj PD për mbrapshtitë e veta dhe bashkë me PS në krye kanë 27 vjet që i tërheqin zvarrë shqiptarët.
Po më vjen keq për shqiptarët, vuaj për ta, jetoj jashtë por e kam provuar në diktaturë se çfarë do të thotë varfëri, edhe Ornela vetë e ka provuar, edhe diktaturën edhe varfërinë. Nuk fyej njeri.
Përshëndetje
Elida Buçpapaj
Shkrim shume i sakte dhe i bukur!
Ju flm shumë Heretik!
Përshëndetjet e mia
Elida Buçpapaj
Te lumte Elida! Je shume e sakte dhe e vertete! Ornela qe i eshte larguar varferise me kohe jeton akoma me endrat e dashuriçkave te saj rinore,kurse ish popullit te saj i ka vajtur thika ne palce! Ajo e ka harruar varferine dhe mjerimin e saj te dikurshem!Fakeminderit e nderuar Elida!
E dashur Aferdita,
Te flm shume.
Po edhe une si ty mendoj se popullit i ka hyre thika ne palce!
Te pershendes
Elida
Pershendetje Elida,
Hera here lexoj shkrimet tuaja, dhe ne me te shumten e rasteve nuk pendohem per kohen qe shpenzoj.
Nuk do kisha komentuar per shkrimin, por me terhoqi nje fraze juaja per nje komentuese:
” …se popullit “i ka hyre thika ne palce” . Thashe me vete si mund te quhej koha e demonit.
…
Nuk e kam degjuar se cfare ka thene “shkrimtarja Ornele”. Por edhe po te njihesha me zulmen e levdatave te saja, nuk do perjetoja ndonje luhatje emocionale. Megjithate e respektoj mendimin e dlire te tjetrit.
Ne se do me pyesnin mua, te gjithe jane faqezes e letyra, kriminele e lapera. Per shkak te zullumeve te tyre ne ate vend vriten me shume se ne Afganistan.
Ju respektoj, ju lexoj , por nuk besoj se do shkruaj serish.
I nderuar Ilirjan,
Ju flm shume dhe mirenjohje qe me lexoni. Ju flm edhe per komentin.
Dhe shpresoj qe do te komentoni rishtas.
Po edhe une keshtu mendoj se pushteti dhe hapesira publike eshte e pushtuar.
Pershendetjet e mia
Elida
Komenti i përsosur , pa ofendime , po me të thëna të vërteta që i di kushdo dhe vetë zonja Vorbsi .
Më vjen keq se një person si ajo me këmbë në tokë i bën llustra të paqena pa asnjë interes .
te lumte pena Elida, nuk gabon nje presje! Urime p