VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ornela Vorspi Shqipëria që ke gjetur është ajo që ke lënë kur ike ! Nga Elida Buçpapaj

By | April 14, 2018
14 Comments
  • author avatar
    Iliri 2 weeks ago Reply

    Jeta juaj do te jete e bukur dhe e sigurt kur gjallërimi i jetes te jete prioritet dhe jo siguria, dashuria me shumë se sa parate, dhe liria me shumë se sa fjalet e partise sate dhe te urrejtjes, kure gjendja e shpirtit tend eshte si nje simfoni lirie, kurë mendimi jot eshtë ne harmoni me gjendjen tende per te kuptuar prioritetet e jetes, kur te besh mendimin tënd vizionar dhe jo dashakeqës tinzar te nje luftetari te madh ” politik” e gjitha jeta behet me e mire kure ndryshon mënyrën e te menduarit menyren per te pare jeten dhe vlerësuar prioritetet e saje në kohen e duhur, mund te shprehesha shumë , por me kete mënyre të menduari , nuk je ne gjendje te kuptosh asgje per te miren e te gjitheve sepse ti je shumë besnike dhe punëtore si bleta dhe mirimanga ndaj parase , partise, dhe urdherdhenesve tuaj .
    Vetem nje gje ka rendesi ne jete ta kalosh me shendet te mire dhe te jesh i lumtur . Ndiq zërin e brendeshem tendin te zemrës sate qe te bejnë te ndryshojnë kuptimin e jetes dhe normat e sajë per lumturinë dhe mos lumturine e shoqerise.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 2 weeks ago Reply

      Ilir Gurabardhi edhe këtu më dole.
      Po unë jam në paqe me jetën time, por nuk jam në paqe me vuajtjet e shqiptarëve!
      Të përshëndes
      Elida Buçpapaj

  • author avatar
    DaLi 2 weeks ago Reply

    Jam totalisht dakort me te gjitha gjerat qe shpreh ne kete shkrim. Te lumte.
    Njeriu perpara se te mendoje don te haje, te pije e te vishet. Fukaralleku ne Shqiperi eshte ne situate lemerie. Pushtetaret tallen me ne, bejne sikur zihen dhe nga mbrapa mbrojne njeri tjetrin.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 2 weeks ago Reply

      Ju flm shumë DaLi !
      Ju përshëndes,
      Elida Buçpapaj

  • author avatar
    Uliksi Detit 2 weeks ago Reply

    Apsurde në citimin dhe krahasimin artikullshkruesja me Znj Ornela,shikoni sa i ka faqet dhe shëndetin e harlisur gazetarja pd që i vjen keq për shëndet ligët e Kukësit që nuk kanë mjetë transporti dhe kanë frikë se do paguajnë,,,përçmim mbi dhe…

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 2 weeks ago Reply

      Uliks i Detit, nuk kam asnjë lidhje me PD, e akuzoj PD për mbrapshtitë e veta dhe bashkë me PS në krye kanë 27 vjet që i tërheqin zvarrë shqiptarët.
      Po më vjen keq për shqiptarët, vuaj për ta, jetoj jashtë por e kam provuar në diktaturë se çfarë do të thotë varfëri, edhe Ornela vetë e ka provuar, edhe diktaturën edhe varfërinë. Nuk fyej njeri.
      Përshëndetje
      Elida Buçpapaj

  • author avatar
    Heretiku 2 weeks ago Reply

    Shkrim shume i sakte dhe i bukur!

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 2 weeks ago Reply

      Ju flm shumë Heretik!
      Përshëndetjet e mia
      Elida Buçpapaj

  • author avatar
    Aferdita Deliu 2 weeks ago Reply

    Te lumte Elida! Je shume e sakte dhe e vertete! Ornela qe i eshte larguar varferise me kohe jeton akoma me endrat e dashuriçkave te saj rinore,kurse ish popullit te saj i ka vajtur thika ne palce! Ajo e ka harruar varferine dhe mjerimin e saj te dikurshem!Fakeminderit e nderuar Elida!

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 week ago Reply

      E dashur Aferdita,
      Te flm shume.
      Po edhe une si ty mendoj se popullit i ka hyre thika ne palce!
      Te pershendes
      Elida

  • author avatar
    Ilirjan 1 week ago Reply

    Pershendetje Elida,
    Hera here lexoj shkrimet tuaja, dhe ne me te shumten e rasteve nuk pendohem per kohen qe shpenzoj.
    Nuk do kisha komentuar per shkrimin, por me terhoqi nje fraze juaja per nje komentuese:
    ” …se popullit “i ka hyre thika ne palce” . Thashe me vete si mund te quhej koha e demonit.

    Nuk e kam degjuar se cfare ka thene “shkrimtarja Ornele”. Por edhe po te njihesha me zulmen e levdatave te saja, nuk do perjetoja ndonje luhatje emocionale. Megjithate e respektoj mendimin e dlire te tjetrit.
    Ne se do me pyesnin mua, te gjithe jane faqezes e letyra, kriminele e lapera. Per shkak te zullumeve te tyre ne ate vend vriten me shume se ne Afganistan.
    Ju respektoj, ju lexoj , por nuk besoj se do shkruaj serish.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 week ago Reply

      I nderuar Ilirjan,
      Ju flm shume dhe mirenjohje qe me lexoni. Ju flm edhe per komentin.
      Dhe shpresoj qe do te komentoni rishtas.
      Po edhe une keshtu mendoj se pushteti dhe hapesira publike eshte e pushtuar.
      Pershendetjet e mia
      Elida

  • author avatar
    Fllada 1 week ago Reply

    Komenti i përsosur , pa ofendime , po me të thëna të vërteta që i di kushdo dhe vetë zonja Vorbsi .
    Më vjen keq se një person si ajo me këmbë në tokë i bën llustra të paqena pa asnjë interes .

  • author avatar
    eda 1 week ago Reply

    te lumte pena Elida, nuk gabon nje presje! Urime p

Komentet

25 PRILL 1993 – 2018 PAPA GJON PALI II TEK GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU – Nga Fritz RADOVANI

 

“Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni…”

25 Prill 1993, kur Papa Gjon Pali II, po hynte fitimtar në Katedralen e rindertueme të Shkodres, ditë në të cilen Ai puthi Token Shqiptare, Token e rijtun në shekuj me gjakun e Shenjtë të mija Martirëve Shqiptarë, e së fundit të ramë nën shpaten  komuniste e barbare. Na dukej e pabesueshme se jemi tue pa me sy Burrin ma të madh të Shekullit që me doren e Tij, po na bekonte e po na ringjallte Fenë në zemrat tona!

Ishte po, Ai Papë, që në qershorin e vitit 1991, Burrnisht kishte refuzue kerkesen e tradhëtarit dhe zbatuesit të “Revolucionit Kultural” Ramiz Alia, në vitin 1967 në Shkoder, per me vizitue Vatikanin, me shpresë mashtrimi per me ruejtë postin e presidentit.

Ishte Ai Papë që porsa mërrijti i dhuroi Qytetit të Shkodres Fuguren e Zojës së Këshillit të Mirë dhe e vendosi me doren e Tij, tue e bekue Gurin e rindertimit të Kishës së Zojës brijë Kalasë Rozafat, për të treten herë e shkatrrueme mbas 1967 nga anadollakët. Mesazhi i Tij ishte: “T’i kthehet vendit dhe Popullit Tuej paqa, një jetë ma e mirë dhe zhvillimi social simbas traditave njerzore e fetare të kësaj tokë” (26 Prill, Vatikan).

Ishte Polaku Vojtila, që kur Bashkimi Sovjetik kërcënoi Poloninë atje për lëvizjet demokratike deklaroi: “Nëse një ushtar sovjetik do të shkelin kufinin polak, unë do të çveshëm si Papë dhe do të shkoj me luftue atje për Lirinë e Atdheut tim!”

Papa Gjon Pali II asht njohësi ma i saktë i Shqipnisë robnueme komuniste dhe per këte t’i referohemi Atij: “Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllazënor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashkjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilëve, u sjellë një përshëndetje të përzemërt…Kam ardhë për me i shfaqë çdo Shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore e shpirtnore.

Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar…

Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë. Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste.

Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohtë, ku njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë, vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?

Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e katakombëve të lashta kristjane dhe t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat.

Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste…

Dukej sikur mjeti ma i domosdoshëm për me realizue e trumbetue “Parajsën në tokë” kje tue i mohue njeriut atë forcë që e lidhë me Krishtin, forcë kjo, rreptësisht e dënueme si një “dobësi e pandershme për njeriun”.

Në të vërtetë kjo forcë e pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese për ata, ashtu si e treguen faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga Feja, nuk lejon lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv…

Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra ndaj të Krishtenëve, por atëherë ishte fjala për shtet i cili në emën të një feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit. Kurse këtu, shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues. E gjithë kjo ndodhte në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerzoria”, liria e tyne…

Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë!

Dhe në fakt ky duhët të jetë pikësynimi sot, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë. Por, kjo liri besimi fetar të cilën Ju, ma në fund po e shijoni, nuk asht vetëm një dhuratë e çmueshme e Zotit për ata që kanë hirin e Fesë, por asht një dhuratë për të gjithë, sëpse ajo, asht thëmeli i garancisë për çdo shprehje tjetër të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë cep të Shenjtë dhe të padhunueshëm që asht ndërgjegja, ku, kenja njerëzore takohët me Krijuesin dhe fiton ndërgjegje të plotë të dinjitetit të vet.

Nga një liri e tillë, e trajtueme ashtu siç duhët, nuk ka përshka ti trembemi asnjë shrregullimi njerzor. Besimi i çiltër në Té nuk i përçanë njerëzit por përkundrazi, i bashkon me gjithë veçantitë e tyne. Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi Vllazën. Kështu, që Feja, asht një kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vllaznim human.

Liria  e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të intolerancës dhe të sektarizmit, dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv…

Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!

Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Endè ka plagë të pambylluna. E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh.

 

Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës.

E madhe asht detyra që të pret për të cilën tashma e ké fillue punën më një zell të lavdrueshëm. Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’ u garantohët puna e, ajo që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për t’ a konsolidue demokracinë tuej të ré.

Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore. “Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia… ” (25 Prill 1993, Në sheshin Skenderbeu, Tiranë).

***

Dhe unë, po persëris: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni…

Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë!

Melbourne, 25 Prill 2018.

Muhaxherri: Nuk pres as nga Specialja ta zbardhë vrasjen e Ismet Rracit

Shkoi ta përkujtojë te varri, por kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, as pas 17 viteve, nuk pret që shpejt të zbardhet vrasja e ish-kryetarit të Klinës, Ismet Rraci. Përballjen me drejtësinë të vrasësit të një prej themeluesve të LDK-së, Muhaxheri nuk pret ta bëjë as Gjykata Speciale

Të jashtëzakonshëm dhe punëtor, e përshkruan Gazmend Muhaxheri ish-kryetarin e Klinës Ismet Rraci. Ky i fundit, më 23 prill të vitit 2001, u vra pranë banesës së tij, nga persona kurrë të identifikuar.

Se kush ka mundur dhe cilat kanë qenë motivet e vrasjes së një prej themeluesve të LDK-së, 17 vjet pas thotë se nuk mund t’i dijë ende as personi që tash po synon ta marrë drejtimin e kësaj partie.

“Unë shkova me nderu një njeri të jashtëzakonshëm, që ka punu shumë, dhe padrejtësisht është nda prej jetës. Këto pjesët tjera i mbeten drejtësisë kosovare me u marrë”, tha Gazmend Muhaxheri për Gazetën Express, pas homazheve që bëri te varri i ish-veprimtarit të LDK-së, i afërt me ish-presidentin Rugova.

E se kur drejtësia kosovare do të vërë përballë saj atentatorin e ish-kryetarit të Klinës, Muhaxheri thotë:

“Ndoshta kur të shnoshet pak nga sëmundjet që vuan”.

Tutje, i pari i Pejës thotë se nuk mund të akuzojë as SHIK-un për këto vrasje, siç zakonisht kanë bërë zyrtarët e LDK-së.

“Unë s’e di. Nuk kam qysh me mëndu kush i ka ba. Duhet drejtësia me u marrë me këtë punë, për mos me shku akuzat majtas djathtas, por me adresu çështjen ku duhet”, tha ai për Gazetën Express, përmes telefonit.

E në fund të bisedës, Gazmend Muhaxheri thotë se nuk beson që Gjykata Speciale do të merret me vrasjen e Ismet Rracit, sikurse as me vrasjet e zyrtarëve tjerë të LDK-së që kanë ndodhur në vitet e para të pasluftës në Kosovë.

“Nuk e besoj që mundet me u marrë, këto janë raste të vitit 2001”, tha ai.

Ndryshe, në përvjetorin e vrasjes së tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar ish-kryetarin e Komunës së Klinës, Ismet Rraci. Ky subjekt politik ka kërkuar drejtësi për vrasjen e Rracit dhe të gjithë veprimtarëve tjerë të LDK-së

Dioguardi: Thaçi ia dha 2.3 milionë ish senatorit Bobe Dole vetëm për parathënien e librit

Ish-kongresisti amerikan DioGuardi ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi se e ka paguar 2 milionë e 300 mijë euro, ish-senatorin Robert Dole vetëm që t’i shkruaj parathënien e librit të tij, New State, Modern Stateman”, i cili është shkruar nga gazetarët britanikë Suzy Jagger dhe Roger Boys.

“Presidenti Thaçi pagoi 2.3 milion euro të taksapaguesve kosovarë për kompaninë e z. Dole vetëm që t’i shkruaj një parathënie të librit”, shprehet ai për Insajderi.

Kompania amerikane “Alston Bird”, që këshillohet nga ish-senatori Bob Dole i cili e mban epitetin ‘miku i madh i shqiptarëve’, kishte fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës.

Kontrata parashihte që kompania amerikane e përfaqësuar nga Bob Dole, të kryejë disa shërbime speciale për Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës.

Kontrata parashihte po ashtu që kompania amerikane të bëjë sigurimin e informacionit të shpejt dhe cilësor, sigurimi e këshillave dhe analizave të ndryshme, identifikimi e zyrtareve ndërkombëtar vendimtar në strategjinë e lobimit dhe ndikimin mbi sektorë dhe zyrtarë me qëllim realizimin e interesave te Republikës së Kosovës.

Deklarata e fortë e ish-kongresistit amerikan Dioguardi: Thaçi e Haradinaj janë mafiozë

Joseph DioGuardi është 78 vjeç. Shpreson të jetojë edhe 20 vjet. Kaq thotë se i duhen që çështjen shqiptare ta çojë në nivelin më të lartë të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë premton se do ta bëjë pa bashkëpunuar me liderët shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë. Dëshiron të qëndrojë larg tyre. Ka një arsye për këtë: i konsideron mafiozë.

“Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson për popullin, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia”, ka thënë për Insajderin, ish-kongresisti amerikan i cili për herë të parë e hapi në kongres çështjen e Kosovës së bashku me kongresistin Tom Lantos.

DioGuardi ka qenë përfaqësues i New Yorkut në Kongresin Amerikan gjatë viteve 1985-1989. Është republikan, që mbështet politika të ashpra kundër Rusisë. Është bërë njëri prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit amerikan, Donald Trump, ndonëse e ka votuar dhe mbështetur atë në garën për president. Si kontabilist dhe financier i njohur, DioGuardi, druan se Trump do ta falimentojë Amerikën.

“Borxhi publik po rritet. Ekonomia jonë po varët nga paratë që nuk i kemi”, thotë ai.

DioGuardi, që është me prejardhje shqiptare nga fshati Greci i Italisë gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes shqiptare. Edhe sot vazhdon të jetë aktiv në Amerikë si drejtues i Ligës Shqiptaro-amerikane.

“Kosova e Shqipëria nuk janë në gjendje të mirë për shkak të elitës politike e cila mendon që gjithçka mund të blihet me para. Ata u munduan të më blejnë edhe mua. Më ofruan para vetëm që të dilnin në fotografi me mua dhe të thoshin se kemi mbështetjen e DioGuardit”, thotë ai në një bisedë për Insajderin.

“Unë nuk dua dekorata. Nuk dua medalje. Nuk marrë dekorata nga liderë të korruptuar”, insiston ai.

DioGuardi akuzon presidentin, Hashim Thaçi se e ka paguar 2 milionë e 300 mijë euro, ish-senatorin Robert Dole vetëm që t’i shkruaj parathënien e librit të tij, New State, Modern Stateman”, i cili është shkruar nga gazetarët britanikë Suzy Jagger dhe Roger Boys.

“Presidenti Thaçi pagoi 2.3 milion euro të taksapaguesve kosovarë për kompaninë e z. Dole vetëm që t’i shkruaj një parathënie të librit”, shprehet ai.

Insajderi kishte raportuar në shkurt të vitit të kaluar se kompania amerikane “Alston Bird”, që këshillohet nga ish-senatori Bob Dole i cili e mban epitetin ‘miku i madh i shqiptarëve’, kishte fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës.

Kontrata parashihte që kompania amerikane e përfaqësuar nga Bob Dole, të kryejë disa shërbime speciale për Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës.

Kontrata parashihte po ashtu që kompania amerikane të bëjë sigurimin e informacionit të shpejt dhe cilësor, sigurimi e këshillave dhe analizave të ndryshme, identifikimi e zyrtareve ndërkombëtar vendimtar në strategjinë e lobimit dhe ndikimin mbi sektorë dhe zyrtarë me qëllim realizimin e interesave te Republikës së Kosovës.

DioGuardi zotohet se kurrë nuk do të takojë asnjë liderë shqiptarë për shkak se siç thotë ai, janë të korruptuar. E përsërit epitetin “mafioz” për Thaçin. Ai kishte refuzuar për disa vjet edhe dekoratën e ndarë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova.

Disa vjet më vonë e kishte marrë këtë në një ndejë private në shtëpinë e Rugovës.

“Pak kohë para se të vdiste mora një telefonatë nga Rugova. Më tha, Joseph unë po vdes. Të lutëm eja tek unë. Unë shkova dhe e pash se tashmë po vdiste. E pranova dekoratën vetëm për faktin se ishte në fund të jetës”, kujton ai.

DioGuardi është duke shkruar një libër. Në të thotë se do të zbulojë detaje të punës që kishte bërë për Kosovën, duke nisur nga vizita e parë në Beograd dhe Prishtinë në vitin 1989 dhe akuzat për krime të Milosheviqit në Kosovë.

Ish-kongresisti thotë se arritja më e madhe e Kosovës është pavarësia e saj. Shprehet i bindur se kurrë Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë. Ndryshimi i kufijve thotë se është i pamundur.

DioGuardi, pret ftesë nga shoqëria civile për ta vizituar Kosovën.

“Nuk dua të takojë politikanë. Nuk dua fotografi me ta. Nuk dua dekorata. Nuk dua para prej tyre. Dua të vi në Prishtinë dhe ta promovojë librin tim”, shprehet ai. /Insajderi/

Kosovë-Shqipëri: Alpet shqiptare përfshihen në itinerarin e Via Dinarica

Shqipëria dhe Kosova nisin bashkëpunimin për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe organizata simotër në Kosovë CDF (Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve) kanë filluar punën për zbatimin e këtij projekti që financohet përmes fondeve IPA Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Shqipëri.
Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh të Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor, i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.
“Via Dinarica” vlerësohet në Planin Kombëtar Sektorial të Turizmit të Alpeve Shqiptare (PKST) si një ndër itineraret turistike më të rëndësishme që duhet zhvilluar. “Via Dinarica” është një shteg 2,000 km i gjatë dhe përshkon Slloveninë, Kroacinë, Bosnje – Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.Shqipëria dhe Kosova do të punojnë së bashku për një sërë ndërhyrjesh në përmirësimin e infrastrukturës turistike, rigjallërimin e shtigjeve malore në të dy anët e kufirit, rritjen e aksesit për të apasionuarit e ecjes në këmbë dhe me biçikleta, etj.
Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh në Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.“Via “Dinarica” është një korridor kulturor që në mënyrë natyrore përmes shtigjeve të reja apo ekzistuese lidh shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetet, duke shpërfaqur një larmi mbresëlënëse pejsazesh e traditash.

Në thelb jo vetëm nxitet potenciali i të gjithë rajonit për turizëm, por njëkohësisht synohet edhe zhvillimi i zonave rurale të thella përgjatë shtegut dhe rritja e mirëqenies së popullsive lokale nëpërmjet nxitjes së shërbimeve turistike.
Gjatë vitit 2017, FSHZH është përzgjedhur si partner në 6 projekte të financuara nga Programet CBC/Bashkëpunimit Ndërkufitar. Këto projekte kanë fokus zhvillimin turistik dhe novacionin në mjedis. Projektet në total kanë një vlerë prej 1 milion ruro dhe kanë filluar zbatimin në fillim të vitit 2018.
Alpet e Shqipërisë, renditen në majën e këtij itinerari, Via Dinarica, për shkak të mjedisit surprizues.
Synimi është që të realizohet kombinimi i duhur mes turizmit të aventurës dhe autenticitetit. Maja të ashpra, shtigje të markuara, banesa tradicionale, ushqim i freskët dhe mikpritje nga vendasit.
Kjo është ajo që ofron projekti itinerari Via Dinarica, me impakt në shtimin e një fluksi të ri turistësh, përmes një ane të re të turizmit, e pa eksploruar më parë në vendin tone dhe me shtrirje gjeografike rajonin e Ballkanit.
atsh

DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”.

Kliko këtu për raportin e plotë.

Përsa u takon zgjedhjeve, raporti i referohet OSBE-së, kur thotë se zgjedhjet respektuan liritë themelore por u ndikuan negativisht nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.

Në raportin e përvitshëm për të Drejtat e Njeriut thuhet se mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz.

“Ndjekja penale dhe veçanërisht gjetja fajtorë e zyrtarëve që kanë kryer shkelje ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale”, thuhet në raportin që doli të premten.

Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vitit 2017, “korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes” në Shqipëri.

“Mes janarit dhe gushtit, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja korrupsioni. Gjatë së njëjtës periudhë, 122 persona dolën në gjyq për shkelje të lidhura me korrupsionin dhe 99 u shpallën fajtorë”, thuhet në raport.

“Ndërsa prokurorët shënuan përparim të konsiderueshëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit në nivele të ulëta, përfshirë prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, ndjekja penale e krimeve të niveleve më të larta nuk po ndodh, për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, një mungese të përgjithshme burimesh dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit”, thuhet në raport.

Probleme të ngjashme përmenden edhe për gjyqësorin.

“Presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara disa herë nuk e lejuar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efektive”, thuhet në raport.

Po ashtu thuhet se politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese vunë në rrezik pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mori masa të duhura disiplinare ndaj gjykatësve.

Në raport thuhet se në përgjithësi autoritetet mbajtën kontroll efektiv mbi policinë, Gardën e Republikës, forcat e armatosura dhe shërbimin e zbulimit, “megjithëse zyrtarët herë pas here përdorën burime shtetërore për përfitime personale dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë kryen shkelje”.

“Policia jo gjithmonë e zbatoi ligjin në mënyrë të balancuar. Lidhjet personale, ato politike ose kriminale, infrastruktura e dobët, mungesa e paisjeve ose menaxhimi i papërshtatshëm kontribuan në korrupsionin e vazhdueshëm dhe sjellje joprofesionale. Autoritetet vazhduan të bëjnë përpjekje për t’i trajtuar këto probleme duke riparuar ambjentet e policisë, duke marrë automjete më të reja dhe duke nxjerrë në pah masat antikorrupsion”, thuhet në raport.

Sipas raportit, mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz, “megjithëse qeveria shtoi përpjekjet për ta trajtuar, veçanërisht duke rritur përdorimin e pamjeve filmike për të dokumentuar dhe për të ndjekur penalisht shkeljet e policisë”.

Megjithëse qeveria kishte mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimet dhe korrupsionin, korrupsioni i policisë vazhdoi të mbetej problem.

Përsa i takon lirisë së shprehjes dhe së medias, raporti thotë se qeveria në përgjithësi i respektoi këto të drejta, por shton se pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ushtrojnë ndikimi tek media në mënyrë të papërshtatshme.

“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi të gjerë pikëpamjesh, megjithëse pati disa përpjekje për të ushtruar presion direkt dhe indirekt politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që punonin për histori investigative për krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raport.

Po ashtu “presioni politik, korrupsioni, mungesa e fondeve e ndrydhën median e pavarur të shkruar” dhe problem mbeti autocensura.

Fotogaleri: Tensionohet situata në Shkodër, hidhet tymuese para “këmbëve” të drejtorit të policisë

SHKODER- Seanca e sotme gjyqësore ku Apeli i Shkodrës pritet të japë vendimin për 11 kuksianët e arrestuar gjatë protestës në rrugën e Kombit është shoqëruar edhe me protestën e qytetarëve.

Jashtë ambienteve të gjykatës siç mëson “BalkanWeb” vijojnë të hidhen tymuese, ndërsa një e tillë është hedhur edhe shumë pranë vendit ku qëndronte Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.

Gazetari Senad Nikshiqi, raportoi për “BalkanWeb” se pas atij momenti shefi i policisë nisi të bëjë disa telefonata.
Më herët protestuesit hodhën tymuese edhe në drejtim të Gjykatës së Apelit.
20180420-105253

20180420-105251
Më herët protestuesit hodhën tymuese edhe në drejtim të Gjykatës së Apelit, gjest me të cilin kërkonin lirimin e 11 kuksianëve që u lanë në burg nga gjykata e Kukësit.
20180420-105300

20180420-105137
Kujtojmë që për të ruajtur rendin dhe sigurinë në Shkodër janë grumbullar rreth 150 forca policore.

LIVE – Nisi gjyqi kundër kuksianëve të protestës, gjykata e rrethuar nga policë dhe qytetarë (video)

Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton sot masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.

Policia ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

Sot zhvillohet seanca e ankimimit për 23 masat e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Kukësit për protestuesit e Rrugës së Kombit. 11 protestues janë lënë në arrest me burg, 10 në detyrim paraqitjeje dhe 2 në arrest shtëpie.

Nis gjyqi për rivlerësimin e masës për 23 kuksianët

Ka nisur gjyqi për rivlerësimin e masës për 23 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, ku 11 prej tyre janë  nën masën arrest me burg ndërsa të tjerët janë në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje.

“Poshtë Xhafaj dhe Tahiri”, protestuesit mblidhen pranë Gjykatës në Shkodër, hedhin tymuese

Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër. Po ashtu dhe disa deputetë të Partisë Demokratike.

Në Shkodër kanë mbërritur  deputetët Edmon Spaho, Albana Vokshi, Dashamir Shehi dhe Izmira Ulqinaku por dhe deputet të LSI, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Protestuesit kanë nisur thirrje në kor, “lironi vllezërit tanë”, por kanë hedhur dhe tymuese.

“Poshtë Fatmir Xhafaj, poshtë banditi Saimir Tahiri”, kanë thënë sisa protestues të tjerë.

 

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar.

shkoder gjykata

11 protestuesit e arrestuar

Shpëtim Toda

Xhevahir Hereni

Elton Cengu

Florin Onuzi

Shkëlqim Vata

Xhevahir Gashi

Ervis Ruçi

Rasim Onuzi

Vasil Laçi

Abdi Haziri

Edmond Matmuja

Pas pak në Shkodër fillon gjyqi ndaj të 11-ve, policia rrethon gjykatën

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga nisja e seancës në Gjykatën e Shkodrës, Policia ka rrethuar të gjithë zonën.

Në orën 11:00, në Gjykatën e Apelit në Shkodër, do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

 

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar.

Do të tensionohet sot situata në Shkodër? Deputetët e PD vendosin që…

Deputetë dhe aktivistë të Partisë Demokratike do të jenë ditën e sotme prezentë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ku janë ankimuar 23 masat e sigurisë dhënë nga Gjykata për protestuesit e Rrugës së Kombit.

deputetet e pd ne gjykate

Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti demokrat nga Qarku i Shkodrës, Bardh Spahia.

“Nderi dhe tradita e Shkodrës e don që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të tyre dhe kundër gjyqeve politike, të cilat na kujtojnë kohët më të errëta të Shqipërisë dhe me të cilat Shkodra dhe shkodranët nuk janë pajtuar as gjatë diktaturës më të egër. I gjithë Grupi Parlamentar i PD-së do jetë aty. Sytë, mendja dhe zemra e çdo demokrati kudo ku ndodhet nesër do jenë në Shkodër. Le të jemi sa më shumë nesër (sot) në orën 10:00 te Gjykata e Apelit”, shkruan Spahia në një status në rrjetin social “Facebook”.

Ditën e sotme, në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 23 protestuesve. Avokatët e tyre mbrojtës kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë të Kukësit që la në burg 11 protestues, 10 në detyrim paraqitjeje dhe 2 në arrest shtëpie.

Seanca e mëparshme u zhvillua në Gjykatën e Tiranës për çështje sigurie. Ajo zgjati rreth 3 orë dhe u shoqërua me tensione brenda gjykatës, ku pati përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD-së. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë pati angazhuar rreth 1 mijë policë për mbarëvajtjen e seancës.

Shpallja e vendimit u bë me praninë e gazetarëve, deputetëve të opozitës që ishin në sallë, si edhe me praninë e disa familjarëve të të arrestuarve. Pasi lexoi vendimin gjyqtarja Alma Ahmeti, disa deputetë të opozitës thirrën ndaj gjyqtares: “Turp, turp!”, ndërsa një prej deputeteve e cilësoi gjyqtaren “palaço”.

Sipas vendimit u lanë në burg: Xhevahir Hereni, Elton Cenku, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja dhe 20 ditë burg për Shpëtim Totën.

Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për Ahmet Toblin, Lulzim Popën, Saimir Trotën, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidinin, Zenel Matmujan, Fatos Harullën, Rasim Koloshin dhe arrest shtëpie për: Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.

PANORAMA

LIVE – Protesta në Kukës për lirimin e të arrestuarve: Të dëgjojë Rama dhe nëna e tij (VIDEO)

Siç ishte parashikuar ka nisur në Kukës protesta për lirimin e 11  të arrestuarve. Qindra protestues janë mbledhur në sheshin e Kukësit, me thirrje: “Lironi vëllezërit tanë” dhe “Poshtë Edi Rama”.

 

Një protestues ka thënë se nuk duhet vetëm lirimi i kuksianëve, por duhet të hequr dhe taksa në Rrugën e Kombit.

Ndërsa një protestues  tha se protesta e tyre është dëgjuar nga shumë njerëz, por ai tha se këtë protestë që ta dëgjoj dhe Rama.

“Kam qejf ta dëgjoj Edi Rama dhe nëna e Edi Ramës ku ta ketë”, tha protestuesi.

Qeveria harton platformën për bisedimet me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar një platformë për dialogun politik me Serbinë. Kjo platformë do t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim në formë të rezolutës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se hartimi i platformës ka pasuar takimet e shumta me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli si dhe debatet e organizuara në lidhje me negociatat me Serbinë, ku kanë marrë pjesë edhe partitë politike.

Haradinaj tha se është me rëndësi që në Kuvendin e Kosovës janë të përfaqësuara të gjitha partitë, andaj edhe aty mund të zhvillohet debati gjithëpërfshirës rreth kësaj platforme.

“Ne vetëm e sponsorizojmë platformën, kurse Kuvendit i mbetet më pastaj që të vendos”.

“Ashtu siç do të vendos Kuvendi, ne do ta respektojmë. Andaj, iu lutem deputetëve që t’i përgjigjen kohës, etapës në të cilën ndodhemi, sepse ky dialog është shterrë dhe nuk po prodhon efekte, nuk po jep rezultate, kështu që duhet të kalojmë në fazën finale dhe ne duhet të insistojmë për këtë”, tha Haradinaj.

Po në lidhje me dialogun me Serbinë, një nga marrëveshjet që vazhdon të zvarritet sa i përket zbatimit është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj, tha se Kosova është në proces e sipër të hartimit të statutit të këtij Asociacioni.

“Marrëveshja e Brukselit e ka paraparë që në fund të procesit, vlerësimin rreth harmonizimit të statutit me kushtetutën do ta jap Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, theksoi ai, duke konfirmuar se në fund të procesit do të jetë edhe një vlerësim i Kushtetueses para se ky organ të themelohet.

Kohë më parë, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës kishin paralajmëruar se do të formojnë njëanshëm Asociacionin, nëse një hap tutje drejt formimit të tij nuk e ndërmerr Qeveria e Kosovës.

Por, Haradinaj tha se ka kaluar koha e ultimatumit, ngase puna në draftimin e statutit tashmë ka filluar tashmë.

Në këtë frymë, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën në Beograd se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të presin edhe tre muaj e gjysmë, duke respektuar kështu afatin e përcaktuar nga Bashkimi Evropian, për hartimin e statutit dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Serbët s’do ta formojnë Asociacionin as nesër, e as pasnesër. Kemi pritur pesë vjet, do të presim edhe këta tre muaj, që askush të mos i akuzojë serbët se po i shkelin marrëveshjet dhe dakordimet ndërkombëtare”, pati theksuar Vuçiq.

Gjatë ditës, edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës pritet të diskutojnë këtë çështje.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Bravo Zonja Xhaçka ! E nevojshme dhe e domosdoshme prania ushtarake amerikane në Shqipëri! Nga Elida Buçpapaj

Ishte një qëndrim shumë serioz dhe i përgjegjshëm ai i Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka në takimin e saj me shefin e Pentagonit James Mattis, kur vuri në dukje se “Shqipëria është e gatëshme për t’i venë SHBA në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s, që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “SHBA-të janë një aleat i denjë, një faktor stabiliteti në rajon dhe një garant i sigurisë së përbashkët e kolektive”, nënvizoi Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka edhe në intervistën e saj tek Zëri i Amerikës.

Zonja Xhaçka vuri në dukje rrezikun rus, ekstremizmin fetar. Do të shtoja këtu edhe rrezikun mafioz nga degradimi i sistemit demokratik në Shqipëri dhe rajon.

Që Rusia ka interes për Shqipërinë, le të kujtojmë bazën ruse në Pashaliman, këtë e tregon edhe vizita zyrtare në Shqipëri e Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill që do të zhvillojë  mes dative 28-30 Prill. Është Nr.2 i Rusisë pas Putinit për nga rëndësia.

Propozimi i zonjës Xhaçka duhet të merret menjëhere në konsideratë nga Presidenti Trump, Pentagoni dhe administrata e SHBA.

Prania Amerikane në Shqipëri me baza ajrore, detare dhe tokësore do të jetë garanci e sigurisë afatgjatë për gjithë rajonin dhe faktor i konsolidimit të demokracisë, ekonomisë të tregut dhe integrimit në BE.

Pas ndërhyrjes të NATO-s në 1999 në opinionet e asaj kohe kam shkruar se, meqë Ballkani është konsideruar “fuçi baruti”, të vendosej në Kosovë një bazë e përherëshme ushtarake SHBA-NATO. Kisha parasysh Gjermaninë Federale të pasluftës, e cila pa praninë Amerikane, është e sigurt se do të ishte gllabëruar prej BRSS dhe do të kishte të njëjtin fat sikur DDR.

Prania Amerikane në Gjermaninë Federale gjatë Luftës të Ftohtë ishte faktori vendimtar i sigurisë. Nën praninë ushtarake Amerikane, Gjermania Federale u rimëkëmb nga lufta, ndërtoi shtetin demokratik, u unifikua. Sot është një fuqi botërore dhe njëri nga shtetet bërthamë të Europës të Bashkuar e vlerave Perëndimore.

Me këtë rast le të kujtojmë Presidentin e SHBA John F.Knnedy dhe Presidentin Ronald Reagan duke folur përpara Potës së Brandenburgut. Kennedy në 26 qershorin e vitit 1963 kur thirri “Ich bin ein Berliner!” – “Unë jam Berlinez” – dhe Presidenti Regan në 12 qershorin e vitit 1987, kur i bëri apel Presidentit Gorbaçov: “Tear down this wall”! Rrëzoje atë mur!

SHBA vijojnë të jenë të pranishëm në Gjermani me pothuaj 20 baza ushtarake, më e madhja është Ramstein Air Base me 9200 forca. Prania e SHBA në Europë si gjatë Luftës të Ftohtë edhe sot është e domosdoshme për sigurinë e kontinentit. NATO dhe SHBA nuk përbënin rrezik as për BRSS e kohës të Perdes të Hekurt dhe as sot. SHBA dhe NATO ishin dhe mbeten garanci e paqes dhe sigurisë për gjithë Europën.

Rreziku i terrorizmit kërkon rritjen e rolit të SHBA dhe NATO-s. Edhe globalizmi e kërkon edhe më të lartë rritjen e sigurisë.

SHBA kanë disa baza në Europë, të përqëndruara në Gjermani aktualisht me rreth 34 mijë trupa, në Itali me rreth 12 mijë trupa, në Mbretërinë e Bashkuara me mbi 8 mijë trupa, në Spanjë gati 4 mijë trupa, në Kosovë në Kampin Bonstil SHBA kanë 384 trupa, ndërsa në Turqi rreth 2 mijë trupa.

SHBA kanë rreth 45 mijë trupa në Japoni, 23 mijë në Korenë e Jugut. Një përqëndrim forcash, mbi 36 mijë SHBA kanë edhe në Pacifik, në ishujt Hawai, ku ndodhet edhe Pearl Harbor, porti ushtarak i cili u sulmua në 7 dhjetorin e 1941 nga Japonia, sulm që shkatërroi pothuaj gjithë flotën Amerikane, duke shkaktuar 2500 viktima çka shënoi hyrjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore.

Prej atij momenti, SHBA hoqën dorë nga izolacionizmi dhe morën rolin e Mbrojtësit dhe Garantuesit të Lirisë dhe Paqes. Dhe nga ky rol nuk mund të heqin dorë.

Propozimi i Ministres Xhaçka bërë Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes James Mattis është në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Presidenti Trump dhe administrata Amerikane duhet ta marrin në konsideratë dhe të veprojnë sa më shpejt.

Kjo sepse Ballkani i pa integruar në BE vijon të mbetet një Fuçi Baruti i rrezikuar nga mafia, krimi i organizuar, mungesa e shtetit të së drejtës dhe korrupsioni. Shqipëria ka një pozicion strategjik kyç dhe prania Amerikane, me baza tokësore, ajrore dhe detare në bashkërendim me NATO-n, do të ndikonte vetëm në sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit, duke ndikuar në sigurinë, zhvillimin ekonomik, turizmin. Aktualisht rajoni, edhe mbi çerek shekulli pas rrëzimit të Peredes të Hekurt dergjet i pllakosur nga varfëria prej korrupsionit dhe mungesës së shtetit ligjor. Ministrja Xhaxhçka u pyet nga Zëri i Amerikës në lidhje me zërat kritikë, që kanë folur për fikjen e qëllimshme të radarëve, duke i lënë fushë të lirë veprimi fluturimit të avionëve me drogë. Mafia ka buxhete të fuqishme, mafia blen avionë, infrastrukturë, logjistikë dhe zyrtarët më të lartë të shtetit. Kjo e rrit edhe më shumë nevojën për praninë Amerikane në Shqipëri.

Një faktor tjetër pozitiv është se shqiptarët janë populli më amerikandashës dhe europeodashës, kjo bën që prania amerikane dhe e NATO-s është e mirëpritur!

Vetëm me prani Amerikane në Shqipëri, do të fillojë integrimi i gjithë rajonit në Europë. Tranzicioni ka treguar se klasat politike të vendeve përkatëse i kanë shërbyer vetëm pasurimit të tyre, ndërsa popullin dhe vendin e kanë lënë në varfëri dhe moszhvillim!