VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

OKB: Vendet që nuk pranojnë refugjatët myslimanë mbështesin terrorizmin

By | December 8, 2015

Komentet

Julian Assangit iu ofrua falje nga administrata Trump, thotë avokati i tij

Portret i Julian Assange.

Avokati i Julian Assange, tha se themeluesi i Wikileaks, do të tregojë para gjykatës se atij iu ofrua falje nga administrata e presidentit, Donald Trump, në këmbim të deklarimit publik se Rusia nuk ishte e përfshirë në hakimin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Assange, po e kundërshton ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Ai u arrestua vitin e kaluar në Londër me kërkesë të SHBA-së, nën akuzën e spiunimit që datonte nga viti 2010.

Seanca gjyqësore ndaj tij do të zhvillohet javën e ardhshme.

Gjatë një seance dëgjimore paraprake, më 19 shkurt, avokati i Assange, Edward Fitzgerald, tha se në vitin 2017-të, ish-ligjvënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Dana Rohrabacher, e vizitoi Assange, në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Fitzgerald i tha gjyqtarit se një avokat tjetër i Assange, Jennifer Robinson, i ka kujtuar se Rohrabacher kishte thënë se vizitën po e bënte me udhëzime nga presidenti Trump dhe se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme ta falnin Assange, ose të ofronin një mjet tjetër për ta liruar, nëse do të thoshte se Rusia nuk ishte të përfshirë në publikimin e email-ave të demokratëve.

Në vitin 2016, ndërsa Trump dhe demokratja, Hillary Clinton po garonin për presidencën e SHBA-së, WikiLeaks publikoi mijëra email-a nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve.

Duke iu përgjigjur pretendimeve të avokatit, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham tha: “Kjo është absolutisht dhe plotësisht gënjeshtër”.

“Presidenti Donald Trump e njeh Dana Rohrabacher vetëm si një ish-kongresist. Ai kurrë nuk ka folur me të në lidhje me këtë temë ose pothuajse asnjë çështje”, tha Grisham, duke shtuar se ky është një trillim i plotë dhe një gënjeshtër totale.

“Ky është ndoshta një tjetër mashtrim i DNC (Komitetit Kombëtar të Demokratëve)”, tha ajo.

Rohrabacher, në një deklaratë të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, tha se ai kurrë nuk ka folur me Trumpin për Assange. rel

Afera Yukos: Gjykata e urdhëron Rusinë të paguajë miliarda dollarë kompensim

Yukos, 2003.

Një gjykatë në Holandë e mbështeti apelin e disa aksionarëve që kërkojnë dëmshpërblim nga shteti rus për prishjen e kompanisë dikur të fuqishme të naftës, Yukos.

Gjykata e Apelit në Hagë tha se vendimi i mëparshëm i drejtësisë holandeze në favor të shtetit rus, ka qenë jokorrekt.

Vendimi i së martës e rikthen në fuqi vendimin e ndërmarrë nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit për 50 miliardë dollarë kompensim.

Beteja ligjore, megjithatë, pritet të vazhdojë, pasi Rusia tha se planifikon ta apelojë vendimin e ri.

Afera Yukos është bërë simbol i vendosmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin, për të frenuar pushtetin e oligarkëve që janë pasuruar nga ankandet e privatizimit në vitet 1990.

Ish-shefi i Yukos, Mikhail Khodorkovsky, kritik i zëshëm i Putinit, është arrestuar në vitin 2003 dhe firma ka falimentuar më 2006.

Khodorkovsky ka kaluar 10 vjet në burg, përpara se të falej nga Putini, dhe tani jeton në Londër.

Pjesën më të madhe të biznesit të Yukos e ka marrë përsipër kompania shtetërore Rosneft, e cila tani është një nga firmat më të fuqishme të energjisë në Rusi. rel

Vogëlushja siriane Selva, prej 6 muajsh luan “lojën e luftës” (fotot)

Një baba sirian në Idlib, Abdullah Muhammed, luan me vajzën e tij Selva prej 6 muajsh “lojën e luftës” se zërat e bombardimeve janë një pjesë e lojës të cilën ia ka mësuar vogëlushes 4 vjeçare që të mos frikësohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarët e AA-së kanë kontaktuar me babain dhe vogëlushen siriane, historia e të cilëve të rikujton filmin “jeta është e bukur” (Life is beautiful).

Muhammed, është larguar nga rajoni Seraqib nga sulmet e regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij duke u strehuar në rajonin Sarmada në afërsi të kufirit të Turqisë. Ai tha se shumë fëmijë viktima të luftës në Siri janë të frikësuar dhe se ato përjetojnë probleme psikologjike.

Babai sirian Muhammed, tha se vajzës së tij Selva i ka mësuar se zërat e bombardimeve janë pjesë e një loje, dhe më tej ka shpjeguar:

“Kur Selva ishte e vogël po mendoja një mënyrë që ajo të mos frikësohej nga zëri i bombardimeve. Në festën e Kurban Bajramit që kaloi fëmijët po shpërthenin fishekzjarre. Vajza ime u frikësua dhe filloi të qajë. E nxora në ballkon dhe i tregova fëmijët që luanin. Unë i thashë të mos ketë frikë dhe i kërkova që të qeshë kur të dëgjojë zërin e shpërthimit”.

Disa ditë pasi avionët luftarakë bombarduan rajonin Seraqib dhe zonat përreth tij kërkova nga vajza të qeshë tha Muhammed, duke shtuar se “Pas asaj sa herë që dëgjon zëra të bombardimeve ajo fillon të qeshë”.

“Ka mbetur shumë larg ëndrrave të mia që vajza ime të bëhej shkencëtare”

Muhammed, lidhur me pamjet e publikuara në median sociale tha se “Ndodheshim në një vend të ashtuquajtur i sigurtë pranë kufirit. Dëgjuam zërin e një shpërthimi artilerie. Dhe duke menduar që do të dëgjohet edhe zëri i një të shtëne tjetër mora telefonin dhe fillova të regjistroj. Pas dëgjimit të shpërthimit ajo filloi të qeshë duke kujtuar se ishte lojë dhe në këtë mënyrë është shpërndarë edhe videoja”.

“Unë asaj i uroj një jetë më të mirë se sa ajo që kemi jetuar ne. Dëshira ime ishte që ajo të merrte një arsim të mirë. Për shkak të frikës nga avionët në Seraqib nuk e kemi dërguar në çerdhe. Sigurisht që ëndrra ime më e madhe nuk është që ajo të bëhet një shkencëtare e madhe, sepse kjo ka mbetur shumë larg ëndrrave tona. Mjafton të ketë për të ngrënë dhe për të pirë. Të ketë një jetë bukur si çdo njeri normal dhe të ketë një arsim të mirë”, tha Muhammed duke bërë të ditur se nuk e di se çfarë jete do të jetojë vajza e tij në të ardhmen.

Ndërsa edhe vogëlushja Selva është shprehur “Unë nuk kam frikë nga zërat e shpërthimeve. Ato janë një lojë. Kur i dëgjoj qesh”.

Kamera e AA-së dëshmoi në lojën mes babait dhe vogëlushes

Babai Muhammed dhe vajza e tij përpara kamerave paraqitën lojën e tyre edhe gjatë filmimit të pamjeve nga AA pasi në një kodër përballë u krye një sulm ajror.

Duke ngushëlluar, babai i tregoi vajzës avionët luftarakë duke e pyetur se “çfarë po bëjnë avionët?” ku dhe më pas vogëlushja Selva fillon të qeshë.

Ky përjetim i vogëlushes Selva dhe babait të saj të rikujton filmin “jeta është e bukur” (Life is beautiful) në të cilin reflektohet tema se lufta është një lojë, nga një baba hebre bashkë me djalin e tij që po dërgoheshin në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në film babai i thotë djalit të tij se do të fitojë një tank të vërtetë nëse përfundon lojën me sukses.

Koronavirusi, “Mjellma e Zezë” e re e ekonomisë globale?

Ankara

FİRDEVS BULUT

Nassim Nicholas Taleb, ish-ndërmjetës i tregut të opsioneve i cili në mënyrë intensive interesohet për shkencën e statistikave, ishte i pari që sugjeroi termin “Mjellma e Zezë”, i cili përdoret për të theksuar ngjarje të paparashikueshme, të rralla që kanë potencialin për të ndikuar thellë në botën financiare dhe sistemet ekonomike globale, shkruan Anadolu Agency (AA).

Me ndikimin e luftërave tregtare, Brexit-it dhe çështjeve të ndryshme gjeopolitike, ekonomia globale po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa në axhendën globale janë mundësitë e recesionit dhe ngadalësimit ekonomik. Një nga shqetësimet është frika se skenari i “Mjellmës së Zezë” do të bëhet realitet, duke përkeqësuar më tej ekonominë globale, e cila tashmë është e brishtë prej ca kohësh. Përhapja e fundit e koronavirusit që u shfaq në Wuhan të Kinës solli mundësinë e një skenari të tillë, duke rritur shqetësimet për ekonominë globale.

Ndikimet e një shpërthimi të tillë interpretohen me ngut, kryesisht përmes ndikimit të tyre në shkëmbime. Kjo është një zgjedhje e gabuar. Tregjet financiare reagojnë fuqimisht ndaj fluksit të informacionit në lidhje me këto lloj ngjarjesh të papritura. Rritja e numrit të vdekjeve papritmas mund të rezultojë në një humbje prej 10 për qind të vlerës në tregjet e aksioneve. Nga ana tjetër, madje edhe një copë e lajmit të mirë mund të vlerësohet si një mundësi për të blerë. Për shkak se ne po flasim për Kinën, e cila konsiderohet “fabrika e botës”, do të ishte me mend të vlerësohen ndikimet përmes zinxhirëve të furnizimit, tregtisë së jashtme dhe kanaleve të sektorit real.

Për të kuptuar plotësisht ndikimet e mundshme, një nga rastet më e fundit e cila mund të krahasohet do të ishte shpërthimi i SARS-it në vitin 2003. Për shkak të ndikimit të SARS, ekonomia kineze vlerësohet të ketë humbur të paktën 2 pikë përqindje në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) reale në tremujorin e dytë të vitit 2003.

Përkundër kësaj, falë paketave stimuluese ekonomike nga qeveria kineze, një rritje në performancën e eksportit dhe kërkesa e vonuar e cila do të aktivizohej në tregjet më vonë gjatë atij viti, ekonomia kineze arriti të mbyllte 2003 me një normë rritjeje prej 10 për qind. Vlerësohet se rritja ekonomike globale humbi 0.1 pikë përqindje të PBB-së reale për shkak të SARS-it.

Ndikimet e koronavirusit të ri, të quajtur gjithashtu si “virusi Wuhan”, mund të ndjehen më thellë sesa ai i SARS-it. Ekonomia kineze kompensoi zvogëlimin e kërkesës së brendshme në tremujorin e dytë të vitit 2003 duke eksportuar më shumë mallra dhe shërbime. Si pasojë, normat e eksportit të Kinës u rritën me 35 për qind në vitin 2003. Fakti që Kina u bë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë në vitin 2001 gjithashtu pati një rol të madh në këtë ecuri mbresëlënëse të eksportit.

Megjithatë, Kina nuk ka më të njëjtën rreze veprimi që do t’i mundësonte asaj të rrisë eksportet në një numër kaq të rëndësishëm. Vitet e fundit, Kina ka kaluar nga një model i bazuar në eksport në një model të varur nga kërkesa e brendshme. Pjesa e kërkesës së brendshme në përbërjen e rritjes është shumë më e madhe se ajo në të kaluarën.

Sipas kësaj, virusi do të ngadalësonte kërkesën e brendshme që do të kishte një ndikim më të veçantë në rritjen ekonomike. Brenda sferës ekonomike, epidemitë dhe katastrofat natyrore priren të ndikojnë më shumë në industritë e shërbimeve. Rëndësia e industrisë së shërbimeve në ekonominë kineze është rritur nga 40 për qind në të paktën 50 për qind në 20 vitet e fundit. Kjo zhvendosje në strukturën sektoriale të ekonomisë mund të rezultojë që ndikimi i koronavirusit në rritje të jetë më i fortë në krahasim me vitin 2003.

Krahasuar me vitin 2003, tregtia e jashtme e Kinës sot është pesë herë më e madhe, numri i turistëve të dërguar jashtë është gjashtë herë më i lartë dhe pjesa e saj në ekonominë globale gjithashtu është rritur katërfish. Nuk do të ishte befasi nëse zhvillimet në Kinë ndikojnë në ekonominë globale më thellë sesa ato të 17 viteve më parë.

Rasti i SARS-it ka ndodhur në një kohë kur rreziqet në ekonominë globale ishin më të ulëta, dëshira për investime ishte më e lartë dhe vëllimi i tregtimit ishte në një tendencë për t’u rritur më tej. Por, tani së bashku me paqartësitë dhe rreziqet më të larta, ne po kalojmë një epokë në të cilën rritja globale dhe vëllimet e tregtisë vështirë se ecin përpara për shkak të luftërave tregtare. Përkeqësimi i pritjeve mbi ekonominë globale mund të bëjë që ndikimet e virusit të bëhen më të forta.

Sa do të rrisin këta faktorë ndikimin negativ të koronavirusit në ekonomi në krahasim me atë të SARS? Duke iu referuar skenarit në të cilin shpërthimi i koronavirusit do të ishte nën kontroll deri në prill, Shang-Jin Wei nga Universiteti Columbia bëri një parashikim shumë optimist se ndikimi i virusit në rritjen ekonomike të Kinës do të kufizohej në vetëm 0,1 pikë përqindje. Organizatat ndërkombëtare të financave parashikojnë se ekonomia kineze do të pësojë humbje të rritjes mesatarisht me 0.5 pikë përqindje. Ka edhe pesimistë të rëndë që parashikojnë se ekonomia kineze do të përballet me humbje të rritjes për më shumë se një pikë përqindjeje. Parashikimet në lidhje me humbjen e përgjithshme të rritjes ekonomike globale për shkak të virusit shkojnë nga 0,02 deri në 0,03 pikë përqindje.

Së bashku me paqartësitë në lidhje me përhapjen e rreziqeve të virusit, ndikimet e mundshme të masave të politikës së Qeverisë së Pekinit për të rinovuar aktivitetin ekonomik janë vështirë të parashikohen tani. Për këtë arsye, është e vështirë të bëhen parashikime për situatën për të gjithë vitin. Prandaj është e dobishme të jesh i kujdesshëm në lidhje me parashikimet vjetore të rritjes në periudha të tilla të pasigurta.

Cilat vende do të preken dhe sa?

Bazuar në të dhënat e tanishme, do të ishte më logjike të parashikohet situata në raport me tremujorin e parë sesa për tërë vitin. Sipas parashikimeve të “Bloomberg Economyics”, ekonomia globale mund të përballet me një humbje prej 0,416 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit 2020. Të lidhura thellë në Kinë për sa i përket financave, logjistikës dhe mallrave, Hong Kongu është një nga vendet që ka mundësi më të mëdha që të ndikohet nga virusi.

Ngadalësimi i Kinës nënkupton më pak eksporte të produkteve, të cilat do të ndikonin në eksportuesit kryesorë të produkteve si Brazili dhe Australia. Kryesisht e varur nga Kina në mallrat e saj të ndërmjetme, rritja ekonomike e Koresë së Jugut në tremujorin e parë të vitit mund të përfundojë me 0.4 pikë përqindje më pak nga sa pritej për shkak të virusit.

Për shkak të mangësive në furnizimet e mira të ndërmjetme që vijnë nga Kina, një kompani automobilistike e Koresë së Jugut vendosi të ndërpresë operacionet e saj për disa kohë. Problemet që do të shkaktohen nga virusi dhe një ulje e pritjeve në zinxhirin global të furnizimit pritet të ndikojnë negativisht në SHBA dhe vendet e ndryshme të BE-së. Midis vendeve të BE-së, virusi pritet të ndikojë më shumë në ekonominë gjermane.

Ndikimet e mundshme në ekonominë turke

Meqenëse varësia e ekonomisë turke nga Kina është më e vogël në krahasim me vendet e tjera të G20, ndikimi i koronavirusit në Turqi mund të jetë relativisht më i ulët. Humbja e përshpejtimit në rritjen ekonomike globale dhe vëllimet e tregtisë gjithashtu mund të ngadalësojë rritjen e normave të eksportit në Turqi. Nga ana tjetër, deficiti i tregtisë së jashtme të Turqisë ndaj Kinës mund të bëhet më i ashpër. Rënia në pritjet e rritjes globale ul gjithashtu çmimet e naftës. Çmimet e naftës të cilat bien nën 55 dollarë është një zhvillim pozitiv për sa i përket inflacionit dhe bilancit të llogarisë.

Për më tepër, numri i turistëve kinezë në Turqi, i cili është rritur ndjeshëm vitet e fundit, mund të përballet gjithashtu me një ngadalësim. Ky skenar do të ketë një ndikim negativ në bilancet e llogarisë. Një pjesë e caktuar e likuiditetit global që vjen nga tregjet aziatike në zhvillim mund të zhvendoset në Turqi si një treg alternativë.

Duke qenë i kufizuar, ky lloj i hyrjes së parave do të shkaktonte rezultate pozitive në tregje. Nëse pritjet nga ndikimi i virusit në ekonominë globale përkeqësohen, bankat qendrore të rëndësishme si FED dhe ECB mund të kërkojnë një rritje monetare shtesë. Një veprim i tillë politik, megjithëse i kufizuar, do t’i jepte Turqisë më shumë hapësirë ​​për të luajtur në drejtimin e tregjeve të interesit dhe valutave. Rezultatet përfundimtare dhe konkrete të ndikimeve aktuale të mundshme (pozitive dhe negative) do të varen nga fakti se cilët aktorët do të jenë më të fortë dhe më me ndikim në këtë proces.

Skenarët më të rrezikshëm

Ekzistojnë tre skenarë të rrezikshëm që mund të rrisin ndikimin e virusit në ekonominë globale. Rreziku i parë i rëndësishëm është mundësia që virusi të mos vihet nën kontroll të plotë deri në fund të tremujorit të dytë të vitit. Me rritjen e temperaturave të motit, mundësia që virusi të humbasë qëndrueshmërinë e tij mund të rezultojë që ky skenar të mos ndodhë.

Tensioni shoqëror në rritje në Kinë për shkak të virusit dhe Qeverisë së Pekinit që ka reaguar ndaj kësaj situate është një skenar tjetër me rrezik. Edhe pse disa e kritikojnë këtë, është e qartë se Kina po vepron në një mënyrë më transparente në krahasim me reagimin e saj ndaj shpërthimit të SARS-it në vitin 2003. Në një situatë kaq të rëndë, nuk është e lehtë të mbash nën kontroll të gjitha çështjet e lidhura, së pari dhe më e rëndësishmja prej të cilave janë proceset e karantinës.

Në këtë drejtim, Qeveria e Pekinit ka bërë relativisht një punë të mirë deri më tani. Nëse një situatë e ngjashme do të ndodhte në një vend perëndimor, nuk do të ishte aq e lehtë për të mbajtur situatën nën kontroll si të tillë. Prandaj, mundësia e rritjes së tensionit social dhe gjërat që do të dilnin jashtë kontrollit të qeverisë së Pekinit aktualisht janë të ulta.

Skenari i tretë i rrezikshëm mund të shfaqet nëse Pekini humbet produktin e importit total që garantoi të blinte nga SHBA brenda kornizës së marrëveshjes së fazës së parë, e cila do të rezultojë në një reagim të hapur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump (siç është kërcënimi i vendosjes së tarifave përsëri).

Në deklaratën e tij për këtë çështje javën e kaluar, Trump theksoi se ai do të jetë në përputhje me kërkesat e marrëveshjes dhe se ai ka besim të plotë se Kina do të tejkalojë krizën e virusit.

Ne kemi qenë dëshmitarë se Trump papritmas ka ndryshuar mendje për shumë çështje shumë herë. Nuk do të ishte e logjikshme të besojmë plotësisht kësaj çështjeje. Askush nuk mund të garantojë se ai nuk do të tejkalojë Kinën dhe të përdorë këtë situatë në dobi të tij për fushatën zgjedhore 2020.

Tregjet financiare nuk “po vlerësojnë” këto skenarë të rrezikshëm që nuk pritet të ndodhin, por janë shumë të frikshme. Siç kemi përmendur më lartë, është e logjikshme të jemi të kujdesshëm në lidhje me parashikimet e rritjes për shkak të paqartësive të lartpërmendura. Parashikimet e bazuara në të dhënat e kufizuara për momentin (nëse shohim prapa do të kujtojmë se pas pasojave të vitit 1989 Tiananmen Square Events Ekonomia kineze u rrit vetëm me normën 3.8) sugjerojnë që në vitin 2020, ekziston një shans i lartë në rritje që Kina të përjetojë nivelet më të ulëta të rritjes pas vitit 1990 së bashku me rënien pas rritjes globale duke rënë nën 3 për qind.

Zjarret në Australi, 113 lloje të gjallesave kanë nevojë për ndihmë urgjente

Melbourne

Qeveria e Australisë ka njoftuar se 113 lloje të gjallesave kanë nevojë për ndihmë urgjente pasi kanë humbur më shumë se 30 për qind të zonave ushqimore në zjarret pyjore që vazhdojnë prej rreth 6 muajsh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin mbi jetën e egër dhe speciet e kërcënuara nga zjarret pyjore të përgatitur nga Ministria Federale e Bujqësisë u publikua lista e përkohshme e kafshëve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Sipas raportit, krahas koalave dhe kangurëve në mesin e gjallesave që kanë më shumë nevojë janë edhe llojet e zogjve, peshqve dhe bretkosave.

“Zjarret nuk kanë eliminuar plotësisht asnjë prej llojeve të gjallesave. Pothuajse 113 lloje të gjallesave në listë kanë nevojë për ndihmë urgjente për shkak se kanë humbur më shumë se 30 për qind të zonave ushqimore”, thuhet në raport.

Lista e përkohshme e përgatitur nga ekspertë të mjedisit përfshin 13 lloje të zogjve, 19 gjitarëve, 20 zvarranikëve, 17 lloje bretkosash, 5 invertebrorë, 22 karavidhe të ujit të ëmbël dhe 17 lloje peshqish.

Ekspertët thonë se përballë rrezikut pothuajse të zhdukjes së plotë ndodhen disa lloje gjallesash që kanë humbur pothuajse plotësisht zonat e jetesës. Në mesin e këtyre llojeve janë breshka Pugh’s, hardhuca e ujit Blue Mountains dhe miu kongoro.

Ministrja e Mjedisit, Sussan Ley tha se raporti ka mbetur i kufizuar për shkak të zjarreve që vazhdojnë në disa pjesë dhe se të dhënat e detajuara do të jepen në një përditësim të mëtejshëm.

“Pavarësisht se ka disa pamje që tregojnë se kafshët e kërcënuara në zonat e prekura nga zjarri janë në situatë të mirë, më duhet të theksoj se ende nuk është e sigurtë hyrja në shumë rajone për të bërë vlerësimet në vend dhe në detaje”, tha ajo.

Fondacioni për mbrojtjen e jetës natyrore në Asutrali (WWF), ka parashikuar se në mënyrë të drejtpërdrejt ose indirekte nga zjarret që vazhdojnë prej muajsh në vend mund të kenë ngordhur 1.25 miliardë gjallesa.

Zjarret shpërthyen në shtator 2019 në Uellsin e Ri Jugor dhe më pas u bënë aktivë në pyjet dhe pjesët e shkurreve në rajonet Queensland, Victoria dhe Australinë e Jugut. Si pasojë e zjarreve të cilat herë-herë u përhapën edhe në vendbanime humbën jetën 33 persona ndërsa u dogj një hapësirë prej 11 milionë hektarësh, pjesa më e madhe në Uellsin e Ri Jugor dhe u dogjën më shumë se 3.000 shtëpi.

SHBA i bën thirrje Kinës të pranojë ndihmën amerikane për koronavirusin

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA përsëri i bënë thirrje Kinës të pranojë ndihmën e ekspertëve amerikanë për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi një ekip ekspertësh ndërkombëtarë në Kinë të hënën, por ende nuk dihet nëse në këtë grup përfshihen edhe amerikanë.

OBSH nuk iu përgjigj pyetjes së Zërit të Amerikës për përbërjen e ekipit.

Dr Anne Schuchat, Zëvendës Drejtore Kryesore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u tha gazetarëve të martën në Uashington se “CDC ka dhënë emra për ekipin e OBSH-së dhe ne zakonisht jemi pjesë e ekipeve të OBSH-së”.

Schuchat theksoi se epidemiologët amerikanë, si dhe virologët, ekspertët e kontrollit të infeksionit, ekspertët e karantinës “kanë shumë për të ofruar”, dhe se mund të jetë shumë e dobishme që Kina të ketë ekspertë të huaj në një epidemi.

Ekspertët amerikanë pritet të mësojnë më shumë rreth sëmundjes ndërsa e luftojnë atë.

“Është me rëndësi shumë kritike për ne që të kuptojmë rrugët e ndryshme të transmetimit dhe fuqinë e plotë të virusit, që mund të na ndihmojë me modelet tona se çfarë ndikimi mund të ketë, nëse virusi përhapet në shumë vende,” tha zonja Schuchat.

Që nga fillimi i janarit, SHBA ka ofruar të dërgojë ekspertë në Kinë për të ndihmuar në kontrollin e koronavirusit.

Më 6 janar Qendrat e ShBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ofruan dërgimin e një ekipi amerikan, dhe më 27 janar, Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar përsëriti ofertën për homologun e tij kinez Dr. Ma Xiaowei.

Pasi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus arriti marrëveshje me Presidentin Kinez Xi Jinping për të pranuar një ekip ndërkombëtar ekspertësh gjatë takimit të tyre në 28 janar, zyrtarët e SHBA nisën përpjekjet për të përfshirë grupin amerikan të ekspertëve në misionin e OBSH-së në Kinë.

“Me sa di, në diskutimet e fundit ka pasur prirje nga ana e Kinës për ta pranuar atë,” tha zonja Schuchat.

Ekspertët amerikanë të shëndetit gjithashtu i kërkuan Kinës të marrë ekspertizën e SHBA në kontrollin e epidemive.

Temperatura rekord në Kontinentin e Bardhë

Javën e shkuar në Antarktik ishte aq ngrohtë sa mund të dilje me mëngë të shkurtra.

Temperaturat arritën në mbi 18 gradë Celcius duke thyer çdo rekord të regjistruar në Kontinentin e Bardhë.

Matjet u bënë nga Baza Kërkimore Esperanza në pjesën veriperëndimore të kontinentit.

Kjo pjesë është një nga zonat që ka pësuar ngrohjen më të shpejtë në tokë.

Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë (VMO), temperature të tilla nuk janë aspak normale, madje as gjatë verës.

Çfarë Ndodh Në Polin e Jugut Na Prek Të Gjithëve

Ka një arsye të fortë përse duhet të shqetësohemi.

Ndërkohë që i gjithë planeti po ngrohet dita ditës, polet e tij po nxehen gjithnjë e më shpejt.

Sa më e nxehtë të jetë toka, aq më shpejtë do të shkrihen akujt.

Sa më shpejtë të shkrihen akujt, aq më shumë do të rriten nivelet e detit.

Kësisoj të gjithë jemi të rrezikuar.

Deri më tani, Kombet e Bashkuara kanë pasur mision që të pengojnë rritjen e temperaturave globale qoftë edhe me 2 gradë Celcius. Por temperaturat tashmë janë ritur me 1 gradë Celcius mbi nivelet e lejuara industriale.

Polet nga ana tjetër po nxehen akoma më shpejt madje me të paktën 3 gradë Celcius.

Ato mund t’i duken shumë larg një lexuesi shqiptar, megjithatë edhe ne duhet të frikësohemi.

Shtresat e akullit në Antarktik po humbasin një masë prej 127 gigaton akull çdo vit.

Nëse këto shifra janë të pakuptueshme, ndalni një moment.

Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse do të hidhnim në oqean 20,000 piramida si ajo e Gizës?

E pra, kjo gjë po ndodh, dhe po ndodh çdo vit.

Sipas Kombeve të Bashkura, përgjatë pesëdhjetë viteve të fundit, 87 përqind e akullnajave në brigjet perëndimore të Antarktikut janë shkrirë.

Sipas shkencëtarëve, shkrirjet masive në Polin e Jugut do të përshpejtojnë shkatërrimin e kontinentin duke bërë që niveli global i detit të rritet me tre metra./AgroWeb.org

Fluturimi Nju Jork-Londër realizohet në kohë rekorde

Ekspertët kanë përgëzuar realizimin e fluturimit të kompanisë britanike, British Airways nga Nju Jorku për në Londër në kohë rekorde.

Aeroplani i llojit, Boeing 747-436 ka arritur shpejtësi deri në 1,327 kilometrave në orë, teksa ka kaluar mbi rrymat e Stuhisë Siara.

Fluturimi nga Nju Jorku për në Aeroportin Heathrow të Londrës është realizuar për katër orë e 56 minuta.

Sipas shërbimit që vëzhgon fluturimet, Flightradar24, ky fluturim ka thyer rekordin prej 5 orëve e 13 minutave të realizimit të fluturimit Nju Jork-Londër.

Ish-piloti, Alastair Rosenschein ka thënë se aeroplani ka arritur “shpejtësi fenomenale”. rel

Dështon lëshimi i satelitit iranian

Televizioni shtetëror iranian publikoi pamjet e një lëshimi të dështuar satelitor të dielën, dështimi i fundit i programit hapësinor të Iranit.

Lëshimi u bë nga qendra hapësinore në Semnan, rreth 230 kilometra në juglindje të Teheranit.

Sipas televizionit shtetëror, raketa nuk arriti ta dërgojë satelitin e komunikimit Zafar 1 në orbitë, sepse nuk e arriti shpejtësinë e duhur.

Zëdhënësi i programit hapësinor të ministrisë së Mbrojtjes, Ahmad Hosseini, i tha televizionit shtetëror iranian se “sateliti u shkëput me sukses nga transportuesi i tij, por në fund të rrugës nuk arriti shpejtësinë e kërkuar për t’u hedhur në orbitë,”

Zëdhënësi Hosseini megjithatë tha se lëshimi ishte një arritje “e jashtëzakonshme” për programin hapësinor të Iranit.

Përpjekjet u bënë në një kohë tensionesh të larta me Shtetet e Bashkuara, që vranë më 3 janar komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani, në një sulm ajror në Bagdad. Irani u kundërpërgjigj me një sulm me raketa ndaj një baze ushtarake amerikane në Irak.

Ministri iranian i Informacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit Mohammad Javad Azari-Jahromi tha të dielën para provës se fotografia e parë që do të transmetojë sateliti do të jetë ajo e gjeneral Soleimanit.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se teknologjia e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi, që përdoret për të hedhur satelitët në orbitë, mund të përdoret gjithashtu për lëshimin e raketave me mbushje bërthamore.

Teherani thotë se nuk po prodhon armë bërthamore dhe mohon që programi i tij hapësinor të jetë një maskim për një gjë të tillë. zëri i amerikës

Venezuela arreston gjashtë ekzekutivë amerikanë të naftës

Michael Brown

Venezuela vuri nën arrest gjashtë ekzekutivë amerikanë të naftës, disa orë pasi Presidenti Donald Trump u takua me udhëheqësin e opozitës Juan Guaido në Uashington. Para se të merreshin nga autoritetet, ekzekutivët mbaheshin prej shumë muajsh në arrest shtëpie.

Familjarët e të arrestuarve thanë se nuk e dinë vendndodhjen e tyre. Është e paqartë nëse Presidenti Trump dhe udhëheqësi i opozitës Guaido biseduan për amerikanët e arrestuar gjatë takimit mes tyre.

Familjet i kanë kërkuar Departamentit të Shtetit të ndihmojë për lirimin e të arrestuarve. Vitin e kaluar ata u takuan edhe me Zëvendës Presidentin Mike Pence.

Policia e Venezuelës i arrestoi amerikanët në nëntor 2017 me akuzën e përvetësimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit. Zyrtarët e Venezuelës nuk kanë komentuar.

Vdes mjeku që paralajmëroi koronavirusin e ri

Li Wenliang, doktori kinez që ka nisur paralajmërimet e para për koronavirusin e ti, ka vdekur nga po kjo sëmundje, kanë thënë mediat kineze.

Wenliang ka qenë duke punuar në Spitalin Qendror të Vuhanit kur ka bërë këto njoftime më 30 dhjetor.

Policia më pas ka vizituar atë për t’i thënë që të ndalet, teksa autoritetet kanë tentuar ta heshtin virusin.

Deri më tani nga shpërndarja e koronavirusit të ri kanë vdekur më shumë se 560 persona dhe janë infektuar më shumë se 28,000 të tjerë në Kinë.

Koronavirusi i ri shkakton probleme të rënda me frymëmarrje dhe përcillet me kollë e temperaturë.
Ndërkohë, Kina ka marrë masa tjera teksa tenton të parandalojë shpërndarjen e virusit.

Pekini ka ndaluar organizimin e drekave dhe darkave në grupe, derisa Hangzhou dhe Nançang janë duke përcaktuar se sa anëtarë të familjes mund të largohen nga shtëpia brenda ditës.

Provinca Hubei, që është prekur më së keqi nga virusi, ka bllokuar funksionimin e ashensorëve, për të dekurajtuar daljen e banorëve nga banesat. rel

Rusia do të nisë dërgimin e sistemit raketor S-400 në Indi

Sistemi rus S-400

Rusia do të nisë me dërgimin e sistemeve raketore tokë-ajër në Indi në fund të vitit 2021, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

India, në vitin 2018, ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë në vlerë prej pesë miliardë dollarësh për blerjen e sistemeve S-400.

Një gjë e tillë ka nxitur paralajmërimet e Uashingtonit për sanksione.

“Kontrata do të zbatohet në kohë. Dërgesa e parë do të bëhet në fund të vitit 2021”, citohet të ketë thënë zëvendësdrejtori i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunim Ushtarako-Teknik, Vladimir Drozhzhov.

“Trajnimi i specialistëve të Indisë do të nisë përpara dërgesave”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, janë zemëruar edhe me Turqinë – aleate e NATO-s, e cila ka blerë sistemin S-400 nga Rusia.

Uashingtoni thotë se ky sistem nuk është në pajtueshmëri me pajisjet e NATO-s.

Rusia thotë se S-400 mund të detektojë dhe shkatërrojë caqe brenda një game prej rreth 400 kilometrash.

Një sistem i gjeneratës së re, S-500, thuhet se është në zhvillim e sipër. rel