VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

OKB: Bota mund të përballet me “aparteid” nga ndryshimet klimatike

By | June 25, 2019

Komentet

Kancelari britanik thotë se dorëhiqet nëse Boris Johnson zgjidhet kryeministër

Kancelari britanik, Philip Hammond, ka paralajmëruar dorëheqjen nga pozita nëse Boris Johnson zgjidhjet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai shtoi se Brexit-i pa marrëveshje, të cilin si opsion e ka lënë të hapur Johnson, nuk është “vendim që do ta nënshkruaja”.

Hammond theksoi se është me rëndësi që kryeministri i ardhshëm dhe kancelari të jenë në vijë të njejtë të politikave për Brexit-in.

Në një intervistë ai shtoi se situata mund të komplikohet nëse Jeremy Hunt zgjedhjet udhëheqës i Toryt, por të gjitha sondazhet kanë treguar se Boris Johnson ka shumë gjasa të zgjidhet kryeministër.

Johnson kishte thënë më herët se Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor, çfarëdo që të ndodhë.

Hammond ka qenë kritik i idesë për Brexit pa marrëveshje, duke theksuar sërsish se do të votojë për rrëzimin e kryeministrit të ardhshëm nëse mund të ndodhë ky skenar.

Të shtunën, mijëra qytetarë kanë protestuar në Londër me mbishkrimet “Jo Johnson”, “Po Evropa,” në kundërshtim të zgjedhjes së Boris Johnson për kryeministër dhe Brexit-it. Javën e ardhshme pritet të zgjidhet kryeministri i ardhshëm i Britanisë.

Miliona njerëz ende nuk besojnë tek zbritja në Hënë

Megjithë provat e shumta, mostrat e pluhurit dhe gurëve, pamjet filmike dhe qindra mijëra njerëzit që punuan për ta realizuar këtë projekt, sondazhet tregojnë se rreth 6% e amerikanëve besojnë se astronautët nuk zbritën kurrë në Hënë.

Teoricienët konspirativë vazhdojnë të këmbëngulin se i gjithë misioni i 50 viteve më parë ishte një mashtrim i mirëmenduar, i prodhuar në bazën e forcave ajrore “Zona 51” në shtetin Nevada, ose i prodhuar në një skenë filmash hollivudianë nga regjizori legjendar Stanley Kubrick.

Thashethemet u shfaqën fillimisht vetëm një vit pas zbritjes së parë në Hënë, në një periudhë kur Lufta e Vietnamit i shtyu shumë amerikanë të vinin në pikëpyetje qeverisjen e tyre.

Një anketim i vitit 1970 tregoi se 30% e amerikanëve e konsideronin misionin Apollo 11 një sajesë. Kjo shifër vazhdoi të qëndrojë relativisht e lartë gjatë gjithë dekadës ’70-të, ndërsa u publikuan disa libra dhe në vitin 1978 edhe një film për një mision të rremë drejt Marsit. Filmi i quajtur “Capricorn One”, bindi shumë njerëz se edhe zbritja në Hënë ishte një skenar i parapërgatitur me improvizime të teknologjisë së lartë.

Art Harmon, ish-drejtor legjislativ në Dhomën e Përfaqësuesve, drejton aktualisht Koalicionin për të Shpëtuar Eksplorimin e Hapësirës me Ekuipazh.

[[ https://www.savemannedspace.com/ ]]

Ai i përshkruan me dy fjalë teoricienët konspirativë që thonë se njeriu nuk shkeli kurrë në Hënë – “absolutisht të krisur”.

“Ata krijojnë thjesht telashe. Ka gjithnjë njerëz që do të thonë ‘kjo gjë nuk ndodhi kurrë’ apo ‘ajo gjë nuk ndodhi ndonjëherë’. Ata vetëm sa përpiqen të përçajnë njerëzit. Ne shkuam atje (në Hënë), thotë zoti Harmon.

Por ata që këmbëngulin se Shtetet e Bashkuara nuk dërguan astronautë në Hënë, kanë mbledhur “evidencat” e tyre për zbritjen false.

Ata ngrenë pikëpyetje përse flamuri që astronauti Neil Armstrong vendosi në Hënë dukej se valëvitej, ndërkohë që në Hënë mungon ajri. Në realitet, astronautët përthyen kornizën metalike që mbante flamurin, duke shkaktuar kështu edhe valëzimin.

Mbështetësit e teorive të konspiracionit pretendojnë se fotot që shkrepën astronautët në Hënë nuk përmbajnë yje në sfond. Në realitet, kamerat e tyre nuk ishin në gjendje të kapnin ndriçimin e lehtë që lëshohet prej yjeve.

Ata gjithashtu pyesin se nëse ulja në Hënë do të kishte qenë e vërtetë, atëherë përse gjatë uljes nuk u ngrit pluhur? Në realitet, paisja ulëse zhvendosej horizontalisht gjatë pjesës më të madhe dhe motorët shtytës nuk ishin drejtuar vertikalisht. Gjithashtu, radiacioni i Diellit e rëndon pluhurin duke e ngjitur kështu më shumë pas sipërfaqes së Hënës.

Çdo pretendim se nuk ndodhi zbarkimi në Hënë mund të kundërshtohet lehtësisht nga shkenca, fizika apo evidenca e sjellë në Tokë, thotë zoti Harmon. Ai shton se teoritë e konspiracionit “janë një ofendim për 400 mijë amerikanët që punuan për të dërguar misionin në Hënë dhe për të siguruar kthimin në Tokë”.

Ata qindra mijëra shkencëtarë, inxhinierë dhe punëtorë janë tashmë të shpërndarë nëpër botë.

Njëri prej astronautëve që eci në sipërfaqen e Hënës në vitin 1969 nuk tregon tolerancë për ata që e konsiderojnë një sajesë.

Kur njëri prej promovuesve të teorisë së konspiracionit e sfidoi astronautin Buzz Aldrin dhe e quajti gënjeshtar, ai iu përgjigj duke e goditur me grusht në fytyrë.

Zbulohet vendlindja e Shën Pjetrit

Disa arkeologë izraelitë njoftuan sot se kanë zbuluar një kishë në rajonin e Galilesë, duke garantuar se ajo është ngritur në vendin ku ndodhej shtëpia e apostujve Pjetër dhe Andrea.

“Kjo kishë bizantine u zbulua në El Araj, mes vendeve biblike Capharnaum dhe Kursi”, njoftoi Mordechai Aviam, që drejtoi gërmimet arkeologjike.

Sipas, Aciam, bëhet fjalë për Betsaidan, një fshat peshkatarësh ku kanë lindur Pjetri dhe vëllai i tij Andrea, sipas Ungjillit të Gjonit.

Shën Pjetri, ish-peshkatar, konsiderohet nga besimi i krishterë si një prej dishepujve të parë të Krishtit. Për kishën katolike, ai është papa i parë.

Britania thotë se Irani i ka konfiskuar dy cisterna të naftës në Ngushticën e Hormuzit

Garda Revolucionare e Iranit

 

Autoritetet e Britanisë së Madhe thanë se Irani ka konfiskuar dy cisterna të naftës në Ngushticën e Hormuzit të premten dhe kanë paralajmëruar Teheranin të lirojë anijet ose do të përballet me pasoja.

Garda Revolucionare e Iranit tha se ka parë anijen Stena Impero me flamur të Britanisë, dy javë pas konfiskimit nga Britania të cisternës iraniane në Gjilbraltar.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, tha se cisterna e dytë, e njohur si Mesdar, e udhëhequr nga Britania, nuk është konfiskuar. Sipas agjencisë, thuhet se anija është liruar pasi iu dha një paralajmërim për siguri.

Stena Impero dhe Mesdar ndryshuan drejtimit brenda 40 minutave pas hyrjes në Ngushticën e Hormuzit, duke marrë drejtimin për nga Irani, thuhet pasa raportimit të të dhënave në teren.

Më vonë, sipas raportimeve, anija Mesdar kishte ndryshuar sërish drejtimin duke u kthyer në Gjibraltar.

“Këto konfiskime janë të papranueshme. Liria e navigimit është thelbësore si dhe mundësia që të gjitha anijet të lundrojnë lirshëm në rajon”, tha ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.

Hunt, më vonë, tha se do të ketë pasojë nëse Irani nuk e rikthen kontrollin e anijeve, por theksoi se Britania nuk konsideron të zhvillojë operacione ushtarake.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të mund të bisedonte me Britaninë, pas polemikave nëse SHBA-ja ka rrëzuar një dron iranian të premten në Ngushticën e Hormuzit.

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Perëndimit janë acaruar pas konfiskimit nga autoritetet britanike të cisternës Grace 1 që kontrollohej nga Irani më 4 korrik, nën dyshimet se po bënte bartjen e naftës në Siri, në kohën e sanksioneve nga shtetet evropiane.

Fyeu Erdgoanin teksa performonte në skenë, aktorja përballet me pasojat e rënda

Këngëtarja dhe aktorja turke, Zuhal Olcay ëshët dënuar me 11 muaj e 20 ditë burg për fyerje publike ndaj Presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Gjithçka kishte nisur me një denoncim në numrin telefonik të policisë. Sipas denoncuesit, Olcay, më 5 Gusht 2016, teksa performonte në një skenë në Kadikoy të Stambollit kishte bërë një veprim me dorë që përmbante fyerje ndaj Presidentit Erdogan.

Fillimisht, Olcay u dënua me 10 muaj burg, ndërsa pas apelimit, dënimi iu shtua në 11 muaj e 20 ditë burg, por implementimi i vendimit shtyhej.

Ky vendim u apelua nga avokatët e kreut të shtetit turk, të cilët çështjen e dërguan në Gjykatën Supreme të Apelit, e cila sot miratoi dënimin.

Sipas Haberturk, Olcay duke ka shprehur pendesën për veprimin e saj duke theksuar se “ishte një veprim impulsiv.”

Adoleshentet ruse vrasin shoqen se ishte më e bukur (fotot)

RUSI

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Rusi. Dy adoleshente 16 vjeçe akuzohen se kanë torturuar, shpërfytyruar dhe më pas vrarë shoqen e tyre, vetëm pse ajo ishte më e bukur.

Autoritetet ruse e gjetën trupin e 17-vjeçares, Viktoria Averina në një ndërtesë të braktisur. Adoleshentet kishin bërë një krim brutal, pasi fillimisht e kishin shpërfytyruar trupin e saj me copa xhami. Më pas, ata e kanë rrahur dhe mbytur, shkruan “Daily Mail”.

Sipas versionit të dhënë në polici nga vetë vajzat, ata e kanë kryer vrasjen, sepse mendonin se ajo ishte më tërheqëse. Tashmë, dy adoleshentet po mbahen në burg, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.

Anija amerikane rrëzon dronin iranian në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës.

Ai tha se USS Boxer, një anije sulmuese amfibe, qëlloi ndaj dronit në ngushticën e Hormuzit të enjten, duke e shkatërruar atë.

Rrëzimi i dronit iranian i rrit më tej tensionet tashmë të larta në rajonin e Gjirit.

USS Boxer është pjesë e një grupi anijesh të marinës që ndodhen në ngushticë, mes Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, të cilat shënojnë një prani më të madhe ushtarake të SHBA në rajon.

Incidenti vjen katër javë pasi Irani hodhi rrëzoi një dron amerikan vëzhgimi që fluturonte mbi hapësirën ajrore ndërkombëtare në të njëjtën zonë.

Presidenti Trump u tha gazetarëve të enjten se “USS Boxer mori masa mbrojtëse kundër avionit iranian, i cili po fluturonte në distancë të afërt, rreth 1000 metra, duke mos përfillur thirrjet e shumta për t’u larguar. Presidenti tha se droni iranian po kërcënonte sigurinë e anijes dhe të ekuipazhit të saj.

Presidenti shtoi se droni “u shkatërrua menjëherë”.

Ai tha se veprimet e dronit duke iu afruar anijes USS Boxer, janë “i fundit mes shumë veprimeve provokative dhe armiqësore kundër anijeve që veprojnë në ujërat ndërkombëtare”.

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara “rezervojnë të drejtën për të mbrojtur personelin dhe objektet e tyre”. Ai tha se SHBA dënojnë përpjekjet e Iranit për të shkaktuar çrregullime në lirinë e lundrimit dhe tregtinë globale.

Ai gjithashtu u bëri thirrje “vendeve të tjera për të mbrojtur anijet e tyre kur ato kalojnë nëpër ngushticë” dhe të punojnë me SHBA në të ardhmen. za

Fjalimi i fundit i kryeministres May

Kryeministrja Theresa May kritikoi të mërkurën intolerancën dhe absolutizmin në rritje në politikën botërore, në një mesazh që shumë e shohin si të adresuar ndaj pasardhësit të saj si dhe Presidentit Donald Trump.

Kryeministrja May, e cila do të largohet nga posti brenda një jave, pas një mandati trevjeçar të dominuar nga Brexit-i, dënoi “politikën ndarëse” dhe tha: “disa po humbasin aftësinë për të mos u pajtuar pa dëmtuar pikëpamjet e të tjerëve”.

Zonja May njoftoi dorëheqjen e saj muajin e kaluar pasi Parlamenti hodhi poshtë marrëveshjen e saj të ndarjes me Bashkimin Evropian, e cila kishte për qëllim të siguronte një largim të rregullt të Britanisë nga blloku. Plani u hodh poshtë pjesërisht nga anëtarët pro-Brexit-it të Partisë Konservatore të zonjës May, të cilët dënuan kompromiset me BE-në.

Në fjalimin e saj të fundit si udhëheqëse e vendit, zonja May dënoi politikën populiste të ‘fituesve dhe humbësve, të cilët e shohin kompromisin dhe bashkëpunimin përmes institucioneve ndërkombëtare si shenja të dobësisë, e jo të forcës’.

Ajo mbrojti bashkëpunimin ndërkombëtar dhe theksoi nevojën për të ruajtur marrëveshjen e klimës së Parisit dhe marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin, të cilat Presidenti Trump i ka hedhur poshtë.

Zonja May ka pasur një marrëdhënie nganjëherë të tensionuar me presidentin amerikan, i cili e ka quajtur qasjen e saj ndaj Brexit-it “naive” dhe ka thënë se ajo duhet të kishte dëgjuar këshillat e tij për të paditur BE-në. Javën e kaluar, ambasadori britanik në Uashington dha dorëheqjen pasi presidenti Trump u përgjigj me zemërim ndaj kabllogrameve diplomatike të bëra publike ku ai e përshkruante Shtëpinë e Bardhë si “kaotike ” dhe ”jofunksionale”. za

Rreth 40 milionë njerëz në botë janë robër të skllavërisë moderne

Dhjetë mijë njerëz do të duhet të lirohen çdo ditë për të eleminuar skllavërinë moderne gjatë dekadës së ardhshme, thuhet në një hulumtim, që tregon vendet të cilat bëjnë pak, ose aspak përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund punës së detyruar.

Më pak se gjysma e vendeve të botës e rendisin punën e detyruar si një krim dhe shumica nuk e konsiderojnë martesën e detyruar si një krim, tha raporti i organizatës me bazë në Australi, Walk Free Foundation.

Më shumë se 40 milionë njerëz janë vlerësuar të jenë robër në skllavërinë moderne, që përfshin punën e detyruar dhe martesën e detyruar.

Përfundimi i skllavërisë moderne deri në vitin 2030 ishte një nga qëllimet botërore të miratuara unanimisht nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara, katër vjet më parë.

Por, në situatën e sotme, arritja e këtij qëllimi është “e pamundur”, tha raporti.

“Në bazë të përparimin aktual, ne nuk do të jemi në gjendje të zhdukim skllavërinë moderne deri në vitin 2030”, tha Fondacionin Reuters, Katharine Bryant, drejtuese e hulumtimeve në Walk Free.

Ministrat e G7-s do të diskutojnë rreziqet e monedhës së Facebook-ut

Ministrat e Financave të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, do të vendosin si prioritet të tyre, çështjen e monedhës digjitale të Facebook-ut, të quajtur Libra.

Ministrat e vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë, do të takohen gjatë kësaj jave në Francë.

Ata pritet të trajtojnë rreziqet që mund të paraqiten nga planet e Facebook-ut për të vënë në qarkullim monedhën digjitale.

“Linja e kuqe për ne është se Libra nuk duhet të transformohet në një monedhë sovrane”, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Kompania e mediave sociale Facebook, në muajin qershor, zbuloi planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra.

Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.

Kompanitë e pagesave Uber dhe Visa gjithashtu kanë të ngjarë të pranojnë atë në të ardhmen, njoftoi kompania.

Dështon misioni për nisjen në Hënë i anijes hapësinore të Indisë

India ka shtyrë misionin e saj të dytë në hënë, për shkak të asaj që agjencia hapësinore e vendit e përshkroi si një “pengesë teknike”.

Misioni Chandrayaan-2 u ndërpre më pak se një orë përpara nisjes.

Një zëdhënës i Organizatës për Hulumtime Hapësinore indiane, tha se një problem teknik i paspecifikuar ishte vërejtur në sistemin e nisjes së raketës.

Agjencia tha se do të njoftojë një datë të e re të nisjes.

Chandrayaan, është projektuar për të eksploruar depozitat e ujit të konfirmuara nga një mision i mëparshëm hapësinor indian.

Nëse India do të menaxhonte uljen në Hënë, do të ishte vendi i katërt që do ta bënte këtë, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

Misioni i parë në Hënë nuk realizoi ulje, por bëri kërkimin e parë dhe më të detajuar për ujin atje.

Rudy Giuliani, Avokati i Presidentit Trump, Senatori Joseph Lieberman, Sekretari Tom Ridge në konferencën e muxhahedinëve 30 km larg Tiranës

Rreth 3 mijë muxhahedinë që ndodhen në Shqipëri kanë mbajtur një konferencë në ‘qytetin’ e tyre në vendin tonë që ndodhe në në afërsi të Manzës, 30 km larg Tiranës dhe që quhet ‘Ashraf 3’.

Në këtë konferencë është shfaqur 3D lufta 120-vjeçare e popullit iranian për liri e demokraci. Ky ishte evenimenti i parë i këtij lloji në Ashraf-3, i cili është ndërtuar gjatë 18 muajve të shkuar nga opozita iraniane duke përdorur burimet e veta.

Udhëheqësja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, u zotua të premten se Irani ndodhet pranë një kthese historike dhe fitorja e popullit dhe rezistencës iraniane kundër regjimit teokratik është e sigurtë.

Maryam Rajavi, e cila është Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ishte folësja më e spikatur në një konferencë në Ashraf-3, ku banojnë mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian, Mujahedin-e Khalq (MEK).

Disa dhjetëra ish-zyrtarë të lartë nga të dyja anët e Atlantikut, duke përfshirë Kryebashkiakun Rudy Giuliani që është avokati personal i Presidentit Trump, Senatorin Joseph Lieberman, Sekretarin Tom Ridge, Drejtorin Louis Freeh, Gjeneralin George Casey, Gjeneralin James Conëay, Michelle Alliot Marie, ish-Ministre e Jashtme dhe e Mbrojtjes e Francës, Ingrid Betancourt, ish-kandidate presidenciale në Kolumbi, e cila ka qenë e mbajtur peng; nga SHBA dhe Europa morën pjesë në konferencë.

Në një pjesë të fjalimit të saj, Znj. Rajavi tha, “Sot në Ashraf 3, jemi mbledhur në një Ekspozitë ku shfaqen 120 vite të luftës së popullit iranian për liri. Një luftë me ulje e ngritje të panumërta, me shumë disfata e triumfe, së cilës i kanë dhënë jetë lotët dhe buzëqeshjet e një kombi të lidhur me zinxhirë e të shtypur nga dy diktatura, monarkia e mëparshme dhe pas saj një regjim fetar e tiranik. Por ne jemi duke çarë përpara në rrugën drejt fitores së sigurtë.”

“Një nga hallkat që mungonte në lëvizjet e mëparshme të popullit iranian ishte organizimi koherent dhe përpjekja e organizuar, së bashku me një forcë të vendosur e të rexhur nga betejat, e cila të ishte e përgatitur për të bërë çfarëdo sakrifice që të nevojitej. Si rezultat, përpjekjet e mëparshme të popullit nuk kanë patur sukses pavarësisht gjithë sakrificave. Dhe sot, Ashraf 3 mishëron rezistencën e organizuar të popullit të Iranit për liri,” shtoi ajo.

Duke iu referuar përparimeve të bëra nga Rezistenca Iraniane, znj. Rajavi theksoi, “Sot, kemi arritur një pikë kthese historike. Një Ashraf i cili është ngritur edhe një herë, krenar dhe i fuqishëm, duke shdritur në zenitin e kësaj Rezistence. Ky Ashraf është riprodhuar 1000 herë në formën e njësive të rezistencës në mbarë Iranin. Dhe një shoqëri shpërthyese e cila nuk ka ndërmend t’i durojë më mullahët, me dëshirën për t’i përmbysur ata…. Populli iranian dhe historia e tyre po çajnë përpara në rrugën drejt fitores së sigurtë.”

Duke iu referuar ekspozitës së 120 viteve të Luftës për Liri, Kryebashkiaku Giuliani tha, “Është një gjë të dëgjosh emrat dhe numrat, por është krejt ndryshe të shohësh fytyrat e 120,000 njerëzve të vrarë—martirë që kanë humbur jetën sepse gjithçka që donin ishte ajo që na takon të gjithëve si qenie njerëzore: Liria.

Senatori Lieberman shtoi, “Ju na keni dhënë mundësinë të jemi besnikë ndaj parimeve tona kombëtare, siç thotë deklarata jonë e pavarësisë, ‘të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nën Zotin.’ Po këto të drejta i janë dhënë çdo fëmije e çdo të riu jeta e të cilit është këputur nga ky regjim brutal.”

Gjatë konferencës, personalitetet dëgjuan dëshmi nga anëtarë të MEK të cilët kanë duruar personalisht disa vite torture në burgjet e regjimit, duke përfshirë të mbijetuarit e masakrës së 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran, apo kanë qenë viktima të sulmeve terroriste nga proksit irakenë të regjimit iranian.