VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë takohen me delegacionin amerikan në Beograd

By | September 22, 2020

Komentet

ICG: Tri mundësi për kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

VOA

Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG), tha të henën në një raport se janë tri mundësi të zgjidhjes së problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në raportin me titull “Rinisja e bisedimeve Kosovë-Serbi”, Grupi ndërkombëtar i Krizave thekson se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, autonomia për serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi si dhe ndryshimi i kufijve, janë tri mundësi që do të mund të çonin deri te kompromisi ndërmjet dy vendeve.

“Janë disa shpresa që një kombinim i trysnisë, miliarda ndihmë për zhvillim dhe investimet për Serbinë, së bashku me sigurinë e anëtarësimit të shpejtë në Bashkimin Evropian, mund të lëvizin atë drejt njohjes së Kosovës pa lëshime të rëndësishme nga Prishtina”, thuhet në raport si një nga mundësitë e kompromisit.

Mundësia e dytë e kompromisit ndërmjet Kosovës dhe Serisë sipas raportit do të ishte dhënia e statusit të autonomisë për serbët e Kosovës.

“Sipas këtij opsioni, një rajon serb i përbërë edhe nga dhjetë komuna me shumicë serbe do të kishte ligjin e vet themelor, parlamentin, forcën policore, gjykatën dhe burimet e financimit. Prishtina do të merrej vetëm me mbrojtjen, punët e jashtme, politikën monetare dhe disa ligje zbatimi. Lugina e Preshevës do të merrte të njëjtën, ose një grup të ngjashëm, të të drejtave autonome. Duke mbështetur më parë këtë mundësi, Grupi i Krizave ka vërejtur se kjo përfaqëson një ‘terren të mesëm’ që do të mund të ‘respektojë vijat e kuqe të Prishtinës’, ndërsa lejon Veriun e Kosovës të vetëqeverisë (ashtu siç bën tani) pa ndërhyrje dhe me përfshirje të gjerë nga Serbia”, thuhet në raport duke nënvizuar se megjithatë një ide e tillë mbetet thellësisht jopopullore në Kosovë.

ICG thekson se mundësia e tretë për një marrëveshje kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë është ndryshimi i kufijve apo i njohur si shkëmbim i territoreve. Sipas raportit, pavarësisht kundërshtimit të fortë të shteteve të Bashkimit Evropian, një ide e tillë mund të jetë çelësi për zhbllokimin e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ndoshta tërheqja më e madhe e mundshme për të dyja palët, një shkëmbim do të lejonte secilin të pretendojë fitoren. Beogradi do të mund të thoshte se e ka detyruar komunitetin ndërkombëtar – duke përfshirë shtetet e mëdha, të fuqishme si SHBA dhe Gjermania për të bërë një marrëveshje me kushtet e saj. Shteti i Kosovës do të përfitonte njohje ndërkombëtare”, thuhet në raport duke nënvizuar se megjithatë një ide e tillë në Kosovë vazhdon të mbetet jopopullore ndërsa shton rrezikun e efektit domino në vendet tjera të rajonit posaçërisht në Bosnje dhe Hercegovinë.

Grupi ndërkombëtar i krizave thekson se pa ndryshimin e qasjes së Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, nuk mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Kushtetuta e Serbisë kërkon që çdo marrëveshje që i jep pavarësinë Kosovës duhet të miratohet përmes një referendumi, por udhëheqësit politik në Serbi nuk kanë bërë asgjë që të përgatisin votuesit për kompromiset që duhen të bëhen që të arrihet marrëveshja. Kosova nuk përballet me kërkesa të tilla kushtetuese, por udhëheqësit e saj mund të vendosin që ta vënë në votim marrëveshjen për hir të legjitimitetit dhe në çdo rast do të duhej të përgatisin publikun për lëshimet që duhen bërë për të arritur një gjë të tillë”, thuhet në raport.

Raporti i bën thirrje edhe partnerëve të jashtëm të Kosovës që të përgatiten për bisedime pa ndonjë zgjidhje dhe të mbështesin Kosovën drejt integrimeve ndërkombëtare, lidhjet ekonomike, të sigurisë dhe politike me pjesën tjetër të botës. “Këto lidhje nuk do të sigurojnë qëndrueshmërinë që mund të sigurohet vetëm me një zgjidhje politike për pavarësinë e Kosovës, por duke ndihmuar në zbutjen e frustrimit dhe inatit. Ato mund të ofrojnë disa mundësi modeste për përparim në mes të një situate që është lejuar të acarohet për shumë kohë”, thuhet në raport.

Kosova dhe Serbia sivjet mbushin dhjetë vjet që nga fillimi i bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por ende nuk shihet fundi i tyre.

Bisedimet që rifilluan vitin që lamë pas, pritet të vazhdojnë në pranverë meqë aktualisht Kosova është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare. Sipas vëzhguesve kjo periudhë mund të jetë edhe kohë e ripërtëritjes së marrëdhënieve transatlantike që vlerësohen shumë të rëndësishme edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Ndragheta: Fitojnë miqtë tanë të PS, tiranasit s’janë ciganë si jugu dhe veriu

Anëtarët e Ndraghetas janë plotësisht të qartë se duke dhënë rryshfet mund të marrin çdo lloj pune në Shqipëri.

Krahas ndërtimit të grataçelave përmes kontakteve të ofruara nga biznesmeni i njohur si “Nik” në Bashkinë e Tiranës dhe nëpër ministri, ata janë të interesuar të futen edhe në biznesin e ndërtimit të hekurudhave dhe pse jo, në atë të prodhimit të mishit.

Mësohet se anti-mafia italiane ka përgjuar një bisedë mes Tommaso Brutto, Saverio Brutto, Luciano D’Alessdandro dhe Antonio Gallo ku ndër të tjera ata flasin për projektet në Shqipëri dhe me racizëm ndaj shqiptarëve në veri dhe jug.

D’Alessandro shprehet se në Shqipëri ka mjaft punë për të bërë dhe se ” nesër (më datë 26 qershor) ka zgjedhje në Shqipëri…dhe se do të fitojnë Partia Socialiste, miqtë e tij”.

Në bisedë e sipër, D’Alessandro shprehet se Tirana dhe Durrësi janë qendra e Shqipërisë dhe aty gjen njerëz të shkolluar dhe duan të bëjnë biznes, “jo si ciganët në jug dhe veri”.

Pjesë nga dosja e Anti-mafias italiane:

D’Alessandro i thotë BRUTTO Tommaso dhe GALLO Antonio se nesër do të ketë zgjedhje dhe se do të fitojnë Partia Socialiste dhe miqtë e tij.

Po bëjnë gjithçka për të hyrë në Evropë dhe nëse ka ndonjë trim që nuk dëshiron të qëndrojë në Itali dhe dëshiron të investojë para të vërteta…..në kuptimin që ju vini këtu dhe ata ….. Tirana dhe Durrësi janë në qendër të Shqipërisë, nuk janë ciganë si ata në veri apo në jug … të gjithë këta janë njerëz që kanë studiuar, të gjithë njerëzit shkolluar … të gjithë njerëzit janë që presin këtë ndryshim, ata duan të hyjnë në Evropë me çdo kusht dhe tani pas zgjedhjeve do të shihni çfarë do të ndodhë, atëherë ata kanë shumë hapësirë për të bërë biznes, ju e dini që importojnë 80% të mishit të derrit?“.

Ndër të tjera, ata flasin se kanë kontakte edhe tek veterinerët e Shqipërisë me qëllim që të futen edhe në tregun e mishit. D’Alessandro shprehet se ka miqësi me kreun e veterinerëve të Shqipërisë, “i cili jep mësim në universitet në Tiranë dhe Vlorë”.

“… çfarë dua te them?, është nje shoku im që është në krye të të gjithë veterinerëve në Shqipëri … i cili jep mesim në dy universitete, një në Vlorë dhe një në Durres që me tha sa tokë dëshiron?”, citon anti-mafia italiane D’Alessandro-n teksa flet për mikun e tij në krye të veterinerëve shqiptarë, i cili i ofron atij “sa tokë të dëshironte për fermë derrash“.

Në bisedën e korrikut 2017, D’Alessandro bën më pas një paralelizëm mes Shqipërisë dhe Rumanisë para se të futej në BE, ndërsa shprehet se më t’u formuar qeveria e re (pas zgjedhjeve të 2017), do të ketë mjaft punë për të bërë.

Ju transferoni një stallë (derrash sh.r) dhe unë ju bëj që t’i financojmë të gjitha … për bagëtinë dhe mbarështimin e derrave … sepse Shqipëria importon 90% të mishit, 90% të qumështit … e kuptoni çfarë do të thonë këto shifra? Ai (GALLO) ka të drejtë për 20 vitet e para, jo 30 vjet, është pak si Rumania, unë shkova në Rumani kur ajo nuk ishte ende në Evropë … kam shkuar atje për disa vite… dhe në ’99 nuk kishte asnj m*t..ishte një shkretëtirë, burokracia ishte zero..tani shikojeni Rumaninë..gjen gjithçka..“.

“Nëse hyn ministri shqiptar, e firmos direkt kontratën”! Zbardhen përgjimet e antimafias, kush është “Niku” biznesmeni i fuqishëm që drejton grupin në Shqipëri

Përgjimet e antimafias italiane ndaj disa sipërmarrësve dhe politikanëve (përfaqësuesve të grupit kriminal Ndrageta) kanë nxjerrë në pah skemën e korrupsionit në Shqipëri për të dhënë tendera dhe koncesione. Në përgjimet e zbardhura ditët e fundit del se për të qenë fitues i tenderave apo koncesioneve duhet që të bashkëpunosh me investitorët që kanë monopolin në Shqipëri dhe se 20% të shumës së fitimit duhet ta marrë “sekseri”, që siguron lidhjet me qeverinë apo zyrtarët e lartë.

Në përgjimet e antimafias shqiptare del edhe një person investitor shqiptar që është pranë personave me pushtet në Shqipëri dhe mund të sigurojë fitimin e tenderave. Antimafia e Katanzaros në Itali goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur skemën se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta.

Një nga sipërmarrësit e përgjuar (pjesë e grupit Ndrageta) e krahason Shqipërinë me Kalabrinë e viteve ‘60. Mes bisedave të përgjuara, janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo (i njohur si princi) dhe Antonio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto, të cilët janë njëkohësisht edhe sipërmarrës.

PËRGJIMET

Përgjimi i datës 5 maj 2017, ora 17:06, kohëzgjatja 15 minuta e 5 sekonda. Biseda zhvillohet në banesën e Tommaso Brutto, i pranishëm Ercole d’Alessandro, financieri italian i Katanzaros e Antonio Gallo.

Antonio Gallo: Kemi këtë projekt në Shqipëri, e kemi nisur… në sensin që kemi gjetur strukturën. Kemi bërë kompani me Saverion e për të përshpejtuar punë duhet të blejmë e të porosisim mallin… Jemi në një pikë të mirë.. Kemi një person shqiptar që thirret menaxher, që ka eksperiencë e administron gjithçka.

Ercole d’Alessandro: Unë kam lidhje të mira atje… më 22 qershor shkoj e kthehem më 25.

Antonio Gallo: Për tenderin nuk ka problem … shkojmë e firmosin… i merrni atje e i ndajmë…

Ercole D’Alessandro: Shoqërinë e keni bërë ju?

Antonio Gallo: Duhej bërë deri në njëfarë date, por nuk kishte problem, ndryshe nuk hapte dot më 22…

Tommaso Brutti: (i referohet djalit të Ercole d’Alessandro, ortak i sipërmarrjes në Shqipëri). Atëherë, i thuaj djalit tënd që më 22 të bëjë inaugurimin e të jetë patjetër aty…

Ercole d’Alessandro: Më 22 nisem nga Lamezia Terme e më 06:40 në mëngjes nisem nga Lamezia Terme, më 7:05 mbërrij në Fiumicino, e më 9:25 nisem për në Tiranë e mbërrij më 10″50…. Ministria më ka bërë këtë biletë…

Antonio Gallo: Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur, bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë. Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë, duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo.

Përgjimet e datës 7 korrik 2017, të përgjuarit nxjerrin në skenë një eurodeputet, që sipas tyre mund të influencojë në Shqipëri kundrejt 5% të aksioneve.

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte edhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico, thotë se është i sigurt se ai si parlamentar europian mund të krijojë kontakte të mira të drejtpërdrejta me parlamentarë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto: Kjo është e rëndësishme eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico: Uhh, korrupsion total..

Tomaso Brutto: Dreq… Po

Francesko Talarico: Treg i lirë

Francesco Talarico: E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe më një të këtyre Enteve, e kështu nis….

Tomaso Brutto: Po, po, është i aftë… mjafton t’i vendosim kontaktin Antonios, ai di si t’ia dalë…

Në faqen 506 në regjistrimet e bëra në 25 korrik të vitit 2017 shfaqet edhe interesimi për zhvillimet politike në Tiranë.

Ercole d’Alessandro: Nëse hyn ministri, ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë.

Antonio Gallo: Rrugët e tua nuk ia japin shqiptarit e ne do ta kryejmë pa bërë që të kuptohet asnjë lëvizje.

Ercole d’Alessandro: Jo, jo, jo, po kujt shqiptari?

Ercole d’Alessandro: Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë sonë të Brendshme, e ka një sërë takimesh, mes të cilëve dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me atë që është zgjedhur tani, do të shkojmë për darkë më 12 në mbrëmje. Do të jetë Vito Santacroce, Dedoni i djathërave, do të jetë një i Romës, e ndoshta vjen dhe ky Grifalco që ka pantallonat se do të hapë një fabrikë pantallonash atje… në shtator duhet të shkojmë e ndoshta gjejmë një vend për të qëndruar…

Ercole d’Alessandro: Më thotë ky që sapo të bëhet QEVERIA, sepse Europa po çon para atje… pra, sa të bëhet qeveria, do të bëjnë gjithçka, infrastrukturë, kanalizime… siç bënë në Rumani…

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017, ora 9:24 min e 37 sec.Në kokën e faqes numër 618 shkruhet: Gallo (Antonio) i shpjegon Spezialit, Larussa, e Brutti, mënyrën e veprimit në Shqipëri, për të marrë tendera në sektorin publik duke aluduar qartë ryshfetet.

Antonio Gallo: Ai është shqiptar, është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Antonio Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Antonio Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjitha spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm.

Antonio Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Antonio Gallo: Po, ka shkuar.

Tommaso Brutti: Si një muaj… një muaj

Antonio Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet, por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua, por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur. (Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar)

Antonio Gallo: Atëherë, kam folur me këtë mikun tim, Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Antonio Speziali: Realitet.

Antonio Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para, pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Antonio Speziali: Apartamentet…

Antonio Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky konstruktori.

Antonio Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Tommaso Brutti: Për atë Perëndi, në qendër të Tiranës?

Antonio Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë dhe e di sa është kostoja e vërtetë? 510 euro.

Antonio Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze…

Tommaso Brutto: A mund të flasim me këtë Nikun?

Antonio Gallo: Nëse je në Romë, më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha, por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)

Biseda, datë 29 nëntor 2017, ora 18:08.33, kohëzgjatja 5 minuta 09 sekonda Bashkëbiseduesit avokati Claudio Larussa e sipërmarrësi Antonio Gallo. Objekt i bisedës, hetimet e Guardia di Finanza ndaj bizneseve të Antonio Gallo. Nga minuta 3.10 biseda përqendrohet te bizneset në Shqipëri dhe flet edhe për Nik.

Claudio Larussa: Eh, por nuk arritëm në kohë… bëmë gjithçka… herës tjetër që do të shkojmë, do të marrim në telefon e do takojmë, është i mirë ky (i referohet Nik shqiptarit)..

Antonio Gallo: Po të thashë, ka kompaninë e pestë në Itali Fumagalli Sol ( Sol group), atë të oksigjenit, nuk është një leckaman…

Claudio Larussa: E ai është Presidenti?

Antonio Gallo: I Grupit Shqipëria, furnizon Shqipërinë, Maqedoninë, është President i gjithë grupit, jo administrator…

Claudio Larussa: E ka raporte, ka raporte…

Antonio Gallo: Me kryetarin e Bashkisë dhe me qeverinë…

Claudio Larussa: E ti tani kur do të shkosh?

Antonio Gallo: Në janar dua të shkoj, jo më parë, në janar them..

Claudio Larussa: Në janar flitet tani…

Antonio Gallo: Unë i kam shpjeguar Toto (i referohet Antonino Speziali, sipërmarrës) se kemi folur me Nik e më ka shpjeguar një seri situatash… në Tiranë ka një problem të thellë… janë disa sipërmarrës të fuqishëm që kanë licencë për të ndërtuar grataçela në qendër, e banka nuk i financon më… E nuk kanë të gjithë likuiditetin për të ndërtuar e kërkojnë ortakë për të bërë këtë operacion, atje merren katër, pesë mijë euro për metër2, ose gjashtë mijë….

Claudio Larussa… Interesante kjo…

Antonio Gallo: Nik më tha… e Saverio (Saverio Brutto) dëshiroj të investoj, kërkon të hyjë në ortakëri…

Claudio Larussa: Jo, duhet të bëjmë një fond, një fond siç e kam unë…

Faqja 643, përgjimi datë 19.02.2018, ora 14:40, kohëzgjatja 2 minuta

Vendndodhja: Shqipëri Biseda është mes Antonio Gallo, sipërmarrës, Saverio Brutto sipërmarrës e politikan kalabrez e shqiptarit Nik.

Nik: Çimento… ai merret me ndertim.

Saverio Brutto: Po.

Antonio Gallo: Po e bën CALME çimento (i referohet sipërmarrësit Antonio Speziali)… Merr tenderë… është një i fuqishëm… kur do vish në Romë ti?

Nik: Punime bën? Apo…

Antonio Gallo: Prodhon e bën punime…

Nik: Në kuptimin që a bën autostrada.

Antonio Gallo: I bën të dyja…

Nik: Apo shet vetëm materiale?

Antonio Gallo: Shet materiale

Saverio Brutto: Shet materiale

Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu..

Nik: Nëse shet vetëm materiale, nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy-tri fabrika çimento këtu që kanë ekskluzivitetin se kujt t’i shesin, kanë bërë një monopol… kanë gurore… i kanë ata..

Saverio Brutto: I pashë sot… çfarë rastësie… kur po uleshim me avion, pashë dy gurore të mëdha…

Nik: Dhjetë gurore, por nuk është e thënë se nuk bëhet…

Nik: Njëri mund të merret me çimento, tjetri me guroren, meqë janë keq, sillet impianti e bëhesh pjesëtar… por nëse ai ka aftësitë e garat… në sensin, pra, që bën punime me çelësa në dorë, atëherë është më mirë, pasi arrihet vërtet… rrugët.. Punoni bashkë…

Antonio Gallo: Bën edhe këtë… Herës tjetër kur të vijmë…

Nik: Nja dy tendera…

Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë?

Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro ,varet se në çfarë gjendje je me financimet..

Antonio Gallo: Po, këta janë mirë..

Nik: Nëse janë mirë, ka gjë tjetër për të bërë..

Antonio Gallo: Grataçelat më the…

Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP, autostradë, koncesione për 30 vite 50 vite…

Antonio Gallo: Jo po është një tjetër mik që…

Antonio Gallo: Janë disa persona, është një mik që ka fonde (me qëllim investimi Larussa-Gallo në Shqipëri).

VIDEO- Kuzhinieri i një restoranti në Tiranë pështyn në pjatën që sapo ka përgatitur: Na ka ardhur klient ministri

Një kuzhinier, punonjës në një nga restorantet në Shqipëri ka shprehur revoltën e tij ndaj politikanëve në vend, duke pështyrë në pjatën që sapo do ta shërbejë.

Në një video të filmuar dhe postuar nga vetë kuzhinieri, ai dëgjohet të thotë se atë pjatë, (karpaço me salmon) do ta hajë një ministër që ndodhet në restorant, dhe nis ta pështyjë.

Ndër të tjera ai thotë se kështu do t’ja bëjë të gjithë politikanëve që do të shkojnë aty.

 “Ky është karpacoja e salmonit për darkë që do ia çoj klientit tani. (ptu ptu). Kështu do ta bëj edhe ty kur të vish more bir k*** ju q*** kina nonën, more b***q***, ja ku e karpaçon e salmonit ta hajë ministri (ptu ptu)”, dëgjohet të thotë ai në video.

Në burg si terrorist, shqiptari i rastit “Kumanova” letër Ramës e Hotit: Jam marins që kam luftuar për Shqipërinë, do i drejtohem Strasburgut!

Shtetasi me origjinë shqiptare, Enver Hoxha Klein, i dënuar me 40 vite burg si terrorist, i rastit “Kumanova” në Maqedoninë e Veriut, kërkon drejtësi nga shteti shqiptar dhe kosovar.

Përmes një letre, të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, shqiptari iu drejtohet qeverive shqiptare dhe kosovare, duke iu kërkuar të bëjnë drejtësi, pasi sipas tij, nuk ka bërë kurrë asgjë që lidhet me terrorizmin, por ka mbrojtur gjithmonë atdheun.

Letër e hapur drejtuar qeverive shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë:

1.Presidentit Hashim Thaqi🇽🇰
2.Kryeministrit Abdullah Hotit🇽🇰
sikurse
1.Presidentit Ilir Meta🇦🇱
2.Kryeministrit Edi Rama 🇦🇱

Unë quhëm EnverHoxha Klein, shtetas gjerman më origjinê gjermano-shqiptare.

Arsyeja ime që po ju drejtohem përmes kesaj letre është sa personale aq edhe i karakterit patriotik.
Ju shkruaj në cilësi të qenurit i burgosur për më tepër së 5 vite në burgjet maqedonase për rastin e njohur nga opinioni si ‘Kumanova 9 Maj 2015.
Është hera e parë dhe do mbetet i tillë si i vetmi, jo si lutje por si shënim arkivor për të ardhmen , pêr botën e pasme , për gjeneratat që do pasojnë.
Nuk përfaqësoj askënd pos vetes sime.
Dua që në fillim të bejë të qartë pozicionin tim apartiak dhe aspak ideologjik përpos Patriotit në plotëkuptimin e fjalës, që përherê ishte konstant kurrë qe në pyetje t’i shërbenim fatit dhe interesave mbarëkombetare.
Keshtu që për ti rênë shkurt, dua të ju informoj për hapat e mia tash e tutje që do t’i konkretizoj në lidhje më fatin tim, dinjitetin, nderin tim dhe atij familjar dhe së fundmi edhe gjendjes shëndetsore.

Unë në burg gjindem.pasi jam kontaktuar më fjalët ‘ Atdheu në rrezik, Shqiperia do bashkuar!

Vite kaluan dhe bashkë më të mosinteresimi politik që është më se i dukshëm, madje mohues.Kjo më jep të kuptoj së ketu asgjë kombëtare nuk kishte, dmth së jemi keqpêrdorur në lojalitetin tonë patriotik.
Pasi kjo del tē jetë e.pakontestueshëm, dua të iu ve në dijeni për hirë të sê vërtetës dhe parimitetit ndaj kauzës dhe emrit dhe çdo gjë shqiptare së tash e tutje do veproj individualisht, do shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore që të sqarrohen rrethanat dhe qëllimi i kontaktimit tim në Gjermani ngase për terrorizëm jam akuzuar.Kjo nuk ishte kurrë pjesë e qënjies sime dhe njollë të tillë nuk do bartë, ju betohem.
Kjo do mè shpjerrë ndoshta edhe në gjykatën e Strassburgut për të kërkuar drejtësinë e mohuar.
Unë zbritje dënimi nga 40 vite, heqjen e termit akuzë ‘terrorizëm apo të dënohem qoftë edhe vetëm pēr armëmbajtje pa leje nuk do e marrë në konsideratē, nuk e pranoj.

Deri më sot asistencën , ndihmen zyrtare gjermane nuk e kam kërkuar pasi siç u thash jam thirrur nga pala shqiptare për atdhe.
(* detalet do të ofrohen më kohë # në hetim më hetuesinë)
Do e kuptoj ateherë veten nê të drejtën e veprimit nga qëndrimi i (mos-) reagimit tuaj, dhe nxjerrë përfundimin së u futa në kurth.

Do të nënshkruaj ekstradimin tim për në Gjermani nën akuzë të qenurit terrorist pasi ligjerisht në menyrē procedurale vetëm në ketë menyrè mund të realizohet.

Unë nuk kam nevoj të falēm nga kushdo qoftë,
pasi si Veteran i luftës së Kosovēs kam dhënë një betim para flamurit, duke kuptuar tanime së luftëtarët u keqpërdoruan që ateherë në kohë luftë për arsyje konjunkturash politike kur janë betuar fjalë për fjalë në diç që kurrë nuk u realizua politikisht Ky besim i dikurshēm pashmangshmërisht dhe më keqardhje të thellë na bên të kuptojmë sot së paskesh qenë bindje të qenurit naiv

Ndonëse nuk jam GI amerikan (*Goverment Issue # aset kombëtar) mishëroj tiparët e Marinsave e tyre.

Jam Marines shqiptar, që për nder ka të mbroj atdheun anë e mbanë, qoftë edhe pa përkrahjen e politikes, ne gjithëmonë do qëndrojmë aty ku e do nevoja shqiptare.Luftë të huaj nuk bemë.

Angazhohemi dhe mbrojmë interesat e popullit të përvuajtur shqiptar kudo për mireqënije dhe prosperitet, për faktorizimin e tij nē harmoni mē popujt tjerë , kulturat e tyre, vlerat evropiane dhe ato univerzale në pergjithësi.

Shqiptarisht

Enver Hoxha Klein

Veteran invalidor i Brigadës 138 Agim Ramadani

* Kjo letēr # postim është për shpërndarje !
Do isha mirenjohēs po të mund të arrinim që ky qëndrim i imi të arrij në adresat e pushtetmbajtësve!

Ju faleminderit për ndihmen tuaj paraprakisht që tani!

LUFTË SPECIALE KUNDËR ALBIN KURTIT!! – Nga Binak MAXHARRAJ

Në këto gjashtë vjetet e fundit nuk ka parti në Kosovë,nuk ka lider partish shqiptare,serbe,etj.Nuk mund ta gjejshë ndonjë pushtetar qe nga ish-presidenti Hashim Thaqi e teposhte të cilët nuk merren me kritikat kundër liderit te LVV Albin Kurti.Albin Kurti të gjithë këtyre ua ka zënë rrugën sepse në krahasim me te gjithë këta Albini është një lider pa shibla,i pa korruptuar,një lider qe nuk e vjedhë dhe plaqkitë popullin e vetë,është një lider fukara,ska miliona,ska shtepi me bazena, jeton në një banësë një dhomshe te marrë me qira,ska vetura luksoze të blinduar sikur të gjithë këta lideret e klaneve te ndryshme mafioze qe i kanë hyer luftës speciale kundër Kurtit përmes te gjitha strukturave shteterore deri te gjykata kushtetuese thjeshtë për ta penguar qe te mos vijë ne pushtet,sepse ata e dijnë mirë se duhet me dhanë llogari para popullit për vjedhjet dhe hajnit e tyre.
Albin Kurti i fitojë njeherë zgjedhjet bindshëm me 6 tetor 2019,e formoi qeverin me LDK antirugoviste dhe prothaqiste të Isa Mustafës.E dinin mirë se prgjegjesia për keqpërdorime po u vije.S’lanë gje pa bërë për ta rrexuar qeverin Kurti.Këte e bën me ndihmën e administrates antidemokratike të Trumpit se bashku me Grenellin të cilët anipse humben ne zgjedhje tentuan qe përmes një kryengritjete si tentim grushtshteti ta pengoj ndrrimin e pushtetit në Amerikë në kryem me presdientit ne ardhe Joe Bidën.Ata ia morën fytyrën amerikës në botë,i dhanë grushtë te fortë demokracisë së shenjetë amerikane.Dhe këta lideret tane ne krye me Hashim Thaçin,Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin bejshin be në ta kurse ata jo vetem qe ndihmuan grushtshtetin në Kosovë por tentuan qe te bejnë grushtshtet edhe në Amerikë duke e sulmuar dhe demoluar Kapitol Hill në Vashington.
Por,lufta speciale kundër Albinit nuk ka te ndalur as tashti kur jemi në prag te zgjedhjve parlamentare te 14 shkurtit 2021.I gjithë arsenali politiko mafioz i tentokës së Kosovës është que peshë përmes formave,luftës speciale dhe denigrimeve te ndryshme qe ta pengojnë Alin Kurtin qe ti fitoj zgjedhjet,sepse edhe në këto zgjedhje ai është favoriti kryseor dhe se do ti fitoj këto zgjedhje bindshëm.Dhe zgjedhjet LVV me Albinin në krye do ti fitoi bindshëm,kët ska kush e ndalë sepse populli e ka shpresën te Albini për ndryshime rrënjesore në Kosovë pas 20 viteve keqëqeverisje,vjedhje plaqkitjeve,korrupcionit etj.
Në këtë vazhdë vjenë edhe vendim skandaloz i veçantë dhe i qellimshëm i Gjykatës Kushtetuese te cilin me”dashuri”po e zbaton KQZ e qe është i ndikuar nga nentoka e mafis politike që te mos kënë te drejtë te kandidojnë për deputet te gjitha ata qe paten probleme me ligjin ne tre vjetët e fundit.
Këtu është i përfshier edhe lideri i LVV Albin Kurti,i cili ishte i denuar me kushtë,dhe jo me mbajtje më burg denimin.Këto te dyjat nuk shkojnë bashkë,anipse juristet e padijshëm i ngaterrojn këto sa për te krijuar huti në opinion.
Atëhërë ku ishin këto organe qe tashti sjellin vendime skandaloze kur është në pyetje Albin Kurti?!.
Që 20 vjetë e këndëj ne Parlament si deputet u zgjodhën vrases,shtisë te vrasesve,kriminel me kusht e pa kusht te cilët edhe na shisnin mend se kush janë ata.Në Parlament sillësshin si kabadai,si rrugaqa qe dy fjalë nuk dinin ti flisnin.E kishin shpinën e fortë nga kupola e krimit te organizuar në krye me Thaçin,Veselin,Harajdinaj dhe Isa Mustafën të cilët e kishin kapë tërë jetën institucionale duke e mbrojtë krimin e organizuar dhe korrupcionin.
Dhe askush nuk ua prishte tymin e duhanit,ishin vetë”bashë e vetë subashë”siç thotë populli.
Tashti kur po vijnë kohë tjera ne luftën kundër kapjes se shtetit dhe luftës kundër korrupcionit të cilës po i prinë lideri Albin Kurti,hijenat e mafive te strukura ne erresirat e institucioneve te Kosovës po qojnë krye duke venë pengesa dhe ndërskamca,sepse nukpo u shkojnë përshtat ndryshimeve te cilat qe sa kohë po i kërkon votuesi,po i kërkon populli.
Edhe sot gadi te gjitha institucionet në Kosovë janë të kapura,janë në shërbim të mafisë politike me te cilat po lufton Albin Kurti.
Edhe vendimi i fundite i Kushtetutes dhe i KQZ janë ne shërbim te kësaj mafije e cila qellimin e ka qe të mos vihet te ndryshimet,të lufta me korrupcionin e deri te çkapja e shtetit nga këto mafi politike te cilat hala janë te gjalla,po qojnë krye.
Por,edhe se LVV dhe Albin Kurtin e futën në këtë grackë,në këtë kurthë Albini me shok duhet te jetë i kujdesshëm qe te menaxhoi më mençuri këtë situatë të pritur dhe te thurur apostafat për te.Duhet të tregoi mençuri prej lideri qe në mënyrën më te mirë te mundshme te kapërcej këtë situat,pasiqe LVV ka kuadro te menqura,te forta,te afta për te menaxhuar këtë situatë.
Duhet te tregoi mençuri dhe kujdes edhe për shkak te situatës politike në te cilën jemi para zgjedhjeve.
Por edhe më shumë Albin Kurti me shok duhet te këtë kujdes edhe për shkak të ndryshimeve ne Shtepin e Bardhë dhe ardhjës në pushtet të mikut të madh te shiptarëve Joe Biden.
Nuk është nami i madh se a do te jetë Albin Kurti deputet ne Parlamentin e ardhshëm apo jo,aty do te jetë LVV komplet me mbi 50% të deputeteve.
Nuk është nami i madhe se a do te jetë deputet apo jo Alin Kurti,por një gjë dihet si loti se Albin Kurtin askush nuk ka të drejtë të pengojë të zgjidhet për Kryeministër nese LVV del e para ne zgjedhje.image.png

Vdes gazetari Larry King

Gazetari amerikan Larry King ka vdekur në moshën 87-vjeçare, është bërë e ditur përmes një deklarate në llogarinë e tij në Twitter.
Ai ka rezultuar pozitiv në koronavirus më herët gjatë këtij muaji dhe ka qenë duke u trajtuar në një spital në Los Angelos.

King njihet për intervistim të mijëra liderëve botërorë, politikanëve dhe artistëve për rrjetin televiziv amerikan, CNN dhe media tjera.

Emisioni i tij në CNN “Larry King Live”, që ka ekzistuar në periudhën 1985-2010, është shikuar nga miliona persona.

King është vlerësuar disa herë për punën e tij gjatë karrierës mbi 60-vjeçare, përfshirë dy çmime Peabody dhe një Emmy. rel

Ekspertët: Biden do të ndjekë politika që bazohen në dialog

Administrata e re e SHBA-së do të marrë masa të orientuara drejt sigurisë për të ofruar unitet brenda vendit, kurse në politikën e jashtme do të zhvillojë marrëdhënie të bazuara në dialog, thonë ekspertët.

Në ditën e parë të presidencës së tij, Joe Biden ndërmori hapa dhe nënshkroi 17 urdhra ekzekutivë për të ndryshuar politikat e ish-presidentit Donald Trump, përfshirë Marrëveshjen e Klimës së Parisit, rianëtarësimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, mbajtjen e maskave ​​në ndërtesat federale, ndërprerjen e fondeve për murin përgjatë kufirit meksikan dhe heqjen e kufizimeve të udhëtimit të vendosura ndaj disa vendeve muslimane.

Ilter Turan, profesor në Universitetin Bilgi të Stambollit, për Anadolu Agency (AA) tha se Biden do të zhvillojë politika që do t’i japin fund polarizimit që është bërë më i ashpër në SHBA.

Turan potencoi se Biden ka vënë theksin mbi demokracinë brenda dhe jashtë kufirit.

“Ai mori një qasje kritike ndaj vendeve që prishnin praktikat demokratike”, tha Turan.

Sa i përket politikës së jashtme, spikasin diskurset për meremetimin e dëmeve që shkaktoi Trump duke ringjallur marrëdhëniet e rrënuara ndërkombëtare.

Turan tha se ai nuk priste ndryshime të mëdha në lidhje me politikat e SHBA-së ndaj Rusisë dhe Kinës, në mesazhin gjatë inaugurimtit të Biden-it.

Ai tha se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së janë konkurruese, por Biden do t’i shndërrojë ato në një konkurrencë më konvencionale.

Turan vuri në dukje se stili i politikës së jashtme të Biden-it do të jete shumë më i ndryshëm dhe se presidenti i SHBA-së do ta zhvillojë luftën me Kinën dhe Rusinë së bashku me aleatët. Ai shtoi se Biden do të përpiqet të rivlerësojë marrëveshjet e kontrollit të armëve bërthamore.

“Biden do të zhvillojë një luftë sistematike, por jo luftarake, për të mbrojtur vlerat e SHBA-së”, theksoi Turan.

Profesori Murat Aydın nga Universiteti Kadir Has tha se është për të përshëndetur fakti që Biden theksoi se problemet në botë do të zgjidhen përmes dialogut, në vend të forcave ushtarake.

Aydın tha se lidhjet midis SHBA-së dhe grupit terrorist YPG/PKK në Siri do të vazhdojnë të jenë një problem në marrëdhëniet SHBA-Turqi.

“Unë nuk mendoj se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëdhëniet e saj me YPG/PKK-në. Ai gjithashtu do të përpiqet ta çojë Turqinë në kornizën e NATO-s lidhur me sistemin e raketave S-400”, deklaroi ai.

Profesori Hasan Ünal nga Universiteti Maltepe theksoi se nuk ka gjasa që një SHBA-ja me polarizim të brendshëm të përpiqet të rregullojë një botë që ka evoluar në multipolaritet.

Ünal vuri në dukje se shqetësimet që burojnë nga racizmi, ksenofobia dhe sistemi ekonomik në SHBA vërehen në shumë rajone të zhvilluara të botës, veçanërisht në Evropë.

“Prandaj, ngjarje të papritura mund të shpërthejnë nga asgjë në SHBA dhe Perëndim, të cilat humbën ndjenjën e superioritetit të tyre në rendin botëror”, tha Unal.

Ai theksoi se botën, e veçanarisht Turqinë, e pret një mandat i vështirë katërvjeçar, duke theksuar se retorika rreth Turqisë nga Antony Blinken, i cili është i nominuari i Biden-it për postin e kryediplomatit, nuk duket aspak e pranueshme.

Demokracia e sotme nuk është ajo që e parafytyronin themeluesit e Amerikës

Dora Mekouar

Etërit që themeluan Amerikën ishin ndër më të pasurit e kolonive kur ata hartuan dhe nënshkruan Kushtetutën, dhe të tillë e prisnin se do të ishte udhëheqja e kombit të ri.

“Nuk ishte parafytyruar si një lloj demokracie e drejtpërdrejtë, ku të gjithë amerikanët do të hidhnin votën për të gjitha çështjet”, thotë Andrew Wehman, profesor i asociuar i historisë në Universitetin Qendror të Miçiganit. “Vetë votimi, mendonin ata, duhej të rezervohej për njerëzit me pasuri dhe arsim, por nuk dëshironin të kufizonin llojet e tjera të pjesëmarrjes politike”.

Themeluesit prisnin që njerëzit e thjeshtë, të varfër dhe të paarsimuar, të merrnin pjesë në mënyrë indirekte, nëpërmjet qeverisjes së tyre vendore, në takimet me publikun dhe veprimeve protestuese, si p.sh. bojkoti.

Disa prej themeluesve ishin veçanërisht të shqetësuar për populizmin dhe mbizotërimin e turmave.

“Ata ishin nga njerëzit që mendonin se demokracia ishte një fjalë e turpshme. Madje edhe John Adams thoshte gjëra të tilla. Ai nuk donte që njerëzit e varfër të votonin; ai nuk donte që gratë të votonin”, thotë zoti Wehrman.

Bruce Kuklick, profesor i historisë amerikane në Universitetin e Pensilvanisë, thotë se hartuesit e Kushtetutës kishin një perceptim shumë të ndryshëm të demokracisë nga ç’kanë amerikanët sot.

“Themeluesit nuk e donin aspak këtë lloj demokracie. Kushtetuta është shkruar në mënyrë që të drejtat e qytetarisë të jenë shumë, shumë të kufizuara”, thotë ai. “Ata shqetësoheshin për demokracinë… Ishte një formë e keqe e qeverisjes, sepse pasi i lë të gjithë të marrin pjesë, atëherë ka të ngjarë të zgjidhet një demagog. Ka të ngjarë të vijnë njerëz në pushtet që tërheqin histerinë e masave. Ajo ide është zhdukur prej kohësh”.

Zoti Wehrman tregon se hartuesit e Kushtetutës u kujdesën që vetëm një pjesë e një dege të qeverisë federale, Dhoma e Përfaqësuesve, të zgjidhet gjerësisht nga populli. Kolegji Zgjedhor zgjedh presidentin, komandanti i përgjithshëm zgjedh gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe, fillimisht, senatorët zgjidheshin nga legjislaturat e shtetit.

“Është një përpjekje tjetër për t’iu larguar pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të një grupi të madh njerëzish në procesin politik”, thotë zoti Kulick. “Pra, janë gjithë ato kufizime të tjera që ata shkruajnë në Kushtetutë për të shmangur atë që e parafytyrojnë si një anije në rrezik mbytjeje, ku shumë njerëz të paditur dhe të varfër marrin të drejtën e votës”.

Vetëm pas ratifikimit të vitit 1913 të Amendamentit të 17-të të Kushtetutës, senatorët amerikanë u zgjodhën me votim të drejtpërdrejtë nga populli.

“Në mënyrë të qartë, Kushtetuta u shkrua dhe u miratua për të sprapsur disa nga veprimet e ndërmarra nga legjislaturat e shteteve. Njerëz si James Madison dhe Alexander Hamilton menduan se legjislaturat e shteteve dhe votuesit në shumicën e shteteve kishin shkuar shumë larg, se shumë njerëz po merrnin pjesë në politikë, shumë njerëz po votonin”, thotë zoti Wehrman.

Për shembull, shteti Nju Xhersi u dha të drejtën e votës banorëve që mund të arrinin një prag të caktuar të pronësisë. Kjo përfshinte gratë dhe afrikano-amerikanët, të cilët ishin në gjendje të votonin nga 1776 deri në 1807, kur shteti i kufizoi të drejtat e votimit vetëm për burrat e bardhë.

“Ata (themeluesit) menduan se kishte shumë zëra në legjislaturat e shtetit, se shtetet po bëheshin shumë radikale dhe i detyroheshin interesave të njeriut të thjeshtë, kur duhej të ishin më të rezervuar dhe më akomodues për të pasurit dhe të arsimuarit që merreshin me biznes”, thotë zoti Wehrman.

Atëherë, çfarë do të mendonin për Amerikën e sotme njerëz si Alexander Hamilton, John Adams dhe hartuesit e tjerë të Kushtetutës?

“Unë mendoj se të gjithë do të ishin disi të kënaqur që korniza e përgjithshme që ata krijuan është akoma në veprim”, thotë zoti Wehrman.

Dhe ata madje mund të ishin të hapur për ndryshimin. Mbi të gjitha, ata hartuan një proces për ndryshimin në përgjithësi ose ndryshimin e Kushtetutës. Ata madje e shfrytëzuan atë proces me ratifikimin në 1804 të Amendamentit të 12-të, i cili përcaktoi votime të veçanta të Kolegjit Zgjedhor për presidentin dhe nënpresidentin. Ky ndryshim shmangu që kundërshtarët politikë nga partitë rivale të shërbejnë në të njëjtën administratë si president dhe nënpresident.

E megjithatë, thotë zoti Kuklick, Etërit Themelues do të konsideroheshin reaksionarë sipas standardeve të sotme.

“[Ata] nuk e donin atë që ndodhi”, thotë zoti Kuklick. “Dhe një nga transformimet e mahnitshme të Shteteve të Bashkuara në shekullin e 19-të është se ne shkuam nga një perceptim shumë, shumë i kufizuar i pjesëmarrjes nga njerëzit në qeveri, në atë që njerëzit tani e pranojnë plotësisht si mënyrën demokratike”.

Megjithëse demokracia në veprim sot mund të mos jetë saktësisht ajo që parashikuan themeluesit, paratë dhe pushteti vazhdojnë të luajnë një rol jetik në politikën amerikane. Dhe, duke pasur parasysh që shumica dërrmuese e presidentëve amerikanë kanë qenë të pasur në mënyrë të pavarur, qëllimi i themeluesve për të rezervuar vende për të pasurit në radhët e para të qeverisjes është përmbushur në thelb.

Përgjimet në Itali – Politikani italian ndërlidhës i ‘Ndranghetas’ për investime në Shqipëri

Mjafton të paguash një ministër dhe …

Lorenzo Cesa duhej të ishte çelësi që hap të gjitha dyert për mafien kalabreze ‘Ndrangheta, për të investuar në Shqipëri dhe në Europen lindore.

Ky është konkluzioni i Drejtorisë Distriktuale Anti-Mafia (DDA) të Katanzaros për rolin e europarlamentarit  Lorenzo Cesa që dje dha dorëheqjen nga posti i sekretarit të partisë Unione dei Democratici Cristiani e Democratici di Centro (UDC) pas akuzave dhe hetimit të nisur ndaj tij.

Në hetim është përfshirë edhe sekretari rajonal i UDC, Franco Talarico, që sipas hetuesve është ndërmjetës midis Cesas dhe Antonio Gallos, sipërmarrës që konsiderohet si i afërt me grupet mafioze nga Krotone.

Nën lupën e hetuesve ka përfunduar në veçanti një takim në një restorant në Romë, në korrik 2017, ku në tavolinë ishin ulur Cesa, Gallo, Talarico dhe ish-këshilltari komunal i Katanzaros, Tommaso Brutto. Sipas DDA, Brutto e Talarico synonin organizmin e takimit midis Gallos e Cesas për të pasur avantazhe në afare të ndryshme. Përfshirë hapjen e kanaleve të rëndësishme në Shqipëri për shitjen e produkteve të tij enteve publikë të huaj, spitaleve, klinikave. Për këtë projekt, Cesa duhej të ishte personi kyç, sipas fjalëve të dy personave të përgjuar.

‘Edhe kjo është e rëndësishme… një gjë është që Cesa të krijon kontakte në Shqipëri… atje nuk është si këtu… një ministër në Shqipëri e zbut…’. Talarico përgjigjet: ‘Korrupsion total… treg i lirë… po, por ata kanë një porosi, kur shkon 100.000…. këto janë tuat… është legale’.

Dhjetë ditë pas kësaj bisede, Cesa takohet me Gallon në restorantin roman, më 7 korrik 2017. ‘Sapo t’i rregullojmë kontaktin Antonios, Antonio e di vetë çfarë të bëjë’, thotë Brutto për Gallon. Sipërmarrësi lëvdohet nga Brutto e Talarico sepse ‘ai’ (Cesa sipas hetuesve) i ka prezantuar një mik konsulent të Enac, Eni, Telecom, Anas për të ndjekur gjithë grupin.

Për kontaktin me Cesan flasin edhe, në një takim në shtëpinë e Tommaso Bruttos, më 9 korrik 2017, vetë Brutto, i biri Saverio, Gallo dhe Ercole D’Alessandro, një ish-financier me lidhje mafioze.

‘Kur isha në Romë, thotë D’Alessandro , u takove edhe me Pier Ferdinando Casini (nuk është nën hetim) dhe ky miku im që do të shkojmë më datë 12, praktikisht është krahu i djathtë për lidhjet me jashtë… e më tha Cassini që unë, për çdo gjë që mund të keni nevojë në Shqipëri unë… kupton?’.

Lorenzo Cesa pas dorëheqjes nga posti i sekretarit të UDC deklaroi se nuk ka dijeni për këto gjëra dhe se ka besim të plotë te drejtësia.

Përgatiti: SYRI.net

Zbardhen përgjimet telefonike- Biznesmenët e Ndraghetas takime me Veliajn për të ndërtuar kulla në Tiranë

Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë. Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e gradaçeleva shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.

Antimafia e Katanzaros në Itali ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.

Operacioni, i cili dërgoi në pranga edhe shtatë shqiptarë, ka nxjerrë në pah edhe implikimin e një ish-polici italian, i cili merr përsipër të ndërhyjë për përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri përmes lidhjeve që thotë se ka në disa ministri dhe në administratën shtetërore në Tiranë.

Ish-nëntenenti i Guardia di Finanza Italiane që kishte lidhje në Shqipëri është arrestuar ndërsa janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe një europarlamentar.

Përgjimet kanë zbuluar aferën e invetimeve për ndërtimin e një grataçele shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar lejen.

Mes bisedave të përgjuara janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto.

Biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se e ka takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë pallatit të kulturës.

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

E plotë – Agron Malaj: Çfarë ndodhi në kryeministri më 21 janar

TIRANË

Në 10 vjetorin e protestës së opozitës me 4 të vrarë në Bulevardin para kryeministrisë, gazetari Sokol Balla solli mbrëmë në emisionin e tij ‘Real Story’, dëshmi dhe fakte të asaj që ndodhi në 21 janar të vitit 2011.

Ndër dëshmitë, ishte edhe ajo e Agron Malajt, ish-komandant i ‘grupit të zjarrit’ të Gardës së Republikës, i cili foli për herë të parë, duke sjellë një tjetër këndvështrim të ngjarjes.

Ai tregon momentet që nga hapja e portës së hekurt në krah të Kryeministrisë, urdhri për “zjarr”, abandonimi i pozicioneve nga një pjesë e forcave, zërat për një atentat të mundshëm ndaj Kryeministrit të kohës, Sali Berisha, si dhe tentativat për ta larguar nga godina.

 

Rrëfimi i Agron Malajt, komandant i “Grupit të zjarrit” të Gardës

“Njësia speciale u njoh më datë 20 janar me planin e komandës së Gardës së Republikës. Në datë 21 janar, ora 9:00, bëmë vendosjen e mjeteve dhe vendosjen e grupeve. Ishim të vendosur në portat 1 dhe 2, grupi i seksionit tim; kishim grup snajperësh te Kryesia e Kuvendit dhe Kullat Binjake, kishim edhe grup evakuimi.

 

Por prisnim në mjete deri rreth orës 10:00, kur u agravua situata. Më pas patëm thirrje për vendosje. Shkuam pa skafandra dhe mjete mbrojtëse, fillimisht. Ishim të pozicionuar te Ministria e Financave, pas marrjes së urdhrit u pozicionuam në 2 pika, te porta nr.1 (ku ndodhën edhe ngjarjet), së bashku me njësinë e 3-të, dhe te porta nr.2. Në atë moment ne ishim në mbështetje të batalionit nr. 2 të Gardës. Kur u agravua situata, forcat e batalionit 2 u tërhoqën dhe braktisën shërbimin, dhe mbetëm forcat speciale dhe disa oficerë.

Patëm goxha kundërshti për planin, sepse ne kemi mision të përcaktuar në ligj, të vepronim në grup, jo të ndaheshim si në plan, 2 këtej e 3 andej, por zbatuam planin e Komandës së Gardës. Njësia Speciale ishte për mbështetje ndaj batalionit nr.2, për ruajtjen e Kryeministrisë dhe objektet; Njësia Speciale është për mbështetje që bëjnë batalioni i 2-të apo eskortat… Kështu që vendosja jonë ishte me detyrë ruajtjen e të gjitha anëve të Kryeministrisë asaj kohe.

 

…Batalioni mund të ketë pasur edhe 300 vetë personel, por Njësia Speciale ka 56-57 anëtarë, që ishim të ndarë… Ne komunikonim me radio analoge, në komunikim jo vetëm të brendshëm të forcave speciale, por dhe të jashtëm, se hynin dhe njësitë e tjera të Gardës së Republikës, për ruajtjen e objektit dhe personave të rëndësisë së veçantë; ruajtja e materialeve është pjesë e Gardës së Republikës në kanalet e Gardës; ruajtjen e materialeve e bën seksioni në qendrën e Gardës. Ligji e ka të përcaktuar kur gardisti hap zjarr, në nenin 25:

a. kur është në ruajtje të personaliteteve shtetërore

b. ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë

c. roja në vendroje

Kishte shumë tension, pasi patëm debate për vendosjen e Njësisë Speciale, dhe tensioni u shtua pasi një pjesë e forcave ikën dhe mbetëm pak oficerë e pak ushtarë. Pasi edhe forcat e Policisë u çanë nga turma, gjithë pesha ra te forcat e Gardës dhe Garda nuk ka përgatitje për menaxhim ndaj turmave, as Njësia Speciale nuk është e specializuar të merret me turmat e civilëve…

 

Nuk ka Grup Zjarri Garda, por Njësi Speciale; ky term doli pas datës 22 janar… Ky term është i gabuar. Gjatë hapjes së portës pati një gabim, pasi as nuk u hap nga protestuesit, por nga fotografi i Gardës, për të dokumentuar veprimet e protestuesve. Më pas në rrëmujë ngeli ashtu dhe u shty nga protestuesit. Në momentin e hapjes së portës patëm thyerje të perimetrit të parë të sigurisë. Në kishim 3 perimetra:

1 – porta

2 – teli me gjemba,

3 – pedana

Por një trupë e specializuar edhe turmën duhet ta presë sipas agresivitetit, pra, një turmë pa armë nuk e pret dot direkt me zjarr. Edhe kur hyri makina, prapë nuk mund të hapësh zjarr direkt, pasi hapja e zjarrit ka qenë individuale, pasi ne u bëmë instruktazh trupave (e ka edhe Prokuroria) që zjarri hapet me urdhër, por përgjegjësia e hapjes së zjarrit është individuale.

Ka pasur në radio urdhra për ZJARR, por ky urdhër nuk mund të jetë thjesht verbal, pasi kish shumë urdhra në radio në momentet e tensionit dhe personat nuk identifikoheshin. Nëse unë, p.sh, U jap urdhër për zjarr snajperëve që kisha vendosur lart, duhet të identifikohesha me kodin tim.

 

… Pati urdhër ZJARR, por nuk dihej nga vinte. Pati një kundërurdhër nga komandanti i Njësisë Speciale, “kujdes me përdorimin e armëve të zjarrit”, për të gjithë oficerët, të cilët përsëritën urdhrin te trupat. Fillimisht u përdor zjarr në ajër me fishekë manovër, pastaj pamë degët që binin dhe konstatuam se po përdoreshin fishekë realë, gjë që duhej t’i kish Njësia Speciale, jo vendrojat, apo radhët e para të ushtarëve. Agim Llupo, kur qëlloi, ishte te dritarja, siç shihet edhe nga pamjet.

Dikush tha në radio: “U HAP PORTA”. Porta ishte diçka “E SHENJTË”. Aty filloi hapja e zjarrit. Në moment bërtita “KUJDES, MOS PËRDORNI ARMËT E ZJARRIT”; ishim edhe të gjithë të maskuar. E kam parë personin që qëllonte, po nuk e dija që ishte Llupo, i cili ishte shef shtabi, pra, eprori im, e nuk i dija vendndodhjen. Në të vërtetë, nga pamjet duket që Llupos i IKU ARMA, pasi automatiku model 55 është shumë i vështirë në përdorim…

 

Kam pasur komunikim fillimisht me ish-komandantin e Gardës, Arben Cuko. Më pas kam parë Ndrea Prendin, që pati komunikim të rëndë me ish-komandantin e Gardës, Arben Cuko. E pashë edhe kur u godit me gurë, por ka qenë në lëvizje. Unë urdhra direkt nga Ndrea Prendi nuk kam marrë, pasi marrim urdhër vetëm nga komandanti ynë. Nuk kam marrë urdhra të drejtpërdrejtë nga Ndrea Prendi, pata vetëm një pamje vizuale që të organizohet Njësia Speciale, por ne nuk marrim urdhër nga Komandanti i Gardës.

Ne marrim urdhër nga komandanti ynë, se s’mund të zbatohen urdhra verbalë; mund të çmendet dikush e të japë urdhër për zjarr e të bëhet skandal i madh… Se ku ndodhen provat, nuk mund t’i them, se nuk është çështje që më takon. Unë kam pasur 3 çifte snajperësh, pra, të shoqëruar me nga një ndihmës snajperist. Kemi pasur komunikim për 1 person që mund të kishte armë brezi, që duhet të jenë fotografuar, po unë fotografi nuk kam. Urdhri ka qenë të rrinë në pritje, pasi armët e snajperistëve mund të bëjnë shumë dëm në turme dhe ne nuk kishim agresorë me armë në dorë duke hapur zjarr drejt objektit.

 

Aty duhej të ruhej qetësia dhe të përballoje pjesën e operacionit. Gjatë planit që bëmë në dt. 20 janar, patëm informacion nga Policia e Shtetit, ku thuhej se gjatë lëvizjes së Kryeministrit, nga Kryeministria për në banesë, mund të kishte ATENTAT. Ne morëm masa me 2 blindat e Policisë Ushtarake që i kishim brenda Kryeministrisë, për t’i pasur gati për evakuim, por ai qëndroi aty dhe nuk lëvizi nga Kryeministria.

Pati 2-3 tentativa për të bërë evakuimin e Kryeministrit. NUK PRANOI. Megjithëse mjetet ishin gati. Nëse Kryeministri do të evakuohej, ne do ta shoqëronim për në banesë. Në qoftë se do kishte një urdhër të dytë, mund ta çonim në Gardën e Republikës, ose në Pallatin e Brigadave…

Me Kryeministrin nuk kam pasur komunikim direkt, vetëm me komandantin e Njësisë Speciale. Jam ngjitur 1 herë në katë të 2-të, kur u përgatit një plan evakuimi, ku kam parë ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Komandantin e Gardës, në hollin e Kryeministrisë; po debatonin, kish tension në biseda. Basha ka qëndruar tërë kohën në Kryeministri, duke lëvizur në pozicione të ndryshme nëpër godinë.

 

Procesi gjyqësor ndaj meje pati një handikap të madh. Si fillim, u akuzua tërë hierarkia e Gardës së Republikës; hap pas hapi, erdhën deri te Njësia Speciale, kur doli se personi që kish qëlluar, ishte shefi i shtabit të Njësisë Speciale, Agim Llupo.

Hetimet u shtrinë te Njësia Speciale, që ishim ne. “Grup Zjarri” si term doli aty dhe u përqendrua edhe tërë fokusi i hetimeve. U morën armatimet, instruktazhet, organizimi dhe unë deklarova edhe në Prokurori që, qoftë edhe sikur 1 efektiv i vetëm i imi të ketë hapur zjarr ndaj protestuesve, do të jem bashkëfajtor edhe unë me të. Por doli që asnjë nga efektivët e seksionit 4, siç quheshim ne, nuk kishte kryer asnjë vepër penale. Qe termi “Grupi i Zjarrit”, që ne na bëri me ngjyrë, edhe se nuk ishim Grup Zjarri.

Ky qe një denigrim që na u bë edhe nga mediat. Prokuroria në sallë të gjyqit bëri lirimin e menjëhershëm timin, pas kontrollit balistik të armëve, dhe më pas u liruan të tërë efektivët e njësisë 4; të gjithë dolën të pafajshëm… Sepse asnjë nga ata nuk kish qëlluar me armë. Kemi një të akuzuar, Komandanti i Gardës së Republikës; edhe nga balistika doli që kish kryer një vepër penale. Ne u përdorëm për të humbur gjurmët, si KURBAN…

Ne nuk kemi ditur që ka pasur pasoja, vetëm në komunikimin me Arben Cukon, më tha: “Agron, kanë ndodhur ngjarje, ka pasur problem”, por pa sqaruar. Në makinë kemi dëgjuar në radio që ka pasur vdekje dhe plagosje. Dhe për ne qe shok, se nuk e kishim kuptuar. Kur u kthyem, bëmë dorëzimin e armatimit, patëm takim të ngushtë me oficerët, dorëzuam librat e shërbimit. Kur u hap dera në Kryeministri, pati dyndje e veprimtari të armëve të zjarrit, dhe goditje me gurë nga protestuesit; një pjesë e madhe e efektivëve u larguan nga pozicionet e tyre, për te Ministria e Financave dhe mbetëm rreth 17 veta.

Pse ikën ata është përgjegjësia e tyre. Braktisja e pozicioneve është shumë e shëmtuar dhe duhet të kish hetim. Pati problematika edhe te trupat e FNSH-së, sepse me gjithë agresivitetin e turmës nuk justifikohet braktisja e pozicioneve… Garda ka një shërbim analize dhe shërbim mediash, që filmon tërë veprimtarinë e një operacioni. Dhe është sektori i analizës që bën analizimin e gjithë ngjarjes. Duhet ta kenë bërë… Po ne nuk kemi informacion. Ne na mbanin në tension, nga do arrestoheni, deri te duhet të largoheni. Ia kam thënë dhe Ndrea Prendit, që thuhet se do na arrestojnë. Tha: “Nuk di nga këto gjëra, secili do mbajë përgjegjësi individuale…”.

Na erdhën urdhërarrestet. U arrestuam 4 persona, të etiketuar si GRUP ZJARRI, kur ne ishim 12 veta në atë seksion. Ky emërtim u shpik, doli, u krijua, u montua dhe u hap. Për mendimin tim, efektivët e Gardës nuk mund të hapin zjarr me dashje, pasi edhe në ligj është e përcaktuar që nuk mund të hapësh zjarr ndaj një turme pa armatim. Mendoj që ka pasur trysni ndaj njerëzve që e hapën zjarrin, trysni psikologjike. Mendoj që është një pakujdesi. Se, me dashje, do kishin bërë masakër. Prokuroria u fokusua te Garda e Republikës; mendoj që ka qenë orkestrim ndaj nesh. Në media kam parë se ka dalë që Komandanti i Gardës ka bërë ndërrimin e tytës së armës së tij me shoferin, veprim ky skandaloz i një ushtaraku.

Ne e vuajtëm në kurriz këtë… Emri im edhe sot përdoret nga opozita. Ngjarja nuk mund të quhet e pazbardhur, pasi ka 2 autorë. Mund të kenë pasur presione të ndryshme. Duhet parë pjesa e regjistrimeve të komunikimeve të Gardës së Republikës. Duhen parë komunikimet mbi urdhrat që janë dhënë atë ditë dhe të identifikohen zërat… Ka pasur urdhër ZJARR, por zjarr mbi turmën? Apo në ajër? Pati një çorientim të madh.


Send this to a friend