VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nulandi në Tiranë: Propozim i ri hibrid me ide nga të dyja palët

By | July 11, 2016

Komentet

Shqiptare mos ikni ripertrihuni ! Nga Merita Bekteshi Urbano

Viti 1990. Edhe nje koshere bletesh te perdorur po ta merrje nga Italia ne Shqiperi e shitje sepse sapo kish lind shpresa. Shpresa, kjo blete qe na pickoi te gjitheve me mrekulline e saj veteprodhuese..
E kur ka shprese, gjallnohet e perparon gjithçka .Shpresa asht lokomotive, sidomos ne vende me popullsi si tonat, ku shpirti manovron mendjen.

Kishte nje skice qe do zbatohej pas atij viti ,demokratizimi I vendit ,skice e cila u keqperdor nga drejtuesit e politikes Shqiptare.Ata nuk punuan kryesisht per te ardhmen e Atdheut,por te familjeve te tyre.Keshtu ne 30 vjet ata konsumuan thesarin e pashtershem ,shpresen.! Abuzuan kaq shume me shpresen e shqiptareve dhe cdo projekt ekonomik,social,politik,qe ata firmosen e bene pa pespektive. .Ndertuan nje shtet pa bazament .Te mendosh per te ardhmen e nje populli do te thote te jesh strateg ,te kesh bere jo vetem politike, por strategji ,qellime,arritje,realizime ,te gjitha keto ne dobi te mireqenjes kolektive,duke realizuar shpresen .Por nuk ndodhi keshtu tek ne.Shpresa u vra,politika kishte deshtuar.

Per t’i shpetuar ballafaqimit me deshtimin ,klasa politike shqiptare kerkoi partneret per alibi, u premtoi, i joshi me perralla historike te tipit misticist…..Pikerisht kjo fryu edhe problemet me ballancat njerezore. Shkaterrimi i akademise se shkencave me militante e aventuriere pezulloi zhvillimin historik te vendit ,.Pa te shkuar nuk ka te ardhme.,e kete komunistet e dinin mire ,prandaj dhe nuk hoqen asnjehere dore nga memoria historike ,tek ajo ishte pergjegjesia kapitale e tyre.Pa pergjegjesi ,ska demokraci.

Qeveritaret tane ,u treguan unike per nga egersia dhe vetbesimi i tyre politik….

30vjet asnje strategji per kthimin e shqiptareve ne Shqiperi e sidomos per ndalimin e emigrimit masiv..30 vjet asnje bazament per nje stabilitet financiar te qendrueshem e te bazuar ne ballancen ekonomike, produktive dhe komerciale.30 vjet asnje permiresim ne mardhenjet sociale ,vetem largim nga princimet humane,te bashkejeteses,te altruizmit, te harmonise ,dhe drejtesise mes njerezve…Institucionet shteterore edukuese te shnderruara ne laboratore ku eksperimentohej durimi njerezor…U thellua disarmonia sociale mes njeriut dhe natyres,mes njerezve me njeri tjetrin .

Pervec kesaj, lloj lloj misionaresh te huaj hyne ne kete vend te hapun si shoshe ,per qellime strategjike ,ekonomiko-politike e sociale te djallezuara ,pa asnje sfond perparimtar perkundrazi,me pretekstin e nje shoqerie te hapur ,krijuan nje vend jashtokesor ,ku pasuria te shumfishohej si te perrallat e Alibabes dhe 40hajduteve.. Kjo qe perralle nga e kaluara ,ku nje ushtri rendi ne gjith boten , per te gjete nje thesar ,e pasi e varrosi ne nje shpelle ,e mbylli ate me fjalen magjike ….Ate fjale qe as ata e as ne nuk ditem ta lexonim si duhet .Ajo fjale qe krijoi dhe lartesoi oksidentin ishte tradita ! Pikerisht aty qendron shpresa ,tek tradita.

Tradita eshte ripertritje.E pikerisht per kete u them shqiptareve kudo qe jane ,kudo qe shkojne ,e kurdo qe te kthehen ,ripertrihuni ! Vetem ripertritja shpirterore do i shpetoi shqiparet nga zhdukja dhe asimilimi !

La Stampa e Torinos (1914)- Hyrja triumfale e Esat Pashës në Durrës!

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Janar 2020

 

L’Ouest-Eclair” ka botuar, të dielën e 11 tetorit 1914, në faqen n°4, shkrimin e “La Stampa-s” së Torinos në lidhje me hyrjen triumfale të Esat Pashë Toptanit në Durrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Esat Pasha në Durrës

 

Romë, 10 tetor.

 

Një rrëfim i hollësishëm i hyrjes triumfale të Esat Pashës në Durrës sapo është dërguar në “La Stampa-n” e Torinos, nga korrespodenti i kësaj gazete në Durrës.

 

Dy orë para skadimit të ultimatumit të tij, Esat Pasha dërgoi një çetë prej dhjetë mijë ushtarësh të armatosur për të pushtuar pikat strategjike të qytetit. Senati shqiptar menjëherë i dërgoi një grup deputetësh duke i njoftuar zgjedhjen e tij si president i qeverisë së përkohshme dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë; gjithashtu, po ky grup e siguroi atë për besimin e pakufizuar të kombit shqiptar.

 

Në mbrëmje, Esat Pasha përshkoi portat e qytetit dhe, në mes të brohoritjeve të të gjithëve, mori rrugën e tij drejt “Kouates” ku anëtarët e trupit diplomatik ishin duke pritur ta përshëndetnin.

 

Ai i tha Baronit Aliotti, konsullit italian : “Asnjëherë deri në ditën e vdekjes sime nuk do ta harroj se një oficer italian më shpëtoi nga vrasja, se anijet italiane më mbrojtën dhe se toka juaj e bukur italiane më ngushëlloi gjatë mërgimit tim.”

 

Pastaj, duke iu drejtuar konsullit austriak, Herr Krall, ai tha : “Zotëri, ngushëllimet e mia më të sinqerta në lidhje me luftën e tanishme. Unë vij nga kampi ushtarak serb në Nish, ku pashë atje njëzet mijë të burgosur austriakë. Jam i mërzitur që nuk gjej këtu paraardhësin tuaj, Baronin Lœwenthal, kam një llogari të vogël për të zgjidhur me të.”

 

Më në fund, ndërsa njerëzit ende brohorisnin natën, Esat Pasha hyri në pallatin mbretëror, theu drynin e dyerve me duart e tij dhe u vendos i qetë në dhomën e Princ Vidit.

Në mes të dramës së gjyqit të shkarkimit, mosmarrëveshja Kosovë-Serbi gëzon vëmendje të nivelit të lartë amerikan

Ndërsa Uashingtoni është i përqendruar tek tensionet me Iranin dhe gjyqin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump, dy zyrtarë të lartë të administratës amerikane, kanë bërë përpjekje këtë javë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, për përparim në drejtim të zgjidhjes së një çështjeje jo shumë të njohur për shumicën e amerikanëve.

Siç njofton kolegia, Keida Kostreci, vëmendja në nivele të larta të administratës ndaj mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, i ka bërë disa analistë amerikanë të vrasin mendjen se ç’vend zë kjo çështje në politikën e jashtme amerikane, në qendër të së cilës kanë qenë krizat në Korenë e Veriut dhe Iranit dhe e cila ka në qendër sloganin “Amerika e Para.”

Vetë presidenti Trump i ka kushtuar personalisht interes kësaj çështjeje, duke shprehur vlerësimin e tij në Twitter një ditë para se të fillonte gjyqi për shkarkimin në Senat.

Në një postim në Twitter të hënën në mbrëmje, ai shkruante:

“Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore.”

Në fillim të javës, ndërsa senatorët amerikanë debatonin për rregullat e gjyqit për shkarkimin, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien takoi në Davos, presidentët e Serbisë dhe Kosovës.

Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani dhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, vizitoi këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, duke nxitur palët të rifillojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe të përqendrohen tek zhvillimi ekonomik.

Edhe i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer është angazhuar intensivisht në këtë përpjekje diplomatike.

Në takimet e kësaj jave, ambasadori Grenell bëri thirrje për kompromis.

“Tarifat duhet të hiqen. Tarifat janë të papranueshme, dhe e bëj të njëjtën kërkesë këtu, që fushata për tërheqjen e njohjeve të Kosovës duhet të ndalet. Prandaj mendoj se ajo çka do të bëjmë është të vazhdojmë të lëvizim në këtë drejtim të përqendrimit në ekonomi”, tha ambasadori Grenell të enjten, pas takimit me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, duke i bërë jehone deklaratës së ngjashme një ditë më herët në Prishtinë.

Angazhim i nivelit të lartë

As Shtëpia e Bardhë, as Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, lidhur me motivet e këtij angazhimi të nivelit të lartë.

Analistët e kontaktuar nga Zëri i Amerikës, nuk shohin ndonjë përfitim të madh strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara, në këmbim të rolit që ata po luajnë.

Por ata shprehen se është koha që kjo çështje të zgjidhet dhe se ajo mjnd të jetë një fitore e lehtë e politikës së jashtme amerikane, krahasuar me sfidat e tjera ndërkombëtare.

“Sipas mendimit tim, administrata po përpiqet me të gjitha forcat për një sukses, diku në ndonjë pjesë të botës. Nuk ka ndonjë interest strategjik”, i tha Zërit të Amerikës, analisti Daniel Serwer i Univerisitetit Johns Hopkins.

Damon Wilson, zëvendës president i Këshillit të Atlantikut, dha një koment të ngjashëm për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, duke përmendur mungesën e përparimit në disa prej prioriteteve të politikës së jashtme amerikane, si Irani dhe Koreja e Veriut.

“As në Ballkanin Perëndimor, nuk është e thjeshtë të arrish sukses, por atje ke të bësh me shtete demokratike që duan të jenë pjesë e Perëndimit dhe kanë një vizion të përbashkët për rajonin, si pjesë e Evropës. Kjo na jep një mundësi të mund të kontribuojmë dhe megjithëse mund të duket e vështirë, po ta krahasosh me Iranin, Korenë e Veriut dhe Venezuelën, është e thjeshtë”, tha ai.

James Hooper, ish-diplomat i Departamentit të Shtetit thotë se një sukses në Ballkan, do të ishte i dobishëm politikisht për Presidentin Trump në këtë kohë.

“Kështu ai mund të demonstrojë se gjyqi për shkarkimin, nuk e shpërqendron nga fokusi tek siguria kombëtare dhe tek çështjet ndërkombëtare”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Ai shton se një sukses në politikën e jashtme mund ta ndihmojë zotin Trump në fushatëm për rizgjedhje.

Por zoti Wilson thotë se nuk duhet ekzagjeruar ndikimi i kësaj nisme tek zgjedhjet.

“Nuk mund të thuash se është një çështje që mund të sigurojë mbështetjen e votuesve të Ajovas”, tha ai duke iu referuar shtetit ku do të mbahen votimet e para për zgjedhjen e kandidatëve presidencialë në fillim të shkurtit.

Shanse për përparim

Pavarësisht nga motivet e administratës, zoti Hooper e sheh angazhimin amerikan si një mundësi për përparim në marrëdhëniet e vështira mes dy vendeve.

“Është një shans i prekshëm sepse Uashingtoni po i kushton vëmendje dhe Grenell është serioz dhe ka mjaft ndikim në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Zoti Wilson thotë se duke pasur parasysh zhvillimet në botë dhe në Shtetet e Bashkuara, ky angazhim është akoma më shumë për t’u shënuar, sepse dërgon sinjalin që…

“Ne do të angazhohemi, nuk do të lëmë zbrazëtirë në Ballkanin Perëndimor, kemi një rol për të luajtur dhe do ta luajmë atë”, thotë ai.

Prof. Alon Ben-Meir i Universitetit të Nju Jorkut, thotë se si Kosova edhe Serbia, duhet të përfitojnë nga ky shans.

“Janë fqinjë, duhet të marrin e japin me njëri-tjetrin. Duhet ta pranojnë se disa realitete në terren që ata nuk mund t’i ndryshojnë. Dhe kur të arrijnë në atë pikë, veçanërisht Serbia, mendoj se do të ketë përparim”, thotë ai.

Megjithatë, tani për tani nuk duket se ka sinjale që ky mesazh po dëgjohet. Serbia e hodhi menjëherë poshtë propozimin e zotit Grenell.

“Nuk e pranoj shenjën e barazimit mes tarifave dhe tërheqjen nga fushata e mosnjohjes. Ne kemi qëndrim tjetër për njohjen e Kosovës nga Amerika dhe Prishtina. Ata duan që pavarësia e saj të njihet e në nuk duam. Sa u përket tarifave, ato janë vënë pas asnjë arsye”, tha presidenti Vuçiç.

Kosova nuk ka shprehur një qëndrim të qartë dhe situata atje ndërlikohet nga mungesa e një marrëveshjeje për qeverinë. Qeveria e drejtuar nga kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj, i vendosi tarifat në vitin 2018, pas fushatës aktive dhe të suksesshme të Serbisë, që Kosova të mos anëtarësohej në Interpol.

Meta thirrje Izraelit: Njihni Kosovën si shtet të pavarur

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për ‘The Times of Israel’ në Jeruzalem ka thënë se Izraeli duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Meta thotë se miqësia izraelito- shqiptare u shfaq gjatë tërmetit të 26 nëntorit po ashtu ka nxjerrë dhe një fakt interesant se mësuesen e tij të parë e kishte hebre.

Ishte gazetari amerikano-izraelit, Larry Luxner, editor i lajmeve në “Washington Diplomat”, ka intervistuar Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, për gazetën me te madhe izraelite “The Times of Israel”. Luxner shkruan rregullisht për “The Times of Israel” dhe “Washington Diplomat” dhe media të tjera ndërkombëtare.

Intervista e Metës

“Unë jam këtu sepse nuk duhet të harrojmë kurrë”, – tha Presidenti Meta, duke nisur intervistën tonë ekskluzive 45-minutëshe. “Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të tregojmë solidaritetin tonë me ata që vuajtën kaq shumë dhe humbën jetën gjatë Holokaustit.

Ne gjithashtu duam të nderojmë të mbijetuarit që dëshmuan këtë gjenocid, dhe t’i dërgojmë një mesazh të qartë kujtdo që promovon përjashtimin, urrejtjen dhe dhunën se antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona. Në këtë Forum unë përfaqësoja Shqipërinë, e cila ishte unike jo vetëm për mbrojtjen dhe shpëtimin e të gjithë hebrenjve të saj, por edhe për mbrojtjen e mijra hebrenjve të tjerë që erdhën në Shqipëri nga vende të ndryshme për të mos u shfarosur”.

Pohimi i guximshëm i Presidentit Meta mbështetet në fakte solide historike. Pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë mbijetuan nga pushtimi nazist gjerman falë myslimanëve dhe të krishterëve vendas, të cilët gjithashtu strehuan mijëra refugjatë hebrenj në shtëpitë e tyre, shpesh pa marrë parasysh sigurinë e jetës.

“Ishte detyrimi ynë për ta bërë këtë. Por ne shpresojmë që kjo lidhje e madhe midis kombeve tona do të rezultojë në një marrëdhënie më produktive për të ardhmen. Ne mund të mësojmë shumë nga Izraeli dhe gjithashtu të jemi partnerë shumë efektivë, veçanërisht në çështjet e sigurisë, sepse përballemi me kërcënime si terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.”, – tha Presidenti Meta

Vizitë historike

Kjo është vizita e dytë e Presidentit Meta në Izrael; e para e tij ishte si Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, në vitin 2014. Këtë herë, ai jo vetëm që u takua me homologun e tij, Reuven Rivlin, por e ftoi në Shqipëri.

Nëse Rivlin do ta bëjë vizitën këtë vit, siç edhe pritet, ai do të bëjë histori si Presidenti i parë izraelit që viziton zyrtarisht Shqipërinë.

I ndjeri Shimon Peres udhëtoi për në Tiranë në 1994, tre vjet pasi të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike, por si Kryeministër, jo si President. Në korrik 2018, zyrtarët në kryeqytetin shqiptar i kushtuan një memorial në kujtim të tij.

Presidenti Meta tha se duhet të bëhet një dallim i qartë midis politikave armiqësore anti-Izraelite të diktaturës tiranike të Enver Hoxhës dhe ndjenjave të njerëzve të zakonshëm ndaj hebrenjve.

“Megjithë retorikën e regjimit komunist kundër Izraelit gjatë asaj kohe, populli hebre në Shqipëri ishte shumë i respektuar dhe i integruar mirë në vendin tonë. Një nga mësuesit e mi më të mirë, Marlena Dojaka, ishte hebreje, dhe ne jemi akoma në kontakt. Hebrenjtë ishin ndër intelektualët më të mirë të Shqipërisë.”, – tha Presidenti Meta.

Kur komunistët u rrëzuan në fillim të viteve 1990, praktikisht të gjithë hebrenjtë emigruan në Izrael. Sot, ata dhe pasardhësit e tyre këtu numërojnë rreth 550 veta, tha drejtuesja e komunitetit Felicita Jakoel, e cila ishte midis një përfaqësuesve të bashkësisë izraelito-shqiptare për t’u takuar me Presidentin Meta para intervistës time. Organizuesi i atij takimi ishte Bardhyl Canaj, ambasadori i Shqipërisë në Izrael.

“Nëse ne tolerojmë antisemitizmin, ai mund t’i rrezikojë të gjithë, jo vetëm hebrenjtë. Gjatë Holokaustit, gjashtë milionë hebrenj u vranë. Por, të gjithë që i ‘braktisën’ hebrenjtë, në fund e kuptuan se kushdo mund të jetë viktimë e politikave të tilla”.

Përpjekjet për rikuperimin e tërmetit vazhdojnë

Meta tha se miqësia e Izraelit me Shqipërinë u shfaq më 26 nëntor 2019, kur republika Ballkanike u godit nga një tërmet 6.4 ballë që vrau 51 njerëz. IDF (ushtria izraelite) menjëherë dërgoi një ekip të specializuar për të nxjerrë të mbijetuarit dhe për të përcaktuar nëse banesat dhe ndërtesat nga ana strukturore ishin të sigurta pas tërmetit.

“Ka pasur dëme të mëdha, dhe për fat të keq patëm 51 jetë të humbura gjatë kësaj tragjedie,” tha Meta. “Por ne jemi të vendosur për t’u përballur me këtë krizë humanitare dhe kemi dhënë ndihmë për të gjithë njerëzit që vuajtën gjatë këtij tërmeti.”

Më 17 shkurt, donatorët ndërkombëtarë do të takohen në Bruksel, për të diskutuar një paketë ndihme masive për Shqipërinë, e cila pësoi një humbje ekonomike të vlerësuar prej 1 miliard eurosh. Presidenti tha “ne do të rregullojmë buxhetin tonë në përputhje me rrethanat”.

I pyetur se çfarë i bëri përshtypje më shumë për dy ditët e tij në Izrael, Meta u përgjigj shpejt: Shkolla “Lauder” e Qeverisë, Diplomacisë dhe Strategjisë – një departament i IDC Herzliya.

“Më thanë që disa dekada më parë, shkolla përbëhej nga vetëm disa ambiente të vjetra. Por falë vizionit të Izraelit për të promovuar arsimimin e standardeve më të larta, ai u shndërrua në një institucion udhëheqës – jo vetëm në Izrael, por ndërkombëtarisht,” tha ai. “Kjo është fuqia e transformimit që ka populli izraelit, dhe kjo është diçka që duhet të mësojmë si shqiptarë, si ta transformojmë vendin tonë në të ardhmen.”

KOSOVA

Një nga qëllimet e gjata të Shqipërisë është të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Por kjo ëndërr ende nuk është realizuar.

Rruga për në Bruksel ka qenë e mbushur me pengesa, dhe e fundit erdhi në mes të tetorit 2019 kur Macron bllokoi në mënyrë të efektshme të Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga fillimi i bisedimeve të anëtarësimit me arsyetimin se nuk kishin bërë sa duhet në lidhje me politikat ekonomike, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.

“Ne jemi shumë të vendosur për t’u anëtarësuar në BE”, deklaroi Meta. “Është e vërtetë që Presidenti Macron ka kërkuar të rishikojë metodologjinë e zgjerimit të BE-së, dhe shpresojmë që kjo metodologji të rishqyrtohet shumë shpejt. Unë fola me të nëntorin e kaluar kur isha në Paris. Ne jemi në kontakt me BE-në dhe shpresojmë që së shpejti do t’i hapë rrugë vendimeve pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

Para se të përfundoja intervistën tonë, unë e pyeta Presidentin Meta nëse Shqipëria po punon me qetësi prapa skenave për të nxitur vendosjen e lidhjeve diplomatike midis dy miqve të saj më të mirë: Kosovës dhe Izraelit.

“Kosova dhe Izraeli kanë një miqësi të madhe. Ne dëshirojmë dhe shpresojmë që Izraeli ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. Unë nuk mund të flas në emër të secilit vend, por ka simpati të madhe midis kosovarëve për hebrenjtë, dhe anasjelltas. Shpresoj se do të vijë koha. Deri atëherë, të gjitha mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim dypalësh duhet të shfrytëzohen”, – tha Presidenti Meta.

‘Në pritje të mrekullisë së 40’- Duke raportuar mes rrënojave, gazetarja turke nuk i mban lotët në raportim live

Tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme pjesën lindore të Turqisë ka prekur jo zemrat e këtij populli, por dhe mbarë opinionin publik. Teksa në qendër të vëmendjes janë lajmet në lidhje me operacionet e kërkim-shpëtimit në godinat e shembura, si dhe momentet plot shpresë kur nga rrënojat nxirren njerëz të gjallë, ata që padyshim e përjetojnë të gjitha emocionet njëherësh janë dhe gazetarët në terren.

I tillë është dhe rasti i gazetares së CNN turk, Fulya Oztürk, e cila teksa raportonte live nga një prej godinave të shembura nga tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, nuk ka mundur që t’i mbajë lotët. Gazetarja është prekur teksa forcat e kërkim-shpëtimit tentonin të nxirin personin e 40 të gjallë nga rrënojat në Elazig, vendi ky ishte dhe epiqendra e tërmetit.

Kjo ngjarje natyrshëm të kujton raportimet live të gazetarëve shqiptarë të cilët për ditë me radhë ishin në vendet që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa në lidhjet e tyre live nuk i mbanin dot as lotët.
(BalkanWeb)

Vendet e rajonit solidarizohen me Turqinë pas tërmetit të fuqishëm

Tiranë/Prishtinë/Shkup

Krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës kanë reaguar pas tërmetit të fuqishëm në Turqi duke shprehur ngushëllime dhe solidaritet me Turqinë dhe popullin turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar për tërmetin në Turqi, ku thekson se në këto momente tepër të vështira, populli shqiptar është në krah të Turqisë mike.

Meta, në reagimin e tij në rrjete sociale shprehet se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.

“Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Meta.

Presidenti i Shqipërisë më tej shprehet se “Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah të Turqisë mike”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për tërmetin në Turqi, duke shprehur solidaritet për popullin turk.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura. I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, nëpërmjet një mesazhi solidariteti ka reaguar për tërmetin në Turqi.

“Në këto momente të rënda, shpreh mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe timen personale, ndajmë dhimbjen me popullin turk dhe familjet e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Shprehim mbështetjen e solidaritetin e plotë me Presidentin Erdoğan sepse goditjet e natyrës përballohen më lehtë e më shpejt bashkërisht”, shkruan Ruçi në mesazhin e tij.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas tërmetit mbrëmjen e së premtes në Turqi, ka thënë se Kosova është e gatshme t’i ndihmojë Turqisë me ndihmë të menjëhershme operative.

Thaçi pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi tha se “zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe atyre që u lënduan nga tërmeti që goditi qytetin Elazığ”, duke shtuar se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmë.

“Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për qytetarët dhe familjet e viktimave të prekur nga tërmeti vdekjeprurës që ndodhi mbrëmë në pjesën lindore të Turqisë.

Haradinaj nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale tha se “me shqetësim mora lajmin për tërmetin që goditi qytetin Elazığ të Turqisë”.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe ju dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje”, ka shkruar Haradinaj.

Ai pasi ka shprehur ngushëllim për familjarët e viktimave dhe qytetarët e Turqisë, dhe ka thënë se Kosova është e gatshme t’i vihet në ndihmë shtetit turk, në ndihma humanitare e operacionale.

Gjithashtu ka reaguar edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Jashtëm, i cili tha se Kosova është e gatshme të dërgojë trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ofruar ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryeministri, Oliver Spasovski u kanë shprehur ngushëllime familjeve të personave të pësuar gjatë tërmetit në Turqi.

“Shpreh ngushëllime të thella deri te familjet dhe të afërmit e personave të vdekur gjatë tërmetit në Turqi. Solidarizohemi me Turqinë dhe popullin turk”, u shpreh presidenti Pendarovski në rrjetet sociale.

Po ashtu edhe kryeministri Oliver Spasovski u solidarizua me popullin turk dhe u shpreh se janë të gatshëm të ndihmojnë.

“Shprehim mbështetje dhe solidarizim të fuqishëm me Turqinë dhe popullin turk. Ngushëllime për familjet e të pësuarve në tërmetin e tmerrshëm. Mendimet tona sonte janë me qytetarët e Turqisë. Jemi të gatshëm të ndihmojmë”, tha kryeministri Spasovski në rrjetet sociale.

Nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi mbrëmjen e së premtes pjesën lindore të Turqisë humbën jetën 22 persona ndërsa mbi 1.000 të tjerë janë plagosur.

Kujtesë: Baton Haxhiu dhe lidhjet e tij me Stanishiçin – Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë

Haxhiu dhe lidhjet e tij me Stanishiçin

Por, të flasim pak për atë se, kush është Baton Haxhiu, njeriu që e përgatiti idenë për copëtimin e Kosovës?

Baton Haxhiu, ka qenë koordinator i shefit të UDB-së serbe, Ivica Stanishiçit, dora e djathtë e diktatorit Sllobodan Millosheviç.

Baton Haxhiu momentalisht është drejtor i Përgjithshëm i TV “Klan Kosova”. Karrierën e filloi në vitin 1987, përderisa 12 vite më pas në vitin 1999 u shpall gazetari më i mirë i viti, nga CPJ, Nju Jork, duke u shpërblyer me këtë çmim prestigjioz.

Gjatë viteve të kaluara ka punuar në gazetën “Koha Ditore”, si Kryeredaktor dhe drejtor i informacionit. Haxhiu ka themeluar dhe udhëhequr për një kohë Asociacionin e Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK).

Më parë, Haxhiu ishte anëtar i Bordit të RTK-së, pastaj, drejtor i përgjithshëm i Gazetës Express. Në tetor të vitit 1999, kur Baton Haxhiu u kthye në Kosovë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte akuzuar Baton Haxhiun së bashku me Veton Surroin se kanë bashkëpunuar me Serbinë.

Në vitin 2008 kur Baton Haxhiu ishte drejtori i Përgjithshëm i gazetës Express, kishte publikuar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur të prokurorisë të procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt përmes një artikulli të botuar në këtë gazetë.

Në këtë rast ai ishte arrestuar më 20 maj të vitit 2008. Me pas ai ishte paraqitur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës, pasi që ishte akuzuar nga Prokuroria për shpërfillje të Gjykatës.

Petkoviç flet për Haxhiun

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, në mars të vitit 2006, i pakënaqur me disa emërime të fundit në Qeverinë e Kosovës, ngrinë përkohësisht funksionin e tij, pasi sipas tij, nuk janë përmbushur marrëveshjet që ka bërë me Qeverinë.

E kush është Baton Haxhiu?, ka pyetur ai dhe ka vazhduar menjëherë: “Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën “Koha Ditore”, por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla”, ka pyetur ministri.

“Ndoshta dëshiron që në mënyrë ekspresë ta kthejë kohën e Milosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot”, ka shtuar Petkoviq.

Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja, Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë?

Kur Haxhiu shpalli vetëvrasjen

“Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. “Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm. Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet”, ka pohuar Petkoviq duke shtuar se ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme.

“Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë”, kishte thënë Petkoviq në vitin 2006.

Thaçi e kishte quajtur “vampir” Haxhiun

Haxhiu ishte akuzuar nga diktatori Milosheviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë, si një bashkëpunëtorë i regjimit të tij, ndërsa pas luftës ai qe akuzuar edhe nga Hashim Thaçi, si mafioz dhe përkrahës i regjimit të Milosheqivit, përkatësisht “Vampirit” si kishte thënë Thaçi, duke e paralajmëruar se njerëzit mund të hakmerreshin për këtë, dhe njerëzit si ai e meritonin ndëshkimin. Por, Stanishiq nga shqiptarët kujtohet se kishte miqësi me Baton Haxhiun, udhëheqës në TV ‘Klan Kosova’./Nehat Shaqiri. Gazeta: BS

Zëri i Amerikës – KiE dërgon në Komisionin e Venecias “paketën antishpifje”

Komiteti i Monitorimit të Asmblesë parlamentare të Këshillit të Europës, i është drejtuar Komisionit të Venecias për të kërkuar prej tij një opinion lidhur me të ashtuquajturën “paketë antishpifje” të propozuar nga qeveria shqiptare e të kritikuar gjerësisht, jo vetëm nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë por dhe organizata ndërkombëtare të gazetarëve si dhe nga institucione ndërkombëtare. Shqipëria është ndër vendet anëtare që ende ndodhet nën vëzhgim dhe misioni i fundit në tetor të vitit të kaluar, i dy relatorëve për Shqipërinë, e pati çështjen e ndryshimeve në dy ligjet “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”, një nga temat kryesore të takimeve që pati në Tiranë.

Vendimi për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias erdhi në një moment kur parlamenti ka nisur shqyrtimin e dekreteve të Presidentit Ilir Meta, i cili i ktheu pas ndryshimet e miratuara në fund të muajit dhjetor, ndërsa shumica nga ana e saj po këmbëngul t’i kalojë ato sërish pa i prekur.

“Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë një status quo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dezinformimi publik është kthyer në normë jetese për shumë aktorë online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e të integritetit njerëzor nga shpifja si edhe të vetë publikut nga dezinformimi”, shkruajti sot në Facebook, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke deklaruar se “ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit”.

Zoti Balla shkruan më tej se”do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizatë brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësim të mundshëm të legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen. Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që ia kaluan Komisionit të Venecias tekstin, dhe mezi presim ta permirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera të Komisionit të Venecias”.

Mbetet i paqartë nxitimi i shumicës për të kaluar me urgjencë këtë paketë, në një kohë kur dhe nga institucionet ndërkombëtare është theksuar se kthimi pas i ndryshimeve ligjore nga presidenti Meta duhet të shfrytëzohet si një mundësi për të bërë përmirësime.

Përfaqësuesi i OSBE-së për shtypin, Harlem Desir, bëri të qartë javën e shkuar, përmes një deklarate, se “asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit”, duke theksuar se shpresonte se”rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”. Zoti Desir u shpreh gjithashtu se ishte “i gatshëm të punoj me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit të shtypit, veçanërisht atyre pjeseve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar”. Më herët kryeministri dhe përfaqësuesë të lartë të shumicës kishin këmbëngulur se varianti i votuar në parlament kishte part miratimin “100 përqind” të OSBE-së.

Të martën ndërkohë, dhe Komisioni europian ju përmbajt qëndrimit të vet kritik. “Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen trajtuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, deklaroi zëdhënësja Ana Pisonero, duke shtuar se “ne mbështesim rekomandimet e Këshillit të Europës jo vetëm për promovimin e vetëregullimit. Por ne e mbështesim rekomandimin për ta kufizuar rregullimin vetëm për shërbimet e mediave audiovizive online, trajtimin gjyqësor të pavarur të ankesave lidhur me mediat, forcimin për transparencën e pronësisë së mediave në vend. Pra, ne mbështesim të gjitha rekomandimet e Këshillit të Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, që duhet ndjekur nga një vend aspirant”.

Presidenti Meta e ktheu pas ligjin “Për mediat audiovizive”, pasi sipas tij, bie në kundërshtim me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit, bie në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim, si dhe nuk është në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Presidenti Meta tha se miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtëpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias. Sipas tij, hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë. Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike” Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimore që merr AKEP ndaj mediave.

Zëri i Amerikës – Grenell: Nuk përfshihem në debatet rreth formimit të qeverisë në Kosovë (video)

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të mërkurën në mbrëmje se nuk do të ndërhyjë në debatet e brendshme politike për formimin e qeverisë së Kosovës.

Ai i bëri këto komente në fillim të takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, që është edhe takimi i tij parë në kuadër të vizitës që po zhvillon në Kosovë ku të enjten do të takojë edhe përfaqësues të tjerë politik, para se të shkojë në Beograd.

Ambasadori Grenell tha se “presidenti Trump është veçanërisht i përqendruar për zgjidhjen e këtij problemi, jo duke shikuar prapa, jo vetëm duke shikuar argumentet e vjetra. Ne duam të përparojmë në këtë rajon, në Kosovë, të kemi zhvillim ekonomik për njerëzit që e meritojnë këtë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë punë dhe ardhmëri të ndritshme. Ajo që po përpiqem të bëj është që të shoh tërë këto çështje që kanë ndikim ekonomik”.

Ambasadori Grenell filli vizitën në rajon dy ditë pasi bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Ai tha në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara do të nxisin “të dyja qeveritë dhe udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi që të fillojnë të ecin përpara me krijimin e vendeve të punës. Komuniteti i biznesit në Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti i biznesit në Evropë duan të vijnë në këtë rajon. Por nuk mund ta bëjnë këtë nëse ka konflikt nga establishmenti politik. Ajo që po përpiqem të bëjë është të shohim përpara dhe të çojmë përpara një gamë projektesh dhe idesh për punë të paguara mirë”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, falënderoi zotin Grenell dhe presidentin Trump për marrëveshjen rreth linjës linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

“Mendoj që është diçka e re, ajo që të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë është duke e bërë ambasadori Grenell dhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë se nën lidershipin e presidentit Trump do të arrijmë deri te marrëveshja finale në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, e kjo do t’i ndihmojë shumë zhvillimit ekonomik, progresit, paqes dhe stabilitetit”, tha ai.

Ambasadori Grenell theksoi se presidenti Trump “është i përqendruar në këtë çështje duke thënë se kur keni një ekonomi energjike, kur njerëzit marrin pjesë në ekonomi në rrugë të reja, me biznese të reja dhe punë më të mira, atëherë çështjet politike bien, sepse njerëzit përqendrohen në jetën e përditshme”.

Zoti Grenell u emërua më 4 tetor në detyrën e re, pak kohë pasi që sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte emëruar zotin Mathew Palmer si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin.

Emërimi i tyre, ndonëse kishte nxitur pikëpyetje ndër shumë vëzhgues, u mirëprit në Kosovë ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.

Vizita e tij në Kosovë ndodhë në një periudhë kur vendi ende nuk ka një qeveri të re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Ambasadori Grenell tha se nuk do të përfshihet në debate politike.

Presidenti Thaçi, tha ndërkaq se ‘ambasadori Grenell është i ngarkuar special për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nga presidenti Trump, nuk është për çështje të brendshme dhe lokale politike këtu sikur që nuk janë diplomatët këtu që të interferojnë apo të bëjnë presion qoftë edhe ambasadorë në Prishtinë në çështje të brendshme dhe lokale sepse është e drejtë e secilës parti të zgjedh partnerin prandaj ne do të diskutojmë për dialogun, do të diskutojmë për çështjet që janë jetike të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe të kultivimit të përjetshëm të relacioneve në mes të Prishtinës dhe Washingtonit. Kështu që është jashtë agjendave lokale dhe elektorale kjo vizitë por është agjendë e planifikimit të shtyrjes përpara të dialogut për çka kom besim. Përsëri e ritheksoj se me lidershipin e presidentit Trump do t’ia arrijmë”, tha presidenti Thaçi.

Mandatin për themelimin e qeverisë e mori në fillim të javës kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, një parti politike që ishte kritike e rreptë e mënyrës se si janë zhvilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Këto bisedime janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Gjyqi ndaj Presidentit Trump mund të ndikojë në zgjedhjet e 2020-ës

Presidenti DonaldTrump ka hyrë tashmë në histori si presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit janë ngritur akuza për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve. Duke qenë se gjasat janë që gjyqi në Senat të nxjerrë atë jofajtor, ai shpreson të vendosë një tjetër rekord historik duke u bërë presidenti i parë i akuzuar për shkarkim që do të fitojë sërish zgjedhjet. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, JimMalone, drama e shkarkimit po zhvillohet ndërsa fushata për zgjedhjet presidenciale 2020 ka hyrë në një fazë kritike.

Ndërsa përballet me akuzat për shkarkimin e tij, Presidenti DonaldTrump parapëlqen t’i kujtojë bazës së mbështetësve të tij se çfarë do të përcaktohet në zgjedhjet e 2020-tës.

“Ne po jua kthejmë pushtetin juve, popullit amerikan. Me ndihmën tuaj, me përkushtimin dhe nxitjen tuaj, do të vazhdojmë të punojmë; do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të vazhdojmë të fitojmë dhe të fitojmë!”, u tha mbështetësve Presidenti Trump.

Mbështetësit e Presidentit Trump nuk kanë nevojë për t’i bindur.

“Mendoj se ka punuar për të gjithë vendin. Ai po lufton për të gjithë ne çdo ditë. Nuk di si ja del të arrijë gjithçka, por po e bën. Shumë mirë për të dhe për ne”, thotë NancyFreye, mbështetëse e Presidentit Trump.

Por në Uashington, një proces më solemn kushtetues mund të ketë një impakt të madh mbi shpresat e Presidentit Trump për t’u zgjedhur.

“Do të bëni drejtësi të paanshme bazuar mbi Kushtetutën dhe ligjet. Zoti ju ndihmoftë”, u shpreh gjatë betimit të senatorëve Kryetari i Gjykatës së Lartë, JohnRoberts.

Senati është shndërruar tashmë në një trupë gjyqësore për Presidentin Trump. Ata do të dëgjojnë çështjen e paraqitur nga ligjvënësit demokratë, të cilët akuzojnë se Presidenti Trump i bëri presion Ukrainës për ta ndihmuar të rizgjidhet.

“Me këtë lloj sjelljeje, Presidenti Trump ka demonstruar se do të vazhdojë të jetë kërcënim për Kushtetutën, nëse do të lejohet të vazhdojë në detyrë”, tha Ligjvënësi demokrat AdamSchiff.

Gjyqi ka ngjallur protesta nëpër korridore.

Udhëheqësi i demokratëve në Senat, ChuckSchumer, thotë se vendimi do të ketë pasoja shumë të mëdha për Presidentin Trump dhe për vendin.

“Pesha e historisë, sytë e historisë, i ndjeni se janë mbi ju”, tha Senatori Schumer.

Pritet që Presidenti Trump të shfajësohet nga Senati dhe të vazhdojë në detyrë.

“Shumë presidentë. Disa të mirë, disa jo aq të mirë. Por juve keni një(president) të mirë tani. Megjithëse po përpiqen ta shkarkojnë. A mund t’u besoni dot syve?”, u tha mbështetësve Presidenti Trump.

Por, nga mënyra si do të zhvillohet gjyqi, mund të ndikohen shanset e presidentit për t’u rizgjedhur, thotë analisti JohnFortier.

“Niveli i tij i miratimit nuk ka rënë, por nuk janë shifra të larta. Ai ka mbështetje të fortë nga baza e tij republikane, por vështirësohet ta shtojë atë. Pra, ai është nën pritshmëritë për një president që dëshiron të rizgjidhet”, thotë JohnFortier, i Qendrës për Politikat Dypartiake.

Presidentin Trump do ta ndihmojë ndoshta ekonomia e fortë dhe reputacioni se zhvillon një fushatë elektorale të ashpër, thotë JimKessler.

“Nuk do ta nënvlerësoja. Ai ka qenë gjithnjë president jopopullor. Ai ishte një kandidat jopopullor, por që i kthen goditjet shumë mirë”, thotë JimKessler, i organizatës “ThirdWay”.

Akuzat ndaj presidentit do të jenë një faktor për shumë votues në muajin nëntor, thotë HansNoel.

“Do të ketë të bëjë me nëse Trump del i pafajshëm apo jo, apo nëse shkeljet që kanë lidhje me të do të jenë aq të këqija, sa që votuesit ta heqin me votë”, thotë HansNoel, i Universitetit Georgetown.

Fati i Presidentit Trump në Senat do të vendoset brenda javësh. Një gjykim përfundimtar nga zgjedhësit amerikanë do të jepet në nëntor.

Kosova çlirohet kur të ikin Komandantët e rrejshëm – Nga Sinan Kastrati

Ibrahim Rugovën e kujtojnë me mall Hashimi, Kadri Veseli e Albin Kurti e Ramushi

 

 

Për ish liderin bolshevik, Stalinin thuhej se natën i vrante kundërshtarët politikë e ditën i qante. Kjo është e vërtetë sikurse që është e vërtetë që Hashim Thaqi dhe Xhavit Haliti e kanë kërcnua Ibrahim Rugovën në pikë të ditës me diell.

Nga Hashimi, Kadri Veseli, Ramushi e Albini e mora vesh se më 21 janar ka vdekur Ibrahim Rugova

Eh, sot qenka dita kur ka vdekur Ibrahim Rugova, ish presidenti i Kosovës. Dhe nga kush e mora vesh se?

-Nga Hashimi, Kadri Veseli, Ramushi e Albini.

Albinit ia paskan pa për të madhe se nuk paska shkua te vorri por vetëm e paska kujtua me disa fjalë, shkruante një portal i afërt me LDK-në.

Kadri Veseli thot se Ibrahim Rugova paska qenë ”bashkëudhëtar në bërjen e shtetit të Kosovës”. Demek Kadriu me hapa të ”ukit” bashkë me ”SHIK-un” i paskan pri Rugovës.

Ramushi e paska kujtua ”e kajt” më së shumti sepse falë Rugovës, u bë kryministër por nuk pat shum fat sepse shkoi në Hagë.

 

E rrugtimi i Hashimit dhe i shokëve të Hashimit gjatë këtyre 22 apo 23 vjetëve, ishte i kobshëm për shqiptarët e Kosovës. Kjo shihet edhe në ”natën pa hanë”.

Hashimi dhe Xhaviti që nga viti 1997, morën hov sidomos kur u kall Shqipëria e masandej, më 1998, dualën ”ashiqare”, Xhaviti në Tiranë e Hasha gjithëkund e kërkund.

Por po dal aty ku po dua.

Në shkrimin tim të fundit që e përshkruajta rrugën se ku ishte Hashimi, në katundin tim dhe në katundet përreth Turjakës e kisha harrua të ia kujtoj Hashës e Xhavit Halitit ato që ata i kishin thënë dikur dhe tash, për ”luftën” dhe Ibrahim Rugovën.

Hashimi dikur ”e paralajmëronte Ibrahim Rugovën me dënim të rëndë, sot i kujton vlerat e tij”.

Paratë e ”bujarit” (3%-shit), para të ”sevapit” e ato të ”Vatanit” (Vendlindjes) ishin para të ”xhevapit”

Falë teknikës e ruhen edhe fjalët që i ka thëne Hashimi për Rugovën, në ish RTSH-në, për Kosovën që RTSH-ja ishte patericë e lahperëve të lpk-së nga Zvicrra që mbahej gjallë me paratë e ”bujarit”, para të ”sevapit”. Kështu i quante një ish sahanlëpirës ”i krahut të luftës” por që hante në grazhd të LDK-së dhe të ”vatanit” ose ”xhevapit”. Ky, sahanlëpirës kishte edhe titullin shkencor ”Dr” i shkencave filologjike.

Hashimi për Rugovën

“Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova”

Hasha dekoron gruan e Ukës

Pas vdekjes së Rugovës, Hashimi ”dekoron” me medalje presidenciale edhe gruan e djalit të Rugovës.

”Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, gruan e djalit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Stilistja Blerina Kllokoqi-Rugova, mori këtë medalje për kontributin e dhënë në fushën e artit, thotë Thaçi. Ai shton se Kllokoqi-Rugova është shembull se Kosova ofron hapësirë për zhvillimin e talentit në këtë fushë. Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit. Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë”, ka shkruar Thaçi në Facebook ”

Hashimi ”dekoron” për së vdekuri Rugovën

Thaçi nuk e ndal dorën. Ai dekoron ish-presidentin Rugova me medaljen presidenciale. Medaljen presidenti Thaçi ia ka dorëzuar bashkëshortes së ish-presidentit Fanë Rugova. Në ceremoninë e ndarjes së medaljes të pranishëm ishin edhe djemtë Mendim dhe Ukë Rugova dhe vajza e tij deputetja Teuta Rugova”.

 

Xhaviti, alias ”Zeka”

Ngjashëm, i bënte thirrje apo e ”urdhëronte” edhe Xhavit Haliti.

Xhavit Haliti: ”E luta Rugovën që të bëhet Komandant i UÇK’së

Jam përpjekë që t’ia mbushi mendjen (Ibrahim Rugovës) që të jetë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë Haliti.

 

Pra gati si Hashimi e ndoshta edhe më i tmershëm dhe i turpshëm ishte Xhavit Haliti i cili deklaron ” Ibrahim Rugovën e kam ftuar që të bëhet komandat i UÇK-së”

E çka ishte ishte Xhaviti që ta lus I. Rugovën që të bëhet ”komandant” i uçk-së? Nuk do të dëshiroja të bije në nivelin e Hashimit e të Xhavitit por desha edhe unë ti them Hashimit e Xhavitit:

Ju nuk keni pasur ushtri, nuk keni luftua e as nuk e keni çlirua Kosovën nuk keni respektua as përfillur ligjet e Kushtetutën e (Kaqanikut) Kosovës përndryshe sipas kushtetutës edhe të kësaj që e kemi, Presidenti është Komandant Suprem e jo Hashimi e Xhaviti atherë, të cilët as atherë as tash nuk e din sa ”ushtarë” kanë pasur, përveç ”komandantëve” dhe ”veteranëve”, me dhjetëra mijëra.

 

Ambasadori Walker foli

Kur Kosova do të çlirohet nga këta komandantë? Sigurisht se shpejt Kosova do të çlirohet.

Jo rastësisht Walker, dje ia tha në surrat Hashimit që të IK, të pushoj ” ku edhe ka kërkuar që Thaçi të shkoj në pushim, pasi tashmë ai është thinjur”. Ndërsa Hashimi me një buzëqeshje të rrejshme ”e falenderon” Walkerin. Walker është edhe kritik ndaj neve që jemi në politikë.

Ndaj ”neve”? O Hashim Walker është kritik dhe shumë i ashpër ndaj teje. Lexoje e kuptoje mirë!

Ndoshta atherë, Hasha e ”Zeka” do të kandidohen për ndonjë shpërblim ndërkombëtar, pse jo edhe për ”Nobel”.

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 21 janar 2020

Lavdi mirëbërësit britanik Morton F.Eden! – Nga Petro Luarasi

Në kremtimet e 100-vjetorit të Kongresit Kombëtar të Lushnjës falenderoj zz. Mehmet e Genti Gëzhilli drejtues të ‘’Botime Argeta’’ që botuan librin dhe më lejojnë të publikoj parathënien kushtuar mirëbërësit britanik M.F.Eden ku përpiqem të qartësoj personalitetin, veprimtarinë në dobi të shqiptarëve dhe shpifjet e prapaskenat e kundërshtarëve tanë të përbashkët. Ata përpiqen vazhdimisht të mos njohim të vërtetën e vlerave tona historike, madje të cilësohemi ‘barbarë’’ dhe ‘’mosmirënjohës’’ ndaj kontributit madhor të miqve tanë të huaj.

Petro Luarasi. Parathenie e librit: Morton F.Eden ” Shqiperia…” Është nder e kënaqësi e veçantë të shlyesh një detyrim të hershëm për një personalitet, për më tepër një anglezi, që iu gjend përkrah Shqipërisë sonë hallemadhe në periudha të vështira, madje duke e vuajtur rëndë ndihmën e tij bujare. Ky libër, vijon atë të botuar në pragun e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kur përfaqësuesit më të lartë të republikës kërkojnë me këmbëngulje studimin, publikimin e saktë të historisë kombëtare, vlerësimin si duhet të ngjarjeve kulmore të saj dhe nderimin e personaliteteve kontribues shqiptarë e të huaj.
Krahas Atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit, i cili ngrehu sërish pas shekujsh robërie simbolin kombëtar, flamurin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, synohet të ndriçohen, siç e meritojnë, veprimtaritë e qindra atdhetarëve të shquar, nga tërë trevat etnike shqiptare e diaspora, të cilët me sakrifica e therrori të tejskajshme programuan, përgatitën dhe realizuan dëshirën shumëshekullore të popullit shqiptar për pavarësi.
Gjithashtu synohet të njihen dhe të vlerësohen edhe të gjithë ata që kontribuan për ideimin, themelimin, ndërtimin dhe forcimin e shtetit sovran shqiptar.
Në këtë përvjetor historik, kombi shqiptar ka rastin të tregohet fisnik me mirënjohjen dhe nderimin e tij kundrejt miqve të shquar të huaj, të cilët me përkushtimin e tyre e ndihmuan të rilindë duke mbrojtur e shpallur vlerat e tij, përkundër përfoljeve e lakmisë së armiqve shovinistë. Atyre ua ka më të madhin borxh, jo vetëm për t’i përmendur, por dhe për t’i vlerësuar siç e meritojnë.
Në vargun e miqve të shquar të huaj, përkatësisht atyre anglezë, prej Lord Bajronit deri tek shqiptarofilët e mirënjohur Hebrey Herbert e Mary Edith Durham, meriton nderimin e shqiptarëve edhe Morton F. Eden.
Morton Frederick Eden (16 qershor 1865 – 2 janar 1948) qe djalë i vetëm i familjes fisnike britanike të Charles Calvert Eden dhe Cecile Freiin von Sinner, të cilët patën edhe vajzat Evelyn e Violet. Mbas arsimimit të përgjithshëm, ai ndoqi traditën familjare duke iu përkushtuar karierës në fushën e shërbimit ushtarak dhe informativ.
Në vitin 1889 u caktua të shërbente në Australi ku për 25 vjet u dallua si eksplorues i trevave të virgjëra të kontinentit.
Udhëtimet plot aventura e vëzhgime të rëndësishme që ngërthehen në rajone të gjera në jug e lindje të Australisë, në Tasmani, Hong-Kong e SHBA, përgjatë periudhës 1890-1940, i ka përshkruar në ditarin e tij i cili gjendet në dorëshkrim në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Australisë. Kjo lëndë e ka frymëzuar shkrimtarin Jim Barrett për të shkruar librin mbresëlënës “The first bushwalker: the story of Fred Eden” ( “Eksploruesi i parë: historia e Fred Eden”)
Ndërkohë, si ushtarak, Morton F. Eden mori pjesë në luftën e Boerëve.

Në mesin e vitit 1915, ai u caktua në vartësi të shtabit të përgjithshëm të forcave aleate me qendër në Selanik. Si anëtar i stafit të Misionit Britanik u ngarkua për të ndjekur ngjarjet në Shqipëri deri në nënshkrimin e armëpushimit mes palëve ndërluftuese. Në vitet 1916-1919 veproi në Korçë si agjent i shërbimit anglez Inteligence Servic dhe në periudhën 1919-1920 u gjend në stafin e Gjeneral Phillips-it, komandant i trupave angleze në përbërje të forcave aleate me qendër në Shkodër.
Për aktivitetin e gjerë dhe meritat e spikatura, në vitin 1919 u vlerësua Anëtar i Urdhërit të Perandorisë Britanike (M.B.E)
Në këtë kohë Morton F.Eden u shqua në ndërgjegjësimin e atdhetarëve shqiptarë për fatet e vendit në momentet delikate të mbarimit të luftës, për qartësimin e tyre mbi synimet e vërteta të diplomacisë evropiane dhe të fqinjëve shovinistë, për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e Kongresit të Lushnjës, për ndihmesën gjatë luftës së Vlorës në dëbimin e trupave italiane nga Shqipëria, për forcimin e shtetit dhe ushtrisë shqiptare, etj.
Anglezi Morton F.Eden, eksploruesi trim, ushtaraku i rreptë, agjenti dinak dhe politikani mendjehollë, në kontakt me popullin dhe realitetin tragjik, shfaq dhembshurinë e humanizmin prej miku të përkushtuar me mish e me shpirt për shpalljen dhe mbrojtjen e të drejtave thelbësore të kombit shqiptar, duke rrezikuar edhe jetën.
Pas katër vjet veprimtarie të suksesshme në Shqipëri, më 1920, ai u zgjodh anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqërisë Anglo-Shqiptare, me kryetar Sir Aubrey Herbertin dhe sekretare Ms.Mery Edith Durham. Sipas dëshmive të ndryshme, ai erdhi disa herë në Shqipëri dhe bashkëpunoi me mjaft personalitete shqiptare si Sulejman Delvina, Aqif Pashë Elbasani, Ahmet Zogu, Fan Noli,Abdi Toptani, Abdyl Ypi, Hafiz Ibrahim Dalliu, Qazim Koculi, Ali Këlcyra etj.
Sipas atdhetarit A.Këlcyra sinqeriteti i ndjenjave të Morton F. Edenit shprehej në interesimin dhe simpatinë që tregonte vazhdimisht për problemet shqiptare gjatë shumë viteve edhe kur nuk kishte asnjë lidhje pune.

Rëndësia e informacioneve të Morton F.Edenit dëshmohen edhe në librin “Miku më i madh i Shqipërisë: Aubrey Herbert dhe bërja e Shqipërisë moderne. Ditare dhe dokumenta” (f. 218) “Albania’s Greatest Friend: Aubrey Herbert and the Making of Modern Albania: Diaries and Papers 1904-1923) të përgatitur për botim nga studjuesi Bejtulla Destani. Atje paraqitet edhe një letër që Aubrey Herbert i dërgon përfaqësuesit britanik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sir Eyre Crowe, më 22 shtator 1919, në lidhje me gjendjen në frontin e Shqipërisë Jugore. Sir Herbert shkruan: ‘’Siç nuk kemi dyshim, ju do të dëshironit që grekërit të posedonin territoret e tyre dhe shqiptarët të Shqipërisë. Ne mendojmë se një test i ndershëm etnik duhej të bëhej meqë grekërit kanë djegur qytete e fshatra. Ata i kanë djegur sepse këto ishin të populluara nga një kombësi e huaj. Nëqoftëse do të lexoni raportin e Mr. Morton F.Eden (në atë kohë sekretar pranë shtabit të gjeneralit Phillips në Shkodër) i cili ka qenë në ato anë tre vitet e fundit, ndonjë dyshim që ju mund të kini rreth kombësisë do të tretet. Evidenca amerikane është veçanërisht e vlefshme meqë ata kishin njohuri të para luftës mbi vendin.” ëKëtu Sir Herbert ka parasysh informacionet e çiftit Kenedi (Kenedy) përkatësisht Violeta (Violett) dhe Fines (Phineas) misionarët e parë protestantë amerikanë në Shqipëri, të vendosur në Korçë më 1908ç
Personaliteti i Morton F.Eden, ndjeshmëria dhe përkushtimi i tij ndaj çështjes kombëtare shqiptare shpalosen edhe në korespondencën e tij që gjendet në fondin e Edit Durhamit në Institutin Antropologjik Mbretëror, Londër (Royal Anthropological Institute, 50 Fitzroy Street, London W1T 5BT, United Kingdom, Durham, Mary Edith “collection” MS 57) . Atje gjendet edhe një letër e Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës e nënshkruar nga Fan Noli, i cili ia drejton Komandantit të Trupave Aleate në Shkodër Gjeneralit Phillips dhe letra apel që Morton F. Eden i dërgon në gusht 1920 kryeministrit Lloyd George mbi invazionin e trupave serbe në Shqipëri.

Gjatë okupacionit fashist ai u bëri thirrje patriotëve shqiptarë që të ktheheshin një orë e më parë në atdhe. Ali Këlcyrës i tha: ‘’Kam besim dhe bindjen e plotë se Ju mund t’i bëni më shumë shërbim çështjes kombëtare në Shqipëri, sepse ajo rishtazi ka për të shpëtuar si në vitet 1912 dhe në 1920, me luftë në malet e saj dhe prej djemve të saj. Këto nuk janë vetëm mendimet e mia, por edhe të disa qarqeve politike londineze që merren me çështjet e Shqipërisë dhe të Ballkanit e sidomos miqve të Shqipërisë”.
Morton F.Eden kontribuoi familjarisht në luftën kundër fashizmit duke mbetur me mendje e zemër pranë kombit shqiptar deri sa u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare.
Morton F. Eden njihet pak dhe i dyzuar ndër shqiptarët e sotëm. Ai vlerësohet në disa shkrime gazetash e opinione të viteve 20-30-të, haset si “agjent i huaj” tek ndonjë paragraf i Historisë së Shqipërisë të shkruar gjatë sistemit diktatorial apo në ndonjë memuar, korespondencë a dokument arkivor të botuar vitet e fundit. Sidoqoftë, personaliteti i tij, humanizmi dhe dashuria për shqiptarët, provohen nga sa dëshmojnë bashkëpunëtorët e tij, por dhe më shumë nga kundërshtarët, të cilët theksojnë se ai vepronte me ndërgjegje e jo pse ia kërkonte pozita e misioni si zyrtar britanik.
Ndër ato pak shkrime të botuara mbi veprën dhe meritat e Morton F. Eden, dallohet ekstrakti i studjuesit Uran Asllani me referenca e opinione personalitetesh bashkëkohës. Ai argumenton bindshëm se “majori Iden, agjenti anglez i kongresit të Lushnjës”, edhe vetëm për këtë kontribut të vyer duhej të vlerësohej nga historianët shqiptarë dhe burokracia shtetërore me studime, dekorata dhe emërtesat institucionale përkatëse që i takojnë normalisht rangut të shërbimit të tij madhor.
Rivlerësimi ndaj tij dhe albanofilëve të tjerë anglezë të kryesuar nga miku i madh Sir Hebrey Herbert, do t’i përgjigjej denjësisht kuotës së marrëdhënieve miqësore me Mbretërinë e Bashkuar edhe si përkrahëse e madhe e pavarësisë së Kosovës.

Në hyrjen e librit “Miku më i madh i Shqipërisë: Aubrey Herbert dhe bërja e Shqipërisë moderne. Ditare dhe dokumenta”, Noel Malcolm shkruan: “Kur vizitoi Herberti Shqiperinë e Jugut, në shtator 1913, një turmë e grumbulluar përballë banesës thërriste: O Paladin i Lirisë, i bekuari i nipërve tanë…Por e vërteta e hidhur është që shumica e nipërve të këtyre shqiptarëve mirënjohës nuk janë në gjendje të bekojnë emrin e Aubrey Herbert dhe madje as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të.” A është në nderin e kombit shqiptar që ky mënjanim nga regjimi diktatorial çuditërisht të vazhdojë edhe në ditët e sotme ndaj këtij personaliteti të rangut të lartë, i cili në krye të një grupi të vogël filoshqiptarësh anglezë si Morton F.Eden, Edit Durham etj, realizoi mrekullinë e shpalljes, njohjes dhe analizimit me simpati të problemit shqiptar në qarqet britanike, historikisht të lidhura me politikat shoviniste të vendeve fqinje.Në pragun e 100-vjetorit të Pavarësisë, ne shqiptarët le të shprehim mirënjohjen për miqtë tanë të cilët na ndihmuan aq shumë kur qemë të rrezikuar nga coptimi dhe asimilimi kombëtar.

Morton F. Eden ka dhënë edhe një tjetër kontribut të çmuar, si albanolog, me veprën “Shqipëria: Pakënaqësitë e saj dhe origjina e tyre” (“Albania: its discontents and their origin”, 1920).
Ky libërth i përmendur në literaturën e huaj albanologjike për origjinalitetin dhe objektivitetin e mesazheve “magjike”, tepër domethënëse për vlerat dhe historinë e kombit shqiptar, përbën një “xhevahir” i cili ndriçon me nuancat e tij jetësore, vizionin, misionin, strategjinë, mendimin historik, politik dhe diplomatik të kombit shqiptar. Ai i ndriçon popullit të thjeshtë dhe përfaqësuesve elitarë të tij shumë të fshehta dhe enigmën e madhe: Shqipëria, si ka qenë e si duhet të jetë, sipas këndvështrimit të qarqeve mike dhe armike. Në përgjithësi na kujton veprën “Shqipëtarët” (“The Skypetars“) të albanofilit amerikan George Fred Williams, të botuar thuajse në të njëjtën kohë, me të njëjtin qëllim dashamirës por me një spektër më vezullues.
Në veprën e Edenit përshkruhet prejardhja e shqiptarëve dhe europianizmi i tyre i natyrshëm, kontributi i tyre historik e kulturor në Europë, prapaskenat politike në vorbullat e luftës së parë botërore, ngjarjet madhore dhe personazhet kryesore historikë, interesat që mbajnë peng kombin shqiptar, ballafaqimi i platformës së Rilindjes Kombëtare me politikat shoviniste antishqiptare, tendencat e kombit shqiptar në rivalitetin midis Perëndimit dhe Lindjes, etj.
Në vepër mbizotëron mendimi se “gjendja e pakënaqshme në Shqipërinë e sotme, është krijuar nga fakti që nuk u është dhënë konsiderata e duhur aspiratave të popullit shqiptar për shkak të interesave të fuqishme që synojnë prishjen e Shqipërisë.”
Ky mesazh është aktual edhe në shek.XXI, kur pak gjë ka ndryshuar për kombin tonë i cili për të përballuar sfidat e rreziqet duhet të bashkojë e të bashkërendojë tërë gjymtyrët e energjitë e tij në tërë popullatën e “Komunuelthit shqiptar” në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, në Greqi, Turqi e kudo.
Sikurse u deklaroi zyrtarisht parlamentarëve shqiptarë z. Behgjet Pacolli, si President i Kosovës, “me këtë qasje, unë dua t’i thërras ndërgjegjes suaj kombëtare, vetëdijes suaj politike, aftësive tuaja profesionale, për të menduar pak: A duhet të kënaqemi me këtë nivel të bashkëpunimit ekonomik, kulturor, shpirtëror mes veti?… Ne duhet t’i japim kuptim sakrificave të mëdha historike të heronjve tanë të përbashkët, angazhimit shekullor të paraardhësve tanë, duke hapur pista të reja bashkëpunimi.” (1)

Se përse ndodh kështu, cilët janë faktorët e aktorët e kësaj gjendje ka dashur të na e sqarojë edhe përkthyesi i kësaj vepre, atdhetar Skënder Luarasi, i cili shprehej: “Më dhimbset e vërteta në histori dhe do të isha i lumtur të ndriçoja, në dritën e së vërtetës, qoftë dhe ndonjë ngjarje ose persona të kësaj historie të së kaluarës. Se ja, do s’do, vjen një kohë, kur duhet të bëjmë bilancin e jetës e t’i japim përgjigje shoqërisë: Ç’i lamë vendit tonë?”
Vepra e Edenit, “Shqipëria: Pakënaqësitë e saj dhe origjina e tyre”, e përkthyer prej origjinalit nga Skënder Luarasi në vitet 60’, u bllokua në Institutin e Historisë pa e parë dritën e botimit. Indikacionet e saj rastisën të gjenden në regjistrat e institutit ku vepra e pabotuar përcaktohej si përkthim i Skënder Luarasit.
Materialin e plotë të daktilografuar fatmirësisht e gjeta në një nga dosjet e përkthyesit, i cili edhe si historian nuk bëri kurrë pazar me të vërtetat historike.
Në kushte të vështira censure, ai nuk rreshti së shpalluri nderimin e tij ndaj jetës dhe veprës së miqve të vërtetë të kombit shqiptar duke shkruar me dashuri edhe për albanofilët anglezë: Lord George Byron, Lord Tennyson, Sir Aubrey Herbert e Lady Elisabet Carnarvon, Lady Mary Worthey Montag, Lucy M.J.Garnett, Mary Edith Durham, etj.
Botimi në shqip i veprës “Shqipëria: Pakënaqësitë e saj dhe origjina e tyre” në prag të festës së 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë është një dëshmi mirënjohje ndaj albanofilit Morton F. Eden dhe përmbush dëshirën e hershme të atdhetarit Skënder Luarasi për t’ia bërë të njohur kombit shqiptar. (*)

* * *
Në përkujtim të 95-vjetorit të Kongresit Kombëtar të Lushnjës, ndër programet festive u shfaq edhe një film dokumentar ku ndër delegatët shqiptarë të kongresit u publikua edhe fotoja dhe kontributi i konsullit anglez Morton Frederik Eden.


Bashkia e qytetit të Lushnjës e vlerësoi me titullin “Qytetar Nderi”, me motivacionin: “Misionar i Shqipërisë në kohë të vështira, dha kontribut të veçantë në mbrojtjen e Kongresit të Lushnjës”. Nga ana e tij Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Cannon, të cilit iu dorëzua ky titull, u shpreh: “Shteti im ka qenë prezent me trupin diplomatik për të stabilizuar fatet e Shqipërisë. Ndërsa Konsulli Eden ka një kontribut të veçantë personal në ruajtjen e punimeve të Kongresit në momentet kur ekzistenca e shtetit shqiptar vihej në rrezik.”

ABDYL YPI

Ndër ata që ndihmuan këtë publicitet veçoj studjuesin Engjëll Zerdelia me librin e tij të suksesshëm ‘’Kongresi Kombëtar i Lushnjës’’, që i kushtoi vëmendjen e duhur edhe kontributit dhe nderimit të miqve të huaj me në krye Morton F. Edenin. (2)

AQIF PASHA

Sikurse në raste të tjera harrese, për personalitete dhe ngjarje të rëndësishme kombëtare, atdhedashësit shqiptarë shqetësohen përse do të duhej të kalonte rreth një shekull për ta përmendur dhe vlerësuar konsullin anglez që jo vetëm ‘’ka një kontribut të veçantë personal në ruajtjen e punimeve të Kongresit’’, por dhe për shumë e më shumë vepra bamirësie ‘’në ditët e sterrosura’’ për shqiptarët?!
Dritë-hijet e kësaj enigme: rrethanat, tjetërsimi i të vërtetës, atentatet dhe kërcënimet deri në nivelet më të larta ndërqeveritare, që çuan në largimin e tij nga detyra dhe përpjekjet për t’ia shuar përjetë emrin dhe veprën, i qartëson më së miri studjuesi grek Lampros Psomas, edhe pse bazohet në interesave politike greke.(3)

SULEJMAN DELVINA

Përmes dokumentave dhe kritereve profesionale ai zbërthen paradokse dhe u jep përgjigje dilemave: Nga kush e përse akuzohej dhe si u largua nga detyra Konsulli Eden? A qe ai një ushtarak i aftë, i bindur dhe i përkushtuar në ushtrimin e detyrave shtetërore që i qenë ngarkuar nga eprorët? Informacionet që u dërgoi autoriteteve britanike qenë objektive apo sajesa në favor të shqiptarëve për përfitime vetiake?
Mbi të gjitha paraqet interes konkluzioni i studjuesit se akuzat që iu bënë Konsullit Eden se kinse shpërdoronte detyrën duke sajuar rrethana të paqëna për mbrojtjen e të drejtave dhe trojeve të shqiptarëve, se dizinformonte shtetin britanik për interes të një kompanie private nafte, qenë akuza të pa provuara. Dhe këto sajesa që i përkasin një situate të tejkaluar shekullore marrëdhëniesh ndërshtetërore u imponohen kancelarive përkatëse prej një shekulli, për paradoks edhe vetë politikës dhe historiografisë shqiptare, që pasardhësit të mos njohin e vlerësojnë aftësinë profesionale dhe që të nderojnë humanizmin shembullor të Konsullit Eden, si mbrojtës i të drejtave shtetformuese të shqiptarëve dhe tërësisë territoriale të nëpërkëmbur mizorisht.
Ndjenja atdhetare më obligoi të përkthej dhe botoj edhe studimin e dytë të tij, ‘’Shqipëria dhe fqinjët e saj’’, botuar në korrik të vitit 1921, të cilin ia ofroj pa komente shqiptarëve të përgjegjshëm.

Petro Luarasi

——————-
(1) Nga fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, në Parlamentin Shqiptar: “Aspiratat tona kombëtare, në përputhje me rregullat e hapësirës evropiane”, më 21 Mars, 2011.
(2) Engjëll Zerdelia, Kongresi Kombëtar i Lushnjës, Agim Bakushi ,Tiranë , Emal, 2014, 220 f.
(3) Lampros Psomas, A Spy in Albania: Southern Albanian Oil and Morton Frederic Eden, International Journal of Intelligence and Counter Intelligence, Volume 28, 2015 – Issue 3. http://www.academia.edu/…/A_Spy_in_Albania_Southern_Albania…