VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nuk ka si bamjet – luftojnë kancerin e gjirit dhe të prostatës

By | November 6, 2016

Komentet

Krem supe për iftar

Ja një recetë e shijshme për iftar. Hapat që duhet të ndjekni për të përgatitur këtë recetë. Ziejmë mishin e pulës të kriposur pak derisa të mund të largojmë nga eshtrat. Kullojmë mishin nga lëngu dhe lëmë të ftohet. Në një enë tjetër qesim margarinen, qepën dhe hudhren e grirë imët, fërgojmë për 10 minuta derisa të zbutet qepa, shtojmë karroten e grirë në rende dhe selinon e grirë imët dhe fërgojmë edhe për disa minuta. Në këtë enë shtojmë supën e pules, 2 filxhan qumësht,mishin e coptuar imet dhe vëmë të vlojë. Në 1 filxhan qumësht qesim miellin dhe përzijmë mirë derisa të mos mbeten kokërrza nga mielli. Këtë masë e shtojmë tek supa që vlonë dhe përzijmë derisa supa të merr dendësinë e duhur.

 

Antipasta e Pashkës me djathë, fruta e fara

Përbërësit:
● 300g djathë i freskët (i tipit Caprino ose Philadelphia)
● 3 lugë djathë Parmigiano i grirë
● rrush i bardhë dhe i zi
● fëstëkë të pjekur, në thërrime
● fara susami të pjekura
● fara lulëkuqesh
● spec i kuq pluhur
● kripë e piper

Përgatitja:
Djathin e freskët e përziejmë me Parmigiano-n, pak kripë dhe piper, sa të bëhet kremoze. Vëmë në tasa të veçantë farat e susamit, fëstëkët në thërrime, farat e lulëkuqeve, specin pluhur. Me duar marrim pak nga brumi i djathit dhe krijojmë kokrra të vogla sa një kokërr arre, fusim te secila nga një kokërr rrush, i japim formë të rrumbullakët. Lyejmë topat sipas dëshirës: disa me fara susami etj.

7 rregulla si të gatuajmë gjithmonë një gjellë të shijshme

Kur gatuajmë gjellë me perime, na ndodh të mos na pëlqejë shija përfundimtare. Prandaj, përmes këshillave të mëposhtme, besojmë që do t’iu ndihmojmë sadopak që gjella juaj me perime, gjithmonë të ketë shijen e dëshiruar.

 1.Mos anashkaloni hapat e gatimit

Kur gatuani një gjellë me perime, duhet të keni parasysh që mishi duhet fërguar shkurtimisht në të gjitha anët.  Kështu ai do t’i japë një shije dhe aromë më të mirë gjellës. Gjithashtu do të ishte mirë, që kur zieni perime, në vend që t’i hidhni në ujë të nxehtë, ato t’i kaurdisni me pak vaj, pasiqë kjo do të bëjë që ato të lëshojnë aromën e tyre dhe kështu t’i japin një shije më të mirë gjellës.

 

2.Përdorni një tenxhere kualitative për zierje

Është e rëndësishme që të gatuani në një tenxhere me fund të thellë, e cila u mundëson përzierjen e perimeve pa problem, por që gjithashtu nuk ngjit perimet që gatuhen.

3.Kaurdisni, mos zieni në temperaturë të lartë

Gjella me perime bëhet më e mirë, kur zihet ngadalë dhe në temperaturën më të ulët. Gjellërat e ziera me nxitim, zakonisht nuk janë të shijshme.

 4.Gjellën e nxehtë, mos e fusni në frigorifer

Një ndër gabimet e shpeshta në kuzhinë është që gjellën e mbetur, e fusim në frigorifer, përderisa ajo është ende e nxehtë ose e ngrohtë. Më së miri është që gjella e pambuluar të ftohet në temperaturë ambienti e më pas të transferohet në frigorifer për përdorim të mëtejmë.

5.Gjellë e pashijshme?

Nëse gjella që keni gatuar, nuk ka ndonjë shije të mirë, edhe pas shtimit të kripës e mëlmesave, atëherë para servimit të saj shtoni pakëz uthull. Kjo do të duhej të përmirësonte shijen.

6.Mos përdorni mishin e prerë më herët

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë në jetë, që në mungesë të kohës, të blejmë mishin e prerë e të paketuar, të gatshëm për t’u përdorur për gullash ose ndonjë gjellë tjetër me mish. Por, mishi i tillë nuk është edhe zgjidhja më e mirë, pasiqë është përgatitur më herët dhe gjasat janë të mëdha që të ketë ndenjur në dyqan për disa ditë. Ndenja e mishit, bën që ai të humbas freskinë dhe shijen. Prandaj, zgjidhja ideale do të ishte që mishi të blihet i freskët, secilën herë që planifikoni ta përdorni në gatime.

 

7.Mos përdorni mishin që nuk ka aspak yndyrë

Edhepse shumica e njerëzve nuk e duan mishin e yndyrshëm ose janë të kujdesshëm në lidhje me atë se çfarë konsumojnë, prapëseprapë mishi që ka pak yndyrë është shumë më i shijshëm sesa ai që nuk ka fare. Prezenca e yndyrës e bën gjellën më të lëngshme, më të butë dhe më të shijshme. Prandaj, mos i thuani “jo” mishit me yndyrë!

Keni nevojë me energji, pija “Smoothie” nga banane, mollë dhe portokalle është e duhura

Nëse keni nevojë për energji të reja që të nisni diçka apo të mbaroni një punë që e keni në dorë  provoni të pini këtë lloj smoothie. Për këtë pije të freskët dhe të shëndetshme ju nevojiten: një banane, një mollë, lëng portokalli, qumësht.

Përbërësit:

– 1 banane e ngrirë – e qëruar dhe e prerë në rrathë,
– 1 mollë – e qëruar, e pastruar dhe e prerë në copa,
– ½ filxhan lëng portokalli,
– ¼ filxhan qumësht.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit qitni në blender dhe zieni derisa të përftoni masë homogjene.

Qiteni shmoothien në gotë, sipas dëshirës mund t’i qitni edhe pak kanellë, ose fara chia.

Këshillat e Elidës: Dreka e sotme: supë dhe pulë me turli

Sot për drekë përgatita:

1.Supë me spinat, kos dhe vezë.

2. Pulë të shoqëruar me turli me zarzavate.

Gjithmonë dua të kursej kohë dhe të gatuaj mirë për familjen time. Dhe si unë të gjitha gratë shqiptare qofshin shtëpiake apo gra me profesion..

Turlia

Një nga mënyrat se si fitoj kohën është se ato që do të gatuaj përpiqem t’i përgatis njëkohësisht.

Sot mora pulën, rreth një kg pasi e coptova në pjesë e vura që të marrë një valë të lehtë. Nuk harrova që të hedh kripë.

Në kohë që e vura pulën në zjarr fillova të përgatis zarzavatet për turlinë, e cila mund të përgatitet me të gjitha llojet e zarzavateve që ju ndodhen në shtëpi.

Turlinë e sotme e përgatita, me qepë, domate, kunguj, speca, selino, hudhra, një tufë kopër, pak piper të zi, pak piper të kuq, pak xhenxhefil, pak shafran indi nëse ju gjendet. Pasi i pasrova dhe i  bëra copka-copka i përzieva me kripë, vaj ulliri dhe i vendosa në furrë.

Pula

Ndërkohë e hoqa pulën nga zjarri posa mori një valë dhe e vendosa në një tavë tjetër për t’u pjekur bashkë me turlinë me pak lëng pule, me pak gjalpë dhe e pudrosa nga sipër me pak kripë dhe piper të kuq e piper të zi.

Supa

Në lëngun ku kisha vendosur pulën hodha spinaq të ngrirë që e kisha në frigorifer dhe po ashtu 250 gr kos. 250 gramët e tjerë të kosit i përzieva mirë me 2 kokrra vezë me pak kripë dhe këto i hodha në kusi bashkë me dy dado me perime. Pastaj i përzieva të gjitha bashkë deri sa valuan. Vezët nuk priten sepse ndikon spinaqi i ngrirë, nëse e bëni supër me spinaq të freskët duhet të keni kujdes që të mos priten vezët.

Dhe kështu dreka e sotme është gati. Koha për t’u përgatitur 45 minuta, natyrisht këtu nuk përfshihet koha që kanë nevojë të qendrojnë në furrë turlia me zarzavate dhe pula.

Ju flm për vemendjen.

Ju përshëndes

Elida

 

Zonjat dhe vajzat i ftoj për bashkëpunime!

 

 

 

Fileto pule të mbushura me perime

Mënyra më e mirë për t’i përgatitur filetot e pulës, është t’i mbushni ato me perime. Dy ushqime të shëndetshme dhe ideale për të gjithë familjen tuaj.
Përbërësit:

  • 50 gr fileto pule
  • 200 gr bizele
  • 2 patëllxhanë
  • 3 kungulleshka
  • 3 karota
  • ½ gotë verë e bardhë
  • Domate ( qershi për dekorim)
  • Lëng pule
  • Vaj
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja:

  • Fillimisht i rrihni filetot e pulës me çekiçin e kuzhinës dhe vendosinin në një pjatë.
  • Në një enë të vogël shtoni kripën dhe piperin e zi, përziejini bashkë dhe lyejini me të të gjithë filetot e pulës.
  • Vendosni ndërkohë një tigan me pak vaj në zjarr dhe në të shtoni perimet e prera në copa mesatare.
  • Gatuajini për disa minuta dhe më pas hidhni në të edhe bizelet, duke i gatuar sëbashku.
  • Shtoni më pas në të edhe lëngun e pulës dhe lërini të ziejnë për disa minuta. Largojini nga zjarri dhe mbushni me të të gjithë filetot e pulës.
  • Fiksojini ato me kruarse dhëmbësh dhe vendosini në një tigan me vaj.
  • Skuqini për disa minuta dhe dhe më pas shtoni në të edhe masën e mbetur të perimeve të gatuara.
  • Në fund, shuajini ato me verën e bardhë, largojini nga zjarri dhe janë gati për t’u servirur. Dekorojini me domate qershi.

Petulla shtëpie të mbushura me mocarela dhe domate

Këto petulla të mbushura, italiane për nga origjina janë faktikisht një lloj pice e mbyllur në formën e gjysmë hënës. Përgatiten me brumin e zakonshëm të picës dhe mbushja mund të jetë e kripur (djathë mozzarella dhe domate, proshutë e pjekur dhe djathë; gjizë dhe proshutë e tymosur, sallam dhe djathë etj) apo e ëmbël (reçel, krem pastiçerie, nutella etj).

Përbërësit për 12 petulla të mbushura:

Për brumin:

  • 300gr miell oo,
  • 20gr maja birre e freskët,
  • rreth gjysmë gote ujë i ngrohtë,
  • 2 lugë vaj luledielli,
  • pak kripë.

Për mbushjen:

  • 200gr djathë mozzarella (apo çdo lloj djathi që pëlqeni),
  • 300gr domate të pjekura mirë,
  • 2 lugë vaj ulliri,
  • disa gjethe borzilok,
  • kripë,
  • piper i zi i sapobluar.

Përgatitja e brumit:

  1. Hedhim miellin në një tas duke hapur një gropë në mes. Shtojmë pak kripë, vajin e lulediellit dhe majanë e birrës të tretur në ujin e ngrohtë.
  2. E punojmë brumin me dorë derisa të formohet një masë homogjene dhe mund të shkëputet nga duart. Me të formojmë një sferë të madhe të cilën do ta lëmë të vijë për rreth dy orë.

Përgatitja e mbushjes:

  1. I vendosim domatet për pak minuta në ujë të valuar, në mënyrë që t’i hiqet lehtë lëkura. I qërojme, i heqim farat e brendshme, i presim në copa të vogla dhe i gatuajmë për pak minuta në zjarr të fortë, në një tigan pa vaj, sa të avullojë uji i tepërt.
  2. I vendosim në një enë dhe i lëmë të ftohen. Pasi janë ftohur shtojmë djathin mozzarella të prerë në kubikë të vegjël, borzilokun, vajin e ullirit, pak kripë, pak piper dhe i përziejmë të gjitha bashkë.
  3. Kur brumi të jetë fryrë e vendosim në tavolinën e punës dhe hapim një petë 4-5 mm të trashë nga e cila nxjerrim shumë disqe me diametër rreth 10 cm (me ndihmën e një gote).
  4. Vendosim sipër çdo disku një lugë të vogël nga mbushja e pëgatitur dhe e palosim brumin duke formuar një gjysmë hëne.
  5. Shtypim anët me dhëmbët e një piruni apo me gishta, në mënyrë që mbushja të mos dal jashtë. I lëmë petullat përsëri të fryhen për rreth 1 orë e gjysmë dhe më pas i skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë.
  6. I vendosim sipër një pjatë në të cilën kemi shtruar letra kuzhine per ti thithur vajin e tepërt dhe i servirim të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Byrek me spinaq

Byrek me spinaq, kjo është receta që ju sjellim për  sot. Mësoni si ta përgatisni në pak minuta..

Shijojeni!

Përbërësit për brumin:

  • 500 gr miell,
  • ujë të vakët
  • kripë
  • 3 lugë vaj ulliri

Për mbushjen:

  • 500 gr spinaq të grirë
  • 2 qepë të njoma
  • pak koper
  • 5 lugë vaj ulliri
  • 1 filxhan kafeje me oriz

Përgatitja:

Si fillim skuqim qepët e grira imët. Më pas i shtojmë spinaqin, koprën, kripë, piperin dhe ujë derisa ti mbulojmë. I lëmë të ziejnë për 20 minuta.

Tani shtoni orizin. Nëse është nevoja shtoni pak ujë të nxehtë. Nga ana tjetër hapni petët e byrekut në mënyrën e zakonshme, shkran shije. Shtoni në mes mbushjen me spinaq dhe oriz. I spërkatni petët me pak vaj.

E fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 220 gradë.
Ju bëftë mirë!

Roleja me gjoks pule

Role të shijshme e të buta me mish pule, të cilat përgatiten shumë shpejt. Kjo është receta që ju propozojmë për ditën e sotme.

 Përbërësit:

-500 gr gjoks pule,
-150 gr proshutë pule,
-150 gr djathë kaçkavall,
-1/2  gotë miell,
-1/2 gotë troshka buke/galetë,
-2-3 vezë,
-Kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Gjoksin e pulës priteni në feta të holla, të cilat më pas duhet t’i rrihni me çekan kuzhine.
Kriposini, piperosini e më pas në secilën fetë vendosni proshutë e djath. Mbështillini më pas në formë roleje.
Roletë e përgatitura kalojini në miell, pastaj në vezët e rrahura, e në fund në troshka buke.
Skuqini në vaj të bollshëm, derisa të marrin një ngjyrë të bukur të kuqerremtë. Ju bëftë mirë!

Pulë me speca e ullinj

Përbërësit:

500 gr mish gjoks pule

2 speca te kuq

50 gr ullinj jeshil

2 thelpinj hudhre

1 lugë kaparinë

½ lugë Rigon

75 gr miell

20 gr gjalpë

2 lugë lëng limoni

majdanoz degëz

kripë

Biber i zi

Hapat
1
Ngrohni 3 lugë vaj në një tenxhere të madhe, në zjarr mesatar, fërgoni specat dhe hudhrën për 5 minuta.

2
Shtoni kaparinën, ullinjtë, rigonin, kripë, biber të zi.

3
Vendosni kapakun dhe lëreni në zjarr për 10 minuta ose derisa specat të zbuten.

4
Ndërkohë, kalojini filetat e pulës në miell, vishni mirë, skuqn, në një tenxhere të madhe me vajin e mbetur dhe gjalpë, në zjarr mesatar për 3 minuta.

5
Filetat ktheni në anën tjetër për 3 minuta të tjerë, hidhni kripë, biber të zi dhe spërkateni me lëngun e limonit.

6
Vazhdojeni gatimin për 2 minuta të tjerë ose derisa pula të jetë bërë mirë.

7
Vendosni specat në një pjate dhe u vini përsipër filetat e pulës, shoqëroni me majdanoz dhe shërbeni të ngrohtë.

8
Ju bëftë mirë

Supë me bizele dhe pulë

E thjeshtë dhe e shëndetshme! Supa me bizele dhe pulë, nuk ju merr shumë edhe aq shumë kohë për ta përgatitur, por mbi të gjitha është mjaft e shëndetshme dhe një vakt tepër i mirë.

Përbërësit: 

  •  2 gota bizele
  •  2 litra ujë të ftohtë
  • 500 gramë mish pule me kocka
  •  2 qepë të prera në copa të vogla
  •  Gjysmë luge çaji me kripë
  •  ¼ lugës së çajit me piper të zi
  •  borzilok të thatë
  •  3 gjethe selino
  • 3 karrota të prera
  • 1 patate e prerë në kube
  • Përgatitja:
  • – Në një tenxhere hidhni 2 litra ujë dhe më pas shtoni bizelet. Nëse doni që bizelet të ziejnë më shpejt, mund ti vendosni ato në një enë me ujë dhe ti lini gjatë natës.
    – Pasi bizelet kanë nisur të ziejnë, shtoni mishin e pulës, qepë, kripë, piper dhe borzilok. Më pas, vendosini kapakun dhe lëreni të ziejë, duke e parë herë pas here.
    – Më pas, hiqni kockat dhe priteni mishin në copa të vogla për supë. Shtoni selino, karrota dhe patate. Më pas, lërini të ziejnë rreth 30 deri në 40 minuta.

Fileto pule me krem djathi dhe borzilok (video)

800 gr fileto pule
250 gr domate qershi
10 gjethe borziloku
200 ml krem pana
150 gr krem djathi
125 gr mocarela
Vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Oriz / makarona

Lajmë dhe thajmë mirë filetot e pulës, më pas i marinojmë ato me kripë dhe piper të zi. Vendosim një tigan me vaj dhe i skuqim filetot e pulës nga të dy anët derisa të marrin ngjyrë. Ndërkohë presim domatet qershi në gjysma. Në një tavë vendosim filetot e skuqura dhe shpërndajmë gjysmat e domateve nëpër tavë.
Në një tenxhere salce ngrohim panën dhe pasi të ngrohet shtojmë kremin e djathit, fare pak kripë dhe piper të zi, i trazojmë dhe sapo të flluskojë shtojmë borzilokun të grirë imët. Vazhdojmë trazimin dhe për 1 minutë. E shpërndajmë salcën me djath dhe borzilok mbi mishin e pulës dhe gjysmat e domateve. Presim në kubikë mocarelën dhe mbulojmë copat e filetos së pulës. E vendosim më pas tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Më pas e shërbejmë të ngrohtë shoqëruar me pak oriz ose makarona të thjeshta.