VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NUk ka ngushëllim për jetën e shkuar dëm të legjendës të valles shqiptare Rexhep Çeliku ! Nga Elida Buçpapaj

By | January 12, 2018
20 Comments
  • author avatar
    Teli 1 year ago Reply

    Nje shkrim jashte realitetit!Rexhep Celiku,ikona e Asamblit te Kengeve e Valleve popullore shqiptare u prefte ne paqe!

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      Pse qenka jashte realitetit Teli? Eshte brenda per ata qe e shohin realitetin drejt e ne sy jo shtrember

  • author avatar
    ajete 1 year ago Reply

    Të lumtë o yll i fjalës së vertetë, fjalës së shenjtë. I ke thënë të gjitha dhe nuk kam çfarë të shtoj.
    Mjerimi sa vjen e shtohet mbi supet e njerëzores, këtë e bën vetëm turpi
    i klasës politike, përbindshe dhe monstrume.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      E dashtun Ajete, te rroki fort. Ju flm shume. Elida

  • author avatar
    Andrea 1 year ago Reply

    .. jo po ky është Alieni që vetëm ne shqiptarët nxjerrim, që duhet të ishte baletmaestri i haremeve në Arabi… në albanistan ka vetëm fryrje si fabula e zhabës.. një kërcimtar puntor dhe i spikatur për performancën fizike dhe lojën figurative të bukur në skenë që e bënte spektatorin të krenohej me lëvizjet e figurat atdhetare të hartuara nga baletmaestër të nivelit ndërkombëtar… që e nderojmë si mbuluesi më i spikatur i folklorit të Shqipërisë.. Nurejevi tradhëtoi vëndin e tij.. ndërtoi një ishull për vehten e tij por vdiq i mjerë nga SIDA dhe kur i dhanë leje të takonte të jëmën ajo nuk e njohu… Rexhepi jetoi i lumtur në mesin e atdhetarëve të vet… Krahasimet e tjera janë absurde.. sidomos ato të lidhura me shpërblimet.. as nuk krahasohet Rexhepi me një inxhinier që ka projektuar të gjitha hidrocentralet… dhe të gjitha çfarë na dallojnë ne të asaj kohe vijnë vetkuptohet nga një pikë vrojtimi me orjentim për popullin… të tjerat janë të vendosim pjedestal zogut….

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      Andrea je tuj fol në jerm, shkruan me delir madhështie por mjerisht nuk thua asgjë. Rexhepi ishte balerin i parë, solist. Ti krahasoho si trajtohen balerinët e parë me këtë format të tij në Perëndim dhe shtetet përrreth! Rexhepi për t’u kuruar udhëtonte 48 orë me autobuz nga Tirana në Stamboll dhe kthim dhe pritej e përcillej me nderim natyrisht nga shqiptarë atdhetare që jetojnë në Turqi. Po na tregon se Nurejevi vdiq me SIDA, po unë e krahasoj formatin e Rexhepit me të një gjigandi si të Nurejevit. Një balerin si Rexhep Celiku dhe Liliana Cingu meritojnë ta kenë të siguruar jetën për atë që kanë krijuar. NUk ka në Shqipëri kopje të tillë më! Se shteti vjedh për vete nuk investon as për artin as për rininë as për sportin as për shëndetësinë.

    • author avatar
      voal.ch 1 year ago Reply

      Andrea je tuj fol në jerm, shkruan me delir madhështie por mjerisht nuk thua asgjë. Rexhepi ishte balerin i parë, solist. Ti krahasoho si trajtohen balerinët e parë me këtë format të tij në Perëndim dhe shtetet përrreth! Rexhepi për t’u kuruar udhëtonte 48 orë me autobuz nga Tirana në Stamboll dhe kthim dhe pritej e përcillej me nderim natyrisht nga shqiptarë atdhetare që jetojnë në Turqi. Po na tregon se Nurejevi vdiq me SIDA, po unë e krahasoj formatin e Rexhepit me të një gjigandi si të Nurejevit. Një balerin si Rexhep Celiku dhe Liliana Cingu meritojnë ta kenë të siguruar jetën për atë që kanë krijuar. NUk ka në Shqipëri kopje të tillë më! Se shteti vjedh për vete nuk investon as për artin as për rininë as për sportin as për shëndetësinë.

      • author avatar
        Ani 1 year ago Reply

        E Nderuar Elida, e ndjek me kujdes gazeten tuaj dhe ju pergezoj per punen e lavderueshme qe beni. Respekt dhe konsiderate per artin e te ndjerit Rexhep Celiku, eshte e dhimbshme qe vetem vdekja na kujton se cfare humbim. Por sinqerisht, pa dashur te gjykoj shkrimin tuaj me duket pak e ekzagjeruar cdo gje qe lexova dhe neper mediat e tjera, jo vetem per te ndjerin por dhe per artiste te tjere qe nuk jetojne me shkruhet me te njejten gjuhe superlative. Perse keta artiste vertete te mrekullueshem duhet te kene nje trajtim te vecante dhe babai im nje agronom i mrekullueshem vdiq ne harrese, apo babai i mikes time nje biolog me nje pune shkencore te lavderueshme vdiq i varfer, apo babai ose nena e dukujt tjeter qofte mesues, inxhinier, doktor te mrekullueshem dhe njerz qe vertete i kane dhene shume shoqerise shqiptare, di raste pa fund, jane larguar nga kjo bote te harruar. Keta artiste ne kohen qe jetuan ishin te respektuar dhe te vleresuar mbase me shume se nje inxhinier , doktor, apo profesor, perse duhet nje trajtim i vecante per to dhe per te tjeret jo?, le ti leme hamendjet, sikur te ishin ne perendim, une ne perendim jetoj dhe cdo dite e shikojme dhe jetojme sidomos ne art se sa e veshtire eshte dhe cfare konkurence dhe talente te frikshem qe ka, sot je i famshem dhe pas pak kohe mund te jesh askushi.
        Respekt per punen tuaj

  • author avatar
    Nai. 1 year ago Reply

    Sa talentin dhe gjeniun e hengri bota , moj moter. Mos lakmoni dheun e huj. Rexhep Çeliku vetem ne shqiperi ishte i madh dhe do mbetet per gjithmone. Ai ishte bere (lindur) per vallen shqipe. Lum ne qe e patem te tille. I leht i çoft dheu. Respekt pa fund per te.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      Nai i nderum, nuk lakmon kush dheun e huej, ata shqiptarë që kanë lanë vendin e tyne për në dhe të huaj kanë përjetuar një dramë të madhe, por shteti amë asht kriminel me artistët e dimensioneve botërore si Rexhepi. Asht kriminel edhe me vetë popullin.

  • author avatar
    Ani 1 year ago Reply

    Nuk e kuptoj kete delirin e madheshtise kaq karakteristik per ne qe zhvlereson çdo shkrim, sado qellim te mire qe te kete ne vetvete. Rexhep Çeliku ishte i madh ne vallen popullore, ta krahasosh me Nurejev eshte minimumi absurde. Vetem nje naiv mund te mendoje se kush kercen vallet tona popullore eshte mjeshter i çdo lloj kercimi! Nuk i beni nder Mjeshtrit Rexhep Çeliku, por beheni vete qesharake. Si qenka nje balerin 37 vjeç ne kulmin e moshes kur ne fakt ne ate moshe pothuaj te tere balerinet ne bote nuk kercejne me. Eshte shume e vertete nenvleresimi i artisteve tek ne, per kete keni te drejte.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      Ju pershendes Ani, me vjen keq per konfondimin e fakteve. Kur e krahasoj Rexhep Çelikyn me Nurejeven nga baleti klasi apo me Fred Aster si mjeshter i tap kete e krahasim e bej per te nenvizuar formatin. Rexhep çeliku ishte i ketij formati dhe duke patur formatin e nje korifeu ai meritonte t’i kishte te ardhurat kesisoj, pra ta kishte jeten e sivuruar. Balerine te formatit minor ne krahasim me Re hep Çelikun kane dale jashte dhe kane hapur shkollat e tyre! Nuk i zhvleresoj, perkundrazi, nenvizoj dramen e nje kollosi qe sakrifikon dhe qendron ne Shqiperi. Rexhep Çeliku ishte zgjedhur nga koreografi me i famshem i te gjitha k9herave, Nderi i Kombit pa titull Panajot Kanaçi dhe sigurisht ishte nje artist shumedimensional. Pra jam e sigurt qe ne moshen 37 vjeçare Rexhep Çeliku, se ti ia ke bere shume mire llogarine e moshes, ai mund te kishte sukses ku te deshironte. Sikur Ilir Kerni e me rradhe. Kush ka dale jashte nga TOB, balerin, orkestrant apo soprano a tenor kane arritur majat ose te pakten kane siguruar jeten. Rexhep Çeliku dhe Lili Cingu jane te paperseritshem. Zoti u kish dhene te gjitha bashke, talentin, pamjen, vullnetin. Kemi 27 vjet tranzicion une nuk di asnje balerin te kete formatin e tyre me pushtu skenen. Jane balerine te shkelqyer, i çajne dyer e suksesit jashte por te lavdishem nuk jane siikur ishin Rehep Çeliku apo Lili Cingu. Besoj se u sqaruam.

  • author avatar
    Anonymous 1 year ago Reply

    E dashur Ani. 37 vjec eshte edhe pjekuria e kercimtarit , varet nga performanca e tij, Barishenkovi erdhi ne stamboll rreth 50 vjec performoi 50 min koncert i vetem fare .. nje kryeveper.. Zoica Haxho , Miltiadh Papa e te tjere ne 40- 50 vjec ishin ne kulnin e tyre .. ndersa sa per vallet popullore ne te ansamblit kishim misionin te ruanim traditen e artit ecnuk na lejohet tjeter profil por mund te performojme te gjitja llojet e kercimeve te kohes ne nivele boterore .. Panajot kanaci brenda kostumit e muzikes popullorekrijonte modernen por ju nuk e shihnit dot..e dinim ne qe e kercenim..

  • author avatar
    Linda 1 year ago Reply

    E dashur Ani. 37 vjec eshte edhe pjekuria e kercimtarit , varet nga performanca e tij, Barishenkovi erdhi ne stamboll rreth 50 vjec performoi 50 min koncert i vetem fare .. nje kryeveper.. Zoica Haxho , Miltiadh Papa e te tjere ne 40- 50 vjec ishin ne kulnin e tyre .. ndersa sa per vallet popullore ne te ansamblit kishim misionin te ruanim traditen e artit ecnuk na lejohet tjeter profil por mund te performojme te gjitja llojet e kercimeve te kohes ne nivele boterore .. Panajot kanaci brenda kostumit e muzikes popullorekrijonte modernen por ju nuk e shihnit dot..e dinim ne qe e kercenim..

  • author avatar
    Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

    E dashur Linda, ke shumë të drejtë. Asambli Kombëtar i Valleve u bë i tillë, me një emër botëror, sepse drejtohej nga koka si Panajot Kanaçi. Dhe këtë çerek shekulli mund të kishte performuar në skenat botërore! Por le të marrim Zoica Haxhon apo MIltiadh Papën, yje të baletit klasik, kush kujtohet sot për ta ?! MIltiadh Papa nuk jeton më në mos gabohem por Zoica jeton! Turp i shteti tonë dhe i MInistrisë të Kulturës dhe atyre që drejtojnë Teatrin e Operas dhe Baletit dhe AKKV, Turp! Ku i kemi sot këto formate ? Xhepin, Lilin, Zoicën të inkarnuar tek brezi i ri ? Talentet nuk qendrojnë në Shqipëri, se shteti nuk pyet për kulturën. Po kombi barazohet me kulturën jo me partitë e mbushur me analfabetë dhe të inkriminuar.

  • author avatar
    Al. 1 year ago Reply

    E dashtun Elide , shkrimi yt asht nji grusht ne zemren e ktij sistemi shoqnor . Por thuhet se kombi , ne ma te shumten e rasteve ” ha ” bijte e vet . Kapitalizmi i vertete nxjerr ne krye ma te talentumit , dhe ju jep ate qe meritojne . Por ne shqipni nuk ka akoma as kapitalizem . Ne shqipni ka nje lloj bujkroberie te nderthurur me bajraktarizem . Dihen pasojat e kesaj demokracije alla shqiptare . Edhe i ndjeri , si shume te tjere i vujten dhe i vujne kto pasoja . U prefte ne paqe shpirti i tij .

    • author avatar
      voal.ch 1 year ago Reply

      E dashtun Al, flm shumë, asht pikërisht kështu si thu, tek ne ka bujkrobni, nga diktatura kemi kalu në bujkrobni, dhe kjo asht si drita e diellit, nuk të krijon asnjë dyshim me thanë asht apo s’ashtë! Amin, përqafimet e mia

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      E dashtun Al, flm shumë, asht pikërisht kështu si thu, tek ne ka bujkrobni, nga diktatura kemi kalu në bujkrobni, dhe kjo asht si drita e diellit, nuk të krijon asnjë dyshim me thanë asht apo s’ashtë! Amin, përqafimet e mia

  • author avatar
    Ela 1 year ago Reply

    Shkrimi eshte emocional per te plotesuar ate figure unike te solistit “shqiponje”te valles tone qe bashke me Lilin bejne skenen e paperseritshme te valles shqipetare…te gjitha komentet qendrojne…talentet e artit dhe te cdo fushe tjeter jane krenare qe debutuan ne vendin e tyre,mes njerzve te tyre…por besoj konkluzioni eshte qe per keta personalitete me cilesi e arritje te vecanta qe kalojne kohe e ore te jetes se tyre per te argetuar shoqerine…duhet kujdesje pasi e ndjejne shume me shume largimin nga shoqeria per shkak te gjendjes ekonomike social-psikologjike…

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      E dashur Ela, këto figura kanë bërë sakrificë të madhe me ndejtë në vendin e tyne, sepse çdokush do me qendru në vendin e vet, por me pasë një jetë dinjitoze, ndërsa figurat me të cilat identifikohet kultura shqiptare, këto figura duhet të trajtohen sipas meritës. Përse qeveritarët tanë janë të mbushur me privilegje kur dihet se nuk e kanë asnjë kontribut! Rexhepi dhe Lili duhej ta kishin jetën e tyne të sigurume. Edhe titullin e morën pas 50 vitesh karierë! Asht turp!

Komentet

Leave a Reply to Elida Buçpapaj Cancel reply

Kujtesë për njërin ndër tre komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Çekaj – Nga NUE OROSHI

(Te rrasa e Kosharës njëzet vjet më parë,tokës Dardane ju vra një ushtarë/)

Heronjtë e vërtetë të kombit shqiptarë gjithmonë janë shquar me heroizëm dhe pa rrahur gjoks për të bërat dhe betejat e tyre që ishin tmerri i armiqve shekullor.Historianët, shkrimtarët,këngëtarët dhe poetët i kanë përjetsëuar  në vargje heronjët e vërtetë të kombit shqiptar.Edhe Sali Çekaj i takon plejadës së herojve të kombit i cili moto të luftës e kishte: „Ejani me ne dhe pas nesh dhe jo shkoni ju në luftë dhe ne qëndrojmë për t´i kryer punët e tjera.“

Shkrimtari dhe poeti duke dëgjuar zanat e malit do t´i kushtonte këto vargje Sali Çekajt:“Sali Çekaj një djalë shqiptari/kush ja dha besën i pari/nga Drenica ni sokol djali/thonë me emër Adem Jashari/kush ja dha besën i dyti/ish nga Llapi ni djalë Petriti thonë me emër Zahir Pajaziti/.E zana e malit i qon fjalë Rrasës së Kosharës se aty ku luftohet për jetë a vdekje Veterani i Luftës së UÇK-Sali Çekaj po luftonte sikurse një shkëmb i pamposhtur.Motoja e tij ishte të luftojmë shkaun pa dallim se kush jemi dhe nga jemi.

Tek Sali Çekaj nuk qonte peshë orjentimi ideologjikë por vetëm ai kombëtar.Pra,tek Saliu ishin të lidhura ngushtë menquria që e përdorte në rrethana të ndërlikuara e sidomos në ndarjet ideologjike që e demtuan tejmase luftën çlirimtare të Kosovës,e kishte trimërinë e pashoqe por këtë trimëri e përdorte vetëm kundër shkaut dhe aty ishte gjithmonë i pari dhe drejtësia-që shpesh herë gjykonte drejtë karshi rrethanave politike e mirrte vendime të shpejta pa u ndalur asnjëherë.

Sali Çekaj kur bënte thirrje për t´iu bashkangjitur luftës kombëtare ai ju thoshte bashkëatdhetarëve se nuk ju thërrasim për t´iu përcjellur në luftë por ju thërrasim që të na bashkangjiteni në luftë ku ne do t´iu prijmë dhe ju do të na ndjekni mbrapa.Ishte i përpiktë dhe punonte me shumë përkushtim.

Me vite të tëra karrshi thirrjeve për mobilizim ushtarak ishte edhe shumë aktiv në aspektin politikë,në organizimin e protestave dhe demostarave anë e kënd Evropës.

Sali Çekaj me kalimin e kohës u bë simbol i cili lidhte fijet e politikës me ato të rezistencës luftarake.Shpesh herë pas viteve të nëtëdhjeta kryente aksione ushtarake  siç ishte rasti ndaj koloneve serbe dhe malazez që kishte sjellë Serbia në Dukagjin.

Sali Çekaj asnjëherë nuk e ndalte hapin.Kur punonte politikisht thoshte:“Ka ardhur koha e qëndresës ushtarake-këtë qëndresë  duhet ta bëjmë shqiptarisht. “ Për përqarësit e kombit ishte i pamëshirshëm,ju ndërprente   thashethenat duke ju thënë se kemi punë me Serbinë dhe jo me njëri-tjetrin. Kurse për veprimtarët e devotshëm ai gjithmonë i përkrahte dhe i ndihmonte për t´i kryer me nder dhe besnikëri çështjet kombëtare.

Sali Çekaj pati fatin ti takonte katërshes së parë që e udhëheqi dhe projektoj Betejen e lavdishme të Kosharës, ku krahas Agim Ramadanit,Anton Qunit,Rrustem Berishës dhe shumë luftëtarëve të tjerë në Kosharën legjendare Sali Çekaj printe gjithmonë në rreshtin e luftëtarëve të parë.Këta luftëtarë patën fatin që atë gurë të mallkuar që na ka robëruar ta shkulin dhe ta hedhin për tokë dhe së bashku me gurin ata hodhën në tokë edhe shumë ushtarë të armikut  tonë shekullorë .

E poeti pas gjamës së tij njëzet vjet më pas do t´i shkruante këto vargje:“Te rrasa e Kosharës 20 vjet më parë/tokës Dardane ju vra një ushtar/kur gjëmuan malet/retë shihen përpjetë/ Sali Çekaj ishte trim me flet /kumti i hidhur ishte i vërteti/në rrasë të Kosharës vritet Sali Çeku/e kur toka e qielli kuvendojnë me hanën/gratë e lëshojnë vajën e burrat e lëshojnë gjamën/pashë këtë tokë e pashë këtë qiell/pashë këtë hanë e pashë këtë diell/pashë… pashë… pashë besën e zotit/pashë këtë gjakë t’Gjergj Kastriotit/po vajtojnë edhe fëmijët e djepit/i therrët shpirti i Sali Çekut/Në rrasë të Kosharës ky plisbardhë/i dha shembull kombit shqiptar.

SOT VOTOJENI BLERIM REKEN PËR PRESIDENT – Nga BINAK MAXHARRAJ

(Shqiptari që e voton sllavomaqedonasin e jo shqiptarin për President të Maqedonisë Verore,nuk është shqiptar).

Sot në Maqedonin e Veriut është një ditë e veçantë,sepse për hërë të parë ne historin e këtij shteti shqiptarëtë kanë mundësinë ta zgjedhin Presidentin nga radhët e tyre.

Janë dy kandidat,kandidati i Zajevit,Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit,kurse kandidat është Blerim Reka kandidat i të gjithë shqiptarëve në Maqedonin e Veriut. Blerim Reka është doktor i shkencave judidike,është profesor Universiteti,diplomat karijere,njohës i mirë i rethanave ne Maqedoni dhe atyre nderkombëtare.

Pra sot votojeni Blerim Reken për President të Maqedonisë Veriore.Kjo është detyre dhe obligim patriotik i secilit shqiptar ne Maqedonin Veriore .

Historia ka qenë e pamshirshme ndaj Shqiptarëve.Por,historia na tregon se te parët tanë historikisht kanë jetuar ne trekëndeshin Deti Egje-Lumi Danub(të Beogradi)e deri ne Dalmacin e Kroacisë.Por,sot  nuk është ashtu.Shqiptarët janë tkurr,janë shtrydhë në një teritor tëpët të vogël.Kjo ndodhi atje diku ne shekullin e 12 kur nga Karpatët zbritën bishat e egra,sorrat dhe Korbat e zi,zbritën barbaret slavo Serb,te ciklët te ndihmuar edhe nga Rusia i gllaberuan tokat shqiptare,kurse shqiptarët i asimiluan,i debuan ,i vanë për ti zhdukë nga trojet e veta.Sot,shqiptarët janë mberthy në një teritor por te ndamë qe te jetojnë ne disa shtete,sepse sllavet nuk donin qe shqiptarët te jetonin se bashku,por edhe shumë prej tyre i shpërngulën me dhunë për Turqi.Thuhet se sot ne Turqi jetojnëmbi 5 milion shqiptar pa të drejta kombëtare.

Këtë katrahurë më Shqiptaret e banë sllavet,por edhe sllavo maqedonasit.Mu për këtë arsye sot nuk duhet te ia jepni votën kandidatin  slav Panderovskit,por duhet të jeni krenar që e keni rastin qe për herë te parë te votoni një shqiptar.Dhe sot këtë duhet ta beni duke ia dhanë voten Blerim Rekës.

Sot ju duhet te votoni për kandidatin e popullit Blerim Reka,e jo per kandidatin sllav te Menduh Thaqit dhe Ali Ahmetit,sepse qe te dytë janë shpirtëra të shitur,të prishët që ne planë te parë e nxjerrin sllavin së sa shqiptarin vetm për interesa te tyre përsonale.Ata sot janë të humbur,te izoluar,njerëz qe ia këthejnë shpinën popullit te vetë i cili për herë të parë në histori iu dha shansi të zgjedhë njkë shqiptarë për President.Por,kështu ndoshë më shqiptarët pro sllavë.Edhe na këndej kufirit në Kosovë e kemi një Thaq si ne Maqedoni,i cili ka marrë turr n’krye ne vehte qe ta ndanë,copton dhe korixhon Kosovën duke i dhënë teritor Kosove Serbisë.

Pra sot për të gjithë shqiptarët ne Maqedonin Veriore është dita e Juaj,është shansi i juaj që te votoni për kandidatin e juaj.Largohuni nga pispilleçët e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaqit të cilët ia këthyen shpinën popullit të vetë dhe i dilën haptas në ndihmë kandidatit sllav.Mos bini në këthedrat e tyre,por sot votoni me shpirtë e zemer për kandidatin shqiptar Blerim Rekën.Është zgjedhja më e mirë dhe patriotike.Këtë gje mund dhe duhet ta bëni sot,ja sot ja kurr,sot ju jeni në detyrën e juaj me patriotike,më atedhëtare për ti dal zot trollit shqiptari shqiptarit.

Nese sot ndodhë qe ndonjë shqiptare e voton sllavin e jo shqiptarin Blerim Reka,ai nuk është shqiptar,është më shumë tradhëtarë i interesave të kombit.

Pra,votojeni sot Blerim Reken,nese doni te jeni më faqe e fytyrë të bardhë,mos e humbëni fytyrën,sepse njriun i pafytyrë nuk është njeri.

As me Lindjen dhe as me Perëndimin! – Nga AGRON SHABANI

 

Si për çudi ne shqiptarët, asesi të gjejmë vetën në detin ose oqeanin e madh të dijes ose diturive të njohura botërore ose planetare. Qofshin ato në fushën e fesë ose religjionit, qofshin ato në fushat e arsimit, informimit, kulturës, historisë, filozofisë, politologjisë, psikologjisë, sociologjisë, antropologjisë, epistemologjisë, ontologjisë etj. Mos të flasim këtu për çështjet dhe aspektët e njohura të ekonomisë, industrisë, teknologjisë etj. Katastrofë! Ndërkohë që e rrahim gjoksin e pulës se jemi të ditur ose univerlsal për gjithçka ose çdo gjë.

I përqeshin dhe injorojmë me fobi, cinizëm, egoizëm dhe injorancë të tepruar inflatore dhe inflamatore, herë religjionin musliman ose islamik dhe herë religjionin kristian ose katolikë, ndërkaq vet akoma nuk i kemi bërë dallimet esenciale ose substanciale në mes njeriut, popullit (kombit), shtetit, politikës, diplomacisë dhe religjionit. Flasim ose shkruajmë me nota të larta ose superlative mbi heroizmin dhe patriotizmin tonë kombtar, ndërkaq afro gjysma e shqiptarëve në Kosovè, Shqipëri dhe gjithandej, janë të bastarduar, hibridizuar ose të shkombtarizuar nga martesat e përziera shqiptaro-boshnjake, shqiptaro-turke, shqiptaro-greke, shqiptaro-italiane, shqiptaro-serbe, shqiptaro-ruse, shqiptaro-malazeze, shqiptaro-rome dhe kështu me radhë. Gjegjësisht, të shkëputur nga trugu nacional (kombtar) si dhe nga pema e njohur familjare (gjenealogjike) ose biogjenetike njëherë e përgjithëmonë.

Ndonëse, yjet dhe Zoti (Hyji) ynë i përbashkët në qiell, vlerat e njohura hyjnore, globale ose universale të jetës sonë në tokë së bashku me qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë, paraqesin si të thuash “mbretërinë e posaçme” në kuader të syzimit, singularizmit, transcedendetimit, koperimit, dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur empirik, evolutivë, dialektik dhe pozitivistë në mes religjionit, popullit (kombit), shtetit, shkencës ose filozofisë.

Flasim ose shkruajmë për filan pefagogun ose fistek politologun dhe diplomatin shqiptarë ose kosovarë, ndërkaq as në Tiranë dhe as në Prishtinë, nuk kemi pedagog ose fakultete të mirëfillëta të shkencave politike, përveç degë ose nëndegë të tyre të ndara ose shkëputura nga juridiku, historia, filozofia dhe shkencat tjera në kolokiume, seminare, semestrale etj. Nuk kemi pra Fakultete të Shkencave Politike ose Diplomatike si në Zagreb, Beograd, Romë, Berlin, Londër, Paris, Moskë, Krakovë etj.

I përqeshim dhe injorojmë fenë (religjionin), kulturën dhe filozofinë arabe ose muslimane, ndërkaq arabet ose muslimanët ishin të parët që e ndanë globin tokësor në meri­dia­ne të ndryshme, përcaktuan gjatësinë e një grade, llogaritën sipërfa­qen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi tokësor. Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhë eklipsi i Diellit dhe Hënës, duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime edhe fizikanët ose astrofizicientèt e sotëm. Ata të parët, e ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën, i studiuan trupat qiello­rë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot në gjuhët evropiane ose gjithëbotërore dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të kulturës së lavdishme arabe. Ibn Ruzhdi, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit. Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë dhe Romë, mëso­hej se Toka është e rrafshët. Një prift katolik, pas mbarimit të studimeve në universitetit islam, tek arabët në Spanjë, solli një glob tokësor në shkollën e tij në Romë, ku ka ligjë­ruar gjeografinë dhe astronominë. Ky prift, me vonë, bëhet Papa Silvester II.

Se këndejmi, ndikimi, influencimi dhe interferimi i i arabëve ose muslimanëve, nuk ishte vetëm në fushën e gjeofizikës ose astronomisë, por edhe në letërsi, filozofi, logjikë, psikologji, mjekësi (medicinë), matematikë, teknologji etj. Georgi Zejdon (Gjorgj Zejdon) në librin “Madhështia e Spanjës Muslimane”, pos tjerash shkruan: “Farmaceutikët bashkëkohorë evropianë, që kanë studiuar historinë e profesionit të tyre, kanë zbuluar se ekspertët muslimanë kanë themeluar, në principe shkencore, farma­kologjinë si shkencë. Ata kanë shpikur metodën e sajimit të ilaçeve dhe kanë sajuar ilaçe krejtësisht të reja. Ata, për herë të parë, kanë hapur dyqane të specializuara për përpunimin dhe shitjen e ilaçeve, siç janë sot barnatoret. Mek Kap ka shënuar se, vetëm në Bagdad, ishin rreth 60 barnatore të cilat kanë dhënë rregullisht recetat që janë paguar nga arka e shtetit (bejtul-mal), sipas urdhrit të kalifit. Që në fund të shekullit të dytë, hixhri, Mekka, Medina, Damasku, Bagdadi, Alepi, Kajroja, Amani dhe qytete të tjera të mëdha muslimane, kanë pasur spitale, ndërsa guvernatorët dhe ministrat e tyre garonin mes tyre, që regjionet e tyre të kenë institucionin më të mirë për shërimin e të sëmurëve. Vetëm Bagdadi kishte katër spitale të mëdha. Në vitin treqindegjashtëdhjetë e tetë (368)- guvernatori Dejlemi Izadu-devlet i Badadit, kishte ngritur dhe themeluar spitalin Abdudi, me 24 specialistë, secili ekspert për lëmin e tij. Ky spital, shumë shpejt, arriti një reputacion sa i tejkaloi të gjitha spitalet në botën islame, ndonëse me kohë, edhe ai u tejkalua“.Ndërsa, në librin “Historia e civilizimit arabo-islam”, Gj. Zajden shkruan: “Rendi dhe rregullimi i spitaleve islame ishte i tillë, që mun­dësonte trajtim të drejtë për të gjithë pacientët, pa marrë parasysh përkatësinë e medh’hebit, religjionit apo profesionit, ndërsa shërimi ofrohej me respekt të duhur ndaj secilit pacient. Ek­zis­tonin sektorë të posaçëm për pacientë me sëmundje spe­cifike. Në afërsi të spitaleve studiohej mjekësia dhe hulum­toheshin ilaçet. Këto ishin vende ku studentët mëso­nin teorinë, ndërsa në spitale e kryenin praktikën. Më tej, ekzis­tonin spitale lëvizëse (siç ekzistojnë edhe sot) me mjekë dhe pajisje të bartura me deve ose mushka në çdo vis.

Dozy -ekspert dhe orientalist i madh, në librin e tij “Historia e muslimanëve të Spanjës”, thotë: “Pushtimi arab ishte i mirëseardhur për Spanjën, ai nxiti revolucionin e gjithmbarshëm social, flaku tutje pjesën më të madhe të së keqes, nën të cilën Spanja lëngonte më shekuj. Taksat, që vendosën arabët (ndaj popullsisë vendase) ishin thuajse krejtësisht të papërfillshme, në krahasim me taksat që u imponoheshin nga sunduesit e mëparshëm. Arabët, tokat e shumta që kishin feudalët, ua shpërndanin në mënyrë të barabartë atyre që i punonin: fshatarëve, çifçive, skllevërve, etj. Pronarëve të rinj, u interesonte t’i punonin ato sa më mirë që ishte e mundur. Të korrat ishin të jashtë­za­konshme. Tregtia u lirua prej kufizimeve dhe taksave të rënda, që më parë u shtrëngonin fytin… Kur’ani u mundë­soi skllevërve çlirimin e tyre kundrejt një pagese. Kjo, bëri që të vihet në lëvizje një energji e re. Të gjitha këto masa, sollën një mirëqenie të përgjithshme, e cila bëri që domini arab, të jetë i dëshiruar dhe i mirëpritur.” V. Robinson në veprën “Historia e mjekësisë”, thotë: “Evropa ishte në errësirë, në kohën që Kordoba kishte bërë ndriçimin publik. Në Evropë, mungonin banjot, ndërkaq, Kordoba kishte me mijëra. Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri. Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimen­sionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë“.

Pra, këto libra ose vepra të njohura ahkencore ose netodologjike, nuk janë shkruar nga unë (A.Sh!), por nga mendjet e ndritura të botës së njohur shkencore, kulturore ose akademike të Perëndimit.

I përqeshim ose injorojmë religjionin kristian ose katolikë së bashku me botën dhe kulturën e lartë perëndimore, ndërkohë që SHBA-s, Gjermania, Britania e Mafhe, Italia, Franca etj., i eksplorojnë Diellin (Yllin), Afërditen (Venerën), Marsin, Saturnin Plutonin, Neptunin ose Jupiterin së bashku me sistemet tjera interstelare ose galaktike. Pa i cekur këtu arritjet, zhvillimët, përparimet ose zbulimë tjera epokale ose historike.
I lusim dhe festojmë Pashkët, Krishtlindjet, Ramazanin ose Bajramin, ndërkaq, shumica prej nesh nuk ua dijmë historinë, vlerat dhe kuptimin atyre festave ose ngjarjëve të mëdha fetare, kulturore, historike, ushtarake, shtetrore, nacionale, politike dhe të tjera që i kremtojmë ose festojmë! Mbase, pa i njohur, studuar, analizuar dge juotuar kurrë thesarin tonë mendor, fetarë, kulturorë, shtetrorë, nacional dhe historikë së bashku je vlerat e përbashkëta (globale ose universale) të kulturës dhe civilizimit tonë botërorë ose planetarë.

Ndër­kaq, akoma më i çuditshëm është fakti se shumica e shqiptarëve e konsi­derojnë vetveten përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandër­prerë të civilizimit të lashtë të Ilirisë­ dhe Dardanisë Antike! Ndonëse kushtët, rrethanat ose zhivillimët e përgjithshme fetare, kulturore, martesore, gjenealogjike, biogjenetike dhe të tjera në nënqiellin ose botën e sotme shiptare, e flasin dhe dëshmojnë të kundërten e thesarit ose pasurisë së dikurshme mendore, shpirtërore, fetare, kulturore, patriotike, historike dhe gjeografike të iliro-shqiptarëve. Po të mos ishin dijetarët dhe filozofët e njohur evroperëndimorë, për shumëçka ne shqiptarët, ndofta s’do të kishin dijeni dhe njohuri mbi të kaluarën ose historinë tonè.Të dobishëm janë vetëm ata njerëz që mësojnë dhe i mësojnë të tjerët, kurse të tjerët (veç tyre) janë të dëmshëm, domethënë, prej tyre nuk ka asgjë.

NJI TJETËR DESHMUER : DERVISH MITROVICA – Nga MUSTAFA KRUJA*

 

Vargut të dëshmorëve t’Atdheut i u shtue dhe nji verigë. Më 2 të Marsit, ndën cipën e zezë të mesnatës, nji anije italjane shkarkoi në skelen e Durrsit trupin e nji të dekuni në mërgim. Trupin e nji burri bujar qi, para shtatëmbdhetë vjeç kish lânë plâng e shpí, gjâ e pasuní e tânë kujtimet e jetës, ato mâ të dashunat e mâ të shênjtat, u kish kthye shpinën të gjithave, edhe Mitrovicës e Kosovës së vet për me shkue me jetue e me punue në Shqipnín e lirë, bashkë me shokët mâ të ngushtë t’idealit, me Bajram Currin, Hasan Prishtinën e sa zotní tjerë dhe me djelmnín kosovare. Ç’ vlerë kishin për tê çifliqet e pallatet qi lênte në dorë t’anmikut mbas Kosovës e Mitrovicës së dashun qi, për të dytën herë, po hyjshin nën zgjedhë të huej ?

Dervish Mitrovicën e gjêjmë në 1912 në Vlonë, bashkë me shumicën e parís kosovare, me lulen e intelektualvet e të nacionalistëvet të Kosovës. Vêndin, trojet u a kishte pushtue anmiku. Po shpresa rronte e gjallë në zêmrat e tyne. Nji shtet shqiptar po formohej, sado i vogël, sado i qethun e i cunguem gjithkah. Ky shtet duhej organizue, duhej forcue. Do të vinte dita me mêndue e me punue edhe për Kosovën kreshnike, për Dibër e Çamërí. Për këtë qëllim e me këtë shpresë vrapuen kosovarët mâ parë në Vlonë, ndën hijen e flàmurit të shênjtë të Skanderbegut, t’asaj shêmbëlltyre të pamvarsís e t’idealit kombtar mâ të plotë. U vunë në shërbim të Ismail Kemalit të pavdekshëm e mbasandêj të Mbretit Wilhelm Wied në Durrës. Luftuen, u vranë ndër kodrat, zajet e kënetat e Durrsit mjerisht me …. shqiptarë qi nuk dojshin Shqipní, qi nuk dijshin se ç’âsht Atdheu e lirija ! Luftuen Kosovarët për krahas me Mirditas e me gjithë atdhedashësit e Shqipnís. E kur së ligës i u dha me e mundun të mirën, së mbrapshtës me e vue përpara të mbarën, tradhtís me e poshtnue idealin ; kur gjithë patriotët u shpërndanë, kryeultë e të dëshpruem kush në nji ânë e kush në nji tjetër, atëhere edhe Kosovarët, me krenë e djelmní u shtrënguen me kërkue strehë e me u gatue për luftat e ardhshme në shërbim t’Atdheut. Disa në Mirditë, do në Lumë e në Malsí të Gjakovës e nji tubë e mirë në Shkodër.

Nuk ngjat shumë e i a mbërrîn lufta botnore. Sikur të gjithë atdhetarët e tjerë edhe krenët e intelektualët kosovarë janë të bindun se fati i kombit t’onë, sidomos bashkimi i gjithë tokës shqiptare në një Shtet varej nga fitimi i armvet austro – hungare qi ishin sjellë kundra anmiqve t’Atdheut t’onë. Prandêj të shkelmen ushtrít e asaj mbretnije në fushat e Kosovës të tânë patriotët e këtij vêndi bashkohen me to, jo si mercenarë por si ushtarë të vërtetë t’Atdheut e me premtime të qarta të Fuqís pushtuese. Dervish Mitrovica âsht ndër ta, në krye të nji batalioni e me gradë majori. Mbas pushtimit të plotë batalioni i tij shërben për qetín e vêndit në nënprefekturën e Mitrovicës. Komanda austro – hungare i ngarkon Dervishit, bashkë me detyrën e gradën ushtarake, edhe kryesín e administratës civile të Mitrovicës me krahinat e veta. Të dyja këto detyra i kryen mâ së miri gjatë gjithë luftës tue forcue edhe mâ tepër dashunín e popullit ndaj tij. Por…. qe ! Lufta mbaroi si mbaroi e Kosova e shkretë veshi prap petkun e zís e të mjerimit. Dervish Mitrovica, me të gjithë patriotët e tjerë kosovarë, muer përsëri rrugën e mërgimit. Iku në Vjenë e pak mâ vonë ktheu në Shkodër. Mërgim ? jo! Këtu tash ai nuk e quente vetin të mërguem. Gjindej n’Atdhé të vet, n’Atdhé të lirë e mund të punonte për tê e për Kosovë.

Krenët kosovarë, qi të munden me punue me sistem e me fryt për idealin e tyne, themeluen Komitetin e Kosovës. Dervish Mitrovica qe mis i këtij komiteti. Në Gushtin e vjetit 1921 nji dekret i Këshillit të Naltë i a njohu gradën ushtarake si major i ushtrís shqiptare. Por…. pa zyrë as komandë e pa rrogë! Qeveria e asaj kohe, në të cilën sundonte i gjithfuqishëm Ahmet Zogu, s’i kishte në sŷ të mirë Kosovarët e sidomos ata të komitetit. Këta ishin fajtorë, sepse nuk mund të harrojshin vêndin e tyne, Kosovën! Duhej pra të vuejshin në mjerim. Mirë e kishin në kishin lânë pasunitë e tyne në duer të baba – Pashiqit! E Dervishi i shkretë dhe fëmija e tij qi ishin mësue me gjithë të mirat e ksaj jete rrojshin tash në nji shtëpí përdhese, herë me bukë e herë pa tê, me ndihmën e disa burrave shkodranë mbasi kishin shitë e hângër gjithë ça kishin mujtë me marrë me vete.

Në 1923 u bânë në Shqipní zgjedhjet e Kuvêndit Kushtetues. E prefektura e Kosovës e zgjodh Dervishin, bashkë me Avni Rustemin, Niman Ferizin, Kadri Hoxhën e Dr. Fahrín, përfaqësues t’asaj krahine. Punoi me partín opozitare, qi kishte në krye Gurakuqin dhe Fan Nolin. U vra Avniu e qe Dervishi në sheshin e revolucionarvet qi çuen në Vlonë, në Shkodër e në prefekturën e Kosovës flámurin e kryengritjes për shpagë e për drejtí.

Qeveria e Fan Nolit e emnoi kumandar të gjindarmërís së Shkodrës. Për mue pat qênë nji fat i madh me pasë nji shoq e bashkpuntuer si atê n’at prefekturë. Oficer gjindarmërije i mbaruem, tue pasë shërbye qysh në moshën mâ të ré si nëntoger, si toger e si kapidan në gjindarmërín e Turqís në Shkup, Jeni – Pazar e Mitrovicë, i mbajtun në shërbim e i çmuem fort edhe prej kontrollit ndërkombtar qi kishte vue Evropa në tre vilajetet e Rumelís : Selanik, Manastir e Shkup ; trim, por jo profkatar, por i âmbël sa me çarmatisun me dorë të vet dy burra të maleve me nam për kah gishti e zêmra : bajraktarin e Shalës e Mark Sadikun ; e me gjithë këtê jo profkatar, por i âmbël dhe i përvutë sa s’ka ; i ndershëm tejet. Me këto cilsí ai s’kishte si mos me u dashtun e nderue si prej eprorvet ashtu prej nënurdhnasvet të vet e prej gjithkuj të gjindej në përpjekje me tê.

Dervishi s’i ka kursye kurrë flît e rreziqet për idealin kombtar. Mbas shpalljes së Kushtetís turke në 1908, kur filloi lufta ndërmjet nesh e Turqvet të rij për të drejtat e gjuhës e të vêndit t’onë, ai ndonse zyrtar i qeverís turke, përkrahu me të tânë fuqín e vet organizatat nacionaliste të themelueme me emnin Bashkimi. Por ky veprim fare i haptë i Dervishit nuk mund të mos i binte në sŷ Turqvet të Rij. U muer nji herë nën veré t’eprorvet të tij në Selanik, por edhe atje kishte shumë Shqiptarë e nji klub me rândsí të Bashkimit. E Kosova ishte te dera. Prandêj qeveria turke nuk vonoi me e çue n’Anadoll. Me gjithë këtê, me ndihmën e disa miqve të fuqishëm, mujti me kthye prap në Kosovë, ku u ndodh në kryengritjen e 1912-s. Ishte kumandar i gjindarmërís në Mitrovicë. Të plasmen kryengritja në rrethet e Gjakovës ai i shkruen nënprefektit të vet : “Sod po më thërret detyra ndaj kombit t’em. Jam kryengritës kundra qeverís turke për të drejtat e popullit shqiptar. Lamtumirë!” E me gjithë kompanín e vet dhe me kryengritësit e Mitrovicës shkon e bashkohet me ata të Pejës.

Kishte trashigue nji pasuni të madhe prej s’âmës, bijë Begollajsh të Pejës. Por si bulku i tij si katundari fqî e adhuronte për njerzí e ndere qi u bânte. Ideja e Atdheut të lirë e shtŷni me i përbuzë të gjitha të mirat qi gzonte në vênd e në plâng të vet. Sërbët, Pashiqi vetë, e kanë lutë me kthye e me gzue gjân e vet, tue i premtue edhe grada e zyra n’at shtet. “Kur të çilni shkollat shqipe e t’u njihni të drejtat Shqiptarvet më keni atje. Ndryshe jo!” përgjigjej Dervishi.

I shkreti Dervish ! Kurrë s’e ndieva atë burrë me u ankue për ça kish bâ flí e për mjerimet qi vuente n’Atdhén e lirë. Kishte gjithmonë uzdajë se punët e Shqipnís nuk do të shkojshin përherë rrokopujë, se fati i saj nuk do të qëndronte për jetë ndër duer të flliqta e të padenja. Rronte me shpresë e me nji durim shêmblluer. Shkodra s’kishte ndryshim nga Mitrovica për tê. Shtëpija përdhesë ku banonte i dukej baras me pallatin qi kish lânë në Mitrovicë. Mjaft qi t’ishte n’Atdhé të lirë e të kishte uzdajë për Kosovën.

Por…. ahi vaj ! Mërgimi i dytë e i fundëm ; mërgimi i vërtetë, mërgimi prej Atdheut të lirë në vênd të huej, ky e pat ligshtue fort. Përpara vuente me trup, por e kishte shpirtin të shëndoshë e të fortë. Tash vuente me shpirt. Mërgim dyfish. Miq e shokë mâ t’afër e mâ të dashtun bjerrë : Bajram Curr, Hasan Prishtinë, me të cilët kishte bashkëpunue heret e vonë për idealet e tija. Ça mâ zí për qëndrimin e tij, kishte humbun forcën mâ të madhen qi e mbante gjallë : shpresën për kthimin e Kosovës në gjî t’Atdheut. Këto dy vjetët e fundit pat ardhë gjithnji tue u tha e mbarue. Malli i Atdheut e dëshprimi i a grinë shpirtin e i a grinë mushknít. E hângrën. Vdiq më 24 fruer 1935 në Zarë, ku pat jetue me familjen e vet gjatë gjithë këtij mërgimi.

“Kurrë s’kthej i gjallë ndën kët regjim, thoshte. Kam ikë prej të huejve për me rrue i lirë e me punue për Atdhé. Si me kthye në nji vênd ku mbyten patriotët për hatrin e huej e ku punimi për Atdhé paguhet me krye ?”.

Nuk desh me u kthye i gjallë. Por kur e pa dekën tu praku fshâni të madhe, qau e tha : “Trupin t’em, eshtnat e mija due qi t’i kalbë toka shqiptare. M’i çoni e m’i vorroni atje!”

Nderimi i pashoq qi i bâni Shkodra bujare trupit të pa shpirt të këtij dëshmori t’arratisun, guximi qi ajo diftoi në kët rasë âsht nji provë e qartë se sa fort ka qênë dashtë e çmue edhe nji heret nji protestë elokuente në heshtjen e saj kundra atyne qi i shkaktuen dekën e pakohshme, vetëm në të pesëdheteshtatën vjetë të jetës së tij.

Jo veç miqt e dashamirët, por të gjithë ata qi e kanë njohë Dervish Mitrovicën për s’afri qajnë sod me zêmër për tê bashkë me grue – zezën e jetimët e tij.

*MUSTAFA KRUJA Kostancw, shtypshkronja “Albania” 1 – 5 – 1935

LËVIZJA E SHKODRËS NË DRITËN E FAKTEVET – Nga MUSTAFA KRUJA*

 

Kurrkush mâ mirë se Koço Tasi e un s’ka qênë në rrjedhë të faktevet të lëvizjes së Shkodrës, posë atyne qi e gatitën e e bânë.
Këta, me dëshirë e qëllim qi të lidheshin edhe me refugjatët e vêndevet tjera, kanë pasë hŷ qysh me kohë në korrespondencë të rregulltë si me Tasin ashtu edhe me mue. Ishte njohja e miqsía personale mâ e ngushtë se me tjerët qi i kishte shtŷ me na u sjellë neve të dyve për ndërmjetës me shokët e Greqís e t’Italís.
Faktet qi do të tregoj këtu rezultojnë drejt për drejt prej korrespondencës qi kam pasun me Don Loro Cakën, me Don Lazër Shantojën, me Kolë Bibë Mirakën, me kap. Mark Rakën e ndonji oficer tjetër ; si edhe prej informatash qi kanë mundun me më rrjedhë nga burime tjera mbi veprimet e këtyne.
Natyrisht kam me qênë i rezervuem mbi shumë pika. Jam i detyruem me lânë në heshtje :
1) Ç’do sênd qi un kam arrijtun t’a dij jo si person, jo si privat, jo si individuum ; por si mis, si pjestar i nji kolektiviteti. Kurrkush s’ka të drejtë me përdorë për kapricet ase për idétë e tij nji sênd qi s’âsht e vetja, por qi i ka râmë në dorë për arsye të nji cilsíe të përkohshme dhânë prej nji kolektiviteti : mun si arktari qi ka në dorë paret e Shtetit, të nji banke apo të nji shoqnie tregtare.
2) Ç’do sênd qi dikush m’a ka diftue në këshill (konfidencë) deri sa ai vetë mos të më ketë zgidhun prej atij sekreti.
3) Ç’do sênd qi mue m’a pret mêndja se nuk duhet thânë për të mirën e përgjithshme.
Rezerva këto qi i a imponojnë kujdo rregullat mâ elementare të moralitetit shoqnuer.
*****
Deri tash vonë të gjithë nacionalistët e jashtëm ishin të bindun se regjimi i Ahmet Zogut nuk mund të shêmbej pa nji përkrahje të huej. Të tânë refugjatët shpresojshin se kjo përkrahje mâ në fund diku do të gjindej pa u sakrifikue asnji interesë vitale e kombit. Krejt kemi qênë të mendimit se kryengritja e jonë nuk varej nga rreziku i nji të ndërhymje të jashtme, mbasi po t’ekzistonte për njimênd nji rrezik i këtillë do të mjaftonte edhe Koburja e Çakos apo ndonji Tafë Kazí për me na gjetun pa qênë nevoja e nji kryengritjeje nacionaliste.
Të tânë e kemi dijtun se Ahmet Zogu erdh në fuqí diku me ndihmën direkte, diku me komplicitetin e fqînjvet t’anë dhe të Shtetevet drejt për drejt t’interesueme për lakmí të ndryshme imperialiste në vêndin t’onë. Por prap besojshim se rrethanat qi kishin favorizue bashkimin e nji tok Fuqive imperialite për Ahmet Zogun e kundra nesh nuk do të vazhdojshin gjithnji. Dikur balanca e interesave të hueja në Shqipní do të peshonte mâ rândë më nji anë, ekuilibri do të prishej e bashkë me këtê edhe ai koncert Fuqísh qi favorizoi të këthyemen e Zogut në Shqipní.
Tue hŷ mâ thellë në kontaktin t’onë me vênd, me popullin shqiptar, na u mbush mêndja – kështu nemose shumicës – se edhe vetëm përkrahja morale e fqînjvet t’anë, vetëm neutraliteti i tyne, nji neutralitet dashamirë do të na mjaftonte për t’a fitue luftën.
Qe pra në këto drejtime ka ecun politika e refugjatvet përjashta, në këto drejtime kanë punue edhe shokët t’anë nacionalistë në Jugosllaví. E mbasi tema âsht vetëm për këta të fundit, edhe un vetëm për këta due me folë.
Kurrë, asnjiherë nuk i u tha ndonji shoqit t’onë nacionalist prej ndonji goje kompetente të Beligradit se qeveria jugosllave do t’a favorizonte nji lëvizje nacionaliste në Shqipní. Shpesh herë Beligradi ka bâmë politikë me ne tue na këshillue – mirsí’e tij ! – me u bashkue, nga nji herë tue na u zotue se mund të na përkrahte në kohën oportune (!), nga nji herë tue na frigsue se po t’u tundshim për të gjallë Italia ishte gati me shkarkue në Vlonë e në Durrës e nga nji herë edhe tue na dhânë lajme qi mâ tepër ishin në kompetencë t’onë me i dijtun, si b.f. se Ahmet Zogu s’ka mbështetje në popull, se qëndron vetëm me fuqín e armëvet e se na, po të dojshim, ishim të zotët me e rrëzue…. etj.
Përse të gjitha këto lajka të Beligradit me shokët t’anë ? Për spekulata ? Për me na lânë në gjumë me shpresën e përkrahjes së tij në kohën oportune ? – Ah, kjo koha oportune!… – Apo mâ në fund, për eventualitetin e fitimit t’onë me ndonji mënyrë tjetër edhe kundra vullnetit të tij qi të mundej mandêj me thânë se Shteti S. H. S. ka qênë në favor të lëvizjes nacionaliste ?
Si do qoftë… Don Loro Caka para nja gjashtë muejve u sjell nji letër konfidenciale grupevet të refugjatvet qi ndodhen n’Italí e në Greqí. Me këtë letër – qarkore D. Lorja “n’êmën të shumicës s’emigrantvet shqiptarë të Jugosllavís” ftonte këta grupe në nji konferencë në tokë jugosllave “tue qênë se ay me shokë nuk e kishin në dorë me dalë lirisht prej andêj”. Kjo ftesë u pranue prej gjithë grupevet ; por me gjithë këtê konferenca nuk u mbajt. Shkaku, se s’desh qeveria e Beligradit ! Kjo në krye i kishte dhânë fjalën grupit inicjatuer se do të na lênte të lirë për nji mbledhje të ngushtë delegatësh. Mandêj qiti bishta se vêndi nuk ishte zgjedhun mirë. Mâ vonë tha se s’ishte koha. Mâ në fund e preu se konferenca nuk mund të mbahej në tokë të saj. Kur inicjatorët e konferencës mbetën përpara kësaj situate dhe kërkuen qi të lêheshin të lirë me dalë ata jashtë Jugosllavís për me u marrë vesht me shokët e tyne, Beligradi edhe këtê lirí u a mohoi, i bâni me kuptue se po të tentojshin me dalë tinëz mund t’a humbshin edhe lirín e lëvizjes qi gëzojshin mbrênda kufîjvet të Shtetit S. H. S.
Caka me shokë përpara kësaj gjêndjeje kishin mbërrî në kulmin e dishprimit. Pa tjetër dajnë me hŷ në Shqipní tinzisht nga ana e Malit të Zí. Kush qe ma i lehtë e mâ guximtar prej tyne mbas pak ditësh e gjeti veten në malet e Shkodrës. Vetë Don Lorja me Don Lazër Shantojën u tërhoqën në Kotorr. Kap. Mark Raka bash në këto rasa pësoi fundin e mjerueshëm qi dihet. Dy oficera tjerë u vunë ndên nji vërejtje të ngushtë e dikush prej tyne u kap e u percuell me gjindarmë në vêndin e interrnimit ku gjindej mâ përpara.
Nji çetë e jonë, e përbâme prej N/tog Dodë Nikollës, asp. Ridvan Ohrit e Vatë Gjonit, u hetue në Hot (n’anë të Malit të Zí) prej gjindarmërís jugosllave, u rrethue e mezi shpëtuen e ikën të tre të plaguem. Ata oficera të gjallë qi kishin hŷ në malet e Shkodrës, bashkë me gjithë shokët e tyne qi ndodheshin atje qysh me kohë në tre-katër muej arrijtën t’organizojnë, sidomos në Dukagjin e Pukë, ndër fise katolike, nji fuqí kryengritëse aq të madhe sa me u a marrë mêndja se qyteti i Shkodrës me krejt qarkun e vet ishte virtualisht në dorë të tyne.
Më 9/10 të nândorit kalon kufînin e del m’at’anë edhe D. Lorja vetë, i cili për me pregatitun ikjen kishte do dit qi prej Kotorri ishte transferue në Podgoricë. Letrat qi kam në dorë prej krenvet të lëvizjes e krejt lajmet e mia dëshmojnë në mënyrën mâ absolute se :
1) Ky grup patriotësh të kulluet s’ka qênë n’asnji mënyrë i shtŷmë e i inkurajuem për nji lëvizje prej qeverís së Beligradit. Përkundrazi ka pasun pengime gjithfarësh prej sosh. Ç’do zyrtar qi âsht pjekun me ta, kur ka dashun të bâjë politikë, t’i lëmojë, t’i marrë me të butë, i ka këshillue me pasun durim, me pritun… kohën oportune !…. E kur i âsht dashun t’i prekë pa dorza, i ka porositun, i ka urdhnue mos me bâmë asnji hap për kryengritje, se për ndryshe…. do t’ishin t’internuem e s’dij ça tjetër…. Dokumenta për t’u studjue me kujdes për këtê argument janë edhe nji apel i D. Lazër Shantojës Kongresit të gazetarvet të Jugosllavís, mbajtun në Cetinë më 27 – 29 IX, apel i botuem në N. 28 të L. K., ku auktori thotë faqe 130 gazetarve se “ Sot në të tânë Jugosllavín Ahmet Zogu nuk ka mâ kurrnji mbrojtës përposë Shpisë së Verdhë të Beligradit !…..” Ashtu edhe nji artikull shkruem po prej tij e botuem në num. 32 të Lirís Kombëtare me titullin “As në qiell as në tokë !….” Edhe këtu patrioti idealist, me atê gjuhë sarkastike qi e ka mâ të prehtë se neshteri vên në lojë të tânë shokët emigrantë qi e mbështesin shpresën e fitimit në politikë të jashtme. Thotë p.sh. : “Dikush (politikanat!) shpresojnë në ndërlikimin e zhvillimin e politikës internacionale e sidomos në pakënaqsínë e Jugosllavís ndaj Presidentin e Republikës shqiptare qi stoliset nga ajo me mâ të madhin dekoracion të Shtetit.” E ky artikull ka datën 26 X, dhe lëvizja ka fillue më 20 XI, të këtij vjeti !
2) Kryengritësit s’kanë pasun asnji dinar prej Beligradit !
3) Kryengritsit s’kanë pasun asnji pushkë e asnji fishek të huej, posë ça kanë pasë mundun me mëshehë prej regjimit për t’a përdorë kundra tij nga ato qi kanë qênë në vênd.
4) Lufta e tyne ka qênë nji vepër dishprimi thjesht patriotike, kombëtare e antifeudale.
*****
Qysh ditën qi Don Loro Caka me shokë më patën komunikue vêndimin e tyne me hŷ në Shqipní, s’kam prâjtun tue i këshillue n’êmën t’êm edhe të shokvet të mij e n’interesë të çâshtjes mos me shkaktue n’asnji mënyrë nji lëvizje lokale. Më patën sigurue se do t’u përpiqshin me të tânë fuqín e tyne me i u ruejtun nji gjâje t’atillë. Me gjithë këtê më tërhiqshin vërejtjen gjithnji se as në popull as ndër oficerat në mal durimi nuk mund t’ishte i pafund.
Në fillim të nândorit, mbasi peshojnë mirë forcat e veta dhe ato të qeverís në qarkun e Shkodrës, dajnë me fillue pushkën më 20 t’atij mueji. Letra mâ e fundme e ime me të cilën u bâjsha porosít mâ të forta qi mund të më lejonte intimiteti i relacjonevet të mia personale me ta, i bie në dorë Shantojës në Kotorr nji ditë para se të kalonte Don Lorja kufînin. Piqen të dy në telefon dhe mbas nji bisedimi të shkurtën, por si duket, edhe të nxetë në mes tyne, Caka nep fjalën se “deri sa të më shkruente mue nji letër të gjatë prej Shqipníe dhe të merrte përgjegjen e saj nuk do t’a fillonte pushkën”.
Kjo fjalë nuk u mbajt. Arsyet më shpjegoheshin në nji letër të nênshkrueme prej Don Loro Cakës, tog. Pjetër Haxhís, n/tog. Dodë Nikollës e asp. Ridvan Ohrit, më 11 nânduer, prej nji vêndi të Shqipnís afër kufînit, me këtë mënyrë : “ Dimni i a mërrîni. Ju po na thoni se tash për tash gjêndja s’âsht e favorshme për nji kryengritje. Ju i matni punët thellë : me politikë e diplomatí. Na aq thellë s’kuptojmë. Ça marrim vesht e shohim na, populli këtu âsht gati me kapë pushkën e me dekë për lirín e vet. Durimi i âsht mbarue. Me ne a pa ne ka për t’i a krisë. Më tjetër anë disa prej jush po ndrrojnë kondita me Ahmet Zogun për nji pajtim. Pra posë durimit tash mungon edhe besimi. Për këto vise këtu kohë mâ e favorshme nuk mundet me u gjetë. Qeveria ka translokue nji pjesë të madhe të fuqís qi ka pasë në këtë qark. Na nuk mund të presim mâ në këtë situatë qi të shpjeguem. Ty mos të vijë keq. Në dashi shpëtimin e atdheut bâni edhe ju të tjerët atê qi të ju vijë prej dore. Këtu më 20 kërset sigurisht…. “
Kjo letër më ra në dorë me 21, mbasi lajmin e lëvizjes e kishim marrë prej Shantojës telegrafisht.
D.Lorja para se me lânë Podgoricën i shkruente D.Lazrit edhe këto fjalë për mue : “Mustafa po na përmênd përgjegjsín e veprës s’onë. Thuej prej meje, kur t’i shkruejsh, se kur nji popull gatohet me dekun për lirí edhe pa i prî kush, përgjegjsía u rrin atyne qi në vênd me vrapue në krye të tij e me ecë përpara kundra tradhtorvet e tiranvet, ka dy vjet qi hahen për karrikat e ardhëshme…”
Un, për tash, nap vetëm fakte e nuk gjykoj.

“Lirija Kombëtare”, 22 dhjetor 1926

LIDHJE TË NGUSHTA USHTARAKE MIDIS SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË BASHKUARA – Nga Frank Shkreli

Në portalin e Pentagonit njoftohet se mbrëmjen e ditës së ënjtë u takuan në Pentagon Ministrat e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara. Nën titullin “Ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara ritheksojnë rëndësinë e marrëdhënieve” dypalëshe – dhe me foto nga pritja e Ministres së Mbrojtjes të Shqipërisë, Olta Xhacka në Pentagon nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan – jepet lajmi se dy ministrat bidseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.

Sipas burimit të Pentagonit, dy zyrtarët e lartë të mbrojtjes diskutuan mbi një sërë çështjesh në fushën e mbrojtjes, përfshirë kontributet e rëndësishme të Shqipërisë në operacionet e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në rajon, si dhe rolin e vazhdueshëm udhëheqës të Shqipërisë kundër aktiviteteve qëllim-këqia të Rusisë në rajonin e Ballkanit, u shprehen zyrtarët e Pentagonit.

Dy zyrtarët e lartë amerikan e shqiptar të mbrojtjes ranë dakord gjithashtu mbi rëndësinë e ndarjes së përgjegjësive dhe obligimeve ndaj Aleancës ushtarake perëndimore, ndërsa Sekretari Amerikan i Mbrojtjes lavdëroi përpjekjet e Shqipërisë për të arritur objektivin e shpenzimeve ushtarake prej të pakën 2 për qind të produktit të saj të mbrendshëm, në përputhje me marrveshjen e vendeve anëtare të NATO-s në mbledhjen e Aleancës së Atlantikut në Wales, në vitin 2014.

Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Menada Zaimi e cila ndoqi takimin zyrtar në Pentagon takimi midis Ministres së Mbrotjes së Shqipërisë Olta Xhaçka Sekretarit të Mbrojtjes në detyrë Patrick Shanahan, nxori në pah shqetësimin rreth ndikimit rus në rajon. Si përgjigje ndaj pyetjes së Zërit të Amerikës, sekretari Shanahan tha se rreziku që paraqet Rusia në Ballkan është një nga arsyet kryesore të zhvillimit të këtij takimi. “Kjo është një nga arsyet kryesore pse po takohemi sot. Është rrezik dhe ndaj jemi partnerë të fortë”, tha zoti Shanahan për Zërin e Amerikës. Ky është një rast i miri që të bisedojmë mbi mënyrat për të përmirësuar mundësitë dhe aftësitë tona ndaj disa kërc[nimeve dhe të punojmë së bashku për të sisguruar një të ardhme të fortë sigurie, është shprehur për median, zyrtari i lartë i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa Ministrja shqiptare e mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë vizitës së saj të dytë gjatë këtij viti në Washington foli, ndër të tjera, edhe për bazën e re të NATO-s në Kuçovë, duke e cilësuar si një një zhvillim shumë tërëndësishëm për rajoninin, që sipas saj, në vitet e fundit është bërë një pikë e nxehtë e rivaliteteve gjeopolitike dhe dëshmitar i një përpjekjeje shumë të bashkërenduar për të minuar sigurinë dhe stabilitetin, raporton Zëri i Amerikës.
Ky vit shënon 10-vjetorin e antarësimit të Shqipërisë në NATO, por Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një histori më të vjetër marrëdhëniesh ushtarake, në periudhën post komuniste të Shqipërisë. Ishte Tetori i vitit 1993 kur Washingtoni nënshkroi një marrëveshje ushtarake me Shqipërinë, vendi i parë ish-komunist me të cilin Shtetet e Bashkuara kishin nënshkruar një marrëveshje të tillë deri më atëherë. Si diçka e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh marrëdhëniet ose mos ekzistencën e marrëdhënieve deri atëherë midis Tiranës dhe Washingtonit — në atë kohë, ky lajm bëri bujë duke u pasqyruar në organet më të njohura të shtypit amerikan, si Nju Jork Tajms dhe Washington Post. “Marrëveshja e parë e këtij lloji e Shteteve të Bashkuara me një shtet ish-komunist”, shkruante David Binder në gazetën Nju Jork Tajms, “Është nënshkruar më 8 Tetor nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Les Aspin në Washington dhe më 14 Tetor në Tiranë, është nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Safet Zhulali”, njoftonte gazeta e njohur amerikane. Në marrëveshjen ushtarake midis dy vendeve shprehej, “Gatishmëria e të dy palëve për të zgjeruar marrëdhëniet mbrojtëse dhe ushtarake midis dy vendeve.” Ndërsa pak më vonë, gazeta e kryeqytetit amerikan, Washington Post i kishte cilësuar marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-amerikane – midis ushtrisë më të pasur dhe më të fuqishme në botë dhe një ushtrie të vogël e të varfër – si një “lidhje dashurie ushtarake”, (a military love affair), ndërkohë që citonte një oficer ushtarak amerikan, që ishte pyetur për zhvillimin e shpejt të lidhjeve ushtarake me një vend ish-komunist, të ketë thënë se “Jemi prekur thellë nga ‘sindroma shqiptare’ – nga një dëshirë e madhe për t’i ndihmuar këta njerëz”, është shprehur oficeri i lartë amerikan. Washington Post theksonte gatishmërinë e Shqipërisë për këto marrëdhënie duke shkruar se Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u kishte venë në dispozicion Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, përdorimin e të gjitha bazave ushtarake të Shqipërisë, duke thënë se, “Ne i mirëpresim Amerikanët. Ata janë çelësi i sigurimit tonë”, citonte gazeta e kryeqytetit amerikan, ish-Presidentin e Shqipërisë, Z. Sali Berisha.

Pa marrë parasyshë se cila parti ose kush e udhëheqës Shqipërinë në kohë të caktuara dhe megjithë baticat dhe zbaticat në marrëdhëniet politiko-diplomatike midis dy vendeve gjatë dekadave të fundit, vizita e Ministres së Mbrojtjes e Shqipërisë të ënjten mbrëma në Pentagon, tregon se marrëdhëniet ushtarake midis Tiranës dhe Washingtonit sa vinë e forcohen midis dy vendeve dhe popujve miq. Vizita e Zonjës Xhaçka është një shenjë tjetër se vazhdon ajo (“Military Love affair”) lidhja e dashurisë ushtarake midis dy vendeve dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s, si një shenjë e miqësisë së përhershme midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar.

Frank Shkreli
il 18, 2019

 


Fotot nga Pentagoni

SHTETI DHE FEJA JANË DY ENTE ME ROLE TË NDRYSHME – Nga Frank Shkreli

Njoftohet se këtë javë, qeveria e Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama miratoi fonde nga buxheti i shtetit për vitin 2019, për pesë komunitetet fetare në Shqipëri. Vendimi i qeverisë përcakton se si duhet të shpërndahen këto fonde në mbështetje të komuniteteve fetare në vend, mos qofsha gabim, përfshirë edhe ndarje rrogash për disa nëpunës fetarë. Unë jam besimtar dhe mbroj të drejtat dhe lirinë e të gjitha enteve fetare dhe të secilit person që të ushtrojë lirinë e fesë, sipas ndërgjegjes së vet. Ndoshta është përvoja ime prej një gjysëm shekulli në Amerikë dhe trajtimi i marrëdhënieve midis fesë dhe shtetit këtu në Shtetet e Bashkuara, ato që influencojnë pikëpamjen time në lidhje me këtë çështje, por them se vendimi i qeverisë shqiptare, për të ndarë fonde për bashkësitë fetare, është një ide e keqe dhe pranimi i këtyre fondeve nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri, që kanë nënshkruar marrëveshje me të, është i gabuar.

Është detyrë dhe obligim moral dhe ligjor, bazuar edhe në konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut — që qeveria të garantojë lirinë e fesë për të gjithë qytetarët e vet, pa dallim dhe në rastin e Shqipërisë, që qeveria t’ua këthej komuniteteve fetare pronat e konfiskuara nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Vende të ndryshme anë e mbanë botës, sipas kushetutave dhe strukturave ligjore të tyre, historikisht, kanë marrëdhënie dhe përvoja të ndryshme midis shtetit dhe enteve fetare që veprojnë në to. Disa e konsiderojnë veten shtete laike, (laicite ose secular) ndërsa vende të tjera njohin, në një mënyrë ose një tjetër, një fe zyrtare shtetërore. Shqipëria është një shtet shekullar, laik, që në parim dhe në kuptimin e plotë të fjalës, qeveria e saj duhet të mbajë një distancë politike dhe duart larg nga entet fetare dhe përfaqsuesit e tyre, por, ama gjithmonë duke garantuar lirinë e fesë dhe të veprimit të këtyre enteve në shoqërinë shqiptare, sipas besimit dhe ndërgjegjës së tyre.

Kjo nuk do të thotë se feja dhe entet fetare nuk duhet të kenë ndonjë rol shoqëror së bashku. Përkundrazi! Në besimin e tyre, fetë kryesore të shqiptarëve në thelb kanë dashurinë për njëri tjetrin dhe ndihmën për të varfërit, si një aktivitet njerëzor, shoqëror dhe hyjnor.  Gjëja që politikanët dhe përfaqsuesit fetarë duhet të kenë të përbashkët është roli dhe përgjegjësia e tyre prej udhëheqsish politikë e fetarë — se përveç kujdesit dhe ndihmave që duhet tu ofrojmë, “të varfërve më të varfër” në shoqëri, siç i ka cilësuar Shën Nëna Tereze më të nevojshëmit midis nesh — është urdhëri më domethënës i Perëndisë, që të duam dhe të respektojmë njëri tjetrin, si nga pikëpamja politike ashtu edhe fetare. Në këtë fushë, politikanët mund të marrin pak shembull nga udhëheqsit fetarë shqiptarë dhe të tregojnë më shumë respekt ndaj njëri tjetrit, në diskursin e tyre politik dhe në komunikimet e përditshme midis tyre, duke u bërë më të njerëzishëm e më të kuptueshëm edhe ndaj nevojave njerëzore dhe problemeve të mëdha me të cilat përballen bashkatdhetarët e tyre, pa marrë parasyshë përkatësitë fetare, ose qëndrimet politike ose partiake.

Por duke pasur gjithmonë parasysh dallimet e roleve të ndryshme që shteti dhe feja duhet të luajnë në një shoqëri moderne dhe demokratike. “Sigurisht që feja dhe qeveria janë dy ente krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra”, ka shkruar në vitin 1768, John Dickinson, njëri prej baballarëve të Kombit Amerikan. “Qëllimi i njërës (qeverisë) është që të promovojë mirëqenjen shoqërore dhe kënaqësinë e përkohshme në këtë botë, ndërsa objektivi i tjetrës (fesë) është që të promovojë mëshirat dhe dashurinë e Perëndisë për njerëzit, me qëllim të amëshimit të shpirtit dhe të sigurimit të jetës së pasosur. Nëqoftse këto dy ente janë të ndara nga njëra tjetra, me role të ndryshme, atëherë në përgjithësi mbrohet paqëja midis njerëzve dhe mirëqenja shoqërore, do të ruhet. Por, nëqoftse ngatërrohet roli i tyre duke përzier detyrat dhe përgjegjësitë e shtetit me fenë, atëherë midis shtetit dhe komuniteteve fetare do të lindin konflikte, armiqësi dhe persekutime, të cilat kanë mbuluar botën me gjak dhe kanë turpëruar natyrën njerëzore”, ka shkruar John Dickinson në vitin 1768.

Historia e marrëdhënieve midis shtetit dhe enteve fetare në Shqipëri, gjatë shekullit të kaluar, dhe persekutimi i fesë dhe përfaqsuesve të tyre nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, duhet të bëjë më të kujdeshëm përfaqsuesit fetarë dhe qeverinë aktuale si dhe ato në të ardhmen, se si duhet të trajtohen marrëdhëniet midis fesë dhe shtetit në radhët e shqiptarëve, ashtuqë të mos përziejnë rolet dalluese që duhet të ekzistojnë në shoqëri. A është ndarja e buxhetit nga qeveria për bashkësitë fetare në Shqipëri e njoftuar këtë javë, një ndihmë a po një shpërblim? Kjo mbetet për tu parë, por një gjë është e sigurt. Asgjë e mirë nuk vjen nga kjo përzierje rolesh midis fesë dhe shtetit. Mund të jem gabim por kështu mendoj unë. Shikoni përvojën e Greqisë fqinje në këtë mes, ku në fund të vitit që kaloi qeveria e Kryeminsitrit Tsipras nënshkroi një marrveshje me Kishën Ortodokse greke për t’i dhënë fund statusit të nëpunsit pubik për priftërinjtë ortodoksë. Ndonëse kjo nismë e Athinës nuk ka giasë që të ndajë rolin e Kishës dhe shtetit në Greqi, edhe ata kanë parë se roli që luan Kisha Ortodokse greke në punët e shtetit është diçka anakronike për shekullin e 21.

Këtu në Shtetet e Bashkuara, ndarja e qartë e roleve midis fesë dhe shtetit, për më shumë se dy shekuj, është bërë pjesë e strukturave ligjore, qeveritare dhe shoqërore. Si e tillë, kjo ndarje konsiderohet si një prej gur-themeleve bazë të vlerave demokratike të këtij vendi. Qeveria ose shteti, duartë larg nga feja dhe feja duartë larg nga qeveria dhe shteti! Ky është muri që duhet të ekzitojë midis tyre. Shqipëria është një republikë kushtetuese dhe jo një teokraci. Bashkësitë fetare që saksionohen dhe që mbështeten nga shteti, financiarisht dhe politikisht, heret ose vonë, bëhen kukëlla të shtetit e të qeverisë në fuqi. Le të kujdeset qeveria për sigurinë kombëtare, për ndërtimin e infrastukturës dhe mirëqenjes ekonomike, ndërsa udhëheqsit fetarë le të predikojnë fjalën e Zotit dhe dashurinë midis njerëzve nga mjediset e kishave dhe të xhamive.

Udhëheqsit e bashkësive fetare në Shqipëri

Qentë lehin, por karvani le të ecë…! – Nga AGRON SHABANI

Nëse dikund në “Bota Sot”, “Kosova Press”, “Koha Ditore”, “Epoka e Re” ose dikund tjetër lehin ose llomotisin “ham, ham, ham” ose “llam, lam, llam” një grup qensh, këlyshësh ose zagarësh të ndryshëm të Serbisë, Rusisë, Turqisë ose dikujt tjetër, mos lehni me ta! Sepse, qentë, klyshët ose zagartë, tjetër zanat ose profesion nuk kanë, përveç lehjes, llomotitjes ose kafshimit të njerëzve ose zotërinjève të tyre që i mbajnë ose rrisin me qull.

Sidomos ata qè i ndryshojnë (ndërrojnë) përditë fjalët, partitë, konceptët dhe ideologjitë si lavirë brekët. Kanè lehë Valon Syla, Llukman Halili, Agron Bajrami, Berat Buzhala, Xhevdet Mazrekaj ose ndonjë zagar tjetër agjitues ose propagandistik i shtypit të verdhë- bulevardesk ose pornografik në Kosovë, u krye “puna” ose “muhabeti” i tij dhe punëdhësve të tij. Robit, të marrit (budallës) dhe fukarasë, nuk i ka hije me ndejtë urtë ose rahat, thotë populli ynë. Sidomos disa gjallesave ose specieve me “fytyrë njeriu” të cilët e “lusin Zotin” vetëm kur gjuan moti ose kur do me i vra reja!

Thua se edukata, kultura, informimi, emancipimi, nderi (morali), disiplina dhe kauzaliteti shtetror, nacional ose politik së bashku me frymën perëndimore ose oksidentale të Kosovès dhe shqiptarève, paskan ngelur nè duart e “Bota Sot”, “Epoka e Re”, “Kosova Press”, “Koha Ditore” etj.

U mor vesh se nëse zhduken, injorohen, shpërfillen ose anashkalohen shkenctarët, pedagogët, akademikët, filozofët, politologët, intelektualet ose inxhinierët e njohur të edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit ose mendimit të lartë shkencor, intelektual, kulturor, politik ose filozofik, zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Kombi vdes ose ndodhët para infraktit. Në Kosovë vazhdimisht ndodhë e kundërta! Atje edhe çobanët, demagogët, hipokritët, matrapazët, llaskucët, pilikutët ose tregtarët ordinerë dhe ambulant të shpirtërave dhe flamujve sè bashku me maniakèt depresivè, infantil dhe psikopatologjikè, të veshur me kostumet e shtetit, pushtetit, parlamentit ose të botuesve (editorëve) të shtypit të verdhë ose bulevardesk, jo rrallë e lozin rolin e intelektualëve, kulturologëve, edukatorëve, patriotëve etj.

Ndonëse, i njohin populli ynë se kush janë Valon Syla, Xhevdet Mazrekaj, Muhamet Mavraj, Skënder Krasniqi, Veton Surroi etj. Secili më “intelektual” dhe më “patriot” se tjetri. Turku do zor, do thonin pleqnarët e njohur shqiptarë. Dikush ose disa në Kosovë kanë ba kos bollë, sa për të lyer edhe bythën me kos! Nejse….!

…!

Në vargun e shkencave ose disiplinave tjera shkencore ose filozofike si etika, antropologjia, gneseologjia, ontologjia, epistemologjia dhe kështu me radhë, estetika është si të thuash shkenca ose disiplina më e avansuar, më e përsosur, me eksplorative dhe më fisnike e filozofisë. E lindur, themeluar ose e veçuar si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë nga estetët ose filozofët gjermanë dhe ata frëngë (francezë) në fund të shekullit 18, respektivisht në fillim të shekullit 19: Estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin (mbi të bukurën), mbi të përzgjedhurën, mbi të posaçmen ose të veçantën, lukrativen, sublimen, relenanten etj. Ajo i studion, analizon, eksploron, ravijezon, konturon, harmonizon, konvencionalizon dhe avanson vazhdimisht kushet ose rrethanat e gjithëmbarëshme mbi konceptët dhe përceptimet e ndjeshme, të ndërgjeshme, humane, lineare, lukrative, eksplorative, dekorative etj. Qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura sublime ose relevante dhe të ngjashme. Caku ose qëllimi final i artit, kulturës, moralit, disiplinërs dhe edukatës së gjithëmbarëshme estetike, janë pushteti moral i njeriut mbi vetevetën dhe mbi të tjerët përmes artit, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të tij. Kjo për faktin se emancipimit dhe edukatës estetike në përgjithësi, u përkasin ose takojnë njeriu, populli (kombi), etnia, shteti, shoqëria, arti, kultura, arsimi, shkenca, teknika, industria etj. “Njeriu duhet të edukohet, emancipohet dhe disiplinohet vazhdimisht, sepse për nga natyra është i gjallë, i egër ose tepër i vrazhdë. ” (Immanuel Kant)

Se këndejmi, sipas estetikës, në art çdo gjë është relative, përveç të bukurës (bukurisë) që është absolute, e përjetshme, relevante, sublime dhe madhështore. Me fjalë tjera, asgjë nuk është më e fuqishme dhe më e pushtetshme tek njeriu, se sa edukata, kultura, arsimimi dhe arti ose bukuria e tij intelektuale dhe profesionale.

Ndryshe nga kjo, edukata estetike, është një koncept shumë më i gjerë sesa koncepti mbi edukaten artistike. Kjo e fundit është e kufizuar ose limituar dhe ka të bëjë vetëm me të bukurën ose bukurinë në artin e krijuar letrar, vizatimor, gazetaresk, publicistik etj. Ndërsa, edukata estetike ka të bëjë me të bukurën në përgjithësi. Në natyrë, në jetën familjare, shoqërore ose politike, në cilëndo krijimtari njerëzore, fizike, mendore, morale, psiçike (psikologjike), intelektuale, kulturore, profesionale etj.

Se këndejmi për të njohur dhe kuptuar vlerën estetike, ose për të pasur shijen dhe njohuritë e gjithëmbarshme ose elementare për të bukurën, duhet poseduar dhe kultivuar në vazhdimësi, një sërë afinitetësh ose aftësishë elementare: aftësinë për të përceptuar, aftësinë për të nuhatur dhe përjetuar, aftësinë për të vlerësuar dhe cilësuar, si dhe aftësinë për të ngritur, krijuar ose projektuar të bukurën në art. Këto parime ose premisa të njohura metaestetike në esencën ose substancën e tyre përmbajnë nocionin dhe kuptimin e idesë së përgjithshme mbi të bukurën. Pa këto parime ose premisa të njohura estetike ose metaestetike, njeriu, në rastin konkret krijuesi ose artisti , nuk kanë as sy, as vesh, as shpirtë, as ndjenja , as emocione, as ide, ideale ose vizione të ndryshme mbi të bukurën në natyrë, apo në jetën e përdtishme. Akceptimi, përceptimi, anticipimi, shquarja dhe artikulimi i vlerave të njohura letare, krijuese ose artistike, apo vlerave estetike në përgjithësi, bëhen ose zhvillohen përmes intelektit të njohur të krijuesit ose artistit, kurse përjetimi i artit bëhet vetëm përmes ndjenjave, shpirtit dhe emocioneve. Arti, është i dedikuar vetëm për anën shpirtërore ose emocionale të individit dhe kolektivitetit . Dhe, jo për stisje, rimime, kamuflime, ambalazhime, relativizime, promovime, imponime, komercializime, fosilizime, instrumentalizime ose ç´orientime të ndryshme “pseudo” dhe “anti” që janë jashtë natyrës dhe karakterit të artit si filozofi dhe filozofisë si art.
“Në dashuri dhe bukuri kemi lindur ose jemi krijuar dhe vetëm në bukuri dhe dashuri do rritemi dhe shkëlqejmë. ” (Schieler)

Në këtë kontekst, e bukura dhe e dashura në art, kulturë, letërsi ose filozofi na i edukojnë shpirtërat dhe mendjet tona. Na thërrasin ose sensibilizojnë për lumturinë e gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive. E bukura është kriter qenësor ose themelor i vlerësimit të marëdhënieve ose raporteve njerëzore, i dukurive, procesëve ose fenomenëve të ndryshme jetësore, familjare (bashkëshortore), shoqërore, politike, shkencore, fetare, kulturore, intelektuale, natyrore, mbinatyrore… I qenieve ose krijesave të njohura politike, gazetareske, pubkicistike, letrare, kultururore ose artistike dhe i tërë asaj që e rrethon dhe karakterizon njeriun.

Kjo do thotë se e bukura, e dashura, kultura dhe edukata, janë nevoja dhe procese të zhvillimit individual e kolektivë. Ne nuk njohim asnjë shtet ose shoqëri në botë pa arte të ndryshme ose kulturë. Ndaj, përderisa s’ka shtet ose shoqëri pa arte, pa bukuri ose dashuri, kjo nënkupton se gjithnjë ka pasur ndjenjë, emocion, imagjinatë, fantazi, interesim dhe përjetim për të bukurën në art. Vlerat, parimet, premisat, përjetimet, krijimet ose mbindërtimet e njohura estetike, nuk janë gjëra që maten, prehën dhe fiksohen në mënyrë konkrete ose gjeometrike, apo që mund të skicohen ose dëshmohen si argument i kapshëm ose i prekshëm fizikisht. Jo. Por, kuptimi, esenca (substanca), nocioni, ndjenja dhe rëndësia e gjithëmbarëshme e estetikës si shkencë ose disiplinë e shquar e filozofisë, qëndron në konstruktin, projeksionin, enkodimin, dekodimin dhe antonimin e saj etik dhe metaestetik. Estetika është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin, respektivisht, mbi të bukurën, të posaçmen, sublimen, relevanten, madhështoren etj. Ajo i studion, analzon , i shquan dhe fokuson të bukurën dhe të dashurën së bashku me shijen, teknikën, praktikën dhe teorinë e njohur për të bukurën ose bukurinë. Për këtë, Aristoteli konsideronte se, estetika është jo vetëm shkenca mbi artin, por filozofia e artit dhe s’mund të ketë diçka më të saktë se kjo.” Ndërsa, sipas Siegmuind Freudit: “Natyrën dhe origjinën e të së bukurës, konceptimin, anticipimin, përceptimin, përjetimin, krijimin dhe kuptimin e saj, mund t’i shpjegojë në mënyrë të duhur shkencore ose metodologjike vetëm psikologjia ose psikoanaliza. Arti është fenomen kulturor, shpirtëror ose emocional si dhe një shfaqje ose manifestim i përgjithshëm” ( Siegmund Freud “Mbi Letërsinë dhe artet” )

Arti ka karakter edhe filozofik, edhe sociopsikologjik. Arti dhe filozofia janë dy forma të njohjes së botës dhe jetës së njeriut ku arti e trajton të veçantën, kurse filozofia e trajton të përgjithshmen, globalen ose universalen.

Estetika ka të bëjë me artin ose mbi të bukurën, ndërsa, arti ka të bëjë me ndjenjat, me shijet, me shpirtin, emocionet ose përjetimet e ndryshme objektive dhe subjektive. Respektivisht, me ndjenjat dhe ndijimet ndaj atyre gjërave që janë bukura dhe të cilat mund të shfrytëzohen edhe për qëllime ose lajtmotive tjera.

Për me tepër ndërkaq, ndërgjegjja estetike, nënkupton edhe ndërgjegjen e përgjithshme morale dhe humaniste që janë nevojë, kërkesë dhe synim i çdo shtetit dhe shoqërie të përparuar njerëzore ose qytetare. Sociologët e njohur botëror ose ndërkombetar kanë vlerësuar dhe konstatuar shpesh se, me art edhe njerëzit më të ashpër ose më të vrazhdë, bëhen më të ndjeshëm, më të butë, më racional, më social, më shoqëror, më familjar etj. Gjegjësisht, më pak egoistë, prepotent, stupid, nebuloz, sucid, kulturocid, egocid, narcisoid, egocentrik etj.

Arti në përgjithësi dhe edukata estetike në veçanti arti, përmbajnë edhe fuqinë dhe mjeshtrinë e njohur të komunikimit të brendshëm shpirtëror ose emocional që i dedikohet shpirtit dhe që është pika më e ndjeshme dhe më esenciale e organizmit e jetës ose organizmit të njeriut. Shih për këtë, artin ose të bukurën (bukurinë), përveç si faktor që shkaktojnë ose krijojnë kënaqësi shpirtërore, emocionale ose psikofizike, duhet shfrytëzuar edhe si mjet shumë të fuqishëm edukimi dhe komunikimi. Schopenhaueri thotë se “vetëm ndjenjat për të bukurën, mund të neutralizojnë veset ose instiktet iracionale dhe negative të njerëzve. E bukura sipas Jeronim de Radës, është burim i të gjitha gjërave të çmuara dhe pozitive…E bukura sublime, e bukura relevante, bukura morale, e bukuria shpirtërore ose emocionale, e bukura formale, e bukura relative, e bukura absolute etj.

Miti se në Perëndim pasurohesh – Nga Aurel Dasareti*

 

Nacionalizmi, ç’do të thotë kjo? Nëse do të thotë të duash Atdheun dhe Kombin tënd më tepër se vendet dhe popujt tjerë, duke mos urryer askënd që nuk urren kombin dhe vendin tënd, atëherë unë jam nacionalist. Një Shqipëri (natyrale) më e fortë, më e sigurt, një Shqipëri më e shëndetshme shqiptare; kjo është ajo që unë dua, kryesisht për mbrojtjen e racës shqiptare. Nëse nuk luftojmë për të, ne jemi të humbur. Ne duhet të heqim dorë nga emigrimi, imitimi negativ, tjetërsimi, asimilimi, shkatërrimi. 

***

Kozmopoliti shqipfolës është një “milet” i sertë dhe goxha i komplikuar në tru në krahasim me të tjerët. E konsideron veten para së gjithash qytetar i gjithë botës, dhe ndoshta vetëm pas kësaj një hije e kombit dhe vendit të tij. Pra, e shkelën tmerrësisht përkatësinë kombëtare duke qëndruar “fortë” në tokë me këmbët e ngrita në hava, nuk është as në qiell as në tokë; tragjikomik që mendon kot dhe flet për havaje. Ne kemi shumë prej tyre, gjinden kudo: sidomos në politikë, akademi, gazetari, shtëpitë e Zotit. Ngatërrestarë fenomenal, që jo vetëm poshtëron dhe shkatërron veten por ngatërron edhe të tjerët. E lutin armikun t`ia dhurojnë tokat, ujin, detin, ajrin, qiellin, diellin, dritën, nderin, duke mbajtur për vete terrin. Sa të shqetësuar nga nervat, mendoj se së shpejti do të vijë koha kur shqiptarët kozmopolitë do të rrihen në mes të rrugës sepse dikush prej bashkëkombësve janë patriotë.

***

Në Gjermani e Japoni vendësit prodhojnë më shumë makina sesa fëmijë. Si është në Shqipëri?

Ne nuk prodhojmë asgjë. Prit një minutë, ne prodhojmë mjaft mjerim, kanabis dhe politikë-bërës analfabetë kriminelë që e kanë kapur shtetin, ngrenë tre gishtërinjtë për të nderuar simbolin e armikut, torturojnë protestuesit paqësorë me gaz helmues, shesin përditë pjesë të atdheut. Patjetër t`i shporrim kalbësirat e shoqërisë, me mjetet që i kuptojnë. Përndryshe Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare do të vdesin brenda 4-5 vitesh.

E dua shtetin amë Shqipërinë dhe gjithë pjesët e amputuar të saj, por nuk më pëlqen instalimi i një sistemi të cilën ajo e zbaton. Një sistem që shkatërron të gjitha shpresat dhe ëndrrat, që i dëbon të rinjtë nga ky vend, që u pamundëson të moshuarve një pleqëri të denjë, një sistem që u dhuron pushtuesve çfarëdo që ata kërkojnë. Paraardhësit tanë rrotullohen në varr sepse turpërohen për indiferencën tonë, lejojmë që të na shkatërrojnë djajtë, ku dikush ka gjithçka dhe të tjerët nuk kanë asgjë.

***

Kombet normalë dhe të përparuar kanë kaluar nëpër sitë dhe janë rikuperuar përmes historisë, por ato kanë arritur t`i krijojnë shtete vetvetes, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje sepse jemi të manipuluar, nuk dimë apo nuk duam të kuptojmë, kështu që secili ka qëllimin për të shkuar atje larg ku dikush me mundime ka krijuar diçka, kurse ne si parazitë, dëshirojmë t`i ndajmë karamelet me ta.

Unë jam i tronditur kur lexoj në mediat tona se si atje “përtej” është më mirë, si rrjedh mjaltë dhe qumësht, ose kur shoh ato artikuj “që është vendi më i mirë për jetën në botë”. Artikuj si “Shqipëria, Kosova në vendin e fundit në …”. Por asnjë shpjegim tjetër.

 

Autorët që i shkruajnë këto gjëra dhe i dërgojnë për botim, zakonisht nuk e kanë lëvizur prapanicën nga Shqipëria, Kosova apo trojet tjera arbërore, dhe projektojnë jetën e tyre të mjerueshme në tekstet që ata qëndisin. Është e trishtueshme që mesazhet e tilla pothuajse gjithë rininë tonë e mbajnë në një gjendje të gjysmë-paralizës dhe presin të ikin. Askush nuk dëshiron të fillojë një jetë në atdhe sepse “nuk paguhet”, dhe nuk ka drejtësi të cilën duhet vetë ta fitojmë.

 

Për shembull, mediat theksojnë historinë e suksesit të një numri të vogël mërgimtarësh fillestarë (taze), dhe pastaj ne mendojmë se kjo është gjëja e duhur për të pasur sukses në jetë. E vërteta është se ndoshta 1% e mërgimtarëve taze (të këtyre 10 viteve të fundit) kanë sukses, dhe mediat shkruajnë dhe flasin me të madhe për ta. Por, pjesa tjetër, ata 99% të pasuksesshmit nuk arrijnë asnjëherë në faqet e para, sepse nuk është interesante për askënd.

 

Ky është një shembull i një rrëfimi të rremë (jo të plotë). Kështu që më pak se 1% e njerëzve tanë që shkojnë jashtë vendit bëjnë një sukses të madh dhe të gjithë shkruajnë për të. Ata potencialisht e ekspozojnë historinë e suksesit të ëndrrave dhe i kapin në grackë 99% të këtyre tjerëve të cilët, në rastin më të mirë, përfundojnë si skllevër të kohëve moderne, punojnë me përfitime minimale. Askush nuk përmend trishtimet, jeta në ndihmën sociale, izolomi në rrethin e huaj, pikëllimi, familjet e shkatërruara, burgjet plotë me keqbërës të lloj-lloj zanati, vajzat e martuara në Afrikë, Arabi e Azi, tjetërsimi, borxhet ndaj shtetit përkatës që nuk do mund t`i shlyejnë edhe pas vdekjes.

 

Ju e dini, suksesi gjatë natës nuk është një situatë normale, është anomali. Kjo 1% ishte ose me fat ose me të gjitha kriteret dhe ishte shumë e mundshme që ai/ajo do të kishte arritur të njëjtën sikur të qëndronin në Shqipëri (atdhe). Nëse jeni një ekspert i lartë, ose nëse keni lidhje të forta me njerëzit e duhur, suksesi është i garantuar praktikisht kudo. Rrallë prej jush është me profesion “kirurg truri” apo “shkencëtar raketash” siç i lavdëron Perëndimi “refugjatët” fals, prandaj ku do të punësoheni?! Forcat prodhuese dhe mjetet e prodhimit (ato klasike) zëvendësohen me teknikën më moderne të sistemeve kompjuterike. A e dini se me milionë banorë perëndimorë janë të papunë, marrin ndihmë sociale por të përkohshme, dhe janë të detyruar të punësohen në ndonjë vend pune bajate, që zyra sociale ta gjen pa dëshirën tënde që të mos jetosh si parazit?

***

Tregime të trishtuara dhe dëshirë e madhe

Në Perëndim askush nuk është duke të pritur me krah të hapura. Të gjitha pozicionet në diell janë zënë tashmë, por ju mund të vendoseni diku në hije. Jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe keni nevojë për shumë para për të mbijetuar, apo t`i përvishesh kriminalitetit që do të ishte me pasoja fatale për ty dhe familjen tënde. Me mijëra shqipfolës “jetojnë” në burgjet perëndimore. A e dini ju se si dënohen keqbërësit e krimeve ekonomike në Perëndim? Ndoshta nuk dalësh asnjëherë prej burgu.

 

A e dini se sa shumë fëmijë shqiptarë të diasporës u janë marrë prindërve naiv nga institucionet për “Mbrojtjen e fëmijëve” me shpjegimin se prindërit kanë treguar “Dështim kujdesi” për ta? Llafi vjen: i kanë mëshuar një shuplakë të vogël prapanicës, nuk e kanë lejuar të dal në rrugë me minifund, nuk e lejojnë të shoqërohet me atë e me këtë. A e dini se shumicën e fëmijëve të tillë prindërit nuk do t`i shohin kurrë më sepse institucionet përkatëse i kanë adoptuar te pleqtë e pa-fëmijë ose edhe më keq?

 

Kur shkoni në Evropë si turistë, ju gjithmonë jeni të kënaqur se si funksionojnë gjërat dhe se njerëzit janë të mirë. Të nevojiten shumë vite për të kuptuar se kjo buzëqeshje është biznes dhe se mjedisi për fat të keq shpesh është shovinist nën lustër të shkëlqyeshme. Përjashtime nderi. Në Evropë, ju gjithmonë do të jeni gjenerata e parë, muhaxhirë të padëshiruar. Ndoshta fëmijët tuaj do të pranohen pak a shumë, por ata gjithmonë do ta njohin këtë theks. Nëse mendoni të shkoni për të punuar me çmim të ulët, bëni një veprim të kot, sepse kjo nuk është mënyra e duhur. Të huajt atje punojnë me paga shumë të vogla, dhe ka miliona prej tyre.

 

Kam takuar shumë bashkëkombës të cilët punojnë në Perëndim, kam dëgjuar me kujdes dhe kam studiuar fatin e tyre. Nuk ka të bëjë me pagën. Ekzistojnë kaq shumë aspekte të trishtuara të këtij “suksesi” jashtë atdheut. Shumë bashkëshortë nuk kanë fëmijë, sepse u mungojnë kushtet. Që të mos përmendi ato fëmijë të mjerë që prindërit padrejtësisht i lënë te gjyshërit në Shqipëri, Kosovë, FYROM etj dhe vetë ikin në botën e bardhë për të fituar disa lek. Shpesh këta fëmijë kalojnë në korridoret e errëta të jetës dhe në përgjithësi kurrë nuk i falin prindërit e tyre.

Budallallëk të mendosh se jashtë vendit është më mirë për ty. Është normale që një familje të qëndrojë së bashku, që fëmijët të rriten me gjyshërit e tyre. A është më mirë të paguash dhe të çosh fëmijët në çerdhe? A është më mirë që ti duke u përpjekur kinse të pasurohesh do të plakesh (ndoshta edhe vdesësh) në mërgim, njëherësh nuk do të kesh shansin të gjendesh afër prindërve tu në momentet e fundit të jetës së tyre? Ndoshta nuk do të kesh mundësinë as në varrimin e tyre të shkosh.

***

Për të pasur sukses në Perëndim, duhet të filloni biznesin tuaj ose të bëheni pronar i pasurive të paluajtshme. Pra, një kompani apo pasuri të patundshme! Çdo gjë tjetër është e përkohshme. Ju mund të keni përkohësisht një vend pune dhe pagë të “shkëlqyeshme”, por është krejtësisht e parëndësishme. Suksesi i vërtetë është të jesh vetvetja në të tënden.

Paga mesatare në Perëndim është e lartë në raport me Shqipërinë, Kosovën etj, por edhe çmimet për të jetuar janë shumë më të larta. Patjetër të punojnë të dy bashkëshortët që të mbijetohet. Vetëm qiraja e një banese të vogël dhe të keqe në ndonjë qorrsokak kushton më tepër se një rrogë mesatare. Për të blerë banesën tënde duhet të paktën të kesh leje vendosjeje (të përhershme) që ndoshta mund ta marrësh pas disa vitesh qëndrimi, dhe një kapital prej disa qindra mijë euro që mund t`i fitosh vetëm pas vdekjes. Banka nuk jep kredit pa një kapital fillestar tëndin dhe pa garant se ke mundësi për kthimin e borxhit brenda një afati të caktuar (pune të përhershme dhe rrogë të mjaftueshme). Duhet shumë më tepër për të arritur klasën e mesme atje. Sa për fillim, ju duhet të jeni pronari i banesës së juaj ose të keni kompaninë tuaj, sepse ajo siguron akumulimin e lehtë të kapitalit. Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore, ju nuk keni nevojë për të bërë miliona që të jeni të pasur, e mjaftueshme të kesh dhjetë herë më pak lek për të pasur atë mënyrë jetese të milionerëve, sepse Shqipëria është më e lirë. Paraja e fituar me një çmim shumë të lartë në tokën e huaj, nuk është një pasuri por tragjedi.

 

Këto janë fakte të pakontestueshme. Kush thotë se gënjejë le të më përgënjeshtroj, ama jo me pallavra siç ju mashtrojnë juve në bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja, që dëshirojnë boshatisjen e vendit dhe shfarosjen e racës tonë.

 

***

 

Shqipëri! Shumica e bijve dhe bijave Tua të duam shumë, o Atdheu jonë i Shenjtë. Jemi me Ty, ndërsa Ty je më e fortë me ne. Me emrin Tënd në zemrat tona edhe ushtria më fortë marshon dhe çdo agresor e tmerron.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

 

POR SIMBOLET E VËRTETA NUK MUND TË VDESIN – Nga ALDO CAZZULLO – E përktheu EUGJEN MERLIKA

Ata që flakërojnë në televizione apo në smartfone janë dru e metale; nuk është Notre Dame. Mund të shëmben mure që do të rindërtohen; nuk mund të vdesë një simbol, një besim, një komb. Kur një popull nuk din më se kush është, kur një Vend nuk njeh më misionin e tij në histori, kur një komb i lashtë, ndoshta i plakur, dyshon për rolin e tij në botë, atëherë një tragjedi mund të vlejë për t’a shkundur. Kur Victor Hugo shkruajti Notre Dame de Paris, Katedralja nuk ishte katandisur shumë më mirë se sa do t’a lenë flakët e shpërthyera dje mes lotëve të besimtarëve dhe tronditjes së turistëve. Revolucionarët e kishin shkatërruar dhe ëndërronin për t’a kthyer në tempullin e Perëndeshës Arsye, ose në një gurore.

Përmendoret e ballores ishin rrëzuar sepse, në sytë e jakobinëve nuk paraqisnin mbretërit e Judesë, por Mbretërit e Regjimit të Vjetër. Ai që ndërtoi Notre Dame-n, para se sa arkitekti neogotik Viollet – le – Duc, qe një roman. Hugoi nuk ishte përshkuar nga një shpirt fetar. Ishte një romantik që kishte zbuluar diçka që i kishte ikur vrullit revolucionar: Notre Dame ishte Franca. Një popull është e shkuara e tij; pra një katedrale e kushtuar Zonjës së Bekuar përfaqësonte vetvetsinë kombëtare më mirë se sa Zhan d’Arka apo Xhokonda, që atëherë qe e ekspozuar në Louvre. Kështu shkrimtari shpiku një dashuri të pamundur ndërmjet një gungaçi e një arixheshke, dy krijesat më të përçmuara që, në hijet e kiklave gjenin strehë nga mizoria e pushtetit. Suksesi qe i pakufishëm. Që aty lindi ideja e shpëtimit të katedrales.

Zjarri i djeshëm shënoi majën e një krize të vetvetësisë franceze. Flaka shpërtheu për shkak pakujdesie, pavarësisht nga vetmohimi i zjarrfikësve, ndihmat u dukën që në fillim të papërshtatëshme. Edhe Makroni u zu në befasi: po pregatiste një fjalë për t’a mbajtur në televizion, e kuptoi se nuk mund të fliste për tjetër gjë, por vonoi të turrej në vënd; ku nga ana tjetër prania e tij do të ishte lexuar si një vërtetim pafuqie me shkulmat e ujit që dukeshin si çezma të vogla në krahasim me madhësinë e tragjedisë, ndërsa çatia nuk qëndronte, kikla – neogotike, jo origjinale – po thyhej, dhe vetë zemra e Parisit dridhej.

Megjithatë flakadani është për Francën mundësia për të gjetur bashkëqënien, të vënë ashpërsisht në provë nga kriza ekonomike, nga pasiguritë e presidentit, nga një opozitë e shterpët e shpesh e dhunëshme. Prej dhjetëvjeçarësh Vendi që ka ndihmuar për t’i dhënë botës të drejtat e njeriut dhe Evropës ëndrrën e demokracisë, jeton një grand malaise, një gjëndje të ligë që nuk mund të shpjegohet vetëm me rënien e fuqisë blerëse e shkatërrimin e punësimit. Franca dyshon në vetveten. Një Vend që kishte një perandori e që i kishte vënë vetes një detyrë ndjen se vlen vetëm pak më shumë se asgjëja. Zjarri që ka shkatërruar Notre Dame-n ka qënë goditja e fundit; por mund të jetë edhe shenjë e një rilindjeje të mundëshme. E dëshmon këtë dhimbja por edhe krenaria që u panë gjatë natës nëpër rrugët e kryeqytetit.

Sigurisht, në të shkuarën francezët e kishin të qartë se Notre Dame nuk ishte për ta vetëm një kishë. Katerina e Mediçëve kremtoi në të martesën që e bëri mbretëreshë të Francës. Hugonotët kërkuan shpëtim në të nga masakra e natës së Shën Bartolomeut. Mbreti Diell grumbulloi në të të gjithë flamurët e rrëmbyer armiqve nga ushtritë e tij e u mbiquajt “stolistari i Notre Dame-s”. Napoleoni mëtoi të ishte kurorëzuar aty nga Papa, në një skenar prej letrash të ngjitura nëpër mure për të fshehur shkatërrimet revolucionare, por kurorën e vuri vetë në kokë, ndërsa Davidi ravijëzonte vizatime për pëlhurën e tij. Me Viollet – le – Duk romantizmi zotëroi arkitekturën gotike dhe u gdhendën ullukët e çatisë, të gjallëruara më pas nga filmi i Disney-t e të ripara në shfaqjet muzikore.

Kur erdhi ora të lirohej Parisi nga nazistët, De Gaulle urdhëroi gjeneralin Leclerc të arrinte sa më parë në Notre Dame, nga trualli i shenjtë i së cilës nisnin idealisht të gjitha rrugët e Francës: pararoja ishte kompania e nëntë e divizionit të dytë, e përbërë kryesisht nga republikanë spanjolë, ndërmjet të cilëve shumë priftngrënësa, që i kishin ripagëzuar autoblindat e tyre Guernika dhe Guadalajara, por që mbetën të shtangur nga guximi i arkitekturave, të kubeve, të paramureve.

Këtu Chirac-u deshi të kremtojë ceremoninë e varrimit të paraardhësit të tij Mitterrand, por pa qivurin e tij: ndërsa dy familjet e presidentit – ajo zyrtare dhe ajo e fshehta – bashkoheshin në një varrezë fshati, të fuqishmit e Botës festuan aleancën mes fronit dhe altarit me kardinalin Lustiger, një hebre i kthyer në krishterim, pak si në gjëmba atë ditë.

Me Sarcozy-n, Holland-in, Macron-in shënjtëria e presidencës humbi shumë. Mbreti është lakuriq dhe Katedralja është e pambrojtur. Sonde francezët qanë Notre Dame-n. Por do t’a rindërtojnë. Duhet një tjetër arkitekt i madh. Duhen muratorë të durueshëm, t’ardhur nga Vende të ndryshme të botës. Duhen dhuratat dhe lutjet e besimtarëve. Por Notre Dame është një monument fesë dhe shpresës. Mund të digjen gjërat e njeriut; por ajo që bartim përmbrenda është e paprekëshme nga zjarri si salamandra, simboli i Françeskut të parë, jo rastësisht mbreti që në fatkeqësi komentoi: “Gjithshka është e humbur, me përjashtim të nderit”.

Marrë nga “Corriere della Sera”, 16 prill 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Si të shërohemi nga urrejtja, xhelozia, fobia, paranoja dhe komplekset e ndryshme të inferioritetit dhe maliciozitetit….?! – Nga AGRON SHABANI

1. Siç dihet, njerëzit e kompleksuar, inferiorë, malicioz, cnikë, injorant, prepotent, flegmatikë, hipokritë, dogmatikë, depresivë, mizantrop, paranoid, skizofrenikë, infatilë ose psikopatologjikë, janë gjithëmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose ‘botës’ së tyre të ç’rregulluar mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh. Mbase, ato ose ata qè i urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje të tjerët që i konsiderojnë si rival, armiq ose kundërshtar të ndryshëm imagjinarë ose fiktivë. Dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe..gjithëmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren dhe të paekzistueshmen. Janë të padurueshëm, paranod, infantilë dhe patologjikë nëse dikush bën një vështrim, studim, analizë, koment ose intervistë për mediet e shkruara ose elektronike. Nuk munden t´i shohin ose durojnë ata ose ato që flasin, shkruajnë ose mendojnë jashta “orbitës”, gjegjësisht, jashta “alfabetit”, “gramatikës”, “logjikës” ose “filozofisë” së tyre bardh e zi. I vëjnë barrikadat ose gërshërët e censurës ose mediokoracisë së tyre editoriale, redaksionale, institucionale, politike, diplomatike ose profesionale ndaj të gjithë atyre që guxojnë të flasin, shkruajnë, apo të dijnë më shumë se ‘shefi’ ose padroni. Janë të ngujuar ose hurgosur përgjithëmonë brenda kthetërave, klisheve ose fiksionëve të sëmuara autoritare dhe totalitariste. Ndërkohë që janë pengje ose viktima të tyre. Mbase, pengje ose viktima të mediokritetit, debilitetit, nebulozës, shizofrenisë, patologjisë dhe ‘tabula rasës’ së përgjitjshme që e kanë fshehur, zbuluar ose krijuar vet. I akuzojnë shtetin dhe pushtetin për censurën ose mediokracinë e njohur editoriale ose redaksionale, ndërkaq vet janë censuruesit, linçuesit ose persekutorët e përhershëm dhe kryesorë. Nuk i besojnë askujt. Madje, as vetvetës së tyre. Jo. Sepse, kanë frikë nga e kaluara dhe vetëvetja e tyre malicioze, misterioze, kompleksive dhe tepër e mjegullt ose evazive. Kjo tregon ose dëshmon qartë se gjykimi i tyre i shëndoshë dhe racional mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, edukatèn, kulturèn, politikèn, diplomacinè etj., sikur janë “bërë shoshë” prej fobive, paranojave, paragjykimeve, shpifjeve, trilleve, totemëve, fetishëve, dogmave, bestytnive, urrejtjeve dhe xhelozive të ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht, violente, infantile dhe patologjike. Ndërkohë që anomalitë dhe psikopatologjitë e mesipërme reaksionare dhe anakronike të kulturës, informimit, politikës ose diplomacisë kosovare, paraqesin problemet kyçe ose kardinale të shtetit dhe shoqërisë kosovare. E thënë ose formuluar ndryshe, kjo donë të thotë se idetë shkecore ose humaniste mbi shtetin, pushtetin, popullin (kombin), besimin, religjionin, politikën, diplomacinë, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo drejtësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë mè logjikës dhe as arsyes njerëzore. Jo. Sepse, njerëzit ose personat e ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj., vazhdimisht ndjehen të lumtur dhe tepër krenarë nëse udhëhiqen ose udhërrefehën nga instinktet, emocionet ose pasionet e ndryshme iracionale dhe negative. Përkatësisht, nga instiktet e kafshève ose bishave tè egra. Duke u hedhur kështu në gabime dhe vendime të ndryshme kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë për asgjë. Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, reaksionare, paradoksale dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Por….!!!

2. Ndjenjat ose emocionet e mësipërme iracionale dhe tepër negative, kuptohen ose përceptohen si sëmundje ose situata psikotraumatike me pasoja të rënda për individin dhe kolektivitetin. Thonë se personat ose individët e ndryshëme të prekur nga komplekset ose sindromet e njohura të Edipit, gjegjësisht, nga komplekset e pashëruara të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental (psikologjikë), intelektual, profesional dhe të tjerë, janë arketip dhe prototip të vasalëve, poltronëve ose kameleonëve të njohur konformist ose oportunist që i zhvaten, nènshtrohen dhe imponohen vazhdimisht tutelës së njohur politike, sociale dhe materialiste të ” aristokracisë” ose “borgjezisë së lartë” pushtetmbajtëse ose politike nè Kosovè dhe gjithandej. Ndërkohë që sërvilizimi, vasalizmi, kameleonizmi, opottunizmi, konformizmi dhe makiavelizimi i tyre inflator dhe inflamator, bëjnë që të shpërthejnë dhe shpërfaqen si të atilla edhe skemat ose “ekuacionet” e njohura të diletantizmit, mediokritetit, mercenarizmit, kolaboracionizmit, shantazhit, komplotit ose tradhëtive të larta individuale dhe kolektive. Sidomos kundër njerëzve krijues ose inovatorë si ‘cityoen’ ose ‘burgeros të lartë kulturorë dhe politik’ në veçanti si dhe ndaj popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.
Në ketë rast, natyra dhe karakteri i komplikuar i njerëzve të kompleksuar, stupidë, maliciozë, nebulozë, paranoid, mizantrop, maniak, depresivë, infantilë ose patologjikë, ndonëse, të deskriptuara, detektuara (deshifruara), identifikuara dhe interpretuara përmes “artit” të dialogut, komunikimit ose korrespondencës së tyre me të tjerët, gjegjësisht me anë të një subjekti dhe objekti të determinuar, iracional, negativë dhe tepër kompleksivë, sikur substituohën, barten ose transformohën vazhdimisht edhe në natyrën dhe karakterin e njohur (global ose kolektivë) të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme kosovare. Ndërkaq, arti, talenti, edukata, kultua, emancipimi, morali, disiplina, përvoja, tradita dhe aftësia e njohur e intelektuale dhe profesionale, pos tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit i zgjedhur (preferuar), enfant terible ose ‘demiurg i lartë’ që arrin të bashkojë emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë individuale dhe kolektive. Duke e bërë kështu lirimin (çlirimin) e subjektivitetit nga objektiviteti dhe të ngjajshme. Kjo është vlera globale ose universale e njerëzve të ditur dhe intelektual. Individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre global ose universal, respektivisht, ekskluziviteti, integriteti, globaliteti ose universaliteti i tyre individual.

3. Roli dhe misioni i kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘pleshmërisë së lartë’ kriujese ose profesionale që kanè për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kuptimin e jetës si art, artit si jetë dhe jetës si filozofi. Për me tepër ndëkaq, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur ose njeriu i thellë, sipas Siegmund Freudit, ajo patjetër do duhej të ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, perveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose jondërgjegjies, përreth së cilës gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë i tij etj. Domethënë, “komplekset evolutive” të Edipit (lèxo: komplekset e botuesve, editorève, gazetarève, redaktorève, moderatorève, politikanève ose diplomatève kosovar)- mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshem ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar, valorizuar ose glorifikuar maksimalisht, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri-tjetrin. Ndërkaq, nëse e humbasin besimin tek “lideri i idealizuar” ose “lideri suprem”, turmat, shtresat, kastat, masat ose kategoritë e ndryshme shoqërore ose qytetare, pushojnë së ekzistuari si turmë dhe shpërbëhen. Shtypja dhe robëria, nuk i tejkalojnë kurrë komplekset e mesipërme evolutive të Edipit, gjegjësisht, komplekset e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Jo kurrë. Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, në instancë të fundit të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose transcendente (transhendte), mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura intelektuale, kulturore, informative, profesionale, politike, diplomatike etj.

4. Sidoqoftë, duke qenë si revolucion, evolucion ose manifest suprem i një lufte të gjatë infermale dhe shumëshekullore për çlirimin e familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë nga rendi, diktati ose tutelja e egër e etërve ose baballarëve të ndryshëm autoritar, diktatorial ose despotikë, gjegjësisht, nga rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare, tek Alfred Adleri (187O-1937) gjejmë një parashtrim ose formulim të njohur shkencor ose metodologjikë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit. Mbase, një sintezë ose instancë njohjeje komunitare ose globale (universale) që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë së personit ose individit i cili në fund të fundit, nuk është asgjë ose askush tjetër, përveçse një qenieje sociale dhe politike i destinuar të jetojë në bashkësi ose komunitet me të tjerët si kafshèt nè kope.

5. Ndaj, edhe problemi i integrimit, socializimit ose resocializimit si dhe pëlqimi pa rezerva i frustrimeve, egoizmave, anomalive dhe psikopatologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të grupit ose kolektivitetit ku jeton ose punon, për individin është problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës dhe mbijetesës së tij. Ndërkaq, çdo inferioritet ose maliciozitet, edhe i vogël apo, vetëm i supozuar ose paragjykuar qoftë ai, e bën të vështirë ose të pamundur integrimin dhe socializimin e tij me të tjerët. Kjo sidomos atëherè kur personi ose individi hasin në psikozë, depresion ose në një neurozë të lidhur ngushtë me komplekset e inferiotitetit dhe maliciozitetit. Për kompensimin e këtyre komplekseve të inferioritetit dhe maliciozitetit, në personat ose individët e prekur nga këto sindrome, mepastaj zhvillohet një vullnet i tepruar force (fuqie) dhe enërgjie, për t´i mohuar, injoruar ose shpërfillur ose anashkaluar të tjerët. Dhe kjo, për të tërhequr vemendjen ose simpatinë e etërve ose baballarëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik. Por, kjo normalisht se i largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së masës ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare. Alfred Adler e shpjegon një gjë të këtillë në veprën e tij “Rregulla dhe teori të posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni i mesipërm, sigurisht se ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur ngushtë me komplekset e lartëpërmendura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Përderisa, Erich Fromm (1900-1980), në veprën e tij me titull “Ikje nga liria” (1941), e prezanton njeriun si qenie të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. Sidomos aty dhe atëherë kur vëllau-vëllaut, kushëriri-kushërit ose miku -mikut, ia zënë pritat e vrasjes edhe për një qen, për një mushkë, për një kali ose gomar. Apo, atëherë kur për “çështjet e larta” shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, kulturore, informative dhe të tjera, kanë të drejtè tè flasin, shkruajnë, mendojnë dhe konkurojnë vetëm Behgjet Pacolli, Xhavit Haliti, Veton Surroi, Agron Bajrami, Berat Buzhala, Xhevdet Mazrekaj, Beqë Cufaj, Muharrem Nitaj, Blerim Shala, Halil Matoshi, Mentor Shala…ose “kujdestarët e përjetshëm” të “kombit” dhe “atdheut”! Gjegjësisht, të “pafjeturit” ose të “pagjumët e përhershëm” të “kulturës, informimit, politikës, diplomacisë, zhurnalistikës ose publicistikës kosovare” të prekur dikund thellë nga sindriomet ose komplekset e mesipërme të Edipit etj. E tërë kjo sipas Erich Fromit, deri me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë kulturorë dhe politikë, por- jo paranormal, abnormal, paramodern, antimodern ose pseudobashkohorë si deri me sot.

“UNË KAM TË DREJTË E TI JE IDIOT” VDEKJA E DISKURSIT PUBLIK NË BOTËN SHQIPTARE – Nga Frank Shkreli

Thuhet se politika është fusha ku fillon e ku diskursi publik helmohet dhe vdes një herë e mirë. Mënyra se si zhvillohet debati politik dhe jo vetëm politik, por debati publik në përgjithësi në botën shqiptare, lë të kuptosh se jo vetëm që atmosfera e diskursit publik është helmuar, por në të vërtetë, debati publik — në kuptimin e vërtetë të fjalës — ka vdekur. Kjo vdekje e debatit publik që ka filluar me përfaqsuesit e politikës, nuk mbaron tek politika, por ka përfshirë tani mbarë shoqërinë shqiptare, ndërkohë që atmosfera e debatit publik është e helmuar – kur me qëllim për të shtypur kundërshtarin – jo vetëm politikani ngrihet kundër politikanit, por edhe shkrimtari kundër shkrimtarit, gazetari kundër gazetarit, opinionisti kundër opinionistit, avokati kundër avokatit, mjeku kundër mjekut, e ashtu me radhë. Duket sikur shoqëria shqiptare po përjeton një konflikt të përherëshëm mbijetese. Madje edhe emërat më të njohur të kulturës dhe letrave të Kombit, janë çuar peshë kundër njëri tjetërit, në vend që të jenë shembull i një debati normal politik e publik në pëgjithësi. Një shembull që do ti shërbente zgidhjes së problemeve më të mëdha dhe të shumta me të cilat përballet Kombi shqiptar. Fatkeqësisht, në të gjithë këtë atmosferë të një debati publik të helmuar, viktima e parë e këtij diskursi të dështuar politik është gjithmonë e VËRTETA.

Shkas për këtë shënim u bë një lajm që lexova të hënën në mengjes në shtypin shqiptar, sipas të cilit, numri dy i qeverisë së Tiranës, Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe në një status të postuar në internet, e cilësoi kundërshtarin e tij politik dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën si, “idiotin e Tiranës”. Pa dashur të futem në polemikë me njërën ose tjetrën palë, ky karakterizim i Erion Braçes drejtuar Lulzim Bashës, më kujtoi titullin e një libri nga autori amerikan James Hoggan: “I’m Right and You’re an Idiot”, (“Unë kam të drejtë e ti je idiot”).

Më kujtoi gjithashtu protestat në Francë të disa muajve të fundit dhe mënyrën me të cilën qeveria dhe shoqëria franceze, në përgjithësi, kanë reaguar ndaj kërkesave të protestuesve. Si përfundim i protestave dhe pakënaqësive të shprehura rrugëve të Parisit, Presidenti Macron kishte ndërmarrë më heret një fushatë për të dëgjuar ankesat e francezëve anë e mbanë vendit, duke u takuar me kryetarët e bashkive dhe përfaqsues të tjerë të shoqërisë, për tu informuar më mire, për hallet e tyre. Si pjesë e kësaj fushate, Presidenti francez kishte në plan të mbante mbrëmë një fjalim drejtuar kombit për të njoftuar një sërë ndryshimesh politike që ka në plan të ndërmarrë qeveria e tij, bazuar në reagimet që kishte dëgjuar gjatë konsultimeve me publikun dhe në kërkesat e protestsuesve. Me fjalë të tjera, gjatë një periudhe dy mujore diskursi normal me publikun, janë realizuar rreth 10.000 debate anë e mbanë vendit dhe janë numëruar pothuaj dy milionë reagime në internet, sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, të gjitha këto në lidhje me kërkesat dhe në përpjekje për të pasur një ide më të mirë për shqetësimet dhe për problemet me të cilat përballet Franca.

Nuk është e qartë nëse masat që do njoftoi Presidenti francez, Macron, si përgjigje ndaj kërkesave të protestuesve, do të shuajnë protestat e francezëve, por përpjekjet e tija për të dëgjuar edhe zërat kundërshtarë, tregon mënyrën se si, në një shoqëri normale, duhen trajtuar kërkesat dhe pakënaqsitë e popullit, pas protestave të gjata dhe të vazhdueshme. Agjencia e lajmeve, AFP, njofton se të pakën nga këndveshtrimi i pjesëmarrjes, debati politik i nxitur nga qeveria duket se, kryesisht, doli me sukses, ndonëse përfundimi mbetet për tu parë, pasi të Presidenti Macron të ketë njoftuar masat e qeverisë për daljen e vendit nga ky qorrsokak.

Edhe në Shqipëri kanë vazhduar protestat ndaj qeverisë, por në vend që të pakën të ketë një diskurs normal politik, për të dëgjuar shqetësimet e të gjitha palëve, përfshirë edhe opozitën politike, ashtu siç ndodhi në Francë dhe në vende të tjera që përballen me situata të tilla – në Shqipërinë tonë ndodhë e kundërta. Të dy palët, kundërshtojnë dialogun pasi në krye me udhëheqsit e tyre partiakë, janë ngujuar në llogoret e veta politike dhe sulmojnë njëra tjetrën me fjalët më të fëlliqta të fjalorit të gjuhës shqipe. Ndonëse të dy palët janë shqiptare, janë përfaqsues dhe si të tillë edhe përgjegjës për fatin e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm të atyre që përfaqëson partia e tyre — prap se prap — sjelljet e tyre lënë të kuptosh se kjo klasë politike, as si shqiptarë dhe as si politikanë, sikur nuk kanë gjë të përbashkët me njëri tjetrin, sidomos kur është fjala për interesat madhore të Kombit dhe të mirëqenjes së përditshme të qytetarëve. Në vend që të përpiqen të zgjidhin ose të pakën të minimizojnë konfliktet, politikanët shqiptarë, me veprat dhe sidomos me fjalët e tyre, duket se po e keqësojnë edhe më shumë situatën, në vend që ta përmirësojnë dhe më në fund ta zgjidhin dhe që qytetarët të vazhdojnë jetën normale.

Por le t’i kethehemi librit, “Unë kam të drejtë e ti je idiot”, të autorit James Hoggan: autori përpiqet të kuptoj se si dhe pse njerëz normal që konsiderohen krejtsisht të arsyeshëm, mbrojnë me këmbëngulje qëndrime krejtësisht të pa arsyeshme, duke e këthyer diskursin politik në një debat absolutisht të urrejtshëm ndaj kundërshtarëve politikë. Libri në të vërtetë është një forum mendimtarësh të njohur botërorë, të cilët eksplorojnë historinë dhe psikologjinë e diskursit politik dhe të metodave për tejkalimin e pengesave për një debat dhe komunkimin të vërtetë midis palëve me qëndrime të ndryshme. Si i tillë, ky libër është një vepër që, detyrimisht, duehj të lexohej nga politikanët si dhe nga mbështetsit dhe praktikuesit e një debati të mirëfiltë politikë, kudo.

Autori Hoggan shkruan se, “Objektivi diskursit të mirëfilltë politik e publik është që të inkurajohet pjesëmarrja dhe të zbardhet e vërteta dhe jo çkurajimi i opozitës ose që qellimisht t’u jepet një goditje shkatërrimtare kundërshtarëve”. Debati i sotëm publik, sipas tij, është një ndotje që në të vërtetë saboton dhe diskrediton diskursin e vërtetë politik, polarizon njerëzit dhe i pengon ata që të mendojnë qartë.

Sulmet kundër karakterit të kundërshtarëve, në vend që të përqëndrohen tek çështjet të një interesi dhe rëndësie të përgjithëshme, në të vërtetë, largojnë vëmendjen e publikut nga problemet aktuale të vendit, shkruan autori James Hoggan. “Kur qendrimet ekstreme të palëve përcaktojnë çështjet me rëndësi të debatit publik, atëherë problemet duken të pazgjidhëshme dhe qytetarët humbasin interesimin e tyre në proceset politike” të vendit, duke mos marrë pjesë aktive në politikë, shkruan Debra Tannen, njëra prej kontribueseve të librit të autorit James Hoggan, “Unë kam të Drejtë e ti je idiot”.

Autori merr frymëzim nga murgu dhe aktivisti i paqës, budisti vjetnamez Thich Nhat Hanh, i cili ka thënë: “Thuaj të vërtetën, por jo me qëllim për të ndëshkruar”, kundërshtarin. Prandaj, nuk do të thotë se njerëzit që nuk janë dakort me ne, kanë qëllime të këqia ndaj nesh. Si të tillë, ata nuk janë as idiotë as njerëz të këqi, është shprehur autori i librit “Unë kam të drejtë e ti je idiot”, James Hoggan.

Në fund, unë do i pyesja këta protagonistët shqiptarë, të cilët ndaj njëri tjetrit përdorin fjalët më të ndyra në fjalorin e gjuhës shqipe, përfshirë idiot – se në mungesë të një diskursi të mirëfilltë politik dhe publik dhe në përgjithësi objektiv, që respekton dhe toleron pikëpamjet e kundërshtarit – si mendojnë të zgjidhin problemet e mëdha dhe gjëndjen e vështirë në të cilën e kanë hedhur vendin? Ashtu si edhe në Francë, shpresoj që zërat e arsyes të bëjnë thirrje dhe të angazhohen për një Debat të Madh Kombëtar, për një përpjekje për të dalë nga ky qorrsokak.

Shpresoj që për të dalur nga kjo gjëndje e krijuar, të ketë një reflektim të thellë, jo vetëm personal dhe politik por edhe kombëtar nga ana e tyre — dhe të bëjnë një gjë të tillë duke mënjanuar armiqësitë dhe antagonizmat politike dhe partiake ndaj njëri tjetrit, me modesti dhe me respekt ndaj nevojës së madhe për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta me të cilat përballen bashkatdhetarët vet, të cilët mund të kenë mendime të ndryshme për situatën në vend — ndoshta edhe prej një kundërshtari politik — por armiq nuk janë!