VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NUk ka ngushëllim për jetën e shkuar dëm të legjendës të valles shqiptare Rexhep Çeliku ! Nga Elida Buçpapaj

By | January 12, 2018
20 Comments
  • author avatar
    Teli 2 years ago Reply

    Nje shkrim jashte realitetit!Rexhep Celiku,ikona e Asamblit te Kengeve e Valleve popullore shqiptare u prefte ne paqe!

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 2 years ago Reply

      Pse qenka jashte realitetit Teli? Eshte brenda per ata qe e shohin realitetin drejt e ne sy jo shtrember

  • author avatar
    ajete 2 years ago Reply

    Të lumtë o yll i fjalës së vertetë, fjalës së shenjtë. I ke thënë të gjitha dhe nuk kam çfarë të shtoj.
    Mjerimi sa vjen e shtohet mbi supet e njerëzores, këtë e bën vetëm turpi
    i klasës politike, përbindshe dhe monstrume.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 2 years ago Reply

      E dashtun Ajete, te rroki fort. Ju flm shume. Elida

  • author avatar
    Andrea 2 years ago Reply

    .. jo po ky është Alieni që vetëm ne shqiptarët nxjerrim, që duhet të ishte baletmaestri i haremeve në Arabi… në albanistan ka vetëm fryrje si fabula e zhabës.. një kërcimtar puntor dhe i spikatur për performancën fizike dhe lojën figurative të bukur në skenë që e bënte spektatorin të krenohej me lëvizjet e figurat atdhetare të hartuara nga baletmaestër të nivelit ndërkombëtar… që e nderojmë si mbuluesi më i spikatur i folklorit të Shqipërisë.. Nurejevi tradhëtoi vëndin e tij.. ndërtoi një ishull për vehten e tij por vdiq i mjerë nga SIDA dhe kur i dhanë leje të takonte të jëmën ajo nuk e njohu… Rexhepi jetoi i lumtur në mesin e atdhetarëve të vet… Krahasimet e tjera janë absurde.. sidomos ato të lidhura me shpërblimet.. as nuk krahasohet Rexhepi me një inxhinier që ka projektuar të gjitha hidrocentralet… dhe të gjitha çfarë na dallojnë ne të asaj kohe vijnë vetkuptohet nga një pikë vrojtimi me orjentim për popullin… të tjerat janë të vendosim pjedestal zogut….

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      Andrea je tuj fol në jerm, shkruan me delir madhështie por mjerisht nuk thua asgjë. Rexhepi ishte balerin i parë, solist. Ti krahasoho si trajtohen balerinët e parë me këtë format të tij në Perëndim dhe shtetet përrreth! Rexhepi për t’u kuruar udhëtonte 48 orë me autobuz nga Tirana në Stamboll dhe kthim dhe pritej e përcillej me nderim natyrisht nga shqiptarë atdhetare që jetojnë në Turqi. Po na tregon se Nurejevi vdiq me SIDA, po unë e krahasoj formatin e Rexhepit me të një gjigandi si të Nurejevit. Një balerin si Rexhep Celiku dhe Liliana Cingu meritojnë ta kenë të siguruar jetën për atë që kanë krijuar. NUk ka në Shqipëri kopje të tillë më! Se shteti vjedh për vete nuk investon as për artin as për rininë as për sportin as për shëndetësinë.

    • author avatar
      voal.ch 1 year ago Reply

      Andrea je tuj fol në jerm, shkruan me delir madhështie por mjerisht nuk thua asgjë. Rexhepi ishte balerin i parë, solist. Ti krahasoho si trajtohen balerinët e parë me këtë format të tij në Perëndim dhe shtetet përrreth! Rexhepi për t’u kuruar udhëtonte 48 orë me autobuz nga Tirana në Stamboll dhe kthim dhe pritej e përcillej me nderim natyrisht nga shqiptarë atdhetare që jetojnë në Turqi. Po na tregon se Nurejevi vdiq me SIDA, po unë e krahasoj formatin e Rexhepit me të një gjigandi si të Nurejevit. Një balerin si Rexhep Celiku dhe Liliana Cingu meritojnë ta kenë të siguruar jetën për atë që kanë krijuar. NUk ka në Shqipëri kopje të tillë më! Se shteti vjedh për vete nuk investon as për artin as për rininë as për sportin as për shëndetësinë.

      • author avatar
        Ani 1 year ago Reply

        E Nderuar Elida, e ndjek me kujdes gazeten tuaj dhe ju pergezoj per punen e lavderueshme qe beni. Respekt dhe konsiderate per artin e te ndjerit Rexhep Celiku, eshte e dhimbshme qe vetem vdekja na kujton se cfare humbim. Por sinqerisht, pa dashur te gjykoj shkrimin tuaj me duket pak e ekzagjeruar cdo gje qe lexova dhe neper mediat e tjera, jo vetem per te ndjerin por dhe per artiste te tjere qe nuk jetojne me shkruhet me te njejten gjuhe superlative. Perse keta artiste vertete te mrekullueshem duhet te kene nje trajtim te vecante dhe babai im nje agronom i mrekullueshem vdiq ne harrese, apo babai i mikes time nje biolog me nje pune shkencore te lavderueshme vdiq i varfer, apo babai ose nena e dukujt tjeter qofte mesues, inxhinier, doktor te mrekullueshem dhe njerz qe vertete i kane dhene shume shoqerise shqiptare, di raste pa fund, jane larguar nga kjo bote te harruar. Keta artiste ne kohen qe jetuan ishin te respektuar dhe te vleresuar mbase me shume se nje inxhinier , doktor, apo profesor, perse duhet nje trajtim i vecante per to dhe per te tjeret jo?, le ti leme hamendjet, sikur te ishin ne perendim, une ne perendim jetoj dhe cdo dite e shikojme dhe jetojme sidomos ne art se sa e veshtire eshte dhe cfare konkurence dhe talente te frikshem qe ka, sot je i famshem dhe pas pak kohe mund te jesh askushi.
        Respekt per punen tuaj

  • author avatar
    Nai. 1 year ago Reply

    Sa talentin dhe gjeniun e hengri bota , moj moter. Mos lakmoni dheun e huj. Rexhep Çeliku vetem ne shqiperi ishte i madh dhe do mbetet per gjithmone. Ai ishte bere (lindur) per vallen shqipe. Lum ne qe e patem te tille. I leht i çoft dheu. Respekt pa fund per te.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      Nai i nderum, nuk lakmon kush dheun e huej, ata shqiptarë që kanë lanë vendin e tyne për në dhe të huaj kanë përjetuar një dramë të madhe, por shteti amë asht kriminel me artistët e dimensioneve botërore si Rexhepi. Asht kriminel edhe me vetë popullin.

  • author avatar
    Ani 1 year ago Reply

    Nuk e kuptoj kete delirin e madheshtise kaq karakteristik per ne qe zhvlereson çdo shkrim, sado qellim te mire qe te kete ne vetvete. Rexhep Çeliku ishte i madh ne vallen popullore, ta krahasosh me Nurejev eshte minimumi absurde. Vetem nje naiv mund te mendoje se kush kercen vallet tona popullore eshte mjeshter i çdo lloj kercimi! Nuk i beni nder Mjeshtrit Rexhep Çeliku, por beheni vete qesharake. Si qenka nje balerin 37 vjeç ne kulmin e moshes kur ne fakt ne ate moshe pothuaj te tere balerinet ne bote nuk kercejne me. Eshte shume e vertete nenvleresimi i artisteve tek ne, per kete keni te drejte.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      Ju pershendes Ani, me vjen keq per konfondimin e fakteve. Kur e krahasoj Rexhep Çelikyn me Nurejeven nga baleti klasi apo me Fred Aster si mjeshter i tap kete e krahasim e bej per te nenvizuar formatin. Rexhep çeliku ishte i ketij formati dhe duke patur formatin e nje korifeu ai meritonte t’i kishte te ardhurat kesisoj, pra ta kishte jeten e sivuruar. Balerine te formatit minor ne krahasim me Re hep Çelikun kane dale jashte dhe kane hapur shkollat e tyre! Nuk i zhvleresoj, perkundrazi, nenvizoj dramen e nje kollosi qe sakrifikon dhe qendron ne Shqiperi. Rexhep Çeliku ishte zgjedhur nga koreografi me i famshem i te gjitha k9herave, Nderi i Kombit pa titull Panajot Kanaçi dhe sigurisht ishte nje artist shumedimensional. Pra jam e sigurt qe ne moshen 37 vjeçare Rexhep Çeliku, se ti ia ke bere shume mire llogarine e moshes, ai mund te kishte sukses ku te deshironte. Sikur Ilir Kerni e me rradhe. Kush ka dale jashte nga TOB, balerin, orkestrant apo soprano a tenor kane arritur majat ose te pakten kane siguruar jeten. Rexhep Çeliku dhe Lili Cingu jane te paperseritshem. Zoti u kish dhene te gjitha bashke, talentin, pamjen, vullnetin. Kemi 27 vjet tranzicion une nuk di asnje balerin te kete formatin e tyre me pushtu skenen. Jane balerine te shkelqyer, i çajne dyer e suksesit jashte por te lavdishem nuk jane siikur ishin Rehep Çeliku apo Lili Cingu. Besoj se u sqaruam.

  • author avatar
    Anonymous 1 year ago Reply

    E dashur Ani. 37 vjec eshte edhe pjekuria e kercimtarit , varet nga performanca e tij, Barishenkovi erdhi ne stamboll rreth 50 vjec performoi 50 min koncert i vetem fare .. nje kryeveper.. Zoica Haxho , Miltiadh Papa e te tjere ne 40- 50 vjec ishin ne kulnin e tyre .. ndersa sa per vallet popullore ne te ansamblit kishim misionin te ruanim traditen e artit ecnuk na lejohet tjeter profil por mund te performojme te gjitja llojet e kercimeve te kohes ne nivele boterore .. Panajot kanaci brenda kostumit e muzikes popullorekrijonte modernen por ju nuk e shihnit dot..e dinim ne qe e kercenim..

  • author avatar
    Linda 1 year ago Reply

    E dashur Ani. 37 vjec eshte edhe pjekuria e kercimtarit , varet nga performanca e tij, Barishenkovi erdhi ne stamboll rreth 50 vjec performoi 50 min koncert i vetem fare .. nje kryeveper.. Zoica Haxho , Miltiadh Papa e te tjere ne 40- 50 vjec ishin ne kulnin e tyre .. ndersa sa per vallet popullore ne te ansamblit kishim misionin te ruanim traditen e artit ecnuk na lejohet tjeter profil por mund te performojme te gjitja llojet e kercimeve te kohes ne nivele boterore .. Panajot kanaci brenda kostumit e muzikes popullorekrijonte modernen por ju nuk e shihnit dot..e dinim ne qe e kercenim..

  • author avatar
    Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

    E dashur Linda, ke shumë të drejtë. Asambli Kombëtar i Valleve u bë i tillë, me një emër botëror, sepse drejtohej nga koka si Panajot Kanaçi. Dhe këtë çerek shekulli mund të kishte performuar në skenat botërore! Por le të marrim Zoica Haxhon apo MIltiadh Papën, yje të baletit klasik, kush kujtohet sot për ta ?! MIltiadh Papa nuk jeton më në mos gabohem por Zoica jeton! Turp i shteti tonë dhe i MInistrisë të Kulturës dhe atyre që drejtojnë Teatrin e Operas dhe Baletit dhe AKKV, Turp! Ku i kemi sot këto formate ? Xhepin, Lilin, Zoicën të inkarnuar tek brezi i ri ? Talentet nuk qendrojnë në Shqipëri, se shteti nuk pyet për kulturën. Po kombi barazohet me kulturën jo me partitë e mbushur me analfabetë dhe të inkriminuar.

  • author avatar
    Al. 1 year ago Reply

    E dashtun Elide , shkrimi yt asht nji grusht ne zemren e ktij sistemi shoqnor . Por thuhet se kombi , ne ma te shumten e rasteve ” ha ” bijte e vet . Kapitalizmi i vertete nxjerr ne krye ma te talentumit , dhe ju jep ate qe meritojne . Por ne shqipni nuk ka akoma as kapitalizem . Ne shqipni ka nje lloj bujkroberie te nderthurur me bajraktarizem . Dihen pasojat e kesaj demokracije alla shqiptare . Edhe i ndjeri , si shume te tjere i vujten dhe i vujne kto pasoja . U prefte ne paqe shpirti i tij .

    • author avatar
      voal.ch 1 year ago Reply

      E dashtun Al, flm shumë, asht pikërisht kështu si thu, tek ne ka bujkrobni, nga diktatura kemi kalu në bujkrobni, dhe kjo asht si drita e diellit, nuk të krijon asnjë dyshim me thanë asht apo s’ashtë! Amin, përqafimet e mia

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      E dashtun Al, flm shumë, asht pikërisht kështu si thu, tek ne ka bujkrobni, nga diktatura kemi kalu në bujkrobni, dhe kjo asht si drita e diellit, nuk të krijon asnjë dyshim me thanë asht apo s’ashtë! Amin, përqafimet e mia

  • author avatar
    Ela 1 year ago Reply

    Shkrimi eshte emocional per te plotesuar ate figure unike te solistit “shqiponje”te valles tone qe bashke me Lilin bejne skenen e paperseritshme te valles shqipetare…te gjitha komentet qendrojne…talentet e artit dhe te cdo fushe tjeter jane krenare qe debutuan ne vendin e tyre,mes njerzve te tyre…por besoj konkluzioni eshte qe per keta personalitete me cilesi e arritje te vecanta qe kalojne kohe e ore te jetes se tyre per te argetuar shoqerine…duhet kujdesje pasi e ndjejne shume me shume largimin nga shoqeria per shkak te gjendjes ekonomike social-psikologjike…

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 1 year ago Reply

      E dashur Ela, këto figura kanë bërë sakrificë të madhe me ndejtë në vendin e tyne, sepse çdokush do me qendru në vendin e vet, por me pasë një jetë dinjitoze, ndërsa figurat me të cilat identifikohet kultura shqiptare, këto figura duhet të trajtohen sipas meritës. Përse qeveritarët tanë janë të mbushur me privilegje kur dihet se nuk e kanë asnjë kontribut! Rexhepi dhe Lili duhej ta kishin jetën e tyne të sigurume. Edhe titullin e morën pas 50 vitesh karierë! Asht turp!

Komentet

Leave a Reply to Ani Cancel reply

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e XXXXIX – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e XXXXIX. E shtunë, me 17 shtatuer 1921, ora 3 e 15 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Mbasi çâshtja u shoshit mjaft, s’due me folë gjatë. Shqipníja e fitoi lirinë politike, u ba shtet më vedi e shqiptari me nji gjysmëshekulli mâ tepër me mund e me djersë të vet, e i ndihmuem prej rasavet politike, mund të quhet sot i lirë. E dini se lirija politike, nuk mund të ngjasë e nuk mund të qëndrojë po qe se ay popull, nuk përmbledh në vedvedi elementat qi janë bazat e kësaj lirije. Këta elementa janë naltësimi shpirtnuer, ekonomik e moral. Nji popull duhet të përpiqet vetë me inisiativa private qi t’arrinjë n’atë shkallë, n’atë ekonomike e morale e nji popullit shpirtnuer. Detyra e Qeverisë, në këtë fushatë âsht me i ndihmue për sa t’i vijë për dore institucioneve private qi ka për qëllim naltësimin shpirtnuer, moral e ekonomik të nji populli. Inisiativat duhet të vijnë prej popullit, se ndër vênde mâ të qytetnueme të botës, janë shoqninat qi përkujdesen për naltësimin shpirtnuer e Qeverija nuk përzîhet aspak në ksi çâshtje. Si kanë me j’u sigurue popullit këto mjete q’i lypsen për me u naltësue ? Tue veprue gjithsecili në kokë të vet vërtet nuk mund të bâhet gjâ, por tue i bashkue forcat energjike për bashkë-veprim. Qysh se Shqipníja âsht bâ shtet më vetëhe, janë formue pak a shumë shoqnína me qëllime të ndryshme për me i shërbye qëllimit të naltpërmêndun. Këto shoqní janë muzikale, teatrale etj. të cilat, tue mos pasë marrëveshtje ndërmjet të shoqi-shoqt, vepra e tyne mbet e kufizueme. Këto shoqni sot janë bashkue nënë emnin e Federatës së madhe “Atdheu” e kanë bashkue forcat e veta me veprue me nji program e me nji mêndim. Âsht e ditun se gjallníja e shoqnive, duhet të vijë prej ndihmavet të popullit e jo të Qeverisë, por me nji popull si ky joni i cili nuk kupton halà mirsinat e këtyne shoqninave, po nuk u ba udhëheqëse Qeveríja, âsht shum e vështirë, d.m.th. në qoftë se pa ndihmën e Qeverisë, mund të bâhet nji punë për dhetë ditë, me ndihmën e saj, mund të kryhet për pesë. Prandaj Federata “Atdheu” ju drejtue Shtetit e n’emën të Shtetit K. Kombtar, kështu qi ky të ndërmjetësojë qi ndihma e kërkueme të mos i mohohet. Shka lyp kjo shoqni ?

Nji ndihmë të hollash sa me fillue punën. Mandêj s’ka me pasë mâ nevojë për ndihmë të Qeverísë pse Shqiptari nep të holla për me i ndihmue naltësimit të vet, por deri sot âsht i pa besshëm e se kur të shofë se po bâhet diçka do të ndihmojë e nuk do të kursejë kurrgjâ ; për këtë arësye “Federata Atdheu” për me mujtë me nisë veprimin e vet, po kërkon nji ndihmë prej Qeverísë. Besoj, se mbas shumë shpenzimeve qi ka bâ Shteti Shqiptar, mbas shumë shpenzimeve qi në vedvedi janë të kota, pse janë shkaktue për shkaqe qi rrjedhin nga padija e popullit Shqiptar, të cilën padije “Federata Atdheu” po don me e largue. Pas nispetit të shpenzimeve të kota qi ka bâ Shteti i jonë, kjo shumë nuk âsht kurrgjâ. 1) 50 mijë franga besoj se nuk ka shqiptar qi t’i shohë të shuma, e këtê po e marr vesht mbas fjalëvet qi po flasin shokët e mij. 2) Kërkesa e dytë e “Federatës Atdheu”, âsht qi Qeveríja t’i napë lejën me bâ nji llotari. Lejën me  hap nji llotari e ka prej ligjit, vetëm Federata kërkon t’a monopolizojë për vetëhen e saj. 3) Pika e tretë âsht përdorimi i nji kartës të monopolizueme prej Federatës Atdheu. Me gjithë shpjegimet qi dha Z. L. Gurakuqi, due t’a shpjegoj edhe vetë nji çikë mâ tepër. Mjerisht K. i Financave, solli konfuzion në mes të shokëvet mbasi “Federata Atdheu” nuk kërkonte pullë, por qi për ç’do akt privat të taksuem prej Shtetit të përdoret nji kartë e posaçme. Për këtë kartë Shoqníja “Federata Atdheu” të kishte të drejtë shitjeje me anën të kartë-shitësit d.m.th. se un kur kam me shkrue nji lutje më duhet me i vûe pullë kësaj, e në vênd qi me shkrue letër çfarëdo do të përdori kartën e Federatës “Atdheu”. Ç’ka do të bjerri unë mbasi karta qi do t’a blej jashtë ke tregëtari kushton 10 santim e karta e Federatës kushton edhe ajo 10 santim. Ç’farë konfuzionit do të ketë Shteti?!!!! Këtu do të kishin të drejtë me u qa vetëm disa tregëtarë qi shesin kartë ; ky âsht i vetmi kundrështim apo kufizim i tregëtís. Në tregëtínë e përgjithëshme âsht edhe nji tregëtí shkresurinash : kartë, lapsa, melan etj…. Mbrênda kësaj tregtíje âsht edhe tregtíja e kartës së përgjithëshme ; po mbrênda tregëtís së kartës së përgjithëshme âsht edhe tregtíja e nji kartës qi konsumohet për aktet e taksueme. Ky âsht nji kufizim kaqë i paktë si me i hedhë nji pikë ujë në det ; nji gjâ kaq e vogël sa kurkush nuk ka me u qá. Në qoftë se në Shqipní ka nji mijë tregëtarë qi shesin karta, 1000 do të bjerrin nga 10 franga në vjet, por Shoqënija “Federata Atdheu” fiton 10.000. Kujtoj se këto 10.000 franga nuk i fiton nji njeri, por po i fiton populli e po i përdor për të mirën e Atdheut. Me dhjetë frânga dâm qi mund të ketë nji tregëtar në vjet me kufizimin e kartës e tregëtís së kartës do të fitojë naltësimin kultural e moral të popullit. Besoj se mbas këtyne shpjegimevet me këtë kartë nuk do të cënohen aspak të drejtat e Shtetit e prandaj proponoj qi përmêndorja “Federata Atdheu” të pranohet integralisht, e cila në kërkesën e saj për t’i arrirë qëllimit të vet âsht bazue mbi lehtësinat qi do t’i bâjë populli dhe Qeverija.

 

  1. L. Gurakuqi : Kërkon këndimin e Art. 2 të Traktatit.
  2. M. i P. të Jashtme : Këndon Art. 2 të Traktatit, i cili âsht ky :

Art.2.  Qeveríja italjane për të dhânë provë të ndjenjave të saj për respektimin e sovranitetit shqiptar përmbi Vlonën, si edhe për tansín toksore të Shqipnís, ka me çue në vêndin e vet ushtrín italiane, tani për tani të ndodhun në litoralin e saj, si dhe në gjithë Shqipnínë, përveç Sazanit.   

  1. M. Kruja: Mbi çâshtjen’ e kufinit prendimo-veriorelindor bashkohem pikë për pikë me Z. Gurakuqin. Sa për masat qi përmênd Z. M. P. Jashtme qi ka marrë mbi sigurimin e këtyne kufîjve megjithë qi jam i kënaqun deri diku, kujtoj se do të kishte bâ dhe mâ tepër e meqi s’ka kalue koha të marrim masa mâ të forta. Ministri i P. Jashtme thotë se i kanë dhanë të gjitha instruksionet e nevojshme delegacivet t’ona në Paris e në Gjenevë. Kur ka vênde me strategjí ekonomike të gjithë shtetet e botës u shoqnojnë delegatvet të vet edhe eksperta mbi asoj çâshtjesh t’ímta e këto rregullisht oficera të Shtetit Madhnuer. Na nuk kemi kësí njerëz por ndofta do të gjindet nonji qi sado qi nuk do t’ishte i Shtetit Madhnuer do t’i dinte ato kufîj e do të kërkonte ato vênde strategjike e ekonomike të visevet të Gorës, Veleçikut etj. Në qoftë se jemi në kohë edhe kisha me thânë me çue nji a dy prej këtyne vetëve për me ndihmue delegacionet t’ona në kësí çâshtjesh. Un çâshtjen e Veleçikut e të Gorës nuk e quej çâshtje lokale po çâshtje vitale, po në qoftë se nuk duem të shtrëngojmë malësorët t’onë ekonomikisht të bâhen veglat e të huejve kundra Atdheut, mbasi i hueji nuk mungon për këto mjete shumë të ndyra. Sa për çâshtjen e kufîjvet të jugës bashkohem me Z. Omari e dëshëroj qi Z. Ministri t’na japë shpjegime mbi ato vise qi gjinden në dorë të Grekut. Shumë gazeta italiane qi kemi këndue mbi Ishullin e Sazanit thonë se zaptimi i këtij nuk e prish integritetin e Shqipnís, bile Tribuna thotë se nuk âsht Ishull shqiptar. Mbasi Z. Ministri thotë se Sazanin e konsideron si nji pjesë të pandashme të Shqipnís e gëzohemi shumë qi Qeverija e ka në program integritetin e Shqipnís e s’do të lejë asnji masë pa marrë për me i sigurue Sazanin Shqipnisë. Për ç’i përket regjistrimit të traktatit me Lidhjen e Kombeve Qeverija ka bâ shumë liksht tue regjistrue pa e paraqitë në parlament për pëlqim. Sa për çâshtjen e Emzot Nolit nuk mund të bashkohem me z. Ministër. Zotni e tij thotë kemi bâ nji telegraf e i kemi kërkue qi deklaratën në qoftë se e ka bâ t’a përgënjeshtrojë, tue thânë se s’e ka bâ nga ana e Qeverís. Ndofta do të thotë ndokush se tue hekun Fan Nolin prej atij vêndi do të kishim nji dâm, por unë them se do të ishte shumë mâ i madh qi ai të rrijë atje. Ajo punë mbyllet vetëm me nji rrugë : tue hjekë delegatin Emzot Fan Nolin prej andej, mbasi e ndênjmja e tij atje âsht shum’ e dâmshme për Shqipní.

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja  “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”

50 VJET MË PARË: ZBRITJA E ANIJES SË HAPËSIRËS SË LARTË APOLLO 11 NË HËNË – “NJË HAP I VOGËL PËR NJERIUN, NJË HAP GJIGANT PËR NJERËZIMIN” – Nga Frank Shkreli

 

Këtë javë, Enti Amerikan i Hapësirës së Lartë, NASA shënon 50-vjetorin e zbritjes historike në Henë të anijes së hapësirës së Lartë, Apollo 11, me një seri ekspozitash dhe programesh të ndryshme anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga 16 -20 Korrik.

 

Ishte pikërisht 16 Korriku i vitit 1969, kur astronautët amerikanë, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins filluan udhtimin e tyre historik për në Henë nga Qendra e Hapësirës së Lartë të NASA-s, Kennedy, në shtetin Florida.   Katër ditë më vonë, me 20 Korrik, ndërkohë që astronauti Collins drejtonte në orbitin e Hënës anijen Apollo 11, dy kolegët e tij, astronautët Armstrong dhe Aldrin zbritën në sipërfaqen e Henës me një pjesë të vogël modulare të anijes së hapësirës së lartë të mbiemëruar, Shqiponja (“Eagle”), duke i deklaruar Amerikës dhe botës së, “Shqiponja kishte zbritur” në sipërfaqën e Henës.   Ishte kjo hera e parë në historinë e njerëzimit që këmba e njeriut kishte shkelur mbi sipërfaqen e Henës.

 

Astronauti, Neil Armstrong, i pari përfaqsues i njerëzimit që hodhi hapin e parë mbi Hënë, kishte deklaruar se misjoni i tyre eskplorues në hapësirë, ndonëse mund të ishte, “Një hap i vogël për njeriun”, për nga rëndësia historike, shkencore dhe teknologjike, ai ishte i vetdijshëm se suksesi i tyre përbënte edhe një“Hap gjigant për mbarë Njerëzimin”.   Astronauti Armstrong konsideronte pra se se zbritja në Henë e astronautëve amerikanë, 50-vjetë më parë, ndonëse ishte një nismë, ekskluzivisht, e paparë deri atëherë në historinë njerëzore, nuk ishte vetëm një hap i madh drejt eksplorimit të hapësirës së lartë nga Shtetet e Bashkuara, por si i tillë, duhej të konsiderohej edhe si një përfitim i madh për mbarë botën dhe për zhvillimet e ndryshme në shumë fusha të shkencës, teknologjisë dhe komunikimit.

Astronauti Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në sipërfaqen e Hënës

 

Astronauti Neil Armstrong ka ndërruar jetë në vitin 2012, në moshën 82-vjeçare, por dy kolegët e tij në këtë udhtim historik në Henë, Buzz Aldrin dhe Michael Collins jetojnë ende dhe do të ribashkohen të hënën me 16 korrik për të kujtuar këtë përvjetor, në Qendrën e hapësirës së Lartë Kennedy në Florida – aty ku gjysëm shekulli më parë filloi misioni i tyre për të zbritur në Henë.   Enti amerikan  i hapësirës së lartë, NASA njofton se—ndër të tjera aktivitete anë e mbanë vendit –përfshirë edhe ato që do mbahen në Washington — dy astronautët e Anijes Apollo 11 do të kenë një konferencë me gazetarët e mbledhur aty për të kujtuar këtë përvjetor historik dhe pastaj do të vizitojnë Qendrën Kennedy, ku do të takohen me ish-drejtuesit e misionit të Apollo 11, si edhe me drejtuesit e misjoneve aktuale ARTEMIS, pjesë këto të programit aktual amerikan të hapësirës “Nga Hëna në Mars”, për eksplorimin e mëtejshëm të hapësirës nga njerëzimi.

 

Credits: NASA

Zbritjes aktuale në Henë, Korrikun e vitit 1969, i kishte paraprirë një angazhim kombëtar i ndërmarrë nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John Kennedy – i cili në një atmosferë të asaj kohe të rivalitetit gjeopolitik midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Shteteve të Bashkuara –në një fjalim para Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbi nevojat urgjente kombëtare kishte deklaruar mbi planin për zbritjen në Henë se, “Unë besoj se kombi ynë duhet të angazhojë forcën dhe burimet financiare për të arritur, para mbarimit të kësaj dekade, zbritjen e astronautëve në Henë dhe kthimin e tyre në tokë.   Asnjë projekt tjetër i vetëm në këtë periudhë, nuk do të jetë më mbresëlenës për njerëzimin dhe as më i rëndësishëm për eskplorimet afatgjata të hapësirës së lartë, por edhe asnjë projekt tjetër nuk do të jetë më i shtrenjtë dhe më i vështirë për tu realizuar”, kishte paralajmëruar ish-Presidenti John Kennedy., duke shtuar se “Nëqoftse e miratojmë dhe nëqoftse realizohet ky projekt, nuk është se vetëm një njeri do të shkojë në Henë,por do të jetë i mbarë kombi që shkelë në Henë, pasi nevojitet bashkpunimi i të gjithë neve për të bër  të mundur një gjë të tillë”, kishte deklaruar John F. Kennedy, duke njoftuar zbritjen eventuale në Henë nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Është e vërtetë se ishte Presidenti Kennedy, ai i cili ndërmori vendosmërisht angazhimin kombëtar – të cilën ai e kishte konsideruar si një urgjencë kombëtare —   zbritjen e astronautëve në Henë, por projekti për eksplorimin e hapësirës së lartë ka pasur mbështetjen e të pakën katër administratatave, republikane dhe demokrate, duke filluar nga Presidenti Eisenhower, si dhe nga Kongresi dhe populli amerikan në përgjithësi, gjatë më shumë se një dekade, vazhdimisht deri në arrijtjen e këtij objektivi, në Korrik të vitit 1969.   Këtë mbështetje, si dhe krenarinë e amerikanëve për zbritjen në Henë të astronautëve, e kishte shprehur edhe ish-presidenti Richard Nixon në një bisedë telefonike me anë të radio-transmetimeve nga  Shtëpia e Bardhë me astronautët nga sipërfaqja e Hënës – një komunikim ky që ai e ka quajtur si telefonata më me rëndësi në historinë e njerëzimit –me astronautët Armstrong, Aldrin dhe Collins. Nixoni është shprehur: “Më mungojnë fjalët që të shprehi krenarinë që të gjithë ne ndiejmë për punën tuaj.   Për çdo amerikan, ky moment duhet të jetë momenti më krenar në jetën tonë.   Por edhe popujt anë e mbanë botës, jam i bindur, se bashkohen me amerikanët për të celebruar këtë arritje të mrekullueshme.   Si përfundim i veprës suaj, qielli dhe hapësira e lartë tani janë pjesë e botës së njeriut në tokë.   Kështuqë, ndërkohë që flisni me ne nga anija e hapësirës së lartë në Henë, na frymëzoni që të dyfishojmë përpjekjet tona këtu në tokë për sjellur paqë dhe mirëqenje në planetin tonë.   Në këtë moment të papërshkrueshëm, të gjithë popujt e botës janë të bashkuar dhe ndajnë me ju krenarinë e tyre për suksesin tuaj…”, është shprehur ish-Presidenti Nixon.   Ndërsa Astronauti Armstrong duke e falënderuar Presidentin Nixon, ka shprehur ndjenjat e tij dhe të kolegëve duke thënë:“Është nder dhe privilegj i madh që gjëndemi këtu (në Henë), si përfaqsues jo vetëm të Shteteve të Bashkuara por edhe të njerëzve paqëdashës anë e mbanë botës, të cilët janë të interesuar dhe kuriozë dhe që ndajnë me ne një vizion për të ardhmen”, ka thënë 50-vjetë më parë astronauti Armstrong.

 

Ndoshta pak kush prej nesh është i vetdijshëm se ishte pikërisht zbritja në Henë 50-vjetë më parë dhe vizioni i këtyre astronautëve amerikanë dhe të tjerëve si ata që ka bërë të mundur sot të gjitha mënyrat e reja të komunikimit që përdoren sot anë e mbanë botës, përfshirë përdorimin e satelitëve që bëjnë të mundur transmetimin brenda sekondash të fotografive, të zërit dhe të sinjaleve, nga një anë e globit në tjetrën.   Kështuqë kur të telefononi të afërmit tuaj dhe të komunikoni me ta kudo në botë me anë të telefonit, facebook-ut, facetime ose mënyrave të tjera të komunikimit modern, kujtoni sot tre astronautët amerikanë – Armstrong Collins dhe Aldrin—në 50-vjetorin e zbritjes së tyre në Henë, pasi ishte ai sukes fillestar që bën sot të mundur, për secilin prej nesh, komunikimin e lehtë me të gjithë botën.   Ky është vetëm një përfitim nga shumë dobi të tjera që vinë nga eskplorimet e hapësirës së lartë, atëherë dhe sot.

Si shmanget konflikti në Shkodër – Nga Prof. dr. ROMEO GURAKUQI

Zoti Valdrin Pjetri! Duke mirëkuptuar dëshirat tuaja personale për ta konsideruar të përmbyllur si në ëndërr procesin zgjedhor në Shkodër, bazuar mbi kornizat dhe standardet njëpartiake, unë kërkoj vëmendjen tuaj për disa shqyrtime paraprake që ju, sipas mendimit tim, do të duhet të keni parasysh në vlerësimin e pozicionit karshi publikut dhe institucionit më të lartë  të qeverisjes krahinore, para çdo deklarimi ose veprimi të mëtejshëm politik.

Sa më sipër, e bëj para së gjithash, nisur nga interesa themelore e ruajtjes së paqes sociale në Shkodër dhe nga nevoja imediate e shmangies së çdo përplasjeje artificiale, që mund të provokojë ambicia politike e paarsyetueme. Së pari, unë mendoj se çështja e drejtimit të Bashkisë së Shkodrës, në linjë kanunore dhe statutore është e bazuar mbi disa parime themelore të konsoliduara me kohë në qeverisjen qytetare në anët tona. Ndërmjet këtyre parimeve duhet t’ju përmend veç dy prej tyre: a) një pranueshmëri e gjithanshme e kandidaturave prej faktorëve politikë dhe komunitarë, historikisht përcaktues dhe (b) zgjedhje të lira e të ndershme ndërmjet kandidatëve konkurrues, të aprovuar paraprakisht nga përfaqësuesit e spikatur të komunitetit.

Të dy këto parime janë shkelur brutalisht nga “komandanti” juaj dhe, për rrjedhojë, zgjatja e mëtejshme e juaja në lojën e Edi Ramës në Shkodër, mendoj se do ta zhvleftësojë në mënyrë të pariparueshme pozicionin e ardhshëm tuajin në anët tona. Së dyti, zgjidhja e problemit të vlefshmërisë së ngjarjes së çuditshme të datës 30 qershor 2019, do të vijë vetëm pasi Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e krizës së dy pushteteve në Shqipëri. Kjo do të thotë se çështja e Bashkisë së Shkodrës, sa është një çështje krahinore, është edhe një pjesëz e një problemi shumë më të madh juridikokushtetues me rëndësi kombëtare, i shtruar për t’u zgjidhur nga faktorët më të rëndësishëm të brendshëm dhe ndërkombëtarë.

Çdo ngutje për t’u vetëdeklaruar për hapa proceduralë, bazuar nga pozitat e forcës, mbështetur mbi përdorimin e paligjshëm të forcave policore, ju dëmton ju personalisht shumë fort dhe ju heq çdo të drejtë për të pretenduar me qenë kandidat sërish në zgjedhjet e datës 13 tetor 2019. Së treti, më datën 29 qershor 2019, një grup i mirëstrukturuar civilësh, me drejtim politik dhe me heshtje të urdhnuar policore (tanimë e interceptuar dhe e identifikuar edhe nga agjencitë informuese), ka ushtruar një veprimtari të paligjshme demonstrative nëpër rrugët e qytetit për disa orë me radhë (nga ora 13:30 deri në orën 23:00), duke dhunuar punonjësit e bashkisë dhe objektet në pronësi të komunitetit shkodran.

Në disa prej këtyre demonstrimeve kërcënuese dhe dhunuese, ju keni qenë i pranishëm me distancë (jeni identifikuar në lagjen “Badra”, ku unë jam lindur dhe rritur) dhe keni asistuar në veprimtarinë e civilëve të paautorizuar nga ligja (ligja autorizon vetëm Përmbaruesit Gjyqësor, që kërkojnë mbështetjen e Policisë për zbatimin e një vendimi të Gjykatës). Deri sot, ju jo vetëm nuk keni kërkuar falje për sa më sipër, por as nuk jeni distancuar nga “demonstruesit”. Duhet t’ju kujtoj, se ju po heshtni edhe sot e kësaj dite, kur Policia e Shkodrës, që atë ditë hapi rrugët për makinat me xhama të errët, po kërkon cep më cep për t’i ndëshkuar, punonjësit e bashkisë që ishin në plotësim të detyrës së ngarkuar me urdhër pune nga titullari i institucionit, në respektim të Dekretit të Presidentit të Republikës.

Ky implikim juaji në këtë ngjarje poshtëruese dhe të papranueshme për komunitetin, mungesa e tejzgjatur e faljes, e cenon automatikisht të drejtën tuaj për të pretenduar një drejtim të pranueshëm të Bashkisë Shkodër. Së katërti, duhet të keni parasysh se në Shkodër nuk mund të pranohet një drejtim këshillimor dhe ekzekutiv minoritar (sipas vlerësimit të ekipit vëzhgues që kam angazhuar në terren është vetëm 7%) i institucionit bashkiak.

Në qytetin e Shkodrës, me konventë është i ndaluar edhe drejtimi minoritar, edhe ai monopartiak. Për rrjedhojë, çështja e drejtimit të ardhshëm të Bashkisë Shkodër do të jetë vetëm rezultat i një procesi zgjedhor pluralist, bazuar në ligjshmëri të akorduar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas të gjitha gjasave, ky proces i ri zgjedhor do të zhvillohet brenda afateve kushtetuese dhe brenda limitit kohor të ripërtëritjes së nevojshme të pushtetit krahinor. Më 13 tetor 2019, do apo nuk do Edi Rama, në Shkodër do të zhvillohen zgjedhjet pluraliste për Bashkinë e Shkodrës. Vetëm rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë ai i pranueshmi për zgjedhësit e bashkisë më të vjetër të Shqipërisë, vullnetin e të cilëve ju nuk mund ta anashkaloni me lojën e pandershme elektorale të uzurpatorit të pushtetit të Tiranës, të datës 30 qershor.

Jeni ende në kohë të deklaroni tërheqjen nga çdo aventurë zaptuese, në respekt të këtij vullneti maxhoritar të shkodranëve, për të mos e humbur të drejtën përfundimisht për të qenë kandidat potencial ne zgjedhjet e ardhshme. Duhet t’ju kujtoj se personalisht i kam kërkuar Policisë së Shtetit në Shkodër të respektojë ligjin e posaçëm dhe të mos ndërhyjë njëanshmërisht në ‘krizën e dy pushteteve’, në territorin e Bashkisë sonë. Kjo do të thotë, jo vetëm ndalje e përndjekjeve ndaj punonjësve të Bashkisë aktuale, por edhe paanësi në konfliktin, që po përvijohet mes jush, si i nominuar i Edi Ramës dhe qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk do t’ia dorëzojnë institucionin e vetëqeverisjes vendore askujt, që nuk ka ardhur në drejtim prej zgjedhjeve pluraliste sikur e përcakton Kushtetuta e RSH.

E ndiej për detyrë t’ju informoj, se ditën që dikush i pamandatuar nga sovrani do të guxojë të ngjisë me pahir shkallet e ndërtesës bashkiake me ndihmën e forcave policore të komanduara nga operacionalet tradicionale, unë në cilësinë e përfaqësuesit të zgjedhur demokratikisht në Parlamentin e Shqipërisë, do të jem së bashku me bashkëqytetarët e mi, para derës se institucionit për të paraqitur kërkesën e duhur. Mendoj se ju duhet ta vlerësoni drejt gjithë parashtrimin e mësipërm, si një thirrje vullnetmirë për mirëkuptim dhe shmangie konfliktesh të kota dhe të pafrytshme në një hapësirë, që ka vuajtur mjaftueshëm në këtë tranzicion shkatërrimtar.

NGA BONI – JUSUF BUXHOVI – Nga REXHEP SHAHU

(fragment nga libri im ne proces Lufta ime per Kosoven)

Kur dikush i ikte luftës, frontit real të luftës, kur dikush luftonte në llogoren e tij pa ikë prej llogores së tij, kur dikush front lufte i quante kafenetë e restorantet në Kukës, Has, Tropojë, Rogner, Plazh Durrës, Dajt…, pra kur dikush flladitej në kohën e luftës e sot numëron me mend varret e ushtarëve armiq që pati ndërmend t’i vriste e don të shtojë varre shqiptarësh pasi s’bëri dot varre armiqsh, po ju përcjell një ditë të nxehtë “lufte”.
Kur kisha lexuar para shumë vitesh romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, nuk kisha guxuar as të ëndërroja se mund të njihesha apo mund të flisja me autorin e tij shkrimtarin e madh të letrave shqipe Jusuf Buxhovi.
Kur gazeta “Rilindja’ filloi të botohej në Tiranë, shkrimet e Jusuf Buxhovit ishin një shkak më tepër që ta lexoja çdo ditë atë gazetë e cila falë Skënder Zogajt, i vinte falas Radio Kukësit. Shkrimet e Jusuf Buxhovit, krahas Ali Podrimes, Mehmet Krajes, Ramush Tahirit, Xhemail Mustafes, Ibrahim Berishes, Rustem Rugovës, Veton Surroit, Shkelzen Maliqit, Sylejman Gashit, Sylejman Aliut, Milazim Krasniqit etj., ishin lëndë e parë për emisionet e mia. Shpesh shkrimet e tyre i përcillja të plota për dëgjuesit e radios.
Duke kërkuar që të mbaja lidhjet me zyrat e Lidhjes Demokratike në Gjermani, me Hafiz Gagicën e Sali Çekën, lidhje që i pati vendosur Izet Duraku, rasti e solli që të mësoj numrin e telefonit të Jusuf Buxhovit.
Dhe në ato ditë të vitit 1998, kur bota filloi të merrej me çeshtjen Kosovë, munda të lidhem me telefon me Jusuf Buxhovin. Nëpërmjet tij, doja që dëgjuesit e Radio Kukësit, që në atë kohë ishin të shumtë në Shqipëri e Kosovë, të informoheshin se çfarë po ndodhte në kancelaritë e perendimit me çeshtjen Kosovë, çfarë kulaçi po gatuhej për Kosovën dhe shqiptarët. (Them … në atë kohë ishin të shumtë dëgjuesit e Radio Kukësit… pasi sot kësaj Radioje ja kanë mbyllur gojën pamundësitë e shumta…).
Gjashtë biseda apo intervista telefonike kam realizuar me Jusuf Buxhovin nga Gjermania. Ai ishte në korent të çdo zhvillimi, ishte i mirëinformuar dhe i gatshëm në çdo kohë.
Ndërsa prisja ndonjë zë të rëndë e të vrazhdë, u befasova prej bisedave me Jusuf Buxhovin. Zë i ngrohtë, i ëmbël, i qartë. Njeri i gjendshëm, i shpejtë, i saktë. Dhe mbi të gjitha, njeri i qartë.
Ka patur raste që lidhjen me Jusufin e kam bërë drejtpërdrejt në edicionin qëndror të lajmeve në radio. Sidomos kur kishte ndonjë zhvillim me rëndësi për Kosovën. Dhe ai nuk harronte asnjëherë të përshendeste dëgjuesit e radios tonë, e sidomos të përshëndeste Gjakovën e njerëzit e saj.
Nuk dua të flas rreth gjithë bisedave që kam realizuar me Jusuf Buxhovin. Vetëm nuk më hiqet nga mendja biseda e realizuar ditën që në Bon të Gjermanisë u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit të Kontaktit për Kosovën, mbledhje e drejtuar nga sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright. Kur i telefonova Jusufit, mu lut që ta merrja në telefon pas dhjetë minutash. Jam në konferencën e shtypit që po jep pas mbledhjes zonja Ollbrajt, mu përgjigj ai. Dhe e lamë ta merrja në telefon në mbrëmje.
Shtypi dhe medja në Shqipëri patën shkruar e folur se në mbledhjën e Grupit të Kontaktit në Bon, ishte ftuar të merrte pjesë edhe kryeminstri i Shqipërisë Fatos Nano. Kështu që unë në intervistën e drejtëpërdrejtë me Jusufin në edicionin e lajmeve të orës 19.30, veç të tjerave, e pyeta Jusufin edhe për këtë gjë, duke e çmuar se thirrja e kryeministrit të Shqipërisë në Mbledhjën e Grupit të Kontaktit për Kosovën ishte domethënëse.
Por Jusufi u përgjigj qartë e shkurt : Në mbledhjen e Grupit të Kontaktit që u zhvillua sot në Bon të Gjermanisë nuk ka marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë e as kryeministri i Kosovës.
Po shtypi në Shqipëri ka informuar…, ndërhyra unë. Nuk më la të vazhdoj më tej. Shtypi ka shkruar ç’ka dashur, vijoi Jusufi, por në mbledhje nuk ka marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë.
Po çfarë u vendos për Kosovën në këtë mbledhje, e pyeta Jusufin. Asgjë nuk u vendos për Kosovën, u përgjigj me mllef Jusufi. U përkëdhel përsëri Serbia. Iu dha afat përsëri Serbisë që të bëjë vrasje e masakra në Kosovë…
Edhe në bisedat e tjera që kisha zhvilluar me Jusuf Buxhovin, ai gjithmonë këtë gjë ma thonte : Iu la afat përsëri Serbisë…
Kur e pyesja se si është opinioni gjerman e më gjërë për Kosovën, Buxhovi u shpreh në një bisedë, se kam droje se vuajtjet e Kosovës do të bëhën një përditshmëri në shtypin e medjat e këtushme dhe opinioni në perendim do të ambientohet me të e nuk do t’I bëje më përshtypje dhuna serbe në Kosovë…
Në shkrimet dhe analizat e shumta të Jusuf Buxhovit, pata mësuar të jem i qartë edhe vetë për shumëçka. Prej tij pata mësuar që të flasim për largim të Serbisë prej Kosove.
Respekti për këtë gazetar e shkrimtar të madh shqiptar, na bëri që bashkë me Izetin, të zgjidhnim një shkrim të Jusuf Buxhovit dhe ta botonim në numrin 4 të revistës tonë “Dy Drina”, numër special kushtuar Kosovës. Botimi më i parë i një libri me shkrime të gazetarëve me emër nga shumë vende të botës, kushtuar Kosovës, luftës për të dhe paqes së saj. Por që nuk mori jehonë pasi e zhurmuan ata që nuk u përfaqësuan në faqet e saj… Në këtë shkrim fill pas luftës për Kosovën, Buxhovi parashihte Mitrovicën e sotme dhe problemet e saj.
E kam vlerësuar si vlerë të veçantë që për Radio Kukësin ka informuar edhe Jusuf Buxhovi nga Gjermania. Dhe për vetën time privilegj. E ruaj zërin e Jusuf Buxhovit, të cilin ende nuk kam mundur ta takoj edhe pse e deshiroj shume një takim me këtë gazetar dhe shkrimtar të madh shqiptar.

Buxhovi, ky shërbëtor i lirisë Nga Getoar Mjeku

Në foto Getoar Mjeku me shkrim­tarin Jusuf Bu­xhovi në nji pro­mo­vim libri, në lib­ra­rinë Du­ka­gji­ni në Pri­sh­tinë, dhjetor 2016

Populli i Dardanisë ka ba shumë lufta për liri. E mbrama ka mbaru para 20 vje­të­ve. Por vendi ynë nuk asht ende krejt i lirë, ndërsa sun­dim­tarët e pa­su­nuem prej pu­shtetit sul­mojnë inte­lek­tualët e ska­mun që shpre­hin men­dimin e tyne të mirë­mbë­shtetun.

Kët javë, shkrimtari e his­to­riani Jusuf Bu­xhovi e çmoi luftën e drejtë t’Ush­trisë Çlirim­ta­re të Ko­so­vës, por dënoi krimet që dy­­sho­het se i kanë ba pjesë­­tarët e saj.

«UÇK-ja nuk ka qenë e pas­tër», tha Buxhovi. «Ka qenë e drejtë, por ka pasur edhe shumë gjëra të kë­qi­ja. Janë vrarë mbi 100 zyr­tarë të LDK-së, mbas luf­tës».

Njerëzit e pushtetit iu vër­su­lën pas­krupull­sisht, tue e qujtë pro­pa­gan­dist, tradh­tar të ko­m­bit e shpiun të Sërbisë. Do thanë se Bu­xho­vi po e njo­llon «luftën e pa­s­tër të UÇK-së» dhe «pjesë[n] më të lav­di­shme të his­torisë së kom­bit dhe po­pullit shqip­tar».

Me reagimet e tyne, kun­dër­­shtarët e Buxho­vit shpër­­faqën sa mos­dije aq dhe mos­durim ndaj drej­tësisë e lirisë.

Tregunë mosdije, sepse shpikën kon­ceptin e «luf­tës së pastër». Dije­tarët kanë ri­kujtu këto ditë se e drejta dhe marrë­dhaniet ndër­kom­bë­tare nuk e njo­hin luf­tën e pastër; njo­hin vetëm luftën e drejtë. Dhe Buxhovi e ka për­sëritë ma fort se kush­­do se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Kët javë ai foli për krime që shteti ynë ende nuk i ka ndëshku.

Tue i shpërfillë ato krime — mbi 100 vrasje poli­tike të mbas­luftës — për­ndje­kë­sit e Bu­xho­vit tregunë shpir­tin des­potik. Tue u thirrë në gjoja inte­resat e gru­pit, këta zhvleftë­sojnë je­tën e njeriut, shty­pin li­rinë e in­di­vidit, dhe pen­gojnë sun­dimin e ligjit. Kë­shtu sjellja e tyne për­ban për­kufi­zimin klasik të fa­shiz­mit, kurse guximi i Bu­­xho­vit thel­bin e luftës për liri.

Librat e Jusuf Buxhovit i kam pasë në dorë qysh fë­mijë. Atëherë nuk dij­sha se ç’brezi i për­kiste, nga vin­te, a ç’dia­lekt fliste. E çmoj­­sha si tre­gim­­tar shqip­­tar. Por ma fort i ad­mi­roj­sha herojtë liri­da­shës për të cilët shkrunte.

Te Shënimet e Gjon Nikollë Ka­zazit, osmanët e va­rin Col Shku­pin që ka guxu me shkru arbë­nisht dhe me andë­rru për lirinë e po­­pu­llit tonë. E shkrim­ta­rët e nji­mendtë duhet me qenë po aq trima sa per­so­na­zhet që krijojnë.

Vite ma vonë, shkrimtarin tonë e kam taku kur kam qenë student n’Ame­rikë. Aso­kohe kam për­kthy ang­­lisht librin e tij për Ko­so­vën nën Peran­do­rinë Os­­mane. E kam përcjellë në ligjerata n’univer­si­te­te ame­ri­kane, në takime me bo­tues e in­telek­tualë ven­das, dhe në tu­bi­me me mër­­gim­tarët tanë. Të gjithë e çmoj­shin dhe e për­krah­shin.

Disa e mbajshin mend prej kohës kur vep­rat i le­xo­­he­shin si radio­dramë në Pri­sh­­tinë, disa prej vi­te­ve kur pu­nonte ko­rres­po­n­dent i Rilind­jes në Gjer­­mani, e do tjerë nga ditët e the­me­limit të LDK-së dhe vizitat e her­shme në ShBA me krye­ta­rin Ib­ra­­him Ru­gova. Kish miq bashkë­­kombas nga të gjitha tro­jet tona dhe nga ko­­lonitë arbë­reshe. E prit­shin in­telek­tualët, biznes­menët, pro­fe­sio­nis­tët, dhe pu­në­torët e thjeshtë. Dhe e nde­roj­shin veçmas ata mër­gim­tarë që e kishin mbë­sh­tetë luf­tën çlirim­tare, tue dhanë mi­liona dollarë për UÇK-në ose tue iu bashku vetë ra­dhëve të saj.

E kemi lehtë me gjetë di­çka me të cilën s’paj­to­he­mi në mbi 40 libra dhe qinda in­ter­vista e li­gje­ra­ta, dhe Bu­xho­vi ka po aq. Por asht pa­qy­te­ta­ri me e sha nji njeri aq të res­pek­tuem si Bu­xhovi.

Shkrimtari ynë asht kthy në vend­lindje më 2000, mbasi ka kalu mbi dy de­kada në mër­gim si gaze­tar e re­fugjat. Për dallim prej kundër­shta­rëve të tij që ndje­kin pri­vi­legjet e pu­sh­tetit, Bu­xhovi nuk ka kër­ku kurrë post në qeveri. Sot jeton mo­de­s­tisht në nji ba­nesë të vogël në Pri­sh­tinë, ku vijon me shkru ro­­mane e pu­bli­cistikë.

Foto: Unë me shkrim­tarin Jusuf Bu­xhovi në nji pro­mo­vim libri, në lib­ra­rinë Du­ka­gji­ni në Pri­sh­tinë, dhjetor 2016

Pse (përse) shkruaj shpesh kohëve të fundit…? (diçka krejt personale ose në vetën e parë) – Nga AGRON SHABANI

Familjarë dhe miq të shumtë me kanë pyetur shpesh: Agron, pse (përse) i ke shpeshtuar shkrimët tua autoriale nepër media të ndryshme shqiptare? Dhe, me besoni ju lutëm se më është dashur një kohë e gjatë për të gjetur ose formuluar përgjigjën ekzakte dhe përfundimtare.
Qe (ja) pse shkruaj shpesh kohëve të fundit: Jeta, vepra ose personaliteti i njeriut, nuk janè vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të pandryshuara natyrore ose ordinare. Por, një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes ligjëve të njohura shkencore, intelektuale ose profesionale si dhe t’natyrës ose karakterit të njohur të personit ose indivit. Ato, nuk janë fryt i pakuptueshëm ose abstrakt i fantazisë apo i egove, superegove, alteregove ose tekave të ndryshme karieriste, profiteriste, proteksioniste, paternaliste dhe te tjera.Jo, por ato janë shprehje, tundim, pèrkushtim, narracion dhe sublimim i ideve, teorive, idealeve dhe vizioneve të njohura shkencore ose humaniste mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare të cilave u përket personi ose individi.
Ndonëse, e kam cekur edhe me herët se jeta është një ‘numratore e madhe’ më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond….Një ‘tabelë e madhe’ shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi ku brenda saj futën ose përbirohen koha dhe vitët e ikura në pakthim, lëkura thahët, terët dhe bëhet e vrazhdë, sytë rrudhën dhe nuk shohin më si dikur, mendja vyshkët, vërbohet, tèrbohet.., trurit i mungon kimia ose biokimia e brendshme, shpirtit fizika dhe metafizika e dikurshme, trupit ose organizmit të njeriut i mungojnë gjaku i freskët, albuminët, kaloritë, forca (fuqia), enërgjia e dikushme, vitaminat ose lëngjët e preferuara dhe kështu me radhë. Njeriu fillon të xhindoset dhe bëhet i egër ose tepër i vrazhdë sipas natyrës dhe moshës së tij…Ku çdo gjë sikur ikën ose emigron nga ai (njeriu) me tendencën e natyrshme dhe të logjikshme për t´u kthyer përseri në fillim ose embrion….Kjo vlen edhe për mua personalisht. Po i afrohëm vitëve të gjashtëdhjeta të jetës..kur njeriut i duhet të mendojë dhe reflektojë dikund thellë edhe për fillimin dhe fundin. Për pleqërinë dhe një ditë..edhe për shuarjen (vdekjën ) ose ikjen e tij nga kjo botë si dhe nga kjo jetë e mrekullueshme, por jo edhe e pafundme ose infinitive. Kuptohet: kur e ka thënë ose shkruar Zoti. Nuk shkruaj pra pèr t’i shitur mend ose patriotizem dikujt. Veç pèr t’i ndarè ose pjesètuar me tè tjerèt njohuritè e mia modeste. Kaq.
Përsonalisht, qyshë si femijë dhe pothujase deri me sot, me tepër si të thuash kam mbijetuar, se sa kam jetuar. Me bukë e pa bukë, me dritë dhe pa dritë, me liri dhe pa të, në vendlindje ose atdhe, dhe me tepër largë tyre me trup ose fizikisht. Gjithëmonë i përmalluar dhe merakosur për Ta. Edhe për popullin (kombin), familjen dhe farefisin tim në Kosovë, gjithashtu. Zatën, këtu qëndrojnë edhe kryqëzimi ose lidhjet e mia shpirtërore dhe emocionale së bashku me frakturat, plazmimet, betimet ose kushtrimet e brendshme skeletore dhe gjenetike me Ata që me kanë munguar fizikisht. Por, jo edhe shpirtërisht, emocionalisht si dhe në forma të tjera idealizmi, patriotizmi e kështu me radhë. Jo kurrë. Ata jetojnë dhe banojnë në mua dhe unë jetojë dhe banojë në Ta. Në kombin dhe atdheun tim. Përgjithëmonë.
Ndërkohë që brenda kushtëve dhe mundësive të mia objektive dhe subjektive, i kam dhënë angazhimin dhe kontributin tim material, profesional dhe kështu me radhë për kombin dhe atdheun, kur Ata e kishin vështirë dhe kur kishin nevojë. Kuptohet: aq sa kam ditur dhe aq sa kam mundur. Kurrè nuk me ka ndihmuar askush materialisht dhe nè forma tè tjera. Absolutisht askush. As ata qè i kam mbajtur dhe rritur vet dikur. Vazhdimisht vet pa ndihmen as kujt, pos Zotit.
Kuptohet me pisa pèrjashtime tè rralla si “honorare minimale gazete, lufte” etj. Nejse!
Nuk jam edhe i paditur ose krejt i pashkollë. Edhe unë kam lëxuar dhe mësuar diçka.
Duke filluar që nga shkolla fillore, gjimnazi dhe kështu me radhë. Nejse.
Ndërkaq, për njohuritë ose dituritë e mia relative (jo absolute!) në fushën e shkencave politike, filozofisë politike, sociologjisë, psikologjië, antropologjisë, epistemologjisë politike dhe kështu me radhë, me duhet t’i përshendes dhe falendëndërojë profesorët ose akademikët e njohur kroat, por edhe ata serb. Me kanë ndihmuar shumë lëximet, studimet, analizat, reflektimet, interferimet dhe përmbajtja (brumi ose materia) e veprave të tyre shkencore ose akademike. Jam formuar ose ngritur si njeri nga lëximi i veprave të tyre, Nga edukata, kultura, vizioni, narracioni, akribiteti, luciditeti, subtiliteti, eruditizmi, intelektualizmi dhe profesionalizmi i tyre. Respekt.
Megjithatë, si bashkëpunëtorë ose korrespondent i gazetave, agjensive të ndryshme të lajmëve ose radio-televizionëve nacionale ose publike në Kosovë e diasporè, gjithëmonë ose vazhdimisht më është dashur të përballëm ose ballafaqohëm me redaktor të ndryshëm cinikë, injorant, mediokritë, stupidë, nebulozë, karaxhozë, analfabet ose gjysëmanalfabet, të cilët, në radhë të parë nuk i njohin madje as drejtjtshkrimin ose fjalorin dhe alfabetin shqip! Ndonëse e kanë zënë (me bythë ose duke i shitur nderin dhe moralin personal dhe familjarë)-vendin e redaktorëve ose moderatorëtve të ndryshëm në “Bota Sot”, “Kosova Press”, “Epoka e Re”, ish RTVSH(sektori i Kosovës në Tiranë, sot në RTK-s), “Koha Ditore” etj….Kjo për faktin se grafikoni ose rubikoni i rënies dhe ngritjes së “prodhimtarisë” së gjithëmbarshme shkencore, intelektuale, kulturore, profesionale, politike ose diplomatik në vendin tonë (Kosovë): Vazhdon të ndikohet dhe imponohet nga disa faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm. Skenën e përgjithshme shkencore, intelektuale, profesionake, kulturore, informative, politike dhe diplomatike në Kosovë, vazhdojnë të dominojnë ose ambivalojnë analfabetët, mediokritët, matrapazët, pilikutët, llaskucët, halabakët, përkudët, skizofrenët, paranoidët, ederët, pedofilët, puroshqiptarët, joshqiptarët ose antishqiptarët e ndryshëm institucional dhe funksional. E jo shqiptarët, intelektualët dhe profesionistët e vërtetë.
Ndërkohë që paradokset dhe anomalitè e mësipërme reaksionare dhe anakronike që po ndodhin në Kosovë, patjetër sikur të çveshin ose t´ç´armatosin nga imuniteti i shpërqëndrimit, mosinteresimit ose dekoncetrimit të distancuar ose ndaj tyre. Pavarësisht largësive ose distancave të ndryshme kohore, gjeografike, politike, partiaske dhe të tjera. Kjo për faktin se situata e përgjithshme në vendin ose atdheun tonë, sikur reflektohet ose interferon drejtpërdrejt në përditshmërinë vepruese si dhe në gjendjen e përgjithshme shpirtërore, emocionale, intelektuale, profesionale ose patriotike të njeriut shqiptar në Kosovë dhe diasporë. Madje, edhe muza ose narrativi i njohur krijues, intelektual ose patriotike së bashku me konceptët, idealet dhe vizionet e larta shkencore, intelektuale dhe profesionale, sikur tremben nga përballjet e vazhdueshme në mes vlerës dhe antivlerës.
Me ka ndodhur që një të të ashtuquajturi “redaktori” të “Bota Sot” i cili së bashku me dajën e vet të “veçantë” ose “special” për nga natyra, karakteri, përfiditeti, pederizmi, antishqiptarizmi, “logjika” ose psiçika (psikologjia) e tij paranojake dhe komplotiste, e kanë zènè vendin në “Bota Sot” etj….Vetëm pse i kam thënë (shkruar): O djalè, ti nuk po dishe me shkruar shqip si duhet dhe i thua vetès redaktor i “Bota Sot”! Tè me dërgon letër të veçantë (speciale) nga Zvicra nè Gjermani, duke mè thënë se ndjehët i rrezikuar personalisht dhe familjarisht nga unë! Shih ti! Vetëm kështu mbijetojnë ata!
Sot kaq!

PROF. DR. THANAS GJIKA – SHEMBULL ATDHETARIZMI (ME RASTIN E 75-VJETORIT TË LINDJES)* – Nga Frank Shkreli

 

Përshëndetje i dashur Thanas – urimet më të përzemërta prej meje dhe bashkëshortes sime Viki – me rastin e 75-vjetorit të lindjes suaj. Uroj t’ia kaloni sa më mirë te ‘Fruit Land Restorant‘ Harvard MA mes familjarëve e miqve tuaj, që jeni mbledhur për të festuar dhe për të celebruar jetën dhe veprimtarinë tuaj të larmishme, në shërbim të familjes dhe të Atdheut.

 

Të dashur pjesëmarrës, dua dhe unë të them disa fjalë për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e atdhetarit të spikatur të komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara, Profesorit Thanas L. Gjika.

 

Unë me Thanasin jam njohur vetëm pak vjet më parë, kemi zhvilluar një miqësi dhe bashkpunim të ngushtë duke qarë hallet e Shqipërisë e të shqiptarëve si në trojet stëgjyshore ashtu edhe këtu në SHBA. Nga njohja me Profesorin e nderuar kam përfituar shumë dhe kam zbuluar se ndajmë mendime të përbashkëta në lidhje me të kaluarën komuniste në Shqipëri dhe që të punohet për krijimin e një Shqipërie të Vërtetë, me një strategji mbarëkombëtare, për integrimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në orgnaizmat euroatlantike dhe në miqësi të përhershme të Kombit Shqiptar me ShBA-të.

 

E kam vlerësuar punën dhe veprimtarinë e tij si dhe veprat e tija të cilat kam patur nderin ti lexoj, e të cilat janë shkruar me sy gjithmonë të qartë, me mendje të mprehtë dhe me profesionalizmin e një shkencëtari të mirëfilltë e të shquar të botës shqiptare. Është për t’u adhuruar fakti se në veprat e Profesor Thanas Gjikës çështjet trajtohen, jo prej një këndveshtrimi krahinor ose një përcaktimi të ngusht personal, por nga një pikëpamje mbarëkombëtare, në të gjitha fushat të cilat ai prek, siç është, ndër të tjera edhe libri i fundit i tij NJË LETËRSI KOMBËTARE, NJË ATDHE I VETËM. Përveç veprave shkencore dhe letrare, për publikun sot, mund të thuhet se ndoshta studiuesi Gjika njihet më së miri nga publistika e tij aktuale – e pasqyruar në artikujt, kumtesat, portretet dhe kujtimet kushtuar shumë personaliteteve të fushave të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe në Shtetet e Bashkuara.

 

 

Me këtë rast dëshiroj të falënderoj Profesorin e nderuar për portretin e gjatë që shkroi për mua e që u botua në shumë media. Në veçanti, i jam mirënjohës dhe për organizimin e promovimit të suksesshëm dhe të parë të librit tim DEMOKRACIA NUK PRET në prill 2018 në Worcester MA, ku morrën pjesë me gjithë bashkëshortet një numër jo i vogë Shqiptaro-Amerikanësh, të cilët gjithashtu i falënderoj për respektin që treguan ndaj meje me pjesëmarrjen dhe vlerësimet e tyre.  Po ashtu e falënderoj nga zemra Profesor Thanas Gjikën për dashamirsinë dhe përkrahjen që më ka dhënë mua dhe komunitetit tonë në fushën e kulturës dhe të publicistikës, duke më inkurajuar shpesh me komunikime elektronike plot kuptim e ndjenja miqësore, që të vazhdojmë pa u lodhur, pavarrësisht nga mosha, me aq sa kemi mundësi të mbajmë lart, këtu në mërgim, frymën e shëndosh të traditave tona më të çmueshme dhe të ndriçojmë me aq sa mundemi, të vërtetën mbi vuajtjet e shqiptarëve nën regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe padrejtësitë që i bëhen ende sot.

 

I nderuar Profesor, edhe njëherë faleminderit për miqësinë dhe respektin që keni treguar ndaj meje, gjatë kohës që jemi njohur me njëri tjetrin. Si një ish-seminarist, më pëlqen që në raste të tilla, siç është ditëlindja juaj, të përshëndes me frazën latine: Ad Multos Annos!, një shprehje kjo e vullnetit të mirë dhe të urimit për një jetë të gjatë plot shëndet dhe lumturi!

 

New York, NY, 13 Korrik 2019

*Kjo përshëndetje është lexuar në drekën festive në qytetin Worcester të shtetit Masaçusets – kushtuar 75-vjetorit të Prof. Asc. Dr. Thanas Ligor Gjikës, krahas vlerësimeve të miqve të tjerë.

NGA PLATFORMA E GAZPROMIT TEK MARRËVESHJET NDËRMJET PARTIVE ATO LIDHJE ME MOSKËN – Nga Federico Fubini dhe Marco Galluzzo- E përktheu Eugjen Merlika

 

Prej pak më shumë se dy vite lidhjet mes Legës dhe Rusisë së Bashkuar, partisë së presidentit Vladimir Putin ja në të një natyre të rregullt. Ndërmjet dy forcave ekziston një “marrëveshje bashkërenditjeje dhe bashkëpunimi” e firmosur më 2017. Teksti i atij dokumenti pasqyron atë të së vetmes marrëveshje tjetër të rregullt që Rusia e Bashkuar ka përfunduar ndonjëherë me një forcë politike perëndimore: atë të pak muajve më parë me partinë e Lirisë austriake (Fpö), të skajit të djathtë.

Politologu ukrainas Anton Shevkovcov vë re se marrëveshjet e nënëshkruara nga përfaqësuesit austriakë dhe italianë janë pothuajsë të njëjta fjalë për fjalë, aq sa bëjnë të mendohet se nuk janë diskutuar por detyruar nga Rusia e Bashkuar. Ndërmjet Legës dhe Fpö-së ka edhe një tjetër ngjajshmëri në lidhjet me Moskën: të vetmet këto dy forca që kanë vendosur marrëdhënie të rregullta me rusët, janë edhe të vetmet që kanë pësuar dalje në shesh lajmesh dhe regjistrime të fshehta që paraqesin lidhjet në një dritë (së paku) të diskutueshme. Duket e pranueshme që ai që ka regjistruar bisedën e 18 tetorit ndërmjet Gianluca Savoinit dhe bashkëbiseduesvet moskovitë të jetë njëri nga italianët e pranishëm së bashku me legistin. Për këtë mungojnë vërtetimet, por në mjediset diplomatike ka prirje për të menduar se regjia e operacionit mbi Savoinin ka qenë e sigurisë amerikane.

Sigurisht, disa pyetje që i ka drejtuar zëvendës kryeministrit legist, Matteo Salvinit, Buzzfeed-i, autori i sensacionit gazetaresk, kanë mbetur pa përgjigje. E para: “Cila është marrëdhënia e tij me Savoinin? Për çfarë arsye një njeri që nuk mban asnjë rol zyrtar në qeveri merr pjesë në udhëtime zyrtare në Moskë me ministrin, duke u ulur në mbledhje me ministrat rusë e duke marrë pjesë në darkat me presidentin Vladimir Putin? Në çfarë roli e bën gjithë këtë?” Në fakt Salvini gjindej në Moskë ditën e takimit të Savoinit me afaristër rusë.

Në kronikat e atij udhëtimi ka një zbrazësirë prej dhjetë orësh në të cilën Salvini ishte i pagjindshëm. “Çfarë ka bërë Salvini mbrëmjen e 17 tetorit në Moskë? E përse funksionarët rusë që do të kishte takuar atë mbrëmje përmenden të nesërmen gjatë takimit (të Savoinit) në Metropol Hotel?.”. Së fundi Buzzfeed don të dijë se çfarë din Salvini mbi takimin n’atë hotel. Deri tani nuk ka përgjigje. Sigurisht njëri nga funksionarët rusë të përmendur në bisedat e regjistruara është Vladimir Pligin, që ka lidhje të hershme e të ngushta me vetë Putinin dhe është përgjegjës i çështjeve ndërkombëtare të partisë Rusia e Bashkuar.

Nga ana tjetër lidhjet e Savoinit e ato të Legës me eksponentë afër Putinit ose partisë së tij janë mjaft të strukturuara. Siç kujton Giovanna de Maio për German Marshall fund, Shoqata Lombardi – Rusi e Savoinit ka mirëpritur disa herë ideologun putinian Aleksandër Dugin; sa i takon Legës ka ftuar të flasë në kongresin ultrakonservator të Familjes në Verona, shumë putinianin kryetar nderi të “Lëvizjes së të rinjve rusë e italianë”.

Ka pastaj aspekte më praktike. Siti kundër euro “scenarieconomici.it” për shembull është rritur shumë për trafik ndikimesh në këta vite. Në rrethin e tij bëjnë pjesë ose janë të afërt dy eurodeputetë legistë (Francesca Donato e Antonio Rinaldi), një zëvendës ministër i Çështjeve evropiane (Luciano Barra Caracciolo) dhe presidenti i Rai-t, Marcello Foa ndërmjet të tjerëve. “Scenari” nuk është një testatë e regjistruar dhe emri i organizatës që e ka regjistruar dhe e mbarështon  siton është e “fshehtë” dhe kontakti “teknik” është jashtë Italisë, në San Marino. Por kur riboton në siton ndërhyrjet në televizion  të politikanëve t’asaj pjese si Rinaldi vetë apo legisti tjetër Claudio Borghi, “Scenari” mbështetet shpesh në një kanal të veçantë: rutube.ru, platforma video në pronësi të gjigantit publik rus Gazprom.

 

“Corriere della Sera”, 12 korrik 2019  E përktheu Eugjen Merlika

NË LONDËR MBAHET KONFERENCË GLOBALE PËR LIRINË E MEDIAS – Nga Frank Shkreli

Sipas një njoftimi nga burime qeveritare britanike, qeveria e Britanisë së Madhe dhe ajo e Kanadasë — me 10 dhe me 11 Korrik– po zhvillojnë një konferencë globale kushtuar lirisë së medias në botë.   Kjo nismë është një hap i madh në përpjekjet e Ministrisë së Jashtme britanike dhe të Zyrës së Komonveltit në fushatën e tyre për të mbrojtur gazetarët në kryerjen e punës së tyre dhe njëkohësisht për të promovuar përfitimet e një medie të lirë, anë e mbanë botës, thuhet në deklaratën britanike.

 

Sipas njftimeve zyrtare nga Londra, në këtë mbledhje do të marrin pjesë mbi 1000 të ftuar nga mbarë bota, përfshir ministra dhe zyrtarë të ndryshëm, anëtarë të komunitetit diplomatik, ente ndërkombëtare, gazetarë, përfaqsues të shoqërisë civile dhe akademikë.   Konferenca do të shqyrtojë sfidat me të cilat përballet liria e medies, si dhe mundësitë për të krijuar një mjedis më të sigurt për veprimtarinë e gazetarëve dhe për të drejtat e tyre.   Pritet gjithashtu që në konferencën e Londrës, përfaqsues qeverishë dhe pjesëmarrës të organizatave ndërkombëtare, të arrijnë një marrveshje për marrjen e masave domethënse dhe konkrete, në mbrojtje të lirisë së medias, anë e mbanë botës.

 

Punimet e Konferencës Globale për Lirinë e Medias do të kryesohen nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kandasë, Chrystia Freeland dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe Jeremy Hunt.   Sipas njoftimeve nga entet qeveritare britanike dhe kanadeze, konferenca, mbi të gjitha, është një përpjekje globale për të venë në dukje problemet me lirinë e medias dhe sfidat me të cilat përballet liria e fjalës, anë e mbanë botës dhe njëkohsisht për të venë në shënjestër vendet dhe udhëheqsit që përpiqen ta kufizojnë lirinë e medias në vendet e tyre.

 

Në agjendën e punimeve të ditës së dytë të konferencës së Londrës mbi lirinë e medias, do diskutohet edhe mbi lirinë dhe sfidat me të cilat përballet media, në përgjithësi, edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor  ku do të shqyrtohen edhe mënyrat e reja të veprimit në atë rajon– si një prej temave të punimeve të ditës së dytë të kësaj konference.

 

Javën që kaloi përfaqsues të nja 7 organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e medias – e të cilat do të jenë të pranishme në Konferencën e Londrës këtë javë — kanë raportuar për një përkeqësim të gjëndjes së lirisë së medias në Shqipëri.   Përkeqësimi i lirisë së medias në Shqipëri, i ka paraprirë përkeqësimit të lirive të tjera të njeriut, si pasojë e përkeqësimit të gjëndjes politike në vend, fundi i të cilës, fatkeqsisht, nuk mund të parashikohet ende.   Mbrojtësit ndërkombëtarë të drejtave të njeriut janë shprehur se, historikisht, ndër kufizimet e të drejtave të njeriut, në një vend diktatorial, ose me prirje diktatoriale, liria e medias është e para që e pëson.  Së pari kufizohet fjala e lirë dhe më në fund kontrollohet edhe veprimtari medias duke humbur kështu plotësisht lirinë dhe pavarësinë e lirisë së medias.

 

Organizatorët e Konferencës Globale për Lirinë e Medias, këtë javë në Londër, thekësojnë në njoftimin e tyre mbi punimet e konferencës, rëndësinë që luan liria e medias në një shoqëri moderne.   “Një media e lirë dhe e pavarur duhet të luaj rolin jetësor në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të kërkojë llogaridhënie nga pushtetarët.   Liria e medias i jep jetë demokracisë dhe mund të shërbejë gjithashtu si gur themeli edhe i begatisë ekonomike dhe zhvillimit shoqëror në përgjithësi”.   Ushtrimi i lirisë së medias nënkupton një shoqëri të lirë, të drejtë dhe të hapët.   “Roli i gazetarisë është energjia e një demokracie të shëndoshë”, thuhet në njoftimin e botuar nga qeveria britanike, që së bashku me qeverinë e Kanadës sponsorizuesit e kësaj konference, kushtuar sfidave me të cilat përballet liria e medias në botë.

 

Sipas organizuesve të konferencës, bota po bëhet gjithnjë e më armiqësore dhe më e rrezikshme për gazetarët, ndërsa citojnë një raport të orgnaizatës, “Gazetarët Pa Kufij”, se viti 2018 ishte viti më vdekjeprurës për gazetarët, anë e mbanë botës.   Ndërkohë që organizata e UNESCO-s, ka njoftuar se vitin e kaluar janë vrarë të pakën 99 gazetarë anë e mbanë botës, 348 të tjerë janë burgosur dhe 60-të tjerë janë kapur peng.   “Liria e fjalës po shtypet dhe kufizimet e ndryshme ndaj shprehjes së lirë nga qeveritë, po pengojnë funksionimin e një medias së lirë e të pavarur.   Ne duhet që patjetër të merremi me këtë çështje si dhe me rreziqet që paraqet përkeqësimi i lirisë së medias, anë e mbanë botës, thuhet në njoftimin për zhvillimin e konferencës dy-ditore në Londër, për lirinë dhe pavarësinë e medias në botë.

 

Ndërkohë që 7 organizata ndërkombëtare kanë paralajmëruar javën që kaloi për përkeqësimin e lirisë së medias dhe për rreziqet që i kërcënohen fjalës së lirë edhe në Shqipëri – mbajtja e Konferencës së Londrës për Lirinë e Medias në botë, po vjen në një kohë të duhur edhe për median në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor – të cilit në konferencën e Londrës – sipas programit të konferencës — do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë sfidave dhe problemeve me të cilat përballet liria dhe pavarësia e medias atje – përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Paralele analogjike: Vuçiçi, Daçiqi, Putini, Lavrovi dhe Pacolli- janë brumë i njejtë! – Nga AGRON SHABANI

Pas shpërbërjes totale dhe përfundimtare të ish perandorisë së kuqe ruso-sovjetike dhe kolabimit (kolapsit) total të ideologjisë së egër bolshevike dhe komunopansllaviste në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, ish presidenti rusë, Boris Nikolajeviq Jelcin, si të thuash mbi ruinat ose gërmadhat e përgjithshme të një sistemi (regjimi) të centralizuar dhe të korruptuar ruso-sovjetikë, iu qasë ndryshimëve ose “reformave të thella” politike dhe ekonomike në kuadër të shtetit ose “federatës së re” të Rusisë e cila sipas ëndërrave dhe fantazive të njohura cariste, hegjemoniste, militariste dhe ekspanzioniste të Boris Jelcinit, Vladimir Putinit dhe oligarkëve tjerë të Kremilinit, do duhej të ishte pasardhëse ose trashegimtare e vërtetë e të të ashtuquajturës “perandorisë së pestë ruse” pas asaj të Ivan Groznit”, Pjetrit të Madh” ose “Dinastisë së Romanovëve” dhe kështu me radhë.
Në këtë vorbullë të përgjithshme “reformash” ose”transformimësh të thella” anarkoiindividualiste ose anarkoliberaliste të shtetit dhe shoqërisë ruse nga një shtet ose shoqëri totalitare dhe “revolucionare” ose bolshevike në një shtet ose “shoqëri të re industriale dhe kapitaliste”: Boris Jelcini asokohe menjëherë pas firmosjes ose nënshkrimit të “epitafit të përbashkët” me Leonid Kravçukun e Ukrainës dhe Stanisllav Shoshkijeviqin e Bjellorusisë mbi vdekjën dhe varrosjen përfundimtare të ish BRSS-së me 1991 dhe 1992 ( Rusia, Ukraina dhe Bejjorusia si popuj dhe shtete sllave, ishin shtetët dhe popujt konstituivë ose shteformues të ish BRSS-ë)-filloi me privatizimin e resursëve, ndërmarjeve ose sipërmarjeve me të mëdha industriale dhe ekonomike të Rusisë.
Ndërkohë që përfituesit ose fituesit kryesor të “reformave” ose privatizimëve të mesipërme të Boris Jelcint dhe trashegimtarit të tij, Vladimir Putinit, atëbotë e sot ishin dhe ngelën vet Boris Jelcini dhe Vladimir Putini së bashku me burokratët ose oligarkët e njohur të ish “aparatit” të njohur politikë dhe ushtarako-policor të Kremlinit. Të cilët nga ish njerëz të pasur dhe me ndikim të madh në jetën e përgjithshme politike, ekonomike, policore dhe ushtarake të ish Bashkimit Sovjetik, u bën akoma më të pasur dhe me të fuqishëm në “Rusinë e re” ( “Novaja Rasija”) tè Boris Jelcinit dhe Vladimir Putinit& Company! Duke u ngritur kështu në miliarder ose multimiarder të fuqishëm me pasuri dhe ndikime të pakufijshme në Rusi dhe më gjërë.
E tërë kjo pra, duke lozur në menyrë përfide ose sllavo-bizantine me “kartën” e njohur imperialiste, hegjemoniste ose ekspanzioniste të “Rusisë së Madhe” perandorake ose cariste si dhe me patriotizmin (nacionalizmin) e njohur ruso-madh në kohëra dhe hapësira të ndryshme evro-aziatike. Si dhe duke i asfiksuar, afektuar, xhindosur, harlisur dhe mobilizuar në këtë vorbullë të përgjithshme reaksionare, infantile dhe patologjike shtresat me të prapambetura ose me primitive të shtetit dhe shoqërise ruse në luftëra ose konfliktë të përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ceçeni, Gjeorgji ( Ingusheti, Abazi ose Ingusheti), Ukrainë etj. Të ngjashme ose analoge me luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare të Milloshevicit dhe regjimit të tij kriminal gjakatar në Serbi-kundër Kosovës, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës etj.
Ndërka, Bjellorusia ngeli e përkëdhlura ose “motra e vogël” strategike dhe gjeopolitike e Rusisë…Ashtu sikurse edhe Mali i Zi që ishte dukr (ndoshta edhe sot?) si e përkedhëlura ose aleatja kryesore e Serbisë në luftërat dhe masakrat e saj morbide dhe tepër sadiste kundër shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve. Përderisa, Sllovenia me tepër do mjund të definohej ose përceptohej si “Armenia” ose “Kazakistani Verior” i Serbisë…?!
Se këndejmi, rusët pos tjerash i trashëguan edhe rezervat, thesarin ose pasurinë me të madhe ose kryesore të ish BRSS-së së bashku me armet e njohura nukleare ose atomike dhe kështu me radhë. Ashtu sikurse edhe serbët që i “trashëguan” (privuan) të të gjitha resursët, pasuritë ose potencialet e dikurshme monetare, tregtare, finansiare, industriale, ekonomike, ushtarake (luftarake), politike dhe të tjera nga ish Jugosllavia. Duke i vrarë dhe masakruar shqiptarët, kroatët dhe popujt tjerë me armët ose teknologjinë luftarake ose ushtarake të cilat i kishin ngritur ose siguruar dikur falë punës ose “kontributit të përbashkët” në kuadër të ish “federatës jugosllave”!
Edhe divorcin (shkurorëzimin) ose “abortin” e tyre me ish vendët dhe popujt tjerë, serbët dhe rusët, për dallim të popujve ose vendëve tjera, e përjetuan me dhembje, trauma, gjakderdhje dhe pezmatime të shumëta. Shkaqet, faktorët, indikatorët ose predikatorët e ndryshëm determinat dhe paradigmatik në këtë kontekst janë të shumtë dhe të shumëfishtë.
Në këtë prizëm, serbët (Serbia) dhe rusët (Rusia) me tepër të ngjajnë në popuj ose në shtete të ndryshme reaksionare dhe anarkiste në tension dhe depresion të thellë individual dhe kolektivë, se sa në shtete ose popuj të civilizuar, integral dhe përparimtarë ku Vuçiçi, Daçiqi, Putini ose Lavrori, nuk dallojnë aspak nga Millosheviçi, Rankovici, Stalini, Zhukovi, Beria, Brezhnjevi, Gromikoja ose Mollotovi si për shëmbull.

Jelcini, Putini dhe Pacolli…

Ndryshe nga kjo, nën hijën e Boris Jelcinit dhe aparatit konservatorë dhe burokratikë të Kremlinit, si këpurdhat pas shiut, mbiu ose u shfaq dhe rekrutua edhe i ashtuquajturi “shefi i shefave” të nëntokës politike në Kosovë dhe me gjërë, Behgjet Pacolli. Mbase, njeriu i biografive të errëta dhe dosieve të shumëta, i cili sa çelë e mbyllë sytë u trafikua dhe kontrabanduar në të gjitha postet ose funksionet e mundshme shtetrore dhe qeveritare në Kosovën e pasluftës. Dhe, kjo si thuhet me ndihmën konspirative, teknike dhe logjistike të Rusisë, Serbisë dhe disa të të ashtuquajturve komesarëve të UÇK-s ose “komandantëve” të Rognerit, Bllacës dhe Stankovecit.
Së bashku me Behgjet Pacollin u ringjallë ose u rishfaq edhe “ideja” ose fantazma e njohur mbi “faktorin e pazëvendësueshëm serb” në Kosovë dhe Ballkan, për të cilën Pacolli së bashku me shefat ose punëdhësit e tij në Moskë dhe Beograd, kanë punuar dhe investuar shumë. Apo, Behgjet Pacolli medias serbe dikur: ” Kljuç reshenja kosovskog problema se nalazi u Begradu”! (Çelësi i zgjidhjes së problemit të Kosovës ndodhët në Beograd), “Serbija je centralna i najveça sila na Balkanu” (Serbia është fuqia më e madhe dhe qëndrore në Ballkan) dhe plot brroçkulla e propaganda të tjera reaksionare, violente, infantile dhe patologjike të Behgjet Pacollit në favor të Serbisë, gjegjësisht, kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
Dikur me vonë Pacolli i solli edhe “zonat e lira” (vrimat e zeza) tregtare dhe ekonomike me Serbinë, Malin e Zi dhe të tjerët prej nga ku sigurisht se e kanë burimin ose origjinën krimi i organizuar, kontrabanda, korrupsioni, prostitucioni dhe trafikimi i çfarëdollojshëm së bashku me shumë zezona dhe fatkeqësi tjera në Kosovën e pasluftës.
Ç’është me keqja, Behgjet Pacolli dhe zyra (biroja) e tij serbo-ruse në Lugano-Tiçino të Zvicrës, duke përfituar nga imuniteti ose funksionet e larta të Behgjet Pacollit në shtetin dhe pushtetin kosovarë: Ekzistojnë dyshime të shumëta se Behgjet Pacolli dhe zyra (biroja) e tij, në forma ose menyra të ndryshme klandestine, mafioze, udbiste, kgb-iste ose nkvd-iste, ua kanë bartur ose liferuar Moskës dhe Beogradit, ndoshta edhe sekretët më të ndjeshme dhe me të rëndësishme të shtetit, pushtetit, ushtrisë, policisë, politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare. Plus sekretët e faktorëve të ndryshëm ndërkombtar, të autorizuar dhe prezent në Kosovë.
Se këndejmi, Millosheviçi ishte gjakëpirës i çartur dhe kriminel, por nuk ishte aq stupid, mediokër, nebulozë, analfabet, bedel, debil, demagog dhe hipokritë si Behgjet Pacolli dhe disa punëdhës ose bashkëpunëtorë të tij si për shëmbullë.
Pëngje dhe viktima të kurthave, intrigave, dredhive, shantazhëve dhe komplotëve të përbashkëta të Behgjet Pacollit dhe kampit të tij serbo-rusë me Moskën dhe Beogradin, sipas shumë gjasave, mund të jenë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe shumë të tjerë të cilët Behgjet Pacolli dhe shefat (punëdhënësit) e tij në Moskë dhe Beograd, i trajtojnë si nomadë ose bediun politikë, për faktin se ndoshta janë të shitur, të blerë, korruptuar ose shantazhuar nga Behgjet Pacolli dhe oligarkët tjerë të Rusisë dhe Serbisë.

Edhe marëdhëniet ose raportët e njohura në mes patriotizmit dhe nacionalizmit kosovar, shpeshherë u ngjajnë marëdhënieve ose rapoortëve të paqëndrueshme në mes dashurisë dhe urrejtjes. Kështu që edhe ideja përverse, reaksionare, paradoksake dhe anakronike e Hashim Thaçit & Company mbi “bashkangjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën” dhe “korigjimin e kufjve aktual” në mes Kosovës dhe Serbisë, në esencën ose substancën e saj është ide e Behgjet Pacollit, Serbisë, Rusisë dhe Turqisë e valorizuar ose glorifikuar si “ide ose platformë revolucionare ose patriotike” nga Hashim Thaçi, Nexhat Daci, Shkëlzen Maliqi, Edi Rama dhe të tjerë në konton e Serbisë.
Shqiptarët e Medvegjës, Preshevës, Bujanocit dhe trevave të tjera shqiptare, nuk mbrohen dhe ndihmohën me fjalë të nxehëta që nuk i pjekin as bukën dhe as kulaçin. Dhe, aq me pak me retorika ose oratori te ndryshme boshe ose patetike pas përfundimit të luftërave dhe vendimëve të mëdha kardinale ose historike.
Kosova dhe shqiptarët mbrohën dhe fortësohen duke i mbrojtur dhe ruajtur integritetin dhe sovranitetin e përgjithshëm shtetror, nacional, teritorial ose gjeografik së bashku me Trepçën, Ujmanin dhe pasuritë tjera shtetrore dhe nacionale.

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR – LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e XXXXI – Nga MUSTAFA KRUJA

 

 

Mbledhja e XXXXI E mërkurë, më 3 gusht 1921, ora 4 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Drejtori i pyjeve shpjegon se e dhjeta ose mâ mirë taksa mbi qymyr âsht caktue tue u bazue mbi ligjën e Tyrqisë të vitit 1327: disa prej shokëve thonë se ligja e përmêndun nuk âsht ligj pse nuk ka pasë formalitetet e nevojshme e nuk âsht vue në veprim. Parlamenti duket se nuk ka mujtë me diftue se cila anë ka të drejtë, d. m. th. projekti a ka pas formalitetet e duhuna apo jo, e tue qênë se qeverija mbështetet në këtë ligj e mbasi na jemi tue bâmë nji interpelacion i cili duhet të mbarojë me votë besimi a mosbesimi, nuk marr vesht qysh do të mund t’a mbarojë me këtë çâshtje pa ditun ligjin e përmêndun e pa ditun që ky âsht ligj a jo. Për vërtetimin e kësaj pike bashkohem me z. M. Kiliçi e z. Gurakuqin që M. Financave t’i paraqesin këtë ligj parlamentit e parlamenti t’ja dërgojë komisjonit të drejtësisë i cili të shkoqisë a âsht ligj apo jo edhe në qoftë se âsht ligj, si po thonë disa prej shokve t’onë, Ministrija e financave nuk ka veprue mbas ksaj, pse ai ligj ka mângut tarifën për të cilën flet ai. Drejtori i pyjeve përgjegjet se për me mujtë me bâ tarifën, duhet me pasë elementat e nevojshme. Këta elementa, për mungesë të mjeteve, nuk janë përmbledhë. Në vênd të kësaj tarife M. e Financave paska marrë nji taks qymyrit e jo nji të dhjetë tue u bazue mbi vendimin e K. Administruer. Mendimi i K. Administruer a mjafton a s’mjafton ; këtê do t’a shkoqisi parlamenti ; tue hŷe  në substancë bashkohem me z. M. Këliçi i cili provon, se e dhjeta q’i meret qymyrit nuk âsht aq sa taksat që caktohen në ligj. Z-nija e tij na bân nji hesap tue na tregue se nji grosh ar i atëhershim âsht sa nji frâng ar i sotçëm e qi qeverija në vênd që  të merte nji grosh ar nji frang ar si taksë q’i caktohet prej ligjit të përmêndun po merr vetëm 70 cantim ar. Në qoftë se âsht kështu substancialisht nuk âsht bâ nji padrejtësi, vetëm në formalitet munt të ketë të mânguna.
  2. Kryetari : A pëlqeni të emnohen disa vetë për me studjue këtë çështje ? Apo të shkojë në komisjon të drejtësisë ?
  3. Kruja: Për mos me dhânë shêmbëll të jashtzakonëshme të formulohet proponimi kësisoj : me qênë se interpelanca u kthye me nji anketë Parlamentare të formohet nji komisjon me studjue këtë çâshtje e mbasi komisjoni për me plotësue statutin âsht i formuem, kisha me thânë t’i ngarkohet këtij.
  4. Kryetari : Këtu nuk është anketë parlamentare, por me qênë se parlamenti nuk po mund të dalë se cila anë ka të drejtë, kisha me thânë që t’i drejtohemi komisjonit të drejtësisë e të na japë nji raport.

Vêhet në votë e, me shumicë votash, vêndohet t’i dërgohet komisjonit të drejtësisë, me porosi që t’na sjelli këtu para të shtunës, tue i lânë më nji anë punët e tjera.

 

 

Mbledhja e XXXXII E shtunë, më 6 gusht 1921, ose 4 mbas dreke

 

  1. Z. M. i P. Mbrêndëshme : Si e dini, më parë kishim biseduar mbi këto çështje për të cilat pyetëm edhe Qeverinë. Kjo, duke marrë para sŷsh plagën që ka hapur çështja e esadizmës në Shpipërín e mesme na paraqiti nji projekt se si mund të shërohesh kjo plagë. Këtë ia paraqitëm Komisionit të Administratës dhe atij të Drejtësísë. I pari pëlqeu dhe pranoi mendimin e Qeverís ; i dyti, që kish për detyrë vetëm shqyrtimin e projektit që iu paraqit doli jashtë shpirtit të projektit, dhe kështu kaloi kompetencën e vet. Komisioni i Drejtësís ka shtuar edhe faljen e fajtorëvet komunë, po këtë responsabilitet qeverija nuk mund t’a marrë se kjo ka bërë shpenzime, ka hequr mundime, ka derdhur edhe gjak deri sa t’i zërë këta gjakpirës. Veç ksaj qevería âsht e mendimit që as Parlamenti të mos e pranojë, se kjo do të na diskreditojë si mbrênda ashtu edhe jashtë, se do të thuhet se Parlamenti pa bërë një ligj, pa filluar gjë fare hapi dyert për të liruar katilët. Proponoj që kjo të mos vehet fare në bisedë dhe të mjaftohemi vetëm me faljen e fajtorëvet politikë. (Duartrokitje)

 

  1. M. Kruja: Mbi raportin e Komisionit shumica nuk e pa të nevojshëme të emnojë nji relator për të mprojtun tezën e saj, mbasi gjith’ ato që duheshin thânë i dha me të shkruar. Tani vetëm s’pranoj aspak pretendimin e M. P. Mbrendshme se komisioni kaloi kompetencën e tij. Këtê po e deklaroj n’ emën të komisionit.
  2. Ali Këlcyra : Jo n’emën të komisjonit, por n’emën të shumicës së komisjonit se neve pakica e pranojmë.
  3. M. Kruja: Mbasi ç’do ligj q’i paraqitet komisionit ky ka të drejtë me e zgjânue ose me e shkurtue, me e pranue ose me e refuzue, s’asht e drejtë se komisjoni ka dalë jashtë kompetencës sikurse thuhet.
  4. Kryetari : Vên në votë kush âsht anëtar qi bisedimi të bâhet vetëm për fajtorët politikë.
  5. M. Kruja: Proteston tue thânë se as në nji vênd në botë s’âsht pamë të vêhet në votë nji gjâ pa u biseduem, dhe se s’âsht’ e drejtë.

 

  1. M. Kruja: Si shtet konstitusionel, Shqipníja, si parim mâ të naltë duhet të ketë njisinë (egalité). Këtu parlamenti me shumicë votash qiti jashtë proponimin e komisjonit të drejtësisë për faljen e përgjithëshme. E lâ mënjanë këtë pikë dhe dua të pyes qeverinë t’na shpjegojë ca pika që mund t’na prishin qetësinë dhe për me na sigurue njerzínë, si âsht shënue edhe në raportin e komisjonit të drejtësisë,  në Gjinokastër dhe në Vlonë âsht bâ nji falje për delikte komune. Due të marr vesh si ka ngjarë kjo?
  2. Kryetari : Kjo bisedë u mbarua dhe e pres fjalën mbi këtë pikë.
  3. M. Kruja: Atëherë juve jeni anëtar i çarjes dhe jo i njisisë. Unë them se në Gjinokastër âsht bâ nji falje për delikte komune dhe jo politike, si shêmbëll nji farë Shaqo Llaqi që ka bâ të 99-ta në fushën e delikteve komune, kur falet ai pse nuk do të falen të tjerët qi s’kanë bâ as në 100 nji që ka bâ ay. Zâna nga ana e djathtë : Ay është në të ftoftë. E dyta, a âsht e vërtetë falja q’u ba në Vlonë? Se fakti âsht qi gjithë ata të dënuem qi ishin internuem n’Itali, kur kjo i lëshoi dhe u kthyen në Shqipní qeverija nuk i zuni dhe janë të lirë.
  4. Kryetari : Pret fjalën tue thënë se është jashtë temës.
  5. M. Kruja: Vazhdon se janë falun edhe disa nga fajtorët për delikte komune qi kishin shërbye në luftën Kombtare kundra okupacjonit Italis në Vlonë.

Vazhdon tue thânë se : qeverija  quan patriotë ata që luftuen në Vlonë, dhe jo ata që luftuen në Shkodër dhe në Dibër,  fal të parët dhe jo të dytët. Pastaj vjen edhe falja e disa fajtorve të tjerë nga qarku i Elbasanit prap për delikte komune qi kishin marrë pjesë në shërbim të qeverís kundra kryengritjes së vitit të kaluem.

  1. Kryeministri : Çështja e faljes së përgjithshme u refuzua prej Parlamentit, pra s’ka bisedë për mbi të.
  2. M. Kruja: Të bukura shpjegime që dha qeverija!!!

 

  1. M. Kruja: Qysh se na kish dërgue qeverija projektin e amnistisë dhe mâ si erdhi edhe vetë na dha shpjegime, kishim mêndue se si munt të pajtohet fjala amnisti me kushtet e paraqituna prej qeverisë ku thotë se amnistia do të jetë suspensive. Për me hiekë këto dyshime kërkova nji ndriçim (eclaircissement) nga librat shkencore dhe pashë qi ndahet më disa kategori. Enciklopedija frëngjishtë thotë qi amnistíja munt të bâhet e pjesëshme ose e përgjithëshme. N’anë tjetër thotë se amnistija munt të bâhet absolute ose kondisionale. Kjo mënyr’ e fundit âsht ajo qi na perkët neve. Komisjoni drejtësisë e pa me të vërtetë të drejtë qi amnistija të jetë qyshkore. Thamë se qeverija e ka projektin sikurse e spjegoi dhe z. A. Këlcyra që për tre vjet ndjekja do të jetë e varun, por qi amnistija do të jetë e përmbushun dhe e plotë pas tre vjet. Komisjoni e shpjegoi më nji artikull më vete se ata fajtorë politikë qi përfitojnë nga kjo amnisti, për tre vjet konsiderohen nënë vështrimin e qeverisë. Kjo ka të drejtë me vendimin e K. Ministruer kur do t’a  kemi e sigurohet nga veprimet e damshme qi mund t’i prishen nga ndokush prej të falunve dhe nga ana tjetër të falunit përfitojnë nga të gjitha nevojat e amnistis, qi sot  për shêmbëll fitojnë të drejtë. Në ngulmimin për ngritjen e fjalës syspensive qeverija që e vuri do të thotë të ketë nji fuqi diskresionare për me mundë me marrë masa në kohë nevoje. Sa për fjalët që tha z. Vinjau se ç’i cakton fajet politike, i them që vjet në nji nen që kemi bërë caktohen, dhe neve me atë vazhdojmë.

 

  1. Kruja: Për me caktue nenet lipset të kemi kohë të studjojmë të tërë kodin penal.

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja  “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR – LEGJISLATURA E PARË – Mbledhja e XXXX – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e XXXX E hënë, më 1 gusht 1921, ora 4 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Tue bashkue me z. z. K. Tasi dhe Gurakuqin proponoj edhe unë që komisjoni, që do të formohet prej parlamentit të merret me pjesën organike të statutit e me maredhânjet e fuqivet të shtetit ndërmjet shoqit shoq si dhe me maredhânjet e këtyne fuqivet me regjencën e cila për ne âsht K. Naltë. Ktu besoj se na ka ardhë dhe nji letër prej K. Naltë me të cilën kërkon që t’u caktohen të drejtat e saj, pra në qoftë se ka kohë të caktohen dhe këto. Pra në qoftë se si thotë z. A. Këlcyra formon shumicën e statutit kjo nuk do me thânë se formon statutin të gjithë. Këto janë pikat mâ me rëndësi, e mâ të nevojshme.

 

  1. Kruja: Kërkon që para se të formohet ky komisjon, të caktohen detyrat e kompetencat e këtij.

 

  1. M. Kruja: Pyetjes z. B. Fevziut, qi pjesa organike e Statutit a do të mbesin si bazë për statutin definitiv i përgjegjem se po. Statutet janë fytyrat e ndodhinave historike, e zakoneve që janë formue për të gjatë të kohës në nji vênd.

Nji embrijon i parë i statutit shqiptar u formue në Kongresin e Lushnjës qi sot po merret prej nesh për bazë të pjesës organike mâ të madhe të statutit shqiptar. Sikurse na sot po marrim për bazë atë Statutin e Lushnjës, ashtu edhe nji asamble tjetër, ka me marrë atë pjesë organike qi kemi me caktue na sot.

Prandaj i përgjegjem z-nis së tij se doemos kjo pjesë, do të vijë për bazë edhe të statutit qi do të formohet definitivisht.

 

  1. M. Kruja: Pyetjen e z. S. Vinjaut e shof pa vênd e atê të z. Gurakuqit pa kohë, i përgjegjem që a do të mund t’a mbarojmë apo jo se kjo ka nevojë për nji profeci. Nji njeri do të mundohet me e krŷe nji punë ashtu dhe ne do të mundohemi t’a krŷejmë sa mâ shpejt. Në qoftë se nuk mbarojmë dot në kët sesijon, e në qoftë se nuk rrimë derisa t’a mbarojmë ç’dâm do t’i bâjmë Shtetit. Pse t’i vêmë në votë të lidhuna njâna me tjetrin. Kjo âsht nji manevër parlamentare për me kthye mendimin e atyne që kërkojnë të bâjnë pushim. Mund të ketë deputetë qi dëshërojnë të plotësojnë statutin e Lushnjës, por që nuk dëshërojnë të rrinë edhe këtu në Tiranë. Z. Vinjau bân nji manevër parlamentare, pse kujton se do të rrimë shumë mbasi plotësimi i statutit do të dojë shumë kohë.
  2. Kryetari : Po vemë në votë plotësimin e Statutit të Lushnjes, për me caktue marredhâniet ndërmjet të K. të Naltë, Qeverisë e Parlamentit.

Pranohet të formohet nji Komision. Bëhen pesë minuta pushim. Mbas 5 minutave mbledhja mbështillet prap.

  1. L. Gurakuqi : Pas akordit që bâmë me shoqi shoqin, vendosëm të formohet Komisjoni prej 12 vetave : Z.z. Emzot Fan Noli, Don Mjeda, Koço Tasi, Stavro Vinjau, Ali Këlcyra, Ibrahim Xhindi, Mehdi Frashëri, Shefqet Dajiu, Kadri Hoxha, Milto Tutulani, Mustafa Kruja  dhe L. Gurakuqi.

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja  “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”