VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nuk ishte në Kuvend, por deputeti i LSI del që ka votuar pro shembjes së Teatrit (dokument + video)

By | July 6, 2018

Komentet

“Veliu dhe Balla më bën presion”, Prokuroria has vështirësi me videon që publikoi Salianji (video)

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të hasë vështirësi në hetimin që po kryen për dosjen “Babale”. Grupi hetimor nuk ka mundur të gjejë dhe të administrojë videon bruto ku Fredi Alizoti është xhiruar duke u shprehur se ishte sjellë në Tiranë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

Gjithashtu prokuroret nuk kanë as mjetin me të cilin është kryer regjistrimi pasi në këtë mënyrë do të përfitohej edhe materiali i paprekur. Aktualisht hetuesit kanë mundur të administrojnë vetëm videon, e cila u transmetua në emisionin “Opinion” në Tv Klan, nga deputeti Ervin Salianji. I njëjti material është sekuestruar edhe ne selinë e Partisë Demokratike.

Për nevojë të këtij hetimi u pyet te premten në prokurori deputeti Ervin Salianji. Ai u tha prokuroreve se videon ia kishte sjellë Florenc Hoxha, ish-drejtor i policisë bashkiake dhe i kishte thënë se e kërkonte një person. Hoxha do të thërritet për tu pyetur nga grupi hetimor pasi është person i rëndësishëm për hetimin. Nga dëshmia e tij prokurorët do të mësojnë se si ai ka rënë në zotërim të videos.

Në dëshminë e të enjtes dhënë në prokurori Fredi Alizoti i qëndroi deklarimeve të para dhe konfirmoi se ka bërë ai rolin e Agron Xhafajt në audio-përgjim. Ndërsa sqaroi se video e dytë e publikuar nga deputeti Salianji është më e gjatë se aq. Gjithashtu Alzioti pohoi se në tavolinë me të kur është bërë video ka qenë Florenc Hoxha dhe se ai nuk ishte ne dijeni se po regjistrohej.

Tv Klan

Salianji publikon videon- Alizoti: Drejtori i policisë më mori me makinë natën

Detaje të reja kanë dalë në dritë për çështjen ‘Babalja’.  Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar një video te re në emisionin  ‘Opinion’ të Blendi Fevziut. Salianji ka publikuar fakte të reja që hedhin dritë për çështjen e shumë përfolur kohët e fundit. Në një  video në të cilën Alfred Alizoti sipas asaj që thotë  deputetit të PD,  Salianji ,është regjistuar me kamera të fshehtë ai pohon se drejtori i policisë Ardi Veliu e ka marrë me makinë gjatë natës.
Në pamjet e transmetuara, në të cilat Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.

“Je me ne apo me ata” – i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit.

Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.

PËRGJIMI I PLOTË

Fredi – Tani do më dëgjosh ti mua?
Tjetri – Po?
Fredi – Nga 200 ulu 100

Tjetri – Pse do të takonte Taulanti ty te prokuroria psh?
Fredi – Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.
Tjetri – Si të ka marrë?
Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …

Fredi – Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë me prokurorinë, ç’është një lokal aty.
Tjetri – Po, ka shpinë aty
Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.

Fredi – E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok
Tjetri – Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë.

Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.
Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…
Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.
Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?
Fredi – po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë
Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?
Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.
Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje?
Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.

Tjetri – S’ke faj që je i lodhur e je friksum o burrë, s’ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë
Fredi – Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla.
Tjetri – Po mirë pra mirë, presion është
Fredi – Unë kam berë ç’nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta ropqira. Unë qetë, me qetësi, kupton ti.
Tjetri – E ça thotë rrugës
Fredi – Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S’kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndenjt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë…
Tjetri – Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti?
Fredi – Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë
Tjetri – Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte?
Fredi – Me kostum

Tjetri – Te ça lokali ishit?
Fredi – Te një lokal aty mbrapa.
Tjetri – Te pallatet e Sadriut?
Fredi – Unë s’të gënjej o vlla

Tjetri – Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha
Fredi- se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu..
Tjetri – O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensiunum që ishe. Po ta regjistroje veten qëparë e ta shifshe veten tate, do thojshe paskam qenë me gjithë mend n’siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s’do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjinat, se nesër i bie përgjegjësia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur
Fredi – Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra
Tjetri – Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrumentat. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithshëm, që për mu është procedurë jo normale..
Fredi – Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë
Tjetri – Ore nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç’punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda?
Fredi – Ça të them unë tani?
Tjetri – Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithshëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s’është drejtor.
Fredi – Ai, bashkë me shoferin. Unë s’ju gënjëj ore.
Tjetri – Ça date ka qenë?
Fredi – Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1.
Tjetri – Në ç’orë, natën apo ditën?
Fredi – Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite
Tjetri – E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty?
Fredi – Po, në darkë më kanë çuar.
Tjetri – Dhe ty të priste Taualanti aty jashtë?
Fredi – Aty jashtë.
Tjetri – E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj?
Fredi – Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s’di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi ropqiri. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin.
Tjetri – Të bëri noj çik presion Taulanti?
Fredi – Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës.
Tjetri – Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë.
Fredi – Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.
Tjetri – Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?
Fredi – Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…
Tjetri – e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?
Fredi – Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.
Tjetri – Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha?
Fredi – Po ku janë e (qesh)
Tjetri – Po pra, po për ça do t’i jepte lekët ai, për kot?
Fredi – Siç i kanë këta, aman ore
Tjetri – E ça donte ai të me thënë ti ?
Fredi – Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s’di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastelërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë.

Tjetri – Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.
Fredi – Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.

Tjetri – Edhe? Numër policie është ai?
Fredi – Numri i këtij o vlla, privat.

Fredi – Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

(n.b/BalkanWeb)

“Babalja”- Basha: Regjistrimi është i vërtetë. ‘Aktori’ lojë e Ramës (video)

Në bashkëbisedimin me gazetarët kryedemokrati Basha u ndal edhe hetimet e prokurorisë për audiopërgjimin i cili implikon vëllain e ministrit të brendshëm në trafik droge. Basha tha se asnjë fakt nuk ka ndryshuar në video dhe zëri është i pamanipuluar.

“Regjistrimi është i vërtetë sado të përpiqen të manipulojnë nuk do ia dalin. Në Angli është cuar një kopje të materialit të marrë nga mediat. Kjo është e qëllimshme për të ulur cilësinë e zërit. Kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në cdo lloj shkelje te procedurave. Dhe kanë qenë të dobëta. Ekspertiza private angleze, e dyta se në Romë s’u merr vesh, nuk përjashton mundësinë qe të jetë Agron Xhafaj. “ u shpreh Basha.

Në vijim Basha akuzoi prokurorinë kur tha se ka nisur një hetim për Agron Xhafën por pa e marrë atë në pyetje.

“Nuk i kanë sekuestruar pamjet filmike në lokal, por thotë se i ka mbikëqyrur dhe s’ka gjetur gjë interesante për hetimin. Ndërsa aktori është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe prokurorisë nën udhëzimin e Xhafës e Ramës”-vijoi më tej Basha, ndërsa paralajmëroi punonjësit e policisë dhe prokurorisë se do të ndeshen me drejtësinë.

“Po pres sa shumë do të zhyten në këtë histori” vijoi me tej Basha ndërsa shtoi se “Po presim ekspertizën italiane, apo refuzimin italian për të bërë ekspertizë. Po pres të shoh aktivitetin e Xhafës dhe pasurinë, pres që prokuroria të marrë në pyetje kryeministrin”

(BalkanWeb)

Xhisiela flet pas shpërthimit në banesë: Opozita ma vuri tritolin

LEONIDHA MUSAJ/ Xhisiela Maloku ka dyshimet e saj lidhur me tritolin që i vunë në banesën e gjyshit, shtëpi në të cilën banon ndërkohë.

Në një prononcim për “Panorama” Xhisiela mendon se tritolin ia ka vendosur opozita, por pa dhënë detaje apo ngritur gishtin e akuzës në persona konkretë.

“Nuk ndihem e kërcënuar nga ish i dashuri, apo njerezit e tij, por nga opozita qe kerkon te perfitojë politikisht nga kjo ngjarje. Unë ndodhesha në banesë në momentin e shpërthimit, dhe ta pranoj që u trembëm shumë, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm”- thotë ajo.

Xhisiela, tregon më tej, se nuk ka nevojë dhe as kërkon azil. “Unë dua mbështetjen e opozitës për të më mbrojtur nga opozita”- thotë ajo.

Ajo pranon se edhe pse kallëzimi i saj coi në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, nuk ka asnjë problem me atë familje, përkundrazi.

“Unë kam komunikim te mire me familjaret e Rexhepit, ata po më qëndrojne pranë në këto ditë të vështira”- ka thënë ajo, duke shtuar madje, se “Edhe telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë i një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja, ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar policinë”.

Pyetur pse akuzon opoziten, Xhisiela thote se opozita luajti lojen qe i doli blof. “Unë jam Xhisiela dhe të vëretën e di vetëm unë, nuk mundet dikush të hedhë hipoteza”- tha ajo.

Video – Marin Mema: Mbi historinë e shqiptarëve autoktonë në Tivar

Nga seria “Gjurmët Shqiptare” i gazetarit Marin Mema, po ju sjellim videon mbi historinë e shqiptarëve autoktonë në Tivar, por që sot janë shumë të pakët në numër, madje edhe ata që jetojnë aty ende, nuk e deklarojnë veten si të tillë.  Absolutisht e tmerrshme për një popull, si shqiptarët, në midis të Evropës – një popull  i cili edhe sot ka frikë ose historia fatkeqe për shqiptarët, e ka bërë të veten dhe nuk dëshiron të identifikohen si të tillë.

 

Marin Mema me serinë e tij televizive, vazhdon të na japë një kontribut hyjnor ndaj  gjurmëve të historisë kombëtare, diçka që duhet të zgjojë ndërgjegjen e secilit shqiptar/re që i shikon këto programe dhe sidomos të atyre në autoritet, në Tiranë e Prishtinë, për të bërë diçka që kjo histori e deformuar e shqiptarëve në trojet e veta– nga të huajt– të vihet në vendin që i takon.  Marin Mema po ua tregon vendet dhe rrugën, anë e mbanë trojeve shqiptare, nga Sanxhaku deri në Manastir e më gjërë.  Ka ardhur koha që historia e deformuar e këtij populli gjak shprishur të shkruhet nga vet shqiptarët.

Shqipëri, fenomeni i braktisjes së prindërve të moshuar

Në Shqipëri, një pjesë jo e vogël e të rinjve vazhdojnë të largohen drejt emigracionit, të shtyrë nga gjendja e vështirë ekonomike, papunësia, si dhe tensionet politike në vend. Kjo po shoqërohet edhe me fenomenin e braktisjes së prindërve. Sociologët pohojnë se braktisja e prindërve po kthehet në një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare ku, as strukturat shtetërore dhe as shoqëria civile nuk janë të përgatitura për t’u përballur me përmasat e këtij fenomeni.

VIDEO – Kaloi 67 vjet në internim, rrëfimi i dhimbshëm: Nga Tepelena në Spaç, si i varrosëm kushërinjtë

Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit/ “Buka ishte e trashë, e thyenim bukën, e coptonim dhe e hanim. Pa bërë 16 vjeç punonim 6-8 orë. Një vit shkollë kam bërë në jetën time”.

Dod Nikoll Preng LLeshi rrëfen për 67 vitet e tij në internim, për të punuarit 6-8 orë që 16 vjeç, pa patur mundësi as të shkonte në shkollë.

Rrëfimi i plotë

Fillova punë pa mbushur 16 vjeç/ Dëshmi nga Dod NikollPrengLleshi

Buka ishte e trashë, e thyenim bukën, e coptonim dhe e hanim. Pa bërë 16 vjeç punonim 6-8orë. Një vit shkollë kam bërë në jetën time.

Jam rritur jetim, na la babai dhe u arratis. Ishte me gradën major edhe ne na internuan në Lezhë. Kemi ndenjur një vit në Lezhë. Kam qenë në klasën e parë, sa e pata filluar dhe na çuan nga Lezha në Berat. Shkuam në Berat aty dhe vazhdova shkollën prap se prap vitin e parë. U liruam nga internimi i Beratit, na dërgojnë në Orosh. Nëna siguroi pula me zogj, me 5 fëmijë të vegjël, një ndër ta isha dhe unë. Ndenjëm na një vit, kur morëm vesh se ishte vrarë Bardhok Biba. Pas vrasjes së Bardhok Bibës, na menduan të përfshirë dhe na internojnë sërish. Natën e parë aty,natën e dytë në Tepelenë. Ato që kishim lënë në Berat, ato gjetëm edhe në Tepelenë, familjen e Gjon Marka Gjonit, Nikolli, nënë Mrikën,nënë Davën i gjetëm në Tepelenë. Nejse, aty u futëm në repart ushtarak. Në repartin ushtarak poshtë Tepelenës, aty u futëm ne të internuarit. Ku hidhje këmbën kishte vetëm bomba,  fishekë, qamet i zi ishte.Përfundimisht ndenjëm aty, dhomat ishin kapanon i gjatë ,krevatet lartë edhe poshtë, ishin krevatet e ushtrisë. Ne flinim në krevatin sipër dhe përbri kishin familjen e Marka Gjonit. Vetëm një dyshek kishin ose një batanije. Si repart ushtarak ishin. Çfarë hanim? Përshesh me valë që ju nuk e dini, i hidhnim kripë në një guzhinë të repartit. Ujit i hidhnim kripë edhe bukë, buka ka qenë e trashë, thyenim bukën e coptonim edhe e hanim.

Sa kohë qëndrove në Tepelenë?

Dy vite e ca. Nëna shkonte të merrte dru në pyll, ndonjëherë shkonim dhe ne, si fëmijë që ishim, ndihmonim nënën. Më kujtohet një shteg , ishin dy motra dhe një vëlla nga Lezha. Ishin këta edhe vëllait i kishin thënë se bombat kanë gjilpëra brenda, dhe ai u mundua t’i nxirrte se do qepte teshat. Ju betohem o burra ndershmërisht, copat e mishit ja ka hedhur në qiell bomba dhe i hodhi tek guzhina matanë. Aty ku ishin duke zierë pjatat dhe përsheshët me valë. Kishim rrugën që vinte afër varrezave në Veliqot, kur vinim nga Vlora për të ardhur në Tepelenë, na thoshin “këta janë kriminelë”.

A ishte i mjaftueshëm ushqimi?

Absolutisht, unë po them hanim përshesh me valë me kripë, as me sheqer as me mjaltë, vetëm me kripë. Për yndyrë as nuk flitet. Fillova punën unë atëhere, i pashkollë po.

Sa vjeç ishe kur fillove punë?

Pa bërë 16 vjeç, punonim 6 ose 8 orë. Bidoni i ujit ishte prej kauçuku i nxehtë. Me një gotë kauçuku, uji ishte i nxehtë,atë pinte punëtori. E fillova punën njëherë punëtor në Kurbnesh, pastajnë Spaç. 27 vjet kam punuar në stabiliment të Oroshit.

Çfarë pune ke bërë në Spaç?

Duhej të mbaja tubat e galerisë nga shpati në Spaç, kjo rruga këtu nuk ishte. Një mungesë për 27 vjet nuk e kam bërë. Rrinim tre muaj pa bërë asnjë ditë pushimi.

A di të shkruash e të lexosh?

Nuk kishim shkrim e as lexim, shkrimin e një viti klasë.

A di të firmosësh?

Shkolla të bën të shkruash të lexosh.

Si silleshin me juve banorët e zonës?

S’kishim tëbënim me fshatarë ne, s’kishimtë bënim, veçse ndonjëherë që shkonim në ndonjë rast varrimi në Veliqot.

Kujton ndonjë që ka ndërruar jetë nga të afërmit e tu?

Më kujtohet që kanë vdekur dy kushërinj të mitë,edhe nja dy prej Veliqotit i kanë varrosur aty pranë.

A ka pasur spital në kampin e Tepelenës?

Absolutishtqëjo.

Emri im është Dod Nikoll Preng Lleshi, një vit shkollë kam bërë në jetën time, pastaj 67 vjet internim.

Kujto.al

(VIDEO) Sali Berisha: ‘Xhisiela’! Ja faktet se si mashtroi Taulant Balla dhe ‘Rilindja’

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar sot një video, ku tregohen të gjitha faktet se si ‘Rilindja’ u hodh e gjitha në sulm, për të mbrojtur Taulant Ballën, ndrëkohë që e vërteta është krejt e kundërta.

Në video tregohet qartë se si Taulant Balla, gënjen dhe jep versione të ndryshme për datën 21 korrik, datë në të cilën nënKomisari i policisë, Emiljano Nuhu e akuzon se ai sëbashku me deputetin Rahman Rraja, vëllain dhe djalin e tij kanë kërcënuar me armë oficerin brenda komisariatit të policisë.

 

 

 

Presidenti Meta: Ja kur dhe si do të miratoj marrëveshjen me Greqinë (video)

Presidenti Ilir Meta deklaron se është dakord me kryeministrin Edi Rama për paktin me Greqinë, por pasi marrëveshja të ratifikohet në Kuvend pasi të marrë dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese. Kreu i shtetit vuri në dukje se aktualisht ky institucion është jashtë funksionit për shkak të përjashtimeve që kanë ardhur nga vetingu.

“Unë marrëdhëniet me fqinjët i kam për zemër, dhe të tilla i kam pasur gjithmonë dhe nuk më pëlqen të hyj në polemika, por në respekt të pyetjes saj dhe në rëndësi të çështjes, sepse është një çështje shumë e rëndësishme, ka gati ka më shumë se 10 vite që nuk është zgjidhur ende dhe për të cilën ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetueses të Shqipërisë, dua të them që unë kam bërë përpjekjet e mia maksimale në mënyrën më konstruktive për ti kontribuar zgjidhjes së drejtë të kësaj çështje dhe jo ndërlikimit të mëtejshëm të saj, sepse kjo është një  çështje delikate tek ne, por edhe në Greqi. Kam bërë gjithçka, me kryeministrin Rama kemi patur një dakordim të plotë, kemi patur disa mosmarrëveshje me ministrin Bushati për këtë çështje. Ja kam bërë të qartë kryeministrit që në rast se ai është i bindur se është tërësisht e mundur për të finalizuar një marrëveshje e tille, ai do ta ketë autorizimin nga ana ime si kryeministër, por edhe si shefi i mazhorancës, sepse është një marrëveshje që duhet të kalojë në Parlament. Por natyrisht ja kam bërë të qartë dhe më duhet ta them dhe këtu se është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, përndryshe kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimtare të kësaj çështje në interes të dy vendeve”, tha Meta.

***

Rasti “Xhisiela” dhe letra e Nuhut/ Meta: Nuk kam besuar që mund të kenë ndodhur ato çështje…​

Presidenti Ilir Meta ka folur për çështjen “Xhisiela” dhe letrën e Emiljano Nuhut dërguar Drejtorit të Policisë dhe për dijeni të drejtuesve të shtetit, ku spjegonte se ishte kërcënuar.

“Unë jam shprehur qartë në këtë çështje dhe e kam bërë të qartë se sa kohë do të jem në këtë pozitë nuk do të favorizoj asnjë amnisti apo falje për çdo person që ushtron dhunë në familje. Besoj që edhe parlamenti dhe qeveria ndajnë të njëjtin angazhim”, tha Meta.

“Për rastin konkret është një çështje që unë kam marrë një letër që i drejtohej edhe kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe Prokurores nga oficeri Nuhu para se të nisesha për në SHBA. Nuk kam besuar që mund të ndodhin ato çështje, por çështjen në fjalë po e ndjek ekipi im me në krye këshilltarin për siguri kombëtare zotin Bari Shaqiri. Kështu që për të mbajtur një qëndrim të qartë duhet të kem një informacion më të plotë dhe të besueshëm”, tha Meta në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Është për të ardhur keq që ka një polarizim në këtë çështje, kur duhet të ketë një bashkim të të gjithëve për të adresuar një fenomen që kërcënon shoqërinë tonë, familjen tonë pa i dalë askujt në mbrojtje, aq më tepër kur bëhet fjalë për persona që kanë lidhje politike, por edhe pa e tepruar me akuza politike. Ajo që unë do të nënvizoja, përveç rëndësisë që Prokuroria dhe vetë drejtuesit e policisë duhet të ndërmarrin hapat dhe të sqarojnë momentet e kësaj odiseje, në mënyrë më të paanshme për të vendosur një besim të publikut te institucionet e zbatimit të ligjit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që shoqëria civile të jenë të bashkuar për të ndriçuar këtë cështje në interes të së vërtetës”, vijoi Presidenti.

Dokumentar dedikuar punëtorëve sezonalë të Kosovës që kontribuan me punë në Zvicër e që sot jetojnë me vetëm 75 Euro

Voal – Ata kanë punuar në Zvicër për një kohë të gjatë, ndonjëherë me koston e rëndë duke shkatërruar shëndetin e  tyre. Ata kanë akumuluar kursime, AVS, por kur bëhet fjalë për daljen në pension është një histori tronditje: ata nuk kanë marrë kurrë pension. Mijëra pensionistë të Kosovës kanë humbur paratë e tyre dhe e gjejnë veten sot të varfër dhe në fazën përfundimtare të jetës së tyre. Kjo është tema e dokumentarit nga televizioni zviceran.

Në prag të startimit të Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, televizioni zviceran në të tre gjuhët kishte realizuar dokumentarë të futbollistëve të kombëtares. Midis tyre dallohej dokumentari për Xherdan Shaqirin dhe tregonte jetën e tij dhe të familjes duke shkaktuar simpati tek opinioni zviceran.

Simpati dhe dhimbje ka shkaktuar edhe dokumentari i televizionit të Zvicrës frankofone SRF kushtuar pensionistëve nga Kosova, që kanë punuar një jetë në Kosovë dhe sot jetojnë me vetëm 75 Euro në muaj dhe nuk gëzojnë të drejtën e pensionit për djersën e mundin që kanë derdhur.

Fjala është për punëtorë sezonalë që vinin nga ish-Jugollsavia për të punuar në Zvicër, e midis tyre janë shqiptarët nga Kosova të cilët kanë marrë pjesë në ndërtimin e Zvicrës, autostradave, Tunelit të Gothardit etj etj.

Gjatë punës së tyre, ata paguanin rregullisht kontributet e tyre për pensionet në fondin AVS, por edhe sot e kësaj dite, ata nuk kanë përfituar asgjë dhe jetojnë me 75 Euro në muaj.

Historia e pensioneve të punëtorëve nga Kosova është pjesë e një procesi juridik që zvarritet e zvarritet pa asnjë përfundim.

Në qendër të dokumentarit është vendosur figura e Ramush Azemit, shqiptar i Kosovës nga Vitia, i cili si punëtor sezonal ka punuar në Zvicër 20 vite dhe sot jeton me 75 Euro pension.

Në intervistën që televizioni shtetëror frankofon i Zvicrës SRF i mori Ramush Azemit, ai kujton vitet e punës dhe jetës që ka kaluar në Zvicër, kur bashkë me shokët e tij punonin në kantonet e Tiçinos dhe Graubunden për ndërtimin e Tunelit të Gothardit.

Si puna e tij janë plot shqiptarë të Kosovës që kanë punuar në Zvicër, por që nuk përfitojnë asgjë nga kontributet që ata kanë derdhur rregullisht.

Hajriz Shazivari një tjetër personazh ku fokusohet SRF, që ka punuar si punëtor sezonal 27 vjet në Zvicër dhe që sot jeton në Kosovë me 75 Euro! Hajrizi ka nisur punën në Zvicër kur ishte 22 vjeç dhe i ka dhënë të gjitha kontributet për të përfituar pension por deri tani asgjë!

A mundet që një njeri të jetojë me 75 Euro kur gjithë jetën ka derdhur mund edhe djersë?!

Ndërsa Adem Ismajli, edhe ky me 27 vjet punë si pumëtor sezonal në Zvicër, ruante një copë guri që e kishte marrë në kohën kur punonin në “Grande Dixencee”.

“Grande Dixencee” është diga më e lartë në Europë, dhe e treta në rrang bote pas digave Nurek Dam e Diga di Xiaowan, e lartë 285 metra lartësi, që ndodhet në kantonin e Valesë.
ndërtimi i digës u bë midis viteve 1953-1961. Ndërsa ndërtimi i Tunelit të San Godardit nisi në vitin 1970 dhe përfundoi në vitin 1980.Deri më sot, zotëri Ramushi ende jeton me 75 euro në muaj, edhe pse gjithë shëndetin e tij e shkriu për një Zvicër më të bukur.

Prej 1 prillt 2010 Zvicra vendosi t`i ndërpresë kalimin e beneficioneve për punëtorët sezonalë në Kosovë.

Mjerisht nga vendim janë prekur mijra punëtorë. Pala zvicerane reagon duke shpjeguar se ngërçi vazhdon për bashkëpunim të pamjaftueshëm nga pala kosovare.

Në fund të tunelit tani është shfaqur një dritë dhe shpresë sepse këtë vit midis palës zvicerane dhe asaj të Kosovës është firmosur një konventë e re bashkëpunimi bileteral midis Kosovës dhe Zvicrës, por që të hyjë në fuqi duhet të ratifikohet nga të dy parlamentet dhe ky ratifikim mund të zgjasë nga një deri në dy vjet ?

Puna është se a do t’ja arrijnë kësaj dite shqiptarët e Kosovës, tashmë të moshuar e sëmurë nga hallet e dertet e viteve të jetës që ka hyrë në fazën finale. Janë rreth 5 mijë shqiptarë që presin  !

Për të parë dokumentarin mund të klikoni

në linkun e ketushem: rts.ch / Përgatiti E.B.

 

 

 

Të shkarkohet menjëherë kryeministri Edi Rama si shkelës i Kushtetutës!

Prokurorja Arta Markut nuk i bëri asnjë lloj përshtypje kërcënimi i shefit të qeverisë!
Në rastin e përdhunimit të vajzët të pambrojtur, Edi Rama në vend se të quante horr të birin e deputetit socialist që kishte kryer aktin e dhunshëm, ai i sulet me kërcënime oficerit.
Dihet se Emiljano Nuhu kërkoi ndihmën e shtetit dhe kur nuk mori asnjë përgjigje, përkundrazi kur u pa qartë se do ta likuidonin, se e transferuan në Berat, ai largohet nga Shqipëria.
Ka katër muaj që zvarritet një hetim çka tregon përfshirjen e politikës, kur bëhet fjalë për të birin e një deputeti të PS dhe Edi Rama kërcënon oficerin duke shkelur Kushtetutën përpara gjithë kamerave se “do ta ndjekë këmba këmbës”!
Edi Rama është një shkelës i Kushtetutës të Shqipërisë recidiv.
Shqiptarët kujtojnë qershorin e vjetshëm kur Edi Rama nga Kuçova iu ka bërë thirrje policisë të shtetit që të votojë Partinë Socialiste si e vetmja forcë që mund të bëjë shtet!!!
Edi rama shkeli Kushtetutën e vendit dhe do të duhej të përjashtohej menjëherë nga fushata dhe PS të kishte zgjedhur një tjetër lider!
Të njëjtën thirrje Edi Rama i bëri edhe gjithë administratës të shtetit, sikur policëve që pas orarit të punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në.
” I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lëjojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre dhe së bashku në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë në mesataren e BE-së. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi Rama.”

Më vonë kërkoi falje, ndërsa Prokuroria nuk ndërmori asnjë hap!

Thirrja që u bëri Rama policisë dhe administratës të shtetit nuk mund të falet.

Nuk mund të falen as kërcënimet që Edi Rama i ka drejtuar dy oficerëve që kanë denoncuar inkriminimin e policisë dhe institucioneve të shtetit.

Edi Rama si shkelës i Kushtetutës minimumi duhet të shkarkohet!

Ja dy videot:

NJëra ku i bën thirrje policisë dhe administratët të shtetit të votojë për pS dhe tjetra ku kërcënon Emiljano Nuhun se do ta ndjekë këmba këmbës si horr.

Horri në fakt që duhet ndjekur këmba këmbës deri sa t’i shporret vendit është Edi Rama!

 

“Blindohen” Krimet e Rënda, pritet pretenca për dosjen Shullazi (VIDEO)

Pas shtyrjes nga seanca e shkuar, pritet te jepet sot pretenca në Krimet e Rënda për bandën “Shullazi”. Para nisjes se gjyqit, ashtu si ndodhi edhe seancen e shkuar, jane marre masa te forta sigurie para ambienteve te gjykates.

Avokatët e Shullazit

Seancen e shkuar ra ne sy mungesa e te pandehurve ne salle, nderkohe qe u kompletua trupa e prokurorëve e përbëhet nga; Donika Prela, që është drejtuesja e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani, kanë qenë të gatshëm për të lexuar pretencën. Muçi dhe Osmani janë emrat e rinj të dy prokurorëve që marrin përsipër këtë çështje.

Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku, nuk ishte në seancë pasi kishte një të afërm shumë sëmurë, në gjendje kritike për jetën.

Për këtë arsye gjykata vendosi të caktojë avokat kryesisht për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen që kishte refuzuar të mbrohej nga avokati Vladimir Meçe.

Ndërkohë që Prokurori Martini kërkoi që të pezullohen afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Gjatë seancës pati dhe debate, pasi prokurorët thanë se shtyrja është bërë e qëllimshme, pasi kishin informacion se avokati i Blerim Shullazit ndodhej në oborrin e gjykatës 5 minuta para nisjes së seancës. Por kjo gjë u kundërshtua nga avokatët e tjerë.