VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Novela Kovid 19, dhe nje Interpretim i Mundshem Frojdik! Nga Iris Halili

By | May 7, 2020

Komentet

KOSOVA E KA ZGJEDHUR RRUGËN E VET EVROPIANE PRO-AMERIKANE – Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

 

         -Kundërshtimi i politikës së gabuar të ambasadorit Grenell është veprim

          pro-Amerikan dhe detyrë kombëtare

         Kemi pse të krenohemi me bukurinë, kulturën, traditën, historinë dhe vlerat e larta njerëzore të kombit shqiptar. Por kemi edhe pse të turpërohemi me mangësitë, vlerat e ulëta dhe të këqijat e shumta të një pjese të vogël të kombit. Punët e liga bëhen më lehtë dhe janë shumë të rrezikshme. Duhet një numër tepër i madh i atdhetarëve për ta mundur një numër shumë të vogël të tradhëtarve.

         PSE E DUAM AMERIKEN?!

         Shfrytëzimi i pro dhe kundër amerikanizmit për nevoja politike dhe interesa personale është bërë i mërzitshëm dhe i kalon kufijtë e absurditetit. Më duhet ta përsëris për të disatën herë. Populli shqiptar, me shumicë, me të drejtë, me zemër dhe pa hile e do dhe e respekton Ameriken, për shumë arsye.

-Është vendi më demokratik, më i drejtë dhe më i fortë në botë, simbol i lirisë dhe garantues i vetëm i ruajtjes së paqes dhe rendit botëror.

-Kombi amerikan është i vetmi në botë i përbërë nga gati të gjitha kombet, racat dhe religjionet e tjera.

-Garanton plotësisht lirinë e fjalës, besimin fetar, individualitetin, pronën private, mirëqënien, dhe lumturinë personale.

-Qindra-mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet tona e kanë gjetë vetën dhe janë duke e përjetuar ëndrrën amerikane.

-Gjatë gjithë historisë ka qënduar në mbrojtje të kombit shqiptar, që nga presidenti Wilson, deri te presidentët Klinton dhe Bush.

-E ka ndihmuar çlirimin e Kosovës nga thundra shekullore serbe, e ka përgaditur dhe realizuar shpalljen e pavarësisë, ka investuar shumë në zhvillimin e Kosovës.

-Është i vetmi vend në botë, i cili mund ta mbrojë kombin shqiptar nga armiku i përbetuar, shumë i fortë, shovinizmi dhe hegjemonizmi Serbo-Rus.

         Amerika nuk është pa të meta, por ato luftohen me mjete demokratike në mënyrë të përherëshme.

          Dashuria e përhershme e popullit shqiptar për Amerikën është e sinqertë dhe dallon shumë prej “dashurisë” së përkohëshme vetëm për interes të klikës serbe. Interesat strategjike të popullit shqiptar janë në përputhje me interesat strategjike të popullit amerikan. Populli serb me shumicë është pro-rus dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

          AMERIKA DHE DIALOGU KOSOVË-SERBI

          Përkrahja amerikane për popullin shqiptar nuk bën të merret si e garantuar. As nuk duhet menduar se Amerika ka kohë të merret me punët tona në mënyrë të pafund. Ka shumë probleme botërore më të mëdha se çështja e Kosovës. Ne duhet ta ndërtojmë dhe forcojmë vetë shtetin tonë. Duhet të punojmë shumë dhe pandalë për ta merituar dhe siguruar përkrahjen e përherëshme amerikane. Ekziston mundësia që armiqët tanë me diplomaci shtetërore dhe veprime të fuqishme lobiste të depërtojnë te zyrtarë të lartë amerikanë, siç është rasti me Ambasadorin Richard Grenell. Presidenti serb Vuçiq për interesa të Serbisë, i ndihmuar nga presidenti  Thaçi për interesa personale dhe kryeministri Rama për tu treguar dikushi, kanë arritur ta bindin atë se shkëmbimi territorial është zgjidhja më e lehtë. Ai e filloi këtë duke anuar nga Serbia dhe duke bërë presion mbi Kosovën. Roli i tij në koordinimin me Thaçin dhe Mustafën e LDK-s në rrëzimin e qeverisë demokratike të Kosovës ishte i qartë. Kjo u bë me qëllim të krijimit të një qeverie kukull të kontrolluar nga Thaçi, e cila në dialog me Serbinë do ta pranonte shkatërrimin e Kosovës.

         Këto veprime anti-shqiptare dhe anti-amerikane e kanë ngritur popullin shqiptar në këmbë në mbrojtje të shtetit të Kosovës. Ky popull i shumëvuajtur nuk ka rrugë tjetër veçse të kundërshtojë me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat paqësore kudo në trojet tona dhe diasporë. Në Amerikë Liga Shqiptaro-Amerikane më në krye ish-kongresistin Joseph DioGuardi dhe znj.Shirley Cloyes DioGuardi janë duke punuar me të madhe me Kongresin Amerikan dhe administratën e presidentit Trump për ta ndryshuar politikën e gabuar të Ambasadorit Grenell në Kosovë. Pritet që kjo ligë sapo të lejojë situata, të organizojë demonstrata masovike në Uashington si në vitet e 90-ta kundër ndarjes së Kosovës. Po ashtu të bëjë dëgjime në Kongresin Amerikan ku Ambasadori Grenell do të jetë i detyruar t’i arsyetoj veprimet e veta. Kushdo që dyshon në aftësitë dhe mundësitë e Ligës mund ta vizitojë Web-faqen “aacl.com”dhe të njihet me punën e saj 30 vjeçare në shërbim të kauzës kombëtare. Kundërshtimi i një politike të gabuar të një zyrtari apo një pjese të një administrate amerikane është më vend.  Nuk ka logjikë të dëgjohet verbërisht dikush që kërkon nga ti për të bërë vetëvrasje. Administratat dhe ambasadorët e Amerikës janë gjithmonë të përkohshëm. Miqësia në mes të popullit shqiptar dhe atij amerikan është e përherëshme.

          Nëse vazhdohet me rrugën e ndarjes së Kosovës, populli shqiptar e rezervon të drejtën për të kërkuar bashkimin e të gjitha tokave shqiptare, të okupuara nga Serbia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Greqia. Të njëtën gjë mund ta kërkojnë edhe popujt e tjerë, të cilët jetojnë jashtë shteteve nacionale. Gjermania dhe shtetet e rëndësishme të Evropës e kundërshtojnë këtë ide. Ky do të ishte një gabim katastrofal me përmasa të rrezikshme destabilizuese për Ballkanin dhe mbarë Evropën.

         Dëshira e Ambasadorit Grenell për zgjidhje të shpejt të konfliktit shqiptaro-serb mund të realizohet nëse orientohet kah e drejta dhe realiteti. Ai duhet të bindet se njohja reciproke në kufijtë ekzistues me sigurim të drejtave të njëjta nacionale dhe njerëzore për serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Serbi është e vetmja zgjidhje. Nuk mund të bëhen bisedime për dëmtimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Kjo gjë ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë me 17 Shkurt të vitit 2008. Kjo pavarësi në kufijtë ekzistues është njohur nga Amerika dhe më shumë se 100 shtete të botës, është konfirmuar nga Gjykata e Drejtësisë në Hagë.   Krimet e luftës nga shteti terrorist serb kundër popullit të pafajshëm shqiptar nuk mund të falen kurrë pa u dënuar fajtorët. Çështjet të tjera mbeten temë e bisedimeve të mëtutjeshme. Kjo zgjidhje mund të bëhet e shpejtë nëse Amerika dhe Evropa bëjnë presion të vërtetë mbi Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo duhet të vihet para vendimit, a don të bëhet pjesë e Evropës demokratike me të gjitha të mirat që vijnë me të apo të mbetet nën thundrën e Rusisë dhe Kinës me të qjitha të këqijat e sistemeve totalitare. Koha e ledhatimeve dhe lëshimeve ndaj agresorit serb duke i bërë presion viktimës shqiptare ka përfunduar. Kosova është gati, ajo e ka zgjedhë rrugën e vet Evropiane pro-Amerikane.

         GJYKATA KUSHTETUESE NË MBROJTJE TË SHTETIT

         Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është para një vendimi shumë të vështirë me përmasa historike. Presionet e ndryshme mbi Gjykatë, nga cila do anë qofshin janë të papranueshme. Vendimi për pezullimin e Dekretit të presidentit deri me 29 Maj tregon qartë seriozitetin dhe përkushtimin e saj ndaj drejtësisë. Duhet shpresuar se GJK do të përcaktohet për zgjedhje të lira, në favor të vullnetit të popullit e jo të nji presidenti me sjellje të qarta diktatoriale, anti-shtetërore, jashtë kompetencave të tij që mund të kualifikohen si antikushtetuese. Harta aktuale elektorale ka pësuar ndryshime qenësore dhe dallon shumë nga zgjedhjet e 6 Tetorit. Vetëm zgjedhjet e lira mund ta reflektojnë realitetin dhe janë mënyra e vetme e krijimit të legjitimitetit qeverisës. Në favor të kësaj  është deklaruar publikisht edhe njëri ndër hartuesit e kushtetutës nga radhët e PDK-s, profesor Arsim Bajrami. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë dhe shtylla e fundit e mbrojtjes së shtetit e përbërë nga gjykatës të kualifikuar me vlera të larta profesionale dhe njerëzore. Ata e dijnë fare mirë peshën e vendimit të tyre, i cili duhet të respektohet. Vendimet e Gjykatës Kushtetutese, të mira apo të këqija i vlerëson ardhmëria. Punët e këqija dhe dështimet e qeveritarëve i gjykon populli. Populli është mbi të gjithë dhe nuk ka forcë që mund ta ndalë në realizimin e të drejtave dhe aspiratave të veta.

         PARTITË POLITIKE DHE SHPËTIMI I KOSOVËS

         Partitë politike janë subjektet më të rëndësishme të zhvillimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit. Ato konkurrojnë për pushtet në bazë të programeve dhe arritjeve të tyre. Pa hyrë në analizë të thellë të sukseseve dhe dështimeve, mund të thuhet me kompetencë së vetë fakti që pas 21 viteve lirie dhe 12 vite pavarësie ende duhet të merremi me mbrojtjen e ekzistencës së shtetit të Kosovës, paraqet dështim të turpshëm të partive, të cilat qeverisën vendin gjatë kësaj kohe.

          Vetëvendosja ka arritur të bëhet partia më e madhe në Kosovë. Arsyet janë të thjeshta. Deri në zgjedhjet e 6 Marsit ishte parti opozitare. Lideri i saj Albin Kurti me kuadro të tjerë udhëheqës posedojnë aftësi dhe kualitete të lartë. Rinia dhe një pjesë e madhe e popullit, me arsye e konsiderojnë VV-n të vetmen shpresë për ndryshime dhe shpëtimin e Kosovës. Luftimi i pakompromis i korrupsionit dhe kundërshtimi i ndarjes së Kosovës janë çështje kyçe të përkrahjes. Rrëzimi i padrejtë jodemokratik i qeverisë Kurti e ka shtuar shumë përkrahjen për VV-n. Çdokush bën gabime në qeverisje. Qeverisja kërkon aftësi, urtësi, maturi, vendosmëri, diplomaci, përshtatje në rrethana dhe situata të reja. Është e dobët kritika për dike pa ju dhënë mundësia për ta treguar veten me punë. Gabimet e së kaluarës në opozitë, nuk kanë peshë të madhe. Veçse, Vetëvendosja duhet të ruhet shumë nga rreziku i majtizmit, ekstremizmit fetar dhe mos tolerancës ndaj kundështarëve politikë.

         Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e vjetër ka mbijetuar në sajë të autoritetit të pafund të presidentit të urtë historik Dr. Ibrahim Rugovës. Përçarjet, servilizmi, pjesëmarrja në korrupsion dhe qeverisje të keqe e gardës së vjetër më në krye Isa Mustafën e dobësoi dukshëm këtë parti. Në zgjedhjet e 6 Tetorit arriti për ta zënë vendin e dytë duke ju falënderuar znj.Vjosa Osmani me disa kuadro të reja. Bëhen qesharak ata që thojnë ndryshe. Me rrëzimin e qeverisë Kurti pjesë e së cilës ishte edhe vetë dhe përpjekjen për të krijuar qeveri të re të kontrolluar nga Thaçi dhe Lista serbe, garda anti-rugoviane e Mustafës është duke e dëmtuar rëndë LDK-n, demokracinë dhe ekzistencën e shtetit të Kosovës. Shpresa e vetme për të mbetur e fortë në skenën politike është lirimi nga detyra dhe dalja në pension e kryetarit të LDK-s Isa Mustafës, tërheqja nga formimi i një qeverie “Thaçjane”dhe përkrahja e kryeparlamentares Vjosa Osmani. Me sinqeritetin, edukatën e lartë shkollore, aftësinë profesionale, vendosmërinë, guximin politik, atdhedashurinë dhe vlerat familjare ajo është padyshim një nga figurat më të mëdha të vendit dhe pasardhëse e denjë e presidentit Rugova. Duke e shpëtuar vetveten, LDK-ja do të luante një rol shumë të rëndësishëm në shpëtimin e Republikës së Kosovës.

         Partia Demokratike e Kosovës ka dalë nga shpirti i luftëtarëve të lirisë të UÇK-s

dhe komandantit legjendar Adem Jashari. Pritej se kjo parti do të ishte garancia më e

fortë e mbrojtjes dhe ndërtimit të shtetit. Por lidershipin e saj e përfshiu vetëkënaqësia,

meritoria, lakmia, korrupsioni, interesi personal dhe frika nga Gjykata speciale. Meqë

qeverisi me Kosovën për një kohë shumë të gjatë PDK-s i takon përgjegjësia  kryesore

për gjëndjen e vështirë në të cilën gjindet ajo sot. Ekzistenca e shtetit të Kosovës është

e rrezikuar nga veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi. Bisedimet me Serbinë

për shkëmbim territori janë shkelje e rëndë mbi vlerat e luftës dhe gjakun e dëshmorëve të cilët e dhanë jetën për liri. Shihet se ai është i futur pakthim në botën e vet të fantazisë dhe nuk e kupton lojën e presidentit serb Vuçiq me te dhe me fatin e

Kosovës. Largimi i tij nga politika do të kishte ndikim pozitiv në forcimin e PDK-s dhe

do të ndihmonte shumë në shpëtimin e Kosovës nga domiminimi serb. Edhe miku madh i Kosovës, ambasadori William Walker i tha Thaçit se është i lodhur dhe duhet të  merrte pushim. Mjaft e ka “ndihmuar” Kosovën. Supozohet se arsyeja kryesore e

përuljes së tij ndaj Serbisë është frika nga dosjet dhe mundësia e perfundimit në burg.

Por, më mirë e ka të shkojë në burg para, se sa pas shitjes së Kosovës.

Nëse PDK arrinë të riorganizohet, lirohet nga Thaçi, prononcohet kundër shkëmbimit të territoreve dhe vazhdon me kërkesën për zgjedhje të reja, ardhmërinë e ka të sigurtë.

         QEVERIA E SHQIPËRISË NË SHËRBIM TË INTERESAVE SERBE

         Populli shqiptar nga të gjitha trojet tona e tregoi shpirtin e madh vëllazëror dhe

atdhedashurinë, me përkrahjen e popullit të Kosovës gjatë vitit 1999. Të dhemb zemra kur e sheh kryeministrin Edi Rama në shërbim të Serbisë kundër interesave të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar. Këtë e bën të qartë përkrahja e tij për projektin serb mini-Shengen, bisedimet e fshehta me presidentin Thaçi dhe ate serb Vuçiq në dëm të Kosovës, vrapimi i turpshëm pas Vuçiq, lavdërimi  i tepruar i serbëve dhe nënçmimi i popullit dhe liderve të Kosovës. Shtrohet pyetja, a ia merr mendja atij se pas përqafimeve serbe fshihet qëllimi i nënshtrimit të Kosovës, krijimit të “Serbisë së madhe” dhe daljes në detin Adriatik nëpërmes tokave shqiptare? Dhe, çfarë mund të pritet nga një qeveri, e cila i përkrah armiqt e deklaruar të popullit shqiptar, shkatërron nga mbrenda vlerat kulturore kombëtare dhe demokracinë shtetërore?!

         Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me tokat shqiptare. Nuk ka forcë në botë që mund ta shtypë dëshirën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë!

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës

Përgjegjësia kolektive serbe dhe dëmshpërblimet e luftës – Nga Gani MEHMETAJ

 Pas çdo lufte shkatërrimtare, agresori është ai që i heq pasojat dhe merr përgjegjësinë kolektive për krimet e bëra. E drejta ndërkombëtare e njeh institucionin e fajësisë kolektive dhe përgjegjësisë kolektive, sikurse që e njeh edhe institucionin e dëmshpërblimeve të luftës. Po ashtu, kjo është aplikuar pas Luftës së Dytë Botërore, humbësit e luftës janë detyruar jo vetëm të marrin përgjegjësinë kolektive për krimet e bëra, por njëkohësisht dhjetëra shteteve u kanë paguar dëmet materiale dhe dëmet morale, të shkaktuara gjatë luftës. Qindra kriminelë lufe ajën ekzekutuar, apo dënuar me burg. Pas luftës në Bosnjë-Hercegovinë, institucionet e këtij shteti kanë nis procedurën e dëmshpërblimeve të luftës nga Serbia, duke kërkuar shuma të mëdha kompensimesh të cilat do të paguheshin me dhjetëvjetëshe.

Dëmshpërblimi i Serbisë për shkatërrimet në Kosovë

Serbia, krahas luftës në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, bëri spastrime etnike e gjenocid edhe në Kosovës, duke e shkatërruar njëkohësisht gati të gjithë infrastrukturën dhe objektet më rëndësi të veçantë. Janë vrarë mijëra shqiptarë, janë djegur mijëra shtëpi: pronat shtetërore e private, ndërsa dhembjet morale janë të pakrahasueshme. Pasojat e luftës Kosova dhe shqiptarët do t’i ndiejnë edhe për një periudhë të gjatë, pavarësisht faktit se me këmbënguljen e tyre dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare janë bërë rindërtime të shumta dhe janë zbutur në masë të dukshme pasojat e infrastrukturës së shkatërruar. Serbia këtë luftë e humbi, pavarësisht përpjekjeve dhe pretendimeve të mëdha për spastrime etnike dhe për zgjerim të territoreve, në dëm të shqiptarëve në Kosovë dhe në dëm të joserbëve në Bosnjë-Hrecegovinë e në Kroaci. Është e natyrshme, që meqë Beogradi, qendra e së keqës dhe shkaktari i të gjitha këtyre shkatërrimeve të heqë pasojat si në planin moral, pra ta bartë për një kohë tepër të gjatë përgjegjësinë kolektive dhe fajësinë kolektive, njëkohësisht edhe të paguajë dëmet e luftës. Kjo procedurë para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ende nuk është inicuar, edhe pse disa nga përgjegjësit kryesorë të vrasjeve e spastrimeve etnike në Kosovë, janë duke u përballur me gjykimin dhe është konstatuar se ata janë të përgjegjshëm e fajtorë, megjithëse gjykimi ende nuk ka mbaruar.

A mund ta inicojë Kosova procedurën e dëmshpërblimit

Përderisa Bosnjë-Hercegovina ka pasur mundësi ta inicojë procedurën për dëmshpërblimin e luftës, sipas ligjeve ndërkombëtare, meqë është shtet i pranuar ndërkombëtarisht, edhe pse ende është nën mbikëqyrjen dhe qeverisjen ndërkombëtare, Kosova për shumë arsye nuk pati mundësi që ta inicojë procedurën e dëmshpërblimeve të luftës. Arsyeja kryesore është, sepse Kosova ishte nën administrimin ndërkombëtar dhe ende nuk është pranuar  shtet i pavarur. Arsyeja tjetër mund të jetë, sepse Serbia nuk u  ndëshkua kolektivisht nga bashkësia ndërkombëtare, edhe pse kanë përgjegjësi dhe fajësi kolektive. Nuk është ndëshkuar kolektivisht as për gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kroaci. Megjithatë ekspertët dhe institucionet tona shtetërore, duhet të shohin mundësitë dhe procedurat ligjore, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, në mënyrë që krahas përgjegjësitë së kreut të Beogradit për krimet dhe gjenocidin në Kosovë të inicohet edhe përgjegjësia kolektive, përkatësisht të inicohen procedurat për dëmshpërblimet e luftës.

Dihet se janë bërë disa llogari si për numrin e të vrarëve e të plagosurve, ashtu edhe për dëmet e shkaktuara nga makineria serbe gjatë luftës në Kosovë. Është po ashtu e njohur se numri i saktë i të vrarëve asnjëherë nuk mund të dihet, sikurse nuk mund të vlerësohet kurrë dëmi moral e dhembjet e shqiptarëve për të afërmit e tyre dhe për gjymtimin e denigrimin e popullatës gjatë kësaj lufte të ndyrë serbe. Kështu, pos shënimeve që janë, do të duhej të kompletohen  tërësisht të dhënat e përgjithshme për të inicuar proicedurën e dëmshpërblimeve të luftës, që do t’i paguante Serbia Kosovës. 

Teksti është botuar para 18 vjetësh, por situata nuk ka ndryshuar. Shteti ynë hesht për krimet serbe dhe për dëmshpërblimin e luftës.  

 

P. S. Institucionet e shtetit tonë as pas njëzetë vjetësh nuk kanë nis procedurë për të kërkuar dëmshpërblime të luftës dhe përgjegjësi kolektive të serbëve.

Apeli i SHBA, ish-deputeti i PD Romeo Gurakuqi: Reformat duhet të bëhen shpejt, por ato duhet të jenë të plota dhe të përkufizuara saktësisht

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi ka komentuar thirrjet e ambasadës së SHBA në Tiranë ndaj politikës shqiptare në kulmin e tensioneve pas shembjes së teatrit, për të zbatuar Reformat në Drejtësi dhe atë Zgjedhore, si kushti i vetëm për anëtarësim në BE.
Reformat duhet te behen shpejt, por ato duhet te jene te plota dhe te perkufizuara saktesisht:
1.institucionet e drejtesise se re nuk mund te plotesohen nga prokuroret e diktatures, militantet e PS, te ndervarurit dhe pengjet e baroneve te Tiranes. Mungesa e kuadrove te rinj te sistemit mund te kompensohet me te diplomuarit me cikel te plote ne universitetet perendimore, duke shfuqizuar pengesen ligjore per ata;
2. Reforma Elektorale duhet te paraprihet nga korigjimi i ndarjes administrative, rishperndarja e kolegjeve zgjedhore, duke respektuar te drejten e krahinave historikisht te formuara dhe komuniteteve, per perfaqesim te percaktuar ne Parlament.
3. Rivendosja ne sistemin e larte qeverises dhe udheheqes te shtetit, administrates se nalte e Konventave Themelvenese Kushtetuese mbi strukturimin e burimeve njerezore.
4. Korigjimi i sistemit zgjedhor ne perputhje me parimin e perfaqesimit te drejtperdrejte te sovranit, perfshire emigrantet, sipas regjistrimit te origjines ne Shqiperi.

Zonja Ambasadore, ju jeni me shqiptarët jo me ata që shembin kulturën dhe identitetin shqiptar! Nga Elida Buçpapaj

Zonja Ambasadore,

Keni pothuaj katër muaj në Shqipëri dhe besoj se ndiheni tashmë si në shtëpinë tuaj, sepse për shqiptarët Miku është i shenjtë, aq më tepër kur vjen nga SHBA, aleati jetik i shqiptarëve.

Gjatë këtyre ditëve ju jeni fokusuar tek reforma zgjedhore dhe në drejtësi, që janë të interesit ekzistencial për demokracinë e një vendi si Shqipëria që tashmë është futur në grushtin e një njeriu të vetëm, të mbrapshtë, një Kim Jong-un për vendin e tij, i  cili përfiton nga një situatë aspak interesante që ka ngërthyer vetë Perëndimin, plus gjendja lockdown nga pandemia.

Ndërsa i ka detyruar gjithë shqiptarët të izolohen në kuarantinë, në natën kur gdhihej 17 Maji, Edi Rama urdhëroi një laké të tij, me emrin Erion Veliaj të shembi Teatrin Kombëtar.

Kjo ndërtesë që përfaqëson identitetin kulturor të shqiptarëve kishte 27 muaj që vigjëlohej nga aktorët dhe shoqëria civile dhe mbrojtja e Teatrit ishte kthyer në kauzë lirie, si mbrojte e dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Teatri Kombëtar është pronë kombëtare. I takon popullit shqiptar. E theksoj këtë fakt nisur nga një prononcim i juaj me gazetaren Inva Tare tek Euronews Albania ku nënvizoni se “pavarësisht qeverive të zgjedhura, marrëdhënia jonë është me popullin shqiptar, me Shqipërinë si vend, jo me ndonjë parti në veçanti”.

Kjo është thelbësore. Në fund të fundit partitë dhe qeveritë prodhohen nga vota e popullit,

por në rastin e Shqipërisë mjerisht vota është vjedhur dhe keqpërdorur, për faj të një sistemi zgjedhor të kalbur dhe shteti të kapur.

Por po kthehem tek Teatri Kombëtar.

Teatri Kombëtar është pronë e shqiptarëve, ndërsa diktatori Edi Rama përdori policinë e shtetit për ta rrafshuar një Monument Kulture që kishte 81 vjet histori.

Diktatori shqiptar e shembi për disa orë! Makabre! Sikur grupi terrorist ISIS shpërtheu Tempullin antik të Palmirës, duke indinjuar mbarë njerëzimin.

Shembja e Teatrit Kombëtar ishte provokimi më flagrant që i bën një sharllatan kryeministër popullit të vuajtur. Indinjata dhe rebelimi është reaksioni më legjitim.

Unë rebelohen, prandaj ekzistoj, do të thoshte  Albert Camus, një nga shkrimtarët më simbol që ka luftuar kundër llojeve të totalitarizmit.

Nëse shqiptarët nuk do të indinjoheshin dhe revoltoheshin do të ishin skllevër të Edi Ramës, të një diktatori të çmendur!

Por shqiptarët janë qytetarë të një vendi aleat të NATO-s!

SHBA i ndihmuan shqiptarët  t’i bashkangjiteshin aleancës që mbron vlerat e Perëndimit.

Ndërsa një kryeministër që shkallmon Monumentet e Kulturës dhe dërgon policinë të shtypë artistët dhe civilët nuk meriton të jetë kryeministër i një vendi anëtar të Aleancës Verio-Atlantike.

Indinjata është legjitime. Shembja e Teatrit Kombëtar shkaktoi indinjatë kombëtare.

Gjatë këtyre ditëve kam kërkuar të gjej një prononcimin tuaj për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe nuk kam gjetur.

Kam kërkuar në Facebook, Twitter, Instagram.

Teatri Kombëtar u mbrojt për 27 muaj ditën dhe natën jo nga partitë politike por nga shqiptarët.

Edi Rama Ai me papërgjegjshmërinë dhe lehtësinë vandale që karakterizon diktatorët, shembi jo vetëm Teatrin Kombëtar,

por edhe principet dhe parimet e demokracisë me të cilat identifikohen SHBA dhe Perëndimi.

Nga rrjetet sociale më erdhi thashethemnaja se ju jeni takuar me Edi Ramën më 16 maj 2020.

Janë njerëzit e Edi Ramës që përhapin këto fakenews për të manipuluar opinionin se gjoja për shembjen e Teatrit Kombëtar ka dhënë vizën Ambasadorja e SHBA!

Qëndrimet tuaja janë të hapura dhe transperente: ju jeni e fokusuar tek reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

Por shqiptarët prisnin që ju të fokusoheshit edhe tek shembja e Teatrit si akt makabër kundër kulturës shqiptare.

Sepse shembja e Teatrit Kombëtar ka si qëllim të vetëm vonesën e reformave, ku SHBA dhe BE janë të fokusuar.

Ambasadori i Gjermanisë më 17 maj do të deklaronte se:  “Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.”

Deklarata e Ambasadorit Gjerman ka dy anë të monedhës. Njëra anë është konfrontimi me të vërtetën se ai e ka vështirë ta kuptojë një akt të tillë. Ndërsa ftesa për dialog, ana tjetër e monedhës, është diplomatike dhe konformiste.

Sepse logjikisht një kryeministër i cili shemb një Monument Kulture që mbrohet ditë e natë nga qytetarët ka shembur çdo mundësi për dialog me ata.

Diktatori Edi Rama iu ka shpallur luftë edhe shqiptarëve edhe Perëndimit, edhe dialogut, edhe reformave.

Reformat në drejtësi dhe sistemin zgjedhor janë emergjencë kombëtare, por emergjencë e emergjencave është të ndalet dora kriminale e diktatorit të gatshëm për monstruozitete që nuk i kap mendja njerëzore.

Nëse Edi Rama do të mbështeste qëndrimin tuaj, zonja Ambasadore, pra nëse ai do të ishte pro reformave, do të përpiqej të mos provokonte ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve, pra do ta linte të qetë Teatrin Kombëtar dhe nuk do të çonte fadromat si i dërgonte dikur diktatura komuniste në mes të natës makinat për të deportuar në internim familjet e armiqve të partisë.

Edi Rama e rrafshoi Teatrin Kombëtar me qëllimin djallëzor për të varrosur çdo lloj reforme që lidhet me sistemin demokratik!

Sistem demokratik etimologjikisht do të thotë qeveri e popullit, që garanton jetë me dinjitet të qytetarëve çka është në antitezë të plotë me diktaturën që ka instaluar në Shqipëri Edi Rama.

Shqipëria sot më tepër se kurrë ka nevojë për shtet të së drejtës, por sot më tepër se kurrë shqiptarët dhe aleatët Perëndimorë nuk kanë kanë nevojë për kryeministër stalinisto-mafioz, që e përdor parlamentin kukull, policinë dhe shtetin kundër popullit shqiptar.

Ju e thoni shprehimisht se “marrëdhënia e SHBA është me popullin shqiptar, me Shqipërinë si vend”.

Prej kësaj del se duhet të jeni me shqiptarët dhe me Teatrin Kombëtar të shqiptarëve!

 

Ky që po të shtrëngon duart është armiku i dy reformave Nga Adriatik Riza Dosti

Finally !

Me ne fund…por me mire vone se kurre…

Pikerisht ky qe po te shterngon ty duart ”kaq perzemersisht” eshte armiku kryesor i te dyja Reformave te mbeshtetura e te financuara nga Amerika znjsh. Ambasadore Kim !

Eshte pikerisht po ky e i njejti qe zgjedhjen e Trump si President i Amerikes e pat quajtur publikisht si katastrofe amerikane e boterore …te kujtohet besoj apo jo?

Me se fundi e pas nje kohe te gjate pritje ka ardhur i qarte, i sakte, publik e i prere e with out translations [alla shqiptarce] mesazhi i shumepritur prej Shqiperise e shqiptareve te vertete, te ndershem demokrate e patriote …

Me se fundi teksa e humbi vertet durimin e ster -gjate tek sharlatanizmi e pa pergjegjshmeria e klases politike shqiptare per vite me radhe…Amerika duket se ka vendosur shume seriozisht tu tregoje Vijen e Kuqe te gjitheve e sigurisht vecmas pushtet mbajtesve te dhunshem e te korruptuar koke e kembe te Rames e bandes se tij antishqiptare…pasuesve fanatike te diktatures se djeshme…

Qofte seriozisht e vertete plotesisht dhe nje ogur i mire per te nesermen e Shqiperise e te shqiptareve…ndaj dhe lus Zotin qe Shqiperia e shqiptaret te mos pesojne zhgenjimin e radhes ….si deri me sot !

Amerika ka folur sot sic di vetem ajo te flase …sic flet nje vend Kampion i Lirise e i Demokracise….shpresa e gjithe botes dhe e njerezimit tek drejtesia, tek Vota e tek Fjala e lire…

Permes Ambasadores se saj ne Tirane znjsh. Youri Kim …Amerika i ka percjelle sot nje mesazh teper te forte e te qarte politikes se mbrapshte antishqiptare te Tiranes dhe politikaneve te saj sherrxhinj, te korruptuar , grindavece e te perlyer deri ne fyt me korrupsion politik, ekonomik, moral ,kriminal etj etj…

….Mesazhi im eshte shume i qarte. Amerika do te njejten gje qe do populli shqiptar . Ne duam nje Shqiperi te forte demokratike dhe aleate te SHBA e pjese te familjes europiane dhe ju nuk mund ta realizoni dot kete pa cuar deri ne fund Reformat…ne Drejtesi dhe ate Zgjedhore. Te dyja nuk jane te lehta ndaj eshte koha tu themi te gjitheve s’ka me lojera dhe mjaft luajtet me to. Udheheqesit tuaj duhet te realizojne e te cojne deri ne fund Reformat ne fjale sikurse i kane premtuar popullit te tyre, sikurse Amerika e populli shqiptar presin.
Askush nuk guxon dot te ndale tashme perfundimin e Reformes ne Drejtesi dhe asaj Zgjedhore ne te mire te popullit shqiptar…reforma per te cilat ne kemi investuar e jemi perkushtuar mjaft ne sherbim te Lirise e te Demokracise se vertete ne kete vend …deklaroi sot Ambasadorja Kim…e cila nje dite me pare pat kercenuar haptazi qorrsokakun politik shqiptar se cdo lloj Mareveshje e fshehte per ti vrare keto reforma eshte e pa pranushme per ne dhe do te kete pasoja te pa parashikueshme per autoret e saj….

Dy kembet ne nje kepuce …e tashme nuk besoj se koke pa ndrequrit e politikes aventuriere, sharlatane e antikombetare shqiptare do te guxojne ta luajne dot bythen djathtas e majtas…e as te vazhdojne me lojerat e prapaskenat e tyre neveritese politike ne kurriz te Shqiperise e te shqiptareve si deri me sot…

I jane dashur disa muaj znjsh. Kim qe ti njohe mire Nastradinet palaco te politikes shqiptare qe kane vite qe e degjenerojne kete vend e kete popull ndaj dhe ne momentin e duhur u dha pergjigjen e duhur…pasi duket se sinjali perfundimisht erdhi teper i qarte nga Washingtoni… SOS !

Dhe shpresoj se tepermi qe kete radhe permes gojes se Ambasadores Kim te kete folur Amerika e vertete ajo qe egziston prej dekadash ne zemren, mendjen e shpirtin e shqiptareve…shpresa e tyre e vetme tek Liria, Drejtesia e Demokracia e jo Amerika e deformuar e Boltoneve, Palmereve e Grenelleve !

A e pate o shqiptare se kujt i dogji te parit deklarata e ashper e Ambasadores Kim ?

I pari qe reagoj e qe gati nuk mbushej dot me fryme ishte pikerisht Presidenti Meta teksa nxitoi e tha…se Ambasadorja amerikane nuk e kishte me mua …[???]…

Ok z. Meta…po ty pse te dogji kaq shume…se populli thote qe…koka i kerruhet atij qe ka Mizen nen kesule…

Pas tij me vrap nxitoi te percjelle ”statusin” e tij te radhes ne fb kryeministri frikacak e fejsbukist i shqiptareve …Rama…i cili si gjithmone ”sqaroi” se i perkrah keto reforma dhe se eshte gati per cuarjen deri ne fund te tyre…

Kercen Prifti nga belaja thote populli z.Rama…po ta mbajti dil e thuaj dhe vazhdo e bej te kunderten si deri me sot…sidomos pas ketij 17 Maji te zi te 2020 ku Uragani shqiptar e nderkombetar i urrejtjes ndaj teje eshte i tille qe as ti vete nuk e beson dot se i ke oret e jo me ditet e numeruara…

Por nejse per te qene edhe me e qarte dhe me e suksesshme ne punen tuaj fisnike znjsh. Ambasadore Kim…

A e di se kush pikerisht me emer e mbiemer nuk e do se pari Reformen ne Drejtesi?

E gjithe klasa politike shqiptare ne pushtet e pas 90…e perlyer koke e kembe ne dhjetera e dhjetera skandale, krime, afera korruptive, tendera, koncensione, biznese te pista e PPP-ra pa fund qe e kane vjedhur, grabitur, varferuar e gjakosur ate vend e ate popull si kurre me pare ne historine e tij 108 vjecare te pakten si shtet me vehte e i pavarur…

Dhe i pari ne liste eshte pikerisht ai me te cilin ti je ne kete fotografi ilustruese te shkrimit tim …kryeministri arrogant, bandit e tradhetar i Shqiperise e i shqiptareve pikerisht ai qe krimin e tij te radhes e regjistroi vetem 5 dite me pare ne mes te Tiranes kur ne erresiren e nates ci cub , si monster e si kriminel i lindur rrafshoi Teatrin Kombetar te Shqiperise e te shqiptareve e desh i vrau njerezit te gjalle brenda tij e me pas i dhunoi kafsherisht permes policise se tij diktatoriale …duke i rrahur shtazerisht e duke i terhequr zvarre …

Pas tij Reformen ne Drejtesi nuk e duan as kriminelet qe dje dogjen Redaksi gazetash, rrahen barbarisht gazetare, qytetare te pa fajshem protestues …nuk e do Mehdiu i Gerdecit…nuk e do Gjinushi e Nanua , Imami , Ceka, e co . qe organizuan rrebelimin komunisto serbo-sllavo-grek ne Jug te vendit.. ne 1997….nuk e duan ata qe mbajten ne kembe Piramidat financiare qe zune perfund shqiptaret e varfer e te pa fajshem…nuk e duan ata qe hartuan e zbatuan Ligjin 7501 te kthimit te pronave…nuk e duan ata qe vrane 4 protestues te pa fajshem me 21 janar per te ardhur ne pushtet me gjak…nuk e do Kryetari i sotem i Parlamentit shqiptar Ruci qe deklaron se pushtetin e dorezojme vetem me gjak…

Reformen ne Drejtesi nuk e do banditi T.Balla i perzjere deri ne fyt me boten e krimit…nuk e do S.Tahiri arkitekti zbatues i plantacioneve te droges ne gjithe vendin dhe reformatori i nje policie te dhuneshme e sekrete per te mbajtur ne pushtet krye banditin Rama…nuk e do as F.Xhafa i djeshem e i sotem Luleshpuresi buzagas i Diktatorit ne Tribunen e 1 Majeve te tij fallso…

Reformen ne drejtesi nuk e do as Elisa qe me nje dore ju vodhi shqiptareve ne Doganen e tyre 5 milion euro e sot i jane bere 100 fish me shume se vazhdon te jete e te kete pushtet pa kufi…per vete e per tarafin e saj neverites…

Reformen ne Drejtesi nuk e do as Monika e vilave, bizneseve , pasurive pa fund…shkollimeve extra te shtrenjta te femijeve te saj ne Londer….12 banjove e Palmave te ardhura nga Karaibet
e te sjella me helikopter e te mbjella reth viles se saj ne Gjirin e Lalzit…sikurse kesaj reforme i trembet sa me s’ka edhe Burri i saj sot President e i akuzuar sistematikisht per vjedhjen e Floririt te shqiptareve…

Reformen ne Drejtesi nuk e do krimineli i 2 prillit Ruci qe ende vazhdon te jete kryetar parlamenti e qe sapo emeroi si keshilltar personal te tij antishqiptarin e korruptuar rende e ish zyrtarin e larte te BE…Fleckenshtejn…ndaj bej shume kujdes znjsh. Ambasadore e SHBA… se duan te te vene shkopinj e gure nen rrota ok.,…

Nuk e do kete Reforme as Kryebashkiaku i Tiranes i perlyer koke e kembe me grabitje, vjedhje, rrembime e tjetersime pronash qytetareve te Tiranes e vene ne sherbim te vetes, te eproreve e oligarkeve reth tij e tyre …se fundi edhe egzekutor i krimit makaber te 17 majit …tek ju grabiti shqiptareve Pasurine tyre te rralle Art-kulturore …Teatrin Kombetar …

Nuk e duan kete Reforme as S.Braho qe deri dje denonte deri edhe me vdekje adoleshente 15 vjecare shqiptare per ”tradheti te larte” ndaj Atdheut …e sot kercenon po me vdekje ish drejtorin e Insitutit te hulumtimeve e krimeve te komunizmit…z.Tufa…

Kete Reforme nuk e duan as Berisha e disa prej mekatareve reth tij … se edhe ata nuk jane pa gje jooo kush me shume e kush me pak …”Gishtin ne Mjalte” e kane ngjyer te gjithe…

Nuk e do as S.Lleshi qe po i helmon shqiptaret me gaz helmues serb…e po i rreh barbarisht e po i terheq zvarre ne mes te Tiranes… e plot e plot te tjere… si ai me dhe pa uniforme qe duhen shpene ne bangon e drejtesise e para ligjit

Sikurse Reformen ne drejtesi po e pengojne enkas e jo pa qellime te caktuara qartesisht te pasterta politike edhe zoterinjte e sapo zgjedhur ne krye te drejtesise e prokurorise shqiptare te Spakut tuaj etj [ fatkeqesisht edhe me aprovimin e miratimin tuaj ] …apo edhe ata qe deri dje ishin ne krye te organeve te mesiperme si A.Llalla, Dvorani, A.Marku., e sot Ministrja Gjoni,…Cela, Kraja, Ibrahimi etj etj…ndaj bej kujdes me kete amalgame jo fort te paster shoqja Ambasadore…se fatkeqesisht ne shqiptaret ne pergjithesi blihemi , shitemi e tradhetojme fare kollaj…jemi bukeshkale ne jo pak raste sikurse edhe mosmirenjohes, te pa bese e thike ngules pas shpine…ta them kete per shqiptaret e llojit te mesiperm per nje pjese te te cileve kam pershtypjen se keni disi besim te tepruar…

E gjetsh nga mos e pandefsh themi ne ketej nga anet tona z.Ambasadore …ndaj ben mire ta fusesh veth ne vesh kete keshille teper dashamirese e te sinqerte timen ok..

Tek ata mos -dashesit e kesaj reforme hyjne edhe hajdutet me Cizme e me poste deri dje qe sot Rama i ka rithirur ne skene serisht … te tillet si Arben Ahmetaj, Beqja, Balluku e deri tek Olta, Manastirlliu …Margariti, Besa…Etilda …Vasilika…Ermonela etj …etj …jane nje lukuni e tere Cakejsh e Ujqerish qe vetem Drejtesi nuk duan kurre se e dijne fort mire sec kane bere e sec i pret ne nje shtet te Ligjit te barabarte per te gjithe e te se drejtes !

Mos funksionimin i institucioneve te shtetit e vecmas atyre te drejtesise ne shumice kerkoja se pari atij qe po te shterngon aq fort duart ty ne kete foto znjsh. Kim e qe aty pastaj nis vete c’tjerrja e lemshit te ngaterruar te politikes se mbrapshte e monster shqiptare… sepse kete vend e kete shtet e la qellimisht cyryk e pa institucione te drejtesise e te ligjit pikerisht ai Edi Rama qe te bente kete rrumpallhane qe beri ne Shqiperi qe nga 2013 e deri me sot…e ta kapte e grabiste shtetit te terin komplet e ne cdo hallke te tij sikurse edhe e grabiti !

Ndersa Reformen Zgjedhore nuk e duan pikerisht te gjithe ata aktore te piset te politikes shqiptare te pas 90 znjsh. Kim absolutisht pothuajse te gjithe pa perjashtim…qe nga Rama i sotem ne krye te qeverise …tek Meta ne krye te shtetit tek Basha ne krye te Opozites e deri tek Saliu Dixhital e me radhe Monika…Valdrinet, Gjushet, Shukrite, Roshet, Bushet, Sejdinet, etj etj…sepse te gjithe ka kohe qe i ka kapluar semundja e te qenit ne Pushtet e me pas abuzimi skandaloz me te mirat qe prodhon ai…sic ka ndodhur realisht ne ate vend prej 1991 e deri me sot…

Per te vazhduar me vjedhesit, tjetersuesit, shitesit e bleresit e Votave te shqiptareve me euro, thes mielli e kercenime te fortesh …ku ne krye kete radhe qendrojne vec vete Rames edhe Gjiknuri e Ulsiu qe sot paradoksalisht kryesojne tryezat parlamentare te Reformes Zgjedhore e te Ligjeve…[???]…

Nuk e duan kete reforme as Idrizi qe njehere gdhihet grek e njehere shqiptar…as Dule vorio-epirioti qe i merr urdherat nga Janullatosi e nga Athina per ti vene zjarrin Shqiperise… nuk e duan as Mehdiu e pseudo opozitaret e llojit te tij…… as kryebashkiaket e korruptuar koke e kembe ne cdo Bashki te Shqiperise…as konia qe s’pushon se lehuri gam- gam Bracja…nuk e do Monika qe ka nisur gjoja ”mosbindjen civile”neper rruget e asfaltet e Shqiperise.,..nuk e do sigurisht as Tit Vasili gjithollog i saj…por nuk e duan as ata miqte e tu te afert nderkombetare me ne krye mbeshtetesin kryesor te qeverise se sotme te krimit ne ate vend italianin mafioz qe perfaqeson BE ne Shqiperi …Soreca e qe vazhdon me kokederresi te jete kunder shqiptareve e pro Rames se dale dursh e mendsh bashke…

Kete reforme nuk e do as rrugaci bastard Ambasador gabimisht i OSBE ne Tirane ai qe ju tregon banalisht shqiptareve Gishtin e Mesit nje fare antipatiku me mbiemrin Borchard…

Jane te gjithe te kapur e te perlyer deri ne fyt znjsh. Ambasadore e Amerikes shpreses se vetme te shqiptareve…

Sepse te dyja Reformat te siguroj qe nuk i do dhe i pengon sa e si te mundet edhe vete Media e sotme shqipfolese e shkruarese … e qelbur dhe e shitur, servile, e korruptuar dhe bythelepirese, pa dinjitet e pa moral me ne krye nje sharlatan te paguar si Blendi Fevziu e deri tek puthadorja e neveriteshme e pushtetit Eni Vasili…ndaj urgjentisht lipset nje Veting special ndaj tyre ku te siguroj se do vini kujen me ato c’ka do gjeni , do verifikoni e do mesoni…ndaj dhe ato jane sjelle kesisoj deri me sot me Shqiperine e shqiptaret…

Ne ate vend aty te gjithe keta te mesipermit e permendur ne shkrimin tim por edhe shume te afert e bashkepunetore te tyre ….shtetare e zyrtare te larte, deputete, ministra etj kane vjedhur e abuzuar rende me ate vend e ate popull madje edhe kane vrare e kane kryer krime te gjithe – farellojeshme derisa e katandisen ketu ku eshte sot ….dhe kurre e asnjeri prej tyre asnjehere nuk u ndeshkua nga drejtesia ….

Ndaj vini dore njehere e mire permes stilit te njohur te dores se hekurt te drejtesise amerikane znjsh.Ambasadore ne menyre qe atij populli ti rikthehet besimi tek drejtesia, tek Vota , tek jeta e tek dashuria e mos braktisja e Atdheut te tij !

Nese nje dite ai vend do te pastrohet nga keta zuzare e kodoshe qe te permenda me siper te cilet duhet ti shkojne drejtesise se s’ben ne menyre qe shqiptaret te mos zhgenjehen me rende si deri tani pas gabimit fatal qe bene qe ne 1991 kur nuk i lane duart njehere e mire me soj-llojin e tyre pasues te diktatures se djeshme gjakatare e kriminale …shpresa e besimi i vetem per ate vend e ate popull jeni pikerisht JU dhe vetem JU…Amerika …Tempulli i bekuar i Demokracise, Drejtesise e i Lirise…

Miku me i madh e besnik i Kombit e i popullit shqiptar fale te cilit ne sot kemi egzistencen tone kombetare …ne Shqiperi e ne Kosove !

Bejeni… ate vend sic eshte per te bere e per se mbari…sepse e meriton ai vend e ai popull me gjithe c’kane hequr per dekada me radhe e me gjithe c’ju kane pare syte te llahtarisur per vite e vite te tera…te lutemi me perulesi e mirenjohje te thelle te gjithe ne shqiptaret e ndershem patriote, antikomuniste e demokrate ne Shqiperi por edhe ne gjithe boten e kudo qe jetojme e frymojme… do tu jemi juve mirenjohes Perjetesisht … pikerisht NE kombi e populli me filoamerikan ne Bote !

Shqiperia e populli shqiptar do t’ju jene mirenjohes perjetesisht edhe nese i hiqni kete barre te rende nga kurrizi dhe do ti hapni driten jeshile per nje jete me te mire, me te lire e per nje shtet demokratik, te se drejtes e te barabarte per te gjithe ku Liria e Demokracia te jene kryefjala e Shqiperise se neserme dhe enderra e bere realitet e sa e sa brezave shqiptaresh te zhgenjyer rende deri me sot….te vrare e te zhdukur nga Diktatura por edhe te keqtrajtuar, te zhgenjyer e te abuzuar nga pseudo-demokracia .

Me shume respekt e koniderate por edhe me shprese e besim absolut tek ju e tek Amerika juaj znjsh. Ambasadore Youri Kim…

Qytetari e nenshtetasi Shqiptaro-amerikan me banim ne Shtetin e Michiganit …A.R.DOSTI…Maj 22 / 2020…

QEVERIA KURTI – QEVERI MBRESLENËSE DHE MODEL I QEVERISJES SË SUKSESHME E INTELEKTUALE BOTËRORE – Nga Reshat Nurboja

Të vlerësohesh nga institucionet kompetente dhe përgjegjëse ndërkombëtare dhe nga lideret e shteteve më të fuqishme botërore si një nga qeveritë më të sukseshme për organizimin shtetror në luftimin e pandemisë më të rrezikshme dhe më të panjohur në historinë e pandemive të tilla apo të ngjashme vertetë duhet të jesh i nderuar dhe mund ta shfrytzosh si arsye për mburrje dhe krenari publike që je pjesë e një qeverie të tillë mbreslenëse e cila e ka përkrahjen dhe besimin e pjesës dermuese të popullit dhe respektin e mirënjohjen publike të shteteve botërore…

Suksesi i qeverisë Kurti është edhe më mbresëlënës dhe unik në historinë botërore kur dihet se ketë sukses dhe performancë mbresëlenëse qeverisese e ka arritur në kushte e rrethana më shumë se sfiduese,…!
Qeveria Kurti kur e muar qeverisjen me Kosoven nuk kishte as buxhet të aprovuar, nuk kishte as rezerva shtetrore të cilat i kishin shpenzuar deri në centin e fundit qeveritë paraprake… Mjekësia e stafi mjekësor ishte lenë pa mjete elementare shendetësore për luftimin e kësaj pandemie… Shendetësia ishte edhe pa termometra për matjen e teperaturave e most ë flasim për mjete tjera të domosdoshme siq ishin, maskat, dorëzat, testet për diagnostifikimin e COVID 19, rrobat etj etj., … Suksesi i QEVERISË KURTI është edhe më mbreslenës, unik dhe i veçantë, se këtë sukses e ka arritur edhe kundrejt sabotimit nga të gjithë, e edhe nga partneri qeverisës përbrenda, “partner” ky i cili pas shpine jo vetëm e sabotonte funksionimin e qeverisë por edhe ia organizonte mocionin për rrezimin e saj, me të vetmin qellim për ta drejtuar vetë qeverinë… Më e shemtuara nga e gjithë ky sabotim ishte veprimi i 82 deputetëve të Parlamentit të Kosovës, të ashtuquajturit përfaqësues të popullit të cilët jo që nuk e ndihmonin qeverinë që ishte zgjedhur me voten e popullit, përkundrazi, e sabotonin dhe nuk lejonin as shqyrtimin e miratimin e projektligjeve që do tia lehtsonin Qeverisë Kurti- Qeverisë së Popullit luftimin e kësaj pandemie botërore…!

Edhe në këto rrethana e kushte Qeveria Kurti së bashku me popullin e mposhti me plot sukses Coranavirusin… Kështu, e shumë më lehtë do ta mposht edhe PLAAN-in…!

 

GJENOCIDI, DREJTËSIA DHE SHOQËRIA SHQIPTARE Nga Prof. SAMI REPISHTI

Ç’eshte krimi? Kush eshte kriminel? A duhet denuar krimi? Perse duhet denuar krimineli? Keto pyetje te thjeshta jane, ne te vertete, thelbesore per nji shoqeri civile e te qytetruar. Nga pergjigja e plote e tyre varet, ne fakt, mbarevajtja e shoqerise ne pergjithesi, dhe natyrisht edhe e shoqerise shqiptare, sot dhe neser.

Javen e kaluar, shtypi amerikan i ka kushtuar mjaft kohe dhe hapesire vendimit te Gjykates gjermane ne Mynik qe denoi me pese vjet burgim 91 vjeçarin Z.John Demjanuk, me origjine ukrainase, dhe ish roje policore ne kampin nazist te perqendrimit Sobihor (Poloni). Pyetja me me rendesi ne kete mes ka qene ajo e profesoreshes amerikane Deborah E.Lipstadt: “Perse denimi i nje polici nazist ka rendesi per ne?”

Profesoresha Lipstadt eshte pedagoge per studimet hebraike dhe te Holokostit prane Universitetit Emory, Atlanta,Georgia, dhe tash se fundi, autore e nji studimi te thelle; “Gjykimi i Eichmann-it ne Jerusalem” (ne vitin 1961), nje gjykim qe ka terheqe vemendjen e pergjitheshme per demaskimin e fuqishem te krimeve naziste, sidomos te krimeve masive kunder hebrejve gjate rregjimit kriminel hitlerian.(Eichmann ka qene drejtor i seksionit per transportimin kryesisht te viktimave hebraike, ne kampet naziste te perqendrimit gjate L2B. S.R.).

Nje teme e ketille dhe trajtimi i thelle i saj, ka rendesi te dores se pare per te gjithe ata fatmjere qe, ashtu si populli shqiptar, kaluan tmerret e tri diktaturave me te egra te shekullit 20, fashizem, nazism, e komunizem, nje trio qe denohet nga koshienca e cdo njeriu te ndershem, dhe qe sot eshte hjedhur, pa asnje brerje ndergjegjje, ne koshin e plehrave te historise…!

Me 17 maj 2011, fletorja autoritative The New York Times, botoi artikullin e Profesoreshes Lipstadt me titullin “Damjanuk in Munich” dhe me pyetjen themelore: “Pse denimi i nji roje policore ka rendesi?” Nje pyetje e tille vihet edhe nga shume viktima te terrorit fashist-nazist-komunist ne Shqiperi, dhe zbulon, per mendimin tim, nje ndjenje pasigurie vetiake dhe papergjegjsie morale te shtetit shqiptar e te shoqerise shqiptare, qe refuzojne te trajtojne krimin si krim dhe kriminelin si pergjegjes para gjyqit dhe para historise. Per kete arsye, mendoj se artikulli qe vijon – i perkethyer shqip nga origjinali anglisht – tregon vleren e vertete vetem i riprodhuar krejtesisht, si nje teresi e pacunguar. Artikulli i plote thote:

” Atlanta, Georgia. Javen e kaluar nji Gjykate gjermane ne Mynik, deklaroi fajtor John Demjanuk per pjesemarrje/perkrahje ne vrasjen e 28.060 viktimave, nje denim per cdo hebre qe u cfaros gjate gjashte muajve qe ai sherbeu si roje policore ne kampin e vdekjes te Sobihor-it, Poloni. Gjykimi i Demjanuk-ut ka mundesi te jete i fundit per krimet e Holokostit gjate luftes qe terheq vemendjen e botes mbar.

Per shume persona, vecanerisht per brezenine e re, gjykimi kunder Z.Demjanuk, nje 91 vjecari qe punonte ne oficinat automobilistike te Ohio-s (SHBA), tani nje invalid qe qarkullon me nji karrike me rrota, mund duket sikur justifikon thenjen e perseritur se historia vjen se pari si tragjedi dhe ma vone si farse. Per koincidence, kete vit mbushen plot 50 vjete qe kur u zhvillua gjykimi i Eichmann-it, nje ngjarje qe per rendesine e vet intrinseke, zvogelon shume perpjestimet e gjyqit te Demjanuk-ut.

Por ne se Eichmann luajti nje rol me te madh ne Holokost se Demjanuk, ne nuk duhet te perfundojme se njeri ka me rendesi se tjetri. Ne te vertete, gjykimi i Demjanuk-ut aq sa edhe gjykimi i Eichmann-it, mbushe volume te tera qe japin mesime, dhe qe na sqarojne mbi marredhenjet komplekse te gjenocidit dhe drejtesise.

Rasti i Demjanuk-ut ka rendesi mbi te gjitha sepse nuk kemi pase asnje here dyshim qe ai ka qene nje roje e mbrapshte burgu gjate rregjimit nazist. Mbasi jetoi me shume se 30 vjet ne Shtetet e Bashkuara, ai u deportua ne Izrael me 1986, ku u gjykua dhe u denua me vdekje. Per fat te keq, prokuroret izraelite e kishin identifikuar gabimisht si roje policore ne kampin nazist Treblinka, i njohur si Ivani i Tmerrshem, dhe Z. Demjanuk u lirua ne vitin 1993.

Ky episod u vazhdua me 16 vjet tjera perpjekjesh qe Z.Demjanuk, nga Shtetet e Bashkuara beri me kundershtue deportimin. Me ne fund, ne vitin 2009, Gjermania ia doli me e terheqe prej Amerikes; kjo perforcoi bindjen se procedurat ligjore punojne, me gjithese me vonese

Natyrisht, kjo zvarritje shkaktoi prirjen me pyete pse Gjermania lodhet sot duke kerkuar dhe denuar Z.Demjanuk? A duket sikur ka dicka komike ne kete mes, bile dicka te turpshme , me terheqe zvarre nje plak gjysem te vdekur pertej Atlantikut, per te dhene llogari para nje gjykate per krime qe ka bere gjysem shekulli me pare? A duhet te kete nje afat te caktuar (statute of limitations), mbas te cilit ligji nuk ndjek me gjate te akuzuarit per krime te renda?

Jo! Dhe gjykimi konfirmon se shoqeria hjedh poshte nje ide te ketille. Ata qe jane pjesemarres ne gjenocid, me cfaredo funksioni qofte, nuk duhen lene kurr te qete. As duhet te mendohet se po u vonua drejtesia per shume kohe, atehere akuza duhet te pushoje. Ky mesim mund te vleje sot me shume se kurdohere sepse, me ne fund, per kriminelet e Holokostit cdo gje ka perfunduar, por ndjekja per ata qe praktikuan Holokostin ne ish-Jugosllavi, ne Ruanda dhe ne shume vende tjera, duhet vazhduar ndjekja pa pushim.

Gjykimi i Demjanuk-ut thekson mesimet qe kemi marre nga gjykimi i Eichmann-it Ashtu si Z.Demjanuk, edhe Eichmanni pretendonte se ka qene vetem nji dhemb i thjeshte ne rroten e maqines vrastare. Te dy te akuzuarit mbroheshin duke thene se nuk kishin tjeter rrugedalje, nuk mund te refuzonin urdherat; ata duhej te vrisnin ose te vriteshin nga eproret e tyre.

Megjithate, ashtu si arsyeton edhe Hannah Arendt, ne studimin e saj :”Eichman ne Jerusalem”.cdo pjese kembimi ne nji maqine ka rendesi themelore. Me heqe nje pjese te vogel ben te njejtin dem sikur me heqe nje pjese te madhe: maqina pushon se punuari. Te dy keto te akuzuem kane pase mundesi te thone :Jo!, me rrjedhime te pakta. Nuk ka avokat mbrojtje ose historian qe prodhon evidence se dikush eshte ekzekutuar sepse ka refuzuar te marre pjese ne Holokost. Per kete te akuzuarit vendosen te mos refuzojne

Ashte e vertete se perfundimi per te dy do te jete i ndryshem: Eichmann eshte personi i vetem ne historine e Izraelit qe eshte ekzekutuar (ne litar,S.R.); Z.Demjanuk ka mundesi te vdese ne krevat me qe avokatet e tij po apelojne vendimin gjyqesor.

Por cfare ngjau ne keto dy gjykime ka me shume rendesi se fati perfundimtar i fajtoreve. Tani, ashtu si me pare, viktimat kane pasur mundesi te tregojne historine e tyre, jo ne liber, jo ne intervista dhe fjalime, por para Gjykates ligjore. Ne fund te gjyqit te Eichmann-it me shume se 100 deshmitare kane treguar vuajtjet e tyre. Ne gjyqin e Demjanuk-ut ne degjuam deshmite e femijve te viktimave. Ata, se bashku me prokurorin, treguan me gisht njeriun qe lehtesoi vrasjen e prinderve te tyre. Me nje fjale, gjyqi i Demjanuk-ut provoi se, ndersa Eichmann vete mund te jete histori, procesi i plote qe transformoi gjyqet e Holokostit ne dicka me shume se gjykimet e zakonshem, eshte akoma efektiv.

Me ne fund, rasti Demjanuk, per vete kompleksitetin e tij, eshte nje vazhdim i pershtatshem i gjykimit te Eichmann-it sepse na kujton qe paraqitja e gjenocidit para gjyqit- ashtu si akti vete- eshte rralle here pa zig-zage. Keto raste ngrejne pyetje te veshtira mbi natyren e denimit te tipave te ndryshem pjesemarres ne gjenocid: nje roje qe zbaton urdhenin qe merr a meriton te njejtin denim, apo me pak, se nje burokrat qe planifikon ate?

Keto gjykime nuk mbyllin kurr pyetjet e ngritura edhe dekada mbas kryerjes se krimit. Ne te vertete, rasti sikur ai i Z.Demjanuk jane, ne nje fare menyre, vetem fillimi i nje procesi, barra e te cilit tani bie jo mbi gjykatat, por mbi shpatullat e ne te tjereve”./22.05.2011

Prof. SAMI REPISHTI

MAJI I LULEVE, I REVOLTAVE, I DHUNËS…SHEMBJA E TEATRIT Nga Lek Mirakaj

 

  • 24 Maji do te harrohet, por Revoltat e Qafë –Barit dhe Spaçit, JO!
  • Festime e tanishme me banderola,me thirrjet parti- enver,me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta,për të ruajt imazhin e transformuar të krimit që u ligjërua më 24 Maj…
  • Nga ana tjetër,asnjë ceremoni përkujtimore, asnjë emision televiziv,heshtje kriminale ndaj dy momenteve më heroike të historisë tonë ,revoltave të burgjeve komuniste…

Sa shumë i ngarkuar është Maji.Është muaji i luleve, por edhe i shumë historive. Sa shumë ngjarje që kanë ndodhur në muajin Maj!
Historia më e freskët; shembja e godinës së teatrit.Nuk po diskutoj ,ishte me vlerë apo jo,shqetësuese ,alarmante është mënyra se si u proçedua.Me dhunë,tinzisht ,me arrogancën e të fortit.Veprime që nuk kanë si të mos na sjellin në kujtesë ,prishjet,djegiet,grabitjet që bëheshin në emër të popullit ,për popullin, e ku paguante po vetë populli.E gjithë kjo padrejtësi ,e gjithë kjo dhunë e gjente dhe fatkqesisht e gjenë justifikimin te një ndodhi tjetër e Majit.24Maji i vitit1944,ku u ligjërua mohimi i të gjithë të drejtave njerëzore,ku u ligjërua dhuna ,ku u sanksjonua aksioma kriminale ,se pushteti lind nga gryka e pushkës dhe jo nga e drejta universale e zgjedhjes së lirë.Po Maji na kujton edhe dy data solemne të historisë tonë,revoltat e të burgosurve në Spaçin e tmerrshëm e Qafë Barin e llahtarshëm.

Çfar koinçidence,21,22,24 Maj.Të duket sikur rastësia ka dashtë t’i kujtojnë brezave se 21 Maji i Spaçit e 22 Maji i Qafë Barit ishin shprehje e revoltës së shqiptarve ndaj tiranisë, ndaj dhunës,krimit ,që u ngjiz më 24Maj ,kur një bandë kriminelësh, me grykën e pushkës ,që shumë djem e vajza të reja e patën rrokur për liri e demokraci ,vendosën pushtetin e diktaturës komuniste.E frikshmja,alarmantja është,kujtesa ,ose më drejtë mënyra se si neokomunistët që ndodhen në gjithë spektrin e politikës ,mundohen të injektojnë kujtimin e ngjarjeve të Majit në imagjinatën e brezit të ri.Festime me banderola,me thirrjet parti- enver,me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta,për të ruajt imazhin e transformuar të krimit që u ligjërua më 24 Maj.Nga ana tjetër ,asnjë ceremoni përkujtimore ,asnjë emision televiziv,heshtje kriminale ndaj dy momenteve më heroike të historisë tonë ,revoltave të burgjeve komuniste.Revoltat e Spaçit dhe Qafë Barit ishin paralajmërimi i revoltave stundentore ,ishin paraprijësit e zemërimit mbarë popullor që zjente nën hirin e shkatërrimeve ,djegieve ,padrejtësive që populli përjetonte në diktaturë.Revoltat e Majit janë momentet më heroike që na bëjnë krenarë ,që na lejojnë të thërrasim,të buçasim.PO, NE SHQIPTARËT E MERITOJMË LIRINË .,se për Lirinë sakrifikuam, se për Lirinë lufuam.Popujt kanë nevojë për pika referimi.

24 Maji do të harrohet,do studjohet se si gënjehet një popull kur i beson një bande kriminale.Revoltat e Majit do të vijnë dita që të jenë ditë të shënuara të historisë tonë dhe emrat e heronjve Dervish Bejko,HajriPashaj, Pal Zefi,Skënder Daja,Sokol Sokoli ,Tom Ndoja ,Sandër Sokoli,do kujtohen me nderim dhe mirënjohje për sakrificën e tyre.

New York, 21 Maj 2020

  • Lek Mirakaj eshte anetar i Keshillit te Vatres

Urrejtja ndaj shumicës së kombit është filoserbizëm dhe filogreqizëm, pra antishqiptarizëm – Nga SHABAN MURATI

Nuk e di cila filozofi financiare serbe apo greke u mëkon një grushti levantinësh fondamentalistë në Tiranë dhe në Prishtinë idenë idiote që urrejtja e tyre ndaj shumicës së kombit shqiptar i bën modernë në sytë e Europës.

Bëjnë sikur nuk e kuptojnë që kjo s’ka lidhje me europianizmin, por është filoserbizëm dhe filogreqizëm, pra antishqiptarizëm.

Po të parafrazosh Çajupin, Europa nuk ka besim te kokat e bukura, që nuk duan popullin e vet.

TEATRI KOMBËTAR NUK ËSHTË MË – Nga HAMIT TAKA

 

Teatri Kombëtar nuk është më. U shemb pavarësisht kundërshtimeve të masës së artistëve dhe qytetarëve, këshillave të BE dhe thirrjeve të dëshpëruara të Agjensisë evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë “Europa Nostra”.

Në dy dekada, godina historike në zemër të Tiranës ka kaluar në një sagë hedhje-pritjesh mes institucioneve dhe politikës, ndërsa degradimi i saj nuk u ndal. Por, realisht, nuk është prishur Teatri Kombëtar, u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar mund të shkojë në një godinë tjetër. Mund të vijojë me vite të tjera të japë shfaqje e të ndërrojë breza aktorësh. Problemi tani  është se nuk ekziston më një godinë me histori e kujtesë emocionale për qytetarët e Tiranës, kryeqytetit tonë. Dhe bashkë me të u shemb edhe epoka e teatrit, historia e plejadave të artistëve, që kanë derdhur energjitë dhe djersën e tyre në atë godinë, u shemb historia e kulturës së qytetit të Tiranës, u fshinë ndjesitë dhe emocionet e mijra qytetarëve, të cilët janë ulur në llozhat e tij, për të shijuar veprat e artit dramatik.

Teatri është burim energjish. Duke qënë një mjet shplodhjeje për popullin, teatri e bën atë më të aftë për të vepruar të nesërmen. Njerëzit e thjeshtë dhe të shëndetshëm, veç të tjerave, nuk mund të kenë gëzim të plotë në plogështi, jashtë aksionit. Ndaj teatri është një banjë aksioni. Teatri është një art që vërshon shëndet dhe gëzim. Dhe kjo “banjë aksioni” ka qënë ajo godinë që u shëmb. Duke qënë kështu, në atë banjë energjie mijra qytetarë kanë rigjeneruar energjitë e tyre dhe atje kanë kujtimet e tyre. Këta qytetarë duan të kthehen herë pas here në këtë institucion, ku ata kanë mbresa të pashlyeshme.

Romen Rolan ka thënë: Dëshironi një art të popullit? Atëherë filloni të keni një popull, një popull të lirë, një popull që ta ketë shprtin të lirë e që mund të gëzojë, një popull që të ketë kohë të lirë, që të mos e mbys mjerimi, puna e rëndë e pandërprerë, një popull të çliruar nga të gjitha supersticionet, nga fanatizmi i majtë e i djathtë, një popull zot të vetes dhe fitmtar.

Sikur të ndaleshim vetëm te kjo maksimë e shquar e shkrimtarit të mirënjohur në vendin tonë dhe të shikonim gjëndjen e popullit tonë, do të vëmë re se tabloja është krejt e kundërta: ne kemi një popull që e mbyt mjerimi, pa shpirtin e lirë, se liria e tij dhunohet nga pushteti i pakufizuar i kryeministrit dhe strukturave të qeverisë së tij, i pa çliruar nga fanatizmi i hershëm e i sotëm majtist. Realisht qytetarët e kryeqytetit kanë 20 vjet pa teatër, qëkur ish-ministri i Kulturës, Edi Rama, hodhi idene e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Tani që godina u shemb plejada e aktorëve dhe qytetarët tiranas, jo që nuk kanë godinë teatri, por s’kanë as ku mishërojnë kujtimet e mbresat e tyre. Kalojnë para ish-godinës së teatrrit kokulur e të mallëngjyer, sepse u mungon altari i ringjalljes së mbresave të tyre.

*****

Ish-godina e Teatrit Kombëtar ose, më mirë kompleksi, ka nisur të ndërtohet në vitin 1938 me projekt të arkitektit italian Xhulio Berte dhe përfundoi në vitin 1940. Ai u quajt në atë kohë “Rrethi Skënderbeg” dhe shërbeu si zona e elitës kulturore dhe të emancipuar shqiptare. Në të u vendos jo vetem kinemaja dhe teatri, por edhe Instituti i Studimeve Shqiptare, ku u ngritën bari dhe restoranti më elitar i qytetit. Pra, ai kompleks ishte qendra e jetës intelektuale të qytetit. Më 1944 ajo u quajt “Kinema Kosova”, ndërsa më 1945, Teatri Popullor. Prej vitit 1945 teatri ka patur atje selinë e tij, e, për një kohë edhe “Klubi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”. Pra godina ka një histori inxhinjerike, arkitektonike, kulturore, urbane e sociale – dëshmi e një kontributi të madh shoqëror e historik dhe përbën një monument kulture, që duhej ruajtur.

Pra, godina e teatrit nuk ishte një objekt koti, ajo simbolizon qytetrimin e vendit tim, është dëshmi se para nesh kanë jetuar qytetarë artdashtës dhe jo barbarë të pafe, që ushqehen me kërma. Ndoshta policit a një shitësi fiqsh nuk i intereson arti, sepse për ta ka rëndësi rroga e bukës së fëmijëve apo “pazari” dhe i duhet tefteri dhe mbushja e hambarit… se kaq horizont ka, por e mirëkuptoj se ajo që bëri është thjesht “kontrata” që i mundëson të mbushi llogarinë. Si mund ta justifikojë këtë një kryeministër që vjen nga radhët e artistëve, që nuk i intereson teatri, nuk i intereson arti, nuk i intereson shpirti i ndjeshëm i artistit, por, në pamundësi për t’i varur sheshesh, i shkeli, i dhunoi trotuaresh dhe shtëpinë jua shëmbi mbi koka…

Që prej vitit 2000 u hodh ideja që godina nuk ishte më funksionale për një teatër, ndaj ai duhej të zhvendosej diku tjetër, ose të rindërtohej aty. Idenë e mbronte kryesisht Ministri i Kulturës, Edi Rama. Për fat të keq, që atëherë, e deri ditën e shembjes së godinës, debati u fut në rrugë të shtrembër dhe krejt të gabuar. Ai u spostua si një debat mbi Teatrin Kombëtar, në vend që të ishte debat për Trashëgiminë Kulturore.Debatet për shembjen a mosshembjen e godinës së Teatrit Kombëtar zgjati 20 vjet, nga 2000 deri në 2020. Edhe ky debat, si çdo debat midis ne shqiptarëve, domëthënë midis vedi, skenat tashmë janë të njohura: Biseda nis me një mirësjellje false, fjala kalon nga një debatues te tjetri dhe ngec mizorisht, pashpirtërisht kur dy bisedues nuk bien dakord me atë që po thuhet. Aty fjala bëhet më e rëndë dhe më fshikulluese, më sharëse dhe më poshtëruese se çdo gjë që mund të mendohet dhe imagjinohet më parë. Ofendimet, të vërtetat që përzihen me të pavërtetat, cinizmi dhe fjalori i papërshtatshëm fluturon nga studio televizive në divanët e shqiptarëve, duke u kthyer në një teatër i ushqyer me një energji të paparë negative, të cilën, duan s’duan, do ta hedhin edhe ata diku, në rrjetet sociale më kollaj. Por, ndërsa këmbëngulte te vlerat historike të Piramidës, së ndërtuar në 1988-n, Edi Rama prej vitesh kishte tjetër mendim për godinën e Teatrit Kombëtar, ndërtuar nga italianët në 1938-n, teksa planifikonte shembjen e tij.

Këto që thamë deri këtu përbëjnë anën e jashtme, teknokratike e burokratike, zyrtare e jozyrtare, diskutime, propozime dhe kundërpropozime, kalim nga një instancë në tjetrën, vendime, kundërshtime, ndryshime e prapë vendime deri te përfundimi vandalist.. Miëpo, poshtë kësaj veprimtarie tejet arbitrare, duket se është një rrymë e turbullt dhe e pistë uji i reminishencave ideologjike dhe filozofisë mohuese të çdo gjëje, e mirë apo e keqe, që kishte ekzistuar nga regjimet e mëparshme, vendase apo të huaja para vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri.

Mbase termi Rilindje, sipas Ramës dhe të tijve do të thotë, të prishim gjithça, pavarësisht se çfarë ishte dhe ta ribëjmë si duan rilindasit e rinj, që ajo të pasqyrojë idetë e shijet e tyre. Por unë ruaj mendimin se këtu kemi dhe probleme ideologjike dhe trashëgiminë komuniste, e cila kishte parimin të shkatërronte gjithçka nga e kaluara: së pari pronën private, duke u nisur fillimisht nga ajo e pronarëve më të mëdhenj deri te krijimi i kooperativave; së dyti, besimin fetar, e cila u realizua plotësisht në vitin 1967 dhe, së treti, kulturën, duke filluar me intelektualët që ishin arsimuar jashtë shtetit me fondet e tyre apo të mbretërisë, deri te shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore. Kush na siguron me kaq, mbase nesër do të kërkohen të prishen edhe ndërtimet e tjera të projektuara nga inxhinierët italianë, të cilat, sot për sot, janë më të bukurat e më madhështoret në Tiranë.

Me këtë veprim kryeministri shqiptar, të cilit s’ia ndien as për mendimet e dëshirat e shqiptarëve, as për vlerësimet e organizmave ndërkombëtare, tregoi se ai e ka përfundimisht edhe ligjin edhe Maliqin, ai është një padron i gjithëpushtetshëm arbitrar dhe autokrat i pakundërshtueshëm.

Per ATA qe vazhdojne ende te luajne Teater edhe pse Teatri u prish.,.. Nga Adriatik Riza Dosti

Mjaft e shnderruat ne Komedi …Tragjedine e ketij vendi e te ketij populli !

Une personalisht nuk do t’ja fal kurre Bashes, Opozites e PD mos dhenien e pergjigjes me te njejten gjuhe flake per flake e dhembe per dhembe Rame – Veliaj -Lleshit e bandes se tyre kriminale e antishqiptare per prishjen kanibale te Teatrit Kombetar e dhunen kafsherore te ushtruar ndaj mbrojtesve paqesore te tij si dhe ndaj Artisteve, Gazetareve e vecmas nenave, grave, motrave e vajzave tona.

Topi eshte ne deren e PS …deklaroi sot gjithe pompozitet pas takimit me Ambasadoret e BE ne Tirane kreu i PD dhe i Opozites Basha…

Per cilin Top , per cilen dere e per cilen PS e ke fjalen z.Basha…

Per ate Top te cilin Rama ta la pikerisht TY ne dere perderisa ta shembi Teatrin mu para fytyres e perderisa ti terhoqi njerezit zvarre , ti shkeli me kembe e ti enjti barbarisht me grushta e me shkelma?

Nuk ma do mendja te mos kete sot shqiptar qe te mos ta dije e mos ta kete kuptuar se ai Topi per te cilin ti ben fjale me shume se kurre eshte sot pikerisht ne kembet e tua, ne deren e PD e ne gjysemfushen e Opozites dhe kerkundi tjeter !

Sot me shume se kurre madje qe dje e pardje kur shkaterrimtaret barbare komuniste nisen shembjen kriminale te Teatrit ti duhej te kishe dhene Kushtrimin e nisjes se luftes dhembe per dhembe me banden antishqiptare …gje qe nuk e bere…ndaj dhe Topi realisht te ka mbetur ty ne dere e jo atyre qe ja arriten qellimit te tyre teksa te shenuan Gol pikerisht kur ju duhej e ta fituan ndeshjen…sepse ju duhej…

Per cfare i takove Ambasadoret e BE sot per te degjuar serisht te njejtin avaz e pordhet e tyre per Reformen ne drejtesi e per fallsitetin e Integrimit te Shqiperise ne BE?

Per cfare fole me Ambasadoren e USA …apo me sakte degjove serisht vazhdimin e perralles se saj …per mbeshtetje te qeverise e te kryeministrit Rama ne vijueshmerine e tyre te reformes zgjedhore , asaj ne drejtesi e bashkimin e Shqiperise ne familljen europiane?

Asnje lloj takimi me asnje lloj Ambasadori z.Basha deri sa Rama , Veliaj e Lleshi por edhe qindra police kanibale te tyre te vihen ne bangon e te akuzuarve e perpara Drejtesise per dhunen e pa shembullt qe ushtruan te djelen e 17 Majit 2020 ndaj popullit te tyre te pa fajshem e te pa mbrojtur ne mes te Europes…!

Meqenese eshte fjala per Topin ne dere te PS …pse nuk ju a le ti Topin ne dere e ne gjysemfushen e tyre Ambasadoreve te BE e Ambasadores amerikane teksa duhej tu vije perpara Fadromat shkaterruese e vdekjeprurese te Qeverise Rama – Veliaj qe nisen te shembnin Teatrin ne menyren me kriminale te mundeshme …se bashku me njerez brenda godines dhe ne kundershtim flagrant edhe me vete keshillat e rekomandimet e BE?

Meqenese eshte fjala per Topin ne deren e PS perse nuk ju vure perpara te gjithe ambasadoreve Videot e dhunes se eger kafsherore e shtazarake te policise se Rame – Llesh-Veliaj ushtruar dy dite me pare ndaj protestuesve paqesore shqiptare ne mbrojtje te Teatrit, ndaj artisteve , gazetareve etj etj ?

Perse nuk ju ulerite ambasadoreve se si ka mundesi te heshtin aq turpshem kur ne nje vend kandidat per ne BE e anetar te NATO policia e shtet -policise se nje banditi kryeminister ushtron dhune te pa pare ndaj artisteve, gazetareve e qytetareve paqesore ku vecmas kafsheria ndaj femrave ishte pertej cdo limiti te vete imagjinates mbi dhunen?

Perse ende edhe sot e tani qe pikerisht Hekuri eshte i nxehte dhe urrejtja popullore ndaj Rames e bandes se tij kriminale ne pushtet eshte ne kulmin e vlimit te saj ti z.Basha nuk e therret popullin masivisht ne Shesh per ti lare hesapet njehere e mire me krimin e kriminalizimin e vendit, me Ramen e banden e tij ?

Si ka mundesi o njerez te jemi popull kaq memorje shkurter si ka mundesi te harrojme kaq shpejt e te falim kaq kollaj…

Mire dje askush prej atyre qe vuajten egersisht neper burgjet e tmerreshme te diktatures pra askush prej te persekutuarve politike nuk pati kurajon tu a numeronte ne lule te ballit persekutoreve te tyre Byroiste, hetuesve, gjykatesve, prokuroreve, torturuesve te tyre, spiuneve te sigurimit … Ramizit te parit e pas tij edhe Aranit Celes, Rrapi Minos, Hekuranit, Manushit , etj etj … por i falen e i meshiruan ata per te zezen e vet e madje disa prej tyre dolen edhe fotografi me ta per ti patur e marre me vete si kujtim ne varr eddhe pse ata prej kohesh i kishin shnderruar ne te vdekur te pa kallur…po sot ?

Po sot si ka mundesi o qendrestari heroik , njeriu i mire e i respektuar ne extrem per sakrificen tende qytetare e ne mbrojtje te vlerave te neperkembura te demokracise …Etmond Budina … si ka mundesi qe ti i pari te shkosh e ti hidhesh ne qafe ne mes te protestes se Aleances tende per Teatrin pikerisht atij…kreut te Opozites qe ne momentin me deciziv tuajin aty ku po luhej mes jetes e vdekjes mes demokracise e diktatures ai e ata pasuesit e tij ju braktisen , ju kthyen shpinen e ju tradhetuan ?

Sepse ishte pikerisht AI dhe ATA qe u betuan se Rama e Veliaj mund ta shembnin Teatrin vetem po te kalonin mbi trupat e tyre ….apo e harrove kete deklarate publike te tyre z.Budina?

Ju bere thirrje shqiptareve te rrembenin nga nje HU e te vinin te mbronin Teatrin o z.Budina ndersa vet nje dite me pas dole ne proteste me nje Trendafil ne dore….sikur nuk shkon kerkundi o miku im…jooo kerkundi !

Si ka mundesi ti shkosh ti ne studio Fevziut ne bordellon e tij Opinon pikerisht ne ate studio ku ai ke s’ka ftuar qe te vjelle helm e vrer kundra jush, kundra teatrit, kundra Shqiperise e shqiptareve , kundra demokracise , lirise, te drejtave te njeriut etj etj?

Si ka mundesi qe akoma ju o shqiptare mes naivit e budallait te vazhdoni ende te besoni cmendurirat vampireske te Monikes tek thote qe do ti haje veshin Rames kur vete Rama ka kohe qe ju a ka ngrene te dyja veshet si Monikes po ashtu edhe Ilirit si Bashes po ashtu edhe Mehdiut…Tit Vasilit….Idrizit etj etj..

Si ka mundesi ti o i nderuari Rregjizor R.Budina takohesh e perqafohesh , ben Selfie e ju jep edhe lule e trendafila po te njejteve police kriminale, barbare e sadiste qe nje dite me pare i mbyten me grushta, shkelma , ju vune kemben mbi kokat e tyre grave e femrave paqesore protestuese dhe ju morren zvarre perdhunshem te gjitheve ju qendrestareve e protestuesve brenda e jashte Teatrit?

Degjova qe ti i pari dje therrisje qe…policet jane vellezerit tane ..Per cilet police-vellezer e kishe fjalen z. R.Budina…per ata qe te terhoqen zvarre nenen, motren, gruan e vajzen..apo per ata qe dhunuan barbarisht djalin, vellane, burrin , babane e gjyshin tend ?

Si ka mundesi o shqiptare ende vazhdoni e besoni Lojen e Topit te Lulit kur Rama dy muaj ju mbajti ne gjume e ne enderra me Termetin e ne skene thirri e keqperdori nje inxhiniere e arkitekte te nderuar e te respektuar si znj. Bozo…me pas edhe nje 2 muajsh tjeter kur ne ekran ju stampoi kllounin -doctor te tij Piperon qe t’ju mbyllte brenda neper shtepite tuaja sa te prishte Teatrin e me pas edhe t’ju merrte zvarre……kur qe nga neser e mbrapa do tu nxjerre ne te gjitha TV e Fevzos, Albanit, Zhejit, Kolit e te Hiles kllounin e radhes ..nje nga ata Artistet – Aktore shpirt e bythe shitur per tu mbushur te gjitheve ju mendjen se ai…Teatri fashist italian duhej shembur se s’ben, se ishte prej tallashi e kartoni, se vinte era shurre, se Minjte e Mola ne te benin kerdine, se nuk i duheshin kerkujt breket e Violeta Manushit etj etj

Dhe si gjithnje Fevzi-faqezinjte ne cdo TV te blere te tij i ka kurdohere gati e Non Stop ne 24 oret e dites…sikurse edhe kllounet e tij te ashtuquajtur kundershtare te tij politike i ka ne dore e i perdor si te doje ai vete …njesoj si Guret e Dominose…

Dhe ju ende vazhdoni e besoni Negociatat e Reformen ne Drejtesi te Rames….ashtu sikurse vazhdoni e shihni enderra me Spak…me Prokurori… me Drejtesi…me Negociata…me Lul e Monika…e enderra me sy hapur per Topin e Lulit qe pasi ju triblon te gjitheve juve …vete dhe e le ate ne Deren e gjysemfushen e PS…hahahaha

Ju Qofshi…dhe mire ju a bejne !

A.R.DOSTI

A është ai i lig apo i çmendur? – Nga Aurel Dasareti*

 

Njeri i çmendur në kohën e duhur. Madje ka diçka të gabuar edhe me gabimet e tij.

Shpresojmë që kur insektet antike të këtyre 20-30 viteve të pushtojnë sërish botën shqiptare, ato do të kujtojnë me mirënjohje se si pikërisht ne i sollëm në të gjitha zonat tona të piknikëve.

***

Kur ndjeshmëria për njerëzit e tjerë zhduket nga frika dhe zemërimi, është çmenduria që e ka marrë përsipër njeriun. Jo e keqja.

Mënyra se si i kuptojmë veprimet nga ky bosht mund të ndihmojë në pastrimin e kaosit të emocioneve, frikës, argumenteve dhe mendimeve që kanë filluar të shfaqen në hapësirat publike dhe gjysmë publike.

Në fjalimin e përditshëm, ne shpesh përdorim fjalën “i lig” ose “ligësi” për të përshkruar se si veprojnë njerëzit. Është një mënyrë për të kategorizuar dhe kuptuar botën tonë të jashtme, rrethinën ku banojmë. Në vend që të imagjinojmë tërësinë e veprimeve të shpërdoruesit (në rastin konkret, të detyrës si kryeministër i shtetit amë), ne përdorim një term që përfshin të gjitha emocionet tona, rezistencën tonë dhe njohjen e asaj që ka ndodhur: Ai është i keq (i lig). Është një ligësi e pastër.

Nuk duhet të argumentoj se nuk është e mundur ta quajmë atë të keqe (ligësi). Sigurisht që mundet. Por nuk ndihmon për të kuptuar shkakun. Unë do të argumentoja se maltretimet, terrorizimet, burgosjet e të pafajshmëve – ndërkohë që kriminelët e vërtetë gjenden edhe në Kuvend, dhe dëmtimet e qindra njerëzve të rëndomtë në këto shtatë vitet e kapjes plotësisht të shtetit,  janë në një masë më të madhe një shprehje e diçkaje të sëmurë.

Jo për të hedhur poshtë përgjegjësinë e autorit të krimit (fajtorit), por për të tërhequr veprimet e tij poshtë në tokë dhe për t’i kuptuar ato. Për të mos lejuar që ai të shpëtojë në një aparat koncepti kuptueshmërie shumë më të pezulluar, të paqartë dhe të pavendosur sesa është e nevojshme. Burreci është i çmendur.

Ligësia ka një kuptim fetar, që i bashkëngjitet asaj në universin tonë gjuhësor kulturor kolektiv. Rëndësia e një akti kriminal është se personi është i mbushur me një dëshirë të vetëdijshme, racionale për t`u shkaktuar dëm të tjerëve, dhe ndoshta edhe përfiton nga ai. Ne e lidhim atë me djallëzoren. Është diçka që ne nuk mund ta kuptojmë fare.

Vështirësia e këtij shpjegimi është se e keqja (ligësia) nuk ekziston pa çmenduri. Me parakusht (supozim) se njerëzit në përgjithësi nuk duan të lëndojnë njëri-tjetrin, nuk ka njerëz që mund të ushtrojnë (shkaktojnë) dhunë dhe dhimbje ndaj të tjerëve me gëzim dhe racionalizim (me shpjegim të arsyeshëm). Nëse nuk janë të dëmtuar në tru. Në qoftë se nuk janë të sëmurë psikik. Nëse nuk janë të çmendur.

***

Kapësi i shtetit amë, që krimin e radhës e kreu me prishjen e Teatrit Kombëtar, sipas meje (dhe jo vetëm) mendon përafërsisht:

Nganjëherë jam i çmendur. Unë jam skizofren. Nuk është turp ta them. Por kjo nuk do të thotë se ndonjëherë jam thjesht i çmendur sepse dua të ju shkombëtarizoj, unë e bëjë atë për hir tuajin. Mendoj se si pasardhës i xhaxhit, jam sulltan i kësaj demokracisë – që popullata e meriton, dhe i nevojitet Shqipërisë. Gjithashtu, mendoj se duhet ta shpëtoj botën shqiptare-ilegale jo vetëm nga prona, kultura, gjuha, varfëria dhe tërmetet por edhe viruset. Kështu që, me ndihmën profesionale të leshit tim, i përdori jo vetëm shkopinjtë e gomës dhe  kallashnikovët por edhe sulmet e gazit, dhe më keq.

Sulmi me gaz – Çmenduria ime i ka rrënjët në realitet. Unë i shoh gjërat, por i keqinterpretoj ato kur befas goditem nga një sulm psikotik, gjë që është mjaft e zakonshme për një psikopat. Si kjo me sulmin e gazit helmues, dhuratë nga sivëllezërit serb, kur i sulmoj studentët dhe protestuesit tjerë shqiptarë.

Po, unë jam skizofren dhe paranojak. Kjo është diagnoza ime, dhe unë patjetër të jetoj me të. Ndërkohë, ju duhet të më pranoni ashtu siç jam, ose ju prishet shtëpia dhe ju pret burgu.

***

Nuk është e keqja që e shkatërron botën, por mediokriteti. Krimi i Neronit nuk ishte se ai këndonte ndërsa Roma po digjej, por se këndonte keq.

***

PS: Përshëndetje bashkëkombës të nderuar!

Më e rëndësishme për mua, nuk është sasia e portaleve (gazetave) që i botojnë punimet e mia, por cilësia e tyre. Pra, mediumet e pavarura kombëtare-patriotike, që edhe pse janë në pakicën absolute, sjellin sa më shumë dritë që është e mundur – në errësirën informative të botës shqiptare. Përndryshe, unë nuk kam asnjë konflikt interesi në trojet tona, jam krejtësisht i paanshëm dhe nuk jam politikisht korrekt, kështu që nuk mund t`i nderoj me shprehjen “zotëri” bandat kriminele që e boshatisën Vendin nga rinia dhe janë duke e zhdukur atdheun e gjyshërve të mi.

Edhe një gjë: Disa më pyesin për ilustrimin e përkohshëm (njësoj si sot) që shumë herë e shfrytëzoj kur postoj letrat e mia. U them se është fotografi e imja nga një distancë e madhe…

Mirë u dëgjofshim. Shëndet të pashtershëm dhe gjithë të mirat në këto kohëra virusesh…

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)