VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane

By | June 22, 2019
1 Comments
  • author avatar
    fabudr 4 months ago Reply

    ME 100QQ. GO.CA QE I KAGJAKOVA SI KA PEJA (VEC NE USSA 1)”*: rjgoanpra ja we nora ghakova e nderon ghakkve Eden nje here me medsljen e large te Archery
    Item me te Mira
    Ish qytetar I ghakoves ne vutetet 42-43sot diet e USA ejte 4 korrik 2019
    USA e shoetoi mbroti die perkrah #Republiken e kosoves
    Mirbjohje us.
    Suksese Mrs Nora Gjak
    Fabudr

Komentet

Më 23 tetor 1940 lindi Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pelé, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Shputat e Pelé-s brenda stadiumit Maracanã.

Edson Arantes do Nascimento, KBE, (lindi më 23 tetor të vitit 1940 në Três Corações, Brazil), i njohur si Pelé, është ish fubollist brazilian, i vlerësuar nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ka fituar titullin “Atleti i Shekullit” nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë.

Në Brazil llogaritet si hero kombëtar, i njohur nga arritjet dhe kontributet në futboll,[3] u shpall ambasador zyrtar botëror i FIFA-s dhe thesar kombëtar nga qeveria braziliane. Gjithashtu është i njohur për reagimet e tija për të ndihmuar ndryshimin e politikave për të varfërit (shenimin e golit të 1 000-të ua dedikoi fëmijëve të varfër brazilian).[4] Gjatë karierës u bë i njohur si “Mbreti i Futbollit” (O Rei do Futebol), “Mbreti Pelé” (O Rei Pelé) ose thjesht ti “Mbreti” (O Rei).

Talenti i tij u njoh nga futbollisti Waldemar de Brito,[5] i cili u angazhua që Pelé të luante për Santos Futebol Clube që në moshën 15 vjeçare dhe në moshën 16 vjeçare u angazhua për kombëtaren braziliane, kurse në moshën 17 vjeçare fitoi Kampionatin e parë Botërorë në futboll. Përkundër ofertave të shumta nga klubet futbollistike evropiane, kushtet e atëhershme ekonomike dhe rregullativat futbollistike braziliane mundësuan që të përfitonte Santos FC ku u angazhua për gati dy dekada, deri në vitin 1974. Pelé luajti si një sulmues i brendshëm e më vonë u njoh si lojtar udhëheqës, rregullues i lojës.

Është golashenuesi numër një i të gjitha kohërave i kombëtares braziliane të futbollit dhe i vetmi futbollist fitues i tre kupave botërore. Në vitn 1962 ishte pjesë e ekipit brazilian, por për shkak të një lëndimi në ndeshjen e dytë nuk mundi të vahzdojë ndeshjet e mëtejme të kupës. Zyrtarisht në nëntor të vitit 2007 FIFA shpalli se do ta dekorojë me medaljon të artë të kampionatit botërorë të vitit 1962 edhe përkundër mos pjesmarrjes së tij në finale duke e bërë lojtar të vetëm me tre medalje të arta të kampionateve botërore.

Pelé lindi në Três Corações, Brazil, ishte i biri i futbollistit të Fluminenzes,r Dondinho (João Ramos do Nascimento) dhe Maria Celeste Arantes.[6] U emërua sipas zbuluesit amerikan Thomas Edison,[7], por më shumë i pëlqen të e thirrin Edison. Fillimisht fitoi llagapin Dico, nga familja e tij.[5][6][8] Llagapin “Pelé” e mori gjatë ditëve shkollore kur gabimisht shqiptoi emrin e portierit të skuadrës Vasco da Gama, Bilé, duke e quajtur “Pilé”.[8] Fillimisht e urrente këtë llagap, kështu që u largua nga shkolla për shkak të sulmit ndaj shokëve të klasës për thirrjen e tij me atë llagap,[9], por sa më shumë që ankohej aq më shumë e thirrnin. Në autobiografinë e tij, Pelé thotë se nuk kishte idenë se çfar domethënie kishte llagapi, as edhe shokët e tij nuk e dinin.[6] Edhe pse fjala rrodhi nga emri Bilé dhe pa asnjë kuptim në spanjollisht, në irlandisht fjala peile që shqiptohet njejtë, don të thotë futboll.

Duke u rritur në varfëri në Bauru, São Paulo, Pelé fitonte para shtesë duke pastruar këpucë në Klubin e Atletikës Bauru në ditët e ndeshjes. Mendonte të luante me babanë e tijë kariera e të cilit në klubin Atlético Mineiro përfundoi herët për shkakë të lëndimit në gju, kështu nuk mund t’i ofronte futboll të vërtetë kështu që Pèle zakonisht luante me një top të krijuar nga letrat të shtrënguara me lidhës[6] ose me greipfruit.

Në vitin 1954 disa antarë të ekipit Ameriquinha duke u përfshirë dhe Pelé u ftuan t’i bashkangjiten ekipit Baquinho që udhëheqej nga lojtari ndërkombëtarë brazilian Waldemar de Brito, i cili luajti në vitin 1934 në Kampionatin Botëror të Futbollit në Itali.

Në vitet e tija të 15-ta iu bashkangjit ekipit brazilian Santos FC për të rinj, kurse pas një sezoni kaloi në ekipin për të rritur.

Campeonato Paulista: 1958, 1960, 1961, 1962, 1964, 1965, 1967, 1968, 1969 dhe 1973[12]
Torneio Rio-São Paulo: 1959, 1963 dhe 1964[13]
Torneio Roberto Gomes Pedrosa (Taça de Prata): 1968
Taça Brasil: 1961, 1962, 1963, 1964 dhe 1965
Copa Libertadores: 1962 dhe 1963
Kupa Ndërkombëtare: 1962 dhe 1963
South-American Recopa: 1968
Flag of the United States.svg New York Cosmos
NASL kampionë: 1977

Me kombëtaren

FIFA Kampionati Botërorë: 1958, 1962, 1970
Roca Cup: 1957, 1963

Të 32 trofetë ekipore sëbashku me Vítor Baían janë futbollistët më me shumë trofe në karierën e tyre.

Lista e futbollistëve në garë për “Topin e Artë 2019”

Revista franceze sportive France Football njoftoi të hënën vonë kandidatët për “Topin e Artë 2019”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimi do t’i jepet futbollistit më të mirë në botë për vitin 2019.

Klubi anglez Liverpool iu bashkua listës me shtatë lojtarë: Van Dijk, Mohamed Salah, Roberto Firmino, Sadio Mane, Alisson, Trent Alexander-Arnold, dhe Georginio Wijnaldum.

Pesë lojtarë nga Manchester City janë gjithashtu midis 30 kandidatëve, përkatësisht Raheem Sterling, Bernardo Silva, Sergio Aguero, Kevin De Bruyne dhe Riyad Mahrez.

Fituesi i vitit të kaluar, mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç nuk mund të gjente një vend në listën e shkurtër të çmimeve.

Fituesit pesë herë të këtij çmimi Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë ndër kandidatët e 2019 Ballon d’Or.

Lista e shkurtër për Ballon d’Or  Topi i Artë 2019:

Virgil van Dijk (Liverpool)

Bernardo Silva (Manchester City)

Son Heung-min (Tottenham)

Robert Lewandowski (Bayern Mynih)

Roberto Firmino (Liverpool)

Alisson (Liverpool)

Matthijs de Ligt (Juventus)

Karim Benzema (Real Madrid)

Georginio Wijnaldum (Liverpool)

Sergio Aguero (Manchester City)

Frenkie de Jong (Barcelonë)

Hugo Lloris (Tottenham)

Dusan Tadic (Ajax)

Cristiano Ronaldo (Juventus)

Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)

Trent Alexander-Arnold (Liverpool)󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿

Donny van de Beek (Ajax)

Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal)

Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)

Sadio Mane (Liverpool)

Lionel Messi (Barcelona)

Riyad Mahrez (Manchester City)

Kevin De Bruyne (Manchester City)

Kalidou Koulibaly (Napoli)

Antoine Griezmann (Barcelona)

Eden Hazard (Real Madrid)

Mohamed Salah (Liverpool)

Marquinhos (PSG)

Raheem Sterling (Manchester City)

Joao Felix (Atletico Madrid)

UEFA dënon Serbinë me dy ndeshje pa tifozë mbi 14-vjeç

Nyon

Komisioni disiplinor i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë (FFS) me dy ndeshje si nikoqir pa praninë e tifozëve me mbi 14-vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç konfirmuan nga FSS për “Tanjug”, ata janë dënuar “për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes me Portugalinë në ndeshjet kualifikuese për EURO 2020”.

Më 14 nëntor, përfaqësuesja e Serbisë ndeshjen ndaj Luksemburgut do ta luajë vetëm me mbështetjen të fëmijëve.

Këndi i humorit: Mësuesi i thotë Pierinit: – Eja dhe më thuaj ca mendime për një kafshë!

Mësuesi i thotë Pierinit:

– Eja dhe më thuaj ca mendime për një kafshë!

Pierini ngrihet në këmbë, del para klasës dhe thotë:

– Gjashtë këlyshë maceje lindën dje. Ata janë të bukur, janë të shkathët dhe janë komunistë!

Mësuesi, një komunist i bindur, pezmatohet dhe i thotë Pierinit:

– Mirë Pierin! Lideri i së majtës do të na vizitojë javën tjetër. Unë do të bëj që të flasësh para tij dhe do të duhet të përsërisësh atë që the tani!

Javën pasuese, lideri paraqitet në shkollë dhe mësuesi telefonon Pierinin e i thotë:

– Pierin, eja të dëgjojmë mendimet e tua!

Pierini thotë:

– Gjashtë këlyshë maceje kanë lindur javën e kaluar. Ata janë të bukur, të shkathët dhe janë të djathtë!

Lideri politik mbetet i emocionuar dhe mësuesi, i zënë ngushtë, përpiqet të përgjigjet:

– Pierin, si është e mundur, a nuk ke thënë se këlyshët e maces ishin komunistë?

Dhe Pierini përgjigjet:

– Po, por këtë javë ata hapën sytë!!!

FIFA: Mbi 1 miliard shikues ndoqën Kupën e Botës për femra

Më shumë se një miliard sportdashës kanë shikuar Kupën e Botës për femra FIFA 2019, duke vendosur një rekord të ri të audiencës për kompeticionin, bëri të ditur sot FIFA, transmeton Anadolu Agency (AA).

“1.12 miliard njerëz ndoqën ‘Francë 2019’ nëpër televizionet në shtëpi, në platforma dixhitale ose jashtë shtëpisë”, tha organi drejtues i futbollit botëror në faqen e tij të internetit.

“993.5 milionë e ndoqën vetëm në televizion, 481.5 milionë mbuluan qasjen në platformat dixhitale”, tha FIFA.

Kupa e kaluar e Botës, “Kanada 2015” u shikua nga 764 milionë shikues.

FIFA shtoi se finalja “Francë 2019” u shikua drejtpërdrejt nga më shumë se 260 milionë njerëz.

SHBA-të sivjet fituan Kupën e Botës, duke mundur në finale Holandën me rezultatin 2:0.

SHBA-të fituan për herë të katërt në histori Kupën e Botës.

Spanjë, shtyhet “El Clasico” për shkak të gjendjes në Katalonjë

Për shkak të protestave të dhunshme në Katalonjë, Federata e Futbollit e Spanjës njoftoi shtyrjen e ndeshjes “El Clasico” në të cilën Barcelona do të priste Real Madridin më 26 tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të federatës, data e re e ndeshjes do të caktohet pas bisedimeve midis dy klubeve deri më 21 tetor.

Vendimi erdhi pasi të dielën e kaluar në Katalonjë shpërthyen protesta të dhunshme si pasojë e dënimit me burg të nëntë politikanëve katalanë separatistë.

Që nga fillimi i protestave, të paktën 250 persona është raportuar të jenë lënduar, përfshirë edhe policë.

Trupi drejtues i La Ligës më herët kërkoi që përballja të zhvillohet në Madrid, duke thënë se mund të ndodhin probleme të sigurisë nëse ndeshja zhvillohet në Barcelonë.

Njihej si “Merimanga e zezë”, historia e kampionit Vogli. Nga arratisja pas ndeshjes me Dinamon e Berlinit te kapja nga Sigurimi

Në vitet ’50-’60 portieri Lev Yashin (Jashin) ishte krenaria e futbollit sovjetik. “Heroi i klasës punëtore” i priste goditjet a thua se kishte tetë duar dhe për faktin se vishej përherë me të zeza mbiquhej “Merimanga e zezë”. Për 20 vite mbrojti portën e Dinamos së Moskës. Në karrierë fitoi shumë trofe, mes të cilëve medalje olimpike dhe Kupë Evrope me përfaqësuesen sovjetike



Në historinë botërore të futbollit, Lev Jashin, i shpallur portieri më i mirë i shekullit XX, mbetet ende i pathyer për faktin se është i vetmi portier që është vlerësuar me Topin e Artë. Megjithatë, në ato vite, në Shqipëri, ai kishte një moshatar, i cili potencialisht i kishte mundësitë për ta konkurruar, por që fati nuk i rezervoi të njëjtin sukses.

Emri i tij ishte Qemal Vogli. Edhe ai vinte “nga klasa punëtore”. Edhe ai mbrojti portën e Dinamos, por të asaj të Tiranës. Spikati me veshje të zezë në portë dhe prej hedhjeve që bënte mori nofkën “Macja e zezë”.Me Jashinin u takua në vitin 1954 në Moskë pas një ndeshjeje miqësore mes dy Dinamove. Sovjetikët kishin dëgjuar për Voglin që prej miqësores së vitit 1951 në Tiranë, (Shqipëri 1–1 Spartak i Moskës) ku Vogli kishte dalluar për daljet dhe hedhjet e përkryera në portë.Jashin dhe Vogli – asokohe të dy 25-vjeçarë – e vlerësuan me konsiderata njëri-tjetrin.

Me Dinamon, në 6 vite Vogli do të ishte protagonist në fitoren e 5 kupave e 5 kampionateve. Ende të pathyera për futbollin shqiptar janë rekordet: 25 fitore radhazi (sezoni 1951–52) dhe vetëm 5 gola të pësuar gjatë një kampionati.Por, megjithëse të shumtë ishin krenar për arritjet e tij sportive, Vogli nuk u bë hero i futbollit komunist shqiptar, përkundrazi.Gjithçka e Voglit u mbyt në harresë kur më 3 shtator 1956 ai u arratis drejt perëndimit.

Ishte 27 vjeç dhe kishte vetëm 10 vite futboll profesionist.Rrethanat bënë që, pas një miqësoreje tjetër me Dinamon e Berlinit, ai të kalonte në Berlinin Perëndimor. Ishte koha kur ende nuk ishte ndërtuar muri. Ishte koha kur arratisjet regjimi diktatorial i Hoxhës i dënonte rëndë.Prej vitit 1956 e deri më sot historia e Qemal Voglit është treguar mes rrëfimeve dhe pak dokumenteve.

Kjo seri shkrimesh do të nisë ta tregojë historinë e një prej sportistëve më të jashtëzakonshëm të futbollit shqiptar, duke iu referuar dosjes që Sigurimi i Shtetit mbajti për të.Në dosje tregohet se, në të vërtetë, për Voglin, Sigurimi kishte grumbulluar informacione që kur ai kishte qenë adoleshent.

Pranë tij, Sigurimi kishte 10 bashkëpunëtorë të njohur me nofkat: “Çapkëni”, “Goma”, “Jehona”, “Bjeshkore”, “Biblioteka e Pogradecit”, “Topi”, “Stina e Shiut”, “Besuesi” dhe “Lumi”.

Biografia e Voglit paraqitej me një lidhje familjare të angazhuar me Ballin Kombëtar, por megjithatë ai privilegjohej prej dhuntive sportive dhe nuk penalizohej, madje as për kontrabandën që bënte njësoj si disa sportistë të tjerë, të cilët kur dilnin jashtë shtetit, në kthim, edhe pse nuk lejohej, merrnin sende të ndryshme me vete.

Sidoqoftë, Sigurimi e vëzhgonte vazhdueshëm Voglin për sinjalizimet e bashkëpunëtorëve rreth tendencave për arratisje që ai shfaqte ndonjëherë. Arratisje që do ta konkretizonte në vitin 1956, por që nuk zgjati shumë. Ai u kthye në Shqipëri me versionin që regjimi propagandoi: kinse u kap falë agjenturës së Sigurimit dhe bashkëpunimit me agjenturat simotra të vendeve të tjera komuniste.

Në dosjen e tij janë fshirë të gjitha gjurmët, por ka një korrespondencë të mbajtur me STASI-n, homologen e Sigurimit të Shtetit në Gjermaninë Lindore. Për shkak të popullaritetit që kishte mes njerëzve, portieri i Dinamos u dënua vetëm 15 vite burg, më vonë u amnistua dhe pas 5 vitesh u lirua.

Mirëpo nuk ishte më e njëjta gjë. Atij iu ndalua të luante futboll ndërsa dokumentet tregojnë se u mbajt nën vëzhgim të vazhdueshëm të Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1991 shpesh duke u cilësuar si agjent i fshehtë. Dënimi më i rëndë që mori, me gjasa, ishte ndarja me të bijën kur ishte ende e vogël dhe ndalimi i të luajturit futboll gjatë gjithë jetës.

Qemal Vogli me shumë mundësi mund të mos fitonte medalje olimpike, Kupë Evrope apo Top të Artë, por e sigurt është se po të vazhdonte të luante futboll do të ishte një histori shumë herë më fantastike e futbollit shqiptar, histori që nuk do të harrohej kurrë./observatorikujteses.al

Ronaldo shënon golin e 700-të

Superylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo të hënën në mbrëmje shënoi golin e tij të 700-të në karrierë në ndeshjen kualifikuese kundër Ukrainës për “EURO 2020” , raporton Anadolu Agency (AA).
Goli i Ronaldos nga pika e bardhë nuk ishte i mjaftueshëm për t’i sjellë fitoren në Kiev, pasi Ukraina mposhti Portugalinë me 2:1 në ndeshjen e Grupit “B”.

Pas kësaj fitore, Ukraina u kualifikua për EURO 2020, duke grumbulluar 19 pikë në shtatë ndeshje.

Portugalia vazhdon të mbajë pozitën e dytë me 11 pikë.

Ronaldo (34) ka shënuar 95 gola për Portugalinë në 162 ndeshje që nga gushti i vitit 2003.

Ai arriti të shënojë 605 gola në 811 paraqitjet e tij të klubeve.

Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka luajtur për katër klube, për klubin portugez Sporting Lisbon, atë britanik Manchester United, për gjigantin spanjoll Real Madrid dhe klubin aktual italian të Juventusit.

Nga viti 2009 deri në vitin 2018, Ronaldo ishte një lojtar kyç i Real Madrid-it, duke shënuar 450 gola për “Los Blancos” (të bardhët).

Disa skuadra siguruan kualifikim direkt në EURO 2020 pas ndeshjeve të luajtura të dielën dhe të hënën.

Fituesi i Grupit “B” Ukraina, fituesi i Grupit “G” Polonia dhe fituesi i Grupit “I” Belgjika dhe Rusia, si dhe fituesi i Grupit “J” Italia, siguruan kualifikimin në EURO 2020.

Ja formacionet zyrtare të Kosovës dhe Malit të Zi

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Dardanët” do të kërkojnë vetëm fitore ndaj Malit të Zi, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta Express.

Në rrugën drejt “Euro 2020”, Kosova do të ketë sonte edhe lojtarin e 12-të në fushë, përkrahjen e madhe të tifozëve në “Fadil Vokrri”.

Milot Rashica, që mungoi në ndeshjet e shtatorit, është i gatshëm për lojë, ai e nis titullar takimin me Malin e Zi.

Befasia në sulm në mungesë të Besar Halimi e Arbër Zeneli, Bernard Challandes e ka inkuadruar Florent Hadërgjonajn.

Skandal i Turqisë! U heq tifozëve flamujt kombëtarë dhe përgjysmon numrin e biletave

Turqi-Shqipëri është ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme në grupin H me dy përfaqësueset që synojnë trepikëshin me misionin kualifikimin për në Euro 2021. Rëndësia e kësaj ndeshjeje dhe frika e dështimit ka shtyrë palën turke që të bëjë një skandal të paprecedent në futbollin modern.

Sikundër raporton “Panorama Sport”, federata turke po sekuestron në mënyrë të turpshme flamujt kombëtarë dhe shallat me simbole kombëtare të tifozëve, duke shkelur me të dyja këmbët dhe me qëllim rregullat për tifozërinë mike. Madje jo vetëm kaq! Federata turke ka ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e tifozëve shqiptarë në stadium.

Nëse më parë tifozët kuqezinj kishin në dispozicion 2500 bileta, që përkonin me 5% të vendeve në “Sukru Saraçoglu”, federata turke praktikisht e ka përgjysmuar këtë numër duke e çuar në vetëm 1500 vende, duke shkelur haptazi rregulloren e FIFA-s.

“Kam njoftuar delegatin e ndeshjes për gjithçka ka ndodhur. FSHF po punon që me anë të delegatit të ndeshjes të mos ketë asnjë padrejtësi ndaj tifozëve si dhe që të lejohet çdo material që ata duan të fusin për dekor, pasi bëhet fjalë për materiale që lejohen nga UEFA”, ka sqaruar Andi Verçani, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe zyrës së shtypit në FSHF./Panorama sport

AC Milan emëron trajner të ri, Stefano Pioli

Milano

AC Milan ka emëruar trajnerin e ri Stefano Pioli për të zëvendësuar Marco Giampaolo, i cili u shkarkua pasi pësoi tre humbje në katër ndeshjet e fundit në ligën italiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pioli, i cili më parë ka drejtuar ekipin rival të qytetit Inter Milano, është pajtuar për një kontratë dy vjeçare. Milani njoftoi mediat sot në një deklaratë të shkurtër.

Pioli, i cili është një tifoz i Interit, ka trajnuar “nerazzurrët” gjatë sezonit 2016-17, por u shkarkua pasi humbi 10 nga 27 ndeshjet.

Giampaolo u emërua nga Milani si trajner në qershor si zëvendësim për Gennaro Gattuso, i cili u tërhoq pasi përfundoi sezonin në pozitën e pestë, jashtë Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, Milani ka humbur katër nga shtatë ndeshjet në drejtim të tij.

Bastian Schweinsteiger i dha fund karrierës futbollistike

Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger i dha fund karrierës së tij në futboll në moshën 35-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Fituesi i Kupës Botërore 2014 me përfaqësuesen e Gjermanisë, vendimin e tij e bëri publik në mediat sociale të martën vonë.

“Duke thënë lamtumirë si një lojtar aktiv më bënë të ndjehem pak nostalgjik, por unë gjithashtu i gëzohem sfidave që më presin së shpejti”, u shpreh ai në Twitter.

“Do t’i qëndroj besnik futbollit. Shumë, shumë faleminderit për kohën që kemi kaluar së bashku, çdo herë do të keni vend në zemrën time”, theksoi ai.

Schweinsteiger regjistroi 500 paraqitje për klubin e Bundesligës, Bayern Mynih midis 2002 dhe 2015, me 68 gola dhe 100 asiste.

Ai arriti të fitojë 8 tituj të Bundesligës dhe 7 Kupa të Gjermanisë me Bayernin, së bashku me titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2013.

Schweinsteiger kaloi në Premier Ligë, tek Manchester United në 2015, duke shënuar dy gola në 35 ndeshje.

Pas largimit nga klubi anglez, Schweinsteiger nënshkroi kontratë me klubin e ligës amerikane MLS, Chicago Fire në mars 2017.

Ai ndihmoi klubin të arrijë në “play-off” në vitin 2017 dhe u zgjodh lojtar i sezonit në Chicago Fire në vitin 2018.

Në karrierën e tij të pasur, Schweinsteiger ishte pjesë vitale e përfaqësuese gjermane, ku debutoi në vitin 2004, me 24 gola të shënuar në 121 ndeshje.