VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Njomësi e bukur – Poezi nga Albert Habazaj

By | August 15, 2020

Komentet

Në prag të Mitingut të 56 të Poezisë Gjakovë – Poezi të zgjedhura nga REXHEP HOXHA – Përgatiti për botim MUHARREM KURTI

RUBRIKA: NDERIM KRIJUESVE TË SHQUAR GJAKOVARË
Në prag të mitingut të poezisë, të 56-tit më radhë, prezentojmë poezi të poetit dhe prozatorit të shquar Rexhep Hoxha! Rexhep Hoxha është autor i dy veprave për fëmijë ” Lugjet e verdha” dhe “Verorja”, disa herë të ribotuara dhe ndër veprat më të mira të letërsisë shqipe! Mirënjohje të përjeteshme! MUHARREM KURTI, Kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.
GJAKOVA
Në zjarr, në flakë e në tufan,
me rribë sulmova në errësirë
krenar unë ballin tim ta kam,
që bijtë e mi t`jetojnë të lirë.
Për ide t`shenjta, për vatan,
sokola dhash, fatosa të ri;
Dhe para plumbit e litarit
s`u thyen. Vdiqën me brohori.
Po folni eshtra në paçi gojë,
t`shpërndara kahdo anë e mbanë!
Kush mundet vallë të ma mohojë
atë gjak që bijtë e mi kanë dhënë.
Krahrorin unë e kam si dëbojë,
plot burra zemre, të vështirë,
që askënd s`donë ta shohin rob,
por edhe vetë të jenë të lirë.
Ti Mehmet Ali pashë Maxharri
ngrehu nga varri t`ndihet zani,
e pa ç`të gjet te Kullë e Drenit
çka bën Gjakova, jatagani.
O Dahë! Bajram! Rexhep Gërçari!
Hasim! Emin! Nama s`ju vati.
S`u trembët kurrë ku buçet zjarri
Kosova lum për ju q`ju pati.
ÇABRAT I LASHTË
Syqiellorë Çabrati i lashtë
kur të kujtoj, rritem,
zjarr ndizet në mua;
Kur dëgjoj poezinë tënde me rima e ritëm,
Çabrat i magjive tua,
shkrihem si qiriu
të kthehem në fajkua
për t`u ngjitur qiellit me flatra të lara
mbi krah misteresh fuqish të papara,
syqiellorë Çabrati të lashtë.
RINIA, AJO E DIELLIT
N`qaste fatale, kur shumë ngushtohem
prej t`zezave të njeriut mizor;
M`bie n`mend rinia edhe gëzohem
dhe e ndjej veten si zog qiellor.
M`bie n`mend rinia, ajo e zjarrit,
ajo e diellit tim ngadhnjimtar;
Ajo qe jetën shpëton prej varrit
e prej dhunuesit me shpirt kusar.
M`bie n`mend rinia e Skenderbeut,
ajo që n`zemër ka plot guxim;
Ajo që jenkët i zhbin prej dheut,
ajo që t`drejtën ka për parim.
O të pamëshirtat çaste fatale,
në zemrën time vlon diç e re!
Një këngë rinie, plot ideale,
që don krenare t`jetojë mbi dhe.
SHIRAT BIEN
Për ty zbardhin agimet,
Kosovë,
shirat bien
mbi ara tua e ugare
e rritesh me lule
e grunaja
e vlon me fëmijë,
fole burrëri.
Kosovë,
hapësirë yjesh të pashuar,
nga sytë e tu
drita shkëlqeu
e perdet e errësirës
me zemërim i shqeu.
Diell mos pafsha me sy
n`luajsha me ty,
Kosovë
tokë trëndafilash,
ti lindja ime dhe varri,
ti dorë martine,
shqipe me krah zjarri,
ti besë e përjetësuar,
që vdes vetëm atëherë
kur dielli
për herë të fundit
perëndon,
kur jeta shkon,
s`ka njerëz,
kur s`ka stinë,
s`ka lule,
s`ka pranverë.
VJERSHA NGADHNJIMTARE
O vjershë që linde prej dallgëve gjallnuese
dhe shprehesh ndër vala të jetës së re!
Shpërthe me gëzimin e rinisë vullnuese,
nxjerri gjithë jonet më të bukura që i ke!
Ti që linde të këndohesh ndër breze,
si lule e bardhë të jesh përgjithmonë;
Ngjitu kah dielli që me t`vetat rreze
dritë dhe nxehtësi i jep tokës sonë!
Vjershë, o vjershë ti! Vjershë, o shpirt i gjallë,
nxitë rininë si vashën me t`dashnu!
Atëherë, o vjershë, ti ke me qenë e rrallë
e ndër vjersha ti ke me ngadhnu!

NË SHKUP DIKUR – Poezi nga NËNË TEREZA



Befas e lashë qytetin tonë,
befas, por jo verbërisht.

E shenjtë ishte Nëna ime,
por nuk donte të më humbte,
u mbyll në dhomë gjithë ditën
dhe në mbrëmjen tjetër më tha:
” Po ta jap lejen, shko.
Vëre dorën mbi dorën e Jezuit
dhe vështro përpara.
Kurrë mos shih pas.
Përpara vetëm!”

Dhe ashtu bëra
Mirënjohje vështirësive.
Unë nuk të harroj…

Të kam gdhendur
në pëllëmbën e dorës time.
Të kam thirrur me emër.
Mua më përket,
Më e çmuara e syve të mi.
Të dua.

E bindur jam,
që sa herë themi
Zoti Ynë
Duart e veta shikon zoti,
Të kam gdhendur në pëllëmbën
E duarve të mia
dhe na gjen atje.

Nisia e dashurisë-Atlantida ime – Poezi nga MIRKO GASHI (2 janar 1939 – 12 shtator 1995)

 

Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi

të dashuruarit
bluanin
drithin e dashurisë

e zemra ime
vaj e në vaj
si zurkajë
as në këtë moshë
me dashuri
s’u josh

jetoja
pa mostra
bëja zustra

me cdo varg
shkoja larg
e më larg

shkrova
për renë e zezë
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e i pasur
por i tëri në poezi

taverna
më çeli
kaverna në çdo tavernë
nga një kavernë

po qe besa
s’më la shpresa
se njëherë në jetë do të më paraqitet
ajo kometë
e Halejit

prej tavernës më shpien
në orën letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë

dhe aty
në odeonin e diturisë
zë fill i dashurisë

e gjeta

në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit

nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim

dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur

dora dorës
zemra zemrës

me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllën kavernat

në prehrin e henës
sa e lumtur
m’ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan duallën kraharor

kush është Ikari
kush Arnstrongu

u dëgjua gongu

pa fijen e romantikës
do ta pushtoj
yllin më të largët
të Galaktikës
t’ia dhuroj
Etës flockë
Etës lockë

klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
se reve

pastaj
diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s’u ujitën

kush na bëri magji
lenetit i dha gji

treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha

mua fati
Rexhën ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit

diku lart
flet një alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa

e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
ç’u bë nisia
ku është Atlandida.

Në prag të Mitingut të 56 të Poezisë Gjakovë – Poezi të zgjedhura nga ALI MUSAJ – Përgatiti për botim MUHARREM KURTI

RUBRIKA: NDERIM KRIJUESVE TË SHQUAR GJAKOVARË
Në prag të mitingut të poezisë, të 56-tit më radhë, prezantojmë poezi të poetit bohem Ali Musaj! Musaj shquhej me poezinë e tij rebele dhe prozën poetike plot lirizëm. Mirënjohje të përjeteshme! MUHARREM KURTI, Kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.
I SHTRIRË NË HAPËSIRË
Hijes së dajës tim, Bajram Currit
E dëboi dhimbjen
gjembat i ndrydhi me duar
i thau lotët
sytë s’i mbështolli me leckë
e piu gjakun e pëllumbit
e krojet e shterura pështyu
u betua në këmbët e thyera-
i shtrirë në hapësirë!
Marshoi drejt dritës –
ai që nuk vdiq i tërë
ai që lindi sërish
me lindjet e përmortshme
ai petrit i zjarrtë në zjarr
-trup shkëmbi
me shpirt furtunë!
Ai- e dëboi dhimbjen
gjembat i ndrydhi me duar
i thau lotët
sytë s’i mbështolli me leckë
dhe – mbërrin tek ne
i madhërishëm
me atë gjoks stolisur-
ngadhënjim;
me atë kokë mbi supe –
ngritur flamur!
Vetëm Ai –
përherë kudo sinorëve
i shtrirë krenar në hapësirë!
(Gjakovë, 1980.)
NË EMËR TË PREHJES
Të flakësh lotin nga syri
njësoj është si të vrasësh vdekjen
me vdekje barku
në emër të jetës
në emër të prehjes
të të gjitha rrugëve të gjakut
të të gjallëve dhe të të vdekurve në ne,
të flakësh lotin nga syri
mjafton që deri te lumturia
vetëm me lumturi
i lumtur të jesh sa ora
dhe pastaj të vdesësh
i gjallë në emër të vdekjes
në emër të skeletit të gjallimit tonë
në ne dhe –
në degët
e të gjitha zbrazëtive tona…
1972
SINQERISHT POHOJ
Pas vdekjes sime të qetë
s’kërkoj pavdekësi
Mbi varrin tim
s’dua kurora dafinash
dua vetëm kujtim zemre
të shokëve të mi bonjakë
të syve të trëndafiltë
që në jete më soditën urtësisht
dhe më dhanë durim
dhe më falën dritë
për jetën time bubullimë
të thërrmuar në furtuna
ndër currat e fëmijërisë
dhe – sërish të sajuar
në motet e ardhmërisë
që do t’ju takojnë
pinjojve tanë syshqiponja
si shigjetat në shënjestër
termales së Jetës –
me gjokse graniti
me duar çeliku
dhe hapa si troku i atit zemërshkëmb…!
Andaj –përherë do ta puth dorën time
për vargun e lënë peng
dhe këngën
që do të përsëdytet ndër brezni!
(Gjakovë, shkurt 1979)
GJYMTIM
Mundem edhe pa sy
mundem edhe pa duar
mundem edhe pa këmbë –
të përhidhem në vallen e jetës
mes jush o njerëz të mirë si toka,
por kurrsesi s’do të mundem
as t’ju flas
i ngarkuar me barrët e rënda
të përgojimeve qyqare –
smirëzeza e tinëzare
mbi kurrizin tim garravaç
që s’rëndon mbi supet tuaja!
s’mundem jo –
vetëm për hir të gjymtimit tim –
që flet me gjuhën e vet
dhe kurrë Bukurinë s’e vret –
mbi kokat tuaja njerëz të mirë si varri…!
(Sokograd, korrik 1978)
PROKLAMATË
I paudhi është i natës
I verbër i errësirës
Rrugëtimet e tij parashihen
Tek ndeshet me bijtë e Dritës
Sheshazi e shkoqurazi
Barbaritët me Djallin
Shkallësisht panda lehet
Rrethe përqark Njëmendësisë
E në te mbjell egër
E djeg e prish grunaja
Shqelmin shëlbimin në jetë
S’lejon njeri të pjesojë riskun e vet
Është horr i stërfëlliqur
I ndërkryer e i pafytyrë
Vetëm ditëlumja e sqotës
Qafet do na heqë
Të ta puthim shlirshëm
Agimin e fatit tonë të bardhë
E këngës sonë gëzimplote
Shteg të ri t’i çelim
Të të përqafojmë të plotë
Nënëlokja jonë –KOSOVË…!
12 tetor 1995
RRUGA IME
Ja krisi shiu sërishmi
lag e çull çdo gjë
djeg e freskon shpresa
e unë s’di assesi esëll
si të përmbytem mallshëm
shtjellave krahrrëmbyese
rrugëtimi im s’ka shenjë
as emër cirku
as mbishkrim varri
-vetëm me shiun çlodhet
e hapësira pëlcet
zëshëm me buçimë
çuditshëm si rrufeja
o rruga ime e pa skaj…!
BUZË VARRIT
Seç më plasi zemra
si kripa në zjarr
Seç m’u këputën damarët
si litari i palaços
Seç m’u ndërkryen ëndrrat
si trutë e derrit të egër
Seç më plandosën flakët
si kërpudhën shirat pikërënë
Seç u gëzuan hienat
si nimfat kur puthen me diellin
Seç më la kënga vetmitar
si cung mes pyllit të prerë
Seç m’u shter lumi i shpresës
si lotët e mallit për tokën e shkriftë
E – asgjë s’më mbetet për dashurinë
asnjë ashkël ngazëllimi
asnjë trohë shendi
asnjë shëndetje dore
asgjë veç frymimit
e një klithje namëmadhe
rreth kërthizës së kotësisë
buzë Varrit tim…!
Gjakovë, 12. IX. 1995

Uratë për të nëpërkëmburit – Poezi nga NËNË TEREZA

O Nëna Mari!

Sa shumë njerëz në botën e sotme janë të nëpërkembur
I shoh për çdo ditë
– burra, gra, fëmijë.
Po të kërkoj dashuri butësi
dhe një zemër të pastër.
Jepju të përndjekurve
fuqi dhe shpresë
dhe na mëso që mos ta godasim
asnjë qenie
– krijesen e mrekullueshme –
në të cilën Ati qiellor
e ka dhuruar jetën.

XXXVII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Prof. PËRPARIM HYSI: Elegji për Atë Fishtën – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

XXXVII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Prof. PËRPARIM HYSI: Elegji për Atë Fishtën – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

Prof. PËRPARIM HYSI: Elegji për Atë Fishtën

Po të falem Atë i Dashur

Që po shkruaj pak me vonesë

Big Bang Poezi nga Elida Buçpapaj

dielli ra
në humnerë
dhe u thye
si pasqyrë
në miliarda
pasqyrka

dielli ra në hon
dhe u përhap
si jehonë
në miliarda
jehona

dielli ra
në det
si një top llave
vullkanore
i kuq,
gjigand
dhe mbeti i paharruar
në jetë të jetëve
pēr miliarda
sy që e panë

dielli ra
në kraterin
thithës
të një labiriti
tunel pa dalje
si rrugët qorre
që nuk e shohin botën
si rob lufte
si rob tranzicioni
si skllav kastash
si popull i burgosur

por kjo
nuk mund të ndodhte
që diellin
ta prangoste
terri apo
skllavëruesit
e lirisë
dhe atëher’
në miliarda
stërkala e stërkala
drite djesh
Big Bang
shpërtheu

Në prag të Mitingut të 56 të Poezisë Gjakovë – Poezi të zgjedhura nga MURTEZA XAJË NURA – Përgatiti për botim MUHARREM KURTI

RUBRIKA: NDERIM KRIJUESVE TË SHQUAR GJAKOVARË
Në prag të mitingut të poezisë, të 56-tit më radhë, prezentojmë poezi të poetit, prozatorit, Murteza Nura! Nura, u shqua për qëndrim veritikal gjatë gjithë jetës, për këtë arsye u dergj me dekada prapa grilave të burgjeve komunisto-çetnike të ish jugosllavisë! Ishte dhe mbet në shërbim të vendit dhe letërsisë shqipe! Mirënjohje të përjeteshme! MUHARREM KURTI, Kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.
NË PRITJE
Pres telefonatën e radhës
Të rishfaqet Hija e gjindit të ri
Të gojatiset i gudulisuri n’ambient ferri
Me zërin që shkund shkrumb buzësh
Pres pritje me ndarje
Dhe ndarje pa pritje
Pa qenë i pritur diku ndonjëherë
Në mëmën atdhe.
Kur telefoni cingëroi
Heshtja kishte pllakosur zgjimin
Avujt e idiles ishin bërë blozë
Durimi në pritje digjet … shuhet.
PORTRET
Po t’mos jam njeri
S’dua t’jam poet
Nuk mundem t’jam i tillë
Njeriu i butësisë
I maturisë e durimit
Mundës i centaurëve në labirinte
Vjelës i yjeve mbi Tokë e n’qiell
Latues i Pirgut me gjurmë të namit
Diçka tjetër e diçka ndryshe …
Folës me Hyun në gëzim e pikëllim
Gjetës i prurjeve të vlerës
I tillë mund të ligjëroj ndjenjën
Kur burim të saj e ka shpirtin
E përsëris:
Po t’mos shëmbëllej Njeri
S’dua t’imitoj timbra të gënjeshtrës
S’mundem të jem poet.
PRAPË NË PRITJE
Prapë në pritje Njeri
Për maratonën nëpër dritë
Për cakun e sakrificës së fituar
Për ngjyrën me vlerë të qiellit
Pagëzimin me uratë të merituar
Për qëndismën e fatit si pelegrinim
Rri kruspull nën hije të vertikales
I rrokullisur shekujsh anemikë
Me profil të margjinosur
Në hapin e parë festiv të fitores
Dhe derdhi dergjën e harresave
Me pishtarë të shuar gjithandej rrezes
Dialogoj me vetveten për ankthet
Me trazime të përsheshura në to
Me vokal për etër
Ulërij të bëhem dikush këtu
Pohimi ndëshkohet me mallkim
Unë në pritje të mirëbesimit
Sorrolatëm kthinave me besë shpalosur
NJERIU
Kryefjalë në fraza të maksimuara
Bukuri në harmoni kozmike
Katalizator vlerash banale
Qenie hyjnore pas bletës
Gjithçka gjithqysh në përditësi
Emblemë piramidë altar
Kalorës jetik në kohëhapësirë
Njeriu – sintaksë universi
Seli shenjtorësh të yllëzuar –
Dhe kafsha më e përkryer ndyrësish
Si do të dukej natyra pa të
Çfarë shëmtire do të ishte koha pa të
A do të ishin mrekullitë e botës pa të
Kush tjetër do të projektonte mbijetesë gjallesash
Kush tjetër do ta himnizonte dashurinë
Lindjemortin farësojin e vet
Historikun e lumturisë së vetme
Mbetet kafshë ngordhacake
Dhe vlerë infinitiv …NJERIU
POROSI
Të varrosem pa kortezh t’pikëlluar
Një natë të errët
Mundësisht pas rrebeshit
Fishkëllimës e goditjes së vetëtimërrufesë –
Natën me dendësi errësire
Por gjithsesi ju lutem shumë
Me tinguj të KITARËS
Violinëflautës – me t’vetmin lirizëm
Pas aq shumë rropatjesh në katrahurë
E dikur (kurrë) të rivarrosëm në dritë
Bilbil kanarina virgjër të më ligjërojnë
Ju lutem shumë miq
Sado të pakët që jeni
Ma plotësoni dëshirën e fundit
Gjest njerëzor është-
Mos nguroni ju lutem
DHIMBJA
Sa e dhimbshme është jeta
Kur kohën e ke shterpë
Kur muzgu e frenon agimin
Kur bredh si asteroid hapësirës
Kur kuan bixhoz me Shenjat tua
Vërtet e dhimbshme është jeta
Kur shtigjet e bardha i mumizon
Kur klithjet t’i vrasin vetëtimat
E rrufeja i përpinë
Plagët e jetës në galeri festive
BURIMI I KËNGËS
Këndohet me pasion ndjesish
Kur ndjenjën dhimbja e kafshon
Kur pikëllimi bëhet ciceron
Dhe kur spirancën e ke të këputur
Për limanet e gëzimit.
Me brum pelini gatuhet e klithje
Të derdhura lotësh e ofshamash
Shtegton me jehonë të zgjuar
Bëhet balsam i kohëve
Vërtet këndohet me pasion
Kur pikëllimin e gdhend dhimbja
Dhe bëhet rrisk i fatit.

LUTJE PËR MAMANË E ARDHSHME – Poezi nga NËNË TEREZA



Zoti im,
jepi ngazëllim, kurajo dhe forcë
për ta sjellë në botë mrekullinë e re.

Bëj që të jetë krenare dhe mirënjohëse,
më e pasura e krijesave,
mamaja e foshnjës së vet.

Shën Mëri, më e ëmbla Nënë,
jepi kësaj gruaje zemrën tënde
prej dashurie dhe butësie,
e tregoji
kur është e lumtur një familje
ashtu siç ishe ti
në një stallë të Betlehemit.

Zot,
jepi përkujdesjet e tua kësaj gruaje
deri sa ajo të mund t’i derdhë
te foshnja e saj e sapolindur.

Atëherë foshnja,
aq e deshiruar dhe e shenjtë,
do ta përdorë jetën e vet
për t’u çuar njerëzve mbi këtë tokë
dashurinë tënde.

POEZIA E FUNDIT – Esé nga Lutfi ALIA

 

Marsi i ketij viti hyri i tronditur nga pandemia e Covid-19. Ditët e nisnin shtegëtimin të ndrojtura dhe të trembura, me ndriçimin jetësor, që qëndronte pezull mbi Sienën pothuaj të boshatisur. Lockdown-i e mbylli jetën nëpër shtepia, e paralizoi gjallerinë e zakonëshme dhe zhurmëmadhe të qytetit. Më 4 mars shkollat u mbyllën. Nuk dëgjoheshin thirrjet e bukura dhe gazmore të fëmijëve, nuk kishte lëvizje nëpër rrugët, nuk qarkullonin makinat, ngado mbretëronte një qetësi e mbuluar me mistere dhe ndjenjat e frikës ndaj virusit të padukshëm, tinzar dhe agresiv, që kërcenonte me prepotencë shëndetin dhe jetët e njerëzve, sidomos të moshuarve. Kjo atmosferë sureale shoqërohej me cicërimat e zogjëve dhe sirenat drithëruese të autombulancave që dërgonin të sëmurët në spital.

Të ngujuar në shtëpi, të ulur para televizorit, të gjithë ndiqnim kronikat e pandemisë, duke bërë dhe bilancin e takimeve të ditëve të kaluara, duke pyetur në se ndonjë prej tyre e kishte marrë këtë virus të mallkuar. Kështu kaloi java e parë e pak nga pak njerëzia filloi të çlirohet nga ankthi. Bisedat telefonike dhe sidomos komunikimet me watapp-in, sikur na bënin ta largonim vëmendjen nga koronavirusi, por kur dëgjonim se ndonjë i njohur, apo i afërm rezultonte pozitiv dhe shtrohej në spital, rikthehej përsëri ndjenja ankthit, frika dhe terrori nga ky virus që sulmon pabesisht duke e lënduar jetën, por dhe mund të vrasi jetët.

Në një nga këto ditë të zymta, me telefonoi miku im Pietro dhe më ftoi për kafè.

– Takohemi nesër në mengjes te bari i Beniaminit, është i hapur, mos u tremb nuk ka virus,

të gjitha që thonë në televizor janë perralla, – me deklaroi me bindje dhe kompetenca si

të ishte një ekspert epidemiolog, ky miku im Pietro që punonte ekonomist në Bankë.

– Pietro, mos thuaj marrëzira, nuk është ashtu dhe bën mirë të ruajsh veten dhe prindërit

se janë të moshuar e me probleme shendetesore, – iu pergjigja i revoltuar.

– Rri i qetë, mos u preokupo, i kam mjetet mbrojtëse, një dopio raki dhe një kokërr hudhër

e grirë në vaj ulliri, e çdukin virusin, kështu nuk kam nevoj as për masken – vazhdonte

Pietro me të tijat, të shoqëruara dhe me të qeshura të pa motivuara.

– Hudhrat me vaj ulliri përdori si laksativ, por virusin nuk e çdukin. – iu përgjigja edhe me

pak nervozizëm dhe me ironi, por ai vazhdonte me kokëfortësi me të tijat.

– Takohemi nesër te bari i Beniaminit, – insistoi Pietro.

– Unë nuk vi, por dhe ty të këshilloj të mos shkosh dhe mbaj maskën të mbrojsh prindërit, –

iu përgjigja me ton dhe prerazi.

Kështu e mbylla bisedën me Pietro, por me pushtoi një preokupim, se me këto daljet dhe me takimet nëpër bare, ai mund ta merrte virusin dhe të infektonte prinderit. Tere jeten mbeti tralala Pietro. E kishte nga e mira. Prinderit kishin punuar në bankë, po në bankë e rregulluan dhe Pietron, i krijuan mireqenie materiale, por jo intelektuale dhe shpirtërore. Vepronte ndryshe nga të tjerët, insistonte ne mendimet e veta shpesh herë të gabuara, donte të tregohej origjinal. Mendimet e tij kundërta me realitetin dhe opinonet e mjekëve, e kishin vënë në një pozicion qesharak, por edhe preokupues. Në fakt keshtu ndodhi. Dy dite me pas me telefonoi e motra Simona e me tha se Pietro, babai dhe nëna e tyre ishin shtruar në spital me pneumoni dhe me shumë miresjellje kërkoj të shkoja t’i shikoja e të flisja me kolegët. Të gjithë pjestarët e familjes të Pietros rezultuan pozitiv me covid-19. Edhe Pietro e kaloi infeksionin shumë rëndë e derrmoi fizikisht dhe e tronditi psikologjikisht. I ati vdiq ne spital, Pietro dhe nëna e tij qendruan mbi një muaj të shtruar ne spital, deri sa u shëruan.

Në ditët e lokdown-it nuk pushonin telefonatat. Dikush kërkonte këshilla si te vepronin e si te mbrohen, te tjere pyesnin ne se mund te perdornin ndonje medikament per ta luftuar virusin, ndonje donte të dinte sa takipirina duhet te merren per uljen e temperatures, pyesnin çfare antibiotikësh kanë efekt kundër virusit edhe pse perdite thuhej se nuk ka medikamente me efekt kundër covid-19, të tjerë kerkonin informacion në se ishte prodhuar, ose kur do te prodhohej vaksina anti-covid-19, më të informuarit pyesnin për efektin kurativ të serumeve me antitrupa monoklonale kundër virusit, ndonjë më konfidencial më kerkonte të shkoja të shihja një të aferm të tij të shtruar në spital dhe ta informoja per gjendjen shendetesore etj.

Kështu, gjatë muajit mars jeta e jonë u pushtua dhe u tensionua nga problematika që krijoi covid-19. Si te mos mjaftonte aspekti epidemiologjik i pandemisë, u shtuan krizat sociale, psikologjike dhe ekonomike. Pranvera e ketij viti u trondit në të gjitha aspektet, një pandemi, që në se do të lihej e lirë dhe pa masa të fuqishme parandaluese, do të shkaktonte vdekshmëri më të lartë se epidemia e gripit spanjoll e viteve 1918 – 1920, që shkaktoi mbi 50 miljon të vdekur. Në fillimet e pandemisë u zgjua ndonjë “specialist” i lajthitur, sa arritën deri në ma-rrëzi, duke rekomanduar imunizimin e tufës dhe në se do te ishte aplikuar asisoj, do të na kish krijuar pasoja katastrofike. Në këtë atmosferë të tensionuar nuk munguan dhe shmangiet dhe gabimet që në disa raste krijuan pasoja të rënda, sidomos nga të rinjtë e papërgjegjshëm, të cilët rezultonin pozitiv për covid-19 dhe ndonëse pa shenja klinike, ishin bartës të virusit dhe shndërroheshin në burim infektimi për të tjerët. Ky virus nuk kursen asnjë.

Nder ata qe u infektuan dhe vuajten ishin dhe te njohur, miq e kolege, si ndodhi me mikun tim Roberto, i cili disa ditë me parë kishte shkuar në festimin e ditlindjes të shefit e aty mori virusin, që ia transmetoi dhe nënës së tij. Pas katër ditesh, Sergio me telefonoi e më tha se ai dhe nëna Franka ishin me temepraturë 38. 5° C dhe ndodheshin ne urgjencën e spitalit.

I shtruan menjehere te dy ne te njejten dhome. Prof Piersante vendosi terapine dhe ngarkoi Dr Matteo të ndiqte ecurinë e pneumonisë. Infermjeria Marsela i përkushtoi kujdes të veçantë nënës Franka, ia kontrollonte serumet, e ushqente, ia ndërronte veshjet dhe çërça-fet dhe pasi ia krihte flokët i jepte telefonin e saj për të folur me mbesën Ginevra. Biseda me mbesën ishte mbushur me dashuri dhe tepër emocionuese, sa shpesh nëna Franka e pushtuar nga malli dhe emocionet e mbyllte bisedën me urimet pa fund për mbesën, që aq shumë e donte dhe e adhuronte. Bisedat mes Robertos dhe nënës Franka ishin të vazhdueshme, kështu duke folur për aspektet familjaare, të dy i largonin mendimet dhe ankthin për gjëndjen që po përjetonin. Gjendja e Robertos përmirësohej gradualisht nga dita në ditë, ndërsa ajo e nënës Franka po përkeqësohej, pneumonia nuk po i përgjigjej terapisë, vëshirësitë në frymëmarrje po e rendonin, madje shpesh nuk kishte forcë të fliste, i mbylltë sytë dhe flinte edhe ditën.

Në mengjesin e 21 marsit, Roberto po e veshtronte me dhimbje nëna Frankën që respironte me vështirësi. Sapo e pa që nëna i hapi sytë e përshendeti.

– Mirëmëngjes mama!

– Mirëmëengjes biri im, – u përgjigj  nëna Franka, me një buzëqeshje të lehtë.

– Sot është 21 mars, dita e parë e pranverës dhe dita ndërkombëtare e poezisë, është festa

tënde, – ia kujtoi Roberto me ndjenjë gezimi dhe krenarie.

Nena Franka kishte punuar mësuese dhe shkruante e botonte poezi, ishte poetesha e poezive të bukura për fëmijët, maddje kishte fitur disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

– Po Roberto e di që është dita e poezisë, andaj thura pak vargje e po t’i recitoj, – iu përgjigj me zë të mekur.

Pasi e sistemoi tubin e oksigjenit në dy vrimat e hundës, i bëri shenjë Marselës ta ndih-monte të ngrihej gjysëmndejtur në shtrat dhe pasi respiroi disa herë thellë, si ai atleti që merr vrull para se të nisi vrapin, zgjati doren per nga Roberto dhe pasi u kapën të dy dorë me dorë, me sytë e mbyllur dhe me zë të mekur, filloi të recitonte poezinë

 

E lodhur nga pleqëria,

mbrëmë natën udhetova

e mbeshtjellë me terrin e natës pa gjumë,

hyra në pafundësinë e qiellit te yllezuar,

çapita edhe nëpër rrugicat e errëta të Sienës

mendueshëm vështroja njerëzit,

por askush nuk më fliste, askush nuk më pyeste,

çfarë kam në mendje, çfarë kam në zemër.

Udhëtova e lodhur dhe pa shprese,

tani e ndjej si po shuhet trupi,

pa zhurmë dhe pa ankime,

si një pshertimë e hënës,

që ngadalë perëndon në horizontin e ngushtë.

Nesër nën tokë do të bëhem e padukëshme,

e shpërndarë si materia e errët

por molekulat e mia do të çelen në lulet aromatike.

 

Me shumë mundim e me pauza nga vargu në varg, nënë Franka e përfundoi poezinë e saj të fundit, i mbylli sytë dhe me një buzëqeshje të lehtë e anoi lehtësisht kokën nga Roberto, që vazhdonte t’ia shtërngonte dorën nënës, por e ndjeu se u bë e palëvizësshme.

– Mama, – e thirri Roberto me ngasherim dhe me ze te dridhur, por Franka nuk iu pergjigj.

– Nëna Franka po fle gjumin e përjetshëm, – i tha Marsela, – mos e shqetëso.

Atë mengjes të 21 marsit, mësuesja fisnike, nëna e devoteshme, gjyshja e adhuruar dhe e dashur e mbylli jetën me poezinë e saj të fundit dhe po atë ditë Roberto doli nga spitali.

ÇILTËRSI – Tregim nga LIRI BELE

Pushimet verore gjatë ditëve të gushtit pranë bregdetit të Vlorës janë të këndshme, tërheqëse  dhe mbresëlënëse, pa mundur të përcaktohen mes tyre se cila pjesë e saj të dhuron kënaqësi më tepër, kur në orët e paradites vendos të shijosh freskinë e ujit të pastër dhe formimin e dallgëzave të lehta shoqëruese të pandara përgjatë rrugës paksa më të gjatë se zakonisht, krahasuar me të tjera plazhe në vendin tonë, sepse pikërisht ajo pjesë e bregdetit prezanton diçka të veçantë: distanca nga bregu, derisa valët e lehta mundësojnë përqafim miqësor me ty dhe të shoqërojnë me përkëdhelje të lehta rreth gushës. Pikërisht në ato çaste të është dhënë mundësia të soditësh, saje pastërtisë së kristaltë me më të bukurën nuancë të ngjyrës së kaltër të sipërfaqes së lëmuar e të qetë të ujit, mozaikët e papërshkrueshëm të rërës. Është e pamundur ta shkëputësh shikimin admirues, ngaqë ravijëzimet e tyre janë shembëlltyrë e panoramës së një sipërfaqeje gjigante të hojeve të bletëve në momentin e veçantë, kur bletërritësi e ngre lart kornizën, duke e vështruar vëmendshëm piten, por konturet e përshkruara në rërë kanë përmasa disi të ndryshme midis tyre,  janë të paimagjinueshme dhe të panumërta.

   Pikërisht një ndodhi e veçantë, pothuajse e jashtëzakonshme që prezantoi sjelljen e paimagjinueshme të mbesës sime 5-vjeçare verës së sivjetme, arriti të më tregoi qartë bukurinë e vërtetë të bregut të Vlorës dhe vlerat e saj të veçanta, të cilat i kisha njohur, por jo admiruar dhe shijuar si kësaj radhe, çka tregon se një e mirë përkrah shoqes merr përmasa të pamatshme dhe prezanton forcën e saj të fuqishme të panjohur më parë, gjurmët shpirtërore të së cilës zënë vend brenda zemrës dhe atje mbeten përherë…

   Po, në ato thellësi uji që shpesh më nxisnin të përjetoja emocione pozitive, ngrohtësi shpirtërore, shoqëruar me rrahje të këndshme të zemrës. Këtë vit dy mbesat e mia të vogla, të cilat notonin në mënyrë  mjeshtërore pranë meje, më mahnitën  dhe e pranoj me sinqeritet se pikërisht vogëlushet me zhdërvjelltësinë e tyre të papërshkrueshme në ujin e kaltër, kristal, pa e ditur dhe pa e kuptuar si, po më tregonin qartazi se ishin pikërisht Livia dhe Lea, që po ma dhuronin, mbrekullinë reale në vlera të pamatshme, gjë e cila më kishte munguar.

   Përshkrova njërën nga bukuritë e natyrshme të plazhit, sepse ato pasueset  janë  më të vështira për t’u renditur pas së parës, për më tepër çastet e perëndimit, kur dielli prezantohej me ngjyra të përflakura, me forma të rrathëve simetrikë, të cilët, sa më në periferi të jenë pozicionuar, prezantojnë intensitet ngjyrash më të zbehta, si të na transmetonin lehtas ndjesinë e keqardhjes, lidhur me ndarjen e përkohshme, disaorëshe me pushuesit, që ende nuk i shkëpusnin vështrimet nga reflektimi i fashës rrezatuese shumëngjyrëshe të ujit të detit, tashmë ngjyre gri. Mos vallë na dhuronin me bujari një përshëndetje lamtumire disaorëshe, shoqëruar me urimin për një natë të qetë?                                        

   E kam pasur përherë të pamundur ta përcaktoj në pozicionin e një pushuesi në bregdet se cili prej dy vendndodhjeve të diellit në horizont zotëron nivelin më të lartë të magjepsjes: fillimdita përgjatë çasteve të takimit dhe përshtatshmërisë me freskinë e ujit apo largimi i tij tej horizontit, në momente të krijimit të një tabloje universale, kur me delikatesë tenton të largohet nga pafundësia e sipërfaqes së mëndafshtë të ujit dhe nis t’i ndryshojë nuancat e çelura të ngjyrave, duke i errësuar ngadalë.

   Edhe koha disaorëshe nën mbrojtjen e çadrave kashtore ndaj forcës së rrezeve të fuqishme të diellit, që arrijnë pikun në mesditë ka pjesët e saj tërheqëse; njëra prej tyre është edhe mënyra e pakësimit të etjes me lëngje freskuese të ofruara nga shitësit ambulantë apo të tjerë, ulur mbi karroca të thjeshta e jo rrallë të improvizuara, reklamojne frutat e stinës të mbledhura në kopshtet personale orëve të para të agimit të asaj dite…

   Njëri prej tyre ishte Rakipi, rreth 65 vjeç, me pamjen e një mashkulli të ushtruar me aktivitet fizik, çka e tregonte konstrukti i muskujve të shpatullave, krahët dhe sidomos kërcinjtë, që i shfaqeshin dukshëm nga pantallonat e shkurtra të dokut. Edhe pse mosha kishte vendosur prerazi kufijtë e saj, në fytyrën e Rakipit ende ruheshin tiparet e një njeriu të pamshëm, që theksohej edhe nga mënyra e thjeshtë e bashkëbisedimit me bashkëmoshatarët pushues, me të cilët nuk kishte asnjë shkallë njohjeje. I pëlqente të shkëmbente disa fjalë me tjetrin, ndikuar kjo edhe nga nevoja e pushimit disa minuta, sepse lëvizja e përditshme përgjatë paraditeve të gushtit, duke përshkuar rërën e nxehtë (freskia në ujin e detit ndodhej në një largësi rreth dy-tre metra, gjë që Rakipi nuk mund ta shijonte, shikimet e shkurtra hedhur anash, të shoqëruara me çaste psherëtimash dhe tundje të lehta koke, vërtetonin se realisht ai ndodhej  pranë detit, por…).

   I mbuluar me djersë përshkonte kilometra rrugë buzë detit, duke drejtuar një karrocë të modifikuar nga një biçikletë e vjetër, ku vendoste disa arka të tejmbushura me fruta të stinës.                                                                                                Fliste me zë të lartë për vlerën e frutave të sjella nga fshati më i largët me bregdetin. Nëse realizonte të tërhiqte vëmendjen e pushuesve për t’u shitur perime, atëherë hidhte dy-tre hapa drejt çadrës përkatëse; dukej se ia kishte ënda të shkëmbente disa fjalë me tim shoq, që përherë i sjellshëm dhe mirëkuptues nuk ia pengonte ato çaste çlodhjeje, shoqëruar me blerjet e ditës, edhe si një lehtësim në rrugën e gjatë të shitësit ambulant.

   Më habiste fakti që Rakipi, në të shumtën e rasteve shoqëronte reklamën e vlerës së cilësisë dhe freskisë së frutave me një veprim të shpejtë, të përsëritur, kur në moment gëlltiste një kumbull apo me shpejtësi mbllaçiste një pjeshkë apo një mollë, të cilën e përfundonte në më të shkurtrën periudhë kohe; disa kokrra rrushi apo një dardhë të madhësisë mesatare, çka më bënte të mendoja se mjeshtëria në fusha të ndryshme të jetës njerëzore është ende e panjohur. Thjesht kisha kuriozitet të mësoja deri sa mund të ishte kapaciteti i stomakut të tij për t’u mbushur me fruta, në funksion të “testeve bindëse” përgjatë orëve të paradites në gjatësi bregu të konsiderueshme. Sa për pakësimin e sasisë së frutave në koshat prej kauçuku me ngjyrë të zezë, dikush pas tij plotësonte mungesat.

   Një paradreke u larguam më herët së bashku me Leonidhën, duke i lënë mbesat të shoqëruara nga halla e tyre, të vazhdonin lojërat e përzgjedhura me statuja rëre të lagur, në afërsi të detit. Më vonë ato u kthyen; ishte vakti i ngrënies dhe pas gjysmë ore Lea e vogël, që në maj kishte mbushur 5 vjeç, me hapa të shpejtë, e freskët pas dushit, veshur me një fustan shumëngjyrësh që e tregonin edhe më të bukur flokët e saj të verdha kaçurrela të përhapura mbi supe, shoqëruar me bukurinë e papërshkrueshme të syve të kaltër, veçanërisht në momentet kur të drejtonte dhe përqëndronte shikimin. Ajo iu afrua gjyshit të vet, tepër serioze në pamje si asnjëherë tjetër, me zë të qartë dhe të prerë, ku zakonisht spikaste vendosmëria shoqëruese e mendimeve të shprehura momentalisht, vetëm se kësaj radhe po prezantohej  shtesë  një  indinjatë  e thellë, tha:

   – Gjysh! Gjysh! Ai shoku yt është mashtrues! Është gënjeshtar! Ja, shih këto farat e rrushit këtu në pëllëmbën time…

   Asnjëri prej nesh nuk po kuptonte se për se e kishte fjalën vogëlushja, e cila në ato çaste shtriu para nesh dorën e djathtë të hapur, ku midis gishtërinjëve shiheshin disa fara të vogla, të errëta të rrushit që kishin blerë pas largimit tonë; por unë nuk po mund të bëja lidhjen me shitësin…                                          

   Në atë çast vura re me habi përshtypjen e fjalëve të porsashprehura nga Lea, të cilat ndryshuan pamjen e tim shoqi… Nuk mund ta përshkruaj shqetësimin e menjëhershëm shprehur në fytyrën e Leonidhës, veçanërisht në ndryshimin e prezantimit të ndjenjës së kënaqësisë, zakonisht  reflektuar në ngjyrën e bukur të gjithë nuancave të së kaltrës deri te bluja e spikatur, që së bashku, në harmoni midis tyre, krijonin njërën nga mrekullitë qiellore, pikërisht në ato çaste kur ai, gjyshi i Leas dhe i Livias, kishte pranë vetes mbesat e shtrenjta dhe bisedonte me ëndje, pavarësisht përmbajtjes së bisedës .                                                             

   U ngrit me vërtik, pyeti se për cilin e kishte fjalën Lea:

   – Më fol qartë, shpirti im, cili nga shokët e mi është mashtrues?         

   – Po, gjysh, ja, do ta tregoj tani të vërtetën. Më dëgjo. Ai burri shitës me karrocën mbushur me perime ndaloi sot afër çadrës sonë dhe na pyeti për ty. Pas pak na tregoi se kishte sjellë një lloj rrushi me ngjyrë të errët, të veçantë, sepse nuk kishte fara në kokrra. Unë e pëlqej atë lloj rrushi dhe, mbasi mora një verige nga qeska kur shitësi ishte larguar, e lava me ujin e çesmëz dhe fillova ta vija në gojë kokrrën e parë, të dytën. Farat, në secilën prej tyre ishin radhazi. Ja, shihe edhe ti vetë, por më mirë të haje ti disa kokrra, që të jesh i bindur në fjalët e mia…

   Ngriti lart një verige rrushi mesatare në madhësi duke ia vendosur në duar Leonidhës, i cili, pa humbur kohë, sapo vuri në gojë të parën kokërr, e vërtetoi në çast, edhe pse pa atë veprim ishte i bindur se e mbesa kishte plotësisht të drejtë. E përqafoi Lean dhe, duke e shtrënguar në gjoks, i përsëriti se ajo po thoshte të vërtetën për praninë e farërave në kokrrat e rrushit, sapo i provoi edhe vetë disa në gojë dhe e pranonte mendimin e saj për shitësin me sjellje jo korrekte.                                                                  

   Vazhdoi ta mbante në kraharor duke përsëritur se më e rëndësishmja për një person të çdo moshe, në cilindo vend dhe  për asnjë arsye, është mospërdorimi i gënjeshtrës. Absolutisht jo. Leonidha, pa shprehur asnjë fjalë, teksa më hidhte vështrime të momentit lehtësisht, po e kuptoja se përcaktimi për një sjellje mashtruese, bërë natyrshëm nga e mbesa, po e gëzonte, e ndihmonte të kuptonte qartazi se po rritej ajo vajzë e zgjuar, duke na treguar  bindëshëm  vlera pozitive.

   Por ishte vogëlushja që nuk u mjaftua me këto gjykime të gjyshit, ende nën forcën e padrejtësisë së verifikuar dhe provuar prej gjyshit. U shkëput nga krahët e Lonidhës, qëndroi  para tij, sepse me siguri gjithçka po drejtohej nga forca e hekurt e logjikës së saj në më të lartën shkallë pastërtie, e barazvlefshme me një gur diamanti të rrallë, kur përfundoi mendimin:

   – Gjysh! Atë shitësin gënjeshtar duhet ta marrë policia dhe të përgjigjet për gënjeshtrat që u thotë njerëzve…

   Heshtëm. Pas disa çasteve Leonidha përsëri mundi ta ulte në prehrin e vet dhe ju përgjigj me bindje se ato episode nuk do të shfaqeshin më. Mbasditja kaloi si herë të tjera, por ishte radha ime dhe e bashkëshortit tim që të thelloheshim në brendinë e atij episodi të  veçantë që dukej i lehtë në sipërfaqe, por tepër i thellë në përmbajtje.

   Nuk po mund të shkëputesha prej episodit të porsa njohur, sepse po i gëzohesha konceptit të ndërgjegjjes së pastër dhe formimit të karakterit korrekt të një vogëlusheje në hapat e parë të jetës, sikurse të njëjtat koncepte po shprehte Leonidha. Në njëfarë mënyre, po i shprehja në heshtje falënderime nënkuptuese sjelljes së plakut, në pozicionin e një shitësi ambulant bregut të detit ditëve të nxehta të verës, që me qëndrimin e tij i prezantoi vogëlushes një nga këndvështrimet e jetës aktuale. Natyrisht jo të gjithë e aprovojnë gënjeshtrën, sikurse realisht kundërshtim të vendosur prezantoi qëndrimi i një vogëlusheje.                                                                                 Të nesërmen ishte ditë e zakonshme në plazh, e këndshme, pranë detit dhe, ndërsa po pushoja ulur mbi pjesën fundore të shezlonit, më tërhoqi vëmendjen zhurma tipike e karrocës së modifikuar ku shiheshin radhazi arkat prej kauçuku, mbushur me perime të freskëta.

   Në çastin kur shitësi prezantonte llojin e perimeve, natyrisht shoqëruar me vlerën e tyre superiore duke u kthyer drejt tëndës sonë për të përshëndetur Leonidhën, i doli përpara me shpejtësi Lea, pikërisht  një hap  larg tij  ngriti kokën, duke i folur me zë të lartë:

   – O mashtrues! Erdhe përsëri për të na gënjyer, siç bëre dje?

   Në moment unë e gjykova të ngrihesha; iu afrova karrocës, për më tepër vura re se po i dëgjonin fjalët e mbesës sime dy-tre kalimtarë që ngadalësuan hapat, po shihnin Lean me admirim. Shitësi, teksa po dëgjonte fjalët e vogëlushes, u përkul lehtazi  dhe po  mundohej të prezantohej i qetë, duke tentuar të tregohej se nuk po e kuptonte arsyen e vërtetë të revoltës së saj, gjë që po dukej nga përsëritja e pyetjeve.

   – Pa më thuaj, moj bukuroshe, pse je mërzitur me xhaxhin? Unë kurrë nuk i gënjej njerëzit, për më tepër një vajzë të zgjuar.

   Vetëm se Lea nuk u tërhoq, por u tregua e vendosur:

   – Dje na the se rrushi në kopshtin tënd është i veçantë dhe nuk e kanë kopshtarët e tjerë, sepse s’ka fara, por kur e provuam, fjalët e tua nuk ishin të vërteta dhe u bindëm se je një burrë gënjeshtar,   prandaj meriton të dënohesh.                                                                     

  Në të njëjtën kohë unë ndiqja e përqendruar edhe qëndrimin e mbesës Livia, katër vjeçe më e madhe se Lea, e cila, në mënyrë të prerë, ia aprovonte veprimet e motrës me tundje të lehta koke, shikim të ngulitur mbi Rakipin dhe çuditërisht e njëjta pamje revolte tregonte fytyrën e bukur, e ngjashme me të motrën. Më e çuditshmja për ne ishte reagimi i menjëhershëm i shitësit kur bëri përpjekje t’i vendoste Leas në dorën e  djathtë një verige të madhe me kokrra ngjyrë të errët, duke i shpjeguar se ishte mirë të provonte përsëri , të hante kokrra rrushi pa fara, gjë që nuk mundi ta realizonte, se Lea vazhdonte të qëndronte në të njëjtin pozicion, të cilin unë nuk po e përcaktoja ndryshe, veçse treguese të dinjitetit fëmijëror dhe dëlirësi të  sjelljes së saj.

   Atyre çasteve po përjetoja një emocion të panjohur më parë, duke u bindur se vogëlushja po ecte në hapat e parë të jetës  duke respektuar korrektësinë e cilitdo dhe, kur shihte dikë që e shkelte, atëherë sugjeronte ndëshkim, por ky qëndrim nuk ishte pak për një fëmijë 5 vjeç. Po mendoja e lumturuar se pikërisht ky episod i vogël, si pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme ishte një dhuratë shpirtërore për të gjithë ne dhe na premtonte shumë, prandaj e konsideroj një ditë të papërsëritshme kur së bashku me ndjesinë e ngrohtë brënda vehtes, duke soditur bukuritë natyrore të bregdetit të Vlorës, i gëzohesha një tjetër bukurie shpirtërore të përmasave të pamatshme, vendosur brënda zëmrës sime, e cila më bënte të ndihesha krenare.                                                         

                                                     ÷÷÷           

   Disi e përhumbur në mendime, teksa shihja e emocionuar mbesën e dashur, m’u kujtua fëmijëria e largët, kapërceva shumë vite, po kthehesha në atë kohë kur prindërit tanë të ndershëm dhe punëtorë, edukimin tonë e bazonin në fakte të vërteta, gjë që e konkretizonin me persona të njohur prej tyre, jeta dhe veprimet e përditshme të të cilëve ishin udhërrëfyes për ta, njëherazi duke dashur të ishin edhe për ne shëmbëlltyrë në rrugët e vështira të jetës së saponisur, na tregonin me siguri absolutesepse i kishin njohur ata njerëz ideal së afërmi. Në respekt për prindërit dhe për ta, do përshkruaj një episod…

   Po, e shtrenjta nëna ime Sena kujdesej për edukimin tonë, na tregonte si të rriteshim të ndershëm, pa vese, të donim shkollën dhe të punonim në cilindo sektor, pa bërë asnjë zgjedhje. Shpesh na përsëriste qëndrimin e veçantë të një personi në moshë të re afër të 25-tave, komshi me familjen tonë me mbiemrin Xega, që për disa vite ishte punësuar në një shoqëri tregtare  punimesh tekstile, i ndërtuar në bashkëpunim të një tregtari fierak dhe një beratasi me detyrë për të transportuar prodhimet dhe materialet paraprake  përkatëse nga një qytet në tjetrin dhe me pagë ditore në përputhje me orët e punës, ndonjëherë   e tejzgjatur.   

   Punëtori Kristo Xega kishte ndërruar jetë shumë vite më parë, por sjellja e tij, qëndrimi korrekt ndaj punës, e kishte kthyer atë burrë dinjitoz, një përfaqësues të ikonës së vërtetë të njeriut të ndershëm për brezin e tij dhe atyre pasues. Rreth viteve 1935-1938 në sektorin e tregtisë punonte si transportues i produkteve të realizuara , shkarazi i kishte tërhequr vëmendje diferencimi që pronarët e të dy qyteteve tregonin ndaj sjelljes tij një mirëbesim të skajshëm por tregonin kujdes që të mos u binte në sy të punëtorëve të tjerë. Pronarët sigurisht kishin vëzhguar cilësinë e punës së tij të ndershme përgjatë një kohe të mjaftueshme për t’u bindur se fierakut mund t’i besonin në çdo situatë, njëherazi prezantues i prakticitetit, zgjuarsisë tek një person që synon të ecë para në jetë .Pjesa më e madhe e kohës së punës realizohej nëpërmjet një karroce të veçantë me të cilën prodhimet e leshta si batanije dhe velënxa apo derstile sikurse i etiketonin, i paketonin në fazën përfundimtare në një karrocë me 4 kuaj drejt ujëvarës së Tomorrit, për t’i rritur cilësinë nëpërmjet pushëzimit; rastiste herë të tjera të ecte në këmbë rrugëve të gjata, të vështira duke mbajtur mbi dy supet çanta me materiale të domosdoshme për endje, të cilat i dorëzonte në destinacionin e përcaktuar. Nuk e njihte lodhjen, ishte punëtor I palodhur ,i ndershëm, i heshtur dhe i përkushtuar.

   Në një nga rrugëtimet thuajse të përditshme, pronari beratas i vendosi një hejbe mbi supe, tepër të rëndë dhe në mirëbesim e porositi të mos ndalonte të pushonte rrugës së zgjatur, në se mbi lodhja do ta detyronte të qetësohej, detyrimisht të mundohej t’u shmangej bisedave të rastit me kalimtarë; më e çuditshmja qëndronte në faktin se një ngarkesë të tillë të rënduar të cilën duhet ta mbante krahëqafë nuk kishte pasur rast më parë ta kishte sjellë nga Berati në qytetin e tij. Pas një udhëtimi disaorësh në këmbë (asaj dite nuk pranoi të hipte në asnjërin mjet gjatë rrugës, gjë e rrallë por në respektim, plotësim të porosisë së pronarit), të mbi lodhëshëm, Xega mbërriti te shtëpia e tregtarit fierak, i dorëzoi hejben e rëndë dhe u ul të qetësohej paksa pranë portës së shtëpisë së tij.                                                                                                           Nuk arrinte të kuptonte pse po zgjatej koha e pagesës sikurse herë të tjera kur tregtari fierak në çast i jepte vlerën monetare konform punës së përfunduar, megjithatë mençuria e udhëzoi të priste derisa, zotëria thënë ndryshe pronari ,ta gjykonte të arësyeshme.

   E pabesueshmja ndodhi pikërisht në çastin kur pronari pas një kohe të zgjatur hapi derën e shtëpisë  dhe e vështroi me habi të skajshme  Xegën ende ulur pranë portës në pritje të së drejtës së pagimit të punës përgjatë asaj rruge ,ecje në këmbë midis dy qyteteve. Xega nuk po e kuptonte këtë pozicion ,sjelljen e tij krahasuar me të mëparshmit:  

   – Akoma këtu je ti?! Nuk qënke larguar për në shtëpinë tënde të çlodheshe pas  gjithë kësaj dite tepër të ngarkuar?!

   Xega e pa drejt në sy me shikimin e tij të natyrshëm I cili tregonte qartë se, ishte pikërisht pronari ai që duhej të vlerësonte veprimin e vetë krejt të ndryshëm nga të mëparshmit. Pra Xega nuk do të largohej pa marrë vlerësimin monetar të ditës së një pune të jashtzakonëshme . Papritur, pronari e gjykoi si qëndrim korrekt të punëtorit dhe bëri hapa të shpejtuara drejt personit të përkushtuar, të ndershëm deri në kufijtë e së pabesueshmes; i tronditur e pyeti:                   

   – Ti po më lë pa mend… Vërtet, nuk e dije se çfarë malli kishte hejbeja plumb e rëndë që ti ma dorëzove sot pasi e solle nga Berati?!

   – Jo, nuk e dija zotëri dhe as po e kuptoja pse rëndonte aq shumë. Bëra përpjekje ta sillja sa më parë, sikurse më udhëzuan.                          

   – Kam kuriozitet të mësoj se si munde të mos ndaloje diku , të mësoje rreth përmbajtjes  saj me një peshë të pazakontë…

   Xega iu përgjigj shkurt, saktë, me dinjitet:

   – Nuk e kam të vendosur kurrë duart e mija në çantën e tjetrit, për asnjë arsye dhe në asnjë situate.

   Atëherë pronari, duke e parë me respekt, e kuptoi saktë karakterin e Xegës, e përqafoi, e puthi lehtas në ballë, duke afruar fytyrën pranë veshit të Xegës, shqiptoi i emocionuar fjalët e papërsëritshme:

   – Mësoje tani, brënda asaj çante të rëndë kishte monedha ari dhe floriri, baza e punës time tregtare të përbashkët me beratasin.                                Veprim yt i sotëm është i pabesueshëm, meriton respekt  dhe dyfishin e vlerës së pagës për këtë sjellje të jashtëzakonshme…Kjo ka ndodhur,  është një grimcë  jetës njerzore, por kur mëson rreth saj e vlerëson me të drejtë, e admiron njeriun finik ,të thjesht  punëtor, i ndershëm .                    

   Po, e kam ende të freskët fytyrën e nënës sime pranë, përsëritjen e tregimit të këtij episodi pothuajse të pa besueshem. Nuk mund ta harroj shprehjen e veçantë të syve, zërin e ëmbël të nënës kur rastiste ta tregonte këtë ngjarje, sytë e saj ngjyrë ulliri gati të përlotur rrezatonin mirësi njerëzore, besim dhe shpresë se në të ardhmen ne, fëmijët e saj, do të ecnim në gjurmët e një njeriu të ndershëm në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. E përjetoj me emocion atë periudhë të jetës sime ndodhur shumë dekada të kaluara… Një tjetër rastësi e çuditshme: Xega ishte lindur më 1913 dhe Lea më 2013, plot një shekull diferencë, por vlerat e veprimeve të tyre të palidhura me njëri-tjetrin  janë  dhe do të mbeten udhërrëfyese për cilindo.  

                                              

                                      ÷÷÷    

 

   Fakti që këto episode të jetës meritojnë të renditen pranë njëra-tjetrës, realisht në diferencë kohore afër një shekull, tregon se vlerat e tyre të jashtëzakonshme prezantojnë mendim, sjellje apo veprim personi të cilësdo moshe, seksi, vendbanimi, sepse kanë përmbajtje të  dëlirë. Ajo shoqërohet me një rrezatim qiellor të kristaltë që arrin në kufijtë e së pabesueshmes, duke provuar se shoqëria njerëzore i ruan brënda vehtes ato norma të jetës së përditshme të barazvlefshme me thesare , për t’ua dhuruar brezave si trashëgimi.

   E pranoj se nuk ishte momenti të përjetoja kujtime të hershme në çastin kur shitësi po tentonte ta provonte se nuk po gënjente për praninë e farave në kokrrat e rrushit (më vonë e kuptova se ai poshtë një letre të trashë kishte vendosur një verige rrushi të varietetit pa fara me të cilën po vetëmbrohej), por më gëzoi përgjigjja e mençur e Leas, e cila nuk mundej të kuptonte lojën e shitësit, që realisht edhe për mua ishte vështirë…

   Sapo vendosi midis gjishtërinjve të dorës së djathtë dy kokrra rrushi  të cilat i shtrëngoi fort, por brenda tyre nuk u panë fara, iu drejtua me zgjuarsinë e saj të jashtëzakonshme:

   – Po, të shoh tani kur po na tregon se je një magjistar, vetëm se magjia jote fillon dhe mbaron këtu pranë karrocës me fruta. Ti mbetesh një njeri mashtrues!

   Ishte radha jonë të shijonim forcën dhe vlerën e atij gjykimi të thellë, shoqëruar me qëndrim dinjitoz të mbesës sonë vogëlushe, që premtonte se Lea dhe motra e saj Livia do ecnin me hapa të sigurt në jetë, duke respektuar pastërtinë , vetëm pastërtinë në çdo gjë.

 Ky,është një episod i thjeshtë i jetës reale, të përditëshme,si tregues i rrugës së sigurt përgjatë së cilës po rriten mbesat tona,njëherazi   pranojmë se po I gëzohemi lumturis dhuruar prej tyre  .  

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                    

BLLOKU I  POETIT * – Cikël me poezi nga Përparim Hysi

 
1. Dafinën e lavdisë
Dafinën e lavdisë ia vë popullit tim
Që ka jetuar shekujsh me mundime e sakrifica
Sa për politikanët? Janë që të gjithë biçimë
Një gardh me gjemba për ta gatita.
Për ne, të ikurit,që ndodhemi në kurbet
Një anije shprese të fortë në direk.

 

2. Pse ndërroj rrugë?!

Nëse ndërroj rrugë,
Kjo ndodhë se nuk dua që të shoh sytë
O more njeri i ndytë.

Se tërë jetës ke jetuar duke bërë keq
Dhe nuk je njeri,por safi djall apo dreq.
Nëse, befasisht, shfaqesh përball
Kam aq urrejtje,sa dua të të ha të gjallë.
Dhe kthehem kanibal.

 
3. 4 shkurt 1944
 
O ZOT, pse u derdh atë ditë kaq shumë gjak
Sa rrugët e Tiranës u mbushën me kufoma?
Që të gjithë u vranë pa faj, pa shkak
Ndaj dhimbja vazhdon deri në ditët tona.
 

4. Mos më bëj karshillëk!

Një dhe dy… di shumë gjuhë dhe jam poliglot!!!
Gjasme je i zoti dhe kokën ma ke plot?!!!
Po je “shumë i zoti” ( ti kishe lindur “me këmishë”)
Se je i  përkëdheluri që ke”pirë sisë” në gjirin e partisë!

 
Kur ty”të pillte kau”, mua më “ngordhte lopa”
Unë baltrave të fshatit,ti bridhje nga Evropa!
Unë qeshë”shterpari që nuk i qasesha dot stanit”
Ti qe”fatbardhi” që shaluar i rrije kalit.
Ndaj, mos më bëj karshillëk
E ke pak që të të them:- Jazëk!!!

 

5. Qerrja

 

A e kini vënë re që qerrja “qan”
Tërë rrugës bën krriu-krriu!
Se gjasme ajo aq vuan
Thua që”vujatja” e griu.
Qetë janë ata që e tërheqin
Për të qarë veç qerrja

Më kujtojnë ata që kanë pushtetin
Krriu-krriu bëjnë si qerrja.
 
E quajnë veten si “specie të veçanta”
Dhe duan të rrinë mbi qerre
Po ranë “nga qerrja”,janë si “lidhur me pranga”
Krriu-krriu zënë e qajnë dhe hajd duroj atëhere.
 
6. Borxhi
E njoh borxhin:është ai mali mbi supe
Që është aq i rëndë.
Dhe,kur e shlyeva  (e hoqa nga këta supe)
U ndjeva aq i lehtë dhe i lirë
Si zok që,porsa,ka vënë pëndë.
7. SANT PETËRSBURG !

Kemi dyvjet e ca në SANT PETËRSBURG të FLORIDËS
Bashkë me timeshoqe,se këtu jeton djali.
Është aq mirë sa as nata nuk dallon prej ditës
Por,sado mirë që jemi, na këputi malli.

Klima e zgjedhur, tamam në gji të PERËNDISË
Nuk mungon asgjë: gjen dhe qumësht dallëndyshe!
Me mendje zë dhe arratisem drejt SHQIPËRISË
Dhe them me vete:”Ah, moj SHQIPËRI,kështu të ishe!”

 
* janë shkruar në  shkurt 2003 në FLORIDA
 
                                  Tiranë, 9 shtator 2020

Send this to a friend