VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Njihuni me shqiptaren që punon si shkencëtare në Amerikë

By | February 22, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 12 months ago Reply

    knaqesi e rralle SUKSESE NE VAZHDIM

Komentet

Portret i Burrit të urtë Anton Çetta, vepër e piktorit të shquar Nazmi Hoxha

Wise Man

Piktori i shquar Nazmi Hoxha i ka sjellë publikut përmes rrjetit social një nga punimet e tij më të fundit.

Një kompozim i portretit të njërës prej figurave më të dashura për Kosovën.

Prof. Anton Çetta!

Kompozimi i Nazmi Hoxhës mbështetet në filozofinë e Çettës për të pajtuar e bashkuar shqiptarët.

Siç e shihni në sfond shfaqen plisat e bardhë, që herë shfaqen si re të qiellit me një kolorit të jashtëzakonshëm, duket sikur Nazmi Hoxha ka zbuluar ngjyrën transparente të ajrit.

Piktori Nazmi Hoxha me familjen e tij jetojnë prej vitesh në New York. Artisti me artin e tij pasuron jetën kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan.

 

 

 

 

 

 

 

Kremtime për 12 vjetorin e pavarësisë të Kosovën në praninë e Guvernatorit të NY Andrew M.Cuomo & kryetarit të bashkisë të Bronx Borough Ruben Diaz Jr.

Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro Amerikane, Shoqata Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në SHBA dhe Qendra e Komunitetit Shqiptar ju fton:

 

Në kremtimet e 12 vjetorit të Pavarësisë të Kosovës !

 

Më 17 Shkurt 2020
Ora 3:00 pm deri 5:00 pm
Place 610 E. 186th Street
Belmont Library and Enrico Fermi Cultural Center
Bronx, NY 10458

Në festë do të jetë i pranishëm edhe Miku i shquar i shqiptarëve në SHBA kryetari i bashkisë të Bronx Borough Ruben Diaz Jr. i cili do të nderojë me proklamata për veprimtarinë e tyre zotërinjtë Hajdin Aliaj, Ali Haxhaj, Isa Breçani.

Gjithashtu Z. Ruben Diaz Jr. do të nderojë In memoriam postmortum:

Komandantin Adem Jashari, Gjeneralin Tahir Sinani dhe Mulla Zekë Berdyna.

Guvernatori i New York-ut, Andrew M.Cuomo do të nderojë Kosovën me një proklamatë të veçantë dhe gjithashtu me një vlerësim të posaçëm In Memoriam postmortum Ali A.Rizaj.

Ndërsa Senatorja e New York-ut, Alessandra Biaggi do të nderojë me një proklamatë gjithashtu shtetin e Kosovës dhe Alush Haxhaj Hoti!

Mirë se të vini!

 

 

Presidenti dhe nenpresidenti i shoqatës Esat A Rizai dhe Hajdin Aliaj me Miqtë e shquar të shqiptarëve Guvernatorin e New York-ut Andrew M Cuomo dhe Senatoren e New York-ut, Alessandra Biaggi.

 

 

Flamuri i shtetit të Kosovës në qendër të Çikagos – Nga Skënder KARAÇICA

Dita e pavarësisë së Kosovës në 12-vjetorin e lirisë dhe të shtetit  sovran,po kremtohet në të gjitha qytetet në Amerikë,atje ku jetojnë dhe punojnë shqiptaro-amerikanët e hapësirës etnike në Ballkan.Në organizim të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, që tashmë është bërë traditë e aktivitetit kombëtar,sot në qendrën   Richard J.Daley në Çikago u ngrit Flamuri i shtetit të Kosovës.

Dihet nga kronikat historike se tash e një shekull diaspora shqiptare në Amerikë ka qendruar në krah të atdheut shqiptar dhe për tokën më të dhimbshme të pushtuar nga regjimi i Serbisë,ku,përmes protestave dhe të veprimtarisë kombëtare në takimet më senatorë e kongesmenë dhe me administratat e presdentëve në Washington,patën kërkuar që të shpetojnë dhe të ndihmojnë shqipatrët për aspiratën shekullore për liri dhe pavarësi në tokën etnike.

Për çështjen e Kosovës,në 12-vjetorin e lirisë dhe të pavarësisë,shqiptaro-amerikanët në Çikago nisin mesazhin që pushteti aktual dhe institucionet e jetës paralamentare dhe të qeverisë në Prishtinë,në frymën e unifkimit kombëtar dhe demokratik të bëjnë kornizat për të ardhmen e shtetndërtimit të Kosovës me standardet e BE-së dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën.

Flamuri i Kosovës do të qendrojë përballë falmurit të shtetit të Ilinosit dhe Amerikan në qendsrën e njohur në Çikago,ku do të parakalojnë dhe do të shohin nga afër miqësinë që ka Amerika me shtetin e Kosovës,u tha nga të pranishmit në këtë manifestim të udhëhequr nga kryetari i KSHA-së Gjoneto Harusha.

Normalisti i Normalës së Elbasanit,Hydajet Bregu ishte caktuar mësues në Mitrovicë – Nga Skënder Karaçica


Hydajet Bregu nga Përmeti i Shqipërise në vitin 1944 e kishte lënë Shqipërinë dhe ia kishte mësyer vendeve të Evropës për të mbërri në Amerikën e largët.

Në vitin 1999 kur pata mbërri në Çikago të Amerikës,ndonëse nga katrahurat vrastare deri në shkallë të gjenocidit të regjimit fashist të Serbisë në Kosovë,e takova Njeriun e respektuar dhe me zemër të madhe  ndaj kombit shqiptar dhe te hartës së Shqipërisë Etnike,Hydajet Bregu.

Një kohë ai udhëhoqi me sukses Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Çikago dhe,në kronikat e kohës ai mbetet një nga organizatorët më të mirë të jetës së diasporës shqiptare në Amerikë,që,shpeshherë na thoshte:,,Duajeni shumë kombin dhe Atdheun Shqiptar,,!

Hydi ynë i dashur tërë pasurinë e tij e kishte lënë testament Universitetit DePaul në Çikago në shumën prej 5 milionë dollaresh për brezat e rinj shqiptarë dhe për amerikanët që të dijnë më shumë se kush është populli i lashtë Shqiptar në hapësirën e vet të Shqipërisë Etnike dhe pjesë e Evropës.

Hydajet Bregu ishte nxënës i Shkollës Normale të Elbasanit,aty ku brezat e rinj shqiptarë dhe ata nga Kosova që u dërguan me ndihmën matriale të Hasan Prishtinës si dhe projekti kombëtar i Luigj Gurakuqit për udhën e dijes për mësuesit e shkollës shqipe në shekullin e kaluar.Në këtë tempull të dijes Hydajet Bregu kishte profesor të klasës
Aleksandër Xhuvani dhe pas diplomimit me dekretin e ministrit të arsimit të kohës Ernes Koliqi u caktua që të shkoj në Mitrovicë të Kosovës së kohës për të mësuar shqiptarët e rinj Abetarën e Gjuhës Shqipe.Mirëpo,për shkak të rrethanave të kohës dhe të pushtimit serb të Kosovës,Hydajet Bregu nuk u bë mësues i shkollës shqipe në Mitrovicë.

Çikago,12 shkurt 2020

TV KLAN (Pa)debati me Edi Ramën! – Nga Skënder KARAÇICA


TV Klan (Emisioni,,Opinion,,) moderator Blendi Fevziu me gazetarët e redaksive të shkruara dhe elektronike, i ftuari në studio kryeministri shqiptar Edi Rama.

Duhet thënë në krye të herës se,debatët në stuodiot e TV-së në Tiranë, lidhur me temat bosht për aktualitetin në Shqipëri,Kosovë dhe në botë,ato po kalojnë me mungesën e kulturës së debatit me zhurmë,zhurmë,zhurmë e fare (pak)debat…(sic!).

Debati që u zhvillua në studio TV Klan me kryeminstrin Edi Rama më shumë i ngjante një ,,gjykimi në një gjykatë në Tiranë,,e fare pak kishte të bëjë me debatin e kulturuar në fjalorin e gazetarisë më kodet e njohura moderne në një televizion si TV Klan në Tiranë.

Për akatualitetin në Shqipëri dhe lajmet e ditës rreth Edi Ramës,herë brenda qeverisë e herë matanë bulevardit në Tiranë,bëri që emsioni ,,Opinion,,me Blendi Fevziu të dështojë dhe,për fat jo të mirë për ne kendej ekranit,shikuam pamjet jashtë kodeve të gazetarisë me diskurse të një gjykimi me inate të skajshme,ku,kruyemistri Edia Rama,doli një humbës i madh…!

Do të ishte mirë që tërë aktualiteti në Shqipëri dhe rreth Shqipërisë me kryemnistrin Edi Rama,kësaj radhe të realizohej Blendi Fevziu-Edi Rama,ku,përmes bisdës me tonet e qeta dhe tiparët kulturore ne kendej ekranit,tevona do të shikonim dhe do të dëgjonim  se çfarë po ndodhë sot e këtu në Shqipërinë tonë!

Kur do të shohim e do të dëgjojmë debate me tone kulturore dhe pa zhurmë në emisionet  e TV-së në Tiranë…?

 

Vdekja e përditshme e të rinjve shqiptarë në Itali! – Nga Skënder KARAÇICA

 
 
Në shtypin e përditshëm në Shqipëri lexojmë lajme të dhimbjes kur në qytetet e ndryshme në Itali, në mënyra të ndryshme vdesin të rinjtë shqiptarë. Këto ngjarje tashmë janë bërë të përditshme dhe kërkohet angazhimi i ambasadës së Shqipërisë dhe aktivistë të Komunitetit Shqiptar në Itali,që për dukurinë e vdekjes në rrugë, në lokalet e natës, me drogë dhe forma tjera të vdekjeve të afrojnë ndihmën për t`i thënë: Ndal vdekjes së të rinjve shqiptarë!
 
Ndonëse për shkaqe të gjendjes së rëndë ekonomike, Shqipërinë e lëshojnë me mijëra të rinj shqiptarë, që marrin udhën për në shtetin fqinj të Italisë dhe në vendet tjera të Evropës dhe tutje në vendet nëpër botë. Kjo vë në qendër të vëmendjes për të gjitha segmentet e shtetit shqiptar në Tiranën zyrtare, që dukuria e vdekjes së përditshme e të rinjve tanë të ndalët dhe për brezin e mërgimtarëve në këtë vend fqinj mos të bëhet varr kolektiv dhe i përditshëm për të rinjët nga Shqipëria!
 
Për këtë dukuri vdekjeje deri tash shteti shqiptar dhe institucionet relevante, Ministria e  Jashtme dhe Ambasada në Romë nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese në bashkëpunim me institucionet e shtetit italian, që të rinjët shqiptarë të rreshtohen mirë në këtë vend fqinj me punë dhe shkollim e jo në këndin e vdekjes!
 
E kohës, shteti shqiptar të afrojë ndihmë për të rinjët shqiptarë në Itali!
 
 

IN MEMORIAM Nexhmije Pagarusha ne koncertin e fundit – Nga Skënder Karaçica

Këngëtarja shqiptare Nexhmije Pagarusha, dhuntia e vokalit te rrallë dhe si dhuratë e maleve te Pagarushës ne krahinën e Llapushës,u bë ikona kombëtare në Kosovë dhe në hapësirën mbarëshqiptare.
Nëpër vite,në pentagramin dhe vokalin e saj u bë lulja më e bukur e artit muzikor,të këngës së lirë dhe popullore në koncertet në Kosovë dhe më gjerë në rrafshin kulturor të kohës.
Një zë i bukur po vjen ndër malet tona. Atje po vjen baresha në teksin e shkrimtarit Rifat Kukaj, që shumë dashamirë të këngës dhe të tjerët nuk e dinin se bukurinë artistike të këngës ,,Baresha,, ia dha vetë pena e shkrimtarit Kukaj dhe, do të thosha si një prorosi nga Drenica dhe malet me bukurinë e historisë dhe të dashurisë djaloshare.
Ne verën e mërgimtarëve që kthejnë në Kosovë për pushime, pata nderin e madh që bashkë me gazetarën e Radio Kosova, Radije Hoxha dhe emisioni i saj,,Portat e natës,, shkuam që të vizitojmë ikonën  e këngës së lehtë shqiptare dhe popullore ne Prishtinë, Nexhmije Pagarushën.
Nga një kafe të duarëve të Dije Hoxhës dhe nis biseda për historinë, për artin muzikor, për koncertet, për duartrokitjet nga spektatorët e shumtë dhe gjithandej me respektin frenetike ashtu si respketohen artistët e medhenj të kombit shqiptar.Nexhemija Pagarusha shkëlqente dhe tërë shpirtin artdashës të spektatorit e bënte për vete me vokalin e rrallë te maleve të Kosovës.
Takimi me artistën e madhe kombëtare,me Nexhmijen në Prishtinë,shpaluam shumë kujtime nga historia shqiptare dhe për Kosovën ndër vite,atëherë kur disa mundoheshin që ta ndalnin diellin për Kosovën tonë dhe të shembnin tërë panteonin e jetës shqiptare…Aty,atë mbrëmje me Nexhmije Pagarusha,i them se si babai i saj Vesel Pagarusha,si hoxhë dhe atdhetar kur kishin nisë të marrin udhën e shpërnguljes për në Turqi banorët e këtij fshati,babai i saj nga miniarja e xhamisë u bënte thirrje:
,,O vllazni,mos e lëshoni Pagarushën,mos merrni udhën për në Anadoll…,,!
Kur dëgjoj këtë të dhënë nga analet e historisë së kohës,Nexmija e priti me lot në sy dhe nisi të flasë për babain e saj në kujtime të kohës…
Nga udha e saj artistike,i kishte lënë mbresë gjesti shumë kulturor dhe shtetëror i kryeministrit shqiptar Edi Rama,i cili nga Tirana kishte nisur shoferin e tij me një buqetë me lule për Artistën e madhe të kombit në këtë shekull për ditëlindjen e saj në Prishtinë.
Gjatë tërë jetës artistike,Nexhmija përmes vokalit dhe pentagramit të këngës së lehtë dhe popullore me vete kishte mesazhin për kombin e vet shqiptar dhe për Kosovën,atëherë në rrjedhat e kohës kur të tjerët në Beograd na quanin njerëz primitiv dhe me bisht(!).
Shpërblimet më të mëdha në jetë për artistën dhe Bilbili i Kosovës,ishin spektatorët dhe duartrokitjet frenetike plot dashuri dhe me zemrat me erëlulet e këngës së bukur shqiptare të Kosovës!
Brezat e tashëm dhe të ardhshëm do të mësojnë e do të kujtojnë Nexhmije Pagarusha,vokalin dhe pentagramin  shqiptar të saj me mesazhin për bareshën,që sot u bë mësuese,mjeke,gjykatëse,shkrimtare…në hapësirën shqiptare dhe të Kosovës së lirë.
Nexhmije Pagarusha u lind dhe u bë artiste e madhe e kombit shqiptar përmes artit muzikor në përmasën e pentagramit të vlerave tona,që participojnë me vlerat me popujt tjerë në Evropë dhe në botë.
Nexhmija e donte shumë Shqipërinë,e kishte pengë në zemër që një ditë të shihte të bashkuar me Kosovën,kështu ia kishte lenë amanet babai dhe atdhetari hoxhë Vesel Pagarusha!
Çikago,7 shkurt 2020

Kryetari i Vatrës Elmi Berisha priti Fratin Sergio Gazzea

Bashkatdhetarë, të Premten, në EastWood Manor, organizohet një darkë fondmbledhëse për ngritjen e Muzeut të Kulturës Franceskane në Shkodër, 7 Shkurt 2020, në orën 7.00 PM. Jeni të mirëpritur.Ndihmo dhe Ti…

Ditën e shtunë, 1 Shkurt 2020, Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA” z. Elmi Berisha së bashku me nën/kryetarin Ervin Dine dhe anëtarët e Kryesisë Zef Balaj, Anton Raja dhe Mark Mrnacaj pritën fratin Sergio Gazzea. Padre Sergio Gazzea shoqërohej nga arkitekti i njohur Gjon Radovani dhe bashkatdhetarët tanë në SHBA, Luke Pllumaj e Festor Volaj.

Kryetari i Vatrës u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe e përgëzoi fratin Gazzea për punët e mira që po bën në Shqipëri, për vite të tëra në Kelmend e tash në Kep të Rodonit, duke u përkushtuar në shërbim të besimtarëve. Në Kelmend për Padre Gazzea këndohen këngë. Ai është përcjellë me dashuri nga besimtarët, për të cilët ai bëri gjithcka; shpëtoi të sëmurë duke i dërguar për mjekime të specializuara, por edhe ndikoi në përmirësimin e kushteve ekonomike e kulturore në zonën e vështirë të Kelmendit, amdje solli aty nga Italia shumë ndihma e investime.

Tash frati i përkushtuar punon në Kepin e Rodonit. Përkushtimi i tij është edhe në ngritjen dhe pasurimin e Muzeut të Kulturës Franceskane. Ky është dhe Misioni i kësaj vizite në SHBA së bashku me arkitektin e njohur ndërkombtarisht, autori i projektit për kthimin në muze të Kampit të tmerrshëm të Telenës, e tash per Muzeun e Kulturës Franceskane. – Bashkatdhetarë, të Premten, në EastWood Manor, organizohet një darkë fondmbledhëse për ngritjen e Muzeut të Kulturës Franceskane në Shkodër, 7 Shkurt 2020, në orën 7.00 PM. Jeni të mirëpritur.Ndihmo dhe Ti…Le të ndihmojë kush të mundet dhe sa të mundet. Ne Shqiptarët e Amerikës e kemi detyrim shpirtëror ndihmën ndaj Vendlindjes.

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA URON QEVERINË LVV-LDK

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA

2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458

United States

New York 04 Skurt, 2020

DEKLARATË E FEDERATËS PAN SHQIPTARE E AMERIKËS”VATRA”

Federata Panshqiptare e Amerikes “VATRA” e vlerëson si hap pozitiv finalizimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse mes fituesëve ; Levizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vatra përshëndet formimin e qeverisë së re dhe i uron kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij qeveritar suksese në detyrën e re në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu përshëndesim dhe urojmë Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj.Vjosa Osmani. Në të njëjtën kohë, shprehim mbështetjen tonë të pakufizuar për t’u i ofruar bashkëpunim në kanalizimin e çështjeve të Kosovës në Washington dhe New York, si dhe lobim në favor të Kosovës në politikën Amerikane.

Kemi besim të plotë se qevera Kurti, me gjithë sfidat e njohura dhe të panjohura që ka përpara, do t’u qëndrojë premtimeve elektorale dhe do të jetë bashkëpunuese, e suksesshme në realizimin e programit të saj, në zgjidhjen e problemve të pazgjidhura dhe vendosjen e normalitetit me fqinjët, në krijimin e besueshmërisë dhe njohjen botërisht të Republikes së Kosovës, ruajtjen e integritetit të plotë të territorit të saj, si dhe do të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Per Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës” VATRA”

Elmi Berisha, President

Në Universitetin DePaul në Çikago – Shqiptarët kujtojnë hebrejt… – Nga Skënder Karaçica

Ne Universitetin DePaul ne Çikago, ne prani te studeteve, veprimtareve,te shoqatave,perfaqesuesve te Odes Ekonomike Amerike-Izrael Daniel Shure dhe KSHA-se,u shfaq filmi dokumentar ,,Tha Albanian Cod,,qe hedh drite per pranine dhe shpetimin e hebrejve gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi.

Producente e ketij filmi profesoresha nga (Tel Avivi,Izrael),Yaer Katzir,e cila ne shiritin e ketij filmi sjelle kujtime dhe shpalos oren e historise shqiptare kur ne kohen me te rende te Nazi-fashizmit ne trajten shekspiriane,,Te jeshe apo te mos jeshe,,ata u dolen ne ndihme dhe i moren ne shtepite e tyre hebrejte e lodhur nga udhet e gjata neper Evropen e pergjakur deri ne token e shpetimit ne Shqiperi.

Pas shfaqjes se filmit,ne salle u zhvillua nje debat nga rrafshi i interesimeve nga te pranishmit,ku per kete dhane pergjigje profesoresha nga Izraeli Yael Katzir dhe Gazmend Kapllani,
organizatore te ketij aktiviteti kulturor ne Universitetin DePaul ne Çikago.

Me kete rast udheheqja e SHSHA-se (Mahmut Skenderi dhe Skender Karacica) takuan profesoresh nga Tel Avivi i Izraelit,Yael Katzir dhe e njoftuan per aktivitetin nder vite,qe,tashme me dhjetra matriale arkivore historike per pranine dhe shpetimin e hebrejeve jane derguar ne Muzeun Holokaust ne Skokie ne Çikago si dhe shkrime nga shypi i kohes Tirane-Prishtine,qe kane te bejne ne aktivitetin shteterore te dyja vendeve tona.

Ne fotografi:Profesoresha nga Tel Avivi(Izrael),Yael Katzir dhe perfaqesuesit e SHSHA-se ne Universitetin DePaul ne Çikago.

(Video) Shoqata “Shqiptarët Mundin Kancerin” siguroi njohjen e saj në shtetin e Masaçusetsi Nga Ardian Murraj

Brenda një viti njohjeje, Shoqata “Shqiptarët Mundin Kancerin” siguroi njohjen e saj në shtetin e Masaçusetsit brenda ligjeve në fuqi të cilat e shpien atë një hap më tej forcimit të pozitave dhe veprimtarisë të saj.

Pas organizimit të një takimi me bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikanë Shtatorin e kaluar ku morën pjesë një grup mjekësh të njohur nga qendrat e njohura spitalore universitare si dhe pacientë që i kanë mbijetuar sëmundjes falë trajtimit, u bë e mundur përcjellja e një informacioni të gjerë shkencor në lidhje me NJOHJEN, PARANDALIMIN dhe SHËRIMIN e kancerit. Ky ndërgjegjësim solli edhe grumbullimin e një fondi prej 15,300 dollarëve që iu dha “Brigham and Women’s Hospital” për fushën e kërkimit shkencor.

Kjo lidhje po mundëson afrimin e pacientëve me origjinë shqiptare për të marrë këshillimet e duhura për kapjen në herëshmëri të kancerit si dhe ndjekjen e procedurave të mundshme të kurimit.

Grupi nismëtar me Roberta Nashi, Mimoza Papargjir,  Brunilda Shosho, Noela Panariti-Kokomani dhe Enkela Pançe si dhe mbështetja e mjekëve; Agim Aliaj, Ivi Kasimati, Philip F. Çaushaj, Joel E. Goldberg dhe James M. Cleary  bëhen frymëzuesit e kësaj lëvizje të rëndësishme duke synuar edhe shkëmbimin e përvojave të mjekëve dhe pacientëve  midis dy vendeve.

Vlen të theksohet se përmes publikimeve të shkruara dhe vizive “Shqiptarët Mundin Kancerin” është bërë e njohur nga disa media si; VOAL, RTSH3- Ura, Usalb Tv etj.

Bashkëngjitur këtij informacioni njohës ndodhet dhe një dokument i veprimtarisë së 22 Shtatorit, 2019 çka njeh më gjerësisht me nismëtarët dhe punën e mjekëve si dhe mbështetjen e bashkëatdhetarëve shqiptar në Masaçusets.

Një veprimtari e dytë e njgjashme do të zhvillohet përsëri në vjeshtën e 2020.

 

 

 

Në Çikago hapet katedra e parë e Albanologjisë në Amerikë, atdhetari shqiptar dhuroi 5 milionë dollarë (Video)

Në  qytetin Çikago, sivjet është hapur katedra e parë e Albanalogjisë  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta LAJM. Katedra  është hapur falë donacionit prej 5 milionë dollarëve që e ka dhuruar atdhetari Idai Edy Bregu, një mërgimtar I hershëm shqiptar në SHBA. Në testamentin e hapur pasi ai ka ndërruar jetë, thuhet se një pjesë të pasurisë ia dedikon hapjes së të një katedre të Albanalogjisë, nevojë e kamotshme për shqiptarët në Amerikë. Katedra e Albanologjisë funksionon në kuadër të Universiteti De Pol në Çikago, kurse udhëheqës I saj është  profesori Gazmend Kapllani, që deri tani ka ligjëruar në universitete dhe kolexhe të ndryshme në SHBA. Në intervistën ekskluzive për Gazetën Lajm dhe për Lajm Tv, Kapllani sqaron në detaje aktin e madh të veprimtarit Bregu.


Në disa universitete amerikane prej më herët ekzistojnë programe për mësimin e gjuhës shqipe, mirëpo një katedër për studime të kompletuara albanologjike, hapet për herë të parë.

Kapllani flet edhe për misionin kryesor të kësaj katedre, e cila së shpejti do të përforcohet edhe me intelektualë tjerë shqiptarë.

Katedra po bëhet gati të pranojë studentët e parë. Përveç të rinjve me prejardhje shqiptare, dyert e katedrës do të jenë të hapura edhe  për student të komuniteteve tjera në Amerikë, që kanë interesim të studiojnë albanologjinë.

Në kuadër të katedrës së Albanologjisë në Çikago do të themelohet edhe Aleanca Shqiptaro-Amerikane, e cila do të grumbullojë intelektualët e rinj shqiptarë në Amerikë, e që për qëllim do të ketë angazhimin e diasporës në çështjen shqiptare, por edhe në avancimin e mëtejme të raporteve shqiptaro amerikane.