VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Njihuni me famëkeqin “Reparti 84”, vendi që u mori jetën 300 fëmijëve (Video)

By | August 31, 2017

Komentet

Gjykata liroi 7 nga 11 kuksianët, ja ç’ndodhi në Shkodër (videot)

 Gjykata e Apelit në Shkodër ka marrë vendim per lirimin me detyrim paraqitje te 7 nga 11 kuksianet e arrestuar. Shkëlqim Vata, Elton Cengu, Vasil Laci dhe Florind Onuzi kane mbetur ne burg. “Bravo” ka qene fjala e degjuar menjehere njezeri nga te pranishmit ne sallen e gjyqit, pas vendimit te gjykates.

Ja video e Voltana Ademit, e cila tregon situaten jashte gjykates se Apelit, pas dhenies se vendimit per 11 te arrestuarit.

Duartrokitje, thirrje “burg për Edi Ramën”, “fitore” dhe fishekzjarre. Kjo është atmosfera jashtë gjykatës së Apelit.


Ndersa ne videon me poshte mund te ndiqni momentin kur u dha vendimi nga Gjykata:

11 protestuesit e liruar sot

 

Shpëtim Toda

Xhevahir Hereni

Elton Cengu, burg

Florind Onuzi, burg

Shkëlqim Vata, burg

Xhevahir Gashi

Ervis Ruçi

Rasim Onuzi

Vasil Laçi, burg

Abdi Haziri

Edmond Matmuja

***

Gjykata nuk pranon si prove materialet filmike

Gjykata nuk ka pranuar si prove ne proces, materialet filmike te bera gjate arrestimit te protestuesve. Trupa gjykuese ka theksuar se nuk mund te pranohen si prove pamjet e marra nga mediat. Avokatet kane theksuar se nuk kane pasur mundesi qe t’i binin publike ne gjykate me heret.

LIVE – Nisi gjyqi kundër kuksianëve të protestës, gjykata e rrethuar nga policë dhe qytetarë (video)

Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton sot masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.

Policia ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

Sot zhvillohet seanca e ankimimit për 23 masat e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Kukësit për protestuesit e Rrugës së Kombit. 11 protestues janë lënë në arrest me burg, 10 në detyrim paraqitjeje dhe 2 në arrest shtëpie.

Nis gjyqi për rivlerësimin e masës për 23 kuksianët

Ka nisur gjyqi për rivlerësimin e masës për 23 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, ku 11 prej tyre janë  nën masën arrest me burg ndërsa të tjerët janë në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje.

“Poshtë Xhafaj dhe Tahiri”, protestuesit mblidhen pranë Gjykatës në Shkodër, hedhin tymuese

Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër. Po ashtu dhe disa deputetë të Partisë Demokratike.

Në Shkodër kanë mbërritur  deputetët Edmon Spaho, Albana Vokshi, Dashamir Shehi dhe Izmira Ulqinaku por dhe deputet të LSI, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Protestuesit kanë nisur thirrje në kor, “lironi vllezërit tanë”, por kanë hedhur dhe tymuese.

“Poshtë Fatmir Xhafaj, poshtë banditi Saimir Tahiri”, kanë thënë sisa protestues të tjerë.

 

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar.

shkoder gjykata

11 protestuesit e arrestuar

Shpëtim Toda

Xhevahir Hereni

Elton Cengu

Florin Onuzi

Shkëlqim Vata

Xhevahir Gashi

Ervis Ruçi

Rasim Onuzi

Vasil Laçi

Abdi Haziri

Edmond Matmuja

‘Xhafaj na ka futur në shtetrrethim’, gruaja e Havzi Nelës i bashkohet protestës në Kukës (video)

Protestës së qytetarëve në Kukës për lirimin e 11 qytetarëve të cilët mbahen ende në burg u është bashkuar edhe gruaja e poetit kuksian Havzi Nela, Lavdie Nela, i cili u var në kohën e komunizmit.

“Asnjë lek nuk do t’ia japim Edi Ramës, le të largohet që sot nga qeveria bashkë me ministrin e Brendshëm që e ka futur Kukësin në shtetrrethim. Unë jam gruaja e poetit që babai i Edi Ramës ka firmosur vendimin për varjen e tij.”-është shprehur Lavdie Nela.

Ditën e sotme në Kukës është mbajtur sërish protestë për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës së dhunshme në 31 mars 2017.

Në protestë kanë marrë pjesë aktivistë të shoqërisë civile si dhe mbështetës të tjerë.

LIVE – Protesta në Kukës për lirimin e të arrestuarve: Të dëgjojë Rama dhe nëna e tij (VIDEO)

Siç ishte parashikuar ka nisur në Kukës protesta për lirimin e 11  të arrestuarve. Qindra protestues janë mbledhur në sheshin e Kukësit, me thirrje: “Lironi vëllezërit tanë” dhe “Poshtë Edi Rama”.

 

Një protestues ka thënë se nuk duhet vetëm lirimi i kuksianëve, por duhet të hequr dhe taksa në Rrugën e Kombit.

Ndërsa një protestues  tha se protesta e tyre është dëgjuar nga shumë njerëz, por ai tha se këtë protestë që ta dëgjoj dhe Rama.

“Kam qejf ta dëgjoj Edi Rama dhe nëna e Edi Ramës ku ta ketë”, tha protestuesi.

Saharaja “mbyt” Shqipërinë, sa do të vazhdojë reja e pluhurit të shkretëtirës (video)

Pamja me të cilën është zgjuar këto ditë kryeqyteti njihet ndryshe si “pluhuri saharian”.

Një fenomen, me të cilin jemi mësuar ta kemi prezent në periudha të nxehta si muajin Korrik apo Gusht.

Këtë vit, sipas sinoptikanëve, retë e dendura me grimca pluhuri kanë mbërritur më herët për shkak të erës që fryn me drejtim nga veriu, ndikuar edhe nga luhatjet e temperaturave. Parashikohet që tymnaja e reve te kuqërremta të jetë një imazh që do të na shoqërojë deri në fillimin e javës pasuese.

Sipas meterologes Tanja Porja, retë e pluhurit janë më të dukshme gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve. Për aq ditë sa do të kemi shi në territor, edhe pluhuri që shtegton nga kontinenti afrikan do të jetë prezent në vendin tonë.

Vetëm pak kohë më parë, smogu saharian solli pasoja të mëdha në Greqinë fqinje. Situata ishte tejet alarmante pasi niveli i mikogrimcave në ajër ishte më i lartë në dhjetë vitet e fundit. Në shumë zona të Athinës, për shkak të pluhurit saharian, dielli nuk mundi të depërtojë.

Mbi 80 deputetë të Kosovës rrinë të armatosur, po ashtu 300 zyrtarë të lartë (video)

Më shumë se 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës besohet se posedojnë armë.

Disa prej tyre e pranojnë publikisht se mbajnë armë se ndihen të rrezikuar – por të tjerët nuk pranojnë të flasin.

Por armë në brez kanë edhe më shumë se 300 zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës.

Këtë shifër e ka konfirmuar për T7 Ministria e Punëve të Brendshme.

Në Ministrinë e Punëve të brendshme thonë se që nga paslufta janë legalizuar vetëm 8 mijë armë.

Por besohet se edhe mijëra armë të tjera, të kalibravë të ndryshëm, gjenden ilegalisht në duart e qytetarëve të Kosovës.

 

Haliti ia ndërpret fjalën në foltore – Quni i shkon te ulësja (video)

Si shkas ishte pohimi i Anton Qunit se Xhavit Haliti kishte marrë 8 milionë marka nga kolonel Ahmet Krasniqi.

“Është gënjeshtër e kulluar, është gënjeshtër prej atyre kuzhinave të tyre dhe nuk është mirë me përdor emrin e Ahmet Krasniqit. Nëse ke argumente zotëri që po i jep vetit zor që dinë diçka për UÇK-në, unë po të them që nëse unë i kam marrë 8 milionë euro, sot nuk jam në këtë Kuvend, nëse ti ke gënjyer a je i gatshëm të jep dorëheqje nëse ki argumente se unë i kam marrë 8 milionë euro. Duhet ta kesh parasysh që në strukturat politike dhe ushtarake ka pasur bashkëpunim mes qeverisë së Kosovës dhe UÇK-së dhe strukturat ushtarake dhe politike të UÇK-së nuk janë marrë me kalamajtë që kanë qëndruar nëpër thera. Unë për të biseduar dhe për t’u marrë vesh kam pasur vetëm një njeri, veç Bujar Bukoshin”, tha Haliti.

““Unë nuk e di çka ka të keqe që ky fond është ndarë për ndihmë për njësitë e UÇK-së. Nuk është asgjë sekrete, nuk jam i vetmi që e kam thënë, kanë folur për këtë çështje edhe shumë tjerë, kanë folur edhe shok të juaj të idealit, partisë e tjera. Por nëse ju dëshironi fakte dhe me shumë unë do t’i siguroj. Tani nuk jam i sigurt a janë në pyetje 6, 7 apo 8, por mund t’i siguroj të gjitha faktet, edhe dëshmitarët edhe protagonistët, që të saktësojnë me ditë, me datë, me ngjarje me zhvillime me vend se ju këtë shumë plus minus e keni pranuar personalisht me autorizimin e kolonel Ahmet Krasniqit”, i kundërpërgjigj Quni.

Por Xhavit Haliti, nuk ia lejoi më fjalën deputetit të LDK-së, dhe ky i fundit shkoi afër Haliti për tu sqaruar, e ku më pas për disa minuat aty u panë edhe deputetët tjerë të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së.

Por, ndoshta gjatë ditës së djeshme ju kanë ikur fjalët që Anton Quni ia tha Xhavit Halitit pasi iu afrua afër.

Në këtë video, dëgjohet momenti kur Quni i drejtohet Halitit me fjalët: Ti je mësu me tjerët me bo hajgare, me mua jo.

 

Bukoshi: Ia dhamë 8 milionë marka Xhavit Halitit për armatimin e UÇK-së (video)

Më 2 janar të vitit 2000, në një intervistë dhënë për gazetaren Dijana Toska, kryeministri në egzil, Bujar Bukoshi kishte folur për fondin e Qeverisë së tij. Ai kishte treguar nëse Ministria e Ahmet Krasniqit i kishte dhënë para komandatëve të UÇK‘së, që sot pas 18 vjetëve u rikthye në polemikë në Kuvend mes Xhavit Halitit të PDK’së e Anton Qunit të LDK’së.

Përfaqësues të UÇK’së dhe FARK’ut kanë kthyer në aktualitet sërish temën e periudhës së viteve të 90-ta, të luftës dhe të fondit të tre përqindëshit.

Shpërtheu një polemikë, kur deputeti i LDK’së, Anton Quni, tha se Qeveria e Bukoshit, me ministër të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, kishte ndarë para për UÇK’në, shkruan Gazeta Express.

Quni tha dje në Pressing të T7 tha se Ahmet Krasniqi ia kishte dhënë rreth 8 milionë marka Xhavit Halitit për armatim të UÇK’së. Kjo kishte tronditur Halitin, i cili sot në Kuvend iu përgjigj Qunit duke i thënë se po gënjente për tetë milionëshin.

Se Ministria e Mbrotjes së Qeverisë ne egzil u kishte dhënë para komandantëve të UÇK’së, kishte thënë edhe kryeministri i atëhershëm Bukoshi 18 vjet më parë në një intervistë për gazetaren Diana Toska.

“I kemi dhënën direkt të holla komandantëve të UÇK’së. Ka pasur raste kur kanë ardhur vetë në Gjermani dhe kanë thënë se u duhen armë”, kishte thënë Bukoshi në janar të 2000’ës.

“Ne i kemi dhënë Ministrisë së Mbrojtjes të holla në dispozicion që ata të organizojnë, natyrisht oficerët dhe ushtarëve u duhet ushqim dhe fishekë”.

Bukoshi kishte treguar se nga vitit ’93 deri në vitin ’99 në Fondin e Qeverisë së tij kishin qarkulluar mbi 300 milionë marka gjermane.

“Në periudhën 8 vjecare nga fondet e Republikës së Kosovës dhe burime të tjerë janë mbledhur  217 milionë marka gjermane, 3.6 milionë dollarë, 30 franga, 24 mijë funta. Përafërsisht mbi qerek miliardë për tetë vjet”, thoshte kryeministri i atëhershëm.

Kur gazetarja e pyet atë se pse ishte neglizhuar UCK’ja nga Qeveria, duke u përkrahur FARK, Bukoshi thoshte se ishte financuar UCK’ja dhe ishte ndihmuar, duke mos e parë ushtrinë Clirimtare në oponent politik.

“Tërë kohën, atë moment kur ka plasë konflikti, Qeveria e Kosovës ka përkrah Ushtrinë Clirimtare të Kosovës dhe jemi munduar që të bëjmë punë të përvashkëta dhe e kemi parë se ka ndryshuar plotësisht situata, dhe pa kursyer duhet të financohet edhe mbrojtja”, thoshte ai.

Kur pyetët pse është financuar FARK e jo UCK, Bukoshti thoshte se “Nuk kemi kursyer asgjë për të ndihmuar UÇK’në. UCK janë ato forca e armatosura, është shkrutisë e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe këto forca kanë hyrë në Kosovë dhe kanë luftuar nën emrin e UÇK’së”

Fakti se LDK nuk ka qenë themeluese e UÇK’së, Bukoshi thoshte se nuk e kishte ndalur të bashkëpunonte me të.

“Nuk e kemi krijuar UÇK’në, por e kemi përkrahur atë. Para UÇK’së, paralal me UCK’bnë ne kemi punuar në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes. Ne në vitin 1993 kemi shfrytëzuar 4.3 milionë marka për armatim në atë kohë kur ishte e vështirë të flitej për këto punë” .

Kryetari i Komunitetit Mysliman flet për konceptin e fesë dhe kombit

Në Shtetet e Bashkuara ndodhet Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, i cili ka ligjëruar këto ditë në dy universitete të Çikagos lidhur me harmoninë fetare në Shqipëri. Zoti Skënder Bruçaj ishte i ftuar për një bisedë në studion e Zërit të Amerikës:

Zoti Bruçaj tha se shqiptarët, si një popull i vogël, e duan dhe e resketojnë njëri-tjetrin, duke jetuar në harmoni fetare midis tyre, edhe pse kanë bërë zgjedhje të ndryshme përsa i përket fesë.

Ai tha se në kohë të ndryshme, disa njerëz e kanë përdorur fenë për të arritur synimet e tyre politike, për të marrë më shumë pushtet. Në Shqipëri tha ai, fetë predikojnë paqen dhe dashurinë dhe kjo ka ndikuar në harmoninë fteare që ka vendi.

I pyetur për idenë e rilindasve, që bënin thirrje për unitet mes shqiptarëve, diçka e domosdoshme për mbijetesën e një kombi të vogël, zoti Bruçaj tha se dashuria për kombin është e lidhur me dashurinë për fenë dhe Zotin. “Ne fenë e zgjedhim, – tha ai, – por të qënit shqiptar është një përcaktim i Zotit”. Ai tha se në të ardhmen shqiptarët do të bashkohen nën ombrellën e madhe të Bashkimit Europian.

Duke komentuar për incidentin e dorëzimit nga Kosova të 6 shtetasve turq, të akuzuar për veprimtari kundër qeverisë turke, Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tha se në se do të ushtrohej presion i njëjtë ndaj Tiranës, ai tha se “Shqipëria është një vend i lirë dhe jam i bindur se do të vendoste çfarë është mirë për kombin, për Shqipërinë, në këtë lidhje. Problemet politike në Turqi, apo në një vend tjetër, ne si shqiptarë nuk ja zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin, harmoninë dhe stabiltetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë, duke respektuar dhe në bashkëpunim me shtetet e tjera fqinjë,” – tha për “Ditarin” Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënderj Bruçaj.

Video e rrallë – Fjalimi i fundit i Stalinit më 1952, kur në krah të tij qëndronte Hoxha

Një video e rrallë është bërë publike në kanalin Youtube, teksa shihet fjalimi i fundit i mbajtur nga Josef Stalini në Kongresin XIX të Partisë Komuniste të BRSS më 14 tetor 1952.

Në këtë video, shihet se pas shpinës së Stalinit teksa fliste, ishte edhe Enver Hoxha.

 

Një pjesë nga fjalimi i fundit i Josef Stalin, mbajtur në Kongresin XIX të Partisë Komuniste të BRSS më 14 tetor 1952

Më lejoni  të shfaq mirënjohje në emër të Kongresit tonë për të gjitha grupet dhe partive vëllazërore, që na kanë nderuar me prezencën e tyre.

Për ne besimi i tyre është shumë me vlerë sepse tregon gadishmërinë e tyre për të mbështetur Partinë tonë, në luftën tonë për t’i sjellë të ardhme njerëzimit, në përpjekjen tonë kundër luftës dhe në sjelljen e paqes.

***

Do të ishte gabim nëse do të mendonim që Partia jonë, e cila është bërë një forcë e plotfuqishme, nuk ka nevojë për më shumë mbështetje. Kjo nuk është e vërtetë. Vendi jonë gjithmonë ka pasur nevojë dhe do të ketë për mbështetje, simpati, besimin, dhe të mbështesë të gjitha partitë dhe grupet vëllazërore.

***

Kur punëtorët anglezë në vitin 1918-1919, gjatë sulmit të armatosur të borgjezëve anglezë kundër Bashkimit Sovjetik, nën sloganin “Duart larg Rusisë”, ishte një formë mbështetjeje.  Ishte mbështetje për luftën e njerëzve të tyre për paqe dhe kështu mbështetën edhe Bashkimin Sovjetik. /PANORAMA/

Intervista – Besnik Mustafaj: “Tahiri po mban peng Shqipërinë, shumë vende të BE-së e duan në burg”

Një ditë pas protestës në Kuvend, ku opozita përveç fjalës pat dhe përdorim të ujit dhe miellit, ka ardhur një reagim nga ish-ministri Besnik Mustafaj.

Mustafaj në një intervistë në rubrikën “Opinion”, në News 24, deklaroi se është kundër këtyre spektakleve.

Ai më tej shton se sot i kushtohet më shumë rëndësi spektaklit sesa thelbit të debatit. Më tej Mustafaj foli dhe për çështjen Tahiri dhe tha se gjithçka po bëhet me dorën e Ramës. Ai tha se Tahiri po mban peng integrimin e Shqipërisë, pasi shumë vende e duan në burg që të japin votën pro.

 

Pjesë nga biseda

Nuk kam qenë kurrë njeri i spektakleve. Kur i kanë rënë daulles në parlament kam thënë mos u afro tek unë se nuk e kam bërë asnjë herë.

Çfarë mori opozita nga petullat me ujë?

Është shumë e vështirë që të matet opinioni publik. Ne nuk e dimë se çfarë ndjesie ka pasur opinion publik, pas këtyre veprimeve.

Kjo mbetet për tua parë në zgjedhje se është mënyra e vetme e matjes së opinionit publik. Sot kemi mungesë të një instituti të nevojshëm për të matur opinionin publik.

Si i shikon të gjitha veprimet që bënë dje në Kuvend?

Unë nuk jam puritan, unë nuk i kam bërë vetë por nuk jam kundër tyre. Unë kam kaluar në Parlament kur tensionet kanë qenë më të mëdha dhe betejat kanë qenë më të vërteta. Të rinjtë i japin më shumë rëndësi spektaklit se sa thelbit. Bëjnë më shumë mizanskena, nuk kanë të bëjnë me thelbin e mesazhit.  Ajo që është e pazakonshme është humbja e kontrollit të ministrit Bushati. Ishte i fundit që duhet të humbiste kontrollin.

Si e shihni ju mungesën e votimeve të ligjeve nga PD?

Karrigia e zbrazët nuk është mënyra më e mirë për të bërë politikë.

***

Çështja Tahiri?

Shumë vendet do të shtynë hapjen e negociatave, pasi duan që Saimir Tahiri të jetë në burg. Janë vende që kanë peshë në Bashkimin Evropian dhe jo vende të vogla si për shembull Luksemburgu që ka 200 mijë banorë. Tahiri po i bëhet një barrë Shqipërisë.

Kjo që po ndodh është më mbështetje të Ramës?

Është në mbrojtje nga Edi Rama, pasi nëse nuk do ishte gjërat nuk do ishin kështu. Ke sot në burg kuksianët dhe Saimir Tahiri është jashtë. Deklarata që bëri Prokuroria është njësoj me gjuhën me Ministrinë e Brendshme.

I vunë traun Ramës te shtëpia në Surrel, policia mohon shoqërimin e Këlliçit dhe Kërpaçit (video)

Kryetari i FRPD Belind Kellici dhe Kryetarja e LRI-se Floida Kerpaci po shoqerohen ne komisariatin e policise nr. 4 ne Tirane, pas protestes ne Surrel. Lajmi eshte konfirmuar per mediat nga zyra e shtypit e PD. Por Policia e Tiranes e ka mohuar lajmin e shperndare nga PD dhe ka thene se nuk ka te shoqeruar.

Ne nje prononcim per News24, Floida Kerpaci tha se nuk eshte shoqeruar ne Polici por se policet u kane thene se masat ndaj tyre, per tubimin e paligjshem do te komunikohen me vone.

Ndërsa Floida Kerpaci fliste, në Surrel shkuan forcat e komisariatit nr.4 dhe kërkuan largimin e të rinjve nga banesa e kryeministrit.

“Jemi sot këtu me të gjithë të rinjtë, në Surrel, për ti dhënë këtë dhuratë simbolike Kryeministrit Edi Rama për ta bërë atë të kuptojë sesi është të të vendosin traun në derën e shtëpisë dhe të vuajë ashtu siç i ka bërë ai të vuajë qytetarët shqiptar dhe qytetarët kuksian. Ne besojmë se Shqipëria është e të rinjve dhe njëherë e përgjithmonë gjithësecili prej nesh që është këtu,duhet të luftojë për të larguar Edi Ramën dhe grupimin e tij të njerëzve që bëjnë pazare me të në dëm dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Prandaj jemi sot këtu me këtë dhuratë simbolike e cila në qoftë se Edi Rama nuk merr masa për të liruar në mënyrë të menjëhershme qytetarët kuksian dhe për të hequr taksën e rrugës së kombit ne do ta kthejmë këtë dhuratë simbolike në një simbol të qëndresës dhe të revoltës rinore për të luftuar për qytetarët shqiptar, kuksian sepse nuk mundet Edi Rama ti vendosi kufij qytetarëve shqiptarë por qytetarët shqiptarë do ti vendosin kufijtë Edi Ramës. Sot po na vendos traun te shtëpia, po na vendos taksa dhe TVSH pa fund. Sot po vjen dhe po na merr frymën çdo ditë e më shumë, po nesër çfarë do të na bëjë. Do na vrasi të gjithëve ne ashtu siç na ka vrarë dhe na ka larguar nga Shqipëria. Prandaj jemi sot të gjithë këtu të vendosur për këtë qëndresë por edhe për ta vazhduar në ditët në vazhdim për të luftuar sepse ne besojmë fort te vlerat e familjes, te vlerat për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri Europiane dhe nuk do të lejojmë Edi Ramën dhe oligarkët që ai ju shërben të pushtojnë Shqipërinë”,- u shpreh Kërpaçi.

Të rinjtë e PD dhe LSI i shkojnë Ramës te shtëpia në Surrel: T’i vëmë traun (video)\

Të rinjtë e PD dhe LSI kanë shkuar sot për një protestë simbolike në Surrel, aty ku jeton kryeministri Edi Rama.

“Ti veme traun tek shpia se duhet te paguaje edhe ky taksa”, thone protestuesit ne videon live ne FB ne faqen e kryetarit te FRPD Belind Kellici, i cili shkruan: “Ne Surrel ke trau me i ri, ashtu sic i pelqen Edi Rames…”.