VOAL

Please Wait ...
0%

Njihuni me 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri (Lista)

By | September 13, 2017

Komentet

“Ma vrau para syve”- dëshmia e motrës së Arielës në polici

I ftuar në emisionin “Rudina”,  Spartak Koka ka treguar një pjesë të dëshmisë që kishte dhënë në polici motra e viktimës Ariela Murati.

“Ma vrau ai plehra, ma vrau në sytë e mi. Ne nuk e dinim që ai kishte ardhur në Tiranë dhe s’na thanë as ata të shtëpisë. Ai e kishte kërcënuar që ti nuk merr njeri tjetër përveç meje, e kapi menjëherë dhe e qëlloi. Nuk kishim bërë ndonjëherë ankesë në polici”,- kështu është shprehur në polici motra e Arielës.

Nën lot dhe në gjendje të ngarkuar emocionale, motra e Arielës përsëriste vazhdimisht para oficerëve të policisë gjyqësore: “Ma vrau motrën para syve”.

Studentja kishte marrë kërcënime të herë pas hershme dhe zakonisht ruheshin, por kësaj radhe u kapën të papërgatitura nga Aldisoni.

“Ata ishin të papërgatitura pasi zakonisht ruheshin. Për kërcënimet ishte vënë në dijeni edhe familja e vajzës dhe e djalit. Fakti që kërcënimi nuk ishte marrë seriozisht çoi në këtë ngjarje”, tha Koka.

Veprimtaria atdhetare e Zijah Shemsiut – Nga Dr.Sc.Bedri Muhadri

Personaliteti historik i Zijah Shemsiut shfaq eksponentin mé emblematik të demonstratave të vitit 1981. Zijah Shemsiu lindi më 1 korrik 1950 në fshatin Përlepnicë të komunës së Gjilanit. Pasi mbaroi shkollimin për mësues (Normalen) në Gjilan, mori rrugën për kurbet për ti ndihmuar sadopak familjes.

Zijah Shemsiu ishte i ngritur lart për çështje kombëtare që në moshë të re. Veprimtaria politike e Zijah Shemsiut me përmbajtje atdhetare zë fill që nga demonstratat e vitit 1968. Shpërthimi i demonstratave në Kosovë më 1968 Zijahu ishte në mesin e demonstruesve mé té zéshmit té atyre manifestimeve. Në vitet e shtatëdhjeta, Zijah Shemsiu kishte mërguar në Zvicër ku veprimtaria patriotike e kishte bashkuar me njërin nga veprimtarét e Mërgatës shqiptare, Kadri Zeka me té cilin njiheshin shum mé heret dhe té cilit i ndihmoi edhe né shum qéshtje private mbasi qé Kadriu ishte si fillestar i ri né kushte té reja té jetés né mérgim.

Shpërthimi i demonstratave në mars-prill 1981, në Kosovë, e gjen Zijah Shemsiun të përgatitur për tiu përgjigjur kërkesave të popullit. Nga kujtimet e një bashkëpunëtori të Zijah Shemsiut Zahir Kamberi rrëfen kështu për Zijahun. “Ai gjendej aty ku rreziku ishte më i madhi” Pas demonstratave të përgjakshme të vitit 1981, kur në Kosovë mbretëronte një situatë e nderë, në Zyrih, ambasada Jugosllave për të festuar festën e nëntorit të vitit 1981 kishte organizuar koncert me paraqitje të grupeve serbo-shqiptar nga Kosova, në ish klubet deri më atëherë të përbashkëta me këngë “të kombësive dhe kombeve…”. Në atë koncert ishte dhe Kadri Zeka, i cili the se ky koncert nuk duhej lejuar. Pasi filloi koncerti me një këngë shqipe, dhe kur pastaj vazhdoi me këngë serbe, Zijahu brofi dhe brohoriti: “Këtu s’ka véllazérim-bashkim pa u bërë Kosova Republikë”. Pastaj me të u bashkuan të gjithë të pranishmit ndërsa ai me shpejtësi vrapoi aty ku ishte ngritur flamuri jugosllav, e shqeu atë dhe nën ritmin e instrumenteve e detyroi edhe orkestrën të brohorasë “Kosova Republikë” . Zijah Shemsiu në periudhën kohore 1981-1983 në shumë vende të Evropës si në Bernë, Gjenevë, ka organizuar tubime masive të shqiptarëve për të realizuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Zijah Shemsiu shumë ishte i dalluar si një personalitet me virtyte të larta kombëtare. Zijahu bëhet anëtar i Komitetit drejtues të organizatës së LRSSHJ ku në përbërje ishte edhe Hasan Mala Xhafer Shatri, Saime Isufi, Kadri Abdullahu e tj. Organizata LRSSHJ u formua me 14 gusht 1982. Kjo organizatë u formua nga organizatorët e mëparshëm të organizatave të ndryshme ilegale që vepronin jashtë vendit (në Perëndim). Ky bashkim u arrit pas një pune dhe aktiviteti të dendur te ilegales. Kjo organizatë ka udhëheqjen qendrore, pjesë të së cilës gjenden në vend dhe në Perëndim.

Organizata vepronte sipas sistemit të“ treshes“ që në të thellësisht diktojnë ligjet e konspiracionit të thellë. Duhet të jepen emra individësh të rinj për organizatë etj. Pjesëtarët pasi veprojnë në konspiracion duhet të kishin edhe nofka. Zija Shmesiu e kishte nofkën Sefë, Hasan Malaj “Skenderi”, Nuhi Berisha “Hajro”etj.

Qëllimet e veta veprimtarët e Organizatës “LRSSHJ”, donin ti realizonin përmes kryengritjes së armatosur, sipas doktrinës: Luftë e përgjithshme popullore, deri në fitore. Kontaktet me popullin ishin të patjetërsueshme. Lypsej një organizim si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Skenat e luftës patjetër duhej plotësuar pa marrë parasysh sakrificën e mundshme.

 

Organizator dhe pjesëmarrës i demonstratave kundër UDB-së

 

Në vitin 1982, atëherë kur u pa e nevojshme që të koordinohen punët edhe më mirë me Kosoven, kur u pa e domosdoshme që të dërgohet edhe material propagandues për padrejtësitë që i bëheshin në Kosovë ndaj shqiptarëve, përsëri Zijau ishte ai i cili ngritej i pari duke thënë: “këtë punë ma leni mua, se askush s’mundet ta kryej më mirë se unë!” Në këtë kohë Zijahu brenda një vit e gjysmë shkon disa hera në Kosovë, duke bartur me vete libra, revista si dhe armatim. Sidomos për dërgimin e armatimit ishte ai veté i interesuar dhe shumë i lumtur. Ishte shumë i vetëdijshëm për rrezikun që kishte përpara, mirëpo dashuria për atdheun dhe vullneti i fortë e bënin të mos ndalej. Zijah Shemsiu gjeti mbështetje të fortë së pari tek familja e tij e cila e tëra u angazhua në aktivitetet patriotike. Familja e Shemsiut e tëra ishte e angazhuar në aktivitetet të shpërndarjes së materialit, duke përdorur edhe makinat e tyre, si traktor e qerre për të shpërndarë materialin e LRSSHJ. Nga shtëpia e Hasan Shemsiut babai i Zijah, Fetah dhe Shaban Shemsiut, pandërprerë shpërndahej material propagandistik anekënd Kosovës së bashku me ta Nuhi Berisha ku ishte arritur njé bashkim i grupeve edhe mbrenda né Kosové.

Zija Shemsiu merr pjesë në të gjitha demonstrata të organizuara në periudhën 1981-82, në Gjermani, Bruksel, Bernë, së bashku me veprimtarét tjerë si Hajdar Sdria, Adem Sadria, Hasan Mala, Isa Uruçi, Hasan Azemi, Hysen Fetahu, Sami Kurteshi, Saime Isufi, Qamil Isufi e Kadri Zeka. Me rastin e kremtimit të “Komemoracion nderit për vrasjen e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës”, në Zvicër, nga LRSSHJ Zijah Shemsiu kishte bërë aktivitet të dendur në mërgatën shqiptare, në kujtim të lavdisë sa më dinjitoze të këtyre ideologëve të pavarësisë së Kosovës. Zijahu kishte ngjitur pllakate në muret e qytetit, në të cilat shkruante “UDB-ja i kishte likuiduar”, mbase thellësisht i bindur më masat që mund të ndërmerrte UDB-ja jugosllave, për ti paraqitur se gjoja janë vrarë për qëllime hakmarrje individuale dhe ideologjike. (vërejta jonë Bedri. Muhadri).

Zijah Shemsiu kishte bashkëpunëtorë të shumtë që nën idealin e tij edhe iu bashkangjitën Zijah Shemsiut në veprimtari kombëtare. kështu mërgimtarët si Nuhi Muhadri, Rasim Kryeziu, që vepronin në kuadër të LRSSHJ, në mënyrë aktive morën pjesë në demonstrata që u organizuan në Perëndim. Përveç që merrnin pjesë aktive në to, ata edhe në mënyra të tjera i ndihmonin ato, në aspektin e përgatitjes, të organizimit dhe të mbajtjes së tyre në Gjenevë, në Bernë, në Cyrih, në Munih, në Bazel, në Frankfurt e në vende të tjera. Në demonstratat që u mbajtën me 11. 04. 1981, ku morën pjesë mbi 300 veta. në qytetin e Cyrihit në Zvicër, Nuhi Muhadri udhëhoqi kolonën e demonstruesve dhe incizoi atë me videokamerë, por një gazetarë serb, që sigurisht punonte në ambasadën jugosllave ati ju moré aparati fotografike me dhunë nga Nuhi Muhadri.

Zijah Shemsiu, së bashku me Sali Bashën, kanë kaluar disa herë ilegalisht në Kosovë dhe kanë sjellë material propagandistik të konsiderueshëm pér tiu kundérvu propagandes antishqiptare qé béhej népér mes mjeteve té shtypit Jugosllav,si dhe armé,Salih Basha rréfen pér Zijah Shemsiun késhtu:Kur kalonim kufirin ilegalishté népér male me boré,ta keshé Zijah Shemsiun para veté-vehtés né rrezikime té tilla mbetesh pa fjalé, mé shkonte mendja te Filmi Shqipétar“Rruga e Shkronjave“.

Më 9 tetor të vitit 1983, Zijah Shemsiu dhe bashkëpunëtori i tij Sami Kurteshi nga Gjilani duke ardhur për Kosovë për të kryer detyrën e shenjtë kombëtare, u arrestuan në afërsi të Beogradit. Te këta dy veprimtarë u gjet material propagandistik né mas shum té madhe,si dhe armatim kryesisht i destinuar për kryerjen e aksioneve diversante, të cilat janë veprimet e para luftarake parapërgatitore për kryengritje të përgjithshme në vendet e pushtuara shqiptare në ish Jugosllavinë. Policia serbe sekuestroi shumë materiale në dy valixhet e tyre, dhe në bartje të tjera prej çantash plasmasti. Kështu u gjetën katër pako përplot eksploziv plastik të peshave 250 gramësh, me forcë bukur të madhe shkatërruese. Pastaj detonator me fitila me djegie të ngadalësuar, të cilat ia mundësojnë kohën e mjaftuar për ta siguruar vetëmbrojtjen apo largimin me kohë ne cak të duhur. U gjet edhe automatik i kalibrit 9 mm,i prodhimit italian, pistoleta “Mitrag”, pistoleta “Valter”, e kalibrit 9 mm, të prodhimit gjerman dhe shume plumba fishek., dy maska për fytyrë. Po ashtu u gjet edhe Revista “Zeri i Kosovë, me 1.700 ekzemplar, botim i vitit 1983, nr. 6, si dhe disa vepra publicistike të autorëve shqiptarë, që ishin të ndaluara në Kosovë.

 

Torturat ndaj Shemsiut ishin më se të tmerrshme.Pas njé muaji e gjysmé u bé edhe arrestimi i tetë anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti (pesë nga familja Shemsiu) dhe dënimi i tyre me burg të rëndë, e gjymtoi në masë të madhe riorganizimin e lëvizjes ilegale të asaj kohe. Zijah Shemsiu, kur u arrestua e dërguan në një zyrë té Burgut Qéndror té Beogradit“CZ“. Në atë zyrë e prisnin gjelatét e UDBsé.-Ti je ai i cili po e mbushë Kosovën me material propagandistik dhe armë,-ti je ai i cili riorganizoné demostrata prapé né.Kosové. Edhe pse Zijahu ishte i vetëdijshëm për situatën që gjendej, iu përgjigj me vendosmëri: “Unë do të bëjë vetëm atë që më urdhëron ndërgjegjja ime”.

Torturat e bëra ndaj Zijahut ishin më se të tmerrshme. Organet e hetuesisë në Beograd me precizitet identifikuan Organizatën “LRSSHJ” dhe protagonistin kryesor të saj, “terroristin Zija Shemsiu” siç e cilësonin organet e hetuesisë. Organet e zbulimit në Beograd, Kadri Zekën dhe Zijah Shemsiun i konsideruan si organizatorët kryesor të demonstratave në Perëndim. Organet e zbulimit nga Beogradi, Zijah Shemsiun e shpallën instrumentin kryesor të Organizatës “LRSSHJ” qëllimi i së cilës ishte: “Shkatërrimi i RSFsé Jogosllavisë.

 

Gjygji i qarkut në Beograd, me 24 maj 1984, para turpit gjykues, u mbajt proces gjyqësor kundër të akuzuarëve: Zijah Shemsiu e Sami Kurteshi, për shkak të veprave penale nga neni 114 dhe 136, alineja 1 të LP-së të RSFJ-së, Fetah Shemsiu, Hasan Shemsiu, Shaban Shemsiu dhe Taip Zeka, për shkak të veprave penale nga neni 114 dhe 136 alineja 2 të LP-së të RSFJ-së. Pas përfundimit të aktgjykimit ka shpallur këtë aktvendim. Aktakuzë për vepër penale Bashkim dhe Veprimtari kundërevulocionare rrezikim të Rendit shoqëror dënoi: Zija Shemsiun me 13 vjet vuajtje dënim burgu, Sami Kurteshin me 9 vjet, Fetah Shemsiun me 5.6 vjet, Taip Zekën me 5.6 vjet, Hasan Shemsiu me 4 vjet, Shaban Shemsiu me 4 vjet.

Në proces Zijah Shemsiu tregoj sakrificë të një veprimtari të devotshme të çështjes kobtare. U përpoq që tërë barrën e përgjegjësisë që do ti mviheshin nga Gjykata Serbe, ta merrte mbi vete. Ai deklaroj, se Sami Kurteshi nuk ishte ne dijeni për atë së unë po bartja armë. Atë e kam takuar rastësisht në udhëtim etj. Pra trupi gjykues Zijah Shemsiu, së bashku me Sami Kurteshin kanë thënë se ata nuk pendohen për veprat e kryera, porse do të luftojnë edhe më tej për realizimin e qëllimeve të organizatës së cilës i takojnë. Zijah Shemsiu, nuk ndaloi në asnjë qastë veprimtarin kombëtar. Kështu si edhe shumë të burgosurë të tjerë shqiptarë për kauzë kombëtare, vepronin edhe ne rrethana të vuajtjes së dënimit në burg. Zija Shemsiu me Hydajet Hysenin, Ali Lajçin,Bajram Kosumin dhe Gani Kocin po punonin edhe pas grilave të burgut të Beogradit të CZ-së. Ata e shkruan librin me titullin “Ngjarjet në Kosovë nuk janë kundër-revolucionare”.

 

Librin në fjalë të firmosur nga pesë autorë.

“Mbytja me torturë”

 

Më 5 maj të vitit 1985, familjes Shemsiu në Prelepnicë të Gjilanit i erdhi kumti i zi nga Burgu i Beogradit. Një ditë më parë ishte vrarë Zijahu, djali 35 vjeçarë i kësaj familje. Familja e Zijah Shemsiut, babai Hasan Shemsiu ndodhej në burg bashkë me djemtë Fetahun, në burgun KPD-om “Zabel” të Pozharavacit, dhe Shabanin në burgun CZ- të Beogradit. Një ditë më vonë vjen edhe trupi i pajetë i Zijahut. Vitit 1985, sikurse të gjitha vitet pas 81-ës, karakterizohej nga një terror i egër shtetëror serb mbi shqiptarët ndërkohë që një atmosferë frike dhe tensioni, e përhapur nga regjimi, kishte kapluar tërë Kosovën. Prandaj edhe varrimi i Zijahut në fshatin e tij të lindjes bëhet natën, pothuajse në ilegalitet. Kështu pas një jetë të mbushur përplot aksion, vrull e luftë, në Atdhe e në mërgim, Zijahu që nuk kishte mundur të gëzonte jetën në tokën e tij, arrin të prehet përjetësisht në truallin e vendlindjes së vet, i rënë në altarin e atdheut, për bërjen e të cilit që në rininë e hershme nuk i kishte rreshtur përpjekjet. Pushteti pushtues dhe jo kombëtar u përpoqën të mos lejon askënd që të marrë pjesë në varrimin e Zijah Shemsiut.

Pushtuesit – udhëheqësit e asaj kohe u përpoqën të mbanin mbledhje në Prishtinë, Gjilan e Përlepnicë duke frikësuar popullin që t’i shmangej pjesëmarrjes në varrimin e Zijahut. Por, ashtu siç di populli ynë të çmojë veprën e lartë të bijve të tij më të mirë, ashtu diti ta përcjell edhe Zijahun atë ditë. Me pjesëmarrje masive, me kurorë lulesh të freskëta.

Gazeta qendrore e qytetit të Lozanës në Zvicër “le Matin” me titull U vra nga policia Jugosllave” duke përshkruar personalitetin e ngritur patriotik të Zijahut, gazeta me rastin e varrimit të Zijah Shemsiut shkruan “ Me dhjetëra mijëra kanë marrë pjesë në varrimin e Zijah Shemsiut në Prelepnicë dhe të gjithë janë betuar mbi varrin e tij” . Personaliteti historik kombëtar i Zijah Shemsiut është nderuar dhe është bërë frymëzim i ardhmërisë së Kosovës. Njësit ushtarake të UÇK kanë bartur emrin e tij, dhe me idealet e tij kanë rënë ushtarë të Luftës së UÇK e cila solli formimin e Republikës së Kosovës.

Me rastin e njëzetvjetorit për kujtim nderimi që u mbajt për Zijah Shemsiun në sallën e teatrit kombëtar në Prishtinë, nga referati i gjen. Agim Qekut, thuhet:”… figura e Zijah Shemsiut është shumë komplekse dhe, ai i takon radhëve të para të ushtarakëve të stërvitur për luftë për çlirimin e Kosovës…”.

Vepra e Zijah Shemsiut, krahas veprës së shumë bashkëveprimtarëve të tij, objektivisht paraqet fillimet e rrugës së shtruar për luftën që një dekadë pas vrasjes së tij do ta vazhdojnë trimat e UÇK-së.

SPD i jep dritën jeshile qeverisë me CDU-në

VOAL – Numri një i SPD Martin Schultz ia arriti. Fjalimi i tij të dielën (sot) në kongresin e partisë e ka bindur bazën për rikthim të SPD-së në koalicion në qeverinë e Berlinit së bashku me kancelaren Angela Merkel, duke ripërtërirë edhe një herë Koalicionin e Madh.

Pothuaj 57% e mbi 600 delegatëve në kongres (362 po, 279 jo), mbledhur në Bon, kanë votuar në favor të një Ekzekutivi të ri pas më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve politike të vitit të kaluar.

 

Pas dështimit të të ashtuquajturës tryeza Xhamajka, SPD e CDU mund t’i japin jetë një Koalicioni të ri të Madh, i cili do ta udhëheqë Gjermaninë për katër vitet e ardhshme.

Fjalët e Anës për babain e vrarë në mes të bulevardit 7 vjet më parë

Babai i saj, Ziver Veizi u vra 7 vite më parë teksa ushtronte të drejtën e protestës kundër korrupsionit, në tubimin e organizuar nga Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama, kundër kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha.

Sot, në një ceremoni përkujtimore të mbajtur në kryeministrinë e udhëhequr nga Edi Rama, Ana Veizi nuk kishte menduar të mbante një fjalim të shkruar e të mirëmenduar më parë. Ka shkruar diçka rrugës teksa vinte për në kryeministri, në celularin e saj, prej nga lexoi shkurt:

“Kanë kaluar 7 vite dhe ende fajtorët e vrasjes së babait nuk janë vënë para përgjegjësisë. Kemi besim se reforma në drejtësi po e çliron pak nga pak drejtësinë. Dhe të na japë ne familjarëve rihapjen e dosjes së 21 janarit dhe të ndëshkohen urdhëruesit dhe zbatuesit”, lexoi Ana.

4 protestues u vranë në protestën e opozitës në 21 janarin e vitit 2011, mbajtur para kryeministrisë, dhe ende nuk ka asnjë të dënuar për vrasjen e tubuesve të paarmatosur.

Kush e kujton Artistike Migjenin nuk e harron fisnikërinë dhe fisnikun Hamit Mëzezi! (Video)

Kur fisnikëria bujtë tek fisniku!

 

TIRANE- Nëse në mënyrë imagjinare do të ktheheshim katër dekada pas dhe do të merrnim rrugën për në lindje të Tiranës, në atë që quhej “Rruga e Porcelanit”, diku para se të mbërrije në fund të saj, gjithkujt që është me vite banorë në kryeqytet; do t’i kujtohet se atje ndodhej një qendër e madhe punëtorësh, gra e vajza kryesisht, që quhej ndërmarrja artistike “Migjeni”! Është e çuditshme sot të kuptosh se kush e kishte propozuar atë emër.

Poeti më modern shqiptar i të gjitha kohërave, një djalosh që me veprën e tij sfidoi sistemin mbretëror dhe kapërceu kohën, vinte si emblemë e një ndërmarrjeje pune të socializmit! Por se ajo qendër prodhimi kishte edhe një emër tjetër, ashtu si edhe ndodhë me çdo njeri që ka emrin që i kanë vënë, por edhe një emër që ai i vë vetes me punën që kryen dhe gjurmët që lë në jetë. Ajo quhej ndryshe, si edhe thoshin njerëzit aso kohe “punojë te Artistikja, ose punojë tek Hamit Mëzezi, i cili qe drejtori i asaj ndërmarrje artizanale”! Migjeni ynë i mrekullueshëm dhe Hamit Mëzezi, ky djalosh tiranas mund të kishin qenë vërsnik. Mundet patjetër që Hamiti t’i kishte lexuar vjershat e “poetit të mjerimit”, por nuk ka asnjë fakt që provon se ata ishin takuar me njëri tjetrin. Ajo që i bashkonte këta dy njerëz brenda kornizës njerëzore por në pavarësi të plotë dhe kohë të ndryshme, është “humanizmi”, dashuria për njeriun pa paragjykim dhe përjashtim, kruajua që për të mbrojtur njeriun, këtë institucion themelor ekzistencial, duhet të dilet hapur ndaj dogmave dhe sistemeve totalitare, duke pranuar “mbi shpinë” kosto jo të vogla për veten dhe familjen tënde! Pak ditë më parë u ndodha i ftuar nga familja Mëzezi dhe një organizatë civile me emrin “fisnikëria Tironase” sepse në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta, kjo organizatë qytetare kishte vendosur ta dekoronte pas vdekjes këtë burrë me vlera, me titullin e lartë “fisnikëria Tironase”! U trondita pozitivisht por edhe u mallëngjeva sepse solla në mendje me një herë ato kujtime të rralla që kisha pasur me të dhe familjen e tij. M’u rishfaq ai burrë shtatëlartë i heshtur dhe i kursyer në fjalë dhe aq stoik, sa që po të mos e njihje, të frikësonte me hijen e tij të rëndë! Dëgjon vlerësimet që i bëhen atij njeriu pas 30 vitesh kur ai është larguar nga kjo botë dhe gjëja e parë, që të vjen në mendje është se e “mira nuk humbet”, se ne kemi shumë nevojë për këtë lloj “ushqimi moral” sepse mirësia është thelbi i njeriut qytetar. Ajo shfaqet gjatë gjithë jetës si shpirti i gjerë, si humanizëm e dhimbsuri për çdo njeri, por para sa gjithash për njeriun në nevojë që, do të shpjerë bukën e përditshme në shtëpi te fëmijët që e presin, që ndjen mbi shpinë “luftën e klasave” ose damkën e të deklasuarit dhe lyp mjerisht një copë letër si garanci të pafajësisë së tij, si të thuash i duhet një “indulgjencë” që t’i shpëtonte persekucionit në breza! Dhe shumë nga ata që ishin quajtur si me “Ballin Kombëtar” apo ishin njollosur si “kulakë”, e merrnin udhën tek shtëpia e Hamit Mëzezit për të gjetur shpëtim. Ashtu të baltosur, ai i shtronte në sofrën e vet dhe jepte ndihmën sepse për Hamitin jeta e njeriut ishe pasuria më e madhe.

Jam i bindur, se në ato momente, kur për të në atë sallë solemne thuheshin ato fjalë të ndjera nga zëri i plotë dhe kumbues i Reshat Arbanës, aktorit tonë të shquar, shpirti yt Hamit Mëzezi u zgjua, e dëgjonte me atë urtësinë tënde karakteristike! Kam “frikë” se ashtu shkoqur t’i thoshe se, “nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, thjesht detyrën si njeriu që ka dashur dhe respektuar njeriun, duke ju gjendur pranë në halle familjare, duke e dëgjuar deri në fund kur ai ka derdhur me lot në sy marazin e tij personal apo familjar, duke ndenjur i shqetësuar dhe pa gjumë në sy kur një shok apo mik, i afërm apo i njohur, ka qenë duke vuajtur nga sëmundja apo ka qenë hidhëruar nga një fatkeqësi familjare”.

Ashtu është por se kjo mirësi njerëzore nuk paskërkish qenë aq e lehtë. Ja duke rrëmuar në kujtimet e tua zbulova se ishte fund viti 1945-1946. Disa shqiptar që “lufta e klasave” i gjeti në anën e të mundurve dhe ishin në burg për të vuajtur dënimin në zonën e Shijakut, madje disa syresh prisnin vdekjen, të thërritën e të kërkuan në mirësi shqiptari, që t’u jepje mundësinë të shkonin të festonin Bajramin në shtëpitë e tyre. Ndoshta për shumicën prej tyre ai do të rezultonte i fundit, ose “një lloj kurbani fatal” sepse hanxharët e “diktaturës së proletariatit” ishin mprehur keqas! Ti me kurajë dhe në besë të tyre ua dhe lejen dhe ata nuk të turpëruan. Të nesërmen jo në orën katër të mëngjesit si edhe kishit rënë dakord, por qysh në tre e gjysmë, ata “fakir” ishin atje ku duhej të ishin sipas ligjit. Nuk ishte e lehtë për ty Hamit burri! Ti dhe familja jote nuk mund të harronte që fashistët italianë e varrën në litar vëllanë tënd Hamdiun bashkë me djaloshin tjetër Ferid Xhajkon, sepse ata kishin ndjenja atdhetare antifashiste. Por ja që brenda teje dhe edukatës familjare që kishe marrë, “gurë themeli” kishte qenë dashuria për jetën dhe njeriun dhe jo urrejtja dhe shpagimi ndaj tjetrit”. Sot kemi i dashur Hamit Mëzezi rreth 20 vite në demokraci, njerëzit janë të lirë të lëvizin, të mendojnë me kokën e tyre dhe të shprehen lirisht. Ja p.sh, ty të kujtohet ai djaloshi imcak dhe i ëmbël tironas Refik Halili, që ishte punëtor i dalluar por që kishte edhe një zë të ëmbël e këndonte aq bukur. Ai që kishte “njollën në biografi” dhe nuk mund të dilte në skenë. Ti me kurajë e ngjite atje duke rrezikuar veten dhe familjen. Nuk ishte thjesht një kënaqësi artistike. Ishte një sfidë ndaj parimeve të sistemit ideologjik dhe klasor. Ai sot është një njeri i suksesshëm i biznesit, por se atë dashuri që kishte për këngën e shpërbleu me një veprim publik mjaftë kuptimplotë. Publikisht i dhuroi një autoveturë ish mësuesit të tij të muzikës, mjeshtrit Robert Radoja. Ky gjest nuk ishte thjesht tregues i bollëkut materiale. Përkundrazi flet për një pasuri shpirtërore që dikur privohej ideologjikisht nga sistemi!
Dhe hijet përgjuese mbanin shënime dhe spiunonin në zyrat e errëta të sigurimit. Mblidheshin fakte për ty se nuk zhvilloje “luftën e klasave” madje e kishe zbutur atë. Këta sikofant (sikofant quheshin në Athinë ne Greqinë e lashtë spiunët profesionistë, të cilët kur nuk kishin fakte shtrembëronin fjalët e thëna për të kapur në rrjetë gjahun e tyre të spiunllëkut) të kohëve moderne kishin planë-detyrë për të goditur njeriun e ndershëm, por që nuk këndonte “këngën e diktaturës”!
Ishte raportuar për ty Hamit, sepse ti përkrahje çifutin Batino dhe “zemerekun ekonomik” të ndërmarrjes ja kishe besuar atij. Dhe ç’farë njësie ekonomike? Kur krijua në 1967 kishte vetëm 170 punëtorë dhe kur dole ti në pension kishte 4500 punëtorë. Me keqardhje po të them Hamit se “artistikja” nuk ekziston më. Humbi ajo traditë Hamit Mëzezi, kur guri, druri, bakri, floriri, argjendi, alabastri, shajaku, leshi, mëndafshi, bezja e të tjera materiale, nga “duart e florinjta”, të atyre vajzave, grave dhe djemve, shndërroheshin jo thjesht në produkte ekonomike, por se përpos tyre mbahej e gjallë tradita artizanale, kostumografia dhe përvoja shqiptare në filigranë. Ruhej pra identiteti ynë kulturor dhe kombëtar. Ka vende që këtë traditë e kanë të lidhur edhe me “Muzeume të Kulturës Kombëtare” dhe bashkë me kulturën burimore e folklorike, kanë krijuar “Institute të Antropologjisë Kulturore”. Tanimë gjithçka burimore është përçudnuar aq sa te pazari i vjetër i Krujës, shiten për shqiptare produkte që blihen deri në Kinë! Më fal që po t’i them këto fjalë, por në kushtet që jemi nuk kam kujt “t’i qahem”! Godina e Artistikes çdo gjë është bërë, por emrin dhe punën e dikurshme nuk e ka. Ka humbur “pa nam e nishan”, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë! Po ju kujtoj shtetarëve të sotëm, se i gjithë prodhimi në kohën tënde shitej jashtë vendit. Shkoje Hamit në panaire jashtë shtetit dhe atje ekspozohej gama e gjerë e prodhimeve të “Artistikes”.I shisje eksponatet, lidhje kontrata për prodhimet tona artizanale, aq sa kur ktheheshe vije me detyrime kontraktuale që sillnin si mundësi që me këtë punë punëtorët të angazhoheshin të punonin edhe me dy turne, madje me kohë të pjesshme të punonin në shtëpi dhe gra e vajza të ndryshme të Tiranës. E gjithë kjo punë paguhej “extra” sepse ky mekanizëm sillte brenda vendit valutë. Me pak fjalë dhe shkoqur, Ti i dashur Hamit, kishe filluar të zbatoje parimet e “ekonomisë së tregut”! Madje për këtë të thirrën atje lart për të të “hequr kokën”, por nuk të “shkulën dot as veshin” sepse edhe asaj kohe pati nga ata që të kuptonin dhe mendonin si ty. Ti nuk u trembe, as kur mbrojte Meribanin, Sadedinin apo Hektor Kokalarin, që figuronin me biografi të keqe, madje këtij të fundit Diktatura i kishte pushkatuar të atin, ndërsa Ti e kishe caktuar atë të drejtonte sektorin delikat ku përdorej floriri dhe argjendi si lëndë e parë prodhimi. Ai i traumatizuar, habitej kur e thërrisje dhe në takime me të huajt, dhe i kërkoje pa pyetur nga drejtuesit partiak që të ekspozonte punën dhe teknologjinë që përdorej!

Dhjetëra e qindra njerëz atje provuan punën, gëzimin e jetës. Atje njerëzit u dashuruan dhe u martuan, u morën me art sepse “ansambli folklorik Migjeni” që u krijua nga mjeshtri koreograf Fehmi Shaqiri e vuri në sfidë të hapur edhe “Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve”! Sa familje apo familjarë përmes asaj pune të ndershme atje ritën fëmijët, i edukuan dhe i shkolluan, madje edhe i martuan. Hallet e jetës mund t’i dukeshin mal, por kur mendonin se qendrën e tyre të punës e drejtonte një burrë si Hamit Mëzezi, që ju dukej disave si gjyshi i tyre, disave si babë apo vëlla, qetësia ju kthehej. Për të gjithë ata një dritë shprese dukej në fund të tunelit të hallit njerëzor e familjar! Gjithmonë i preokupuar kur një aktivitet artistik i ndërmarrjes, më mirë me “thonë”, i shtëpisë tënde të vërtete “Ndërmarrjes Artistike Migjeni” ishte pragpremiere apo pjesëmarrëse në aktivitetet ndërkombëtare!

Po Hamiti ynë i shtrenjtë, i tillë ishe ti “njeriu i shqetësuar për njeriun”! Për ty si “tironas” nuk kishte fare rëndësi posti apo grada, sepse për “tironsit ka rëndësi zemra”! Kur ajo është e pastër, e hapët e vëllazërore; ti bartësi i saj pritesh pa “shejtanllëk”, sepse njerëzillëku tironas është gatuar i tillë në shekuj; i thjesht, human, modest dhe tolerant!

Nuk kish se si të ndodhte ndryshe. Ky qytet si edhe thotë studiuesi dhe albanologu i shquar George Von Hann, erdhi nga një “ëndërr kur hëna zbriti në shpatullën e një hyzmeqari që kur u bë Vezir, njeriun e parë që ndihmoi ishte realizmi i dëshirës së ish sundimtarit të tij për ta ngritur Tiranën si qytet”! Tirana jonë është ndërtuar me një dashuri të pakufishme të banorëve të saj, njeri prej të cilëve në historinë shekullore është dhe “Fisniku” Hamit Mëzezi! Drejtues dhe anëtarë të “Shoqatës Tirana”, ju jepni një titull shumë kuptimplotë; “Fisnikëria Tiranase”! Është një formulim shumë i goditur! Brenda fisnikërisë ka gjithçka, ka dashuri njerëzore, ka mençuri të thellë që duhet mëndje e hollë që ta kuptosh, ka mirëpritje deri në sakrifice, dhe tironasit e kanë dhënë këtë gjë me shumë tepricë, deri aty sa edhe në prona i janë futë të tjerët, shqiptar sigurisht, por që kanë bërë “ boll dom”! Në “fisnikërinë tironse” ka durim dhe tolerancë jo si nënshtrim, përkundrazi si një ndjenjë dhe sjellje qytetare që, gjithkush që gabon ta kuptojë vet dhe duke kërkuar falje të largohet nga drejtimi i gabuar! Fisnikëri do të thotë të dish të falësh dhe kjo ndjenjë ka lindur bashkë me njeriun. Vetëm njeriu fal, këtë e thotë dhe zoti dhe morali! Tiransit falin me zemërgjerësi, nuk mbajnë inat e mëri dhe nuk shtyhen nga hakmarrja apo shpagimi pas shpine. Fisnikëri do të thotë të kesh miqësi me të vërtetën, ta thuash atë pa frikë e pa droje, por ta thuash me fjalë të zgjedhura, për të mos e lënduar tjetrin, por me i tregu se e do e dëshiron me gjithë zemër ta ndihmosh. Fisnikëri do të thotë që të mirën ta ndash me tjetrin se kështu ajo shtohet. Që “fukarait t’i japësh nga çapa jote”, që jabanxhiun të mos e përbuzësh, që të pastrehun ta bujtësh në “hastrën tënde” e ta vesh të flejë me robtë e shtëpisë tate! Fisnikëri do të thotë që hallin e fatkeqësinë që të tronditë thellë, ta ndash me tironsin tënd pa droje, por dhe fatkeqësinë që ka tjetri tironas apo jo ta pranosh të ndahet me ty sepse kështu ajo zvogëlohet!
Familja e Hamit Mëzezit patjetër, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur atë, bashkëpunëtorët e afërt dhe punëtoret dhe punëtorët e “Artistikes Migjeni” i janë mirënjohës “Shoqatës Tirana”!
Por edhe ne që nga origjina nuk jemi nga Tirana jonë e dashur por kemi lindur dhe jemi rritur këtu dhe ndjehemi thellësisht pjesë e këtij qyteti, ju falënderojmë që e keni krijuar këtë titull kaq të kuptimtë!

Ju i keni vënë kurorë “mirësisë tiranase”. Ju falënderojmë thellësisht nga zemra që këtë titull më i bukuri dhe seriozi nga vlerat, Ju ia akorduat Hamit Mëzezit, këtij burri fisnik! Pa më të voglin dyshim, e them me zemër në dorë, se këtë titull e meriton gjithë “njerëzillëku tironas” i madh dhe i vogël, qysh nga ai plaku i moçëm që, ende “bon qelpiç” që të mos humbi tradita dhe deri tek korifejtë tironas, në të gjitha fushat. Kur fisnikëria bujtë tek Fisniku, ajo ndahet me të gjithë tironsit kudo ku janë, “mrena ene përjashta atdheut”, por edhe me të gjithë ata shqiptar nga veriu dhe jugu, nga bregdeti apo malësia që e kanë njohur Hamitin dhe kanë nderuar me të, qoftë edhe një përshëndetje, apo një duhan-cigare! Është njeriu me vlera që nderon titullin dhe nuk janë titujt që i japin shkëlqim njeriut!

e kJa më duket se po kalon në trotuar në “Rrugën e Kavajës” dhe e shoh ashtu Hamitin shtatë lartë me ato syzet e errëta, tek ecën qetë-qetë dhe përshëndetet me kalimtarët e rrugës, pa vënë re se kush janë dhe ç’poste mund të kenë. Gjithkush që i drejtohej me gojë dhe me shkrim, e dinte formulën magjike për të hapur “drynin” e zemrës së tij. “Jam një hallexhi” ose “kam këtë hall”! Dhe duke rrëmuar në kujtimet e tua o “finsikëria tironase” gjejë këto fjalë të shkruara nga dora jote, nuk e di se në ç’rrethana, porse sigurisht në një kohë pa liri; kur i shkruan një mikut tënd:”Në këto dy vjet nuk kam mundur të merrem me formulat fizike, po për fat të mirë më duket se kam zbuluar një formulë shumë më të rëndësishme, formulën e jetës! Sipas zbulimit tim, jeta është një ekuacion i ndërlikuar, të cilin njeriu mund ta zgjidhi me një herë në rast se dinë të punojë e të pushojë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, të shpërngojë fort gjuhën ndërmjet dhëmbëve”!
Ja përse fisnikëria i shkon hijshëm edhe sot pas 30 “viteve eter” atij burri! Ai “heshti me regjimin” dhe hapi dialog zemre e foli me njerëzit dhe shqetësimet e tyre, ndaj respektohej si të ishte një bamirës human! Personalisht ndjehem me fat që e kam njohur, kam ndenjur dhe kam biseduar me atë njeri që i bën nder fisnikërisë!
(GSH/BalkanWeb)

Prof.Kristo Frashëri: Ja cila është prejardhja e nënës së Skënderbeut!

Prof. Kristo Frashëri në një intervistë që ka patur me gazetaren Rudina Xhunga, në emisionin ‘Shqip’ ka folur për prejardhjen e nënës së Skënderbeut. Sipas tij, ajo që është e sigurt është se ajo ishte e bija e princit të Pollogut, por e rëndësishme është që Skënderbeu lindi, u rrit e luftoi për Shqipërinë.

“Nëna e Skënderbeut, Vojsava, është e bija e Princit të Pollogut. Tani se çfarë ishte ai Pollogu nuk e dimë, ishte shqiptarë, maqedonas, serb. Por, ata shqiptarë të Pollogut ata më kanë thënë mua, se Skënderbeu është nipi i tyre. Pasi është djali i vajzës sonë, Vojsavës. Por, nuk ka asnjë rëndësi nëse është maqedonase, apo çfarëdo kombësie tjetër. Skënderbeu lindi në Shqipëri, u rrit këtu dhe luftoi për Shqipërinë.”/

Saga historike e një familje atdhetare, nga Aqif Pashë Elbasani tek Luigj Gurakuqi dhe pinjolli më i fundit – Nga Dukagjin HATA

 

Në dy fotot: Aqif Pashë Elbasani dhe Luigj Gurakuqi

 

 

Sergjio Mazreku, avokati që trashëgon vlerat e derës fisnike…

Në foto: Av. Sergjio Mazreku

 

Takimi me Sergjio Mazrekun, avokat, publicist, autor librash, humanist në ndihmë të shtresave në nevojë, është gjithmonë një soj suprizimi.Kjo përfaktin se ai ndodhet gjithmonë në kërkim të përvojave të reja shpirtërore, në angazhime që lidhen me organet e drejtësisë, pjesë e të cilave ndihet si avokat, por dhe në angazhime të tjera që plotërojnë profilin e tij prej njeriu të veprimit, analisti dhe veprimtari shoqëror.

Dera e Mazrekëve lidhet me dy kreyqendra të shqiptarisë etnike, me Shkodrën që është vendorigjina dhe me Elbasanin, ku janë degëzuar shtrirjet e tij në kohë, veçanërisht me pinjollin e saj të ndritshëm, mjekun Vili Mazrekun.Vili është babai I Sergjios dhe një jetë të tërë shërbeu me një përkushtim shembullor për t’iu ardhur në ndihmë të sëmurëve dhe të pambrojturve.

Në Shkodër, Mazrekët krijuan në një kohë prej disa shekujsh modelin e rezistencës kombëtare në emër të vlerave të atdhetarisë, ku pinjollët e brezave mendjendritur lanë gjurmë në piketat e historisë. Në Elbasan, në qytetin e lashtë të kulturës dhe bukurive të dyzuara, në qytetin e bashkëjetesës dhe harmonisë, ku shkëlqejnë familjet e mëdha me sharm atdhetar e kontribute në histori, si dhe në Shkodrën loke ka hedhur rrënjë e ka ardhur gjer në ditët tona një familje historike, familja e shquar Mazreku, me gjurmë në kohë dhe sot në aktualitetin shqiptar. Kush shkel në qytetin e Shkodrës, qoftë dhe si vizitor i zakonshëm, nuk mund të mos kontaktojë me gjurmët e kësaj dere, që me kohë ka krijuar një portret të denjë për nder e respekt, jo vetëm në këtë qytet perlë e antik, por dhe më gjerë. Kjo familje është pjesë e palcës historike të Shkodrës, pjesë e identitetit historik të qytetit të mirënjohur, por edhe pjesë e identitetit të vlerave më të qenësishme dhe autentike të atdhetarisë dhe përveçësisve të tjera të Elbasanit.

Njëri nga pinjollët e kësaj dere fisnike është edhe Vili Mazreku, nipi historik i Luigj Gurakuqit, njërit nga luftëtarët dhe ideatorët e revolucionit nolian, i cili qëndroi përkrah liderit iluzionist e pacifist, deri sa dha jetën për kombin e tij.

Vili Mazreku është vëllai i komentatorit brilant të sportit Anton Mazreku, i cili la një emër të ndritur në analet e gazetarisë dhe sportit shqiptar, me shkëlqimin e një ylli të papërsëritshëm në valët e radiove dhe studio e televizoneve, ku gjëmoi fjala e tij që dehu e mrekulloi mijëra e mijëra spektatorë.

Martesa e Vilit me mbesën e patriotit të madh Aqif  Pashë Elbasanit, me Shpresën, një vajzë e bukur nga Elbasani, të cilën rinia e kohës e quanin “bejleresha”, ngaqë vinte nga një derë e kamur dhe dihet se në atë kohë lufta kundër njerëzve të kamur ishte ideologji vepruese,  e kohës, ku implikohej dhe figura e Ibrahim Biçakut, ish-kryeministër në kohën e nazi-fashizmit, pra kjo martesë do të bënte që Vili të vendosej në Elbasan, në lagjen e Kalasë.

Peripecitë ishin të shumta, “njollat në biografi” do të bënin të tyren, por mjeku pasionant ia doli të mbijetonte dhe të ruante dinjitetin e figurës së tij, falë asaj pune titanike që bëri dhe falë mbështetjes së plotë të qytetarëve të Elbasanit.

Vili ishte një mjek i përkushtuar, që gëzonte respektin e mirënjohjen e elbasanasve, të brezave të shkuar dhe atyre të sotëm, që kanë dëgjuar për veprimtarinë e tij si mjek i shquar dhe njeri me shpirt të pastër.

E thamë më sipër, e kush nuk ka dëgjuar për të vëllanë, komentatorin e shquar Anton Mazrekun, në Shkodër?

Kush nuk ka dëgjuar për plejadën e mjekëve, juristëve, letrarëve të derës fisnike të Mazrekëve?

Djali i  vetëm i Vilit, Sergjio Mazreku, avokat, është një person human, që ka asistuar me qindra çështje gjyqësore falas për nevojtarët dhe të varfërit. Reflektimet e tij në shtypin e përditshëm për nevojën e reformimit të plotë të organave të drejtësisë, para se kjo reformë të hynte në agjendën e ditës së politikës dhe më gjërë, janë pjesë e kredove të tij intelektuale, profesionale dhe njerëzore.

Gjithashtu është sponsor i disa dokumentarëve historikë, që lançojnë figurat emblematike të historisë së kombit, ku në përvjetorin e njëqind të shtetit të parë shqiptar, Sergjioja ka financuar një pjesë të projketeve të bashkisë së Elbasanit për të përjetësuar në dokumentarë e libra ikonat e saj në këtë qytet e më gjërë.

Sergjioja është gjithashtu autor i dy librave politologjiko-analitikë ku fokuson probleme nga më të ndryshmet e më të spikaturat të politikës dhe tranzicionit të vështirë, libra që kanë pasur jehonë në qarqet publicistike, mediatike dhe politike shqiptare.

PROFIL – Respekt për punën e palodhur të mësueses veterane Ana Ndocaj – Nga Fran Gjoka

Kanë kaluar disa vite kur mësuesja e talentuar e klasave të para dhe të katërta  Ana Ndocaj ka dale në pension. Kontributi i saj i paçmuar në fushën e mësimdhënies, ka lënë gjurmë të pashlyera tek miqtë, kolegët dhe nxënësit. Një mësuese dhe metodiste e rrallë, sidomos për arsimin fillor, por edhe  njeri me vlera shoqërore dhe nënë e përkushtuar. E kam njohur Anën si mësuese të pasionuar në mësimdhënie, si edukatore, si familjare, si grua me vlera të padiskutueshme intelektuale, si njeri, vite të shkuara, prandaj edhe sot pas kaq vitesh e kujtoj me respekt punën dhe aktivitetin e saj. E rritur në një ambient intelektual,edukuar në një familje me tradita atdhetare nga qyteti i bukur dhe plot tradita arsimore i Përmetit, Ana u formua si, mësuese e ardhshme për të rritur dhe edukuar breza. Dhe e kreu me sukses këtë mision sepse sot e kujtojnë të gjithë, ish kolegët, ish nxënësit, njerëzit e dashur të familjes, unë, ish kolegu i saj i dikurshëm, që po shkruaj këto radhë.

Në fakt, ishte kënaqësi dhe privilegj jo vetëm, të ndiqje, të punoje, por edhe thjesht të bisedoje me mësuese Anën për problemet e arsimit dhe dijes, sepse çdo fjalë e saja të bindte, çdo mendim i saj kishte peshë, të impononte respekt dhe vlera njerëzore sidomos kur fliste me pasion dhe dëshirë për profesionin e nderuar të mësuesit, për vështirësitë e punës me nxënësit e klasave të para, sfidat qe e prisnin për të ardhmen, përpjekjet e mundimshme për të edukuar tek ata dashurinë për shkollën. Shpjegonte me pasion, me dëshirë, me atë zërin e saj të ëmbël me përgjërimin engjëllor për t’i shërbyer përgatitjes së brezave, edukimit dhe vlerave njerëzore. Për hir të së vërtetës duhet të theksojmë se njerëz të tillë që shkrijnë jetën e tyre për të përhapur dritën e diturisë, për hir të mësimit dhe edukimit, janë sot më pak në   numër në shkollat tona, por mësuese Ana me punën e saj plot pasion, me rezultatet e arritura në procesin mësimor u bë ndër vite, shembull pozitiv në këtë fushë.

Pasi përfundoi studimet në Shkollën e Mesme Pedagogjike,u emërua në fillim mësuese në shkollën e fshatit Kosinë të Përmetit, duke bërë emër të mirë që në ditët e para të punës së saj. Krijoj një personalitet të arsimit dhe edukimit për t`u pasur zili, pasi mësuese Anën e donin, jo vetëm nxënësit e saj të vegjël, por kishin respekt edhe prindërit dhe kolegët. Këtu punoi vetëm tre vjet, pasi njihet me të riun  lezhjanë Zef Ndocaj dhe vendosin të krijojnë familje, prandaj transferohet në rrethin e Lezhës, ku punon për 3- vite në fshatrat Manati dhe Tresh. Siguria në konceptet shkencore, përdorimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies, komunikimi i ngrohtë me nxënësit dhe kolegët, puna e diferencuar me nxënësit e bënë shumë shpejt të njohur mësuese Anën në sferën e arsimit jo vetëm në Lezhë, por edhe më gjerë. Ishin të shumta idetë dhe mendimet, projektet dhe propozimet e saj për përmirësimin e punës mësimore-edukative, sidomos në klasat e ciklit të ulët, për arritjen e rezultateve të larta në mësimdhënie. E qartë në mendime, e thjeshtë në komunikim, e drejtë në vlerësim, mësuese Ana kurdoherë linte gjurmë të pashlyera në kujtesën dhe ndërgjegjen e nxënësve, prindërve dhe kolegëve të saj. Veç ta dëgjoje kur i kujtonte me radhë emrat e nxënësve, që kishin përfunduar shkollën. Shumë prej tyre sot janë prindër, familjarë, në moshë madhore, krenarë se kishin qenë nxënës të saj. Ua dinte gjendjen familjare, ku punonin, madje edhe interesohej për ta, i takon shpesh. Merr prej tyre letra falënderimi dhe kartolina urimi në vigjilje festash. U gëzohet atyre kartolinave si fëmijë, madje shpesh emocionohet deri në përlotje për nderin dhe respektin e tyre, flet për të ta, me entuziazmin e një njeriu për njerëzit e familjes.

Këtë grua fisnike e takova para pak ditësh në qytetin e Lezhës. U përshëndetëm si miq të vjetër dhe kolegë. Më foli me nostalgji për shkollën, për punën, për nxënësit. E kishte marrë malli të jepte edhe një here mësim, të punonte me nxënësit. Unë e dëgjoja me vëmendje dhe mendoja për mësuese Anën, këtë ikonë të arsimit në rrethin e Lezhës, që mbahet ende e re dhe gjeneron forca dhe aftësi pozitive për punën, për jetën…E njohin të gjithë në Lezhë. Janë qindra mësues që, jo vetëm e njohin, por në punën e tyre, në misionin fisnik të mësuesit, kërkojnë t’i ngjajnë asaj, të punojnë me zell e urtësi, dashuri dhe pasion, ashtu siç ajo i mësoi nxënësit e saj.

Në misionin e saj fisnik, Ana kishte gjithmonë përkrahje dhe mbështetjen e bashkëshortit të saj, i cili përpiqej t’ia lehtësonte sadopak barrën e angazhimit dhe kontributit shoqëror dhe edukativ.

Ecnim nëpër rrugët e qytetit së bashku unë dhe mësuese Ana Ndocaj. Ajo tregonte për jetën e saj, për punën, për vështirësitë dhe unë dëgjoja. Më kujtoheshin fjalët e një nxënësi të saj, tani edhe ai mësues: “Unë zgjodha profesionin e bukur të mësuesit, sepse më frymëzoi shembulli dhe përkushtimi i mësuese Anës…”. Kujtoja morinë e letrave dhe kartolinave qe i ruante me kujdes mësuesja e nderuar, takimet dhe bisedat me prindër e nxënës, imagjinoja sytë e nxënësve të saj, duke e parë mësuesen e tyre me dashuri, respekt dhe krenari dhe mendoja atë çast se edhe mësuese Ana duhet të jetë e lumtur. Unë nuk kisha gabuar. Ajo ishte e lumtur, sepse fundja, ajo e kishte përfunduar me sukses misionin e saj fisnik.

Por lumturia e mësuese Anës nuk kishte fund. Këtë lumturi ia sillte ngrohtësia familjare, respekti i kolegëve, dashuria e nxënësve disa prej të cilëve i takonte çdo ditë dhe motivimi në punën e përditshme. Këto elementë njerëzorë ia davaritnin disi stresin, ia largonin mërzinë. Megjithatë, edhe tani shqetësohet për shkollën, për punën, për nxënësit, për përparimin dhe sjelljen e tyre…Për afro 40 vjet me radhë punoi me përkushtim në shkollat e qytetit të Lezhës “Gjergj Kastrioti” dhe “Kosova”, ku u specializua si mësuese profesioniste sidomos për klasat e parë dhe të katërt ku punoi shumë dhe në mënyrë krijuese, me shembullin e saj,me krijimtari duke përdorur metodat dhe mjetet e reja mësimore e didaktike, për tua bërë nxënësve të vegjël mësimin sa më të thjeshtë, konkret dhe të kapshëm, një metodë kjo që ka vend edhe sot, për t’u përgjithësuar. Motoja e punës së saj ka qenë e thjeshtë dhe e qartë:Mësuesi është një misionar aktiv i përhapjes së ideve pedagogjike dhe i edukimit të etikës shoqërore në të gjitha nivelet e shkollimit, prandaj është e domosdoshme të jetë gjithnjë në kërkim të rrugëve e mjeteve të reja psiko-pedagogjike dhe metodike sa më të efektshme, që ua bëjnë nxënësve përherë e më të lehtë punën për të përvetësuar e zbatuar këto ide në praktikë në mënyrë krijuese. Për të realizuar këtë kërkesë madhore, ai duhet që të dijë të kombinojë më mjeshtëri vetë kualifikimin me përdorimin e metodave efikase pedagogjike. E për të gjitha këto, mësues Ana qe një shembull i shkëlqyer. Ajo u fali plejadave të tërë  nxënësve të saj pasionin dhe zellin për dijen  dhe kulturën, si edhe përkushtimin e saj jo vetëm si mësuese por dhe si prind shembullor,rriti edukoi dhe shkolloi dy fëmijë të mrekullueshëm  Izabelën dhe Bernardin, ku pas shkollimit të tyre japin sot kontributin modest në shërbim të shoqërisë. Me zell e pasion punoi edhe si drejtoreshë e kopshtit “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës. Mësuese Ana sikur kishte lindur për mësuese, për edukatore e brezave ishte gjithnjë pranë nxënësve në vështirësi ekonomike dhe mësimore duke i ndihmuar me dashuri prindërore ata. Prandaj ish nxënësit e saj e kujtojnë me dashuri dhe mall, ajo ka mbetur në kujtesën e tyre si njeriu më i dashur, simbol i një shembulli se si duhet të ecë njeriu në jetë.

Kanë kaluar vite nga dalja e në pension e mësuese Anës, por ajo ka mbetur e gdhendur  në memorien tonë, si shembull i njeriut fisnik, sepse kujtojmë punën, fjalën, aktivitetin, kulturën pedagogjike, sjelljen e saj shembullore. Puna dhe përkushtimi i saj do të kujtohet përherë, sepse rriti dhe edukoi breza…

BE: fake news janë kërcënim për demokracinë

VOAL – BRUKSEL – “Lajmet e rreme përhapen me një ritëm shqetësues dhe e kërcënojnë reputacionin e mediave, shëndetin e demokracive tona dhe vlerat tona demokratike. Prandaj duhet të krijojmë mekanizma për t’i identifikuar fake news e për ta kufizuar qarkullimin e tyre. Nëse nuk marrim masa në nivel evropian, rreziku është i madh që gjendja të helmohet.”

Kështu tha Komisarja evropiane për teknologjinë digitale Mariya Gabriel me rastin e mbledhjes së parë të Grupit të nivelit të lartë për të ndërtuar strategjitë kundër këtij fenomeni. ANSA

 

Zbulohet romani erotik i presidentit francez për të shoqen, Brigitte

Lidhja e presidentit francez, Emmanuel Macron, me letërsinë u mësua që në ditët e para të prezantimit të tij.

Asokohe u fol se kishte shkruar vetëm një roman dhe disa poezi, mirëpo sot, është zbuluar se krijimtaria e Macron gjatë adoleshencës, nuk ka qenë vetëm kaq.

Në kohën kur sapo pati takuar atë që më pas do të bëhej gruaja e tij, Brigitte, Macron ka shkruar edhe një roman erotik i cili nuk ishte bërë publik më parë edhe sepse Zonja e Parë e Francës, asokohe ishte bashkëshortja e dikujt tjetër.

Sipas medias franceze, romani do të jetë në treg më 17 janar dhe është zbuluar fal fqinjës së dikurshme të Brigitte.

E kam takuar Emanuel Macron kur ka qenë adoleshent dhe më kërkoi ta ndihmoja me shtypjen e dorëshkrimit. Ishin 300 faqe që sapo i kishte shkruar dhe kuptohej qartë që ishin emocionet dhe dëshirat e tij të momentit. Nuk kishte emra por romani ishte gjithsesi i guximshëm. Sot më vjen keq që nuk më shkoi ndër mend të ruaja një kopje të tij”, ka thënë fqinja për një gazetare franceze që është kujdesur për biografinë që do të dal pas pak orësh në tregun francez.

Intervistë e rrallë e Rexhep Çelikut: Ansambli Kombëtar i Valleve po merr fund !

Me trupë të përgjysmuar dhe kostume që s’mbahet mend kur janë blerë

 

Po ju sjellim një intervistë të rrallë të ikonës të Valles Shqiptare, Rexhep Çeliku, që u nderuar me titullin Nderi i Kombit disa ditë para se të vdiste. Intervista i është dhënë gazetës Sot, katër vite më parë, ku Artisti legjendë thotë se Ansambli Kombëtar i Valleve po merr fund ! Ndiqeni këtë intervistë!

Mjeshtri i valleve Rexhep Çeliku, prej 44 vitesh është në skenë me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke krijuar një repertor shumë të pasur artistik, dhe vlerësime brenda dhe jashtë vendit. Por pas 44 vitesh jetë artistike me Ansamblin Kombëtar, solisti i njohur tregon se përballë gjendjes shumë problematike që ka kaluar AKKVP gjatë viteve, tashmë ka ardhur koha që të rinovohet. Ndërsa kujton jetën e pasur artistike dekada më parë, koreografi i njohur popullor pohon se para ndërrimit të sistemeve AKKVP ka pasur gati 90 veta si strukturë, me valltarë, kor, orkestra, dhe sot fatkeqësisht ky ansambël është shumë i reduktuar. Sipas mjeshtrit të valleve, sa ka qenë dekada më parë grupi i valleve, sot është i gjithë ansambli, me një numër të kufizuar 32 vetë. Por jo vetëm shtimi i artistëve të AKKVP shihet si emergjente nga mjeshtri i valleve, pasi shumë problem për të janë dhe kostumet popullore. Duke folur për jetën artistike që zhvillon sot AKKVP mjeshtri i valleve, i cili për kontributin e tij artistik është nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i madh”, pohon se Ansambli Kombëtar nuk mund të ketë një jetë të kufizuar artistike vetëm në skenat e Tiranës, por duhet të shtojë aktivitetin e tij nga veriu në jug të vendit, sepse folklorin duhet t’ia përcjellë edhe brezit të ri.

-Si ka nisur ky vit për mjeshtrin e valleve Rexhep Çeliku?

Viti 2014 është një vit i ri, me një drejtor të ri dhe mbi të gjitha ne e kemi dhe kolegun tonë, artisti Ilir Kerni. Edhe drejtori i mëparshëm Zhani Ciko ka qenë një njeri me shumë përvojë dhe kulturë, por çdo gjë ka kohën e saj, ka ndryshime, por e rëndësishme është që në TOB ka hyrë një drejtor i ri shumë i mirë, dhe ne që jemi në fushën e koreografisë do të dimë të diskutojmë për të mirat dhe të këqijat e këtij institucioni. Ky vit ka hyrë me shumë shfaqje, sidomos për baletin dhe operën, por dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve ka pasur koncertet e tij, dhe tani ne po përgatitemi dhe me një premierë të re, që do të jetë ditët e para të shkurtit.

-Prej dekadash jeni pjesë e Ansamblit Kombëtar, sot si është gjendja e këtij ansambli?

Shumë diskutohet për teatrot, për institucione të tjera dhe shumë pak për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore kur ky ansambël është me vlerë, një nga institucionet më të rëndësishëm, sepse me anë të këtij ansambli ne kemi vlerat tona kulturore, trashëgiminë tonë, dhe e ka zili gjithë bota. Mendohet se do të jetë një reformë në të gjithë institucionet e artit, dhe sipas zërave mund të bjerë dhe në AKKVP. Por varet se si e kuptojnë këtë reformë. Reformë nuk do të thotë të shkurtosh, reformën mund ta kuptoj dhe ndryshe. Nëse këtij ansambli i ka rënë reforma prej kohësh, ku më herët ka qenë gati 90 veta si strukturë, me valltarë, kor, orkestra, sot ky ansambël është shumë i reduktuar. Sa ka qenë dekada më parë grupi i valleve, sot është i gjithë ansambli, me një numër të kufizuar 32 vetë. Para shumë vitesh ka qenë 18 çifte valltarësh dhe sot janë vetëm 7. Pra në AKKVP reforma ka rënë vetvetiu vetë, por mendimi im është se ky ansambël duhet të parë me një sy tjetër nga qeveria e re, e cila duket se është dashamirëse sa i takon kulturës dhe folklorit dhe ta shohi me një sy tjetër, çfarë mund ti rregullojmë këtij ansambli që ta kemi, sepse duhet ta kemi dhe ta kultivojmë dhe tek rinia sot.

-Thatë se në AKKVP reforma ka ardhur vetvetiu. Çfarë mund të na thoni mbi vëmendjen e institucioneve shtetërore gjatë kohës që AKKVP reduktohej nga artistët?

Ne jemi në një kohë tjetër sot, jemi shtet kapitalist dhe me këtë punë do të punojnë ata që janë për të punuar, por jo për ta shkatërruar. Por në AKKVP ka ardhur një strukturë, që nuk ke ku ta kapësh, ka arritur fundin dhe kërkon patjetër të fuqizohet si nga grupi i valleve, grupi vokal, solistët, orkestra, instrumentistët popullorë. Ansambli Kombëtar kërkon kostume të reja popullore, sepse u bënë shumë vite që jemi po me këto kostume që janë të vjetra. Kanë shumë vite, por ne i ruajmë me kujdes, i pastrojmë, i hekurosim. Këto duhet të mendojë dhe ministria, qeveria, duke ditur sa kemi jorganin të na japi një cep të jorganit, që dhe ne të qepim kostume të reja popullore, për ta pasur dhe për ta rinovuar këtë ansambël, sepse kostumi ka 50 për qind të vlerave.

-U shprehët se sot janë një numër i reduktuar artistësh në AKKVP, megjithatë aktivitetit artistik i mungojnë shumë dhe turet që keni pas zhvilluar dikur, janë shumë pak sot?

Ansambli ka shfaqje, ka koncerte, por për mua AKKVP dikur ka pasur një lëvizje më të gjerë më të madhe nga ana artistike edhe në vend edhe jashtë vendit. Sot ne e kemi të vështirë të lëvizim me ture brenda vendit, sepse mungon ana financiare, teatrot e qyteteve nuk janë në gjendjet e mëparshme, por janë degraduar dhe është vështirë. Duan një financë më vete për ti rikthyer edhe njëherë teatrot ku kanë qenë për ti rikthyer edhe njëherë teatrot atje ku kanë qenë që të ketë një aktivitet të gjallë. Por ky ansambël si para ndërrimit të sistemeve ashtu dhe sot ka një sukses të njëjtë. Ne dimë dhe e njohim shumë mirë, dhe kur dalim jashtë vendit, shikojmë se sa shumë spektatori i huaj e do dhe e preferon spektatorin tonë. Po kështu unë do të thosha, që neve na mungon ajo që thashë pak më parë, që ansambli duhet të jetë më i lëvizshëm sa i takon turneve artistike brenda vendit. Pse mos të shkojë sot Ansambli Kombëtar në Shkodër, pse të mos shkojë në Korçë, etj. Ansambli duhet të shkojë deri nga veriu në jug të vendit, ku publiku të marri nga folklori, sepse dhe ne si AKKVP programin me folklorin e popullit e kemi.

-Keni 44 vjet në skenë me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Gjatë kësaj kohe është diskutuar shumë dhe mosha e artistit. Është e drejtë që një artist të kërcejë në skenë deri në moshën 60 vjeçare?

Unë kam 44 vjet që kërcej në skenë, dhe në 1970 kam filluar punën si artist i AKKVP. Në kohën e monizmit ka pasur ligje të tjera për moshën e daljes në pension. Skena nuk të pranon në një moshë të madhe. Unë sot vërtetë kërcej në skenë, por bëj dhe punën e përgjegjësit, duke i mësuar vallet brezit të ri, pra vijoj punën e koreografit duke sjellë valle të reja. Por interpretimi ka moshë të caktuar, në kohën e monizmit ishte si rregull, që deri në 45 vjeç ishte mosha e daljes në pension për femrat dhe 50 vjeç burrat, pas ’90 kjo moshë u shtua. Për gratë mosha e daljes në pension shkoi 50 vjeç, ndërsa për burrat 55 vjeç, dhe tani ka arritur mosha 55 vjeç në pension për gratë dhe 60 për burrat. Për këto probleme ne me sindikatën e artistëve kemi diskutuar dhe statusin, i cili fatkeqësisht nuk është miratuar. Më herët ka pasur një ligj, ku ishte një 50 vendësh që e përdornim edhe për të afruar elementin e ri. Ai që ishte element i vjetër, jashtë forme, të jepte mësim në Shkollën e Baletit për të plotësuar dhe rrogën deri sa ti vinte mosha e pensionit, por këto ligje kanë ikur nuk janë më. Sot është e vështirë të gjesh rrugën e ndërmjetme, pasi është vështirë ti flakësh artistët në rrugë. Artistët mezi presin ditën e rrogës, ndaj duhen parë me kujdes politikat për artistët.

-U shprehët se nga vitet ’90 AKKVP pati një dëmtim me trupën artistike. Si i kujtoni ato vite, dhe ku u fokusua puna juaj që ansambli të mos e humbiste aktivitetin artistik?

Gjatë atyre viteve, pjesa dërrmues e AKKVP mori rrugën e mërgimit për të gjetur një jetë më të mirë dhe një pakicë e ansamblit, duke filluar që nga unë qëndruam për ta mbrojtur këtë ansambël. Por dhe duke pasur Shkollën e Baletit, të gjithë ata elementë që ikën, ne i zëvendësuam me elementin e ri të kësaj shkolle, dhe filluam ti mësonim repertorin, që mos të humbiste tradita dhe folklori. Intervistoi: Julia Vrapi

Intervistë e Anita Takes e vitit 2006 – Në kujtim të këngëtares të shquar: Boshllëk që nuk e mbush dot muzika! Intervistoi Ardian Murraj

Voal po ju sjell një intervistë të rrallë të këngëtares të shquar Anita Take që u nda nga kjo botë më 12 janarin e 2017.

Intervista është marrë nga gazetari Ardian Murraj. Për respekt të këngëtares, këngës të saj dhe artdashësave po e sjellim këtë intervistë në video.