VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Njerëzit e Serbisë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup i drejton me telekomandë Beogradi – Nga SHABAN MURATI

By | August 10, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Fritz Radovani 4 months ago Reply

    Mendim shume i sakte dhe i PANDRYSHUESHEM .
    Ju falemnderes !

Komentet

Të gatuash dhe të kursesh kohë – këshilla amvisore Nga Elida Buçpapaj

Çdo ditë jam në përpjekje për të qenë një zonjë shtëpie tradicionale shqiptare dhe një profesioniste. E dua profesionin, sikur dua letërsinë, leximin, krijimin.

Amvisëria kërkon përkushtim. Ne familjen tone frenat i kishin prinderit e mi, pa marrë parasysh se ne punonim në shtëpi. Tani që ata janë në qiell, ne i kujtojme me mirenjohje për mbeshtetjen qe na dhane ne mbajtjen e deres hapur, rritjen e djemve tane dhe per gjithëçka. Babin, poetin Vehbi Skënderi, e kishim edhe nje bashkëpunetor te shkelqyer me krijimtarine publicistike dhe poetike. E kishim edhe një mik e shok. Sot janë të rrallë miqtë e vërtetë në Atdhe mos e diskuto pastaj në Perëndim.

Tani blerjet i bejme të dy me Skënderin, si shumëçka. Çdo ditë blemë diçka, kështu jemi edhe ne levizje pasi profesioni jonë eshte sedentar. Përpiqemi të blemë me cilësi dhe duke kursyer, prandaj i lodhim pa kursim kembet per të perfituar nga ofertat por edhe kur çmimet pergjysmohen pranë afateve të skadencave, sikur dje kur blemë qumësht dhije, borzilok dhe rukola.

Ecja është dimension i perditshmerise tone. Sikur leximi, krijimi dhe portali qe kërkon nje pjese gjigande te kohes.

Prandaj kursimin e kohës e kemi prioritet.

Unë kursej kohë edhe në gatim. Diskutojme përpara me Skënderin. Per ushqime me vlera. Djemve nuk u pelqejne shume zarzavatet por ne nuk heqim dore. Endriti, djali me i vogel ka periudha qe do te jete vegjetarian. E respektoj zgjedhjen, por kjo kerkon vemendje qe ai t’i plotesoje proteinat bimore qe ka nevoje per çdo dite. Prizreni ka prirje per junk food. Kur ka leksione para dhe pasdite preferon dyrymet dhe mcdonaldet se mencën shumë të mirë Universitetit.

Per sot kishim blere mish viçi, ossobucco si dhe barbunja. Për shkak të Endritit, vendosa t’i gatuaj veç e veç plus të bëj një supë të ftohtë, spanjollët e quajnë  “Gazpacho”, e përgatisin edhe të ngrohtë gjithashtu.

.

Për të fituar kohë veprova keshtu:

Për mishin:
Vendosa mishin te skuqej me vaj ulliri pastaj shtova qepen e grirë ne rende me 3-4 thelpinj hudhra, ajo pjese e qepes qe mbeti e vendosa menjane, ne skuqje e siper hodha pak vere te bardhe dhe kur ishte shuar, shtova salcë shisheje 400 miligram, plus kripe, piper te kuq e te zi, koper, rozmarine dhe ne fund pak qumesht dhije e te gjitha bashke i hodha ne tave e drejt e ne furre për t’u pjekur. Ne minutat e fundit para se ta hiqja, mishit i shtova 2 gjethe dafine.

Per barbunjat:
Pastrova 1 kg barbunja, qepet, hudhrat, dy speca dhe tre-kater domate.

Griva ne rende qepen, shtova 3-4 thelpinj hudhra dhe i vendosa per t’u skuqur me vaj ulliri, pastaj shtova dy specat e grira, domatet dhe ne fund barbunjat, me pas kripen dhe erezat, pasi u keverdisen disa minuta, sikur bëhen në Tropojë, shtova gjysme litre qumesht dhije e te gjitha bashke i hodha ne tave direkt per në furre.

Mishi shoqerohej me barbunja per ne.

Per Endritin si vegjetarian temporer barbunjat sade me pak djathe pekorino te grire.

Duke qene se per Endritin s’mjaftonte, kisha menduar per nje supe te ftohte për të gjithë ne.

Gjate grirjeve kishin mbetur copa qepe, speci, shtova 2 thelpinj hudher, borzilokun, 100 gram rukola, nje kavanoz me qiqra te ziera, plus gjysme kg kos dhe i frulova ne mikser. Mund te serviren edhe keshtu, si supe e ftohte, por une preferoj t’i jap nje valë duke shtuar kripen, piper te kuq e duke e zbukuruar me vaj ulliri.

Dreka eshte gati.

Per desert, u kujdes Skenderi dhe qeroi 2 shege e kokrrat i ndau ne 4 taska te vegjel.

Për nesër, si fillimjave, do të ziej që sonte në darkë fasule, të cilat i kam vënë në ujë me pak sodë buke, e neser do të pergatis ose nje makaron ose oriz!

E kam menynë e gjithë javës në kokë, sepse kur mendimet i ke të qarta në kokë i zbaton lehtë dhe kursen kohën!

PS

Mungojnë fotot, por kërkojnë kohë.

Mungojnë edhe komplimentat që i mora kur dreka u shijua nga familja!

Për gatimet, i ngjaj edhe gjyshes time nga mami, edhe mamit, edhe stërgjyshes. Edhe nga gjyshja nga babi ngjaj padyshim shumë. Dhe jam krenare!

REZOLUTA E VESELIT NJË LECKË E PA VLERË – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

Rezoluta e Veselit është mashtruese, kurthuese, denigruese, është vetëm në copë letre, si ajo letra që e patën pru natën nga Podgorica për demarkacionin.

Kjo rezolutë s’ka kurrfarë vlerë. Është vetëm në shërbim të zgjatjes së mandatit të Presidentit për ta coptuar dhe korrigjuar teritorin. Kjo është vetëm një lajthitjë. Nuk ka nevojë të bihën e as të miratohën këso farë deklaratash më vlerë zero,sepse kufinjët për ata që marrin vesh janë të rregulluar më kushtetutës si kufinjë të paprekshëm dhe të pacenushëm. Duhet vetëm të zbatohet. Rezoluta e Veselit është vetëm një grackë, një gropë për opozitën. Por opozita nuk e hanë më këtë karrem. Tashti krejtë çështja ka kalu të populli, të sovrani.

E vetmja zgjidhje është qe Presidenti Thaçi të dorëhiqet, ose të rrexohet më protesta edhe më masive.

Qeveria greke i kërkon Tiranës të ndryshojë historinë tonë të Luftës së Parë e të Dytë Botërore – Nga SHABAN MURATI

Franca dhe Gjermania kanë luftuar me njera-tjetrën në të dy luftrat botërore. Sot janë aleatë strategjikë dhe binom udhëheqës i BE dhe i Europës.

Nuk i ka shkuar dhe as mund t’i shkojë ndër mend Gjermanisë t’i kërkojë Francës të deformojë tekstet franceze të historisë së Luftës së Parë dhe të Luftës së Dytë Botërore, siç po ia kërkon Tiranës sot qeveria greke për Luftën e Parë dhe për Luftën e Dytë Botërore.


Ka marrë fund ai shtet dhe ai popull, që shesin historinë e tyre.

NATO e Amerika e dëbuan Serbinë, ne e kthyem! – Nga GANI MEHMETAJ

Nuk e kuptoj pse disa medie shqiptare çdo ditë na e japin nga një alarm, kinse ushtria serbe është mobilizuar dhe ka ndër mend ta sulmoj Dardaninë. Nuk e di pse i japin peshë aq shumë Serbisë portalet shqiptare, sikur t’i financonte ai shtet. Me frikësime e tensione portalet, gazeta e televizione shqiptare duam ta mbajnë Serbinë brenda Dardanisë e trurit të shqiptarëve, kurse e dinë fare mirë se me vetëm një ushtar amerikan në kufirin Dardani -Serbi, apo dy ushtarë të NATO-s ,Serbisë nuk do t’ ia mbanë as t’i afrohet kufirit.

Me brengos fakti që Serbinë e kemi futur kudo nëpër porta të mëdha në Dardani e në Shqipëri. NATO e Amerika e dëbuan, ne e kthyem triumfalisht.

Fqinjët na e sollën turkun në Gadishullin Ilirik – Nga GANI MEHMETAJ

Një grusht shqiptarësh përdorues të FB-së, kur duan t’i arsyetojnë krimet serbe e greke, ose të helmuar nga propaganda e fqinjëve kundër shqiptarëve, shkruajnë: “turqit na armiqësuan me fqinjët!”.
Me fqinjët nuk na armiqësuan turqit, fqinjët serbë, bullgarë e grekë i kishim armiq para se të vinin turqit në Gadishullin Ilirik. Janë fqinjët e dhunshëm serbë e grekë që i sollën repartet e para turke në gadishull për të na luftuar. Janë fqinjët serbë e grekë që u dolën në ndihmë turqve kundër shqiptarëve disa herë gjatë historisë, madje në momente kyçe për fatin tonë.
Pse nuk e lexojnë historinë e tyre kombëtare këta shqiptarë, dalzotës të fqinjëve serbë e grekë, është për keqardhje.

t’kam zili Kosovë ! blog në varg nga elida buçpapaj

t’kam zili Kosovë
që sot po po vjen e gjitha
në Prishtinë
i madh e i vogël
edhe fmijtë në barkun e Nanave

prej gjithë anësh
po vjen Kosovë n’Ulpianë
po zgjohesh para agimit
nuk po flen fare
natën po e ban ditë
gjumin andërr shburgosje
ditën po e ban rrugë
me ardh në Prishtinë
me ia tregu
fytyrën tënde të lodhun
të keqes

fytyra jote dhimbje, vuajtje, pasqyrë
e qindra mijra fytyrash
nëpër shekuj
qendron si shkamb
përpara shbërjes

të gjitha andrrat
sot i kam pa tuj hypë nëpër avionë
nëpër aeroportet
nga Gjeneva, Zürichu, Baseli
me destinacion
Prishtinën
e tuj zbritë tek Adem Jashari
që kish dalë vetë
me më pritë

t’kam zili Kosovë
se ke qenë gjithmonë
e çume në kambë
në kohën pushtimi
e në kohën e dreqit
e kjametit
dhe sot vjen e zbarkon
si valët e detit Adriatik
e Jon
aty në Prishtinë
me myt të keqen

t’kam zili Kosovë
se m’ke mësu me e dasht lirinë
e m’ke mësu
me ndejt e çume në kambë
edhe fjetun,
edhe dekun

t’kam zili Kosovë
se ngrihesh gjithmonë
edhe kur t’lanë pa bukë e ujë,
zdathë, e me barkun thatë
ti prapë ngrihesh prapë
me e rrëzu dreqin
që t’u ka ngjitë
si muti kpucës

t’kam zili Kosovë
që din me u ngritë
sa herë bjen
sa ma posht bjen
aq ma lart ngrihesh
mos m’u rrzu
ma kurrë

desha me qenë me ty Kosovë
me ty jam mish e shpirt
me e shrrënjosë
bashkë me ty
të keqen
nga Prishtina në Tiranë
që po na e vret rininë
gjanë ma të bukur që kemi
e po na e dëbon rininë
rrugëve të botës

t’kam zili Kosovë
se e keqja nuk t’shtrin
për tokë e t’keqja
nuk të gjunjëzon dot
se e keqja të ban
edhe më të fortë

me ty jam gjithmonë
edhe sot Kosovë
bashkë jena n’Prishtinë
tek sheshi Skënderbe ku takuam
në shkurtin e këtij viti Çun Lajçin
jam ba shqiponjë
dhe po fluturoj
nga Alpet e Zvicrës
në Alpet Shqiptare
dhe po zbres
në Prishtinë
drejt e në shesh
aty me ju
tuj protestu
me e zhbi të keqen
nga Prishtina
në Shqipërinë londineze

PRANIA E DELEGACIONIT TONË NE LOKALET E ASAMBLESË SE OKB PO DEL TË JETË ILEGALE?! – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

Telallët e Hashim Thaçit si RTK dhe Klan Kosova i ranë tupanit së: “Në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së në Neë York po merr pjesë edhe një delegacion nga Kosova i prirë nga presidenti i Kosovës.. ” Ok.por…

Por zyrtarët e OKB-së ne Nju Jork e kane demantue këtë lajmë duke theksuar së delegacioni nga Kosova nuk është ftuar fare ne Sesionin e sivjem të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së bile as privatishtë. Ja reagimi i zëdhënëses se Sekretarit te Përgjithëshëm të OKB-se

Zëdhenësja e sekretarit të përgjitshëm të OKB-së Eri Kaneko: thotë së:

“As Hashim Thaçi e as as delegacion nga Prishtina nuk është ftuar në sesionin e sivjetëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,bile as si vezhguese,si Palestina. Se si kanë mundur të hyjnë në lokalet e Pallatit të OKB-së, mund t’i pyesni ata..”

Bile për me qenë kjo edhe me qesharake Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq kur e takoj Bahgjet Pacollin ne koridor e befasuar e pyeti Pacollin:”Me leje të kujtë je ardhë ti këtu…” Delehacioni i jonë atje u sollë si bandita. Vetem Behgjet, Ministër i jashtem i beri hiq më pa se kater skandale diplomatike duke i ju rras me zor,dhe duke i shqetesuar delegacionet tjera,për çka duhet te jepë përgjrgjsi,duke dhanë doreheqeje te menjëhershme

Këta janë pra shkerdhyesit qe ta marrin fytyrën kudo qe shkojnë.  Bile,me ba me ju shku mendja edhe OKB-ne e bajnë tollovi,piskamë siç e kanë ba Kosovën.

Është imediate që shteti të merret seriozisht me çarmatosjen e popullatës – Nga HYSEN ARAPI

Ngushellime familjareve te tragjedise se fshatit Resulaj (Vlore).
Eshte imediate qe shteti te merret seriozisht me çarmatosjen e popullates , pasi ka deshtuar per 20 vjet me rradhe. Kjo realizohet me ligj te posaçem , me nje polici profesionale dhe me angazhim qytetar, nepermjet disa etapave qe fatkeqesisht deri tani jane djegur si pasoje e vullneteve politike.
Bejeni kete, pasi shqiptaret, ndonese me mijera probleme ne kurriz , nuk meritojne qe ne ankth te numerojne viktimat e radhes. Shtet je pergjegjes per parandalimin e tragjedive te tilla dhe sigurine e jetes se qytetareve shqiptare.

Njerëzit e Serbisë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup i drejton me telekomandë Beogradi – Nga SHABAN MURATI

Është naive të pritet që një Serbi e demokratizuar të gjejë në të ardhmen, pas 50 apo 100 vjetësh, gatishmërinë për të publikuar emrat e shqiptarëve, që u kanë shërbyer interesave serbe në Tiranë, në Prishtinë apo në Shkup.

Kjo mbetet detyrë ekskluzive e shtetit në Shqipëri dhe në Kosovë. Një detyrë tepër e vështirë, sepse Serbia është kujdesur që njerëzit e saj në këto kryeqytete të jenë shumë të pasur, me shumë pushtet, me shumë influencë politike, zyrtare dhe publike.

Dhe këta drejtohen nga Beogradi me telekomandën e dosjeve. Ndaj dosjet e Serbisë janë një litar në qafën e kombit shqiptar.

xhungël Poezi nga Elida Buçpapaj

pylli është
shpopulluar
nga banorët e tij
legjitimë
luanët,
tigrat e ketrat
janë larguar
në emigrim

elefantët, xhirafat
varur degësh
noçke e qafe
prangosur
prej rrjetash – çarqe
që kamuflohen
herë si brirë drerësh
herë si lastarë pemësh

lepujt dhe urithët
si gjithnjë
me veshët përpjetë
bëjnë jetë të lirë
nga bira në birë

arinjtë gjithë vitin
flenë gjumin
letargjik
kur zgjohen në
intervale të shkurtra
epike
dhelprat u rrinë
gati pranë
ne vend të presë e mjaltit
i mēkojnë
si erbivorë
me gjethe hashashi
e marihuanë

pylli është kthyer
në xhungël
ujqit e dhelprat
bëjnë ligjin
dhelprat vetëm
tundin e dredhin
bishtin
duke e gjunjëzuar
gjithë lukuninë e ujqërve
me talentin e tyre
herë si shkrimtare,
herë si ministre
herë si pornostare

kafshët e pyllit
nga strofullat
kanë marrë ikën
prej frikës
janë strehuar
bërë sa një grusht
në foletë e zogjve
sepse aty lart
dhelpra nuk i arrin
dot rrushtë

si zogj zvogëluar
kafshët e pyllit
rrinë duke u lutur
që në pyll bashkë
me luanēt
të kthehet
rregulli e harmonia
që sorkadhet
të luajnë në piano
e bilbilat të këndojnë
a capella me rend
ndërsa ujqit e dhelprat
në burgun e bordellove
të bëjnë aheng

Fitorja sportive, krenari kombëtare edhe për Zvicrën, edhe për shqiptarët! – Nga Elida Buçpapaj

Prej dje komentuesit e ndeshjes dhe shtypi e mediat zvicerane, kanë përmendur  simbolin e shqiponjës me dy koka që bënë me gjestikulacion pas golave Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Këtë simbol për solidaritet e ka bërë edhe Lichtsteiner, kapiteni i kombëtares të Zvicrës!

Dhe për t’i paraprirë çdo paragjykimi për simbolin shqiptar është reaguar menjëherë.

Tages-Anzeiger sjell fjalët e trajnerit të kombëtares kroatit Vladimir Petkoviç: “Shqipëria, Kosova? Kjo gjë nuk është një çështje. Këtu në Kaliningrad, Zvicra luan kundër Serbisë. Futbolli nuk është politika.” Ky ishte mesazhi që ekipi kombëtar zviceran dëshiron të vendosë përpara ndeshjes.”

Pastaj ndeshja doli sikur dihet. Dy golashënuesit ishin Xhaka dhe Shaqiri.

Për shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri ishin vetë shqiponja në flamur!

Pa lidhje me politikën por me lidhje me krenarinë kombëtare!

Për 20 Minuten, më të lexuarin gratis në Zvicër, dhanë shpjegime të tre, Kapiteni i Kombëtares zvicerane dhe dy golashënesit:

“Ishte thjesht emocion, nuk dua të diskutoj politikën”, tha Xherdan Shaqiri.

Granit Xhaka u shpreh “Shqiponja me dy koka nuk ishte një mesazh ndaj kundërshtarit, ishte një përshëndetje për njerëzit nga e kanë prejardhjen prindërit e mi, për ata që më përkrahin si fansa. Ishte emocion i pastër, nuk ishte një reagim i vetëdijshëm “.

Edhe Kapiteni Stephan Lichtsteiner ka dhënë shpjegimin e tij: “Nuk mendoj se zviceranët kanë një problem me të, sepse ne e dimë se ata janë me shtetësi të dyfishtë. S’ka lidhje me provokim. Si kapiten, nuk kam asnjë problem me këtë. Kishte kaq shumë tension dhe unë mendoj se është e drejtë ta kremtojmë atë gjerësisht.”

Më bukur atë që ka ndodhur e përshkruan portieri i kombëtares zvicerane Yann Sommer: “Përpara ndeshjes si skuadër ne thamë se në një ndeshje futbolli nuk mund të flitet për asgjë tjetër veç për futboll. Dhe ne nuk deshëm që të flisnim për asgjë tjetër. Por ne nuk mund të gjykojmë për gjëra që nuk kemi qenë asnjëherë dëshmitarë më parë sikur kjo që ndodhi. Këtu futen edhe emocionet”

Sommer ka shumë të drejtë!

E cili fallxhor parashikoi se do të shënonin duke përcaktuar fitoren e kombëtares zvicerane dy zvicerano-shqiptarë?

Për fitoren e Zvicrës u gëzuan dhe u bënë fansa të gjithë shqiptarët.

Pse provokim qenka ky?!

Jo nuk ka si të jetë provokim.

Zviceranët u çmendën prej gëzimit se skudara e tyre fitoi, edhe shqiptarët u çmendën prej gëzimit se Zvicra fitoi dhe dy golat i bënë dy shqiptaro-zviceranë.

Shqiponja dykrenore është simboli kombëtar i shqiptarëve, i një kombi që ka vuajtur dhe vazhdon e vuan. Shqiptarët kanë përjetuar drama e tragjedi nga ish-pushtuesit, nga diktaturat, por sot edhe nga mungesa e standarteve të demokracisë, ndërsa Graniti dhe Xherdani, si përfaqësues të rinisë shqiptare, janë arsye për t’u emocionuar. Kur ka rini të motivuar si Graniti dhe Xherdani, ka shpresë edhe për vendet nga e kanë prejardhjen lojtarët dhe shqiponja dykrenore.

Zvicra është shteti model për shqiptarët, ku ata kanë gjetur strehë dhe sukses, prandaj e duan Konfederatën Helvetike. Lojtarët shqiptarë që luajnë me kombëtaren, duan t’i japin Zvicrës atë çka kanë marrë prej saj. Zvicra i bëri ata që janë dhe ata ia shpërblejnë me dashuri, pasion dhe përpjekje maksimale për të siguruar fitoren.

Dhe fitorja deh, edhe kur nuk ke pirë, fitorja deh, pa marrë parasysh se je zviceran apo shqiptar!

Fitorja sportive e Zvicrës është krenari kombëtare legjitime edhe për zvicranët, edhe për shqiptarët!

S’ka koment tjetër!

taulant balla, a e dorëzoi xhafa nr.1 xhafën nr.2 pas telefonatës të babales ?! Nga Elida Buçpapaj

taulant balla mos të flasë për babalen,

por për gënjeshtrën e edi ramës i cili menjëherë pas publikimit të bisedës telefonike të babales tha

se kjo bisedë ishte analizuar nga organe të specializuara jashtë vendit!

biseda telefonike e babales 24 orë pas daljes në mediat shqiptare nuk ishte analizuar nga asnjë organizëm i specializuar ndërkombëtar apo i huaj

pra edi rama rrejti

kur një kryeministër gënjen ka marrë fund shteti

sepse i përdor taulantët si letra higjenike.

Unë kam disa pyetje retorike:

A është e vërtetë se vëllai i xhafës ishte në kërkim nga qeveria italiane prej vitit 2002?

Po !

Përse u bë xhafa i ndershëm pas pilafit ?!

A nuk e dorëzoi xhafa të vëllain menjëherë posa doli telefonata e babales ?

Po !

xhafa nr1 po të kishte 1 gram integritet do të duhej ta dorëzonte xhafën nr 2 menjëherë që kur kishte dalë fletë arresti në 2002, apo jo ?

Po !

Kur nuk e dorëzoi xhafa 1 xhafën 2 në kohën e fletë arrestit a ka integritet xhafa 1?

Jo nuk ka!

Po kur ministrat e kryeministrit nuk kanë integritet, a ka integritet kryeministri gënjeshtar ?

Jo nuk ka!

Dhe këtu mbyllet tema

Kur gënjen kryeministri dhe mbahet me ministra pa integritet

qeveria është pa integritet

kur qeveria është pa integritet dmth është mafioze!