VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

I NJEJTI TJETER/ TJETRI I NJEJTË – Poezi nga ILARIE VORONKA

By | August 12, 2019

Komentet

“Tatuazh vargjesh” nëpër vite – Cikël me poezi nga Përparim Hysi

 

1.ZEMRA  IME

Zemra ime, zemër plaku
Si nga mosha,aq nga”trupi”
Por me gulçe vërshon gjaku
Edhe hiç nuk pyet nga turpi

Mezalla se dëgjon zemra
Hidhet-dridhet si e re
Hidhet-dridhet sa sheh femra
Ndo i njeh apo s’i njeh.

Tingëllin si një zilkë
Nuk ka vrullin që kish
Sheh një femër?Sa e mirkë!
E ndjek pas si një “ogiç”.

E ndjek pas si, me demek,
Dale, dale! A më sheh?
Zemra ime është”yrnek”
Si një djali zë më rreh.

 
        7 prill  2000
 

2.M’U  BË   PLAGË  GJUHA

Gjuha m’u bë plagë
Ma”kafshoi” dhëmbi
Se shkoi një”pulëbardhë”
Që gati më  çmëndi.

Eh, se si u bëra
E humba pusullën
Gati unë u zhbëra
Sa kafshova gjuhën

Gjuha m’u bë plagë
Si do ta shëroj
Ç’ më bëre,”pulëbardhë”
“Ilaçi” im je, moj!

 
      3 mars 1998.
 

3. Çfarë mendoj?!

Çfarë mendoj futur në  të thella
Kam vendosur ta këndoj në”tela”
Si NDUE SHYTI nuk i bie çiftelisë *

Por do i këndoj demokracisë,
 
Lum e lum e për të lumin ZOT!
Si qemë dje dhe si jemi sot?!!!
Se po zgjat, o shumë tranzicioni
Plot të panjohura “ekuacioni”.
E ku ishim? Asgjëkundi
Shqipëri, po të merr lumi!
Se në krye do mytebera
Ditë për ditë majmen si derra.

 
Një i bie gozhdës, tjetri patkoit
Kush prej”fisi”, kush prej “sojit”
Por që të gjithë janë zorzopa
Ç’të them emër? Më zë koka.
Shoh lexues që qesh hi-hi!
A s’kanë derrat një turi?
Halli  im është SHQIPËRIA
Që e mbyti varfëria.

 
Edhe këta që kanë pushtetin
E lënë në”hije” kudo mbretin
Me shtëpi,dyqane, vila
Me”dhurata” nga “kushërira”,
Dhe “kushërira” është pushteti
   Pushtetari më është “mbreti”
  Mbret m’u bë nga pasuria
Në  karrike është “magjia”
*NDUE  SHYTI-Artist i Popullit.Mbreti i çiftelisë.
        3 maj 2015
4.Ah, ta dish!

Ah, ta dish sa kam dëshirë!

Që ta puth  atë,tënden buzë
Sa mbaj shpirtin me pahir
Shpirtin tim që digjet shpuzë.

Digjet shpuzë e digjet zjarr
Veç për ty.moj, veç për ty
Ah,sa mall që kam! Sa mall!
Për ty, tretem, si qiri!
                           7 prill 2003
 

5. Pacifist

Unë nuk jam pacifist i rremë
Se,gjasme, luftën e mbështeta.
Kam qenë kundër luftës, haptas e them
Nuk duroj të vriten të pafajshëm, ç’është e drejta.

Nuk kam shenjë idolatrie për SADAMIN!
Dhe as kam patur ndonjëherë
Por nuk doja që me luftë tiranin
Ta hiqnin siç ndodhi këtë herë.

Që iku Sadami hiç nuk m’u bë vonë
Unë  jam pacifist që i urrej tiranët
Por gjaku i të pafajshmëve më bën me tension
Me të “tillë luftë” nuk i çmoj fitimtarët.

 
                       10 prill 2003
 
6. “VULLKANI”
BEKIM   FEHMIUT
Madhështor është ky”vullkan” në heshtjen e vetë
Llavën e urrejtjes e mban përbrenda
Dhe kështu i”heshtur”, i bukur për jetë
Nëse e heq”magmën”, prit gjyle të rënda.
“Fajin nuk ta ka kush, por e kemi vet”
E ka lënë me shkrim dhe ka thënë me gojë
Rall shkruan e flet, por sa bukur që flet
Të rrëmbyerit e të nxituarit i skuq me bojë.

Ka 15-vjet që është shkëputur nga skena
Por ashtu si “Sfinksi” ka hijen e vetë
Nëse pak zhgënjim ndjeu nga jeta,
Dhe ashtu i heshtur, madhështor për jetë.

 
                    16 maj   2003
 

7. Kur  rri vetëm

Kur rri vetëm në tryezë
Edhe pres të pi kafe
Më afrohet një syzezë
Më buzëqesh, ashtu, me nge,

Unë buzëqeshjen zë ia kthej
(Birbo s’jam, natyrisht)
E kam fjalën, ç’ndodh më tej
Se u lidha me të”pisk”.

Kokolizur me të pisk
Dhe mundohem të”shpëtoj”
Ku gjen tjetër të tillë”rrisk”
Ah,ç’më bëre, syzezë, moj?

 
                  15 maj 2003
 

8. Kështjella prej rëre

U shkërrmoq”kështjella e rërës”
Shkoi  e vajti dhe Sadami!
Sipas radhës, sipas sërës
Ky është fundi i çdo tirani.

Hiqej trim e rrihte gjoksin
-Mos sulmoni se do t’u grijë
Dhe me llaf bënte “balozin”
Në të vërtetë, katandisi  si mi.

Mu si mi! Si mi gjirizi
Mezi gjeti diku vrimë
Kapërdisja mua ma shpifi
Shkoi e vajti në vidhimë.

 
                    10 prill 2003
 

9. Sa vlerë ka puthja?

E, sa vlerë ka puthja
Kur do ndahemi pas ca?
Ndarja është si sëmundja
Se unë ndarjen e quaj”hata”

Dita e ndarjes m’u bë sterrë
Dhe gjithçka m’u kthye në natë
Unë në shpirt kam zeher
Dhe në zemër kam një plagë.

 
               10 qershor 2017
 

10.  Çast

Humbën buzët mbi supet e zhveshur
Mbi supet e një DIANE me freski pylli
Pastaj puth buzët e saj, i etur
O çaste të bukura” eh, çfarë deliri!

Dashuria djeg më shumë kur ka pengesa
Unë digjem, i gjithë,brenda flakës tënde
Eh, çfarë çasti i bukur! Sa e bukur”audienca”

Moj “Dianë me freski pylli”, më çmënde.
 
             Tiranë,16 tetor 2019

Dikush më tha meditim i “çmendur”, por megjithatë, lexojeni! ELEGJIA E SHEKUJVE… – Nga Sejdi BERISHA

(Ose, dhembja dhe krenaria e kohës)
1.
Ka ardhur koha
Të shkunden oxhaqet
Nga çagja shekullore
Të pastrohen çatitë
Nga foletë e sorrave të zeza

2.
Ka ardhur koha
Të flasin thepa e kreshta
Shkëmbinj e lëndina

3.
Ka ardhur koha
Të flasin kalatë e kështjellat
Për ato ethet e tmerrit
Me shekuj brenda tyre ngujuar

4.
Ka ardhur koha
Lumi ta mbrojë kthjelltësinë e vetë
Për t’i ujitur pastër
Fusha ara e livadhe
Për ta freskuar shpirtin
Për ta shuar etjen e njeriut

5.
Ka ardhur koha
Kulla dhe dera e saj
Të rrëfejë për terrin e vrasjet
Për ngujimin e ëndrrave
Të gjeneratave që rrethoheshin
Me ushtimën e hakmarrjes

6.
Ka ardhur koha
Që lisat shekullorë
T’i shfletojnë defterët
E furtunave dhe të qëndresës
Që janë palosur në mes lotëve
Të gjetheve të vjeshtës

7.
Ka ardhur koha
Që kazamatet edhe burgjet
Muret e përgjakura dhe grilat
Të dëshmojnë për prangat
Për shtypjet dhe zhdukjet enigmë

8.
Ka ardhur koha
Që varret të flasin duke kënduar
Për peshën e tokës
Për eshtrat e tretur e të humbur

9.
Ka ardhur koha
Që shqiponjat të cilat me shekuj
Fluturojnë lartë mbi shkrepa
Mprehtësinë e syrit
Në libër dashurie ta shndërrojnë

10.
Ka ardhur koha
Që dëshpërimin nëpër kohëra
Ta kthejmë në shpresë
Në vlera e lumturi

11.
Ka ardhur koha
Që në ara ta shpërndajmë
Atë farën e farës së mirësisë

12.
Ka ardhur koha
Që ëndrrat e përdhosura
Shtypjen në kohë shtrigash
T’i bëjmë fjalor të mos harresës
T’i bëjmë falje e krahë engjëjsh
Se tash kjo tokë kështu e do
Të keqes t’i vë drynin
Që nuk çelet kurrë më

13.
Ka ardhur koha
Që në kuzhinat tona
Të gatuajmë bukë dielli e hëne
Me miellin e ngrohtësisë të tokës fisnike

14.
Ka ardhur koha
Të mos hedhim e as bluajmë helm
As këngët tash e tutje
Kurrë të mos ngelin të pa kënduara

15.
Ka ardhur koha
Që sot e përgjithmonë
Ta shtrojmë një sofër
Fatbardhë dhe të lumtur
Dhe në vend buke
Mbi te t’i hapim zemrat tona
Edhe përjetësinë e dashurisë

16.
Ka ardhur koha
Që në vend të kandilave
Dritë të bëjmë me shpirtrat tanë
Ta stolisim njeriun
Me këngën e kënduar njerëzishëm
E dritë të bëjmë
Me fjalën e shenjtë të gjakut tonë

17.
Ka ardhur koha
Që Krujën e Prizrenin
Vlorën e Manastirin
Që Shkupin e Shkodrën
Pejën Plavën e Gucinë
Që Korçën e Elbasanin
Butrintin e Dardaninë
Që Tropojën e Himarën
Beratin e Vushtrrinë
Që Gjirokastrën e Mitrovicën
Tepelenën e Gjilanin me rrethinë
Që Pogradecin e Sarandën
Bajram Currin e Prishtinën
Ulqinin me Kala
E Gjakovën me Malësi
Që Prekazin me Drenicë
Preshevën me luginë
Junikun Llapin e Gollakun
Që Çamërinë e Janinën
Rugovën e Kaçanikun
Në gjerdan lulesh t’i shndërrojmë
Edhe si vargje me gështenja
E në mes tyre fiq e ullinj
Se kësi vargjesh askund nuk ka
Gështenja fiku e ulliri
Përqafohen e shtrëngohen
Si mur guri në kala
Që për jetë
Askush nuk ka fuqi për t’i nda

18.
Ka ardhur koha
Që në disa kufij
Me lahutë t’i ligjërojmë historisë

19.
Se ka ardhur koha
T’i këndojmë lumturisë…
(©S. B.)

Tani ujqër u bëmë ne – Cikël poetik nga QAZIM D.SHEHU

MË RRITËN KËTO ARA…

Me zjarrin e misrit të bardhë
Me bukën e çerepit,
Me ca tinguj pa radhë
Që iu afruan djepit

 

Dhe muzgje si mullarë
Që varnin qeleshen
Në plepat komandantë
Që urdhëronin heshtjen,

 

Më mbrujtën këto ara,
Duke gëzuar vjeshtën
Me prodhime të mbara…
Ato ishin të përjetshme

 

Ashtu janë dhe sot,
Me heshtjen e ngeshme
Dhe plepat pikëçuditëse
Në çdo lëvizje vjeshte…

E BUKURA E DHEUT

Vjen supembuluar në sallon,
Kush e gënjeu
Dhe e solli në mes tonë?

Këtu kush s`e kërkon,
Le të fshihet diku në sallën
Që shtrigat zbukuron…

 

VAU
Vërshoi lumi, pastaj u mpi,
Kur lundra u mbyt me një njeri
Që shkonte të çlidhte një dashuri.
Tani ujë i pakët jep shpirt,
Pakësuar prej dhimbjes,
I lumtur se rrugën
Ia hapi gjindjes…

 

KUR PRET NËNA…

Mund ta ndezësh natën me prushin e shpirtit
Po yjet s`të lënë,
Me një dritë si kandil i dimrit,
Tek fryn një erë dhëmbërënë.
Me ca fjalë mund ta ndezësh natën
Gjethet s`të lënë,
Në rënkimin e tyre të ngathët
Fëshfërit malli pa lëndë.
Dhe më tutje, ç`ka nata
T`i marrësh me radhë,
Një sofër që nuk shtrohet pa shkuar ti
Bëhet diell që natën bën të bardhë…

KËNGA QË KËNDOJ

Kënga që këndoj më përket vetëm mua
Dhe s`dua t`i përkasë dikujt tjetër,
I njëjtë me një ftua nuk është një ftua,
As dhe një lumë nuk ngjet me një tjetër.
Veç nganjëherë një hije mashtrimi,
Vjen e më ngroh në gjoks,
Dikush të bukurën e kapi nga fillimi
E mua më duhet kohë..

SKEMË

Në fund, pse t`i urrejmë skemat,
Me dhunën e tyre të mësuar
Ne përballojmë mbledhjet,
Injorantët e kulturuar.

Si skelete armaturash,
Rreth një pallati që ndërtohet,
Pandjeshëm rreth nesh thuren,
Thërmia ndjenjash betonizohen.

Dhe janë aq të përpikta,
Aq na japin gazmend,
Pa i kuptuar ligës(z)inë
Kur na mbajnë në vend…

ELEKTRONIKË

Në letrat e rralla
Kur vijnë ato
Ndjej pas çdo ahu
Një klithmë,oh.

Më tepër se në letër, malli
Nuk shprehet kund,
Po letrat janë të rralla
Dhe letra po humb.

Të paktën, pyjet,
E morën një shpëtim,
Dhe një filiz, me besimin
Që s`do ta presin për këtë,
Lind…

RRASAT MBI ÇATI

Lart nga qielli zbritën në rrasa
Sa e sa agime,
Frymë të ngrohtë u dha vatra
Dhe zemra ime.

Dhe sa shi breroi në to,sa borë,sa ngricë
Ato veç koha i hijesho,
Me një drithërimë.
Kur mendoj si rrinin mbi çati
Të shtrënguara sup më sup,
Si luspat e gjigantit të ri
Në trup…

Kur vatra s`ndizet më, ato prapë rrinë
Ashtu të ngjeshura fort,
Dhe në krisje ndjejnë vetminë
Frymën e shuar që s`i ngroh…
Sërish breron shiu mbi to
Sërish zbresin agime fikse
Veç fryma e njerëzve u ço
Një dhele frike…

LETRA ME VRIMA

Nuk është letër llotarie
As e shpuar për hobi,
Është një letër fisnikërie
Shpuar nga lapsi i zi.

Vrima vrima si një trinë
Që lodron në det të mendimit,
Dhe kotësinë mban mbi shpinë
Në dehje të hutimit…

SINQERITET

Të ftoj t`i kthejmë pas vitet
Të dashurohemi si dikur,
Një ndjenjë për të cilën s`më pritet
Vrapues i lodhur në gjunjë..

Dhe është kaq largësi, më thua,
Ngjan sikur është afër,
Nëse do riktheheshim, s`di ç`do ngjante me mua,
S`do të kisha dashur…

 

NATA

Me çadrën e vet të stërmadhe vjen nata
Për të na mpirë arsyetimet,
Yjet e rralluar bëhen më të paktë
Mos shohin tonat,dështimet.

Kjo çadër në duar të panjohura
Bie dhe bie e na kthjellon,
Për të pritur agimet e lodhura
Me fasha drite që nuk mjaftojnë…

 

RRATHËT E LISIT

Drurët e prerë si daulle të heshtura
Goditen nga shkopinj vetëtimash,
Në rrathët si përhera
Sheh fytyrat e parardhësve të fisit.
Dhe janë kaq të shtrënguar
Për mosgojën dhe kumtin,
Gjithësesi, në trung ka biskuar
Një fjalë e amaneteve, mos humbin…

POETËT

Yjeve zili ua kam zilinë
Që thithin çdo natë nga ne,
Prandaj më shumë ndrijnë
Në kast turbullojnë pafre.

Dhe dritën pa harxhim
E derdhin joshjendezur,
Njëri ndrin,tjetri me shkëlqim,
Ia kthen duke qeshur…

Kur shkëlqen më shumë shoku
Zili e kanë poetët
Dhe zhyten në bërllokun
E një brenge të tepërt.

Yjet e lavdisë rendin
Të kapin me ngut,
Në zili veten çmendin,
Të etur pa u tut…

Yjet lart në qiell shikojnë
Këta yje të tokës,
Dritë më shumë lëshojnë
T`i japin botës…

Veç dritë e tyre s`mbërrin
Në u mbërritë, nuk digjet,
Kur zilia egon ngrin,
Në një zemër që përpëlitet…

VJOLLCA

E fshehur në një ferrë
Ngre kryet e lulëzon
Pa pyetur për erë
Dhe ciknën që përvëlon.

Pranverën lajmëron
E brishtë e mitare
Asgjë përreth nuk gjethon,
Ngrijnë ende ujërat në zaje.

E penduar s`kthehet dot
Drejt thelbit të saj,
Dhe lutet e thotë ç`ngjet më pastaj…
Do vijë,s`do vijë pranvera
Rri e mendon,
Kur ferra çel gjethet e gjera
Askush nuk e shikon…
T`i presë ato gjethe
Apo ta shikojnë duke u lulëzuar
I ikën kësaj dileme
Dhe rrit shtatin e hijeshuar…
Në pavdekësinë e bukurisë
S`mendon sakrificën
Siç i ik çasti mërzisë
Pesë sekonda ditën…

 

NJË PISHË DHE NJË PLEP…

Pranë pishës një plep
Ndërron rroben sa herë
Mes rrëshirës shtatin djeg
Një pishë fërshëllyese nëpër erë…

Dhe veten nuk e pa
Një herë lakuriq,
Ndaj gjelbërimi i saj
U bë si gjembat në një iriq…

Kur era ia gudulis
Shtatin plepit hollak,
Ajo s`shkon drejt trupit në pishë
Mbrojtur nga gozhupi i saj manjak…

Drithmat e plepit ia kupton
Edhe pse të plota nuk i ndjen…
Ndaj rrëshirë më shumë lëshon,
Dhe pranverën urrren…

MURET E BARDHË

Nuk tunden nga gjëmimet e mbytura
As mallëngjehen nga trupat lakuriq,
As nga orët e grira prej hamendjesh
S`duan të jenë kuti hedhur në valë
As pasqyrë bredhjesh,
Muret e bardhë.
Suvaja s`e thith më frymën tonë
As ajrin nga jashtë,
Ato s`duan të na besojnë
Ndaj, mbi to, vumë sytë e mungesës
Veten ose ato të vëzhgojmë…

FJALËT KËMBËZBATHUR
Shuall i fjalës
Nga gurët e injorancës,
U gri.
Mbeti fjala këmbëzbathur.
Këpucët e saj
Janë duke ardhur…

MOSMIRËNJOHJE
Një curril në shkëmbin e murmë,
Buron nga lot i drurit,
Se njerëzit u çlodhën në hijen e tij
Pasi iu falën ujit…

UJ-UJKU
I lakuriquam ndjenjat prej mërzisë
Ia marrim syrin në vështrim..
Ujku më s`po ulërin.

Tani ujqër u bëmë ne,
Dhe i themi të rrijë urtë
Në ndonjë përrallë a rrëfenjë…

Me tabutë,mënitë , tmerret,
Kur kapërcejmë padrejtësitë
Thërrasim uj-ujkun të hakmerret…

Më 16 tetor 1906 lindi shkrimtari i shquar italian Dino Buzzati

Dino Buzzati, (Dino Buzzati-Traverso) lindur në San Pellegrino di Belluno më 16 tetor 1906, vdiq në Milano më 28 janar 1972. Ai ka qenë një romancier italian, shkrimtar tregimesh të shkurtra, piktor dhe poet. Buzzati ka qenë edhe një gazetar për gazetën Italiane Corriere della Sera. Novela e tij Shkretëtira e Tartarëve (italisht: Il deserto dei Tartari) ishte shkak i famës së atij boterore.

Buzzati lindi në San Pellegrino, Belluni, në vilën stërgjyshore të familjes së tij. Mamaja e Buzzatit, një veterinere në profesion, ka qenë një veneciane dhe babai i tij, një profesor në drejtësinë ndërkombëtare, ka qenë nga një familje e lashte Belluneze. Buzzati ishte fëmija i dyte, i katër fëmijëve të prindërve të tij. Në 1924 ai u regjistrua në fakultetin e drejtësisë te Universitetit të Milanos. Në moshën 22 vjeçare ai u punësua në gazetën “Corriere della Sera”, ku punoi deri sa u nda nga jeta.

Buzzati filloi të shkruante libra fantastike shkencore në 1933.

Puna e tij përfshiu novela, teatër, shumë libra me tregime të shkurtra dhe poezi. Ai shkroi një libër për fëmije që quhej Pushtimi i Famshëm i Arinjve të Sicilisë. Ai shkroi libra komike të bazuara në mitin e Orfeut, poema dhe vizatime komike.

Shkretëtira e Tartarëve, novela e tij më e famshme, tregon historinë e një posti ushtarak qe pret një invasion Tartar.

Shkrimet e tij ndonjëherë citonin realizmin magjik, tjetërsimin shoqëror dhe fatin e mjedisit. Ai gjithashtu ka shkruar një shumëllojshmëri tregimesh të shkurtra që shfaqin kafshe fantastike si Bogeyman dhe krijimi i tij, Kolombreja.

Më 16 tetor 1929 lindi Petro Zheji, përkthyes i shquar dhe gjuhëtar me erudicion

Petro Zheji (Gjirokastër, 16 tetor 1929[1] – Tiranë, 14 Mars 2015[2]) ka qenë arsimtar, përkthyes i sprovuar dhe gjuhëtar me erudicion. Vëllai i tij, Gjergj Zheji ka qenë një personalitet me peshën e vet në fushën e letrave.

Jeta

I biri i Spiro Ballos i lindur më 1903 në Gjirokastër (me origjinë nga Zheji i Zagorisë) dhe i Theodorës së Niko Petridhit. I ati ka qenë oficer i shkolluar në Itali gjatë kohës së Mbretnisë, i graduar më vonë si major-kolonel. Në një bibliografi që pasqyron një libër që ka qenë i të atit të Petros, jepet grada dhe banesa,  Ajutanti i Kumandës fuqisë Armate Tiranë. Ndë rrugë të Durrësit[3]. I ati u grish nga Spiro Moisiu për me marrë pjesë në rezistencën kundër gjermanëve. Përndiqet në fund të viteve ’40 nga regjimi i rishtë komunist dhe i sekuestrohen pronat në Tiranë.

Petrua studion Matematikë-Fizikë në nivel dyvjeçar në Tiranë, jep mësim në gjimnazin “Qemal Stafa”[4] dhe vajti me dhanë mësim në gjimnazin e Gjirokastrës, më tej studion për gjuhë shqipe në Universitetin e Tiranës. Punon pranë ndërmarrjes së botimit “8 nëntori”, ku botoheshin libra politiko-shoqëror dhe si përkthyes me normë[5] pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri” në kryeqytet. Martohet me aktoren gjakovare Besa Imami, martesë nga e cila më 1961 u lind djali i vetëm, Arturi. Pas 15 vjetësh martesë u ndanë[6] dhe Petrua mbas viteve ’90 largohet drejt ShBA-së. Me kthimin e tij vendoset në Tiranë. Me mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e një shtese pensioni të posaçëm shtetëror 14 personaliteteve, ndër ta edhe Petro Zheji[7].

Përkthime

I përfolur si një nga përkthyesit më elitarë, cilësia e tij është në përpjestim të drejtë me vëllimin e punës së bërë. Në një artikull kulturor më 2008, botuesi i përkthimit më të mbramë të tij (“Jeta e Galileit” e Bertolt Brehtit) Mehmet Gëzhilli kumton se Zheji mund të ketë 13 mijë faqe përkthim të botuara. Përkthimi i tij i parë daton më 1958 dhe ka qenë vëllimi i parë i romanit “Bruski” të Fedor Panferov; përkthyer së bashku me të vëllanë, Gjergjin.[8] Titujt më të shquar nga lista e gjatë e përkthimeve janë “Vuajtjet e djaloshit Verter” të Gëtes, “Sojliu mendjemprehtë – Don Kishoti i Mançës” nga Servantes, “Nipi i Ramonit” nga Didero, “Vilet e zemërimit” të Stajnbek, “Njeriu i padukshëm” i Herbert Uells; si dhe shumë e shumë tituj tjerë nga letërsia gjermane, spanjole, australiane, estoneze, rumune, ruse, kineze, nordike[9]. Duke u radhitur me emrat e tjerë elitarë të përkthimit si Dhimitër Pasko, Klio Evangjeli, Jusuf Vrioni, Vedat Kokona, Gjon Shllaku, Pashk Gjeçi, etj.

Përkthyesja amerikane e veprës “Rrno vetëm për me tregue”, Kathleen Schank, e ka falënderuar për ndihmën që i ka dhënë për prurjen në anglisht të dëshmisë së Át Zef Pllumit[10]. Përpjekje kjo që Zheji e kishte ndërmarrë qysh në të gjallë të fratit[11].

Vepra

Në fillim nuk iu dha mundësia e botimit për krijimet e veta të përshkuara nga fryma e simbolizmit[12] por më vonë iu botuan disa prej tyre, së fundi edhe studimi “Roli mesianik i gjuhës shqipe”[2]. Punimet e Petros “Kristologjia”, “Hyrja në Algoritëm”, “Paraqitja e Algoritmit” përcaktojnë në raportin botëkuptimor dhe fizik të njeriut me natyrën, që është filluar e vazhduar nga Etërit e Kishës që nga Shën Pali e deri më sot, e që pasqyron në sferën racionale dhe shoqërore, atë përmbysje, plotësim e sintezë që bëri Krishti në anën shpirtërore dhe individuale. Bëhet i mundshëm logjikisht tërë kuptimi rivlerësues i trashëgimisë së qytetërimit, nëpërmjet trashendimit të epokës teknologjike, që del si relika e fundit e idolatrisë antike. Aty ndihet mrekullia e fillimit të realizimit të endrrës së herojve të tillë të mendimit si Niçja dhe Frojdi, Ainshtajni, Hajzenbergu etj. Për gjuhën shqipe dhe për kombin shqiptar dhe rilindësit e tij, punime si “Shqipja dhe Sanskritishtja” (në dy vëll.; 1996, 2001, 2011), “Gjuhët e vjetra dhe shqipja”, “ Gjuhët moderne dhe shqipja”, “Universaliteti i gjuhës shqipe”, “Libri i Aforizmave” (2012) shënojnë një ringjallje dhe rivlerësim të Rilindjes Kombëtare. Me punën e tyre rilindasit tanë, bënë çvarrosjen e kombit tonë dhe rilindjen e kristalizimin e gjuhës shqipe. Punime si të mësipërmet, tej çvarrosjes, fillojnë të ngjallin realisht kombin shqiptar në përmasat e tij primordiale e pellazgjike dhe realizojnë ëndrrën e rilindësve tanë De Rada, S. Frashëri, Fan Noli, Át Sh. Gjeçovi, Át Gjergj Fishta etj, e madje e ndërkombëtarizojnë dhe e racionalizojnë tërësisht atë. Këto punime janë në botim e sipër. Figura si Martin Camaj, Robert Elsie etj., kanë vlerësuar lart përmbajtjen e këtyre punimeve[13].

Burime

  1. ^ Elsie R., “Histori e letërsisë shqiptare” (1995), përkthyer nga Abdurrahim Myftiu. Tiranë; sh.b. Pejë: Dukagjini, 1997.
  2. ^ a b Linguistika shqiptare në zi, ndahet nga jeta Petro Zheji, Gazeta Mapo, 15 mars 2015.
  3. ^ Vozga R., “Libri Shqip 1555-1915”, Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010 fq. 318 ─ ISBN 978-99927-731-7-8. Citimi i plotë: Togger Spiro Zheji, Ajutanti i Kumandës fuqisë Armate Tiranë. Ndë rrugë të Durrësit. Shtëpija e tij mbë krahë të shtëpisë Kristo Luarasit.
  4. ^ Këlliçi S., “Don Kishoti” i Petro Zhejit – pasurim i mëtejshëm i gjuhës shqipe, Republika, 17 gusht 2012.
  5. ^ Demo E., Pa jetë private, Shekulli. Përkthyesi Afrim Koçi thotë: Kishte përkthyes si Petro Zheji që nuk e pranonte këtë kriter, – nuk i vihet normë shkrimtarit, thoshte, sepse përkthyesin e konsideronte një lloj shkrimtari.
  6. ^ Canaj A., Si po e pres 80 vjetorin tim të lindjes: flet aktorja Besa Imami, Panorama. – Nr. 2099, 3 gusht, 2008, f. 18 – 19.
  7. ^ Shteti u garanton pension të posaçëm 14 personaliteteve, Metropol, 3 mars 2011.
  8. ^ Demo E., Galilei i Petro Zhejit, gazeta Shekulli, 24 nëntor 2008.
  9. ^ Mbështetur mbi një qëmtim në fondin e Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë (bksh.al) me emrin kyç Petro Zheji, rezultojnë të paktën mbi 30 tituj të përkthyer. Me ndihmën e Google-it përkthimet e Petros arrijnë në 41 tituj.
  10. ^ Demo E., Kathleen Schank: Ç’na mëson miku ynë, at Zefi, Shekulli. – p. 2387, 24 gusht, 2008, fq. 11.
  11. ^ Demo E., Kurrgjë më shumë se liria: [intervista e fundit e At Zef Pllumit], Shekulli. – Nr. 2061, 27 shtator, 2007, f. 14 – 15.
  12. ^ Elsie R., “Një fund dhe një fillim – Vëzhgime mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare bashkëkohore”, p. Abdyrrahim Myftiu, sh.b. botuese Globus R, Tiranë 1995; shtëpia botuese Buzuku, Prishtinë 1995.
  13. ^ Qafoku Ll., Shëmbull i madh shqiptar i heroizmit mendor, aafhsite.com, 28 dhjetor 2013.

Më 16 tetor 1854 lindi shkrimtari i shquar irlandez Oscar Wilde

Oscar Fingal O’ Flahertie Wills Wilde (Oskar Uajlld) lindi më 16 tetor 1854 në Dublin; vdiq më 30 nëntor 1900 në Paris. I ati ishte kirurg dhe e ëma ishte poete dhe shkrimtare. Nëna e Wilde, nën pseudonimin “Speranza” (fjala italiane për’Shpresë’), shkruante poezi për revolucionaret e Rinj të Irlandës në vitin 1848 dhe ishte një nacionaliste irlandeze e përjetshme.[1] Uailld studioi në Kolegjin ‘’Trinity’’ të Dublinit dhe në Oksford shkenca klasike. Ishte përkrahës i dogmës ‘’arti për artin’’. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt i famshëm dhe shumë e kërkuar nga ciklet letrare. Ecuria e tij e shkëlqyer ndërpritet në vitin 1895, ku dënohet për dy vjet punë të detyrueshme për homoseksualizëm, në atë kohë diçka e paligjshme. Del nga burgu në vitin 1897 dhe jeton në Paris deri kur vdiq, shumë i varfër dhe i braktisur.

Jeta e hershme

Libri i parë që botoi, ishte një kolazh poezish, që u botuan në vitin 1881. Një vit më pas do të fillojë një turne në Amerikën e Veriut me një seri të madhe me leksione. Atëherë shkruajti dramën ‘’Vera’’. Vijojnë më pas libra si, ‘’Princi i lumtur dhe përralla të tjera’’, ne 1888, ‘’Krimi i lord Savili dhe tregime të tjera’’, në vitin 1891, ‘’Shtëpia e Shegëve’’ dhe ‘’Dukesha e Paduas’’, në vitin 1892 u botuan ‘’Portreti i Dorian Greit’’. Por veprat e tij që e bënë më të njohur ishin: ‘’Freskorja e Lejdi Uindermir’’ e vitit 1892, ‘’Një grua e parëndësishme’’ e vitit 1893. Në burgjet Reding shkruajti dhe dy libra të tjerë: ‘’De profundis (nga thellësia)’’ shkruar Lord Alfred Douglas, me te cilin pati nje lidhje dhe ‘’Balada e Burgut Reding’’. U influencua shumë nga edukimi që mori nga prindërit e tij, sidomos në formimin e karakterit, ashtu si edhe të interesimeve të tij. E jëma, një poete e njohur e asaj kohe, organizonte çdo javë festa në shtëpinë e tyre, në të cilat ftonte shkrimtarë të famshëm dhe bisedat kishin të bënin me artin dhe qytetërimin.

I ati i tij, përveç se një doktor i famshëm, ishte edhe një stujues i mirëfilltë i qytetërimeve, arkeologjisë dhe miteve të Keltëve. Dashuria e tij për gjuhën greke i solli shumë nderime në Universitet.[2] Së bashku me profesorin e tij që studionin shkrimet e lashta greke, filluan një turne në grepi, për të njohur vendin ku lindën shkrimtarët e tij të preferuar. Kishte një mendjemprehtësi të madhe, dhe inteligjenca e tij u njoh shumë herët. Uajlld vetë dallohej nga ecentrizmi i tij dhe provokonte shumë veset konservatore të Anglisë viktoriane. Pavarësisht se ishte një anëtar i shoqërisë së lartë, nuk bënte dallime dhe në leksionet e tij mblidhte njerëz nga të gjitha klasat, akoma dhe minoritete. Në vitin 1884 martohet, dhe me vonë do të lindin dhe dy fëmijët tij, tek të cilët do të përkushtohet. Atyre u dedikohen edhe përrallat simbolike që shkruajti në atë periudhë.[3] Ishte kundër çdo lloj dogme (ashtu sikur e shprehte shoqëria viktoriane). Shpesh here e ironizonte deri në cinizëm, hipokrizinë e njerëzve të asaj kohe: ‘’Ajo që është interesante për njerëzit e botës së mirë, është maska që çdonjëri nga ata do të veshë dhe jo realiteti që ndodhet poshtë maskës’’. Ndjente një neveri të madhe për mediokritetin të intelektualizmit që në atë periudhë mundohej të mbizotëronte. Kritikat që merrte i përballonte me shumë humor. Ftonte Anglinë konservatore të ndryshonte sjelljen e saj hipokrite dhe të luftonte tabutë e saj.

Ishte mbështetës i zjarrtë i metafizikës, besonte tek fuqitë e errëta që përrethojnë jetën tonë. Konsideronte se e ardhmja mund të parashikohej. Nga prindërit e tij u edukua me mite dhe tradita të qytetërimeve të tjera. Mori pjesë në shumë grumbullime shpirtërore, sidomos tek ato që organizonte e ëma në shtëpinë e tij. Xhaxhai i tij, Carls Maturin ishte nga shkrimtarët e parë të historive fantastike dhe tmerri. Interesat e tij metafizike duken thellë tek Portreti i Dorian Greit që shokoi kritikët e kohës së tij. Tek jo vepër duket qartë ndarja e vetvetes se jashtme dhe atë të brendshme. Përpjekja e Heroit për të mbajtur të ri vetveten e tij të jashtme, domethënë duke ndjekur ambicien që e bën si të huaj ndaj shpirtit të tij. Duke mos duruar këtë përçarje, heroi shkatërron pikturën – idhull, domethënë vetveten inferiore së bashku më ambicien e tij. Kështu çlirohet duke kuptuar se pavdekshmëria dhe bukuria janë karakteristika të Shpirtit dhe jo të formës shprehëse të tij. Duket qartë ngjashmëria me doktor Faust. Uajlld merret gjithmonë me të bukurën. Shikon artin por edhe jetën me syrin e të sapolindurit dhe refuzon fuqinë e dijes se dorëzuar. Beson se si dija ashtu edhe arti duhet të përjetohen. Besonte se jeta nuk është shkolla e duhur për Artin, por është vetë arti, domethënë arti për artin. E kishte integruar në një realitet tjetër, që nuk kishte të bënte me përditshmërinë. Ishte kundërshtar i çdo përshkrimi ose rishfaqjeje realistike. Ishte dakord me Platonin se arti udhëheq në një lloj çmendurie hyjnore. Ndihmon më vonë lindjen e rrymave të reja ose ripërjetuese të shkollave të vjetra.

Uajlld ishte një shkrimtar i madh i cili provokoi pseudo – etikat e epokës së tij. Ishte një njohës dhe një admirues i shkrimeve të grekëve të lashtë. Besonte se Qytetërimi i lashtë grek mishëronte bukurinë dhe harmoninë. Ishte jokonfromist dhe ekscentrik, por këto karakteristika nuk e penguan të studiojë filozofinë klasike. Veprat e tij mbeten të freskëta dhe aktuale akoma dhe në ditët e sotme.

Bibliografia

Poezia

  • Ravenna (1878)
  • Poems (1881)
  • The Sphinx (1894)
  • The Ballad of Reading Gaol (1898)

Drama

  • Vera; or, The Nihilists (1880)
  • The Duchess of Padua (1883)
  • Salomé (1893, shfaqja e parë në Paris 1896)
  • Lady Windermere’s Fan (1892)
  • A Woman of No Importance (1893)
  • Salomé (1894)
  • An Ideal Husband (1895)
  • The Importance of Being Earnest (1895)
  • La Sainte Courtisane and A Florentine Tragedy Fragmentary. Së pari publikur 1908 në Methuen’s Collected Works

Proza

  • The Canterville Ghost (1887)
  • The Happy Prince and Other Stories (1888, përallë) [1]
  • Lord Arthur Savile’s Crime and Other Stories (1891)
  • Intentions (1891)
  • The Picture of Dorian Gray (1891, i vetmi roman i Wilde)
  • A House of Pomegranates (1891, përallë)
  • The Soul of Man under Socialism (Së pari publikur në Pall Mall Gazette, 1891, publikimi i parë i librit 1904)
  • De Profundis (1905)
  • The Rise of Historical Criticism (Publikur në formë të papërfunduar 1905 dhe forma e përfunduar në 1908)
  • The Letters of Oscar Wilde (1960)
  • Teleny or The Reverse of the Medal (Paris, 1893)

Lidhje të jashtme

Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Oscar Wilde.

Referenca dhe shënime

  1. ^ Mulrooney, Deirdre (12 November 2010). “A geological odyssey for Oscar as Wilde gets a new jade head”. Irish Times. Dublin. f. 18.
  2. ^ McGeachie, James (2004). “Wilde, Sir William Robert Wills (1815–1876)”. Oxford Dictionary of National Biography. Oxford, England: Oxford University Press.
  3. ^Ellmann (1988:13)

“Isha më i kritikuari për poezi hermetike”, rrëfehet Moikoim Zeqo: Nga miqësia me Kadarenë te përplasja me Ramizin e Nanon

Pesha e sëmundjes ndihet ende, ndërsa ecejaket e tij në rrugicat e Tiranës mbushin njerëzit që e duan me shpresë. “Kam prekur fundin, përjetova ditët më të vështira të jetës sime”, tregon Moikom Zeqo, në rrëfimin për betejën më të ashpër me leuceminë, për më shumë se dy muaj në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.



Mjekët qenë befasuar se si ky njeri (jo i zakontë), para shtrimit, kish mundur të mbijetonte, ndërsa në trupin e tij prej 10 ditësh mungonin rruazat e bardha. E megjithatë, aty në katin e 3-të të Pavijonit të Hematologjisë, ku Zeqo kaloi ditët më të vështira, e ku përgatiste veten e familjarët për më të keqen, miqtë shikonin se si sëmundja dorëzohej para vlerave të këtij misionari të dijes. Gjithmonë falënderues, i ndërgjegjshëm e i keqardhur për bashkëvuajtësin që shikonte prej dhomës 10-të të Pavijonit. Edhe në moment të errëta si këto, ai kërkon e dallon të mirën, që e mbush me një lloj krenarie.

“Sa mirë që ne shqiptarët i kemi akoma të forta lidhjet familjare”, pohon, ndërsa tregon rastin e një pacienteje të shtruar, së cilës i qëndronin pranë prindërit, vëllezërit e kushërinjtë ditë e natë, pa qenë nevoja që të qëndronin në spital të gjithë. Po ashtu, pranë tij gjendet Lida kurajoze, Arnisa, Kleitia e Epidamni, të cilët “kokëfortë” nuk e lejojnë të dorëzohet. Në murin e dhomës ku qe shtruar, të tre fëmijët patën vizatuar e varur nga një portret, që sapo të çelte sytë, mendimet e tij të zgjateshin drejt tyre. Kanë nevojë për të, e s’janë të vetmit. Për poliedrikun mendjendritur, mendimet e tij, ka nevojë shoqëria, vendi. Pra, s’mund të ndodhë ndryshe, ai duhet t’ia dalë e të zgjasë rrugëtimin e tij! Siç ka bërë prej ditës, kur në Anglinë e largët, ndërsa festonte dasmën e djalit të vetëm, u njoh me përbindëshin që i kish shkaktuar ënjtjet në trup. Si i huaj, në spital s’mund të pranohej ndryshe veç përmes urgjencës. Pas analizave, familjarët do të mësonin për sëmundjen.

“Mesatarja e jetëgjatësisë është 9 vjet”, kishte shpjeguar mjeku. Lajmi qe tronditës. “9 vjet janë shumë pak për Moikomin, e duam mes nesh”, dëgjoi asokohe të thoshin miqtë. Dashamirësit e tij, të afërmit, të cilët në këto ditë përpiqen të reflektojnë pak nga gjurmët e fisnikërisë që ai ka lënë në ta, ia njohin edhe brengat. “Nuk mund ta imagjinoj që një ditë nipërit e mbesat e mia të mos flasin shqip”, thotë i keqardhur.

Mendja i shkon te Pandora e vogël, që mban emrin e nënës së tij të dhembshur, e në këto ditë i lehtëson dhimbjet teksa thërret: “Xhyçi, xhyçi”. Sigurisht që si çdo prind, do të kishte dashur që fëmijët t’i kishte gjithmonë pranë vetes, që dyert e shtëpisë së tij në të ardhmen të qëndronin të hapura, por e pranon klimën e ashpër me të cilët të rinjtë duhet të përballen në vendin tonë. Ai e ka përjetuar zemërimin e injorancës së kurorëzuar, në karrige e poste të larta në supet e tij.

E ka përjetuar prej diktaturës kur “e degdisën” në Rrogozhinë për poezitë hermetike (pa dyshim që s’mund t’i shpëtonte pena e tij xhelozisë së anëtarëve të Lidhjes). Apo më vonë, ku pas një kontributi të gjerë në përpilimin e programit të PS-së, jetën kulturore vendase e debatet intelektuale, Fatos Nano vendos ta largojë nga politika, për “hir të kapriçove të tij”.

E ka përjetuar, pas 2006-ës, kur pas një jete në punë, një personaliteti si ai i duhej të përballej me një pension prej më pak se 15 mijë lekësh. Për të rrëfyer jetën e tij, padyshim që libra të tërë s’do të mjaftonin, por poliedriku Moikom Zeqo ndan për lexuesit e “Panoramës” disa nga çastet më pikante të rrugëtimit jetësor, që prej fëmijërisë në Durrësin e mrekullive, e deri sot.

Puna si redaktor në gazetën “Drita”, miqësia e takime me personalitete vendas e të huaj, nga Kadare, Poradeci e Kodra tek ish-Presidenti turk Turgut Ozal. Zeqo rrëfen po ashtu dy ngjarjet e para kulturore që lidhën Shqipërinë me botën, përpilimin e programit të PS-së e përballjen verbale me Ramiz Alinë. Në këtë intervistë, ai shpreh gjithashtu shqetësimin e tij për njohjen e poezisë së vërtetë.

Zoti Zeqo, vendlindja juaj ngre krye në poezitë e bisedat tuaja të përditshme, si një pjesë e pandashme por njëherazi influencuese ndaj asaj që ju jeni sot. Na shpjegoni diçka më shumë rreth kësaj lidhjeje…

Për mua ka qenë një fat i pashembullt që kam lindur pranë Durrësit. Shtëpia ime nuk qe më shumë se 50 metra larg, nga shtëpia e lashtë në stilin popullor, që sot është muze, e ku ka jetuar Aleksandër Moisiu gjatë fëmijërisë. Mandej, përjetimi i pafundësisë së detit, për mua ishte shumëçka. Në atë qytet, pata fatin të përjetoj një botë tjetër, e cila do më lejonte të mos ndikohesha nga bota fshatare. Për motivin e thjeshtë sepse nuk e kam jetuar. Në vitet ’70, unë i kisha botuar dy libra, “Vegime të vendlindjes” dhe “Qyteti feniks” e mund të them se isha i vetmi poet i saj kohe që nuk isha ndikuar nga poeti rus, i cili u bë pikë referimi pothuajse për të gjithë poetët shqiptarë. Ky qe Sergej Esenin, natyrisht ishte një poet i mirë. Po si ndodhi diçka e tillë, pra që unë të mos ndikohesha? Kjo shpjegohet me faktin se një pjesë e madhe e poetëve ishin me origjinë nga fshati. Në këtë këndvështrim, unë nuk mund të ndikohesha. Jo vetëm sepse nuk kisha jetuar në fshat, por edhe për faktin se im atë u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare e unë atëherë isha vetëm 10 vjeç. Babai ishte nga Libohova, por mungesa e tij bënte që unë të mos ndikohesha qoftë edhe në evokimin e një origjine tonën, nga qyteza me kështjellë. Mund të them se ky ka qenë njëri prej sekreteve të mia.

“Laboratori i ëndrrës”, ku ju përmblidhni dorëshkrimet tuaja të moshës 20-vjeçare vjen si një befasi, e natyrshëm lexuesi shtron pyetjen: Si është e mundur që në poezitë tuaja nuk gjen asnjë varg, ku të reflektohen dogmat e kohës?

Te “Laboratori i ëndrrës” përmblidhen ditarët e mi voluminoz të vitit 1970. Ata ditarë rrëfejnë qartazi, se unë kam qenë i ndikuar vetëm nga letërsia, piktura e filozofia. Qenë këto leximet e mia, ndaj në këto dorëshkrime nuk gjen asgjë politike. Edhe pse ne studionim në atë kohë tekste politike, unë isha krejtësisht i tërhequr nga poezia dhe piktura. Qe ajo periudha kur unë nisa të pikturoj, duke u marrë kryesisht me grafika, e mandej më vonë me pikturimin me ngjyra. Piktura në njëfarë mënyre ishte edhe plotës i nivelit tim poetik. Te metaforat që unë përdor, gjen gjithmonë diçka pikturike. Unë nuk është se mbaja asokohe ndonjë qëndrim ndaj regjimit, apo politikës, por interesi im ishte vetëm estetik.

Asokohe ju natyrisht nuk mund t’i botonit, apo t’i bënit publike këto poezi, apo shënime tuajat. Por nuk kishit frikë ndërsa shkruanit me një stil “avangard”, përkthenit poezi të Majakovskijt, apo të francezit Reverdy, dëgjonit Eric Burdon, se dikush mund t’ju pikaste?

Absolutisht jo, arsyeja ka qenë shumë e thjeshtë. Në familjen time, unë nuk kam patur askënd prej nga të ndikohesha. Apo që të tërhiqte vëmendjen e njerëzve të dyshimtë. Mamaja ime nuk ndërhynte në jetën time dhe kështu në njëfarë mënyre isha krejtësisht i vetmuar. Ndërsa shokët e mi të fëmijërisë nuk qenë të lidhur as me politikën, as me poezinë e as me artin. Jetonim në një lagje, por shumë prej tyre nuk mbaruan studimet e larta e nisën punë në portin detar. Kështu që fëmijëria ime në njëfarë mënyre ka qenë e vetmuar.

Në ’67-ën, ju do të nisnit studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë, e menjëherë pas kësaj nisni punë te “Drita”. Në këto terrene, rreziku që prirjet tuaja të ekspozoheshin ishte më i madh…

Natyrisht që në universitet bëhej një jetë më politike. Unë e nisa publicistikën që gjatë kësaj periudhe, megjithatë shkrimet e mia nuk qenë asnjëherë politike. Ndër botimet e mia të para mund të përmend esetë për dy romane të Kadaresë “Kështjellën” dhe “Kronikë në gurë”, e mandej të tjerat kanë qenë përgjithësisht shkrime që kam bërë për piktorët.

Si e keni përjetuar periudhën kur shkruanit për gazetën “Drita”?

Te “Drita” nisa në vitin ’71 si redaktor, ku mbulova sektorin kulturor dhe atë shkencor. Ka qenë një periudhë e artë për mua, sepse në vitin ’72 ndodhën disa ngjarje të mëdha. Kam realizuar ndoshta intervistën e vetme me Abdurrahim Buzën. Duke qenë Shqipëria, vendi i studimeve ilire, korrespodencat dhe takimet me dijetarët e huaj, i pasqyroja unë në gazetë. Kam mbuluar gjithashtu ngjarje të mëdha si Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, ku të pranishëm ishin shkrimtarë të shquar, edhe nga Kosova. Mes këtyre ngjarjeve, më vjen po ashtu në mend kthimi i Ibrahim Kodrës në Shqipëri në ’72-shin. Isha unë qe e shoqërova dhe e pasqyrova këtë moment kaq të rëndësishëm.

Çfarë kujtoni nga takimi me Ibrahim Kodrën?

Ibrahimin e pritëm në Durrës e ai shprehu dëshirën të shkonte në Ishëm (Durrës), në fshatin e tij të lindjes. Edhe ashtu u bë. Ne shkuam te shtëpia e xhaxhait të tij, pasi prindërit nuk jetonin më. Ndërsa gratë e shtëpisë gatuanin, pyesnin Ibrahimin se me çfarë do kish dëshirë ta gostitnin. Ai po kërkonte një ëmbëlsirë tipike vendase, emrin e së cilës nuk po e kujtonte. “Kadaif? Bakllava?…”, nisën ta pyesnin me radhë. Derisa një prej zonjave të shtëpisë arriti ta kuptonte.

“Asude!”, tha ajo.

“Po, ajo është!”, iu përgjigj piktori.

Aty unë kam parë me sytë e mi se si Ibrahim Kodra, duke ngrënë hasude, i lotonin sytë. Qante e përsëriste: Kjo është ëmbëlsira më e mirë në botë! Mandej mori një fletore vizatimi nga ato të fëmijëve, dhe bëri në të 5 portrete të cilat m’i dha mua për botim. I ruaj ende sot e kësaj dite. Ndodhi që më vonë, nipi i tij, i cili punonte inspektor skene në teatrin e Durrësit më dorëzoi mua letrat që Ibrahimi i patë dërguar nënës dhe babait, me një shqipe pak të lexueshme. Edhe këto letra i disponoj ende.

Ndër esetë e para tuajat, siç përmendët, kanë qenë për Kadarenë, përpos kësaj, ju e përmendni edhe në librat tuaj. Te “Laboratori i Ëndrrës” tregoni një episod ku ai ndërhyn në të mirën tuaj, ndërsa refuzojnë t’ju paguajnë honorarët për të gjitha poezitë. Lidhja e Shkrimtarëve me siguri ka qenë një pikë takimi, cili ka qenë raporti juaj me Kadarenë?

Episodi që ju përmendni ka të bëjë me një bisedë për sa i përket honorarëve për botimin e poezive. Dhimitër Fullani, asokohe shef i redaksisë, më kërkoi të shënoja poezitë që ishin botuar, pasi vetëm për ato do të paguhesha, ndoshta prej rregullave që ishin vendosur atëherë. Kadare e gjykoi këtë si të padrejtë dhe ndërhyri: Përse kështu? “Duhet ta paguash në total për librin, që botohet për herë të parë”, i tha. Unë për herë të parë Kadarenë e kam takuar në ’64-ën pranë Vilës së Musa Jukës, ku edhe gjendej Lidhja e Shkrimtarëve e gazeta “Drita”.

Ende s’i kisha mbushur të 15- tat. E kujtoj me atë pardesynë me paleta, kur sapo ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik. Ishte i vetmi që kishte një pamje mjaft simpatike, prej shkrimtari. Diçka që tek të tjerët nuk e vëreja. Prej kësaj periudhe, derisa u largua në Francë, unë kam qenë njeri i shtëpisë tek ai, dhe po ashtu e anasjella, edhe Kadare vinte shpesh në Durrës.

Me aparatin që kisha prej punës në arkeologji, kam fiksuar mjaft momente të miqësisë sonë, foto kryesisht të fëmijëve, por edhe të vetë Ismailit. Madje, kur u martova unë në krye si të ftuar ishin Ismaili dhe Helena. Kadare ishte njeri shumë korrekt në biseda dhe kish një aftësi të jashtëzakonshme për të treguar subjektet e librave të tij. Miqësia jonë është një fakt i njohur për shumëkënd, edhe pse për të flitet pak.

Në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve qëndruat për tre vjet, prej aty, pas Plenumit të katërt në ’73-shin, ju dërguan në Rrogozhinë ku punuat si mësues. Cilat qenë shkaqet?

Isha më i kritikuari për poezi hermetike si dhe për shkrimin e temës historike. Plenumi u mbajt në ’73-shin, por mua më larguan pak më vonë, në ’74-ën. Duhet të më çonin në Durrës, ku kisha edhe shtëpinë, por jo. Më çuan në Rrogozhinë dhe të jem i sinqertë s’qe aspak e lehtë. Duhet të shkoja atje me tren dhe kujtoj ende sot time më teksa çohej çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për të më bërë bukën gati. I thosha: Mama, bëje bukën gati në mbrëmje e mos u ço! Por jo, ajo për katër vite e gjysmë zgjohej çdo mëngjes dhe më gatiste bukën e më përcillte për në Rrogozhinë.

Pas kësaj, ju do të distancoheshit për vite të tëra nga poezia, ç’ndodhi më tej në Rrogozhinë, ku punuat si mësues?

Gjatë kësaj periudhe, unë pësova një zhgënjim nga poezia. Pas librit tim të dytë, “Qyteti Fenix”, (për Durrësin) në ’70-ën, hoqa dorë nga të shkruarit poezi. Librin e tretë, do ta botoja vetëm pas 16 vjetësh në ’86-ën. Mirëpo gjatë kësaj kohe kish ndodhë një ngjarje e pazakontë. Poezitë që unë kisha botuar më herët te “Drita”, “Zëri i Rinisë” etj., ishin marrë në Kosovë nga poeti Rrahman Dedaj, e Anton Pashku do të qe redaktori i librit përmbledhës të tyre. Falë Dedajt, libri im me poezi “Brenda vetes” do të botohej në ’74-ën. Një libër që kish bërë bujë të madhe në Kosovë e për të cilin qenë bërë disa shkrime, duke nisur nga Jusuf Buxhovi. Madje një prej kritikëve shqiptarë të Kosovës, shkruan se “poezia e Moikomit ka krijuar një lloj epigonizmi në poezinë e poetëve të rinj nga Kosova”. Ndërsa unë vetë ekzistencën e këtij libri do ta mësoja vetëm 18 vite më vonë, në vitin 1992 gjatë një vizite në Bibliotekën e Prishtinës. Mora me vete një fotokopje të tij.

Pavarësisht shkëputjes nga poezia, periudha e Rrogozhinës do të qe mjaft me rëndësi për sa i përket qasjes suaj me arkeologjinë…

Ç’ngjau konkretisht? Siç thonë, ndonjëherë e keqja bëhet e mirë. Në Rrogozhinë ndodhi një proces, që për mua u bë tejet i rëndë sishëm. Unë u dhashë pas historisë, e historia u bë një lloj strehe transcendentale për mua. Nuk jam mistik, mirëpo vërtetë qe e tillë, një strehë për të studiuar arkeologjinë. Jam ai që jam sot, pikërisht sepse studiova historinë e arkeologjinë. Me një fjalë, formimi im do të ishte tmerrësisht i mangët, nëse nuk do të kishin ndodhur këto ngjarje. Asokohe bëra gjithashtu një numër të madh librash për fëmijë në prozë, që për mua mund të konsiderohen libra shumë të suksesshëm. I tillë qe për shembull “Kalorësit dardanë”, që u botua e ribotua deri në 70 mijë kopje. U botua në Kosovë, Maqedoni, por edhe në greqisht për komunitetin grek. Mandej botova dhe libra të tjerë me tregime si “Heroi i detit Nanas dhe shpendi i tokës Guraks”, “ Kësulëkuqja fluturuese dhe pedagogu i Kopernikut” etj. Reshta së shkruari poezi gjatë kësaj periudhe e si të thuash u hodha në krahët e arkeologjisë, nisa ta studioj. Mandej nga viti ’78 deri në 1990-ën, unë punova në këtë fushë. Krijova për herë të parë sektorin e Arkeologjisë nënujore dhe bashkë me regjisorin Xhemal Mato kemi bërë 7 filma për arkeologjinë nënujore, jo vetëm në bregdetin shqiptar, por edhe në liqene. Për shembull në liqenin e Ohrit unë zbulova një stacion prehistorik Palafit, që nga periudha e neolitit. Po ashtu, u bënë zbulime edhe në Liqenet e Belshit, ku në antikitet vendasit hidhnin terakota të Artemisit dhe Afërditës. Të gjitha këto janë botuar në studimet e mia arkeologjike.

Pas viteve ’90, do të përfshiheshit në politikë. Ç’ndryshoi në jetën tuaj rënia e diktaturës?

Gjatë gjithë socializmit, unë s’kam pasur asnjë pozitë. Kam punuar si redaktor, mësues apo arkeolog i thjeshtë. Në fund të diktaturës, me propozimin e Ramiz Alisë, u bëra Kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve. Zëvendësova Alfred Uçin, një njeri i ditur natyrisht. Pastaj më vonë, kam qenë ministër Kulture në qeverinë NANO 1 dhe NANO 2.

Nga viti ’92 deri në 1996-ën keni qenë deputet i Partisë Socialiste, ç’kujtoni nga themelimi i saj?

Për sa i përket themelimit të PS-së, unë s’kam qenë në brendi të krijimit, mirëpo kujtoj se në muajin prill të ’91- shit kam qenë në zyrën e Ramiz ALisë së bashku me Artan Fugën dhe Maqo Lakrorin, ku kemi paraqitur raportin që do të bëhej në Kongresin e 10-të të Partisë së Punës, që u bë Kongresi i Partisë Socialiste. Kam ende procesverbalin e asaj mbledhjeje, ku jam ngritur dhe kam mbajtur fjalën e radhës. Kam thënë se duhej hequr emri i Partisë së Punës, pasi partitë lindin dhe vdesin, por Shqipëria ka më tepër rëndësi. Po ashtu, kërkova të hiqej formula marksizëmleninizëm, të ridimensionohej figura e Enver Hoxhës e të kalohej në një parti të tipit social-demokrat.

Si u pritën fjalët tuaja?

Ramiz Alia ndërhyri dhe tha: “Po pse të ndërrohet, emri i Partisë së Punës është emër i bukur”. I thashë: “Është një parti që tani e ka mbyllur ciklin e vet, një parti e vdekur!”. Mandej në Kongres siç edhe dihet diskutim të fortë mbajti edhe Dritëroi, mirëpo ai u zgjodh anëtar, ndërsa unë jo.

Pra, në thelb do ndryshonte vetëm emri i partisë, pasi politikbërësit ishin po ata… Po programi i PS-së, në të cilin ju keni kontributin tuaj, ç’përmbante në thelb?

Pa dyshim që do të trashëgonte të njëjtin anëtarësi, kjo ishte diçka që dihej. Ndryshimet do të bëheshin më vonë. Unë jam një ndër përpiluesit e programit, në një kohë që krerët e saj që nga Fatos Nano e të tjerë që vinin më pas, as që e kishin idenë e përmbajtjes së tij. Kujtoj se në formulimin kryesor, si një angazhim substancial, ka qenë nderimi i vlerave të Luftës Nacional Çlirimtare.

Keni pasur pavarësi gjatë kohës që keni qenë ministër Kulture?

Absolutisht, në çdo lloj pune kam pasur pavarësi. Kam qenë gjithmonë i lirë. Nuk kam pyetur autoritetet. Ç’t’i pyesja?! Kur unë i kam takuar, isha autor i disa librave, me një bagazh në jetën kulturore dhe kërkime shkencore, kisha një emër… Ndërsa shumica prej tyre s’kishin asnjë botim. Si ishte të bëje kulturë në atë kohë, me një ekonomi të brishtë e Shqipërinë në hapat e parë të tranzicionit, ka momente/arritje që do të mund t’i veçonit? Qëndrimi im si ministër Kulture ka dy ngjarje të mëdha pozitive, që qenë të parat që lidhnin Shqipërinë me botën.

E para është Mbledhja e Ministrave të Kulturës së gjithë Europës, e cila u mbajt në Leon të Spanjës, në pallatin mbretëror. Mbledhjen e drejtonte dhe menaxhonte një nga personalitetet e Europës së Bashkuar që quhet Catherine Lalumiere (politikane e njohur franceze, pjesë e Partisë Radikalë të së majtës).

Në bazë të rendit alfabetik (Albanie), mua m’u desh të diskutoja i pari. Kuptohej që ne sapo kishim dalë nga diktatura dhe unë po përmendja disa fjalë apoteozë për demokracinë.

Lalumiere u tregua skeptike ndaj tyre e ndërsa unë u shpreha se “shqiptarët do të shkojnë drejt demokracisë”, ajo më ndërpreu. Tha shkurt: “Peut etre”.

“Non peut etre madame, bien sur!” (Jo ndoshta zonjë, me siguri!), iu përgjigja. Ndërsa mbledhja e dytë me rëndësi, ku unë kam marrë pjesë si ministër Kulture, është mbajtur në Ankara. Të pranishëm kanë qenë të gjithë ministrat e Kulturës së Ballkanit. Edhe në këtë rast, isha i pari që fola. Fjalimi im mesa duket tërhoqi vëmendjen e Presidentit Turgut Özal , i cili mes të gjithë ministrave të Kulturës që gjendeshin aty, zgjodhi të më ftonte mua në rezidencën e tij në Bosfor. Natyrisht që në takim, ishin të pranishëm edhe gazetarët. Kujtoni ndonjë detaj nga biseda? Ishte një bisedë personale. Unë i pohova se në Shqipëri përdoreshin disa fjalë nga turqishtja.

“Ato të sharjes kryesisht”, i thashë me humor, e ai më kërkoi një shembull. “Pizeven”, i thashë. Qeshi me të madhe e tha: “Më duket se është me origjinë perse”. Mandej më vonë në Ankara mbajta dhe një ekspozitë me piktorë shqiptarë.

Qëndruat më tej si deputet i Partisë Socialiste deri në ’96-ën, përse e ndërpretë karrierën tuaj politike?

Nga politika më largoi Fatos Nano, prej kapriçove të tij. Unë isha ministri i tij i Kulturës, por kur u ktheva nga Amerika, ku gjatë viteve ’96-‘97 isha për studime, ai vendosi që unë të mos kisha asnjë lloj posti, pavarësisht angazhimit intensiv gjatë viteve ’92-1996. Mund të them se gjatë kapitalizmit, kam qenë me pozitë vetëm gjatë kohës kur isha drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, nga ’98-2006-ta. Meqenëse ngela pa punë pas kësaj detyre, pensioni im i jetës më doli asokohe më pak se 15 mijë lekë, pasi shumë vite nuk llogariteshin. Si për shembull periudha në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, pasi ishin mbyllur administratat. Ishte e tmerrshme!

Megjithatë, ju nuk e ndalët aktivitetin tuaj si shkrimtar dhe studiues. Prej punës suaj dhe miqësisë me personalitetet më të mëdha të vendit, dispononi edhe dorësh krime me vlerë tuajat apo të tyret. Keni menduar se çdo të bëhet në të ardhmen me to?

Është e vërtetë, për shembull kujtoj se kur punoja në Muze, një ish-oficer solli një fletore me dorëshkrime të etnografit Rrok Zojzit, ku përmblidheshin studimet e tij për Mirditën, të cilat nuk ka mundur t’i botojë. Po ashtu, kam dorëshkrime që më ka dhuruar Lasgush Poradeci etj. Padyshim që do t’i dorëzoj të gjitha dorëshkrimet e personaliteteve.

Keni botuar edhe librin “Lasgushi i panjohur” me disa prej dorëshkrimeve të lirikut. Cila ka qenë lidhja juaj me të?

Vajza e tij Maria më thotë: “Ti Moikom, je shkrimtari më i përmendur në ditarët e babit”. Kemi qenë miq. Kujtoj se kur shkonim për ndonjë drekë, apo kur i bëja ndonjë dhuratë, ai e shënonte. Ka qenë njeri shumë i mirë e i ditur. Diskutonim shumë për kulturën. Për shembull flisnim për Emanuel Kantin, të cilin ai e lexonte. Lasgushi mbështeste tezën e tij se një njeri e percepton estetiken në mënyrë subjektive, përmes ndjesive të tij, ndërsa unë thosha se e bukura estetike është diçka e pavarur, objektive. Përpos kësaj, Lasgushi kishte dijeni të mëdha për pikturën, pasi kishte kryer studimet si piktor. Është gjynah që e la! Një poet estet shumë i madh, që kreu doktoraturën në moshën 33-vjeçare, shumë më përpara Eqerem Çabejt e të tjerëve.

Profesor, para përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ju po botonit dorëshkrimet tuaja të hershme, “Golgotë fluturash” është libri më i fundit, ku ju zgjidhni një titull jo të zakontë…

Po është e vërtetë. Përpos kësaj dua të ribotoj edhe “Kështu foli Mona Liza” e të tjerë libra të mitë. Libri “Golgotë fluturash” është i një rëndësie të veçantë për mua. E kam shkruar në moshën 40-50 vjeçare, moshën më kreative për një shkrimtar. Në të përmblidhen poezi që reflektojnë në mënyrën më personale dhe përfaqësuese atë që quhet stili im. Titulli “Golgotë fluturash” ka të bëjë me një vend të njohur botërisht, vendin ku ndodh kryqëzimi i Krishtit. Aty Krishti humbi atë që quhet jeta tokësore, për të mos humbur jetën e përjetshme… Pse zgjodha pikërisht “Golgotë fluturash”?! Sepse fluturat janë qenie fenere, të cilat nuk jetojnë gjatë… Zgjodha këtë titull, pasi edhe vetë njerëzit janë qenie të tilla, që ashtu si fluturat, me një imazh llamburitës shumë të bukur, shkojnë drejt golgotës së tyre. Kjo përmbledh në njëfarë mënyre kuptimin ekzistencial të jetës, natyrisht pa rënë në fatalizëm dhe pa humbur perspektivën për të.

Gjithmonë flisni për poezinë, njohjen e saj nga lexuesi si një shqetësim që mbartni…

Kjo, sepse poezia është një zhanër shumë i shpërdoruar. Shkruhet nga miliona vetë, por ajo që nuk gjendet, ose është shumë e vështirë të gjendet nga poetët e vërtetë, është stili i tyre. Nga ana tjetër, si zhanër, poezia është shumë spekulative, sepse ka njerëz që mësojnë njëfarë strukture, ose një mënyrë poetizante, e i gënjen mendja se bëjnë poezi. Ose, ka të tjerë imitues, që quhen epigon. Edhe poezia ime ka të tillë. Imitues që nën ndikimin e poezisë sime kopjojnë metaforat, deri diku edhe ritmin apo stilin. Po në këto raste nuk duhet harruar fjala e kritikut të njohur amerikan Harold Bloom, i cili thotë: Ka shumë poetë Whitmanistë, që imitojnë Whitmanin, por Whitman ka vetëm një…

Poezitë tuaja jo vetëm në “Golgotë fluturash”, por edhe në përmbledhje të tjera, përpos se mbajnë copëza përjetimesh jetësore, shoqërohen edhe nga datat kur i keni shkruar…

Poezia për mua është diçka jashtëzakonisht serioze, ajo e kthen makinën linguistike në makinë të kohës. Prodhon gjithmonë një lloj kohe. Është e habitshme se si poeti që u vë data poezive, mund të shkruajë për përjetësinë. E ç’rëndësi kanë këto data përpara përjetësisë?! Po ja që ato shënojnë cakun e një frymëzimi, apo të një fragmenti nga jeta personale e poetit. Poezia është e tillë që nga pikëpamja e intelektit, është e nivelit më të lartë. Po kthehem përsëri te kritiku Bloom, ai arrin që të krahasojë Anshtajnin me Shekspirin. Sipas tij, Anshtajni si shkencëtar ka arritur një rekord të pakrahasueshëm të zhvillimit të intelektit, megjithatë një shkrimtar i madh si Shekspiri nga pikëpamja e metaforave, tensionit të fjalëve edhe imagjinatës që i krijojnë elementet e krijimit, -thotë Herald Bloom, – mund të ketë intelekt më të madh se vetë Anshtajni. Pra, gjithë sekreti i poezisë qëndron te befasia, ajo është zembereku i imagjinatës, e mund të krijojë një frymë të re në risinë e pashkatërrueshme të këtij zhanri./ Panorama

Jo, unë me aq zjarr ty nuk të dua – Poezi nga MIHAIL LERMONTOV – Përktheu LASGUSH PORADECI

Jo, unë me aq zjarr ty nuk të dua,
S’ma merr mendjen bukuria shkëlqimtare.
Tek ti kërkoj veç brengën që u shua,
Edhe rininë qe m’iku per fare.

Vështimin unë ta ngul ty nganjëherë,
Dhe zhytem thellë, thellë, në sytë e tu.
E fshehurazi me ty seç bisedoj atëherë,
Por s’është zemra që të flet kështu.

Tek ti kërkoj mikun e rinisë,
Te pamja jote shoh tjetër fytyrë.
Te buza jote atë heshtje të çuditshme,
Në sytë e tu, shoh sytë e saj në pasqyrë.

I BURGOSURI – Poezi nga MIHAIL LERMONTOV – Përktheu LASGUSH PORADECI

 

Hapmani burgun-katua,
Nëm-ni ditën plot ndriçim,
Vashën sy-zezë që dua,
Kalin, kresht-ziun t’im!

Unë nusezën e mirë
Do ta puth me ëmbëlsirë,
Do marr kalin e do shkoj
Stepave të fluturoj.

Po dritarja ësht’ e lartë,
Porta me një kyç mizor;
Dhe sy-zeza ndodhet largë,
Në hajatin madhështor;

Mbi blerime kal’ i mirë,
Pa fre, vetë, me dëshirë,
Rend gazmor e lot sa mund,
Bishtin nëpër erë e tund…

Jam i vetëm, s’kam gëzime:
Vetëm muret rrethpërqark,
Një kandil bën pak ndriçime
Me atë zjarr që vdes nga pak;

Veç se prapa aty në derë
Hap i rregullt bje përherë;
Natën ec në qetësi
Roja pa përgjegjësi.

VELA – Poezi nga Mihail Lermontov (1814- 1841) – Përktheu Faslli Haliti

Mihail Lermontov (? Rus: Михаил Юрьевич Лермонтов, Moskë, 15 tetor 1814 – Pyatigorsk, 27 korrik 1841.  Ishte një poet, dramaturg dhe piktor rus.
Figurë kryesore romantike, është konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ushtarak karriere. Gjatë jetës së tij të shkurtër,botoi vetëm një vëllim i poezive dhe kryeveprën e tij, romanin «Një Hero i Kohën Tonë» (Geroj našego vremeni) (1840), ndërsa puna e tij poetike që do të lartësonte më shumë se çdo tjetër në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ishte poema «Demoni» e cila u botua pas vdekjes së poetit.
_____________________________________________

VELA

Zbardh vela e vetmuar
Mjegullës blu të detit pa skaj! ..
Ç’kërkon në vendin e largët?
Ç’ka lënë në vendlindjen e saj? ..

Luajnë valët – era rënkon,
Epohet direku, ngashëren …
Fat s’kërkon – ajo mjerisht
Dhe prej fatit jo, nuk vjen!

Nën të rrjedh rrymë e kaltër,
Portret – i dielli të artë mbi të
Por ajo kërkon furtunën,
Sikur në furtunë qetësia të qe

(1832)

Më 15 tetor lindi Mihail Lermontov, poet, dramaturg dhe piktor rus

Mihail Jur’eviç Lermontov (rusisht Михаил Юрьевич Лермонтов; l. Moskë, 15 tetor 1814 – v. Pjatigorsk, 27 korrik 1841) ishte një poet, dramaturg dhe piktor rus.

Figurë që spikat në romanticizëm, konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XIX. Ushtarak në karrierë, gjatë jetës së tij të shkurtër publikoi vetëm një vëllim me poezi, vargje dhe kryeveprën në prozë “Një Hero i Kohës Sonë” (Geroj našego vremeni) (1840) ndërsa vepra e cila më shumë do të lartësohej në ‘800-ën, qe “Demoni”, e publikuar pas vdekjes.

Jeta

Lermontov-i ishte nga një familje me prejardhje spanjolle (e natyralizuar skoceze) dhe mbeti jetim nga e ëma (Marija Michajlovna) në moshën tre vjeç, në 1817, dhe rritet nën kujdesin e gjyshes – nga e ëma – Elizaveta Alekseevna Arsen’eva në Tarhan ku kishte pronat e saj. I ati ishte i varfër, kurse e ëma rridhte nga një familje aristokrate ruse. Ata ishin martuar pa pëlqimin e prindërve të saj, kështu që midis dy familjeve vazhdoi një grindje dhe urrejtje kundrejt njëra – tjetrës. Këto grindje të njëpasnjëshme bën që Lermontovi të ishte që në fëmijëri i mbyllur në vetvete dhe nuk i pëlqente të shoqërohej me të tjerët. Gjyshja tregoi kujdes të madh për edukatën e të nipit. Që në vogëli i mësoi frëngjishten, gjermanishten dhe anglishten dhe i shtiu dashuri për muzikën e për vizatimin. Më 1818 udhëtoi në Kaukaz, në Pjatigorsk, ku u rikthye shpesh, në vitet 1820 dhe 1825.

Ende adoleshent jepet pas letërsisë duke lexuar i paepur Bajronin dhe nis të shkruaj poezitë e para vetëm pesëmbëdhjetë vjeç.Më 1827 Lermontov-i shkoi në Moskë dhe hyri në Kolegjin e Fisnikëve,që ishte një shkollë përgatitore pranë universitetit. Në krye të dy vjetëve hyri në universitet të cilin e lë më 1831 për shkak të vdekjes të së atit dhe dyshimeve të autoriteteve akademike pas një zënke me një profesor.

Kërkoi të hynte në universitetin e Pjetërburg-ut por nuk arriti. Atëhere u shtrëngua të hyntë në shkollën ushtarake për nëntoger. Në krye të dy vjetëve u emërua oficer në një regjiment të husarëvet. Në jetën e tij tani hyri një ambient i ri: jeta mondane. Tre vjet me rradhë kaloi në Pjetërburg me gëzime e dëfrime të çfrenuara e plot zhurmë. Po me gjithë këtë Lermontov-i nuk reshtte së shkruari. Të kësaj perjudhe janë poema Haxhi Abrek, drama ne vargje Maskarada si dhe një varjant i ri i poemës Demoni të cilën kish nisur ta shkruante qysh pesëmbëdhjetë vjeç dhe të cilën e përpunoi shtatë herë. Kjo kryevepër e letërsisë botërore u publikua një vit pas vdekjes së poetit,më 1842.

Kjo jetë mondane tërë zhurmë e dëfrime iu ndërpre nga një lajm i papritur: nga fundi i janarit të vitit 1837 u vra në duel Aleksandër Pushkini, i konsideruar si babai i romanticizmit rus dhe një nga frymëzuesit e Lermontov-it. I tronditur nga ky lajm, Lermontov-i shkruajti poemen Vdekja e Poetit. Vargjet e këtij “ligjërimi” kopjoheshin e shpërndaheshin fshehur dorë më dorë në tërë Pjetërburg-un; fryma e saj e egërsoi popullin, sidomos rininë. Emri i Lermontov-it,që nuk njihej si poet gjer atëherë, tani mori dhenë. Një shkrimtar i asaj kohe shkruan: “Vdekja e Pushkin-it i lajmëroi Rusisë lindjen e një poeti të ri, të Lermontov-it.

Rrethet mondane të oborrit dhe fisnikët rusë u zemëruan së tepërmi për të katërmbëdhjetë vargjet e fundit të poemes. Me titullin “Kushtrim për kryengritje” poemën ia dërguan Carit. Më 20 shkurt Lermontovin e arrestuan dhe një javë më vonë e dërguan për dënim në një regjiment në Kaukaz, ku bëhej luftë kundra malësorëve. Kaukazi me bukuritë natyrore dhe me zakonet e ndryshme dhe origjinale u bë për poetin një fymëzim i madh. Këtu ai u njoh me kritikun e madh, Bjelinski, dhe me poetin dekabrist, Odojevski me të cili lidhi një miqësi të ngushtë.

Nga që gjyshja e tij u interesua shumë, poetin e trasferuan që nga Kaukazi në Novgorod e që andej më 1838-ën iu fal çdo dënim dhe u kthye ne regjimentin e tij të parë,në Pjtërburg. Aty filluan përsëri paradat, ballot, audiencat e personave me pozitë. Shoqëria e priti në gjirin e saj si një poet me famë dhe disident. Por Lermontov-i nuk kënaqej aspak. Gëzimin e vetëm e ndjente duke shkruajtur, ose duke kuvenduar në rrethet letrare me shkrimtarë të shquar të kohës si Zhukovskin, Gogolin, etj.

Për vitin e ri 1840 u bë një ballo e madhe në “Shtëpinë e fisnikëve”. Nga kjo ballo u frymëzua për poezinë “Një janar” e cila kritikon aristokracinë, kështu që ia nisën përsëri ta urrenin poetin. Në shkurt të vitit 1840 Lermontov-i bëri një dyluftim me të birin e ambasodrit francez për shkaqe që nuk dihen. Shpëtoi nga vdekja por menjëherë e arrestuan. Për internim e dërguan përsëri në Kaukaz, ku mori pjesë në luftrat që zhvilloheshin atje dhe tregoi trimëri të madhe, sidomos te lumi Valerik ( për këtë betejë Lermontov-i shkruajti poemën Valerik më 1841 dërguar ne formë letrash të dashurës së tij, Lupohinës).

Në janar të vitit 1841 vajti në Pjetërburg për të dhënë dorëheqjen, por s’u pranua. Tre muaj kaloj me leje në kryeqytet – tre muajt më të bukut e më të lumtur të jetës së tij të shkurtër. Duke u kthyer për në Kaukaz kaloi në Pjatigorsk. Lermontovi-i, megjithatë, e dinte që urrehej nga pushteti, edhe pse ai fliste hapur dhe e tregonte me vendosmëri urrejtjen kundër shoqërisë së lartë dhe kundër Carit. Në Pjatigorsk takohet me shokun e tij të shkollës, majorin Nikollaj Matinov. Dhe qe po Martinov-i, për shkak të një fyerje të poetit ndaj tij, që e ftoi në duel dhe e vrau më 27 korrik, në malin Mashuk, në të njëjtin vend ku qe përshkruar dueli i librit Një Hero i Kohës sonë.

Vepra

Poema

  • 1829-30 : Mciri
  • 1830 : Pranverë
  • 1832 : Ismail Bej
  • 1830 : Borodino, përpunuar 1837
  • 1837 : Vdekja e Poetit
  • 1837 : Kënga e Tregtarit Kallashnikov
  • 1838 : E shoqja e arkëtarit të Tambovit
  • 1839 : Sashka
  • 1840 : Rishtari
  • 1841 : Demoni
  • 1841 : Valerik

Teatër

  • 1829 : Ciganët, skicë
  • 1830 : Spanjollët
  • 1830 : Nerëzit dhe pasionet
  • 1831 : Një njeri çuditshëm
  • 1835 : Maskarada, dramë në vargje
  • 1836 : Dy Vëllezër

Romane dhe prozë

  • 1834 : Panorama e Moskës, skicë
  • 1834 : Vadim, i papërfunduar
  • 1836 : Unë dua t’ju tregoj, novelë
  • 1836 : Princesha Ligovskaja, roman i papërfunduar
  • 1837 : Ashik Kerib, përrallë turke
  • 1841 : Një hero i kohës sonë, roman
  • 1841 : Shtos

Bibliografia

  • Lirika & poema Autorët Mihail J. Lermontov Liri Gëzhilli ISBN 99927-43-21-2
  • Michail Lermontov,Liriche e poemi Trad. Tommaso Landolfi ISBN 9788806539269

Më 15 tetor 70 para Krishtit lindi poeti shumë i shquar latin Virgjili

VOAL – Publio Virgilio Marone lindi në Andes, afër Mantua, më 15 tetor 70 para Krishtit. Babai është Stimicone Virgilio Marone, një pronar i vogël i tokës, ndërsa nëna e tij është Polla Magio, vajza e një tregtari të njohur. Publio Virgilio i ri studioi në Kremona në shkollën gramatikore. Ai u transferua në Milano, ku studioi retorikë dhe më pas në 53 a. C. në Romë, duke iu përkushtuar studimit të greqishtes, latinishtes, matematikës dhe mjekësisë.

Në Romë ai ndoqi shkollën e mjeshtrit të famshëm Epidium, duke iu përkushtuar studimit të elokuencës që do t’i kishte shërbyer për të ndërmarrë karrierën profesionale të avokatit. Sidoqoftë, me rastin e fjalimit të tij të parë publik, Virgilio, duke pasur një karakter shumë të rezervuar, nuk mund as të shqiptojë një fjali. Duke pasur defekte në shqiptim, ai vendos të braktisë studimet e tij në oratori, por duke vazhduar ato të mjekësisë, filozofisë dhe matematikës.

Virgilio jeton në një periudhë shumë komplekse historike, në fakt, në 44 a. C. Giulio Cesare vdes në një komplot, atëherë vjen rivaliteti midis Marco Antonio dhe Octavian. Me betejën e Filippit të 42 a. C. në të cilën përplaset ushtria e Octavian dhe Forcat e Brutus dhe Cassius, Virgil humbet shumë prona që ai zotëron në zonën Mantuan dhe që i dorëzohen veteranëve të Octavianit. Humbja e pronave Mantuan e rëndon atë shumë, duke i kujtuar gjithmonë ato me një nostalgji të madhe. Me rastin e kthimit të tij në Ande, pas shumë vitesh poeti takon mikun e tij Asinio Pollione, i cili duhet të shpërndajë tokat e Mantua te veteranët e Otavianos.

Pavarësisht se është përpjekur të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbajtur pronat e tij, Virgilio dështon, duke u rikthyer në Romë në 43 a. C. Një vit më pas, së bashku me babanë e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes, ai u transferua në Campania, Napoli. Megjithë mikpritjen e ofruar nga Augustus dhe Patron Illustri of Rome, Virgil preferon të jetojë një jetë të qetë në Italinë Jugore. Në qëndrimin e tij në Napoli ai ndoqi shkollën Epikuriane të filozofëve të famshëm Filodemo dhe Sirone.

Gjatë mësimeve të mbajtura në shkollë, ai njeh shumë intelektualë, artistë dhe politikanë. Me këtë rast që ai takohet Orazio (Horaci). Duke iu përkushtuar vetes leximin e “De rerum natura” nga Lucrezio, ai nuk ndan konceptimin se pavdekësia e shpirtit duhet të mohohet.

Falë Mecenate ai u bashkua me rrethin e tij letrar, duke u bërë një poet shumë i shquar në epokën perandorake. Vepra e parë e Virgjilit është “Le Bucoliche”, shkruar në Napoli. Në këtë përbërje letrare poeti tërheq frymëzimin nga parimet epikuriane. Në veprën ai duket se dëshiron të përfaqësojë, përmes personazheve të tij, dramën që shënoi jetën e tij, ose shpronësimin e pronave të tij Mantuan pas betejës së Filippi.

Midis 36 dhe 29 a. C., gjatë qëndrimit në Napoli, kompozoi një tjetër nga kryeveprat e tij letrare: “Le Georgiche”. Në këtë punë, të ndarë në katër libra, përshkruan punën në fusha, përshkruan veprimtari të tilla si edukate, bujqësi dhe bletari. Në këtë poezi ai gjithashtu dëshiron të tregojë modelin ideal të shoqërisë njerëzore. Të katër librat përmbajnë gjithnjë një shtypje historike: për shembull, në librin e parë, ai rrëfen episodin e vdekjes së Cezarit, i cili u zhvillua më 15 Mars 44 a.s. C.

Në 29 a C. në shtëpinë e tij në Campania, poeti pret Augustus i cili po kthehet nga ekspedita ushtarake e Actium kundër Marcus Antonius dhe Cleopatra. Virgil, me ndihmën e Maecenas, lexoi Augustin vepren e tij poetike, “Le Georgiche”. Kështu ai u bë një nga poetët e preferuar të Augustit dhe të gjithë Perandorisë Romake.

Vepra e fundit letrare e shkruar prej tij është “L’Eneide” e kompozuar midis 29 a. C. dhe 19 a. C. në qytetin e Napolit dhe në Siçili. Në Eneid tregohet tregimi i Eneas, i përfaqësuar si një njeri i devotshëm, kushtuar zhvillimit të vendit të tij. Enea, me pietat e tij, më pas arrin të gjejë qytetin e Romës, duke e bërë atë të lavdishëm dhe të rëndësishëm. Poema synon të kujtojë madhështinë e Julius Cezarit, djalit të tij të birësuar Cezar Octavian Augustus dhe pasardhësve të tyre. Në fakt, Virgil e quan Ascanio, djalin e Eneas, Iulus duke e konsideruar atë si një nga paraardhësit e Gens Iulia të lavdishëm.

Për më tepër, në punën e tij, me zgjuarsinë e tij të madhe letrare, ai imagjinon se Trojans janë paraardhësit e Romakëve, ndërsa Grekët përfaqësohen si armiq, të cilët më pas do t’i nënshtrohen Perandorisë Romake. Megjithë nënshtrimin e popullit Grek, Romakët respektojnë kulturën dhe civilizimin e tij.

Në vitin 19-të a. C. Virgilio kryen një udhëtim të gjatë midis Greqisë dhe Azisë me qëllim të njohjes së vendeve që ai përshkruan në Aeneid dhe për të rritur kulturën e tij. Në qytetin e Athinës poeti takohet me Augustin i cili në atë moment po kthehet nga udhëtimi i tij në Provincat Lindore të Perandorisë. Me këshillën e perandorit, ai vendosi të kthehej në Itali për shkak të kushteve të tij të dobëta shëndetësore.

Pas vizitës në Megara, Publius Virgil Marone vdiq në Brindisi në 21 shtator të po këtij viti për shkak të një goditje dielli, ndërsa ai po kthehej nga udhëtimi i tij i gjatë. Poeti, para se të vdiste, u kërkon shokëve të tij Varus dhe Tucca që të digjen dorëshkrimin Aeneid, pasi poema ende nuk ka mbaruar dhe i nënshtrohet revizionit.

Eshtrat e tij transferohen më vonë në Napoli, ndërsa Augustus dhe Maecenas kanë botuar Aeneid, duke i besuar detyrën studentëve të tjerë të Virgilit. Në kohërat mesjetare mbetjet e Virgilit humbasin. Në varrin e tij shfaqen frazat e mëposhtme latine: “Mantua me genuit, Calabri rapuere, tenet nunc Parthenope, cecini pascua, rura, duces”./Elida Buçpapaj