VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Një zile nga historia – Nga SHABAN MURATI

By | August 22, 2019

Komentet

Dikush është i interesuar ta deformojë dhe ta çmendë popullin shqiptar – Nga SHABAN MURATI

Nuk e di cili perversitet politik apo gjeopolitik apo strategjik dikton disa stacione televizive shqiptare që në kohën e karantinës kombëtare të koronavirusit të transmetojnë rregullisht filma me perversitete.

Nuk e kuptoj përse shteti nuk vendos karantinë edhe për ushqimin e infektuar shpirtëror. Duket dikush është i interesuar ta deformojë dhe ta çmendë popullin shqiptar.

Natyrisht strategët kulturorë të Shqipërisë e dinë që perversiteti nuk të çon në BE, por të çon në Sodoma dhe Gomorra.

Për të shpëtuar pleshtat e politikës, i digjet popullit jorgani – Nga SHABAN MURATI

Shqiptarët janë të njohur dhe madje mburren që për një plesht e djegin jorganin. Kjo filozofi sui generis është parim funksionues i politikës shqiptare, ku për të shpëtuar pleshtat e politikës i digjet popullit jorgani, pra shteti dhe qeverisja. Me këtë filozofi pleshtat e politikës, që fryhen e pasurohen me vuajtjet e popullit dhe që shumicën i kemi peshqesh nga Serbia, rrinë në fron me dekada dhe populli me dekada nuk po gjen dot jorganin.

Deri sa të mësohet me filozofinë demokratike që të djegë pleshtat e politikës dhe të ruajë jorganin e vet, pra shtetin.

Pse krerët në Shqipëri dhe Kosovë mbajnë pranë njerëz kontroversë dhe antishqiptarë – Nga SHABAN MURATI

Nuk e kuptoj përse zyrtarët e lartë dhe politikanët e lartë në Shqipëri dhe në Kosovë pëlqejnë të mbajnë pranë vetes njerëz kontroversë, përfshirë dhe antishqiptarë. Vazhdimisht vras mendjen nëse është prirje gjenetike apo gjeopolitike.

Standartet e dyfishta shqiptare – Nga SHABAN MURATI

 Një shtetas turk, i akuzuar në shtetin e tij si anëtar i një organizate terroriste, hyn në mënyrë të paligjëshme në Shqipëri, arrestohet dhe ekstradohet në janar 2020 me kërkesë të shtetit të vet.

Si me sustë ngrihen 100 shoqata jo qeveritare dhe portale në Shqipëri kundër autoriteteve tona dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut të të ekstraduarit turk. Emri i turkut bëhet i njohur në Shqipëri si me qenë yll i Barças.

Një shtetas rus, i akuzuar në shtetin e tij si anëtar i një organizate terroriste, hyn në mënyrë të paligjëshme në Shqipëri, arrestohet dhe ekstradohet në shkurt 2020 me kërkesë të shtetit të vet. Nuk u ngrit qoftë dhe një person i vetëm nga ato 100 shoqata jo qeveritare dhe portale të mbronte të drejtat e njeriut të të ekstraduarit rus. Askush në Shqipëri nuk e di emrin e rusit.

Prishtina mund ta pyesë Tiranën – Nga SHABAN MURATI

Prishtina mund ta pyesë Tiranën:

A i ka marrë leje Serbia Shqipërisë për marrëdhëniet speciale, marrëveshjet strategjike dhe kursin e bashkimit me “Srpska republikën”, dhe cili këshilltar serb apo jugosllav u mësoi rajave të Tiranës idiotizmin me brirë që Shqipëria dhe Kosova për të avancuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe si shtete sovrane u dashka të marrin leje te Serbia?

Disa zyrtarë të rëndësishëm të shtetit shqiptar praktikojnë në forma zyrtare diskriminimin fetar – Nga SHABAN MURATI

Është dëmprurëse tendenca që, në kohën kur i mburremi botës me arritjen e madhe të harmonisë fetare, disa zyrtarë të rëndësishëm të shtetit shqiptar praktikojnë në forma zyrtare diskriminimin fetar.

Dhe nuk ka më absurde se sa kur disa zyrtarë të rëndësishëm të shtetit shqiptar në paraqitjet e tyre zyrtare flasin si klerikë